Shkruan Qamil Gjyrezi
Shfaqja “Vizita”, është shpallur fituese e tre çmimeve në Festivalin Teatror “Moisiu” si, “Shfaqja më e mirë”, “Muzika më e mirë”, “Skenografia më e mirë”.
Vlerësimi i jurisë e shpalli fituese dramën ‘Vizita’ në të gjitha planet, dramaturgjike, skenografike dhe muzikore.
Muzika ka një rol të rëndësishëm ne një vepër dramaturgjike, po aq sa vetë drama, skenografia dhe elementë të tjerë që ndikojnë tek teksti dramatik, kuptimi i veprës, estetika dhe transmetimi i mesazhit të autorit. Muzika si gjuhë jo-verbale ndikon emocionalisht dhe për krijimin e kuptimit tek spektatori i një drame.
Gjatë një bisede me disa miq të mijë imagjinuam se si do të ishte dhe një dramë pa efektet muzikore, pa imazhin dhe mbështetjen e tingullit në sfond?
Duke iu referuar Friedrich Niche, kur deklaronte se bota pa muzikë nuk do të kishte kuptim, edhe një vepër dramatike nuk do të kishte shumë kuptim pa muzikën në sfond ose si një gjuhë jo verbale, që është pjesë e veprimit dramatik.
Cili është roli i muzikës në teatër?
Muzika në një dramë mund të zbulojë jetën e brendshme emocionale të një personazhi, të parashikojë me tinguj një ‘sulm të egër’ ose ‘dashuri të lulëzuar me jetë’, ose të ngacmojë publikun, ose të komentojë, veprimin në skenë.
Muzika ndikon tek komentimi i veprimit skenik, ndihmon xhestin, lëvizjen, fjalën dyfishon mesazhin.
Sipas studiuesit të parë të teatrit, Aristotelit, gjashtë elementët që përbëjnë çdo dramë janë komploti, karakteri, mendimi, diksioni.
Tingulli i Muzikës është shumë i dobishëm për krijimin e atmosferës. Shpesh, hapja dhe mbyllja e dramës me muzikë e bën punën të duket më pak e ‘rreckosur’, d.m.th ndikon pozitivisht tek transmetimi i mesazhit. Ky fenomen është e lidhur edhe me nivelin dhe talentin e aktorëve në skenë.
Lirika, epika, ritmi, melodia, harmonia, ngjyrat ose stili i muzikës mund të nënvizojnë temën e pjesës dramatike. Edhe në këtë kontekst ndikimi i muzikës është i rëndësishëm.
Në antikën greke p.sh. ndikonte instrumenti i lirës për të dhënë mesazhe dhe mbështetur fjalën. Në dramën aristoteliane fjala ka patur një ndikim të madhe për nënvizimin dhe temën e dramës.
Muzika mund të përmirësojë përqendrimin, kujtesën, motivimin, kreativitetin, funksionimin kognitiv dhe performancën , një fenomen i njohur si efekti Mozart. Edhe një planin psikologjik muzika ka ndikim te kuptimi i mesazhit që ka dashur të transmetojë autori i dramës.
Sipas mendimit tim subjekti, teksti i dramës duhet të ketë rëndësi më të madhe se muzika, mbasi drama mbështete tek fjala e folur.
Vepra “Vizita”, realizuar nga trupa e teatrit “Migjeni” i dha një shkëlqim dramaturgjisë shqiptare, falë punës dhe përkushtimit të trupës së Teatrit ‘Migjeni’ Shkodër, regjizorit Davide Iodice dhe aktorëve.
Një rol të madh pati edhe profesionalizmi dhe përkushtimi i regjisorit italian Davide Iodice. Në këtë vepër ka një rol të rëndësishëm edhe kompozitori i muzikës Lino Cannavacciuolo.
Drama “Vizita” është marrë nga romani i autorit britanik Herbert George Ëells “Vizita e mrekullueshme” dhe është kthyer në tekst dramatik nga Fabio Pisano.
Muzika që u shpall fituese në dramën ‘Vizita’ është kompozuar posaçërisht për këtë vepërt nga violinisti dhe kompozitori i njohur italian Lino Cannavacciuolo.
Lino Cannavacciuolo e ka njohur shumë mirë tekstin dhe mesazhin e dramës dhe ka kompozuar muzikë me tekst muzikorë, pa i rënë ‘ndesh’ fjalës, por në funksion të saj.
Lino Cannavacciuolo ka një CV të pasur në fushën e interpretimit dhe kompozimit për teatrin, dramën. Ai është një violinist dhe kompozitor italian. Ai ka punuar në teatër me Peppe Barra, Luca De Filippo dhe Roberto De Simone. Ai ka themeluar grupin “Solis String Quartet” në vitin 1990. Ai ka bashkëpunuar ndër të tjera me Pino Daniele, Lucio Dalla, Ron, Elena Ledda, Adriano Celentano, Edoardo Bennato dhe Claudio Baglioni.
Discografia e Lino Cannavacciuolo është shumë e pasur : Ai ka kompozuar Aquadia, Harmony Music, 1999, Segesta, 2002; ristampato e distribuito internazionalmente da Buddha Bar, Ca’ Na’, 2004, Pausilypon, Lucky Planets, 2010, Insight, 2017, Beat Vodoo tape remix, 2019, Ask (single), 2019, Sick Funk (single), 2019, Peace (single), 2019, Dabdab (single), 2019, Gnossienne 1 (single), 2011, Midnattssol (single), 2020, Third rail (single), 2020, Homemade remix, 2020, Golden Clouds (single), 2020.
Përshkrim i muzikës së Cannavacciuolo në dramën Vizita.
Cannavacciuolo ka përdorur në punën e tij tingullin e violinës, si instrument bazë dhe efekte të tjera zanore në funksion të subjektit të dramës. Shenjat e ngjyrimit marrin një rëndësi të madhe në muzikën e Cannavacciuolo. Creshendot dhe decreshendot ndikojnë emocionalisht tek publiku nëpërmjet tingullit dhe përshkruajnë personazhet në këtë dramë.
Muzika i bën aktorët dhe publikun të mendojë, për temën e dramës dhe të reagojnë jo vetëm gjatë performancës por edhe mbas saj.
Muzika tek drama ‘Vizita’ kthehet në një personazh dhe prezanton qielloren, ëngjëlloren, përshkruan fabulën.
Si e shkruajta më lart kjo muzikë e mirë e kompozuar posaçerisht për shfaqjen, dramen Vizita.
Në fillim të dramës me anë të një tingulli basi me dizonanca dhe kreshendo, muzika bën thirrje për hyrjen në dramë dhe tingulli i basit vazhdon, basso continuo.
Më pas është një melodi shumë e veçantë, intime me shoqërim me kitarë, klarinete dhe harqet picikato, për të ngjallur vemendjen, motivuar emocionalisht publikun.
Kitara picikato dhe violina picikato prezantojnë një botë abstrakte imagjinare, cicërima zogjsh dhe më pas picikato e violinës prezanton një muzikë ëngjëllore që ndikon thellë tek nënvetëdija e dëgjuesit.
Më pas autori, me rritjen e gjëndjes emocionale të tekstit të dramës, e ka shkruar muzikën me ritëm të violinës dhe klarinetës me tinguj të magjishëm të një muzike realiste, për të shkuar drejt kulminacionit.
Cannavacciuolo lot shumë bukur, me ritëm, creshendo duke përdorur mode urbane në dramë.
Violina si personazh i dramës, luan në duet e picikato që është vazhdimësi, muzikë ëngjëllore. Ëngjëlli i rënë në tokë, lot muzikë me violinën e tij, picikato, fillon me hark dhe melodia kthehet në personazh real.
Violina më pas lot në oktavën sipër me dekreshendo e pasazhe, duke përshkruar me një meditim violinistik.
Përdorimi i açakaturave rritet në kreshendo, për të filluar një temë tjetër në dramë.
Kompozitori ka menduar që edhe pushimet në muzikë të jenë në funksion të idesë së dramës, tekstit që fillojnë me picikato ku shfaqet edhe njëherë tema kryesore dhe vazhdon në picikato vazhdon në piano e më pas me organo me tingullin e saj, duke prezantuar kumborët.
Më pas vaji i fëmijës pushon, organo fillon edhe njëherë, shoqëron me një melodi me shumë harmoni, picikato violinat në sfond me vazhdimsi tingulli ritëm dhe basi me tinguj ëngjëllorë.
Muzika ëngjëllore shoqëruar me organo arperxhato, shumë klasike neo-realiste me pasazhe magjepse në regjistrin e lartë me creshendot arpegiatot, duke ‘vizualizuar’ personazhin kryesorë.
Tema në sfond soloja e Engjëllit përfundon me tinguj magjikë.
Violina me arpegiato e me creshendo, më pas në picikato është një melodi shumë medituese.
Në mbyllje përfundon, që është një konkluzion me klarineta dhe violina me tinguj ëngjëllorë dhe ritëm picikato, që flasin dalin me përfundime tingëllore duke ndikuar tek epilogu i dramës Vizita.
Si përfundim Lino Cannavacciuolo ka ndikuar shumë pozitivisht me muzikën e tij tek drama ‘Vizita’.
Hapja dhe mbyllja e dramës Vizita, me muzikë bëri që vepra të kuptohet më mirë nga publiku.
Subjekti i dramës, teksti sëbashku me tekstin muzikorë të kompozitorit ndikuan emocionalisht tek publiku, për përjetimin dhe kuptimin e mesazhit që ka dashur të transmetojë autori i dramës.
Lino Cannavacciuolo ishte i ‘pranishëm’ tek spektatori shkodranë dhe tiranas me tingujt e violinës së tij.