Nr. 70 i gazetës në print

0
Socialistë të pavarur në stanin e Berishës

Sali Berishën e helmuan në Shkodër. Ky ishte një lajm që qarkulloi në biseda, pas njoftimit publik të mediave për anullimin e konferencës së shtypit në Hotel “Koloseu” dhe pas ndryshimit të axhendës së tij ditën e mërkurë pasdite. Por Berisha, sipas informacioneve të besueshme ishte vënë në vështirësi pasi në grupin e këshilltarëve nuk kishte asjë shkodran, asnjë verior më saktë, ndërkohë që votat i kërkon, madje i fiton vetëm këtej.

Ne nuk mund të mendojmë se nuk ka asnjë intelektual të pavarur Shkodra, ne nuk mund të themi se ata nuk janë të gatshëm të investojnë dijet e tyre për një Shqipëri ndryshe, por gjithsesi mund të themi që intelektualët e këtij qyteti nuk mund të jenë kurrsesi ushtarë që rrinë në rresht para kapterrit, aq më tepër socialist të përshtatshëm për stanin e Berishës, si ata që ka grumbulluar.

Ky mbase qe shkaku i “arsyeve shëndetësore”, pasi zëri i tij kumboi fuqishëm në orën 1700 në Teatrin “Migjeni”. Nanon do e nxjerr në pension në qershor, Nano është hajdut, është mashtrues…

Ajsbergu politik po shkrin. Me fjalë të tjera, kështu la të nënkuptohet lideri demokrat Berisha në “Ditët e Shpresës” në Shkodër, të mërkurën e kaluar në darkë. Ylli Pango dhe katërdhjetë e katër këshilltarët produktiv të kalibrit, akademikë dhe figura të kompletuara që kanë investuar në kulturën e shoqërisë shqiptare majtas, djathtas dhe në qendër, tanimë jashtë kornizave partiake, por në krah të Berishës, duket se kanë zgjuar ca shpresa për një Shqipëri ndryshe, për kalimin e pushtetit djathtas. Kjo dukuri shqiptare, e ngjashme me modelin e Gjergj Leqejzës në zgjedhjet e pushtetit vendor të 12 tetorit 2003, kur ai u përball me Artan Haxhin dhe ky i fudit i ftoi si kryebashkiak i Shkodrës, tanimë jo në kampin rozë, por në kampin blu, ka zgjuar xhelozinë e shumë deputetëve demokratë, debatikas të pluralizmit që u rritën politikisht me panolina nëpër këmbë në parlament dhe patën vendosur të dalin në pension aty, të cilët, sipas gjasave, do dalin jashtë parlamentit si demokratë, në zgjedhjet e pushtetit legjislativ të qershorit.

Përgjatë këtyre 14 vjetëve humbjesh të suksesshme nuk janë analizuar mirë modelet qëndrestare të sjelljes, të kapacitetit intelektual, të kulturës, përkushtimit, ideve, afrueshmërisë, variabilitetit për ata që ti popull ke votuar, duke menduar:

Këtij ia jap votën se është Berishian.

Këtij ia jap votën se është Nanoist.

Këtij ia jap votën se është Pollist.

Këtij ia jap votën se është Metaxhi.

Këtij…

Në një çoroditje të tillë, ku pabesueshmëria është në kulm, grupi i këshilltarëve demokratikas që po punon me goditje të përqendruar, në mënyrë të pavarur, për hartimin e programeve perëndimore, merr përsipër t’i thotë “Stop!” kohës që sipas tyre u mendua apriori për forca politike! Votuesi edhe mund të pyes: Ku ishin deri sot këta burra?, pasi programet e partive në aparencë janë një; ekonomi tregu, të drejta e liri të garantuara, ecje drejt perëndimit, të cilat deri sot nuk i pamë.

Shtrohet një pyetje se a thua këta burra plot burrëri e kanë seriozisht t’u drejtohen shqiptarëve se nuk duan karrierë, se vetëm kështu janë shanset të bëhen hapa drejt ndërgjegjes së vetvetes, drejt ndërgjegjësimit të vetëdijes? Apo janë socialistë të pavarur që mësyjnë stanin e Berishës, se pse e dinë ata.

Meqë në parlament, si tek PD-ja ashtu edhe tek PS-ja kemi një alamet cubërie, në krah të politikanëve që nuk kanë jo dritë, po as një shkëndijë shprese, duket se doktori, pse jo fshehtas edhe Nano, kanë parashikuar një alamet “përmbysjeje” që të formësohet “realisht” gjithëpërfshirja e madhe në vlerësimin e modeleve të dallueshme afër personave që ofrojnë dimensione e veçori më të “besueshme”.

Pavarësisht këtyre lëvizjeve, shqiptarët është koha ta kuptojnë se vota është interes dhe interesi fillon tek vetja.

Çdonjëri që vlerëson veten më shumë se deputetin, se Nanon, Berishën, Metën, Gjinushin, Lesin, Pollon, Milon, pakëson konfuzionitetin, frikën, mosvendosmërinë, i shërben vetes, familjes, shoqërisë, të ardhmes, pasi 14 vjet provueshmëri mjaftojnë mendojmë për verifikueshmëri, për nevojën e një ndryshueshmërie, të një aftësie për t’u marrë realisht me realitetin, pasi me pluralizmin partiak sikur nuk u fitoka gjë prej gjëje. Idealiteti mungon, pasi duket se mosrikandidimi i shumë deputetëve demokratikas do i bëjë edhe ata që pavarur, të kalojnë andej nga stani i Nanos.

Në gjykimin e gazetës “Shqipëria Etnike”, që duam të shprehemi në pozicionin e të mirës së shqiptarëve dhe krejt kombit, përkushtimi për t’i shërbyer komunitetit, nuk mund të vijë as se si nga stimulimi i jashtëm, as nga sfidat që përfaqësuesit injorantë, bastardë, pa nivel, regjistrojnë në koleksionin e dinastisë, pasi vetëm meqë na ra rruga nëpër këtë kapërcyell, në kryeqendrën e veriut shqiptar, Shkodrën me rrënjë në kulturë, njerëz që patën punuar më mirë, si Ormir Rusi, Mark Krroqi, Artur Luka etj., flitet se janë spostuar disi nga PD-ja, pikërisht nga një deputete e tualetosur si antikomuniste (me tingull kitare kur flet nëpër fushata), por që s’gjen një njeri indiferent të politikës të thotë se ka reflektuar, të paktën njëherë për be, burim funksional, qoftë vetëm të një pune të mirë të vetme.

Por, sidoqoftë, duket iku koha të bësh njëqind përfitime për veten dhe vetëm njëckë të mirë për sovranin, pasi asaj do t’i thuhej: Një rrufe në ditë vere me diell. Dhe rrufe edhe shkrepin në votime.

Aftësia për të komunikuar me të tërë, pa asnjë dallim a ngjyrim, dendësia e eksplorimit të interesave shoqërore, me spirancë në interesat komunitare, kombëtare, fatkeqësisht është kanalizuar deri më sot si përpjekje politike pikërisht nga ato që nën “pelerinën” e të persekutuarit, nëse dje thërrisnin “Rroftë socializmi”, sot bërtasin “Rroftë demokratikja”, e ata që deri dje thërrisnin “Rroftë demokracia”, bërtasin “Rroftë PS-ja”.

Fjalën e kemi se na duket nuk meritojnë më besim, ata që me pushtetin e deritashëm nuk kanë arritur të ngrihen në lartësinë e standardeve që kanë vetëdeklaruar të jenë, qofshin socialistë, demokratë apo këshilltarë.

Sokol Pepushaj

 

Ndihen keq, janë të kërcënuar

Janë dy të moshuar, dy pleq, Xhelal Sallaku dhe Lutfije Sallaku, që jetën e kanë jo vetëm të trazuar, por edhe të kërcënuar. Këta dy persona që edhe i shihni në fotografi, janë antikomunistë, më konkretisht anëtarë e veprimtarë të Partisë Lidhja e Legalitetit, për të cilët monarkia është sistemi më i përshtatshëm për Shqipërinë me kaq shumë probleme. Por Xhelal e Lutfije Sallaku deri në mbrëmjen e vonë të datës 21 shkurt 2004, jetonin me dy dhëndrat e tyre, Shpëtim Shpata dhe Përparim Shpata, të cilët atë natë kanë rënë në pritë, ku Përparimi qe plagosur me armë zjarri pikërisht në kofshën e këmbës së djathtë, ndërsa vëllai, Shpëtimi qe dhunuar kafshërisht. Ajo natë e vonë pra, ka qenë e zezë, si shumë netë në Shqipëri. Nga shtëpia ku banonin, pra nga vjehërria, Shpëtim Shpata ka ikur që atë natë dhe as sot nuk dihet ku ndodhet. Ka marrë arratinë bashkë me gruan e fëmijët.

Po kështu, që nga ajo natë tragjike, pleqtë nuk dinë asgjë as për dhëndrin tjetër, Përparimin. Dihet që atë natë është shtruar në spital. Dihet që edhe gruaja e ka shoqëruar atë për në spital. Dihet që edhe dy fëmijët e vegjël janë në shtëpi, tek vjehrria, aty ku jetonte familja e re e plot shpresë për të ardhmen. Por shpresat janë prerë mes për mes, pasi Përparim Shpata dhe gruaja e tij nuk erdhën më tek banesa, tek fëmijët, të cilët sot, me pleqtë Sallaku janë të terrorizuar. Pleqtë Xhelal dhe Lutfije Sallaku kanë patur shumë kërcënata nga persona të paidentifikuar, duke u kërkuar adresat e dy dhëndrave, Shpëtimit dhe Përparimit, pasi, sipas kërcënuesve, ata do t’i vrasin. Jeta e Xhelal dhe Lutfije Sallakut, sot është tepër e rrezikuar. Ditët e fundit afër banesës së tyre dikush ka vënë lëndë plasëse, dinamit. Dy pleq janë në terror, dy fëmijë të vegjël po rriten nën terror. Ne gjetëm mundësinë dhe biseduam me Xhelal Ali Sallakun dhe gruan e tij Lutfije Haki Sallakun, për të mësuar diçka më tepër për dhëndrat e tyre. Ata dinë të thonë vetëm se ndihen të kërcënuar fort, se fëmijët qajnë dhe ndihen keq, se dhëndrat e tyre ishin antikomunistë, madje legalistë dhe se lusin Zotin që jeta e tyre dhe e gjithkujt që perëndia e pruri në tokë të jetë e qetë, e lirë. Por për shqiptarët ditë të tilla duken të largëta, pasi shteti jo vetëm është i pafuqishëm, por as nuk ka qëllimin e mirë të shkëputet nga mafia, e cila kontrollon e menaxhon shumëçka aktualisht.

Vasel Gilaj

 

Nano, mafiozi i qeverisë mafioze

Kush ka vuajtur nuk harron!

Këtë herë unë dua të shpërthej si vullkani, duke thyer heshtjen prej shumë vitesh. Shqipëria, një vend shumë i vogël, është i ndarë, i përçarë nga “mafiozët” qeveritarë, veriun dhe Shkodrën e kanë masakruar në errësirë, pa ujë, pa rrugë, pa punë.

Nëse dikush vret një njeri është njëlloj sikur ka vrarë mbarë njerëzimin. Nëse dikush shpëton jetën e një njeriu është sikur t’i ketë dhuruar jetën mbarë njerëzimit…

Juve e keni prejardhjen prej komunizmit të vjetër rus të transformuar në socialistë. Shumë herë më kanë treguar se komunisti veteran dhe diktatori Enver Hoxha që doni me i dhanë pension “veterani”, shumë burrave në burgjet komuniste “u ka prerë veglat”. Dhe burrit “kur i pret veglat” “ai nuk është burrë”. Komunistët e çuan popullin shqiptar me hangër ujë e sheqer me bukë kollomoqe (misri), me 300 gr bukë në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, dhe i këndonin këngën një kryetari kooperative:

Selim Nel, Selim Nel

300 gr bukë nuk na del (lypet) etj.

Janë ngjarjet e Shkallnuerit, ku njëri aksidentohet për vdekje dhe hidhet në kanal. Tragjedia e 9 janarit 2004, ku u mbytën në Vlorë 28 të rinj dhe të reja nga Shkodra-Veriu, dhe Fatos Nano vazhdon pushimet në kazinotë e Turqisë, qeveria “mafioze” hesht, vdesin 15 të rinj kosovarë, F.Nano vazhdon pushimet në bozuqet e Athinës.

Vazhdon përmbytja e Shkodrës-Veriut, nga shirat e dhjetorit dhe hapja e portave të hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe nuk pranoni me ardhë dhe me i qa hallet për fatkeqët veriorë.

Fatos Nano – je një kryeministër shpirtvogël i ndarë me qeveri “mafioze” krahinore, jugore e fisnore, mos mendoni për atë karrierë, për interesa personale. Një ditë ju do ta tradhëtoni njëri-tjetrin, do ta paditni njëri-tjetrin dhe do ta pështyni njëri-tjetrin, siç ishte fakti me Anastas Angjelin, Ilir Metën dhe grupin e LSI, ku jeni njëlloj si me nda një bagël për gjysëm. Unë do të këmbëngulja se jetojmë në një kohë ku shumë njerëz janë me dy fytyra si: Skënder Gjinushi, Lufter Xhuveli, Neritan Ceka, Paskal Milo etj., këta “zotërinj” edhe ata më lart e kanë zakon se janë mësuar me pi në 2 nëna, ku më duken si maza (zogu)… ku pin qumësht tek gomarica dhe pela.

Juve nuk e kuptoni apo nuk doni ta kuptoni se me metodat dhe format që jeni duke marrë, juve qeveria “mafioze” po i kundërviheni popullit dhe veriut të Shqipërisë. Mos u mundoni me shkatrrue kulturën tonë, artin shkodran, shkencën, moralin tonë dhe vlerat e mira që ka populli shqiptar. Pse? Çfarë keni më shumë juve, fëmijët tuaj dhe fisnit e krushqit tuaj më shumë se populli shqiptar dhe shkodran e verior. Fatosi pin “Xhoni” dhe populli “ujë”, juve shëtitni Ballkanin, Evropën, perëndimin dhe së fundi në Dubai, ku dëgjoni muzikë nëpër kazino-buzuqe. Apo shkoni nëpër pishina dhe plazhe ku shikoni lakuriqe apo gjysëm lakuriqe, ku një plak më tregoi një gjë të bukur për ju qeveritarë, që duhet të jeni me bole, por jo homoseksual.

Juve Fatos Nano jeni një ultramiliarder “mafioz” dhe qeveritar miliarder të “korruptuar” të dështuar. Si ka mundësi që një “vagabond” kryeministër së bashku me “horat” ministra me u pasurue për 8 vite duke vjedhur të gjitha taksat e taksapaguesve shqiptarë dhe të gjitha ndihmat që kanë ardhur nga donatorë të ndryshëm dhe nga bota. Mos harroni “piramidat” që juve ngritët në kurriz të popullit shqiptar. Janë kamionët tuaj që filluat transportin e mallrave, të “importoni” dhe të “bllokoni” “prodhimin vendas” shqiptar, ku sot lëvizin mallrat e ndryshme me anijet, tragetet dhe mundësisht me avionë të ndryshëm.

Tashmë duhet nga i gjithë populli shqiptar se kjo pasuri u ka ardhur nga trafiku i klandestinëve, i drogës, i 560 fëmijëve në Greqi për transplantim organesh dhe shumë fëmijëve të tjerë që lypin nëpër rrugët e Evropës, Itali, Angli, Gjermani etj.

“Kryeministri” Fatos Nano së bashku me “mafiozin” Anastas Angjelin dhe të tjerët dashkan me “privatizu” “pasuritë” kombëtare si turizmin 15-katësh me 5 milion Euro, ku i morët juve këta 5 milion lind pyetja? Juve keni marrë shumë sheshe në Tiranë dhe Shqipëri, liqene dhe në bregdet, por a do t’i gëzoni këto pasuri të popullit? Besoj se jo, juve jeni si puna e “qenit” që ka me ardhë dita me “hangër” bishtin e vet, jo zotni mos e bani qefin qeder, mos e matni çdo gjë me pare, kujdes stop! Paraja ka me jua hangër kryetin (kokën), se sot jeni duke pirë “Xhoni”, kurse nesër konjak = alkool+çaj. Populli shkodran verior dhe populli shqiptar do të dijë të “përzgjedhë” për votat e 2005 “luftën për ekzistencë” dhe nuk do t’ia japë votën “mafiozit” Fatos Nano dhe “mafiozëve” qeveritarë. Populli sot në 2005 duhet të zgjedhë intelektualët më të mirë, më të aftë kundër ideve “mashtruese” “korruptuese” të komunistëve “socialistëve” dhe “metistëve”, që ata t’i shërbejnë sa më mirë “demokracisë” duke luftuar korrupsionin, imoralitetin dhe të vendosin qetësinë dhe drejtësinë të gjithë njëlloj (barabar) para ligjit.

Fatos Nano nuk mund ta detyroni popullin t’u besojë më premtimeve duke u dhënë një ndihmë fund viti si në kooperativën bujqësore 3.500 lekë as kafe jo, apo “rrenat” e bukura elektorale.

Z. Nano, kujto Dritëro Agollin në vitin 1980, kur thotë:

“Si është e mundur që një “kuadër” ta quajë fshatin tonë socialist të mbushur me të “marrë””. Ju doni me ba edhe vitin 2005  si 1980. Komunizmi është si bari i keq që duhet pastruar nga toka shqiptare.

Fatos Nano dhe “mafia” e qeverisë socialiste është konsumuar nuk kanë më ide të reja.

Armiku i djeshëm nuk bëhet mik sot.

Hasan Kurtaj

 

Ikja nga Shqipëria, e vetmja rrugë për të shpëtuar jetën

Shumë shqiptarë, viktima të një terrori antinjerëzor, janë të detyruar të marrin rrugët pa rrugë të emigrimit, apo edhe të jetës ilegale, vetëm e vetëm për të shpëtuar jetën. Fisi Lera, për të cilin kemi shkruar edhe një herë tjetër, ka qenë viktimë e bandave terroriste që në fillim të proceseve demokratike në Shqipëri. Mbi këtë fis kanë rënë tragjedi si vrasje, plagosje, burgime, mbi këtë fis ka patur dhe ka shumë kërcënata serioze. Ndue Lera dhe bashkëshortja e tij Luke Lera, ditët e fundit kanë qenë objekt i terrorit të grupeve anarshiste. Presioni mbi ta ka qenë se njerëz të lidhur me krimin u kanë kërkuar adresat e djemve Vitor Lera, Vangjel Lera, Valter Lera, të cilët në të vërtetë janë larguar pa adresë nga vendi i tyre, duke zgjedhur ikjen si të vetmen udhë të shpëtimit të jetës. Është një fakt i dhimbshëm rasti i prindërve Ndue dhe Luke Lera që në nëntor të vitit 2004 bënë martesën e vajzës së tyre Flora, dhe asnjëri nga vëllezërit e saj të sipërpërmendur nuk morën pjesë në dasëm, pasi kishin frikë eliminimin fizik. Kjo familje ka investuar në shërbim të demokracisë shqiptare që në fillim të proceseve, ka dhënë kontribut në legalizimin e fesë, ku ka marrë pjesënë meshën e celebruar nga dom Simon Jubani tek varret e Rrmajit, më 11 nëntor 1990. Që aso kohe fëmijët e Ndue Lerës, por edhe të afërm të tij ishin piketuar për t’u pushkatuar. Ne arritëm të sigurojmë bashkë me këto të dhëna vetëm fotografinë e Vitor Lerës, i cili është kërcënuar shumë herë deri sa arriti të largohet nuk dimë se për ku, për të shpëtuar jetën, pasi i kërkonin edhe vëllanë Vangjelin dhe të tjerë për të bërë ndoshta një hata të madhe, si edhe ka ngjarë jo rrallë të vriten shumë persona njëherësh në një familje. Nga këta e kanë pësuar edhe kushërinj. Kështu, kushëriri i tyre, Angjelin Bungaja, në nëntor 2004 është përballur me një bandë në mes të qytetit të Shkodrës. Qëllimi ka qenë për ta eliminuar fizikisht, Zoti e fati duket kanë qenë me të, por pas një kohe të shkurtër, ky person është arrestuar nga policia e Koplikut dhe sot e kësaj dite ndodhet në burg. Pa dashur t’i futemi kësaj analize, ne mund të themi mos vallë ka ndonjë lidhje mes bandës dhe policisë, pasi në jo pak raste kur s’ka ç’të bën ligji ta bën vagabondi, e kur s’ka ç’të bën vagabondi, të bën diçka ligji. Personit në fjalë, Angjelin Bungajës, i kishin vrarë edhe babain Ndoc Bungaja, në fillim të procesve demokratike në Shqipëri, i kishin plagosur edhe vëllain Ardjan Bungaja, i cili pat mbetur sakat dhe ashtu i tillë edhe ai ka patur të vetmen shpresë shpëtimi vetëm ikjen. Po përgjatë këtyre viteve janë shumë sakatë, shumë të pushkatuar, shumë të dhunuar, shumë shtëpi të hedhura në erë me lëndë plasëse. Dhe ky shtet kriminal vetëm po i përmason hakmarrjet dhe aktet terroriste.

Sokol Pepushaj

 

Kërcënimet largojnë intelektualët e rinj nga Shqipëria

Rrjedhja e “trurit” shqiptar përtej kufijve të Shqipërisë, si shkak i kushteve shumë të vështira sociale dhe ekonomike, është një fenomen dallues, prej të cilit po vuan edhe qyteti i Shkodrës. Por një fenomen më i rëndë, është largimi nga qyteti më i madh verior i intelektualëve si pasojë e kërcënimeve të ndryshme jo vetëm të tyre, por edhe të jetës së familjarëve dhe fëmijëve. Rasti më i dhimbshëm është ai i Arian Uruçi, i cili ka qenë për disa kohë trajner i çështjeve zgjedhore, i emëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me propozim të Partisë Demokratike Shkodër.

Gjatë gjithë aktivitetit të tij, por veçanërisht në zgjedhjet e pushtetit vendor të 12 tetorit 2003, Arian Uruçi është kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës së tij funksionale. Kërcënimeve nga më të ndryshmet nuk i ka shpëtuar as edhe bashkëshortja Ledina, ndërsa peshën dhe pasojat e tyre i kanë ndjerë edhe dy djemtë e mitur të kësaj familje të re, përkatësisht 3 dhe 5 vjeçarë. Ariani ka qenë edhe një koleg i ynë si korrespondent i gazetës “Shqipëria Etnike”. Edhe në këtë pozicion, si shumë kolegë të tjerë që punojnë në këtë tribunë të fjalës së lirë, Ariani është kërcënuar. Në këto kushte, ai ka vazhduar pasionin e punën e tij në median e shkruar, duke u paraqitur shpesh herë edhe me pseudonime.

Në këto rreshta, duke shprehur keqardhjen tonë për “hemoragjinë” e intelektualëve shkodranë, na mungon shumë kolegu dhe intelektuali i ri Arian Uruçi, i cili tashmë është detyruar të braktisë familjarisht atdheun në kushtet flagrante të kërcënimit të hapur të jetës së tij dhe familjarëve.

Albert Vataj

 

Shqipëria, vendi i genocidit njerëzor dhe kulturor

Nga Lek Pervizi, Zvicër

E kushtëzueme prej rrethanave anormale të krijueme gjatë sundimit 45-vjeçar të diktaturës komuniste, kultura shqiptare e kryesisht letërsia, u katandis në gjendjen e një shterpësie cilësore, duke u shndërrue në idhtare të klikës sunduese dhe përçuese të ideologjisë marksiste, çka ndikoi në ranien e përgjithshme të saj.

E gjithë letërsia e para Luftës së  Dytë Botnore, duke fillue nga rilindasit si Kristoforidhi, Çajupi, Naimi, e deri te Fishta, Noli, Mjedja, Migjeni, Koliqi, Asllani, Pradeci etj., u karakterizue nga një krijimtari e pastër, fisnike dhe me përmbajtje të naltë njerëzore dhe shqiptarizmi, përpos vlerës së madhe letrare dhe ideo-artistike, e cila mbetet e padiskutueshme. Askush prej shkrimtarve të shquem të asaj periudhe as u ba zadhanësi i pushtetarve në fuqi, as u këndoi lavde sundimtarve të kohës. Ata qëndruen të pavarun e të paimponuem në gjithë krijimtarinë e tyne.

Liria e fjalës dhe e meditimit lejuen që të dalin vepra si “Lahuta e Malsis” dhe vjershat satirike të Fishtës, “Juvenilja” e poezitë e tjera të Mjedjes, “Poezitë” e Poradecit, veprat e Nolit, të Migjenit, të Koliqit, të Prenushit, të Asllanit, të Aranitit, “Vizaret e Kombit”, etj., që përbanin thelbin e botës materiale e shpirtnore të shqiptarve, me të gjitha atributet e mira të saj.

Mjerisht, historia u shndrrue në një katastrofë të tillë konceptesh të mbrapshta, sa që mbeti në vendnumëro dhe rrezikoi të kthehej mbrapa, nga që u detyrue t’i nënshtrohej një manipulimi dhe përdhunimi të neveritshëm, ku vetë koncepti “histori” humbi vërtetsinë e kuptimit të tij të saktë.

Prandaj në kontekstin e shpërthimit dhe të ushtrimit të terrorit të kuq, që mbyti me gjak e me krime të shëmtueme gjithë shtresën intelektuale shqiptare të afirmueme, nuk mbetej tjetër, veçse të pritjes se kush e kush do të zinte vendin e mbetun bosh. Nuk vonoi shumë e mbi kokallat e tyne (apo vorret) u ulën kambëkryq e mbinë si këpurdha shpifarake, shkrimtarë e kalemxhinj, pa kurrfarë tabani kulturor e pa kurrfarë talenti, që guxuen të vetquhen: letrarë, doktorë e profesorë, deri dhe akademikë, poetë e shkrimtarë, ndërkohë që titulli ishte ma i randësishëm se përmbajtja reale e aftësive të tyne. Në qoftë se pati ndonjë përjashtim, siç dihet, përjashtimi përforcon rregullen.

Një mendje e tillë e “ndritun” e periudhës absurde e të mohimit të “realizmit socialist” (kur arriti të mohojë vetveten, duke mohue sistemin me të cilin qe bashkpuntor) do të shprehej me cinizëm të madh se përderisa u zhduk (u asgjësue) gjithë shtresa intelektuale e vjetër, patjetër se vendin duhet ta zinte një tjetër, prandaj, sipas tij, ishte e logjikshme që të formohej një shtresë e re zëvendësuese. “Mendja e ndritun” harroi të shtonte se kjo gjeneratë zëvendësuese (ku bante pjesë ai vetë) ishte katandisun në një rrogoz të ndotun me gjakun e vllazënve dhe kolegëve të tyne, që qëndronte e shtrueme nën thundrat e idhullit të diktaturës komuniste, shëmbëlltyrë e një tirani me tipare njeriu dhe me vese të një përbindëshi.

Gjithë kjo përsëritje fjalishë mund të duket si një rithanje e atyne ç’kam shkrue ma parë. Por asht e domosdoshme të shkojmë duke përsëritun si në një lejtmotiv, sepse përsëritja asht nana e ditunisë dhe e kujtesës. Lexuesit i duhet të ngulisë mirë në mendje të gjithë ato rrethana që u banë shkaktare për përdhunimin dhe përçudnimin e kulturës shqiptare, ku letërsia zen vendin kryesor, nga përmasat e përmbajtjes ideologjike që asaj iu imponuen me autoritetin e totalitarizmit e të terrorit ma brutal. Të qëndrosh gojë e sy mbyllun dhe i pavendosun për të dhanë mendime e gjykime personale, sot, kur arritëm të fitojmë lirinë e plotë trupore e shpirtnore, do t’ishte ngurrim, frikë ose paaftësi. Ngurrim nga kush? Frikë nga kush? Paaftësi pse? Ndoshta pse kemi qenë të mbyllun në burgje, kampe e gulage, apo pse u lindëm dhe u rritëm aty? Fizikisht ishim të prangosun e të pafuqishëm, por shpirtnisht jo! Mendja punonte natë e ditë pa pushim për kohën e lirisë që patjetër do të vinte. Të mos harrojmë se ndër ato burgje e kampe ishte e syrgjynosun ajo pjesë e mirë intelektualësh që i kishin shpëtue vdekjes mizore (që patën fat të mos asgjësohen), të cilët u banë pedagogë e profesorë të meritueshëm ndër ato katakombave të shekullit njëzet, për brezat e ri që ndanin fatin me ta. Ato vende dënimesh u kthyen në auditore universitetesh e akademish. Patër Mëshkalla, teolog e historian, zotëronte rreth 20 gjuhë e dialekte. Ali Erebara, avokat dhe ushtarak i lartë, zotëronte 12 gjuhë. Mikel Koliqi (Kardinali), përveç se profesor i muzikës e teolog, ishte një poliglot i shquem dhe e fliste latinishten si Ciceroni. Ashtu Lem Dedat, Mit’hat Aranitët, Nedim Kokonët, Ibrahim Sokolët, Lazër Radët, Mark Harapët, Sandër Saraçët, Mark Temalët, Zef Gjetët, Estref Frashëri, Ali Cungët, Ekërrem Bej Janinët, Don Nikoll Mazrrekët, Sami Bitinckat, etj., Kampi i Kuçit të Vlonës u kthye në një universitet apo akademi të vërtetë.

Nuk ka si të qëndrojmë indiferentë e të pranojmë vazhdimsinë e ndikimit të edukatës së “realizmit socialist” pra të pranojmë genocidin njerëzor dhe rrjedhimisht atë kulturor pa luejtë qerpikun! Për genocidin njerëzor tashma dihet se ç’u ba e ç’u krye. Për atë kulturor duhet patjetër të përqendrojmë e të kushtojmë vëmendjen, për të nda shapin prej sheqeri, njëherë e mirë. Nuk mund të pranohet që disa Shuteriqa, Çaça, Varfa, Gjata, Musarajë, Siliqa, Puto e shembëlltyna të tjera të këtij lloj deri te Mehmet Shehat, Shefqet Peçat, të qëndrojnë krah për krah (ndër antologjitë shkollore) me Naimin, Mjedjen, Nolin, Çajupin, Poradecin, Migjenin, etj. (Fishta me shokë ishte zhdukë nga faqja e dheut dhe nga faqja e librave). Letërsia shqiptare po katandisej në një veprimtari surrogate ku nuk merrej vesh se kush ishin Homeri, Virgjili, Dante, Shekspiri, Gëte etj., për të cilët baheshin vetëm dy-tri orë mësim, ndërsa i kushtoheshin 16 orë e ma tepër njëfarë Shefqet Peçi me shokë, kryexhelatë për të pafajshmit dhe për letërsinë, të aftë vetëm për të krye krime! Që nëse kishin mësue të shkruenin, e banin ma mirë me grykën vrastare të pushkëve që villni batare plumbash mbi gjokset e intelektualëve dhe të patriotëve shqiptarë, të fajshëm për kulturë, shqiptarizëm e pra viktima të pafajshme të dhunës kriminale të një pushteti të egër e gjakatar, udhëheqësit e të cilit shkruenin poemë e romane rrënqethëse me gjak therorësh e martirësh. Këtë të mos e harrojmë! Sepse ka lidhje të ngushtë me gjithë krijimtarinë letrare bashkëkohëse konformiste, e cila bashkëpunoi dhe u dha të drejtë sundimtarëve komunistë për të ushtrue veprimtarinë kriminale mbi një popull që përbahej nga shqiptarë, vllaznit e tyne. Nuk asht nevoja të përmendim emnat e atyne që shkruen poeme, romane, tregime, traktate historike, sociologjike, politike, me kuintalë e tonelata librash, për lavdinë e pushtetit dhe të pushtetarëve komunistë. Kësaj kategorie zhgarravitësash nuk u duhet kushtue asnjë vëmendje dhe nuk ia vlen barra qiranë për një analizë kritike. U përshtatën mirë vargjet e Dantes:

“…non badar e lor, ma guarda e passa…”, (mos u merr me ta, por shiko e kalo).

Po diku duhet të kapemi që t’ia vlejë për të zhvillue ma tutje debatin tonë. Nuk asht fjala për të nisun një analizë kritike denigruese, por për të formue bindjen, se duhen prekun disa koncepte të ndryshkuna që qëndrojnë të rranjosuna në mënyrë të çuditshme në mendjen e një pjese shqiptarësh, përsa i përket se kush asht i meritueshëm (e kush jo) për me qëndrue në maje të piramidës së kulturës shqiptare. E, këtu problemi ngec. Disa nostalgjikë e disa të tjerë miopë e dritëshkurtën, emnin e Ismail Kadaresë e konsiderojnë ende “tabu” të paprekshëm dhe të pacënueshëm, sepse paskej arritun një të tillë afirmim sa për t’u lartësue në krenarinë e mburrjen e kombit shqiptar. Megjithatë ta pranojmë këtë tezë dhe ta vlerësojmë shkurtimisht krijimtarinë e tij, që nga fillimi e deri tani.

Së pari, ndeshemi në një krijimtari fillestare bajate, ku spikasin një rradhë vjershash e poemësh kushtue lavdisë së partisë, që të neverisin për servilizimin e përulësinë e tyne, ndonëse nga forma shihet se nuk mungon talenti. Por “talenti” i përdorun për një kauzë të keqe e kriminale nuk ngre kandar dhe nuk mund të vlerësohen nga askush, jo vetëm në Shqipni, por në botën mbarë. Asht si të shkruejsh poemë lavdiplotë për Neronët, Ivanët e Tmerrshëm, Atilat, Hitlerët, Stalinët e kompani, të damkosun si përbindësha gjakatarë të historisë së njerëzimit, për të mos thanë, si të shkruajsh bukur për djallin e humnerave skëterrore. Marrim si shembull Danten, që vërtet shkruejti me vargje të përkryeme për ferrin, vargje që u ngritën në nivelin e artit ma të lartë poetik, por ama për të damkosun e për të stigmatizue të keqen e të këqinjtë. Në këtë rast poezia trajtohet si mjet shprehës së mendimit me anë të fjalës së vargëzueme e të rimueme, që përban arritjen e përsosun të krijimtarisë poetike, që përdoret jo për të zbukurue të shëmtuemen e kriminalen, por për të denoncue me art atë që në asnjë mënyrë nuk mund të lavdërohet. E Dante ishte poeti i të gjithë atyne që pësuen të zezat e ullinit, vërtetësisht dhe jo si në imagjinatën e Poetit të Madh. Të atyne që u torturuen në rrathët e mynxyrta të burgjeve e kampeve nga dreqnit me mish e lëkurë shumë ma të tmerrshëm se ato të fantazisë danteske. Prandaj një krijimtari që mundohet të zbukurojë të shëmtuemen e t’i japë arsye krimit, terrorit e torturave që kryhen mbi viktima të pafajshme, e të paraqesë djallin engjëll dhe engjëllin djall, nuk ka si të pranohet e të vlerësohet për e bukur kur asht e shëmtueme.

Së dyti, duhet pasun parasysh se ai shkoi të kryejë studimet në qendrën e ferrit komunist që ishte Moska (pavarësisht nga paraqitja monumentale e kryeqytetit të botës komuniste, i kthyem në Olimp zontash të egër, me një Zeus rrufe-lëshues në krye, Stalinin, që nuk kursente të çfaroste popuj të tanë si t’ishin miza dheu, pa i luejtë aspak filli i mustakut). Sigurisht se Ismoja u indoktrinue me ideologji marksiste-leniniste-staliniste (alias enveriste), për të cilën ideologji, edukata komsomolase e fitueme atje, e frymëzonte për të thurë himne në poezi e prozë, për varrmihësit e Kombit Shqiptar dhe kreun e tyne. Kur u kthye në atdhe, hovi revolucionar u ba edhe ma i zjarrtë e i përsosun në formë e stil, sepse në fund të fundit, pati rastin të lexojë disa shkrimtarë të lejuem si Pushkinin, Gogolin, Tolstoin, Lermontovin, Majakovskin, Gorkin, por jo Dostojevskin, disidenti i madh edhe për së vdekuni! Larg atyne ëq kanë damkën reaksionare, borgjeze, mistike! Pse paskej qenë dhe Dostojevski i tillë?

Çështja e vlerësimit të një vepre letrare lidhet me tre kritere të njohuna: formë, stil e përmbajtje. Kështu pra në qoftë se një vepër e tillë letrare rezulton e mangut nga njena nga këto kritere e humb vlerën. Pra e mirë nga forma dhe nga stili por e dobët dhe negative nga përmbajtja, arrihet në vlerësimin minus shumë gradësh nën zero, ku çdo send ngrin akull, kallkan. Ç’dimën i madh! (Titull i përshtatun!) Pra përmbajtja e keqe anullon çdo paraqitje sado të lustrueme. Lavirja mund të jetë e bukur, por mbetet gjithmonë lavire! Ose njëlloj si të serviret një tortë e zbukurueme, që në vend të sheqerit të përmbajë shap! Sipas dikujt, Kadares (me shokë) i asht dashtë t’i bajë dredhë plumbit, sepse ishte talent. Po talentet e tjerë a nuk mund t’i banin dredha plumbit, për të shpëtue lëkurën e lavinë e tyne? Flasim pra për talente. E talente pati plot Shqipnia. Poradeci i pari, shumë i afirmuem. Nuk shkruejti asnjë rresht për lavdinë e partisë që ia kishte zhdukë kolegët e shokët. E pra edhe ai mund t’i bante lak plumbit e persekutimit, për të fitue nder e lavdi në emër të realizmit socialist e të diktaturës gjakatare, për të jetue mirë e jo me u ushqye me një kothere buke të thatë në një dhomë t’errët e të varfën. Por Lasgushit nuk i shkonte kafshata teposhtë, kur shikonte tmerrin rreth tij.

Ndërsa Ismaili e kishte stomakun e fortë dhe gëlltiste e bluente gjithçka: servilizmin, konformizmin, mospërfilljen, përbuzjen, vetëm për të arritë në podiumin e lavdisë, pa çka se ajo lavdi ishte e njomun me gjakun e lotët e vllazënve dhe motrave shqiptare (e nuk begenis t’i kërkojë të falun popullit të tij!).

Ne e dimë mirë se gjithë ata që kishin arritë të afirmoheshin si intelektualë të lartë, para ardhjes së komunizmit, lule e gonxhe të kulturës shqiptare, u kositën pa kurrfarë mëshire nga kosa e kobshme e xhelatëve të popujve dhe ndihmsave të tyne të zellshëm e pa skrupuj, që shitnin shpirtin djallit (si Fausti) për t’i shërbye “mëmës parti” (apo njerkës): Agripina e Neronit.

Alternativa Kadare, për ta ngritë atë në piedestalin e nderit të kulturës shqiptare (e ka marrë titullin “Nderi i Kombit”, ndërsa Gjergj Fishtën nuk i gjenden eshtnat e prandaj nuk mund të nderohet i tillë) u zgjodh për të rroposë e për të asgjësue atë elitë që kishte Fishtën në krye. “Mors tua, vita mea”. Do uleshin malet pa do ngriheshin prroskat. Tërmet 12 ballësh! Ai komandonte skuadrën e që do të ekzekutonte Fishtën, mbi të cilin shprazi gjithë plumbat e denigrimeve të gjerdanit të fishekëve të tij, si komunist. Nuk la gja pa thanë për Poetin e Madh Kombëtar. E bani bejtexhi, pa kulturë, obskurantist, shovinist, vjedhës të kangëve popullore (duke harrue se pikërisht ato kangë populli i kishte mësue prej tij), për ta rrëxue përfundimisht nga podiumi ku ky popull e mbante Fishtën akoma, edhe pse i vdekun e pa shej kocke gjëkundi. Kush asht ai poet shqiptar, vepra e të cilit të jetë mësue përmendësh nga një popull i tanë e që këndohet vazhdimisht djalë pas djali? E që për veprën e tij të ndalueme nga pushteti komunist, po ta gjenin në shtëpi, përfundoje në burg? A nuk u dënuen intelektualë si Mark Ndoja, Sejfulla Malëshova, Tuk Jakova etj., që e mbrojtën? Ndërsa veprat e Kadaresë nuk përmbajnë asgja që të hyjë në qejfin dhe trunin e popullit. Asnjë varg, asnjë rresht!

Ku janë personazhet e Kadaresë që nuk i njeh askush që mund të krahasohen me ato që i njeh gjithë bota shqiptare, si Oso Kuka, Mic Sokoli, Marash Uci, Ali Pashë Gucia, Tringa, që u skalitën nga dora mjeshtrore e Fishtës, për të mbetun monumentë të pavdekshëm, përkrah Akilit, Hektorit, Heneut, Ajaksit etj.? Prandaj afirmimi i Kadaresë rezulton i dyshimtë, ekuivok dhe artificial. Ai u nxor në arenën ndërkombëtare për qëllimin propagandistik, për të paraqitun Shqipnin Socialiste si kopsht me lule dhe vend i “arritjeve të mëdha”, ku liria e mendimit dhe e fjalës përfaqësohet nga ambasadori Kadare!

Ana paradoksale e gjithë kësaj pune qëndron në faktin se përkthyesi në gjuhën frengjishte i veprave të Kadaresë, na ishte një i persekutuem me farë e fis, ish i burgosun dhe ish bej, anmik i popullit, reaksionar e antikomunist, që jetonte me përkthime (një patriot me traditë që shyqyr që kishte shpëtue gjallë) Jusuf Vrioni, nga një nga familjet e përmenduna të historisë së Shqipnisë. Shkollue e jetue në Paris, e njihte frengjishten ma mirë se një francez. Fati i Ismailit! Ai e veshi veprën e Kadaresë me një frengjishte të përsosun. Me kostumet letrare më të bukura të modës së lartë pariziane. Francezët u magjepsën nga ajo gjuhë letrare rrjedhëse, e përpunueme aq mirë e me shije. Thuej po deshe se veshja nuk e ban njeriun. Veshë e kopileshë! Nastradini na e ka lanë mësim!

Si përfundim, emni i Kadaresë mori dhenë, kurse ai i burgaxhiut mbeti anonim për shumë kohë, deri sa filloi të lëkundej diktatura. Emni i Vrionëve nuk mund të përmendej (të mos harrojmë se Jusufi kishte dhe kushëririn Aziz, po aq i aftë në frengjishten, që u detyrue të marrë emnin si përkthyes, Luan Gjergji, sepse regjimi nuk lejonte që të dilnin në pah dy Vrionë). Nuk e lejonin kriteret e luftës së klasave! Kur u shemb kalaja na dolën heronjtë. Disa ish-burgaxhi, Jusuf dhe Aziz Vrioni. Viktima, i persekutuemi, kishte lartësue persekutuesin! Paradoks! Zotni Kadareja, nuk denjonte as ta falënderonte Jusufin (nga frika?). E pse vallë? E kishte pague si puntor e argat. Në vend që të hapte e të prashiste arat, të merrej me përkthimin e librave të tij. Po! Një anonim i thjeshtë, i barabartë me argatët e tjerë që punonin në fushat e bujqësisë (jo ma të pakët për kulturë e dije): Lem Dedat, Mit’hat Aranitët, Nikoll Mazrrekët, Mikel Koliqët, Zef Gjetat, Ibrahim Sokolët, Ali Cungët, Lazër Radët, Mark Temalët, Ali Erebarët, Lazër Jubanët, etj., etj… që prashisnin misër e lakra në parcelat e pafund të Myzeqesë (fusha e Vrionëve në fakt) në pikë të diellit dhe në mëshirë të acarit. Të mos harrojmë të tjerët që lëngonin e vdisnin ndër qelitë e burgjeve, ose pushkatoheshin në ndonjë breg lumi: Prennushi, Zadeja, Shllaku, Kokoshi, Trebeshina, Zhiti, Asllani. Jusufi kishte shpëtue nga lopata dhe kazma si dragoman për veprat e të tjerëve (persekutorëve), kur mund t’ishte ai vetë një shkrimtar i mirëfilltë! Por ai s’mund t’i thurte himne partisë e diktaturës, që i kishin shfarosë familjen, fisin, kolegët e shokët. Hë de, pse nuk i bani dredha plumbit, që të bahej si Kadareja e kalue atij? Ai nuk kishte nevojë t’i përkthente veprat e veta, sepse i shkruente shqip e frengjisht njëlloj. Kur fitoi lirinë, ishte tepër i lodhun, i sëmunë dhe i moshuem. Koha luftonte kundër tij. Vrioni e sa të tjerë si ai, nuk e kishin atë privilegj për t’i ba dredha plumbit. Ismaili po. Kjo e gjitha! “Quosque tandem…?”

Duke mos hy në trajtimin e drejtpërdrejtë të krijimtarisë së mavonshme, paraqesim anën absurde të saj, që zhvillohet dhe sot sikur në Shqipni, asgja nuk kishte ndodhë. Zatën, punët shkonin fjollë. Rozamunda pranonte të pinte në kafkën-kupë të prindit, që i ofrohej me buzëqeshje mefistofelike nga vrasësi varrmihës! Si mundet atëherë breznia e re shqiptare, shpresa e s’ardhmes së Kombit, të pijë nektarin-farmak, të një letërsie që i jepet përmes dorës së “realizmit socialist” që po bahej varrmihësi i kulturës shqiptare (e vazhdon të gërmojë akoma në atë varr)? E gjithë krijimtaria e asaj periudhe, si me përfaqësuesit tipikë mediokër, ashtu edhe me ata tipikë “të shquar”, u trajtue dhe u zhvillue sipas thanjes së njohun: “Kur Stambolli digjej, lavirja krihej…”. Shprehje ma krahasuese e ma të goditun nuk ke ku ta gjesh. Vendi ishte kthye në një burg apo varr vigan dhe krimi ishte ligjërue nga vetë regjimi, të cilit shkrimtarët i shërbenin me zell të madh për ta paraqitun të veshun me puplat e pëllumbit të paqes apo lëkurën e qengjit, nën të cilat forma fshiheshin orli grabitqar dhe ujku gllabërues, të gatshëm me zgjatë kthetrat dhe dhambët e tyne ndaj viktimave të mbylluna ndër vathë si bagëtija.

Asnjë nga ish-shkrimtarët e oborrit tiranik të mos pretendojë se del i lamë e i pastër, aq ma pak që të vetëquhet disident pa qenë. Profka! Asnjeni prej tyne nuk i shpëton akuzës për genocid kulturor, sepse qenë funksionarë të lartë të partisë dhe të shtetit totalitar, pra aprovues të masave shtypëse e persekutuese ndaj mija e mija qeniesh të pafajshme, motra e vllazën shqiptarë.

 

Me rastin e 2-vjetorit të krijimit të UGV-së

“Mirënjohje” Konsullit italian në Shkodër, Roberto Orlando

Më 5 dhjetor të vitit 2004 janë mbushur dy vite nga krijimi i Unionit të Gazetarëve të Veriut (UGV) me qendër në Shkodër. Krijimi i një shoqate të tillë, përveçse një risi për Shkodrën e Veriun, ka qenë edhe një mburojë mjaft e mirë e njerëzve të medias në ushtrim të detyrave të tyre informuese dhe formuese.

Në këtë kuadër, kryesia e UGV-së ka nderuar edhe ata persona apo institucione që kanë qëndruar pranë kësaj shoqate por edhe që kanë dhënë kontribut për Shkodrën e Veriun. Sigurisht, vlerësimi i Unionit të Gazetarëve të Veriut (UGV) është moral, simbolik dhe i mbështetur në statutin dhe rregulloren e kësaj shoqate.

Kështu, Konsulli i Italisë në Shkodër, Roberto Orlando është vlerësuar me diplomën “Mirënjohje”. Përveç se një mik i kësaj shoqate dhe i gazetarëve në përgjithësi, Orlando ka dhënë një kontribut të veçantë për Shkodrën e Veriun në përgjithësi, madje në shumë sfera. Motivacioni i titullit “Mirënjohje” e tregon më së mirë këtë fakt:

    “Për kontributin e shkëlqyer që ka dhënë me aktivitetin e tij në udhëheqje të Konsullatës së Italisë në Shkodër në favor të zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor të Rajonit Verior të Shqipërisë. Ka qenë, është dhe do të jetë një mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i gazetarëve të këtij Rajoni. Jemi të lumtur që kemi patur mundësinë që të bëjmë të njohur punën e tij të mrekullueshme dhe të frytshme në Rajonin tonë dhe shpresojmë të vazhdojmë për shumë kohë në këtë drejtim.”

    Dhe në italisht:

    “Per lo splendido contributo che ha dato con la sua attività alla guida del Consolato d’Italia e Scutari in favore dello sviluppo economico, sociale e culturale della Regione Nord di Albania. È stato, è ed sarà un amico e collaboratore stretto dei giornalisti di questa Regione. Siamo lieti di aver avuto la possibilità di far’ conoscere il suo magnifico e fruttuoso lavoro nella nostra Regione, e speriamo di continuare a lungo insieme in questa direzione.”

Diploma i është dorëzuar Konsullit Orlando gjatë një pritjeje që ai kishte organizuar për gazetarët me rastin e festave të fundvitit. Konsulli Orlando ka shprehur kënaqësinë e tij me rastin e marrjes së kësaj diplome si dhe ka siguruar vijimësinë e aktivitetit të tij, Konsullatës dhe Italisë në drejtimin e nisur.

Po me rastin e 2-vjetorit të krijimit të Unionit të Gazetarëve të Veriut (UGV), i është dhënë titulli “Mirënjohje” edhe ish-Drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër, Komisar Asllan Dogjani. Ndërkohë, njërit prej pionierëve të medias së lirë në Shqipëri, njëkohësisht edhe aktivist i njohur i çështjeve shqiptare në Itali, Alban Kraja, i është dhënë diploma “Anëtar Nderi” i Unionit të Gazetarëve të Veriut (UGV), e njëjtë me atë që i është dhënë mandelës shqiptar, Pjetër Arbnorit.

Blerti Delija

 

Vlorë: Kisha katolike përkujton 9 janarin 2004

9 janari 2004, kur tragjedia e madhe lëshoi gjëmë të madhe jo vetëm në Shqipëri, është njëra nga ditët që deti përpin jetë të pafajshme njerëzish të mirë, që ëndrrat e tyre të pastra mendonin t’i bëjnë realitet, diku në perëndim, e konkretisht në Italinë fqinje, mike.

Zoti ka vënë në provë shumë familje që kanë humbur të afërm në ujërat e bekuara të Jonit, në këto ujëra që herë janë të gjëra e të mira, herë janë të ashpra e të egra. Gjithçka u krijua në këtë tokë është vepër e Zotit e ne njerëzit duhet të gjejmë forcë të jetojmë për hatër të dashurisë, siç thotë edhe Bibla.

Eh, ndodhemi këtu, në Karaburun, në këtë “rryp” të madh toke që jeton prej shekujsh në ujë dhe ashtu, mes dhimbjesh që ndjejmë për të mbyturit e të humburit e tragjedisë së 9 janarit 2004, por edhe të shumë e shumë të tjerëve, shpirti të thotë të flasësh me ujin, me tokën. E për të folur, për t’iu lutur Zotit për shpirtërat e tyre që Lumnia t’i ketë afër vetes dhe t’u japë forcë qëndrese të afërmve të tyre, të premten e 7 janarit 2005, nën përkujdesjen e Padër Marjan Lumçit, pikërisht në këtë bregdet që sot është i “qeshur” sikur po dëgjon me vëmendje lutjen, paçka se një vit më parë ishte plot tallaze e tmerr, në këtë vend ku më 9 janar 2004, u nisën 28 njerëzit që pas disa orësh ishin kufoma, u çua një meshë.

Padër Marjan Lumçi bekon gjithçka. Aty bashkohen dy dete. Aty edhe ndahen dy dete. Ky ujë është jetë. Ky ujë edhe ka marrë shumë jetë. 28 të mbyturit dhe tetë trupat e humbur në thellësitë e këtij uji, tashmë nuk jetojnë, por Zoti do e ndihmon që të tjerët, ata që Ai i solli në këtë botë kaq të madhe e kaq të vogël, ta kryejnë detyrimin që kanë, të jetojnë, të rrisin e edukojnë njerëz të mirë plot respekt e dashuri, plot përkushtim.

Në këtë 7 janar uji është i ftohtë, por mesha ka shumë ngrohtësi njerëzore, jetësore, shprese, ashtu siç mëson i madhi Zot. 28 qirinj të bekuar u ndezën, se 28 jetë u shuan një vit më parë këtu. Joni priti lule, lule të freskëta si vetë jeta e atyre 8 të humburve, 8 djemve e vajzave që veç Zoti e di ku janë, në thellësi, apo në barkun e peshkaqenëve. Mëshira e Zotit qoftë me ne.

Në këtë meshë marrin pjesë edhe shumë vlonjatë, të besimeve të ndryshme, çka flet shumë. Edhe policia detare e Vlorës dha ndihmesën e saj.

Po kështu më 9 janar 2005, rreth orës 1000 në Katedralen e Shkodrës, Monsinjor Angelo Massafra dha një meshë solemne në përkujtim të viktimave të 9 janarit. Kjo meshë u ndoq nga qindra besimtarë katolikë, por edhe të besimeve të tjera, në respekt të jetës së atyre djemve e vajzave që u flijuan, me shpresën e madhe për një jetë më të mirë, me shpresën e madhe për të kryer detyrimet që ka njeriu, më mirë, me shpresën e madhe për të qenë më të dobishëm e më të mirë.

Të gjitha familjet e këtyre viktimave, por edhe një komunitet i gjërë që ndjejnë dhimbje, u janë mirënjohës këtyre përfaqësuesve të denjë të kishës katolike, për shërbesën, gjetjen afër e ngrohtë, për mëkimin për të jetuar për hatër të dashurisë së Zotit, për forcën e shpresës, për përballimin e humbjes së madhe që bren orë e çast shpirtërat e trazuar të të afërmve të viktimave.

Le të shpresojmë që mrekullia e Zotit të bëjë që njerëzit e kësaj bote të mos vihen në prova kaq të tmerrshme, që njeriu të mos i marrë jetën njeriut, që njerëzit ta duan fort njëri-tjetrin, që në këtë botë të ketë harmoni e paqe.

Marta Bjeshka

Nëna e Kreshnik Bjeshkës të tretur në det

 

Shqipëria është Europë

Historitë për vendin tonë kanë dy gjëra që duhen theksuar, ka sulme të tmerrshme e barbare ndaj nesh, por ka diçka shumë krenare e domethënëse, pra rraca shqiptare për të mbrojtur vendin e vet është shembull i martirizimit që mund të krahasohen vetëm me martirët e kristianizmit para 2000 vjetëve. Po të merret ky fakt sot, ndër ne ekziston një thënie shqiptare e trashëguar brez pas brezi, e kjo thënie është “me ba vdekjen si me le”, e po të analizohet kjo thënie do të thotë që për vendin tënd, të vdesësh në betejë është si lindja e një fëmije që sjell gëzim.

Livio në librin e tij për luftërat e Romakëve shkruan kjartë e saktë që mbretëria Ilire shumë e zhvilluar me një territor shumë të madh ku selia e Mbretit Genc ishte në Shkodër, u sulmua nga Romakët para 2000 e ca vjetëve. Mbreti Genc mbas disa betejave të rrepta e të suksesshme e pa që s’mund t’i rezistonte ushtrisë Romake, atëherë ai, për t’i shpëtuar shuarjes, firmosi kapitullimin e mbretërisë së tij për të ruajtur racën e zakonet ilire nga shuaraja, e kështu ndodhi realisht sa që ne shqiptarët jemi krejtësisht të veçantë nga të tjerët edhe sot. Prandaj kombet me histori të lashtë kanë xhelozi që duhet theksuar është normale për kombet e lashta e të zhvilluara. Fillimisht po e nisi për kohën e sotme, pastaj do kaloj përsëri tek disa pjesë të historisë sonë si komb, për të dalë tek qëllimi i këtij shkrimi.

Kemi përpara dy beteja, njëra fallco, tjetra e vërtetë. E para, janë zgjedhjet për pushtetin qendror në Shqipërinë londineze, ku sa për të kaluar radhën shqiptarët janë thirrur të marrin pjesë në zgjedhje pa kërkuar zgjidhje. Kështu i shkon për shtat fanatikëve, terroristëve, hajdutëve që udhëheqin këtë vend për 60 vjet. Këta udhëheqës shpirtëror të fanatizmit, të konvertuar në kapitalistë, pushtetarë, pronarë qeverie, mediash, partie, shoqatash, sporti e ku ta di unë, thërrasin shqiptarët për të marrë pjesë në zgjedhje por pa kërkuar zgjidhje. Shkurt, shqiptarët thirren për të pispillosur pushtetin e kriminelëve e legenave të tyre.

Kurse beteja e dytë e më e rëndësishmja është statusi i Kosovës që po të përkthehet në shqip është një betejë e mirëfilltë, por jo me armë por më e vështirë, se duhet diplomaci fine shumëdimensionale e jashtëzakonisht tepër dinake për vetë faktin se është e paragjykuar në kulm. Shkodranët trashëgojnë një lutje që është “Mos na lashtë Zoti pa miq e pa armiq” e po të analizohet del kuptimplotë për shqiptarët sot, se fundi i fundit vetë jeta e njeriut në këtë jetë është betejë që duhet ta përballosh me fisnikëri, në të kundërt po i ike këtij rregulli je i destinuar e i dënuar të jetosh i poshtëruar. Pra po hidhem direkt në temë që është më kardinalja për kombin tonë, se deshi Zoti ia mbërritëm vitit 2005 prandaj, gjithsekush me mënyrat e veta po ashtu edhe me aq sa ka mundësi, e ka detyrë të shenjtë në këtë moment e këtë vit, se çështja kombëtare është në diskutim nga institucionet ndërkombëtare europerëndimore, për të ardhmen e Kosovës dhe dashur pa dashur çdo shqiptar, por mbi të gjitha faktori shqiptar, do Zoti pozicionohet me zhdërvjelltësi maksimale për të folur në një gjuhë pa mllef por me fakte e logjikë, se për çështjen në fjalë s’ka vend për fjalën më falni. Ka edhe diçka tjetër që s’kemi pse i ikim dhe të lihet në harresë, janë problemet tona të brendshme që i kemi me shumicë nga dordolecët tanë pushtetarë tipa shumë të ulët e provokatorë që të detyrojnë të shprehësh ndonjëherë edhe larë e pa larë, e me këtë rast i kërkoj falje lexuesit kavaljer që besoj më kupton e është në një mendje me mua apo me kolegët e mi. Je i detyruar të reagosh rreptë ndaj këtyre qenieve neveritëse, që ta bien shpirtin në majë të hundës, duke u munduar të na kërcënojnë me tipa kriminalë e terroristë në veprim e shpirt. Ama për diçka duhet të jemi dakord, se edhe pse kemi shumë e shumë probleme që absolutisht kërkojnë zgjidhje, problemi kombëtar është e duhet të jetë esenca e esencave. Kësaj radhe kam përgatitur diçka pikërisht për këtë temë por me një gjuhë tjetër, i detyruar nga paragjykimi i disa zyrtarëve apo institucioneve kryesisht ato europiane, që kastile s’po arrijnë të na kuptojnë se kombi shqiptar historikisht ka qenë e është europian në të gjitha aspektet e jetës. Atëherë po kaloj direkt e në temë dhe po e nisi nga historia e vonë dhe e kapshme për europianët, për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun, i njohur botërisht për mrekullinë që bëri ai për Europën, ku e shpëtoi nga pushtimi turk, por edhe për popullin dhe vendin e tij, Shqipërinë. Ai riorganizoi shpirtin kombëtar shqiptar dhe e la trashëgim për të ardhmen, që sa herë shqiptarët kur ndihen keq dhe të shtypur duhet t’i thërrasin për ndihmë shpirtit shqiptar që lumnisht është i pavdekshëm, është prezent në zemrat shqiptare. Siç e thashë, historia ka folur kjartë për kryetrimin tonë Gjergj Kastriot Skënderbeun e mrekullitë e tij në mbrojtje të vendit të tij, por edhe në mbrojtje të qytetërimit europian dhe i bëri aleatë për të mirën e përbashkët. Duhet theksuar se shqiptarët për të mbrojtur veten e Europën perëndimore, dhanë jetën e tyre rreth 500 mijë shqiptarë. Paçin nder e lavdi në jetë të jetëve, e nuk janë pak për një vend të vogël që për 25 vjet ishte mburojë e pakalueshme në mbrojtje të vetes e qytetërimit europian. Të ishte Skënderbeu gjallë apo të kishim një libër të shkruar nga vetë ai, ku do i tregonte Europës sot se kush ishin projektet osmane po të arrinin ta pushtonin Europën. Siç duket, Ai mbasi i dëgjoi me veshët e tij se çfarë projektesh terrori ishin përgatitur kundër Shqipërisë por edhe Europës, ai u arratis nga ushtria turke e erdhi për t’i dalë zot vendit të tij, por edhe Europës, se për një princ fisnik europian si Skënderbeu, por mbi të gjitha shqiptar, e thirri shpirti i tij në ruajtje të qytetërimit.

Le ta imagjinojmë që Ai të ishte gjallë sot kur çështja kombëtare shqiptare është në duart e Europës, të asaj Europe që shqiptarët mbrojtën nën udhëheqjen e Skënderbeut, si do fliste Ai e çfarë do i thoshte, dhe si do vepronte.

Ma pret mendja se do i kapte për fyti e do i kërkonte atë që na takon, se fundi i fundit na e kanë borxh, se ne mbajtëm veten por edhe Europën dhe do të shprehej se “ne ishim ju e ju ishin ne pra europian”.

Shkurt Europa ia ka borxh shqiptarëve, duke i mbështetur në kërkesën e tyre logjike për pavarësinë e Kosovës shqiptare. Ishin vetëm shqiptarët mburoja kryesore dhe e vetme e Europës perëndimore në kohën më të vështirë të saj, e s’kishte si të ndodhte ndryshe. Shqiptarët në radhë të parë mbronin veten e qytetërimin europian të tyre, që historikisht i përkiste dhe i përket këtij qytetërimi. Çdo orvatje tjetër është e pandershme dhe e pamoralshme. Shqiptarët s’kanë pse trajtohen si jetimë, se ne nuk kërkojmë të birësohemi në Europë, ne kemi qenë historikisht pjestarë i kësaj familje e kjo është e vërteta e s’ka ndryshe dhe historia flet për këtë fakt. Kush më shumë se ne shqiptarët u barbarizua pse mbrojti Europën? Kohët e fundit ka dalë në skenë një komision provokues shqiptaro-grek për rishikimin e historisë. Dihet e kuptohet se orvatjet janë për të bastarduar historinë tonë sa edhe të vërë në dyshim vendin tonë e heronjtë dhe se do helenizojnë heronjtë e tokën shqiptare, apo siç e thashë më lart, duan të vënë në dyshim prejardhjen tonë, por këto fantazma harrojnë se është një fakti padurueshëm por edhe i paprekshëm nga grekët vetë. Në besojnë në Zot, si grekët ashtu edhe europianët, ato i përkasin besimit të krishterë, e në Bibël thuhet që para 2000 vjetësh, Shën Pali mbas Greqisë kaloi në Iliri, në Durrës e prej aty u hodh në Romë, kaq do majftonte për Europën e kushdo kjoftë të binden se kjo tokë ka qenë historikisht pronë e kombit shqiptar që janë trashëgimtarët e Ilirëve.

Shqiptarët s’janë grekë as edhe sllavë, s’janë italianë as edhe turq, por një komb që trashëgon traditat dhe qytetërimin e vet e gjitashtu respekton qytetërimin e kombeve të tjera, ne jemi shembull si askush tjetër për bashkëpunimin ndër-fetar mes njëri-tjetrit duke respektua fenë e secilit.

Të tria besimet në Shqipëri kanë një thënie “Fe e Atdhe”. Pse e përmendim ne historinë? Jemi i vetmi komb europian i copëtuar në disa shtete, prandaj ne i sillemi me të drejtë të njëjtës temë, e kjo jo për fajin tonë, por për padrejtësitë e shumta në kurrizin shqiptar, që kanë ndodhur sidomos këta shekujt e fundit. E ritheksojmë kjo jo për fajin tonë, përkundrazi për krimin e të tjerëve që s’na lanë asnjëherë rehat, por na sulmuan barbarisht çdo herë për të na asimiluar, por ne ishim e mbetëm shqiptarë të paasimiluar kombëtarisht.

Pra boll me dallavere e dëngla fjalësh, por vëreni dorën në zemër e na jepni atë që na takon, se shqiptarët nuk kërkojnë gjënë e huaj, por me të drejtën e Zotit kërkojnë atë që i takon, e kjo është të jetojnë e gëzojnë të lirë e të pavarur në trojet e tyre. Kjo është minimalja për një popull. Kjo kërkesë e shqiptarëve kudo kjofshin pa përjashtim duhet të merret për bazë nga institucionet ndërkombëtare e jo dallaveret e zyrtarëve shqiptarë, të degraduar kombëtarisht e shpirtërisht. Këta zyrtarë për fatin tonë të keq, janë gati të shesin çdo gjë për pesë lekë e kjo dihet nga ne por jo nga të huajt, zyrtarët tanë zhabulana po na bëjnë çerpaz në sytë e botës. Nga këta persona ne presim çdo të keqe, por don Zoti këtë herë i shndritet zemra e mendja, e për çështjen kombëtare flasin e veprojnë në të drejtën kombëtare shqiptare. Po të ndodhte kjo do të ishte një mrekulli, e në këtë rast urojmë e shpresojmë që edhe institucioneve ndërkombëtare e zyrtarëve të tyre t’ua shndrisë Zoti mendjen e shpirtin për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Ka edhe diçka tjetër. Fjala moral vjen nga latinishtja, kjo çështje po të shihet me kodin moral është çështje europiane, pra është e kjartë si drita e diellit, e ngado të shihet meriton respekt, zgjidhje e detyrim ligjor e njerëzor.

Shpresojmë.

Nikolin Pemaj

 

Të vdesësh duke kërkuar jetën (homazh për 9 janarin)

Dhe vdekja është gjithmonë afër! Aq afër sa ne të gjithë e shohim me sytë tanë dhe heshtim, e pranojmë atë duke iu bindur fatit të pamëshirshëm. E në qoftë se vetëm për një çast të vetëm mendja të shkon në ëndrrat dhe dëshirat e kësaj jete, sigurisht do të na dukej sikur kjo është padrejtësi.

Është padrejtësi të mos e pranojmë fatin e kësaj jete makabre që na ka trokitur në derë. Është mëkat të mos e hapësh atë derë, të mos e pranosh atë fat që të ka mbërthyer dhe të kërkosh një fat më të mirë, një tjetër jetë. E ky mëkat paguhet me një vdekje mizore. Ndoshta është kjo mënyra se si fati i ngurtë i “mëkatarëve të pafajshëm” u rezervoi. Vraponin për të kapur ëndrrën në rrethana të mistershme. Vraponin në kërkim të asaj që e quajtën jetë, shpëtim, shpresë…

Në kërkim të asgjëje… E hodhën tej me dhimbje ndarjen nga gjithçka, edhe ndarjen nga jeta e tyre për t’u zhytur në asgjë.

Ndoshta shpresa vdes e fundit por atyre “mëkatarëve të pafajshëm” ajo shpresë që përpara i ushqeu me ëndrra për një të nesërme të ndryshme nga e sotmja, i ushqeu me ndjenjën se jeta mund të ishte ndryshe nga ç’përjetonin ata, i bënte të besonin se mundësia e vetme drejt shpresës ishte nisja drejt një toke tjetër. E pikërisht kjo shpresë u fik përpara syve të tyre si një qiri. U fik ashtu si jeta e tyre, pa ndriçuar. Shpresa vdiq ashtu siç vdiqën edhe ëndrrat, ku ëndërr e vetme dhe e fundit u mbeti ëndrra e tmerrshme e asaj nate. E në atë ëndërr vdiq edhe dëshira e fundit që kishin të gjithë në ato momente, “të mbijetonin”. Ishte e pamundur, ndaj edhe ata vdiqën bashkë me gjithçka brenda tyre. Një vdekje e pamëshirë!!! Të vdesësh duke kërkuar jetën! Kjo është një pjesë e refrenit të asaj tragjedie. Të vdesësh i pafaj pikërisht atëherë kur ti po mendon të nesërmen, po ëndërron, po dëshiron…

Dhe ajo e nesërme nuk erdhi kurrë për ta. Ajo natë e tmerrshme u ngrys së bashku me jetët e tyre. Çfarë është jeta, mund të pyesni me të drejtë?! Kjo ishte ndoshta pyetja e vetme që nuk u bë në mes mijëra pyetjesh që ata u dhanë përgjigje. Ajo pyetje humbi në verbërinë e tyre në dëshirat, ëndrrat e tyre. Ajo pyetje u sos në të nesërmen që ata nuk e përjetuan kurrë. E sërish ne sot mund të shtrojmë një tjetër pyetje: “Sa vlen jeta?!” Mos vallë sa një ëndërr që për ta nuk njohu as mëngjes… Apo ndoshta sa një dëshirë e pamundur…

Thjeshtë morën një rrugë me një vizë që nuk ua dha askush veç vetes së tyre; – ëndrrës. Morën një rrugë që fati ua tregoi shtigjet, shtigjet e vdekjes. Me mall sot ne e pranojmë realitetin. Kaloi një vit. Një vit që nuk e përmbysi dot këtë ngjarje. E në fakt ky vit nuk nxori as fajtorin e vërtetë. Mos ndoshta dikush tjetër që s’kishte nevojë për ëndrra të tilla, ua theu ëndërrën atyre?! Mos vallë “dikush” që e dinte se ç’do të ndodhte me fatin e “mëkatarëve të pafaj” dhe nuk bëri asgjë?! Dikush u dha vdekjen. E sot ky dikushi nuk denjohet të hedhë një lule të vetme në varrin e tyre; në det!

Kaloi një vit dhe ky dikushi ndjen shpërfillje. Si mund të ndihet shpërfillje ndaj dhimbjes? Si mund t’i shmangesh asaj që të vret?! Si mund të pranohet krimi?!

Kaloi një vit nga 9 janari, nga ajo mbrëmtje. Sot u mbush një vit ku ata humbën në errësirën e një shprese dhe nuk u kthyen më kurrë. Disa u kthyen të zhgënjyer nga fati i tyre, por disa të tjerë mbetën përgjithmonë në fund të detit. Të gjithë ne në shenjë nderimi, i kujtojmë ata që nuk ndodhen në mes nesh.

Dhe sot me dhimbje kthej sytë nga deti, nga ai det që u bë varri i përjetshëm i tyre. Dhe tani pas një viti duket qartë një heshtje e mistershme. Deti hesht, dhe aty në heshtje bashkohen edhe mijëra ëndrra të mbetura në thellësitë e tij. Pse vallë sot hesht o det, pse nuk flet?!

E di që edhe ti ndjen dhimbje, por nganjëherë dhimbja shfaqet edhe në heshtje. Po të pyes o det, pse nuk tregove pak mëshirë atë natë?! Valët e tua përpinë ëndrrat e tyre. Sa i etshëm për jetë. Edhe ti vrasës o det?! E sot si për ironi rri i heshtur si varr! E në fakt i tillë je. Një varr i stolisur me lule që nënat i hodhën në nderim të bijve të tyre të humbur…

 

Në kërkim të shpresës

Shpresën u nise ta kërkosh

E dije që e ke të vështirë

Por me sy hapur fillove të ëndërrosh

Duke kërkuar një jetë më të mirë…

 

U nise me shpresë të mekur

Me një lot që të ndriu në sy

Më pas në fund të detit për të mbetur

Ky ishte fati për ty…

 

Këtë fat sa lhetë e pranove

Jetën vdekjes duke ia dorëzuar

Por, më thuaj, pse kaq shtrenjtë e pagove,

Atë që me vite kishe ëndërruar?!…

 

Dikush për këtë është fajtor

Bëri një krim që duhet dënuar

Dikush mundi të ishte aq mizor

Sa për një natë me mijëra ëndrra të ketë shuar?!…

 

Sa lule u hodhën në nderim

Aty ku u varrosën përgjithmonë

Sa herë deti mori një mallkim

Të një nëne që djali i mungon…

 

Sa vetë vdiqën mizorisht,

Sa nëna nga djemtë janë ndarë,

Sa jetë deti padrejtësisht

Po i merr e i kthen në “margaritarë”?!…

Emiranda Lukaj

 

TURQI, PROFESORI RREZIKON DENIMIN NGA NJE LIGJ I SHEK. 19

 

-Presidenti i universitetit të lirë të Ankarasë Fikret Baskaya rrezikon dënimin me tre vjet heqje lirie nga një nen i shekullit të 19-të që vazhdon të jetë në fuqi në këtë vend…                                                                                                        Turqia kërkon të anëtarësohet në BE duke lënë ende në fuqi nene të kohës së sulltanëve.

“Presidenti i Universitetit të Lirë të Ankarasë, Fikret Baskaya rrezikon të dënohet me tre vjet heqje lirie nga një nen 115-vjeçar, ende në fuqi i Kodit Penal të Turqisë për dy artikuj të shkruar para dhjetë vjetësh kundër raprezaljeve të juntës ushtarake e cila vazhdoi në Turqi deri në vitin 1980.Pavarësisht shtyerjes së seancës gjyqësore si pasojë e presionit ndërkombëtar, kryesisht atij evropian, kjo s’do të thotë se çdo gjë përfundoi.”

 

Apelin e mësipërm e jep Presidenti i Nderit i Organizatës Jofitimprurëse PIA (Peuples d’Ici et d’Ailleurs-Popujt Këtu dhe Kudo-A.L.) me qendër në Niort të Francës, Bekir Gunes.Për të kuptuar absurdin e mësipërm s’është e nevojshme të jesh jurist.

6 muaj më parë Baskaya ishte prezent për të referuar në Takimin e 6-të Ndërkombëtar Rinor me temë “Marrdhëniet Veri-Jug, drejt ç’farë globalizimi?”, të organizuar në Francë po nga kjo organizatë.

 

Profesor Baskaya, me titull Doktor në shkencat ekonomike, specialist i marrdhënieve Veri-Jug dhe shkrimtar, i dënuar dy herë politikisht si mbrojtës i të drejtave të popullatës me origjinë kurde në Turqi, shkruante 10 vjet më parë në një të përditshme turke kundër raprezaljeve dhe torturave të ushtruara ndaj të burgosurve politikë nga junta ushtarake dhe SIVAS (policia secrete e juntës-A.L.) duke i bërë thirrje edhe autoriteteve shtetërore për të mbajtur tashmë qëndrim.

 

Por absurdi i këtij procesi qesharak qëndron konkretisht në faktin se neni 159, pika 1 i Kodit Penal Turk që rrezikon dënimin në fjalë, daton në vitin 1889 në Kodit Penal të Italisë së kohës dhe është huazuar i paprekur nga Turqia në vitin 1926.Pra qysh prej 90 vitesh ky ligj i papranueshëm totalitar kundër lirisë së shprehjes së mendimit, vazhdon të jetë në fuqi në Turqi, gjë që rrezikon realisht dënimin për të tretën herë të Prof. Baskaya. (është burgosur më parë edhe dy here, ndërmjet të tjerash edhe si mbrojtës i të drejtave të  popullsisë kurde në këtë vend-A.L.).

 

Nga ana tjetër shtyrja e gjykimit që u vendos para një muaji nga trupi gjykues në Ankara përkon me kritikat e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar e veçanërisht të BE-së ndaj demokratizimit, ndërmjet të tjerash edhe të sistemit gjyqësor si kusht i domosdoshëm për pranimin e Turqisë në BE.Togat e zeza të Ankarasë sigurisht që janë të bindur se po drejtojnë një proces nga më absurdët dhe qesharakët por ato nuk mund të shkojnë përtej shtyrjes pambarimisht të seancave në ngarkim të Dr.Baskayas përsa kohë parlamenti turk nuk e ka shfuqizuar ende nenin 159 dhe nene të tjerë të ngjashëm me të.Si rrjedhojë, 9 shtatori, 25 nëntori, 22 dhjetori dhe së fundi 30 dhjetori I vitit 2004, ishin këto datat fiktive të paracaktuara për të dështuar por njëkohësisht edhe për të mos marrë fund për sa kohë vazhdon të sundojë absurdi I mësipërm.

 

Kësisoj, procesi ndaj Presidentit të Universitetit të Lirë të Ankarasë, Fikret Baskaya ende nuk ka mbaruar përderisa gjykata ende nuk e ka dhënë verdiktin.Ndaj edhe vendimi i fundit nuk lë vend për përgjumje të vëmendjes së opinioni publik për sa kohë nuk shfuqizohet neni në fjalë, i denjë për epokën e sulltanëve që vazhdon të kërcënojë lirinë e shprehjes së mendimit në Turqinë e shekullit të 21-të.Fushata sensibilizuese e ndërmarrë nga PIA me rreth 300 anëtarë në mbarë botën, nuk synon vetëm shfuqizimin e nenit 115 por edhe të neneve të tjerë të ngjashëm me të, që fatkeqësisht vazhdojnë të jenë në fuqi në këtë vend.

Arben  Lagreta

 

Shkolla 9-vjeçare Gurëz merr emrin e luftëtarit Nikoll Miri

Shkolla shqipe në Gurëz u hap në vitin 1919. Më datën 13 dhjetor 2004 shkolla 9-vjeçare Gurëz merr emrin e luftëtarit të shquar Nikoll Miri. Në këtë ditë për të nderuar ceremoninë e marrjes së emrit të kësaj shkolle marrin pjesë ish-nxënës të kësaj shkolle të viteve ’30-’40 e në vazhdim. Marrin pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, Kryetari i Komunës Fushë-Kuqe Ded Keri, Kryetari i Këshillit të Komunës Fushë-Kuqe Gjovalin Miri, Kryetari i Qarkut Lezhë, Bardh Rica, deputeti i zonës Pal Dajçi, Prefekti i Lezhës, Gjergj Rakaj, i dënuari politik Luigj Miri, i afërm i luftëtarit Nikoll Miri, Kryetari i Komisionit Organizator të familjes Miri. Ceremoninë e përshëndeti edhe publicisti i njohur i trevës së Gurzit Gjergj Kol Uci.

Drejtori i shkollës 9-vjeçare “Nikoll Miri” Gurëz, zoti Gjok Bici pasqyroi në diskutimin e tij historinë e kësaj shkolle që nga dita e krijimit e në vazhdim. Pllakën me shkrimin Shkolla 9-vjeçare “Nikoll Miri” e zbuloi deputeti i zonës, Pal Dajçi. Të gjithë të pranishmit theksuan rëndësinë e kontributin që kjo trevë ka dhënë në vite. Në këtë ceremoni përshëndeti i dënuari politik Luigj Miri, ku në diskutimin e tij ishte shumë prekëse ku përmendi që nga kjo derë u pushkatuan pa gjyq 14 burra. Ai përmendi dekoratat që këta heronj morën si Martirë të Demokracisë. Në ceremoninë e dekorimeve ka qenë i pranishëm edhe ish Ambasadori Amerikan Rajerson, por shumë rrënqethëse ishte kur publicisti Gjergj Uci përmend në familjen e Mirajve persekucionet, pushkatimet, burgimet, internimet, diferencimet politike.

Gurzi është një fshat i cili kufizohet me Bregun e Matës, Tale, Shënkoll; kufizohet me Goren dhe Fushë-Kuqen dhe Detin Adriatik. Gurzi është një fshat që përfshihet si juridiksion në Komunë Fushë-Kuqe në rrethin e Kurbinit, është një fshat i cili është i shquar për harmoninë e komuniteteve fetare, është fshati më i persekutuar pothuajse në Shqipëri. Familja më e persekutuar në këtë fshat është familja e Mirajve, të pushkatuar 14 burra, të internuar e të dënuar politikisht me qindra vite.

 

Kush është Nikoll Miri dhe fisi i Mirajve?

Nikoll Miri lindi në trevën e Nikçit të Kelmendit të Malësisë së Madhe. Ai dhe shumë pjestarë të fisit të tij kanë qenë në Gurëz. Nikoll Miri lindi dhe u rrit me dëshirën e mirë për t’u arsimuar, për të kontribuar për vendin e tij Shqipërinë. Ai rrjedh nga një derë e cila është shquar që në 1912 e në vazhdim si derë e bukës, bujarisë, besës dhe e pushkës. Me kalimin e viteve lufta e klasave filloi persekutimin e fisit të Mirajve, luftë e cila nuk kursei asgjë. Nikoll Miri ra për një jetë më të mirë, duke luftuar kundër taborreve turke. Në krah të këtij burri të shquar ranë Pjetër Miri, Zef Bici, Kolek Bori etj. Kjo trevë nuk do t’i harrojë këta burra të shquar.

Gurzi, kjo trevë njohur prej dekadash, ka nxjerrë intelektualë të shumtë, ku me qëllim të caktuar kohërat i kanë lënë në harresë. Shkolla 9-vjeçare “Nikoll Miri” Gurëz ka nxjerrë intelektualë që so janë të aftë të drejtojnë pushtetin lokal e qendror dhe atë legjislativ, ku shumë njerëz të veshur me pushtet këtë trevë kanë kërkuar ta shfrytëzojnë vetëm për përfitime politike. Gurzi, kjo trevë historike ka bijtë e vet dhe nuk ka nevojë për njerëz të importuar. Gurzit, kësaj treve që historinë e saj e ka shkruar me gjakun e bijve të vet, i mungo infrastruktura, rrugët, uji, dritat.

Si ish nxënës të kësaj shkolle, duhen përshëndetur të gjithë ata mësues e mësuese të cilët punuan me përkushtim për të nxjerrë nxënës sa më të aftë. Ata sot kanë thinjat e bardha, por janë krenarë që ish-nxënësit e tyre kontribuojnë në Shqipëri dhe jashtë saj. Këta mësues, të cilët ne nuk do t’i harrojmë, mësues Luigj Deda, Malush Çela, Avdyl Martini, Xhemal Martini, Beqir Mehi, Pashuk Bici, Qazim Demiri i sapo ndarë nga jeta, Prek Vata, Ndue Gjoka, mësueset e nderuara Feride Martini, Rake Vata, Leze Bici, Diella Marashi, nuk ishin thjesht mësimdhënës.

Kohërat po kalojnë. Historia do të shkruhet. Gurzi do të përparojë. Brezit të ri që po studion në këtë shkollë i uroj nga zemra që të bëhen intelektual të aftë duke kontribuar për shkollën dhe trevën që i lindi dhe i rriti. Unë nëpërmjet këtij shkrimi modest e të thjeshtë uroj mësuesit dhe mësueset e mi të dashur, tani të thinjur, duke i siguruar që mundi nuk u ka shkuar kot dhe dijet e tyre janë të pasqyruara sot në fytyrat e shumë ish-nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Nikoll Miri”. Sot ata punojnë në Shqipëri e jashtë saj. Me këtë shkrim kërkoj nga brezi që unë i përkas dhe brezat që janë para meje dhe atyre që do të vijnë, të mblidhemi të gjithë së bashku, të kontribuojmë për Gurzin tonë të dashur që na lindi dhe rriti. Duke kontribuar ne nuk bëjmë gjë tjetër vetëm çojmë më tej amanetin e luftëtarit Nikoll Miri dhe të shumë luftëtarëve të tjerë.

Gurzi ka qenë, është dhe do të jetë krenaria e Kurbinit dhe e mbarë Shqipërisë.

Fran Dashi

Kryetar i PKD-së, ish-nxënës i kësaj shkolle

Mafia e shtetit po vonon krijimin e ekspeditave të përbashkëta me Kosovën

-Intervistë me anëtarin e Shoqatës Europiane për Trashëgiminë Gjeologjike, gjeologun e mirënjohur shqiptar, Vasfi Duka-

Cili është Vasfi Duka?

Inxhinieri gjeolog Vasfi Duka është afro 70 vjeç. U lind në Vranisht të Vlorës më 1935, ku kreu shkollën fillore. Më pas mbaroi Politeknikumin “7 Nëntori”, dega Miniera, Tiranë. Nga viti 1955 deri më 1958 punon teknik i mesëm gjeolog në Kurbnesh dhe Spaç të Mirditës. Vijon studimet e larta në Bashkimin Sovjetik, në Institutin e Zbulimeve Gjeologjike “Orxhonikidze” të Moskës, vitin e fundit në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të minierave. Në vitin 1965 emërohet Kryegjeolog dhe pas tri vitesh Drejtor i Ndërmarrjes Gjeologjike Rubik ku udhëhoqi shërbimin gjeologjik për projektimin dhe zbulimin e vendburimeve të reja të bakrit të pasur në Kaçinar dhe të bakrit për pasurim në Derven e Rrenjollë, si dhe punimet kërkuese-zbuluese për shtimin e rezervave në Spaç dhe Kurbnesh etj. Në vitet 1977-1986 punon Kryegjeolog e më pas Drejtor i Ndërmarrjes Gjeologjike të Shkodrës, ku udhëhoqi shërbimin gjeologjik që bëri të mundur zbulimin dhe dorëzimin e minierave të bakrit Palaj dhe Karmë (për bakër të pasur) dhe vendburimin e bakrit të Turecit (për përpunim). Po ashtu iu dorëzuan komisionit shtetëror vendburimet e titanomagnetiteve të Kashnjetit, i magneziteve të Gomsiqes, i azbesteve të Kaftallës, i kaolinave të Vigut, i argjileve të Melgushë-Bushatit, i fluoriteve të Brashtës etj. Në vitin 1986-1992 punoi i komanduar në Institutin e Studimeve Ekonomike në Tiranë ku dhe doli në pension. Ka botuar një seri artikujsh shkencorë në revistën “Buletini i Shkencave Gjeologjike”, “Probleme ekonomike” etj. Në vitin 2004 pranohet anëtar i Shoqatës Europiane për Trashëgiminë Gjeologjike, “Progeo”. Është dekoruar me “Urdhërin e Punës” të klasit të tretë, të dytë e të parë për shërbime të shquara në sektorin e gjeologji-minierave.

 

Shqipëria Etnike: Duke patur një njohje të kahershme me ju dhe duke vlerësuar kontributin tuaj edhe shoqëror mendojmë të dimë se cili është mendimi juaj për procesin integrues në të cilin është përfshirë shoqëria shqiptare?

Vasfi Duka: Pjesa dërrmuese e shqiptarëve dëshirojnë dhe aspirojnë për t’u integruar në Komunitetin Europian, por politikano-pushtetarët tanë, ndonëse në pamje të parë duket se po “lodhen e djersijnë” për këtë problem, realisht nuk po u përgjigjen si duhet. Integrimi në BE përfshin tri fusha kryesore: Politike, Institucionale dhe Ekonomike. Deri tani puna e politikës dhe e qeverisjes sonë është përqendruar në dy të parat, duke lënë në bisht integrimin ekonomik. Po integrimi nuk mund të arrihet nëse nuk plotësohen parametrat e kërkuara ekonomike. Nuk përjashtohet mundësia që për arsye konjukture ose strategjike, BE të na futë në “kasollen” e saj edhe pa u plotësuar 100% standardet ekonomike. Në këtë rast Shqipëria do të futej në BE pa emër e pa dinjitet dhe do të detyrohet të “ulet” në karriken e fundit të sallës së madhe Europiane, aty pranë derës, i gatshëm që në urdhërin më të parë të përlajë fshesën për të fshirë sallën dhe korridoret e saj…

Shqipëria Etnike: Me të drejtë flisni për standarde ekonomike. Këto standarde thuhet se po plotësohen, ose më saktë po shënojnë rritje. Shifrat zyrtare pohojnë për një rritje ekonomike vjetore prej 6%. Ju si do argumentonit?

Vasfi Duka: Loja me shifrat e “rritjes ekonomike” është si loja me flluskën e sapunit. Bazamenti i këtij 6 përqindëshi të rritjes ekonomike përbëhet nga dy kollona zhvillimi: Taksat dhe tatimet, kollona të cilat kurrsesi nuk përbëjnë prioritete zhvillimi të qëndrueshme, por vetëm mënyra kalimtare mbijetese. Se në fund të fundit a mbahet, rregullohet e forcohet shtëpia vetëm me ujëm?! (Ujëm quhet taksa në natyrë që mban mullixhiu për drithin e bluar).

Shqipëria Etnike: A janë përcaktuar prioritetet e zhvillimit të vendit dhe nëse jo, cilët sipas jush, do të ishin këto prioritete?

Vasfi Duka: Edhe në përcaktimin e prioriteteve të zhvillimit tonë kombëtar, për fat të keq ka një “lojë” të mjerueshme, në mos qoftë një lojë e qëllimshme. Prej 14 vitesh flitet për prioritete zhvillimi, por këto “prioritete” kanë përfunduar në gjëra anësore. Kombi shqiptar nuk erdhi sot në këto troje, ndaj na i mungoka informacioni për terrenin, për klimën, për pasuritë natyrore etj. Paraardhësit tanë në mijëra vjet ekzistencë na lanë trashëgim jo vetëm trojet si nocion gjeografik, por edhe traditën e jetës, të punës, të kulturës e të zhvillimit. Këtë trashëgimi e kemi të dokumentuar në historinë tonë, por e kemi edhe të jetuar nga pjesa dërrmuese e brezave të tashëm. Tri mendoj se janë kollonat kryesore mbi të cilat mbështetet përcaktimi i prioriteteve të zhvillimit të një vendi: Pasuritë natyrore të mbi e nëntokës; Resurset njerëzore e mundësitë teknike për shfrytëzimin e pasurive dhe Kërkesë-oferta e tregut. Po t’i përmbahemi kësaj ligjësie, nuk do të sajonim prioritete si ajo e “tregtarit ambulant” që duan të na imponojnë, por do të kishim prioritete zhvillimi mbështetur mbi pasuritë natyrore të vendit, të cilat janë provuar e realizuar ndër vite. Kush përpiqet të sajojë “prioritete” të tjera artificiale, ai vetëm mashtron popullin dhe vihet me dashje në antipod të interesave kombëtare.

Shqipëria Etnike: Ç’pasuri natyrore zotëron vendi ynë? A janë këto pasuri të mjaftueshme për plotësimin e nevojave optimale? Cilat nga këto pasuri do të ishin objekt i prioriteteve të zhvillimit aktual?

Vasfi Duka: Për të treguar rëndësinë që kanë pasuritë natyrore në ekonominë e një vendi, po citoj mesazhin e Presidentit të SHBA, Kenedit, drejtuar Kongresit Amerikan më 23 shkurt 1961 gjatë diskutimit të buxhetit të qeverisë:

“Shoqëria jonë e gjitha qëndron mbi ujërat, pyjet, tokën dhe mineralet e dobishme. Nga mënyra se si ne do t’i përdorim për shfrytëzimin e futjen në qarkullim të këtyre burimeve, varet shëndeti, siguria, ekonomika dhe mirëqenia jonë”. (Marrë nga Brian Skinner – “A i mjaftojnë njerëzimit resurset e tokës” – botuar në Moskë 1989).

Për t’iu përgjigjur pyetjes për resurset natyrore të vendit tonë do të citoj dy vargje të poemës “Bagëti e Bujqësi” të poetit kombëtar Naim Frashëri:

    “Shqipëria përsipër lulez e gjethe, brenda argjend e flori”

Këto nuk ishin thjesht vargje për të ringjallur patriotizmin, por edhe informacione që vinin nga e kaluara. Ishin argjendi, floriri dhe gjithë pasuritë natyrore që i nxitën të parët tanë të mbaheshin me thonj e me dhëmbë përballë rrebesheve të kohës ndër këta shkëmbinj e male, në pamje të ashpër, por tepër të lakmueshëm. Pasuritë mbi e nëntokësore të vendit tonë përbëjnë resurse të tilla që jo vetëm plotësojnë nevojat jetësore të popullit, por edhe konkurojnë denjësisht në tregun aktual botërore. Natyra është treguar tepër bujare me vendin tonë, duke e “kompletuar” me të gjitha llojet e resurseve. Ndonëse vend kryesisht malor, sasia e tokës së punueshme, aktualisht e sistemuar në mënyrë bashkohore, plus klimën e favorshme në sajë të pozicionit gjeografik, siguron prodhim në sasi e cilësi të mjaftueshme për konsum dhe eksport; Shqipëria zë vendin e dytë në Europë (pas Norvegjisë) për rezervat ujore, por që në fakt shfrytëzon vetëm 1/3 e tyre; Pyjet kanë qenë dhe mbeten një pasuri e çmuar për ekonominë e vendit; Përveç rreth 400 km vijë bregdetare që sigurojnë një turizëm masiv dhe elitar, vendi ynë zotëron rreth 30 mijë kilometër katrorë ujëra detar të cilat, me pasurinë që mban mund të quhet pa frikë një “minierë e lëngëshme”. Mbi të gjitha natyra tepër bujarisht na ka dorovitur me pasuri të çmuara minerale, pasuri të cilat zënë vendin kryesor në themelet e zhvillimit të një vendi.

Shqipëria Etnike: Si ekspert i zbulimit të mineraleve të ngurta e me një eksperiencë të gjatë në shfrytëzimin e tyre, a mund të flisni për rëndësinë e tyre në tregun e sotëm dhe ç’resurse mineralesh zotëron Shqipëria?

Vasfi Duka: Pasuritë minerale kanë qenë dhe mbeten burimi i parë i themeleve të qytetërimit të njerëzimit në të gjitha kohët e zhvillimit të tij. Gjeoekonomisti i njohur amerikan Brian Skinner në librin e tij “A i mjaftojnë njerëzimit resurset e tokës”, botim i vitit 1989 – thotë:

    “Kombe e perandori të tëra kanë lulëzuar në zhvillimin e gjithanshëm të tyre ku kanë pushtuar e shfrytëzuar resurset minerale dhe janë zhukur nga faqja e dheut kur atyre u kanë kthyer shpinën, ose kur këto resurse kanë shterruar”.

Komentet e mëtejshme besoj janë të tepërta. Ajo që ka rëndësi për ne është fakti që Shqipëria radhitet ndër vendet e privilegjuara nga natyra për një “kompletim” me të tria grupet e resurseve minerale: ato metalore, jometalore dhe energjitike, resurse këto me rezerva të konsiderueshme për nga sasia dhe cilësia. Mbështetur në tri revolucionet e mëdha që ndodhën në gjeoshkencat në këta tridhjet vitet e fundit si Teoria e tektonikës së pllakave, Përdorimi i sizmikës dhe Përcaktimi i moshës së shkëmbinjve me metoda radioaktive, shkencëtarët shqiptarë e mesdhetarë të gjeologjisë kanë përcaktuar se Metalogjenia e Albanideve është me vlera të pallogaritshme për ekonominë sepse ka ndërtim kompleks; ka zhvillim të proceseve magmatike, vullkanike e mineralformuese; ka prani të mëdha të ansambleve të mineraleve që nuk ndodhe në Helenidet greke dhe Dinaridet kroate dhe serbe, dhe më e rëndësishmja, shtrirja (gjatësia e gjerësia) e Ofioliteve shqiptare është më e plotë se në territoret e tjera të Mesdheut. Falë këtyre resurseve, shumica e të cilave të zbuluara e vëna në shfrytëzim nga gjeologjia jonë, deri në vitin 1992 në sektorin e zbulimit e shfrytëzimit të mineraleve punonin mbi 150 mijë punëtorë, inxhinierë e specialistë. Ky sektor, së bashku me degët e tij të industrisë siguronte mbi 60% të të ardhurave kombëtare. Për disa dhjetëvjeçarë, Ofiolitet shqiptare shërbyen si magazina nga ku u nxorën disa miliarda ton minerale jometalore, kryesisht materiale ndërtimi; mbi tre milion ton në vit minerale metalore si krom, bakër e hekur nikel; mbi një milion ton naftë (ka patur vite që janë nxjerrë edhe dy milion ton naftë) etj. Krahas kësaj, falë zbulimeve gjeologjike sot kemi rezerva të sigurta e të nxjerrshme: mineral bakri në sasinë 31 milion ton; mineral kromi me përmbajtje platini si bashkëshoqërues në sasinë 22 milion ton; hekur nikel e nikel silikat me trefishin e rezervave të dy mineraleve të mësipërme; kemi mbi 14 milion ton boksite për alumin dhe 100 milion ton rezerva të zbuluara të Titanomagnetitit me përmbajtje të lartë Vanadi. Shumica e këtyre mineraleve gjenden pothuaj në sipërfaqe dhe mund të shfrytëzohen me kosto të ulët.

Shqipëria Etnike: Disa politikanë dhe ekonomistë të sotëm thonë se koha ka nxjerrë prioritete të reja zhvillimi, se resurset minerale, për arsye të kostos së nxjerrjes kanë kaluar në plan të dytë e të tretë e madje kanë dalë fare nga ofertë-kërkesa e tregut. Sa qëndron një përcaktim i tillë?

Vasfi Duka: Këtë “përcaktim” e bëjnë skeptikës, parazitët dhe pse jo mafiozët për të justifikuar politikat e tyre të zhvillimit “modern”, që në fakt janë politika të shkatërrimit të ekonomisë. Po të ballafaqohemi me realitetin, “përcaktimi” i tyre bie poshtë. Mineralet jometalore sot zotërojnë tregun botëror. Shtatë nga vendet më të zhvilluara të botës këtë grup mineralesh e konsiderojnë si treguesin kryesor të modernizimit. Në këtë grup Shqipëria disponon 70 lloje, 50 prej të cilave vetëm në verilindje të vendit. Kështu ne kemi bazalte të shumëllojshme për shtrimin e autostradave e shesheve të qyteteve për vendin dhe eksport; gipse për panele ndërtimi bashkëkohore; olivinite për tulla zjarrduruese; materiale për prodhimin e çimentos së bardhë e të markave të larta; xhama vullkanikë për prodhimin e panelave, tubave e blloqeve të perlitit për ndërtime moderne; kaolinë për porcelan, jonoshkëmbim e pastrim të ujërave të ndotura dhe për prodhimin e tullave shamot etj. Rezervat e këtyre mineraleve arrijnë në qindra milion ton. Por edhe për mineralet metalore kërkesa e tregut nuk është ulur, përkundrazi SHBA, Japonia dhe vendet e BE importojnë mbi 15 lloje të mineraleve të rralla. Nga këto 15 lloje, 10 prej tyre si: bakri, kromi, ari, argjendi, nikeli, zinku, vanadi, tantali, mangani dhe hekuri gjenden në vendburimet tona. Edhe oferta e çmimeve për këto minerale është e favorshme. Krahasuar me vitin 190 sot çmimet e tyre janë rritur në disa raste dyfishuar. Kështu bakri blistër nga 1350 dollarë për ton ka arritur në 1870 dollarë; ferrokromi nga 420 dollarë në 800 dollarë; kromi bruto në dyfishin e çmimit; nikeli metal nga 4200 në 10 e 15 mijë dollarë etj. Rritjen e kërkesës për këto minerale e konfirmon edhe Studimi i Bankës Botërore i prillit 1998 në Buletinin e saj me titull “Transformimi”, ku thuhet:

    “Në Shqipëri dhe në kufijtë e saj veriorë me Kosovën ndodhen një varg i tërë elementesh të metaleve të rralla, rezervat e të cilave kanë karakter strategjik. Edhe prej këndej është dyzet herë më i lirë se transporti prej Afrikës, Amerikës Latine apo prej pjesës aziatike të ish Bashkimit Sovjetik”.

Shqipëria Etnike: Ju keni qenë mbi tridhjetë vjet gjeolog dhe drejtues i ndërmarrjeve gjeologjike në Rubik e Shkodër. Nga ky pozicion keni organizuar e udhëhequr punime kërkim-zbulimi në zonën veriore e madje edhe në zonat kufitare. A ka lidhje në mes të brezave mineralmbajtës të Shqipërisë me Kosovën?

Vasfi Duka: Gjeologët shqiptarë në të dy anët e Drinit i kanë botuar hartat gjeologjike me tekstet e tyre shpjeguese. Ato vërtetojnë vazhdimin e brezave mineralmbajtëse të kromit, nikelit silikat, hekur nikelit me ligjësi përhapjeje nga Korça në Kosovë. Po kështu, “tërthorja” Shkodër-Pejë paraqitet si një enë gjigande brenda së cilës ndodhen vendburime të rëndësishme sulfuresh që nga polimetalet (plumb, zink, bakër, zhivë) dhe elemente të çmuar e të rrallë, por edhe minerale strategjike jometalore, si fluoriti, bariti, kuarci, kalciti optik etj. Nisur nga kjo, ne jemi tepër të vonuar në krijimin e ekspeditave të përbashkëta e komplekse me Kosovën, për dokumentimin e saktë të këtyre mineraleve, por në të njëjtën kohë edhe për realizimin e studimeve gjeologjike, inxhinierike e hidrogjeologjike nga ku mund të zbulohen rrjetet e ujërave të cilësisë së lartë për eksport apo punime gjoefizike për përpilimin e hartave të zonave të rrezikshme si shembjet, orteqet etj., si dhe specialitete të tjera të gjeoshkencës. Një rast i veçantë e shumë i favorshëm është ndërtimi i rrugës Milot – Qafë Morinë, veçanërisht tuneli me gjatësi rreth 7 km i Thirr-Surroit. Punimet e kësaj rruge e sidomos të tunelit të saj do të jenë një “prerje” e Ofioliteve dhe Albanideve duke dhënë mundësi kështu që pa harxhime të tjera të zbulohen vendburime të bakrit, kromit, nikelit, por edhe të platinit, arit, argjendit, si bashkëshoqërues të tyre.

Shqipëria Etnike: Pas gjithë këtyre të dhënave optimiste për resurset natyrore, veçanërisht ato minerale, lind pyetja: Si shpjegohet që ky sektor jetik për zhvillimin e vendit është braktisur deri në mbyllje, siç ndodhi para do kohësh me minierat?

Vasfi Duka: Duke përfituar nga mosnjohja sa duhet e pasurive minerale nga ana e qytetarëve (në regjimin totalitar rezervat minerale ishin sekret shtetëror), qeveritarët e alternuar në pushtet në rastin më të mirë kanë zgjedhur rrugën më të lehtë të qeverimit të tyre dhe në rastin më të keq për popullin, rrugën e abuzimit me pasuritë kombëtare. Për të argumentuar këtë të fundit po sjell një shembull:

Vendburimi i Munellës është më i madhi ndër vendburimet e sulfureve të zbuluara gjer tani. Për zbulimin e këtij vendburimi shteti ynë ka investuar disa dhjetra milion dollarë, kanë punuar me qindra specialistë, janë angazhuar me dhjetra laboratorë e institute brenda e jashtë vendit për dhjetë vite me radhë. Vlera e përgjithshme e sasisë dhe llojeve të mineraleve në këtë vendburim, sipas gjeoekonomistëve është mbi 1,5 miliard dollarë. Këtë vendburim të gatshëm për shfrytëzim e ka marrë një firmë e huaj e cila pasi ta shfrytëzojë në pjesët më të pasura, “do të na e lërë” ne, ashtu siç lë fermeri lëvozhgën e bostanit pasi i ka ngrënë zemrën e pjekur. Shitja për pesë lekë e pasurive kombëtare apo mbyllja e sektorëve strategjikë të ekonomisë nuk janë veprime të diktuara nga kushte e rrethana objektive, por lojë djallëzore e mafiozëve politikë në pushtet, të cilët, me një mijë e një mënyra kanë realizuar, siç thotë një analist i medias, fenomenin e “state coptur” të kapjes së shtetit duke bërë ligjin në ekonomi, në politikë e kudo në dëm të interesave reale të vendit. Falë kësaj “loje” Shqipëria është kthyer në një “tezgë” të stërmadhe ku leçiten vetëm prodhimet e huaja, duke i vënë kazmën prodhimit e biznesit vendas. Kjo politikë nuk na çon drejt integrimit, përkundrazi na kthen në një vend tranzit, pa të ardhme e pa vlera ekonomike e shoqërore, gjë që do të ketë pasoja fatale për ekzistencën e vetë kombit tonë. Varfëria ka qenë dhe mbetet arma më e suksesshme për të vrarë një popull. Dhe strategjia e armiqve tanë tradicionalë, me ndihmën e njerëzve të paguar brenda nesh në pushtet e politikë e ka çuar këtë armë perfide në një tmerr të tejzgjatur. Që ky tmerr të marrë fund, intelektualët patriotë të vendit duhet të ndërgjegjësojnë veten dhe qytetarët se pasuritë që na ka blatuar natyra janë jetike për kombin ndaj si të tilla duhen mbrojtur me çdo sakrificë.

Shqipëria Etnike: Cila do të ishte sipas jush dalja nga kjo situatë që është krijuar?

Vasfi Duka: Sot në vendin tonë, për arsyet që thamë, intelektualët e specialistët e vërtetë janë braktisur ose janë detyruar të heshtin dhe në drejtim të punëve janë ngjitur pseudointelektualët dhe militantët e partive. Kjo situatë ka sjellë paralizimin e institucioneve shkencore shtetërore gjer tek Akademia e Shkencave e cila ka rënë jo vetëm në gjumin e pleqërisë, por edhe në një letargji mjerane. Përballë kësaj situate, unë mendoj që nëpërmjet financimeve shtetërore dhe të biznesit privat vendor e diasporë, të ngrihen bërthama paralele të projektimit të alternativave të zhvillimit të vendit. Këto bërthama studimi e projektimi, nën menaxhimin e një Komiteti Kombëtar të Zhvillimit, fillimisht hartojnë strategjinë kombëtare të zhvillimit dhe mbi bazën e kësaj strategjie të zbërthehen projekte konkrete për shfrytëzimin e resurseve natyrore si toka, pyjet, minierat, ujërat etj. Pjesëmarrës në këto bërthama duhet të jenë specialistët më të mirë të vendit të të gjitha fushave duke kombinuar jo vetëm moshat por edhe gjeografinë e specializimeve të tyre. Këto studime e projekte të ekspozohen përpara qytetarëve, prej të cilëve të merren sugjerime sado modeste qofshin. Pas këtij testimi, këto projekte të miratohen në Parlament si alternativa konkrete zhvillimi. Për projekte afatgjata e strategjike duhet të organizohen edhe referendume popullore. Krahas kësaj është e domosdoshme të thithet bioinxhinieria dhe nanoteknologjia, që sot janë në lulëzim dhe garantojnë cilësi të lartë e kosto të ulët të produkteve tona industriale e bujqësore. Duke realizuar këtë “procedurë” të prioriteteve, vendi ynë do të mund të futet në hullinë normale të zhvillimit dhe në të njëjtën kohë do të bllokojmë veprimet antishqiptare, të cilat në kohën e sotme kanë veshur mantelin e “modernizmit” me emrin integrim, por që në fakt është manteli i ekspansionit politik e ekonomik. Nëse do të vëmë në drejtim të punëve shkencën dhe njerëzit e vërtetë të saj të cilët nuk na mungojnë, atëherë me siguri do të dilet nga situata. Sot njerëzit më të pasur nuk janë ata që zotërojnë kapitale fizike, por ata që aplikojnë të rejat shkencore në teknologji (Mikrosoft). Shpëtimtar për ne është krijimi i ekonomisë së dijes dhe mënjanimi i partitokracisë në drejtimi e ekonomisë. Intelektualët dhe specialistët janë aktorët kryesorë të zhvillimit kombëtar, por ata duhen aktivizuar e mbështetur, pasi vetëm ata mund të ndikojnë në zhvillimin bashkëkohor të Shqipërisë.

Intervistoi Albert Vataj

 

Kur shqiptarët ishin pa Zot!!!

Shqiptarët para mijëra vjetësh kur njiheshin me emrin ilirë, dhe kur në besimi ishin paganë, që besonin në shumë “zota”, ose më saktë mund të quheshin “pa zot” ishin përfshirë në llumin e një jete që civilizimi nuk dihej ku fillohej e ku mbaronte. Ku themeli i shoqërisë njerëzore familja kishte një kuptim sparodik, ku respekti për brezat (prindërit) thuajse nuk ekzistonte, ku nderi në përgjithësi as nuk njihej fare. Kjo periudhë pagane e të parëve tanë ilirë e më gjerë zgjati deri atëherë kur vetë krijuesi për të shpëtuar krijesat e tij (njerëzit) të mashtruar e marruar nga djalli solli mbi tokë të dërguarin e tij… e së bashku me Mesinë besimin, shpëtimin e qytetërimin që u zhvillua e konsolidua deri në ditët tona. Gjithsesi ne shqiptarët (por edhe popujt e tjerë) e kemi bërë zakon që të vëmë në dukje e të shkruajmë vetëm zakonet e jetën me të cilat krenohemi e bazohemi nga njëri brez në tjetrin, duke “harruar” ato zakone e pjesë të jetës që sot me to “turpërohemi”. Kjo “harresë” shpesh ne shqiptarëve të paktën na ka sjellë përsëritjen e tyre, ndonëse në kohë e forma të ndryshme, por me të përbashkëtën, kur ne na kanë lënë “pa zot”. Por le t’i kujtojmë konkretisht…

Së pari duam të kujtojmë se edhe sot ekziston një gojëdhënë tek populli jonë, se dikur para qindra mijëra vjetësh fëmijët kur u rriteshin dhe prindërit ju plakeshin, nuk i linin të vdisnin në shtëpitë e tyre kur t’u vinte vdekja natyrale. Për të realizuar këtë ishte bërë zakon që prindërit e plakur të dërgoheshin në shpellat e paracaktuara, ku u jepej disa ditë bukë me vete, dhe pasi uleshin atje me “litarë” liheshin në pamundësi për të dalë nga shpella duke vdekur dalëngadalë e për gazep. Se sa kohë kishte vazhduar ky zakon antinjerëzor ne nuk mund ta dimë sot, por sipas gojëdhënave kjo u ndërpre vetëm atëherë kur prindërit e plakur filluan t’u kujtojnë fëmijëve të tyre se këtë fat do të kishin sapo të plakeshin vetë ata dhe fëmijët e tyre do të zbatonin zakonin. Dalëngadalë ky zakon filloi të drithërojë të rinjtë që kishte filluar t’u vinte arsyeja, gjë që bëri të ndryshojë fati mjeran i brezave të ardhshëm… Ky zakon pas mijëra vjetësh filloi të kultivohej në shoqërinë komuniste, ku djali spiunonte prindin, dhe e dërgonte si antikomunist në “shpellat” e Sigurimit famëkeq të Shtetit, e në shpellat burgje pa asnjë mundësi shpëtimi. Mjerisht edhe sot shumë prindër në emër të civilizimit modern braktisen nëpër shpellat e jetës…

    Së dyti thuhet sipas gojëdhënave se kur të parët tanë zbutën qenin, atij i hidhnin trupat e njerëzve të vdekur, për t’i ngrënë mishin, dhe kockat pastaj varroseshin… Në periudhën e paganizmit të dytë (komunizmit) mjaft eksperimente të tilla u bënë me kundërshtarët politikë të shtetit. Por tashmë mishin këtyre njerëzve nuk ua hanin qentë me katër këmbë, por ata me dy këmbë që i shërbenin pa mëdyshje diktaturës, por me një ndryshim se shumë i lanë edhe pa varre… Edhe sot në demokraci ka ca “qen” kapitalistë që i shfrytëzojnë njerëzit aq shumë sa u hanë për së gjalli jo vetëm mishin, por edhe shpirtin…

    Së treti gratë ilire… shkonin lirisht me çdo burrë, deri me shërbëtorin e tyre, e duke mos bërë dallim as ndër burra të një fisi apo një tjetri, mbretëronte ndër ta një përzierje gjaku pa kufi. Por ndjesitë e të drejtës së pushtetit Atnuer, shfaqeshin në atë mënyrë kur fëmijët u rritshin deri në të pestin vit bashkarisht. Atëherë mblidheshin këta fëmijë dhe u shqyrtojshin se cilit burrë i ngjanin më shumë, dhe pastaj shpallej fëmija dhe babai i tij. Burri që u shpallte në këtë mënyrë baba i një djali do ta pranonte këtë për vete dhe nënën e tij për grua. Vajzat derisa s’kishin bërë një djalë për me ju diktua i ati, ishin gjithmonë të lira me jetue me kë t’u pëlqente… (Vëzhgime iliro-shqiptare… Dr.Ludwig V.Thalloczy… fq.48).

Edhe në kohën e komunizmit femrat shqiptare të lidhura me partinë kishin të drejtë të livadhisnin lirshëm me kastën e kuqe, dhe “kopilëve” jua cakonte babanë partia…, por e pranonte edhe “njerëzia”. Ndërsa tani në demokraci është “shpikur” bashkëjetesa dhe prostitucioni legal e ilegal, ku shpesh babanë e fëmijëve ua përcakton vetë femra në emër të qytetërimit bashkëkohor.

    Së katërti, gabim i madh… për ilirët ishte pirja e tyre me shumicë verë, birrë dhe të tjera pije që bëheshin prej bimëve të ndryshme. Duket se bima e quajtur gentijana, që gjendej me shumicë ndër Alpet Dinarike, e ka pasë marrë emrin prej mbretit ilir Gencit (Gentius). Siç është zakon në një popull luftëtar, edhe ata këndonin në kohë lufte, duke e përcjellë me fyell e gajde dhe duke çuar bririn e pijes, dhe kërcenin një valle të egër me armë. Iliri hidhej rrotull me pallë të zhveshur… (po aty, fq.49). Në fakt pija ishte e modës edhe gjatë komunizmit, por veçanërisht sot, ku shpesh thuhet se pija (alkoolike) është më e mirë se Zoti, pasi kjo vërtet t’i merr mendtë, por prapë t’i bjen, ndërsa Zoti kur t’i merr njëherë nuk t’i bjen kurrë më… Në Shqipëri sot me bekimin e qeveritarëve kanë hyrë edhe shumë pije të tjera që i “ngjajnë” Zotit, pasi t’i marrin e nuk t’i bijnë kurrë më mendtë (drogat)… Bima “Gentiana” është zëvendësuar me Canabis Sativën, e ndërsa përsëri ne shqiptarët vazhdojmë të  “hedhim valle” me pallë të zhveshur, ku në përgjithësi ja fusim vetes se kujt e meriton ende nuk jemi të zotët…

Ndue Bacaj

 

Haberet e akshamit në gazetën “Shqipëria Etnike”

Zbulohet sekreti i intervistës së Edi Ramës në dhjetor 1990

Me rastin e 14-vjetorit të pluralizmit dhe themelimit të Partisë Demokratike, ku rol determinant kishin studentët e Universitetit të Tiranës dhe disa pedagogë e intelektualë, TV Klan nën drejtimin e gazetarit Blendi Fevziu realizoi një cikël emisionesh me protagonistët e atyre kohëve. Mirëpo përveç protagonistëve të vërtetë që kishin mbetur gjallë apo në Shqipëri, për herë të parë pas 14 vjetësh Edi Rama paraqitet si protagonist, madje kjo paraqitje ishte tepër e bujshme pasi z.Rama paraqitet me një intervistë ku kishte sharë dhe folur fjalë nga më trimaloçet kundër Partisë së Punës, Ramiz Alisë, Enver Hoxhës e të tjerë. Menjëherë ne si gazetë filluam një investigim të pavarur për të zbuluar këtë intervistë që nuk ishte njohur as në ato ditë të dhjetorit 1990 dhe as deri në vitin e 14-të. Mirëpo gjatë hetimeve tona ne na ndihmoi një haber i ardhur nga Tirana, i cili thotë se kjo intervistë e Edi Ramës është e vërtetë, por sqaron se është realizuar në zyrën e Ramiz Alisë dhe nën kujdesin e Nexhmije Hoxhës. Madje atë ditë intervista të tilla janë zhvilluar shumë me djemtë intelektualëo të nomenklaturës komuniste, ku përveç djalit të Kristaq Ramës, intervista kishin zhvilluar edhe djali i Josif Pashkos, Gramozi, si pedagog, si dhe studentët Pandeli Majko, Erion Braçe e të tjerë. Mirëpo këto intervista që i kishte filmuar RTSH duhej të merrnin miratimin e Nexhmije Hoxhës, e cila për fat të keq të Edi Ramës kishte deklaruar se intervista e djalit të Kristaqit kishte qenë më e pështira dhe ky nuk duhej të jepte asnjë intervistë kundër PPSH, se nga zori që kishte për të sharë komunizmin dukej si një karagjoz që kuptohej se nuk e ka seriozisht. Si rezultat Edi Rama u ndalua të jepte intervista në televizionet apo radiot e huaja. Përkundër kësaj djali i Josifit dhe Elenës duhej të ishte ai që duhej të jepte intervista kundër Partisë së Punës dhe në përkrahje të pluralizmit, pasi kështu Gramozi do të bëhej i besueshëm tek ata që e kishin seriozisht kundër komunizmit dhe kur t’u duhej ai do të dilte në pozicionin që do t’ia lypte Nexhmija, Ramizi e të tjerë.

Pas kësaj Edi Rama nuk e duroi fyerjen që i bëri Nexhmija dhe për disa kohë u hodh kundër komunizmit e komunistëve, deri sa ata e thirrën dhe i thanë “Boll”… E ndërsa vitet kaluan intervista kishte mbetur e regjistruar tek RTSH, ku një ditë të bukur dhjetori 2004 e gjeti si “rastësisht” Blendi Fevziu, i cili këtë “shaka” të Nexhmijes e mori për të “vërtetë”, duke e dhënë për herë të parë pas 14 vjetësh… Me gjithë seriozitetin që u munduan t’i japin ata të TV Klan, ky haber e çon intervistën e Edi K.Ramës atje ku ishte në terr… terr…

 

Kushtet për të qenë kandidat i mundshëm për t’u shpallur “Kryebashkiaku i botës”

Meqenëse konkursi i zhvilluar nga revista angleze “City Mayor” për kryebashkiakun e botës për vitin 2004 e fitoi Kryebashkiaku i Tiranës, Edi K.Rama, pra shqiptar për vitin 2005 është shtuar oreksi i shumë kryetarëve të bashkive tona. Mirëpo ata nuk dinë ende kushtet që duhet të plotësojnë për të qenë i mundshëm për të fituar këtë çmim. Është interesant se kryebashkiak të djathtë por edhe të majtë na janë drejtuar ne si gazetë për t’i ndihmuar. Ne duke qenë serioz si dhe abonentë të internetit, kontaktuam (me internet) me revistën angleze “City Mayor” dhe ajo na dërgoi në internet këto kushte:

a. Kandidati të jetë i besimit ortodoks (në mungesë i besimit komunist)

b. Të jetë homoseksual, preferohen ata që janë pasiv.

c. Të jetë pa familje, por me prirje për bashkëjetesë me dy sekset.

d. Të njohë “zanatin” e horit, hajdutit dhe të të korruptuarit.

dh. Në stafin e tij të bashkisë mbi 80% t’i kenë zgjedhur femra të martuara e divorcuara të paktën nga 2-3 herë.

e. Nga zanati preferohen të jenë piktor me zor, ndërsa nga konstrukti fizik kusht i patolerueshëm është gjatësia që duhet të jetë mbi dy metra…

Redaksia e gazetës sonë ju uron suksese kryetarëve të bashkive në këtë konkurs, por njëkohësisht shpreh shqetësimin e hileve që ka ndërtuar në kushtet e konkursit revista angleze. Madje me këto kushte kuptohet qartë se kush do të jetë fituesi edhe për 2005.

 

Kostumi “islamik” i xhoanës, dhuratë për 9 janarin (2004)

Në faqen e parë të “Koha Jonë” bashkëshortja e Kryeministrit në një foto paraqitej në kthimin nga Dubai e veshur me një kostum islamik. Në opinionin më pas u hapën shumë debate, ku kundërshtarët e Kryeministrit e quanin të vërtetë këtë veshje, ndërsa dashamirët e zotit Nano thonin se ky është një sajim në kompjuter.

Ne si redaksi e gazetës “Shqipëria Etnike” të vënë në siklet nga shumë letra me opinione si më sipër na erdhi në ndihmë përsëri një haber, (shkruhet se është një ushtar shqiptar në Irak që ka dërguar haberin). Gjithsesi ne po e shkruajmë haberin ashtu siç ka ardhur… Me rastin e 1-vjetorit të tragjedisë së Karaburunit (9 janar 2004), në ditët e para të janarit 2005 shumë media të shkruara dhe elektronike bënë komente për këtë tragjedi ku humbën jetën 28 shqiptarë (21 të mbytur dhe 7 të humbur), të cilët në kushtet e mbijetesës të krijuar nga qeveria socialiste u nisën me gomone (të qeverisë) për t’i rënë detit në “këmbë”, ku në vend të jetës më të mirë gjetën vdekjen. Këtë vdekje e kishte ndihmuar edhe neglizhenca e qeverisë, ku organi i PS “Zëri i Popullit” ne nesre më 10 janar (2004) shkruante se nuk kishte gomone klandestine, por dy drogaxhi nga Shkodra. Për çudi disa media të djathta (gazeta) kishin mbërritur në Dubai. Sapo lexuan listën e të vdekurve në këtë tragjedi një grup islamik me librin e E.Hoxhës “Shënime për Lindjen e Mesme” shkuan të takojnë Fatos Nanon (në Dubai). Në takim islamikët i kërkuan z.Nano të dinë përkatësinë fetare të të mbyturve. Zoti Nano pasi mori gazetën në dorë filloi t’u tregojë fondamentalistëve përkatësinë e besimit për të gjithë të mbyturit. Kur rezultati doli se mbi 90% ishin të besimit katolik (dhe nga trevat e veriut), fondamentalistët u gëzuan dhe uruan zotin Nano që luftën kundër katolikëve të nisur nga Enver Hoxha para 60 vjetëve ta vazhdojnë me këso suksesesh, por herë të tjera shifrat e të mbyturve të shumëfishohen. Madje ata kërkuan t’i bëjnë edhe një dhuratë modeste, por zoti Nano u tha e kam të ndaluar të marr dhurata si Kryeministër, prandaj dhuratën bënia sime shoqe. Dhe vërtet grupi i fondamentalistëve islamikë i bëri dhuratë Xhoanës kostumin me të cilin gazeta “Koha Jonë” e kishte nxjerrë këto ditë janari në faqe të parë…

 

Enver Hoxha jo veteran por kryeveteran

Këto ditë janari qeveria socialiste e filloi punën për vitin e ri me diskutimin dhe dhënien e statusit të veteranit të luftës (kundër shqiptarëve) të Enver Hoxhës. Por dhënia e këtij statusi nuk u bë direkt nga socialistët, por për këtë u përdor Presidenti “konsensual” Alfred Moisiu. Gjithsesi miratimi i këtij statusi u bë nga një komision i instaluar pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ku të gjithë anëtarët janë komunisto-socialistë të palëkundur, nejse Fatosi nuk dinte gjë pasi ndodhej për pushime në Dubai. menjëherë pas kësaj u hapën debate në të gjithë krahët e politikës, ku të majtët e quanin veteran Enverin, ndërsa të djathtët kriminel, që vërtetë kishte luftuar, por jo kundër pushtuesve nazi-fashistë, por kundër shqiptarëve nacionalistë.

Gjithsesi ineresant ishte reagimi i Ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko i cili tha para mediave se Enver Hoxhës nuk duhet t’i jepet statusi i veteranit, dhe për këtë tha që nuk kishte qenë dakord me komisionin.

Kur Fatosi u kthye nga Dubai dhe shoqja Nexhmije e priti për kafe i tha, more qerrata çfarë e ke atë ministër mbrojtjeje që kundërshtoi statusin e Enverit tonë… Fatosi si nxënësi para mësuesit i premtoi Nexhmijes se do ta sqaronte deklaratën e tij. Dhe vërtet kështu bëri. Menjëherë thirri në raport Pandelin, i cili erdhi urgjent pranë shefit. Nano sapo e pa ministrin e tij i tha pa takt: “Ti more buzëqumësht, ç’janë ato deklarata që bën kundër Enver Hoxhës, se ky nuk e meritoka statusin e veteranit”. Majko i zënë ngusht menjëherë u përgjigj, unë shef kam thënë vërtet se Enveri nuk e meriton statusin e veteranit, por meriton statusi e kryeveteranit, madje për këtë këmbëngul dhe kam ngarkuar një grup ekspertësh që të mundësojnë këtë status vetëm për Enverin tonë…

E ndërsa Nano e dëgjoi përgjigjen e Majkos buzëqeshi lehtë dhe i tha, të lumtë ke zënë mend, dhe pas pak i telefonoi Nexhmijes për bisedën me Majkon, ku edhe kjo mbeti tepër e kënaqur për kujdesin e shokëve të paharruar…

I mblodhi këto habere Ndue Bacaj

 

Mençuria e popullit ne vargjet e poetit

(Rreth librit “Krahe urtesie” te autorit Shaban Geclila)

Duke qene mesues i kahershem i zonës së Bytyçit, miku ynë Shaban Geclila e ka të vështirë të shkëputet edhe sot në moshën 65 vjeçare, nga bota e bukur e fëmijëve dhe të rinjve, të cilëve u kushtoi vitet më të çmuara të jetës së tij, me ndershmërinë dhe përkushtimin e njeriut fisnik, gjersa edhe librin e tij të parë “Krahë urtësie” me 123 poezitë didaktike që ai ka, e ka shkruar në rradhë të parë për ta.

Dhe mendoni se ç’ndjenja të ngrohta plot mirënjohje do t’u lindnin e sa kujtime do tu zgjohen atyre kur ta lexojnë këtë libër, për mësuesin e tyre të dashur, që u ka qëndruar gjithmone pranë dhe i ka edukuar më së pari  me shembullin e tij, duke ruajtur një figurë aq të pastër morale, me synimin e vetëm për t’i përgatitur si njerëz të virtytshëm e qytetarë të denjë të vendit të tyre, ashtu siç thotë vetë tek poezia “Mësuesi është shembull për nxënësit”:

Nuk mund të jepet edukata

Pa një shembull, me fjal’ të thata

Shembull më i mirë e konkret

Eshtë pasqyrë mësuesi vetë

Se sa më të larta e të persosura të jenë virtytet e njerëzve, aq më i mirë do të jetë morali  i shoqërisë ku ata jetojnë, e për pasojë aq më pak do të ndihet nevoja për fuqinë shtrënguese të ligjit. Nga ana tjetër, nuk ka pse ta keqinterpretojmë atë thënjen e Helvecit se „Po të njëjtët virtyte çmohen ndryshe në kohë të ndryshme, në vartësi nga dobia e tyre për epokën“, pasi kjo nuk i vë asnjeherë në dyshim vlerat e padiskutueshme e të përherëshme, të urtësisë popullore, të sintetizuara me mënçuri në krijimtarinë gojore të popullit tek të quajturat proverba. Duke folur për këtë çështje Viktor Hygoi thosh se „Kur nxjerr njeriu nga goja ndonjë fjalë të urtë- lartësohet“.

Dinamika e zhvillimit të jetës moderne, proçeset e shëndrrimeve sociale, ekonomike e psikologjike, shpesh i shkëpusin njerëzit e sidomos rininë, nga trashëgimia gojore, për të mos thënë se i detyron ata që të mos tregohen te vëmendshëm ndaj saj, madje dhe ta harrojnë  fare atë. Kështu ka ndodhur përherë me brezat, ndaj dhe Xhon Loku përmendte se „Kujtesa është një pllakë bakri e mbuluar me shkronja të cilat i fshin koha pa vënë re, në rast se herë pas here nuk i përsëritim me daltë“.

Populli ynë ka një larmi e pafundësi fjalësh të urta. Personalisht ndjehem i fyer kur shoh disa mëndjelehtë që këtë trashëgimi kaq të çmuar kulturore e konsiderojnë ataviste apo folklorike.

Se kush u ka mbushur mendjen se me rapsoditë, përrallat, anekdodat, këngët e vallet popullore dhe proverbat, nuk shkohet ne Evropë. Unë duke e quajtur këtë qëndrim, e pakta si naiv e miturak, do të shtoja se në këtë drejtim, pra të vitalitetit krijues të popullit tonë në shekuj, Evropa duhet të vijë e të mësojë nga ne. Nuk është vendi që të parashtroj këtu gjykimet entuziaste e tërë admirim të shumë personaliteteve të shquara të vendeve të huaja, të cilët e kanë patur arsyen mbi çdo lloj paragjykimi dhe kanë parë tek trashëgimia jonë kulturore, vlerat e vërteta të shqiptarëve ,pasi ato njihen mirë. Gjyshërit tanë, ku e ku më parë se të shkruhej gjuha jonë, të cilën Shabani në libër e quan Simbol i kombit, e kanë ruajtur me fanatizëm këtë pasuri të pa krahasueshme, e cila me magjinë e saj të pa përsëritëshme është dëshmi e pa kundërshtueshme e lashtësisë dhe identitetit tonë kombëtar. Ne shqiptarët e dimë mirë se çfarë kemi të shenjtë, ndaj kujdo që synon të na bindë për të kundërtën, dimë t’i përgjigjemi siç e meriton. Dhe një përgjigje e tillë, mendoj se është dhe ky libër, i cili as më shumë e as më pak, por i mëson të rinjtë – ashtu siç thosh Benedeto Kroçe – se si të bëhen pleq. Nuk besoj që të ketë ndonjë mes nesh që të mendoj se Shabani i është futur rrugës të vështirë të poezisë me qëllimin delirant për të bërë emër në këtë fushë, me diçka të pa parë deri tani. Duke i patur këmbët në tokë, ai edhe kur shtrihet për të fjetur e sheh ëndrra , i zgjat ato siç thotë vetë, sa ka jorganin. Se fundja edhe Iballën e Pukës, mendja e madhe, tri herë e kishte fikë. Gjithashtu ai për nga karakteri nuk është nga ata që nga frika mos thonë ndonjë gjë pa vend, s’futen kurrë në kuvend. Ai i hyn mundimit të të shkruarit një libër me poezi, pasi kur tek ndonjë tjetër idealet po shuhen, ai ndjen më shumë përgjegjësi qytetare. Ai shkruan se ka dashuri të zjarrtë në gji për Shqipërinë. Ai punon gjatë me laps mbi letër vetëm e vetëm se ka një merak të madh: të rinjtë për nga virtytet t’u ngjajnë etërve e gjyshërve të tyre. Dhe vetëm pas kësaj “Puna të kallxon se kush je“:

Kur nga mendja e dora jote

Ti ke nxjerrë diçka me vlerë

Atëherë prit prej kësaj bote

Lavdërime edhe nderë

Talentin e tij për të vargëzuar ai e vë në shërbim të këtij qëllimi. Nga përvoja dhe kontaktet me njerëz të shumtë, ai veç të të tjerash i ka mbushur bagazhet e kujtesës me një mori fjalësh të urta të cilat i trajton në mënyrë të tillë që t’i mbaj mend gjithkush që i lexon. Ai bën moral, pa u bërë moralist. Është lakonik dhe i shmanget monotonisë. Aty të bën të qeshësh e pas pak të duhet të mendosh. Lavdëron burrërinë , besën, mikpritjen, ndershmërinë, drejtësinë, diturinë, punën etj dhe qorton, gjithsesi butë, dembelët, hileqarët,  të pa drejtët, të nxituarit, interesaxhinjtë, mendje, medhenjtë etj, për të cilët nuk e kursen satirën: Ja për shembëll poezia “Mos fol pa mbarue tjetri”:

Kur flet pa mbarue tjetri

Pa e ditë ku ai don me dalë

“Mbaje mend-ka than i vjetri

-Je tregue krejt budallë”.

Shaban Geclila e ngre zërin edhe për fenomenet shqetësuese të kohës që po kalojmë si korrupsioni, vjedhja e gjakmarrja, edhe pse e di që:

Por sa vlerë ka fjala

Kur e merr era

Ti flet tek oxhaku

Ajo del tek dera

Stili i Shabanit është i thjeshtë. Poezia e tij është qartësisht e kuptueshme, siç janë të qarta e të kuptueshme vetë fjalët e urta të popullit. Poeti veçse i percjell ato tek të tjeret, në një mënyrë poetike , gjë kjo e pranueshme për proverbat. Me daltën e tij ai përsërit ato gërmat e kujtesës mbi atë pllakën e bakrit të atij filozofit. Por dhe e paraqet veten siç i pëlqente Niçes të thosh, si tregues i së ardhmes, pasi…” ashtu si një herë e një kohë artistët punonin mbi figurat e Zotave, ashtu duhet të punojë poeti për të shpikur një pamje të bukur të njeriut dhe për të gjetur ato raste në të cilat, në mes të botës sonë moderne dhe realitetit, pa asnjë armiqësi, apo sakrificë për to, të bëhet i mundur shpirti i bukur dhe i madh, në të cilin ai, ende edhe sot mund të përfshihet në gjendje harmonike dhe të rregullta, t’i krijohet prej tyre mundësia e shikimit, të marrë këtë për shembull dhe kështu, duke bërë që ta imitojnë dhe ta kenë zili, të ndihmojë për të krijuar të ardhmen”.

Pa tjetër që këtë e di mirë dhe vetë mësuesi –poet kur shprehet”

Kjo urti më jep pak shpresë

Që Shqipëria kështu t’mos mbesë

Me vuajtje, varfëri e trazira

Si vera pas dimerit, do të vijë e mira.

Ashtu qoftë!

Shpendi Topollaj

 

 

Tepelenë: Mbi varrin e Abaz Shehut s’derdhen lotë

Abaz SHEHU (1905-1943). Pjesëmarrës i lëvizjes demokratike-revolucionare, veprimtar i shquar i lëvizjes komuniste dhe i Luftës ANë, Hero i Popullit. Lindi në Bënëë të Tepelenës, në një familje me tradita patriotike. Mori pjesë aktivisht në Revolucionin e Qershorit 1924. Më 1925 i shtrënguar nga terrori zogist shkoi në Francë, ku u bë anëtar i PKF. Aktivitetin e tij revolucionar në Francë Abazi e vazhdoi për 6—7 vjet deri aty nga viti 1931 kur vendosi të kthehej në Shqipëri.

Aktiviteti i tij antizogist bie në sy të autoriteteve qeveritare dhe, pa kaluar shumë kohë, duke u cilësuar si element i kuq, arrestohet si pjesëtar i organizatës së Vlorës dhe dënohet në fillim me vdekje, por pastaj dënimi i kthehet në burgim të përjetshëm. Me gjithë torturat e pashëmbullta dhe vuajtjet në burg, vullneti i tij nuk u thye. Jeta e tij në burg zgjati 5 vjet, pas të cilëve, me ndihmën dhe përpjekjen e miqve, u lirua.

Abazi, si revoludonar me eksperiencë të madhe i dha një ndihmë të veëantë Luftës Nacionalëlirimtare në krahinën e Tepelenës. Fjala e tij e mprehtë, diskutimet dhe thirrjet plot zjarr, që i bënte popullit, linin kudo gjurmë të thella në zemrat e patriotëve, të njerëzve të thjeshtë, të cilët mbushnin vullnetarisht radhët e ëetave partizane. Me zgjerimin e rreshtave partizane Abazi punon për organizimin e batalionit “Baba Abaz”, në krye të të cilit ai kreu aksione të rëndësishme, duke u dalluar për trimëri e heroizëm.

Në tetor të vitit 1943, me urdhër të Shtabit të Zonës I Operative Vlorë – Gjirokastër, Abaz Shehu, u caktua komandant i grupit të Vlorës dhe më vonë u ngarkua nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalëlirimtare si komandant i Brigadës V Sulmuese, që ishte në formim e sipër në qarkun e Vlorës. Por Abazi nuk arriti dot ta fillojë detyrën e re se ra në luftën e përgjakshme të Gjormit, që u zhvillua më 12 dhjetor të vitit 1943 kundër forcave gjermane dhe tradhëtarëve të vëndit.

 

Dokumente

Njoftim i të ngarkuarit me punë të Mbretërisë Shqiptare në Paris dhënë ministrit të Punëve të Jashtme mbi kërkesën e Abaz Shehut për t’u kthyer në Atdhe dhe mbi rrezikshmërinë që paraqet ai për regjimin.

Paris, më 30 tetor 1928

Zoti Ministër,

Në vijim të telit tonë datë 29 t.k.m. kam nderin t’i bëj të ditur Shkëlqesisë s’Uaj se i quajturi Abaz Shehu nga katundi Bënëë i Tepelenës, ish-reshter në kohën e qeverisë së Fan Nolit kërkoi passavant* për me shkue bashkë me të vëllanë e tij në Tepelenë.

I naltpërmenduri është një kundërshtar i regjimit dhe ka bashkëpunuar me Halim Xhelon … këtu në Paris, dhe është anëtar i komitetit revolucionar; prandaj kam nderin me lajmerue Shkëlqesinë Juaj për me marrë masat e nevojshme në është se me të vërtetë ky vete në Shqipni.1

Pranoni Ju lutesm, zoti Ministër, nderimet e mia ma të nalta.

I ngarkuari me punë

M. Libohova

*) Frëngjisht — Leje qarkulliml.

 

1) Ministria e Punëve të Jashtme njofton me këtë rast Ministrinë e Punëve të Brendshme duke shtuar gjithashtu se Legata Shqiptare në Paris bën të ditur se «ish nënoficeri në fjalë është nisur për në Shqipëri qysh prej së mërkurës së fundit»

Urdhër i Prefekturës së Gjirokastrës për mbajtjen në mbikqyrje të rreptë të Abaz Shehut

Gjirokastër, më 22 nëntor 1928

N/Prefekturës —TEPELENë

Përgjegje telit. Nr. 93/1 Res, datë 20.11.28.

Sikurse ju kemi njoftue dhe me telin tonë Nr. 298/1 Res. datë 19.11.28, Abaz Shehun duhet ta keni kurdoherë dhe derisa të mos ju mbetet dyshim nën survejancë* të ngushtë për së largu e të gjurmoni ëdo veprim e lëvizje të tij.

Në rast që do të konstatoni dyshim, lutemi të na lajmëroni pa humbur kohë, që t’Ju tregojmë mënyrën e veprimit.

PREFEKTI

 

P.T. .

Ministrisë së P. të Brendshme

Zyrës Sekrete

Tiranë

Për dijeni dhe në përgjegje të telit Nr. 859 Res, datë 7.11.28, shtojmë se Abaz Shehu, me gjithë vëllanë e tij kanë ardhun prej France njëzet ditë ma parë dhe ndodhet në katundin e tij Bënëë, të Tepelenës…

*) Frëngjisht — surveiller — ruaj, mbikqyr.

 

Urdhër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhënë Prefekturës së Gjirokastrës për të forcuar kontrollin mbi korrespondencën dhe veprimtarinë e Abaz Shehnt.

Tiranë, më 21 mars 1929

Prefekturës Gjirokastër

Simbas informatave që kemi zotëni Abaz Shehut në Tepelenë janë tue i ardh edhe fletoret që janë organ i të arratisurve politikë të Jashtëm.

Me gjithë që sjelljet e të përmendunit deri tash nuk na kanë qenë tregue se janë të dyshimta ju lutemi t’i dispononi, që sjelljet e korrespodenca e tij kështu e tutje të jenë në një vështrim ma të ngushtë e të na njoftohen fraza që kanë karakter të dyshimtë.

Propozim i Ministrisë së Punëve të Brendshme drejtuar Kryeministrisë për pushimin nga puna të Abaz Shehut.

Tiranë, më 11 nëntor 1932 Për arsye se asht dhanë ne gjyq për faje politike, kemi nderin të propozojmë pushimin nga puna të z. Abaz Shehut deri sot Kryetar i Komunës së Rabies (Tepelenë).

Lutemi kini mirësinë me ndërmjetësue ku duhet për dekretimin e pushimit të tij tue na u ba mandej komunikimi i duhun për kryerjen e veprimeve të tjera përkatëse.

Ministri i Punëve të Brendshme

Musa Juka

 

Dekret i Zogut për pushimin nga puna të Abaz Shehut.

Tiranë, më 20 dhjetor 1932

ZOGU I

Mbreti i Shqiptarëve

Mbi propozimin e bamun me shkresën Nr. 4646/148, dafë 17.11.932, të Ministrisë së P. të Brendshme, paraqit me shkresën Nr. 17/117, datë 26.11.1932 të Kryeministrisë:

DEKRETON

Pushimin nga puna të Z. Abaz Shehut, deri tani Kryetar i Komunës së Rabies (Tepelenë).

 

Pjesë nga relacioni i Kuesturës së Shkodrës drejtuar Drejtorisë Qëndrore të Policisë për një letër, shkruar nga disa persona të denoncuar në Gjykatëu e Luftës, ku bëhet fjalë për figurën e Abaz Shehut.

Shkodër, më 17 janar 1941

LANDA: Abaz Shehu i të ndjerit Ali — i dyshimtë si komunist… gjatë zhvillimit të kërkimeve… është gjetur një letër drejtuar Abaz Shehut kryetar i Komunës së Shoshit… që përmbante ekzaltime për Abaz Shehun dhe një thirrje për jetën e lirë. Letra mbaron me këto fjalë… «Më kupton se ëfarë dua të themë Krerët e fesë myslimane luten për ty» — Meqë hartuesit e kësaj letre janë eksponentë të partisë komuniste dhe shpërndarës të shkrimeve dhe të materialeve të shtypura të propagandës antiitaliane, duhet mbajtur parasysh se shprehja «Krerët e fesë myslimane» – i referohet më tepër ideve politike të atyre… kryetar me influencë i të cilëve duhet të jetë Abaz Shehu…»1

Drejtues i Kuesturës M.

Dr. Antonio Sajeva

 

Tre 28 -tat dhe 29-ta e “nëntoriadës famëmadhe” shqiptare në vërtetësinë  historike

“Nëntori i Dytë” 28 nëntor 1912, misioni diplomatiko-patriotik i I.Qemalit dhe L. Gurakuqit dhe disa “kujtesa” e  “harresa” historike.

Film-histori-letërsia, “Nëntori i Dytë”, me regjizor V.Gjika dhe me ndihmues hartues tekst-dialogjesh e konsulence historike me Dh.S.Shuteriqi e K.Blushi (natyrisht edhe “me ideatorin e madh” E.Hoxha, përderisa edhe xhaxha Çeno Hoxha/K.Roshi, na kishte dalë te vau i Mifolit etj) ka një episod me një lloj kunji mjaft të rafinuar, ku I. Qemali (S. Prosi) ia lë si porosi L.Gurakuqit (B.Lako): “Na i ruaj mirë këto dokumente o Gurakuq se do të na mallkojë historia pastaj”. Kjo si të thuash justifikohej me pleqërinë e thellë të patriotit mjekërbardhë, ku edhe skleroza pleqërore dhe ajo orjentale bënin punën e vet.

(Një shkrues K.X. më ka akuzuar në gaz. “55” se unë “kam kërkuar denigrimin e I. Qemalit, A.Zogut e Gj.Fishtës”, me rastin e përdorimit si citime të disa pasazheve nga disa shkrime të Gj.Fishtës për marëdhëniet e tyre politike reciproke etj, ku ndër të tjera për figurën e I.Qemalit përmendeshin “marëveshjet e fshehta me shërbimet  sekrete të Turqisë, me komandantët e frontit ballkanik, agjentët turq e austriakë, pastaj fytyra e zezë e tij si shoje kundrash që nuk skuqej kurrë, barku prej lastiku që nuk ngihej kurrë dhe lutja ndaj Zotit që kurrë të mos i premtonte të vihej në krye të këtij vendi një njeri si Ismail Bej Qemali”.

Nuk e dimë se si do të reagonte K.X. po të kishim cituar edhe shkrime të tjera, si psh ndonjë të B.Topullit e H.Xhelos, ku qesh e ngjesh, pjestarë të lartë të families Vlora akuzoheshin si me origjinë të largët nga Konja e Anadollit, dmth si shqiptarë të turqizuar, ku madje vetë sadrazëmi Ferit Pasha Vlora me rastin e zgjedhjes në këtë post të lartë, na kishte bërë edhe betimin para Sulltanit se ishte me origjinë si turk konjar.

Ky shkrimtar e përkthyes i nderuar, por edhe “rregullues vjershash”, “kritik historie”, gjysëm monarkist-republikan, më parë do të bënte mirë t’i kishte lexuar e verifikuar ato shkrime në origjinal, t’i kontrollonte që ato citime kanë qenë korrekte-origjinale e pastaj të fliste për “denigruesin” e qoftë edhe për “atë daljen nga tema” etj…)

Në kujtimet e tij të botuara, plaku I.Qemali nuk u kujtua t’ia linte historisë se cilin flamur konkretisht kishte ngritur në Vlorë, që ai dhe L.Gurakuqi etj, e quanin si “të Skënderbeut”: atë të Eqerem Bej Vlorës, të cilin ia kishte dhuruar Aladro Kastrioti, atë të Spiridhon Ilos të kolonisë shqiptaro-vllahe me disa shtesa thakësh e qëndisma të Marigosë, apo edhe flamuj të sjellë nga Korfuzi e nga Amerika? Të gjithë këta flamuj sidoqoftë ishin improvizime dhe nuk bazoheshin në ndonjë formë shqiponjë origjinale nga të  Skënderbeut.

Plaku i Vlorës, personalisht deklarohej se kishte ngritur dhe i kishte dhënë tagër vetëm një flamuri dhe nuk shkruante qartë se me atë rast ishin ngritur edhe disa lloje flamujsh të ndryshëm. Ndërkaq ndonjë dëshmitar okular dhe shkrues kujtimesh deklaronte më ndryshe. Përshembull Faik Ymeraj shkruante: “Flamurin e ngriti Ismail Qemali në një qoshe të ballkonit. Ka qenë një flamur i vogël. Dy burra të fortë, veshur me kostum kombëtar po ngrinin një flamur tjetër të madh mbi portën kryesore të asaj shtëpie”. (Shih librin “Lufta për çlirimin kombëtar në vitet 1878-1912, Tiranë 1962, f 492-493; f 489-490; f 491)

Në tërë këtë mjegullnajë, ka vetëm një fakt të sigurtë se kur I.Qemali u nis me misionin diplomatiko-patriotik (siç e kishte definuar vetë A.S.Drenova), nga Stambolli bashkë me L.Gurakuqin e Seit Kemalin, nuk i kishte paraprirë seriozisht pregatitjes së flamurit. Përveç pjesës patriotike shqiptare, ai kishte edhe detyrime të tjera ndaj qeverisë, vatanit e diplomacisë osmane…

Pas shpalljes së Hyrrietit, Ismail Qemali kishte ardhur në Vlorë, aty nga shtatori 1908. Për ta pritur kishte dalë varkëtari Dhimitër Qarri me varkën e tij të shturar me qilim. Megjithse nuk bëhej fjalë as për flamur e as autonomi, populli i Vlorës i kishte bërë një pritje triumfale, aq sa ia kishin ç’mbrehur edhe kuajt e karrocës dhe e kishin tërhequr me njerëz. Po kjo liri/hyrriet kishte qenë një iluzion mashtrim…shqiptarët nuk fituan as të drejtën të quheshin si shqiptarë, por vetëm si osmanë. Edhe në kalimin e lumit Vjosa më 1912 ishte po e njëjta varkë e shtruar me qilim dhe po i njëjti varkëtar… (Cit. f 486-487)

Patriotit të madh nuk i kujtohej, as nëse e kishte ulur flamurin e Turqisë në Vlorë nga institucionet publike zyrtare më përpara (si Skënderbeu), apo nëse këtë e kishte bërë më pas një komision i zgjedhur, ku sipas mirkuptimit nuk hasën asnjë rezistencë, siç e shkruante përshembull veterani Dhimitri Zografi. (në librin e sipërcituar f 476-478)

Realisht ushtria turke dhe institucionet e saj bashkëjetonin me qeverinë e Vlorës edhe pas 28 nëntorit 1912. Ishte kjo ushtri që i dha “qeverisë së Vlorës”, një copë teritor, Llogara-Mifol. Ismail Qemali jo vetëm në gjyqin ushtarak që iu bë për komplotin me majorin Beqir Grebeneja (i cili përfaqësonte edhe turqit e Thesalisë) nuk dha shpjegime “për shkak të sekretit shtetëror e ushtarak”, por asnjëherë nuk ia tregoi historisë disa “marëveshje të fshehta”, se si mbante lidhje të mira me komandantët e armatave turke e sidomos me kryekomandantin Kara Seid Pasha në Berat dhe me Esat Pashën e Janinës, se si e ndihmonte ushtrinë turke me ushqime, armatime etj, se si emocionohej aq shumë kur lexonte letërkëmbimet me Kara Seidin, që ia sillnin korierët nga Berati përmes  Mallakastrës dhe se si kishte ardhur edhe deri në Shën Gjin për t’u takuar me Hasan Riza Beun, por ky as e begenisi… (cit. f 507 etj…)

I.Qemali as nuk jepte shpjegime se përse e kishte ngritur flamurin/apo flamujtë në një shtëpi private e jo në një institucion apo shesh zyrtar!

Versioni zyrtar që na la I.Qemali shkruante se ai: “po ngrinte në shtëpinë e stërgjyshërve të tij, flamurin e lavdishëm të Skënderbeut, i cili kishte flejtur i mbështjellur në palat e tij për 445 vjetët e fundit. Qe një çast që nuk do ta harroj kurrë dhe më dridheshin duart nga shpresa dhe mburrja se po vija në ballkon të shtëpisë së vjetër flamurin e sovranit të fundit kombëtar të Shqipërisë”…(cit. tekstualisht sipas bot. të cit. f 489-490, nxjerrë nga libri “The Memories Of Ismail Kemal Bey”, f 370-373, Londër, 1920)

Nga pohimet e shkruara dhe nga fotografitë e botuara, rezulton se në ballkon lart (krahas edhe një flamuri tjetër të vogël?!) qe ngritur flamuri i vogël i xhaxha Spiridhon Ilos me shtesat e Marigosë. Po a mund të konsiderohej ky si “flamuri i Skënderbeut! Kemi idenë se ishte flamuri i Aladro Kastriotit ai, për të cilin I.Qemali kishte edhe pretendimin si “trashigimi e Kastriotëve”. Ky flamur ishte edhe më i vogël se i “flamuri i Marigosë”. I.Qemali këtë ia mori Eqerem Bej Vlorës dhe i dha miratimin Murat Bej Toptanit ta ngrinte atë në njërën dritare pranë ballkonit. Vetë Eqerem Bej Vlora shkruante në kujtimet e tij: “E pra, më 28 nëntor 1912 kryeobjekti i ditës, flamuri [i Gj.K.Skënderbeut. Sqarim yni A.L.] si simbol i pavarësisë, me atë pakujdesinë tipike shqiptaro-orjentale ishte harruar!…Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njëri-tjetrin…Ismail Beu i dha leje dhe kështu flamuri që dikur don Aladro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail Beut, i cili ia dorëzoi Murat Bej Toptanit, me porosi ta varte jashtë, ndërkohë që vetë qëndronte në dritare…” 

Fotografinë me ballkon e dritare, me flamurin e Aladros dhe figurën e Murat Toptanit, historiografia e laboratorit, fillimisht e nxiu dhe pastaj ia rrëshqiti dhe ia mbylli edhe grilat, duke e paraqitur në fund I.Qemalin solo në ballkon me flamurin e Marigosë, çka na çon mallin e asaj fotos së ballkonit të Beledijes së Shkodrës me foton solo të Enver Djalit… Fallsifikimi banal vërtetohet nga konfrontimi i disa fotografive të botuara në disa organe të ndryshme dhe nga shkrimi i gazetës Panorama, dt 29 nëntor 2004. Por, shkruesi në fjalë (në art. “Të gjitha debatet për 28-29 nëntorin 1912), thekson edhe se “në mjegullat e kohës së pushtimit osman u harrua edhe forma edhe ngjyra e flamurit shqiptar. Rilindasit tanë e dinin se flamuri i Skënderbeut ishte me një shqiponjë të bardhë”… Do të thoshim se nëse këto mjegullnaja kohore ishin si themi edhe disi të kuptueshme për ato kohë, absolutisht të papranueshme janë mjegullnajat e shek XX, sepse me to kemi të bëjmë me mjegullnaja e turbullira të kokës me qëllim!

Aso kohe ndonjë fanatik turkoshak bërtiste me të madhe se nuk e donin flamurin me sorrë, as me një formë shqiponje kaurre e as me atë kopjen austriake!

Ndërsa fillimisht Aladro Kastrioti mbahej  si një lloj pasardhësi i Kastriotëve, shpejt u pa se ky ishte një mashtrues ordiner dhe se ky mashtrim ishte gatuar kushedi se në cilën kancelari. Në këtë pikë ka të ngjarë se diçka e drodhi edhe vetë I.Qemali. Realisht, kur ishte fjala për legjitimitetin monarkik të një pasardhësi Kastriot, ky nuk ishte i pëlqyeshëm, sepse si legjitim për Ismail Bej Vlorën në ato “Marëveshjet e Fshehta” me Turqinë duhet të ishte ndonjë turk pasardhës i sulltanit apo ai Izet Pashai!

    E, të kthehemi ku e lamë e ku na mbeti… patriotit “qi ma së shtatëdhjet vjeç i ra ndër mend për Shqypninë”, siç e shkruante Fishta, nuk iu kujtua asnjëherë as se kujt pikërisht ia kishte dhënë për ruajtje edhe atë kartën origjinale të proçes-verbalit të leximit të “zë vendimit, që Shqiperia me sot të bahet në vehte, e lirë e e mosvarme” (e cila fillimisht pinte ujë vetëm brenda territorit Llogara-Mifol): Luigj Gurakuqit si shkronjës, apo ndonjë  sekretari të tij nga ata më të besueshmit pa dipllomë, si psh atij Karaosmanit!?

Dhe si qëlloi pastaj që na humbi edhe vetë “origjinal Karta e në vehte, e lirë e e mos varme” dhe tërë proçes-verbalet e kuvendimeve aq të zjarrta!!! Vetëm në një kopie na paska qenë ajo qyqe kartë, ndër të tjera edhe me persona injorantë të paverifikueshëm me gishta e pa asnjë vulë! Po sa mirë ajo karta tjetër e projekt-rezolutës në hotelin Kontinental të Bukureshtit, na ishte shkruar e mbajtur në tre kopie dhe me një konceptim të parapregatitur qysh nga Stambolli! (cit. f 474-475)

“Diplomatit e historianit të thellë” (siç i thotë tash edhe F.Nano), Ismail Qemali, as që i kishte shkuar nëpër mend se në shek XV nuk kishte pasur asnjë lloj teritori me emërin Shqipëri, se flamuri i Kastriotëve aso kohe nuk përfaqësonte ndonjë Shqipëri dhe se Skënderbeu nuk kishte qenë as mbret-sovrani i gjith Epir/Albanisë. Sipas hesapit të I. Qemalit na dilte se flamuri i Aladros, ia kish këputur gjumit qysh në vitin 1467!

Është më se qesharak, gjith ai diskutim i historianëve të sotëm dhe historiografisë së shqipetarologjisë, kur pohojnë se Ismail Bej Vlora, kishte ngritur vetëm flamurin e shartuar të kolonisë së Bukureshtit, kur nga vetë thënia e I.Qemalit del më e afruar se kishte ngritur atë të Aladros dhe atij ia kishte dhënë prioritetin, sepse e kuptonte dhe e interpretonte si një “origjinal i Skënderbeut”, i zgjuar nga gjumi letargjik pas një vdekje klinike prej 445 vjetësh!

Kolonitë shqiptaro-vllahe ishin të vona dhe kështu edhe flamujtë e tyre ishin qartazi edhe improvizime të vona, ndërsa Aladroja pretendonte edhe si ishte si pasardhës i Kastriotëve. (Tash së fundi M. Zequa sapo na zbuloi edhe një trashigimtar “origjinal të pa zbuluar” të Gjergj Kastriotit, madje edhe me një gjenealogji të shkruar qysh nga viti 1405…)

Edhe më qesharake bëhet situata kur na del se na paska pasur një tubë me flamuj të ndryshëm, të cilët qartë vetkuptohet se nuk ishin as identikë me njëri tjetrin. Sipas humoristit Agron Llakaj, “Ismail Qemalit të tretën ditë i humbi edhe flamuri dhe të katërtën i humbi edhe shkopi”. Në realitet bëhet fjalë për nja gjashtë a shtatë flamuj dhe shkopinj.

Edhe lexuesi vetë mund ta marrë me mend, se kemi të bëjmë gjithsesi me flamuj të improvizuar dhe se Kushtetuta e Re e 28 nëntorit 1998 (e ekspertëve Mejdani, Islami dhe  Imami, ky edhe si më përgjegjësi në këtë treshe…) duhej ta kishte shënuar më drejtë në shumës si: “Dita e Flamujve”, sëpaku deri deri sa historianët, politikanët, flamurologët, tregëtarët e flamujve etj, ta zgjidhin këtë “nyje gordiane”…

Plakut të Vlorës nuk iu kujtua t’ua linte pasardhësve nëse datën 28 nëntor e zgjodhi me qëllim, nga “që e njihte me rrënjë historinë” (siç e deklaron imituesi i tij, kryeministri Nano), edhe meqënëse kishte mjaft kohë ta rakordonte me Mabeinin e komandantët turq, apo nëse kjo i koinçdoi fare rastësisht, siç i kishte rezultuar Imzot Fan Nolit.

Sido që ta rrotullosh, për të dy varjantet, plaku do të dilte pak si eksiq.

I.Qemalin (edhe film-historinë “Nëntori i Dytë”), skleroza pleqërore e politiko-ideologjike nuk e pengoi t’i kujtohej se Valiu, Pashai dhe komandanti i frontit të Janinës, kish dërguar në Lushnje një “Urdhër-Arresti telegram,  ku shkruhej “I.Qemalin ta arrestoni gjallë a vdekur”.

Ndërkaq “harroi” t’ia njoftonte historisë se jo fort larg, por as dy orë më pas, kish arritur një tjetër “Urdhër-telegram” nga Stambolli e Kryekomanda e Kara Seidit në Berat, ku shkruhej: “Ismail Benë me gjith njerëzit e tij ta nderoni. Lajmëroni edhe Ismail Benë!”, sepse dmth janë njerëzit tanë me një mision diplomatik! Shyqyr, që kjo gjëzë e vogël i ishte kujtuar Karaosmanit, “besnikut me karakter, këshilltarit dhe kryesekretarit te shtetit të Vlorës”  nga Kavaja. (cit. f. 481, 483)

Ato që nuk i kujtoheshin plakut flokë e mjekërbardhë, iu kujtuuan të tjerëve më pas, duke vazhduar deri te Enveri, Ramizi, Saliu, Rexhepi…Vetë Enveri e kishte bërë edhe pllan-skicë-idenë e “monumentit të pavarësisë”…

Dhe ato që nuk i kujtoneshin as Enverit vetë, për qyfyre na i kujtohen kryeministrit tonë modern, kur në Vlorë, me 28 nëntor 2004, bëri “një nga zbulimet më të rëndësishme të epokës”, në një “fjalim historik” duke deklaruar: “28 nëntor 1912 na mbledh sot sërish këtu në këtë shesh, që njihet botërisht si “Sheshi i Flamurit. Sot mbushen 92 vjet nga ajo ditë historike kur patrioti, intelektuali demokrat dhe luftëtari i shquar i pavarësisë kombëtare, i pari Kryeministër i Shqipërisë së pavarur dhe moderne, Ismail Qemal Bej Vlora, ngriti flamurin kombëtar të pavarësisë, pas gati 500 vjetësh robërie. Ishte i njëjti flamur, ai i Skënderbeut dhe e njëjta ditë e muaj kur heroi ynë kombëtar e kishte ngritur flamurin tonë në Krujë. Intelektuali i shquar e njihte historinë e kombit dhe të vendit si rrallë kush, ndaj dinte të vepronte edhe me simbolikën e datave, duke u dhënë atyre forcë dhe ardhmëri…” (gaz. “Zëri i Popullit” 30 nëntor 2004)

Për çfarë thamë deri tashti, lexuesi le t’i nxjerrë edhe vetë domethëniet e përfundimet. Flamuri që ngriti I. Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912 na paska qenë flamuri origjinal e identik i Skënderbeut! (Po ai na paska humbur edhe flamurin origjinal!),  të cilin pakujdesia injorante apo e qëllimtë na e humbi në shek e XX, pasi kishte “flejtur i mbështjellë në palat e tij për 445 vjet! Hajde për marshalla histori hajde…!

Po me çfarë na garantojnë “njohësit e thellë të historisë” se Skënderbeu e kishte ngritur flamurin më 28 nëntor 1443, kur një pohim të tillë shprehimisht nuk e kemi nga asnjë burim?!

A e njeh kryeministri se me çfarë teritoresh e donte Ismail Qemal Beu, “Shqipërinë moderne”, dmth me ato 4,5 vilajetet osmëne e me atë lidhjen teritoriale Shqipëri-Turqi në vijën Edrene-Selanik-Grebene-Janinë-Jon! A e di kryeministri Nano se Ismail Qemali, si një pjesmarrës i bejlerëve filo-sulltanistë në atë “Komplotin e Taksimit” më 1911, nuk ishte edhe aq “demokrat modern”, përderisa ishte kundra xhon-turqve borgjezë, të cilët sigurisht se ishin më modernë se filosulltanistët e halifesë?! A e kishte të fituar realisht I. Qemali “në vehtësin, lirinë e mosvartësinë” më 28 nëntor 1912, apo vetëm sa i lexoi ato! 28 nëntori 1912 na paskësh qenë data e fitimit  të pavarësisë së Shqipërisë moderne dhe e Ditës së Çlirimit nga okupacioni turko-osman, kur akoma sot e kësaj dite për turp e faqe të zezë nuk e kemi një ditë së paku as simbolike si “Dita e Çlirimit nga okupacioni turko-osman”! Me 28 nëntor 1912 doli nga Shqipëria moderne ushtria dhe ushtari i fundit turko-osman, apo nja dy-tre a më shumë vitë më pas?! Ju sëpakut t’ia bënit kësaj pune me ato parametrat demokrate të PD-së për 28-29 nëntorin e 1944-ës, dmth me atë çizmen dhe triçklin e fundit të autokolonës gjermane, me kronometër e celular te Hani i Hotit…

Shqiperinë, kryesisht me dy vilajete, I.Qemali nuk e pranonte, dhe për këtë bëri edhe ato marëveshjet e fshehta e madje edhe traktativa deri edhe me regresivistët, pishmanllinjtë e shadetlinjtë e lëvizjes “Duam Babën, flamurin turk dhe harfet e shënjta”…(Thuhet se Qamilistët e ringritën flamurin e gjysmë-hënës edhe në Vlorë…)

Sikur të ishte si thoni ju Nano, pse ahere në Kushtetutë është shënuar 28 nëntori 1912 vetëm si “Dita e Flamurit”?! Vetë e keni shkruar këtë “fjalim modern”, i katërti për nga rëndësia shqiponjatare?

A jeni i sigurtë ju se me këtë “veprim me simbolikë e ardhmëri”, do t’ju vijë nga pas edhe historia?! Cili je ti more burrë, që na zbulove “origjinal  flamurë”?!

Po nëqoftëse dikujt, si “njohës i thellë dhe i vetëdijshëm i historisë dhe simbolikave”, i duhet material qyfyresh edhe nga “Qeveria e Vlorës”, për ato mexhlizet e KPD-së, po ja rekomandojmë një libër të mrekullueshëm “Antikat Kombëtare”, ku mes shumë e shumë qyfyreve për “Mexhlizet e Vlorës”, “Kafe-Oxhakët” etj, ka edhe një për kajmetë/paret e Azis Pashë Vrionit që i kishte rregulluar t’i bënte te kovaç Galipi, ku për çudi pati edhe përkrahjen e kundërshtarit të tij Petro Pogëllarit. Kjo monedhë do të kishte nga njera anë një shqype e nga ana tjetër një toskë e një gegë të zënë dorë për dore vllazërisht.

Ndërkaq për atë “Festën Kombëtare të Verës së Marsit”, i rekomandojmë  nismëtarëve, “Burimet Osmane”, ku qartazi flitet për “inaugurimin e El’Basanit me therjen e rreth 8000 pleqve dhe fëmijëve të mitur dhe me shitjen e vashave perri dhe djemve fytyrhëna, lirë falë ashikëve veteranë dhe bile shprehimisht në kronologjinë “sapo kishin ardhur “Ditët e Beharit”, në El’Basan, në kërthizën e Arnavudilisë”…

Lexoni S.Pulahën, i cili shkruan për këtë rast për “moralin jashtzakonisht të ulët” të këtij specialiteti pervers të ashikëve turko-osmanë. Më në thellësi për ato vendet dëfrimore, nëpër burimet termale ku kënaqeshin e kapiteshin ashikët e dylberat dhe se si “Festa e Beharit dhe një Panair” festoheshin edhe ma shumë se “Kurban Bajrami”, lexo Evlija Çelebiun. Për më tepër akoma atë kronologjinë turke të ballokumes ta tregon edhe vetë mielli i misrit/kallamboqit, i cili dihet se ka ardhur nga Amerika. Kjo na tregon se nuk kishim të bënim vetëm me një farë “traditë-feste” të pastër vendase të trashiguar nga kohët pellazgo-ilire pagane, të ideve të Marsit, të Afroditës apo të njëfarë Zane të Çermenikës, por me një lloj feste me mbizotërimin mesjetar anadollak, ku natyrisht kishte edhe nga ato që i përshkruan Çelebiu. Me sa duket për ta kuptuar këtë festë, përveç historisë, duhet kthyer edhe harta sëprapthi…

 

28 nëntor 1944, “28 Nëntori i Tretë” i Tiranës në 60-vjetorin jubilar të tij.

Kaq harresë e kaq inkompetencë historie kanë disa herë kryeministri “modern” dhe stafi i tij po aq “modern”, sa që as nuk kujtohen se 28 nëntori 1912, u festua me tri ditë festive në Tiranë duke pasur si pikë kulmore 28 nëntorin 1944, jo vetëm në shenjë respekti të atij aktit të proklamim-leximit të “mosvartësis, lirisë e mëvehtësis” (megjithse në “Nëntorin e Dytë” ishte ruajtur edhe për ca kohë ligjërisht edhe sovraniteti e suzeraniteti i sulltanit dhe forma monarkike e regjimit te tij), por më veçanërisht si ditë/datë e rifitimit të indipendencës së humbur më 7 Prill 1938, siç e theksoi aso kohe sh N.Spiru, në fjalimin që mbajti më 29 nëntor 1944! (bot. në Bul. Luftës Nacional-Çlirimtare, Tiranë  1 Dhjetor 1944)

28 nëntori 1944, si dita e rifitimit të indipendencës së humbur më 7 Prill 1939, kishte edhe ai 60 vjetorin e tij dhe simbolikën e tij jubilare, siç edhe 29 nëntori, po Nano e harroi…

Nanua dhe Berisha nuk e kanë ditur kurrë, se  E.Hoxha,  në atë fjalimin e tij më datën 28 nëntor 1944 shprehimisht shkruante për 28-tën: “28 nëntori u bë dy herë Dita e Çlirimit”… Enveri me atë gjuhën popullore e gjimnaziste e quante 28 nëntorin 1912 si “Ditë e Çlirimit” edhe si “Ditë e Lirisë” edhe si “Ditë e Pavarësisë”, kur në realitetin historik, ajo ditë nuk i ka pasur ato atribute.

“Buletini i Luftës Nacional-Çlirimtare”, Tiranë 28 nëntor 1944 botoi një pikturë flamur me një formë shqiponjë afërsisht si të sotmes, pa yllin partizan sipër dhe nën të një fotografi të E.Hoxhës dhe I.Qemalit. E.Hoxha, megjithse K.Tashkua deklaronte se më 8 nëntor 1941 e muarmë nga rruga se na duhej edhe një mysliman, shumë kohë para hyrjes në Tiranë e kishte vendosur kultin e individit dhe diktatorit në Parti-Shtetin. (Buletinet origjinale i janë dhuruar Gj. Lukës nga N. Spiru)

Enveri ndoshta do ta donte edhe me dekrete zyrtare, por realisht e në mënyrë absolute 28 nëntori 1912 nuk përfaqësonte ditën e çlirimit nga okupacioni afro 500 vjeçar turko-osman, ndërsa 28-ta e 44-trës edhe mund të konsiderohej si “Ditë Çlirimi”.

Po Berisha, përse nuk u kujtua asnjëherë për 28 nëntorin 1944, si dita e festimit të rifitimit të indipendencës me një “koinçidencë” me paracaktim?! A nuk i mjaftonin tre 28-ta, me ose pa koinçidenca, të interpretuara kështu?! Por, ai e ka tërë hallin vetëm për të denigruar datën 29! Simbas këshillave të veshit, Berisha ndoshta do të donte ta deklaronte me të bërtitur se “indipendeeencën nuk e kemi huumb plootsisht sepse… na kan dhaan Kosoovën! (Një “shkencëtar linguist” i mençur malësor, P.M., tash kohët e fundit ia ka gjetur edhe etimologjinë ilire Kosovës: ose nga specialiteti i prodhimit të kosit, një lloj nënprodukti i qumështit, ose nga emri zoonim i  zogut Kosi…madje ia ka gjetur edhe Berishanës…)

 

28 nëntori i Beledijes, i Bashkisë Shkodër, Këshillit Bashkiak Shkodër dhe bashkimxhinjve…

E, vijmë tash edhe te ajo 28-ta aq e përshpirtshme dhe aq e dashtun e demokratëve, dhe ma veçanërisht e përmallshme e deputetëve e Bashkisë e bashkiakëve të saj, shkodranë PD-istë. (Deputetët xhon-turq, nga që një pjesë e deputetëve shqiptarë ishin si filo-sulltanistë të zjarrtë, pro harfeve arabe të shenjta, pro qëndrimit  nën Turqinë etj, për tallje i qesëndisnin me fjalën  “bashkimxhinjtë”…)

Shkodra zyrtare e popullore nuk pati 28 nëntor 1912 të mëvehtësisë, as ndonjë njohje të qeverisë së Vlorës, as festim dhe as ndonjë ngritje simbolike të flamurit shqipetar, më 1912, sepse ajo aso kohe ndodhej nën okupacionin turko-osman dhe organet vendore nuk ia lejuan.

Me datën 1 Dhjetor 1912, Kryetari/kryeministri i Qeverisë së Vlorës, Ismail Qemal Beu u kish dërguar një telegram qarkor kryetarëve të Beledijeve të Shqiperisë së Jugut në gjuhën turqishte, të shpallnin e të njihnin pavarësinë e të lejonin organizimin e pushteteve lokale, ku hynte edhe ngritja e disa flamurëve, me një fjalë si fillim njëlloj dypushteti. (Përse nuk i dërgoi ndonjë edhe Shkodrës?!)

Kuptohet se këto flamuj ishin improvizime, ku kishte edhe shtroje të kuqe të tavolinave të Beledijeve, ndonjë rraso prifti për shqiponja etj. Sot shumica e këtyre sigurisht kanë humbur e po ashtu kanë humbur edhe pothuajse të gjithë ato 500 copët e stampuar nga Marigoja…

Valiu dhe komandanti turk Hasan Riza Pasha dhe zëvendësi tij Esat Toptan Pasha, aso kohe as nuk e njohën fare as qeverinë e Vlorës, as “mos vartësinë e mëvehtësinë” e saj dhe as nuk lejuan absolutisht asnjë ngritje të ndonjë flamuri shqiptar. Të dy këto ushtarakë, anonin nga partia filo-sulltaniste, ata shpresonin në fitoren ushtarake ndaj aleatëve ballkanike dhe luftrave të tyre nacional-çlirimtare, ata ishin të deklaruar për mbajtjen e Shqipërisë nën sundimin turk. Në këtë vijë ata i konsumuan të gjitha kartat, përfshirë këtu edhe marëveshje të fshehta me Austrinë, madje deri edhe moszbatime të urdhërave ushtarake nga qendra e Stambollit. Vetëm kur po e lëshonte Shkodrën, Esat Toptan Pasha sajoi një flamur me një shqiponjë të stërmadhe dhe filloi të lëshonte  idenë që ta pranonim atë Shqipëri që na jepte Evropa, se ndryshe rrezikonim ta humbnim edhe atë… Hasan Riza Beu (pastaj Pasha) ishte një ushtarak që kish mbaruar shkollë ushtarake në Gjermani me përfundime të shkëlqyera, pati edhe një karrierë me zotësi ushtarake të shquara, por në të njejtën kohë u tregua edhe një diktator e ekzekutor i ashpër. Njëherë, aty nga fund janari 1913, ai i thirri krerët më me influencë të myslimanëve shkodranë (nga ata që edhe vetëquheshin si turq) dhe i tha për lojë varjantesh e për provokim: Po sikur t’ju jepet autonomia? Ata iu përgjigjën se “nuk e donin autonominë dhe deklaruan se ne nëqoftëse Turqia na braktis preferojmë të kalojmë nën një fuqi tjetër”, duke nënkuptuar qartë Austrinë.

 

Tre 28 -tat dhe 29-ta e “nëntoriadës famëmadhe” shqiptare në vërtetësinë  historike

Vazhdon falsifikimi i historisë alla shqiptarçe! Kryeministri Fatos Nano deklaron: “flamuri që ngriti I. Qemali në Vlorë ishte i njëjti flamur ai i Skënderbeut”, ndërsa sipas humoristit Agron Llakaj, “I. Qemalit i humbi flamuri të tretën ditë, të katërtën i humbi edhe shkopi”!

(vijon)

“Nëntori i Dytë” 28 nëntor 1912, misioni diplomatiko-patriotik i I.Qemalit dhe L. Gurakuqit dhe disa “kujtesa” e  “harresa” historike.

Film-histori-letërsia, “Nëntori i Dytë”, me regjizor V.Gjika dhe me ndihmues hartues tekst-dialogjesh e konsulence historike me Dh.S.Shuteriqi e K.Blushi (natyrisht edhe “me ideatorin e madh” E.Hoxha, përderisa edhe xhaxha Çeno Hoxha/K.Roshi, na kishte dalë te vau i Mifolit etj) ka një episod me një lloj kunji mjaft të rafinuar, ku I. Qemali (S. Prosi) ia lë si porosi L.Gurakuqit (B.Lako): “Na i ruaj mirë këto dokumente o Gurakuq se do të na mallkojë historia pastaj”. Kjo si të thuash justifikohej me pleqërinë e thellë të patriotit mjekërbardhë, ku edhe skleroza pleqërore dhe ajo orjentale bënin punën e vet.

(Një shkrues K.X. më ka akuzuar në gaz. “55” se unë “kam kërkuar denigrimin e I. Qemalit, A.Zogut e Gj.Fishtës”, me rastin e përdorimit si citime të disa pasazheve nga disa shkrime të Gj.Fishtës për marëdhëniet e tyre politike reciproke etj, ku ndër të tjera për figurën e I.Qemalit përmendeshin “marëveshjet e fshehta me shërbimet  sekrete të Turqisë, me komandantët e frontit ballkanik, agjentët turq e austriakë, pastaj fytyra e zezë e tij si shoje kundrash që nuk skuqej kurrë, barku prej lastiku që nuk ngihej kurrë dhe lutja ndaj Zotit që kurrë të mos i premtonte të vihej në krye të këtij vendi një njeri si Ismail Bej Qemali”.

Nuk e dimë se si do të reagonte K.X. po të kishim cituar edhe shkrime të tjera, si psh ndonjë të B.Topullit e H.Xhelos, ku qesh e ngjesh, pjestarë të lartë të families Vlora akuzoheshin si me origjinë të largët nga Konja e Anadollit, dmth si shqiptarë të turqizuar, ku madje vetë sadrazëmi Ferit Pasha Vlora me rastin e zgjedhjes në këtë post të lartë, na kishte bërë edhe betimin para Sulltanit se ishte me origjinë si turk konjar.

Ky shkrimtar e përkthyes i nderuar, por edhe “rregullues vjershash”, “kritik historie”, gjysëm monarkist-republikan, më parë do të bënte mirë t’i kishte lexuar e verifikuar ato shkrime në origjinal, t’i kontrollonte që ato citime kanë qenë korrekte-origjinale e pastaj të fliste për “denigruesin” e qoftë edhe për “atë daljen nga tema” etj…)

Në kujtimet e tij të botuara, plaku I.Qemali nuk u kujtua t’ia linte historisë se cilin flamur konkretisht kishte ngritur në Vlorë, që ai dhe L.Gurakuqi etj, e quanin si “të Skënderbeut”: atë të Eqerem Bej Vlorës, të cilin ia kishte dhuruar Aladro Kastrioti, atë të Spiridhon Ilos të kolonisë shqiptaro-vllahe me disa shtesa thakësh e qëndisma të Marigosë, apo edhe flamuj të sjellë nga Korfuzi e nga Amerika? Të gjithë këta flamuj sidoqoftë ishin improvizime dhe nuk bazoheshin në ndonjë formë shqiponjë origjinale nga të  Skënderbeut.

Plaku i Vlorës, personalisht deklarohej se kishte ngritur dhe i kishte dhënë tagër vetëm një flamuri dhe nuk shkruante qartë se me atë rast ishin ngritur edhe disa lloje flamujsh të ndryshëm. Ndërkaq ndonjë dëshmitar okular dhe shkrues kujtimesh deklaronte më ndryshe. Përshembull Faik Ymeraj shkruante: “Flamurin e ngriti Ismail Qemali në një qoshe të ballkonit. Ka qenë një flamur i vogël. Dy burra të fortë, veshur me kostum kombëtar po ngrinin një flamur tjetër të madh mbi portën kryesore të asaj shtëpie”. (Shih librin “Lufta për çlirimin kombëtar në vitet 1878-1912, Tiranë 1962, f 492-493; f 489-490; f 491)

Në tërë këtë mjegullnajë, ka vetëm një fakt të sigurtë se kur I.Qemali u nis me misionin diplomatiko-patriotik (siç e kishte definuar vetë A.S.Drenova), nga Stambolli bashkë me L.Gurakuqin e Seit Kemalin, nuk i kishte paraprirë seriozisht pregatitjes së flamurit. Përveç pjesës patriotike shqiptare, ai kishte edhe detyrime të tjera ndaj qeverisë, vatanit e diplomacisë osmane…

Pas shpalljes së Hyrrietit, Ismail Qemali kishte ardhur në Vlorë, aty nga shtatori 1908. Për ta pritur kishte dalë varkëtari Dhimitër Qarri me varkën e tij të shturar me qilim. Megjithse nuk bëhej fjalë as për flamur e as autonomi, populli i Vlorës i kishte bërë një pritje triumfale, aq sa ia kishin ç’mbrehur edhe kuajt e karrocës dhe e kishin tërhequr me njerëz. Po kjo liri/hyrriet kishte qenë një iluzion mashtrim…shqiptarët nuk fituan as të drejtën të quheshin si shqiptarë, por vetëm si osmanë. Edhe në kalimin e lumit Vjosa më 1912 ishte po e njëjta varkë e shtruar me qilim dhe po i njëjti varkëtar… (Cit. f 486-487)

Patriotit të madh nuk i kujtohej, as nëse e kishte ulur flamurin e Turqisë në Vlorë nga institucionet publike zyrtare më përpara (si Skënderbeu), apo nëse këtë e kishte bërë më pas një komision i zgjedhur, ku sipas mirkuptimit nuk hasën asnjë rezistencë, siç e shkruante përshembull veterani Dhimitri Zografi. (në librin e sipërcituar f 476-478)

Realisht ushtria turke dhe institucionet e saj bashkëjetonin me qeverinë e Vlorës edhe pas 28 nëntorit 1912. Ishte kjo ushtri që i dha “qeverisë së Vlorës”, një copë teritor, Llogara-Mifol. Ismail Qemali jo vetëm në gjyqin ushtarak që iu bë për komplotin me majorin Beqir Grebeneja (i cili përfaqësonte edhe turqit e Thesalisë) nuk dha shpjegime “për shkak të sekretit shtetëror e ushtarak”, por asnjëherë nuk ia tregoi historisë disa “marëveshje të fshehta”, se si mbante lidhje të mira me komandantët e armatave turke e sidomos me kryekomandantin Kara Seid Pasha në Berat dhe me Esat Pashën e Janinës, se si e ndihmonte ushtrinë turke me ushqime, armatime etj, se si emocionohej aq shumë kur lexonte letërkëmbimet me Kara Seidin, që ia sillnin korierët nga Berati përmes  Mallakastrës dhe se si kishte ardhur edhe deri në Shën Gjin për t’u takuar me Hasan Riza Beun, por ky as e begenisi… (cit. f 507 etj…)

I.Qemali as nuk jepte shpjegime se përse e kishte ngritur flamurin/apo flamujtë në një shtëpi private e jo në një institucion apo shesh zyrtar!

Versioni zyrtar që na la I.Qemali shkruante se ai: “po ngrinte në shtëpinë e stërgjyshërve të tij, flamurin e lavdishëm të Skënderbeut, i cili kishte flejtur i mbështjellur në palat e tij për 445 vjetët e fundit. Qe një çast që nuk do ta harroj kurrë dhe më dridheshin duart nga shpresa dhe mburrja se po vija në ballkon të shtëpisë së vjetër flamurin e sovranit të fundit kombëtar të Shqipërisë”…(cit. tekstualisht sipas bot. të cit. f 489-490, nxjerrë nga libri “The Memories Of Ismail Kemal Bey”, f 370-373, Londër, 1920)

Nga pohimet e shkruara dhe nga fotografitë e botuara, rezulton se në ballkon lart (krahas edhe një flamuri tjetër të vogël?!) qe ngritur flamuri i vogël i xhaxha Spiridhon Ilos me shtesat e Marigosë. Po a mund të konsiderohej ky si “flamuri i Skënderbeut! Kemi idenë se ishte flamuri i Aladro Kastriotit ai, për të cilin I.Qemali kishte edhe pretendimin si “trashigimi e Kastriotëve”. Ky flamur ishte edhe më i vogël se i “flamuri i Marigosë”. I.Qemali këtë ia mori Eqerem Bej Vlorës dhe i dha miratimin Murat Bej Toptanit ta ngrinte atë në njërën dritare pranë ballkonit. Vetë Eqerem Bej Vlora shkruante në kujtimet e tij: “E pra, më 28 nëntor 1912 kryeobjekti i ditës, flamuri [i Gj.K.Skënderbeut. Sqarim yni A.L.] si simbol i pavarësisë, me atë pakujdesinë tipike shqiptaro-orjentale ishte harruar!…Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njëri-tjetrin…Ismail Beu i dha leje dhe kështu flamuri që dikur don Aladro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail Beut, i cili ia dorëzoi Murat Bej Toptanit, me porosi ta varte jashtë, ndërkohë që vetë qëndronte në dritare…” 

Fotografinë me ballkon e dritare, me flamurin e Aladros dhe figurën e Murat Toptanit, historiografia e laboratorit, fillimisht e nxiu dhe pastaj ia rrëshqiti dhe ia mbylli edhe grilat, duke e paraqitur në fund I.Qemalin solo në ballkon me flamurin e Marigosë, çka na çon mallin e asaj fotos së ballkonit të Beledijes së Shkodrës me foton solo të Enver Djalit… Fallsifikimi banal vërtetohet nga konfrontimi i disa fotografive të botuara në disa organe të ndryshme dhe nga shkrimi i gazetës Panorama, dt 29 nëntor 2004. Por, shkruesi në fjalë (në art. “Të gjitha debatet për 28-29 nëntorin 1912), thekson edhe se “në mjegullat e kohës së pushtimit osman u harrua edhe forma edhe ngjyra e flamurit shqiptar. Rilindasit tanë e dinin se flamuri i Skënderbeut ishte me një shqiponjë të bardhë”… Do të thoshim se nëse këto mjegullnaja kohore ishin si themi edhe disi të kuptueshme për ato kohë, absolutisht të papranueshme janë mjegullnajat e shek XX, sepse me to kemi të bëjmë me mjegullnaja e turbullira të kokës me qëllim!

Aso kohe ndonjë fanatik turkoshak bërtiste me të madhe se nuk e donin flamurin me sorrë, as me një formë shqiponje kaurre e as me atë kopjen austriake!

Ndërsa fillimisht Aladro Kastrioti mbahej  si një lloj pasardhësi i Kastriotëve, shpejt u pa se ky ishte një mashtrues ordiner dhe se ky mashtrim ishte gatuar kushedi se në cilën kancelari. Në këtë pikë ka të ngjarë se diçka e drodhi edhe vetë I.Qemali. Realisht, kur ishte fjala për legjitimitetin monarkik të një pasardhësi Kastriot, ky nuk ishte i pëlqyeshëm, sepse si legjitim për Ismail Bej Vlorën në ato “Marëveshjet e Fshehta” me Turqinë duhet të ishte ndonjë turk pasardhës i sulltanit apo ai Izet Pashai!

     E, të kthehemi ku e lamë e ku na mbeti… patriotit “qi ma së shtatëdhjet vjeç i ra ndër mend për Shqypninë”, siç e shkruante Fishta, nuk iu kujtua asnjëherë as se kujt pikërisht ia kishte dhënë për ruajtje edhe atë kartën origjinale të proçes-verbalit të leximit të “zë vendimit, që Shqiperia me sot të bahet në vehte, e lirë e e mosvarme” (e cila fillimisht pinte ujë vetëm brenda territorit Llogara-Mifol): Luigj Gurakuqit si shkronjës, apo ndonjë  sekretari të tij nga ata më të besueshmit pa dipllomë, si psh atij Karaosmanit!?

Dhe si qëlloi pastaj që na humbi edhe vetë “origjinal Karta e në vehte, e lirë e e mos varme” dhe tërë proçes-verbalet e kuvendimeve aq të zjarrta!!! Vetëm në një kopie na paska qenë ajo qyqe kartë, ndër të tjera edhe me persona injorantë të paverifikueshëm me gishta e pa asnjë vulë! Po sa mirë ajo karta tjetër e projekt-rezolutës në hotelin Kontinental të Bukureshtit, na ishte shkruar e mbajtur në tre kopie dhe me një konceptim të parapregatitur qysh nga Stambolli! (cit. f 474-475)

“Diplomatit e historianit të thellë” (siç i thotë tash edhe F.Nano), Ismail Qemali, as që i kishte shkuar nëpër mend se në shek XV nuk kishte pasur asnjë lloj teritori me emërin Shqipëri, se flamuri i Kastriotëve aso kohe nuk përfaqësonte ndonjë Shqipëri dhe se Skënderbeu nuk kishte qenë as mbret-sovrani i gjith Epir/Albanisë. Sipas hesapit të I. Qemalit na dilte se flamuri i Aladros, ia kish këputur gjumit qysh në vitin 1467!

Është më se qesharak, gjith ai diskutim i historianëve të sotëm dhe historiografisë së shqipetarologjisë, kur pohojnë se Ismail Bej Vlora, kishte ngritur vetëm flamurin e shartuar të kolonisë së Bukureshtit, kur nga vetë thënia e I.Qemalit del më e afruar se kishte ngritur atë të Aladros dhe atij ia kishte dhënë prioritetin, sepse e kuptonte dhe e interpretonte si një “origjinal i Skënderbeut”, i zgjuar nga gjumi letargjik pas një vdekje klinike prej 445 vjetësh!

Kolonitë shqiptaro-vllahe ishin të vona dhe kështu edhe flamujtë e tyre ishin qartazi edhe improvizime të vona, ndërsa Aladroja pretendonte edhe si ishte si pasardhës i Kastriotëve. (Tash së fundi M. Zequa sapo na zbuloi edhe një trashigimtar “origjinal të pa zbuluar” të Gjergj Kastriotit, madje edhe me një gjenealogji të shkruar qysh nga viti 1405…)

Edhe më qesharake bëhet situata kur na del se na paska pasur një tubë me flamuj të ndryshëm, të cilët qartë vetkuptohet se nuk ishin as identikë me njëri tjetrin. Sipas humoristit Agron Llakaj, “Ismail Qemalit të tretën ditë i humbi edhe flamuri dhe të katërtën i humbi edhe shkopi”. Në realitet bëhet fjalë për nja gjashtë a shtatë flamuj dhe shkopinj.

Edhe lexuesi vetë mund ta marrë me mend, se kemi të bëjmë gjithsesi me flamuj të improvizuar dhe se Kushtetuta e Re e 28 nëntorit 1998 (e ekspertëve Mejdani, Islami dhe  Imami, ky edhe si më përgjegjësi në këtë treshe…) duhej ta kishte shënuar më drejtë në shumës si: “Dita e Flamujve”, sëpaku deri deri sa historianët, politikanët, flamurologët, tregëtarët e flamujve etj, ta zgjidhin këtë “nyje gordiane”…

Plakut të Vlorës nuk iu kujtua t’ua linte pasardhësve nëse datën 28 nëntor e zgjodhi me qëllim, nga “që e njihte me rrënjë historinë” (siç e deklaron imituesi i tij, kryeministri Nano), edhe meqënëse kishte mjaft kohë ta rakordonte me Mabeinin e komandantët turq, apo nëse kjo i koinçdoi fare rastësisht, siç i kishte rezultuar Imzot Fan Nolit.

Sido që ta rrotullosh, për të dy varjantet, plaku do të dilte pak si eksiq.

I.Qemalin (edhe film-historinë “Nëntori i Dytë”), skleroza pleqërore e politiko-ideologjike nuk e pengoi t’i kujtohej se Valiu, Pashai dhe komandanti i frontit të Janinës, kish dërguar në Lushnje një “Urdhër-Arresti telegram,  ku shkruhej “I.Qemalin ta arrestoni gjallë a vdekur”.

Ndërkaq “harroi” t’ia njoftonte historisë se jo fort larg, por as dy orë më pas, kish arritur një tjetër “Urdhër-telegram” nga Stambolli e Kryekomanda e Kara Seidit në Berat, ku shkruhej: “Ismail Benë me gjith njerëzit e tij ta nderoni. Lajmëroni edhe Ismail Benë!”, sepse dmth janë njerëzit tanë me një mision diplomatik! Shyqyr, që kjo gjëzë e vogël i ishte kujtuar Karaosmanit, “besnikut me karakter, këshilltarit dhe kryesekretarit te shtetit të Vlorës”  nga Kavaja. (cit. f. 481, 483)

Ato që nuk i kujtoheshin plakut flokë e mjekërbardhë, iu kujtuuan të tjerëve më pas, duke vazhduar deri te Enveri, Ramizi, Saliu, Rexhepi…Vetë Enveri e kishte bërë edhe pllan-skicë-idenë e “monumentit të pavarësisë”…

Dhe ato që nuk i kujtoneshin as Enverit vetë, për qyfyre na i kujtohen kryeministrit tonë modern, kur në Vlorë, me 28 nëntor 2004, bëri “një nga zbulimet më të rëndësishme të epokës”, në një “fjalim historik” duke deklaruar: “28 nëntor 1912 na mbledh sot sërish këtu në këtë shesh, që njihet botërisht si “Sheshi i Flamurit. Sot mbushen 92 vjet nga ajo ditë historike kur patrioti, intelektuali demokrat dhe luftëtari i shquar i pavarësisë kombëtare, i pari Kryeministër i Shqipërisë së pavarur dhe moderne, Ismail Qemal Bej Vlora, ngriti flamurin kombëtar të pavarësisë, pas gati 500 vjetësh robërie. Ishte i njëjti flamur, ai i Skënderbeut dhe e njëjta ditë e muaj kur heroi ynë kombëtar e kishte ngritur flamurin tonë në Krujë. Intelektuali i shquar e njihte historinë e kombit dhe të vendit si rrallë kush, ndaj dinte të vepronte edhe me simbolikën e datave, duke u dhënë atyre forcë dhe ardhmëri…” (gaz. “Zëri i Popullit” 30 nëntor 2004)

Për çfarë thamë deri tashti, lexuesi le t’i nxjerrë edhe vetë domethëniet e përfundimet. Flamuri që ngriti I. Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912 na paska qenë flamuri origjinal e identik i Skënderbeut! (Po ai na paska humbur edhe flamurin origjinal!),  të cilin pakujdesia injorante apo e qëllimtë na e humbi në shek e XX, pasi kishte “flejtur i mbështjellë në palat e tij për 445 vjet! Hajde për marshalla histori hajde…!

Po me çfarë na garantojnë “njohësit e thellë të historisë” se Skënderbeu e kishte ngritur flamurin më 28 nëntor 1443, kur një pohim të tillë shprehimisht nuk e kemi nga asnjë burim?!

A e njeh kryeministri se me çfarë teritoresh e donte Ismail Qemal Beu, “Shqipërinë moderne”, dmth me ato 4,5 vilajetet osmëne e me atë lidhjen teritoriale Shqipëri-Turqi në vijën Edrene-Selanik-Grebene-Janinë-Jon! A e di kryeministri Nano se Ismail Qemali, si një pjesmarrës i bejlerëve filo-sulltanistë në atë “Komplotin e Taksimit” më 1911, nuk ishte edhe aq “demokrat modern”, përderisa ishte kundra xhon-turqve borgjezë, të cilët sigurisht se ishin më modernë se filosulltanistët e halifesë?! A e kishte të fituar realisht I. Qemali “në vehtësin, lirinë e mosvartësinë” më 28 nëntor 1912, apo vetëm sa i lexoi ato! 28 nëntori 1912 na paskësh qenë data e fitimit  të pavarësisë së Shqipërisë moderne dhe e Ditës së Çlirimit nga okupacioni turko-osman, kur akoma sot e kësaj dite për turp e faqe të zezë nuk e kemi një ditë së paku as simbolike si “Dita e Çlirimit nga okupacioni turko-osman”! Me 28 nëntor 1912 doli nga Shqipëria moderne ushtria dhe ushtari i fundit turko-osman, apo nja dy-tre a më shumë vitë më pas?! Ju sëpakut t’ia bënit kësaj pune me ato parametrat demokrate të PD-së për 28-29 nëntorin e 1944-ës, dmth me atë çizmen dhe triçklin e fundit të autokolonës gjermane, me kronometër e celular te Hani i Hotit…

Shqiperinë, kryesisht me dy vilajete, I.Qemali nuk e pranonte, dhe për këtë bëri edhe ato marëveshjet e fshehta e madje edhe traktativa deri edhe me regresivistët, pishmanllinjtë e shadetlinjtë e lëvizjes “Duam Babën, flamurin turk dhe harfet e shënjta”…(Thuhet se Qamilistët e ringritën flamurin e gjysmë-hënës edhe në Vlorë…)

Sikur të ishte si thoni ju Nano, pse ahere në Kushtetutë është shënuar 28 nëntori 1912 vetëm si “Dita e Flamurit”?! Vetë e keni shkruar këtë “fjalim modern”, i katërti për nga rëndësia shqiponjatare?

A jeni i sigurtë ju se me këtë “veprim me simbolikë e ardhmëri”, do t’ju vijë nga pas edhe historia?! Cili je ti more burrë, që na zbulove “origjinal  flamurë”?!

Po nëqoftëse dikujt, si “njohës i thellë dhe i vetëdijshëm i historisë dhe simbolikave”, i duhet material qyfyresh edhe nga “Qeveria e Vlorës”, për ato mexhlizet e KPD-së, po ja rekomandojmë një libër të mrekullueshëm “Antikat Kombëtare”, ku mes shumë e shumë qyfyreve për “Mexhlizet e Vlorës”, “Kafe-Oxhakët” etj, ka edhe një për kajmetë/paret e Azis Pashë Vrionit që i kishte rregulluar t’i bënte te kovaç Galipi, ku për çudi pati edhe përkrahjen e kundërshtarit të tij Petro Pogëllarit. Kjo monedhë do të kishte nga njera anë një shqype e nga ana tjetër një toskë e një gegë të zënë dorë për dore vllazërisht.

Ndërkaq për atë “Festën Kombëtare të Verës së Marsit”, i rekomandojmë  nismëtarëve, “Burimet Osmane”, ku qartazi flitet për “inaugurimin e El’Basanit me therjen e rreth 8000 pleqve dhe fëmijëve të mitur dhe me shitjen e vashave perri dhe djemve fytyrhëna, lirë falë ashikëve veteranë dhe bile shprehimisht në kronologjinë “sapo kishin ardhur “Ditët e Beharit”, në El’Basan, në kërthizën e Arnavudilisë”…

Lexoni S.Pulahën, i cili shkruan për këtë rast për “moralin jashtzakonisht të ulët” të këtij specialiteti pervers të ashikëve turko-osmanë. Më në thellësi për ato vendet dëfrimore, nëpër burimet termale ku kënaqeshin e kapiteshin ashikët e dylberat dhe se si “Festa e Beharit dhe një Panair” festoheshin edhe ma shumë se “Kurban Bajrami”, lexo Evlija Çelebiun. Për më tepër akoma atë kronologjinë turke të ballokumes ta tregon edhe vetë mielli i misrit/kallamboqit, i cili dihet se ka ardhur nga Amerika. Kjo na tregon se nuk kishim të bënim vetëm me një farë “traditë-feste” të pastër vendase të trashiguar nga kohët pellazgo-ilire pagane, të ideve të Marsit, të Afroditës apo të njëfarë Zane të Çermenikës, por me një lloj feste me mbizotërimin mesjetar anadollak, ku natyrisht kishte edhe nga ato që i përshkruan Çelebiu. Me sa duket për ta kuptuar këtë festë, përveç historisë, duhet kthyer edhe harta sëprapthi…

 

28 nëntor 1944, “28 Nëntori i Tretë” i Tiranës në 60-vjetorin jubilar të tij.

Kaq harresë e kaq inkompetencë historie kanë disa herë kryeministri “modern” dhe stafi i tij po aq “modern”, sa që as nuk kujtohen se 28 nëntori 1912, u festua me tri ditë festive në Tiranë duke pasur si pikë kulmore 28 nëntorin 1944, jo vetëm në shenjë respekti të atij aktit të proklamim-leximit të “mosvartësis, lirisë e mëvehtësis” (megjithse në “Nëntorin e Dytë” ishte ruajtur edhe për ca kohë ligjërisht edhe sovraniteti e suzeraniteti i sulltanit dhe forma monarkike e regjimit te tij), por më veçanërisht si ditë/datë e rifitimit të indipendencës së humbur më 7 Prill 1938, siç e theksoi aso kohe sh N.Spiru, në fjalimin që mbajti më 29 nëntor 1944! (bot. në Bul. Luftës Nacional-Çlirimtare, Tiranë  1 Dhjetor 1944)

28 nëntori 1944, si dita e rifitimit të indipendencës së humbur më 7 Prill 1939, kishte edhe ai 60 vjetorin e tij dhe simbolikën e tij jubilare, siç edhe 29 nëntori, po Nano e harroi…

Nanua dhe Berisha nuk e kanë ditur kurrë, se  E.Hoxha,  në atë fjalimin e tij më datën 28 nëntor 1944 shprehimisht shkruante për 28-tën: “28 nëntori u bë dy herë Dita e Çlirimit”… Enveri me atë gjuhën popullore e gjimnaziste e quante 28 nëntorin 1912 si “Ditë e Çlirimit” edhe si “Ditë e Lirisë” edhe si “Ditë e Pavarësisë”, kur në realitetin historik, ajo ditë nuk i ka pasur ato atribute.

“Buletini i Luftës Nacional-Çlirimtare”, Tiranë 28 nëntor 1944 botoi një pikturë flamur me një formë shqiponjë afërsisht si të sotmes, pa yllin partizan sipër dhe nën të një fotografi të E.Hoxhës dhe I.Qemalit. E.Hoxha, megjithse K.Tashkua deklaronte se më 8 nëntor 1941 e muarmë nga rruga se na duhej edhe një mysliman, shumë kohë para hyrjes në Tiranë e kishte vendosur kultin e individit dhe diktatorit në Parti-Shtetin. (Buletinet origjinale i janë dhuruar Gj. Lukës nga N. Spiru)

Enveri ndoshta do ta donte edhe me dekrete zyrtare, por realisht e në mënyrë absolute 28 nëntori 1912 nuk përfaqësonte ditën e çlirimit nga okupacioni afro 500 vjeçar turko-osman, ndërsa 28-ta e 44-trës edhe mund të konsiderohej si “Ditë Çlirimi”.

Po Berisha, përse nuk u kujtua asnjëherë për 28 nëntorin 1944, si dita e festimit të rifitimit të indipendencës me një “koinçidencë” me paracaktim?! A nuk i mjaftonin tre 28-ta, me ose pa koinçidenca, të interpretuara kështu?! Por, ai e ka tërë hallin vetëm për të denigruar datën 29! Simbas këshillave të veshit, Berisha ndoshta do të donte ta deklaronte me të bërtitur se “indipendeeencën nuk e kemi huumb plootsisht sepse… na kan dhaan Kosoovën! (Një “shkencëtar linguist” i mençur malësor, P.M., tash kohët e fundit ia ka gjetur edhe etimologjinë ilire Kosovës: ose nga specialiteti i prodhimit të kosit, një lloj nënprodukti i qumështit, ose nga emri zoonim i  zogut Kosi…madje ia ka gjetur edhe Berishanës…)

 

28 nëntori i Beledijes, i Bashkisë Shkodër, Këshillit Bashkiak Shkodër dhe bashkimxhinjve…

E, vijmë tash edhe te ajo 28-ta aq e përshpirtshme dhe aq e dashtun e demokratëve, dhe ma veçanërisht e përmallshme e deputetëve e Bashkisë e bashkiakëve të saj, shkodranë PD-istë. (Deputetët xhon-turq, nga që një pjesë e deputetëve shqiptarë ishin si filo-sulltanistë të zjarrtë, pro harfeve arabe të shenjta, pro qëndrimit  nën Turqinë etj, për tallje i qesëndisnin me fjalën  “bashkimxhinjtë”…)

Shkodra zyrtare e popullore nuk pati 28 nëntor 1912 të mëvehtësisë, as ndonjë njohje të qeverisë së Vlorës, as festim dhe as ndonjë ngritje simbolike të flamurit shqipetar, më 1912, sepse ajo aso kohe ndodhej nën okupacionin turko-osman dhe organet vendore nuk ia lejuan.

Me datën 1 Dhjetor 1912, Kryetari/kryeministri i Qeverisë së Vlorës, Ismail Qemal Beu u kish dërguar një telegram qarkor kryetarëve të Beledijeve të Shqiperisë së Jugut në gjuhën turqishte, të shpallnin e të njihnin pavarësinë e të lejonin organizimin e pushteteve lokale, ku hynte edhe ngritja e disa flamurëve, me një fjalë si fillim njëlloj dypushteti. (Përse nuk i dërgoi ndonjë edhe Shkodrës?!)

Kuptohet se këto flamuj ishin improvizime, ku kishte edhe shtroje të kuqe të tavolinave të Beledijeve, ndonjë rraso prifti për shqiponja etj. Sot shumica e këtyre sigurisht kanë humbur e po ashtu kanë humbur edhe pothuajse të gjithë ato 500 copët e stampuar nga Marigoja…

Valiu dhe komandanti turk Hasan Riza Pasha dhe zëvendësi tij Esat Toptan Pasha, aso kohe as nuk e njohën fare as qeverinë e Vlorës, as “mos vartësinë e mëvehtësinë” e saj dhe as nuk lejuan absolutisht asnjë ngritje të ndonjë flamuri shqiptar. Të dy këto ushtarakë, anonin nga partia filo-sulltaniste, ata shpresonin në fitoren ushtarake ndaj aleatëve ballkanike dhe luftrave të tyre nacional-çlirimtare, ata ishin të deklaruar për mbajtjen e Shqipërisë nën sundimin turk. Në këtë vijë ata i konsumuan të gjitha kartat, përfshirë këtu edhe marëveshje të fshehta me Austrinë, madje deri edhe moszbatime të urdhërave ushtarake nga qendra e Stambollit. Vetëm kur po e lëshonte Shkodrën, Esat Toptan Pasha sajoi një flamur me një shqiponjë të stërmadhe dhe filloi të lëshonte  idenë që ta pranonim atë Shqipëri që na jepte Evropa, se ndryshe rrezikonim ta humbnim edhe atë… Hasan Riza Beu (pastaj Pasha) ishte një ushtarak që kish mbaruar shkollë ushtarake në Gjermani me përfundime të shkëlqyera, pati edhe një karrierë me zotësi ushtarake të shquara, por në të njejtën kohë u tregua edhe një diktator e ekzekutor i ashpër. Njëherë, aty nga fund janari 1913, ai i thirri krerët më me influencë të myslimanëve shkodranë (nga ata që edhe vetëquheshin si turq) dhe i tha për lojë varjantesh e për provokim: Po sikur t’ju jepet autonomia? Ata iu përgjigjën se “nuk e donin autonominë dhe deklaruan se ne nëqoftëse Turqia na braktis preferojmë të kalojmë nën një fuqi tjetër”, duke nënkuptuar qartë Austrinë. (vijon)

Agron Luka

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu