|
O(H)POZITA Kaosi qė ka pėrfshirė aktualisht opozitėn shqiptare,
veēmas pas krizės politike qė shoqėroi gjithė procesin pėr zgjedhjen e
Presidentit tė vendit, ėshtė njė nga shėrbimet mė tė kėqija dhe mė tė
papėrgjegjshme qė po iu bėhet qytetarėve, publikut shqiptar nė tėrėsi. Fryma
e pėrēarjes, mungesa e alternativave tė qarta, e orientimit politik, rrėfen
pėr epėrsi tė padiskutueshme dhe pėr njė fitore tė qartė tė interesave
sporadike, individuale, a tė grupeve, mbi detyrimet reale demokratike. Ēdo
ditė, ēdo ēast, ofron as mė shumė e as mė pak, njė panoramė eklektike
pantomimash dhe sjelljesh banale, panoramė nė tė cilėn fjalive tė bukura iu
shkrihet sakaq kallaji.
Nga: Vangjush SARO Caf Jonuz Culaj - Mandela i Malėsisė Me 17 korrik tė kėtij viti
(2007) Malėsia e Madhe, Shkodra e mė gjėrė pėrcolli me nderime e respekt pėr
ne banesėn e fundit njerin ndėr nacionalistėt, patriotėt e antikomunistėt mė
tė mėdhenjė qė ka njohur historia e saj e gjysmės sė dytė tė shekullit XX,
pėrcolli Caj Jonuz Culajn, i cili pėr qėndresėn e tij nė mbrojtje tė lirisė e
demokracisė, thirrej nga treva qė e lindi e rriti (Malėsia e Madhe) si
Krushku i Lirisė apo Mandela i Malėsisė. Caf Jonuzi vdiq mė 16 korrik nė
fshatin Reē, pra aty ku kishte lindur plot 81 vite mė parė (1926). Caf Jonuzi
si ēdo njeri kur lind, kishte ardhur nė kėtė botė duke qarė, por e qara pėr
lirinė, demokracinė, Malėsinė e Shqipėrinė qė e kishte pushtuar lėngata e
kuqe, komunizmi, nuk kishte pushuar thuajse pėr rreth gjysėm shekulli diktature,
ku ky patriot e antikomunist i klasit tė parė e kishte kryer detyrėn duke
luftuar ideologjikisht me sistemin sllavo komunist pa ju dridhur zemra e
shpirti, dhe pėr kėtė siē dihet u arrestua e dėnua me burgime tė gjata e tė
rėnda, madje rreth gjysmėn e jetės nėn komunizėm Caf Jonuzi e kaloi nė
burgjet e tmerrshme tė kėtij dreq sistemi. Por megjithė dėnimet e rėnda
e burgimet e gjata ky burrė i madh nga idealet dhe nga fiziku vigan i
malsorit tė vėrtetė, nuk u lėkund kurrė, por qėndroi si simbol i luftės e
sakrificave qė kėrkon liria e demokracia, pa tė cilat njeriu nuk ėshtė njeri
i vėrtetė. Caf Jonuz Culaj kishte lindur nė fshatin patriotik tė Reēit tė
Malėsisė sė Madhe, nė njė familje nacionaliste e tė njohur tė trevės sonė, ku
edhe pėrfitoi edukatėn e parė, si njė trim malėsor qė nė ēdo kohė e rrethanė
duhej ti dilte pėr zot vendit tė vet. Caf Jonuzi nė vitet e adoleshencės
sė tij kishte patur fatin e mirė qė nė fshatin Reē kishte ardhur pėr tė
shėrbyer Fetari dhe Atdhetari i klasit tė parė Dom Luigj Pici, i cili si
klerik kishte njė shkollim e kulturė Shqiptare perėndimore, tė cilėn si
patriot i vėrtetė donte qė kėtė kulturė e dije tua jepte fėmijėve dhe
banorėve tė Reēit e Malėsisė. Njė ndėr kėta fatlum qė mėsuan shkrim e kėndim,
por edhe kulturė e dije me thagme nacionaliste nga Dom Luigji kishte qenė
edhe Caf Jonuz Culaj. Ėshtė me vlera tė thuhet se Dom Luigj Pici ndonse ishte
klerik i besimit Katolik, dijen dhe kulturen e tij e kishte vėnė nė shėrbim
tė tė gjithė banorėve tė Reēit e mė gjėrė, si tek ata katolikė dhe tek ata
muslimanė, pasi ai i konsideronte tė gjithė vėllezėr tė njė gjaku e kombi, si
dhe bijė tė njė Zoti tė vetėm qė na kishte falur. Caf Jonuzi kėto vlera tė
Atdhetarit klerik i ka vėnė vazhdimisht nė dukje, madje me pushkatimin e Dom
Luigj Picit dhe nacionalistėve tė tjerė nga komunistėt e pa fe dhe Atdhe, Caf
Jonuzi krijoi bindjen e plotė se nacional ēlirimtare komunist nuk ishin
asgjė tjetėr veēse pushtues e shkatėrrues tė vlerave tė kombit tonė.
Gjithsesi Caf Jonuzi qė nė moshė tė re u rreshtua nė krahė tė luftrave
antifashiste, ku nė betejėn kundėr pushtuesve italianė nė fund-gushtin e
vitit 1943 nė Reē ai ishte luftėtar aktiv, mision qė e vazhdoi deri nė
ēlirimin e Shqipėrisė, me besim se kėshtu po i shėrbente Atdheut e Kombit.
Madje deri nė vitin 1946 Caf Jonuzi kishte qenė edhe drejtues i rinisė
antifashiste tė Malėsisė sė Madhe, detyrė qė e kishte kryer me trimėri e
menēuri tė pashoqe. Nė shumė aksione antifashiste Caf Jonuzi kishte si
udhėheqės moral e material vet Priftin Patriot e antifashist Dom Luigj Picin,
tė cilin pėr disa kohė e kishin zgjedhur edhe si kryetar tė (nacioanal
ēlirimtares) Qarkut Shkodėr... Siē thamė mė sipėr, mbas
pushkatimit tė Dom Luigjit dhe nacionalistėve tė tjerė, Caf Jonuzi pėsoi njė
zhgėnjim tė madh ndaj shtetit qė po instalohej e si rezultat vigjilentėt
komunistė filluan ta ndiqnin e survejonin gjatė deri sa nė vitin 1954
arrestohet e dėnohet me 20 vjet heqje lirie me akuzen e tmerrshme Tradhti
ndaj Atdheut, dhe propogandė e agjitacion kundėr pushtetit komunist. Nė
burgjet e vdekjes Caf Jonuzi kaloi plot 13 vite, por mbijetoi. Mbas lirimit,
pėrsėri ky patriot e antikomunist nuk ishte i lirė, ai survejohej vazhdimisht
nga vigjilentėt e Partisė sė Punės, tė cilėt edhe nė njė punė tė rėndė qė e
kishin dėrguar (puntor nė ndėrtim) arritėn qė nė vitin 1970 ta fajėsonin e
arrestojnė pėr tė dytėn herė. Tashma akuza qė i bėhej Caf Jonuzit ishte diēka
interesante, sepse nė opinion thuhej se Cafi kishte krijuar Partinė Agrare, e
cila do ti merrte pushtetin Enverit e Partisė. Nė fakt Caf Jonuzi me disa
shokė tė tij antikomunistė kishte pėrgatitur thjeshtė njė program liberal qė
do tė largonte disi fshatarėt nga skllavėria dėrrmuese e kooperativizmit e
kolektivizimit. Ky patriot pėrsėri u dėnua me akuzen standarte qė dėnoheshin
tė gjithė antikomunistėt: Propagandė e Agjitacion kundėr pushtetit komunist,
me pasoja tė rrezikshme pėr pėrmbysjen e tij. Kėsaj here bėri plot 9 vite
burg pėr kėtė akuzė, duke e ēuar nė 22 vite gjithsej vuajtjet e tij nė kėto
burgje qė siē thoshte Katerinė Fon Kol nė fundvitet 1990, ishin mė tė
tmerrshme se ato tė Aushvicit, Mathauzenit e kampe tė tjera naziste. Caf
Jonuzi nė tė gjitha hetuesitė e gjygjet komuniste u tregua qėndrestar i
pashoq, madje edhe duke pohuar me stoicizėm se kishte qenė dhe ishte njė
antikomunist i palėkundur deri nė vdekje. Falė besimit tek Zoti e Liria Caf
Jonuzi mbijetoi dhe shijoi shumė vite tė pluralizmit, demokracisė (fund-viti
1990 e fillim viti 1991) e vazhdimisht Caf Jonuzi ka qenė ndėr tė parėt
mbėshtetės tė proēeseve demokratike, duke dhėnė njė kontribut tė vyer edhe nė
fushėn e publicistikės (nėpėr organe tė ndryshme shtypi), ku shkrimet e tij
kishin nė themel tė vėrtetėn, tolerancėn dhe interesat demokratike tė tė
ardhmes Europiane. Caf Jonuzi ka shkruar me mjeshtri edhe njė libėr me
titullin domethėnės Krushqit e Lirisė, nė tė cilin portretizon patriotė e
nacionalistė bashkėvuajtės tė sistemit diktatorial, tė cilėt shkuan drejt
vdekjes apo vuajtjeve pa u ligshtuar, pasi siē thoshte ai ishin Krushq qė
shkonin tė merrnin nusen Liri. Qė nga viti 2001 e deri sa vdiq shoqata e ish
tė Persekutuarve Politik, Dega Shkodėr (pasi ai atje jetonte) e kishte
zgjedhur kryetar tė saj, detyrė tė cilėn deri sa mbylli sytė e kreu me nder e
pėrkushtim, shoqatė e cila numėron 2100 anėtarė, me 601 tė pushkatuar, 2820
tė burgosur, 3000 familje tė internuara. Caf Jonuzi u nderua e
respektua sa ishte gjallė, por edhe nė ditėn e varrimit, ku muarėn pjesė jo
vetėm autoritete lokale tė Malėsisė sė Madhe, por edhe mė gjėrė si Prefekti i
Qarkut Shkodėr Z. Maxhid Cungu, kryetari i Bashkisė Shkodėr Lorenc Luka,
Kryetari i Shoqatės tė persekutuarve politik tė Vlorės dhe deri pėrfaqėsuesi
mė i lartė i Shoqatės antikomuniste tė ish persekutuarve politik tė
Shqipėrisė zoti Adem Allci e tjerė. Pushteti vendor, dhe konkretisht komuna
Shkrel ka premtuar se sė shpejti kėtij Krushku tė Lirisė, Mandelės sė
Malėsisė, Caf Jonuzit ti jepet titulli i lartė Qytetar Nderi i Komunės.
Vlerėsim qė e meriton plotėsisht, por edhe nderon vetė komunėn, bir i sė
cilės ishte. Faleminderit Caf Jonuzi! Vasel Gilaj Caf Jonuzi meriton tė pėrjetėsohet nė
monument Qysh nė vitet e para tė
lėvizjes demokratike nė Shkodėr, nė mitingjet kundėr diktaturės komuniste, nė
mbledhjet e shoqatės tė ish-tė pėrndjekurve politikė, mė bjen nė sy njė
figurė burri kreshnik malesh. Thuajse gjithmonė ka ndejt nė bjeshkėt e
malėsisė. Ashtu siē ishte figura e tij e pastėr dhe shumė tėrheqėse, shumė mė
e ndritur e plot burrni ishte zemra e vullneti i tij pėr mbarė shoqėrinė.
Kėto fjalė i meriton miku im Caf Jonuzi. Nė shumė takime me tė
pėrndjekurit politikė, fjala e tij zinte vend, kishte peshė. Gjithmonė i qetė
dhe i matur, duke dhėnė vazhdimisht mesazhin e bashkimit. Goja e tij nuk dinte
tė nxirrte fjalė tė pamatura mirė, ishte shumė korrekt nė punė, shumė i
pritur dhe mirėnjohės pėr shoqėrinė, dinte tė respektonte qoftė zyrtarin e
ēdo rangu, por gjithashtu shumė i pritur dhe pėr hallexhiun. Megjithėse vitet
e burgut dhe mosha e madhe kishin bėrė punėn e tyre, nuk u pėrkul kurrė,
njėlloj si lisat e alpeve tona pėrballė suferinave. Gjithmonė i gatshėm pėr
tė shėrbyer pėr tė mirėn e shoqėrisė. Merrte pjesė nė ēdo miting tė
organizuar nga shoqata, nė ēdo ceremoni, qoftė gėzimi apo hidhėrimi me
bashkėvuajtėsit , mė shumė me kė njihte. Pėrveē kėsaj ka marrė pjesė nė shumė
takime dhe mbledhje tė misionit tė pajtimit mbarėkombėtar, ku ishte edhe
anėtar i kėsaj kryesie. Ėshtė shquar nė disa pajtime gjaqesh e konfliktesh,
ku fjala e tij ka zėnė vend. Mė bisedonte disa herė pėr vuajtjet e tij nė
burgjet e komunizmit duke mė folur me urtėsi e pa mllefe, mė bisedonte pėr
burrat e Dukagjinit me tė cilėt kishte kaluar njė pjesė tė jetės nėpėr
burgje, si p.sh. pėr Kol Nduen e Pecajve tė Shalės, pėr Zef Balen e Pjollit,
pėr Gjelosh Noshin e Mėrturit e shumė burra tė tjerė. Ishte fjalėėmbėl. Dinte
ta latonte mendimin me daltėn e menēurisė. Qysh nė vitet e para tė
ēlirimit ishte njohur me Gjelosh Bajraktarin e Shoshit, me profesor Kol Preln
dhe mė tregonte shumė gjėra pėr idetė dhe parashikimet e tyre, mė bisedonte
pėr shumė priftėrinj e hoxhallarė me tė cilėt kishte kaluar tė gjithė rininė
e tij nėpėr burgjet famėkeqe tė komunizmit. Pra ky ishte Caf Jonuzi qė sa mė
shumė na mungon, mė shumė na bėn tė mendojmė, ta respektojmė, pse jo edhe ta
propozojmė ta ngrejmė kėtė figurė nė njė monument nė kėtė qytet ku diktatura
ka pushkatuar vetėm klerikė, 62. Me vdekjen e tij shoqata e tė
ish-pėrndjekurve politikė Shkodėr, humbi kryetarin e saj tė nderuar, ne
shokun e mikun e pazėvendėsueshėm. Misioni i pajtimit mbarėkombėtar humbi
misionarin e palodhur, anėtarin e nderuar tė kėsaj kryesie. Reēi humbi birin
e tij, qėndrestarin trim, pėrballuesin e ēdo diktature, burrin e urtė dhe
zemėrgjanė. Shkodra e Shqipėria humbi Anteun e vėrtetė qė merrte gjithmonė
forcė, kur kėmbėt i kishte nė tokė, pasi hekurat e egra tė Luciferrit
komunist ia privuan pėr dekada edhe kėtė. Njė figurė si Caf Jonuzi meriton
ēdo nderim. E ndjej obligim tė jem i pari unė ti bėj thirrje ndėrgjegjes sė
Kėshillit Bashkiak pėr ta pėrjetėsuar nė monument. Lin Dedė Guri Nėpėr zemra jeton nshekuj Nė bjeshkėt e Reēit ka vetue Flakė e shkendija ka lėshue Caf Jonuzi ka nrrue Gjikujt zemra iu idhnue Djal vigan tė rriti Reēi, Se pat fat me tė mbajt pėr
veti, Nė moshė shum tre tu u
shkollue Sigurimi mbas tu lshue E nė burgje tė ka ngujue Kurr nji herė smund tka
poshtnue Shumė vjet kan kalue Nusja e nana pa tė takue Njizet vjet me pas ken dasėm Tu shetit nė Reē e Razem Jo nBurrel, Spaē e Reps Sot tė pushon trupi nė Reē Ku ke lan burrni e besė. Sado koha qė tė kalojė Reēi kurr sdo tė harrojė Nėpėr zemra jeton nshekuj Zoti tthirri, por ske
vdekur. Lind Dedė Guri Fluksi i emigrantėve rrit aksidentet
rrugore Rrugėt e kėqija pa
sinjalistikė, mungesa e energjisė elektrike, fluksi i madh i automjeteve
gjatė kėsaj vere si rezultat i ardhjes me pushime tė emigrantėve, kanė bėrėqė
aksidentet e rėnda rrugore tė jenė tė shumta. Ka rreth njė muaj qė
mesatarisht vdesin dy persona, plagosen rreth shtatė njerėz nė ditė dhe shumė
konflikte tė tjera banale hapin zėnka qė pėrfundojnė nė pasoja tė rrezikshme
tė jetės. Kėshtu, njė karrambol i dy automjeteve nė aksin rrugor mė problematik
nė Shqipėri, Fushė Krujė Lezhė, me datėn 12 qershor, ka bėrė qė njė i ri 20
vjeēar, nga fshati Kalivaē i qytetit tė Lezhės, tė humbė pa shenjė pa nishan.
Ėshtė fjala pėr shtetasin Petrit M.
Zefi, lindur me 01 mars 1987. Konflikti banal qė bėri tė jetojė i fshehur
apo edhe tė jetė larguar jashtė Shqipėrisė ky i ri qė shihni nė fotografi, ka
ardhur si rezultat i pėrplasjes sė automjetit tė tij me njė automjet tjetėr. Sipas dy dėshmitarėve okular nė
vendngjarje, tė cilėt spranuan tė prezantohen me emra nga frika e hakmarrjes, mė 12 qershor, nė tė errur tė
ditės, nė aksin rrugor Fushė Krujė
Lezhė, veturėn tip Golf qė drejtonte Petrit
M. Zefi, e parakalon nė mėnyrė tė gabuar njė automjet tip Benz me targa tė Tiranės, pėr tė cilin dy
dėshmitarėt e ngjarjes shprehen pėr gazetėn se nė targat e tij dukeshin vrima
tė zeza qė flisnin se ishte targė fallco. Si rrjedhojė e atij parakalimi tė
gabuar, dy automjetet pėrplasen dhe dėmtohen nė llamarinat e jashtme.
Drejtuesi i Benz-it, megjithėse fajtor, ka dalė nga makina dhe ka qėlluar me
njė levė hekuri drejtuesin e Golf-it, duke i kėrkuar edhe 30.000 euro. Pas
dhunės fizike, drejtuesit tė automjetit Golf, i ėshtė thėnė se do ti vriten
edhe pjesėtarėt e familjes, nėse ai nuk pėrgjigjet pėr shumėn e parave.
Policia nuk ka ndodhur nė vendngjarje dhe dy personat janė ndarė privatisht
me dhunė e sharje nga mė banalet. Por ky rast ka qenė i keq pėr 20 vjeēarin
Petrit Zefi, i cili nga frika e hakmarrjes ka braktisur automjetin, ka bėrė
njė telefon nė familje duke thėnė se ka bėrė njė aksident automobilistik, i
cili i ka qėlluar me njė njeri tė keq qė i rrezikon jetėn, prandaj nuk mund
tė kthehet nė shtėpi. Kėshtu, qė nga ajo ditė, djaloshi ka mbyllur telefonin
dhe fati i tij nuk dihet. Zog Hysanaj Bie Muri Kinez i Edwin Ramės Shteti shqiptar pėr herė tė parė drejtohet vetėm nga sojli
shqiptare Me zgjedhjen e zotit Bamir
Topi President i Shqipėrisė, tre kolonat themel tė Shtetit kanė nė krye tė tyre, jo vetėm tre
shqiptarė, por tre pėrfaqėsues tė fiseve mė sojli qė njeh historia shq iptare ndėr shekuj. Sė pari: Presidenti i sapo zgjedhur i
Shqipėrisė, Profesor Doktor Bamir Topi, ėshtė jo vetėm njė shqiptar autokton
i kryeqytetit, por ėshtė edhe njė pinjoll i njėrės ndėr Familjet mė tė
njohura e mė famėmėdhaja tė shqiptarisė, i asaj tė Topiajve, e cila tė paktėn qė nga viti 1938 e vazhdim ka bėrė
emėr pėr tė mirėn e trojeve shqiptare dhe njėkohėsisht Europerėndimore, me tė
cilat kjo familje ishte e lidhur. Karl Topia, Tanush Topia, Gjergj Aranit
Komnen Topia e tjerė janė disa nga ato simbole qė historia jonė nuk i harron
kurrė. Kjo familje patriotike e me influencė jo vetėm luftoi pėrkrah Gjergj
Kastriotit Skėnderbeut, kundėr invazioneve Otomane, kur Araniti i kėsaj dere
u bė hero kombėtar, por edhe miku i heroit tonė kombėtar, pasi gruaja e
Skėnderbeut Andronika (Donika) ishte vajza e tij. gjithsesi historia e
zotrimeve tė familjes sė Topiajve fillon qė nga Kruja, Durrėsi, Tirana,
Elbasani, Berati e deri nė Vlorė. Natyrisht pas pushtimit Otoman edhe kjo familje
famėmadhe, si shumė tė tjera u vendos pėrballė kushteve tė mbijetesės, duke
ju cunguar pronat e fuqia, dhe rreth tre shekuj mė parė, njė pjesė e kėsaj
familjeje (ajo qė banonte nė zonat fushore) u detyrua tė ndėrrojė edhe
besimin (nga katolike nė muslimane), si dhe pėr tju pėrshtatur besimit tė ri
iu deformua disi edhe mbiemri nga Topiajt nė Topaj e deri Topi, mbiemėr qė e
mban pinjolli i fundit i kėsaj familje themel tė Shqiptarisė qė ne kemi
nderin ta kemi President tė Republikės. Se kush ėshtė Bamir Topi sot kėtė e
sheh kushdo qė e ndien vehten shqiptar tė vėrtetė, pasi ai zotėron
intiligjencėn, urtėsinė, guximin, tolerancėn, vizionin, si dhe bukurinė,
madhėshtinė e hijeshinė tipike tė racės sonė Ilire, qė e fali Zoti tė parėn
mbi kėto troje tė bekuara tė Europės, qė nė agimin e jetės. Natyrisht triumfi
i kėtij shqiptari sojli nuk ishte i lehtė, pasi pushtime, sundime e adhurime
tė Huaja kanė lėnė farėn e tyre tė keqe edhe nė trojet tona, qė fatėsisht
Shqiptarėt kėtė herė i mposhtėn si asnjėherė tjetėr. E ndėrsa Europa e Bota
demokratike do tė kenė tek Bamir Topi pėrfaqėsuesin tipik tė Shqiptarisė dhe
Europės autoktone, kjo ėshtė bėrė e mundur edhe nga dy drejtues tė
rėndėsishėm tė Shtetit shqiptar, qė pastėrtia dhe fisnikėria e racės sė tyre
Ilire i ndihmoi qė Presidenti tė mos zgjidhej njė anonim, hibritizim apo
dreqnim, po njė pinjoll i fisėm i racės sonė. E para ėshtė kryetarja e
Parlamentit, zonja e parė e demokracisė Shqiptare, e fismja Jozefina Topalli.
Kjo bijė e denjė e Shkodėrloces, e kryeqytetit tė Ilirisė e Gegnisė, kjo bijė
e mrekullueshme e familjes apo fisit famėmadh tė Ēobajve, e kėsaj familjeje qė ndėr shekuj kishte bėrė emėr tė
mirė jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė kancelaritė e Kralnive tė Europės e mė
gjėrė. Fatėsisht zonja Jozefina u lidh dhe martua me njė familje tjetėr tė
nderuar e tė njohur tė Shkodrės e Shqipėrisė, me atė tė Topallajve, duke mos i dhėnė asnjė mundėsi natyrės qė tu prish
gjakun BLU. Edhe kjo zonjė e nderuar
nuk ėshtė e hijshme vetėm me punėn e saj, por edhe me fizikun e saj, tipik tė
njė gruaje tė mrekullueshme, pasardhėse e mbretėreshės Teuta... E ndėrsa pėr nga renditja
institucionale Kryeministri vjen i treti, pėr nga roli Profesor doktor Sali
Berisha nė kėto vite tė pluralizmit e demokracisė ka qenė i pari. Ai ėshtė jo
vetėm lideri historik i Partisė Demokratike, por edhe Uragani qė nuk mundėn
ta ndalojnė as pengesat socialiste e komuniste, me emra tė rinj, madje as
MURI KINEZ, qė u munduan tė ndėrtojnė pėr 8 vite qeverisje tė majtėt
shqiptarė tė rikthyer nė pushtet me njė revolucion tipik bolshevik. Pa dyshim
Sali Berisha kishte rolin kryesor pėr ta bėrė vendin tonė me President, madje
me njė president tipik shqiptar autokton, duke shmangur rrugėn pa krye ku
kėrkonte ta ēonte Shqipėrinė ajo pjesė e tė majtės qė drejtohet prej
kamikazėve tė kuq, Gjinushi, Rama e Kompani tė cilėt dėshirojnė njė Shqipėri
larg NATO-s e larg Bashkimit Europian. Sali Berisha, edhe ky njė
pinjoll tipik shqiptar, qė rrjedh nga njėri prej fiseve mė tė mėdha e tė
njohura nė tėrė Shqipėrinė e Veriut, pra nga Fisi Berisha, i cili qė nė shekullin e XIII, zėnė njė vend tė
rėndėsishėm nė historinė fatlume tė trojeve tona. Ėshtė pikėrisht gjaku i
pa-prishur i fisit tė njohur BERISHA, ai qė rrjedh nė venat e Kryeministrit
tonė Profesor Doktor Sali Berisha, tė cilit vetė krijuesi i ka dhėnė jo vetėm
madhėshtinė e mendimit e fjalės, por edhe atė Fizik, gjė qė e bėn edhe kėtė
drejtues tė Shqipėrisė njė pinjoll tė denjė tė racės sonė Ilire, themel tė
Europės sė sotme. Natyrisht nė njė opinion tė tillė tė shkurtėr ne nuk kemi
mundėsi tė zgjatemi me referenca tė shumta nga historia e servirur nga
abanologė, studiues, historianė e shkencėtarė tė huaj e vendas, por duhet ti
besojmė historisė e cila fatėsisht pėr herė tė parė na ka ndihmuar qė nė krye
tė tre Kolonave tė Republikės sė Shqipėrisė (dhe Shqiptarisė...), tė kemi tre
shqiptarė autokton, pėrfaqėsues tė tri familjeve apo fiseve nga mė fisnike tė
mbarė kombit tonė... Gjė e cila do tė na hapė mė mirė ato dyer qė Europa apo
Bota demokratike ende i mban disi tė mbyllura... Ndue Bacaj Kavajė: Viktimė e trafikut Profesioni mė i lashtė dhe mė
fitimprurės nė botė, prostitucioni, ka marrė hapa galopante vitet e fundit nė
Shqipėri. Policia shqiptare ka zbuluar e kapur dhjetėra e dhjetėra baza nė dy
vitet e fundit. Por problematik ėshtė mashtrimi i femrave nga trafikantėt, tė
cilėt duke shfrytėzuar varfėrinė dhe mosnjohjen sa duhet tė jetės nga ana e
femrave, pasu u premtojnė martesė, i marrin dhe i trafikojnė rrugėve tė
Perėndimit. Kėshtu ka ngjarė edhe me Mimoza Minaj, njė vajzė e urtė nga
Golemi i Kavajės. Njė trafikant, P. Kostreni, sapo kanė shkuar nė Itali, e ka
nxjerrė nė rrugė. Tė prostituojė. Tutori ka patur edhe femra tė tjera atje,
por bukuria e shqiptares Mimoza Minaj, qė e kish mashtruar pėr ta marrė si
bashkėshorte, do ti nxirrte fitime tė majme. Pėrballė kėsaj tė papriture,
vajza nga Kavaja ėshtė shokuar. Ka kundėrshtuar me forcė. Por me forcė, me
dhunė fizike e psikologjike, duke i thėnė se do tė vras gjithė njerėzit atje
nė Shqipėri, Kostreni ėshtė tėrbuar pėrballė reagimit tė saj. Falė shansit,
vajza ka arritur tė ikė nga kthetrat e tij prej kafshe dhe sot nuk dihet
adresa e saj. Tė kthehet nė Shqipėri, sigurisht ajo ka frikė se e gjen, ta
denoncojė nė Itali, po ashtu, pasi personi nė fjalė, sipas burimeve tė
rezervuara tė policisė shqiptare ėshtė autor i shumė trafikimeve tė tilla.
Mėsojmė se ka trafikuar femrat S. Idrizi, L. Kallami, P. Dekavelli.
Normalisht edhe shumė tė tjerė qė policija shqiptare nuk ka arritur tė
investigojė. Angjela Limani Italia i hap dyert e integrimit
evropian Shqiperise Historikisht, Italia ka qene
nje nga vendet tradicionale me te cilat Shqiperia ka ndertuar raporte te
gjithanshme. Vecanerisht pas vitit 1912 dhe 1920, kur mund te thuhet se
situata e mosbashkepunimit u zbut krejtesisht, jane me mijera shqiptaret
dhe italianet qe lidhen ura bashkepunimi ne shume sfera ne mes tyre dhe
rrjedhimisht, edhe ne mes dy vendeve qe i ndan nje det por i bashkojne shume
gjera. Historia tregon se nje klase e mirefillte e intelektualeve te asaj
kohe, por edhe te atyre qe kontribuan per ndertimin e shtetit shqiptar ne
dekada, u shkolluan dhe u specializuan ne universitetet e mirenjohura
italiane. Njekohesisht, jo vetem per afersine gjeografike por edhe per
vokacionin reciprok, tregtia ne te dy anet e Adriatikut, edhe sot e kesaj
dite mund te merret si etalon. Lufta e dyte boterore dhe ambicjet e cmendura
te Fashizmit, te cilat me shume se askush i denoncuan dhe i luftuan vete
italianet, te cilet nuk ngurruan te ekzekutonin as edhe vete Musolinin, nuk i
prishi keto raporte. Madje as edhe diktatura thuajse mese 45 vjecare
komuniste. Dore me dore, shqiptare dhe italiane, u pushkatuan, u plagosen, u
masakruan, u torturuan nga diktatura komuniste shqiptare e Enver Hoxhes. Nje
ganxhe e forte e ruajtjes dhe forcimit te marredhenieve te gjithanshme, ishin
edhe lidhjet martesore shqiptaro- italiane, te cilat i rezistuan kohes, madje
deri ne agimet e demokracise se re shqiptare pas viteve 90. Ne kete shtrat te ruajtur
ngrohte dhe me fanatizem, nuk ishte rastesi qe gjeten strehe, ushqim,
mbeshtetje dhe integrim mijera shqiptare qe serish, jo rastesisht, iu
drejtuan ne mase Italise, e cila i mikpriti. Greqia ishte me prane, por edhe
sot e kesaj dite, emigracioni shqiptar atje nuk mund te krahasohet ne asnje
drejtim me ate italian, vecanerisht ne lidhje me dinjitetin njerezor. Nuk
eshte rastesi qe ne Shqiperi, e ne menyre te vecante ne Shkoder, gjuha
italiane mund te fitoje edhe zyrtarisht te drejten e gjuhes se dyte zyrtare
pas asaj shqiptare. E keshtu, jemi ne vitin 2007.
Dy vjet me pare, ne 12 maj 2005 Shqiperia nenshkroi Marreveshjen e
Stabilizim- Asociimit me Bashkimin Evropian.
Pas asaj date, duhet qe 27 vende ta ratifikojne ate ne qeverite dhe ne
vendet respektive qe ajo te hyje ne fuqi. Deri me 3 gusht 2007, marreveshja
eshte nenshkruar nga 10 vende. Pikerisht ne kete date, edhe Italia vendi
natyral mik i Shqiperise, ratifikoi dhe ekzekutoi Marreveshjen e Stabilizim-
Asociimit me mes Komunitetit Evropian dhe Republikes se Shqiperise. Ne fakt,
eshte qeveria italiane e kryesuar nga Romano Prodi qe ratifikoi dhe ekzekutoi
MSA-ne. Me pas duhet qe edhe parlamenti italian ti jape perfundimisht viston
ketij vendimi te rendesishem dhe historik per vendin tone. Megjithate, ky
eshte thjeshte nje formalitet, pas miratimit unanim nga qeveria italiane. Nje
fakt i vecante, eshte edhe vemendja qe kabineti Prodi i ka kushtuar ketij
momenti. Edhe pse ka patur 14 pika te rendit te dites, projekt- ligji qe
lidhej me Shqiperine, eshte renditur i treti ne rradhe, duke treguar edhe
rendesine qe i eshte dhene atij. Per Shqiperine dhe shqiptaret, mbledhja e
62- te e qeverise italiane, do te shenohet ne historine e datave vertete te rendesishme
ne rrugen tone drejt perafrimit me Bashkimin Evropian, ku Italia padyshim,
eshte nje nga vendet me peshen specifike me te madhe. Duket mbase e pabasueshme,
por nje jave pas ketij vendimi te qeverise italiane, eshte rritur ndjeshem
edhe numri i shtetasve italiane qe po vizitojne vendin tone dhe Shkodren ne
vecanti. Per hir te realitetit, duhet pranuar se deri para pak vitesh, vetem
italiane te interesuar per bisnes apo edhe aktivitet humanitar, vizitonin me
e shumti vendin tone. Tashme realiteti ka ndryshuar dhe jane me qindra, mbase
mijera italianet qe se bashku me emigrantet shqiptare, kerkojne te vizitojne
Shqiperine. Pertej faktit se imazhi i vendit tone eshte permiresuar ndjeshem,
pertej faktit se Shqiperia ka bere dhe po ben progres ne shume fusha qe e
afrojne me vendet e BE-se, nje ndikim jo te vogel ka patur edhe ratifikimi e
ekzekutimi i MSA-se nga qeveria italiane e Romano Prodit. E sigurisht, nuk
duhet harruar edhe nje faktor shume, shume i rendesishem, i cili per nga
rendesia edhe e ketij momenti, duhet rreshtuar ne krye: Konsullata e Italise
ne Shkoder! Selia diplomatika ka patur dhe ka nje ndikim te madh ne
percjelljen e nje imazhi real per Shqiperine, Veriun e vendit dhe Shkodren ne
vecanti edhe pertej Adriatikut. Konsullata e Italise ne Shkoder, sigurisht
nuk ka, nuk mund dhe nuk duhet te kete si funksion te saj edhe primar,
thjeshte leshimin e vizave te ndryshme per te mundesuar levizjen e
shqiptareve drejt Italise. Faktikisht, edhe kete selia diplomatike italiane e
Shkodres, e ka realizuar ne menyre te perkryer, duke i paraprire ne menyre
perfekte edhe vendimit te rendesishem te dates 3 gusht 2007 nga qeveria
Prodi. Konsullata e Shkodres ka qene dhe eshte, dhe besojme se do te vijoje
te njejten rruge, duke qene nje ambasador shume i mire i Shqiperise dhe
shqiptareve, Shkodres e shkodraneve pertej Adriatikut e me gjere. Nuk eshte rastesi qe konsujt italian ne
Shkoder, Deleo dhe Orlando jane larguar si Qytetare Nderi, rruge qe mesa
duket do ta vazhdoje edhe konsulli shume serioz dhe simpatik Stefano
Marguccio. Edhe pse i ri ne moshe, por me nje eksperience te admirueshme
diplomatike, Marguccio ka ndertuar tashme ura mjaft te mira bashkepunimi dhe
frytet e punes do te duken shume shpejt. Gjithsesi, nje prove te rendesishme,
ate te studenteve shqiptare qe duan te studiojne ne Itali, administrata
Marguccio e ka kaluar me shume profesionalizem, perkushtim dhe transparence
maksimale. Cdo lajm i mire, nxit
emocione dhe refleksione te gjata. Edhe vendimi i qeverise italiane ne
mbledhjen nr. 62, na nxiti te hedhim keto rreshta ne letren e bardhe.
Shkodranet jane ndjere dhe do te ndjehen gjithmone prane Italise dhe
italianeve, por tashme duket se edhe ato pak distanca po zhduken dhe mesa
duket edhe Adriatiku po thahet duke mundesuar kalimin pa me te voglin
problem. Nga vjeshta e ketij viti, shqiptaret e shkodranet, do te ndjehen me
shume evropiane, ne kuptimin e plote te fjales, pas levizjes se lire te disa
kategorive te caktuara, me vone edhe e te gjithe banoreve qe me krenari quhen
Bijte e Shqipes. Nje merite reale dhe me madhe, ka serish nje italian. Ai
quhet Franko Fratini, Komisioneri Evropian per Ceshtjet e Drejtesise. Blerti DELIJA Cotonella puneson ne Shkoder 2000
kineze Shqiperia, me nenshkrimin e
MSA-se me BE-ne dhe fillimin e ratifikimit te saj nga 27 vendet antare, ka
filluar te ndjehet dhe njekohesisht te jete Evrope. Tashme te gjitha
standartet aktuale, do te fillojne ti pershtaten jo vetem legjislacionit te
BE-se, por edhe qytetareve te tij. Qeveria shqiptare ne kete kuader ka ndermarre
edhe mjaft reforma ekonomike, mes te cilave ridimensionimin e pages minimale
ne te gjithe sektoret. Nje hap i tille i natyrshem dhe normal i qeverise
Berisha, nuk eshte mirepritur nga Shoqata e Fasonisteve Shqiptare. Rreth 400
bisnese, te cilat kane deklaruar si te punesuar 100.000 punetore, kane
kercenuar mbylljen e bisneseve te tyre ne Shqiperi, apo edhe transferimin ne
parajsa fiskale apo edhe me nivel shume te ulet te pageses, te pakontrolluar
nga shteti. Nje deklarim i tille, eshet disi i cuditshem, jo per nga numri i
te punesuarve, por nga kontributi qe ata duhet te japin vetem per kontributet
shoqerore. Nese ne muaj per cdo punonjes (punedhenes+ punemarres) derdhin
shifren minimale 5.000 leke te reja, shifra do te ishte vertete marramendese:
500.000.000 leke te reja, apo rreth 5,5 milion dollare! Realiteti eshte krejt
ndryshe: Fasonistet publikojne shifra shume te larta te te punesuarve ne 400
laboratoret e tyre thjeshte per presion ndaj shteti, por nuk sigurojne te
punesuarit duke minimizuar kontributin e tyre ne sigurimet shoqerore. Megjithate, te pakten nje nga
firmat e njohura ne Shqiperi, Cotonella, ka vendosur te gjeje nje tjeter
zgjidhje. Nuk do te largohen nga vendi yne laboratoret, pasi kostoja do te
ishte shume e larte, e aq me teper,
edhe ne vende te tjera, do te duhej te lyenin rrota, sic kane bere dhe po
bejne edhe ne Shqiperi. Ne keto kushte, zgjidhja eshte me e thjeshte dhe me
me pak shpenzime. 2000 kineze, pritet te punesohen ne laboratoret Cotonella
ne te gjithe vendin, sapo kjo firme te transferohet me qender ne Shqiperi, e
me specifikisht ne Shkoder. Llogarite jane shume te qarta. Nenshkruhet nje
marreveshje fiktive punesimi ne autoritetet kineze ne Kine, te cilat jane te
interesuara te eksportojne krahe pune, vecanerisht ne Evrope. Nje pjese te
udhetimit, punonjesve potenciale te Cotonella- s ia paguajne autoritetet
kineze, ndersa pjesen tjeter e perballojne vete: po punesohen dhe madje ne
mes te Evropes! Persa i takon kushteve qe kerkojne 2000 punonjes kinez qe do
te vijne ne Shkoder apo gjetke, jane mese minimale dhe shteti i tyre nuk
eshte shume i interesuar ti mbroje: ne 1,5 miliarde banore, te heqesh nga
lista e ushqyerjes 2000 vete dhe vetem ne Shqiperi, nuk eshet gje e vogel. Pa
harruar edhe miqesine tradicionale shume vjecare ne kohen e komunizmit, ku
edhe aktualisht shume i konsiderojne kinezet vellezer. E me mberritjen ne
Shkoder, 2000 punonjes kineze jane mjaft te kenaqur nese: u garantohet ushqim
1-2 ne dite, mundesisht oriz i zier jo me yndyre; u garantohet uje i pijshem
dhe ne raste te vecante pija e tyre tradicionale e nxjerre nga orizi (pervec
cajit) si dhe u sajohet nje kapanon derrase per te kaluar naten, pasi per
pushim nuk behet fjale- punojne pa shkeputje deri ne 16 ore ne 24! Sipas parashikimeve,
kostoja e nje punonjesi te kesaj kategorie, me te gjitha shpenzimet e
parashikuara, arrin 1,5 deri ne 2 euro ne dite! Atehere, pse nevojiten
punetore shqiptare, te cilet minimalisht kerkojne 120- 130 euro ne dite, duan
8 oresh, dite pushimi, 15- ditesh, sigurime shoqerore, shperblime e dhurata
ne raste festash?! Pas pak javesh, mos u habisni
kur ne rruget e Shkodres te shtohen shume fytyrat e verdha. Merita eshte e
Cotonella- s, e cila eshte e interesuar me se shumti me rritjen e normes se
fitimit. Shkodraneve u mbetet te emigrojne, sigurisht jo drejt Kines, por
vendeve te tjera te zhvilluara, si Italia, prej nga ku per ironi te faktit
eshte zhvendosur drejt Shqiperise edhe Cotonella. F.Kulli PAULIN RADOVANI, mundesi integrimi dhe
punesimi ne Kiras Pas viteve 90, qyteti i
Shkodres eshte zgjeruar ndjeshem, jo vetem duke krijuar lagje te tera te
reja, por edhe duke rritur shume densitetin e popullsise ne lagjet
ekzistuese. Nga rreth 70 mije banore qe numeronte ne agimet e demokracise, aktualisht
qyteti thuajse ka dyfishuar popullsine, ku te rregjistruar rezultojne mbi 127
mije banore. Per hir te realitetit, kjo levizje e pakontrolluar demografike,
ka sjelle mjaft probleme, sic jane mundesite e pakta qe ofron Bashkia e
Shkodres per integrimin e tyre ne te gjitha drejtimet, por mbi te gjitha, per
mundesite e pakta te punesimit te tere kesaj armate njerezish. Roli i individit, vecanerisht
atij qe ka materializuar pervec koncepteve te ekonomise se tregut, edhe
ndjenjen e humanizmit dhe te perkushtimit per komunitetin, ne keto kushte qe
kalon qyteti i Shkodres, eshte jetik. Kemi shkruar shume here per
bisnesmenin- pioner te ekonomise se tregut ne Shqiperi, Paulin Radovani, pa
arritur te themi asnjehere sa dhe si duhet, ate qe bart ne vetvete nje figure
shumeplaneshe me kontribute te gjithnashme per qytetin e rajonin. Humazmi i
tij, eshte i njohur tashme nga mijera familje te rajonit te Shkodres, te
cilat kane gjetur jo thjeshte nje mundesi per te siguruar standartet e
jeteses, por nje shprese! Ky eshte edhe rasti i
investimit me te ri te Paulin Radovanit, i cili ne nje fare menyre, ka marre
persiper shume sfida, ka marre persiper te realizoje ate, qe per dekada me
rradhe, askush, as edhe vete shteti, nuk ka mundur. Ne Kiras, nje nga zonat
me mikpritese te qytetareve te rinj te Shkodres, eshte krijuar nje komunitet
fisnik, por edhe me mjaft probleme, sic eshte edhe gjakmarrja. Madje, tashme
ka filluar te njihet edhe nje Lagje e Gjakut, ku njerezit thjeshte
mbijetojne, ku mungojne thuajse te gjitha kushtet me elementare te
infrastruktures, ku jetesa veshtiresohet ndjeshem nga pamundesia e daljes nga
ngujimi i mijera burra dhe dhe te rinjeve, te etshem per te dhene kontribut
per mbajtjen e familjes. Ka disa dite dhe jave, qe shpresa e tyre jo vetem eshte
ngjallur, por tashme te gjithe po e shohin me sy realitetin, i cili mban
emrin e Paulin Radovanit. Por perpara se te arrijme ne kete pike, duhet te
kujtojme nje fakt tjeter, nje premtim te dhene me shume buje dhe te pambajtur
ne kete lagje. Ndertimi i nje fabrike per te puensaur njerez, ishte premtuar
para disa viteve gjate qeverisjes socialiste, nga nje ish- pushtetar i larte
lokal, kandidat per kryetar bashkie dhe deputet, madje ne prani te
bashkeshortes se ish- kryeministrit te asaj kohe, Xhoana Nano. Ishte thjeshte
nje flluske sapuni, apo demagogji e rradhes per qellime thjeshte elektorale,
madje duke u tallur haptas edhe me mijera familje te asaj zone.... Ne Shkoder eshte edhe nje
bisnesmen, Paulin Radovani. Duke i njohur nga afer problemet e kesaj zone,
vendos te jape me shume se nje kontribut qytetar, humanitar dhe njerezor.
Kontributi i tij nuk mund te konsiderohet modest: behet fjale per celjen e
nje fabrike, e cila do te punesoje rreth 150 punetore, pra do te siguroje
jetesen e po kaq familjeve. Jane me shume se nje arsyet qe e kane shtyre
Radovanin te ndermarre kete sfide te re, por qe sigurisht do te jete ne
vazhden e sukseseve te deritanishme te arrituta me mund dhe djerse, por edhe
shume perkushtim e humanizem. Ata pak banore qe me shume peripeci, kane
mundur te sigurojne nje vend pune, duhet te levizin cdo dite, ne diell e ne
shi, dimer e vere, nga lagja e tyre, deri tek zona Industriale, me shume se 2
km larg. Tashme, ata do ta kene vendin e punes prane shtepise, aq me shume,
se do te kene nje fabrike qe do te jete e gjitha e tyre. Nga ana tjeter,
radovani po perpiqet qe te kete edhe procese pune te qepjes me dore. Kjo do
te mundesoje qe personat qe nuk mund te dalin nga shtepite e tyre per arsyet
qe thame me lart, te kene mundesi te sigurojne jetesen e familjeve te tyre
duke punuar brenda banesave. Fjala intergim eshte nje fjale e madhe, me te
cilen nuk duhet abuzuar. Por Radovani po e kthen ne realitet. Pervec
fabrikes, ne kete zone do te nderhyhet edhe ne infrastrukture, ku ne bashkepunim
me Bashkine, eshte menduar asfaltimi i rruges deri ne hyrje te fabrikes.
Fabrika e re, do te kete nje lidhje te vecante dhe direkte me nje firme ne
Vareze te Italise, duke qene thuajse autonome nga pjesa tjeter e firmes se
Radovanit. Specialistet
italian, do te jene te perhershem ne kete fabrike, duke dhene kontributin e
tyre te gjithanshem. Bisnesmeni human, ka menduar qe edhe stafi drejtues i
fabrikes, te jene banore te kesaj lagjeje. Suksesi i kesaj ndermarrjeje,
eshte i garantuar dhe shume shpejt, fabrika e pare do te pasohet nga nje
tjeter ne mjediset e ish- Zooteknikes. Radovani ka ndertuar
partneritete reciproke te shkelqyera me te gjithe faktoret. Forca e tij
qendron ne respektimin e ligjit. Ai eshte nder te vetmit bisnesmene ne
Shkoder, qe siguron te gjithe punonjesit e tij dhe kjo eshte vertetuar dhe
vertetohet nga raportet e organizmave te specializuar, madje edhe ditet e
fundit. Ai eshte nje nga klientet me potenciale dhe me te rregullt te KESH-it
dhe per kete arsye, drejtuesit e filialit te Shkodres i kane ofruar nje
bashkepunim te shkelqyer edhe per te vene ne eficence fabriken e re te
Kirasit. Ne perurimin e fabrikes se re, e cila i jep figures se Radovanit nje
dimension me te thelle njerezor, do te jete i pranishem edhe presidenti i
Republikes, Bamir Topi, si shenje e vleresimit per individin por edhe nismat
e tija. Ne ditet e para te shtatorit, fabrika do te filloje nga puna, duke
ngjallur shpresat e nje komuniteti te tere. Ne fakt, tashme per gazeten
Shqiperia Etnike, eshte nje detyrim qytetar per te evidentuar ndermarrje te
tilla, te cilat deri tani kane vetem emrin e Radovanit. Eshte nje shembull qe
duhet te ndiqet edhe nga te tjere, por qe fatkeqesisht e kane me shume
mendjen tek fitimi i lehte dhe i shpejte se sa tek hapja e mundesive te reja
per njerez me probleme specifike, sic jane nje pjese ne lagjen Kiras. Edhe
strukturat e shtetit, te cilat monitorojne dhe duhet te monitorojne
aktivitete te tilla, duhet te bejne jo favorizime ndaj bisneseve me sfond
social, por te mos i pengojne apo te fusin shkopinj te rrota. Radovani ka
tashme disa ndermarrje, te cilat punojne edhe me nje risk social, me
materiale te porositesit, ku numri i punetoreve eshte shume i larte, por edhe
fitimi shume i ulet. Pavaresisht nga kontratat apo edhe sezonet e ndryshme te
porosive, punonjesit duhet te paguhen, tu paguhen sigurime shoqerore etj.
Ndryshe eshte me firma te tjera, te cilat kane fare pak punonjes, shume pak
prej te cileve te siguruar, por fitimet jane kolosale. Per te gjitha keto,
vemendja e shtetit, fytyra e tij sociale, duhet te perqendrohet, duhet te
fokusohet ne mbeshtetjen dhe perkrahjen e bisneseve te tilla. Jane keto
bisnese fytyra qe duhet te kene te gjitha ndermarrjet ne ekonomine e tregut
dhe shembulli ne Shkoder e ne Shqiperi, ekziston. Ai quhet Paulin Radovani! STRASBURG, ZHVILLOHET UNIVERSITETI I
DEMOKRACISE Nė seancėn e lanēimit tė kėtij
univerisiteti, ishte i pranishėm edhe delegacioni shqiptar i brezit tė parė
tė Shkollės sė Studimeve Politike tė Tiranės.Vlen tė pėrmendet puna e mirė
organizative e drejtuesve tė bordit tė kėsaj shkolle me drejtor Olsi Dekovin
si dhe ajo e stafit pedagogjik tė shkencave politike tė cilėt referuan nė
modulin e parė tė kėsaj shkolle para dy muajsh nė Tiranė STRASBURG Para pak ditėsh zhvilloi punimet nė
selinė e Kėshillit tė Evropės nė Strasburg java e Universitetit tė Verės pėr
Demokraci nė tė cilin u trainuan rreth 600 pjesmarrėsve tė vendeve tė Evropės
Lindore tė Shkollave tė Studimeve Politike. Fjalėn e mirėseardhjes e mbajti Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit
tė Evropės Terry Davis, i cili, ndėrmjet tė tjerash theksoi Universiteti i verės ka mbledhur sivjet 15 shkolla politike nė Evropė
dhe formon njerėzit e politikės sė ardhėshme.Kėshilli i Evropės pėrqėndrohet
kryesisht nė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe tė demokracisė.Ne jemi
kėtu pėr tju ndihmuar. Gjithashtu kanė pėrshėndetur nė vijim tė pranishmit edhe Pėrfaqėsuesja
e Pėrhershme e Komisionit Evropian nė Kėshillin e Evropės, Luisella
Pavan-Ėoolfe si dhe Komisioneri pėr tė drejtat e njeriut pranė kėtij
institucioni, Thomas Hammarberg. Ndėrsa, nė kuadėr tė marrjes sė drejtimit tė rradhės nga ana e Serbisė
tė Kėshillit tė Evropės, pėrshėndeti edhe Presidenti serb Boris Tadiē.Ky i
fundit, ashtu siē pritej, mbrojti tezėn e njohur, atė tė njė zgjidhjeje
kompromisi pėr ēėshtjen e statusit tė Kosovės me arsyetimin e pėrsėritur, atė
tė ruajtjes sė sovranitetit territorial tė vendit tė tij, duke u justifikuar
me thėnien se kėshtu do tė vepronte presidenti i ēdo vendi evropian. Dita e parė do tė mbyllej me foton tradicionale tė pėrbashkėt tė tė
gjithė pjesmarrėsve me drejtuesit e Kėshillit tė Evropės nė hyrjen kryesore
tė godinės sė kėtij institucioni. Gjatė javės nė vijim, tė pranishmit patėn rastin tė ndiqnin referimet
e mjaft autoriteteve tė njohur evropianė tė fushave tė ndryshme si Drejtorin
e Institutit Francez tė Marrdhėnieve Ndėrkombėtare Christophe Bertossi,
Presidenten e Konferencės sė OJF-ve pranė Kėshillit tė Evropės, Annelise
Oeschger, Presidentin e Qendrės sė Trainimit tė Gazetarėve nė Paris, Henri
Pigeat, lektorėt e Qendrės sė Studimeve Ndėrkombėtare, Franēoise Bafoil dhe
Catherine Perron, nga Universiteti Panteon-Sorbonė, Laure Neymayer, lektorėt
shqiptarė Pirro Misha dhe Gjergj Sinani si dhe mjaft personalitete tė tjerė
tė fushave nga mė tė ndryshmet nga kontinenti evropian. Delegacionit shqiptar iu rezervua njė pritje e veēantė edhe
pėrfaqėsuesi shqiptar nė Pallatin e Drejtėsisė, juristi Kristaq Traja si dhe
nga Ambasadorja e Shqipėrisė e atashuar pranė Kėshillit tė Evropės, Margarita
Gega. Gjatė ditėve tė kėtij aktiviteti kanė pėrshėndetur nė sallėn kryesore
plenare tė Kėshillit tė evropės edhe figura tė tjera tė rėndėsishme tė arenės
ndėrkombėtare si Presidenti i Fondacionit Soros, George Soros, Presidenti i
Fondacionit Robert Schuman, Jean-Dominique Giuliani si dhe fituesi i Ēmimit
Saharov pėr tė drejtat e njeriut nė vitin 2006, Aleksandėr Milinkeviē. Gjatė javės sė Universitetit tė Verės pėr Demokraci tė zhvilluar nė
Strasburg vlen tė theksohet edhe puna voluminoze e pėrballuar me sukses nga
Koordinatori i Projektit pranė Drejtorisė Politike dhe Shkollave tė Studimeve
Politike nė Kėshillin e Evropės, Franēois Friederich, i cili ishte i
pranishėm edhe nė Tiranė gjatė procesit tė pėrzgjedhjes sė 28 kandidatėve
shqiptarė tė brezit tė parė tė kėsaj shkolle nė muajin prill tė kėtij viti. Ndėrsa nė mbyllje tė kėtij aktiviteti, organizatorėt shpėrndanė edhe
ēertifikatat e pjesmarrėsve tė Universitetit tė Verės pėr Demokraci nga
Evropa Lindore. ARBEN LAGRETA DASEM SHQIPTARO- AMERIKANE NE SHKODER Irida me Paulon edhe pse me banim ne SHBA, kane zgjedhur
vendlindjen per te nisur udhetimin e tyre drejt lumturise se perbashket Perpos elementeve, ciletdo
qofshin ata, qe shpirtezohen ne krejt jeten e ciftit, pikerisht diten e
dasmes, ne konfiguracionin e shpirtit, ritet, doket zakonet e veshin diten
e marteses me nje dritez hyjnore. Dasmat gjithehere jane shfaqur,
shfaqen e do te shfaqen ne harmoni te kultures, gjendjes, kohes. Por dasma,
objekt i ketij reportazhi, kishte brenda gjithcka, edhe shushurimen e ujvares
(shatervanit), edhe traditat shqiptare, edhe pak adrenaline amerikane, pse jo
edhe perjetime te brishta, njelloj si ne lirika e balada. Para momentit te
kurores ne altarin e kishes, as natyra s bezan. Gjithcka eshte e ciftit te
cilin e pret nje rrugice e gjate jete. Ne perjetimet mitike edhe Zanat e
Malit e Shtojzovallet, ndalin hapin, nuk kalojne as pragun e deres. Dasma per te cilen po flasim,
motivoi nje fizionomi me vacenti jo vetem autentike.
Per Tonin Kimcen qe prej
vitesh jeton ne SHBA, nuk kish si te ndodhte ndryshe. Dasmen e vajzes se vet
Irida me mire se ne Amerike, e beri aty ku lindi, shqiptoi fjalen nane, u
edukua, madje edhe shkroi ne shume organe shtypi artikuj te shumte. Eshte pra
kolegu yne qe kapercen Atlantikun me ate cka nuk i mungon askurre, peshen e
mallit e ku permes dasmes se vajzes Irida me Paulo Duhanin, hedh ne token e
bekuar shqiptare nje melodi te mocme, shume te mocme, por njekohesisht edhe
te re, te kohes, lidhjen e kurores se shenjte te vajzes ne token ku i linden
edhe katragjysherit. Me emocione te shumta dhe
krejt normale, ne Shkodren e ngritur mbi trupin e sakrificen e nje nuseje, te
Rozafes qe u muros per ti dhene jete kalase qe ndertohej diten e shembej
naten, te ciles do ti dhuronte edhe
emrin. Sot vertete eshte gjysem e pasur, por kurrsesi gjysem e varfer, Tonin
Kimca erdhi per te trokitur gotat, jo vetem te nje dasme, por te shumeckaje
me teper. Se gezimi ka permasa qe nuk i perfshin ne rreshtat e nje shkrimi.
Aq me teper ne Shkodren qe eshte me e bukura! S ka drita, por nuk ka as terr... Keto dite, dielli I nxehte
pjek buken, por ama ne spitale nuk shtrohen shkodranet. Qytetit ne keto kohe
krize, i mungojne dritat, por ama terr nuk ka. Nuk ankohen shume njerezit
kendej! Edhe pamundesite kthehen ne mundesi, gezimi ka gjithehere konak,
optimizmi dhe fati ne rrethana te reja, jane pjese e verioreve. Aq me teper,
Irida dhe Paulo perbejne nje fotomotiv jo vetem me pamjen e tyre, por edhe me
ate cfare kane arritur. Irida ka shkuar ne SHBA ne
vitin 1995, ne moshe shume te re, permes nje lotarie bashke me familjen e
saj. Atje ka vazhduar shkollen katolike private St Rephael e me pas ate te
mesme Amety ne CT. Aktualisht eshte studente e shkelqyer per mesuesi ne
shkollen e larte Sorthen CT. Nje njohje qe ne femijeri me bashkeshortin e
saj, i cili edhe ai shkoi ne vendin e lirise dhe demokracise njerezore me ane
te lotarise. Paulo, me ambicjet e nje
djali te vendosur, ku Amerika te jep cdo gje qe ti mund te marresh, por ama
s te fal nje cent, ne 5 vjet arrin te bleje edhe shtepi private. Bisnes
personal dhe pune te dyte, nje fejese te mire me nje vajze shqiptare nga nje
familje pigment i traditave e kultures, nje deshire per te kurorezuar
martesen ne Shqiperi, ka lene pas ne keto pak vite Paulo Duhani. Dasma.... Gjithcka eshte perzgjedhur me
kujdes dhe vemendje te vecante, deri ne detaje. Shija e Irides por edhe
sugjerimet e Paulos, vemendja e Tonin, bashkshortes se tij dhe vellezerve
Kimca, kane krijuar nje mjedis unikal. Lokali eshte luksoz. Emri eshte shume
domethenes Dy luanet: Shqiperia dhe Amerika ne Shkoder ne themel te nje
dasme! Menyja eshte e pasur. Kuzhinieret kane punuar me shume profesionalizem
dhe cdo gje eshte me bollek. Vellezerit Tonini, Ceku, Ardi e Ndreka kane
meriten e merakut per gjithcka. Nje dasem si motit! 400 dasmore gezojne e
defrejne nen tingujt e muzikes se interpretuar nga motrat e mirenjohura Irma
dhe Eranda Libohova, dy nga me te medhate e artit shqiptar. Krijohet nje
atmosfere e ngrohte qe duhet permendur, nuk e ke shijuar askerkund deri me
sot. Te gjithe duan qe kjo dasem te zgjase pambarimisht, pafundesisht! Nje kolegu yne, Pellumb Sulo,
gazetar kete po e thote ne nje forme tjeter: Shume njerez ne Shkoder kane
para me shumice, por si kjo dasem nuk kam pare ne jete. As kamerat besoj se
kane rregjistruar. Jo vetem kamera ime.... Muzika eshte vertete e bukur.
Kenge dasme, te tradites, por edhe tinguj amerikane, ndoshta per te nderuar
edhe ate shtet me zemren me te madhe, me demokracine me te kulluar nen
shembullin e te cilit kane ecur dhe duhet te ecin shume kombe, edhe ai
shqiptar. Veshjet e te pranishmeve, jane shume serioze dhe te miremenduara.
Vlera historike, kulturore, burimore dhe tradicionale, misherohen te gjalla
ne kostumet e te gjithe cifteve qe shoqerojne Iriden dhe Paulon. Femrat jane
veshur me fustan te kuq, te kombinuara me veshje te tjera me ngjyre te zeze,
duke krijuar imazhin mitik te Zanave te Malit! Meshkujt, i qendrojne besnike
ngjyrave kombetare shqiptare: kostume me ngjyre te zeze, kravata te kuqe ne
sfondin e bardhe te kemishave. Edhe rregjisore te famshem nuk do te kishin
tubuar kaq shume adrenaline kombetare shqiptare brenda nje hapesire te
shkurter kohore. Askund! Jane ngjyrat e flamurit tone kombetar, shqiponjes se
zeze dykrenore ne shqytin e kuq, ato qe i paraprijne si gjithmone karvaneve
te dasmoreve, betejave dhe gezimeve, por qe sot e sheh me tipare te
misheruara magjishem ne veshje dasmoresh. Endrra e princeshes Irida
dhe princit te saj te kalter Paulo, vishet nga nje tis i bardhe bore, I nje
dite te paharruar jo vetem ne jeten e tyre, por edhe te pranishmeve ne kete
dasem kombetare! Fustani i bardhe i nuserise, eshte nje nga te vecantat e
kesaj dasme. Eshte nje prodhim unikal, te cilin e veshe per here te pare
Irida dhe askush tjeter nuk mund ta
kete, qofte edhe per nje here te vetme! Tashme, fustani i nuserise, i
porositur vetem per Iriden ne Amerike nga firma prestixhoze Ann Bacha,
eshte zbukuruar dhe me gure te cmuar, duke i rritur vezullimin. Edhe torta
eshte ne lartesine e duhur te dasmes, ne kuptimin e plote te fjales: 75 centimeter
e larte! Kjo dasem, ky gezim qe kalon
kufinjte e dy familjeve, dy fiseve qe lidhin ne kurore femijet e tyre, te ben
te meditosh, te shkosh larg ne rrjedhen e mendimeve, deri ne shpirtin e
tradites. Dasmoret kendojne te gjithe, por per cudi zhurma nuk ndjehet.
Vallet i japin hijeshi dasmes, por edhe vallezimi i ciftit nen tingujt e
pershtatshem na tregon se edhe Shkodra eshte dhe duhet te jete pjese e
natyrshme e kultures perendimore. Gjithcka shkrihet natyrshem me ambjentin,
me harene, lirshmerine dhe familjaritetin e krijuar nga dasmoret. Duket se
njihen te gjithe jo prej vitesh, por prej shekujsh. Cifti sigurisht, eshte
epiqendra e nje amfiteatri, i ngritur nga njerez mbi supe njerezore qe
ngrejne ne lartesite e qiellit te lumturise Iriden dhe Paulon. Nje dite e
paharruar dhe jo vetem per ciftin! Traditat gershetohen bukur me
te rene, por ruhet gjithcka. Katedralja e Shen Shtjefnit ne Shkoder, kisha
katolike me e madhja ne Ballkan, ishte planifikuar te deshmonte para Zotit
lidhjen ne mes Irides dhe Paulos. Eshte nje nga simbolet me te spikatura te
shqiptarizmit dhe Irida, edhe pse e rritur ne SHBA, deshiron qe ne albumin e
saj te kete edhe nje foto ne afersi te tempullit hyjnor. Themelimi i
Katedrales madheshtore i perket vitit 1858. Guri i themelit u vendos nga nje
qytetar i besimit islam, Daut Borici, ndersa edhe besimtaret muslimane
kontribuan financiarisht per ta ndertuar. Keto dite, qe i paraprine edhe
dasmes, Katedralja ishte ne restaurim dhe cifti zgjodhi kishen e ngrohte
familjare te Don Boskos, per tu betuar para Zotit se do te jene sebashku ne
kete udhetim deri sa vdekja ti ndaje. Edhe ketu, eshte treguar nje vemendje
e vecante. Gjithcka eshte stolisur me shume kujdes, aroma e luleve
origjinale, shijohet me endje nga te gjithe te pranishmit. Irida i dorezohet
ne altar Paulos, sipas tradites me te mire katolike, nga babai i vajzes
Tonini. Rrugetimi i ciftit drejt jetes se perbashket bashkeshortore, perpara
njerezve por edhe Hyjit, ka filluar.... Flamuri shqiptar dhe ai amerikan krah per krah... Nje varg i gjate makinash
sterpike me gezim dasme rruget e qytetit 2400 vjecar. Ato shoqerojne makinen
luksoze te nuses dhe dhenderrit. Flamuri shqiptar dhe ai amerikan, i
paraprijne varganit. Sa bukur rrine prane e prane, njelloj si ne afganistan,
si en Irak, si kudo tashme edhe ne kete dasem shqiptare por edhe me ngjyrime
amerikane. Nese keto flamuj kerkojne te valeviten lirshem ne Shqiperi, ne
kete dasem jane me shume se krenare. Ne kohen e Balshajve, Shkodra ka qene
kryeqytet, nje lloj si Nju Jorku para Filadelfias e Filadelfia para
Uashingtonit, i cili u shpall kryeqytet me 1790 per nder te presidentit te
pare amerikan Xhorxh Uashington, sipas planit te arkitektit francez Pierre L
nfant. Ne celuloid fiksohen me
kujdes te gjitha momentet. Kujtim Dracini dhe Cesk Shllaku kujdesen per
filmimet ne kamera, ndersa Nenshati i njohur kujdeset per fotografite. Por
nuk jane vetem ata qe fiksojne gjithcka! Jane me qindra dasmore qe kerkojne
te rreshtojne ne kujtimet e tyre me te bukura, foto te kesaj dasme, te kesaj
feste te madhe kombetare qe traditen e ka perforcuar edhe me traditen e re amerikane. E pas kesaj shetitjeje
vertete te bukur, cifti dhe dasmoret i drejtohen Kishes se Zojes se Shkodres.
Gjithcka ketu eshte e natyrshme, gjithcka origjinale qe nga stolite dhe
gjendja emocionale e dasmoreve. Ne mjediset e kesaj kishe,
eshte nje riprodhim i afreskut mistik dhe te magjishem, historia e te cilit
eshte percjelle gjate shekujve goje me goje. Ėshtė ajo figure qė sot ndodhet
nė Gjenacan tė Italisė. Historia e saj, ėshtė vetė historia e katolicizmit
ndėr shqiptarė, katoliēizėm i cili, me vdekjen e Gjergj Kastriotit,
Skėnderbeut, mė 1468, nisi udhėn e vet tė kryqit. Nė sa njė pjesė e madhe e
banorėve, gjatė pesė shekujve tė robėrisė, do tė shtrėngohej tė ndėrronte fe
e njė pjesė tjetėr do tė merrte rrugėt e mėrgimit, vetėm njė pakicė do tė
mbetej besnike, duke vuajtur porsi gjarpėri nėn gur pėr shekuj e shekuj. E
pikėrisht nė kėtė kohė, me 25 prill tė vitit 1467, kur njė ushtri e re e
madhe e sulltanit u dynd mbi Shkodėr, sipas gojėdhėnės, figurja e Zojės u
shkėput nga muri i Shenjtėrores rrėzė Kėshtjellės sė Rozafės, pėr tė mos u
dhunuar nga hordhitė anadollake. E mbartur nga ėngjėjt, mbėshtjellė prej njė
reje vijon gojėdhėna- u ndalua nė Gjenacan, afėr Romės. Gojėdhėna tregon
edhe se Figuren e mrekullueshme e pėrcollėn dy shkodranė, rojtarė tė
shenjtėrores, e ndėrsa ecnin me sytė lart, pa u kujtuar as ata vetė, e kaluan
nė kėmbė detin Adriatik. Si arritėn nė Romė, figurja u zhduk nga sytė e tyre.
Por nuk vonoi e nė tė gjithė Italinė u hap zėri se njė figure e mrekullueshme
kishte zėnė vend nė muret e Shenjtėrores sė Gjenacanit, ku me ndėrmjetėsinė e
saj po kryheshin mrekulli tė panumėrta. Qė asokohe nisėn shtegtimet e
besimtarėve drejt Gjenacanit, e Zoja jonė e Kėshillit tė Mirė, Pajtorja e
shqiptarėve, nisi tė nderohej edhe nė Itali, Gjermani, Austri e mė vonė edhe
nė kontinente tė tjera, me tė njėjtėn figure, qė vijon tė nderohet nė
Gjenacan. Pas meshes ne Kishen e Zojes
se Shkodres, sipas tradites por edhe kultures se re te fituar ne vendin e
lirise absolute, nusja ndahet nga njerezit e saj. Cifti hipen ne makinen luksoze ku dy
flamuj shqiptar dhe amerikan, valeviten dhe marrin rrugen. Rrugen drejt
lumturise qe i pret
. Iriden dhe Paulon. Pse sulmohet Prof. Dr. Gjovalin Kolombi Menjėherė sapo i nderuari dhe
pėrfaqėsuesi tipik i qytetarisė Shkodrane, ish Rektori i Universitetit Luigj
Gurakuqi tė Shkodrės, ish Prefekti dhe Profesor Doktor Gjovalin Kolombi u
zgjodh kryetar i Kėshillit Qarkut Shkodrės, njė zgjedhje mjaft dinjitoze, jo
vetėm nga vendimi politik i marrė nga kryesia e Partisė Demokratike tė
Shqipėrisė, por edhe se ka marrė 95% tė votave tė Kėshilltarėve. Ēuditėrisht
ndonjė gazetaruc, nėse ėshtė shkodran, kuptohet me porosi tė dikujt, pasi sė
paku nė mediat vizive tė Shkodrės duhet pranuar fakti se vetėm gazetar
shkodran dhe qytetari shkodran nuk ka, sulmuan zotin Kolombi gjoja pėr pa
aftėsi dhe mos kontribute, vėrtet pėr tė ardhur keq mbasi ėshtė tėrėsisht njė
tjetėr e vėrtetė, se Kolombi nuk u sulmua pėr kėto shpifje, pasi askush nuk
ka folur keq pėr Profesorin, as si pedagog, as si Profesor, as si Rektor, as
si Prefekt dhe mbi tė gjitha as si njeri, biles as kur Gjovalin Kolombi u
propozua pėr president tė republikės. Sulmi dashakeq, pėrēarės dhe i
qėllimshėm ka pėr bazė ndasitė fetare... Po po ta themi hapur ndaj edhe
Kolombi u sulmua shpejt e shpejt, dhe me aksion si dikur, qė dikush ta merrte
kėtė flamur tė turpshėm, dhe kur menjėherė pas zgjedhjes sė Kolombit nė krye
tė Kėshillit tė Qarkut tė Shkodrės qė nuk e luan as Topi President, pėr tė
cilin askush nuk tha pėrse u zgjodh musliman, madje askush nuk pyeti edhe
atėherė kur Kolombi u zėvendėsua si Prefekt nga i respektuari Maxhid Cungu,
dhe qė ka qenė lėvizje e pastėr fetare pėr tė ruajtur raportet, dhe shumė
mirė u bė, prandaj tė nderuar gazetarė, edhe pse pa njė pasaportė tė
tillė miqėsisht po ju kėshillojmė tė hiqni dorė nga kėto mentalitete, mbasi
kėto raporte nė Shkodėr janė ruajtur e ruhen mjaft mirė. Njerzit vlersohen
nga puna e jo nga pėrkatėsitė fetare. Vasel Gilaj Kujtese: Drejtesia vonon por nuk
harron! Nje nga synimet qe qeveria
Berisha i ka vene vetes me ardhjen ne pushtet pas 3 korrikut 2005, ishte
lufta pa kompromis ndaj krimit te cfaredo lloji qofte. Nje nga premtimet qe i
dha elektoratit dhe qe ndikoi per fitoren e te djathtes ne zgjedhjet
parlamentare, ishte pikerisht lufta e hapur ndaj ketij fenomeni- gangrene e
shoqerise shqiptare ne vite. E ne fakt, te gjithe jemi deshmitare te
rezultateve konkrete ne kete iniciative ambicioze, por edhe te veshtire per
tu realizuar, ne nje vend ku segmente te caktuara politike, te lidhura me
krimin, i japin eksponenteve te vecante suport. Jo vetem kaq! Edhe segmente
te caktuara te sistemit te drejtesise, madje edhe hierarke te larte te tij,
kane qene dhe fatkqesisht do te jene per disa kohe, tutore dhe mbrojtes te
grupeve me famekeqe kriminale. Megjithate, shtatori ngjall shpresa per nje
reforme reale dhe te thelle ne kete sistem, i cili faktikisht nuk duhet
ndertuar me emra te pervecem, por qe drejtuesve u duhen caktuar mandate
kohore te kufizuara, per ti hequr nga duart monopolin e te qenit te
perjetshem. Me ardhjen ne krye te shtetit te presidentit Bamir Topi, por edhe
me angazhimin publik te shprehur nga te gjithe drejtuesit e larte te
politikes shqiptare, drejtesia shqiptare, mbase ka mundesite reale te
drejtohet ne kuptimin e plote te fjales. Nje nga plaget me te thella
te hapura ne trupin e Shqiperise, eshte masakra e Cerrikut e 22 majit 1997,
por edhe sulmi ndaj nderteses se SHIK-ut me 28 shkurt 1997. Sigurisht, edhe
pas 10 viteve, dhimbja me e madhe eshte per humbjen e jeteve njerezore: 6
gardiste te vdekur dhe 8 te plagosur ne Cerrik, 2 shikas te vdekur dhe 5 te
plagosur ne Vlore. Por shume e rendesishme eshte se u godit ashper shteti,
strukturat e tija, te cilat arriten ti mbijetojne sulmit te kombinuar dhe te
mireorganizuar gjate nje revolucioni komunist te armatosur! Drejtesia vonon
per nje arsye apo tjeter, por nuk harron! Aq me shume, kur nje nga te
plagosurit, eshte edhe inendrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit,
Agron Koliqi, nje nga specialistet me te mire te zbulimit te krimeve te
vjetra. Koliqi ne emer te ndertimit te nje shteti te ngritur jo mbi urrejtjen
apo hakmarrjen e drejtperdrejte apo te verber, mund te mbylle nje sy per
gjakun qe i derdhen ate dite. Por kurre ai nuk mund te shkele mbi gjakun e
shokeve te tij, te cilet u flijuan ne krye te detyres se shenjte: bllokimin e
nje revolucioni antikushtetues, apo te nje grushti shteti qe u ligjerua me
ardhjen ne pushtet te te majteve me 1997! Tashme, drejtesia dhe
strukturat e specializuara te shtetit, kane filluar aktivitetin e tyre
profesional per zbardhjen e ketyre ngjarjeve. Nuk eshte e rendesishme nese do
te denohen njerez, aq me teper kur denimi me vdekje eshte hequr apo edhe nese
do te ishte ne fuqi, nuk do te kthente ne jete heronjte e masakruar. E
rendesishme eshte te vihet ne vend dinjiteti i shtetit, koncepti i te cilit
nuk njeh kohe por as edhe limite ne zbatimin
e ligjit dhe ndeshkimin e fajtoreve. Kane kaluar 10 vite, jo edeh
aq shume qe jane konsumuar keto masakra, por gazeta Shqiperia Etnike i
rikthene edhe njehere, shkurtimisht, per te treguar se nuk duhet harruar, aq
me pak gjaku i deshmoreve te rene ne mbrojtje te shtetit, demokracise dhe
vlerave me te mira njerezore!| Masakra e
Cerrikut Ne daten 22 maj 1997, trupat e blinduara te Gardes u urdheruan per t'u
nisur drejt qytetit te Elbasanit ne ndihme te forcave te policise per te
vendosur rendin dhe qetesine ne kete qytet. Sipas
burimeve te Gardes, nje dite me pas keto trupa levizen drejt qytetit te vogel
te Cerrikut, per shkak se komisariati i policise se ketij qyteti ishte
sulmuar nga persona te armatosur. Ne oren 8.30 te mengjesit, kur autoblindi i
pare i autokolones se forcave te Gardes ka hyre ne qytet, ai eshte gjendur
nen bresherine e armeve. Autoblindi eshte qelluar edhe me predha kundertank, duke marre flake.
Nga kjo tragjedi gjeten vdekjen 6 gardiste dhe u plagosen 8 te tjere. Dy nga gardistet e vrare gjeten vdekjen, pasi u dogjen ne
autoblindin qe kishte marre flake. Vrasja e dy punonjesve te SHIK-ut ne Vlore Ngjarja makabre ku gjetėn
vdekjen dy ish-punonjėsit e Shėrbimit Informativ Shtetėror, Leke Qoku dhe
Besnik Hidri u shėnua mė 28 shkurt 1997, kur dhjetėra makina mbėrritėn
pėrpara ndėrtesės ku ishte Shėrbimi Informativ Kombėtar dhe filluan sulmin.
Nė popull ishte hapur fjalė se civilė tė Shėrbimit Sekret SHIK do tė sulmonin
dhe nxirrnin me forcė studentėt nga greva e urisė. Mė tej ishin hapur fjalė
se SHIK-u kishte vrarė disa njerėz tė pafajshėm. Loja bėhej e tillė qė turma
tė sulmonte pikėrisht ngrehinėn e fundit tė shtetit nė kėtė qytet, qė ishte
godina e Shėrbimit Informativ. Qėllimi, duket se arrihet. Turma e armatosur
me mjete rrethanore, mbase edhe me armė, sulmon godinėn dhe pas njė
rezistence tė dobėt arrin ta pushtojė. Nga sulmi i demonstruesve mbetėn tė
plagosur pesė punonjės tė SHIK-ut, tė cilėt ndodheshin nė katin e dytė tė
godinės. Tė mbijetuarit mundėn tė largoheshin duke u hedhur nga pjesa e
prapme e ndėrtesės, ku pėr fat tė mirė do tė pėsonin vetėm ndonjė gėrvishtje
tė lehtė. Ndėrsa dy prej punonjėsve tė SHIK-ut, Lekė Qoku dhe Besnik Hidri,
nuk do tė mund tė dilnin tė gjallė. Tragjik do tė ishte fundi pėr Qokun, i
cili ndodhej nė katin e parė tė institucionit ku punonte. Pasi e plagosėn,
demostruesit e morėn peng dhe pasi e masakruan, e dėrguan para studentėve
grevistė. Viktimė do tė mbetej dhe Hidri, i cili edhe pse i masakruar nga
goditje tė ndryshme nė trup, arrin tė shkojė deri tek baza detare, rreth
20-30 metra larg godinės, ku i ndihmuar nga ushtarakėt e kėsaj baze, u vendos
nė Pashaliman. Prej
andej u transportua me helikopter pėr nė Spitalin Ushtarak, por nuk mundi tė
mbijetojė. Si pasojė e plagėve tė marra, Hidri gjeti vdekjen gjashtė orė pas
plagosjes, ku sapo kishte mbėrritur nė derėn e spitalit. Blerti DELIJA Shkodėr: Nė podiume pushtetesh
paaftėsia bėn epokė Me zgjedhjen nė krye tė
Qarkut tė Shkodrės tė Gjovalin Kolombit, epoka munstruoze e paaftėsisė
institucionale arriti kulmin. Thuhet kjo mbi bazėn e gjykimit jo vetėm tė
rreth pesė muajve vakancė tė kėtij posti shumė tė rėndėsishėm pėr kryeqendrėn
e Veriut shqiptar dhe, ku gjithherė nė tavolina kafenesh, emri i tij ka qenė
engletisja, por ma fort tė peshores sė parlamentit tė Shkodrės, pra kėshillit
bashkiak qė nė fund tė muajit shkurt votoi pesė kėshilltarėt pėr nė Kėshillin
e Qarkut, nga tė cilėt do dilte kryetari i tij. Sa pėr kujtesė e aparencė,
Qashif Hoxha pat arritur tė marrė 34 vota. Po kėshtu edhe Mustafė Lici. Edhe
Sabri Bushati e pat kaluar kuorumin, duke marrė 26 vota. Namik Kamberi,
mgjithse njė figurė shumė e njohur nė Shkodėr, duke qenė se nuk arriti tė
marrė kryesimin e Kėshillit Bashkiak tė qytetit, normalisht pas qėllimeve tė
programuara qė ndoqėn njėra tjetrėn, tentoi Kėshillin e Qarkut, ku edhe
mori votat e kolegėve. Gjovalin Kolombi, kryetari
tashmė i Qarkut tė Shkodrės, siē duket nga vlerėsimi i mangėsive tė prekshme,
nė pozicionin e prefektit, nga i cili mbartej, tė realizuar me ndjenjė detyre
qė pakkush di ta gjykojė, nėse nuk ėshtė mosha ajo qė fsheh misterin, nuk pat
arritur as tė kalojė kuorumin e nevojshėm. Ligji pa interpretim, se ky i
fundit nuk diskutohet, thotė se duhen tė paktėn 23 vota nga 45 kėshilltarė
pėr tė kaluar nė kėshillin e qarkut. Folėm edhe ne me gjuhėn e interpretimit,
me sintaksėn e tij, pasi nė tė vėrtetė kėrkon 50 plus njė tė votave. Nėse nacionalizmi sdo tė
ishte kaq i tejskajshėm, kaq thelbėsor, kaq origjinal sa e sheh edhe i
verbėri, Qashif Hoxha si njė personalitet tashmė i njohur jo vetėm politik,
por edhe sistematik, nė figurė, ndjenjė e detyrė, i votuar nga parlamenti i
qytetit, do ishte nė krye tė Kėshillit tė Qarkut. Paradoksi tjetėr ėshtė se nga
Tirana kanė ardhur katėr emra pėr tu votuar nė Kėshillin e Qarkut. Qashif
Hoxha, Namik Kamberi, Gjovalin Kolombi dhe Sabri Bushati. Por, ēuditėrisht,
pak minuta para votimit, Kolombi ka konkuruar i vetėm dhe normalisht ėshtė
votuar nga kryekomunarėt me 53 vota pro dhe 4 kundėr, ndėrkohė qė tetė copė
kanė munguar. Kryekomunarėt nuk pyetėn
shumė siē pyet botėrisht kolegu ynė Ylli Rakipi: Kush do tė jetė ky Gjovalin
Kolombi qė e njoh veē nga mbiemri i Kristoforit, por e votuan! Megjithatė nuk ėshtė hera e
parė qė Shkodra ka nė podiume drejtues jo vetėm emra qė nuk gėzojnė zemra,
por edhe pėrēmues ndaj shoqėrisė. Thembra e Akilit janė lejet e
ndėrtimit dhe duket se ėshtė normale qė nė krye tė qarkut tė jenė persona qė
dinė tė marrin urdhėra, persona me substancė steoritipike tė pėrcaktimit nė
kundėrshti me imazhin zhvillimor sidomos nė qendrat e plazhit tė Velipojės
apo lejeve tė tjera. Gjithsesi, pa gjykuar
askėrkėnd, duam tė themi se konstrukti i djathtė i Shkodrės, sėshtė mirė tė
pėrdoret si laborator pėr pėrfshirje monotone nė poste modele tė personave qė
qysh nė nisje, ndajnė komunitetin me veten, me progresin dhe nyjen Gordiani
ka kapėrthejnė. Smjafton tė kesh emėr sa pėr
engletisje tavolinash, por energji qė alternativat ekonomike e politike ta
gjejnė rrugėn pėr nė Shkodėr. Albert Vataj Pėrkujtojmė mikun e gazetės sonė Pjetėr
Arbnori Me 8 korrik 2007 u mbush plot
njė vit qė pushoi sė rrahuri zemra e madhe e pishtarit drit-pashuar tė
demokracisė shqiptare, zotit Pjetėr Arbnori. Pushoi sė rrahuri ajo zemėr
fisnike qė pėr dekada nuk mundėn ta ndalojnė dėnimet e burgimet e gjata dhe
as persekutimet mė mizore tė diktaturės komuniste, me tė cilat luftoi 28 vite
rresht, duke u ndeshur si dragoi me kulēedrėn e kuqe, e cila nuk mundi as ta
mposhtnin e as ta hanė, pėrkundrazi kulēedra u rrėzua dhe dragoi Pjetėr
Arbnori mbijetoi, duke realizuar ėndrrat e lirisė e demokracisė pėr tė cilat
u sakrifikua gjatė. Pėrvjetori i parė i ndarjes nga kjo jetė i demokratit,
shkrimtarit e veprimtarit tė shquar Pjetėr Arbnori ėshtė disi i veēantė,
sepse ai u nda nga kjo jetė atėherė kur duhej tė jetonte dhe duhej tė merrte
atė qė i takonte nga kjo jetė tė cilės i kishte dhėnė mė shumė se asnjė
shqiptar tjetėr nė fund-vitet e shekullit XX dhe fillimet e atij tė XXI, dhe
i ksihte marrė fare pak. Pjetėr Arbnori kishte lindur nė qytetin e Durrėsit
nga prindėrit Shkodran Gjystina e Filip Toma nė vitin 1935. Pjetėr Arbnori nė
moshė tė re, por ideale tė mėdha nė zemėr e mendje arrin tė mbarojė
shkėlqyeshėm (me medalje) shkollėn e mesme, por pa ju dhėnė e drejta pėr
momentin tė vazhdojė tė lartėn. Gjithsesi vitet kaluan dhe Pjetėr Arbnori
arrin tė pėrfundojė nė kohė rekord (me korespondencė) dhe shkėlqyeshėm
fakultetin e Filologjisė nė Tiranė. Nė vitin 1960 emrohet mėsues letėrsie,
por zemra dhe shpirti i kėtij mėsuesi ishin tė lėnduara nga diktatura
komuniste qė ēdo ditė dėnonte, persekutonte, pushkatonte e burgoste shqiptarė
nga mė fisnikėt e patriotėt. Pjetėr Arbnori me shokė tė tij antikomunistė
krijuan nė ilegalitet njė organizatė social demokrate, programin e sė cilės
e kishte pėrgatitur ky vetė, si dhe ndihmonte shokėt e tij nė shpėrndarjen e
trakteve antikomuniste. Nė pranverėn e vitit 1961 arrestohet dhe pas dy vite
hetuesi dhe gjygje e dėnojnė me vdekje, dėnim qė ia kthejnė nė 25 vite burg,
por qė edhe nė atė ferr dėnohet edhe me 10 vite tė tjera, pasi edhe nė burgje
propogandonte lirinė e demokracinė. Megjithse nė kushte tė vėshtira nė burgje
filloi tė shkruajė e pėrgadisė ato libra qė i realizoi nė demokraci, dhe qė
janė njė pasuri e madhe, letrare, historike e mbi tė gjitha humane, pasi
tregojnė vlerat e njė shpirti qė ndonėse vuan vetė, nuk dėshiron tė vuajnė tė
tjerėt, madje librat nuk japin mesazhin e urrejtjes as pėr ata aktor e
regjizorė qė bėnė tė vuajnė Pjetėr Arbnori e mijėra shqiptarė tė tjerė, por
pėrkundrazi japin mesazhin e paqes, tolerancės e mėshirės... Disa nga 14 librat e tij tė
shkruara (novela, romane, studime e intervista e tjerė) nga viti 1992 e deri
kur ndėrroi jetė janė: Kur dynden Vikingėt, Mugujt e Mesjetės,
Bukuroshja me Hijen, E Bardha dhe e Zeza, E panjohura Vdekja e
Gebelsit, Shtėpia e mbetur pėrgjysėm, Vorbulla, Letėr nga Burgu, Nga
jeta nė burgjet komuniste, Brajtoni njė vetėtimė e largėt, Lufta pėr tė
mbetur njeri etj... Nė vitin 1989 Pjetėr Arbnori
pasi ishte liruar nga burgu, si armik i regjimit dėrgohet tė punojė nė punė
tė rėndomta, por nuk pėrkulet pėrsėri. Pa kaluar veēse njė vit nga burgu i
vogėl i vogėl i Burrelit nė atė tė madhin Shqipėri socialiste, si njė ylber
shumė ngjyrėsh lart nė qiell, por qė pa vonuar do tė uleshin nė tokė, pėr ti
prekur e shijuar vet zoti Arbnori dhe Shqiptarėt. Natyrisht ndėr tė parėt qė
e kuptuan kėtė ishte ky Pishtar drit shumė i lirisė e demokracisė. Me 14
janar 1990 mori pjesė nė demonstratėn antikomuniste pėr rrėzimin e bustit tė
Stalinit. Me 12 dhjetor 1990 nė Tiranė nė emėr tė Shkodrės, Pjetėr Arbnori,
nė tribunėn themeluese tė PDSH u dorzon zotėrinjve Sali Berishės dhe Azem
Hajdarit mesazhin e Shkodrės demokratike, tė nesėrmen me 13 dhjetor hidhet nė
erė busti i diktatorit Enver Hoxha nė Shkodėr. Me 3 janar 1991 nė mitingun e
Shkodrės Pjetėr Arbnori shpall krijimin e Partisė Demokratike tė Shkodrės,
por kėtė fat e kishte edhe Malėsia e Madhe me 21 janar nė mitingun e
Bajzės... Nga viti 1991 e vazhdimisht ishte antar i kryesisė sė PDSH. 5 herė
rresht ishte deputet e Kuvendit Popullor i zgjedhur direkt nga populli
(1991-2005). Nė vitet 1991-1996 ėshtė zgjedhur Kryetar i Parlamentit
Shqiptar, ku do tė mbahet mend gjatė pėr drejtimin e tij ligjor, edhe mbi tė
gjitha pėr tolerancėn dhe shpirtmadhėsinė e treguar ndaj komunistėve apo
bijve tė tyre deputetė, tė cilėt kishin qenė aktorėt dhe autorėt e tragjedisė
tė vetė Arbnorit dhe Shqiptarėve. Nga viti 2000 ka qenė kryetar i forumit tė
Drejtave tė Njeriut kundėr dhunės policore, si dhe qė nga viti 2004 ėshtė
zgjedhur edhe President i Institutit tė kėrkimeve politike De Gasperi.
Veprimtaria e Demokratit tė orėve tė para Pjetėr Arbnori u vlerėsua
kombėtarisht e ndėrkombėtarisht, sa ishte gjallė dhe pas vdekjes. U dekorua
me titullin Adademik, nga Akademia Ndėrkombėtare e Nju Jorkut, nga Instituti
Biografik Amerikan, nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė me titullin
Pishtar i Demokracisė, nga Asambleja parlamentare e vendeve frėngjishtfolėse
ju dha titulli Oficer i madh i urdhėrit tė Plejadės. Presidenti i Kosovės
Ibrahim Rugova i ka dhėnė medalionin e argjendtė Nėnė Tereza, dhe prerjen e
artė Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. Papa Gjonpali II i jep Medaljen e Argjendė
tė Familjes. Bashkia Vau Dejės titullin Qytetar Nderi, Bashkia e Shkodrės
Krenaria e Shkodrės, Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės i jepet emri i
Pjetėr Arbnorit. Pėrsėri Shkodra me datėn 7 korrik me rastin e pėrvjetorit tė
parė tė vdekjes i jep Titullin e lartė Qytetar Nderi i Shkodrės etj. Pjetėr
Arbnori ėshtė shquar jo vetėm si shkrimtar, demokrat e politikan, por edhe si
pėrkthyes i shumė librave nga Anglishtja, Frangjishtja e tjerė. Gjithashtu
emri dhe vepra e Pjetėr Arbnorit i ka kaluar kufijtė e Shqipėrisė dhe Europės,
duke u quajtur Mandela i Shqipėrisė; Ballkanit e mė gjėrė, dhe si rezultat
ėshtė takuar me shumė personalitete tė Botės si me Papa Gjonpalin e II,
Presidentin Amerikan Bill Klinton, Nėnė Terezėn, Presidentin dhe desidentin
ēek antikomunistin Vaclav Havel, me Kryeministrin e Turqisė Demirel, me
kryeministrin e Greqisė Micotaqis, me Presidentin e Senatit Francez Rene
Monri, me Mbretin e Spanjės Huan Karlos, me Presidentin e Gjermanisė Herzog,
me politikanin e famshėm Izraelit Shimon Perez, me Kryetarin e Autoritetit
Palestinez Jaser Arafat, me Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova, e tjera
personalitete politike, shtetėrore si dhe nga fusha tė tjera tė artit e
kulturės e tjerė. Pėrmasat e kėtij burri tė menēur e patriot sa vinin e
rriteshin. Nė vitin e zi 1997 Pjetėr Arbnori ishte ndėr tė paktit Demokrat
apo politikan tė djathtė qė e kishte rrugėn tė hapur nė tė gjitha skajet e
Shqipėrisė. Nė gusht tė kėtij viti, Pjetėr Arbnori vendosi tė vesakrifikohet,
duke hyrė nė njė grevė urie vetėm pėr tė mbrojtur tė drejtat e Opozitės tė
atėhershme (PD dhe aleatėve tė djathtė) me akses fjalėn e lirė nė masmediat
televizive tė kontrolluara dhunshėm nga shteti socialist. Njė personalitet si
Pjetėr Arbnori alarmoi botėn demokratike e cila detyroi komunistėt e rinj tė
bėjnė lėshime. Pjetėr Arbnori edhe pas kėsaj punoi natė e ditė pėr alternativat e Partisė demokratike, tė elektoratit qė i besoi votat, si dhe nė krijimin e imazhit tė mirė nė kancelaritė e Europės sė Bashkuar, Amerikės e mė gjėrė. Mjerisht politika shqiptare kishte fare pak Pjetėr Arbnorė. Nė zgjedhjet e tre korrikut tė vitit 2005 Pishtari i pashuar i Demokracisė Shqiptare, vjen kandidat pėr deputet nė zonėn nr. 1 tė Malėsisė sė Madhe. Kėtu mendohej njė fitore e padiskutueshme, pasi Malėsia e Madhe dhe Pjetėr Arbnori ishin dy simbole lirie e demokracie, qė historia e persekutimit tė diktaturės komuniste nuk i kishte mposhtur ndėr dekada lufte e pėrpjekjesh e jo mė do ti thyente nė pluralizėm e demokraci... Mjerisht nuk ndodhi kėshtu, Malėsia e Madhe pasi kishte qėndruar 60 viteve nė luftė (me komunizmin), dorėzohet nė paqe, madje duke tradhtuar vehten dhe bashkėsimbolin e saj Pjetėr Arbnori. Kjo humbje ėshtė borxhi mė i madh qė Malėsia e ka Demokracisė e simbolit tė saj zotit Arbnori, i cili natyrisht kėtė humbje (jo tė tij si deputet), por tė bastionit tė Demokracisė Malėsisė Madhe e kishte peng nė zemėr dhe e mori me vete edhe kur ndėrroi jetė me 8 korrik 2006. Malėsia e Madhe me 18 shkurt 2007 nė zgjedhjet lokale amanetin e lėnė pėrgjysėm tė Pjetėr Arbnorit e ēoi nė vend disi, duke e mundur Partinė socialiste me rezultatin e thellė 6 me 0... dhe duke u treguar forcave tė majta se 3 korriku 2005 ishte humbje e njė beteje, por jo e luftės. Pėr Pjetėr Arbnorin do tė shkruhet, do tė organizohen tubime pėrkujtimore, do tė jepen dekorata dhe vlersime, siē ndodhi me datėn 7 korrik 2007, kur Bashkia Shkodėr e nderon birin e saj me titullin e lartė Qytetar Nderi. Kėto nderime e dekorime vėrtet ja kemi borxh Pishtarit tė pashuar tė Lirisė e Demokracisė, por kėto nderojnė jo vetėm Pjetėr Arbnorin e veprėn e tij, por nderojnė edhe ne, pasi njė pishtar i vėrtetė drit-pashuar sa mė shumė qė tė pėrkujtohet, vlersohet e nderohet aq mė shumė na ndriēon rrugėn tonė pėr nė Europėn e Bashkuar sė cilės i pėrkasim dhe ėndėrronte prej dekadash demokrati Pjetėr Arbnori. Arbnori ishte edhe njė mik i
afėrt i gazetės Shqipėria etnike. Ka ndihmuar me pėrvojėn e tij letrare e
politike. Nėse njė gazetar kishte njė problem sado tė vogėl, ai hapte nė
sekonda telefonin, dėgjonte me vėmendje dhe nė moment ndėrhynte me
autoritetin e vėndosmėrinė e tij. Gazeta jonė e ka dekoruar me diplomėn Mik
i Gazetarėve. Ndue Bacaj Shkodres iu shua nje meteor! Artisti i Popullit Lec Shllaku i cili te dielen e kaluar (5 gusht 2007) u pėrcoll pėr nė banesėne fundit , ėshtė padyshim njė nga figurat kryesore tė teatrit shqiptar e veēanarisht atij shkodran. Regjizor i talentuar, aktor i spikatur. Lec Shllaku pati si tė pėrbashkėt tė gjithė aktivitetit tė tij pasionin pėr artin e kulturėn, punėn e palodhur. Kjo vėrtetohet me faktin se as nė vitet e pleqėrisė ai nuk rreshti sė punuari. Me njė pėrkushtim e passion tė madhe. Lec Shllaku u muar me shkrimin e historisė sė teatrit shkodran, ėshtė autor imonografive kushtuar figurave tė tilla tė kulturės e skenės si Zef Jubani, Loro Kovaēi, Palokė Kurti etj., ndėrsa ka lėnė prapa dhe njė trashėgimni me vlera nė fushėn e krijimtarisė artistike si autor i disa vėllmeve me proezi e prozė, madje duke lėvruar dhe lloje tė gjata tė kėtyre gjinive si poema Norja e Nika apo romani i fundit Historia e njė plage. I njohur jo vetem ne fushen e teatrit dhe te kinematografise, por edhe ne ate te letrave, "Artisti i Popullit", Lec Shllaku, ka shkuar shume para ne kohe, ne Shqiperine e pas luftes, per ta bere ate subjekt te librit te tij me te fundit, "Historia e nje plage". Lec Shllaku lindi nė Shkodėr mė 3 nėntor 1921 . Pa mbushur 4 vjeē atij i vdes babai dhe sė bashku me nėnėn dhe dy vėllezėrit e tij rriten nė shtėpinė e dajės. Kėtu ai edukohet me dashurinė pėr skenėn, bejtet, karnavalet, ndėrsa frekuneton teartin e kohės nė Shkodėr. Arsimohet nė shkollėn e fretėnve e mė pas nė gjimnazin klasik Illirikum, ndėrsa vitin e fundit nė gjimnazin 28 nentori pėr tė vazhduar studimet e larta nė Institutin Pedagogjik tė Shkodrės e mė pas nė universitetin e Tiranės pėr Gjuhė- letėsi. Debutimin e tij tė parė nė skene e ka nė moshėn 12 vjeēare, si aktor kėngėtar, nė vitin 1933. Para vitit 1944, Lec Shllaku aktivizohet nė shfaqje tė ndryshme tė shoqėrive kulturore nė Shkodėr. Me mbarimin e luftės aktivizohet nė shtėpinė e kulturės si aktor, ndėrsa shkruan e vė nė skenė vetė dramėn Djersė e gjak. Shkruan e vė nė skenė disa drama, kurse prej 1949-50 punon nė Teatrin qendror tė ushtrisė. Prej vitit 1951 deri nė 1960 punon pranė teatrit tė Shkodrės, ku bashkėpunon me aktorėt e mirėnjohur Zef Jubani, Tinka Kurti, Antonjeta Fishta, Lec Bushati,Vitore Nino, Preng Lėkunda, Adem Kastrati. Fryt i kėtij bashkėpunimi gjenial ėshtė edhe vėnia nė skenė e Kopracit me aktorin Zef Jubani nė rolin kryesor, nė vitin 1952. Nė vitin 1962 ai dėrgohet nė Elbasan ku krijon teatrin Skampa dhe ushtron njė aktivitet tė dendur si regjizor pėr 10 vjet. Lec Shllaku ėshtė aktivizuar dhe nė disa filma si tek Skenderbeu nė rolin e Gjon Kastriotit , tek filmi Plumba perandorit nė rolin e gjykatėsit, tek filmi Yjet e netėve tė Gjata nė rolin e oficierit gjerman , tek Qortimet e vjeshtės nė rolin e priftit etj. Nė vitet 90ai ka marrė pjesė edhe te filmi Larg barbarėve, ku ka interpretuar nė gjuhėn frėnge , rolin e pėrkthyesit Jusuf Vrioni. Pas vitit 1990 ai vazhdon aktivitetin e tij duke shkruar letėrsi e monografi si dramėn operistike Hajria, monografinė pėr artistėt e popullit Zef Jubani e Loro Kovaēi, poemen Norja e Nika (25 mijė vargje), dhe studimin Maska shkodrane, ku ka hulumtuar lindjen e rrugėtimin e komedisė shkodrane etj. Lec Shllaku, ėshtė cilėsuar nje personalitet i skenes dhe letrave shqipe, i cili ka dhene nje kontribut te shquar ne themelimin e teatrit profesionist te Shkodres, te asaj te Ushtrise, Teatrit "Skampa" ne Elbasan. Lec Shllaku eshte vleresuar me titullin e larte "Artist i Popullit". Humbja e Lec Shllakut, nje prej meteoreve me te spikatur te Shkodres e Shqiperise, eshte nje humbje e madhe per familjen, te afermit, dinastine Shllaku, por edhe komunitetin e artisteve dhe te gjithe njerezit vullnetmire. Me kete rast, redaksia e gazetes Shqiperia Etnike, i percjell ngushellimet me te sinqerta te gjithe te afermeve, familjareve, miqve dhe te njohurve te Shllakut te madh. Vecanerisht, djemve te tij, Primos dhe Brunos, vazhdues te denje te dimensionit te krijuar nga Ati i tyre i madh, per te cilin jo vetem ata, por edhe Shkodra e Shqiperia duhet te krenohen. Pushofsh ne paqe o Lec
Shllaku! Amen! Nga Anila DUSHI Gjakmarrja dhe hakmarrja dy plagė qė
duan shėruar Dy fenomenet e lartpėrmendura
nuk janė shfaqje e re pr shoqėrinė shqipėtare por, (pėr fatin tonė tė keq)
ato vijnė si njė element i trashėguar qė nga thellėsitė e shekujve, dhe qė po
udhėtojnė edhe nė ditėt tona, pothuaj me tė njėjtin hap dhe me tė njėjtin
intensitet! Mė parė se tė flasim pėr punėn e palodhur dhe fisnike tė
veprimtarisė sė Misionit tė Pajtimit mbarė kombėtar Nėnė Tereza (tė cilin
ka vite qė e drejtoj), mendova tė kalojmė nė retrospektivė, pėr tė parė se si
u zhvillua ky fenomen gjatė rrjedhjes sė shekujve. Vlen tė theksojmė nė kėtė
trajtesė se , kėtu pėrveē gjakmarrjes kemi dhe hakmarrjen, dhe qė janė
trajtuar nga autorė tė ndryshėm, qoftė shqipėtarė, por dhe tė huaj, natyrisht
edhe nė mėnyra tė ndryshme, pėr arsye tė vetė pėrmbajtjes qė ato paraqesin
apo mėnyrės sė aplikimit tė tyre. Njėri prej shkrimtarėve tanė mė tė shquar
Ismail Kadare kėtė fenomen e quan, jo vetėm shqipėtar por njė dukuri
universale: njė pjellė e njerėzve me ndėrgjegje tragjike, e cila shfaqet qė
nė (Eposin homerik), dhe si e tillė ajo ka qėndruar mė gjatė tek disa popuj
(tė ashtuquajtur) tė vonuar, nė mes tė cilėve, ai pėrfshin edhe
shqiptarėt. Ky, pa dyshim, ėshtė njė pohim i saktė, por qė nuk ka asnjė
gjasim me gjakmarrjen hamletiane, me tė cilėn bėn analogji shkrimtari ynė i
shquar. Kėtė tezė, historiani (Akademik) Kristo Frashėri e quan tė
diskutueshme, dhe nė tė njėjtėn kohė konstaton: - Dy arsye kokėforta, qė
pėrjashtojnė lidhjen midis gjak marrjes, dhe hakmarrjes, hamletiane dhe
gjakmarrjes shqiptare, qoftė nė parim, qoftė nė praktikė, janė si vijon: Para
sė gjithash, nė tė Drejtėn Zakonore Shqiptare, gjakmarrja nuk funksiononte
mbrenda pėrmbrenda familjes, mė saktė, mbrenda anėtarėve tė njė gjaku, (siē
ndodh me Hamletin). Xhaxhai ėshtė vėllai i babait, pra ėshtė i njė gjaku me
tė. Prandaj, si pjesėtarė tė njė gjaku, kur vrasja ndodhte nė mes tyre, nuk kishte
kush tė merrte shpagimj. Nė kėtė rast, vrasja mbrenda familjes sillte vetėm
shpagim ose dėnim, por, jo gjakmarrje. Sipas Kanunit Shqipėtar, nė tė tilla
raste, shpagimin ose dėnimin e kryente duke vrarė vrasėsin, kolektivisht,
fisi ose katundi. Si vepėr kolektive fshatare ose fisnore, ajo vishej me
cilėsinė e Pushtetit Ligjor tė autoritetit shtetėror, dėnimet e tė cilit nuk
shkaktojnė as hakmarrje, as gjakmarrje. Pėr fat tė keq, kėto dy nocione
shpeshherė, keq interpretohen. Hakmarrja mbėshtetet mbi parimin: mė fyeve,
tė fyeva, ose mė vrave, tė vrava, nė kėtė mėnyrė fenomeni mbyllet,
mbasi tė dyja palėt janė barabar. Pėrkundrazi, gjakmarrja, pėrcaktohet si,
zakon i tė drejtės zakonore shqiptare, sipas tė cilit, pėr tė marrė hakun e
njė tė vrarit, duhet vrarė njė prej anėtarėve tė fisit tė vrasėsit. Por,
edhe ky pėrcaktim nuk ėshtė plotėsisht i saktė. Para sė gjithash, gjakmarrja
shqipėtare nuk mbyllet si hakmarrja me shpagim njė pėr njė. Gjakmarrja
shqiptare, hap ciklin e vrasjeve, mbasi ēdo vrasje nuk konsiderohet vetėm si
shpagim, por nė tė njėjtėn kohė, edhe si akt qė kėrkon pėrsėri shpagim. Si
rrjedhim, gjakmarrja shqipėtare, nė tė kaluarėn, aty ku mungonte autoriteti
i ligjit shtetėror, ka vazhduar pėr disa breza. Nė kujtesėn e malėsorėve tė
veriut, janė rregjistruar raste ku gjakmarrja ka vazhduar deri nė dymbėdhjetė
breza. Cikli i gjakmarrjeve ndėrpritej pėrkohėsisht vetėm kur paraqitej
ndonjė rrezik i jashtėm apo ndonjė eveniment madhor qė rrezikonte tė dyja
palėt. Njė shembull mjaft sinjifikativ, kemi Lidhjen e Prizrenit
(1878-1881), kur gjakmarrja u ndėrpre pėr aq kohė sa mori fund veprimtaria e
saj. Cikli mbyllej vetėm me tė ashtuquajturin Pajtim gjaku, njė
institucion ky, tė cilin, kushtet aktuale na imponojnė ta aplikojmė edhe
sot, (nė kushtet aktuale), kur shteti shqipėtar, akoma nuk i ka konsoliduar
institucionet e tij... Nga kjo pikėpamje, dy kanė
qenė parimet qė pėrcaktonin shtrirjen e gjakmarrjes, njėri i shprehur me
formulėn, gjaku shkon pėr gisht, dhe tjetri gjaku shkon pėr fis. Me
variantin e parė, ngushtohej dhe mbyllej cikli i vrasjeve, me vrasjen e
dorasit qė kishte kryer vrasjen. Ndėrsa me variantin e dytė gjaku shkon
pėr fis, zgjerohej poligoni i vrasjeve. Varianti gjaku shkon pėr
gisht, u aplikua me shumė sukses nga Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu).
Ndėrsa, si variant, tė gjaku shkon pėr fis, kemi Lekė Dukagjinin. Nė
takimin qė u bė, sipas traditės nė Kuvendin e Dheut nė Lurė, Leka, mbrojti
Kanunin e Lashtė, se, gjaku shkon pėr fis. Kurse Gjergj Kastrioti mbrojti
variantin e tij tė (sipėrpėrmendur), duke theksuar se, hakmarrja duhet tė
rėndonte vetėm mbi vrasėsin. Kjo retrospektivė qė vjen nga thellėsitė e
shekujve, ėshtė aplikuar me shumė sukses (para disa dekadash), tek
shqipėtarėt e Malit tė Zi, nga fisi i Hotit, dhe nė zonėn e Malėsisė sė
Madhe, para disa vitesh, duke dhėnė rezultate tė kėnaqshme. Flamurtari absolut nė
Pajtimin e gjaqeve, nė mbarė Kombin tonė, mbetet i pavdekshmi, - Profesor,
Anton Ēeta, duke dhėnė shembullin mė tė lartė tė dashurisė dhe humanizmit.
Ai, si asnjė tjetėr, dijti ti pajtojė shqipėtarėt, duke pėrdorė me shumė
efiēencė dhe efikasitet, drejtuesit e religjioneve tė tė dyja besimeve,
priftėrinjtė dhe hoxhallarėt, ku, pėrveē pajtimit tė gjaqeve, farkėtohej dhe
harmonia ndėrfetare. Mbi shinat e kėtij kollosi i cili arriti tė pajtojė
qindra gjaqe e konflikte, ecėn me guxim dhe Misioni i Pajtimit mbarė Kombėtar
Nėnė Tereza. Siē theksuam mė lart, tju
referohemi kėtyre fenomeneve, sot nė shekullin XXI, ėshtė vėrtetė njė
paradoks, i cili duhet tė bėhet njė problem emblematik pėr organet
pėrkatėse dhe pėr tė gjitha hallkat e Qeverisė dhe tė shtetit shqiptar, pėr
tė aplikuar dhe zbatuar ligje tė rrepta ndaj kėtij fenomeni anakronik, i cili
pėrveē marrjes sė dhjetėra dhe qindra jetėve, po mbyll nė karentinė me
qindra familje pa kursyer as fėmijėt, duke ju privuar dhe tė drejtėn pėr tu
arsimuar. Ky fenomen e ka obliguar dhe e obligon Misionin e Pajtimit mbarė
Kombėtar Nėnė Tereza nė udhėtimin e tij, sa fisnik aq dhe human,
rezultatet e tė cilit do ti rendisim mė poshtė, (qė nga themelimi i tij e nė
vazhdim, duke shpresuar pėr njė mbėshtetje mė tė fuqishme, nga tė gjitha
organizmat shtetėrore, qeveritare dhe deri tek shoqatat dhe donacionet
vendase apo tė huaja, kryesisht pėr tė ndihmuar materialisht tė ngujuarit,
dhe pėr tė mundėsuar nxjerrjen e fėmijėve nga ngujimi. Misioni i Pajtimit
mbarė Kombėtar Nėnė Tereza, i krijuar mbi bazėn e shėndoshė tė Besės Shqiptare dhe humanizmit Kristian
e ka shtrirė veprimtarinė e tij, jo vetėm brenda territorit shqiptar, por nė
mbarė hapėsirėn ku banojnė shqiptarėt, madje duke kaluar dhe Atlantikun, nė
SHBA e gjetkė, duke shuar konflikte dhe pajtuar gjaqe. Misionarėt tanė tė
pėrkushtuar, shpeshherė dhe nė kushte tepėr tė vėshtira, u janė ngjitur
maleve, mes borės dhe tufanit duke udhėtuar nė kėmbė, me orė dhe ditė tė
tėra, pėr tė pajtuar gjaqe ose pėr tė zgjidhur konflikte, si masė
parandaluese, pėr tė shpėtuar jetė njerėzish, nga gryka vrastare e pushkės,
gjithnjė nė emėr tė Besės dhe
humanizmit, dhe rezultatet kanė qenė mjaft tė kėnaqshme, dhe kjo pėr vetė
faktin, se, nė shpirtin e madh tė malėsorit, pėrveē urrejtjes (ndaj atij qė e
quan armik), ėshtė kultivuar dhe mėshira dhe falja. Portreti i shejtė i NĖNĖ
TEREZĖS, i ka bėrė tė gjunjėzohen shumė burra (nga tė gjitha besimet), dhe tė
japin verdiktin e faljes, duke krijuar skena mjaft emocionale, dhe duke na e
lehtėsuar detyrėn nė misionin tonė, dhe shembuj tė tillė kemi mjaft. Fakti,
qė gjatė viteve tė demokracisė janė pajtuar (2820) familje nė Shqipėri, dhe
(72) familje nė diasporė, qoftė nė Europė apo nė Amerikė, ėshtė njė faktor
mjaft pozitiv. Ajo qė ėshtė vėrtetė e dhimbėshme, ėshtė ngujimi i (722)
familjeve, i (46) para ushtarakėve, duke ju bėrė tė pamundur kryerjen e
shėrbimit ushtarak. Ngujimi i (1380) familjeve, pėrbėn njė faktor mjaft
negativ, dhe pa precendent nė kėtė fillim shekulli, kur shoqėria shqipėtare
aspiron fuqishėm pėr tu integruar nė tė gjitha organizmat Euro Atllantike.
Ėshtė vėrtetė njė dhimbje
mbarė kombėtare kur konstatojmė se, gjatė njė harku kohor 16 vjeēar,
gjakmarrja dhe hakmarrja kanė marrė rreth 1800 jetė njerėzish. Njė faktor
mjaft negativ nė ēėshtjen e gjakmarrjes dhe hakmarrjes, ėshtė dhe
disekuilibri i politikės shqipėtare, i cili manifestohet nė ēdo seancė tė
Parlamentit Shqipėtar, duke krijuar artificialisht, konflikte mes
simpatizantėve tė partive tė ndryshme, dhe kryesisht mes militantėve tė pa
formuar politikisht. Mendojmė gjithashtu se, Qeveria duhet tė jetė mė aktive
dhe mė pranė Misionit tonė, nė parandalimin e kėtij fenomeni. Vlen tė
theksojmė se Misioni ynė, nė plan tė parė, ka parandalimin e kėtij fenomeni
dhe qė, qėndron pėrkrah formave mė bindėse, dhe se, asnjėherė nuk ka tentuar
as nuk ka tentuar dhe as nuk tenton tė spekullojė nė emėr tė Kanunit, dhe
qė, Kanunin e quan arkaik dhe jashtė kohe. Ai, duhet tė mbetet si njė
relike, qė i shėrben me shumė efikasitet kohės kur u aplikua, (nė kushtet
kur ne ishim tė pushtuar nga osmanėt, pėr afro pesė shekuj). Jam i mendimit
se, pajtimi duhet tė fillojė (siē e thamė mė lart), te klasa politike
shqipėtare e cila duhet tė gjejė formulėn e bashkėpunimit mes partive, dhe
tė mos e kthejė Parlamentin nė njė Kuvend grindavecėsh, ku fyerjet arrijnė
deri nė pėrleshje mes njėri-tjetrit duke krijuar skena tė pahijshme. Partitė
politike duhet tė japin njė shembull tė mirė duke vėnė mbi tė gjitha
ideologjitė, interesin Kombėtar. Jemi tė mendimit se, mė parė
se tė pretendojmė pėr tu integruar nė strukturat Euro-Atlantike, duhet tė
vetėintegrohemi. Misioni i Pajtimit mbarė
kombėtar NĖNĖ TEREZA, do tė jetė pararendės nė shuarjen e konflikteve dhe
nė parandalimin e tyre duke lehtėsuar kėshtu mundėsinė dhe politikanėve qė tė
jenė mė paqėsorė dhe mė tolerantė ndaja njeri tjetrit. Shpresojmė se, Qeveria dhe tė
gjitha strukturat e shtetit dhe institucionet do tė na gjenden pranė nė
realizimin me sukses tė misionit tonė sa fisnik aq dhe human. Gjin Mekshi: Kryetar i Misionit tė Pajtimit mbarė Kombėtar
Nėnė Tereza Valentin Pervizi thyen rekordin e
Uliksit e Penelopės Valentin Pervizi u lind nė
Skuraj tė Kurbinit nė njė familje me tradita tė shquara patriotike (nė
familjen e Pervizit) e permendun qė nė kohėn e Gjergj Kastriot (Skėnderbeut),
qė nxori Gjin Pjetėr Pervizin, udhėheqės i Lėvizjes kryengritėse tė Kurbinit
kundėr Perandorisė turke, (1897 1912), e ngritės i Flamurit Kombėtar nė
Milot, me 28 Nandor (1912). Bir i Gjeneralit Prenk Pervizi, njerit ndėr
ushtarakėt mė kapacitivė dhe mė tė pėrkushtuar tė Ushtrisė Kombėtare
Shqiptare qė i shėrbeu Atdheut qė nga viti 1918 1939, kur Atdheu u pushtua
nga Italia fashiste. Valentin Pervizi, kreu
shkollėn fillore dhe Gjimnazin nė Torino (Lanzo Porinese), gjatė viteve
1926-1936. Gjatė viteve (1936-1939) kryen shkollėn ushtarake tė Romės. Nė
Muajt Prill Maj (1939), asht pjesėmarrės nė kundėrshtimin ndaj pushtimit
fashist tė nxėnėsve shqipėtarė. (Studentėve tė shkollės ushtarake). Mbahen tė
mbyllun dhe tė ēveshun nga uniformat e armėt konvencionale. Bėn pjesė nė
Komitetin Drejtues bashkė me Asim Zenelin (Hero i Popullit), Lekė Vojvoden,
Abdyl Kėllezin, Hamit Tagen, Abdi Matin, Xhevat Hysen, qė nuk pranojnė tė
bėjnė betimin, dhe varrin vendim me short tė fshehun pėr eleminimin e atyne
personave qėi kishin dėrgue telegrame mirėseardhje e pėrgėzuese Mbretit
Duēes dhe Qeverisė fashiste italiane tė kohės. Nė vitet (1939-1941) kryen Akademinė e Kalorėsisė nė
Modena dhe gradohet N/Toger. Nė vitin 1941-1942, kryen kursin pėr mjetet
blinduese nė njė divizion tė blinduem qė vendoset nė rrethinat e Romės, pėr
mbrojtjen e kryeqytetit. Nga muaji shtator (1943) deri nė Maj (1944), kur
kapitullon Italia fashiste, (pra, mbas kapitullimit fashist), ushtria
italiane i u kundėrvihet forcave gjermane. Zhvillohet beteja e Tivolit afėr
Romės, Valentini gjendet nė zonėn Montorsi, ku nė pozicionin e tij arrin tė
gozhdojė me sukses sulmin e gjermanėve duke u shkaktue dėme tė mėdha nė
mjete e njė njerėz. Beteja zgjati afėr 20 ditė. Badaglio pėson kapitullimin e
dytė. Divizioni italian dorėzohet nė nderin e armėve. Oficerėt mbahen nė njė
kamp gjerman, pėr tu transferue nė kampet e Gjermanisė. Valentini arratiset
bashkė me dy oficera italianė dhe fshihet nė Bolonga te familja e gruas,
klandestin e dezertor. I shpėton arrestimit tė milicisė fashiste dhe njė
bombardimi tė randė qė godet banesėn e tyne. Vendos tė kthehet nė Atdhe.
Bashkė me njė shok shkolle, pas tre muajsh udhėtimi, Vjenė, Budapest,
Beograd, Prizren, ma nė fund arrin nė Shkodėr nė fillim tė shtatorit 1944 me
dokumenta tė fallsifikuara. Baba i tij gjindej nė mal me misionin anglez.
Familja e fshehur. Shtėpija nė Laē e bombarduar prej gjermanėve, dhe djegur
prej partizanėve. Nė kėto kushte, Valentini strehohet pėr pak kohė te shoku i
vet Lekė Vojvoda nė Shalė. Nė Dhetor detyrohet tė zbresė nė Shkodėr me
gjith gruan e tij italiane, e cila e shoqėroi kudo hap mbas hapi. Po nė kėtė muaj arrestohet
pėr emnin, si bir i Prenk Pervizit. Mehmet Shehu kishte vendosur
shtetrrethimin nė Shkodėr pas trazinave tė Koplikut dhe tė Postribės. E shoqja
e Valentinit paraqitet tek Mehmet Shehu pėr ti kėrkue lirimin e burrit
krejtėsisht tė pafajshėm. Por, Mehmeti, kur e merr vesh se pėr cilin ishte
fjala, i pėrgjigjet me arrogancė cinike: Zonjė, nė vend qė tna falnderoni
qė e kemi lanė gjallė, na kėrkoni lirimin e tij! Me pllakosjen e Valentinit
nė burgun e Shkodrės, e shoqja detyrohet tė riatdhesohet me grupet italiane
sepse e gjithė familja gjindej nė internim nė Berat, me shpresė se njė ditė
gjendja do tė normalizohej. Nga Dhjetori i vitit 1944,
Valentin Pervizi pėrjeton njė kalvar dėnimesh, burgjesh e kampesh qė zgjati
plot 45 vjet! Shkodėr, Berat, Kuēovė, Porto Palermo, Tepelenė, Radohimė
(Fier), Kuē i Vlorė e Gradishtė e Lushnjės, qė arrin deri nė vitin 1989, kur
Qeveria komuniste bani lirimin e tė internuarve. Gjatė kėtyre viteve, e
shoqja kishte ba disa ndėrhyrje pranė Ambasadės italiane nė Tiranė pėr tė
patur lajme nga i shoqi, sepse letėrkėmbimi nuk ekzistonte fare. Nė Tetor tė
vitit 1967 Ambasadori, Nombert Lehmon shkruan: ....me vazhdimin e rregjimit
komunist nė Shqipėri, mendohet se do tė jetė shum e vėshtirė, qė Valentin
pervizi i konsideruar armik i popullit tė mundė tė fitojė lirinė! Ditėn qė
rrėzohet monumenti i diktatorit, Valentini arrin tė kalojė nė Itali ku mundi
tė bashkohet me tė shoqen pas 47 vjetėve, (Stėrthyen rekordin e Penelopės dhe
Uliksit) sa qė nuk mund tė njihnin njeni tjetrin nė Aeroport! Kėto janė fragmente
rrėnqethėse tė tragjedisė qė solli sistemi komunist nė Shqipėri, pasojat e tė
cilit do tė duhen edhe disa dekada, qė tė shuhen, por qė nuk do tė harrohen
nė shekuj, si periudha ma e vėshtirė, ma barbare dhe ma shnjerėzore qė kalue
Populli ynė fatkeq gjatė gjithė historisė sė tij. As njė pushtues nuk mundė
tė krahasohet, me vetėpushtimin komunist, me ideologjinė ma tė pėrbindshme,
qė nuk njihte as rregullat ma elementare tė etikės qytetare, qė mohonte tė
drejtat e njeriut nė mėnyrėn ma flagrante. Me datėn 15 Maj 1999 nė orėn
gjashtė tė mėngjesit pushon ajo zemėr e madhe nė spitalin Malpinghi tė
Bolonjės nė Itali. U varros nė vorrezat e kėtij qyteti, duke lanė amanetin qė
eshtėnat e tij tė rikthehen nė Atdhe, pėr tė gjetur prehjen e fundit nė
trojet e vjetra tė tė parėve, atje nė Skuraj, pranė atyne (15) viktimave tė
diktaturės, Gjyshes, nanės, vllait, kushurinjve dhe mbesave (nė qoftė se do
tu gjenden varret) sepse tė gjithė vdiqėn ndėr burgjet dhe kampet e
diktaturės. Familja Pervizi, si shumė familje tė tjera, pėsoi njė persekutim
nga ma mizorėt. Iu dogjėn katėr shtėpi, (dy tė tyre dhe dy tė kushurinjve). Ndėr
15 viktima, shtatė prej tyre burra, u vranė nė pėrpjekje, gjatė viteve (1944
1952). Gjyshja e Valentinit, Mrika,
vdiq nė Tepelenė nė moshen 90 vjeēare, njė grue burrneshė qė kishte marrė
pjesė aktive nė luftė kundėr pushtuesit turk, me Gjin Pjetėr Pervizin, (shok
dhe mik) i Luigj Gurakuqit, Bajram Currit dhe Dom Nikoll Kaēorrit
(1900-1912). Kalvari i vuajtjeve tė fisit
tė madh tė Pervizėve tė Kurbinit, duhet tė bjer si njė ndeshkim mbi
arkitektėt) e krimit qė me aq zellė e pėrkushtim projektuan luftėn famėkeqe
tė klasave. Familja e madhe e Pervizėve
me njė trashigimi tė thellė patriotizmi dhe Atdhedashurie, duhet tė vlejė si
njė shembull pėr ēdo Shqiptar me gjak Arbėnori, dhe si njė njollė turpi pėr
atė sistem i cili asgjėsoi pa mėshirė, ajken e kulturės dhe tė qėndrestorėve
qė cilėt i kishin shpalosur vlerat gjatė gjithė rrjedhės sė historisė qė nė
periudhėn e artė Kastriotiane. Shqiptari i Madh Valentin
Pervizi, nuk asht vetėm sfidant i Uliksit tė lashtė tė Greqisė, por, ndėr
sfidantėt mė tė mėdhenj tė asaj diktature qė martirizoi pjesėn mė tė madhe tė
shqipėtarėve, duke iu privue ēdo tė drejtė njerėzore, dhe mbi tė gjitha, atė
qė ėshtė gjėja mė e shtrenjtė LIRINĖ. Le tė mbesė vepra e Valentin
Pervizit, si njė mesazh i heroizmit dhe Atdhedashurisė pėr tė gjithė brezat
qė do tė vijnė, dhe, si njė ndėshkim, pėr sistemin totalitar qė kurrė ma tė
mos pėrsėritet, nė tokėn e shejtė tė Gjergj Kastriotit e Nėnė Terezės. Asnjė frymė hakmarrjeje nuk
e pėrshkon ODISENĖ e familjes famė madhe tė Pervizėve. Ky, dhe shumė
episode tė tjera tragjike qė pėsoi ky Fis, na bėjnė thirrje pėr ndėrtimin e
njė shoqėrie qytetare tė vėrtetė pa mėri e urrejtje, me vėshtrim nga e
ardhmja, dhe pa dyshim dhe ky shkrim mbetet pjesė e kėtij Mesazhi me frymė
kristiane, ku, falja ėshtė Lajtmotivi. Duhet sqarue se kėtė Mesazh
nuk e jap nė emnin tim, sepse unė nuk e kam pėrjetue, as burgun dhe as
internimin. Kėtė mesazh e jap nė emėn tė vllait tė (tė ndjerit Valentin), tė
shkrimtarit dhe atdhetarit tė Madh zotit Lekė Pervizi, i cili sot ndodhet
nė Bruksel tė Belgjikės, dhe qė drejton me shum kompetencė Revistėn Kuq e
Zi. Zoti Lekė Pervizi ndonėse edhe Ai, pėrjetoi tė njėjtin kalvar si
vllezėrit e tij, Ganci dhe Valentini, asnjėherė nuk e shpreh dufin e
hakmarrjes, por me shpirtin e tij tė Madh Kristian, jep mesazhe paqėsore,
dhe kėshilla qė tragjedia 45 vjeēare tė mos pėrsėritet mė kurrė nė tokėn e
bekuar arbėnore. Sė fundi: tragjedia e
Valentin Pervizit dhe e Pervizėve nė pėrgjithėsi, duhet tė bjerė si akuzė e
fuqishme mbi sistemin diktatorial qė kaluam me qėllim qė ajo tragjedi tė
mos pėrsėritet mė kurrė, mbi tokėn e Kastriotit dhe tė Nėnė Terezės, dy
pėrfaqėsuesve mė tė denjė tė racės arbėnore. ODISEJA e Uliksit, dhe
kthimit tė tijnė Itakė pas njėzet vjetėsh, asht pikė ujit nė oqean, para
OSISESĖ sė (tė ndjerit) Valentin Pervizi dhe Penelopės italiane, besnike
deri nė momentin e fundit tė jetės sė bashkėshortit tė saj, Super Uliksit
Valentin Pervizi. P. S.: Evidentimi i figurave
nacionaliste dhe pasqyrimi i aktivitetit tė tyre nėn dritėn e fakteve ka qenė
kurdoherė Prioritar pėr Gazetėn, (vėrtetė precioze dhe tė pa anėshme)
SHQIPĖRIA ETNIKE, pėr Drejtorin, K/Redaktorin, dhe tė gjithė stafin e saj,
tė cilėt kanė pėrcjellė me profesionalizėm dhe me pa anėsi, ngjarjet dhe
evenimentet e kohės. Mark Bregu |