koka

nr. 77 / 14 qershor 2005

alukit

 

Pėrleshja e baljozėve tė politikės dhe kacafytja e TV-ve

Kur mbesin diēka mė shumė se dy javė nga dita e zgjedhjeve dhe t’i jepet fund kėtij ankthi, qė ka ngėrthyer mbarė Shqipėrinė dhe shqiptarėt, njė pėrleshje ka lindur si rezultat i njė dakordėsie paraprake pėr njė debat tė hapur televiziv mes Kryeministrit dhe Kryetarit tė Partisė Socialiste, Fatos Nano, me Kryetarin e Partisė Demokratike Sali Berisha.

Ndėrsa liderėt politik dhe kandidatėt e tyre hypin dhe zbresin nga njė podium nė tjetrin, akuzojnė shajnė e sulmojnė kundėrshtarėt e tyre, palosin e shpalosin premtimet e tyre, qė vetėm elektorale mund tė jenė, e asgjė tjetėr, njė tjetėr luftė po kaq e ashpėr, po kaq e nxehtė po zhvillohet mes moderatorėve tė dy liderve historik tė politikės, Berishės dhe Nanos, nė lidhje me mundėsinė e zhvillimit tė njė debati elektoral dhe kushtet e kėsaj pėrballje. Sikur tė mos mjaftoheshim me gjithė kėtė betejė politiko-mediatike, njė tjetėr pėrleshje ka zėnė fill nga ky debat elektoral. Eshtė fjala pėr dyelin mes TV Klan, si televizioni i parė qė ka mundėsuar debatin e parė politik mes Berishės dhe Nanos dhe Top Channel, tė cilėt pretendojnė se e meritojnė ata kėtė tė drejtė, pasi sipas njė sondazhi, qė pėr ironi tė fatit u pėrfol, kishte dalė televizioni me besueshmėrinė mė tė lartė nė publik. Pretendimi i Top Channel, duket se nuk ėshtė dhe aq dashamirės, aq i mbėshtėtur nė argumenta, si fjala vjen i shkallės sė besueshmerisė, apo diēka tjetėr e kėsaj natyre, tė cilėn ata e servirin si njė avantazh i tyre ndaj TV Klan, ndaj tė cilit ata ja kanė frikėn. Nėse TV Klan pretendon me tė drejtė pėr tė qėnė televizioni, tė cilit do t’i besohej eskluziviteti i transmetimit tė kėtij debati, Top Channel hidhet pėrpjetė, pasi nuk do qė ky debat tė privatizohet nga TV i lartpėrmendur.

Ishte viti 2002, ishte TV Klan, ishte gazetari dhe drejtuesi i “Opinion”, Blendi Fevziu, ato qė mundėsuan tė shtėrngonin duart, tė uleshin pėrballė, dy armiqtė historik tė politikės shqiptare. E nuk do tė ishte fundi i botės nėse edhe mė 2005, tė zhvillohej njė debat i tillė nė TV Klan, jo dhe aq se nga pretenduesit ėshtė I vetmi mė statusin e televizionit kombėtar dhe I pavarur, cilėsi qė Top Channel I ironizon, ndoshta pėr tė vėnė veton mbi tė drejtėn pėr tė qėnė ai dhe vetėm ai ekrani I vogėl nė familjet shqiptare. Askush nuk hedh poshtė risinė qė solli Top Channel nė medin elektronike, sikurse s’mund tė mohohet ajo qė dha ky television pėr teleshikuesit, nė dobi tė fjalės sė lirė, tė evidentimit tė problemeve dhe ndikimit pėr zgjidhjen e shumė prej tyre. Top Channel ėshtė dhe mbetet njė television I admirueshėm, me njė reputacion nė opinionin publik. Dhe kjo ėshtė frut I njė mendėsie dhe profesionalizmi, mbi tė cilat ajo ngrihet. Por mjetet me tė cilat ajo kėrkon tė sulmojė konkurentėt e saj mediatik, me synimin pėr tė qėnė mbi tė gjithė, mbase nuk do tė kishin si shumė me prezencė dhe autoritet.

Pse duhej trumbetohej si shumė e rėndėsishme se ku do tė zhvillohej ky debat i pritshėm electoral. Tė transmetohej kėtu apo atje, nė kėtė television apo nė atė tjetrin, drejtuar nga ky gazetar apo nga ai tjetri, kur mė mirė se kushdo tjetėr kėtė e dinė vetė ato qė do tė jenė protagonistėt e kėtij debati elektoral. Sulmi i Top Channel nuk besoj se kėtė pėrpjekje pėr tė gėzuar tė drejtėn e ekskluzivitetit tė transmetimit tė kėtij debati, e motivon me tė drejtėn pėr tė pėrēuar tek teleshikuesit atė qė Top Channel e quan si mrekullinė e tetė tė botės moderne. Pėr mė tepėr Top Channel  nuk do ta kishte shumė tė admirueshme pėr audioenėcn e saj, mjetin qė pėrdor. Opinioni publik sheh tek mediat e fuqishme, si ato tė shkruara, ashtu edhe tek ato elektronike mendjen e kthjellėt, qytetarinė, maturinė politike, paanshmėrinė dhe avokatin mbrojtės tė interesave tė nėpėrkėmbura tė shqiptarėve. Aspak e hishme nuk ėshtė pėr asnjė pretėndent mediatik tė hyjė nė njė nbetejė tė tillė ku ka vetėm tė humbur.

Pse duhet tė fryhej, apo tė pėrpushej Top Channel pėr kėtė debat, kur gjithēka do tė pėrcaktohej nga ndėrmjetėsit e kėtij takimi. E rėndėsishme pėr politikėn shqiptare dhe zgjedhėsit, ėshtė jo dhe aq televizioni se ku do tė zhvillohet ky debat, se sa zhvillimi i kėtij debati, gjuha qė do tė pėrcjellin, mesazhi pėr elektoratin nė ditėn e zgjedhjeve. Po sikur tensioni I kėtij mbidebati, apo debati qė parapriu debatin Nano-Berisha, tė zhvillohet nė njė auditor asnjanės, ku tė kenė tė drejtė ta transmetojnė drejtpėrdrejtė tė gjithė mediat elektronike, cila do tė ishte ajo qe do tė fitonte Top Channel. Apo fitore pėr tė cilėn po pėrpiqet ajo ėshtė vetėm qė kėtė debat tė mos e transmetojė TV Klan dhe takimi tė mos bėhėt nė ambjentet e kėtij televizioni.

Fundja e pse do tė ndodhte ndryshe. Gjithēka duket se ecėn me logjikėn e gjėrave qė shqiptare. Top Channel, fatkeqėsisht nuk mund tė bėjė pėrjashtim.

Albert Vataj, Sokol Pepushaj

 

Bixhozi i fundit politik

Kėtu nė Tiranė, por veēmas nė Jug e Veri tė Shqipėrisė, ne analistė tė mediave perėndimore kemi ndeshur panorama jo vetėm tė “vringėllimit tė shpatave”, por edhe tė finalizimit tė pėrcjelljes sė moralit pėrmes filozofisė sė krimit ekonomik tek votuesi i thjeshtė.

    Politika po luan bixhozin e fundit. Tė ngjan e pėrtejlogjikshme kur sheh qė fasadat e mureve, anėt e rrugės, xhamat e lokaleve, deri pemėt janė mbushur me portrete tė qeshura e serioze tė pozantėve tė rrugės, qė kush i njeh, thellė nė ndėrgjegje i etiketon si impozantė politikė. Shumė kandidatė pėr deputetė u ngjajnė brigadierėve tė kohės sė Enverit: tė kollarisur, duke bėrė me duar e kėmbė qė punimet nė rrugė tė mbarojnė brenda pak orėsh, pasi mė vonė do tė shtrojnė njė tjetėr rrugė!

    Kjo don tė sigurojė gjatėsinė e itinerarit tė tranzicionit shqiptar dhe jetėgjatėsinė e pushtetit tė krimit. Pikėrisht nė kėtė zallamahi, Ministri Shqiptar i Drejtėsisė, Fatmir Xhafaj merr njė dush tė ftohtė nga Departamenti i Shtetit Amerikan, ku shpresojmė qė disa nga biznesmenėt e kandiduar, pas 3 korrikut tė venė para drejtėsisė.

    Asnjė mrekulli politike s’mund tė ndodhė duke blerė votat. Votuesi shqiptar po ndėrgjegjėsohet qė kandidatėve qė japin para, t’u merren ato, por vota tė mos u jepet as sesi.

    3 korriku po afron. Elektorati po reflekton kuptueshmėri se ēdo entuziazėm i madh finalizohet me humbje tė mėdha, pasi besimi se injorantėt janė tė aftė pėr ēdo gjė, madje edhe pėr parlamentarė, sjell veēse ca tymnaja ose “brraka” tė turbullta qė kullohen ditėn e votimit. Pėrvojat qė pėrbėjnė shtyllėn e shoqėrisė njerėzore sfidojnė ndjenjat e ērregullimet momentale tė fushatave tė kėtij kallepi qė japin pak para sot, tė tė marrin shumė mė tepėr nesėr, madje dhe lirinė tėnde. Gjithsesi, ēdo gjė e pamoralshme pėr shqiptarėt ėshtė e moralshme pėr politikėn e politikanėt.

    Megjithatė, 3 korriku ose ėshtė ditė fatlume, ose ditė e mallkimit tė ekzistencės sė shtresave tė varfra dhe tė mesme tė shoqėrisė shqiptare.

Sokol Pepushaj

 

Mandela shqiptar, Pjetėr Arbnori, i ka tė sigurta votat nė Malėsi tė Madhe

Gjatė kėtyre ditėve prezantuese nėpėr strukturat e Partisė Demokratike tė ēdo komune apo fshati, tė kandidatit pėr deputet tė zonės nr.1, zotit Pjetėr Arbnori, jemi ndodhur para surprizave tė kėndshme tė njė mbėshtetjeje masive tė elektoratit tė Malėsisė sė Madhe. Nė ēdo takim erdhėn me dhjetra e qindra simpatizantė e mbėshtetės tė Mandelės shqiptar, ku menjėherė i deklaronin mbėshtetjen e tyre, por edhe i uronin fitoren e sigurtė si deputet i Malėsisė. Madje nė kėto ditė z.Pjetėr nuk quhet kandidat, por deputet, dhe si i tillė konsiderohet nga shumica e banorėve tė zonės. Takime tė tilla sinjifikative janė zhvilluar nė Komunėn Kelmend, Kastrat e mbi tė gjitha nė Komujnėn Shkrel, prej ku ka origjinėn kandidati i Partisė Socialiste, dhe ku kishte shpresėn kryesore tė njė mbėshtetjeje mė tė madhe se thoshte “jam bir i tyre”. Nė kėtė takim tė zhvilluar mė datėn 27 maj zotin Pjetėr Arbnori e pritėn banorėt e kėsaj treve jo si njė kandidat pėr deputet, por si njė hero tė vėrtetė tė demokracisė, i cili ėshtė nė gjendje si gjithnjė tė sfidojė poshtėrsitė e krimet e shtetit komunist me emėr tė ndėrruar. Banorėt e Shkrelit, zotit Arbnori i garantuan mbėshtetjen dhe fitoren e sigurtė edhe nė kėtė komunė demokrate, ku siē thanė ata ka 60 vjet qė luftojnė me kuēedrėn e kuqe qė herė paraqitet mė e egėr e herė mė e zbutur, por qė gjithnjė nė mendjen e shpirtin e saj bluan dashakeqėsinė e krimin ndaj Shkrelit demokrat. Kėtė, Partia Komunisto-Socialiste e ka treguar qė nė janar tė vitit 1945, kur pushkatoi, vari, burgosi, internoi e persekutoi gjatė shumicėn e banorėve tė kėsaj treve qė nė fakt ishte pjesėmarrėse e fuqishme nė kryengritjen antikomuniste. Po tė njėjtin avaz vazhduan komunistėt e rinj tė ardhur nė pushtet pas vitit 1997 me trevėn antikomuniste tė Shkrelit, ku para tre viteve u shkatėrroi fermerėve tė kėsaj treve dhjetra dynym tė mbjella me kerp, duke ju sjellė njė humbje mbi njėmilion dollarė tė ardhura. Preteksti i kėsaj batėrdie socialiste ishte se kjo bimė nuk ishte kerp, por drogė, ku nė fakt pasi u bėnė analizat serioze tė nxitura nga shoqata britanike qė e mbėshteste kėtė plan zhvillimi, doli se ishte vėrtet kerp e jo bimė droge. Por pas kėsaj qeveria e djallit u detyrua tė lirojė nga burgu disa fermerė tė burgosur pėr muaj tė tėrė, si dhe tė lirojė nga akuza ish-kryetarin e kėsaj komune zotin Martin Pėllumbi. Siē shihet gjithēka bėnė socialistėt me kėtė trevė ishte njė hakmarrje e pastėr politike, pasi kėtu qė nga viti 1991 nuk ka fituar kurrė Partia Socialiste e bishat e saj, por Partia Demokratike e aleatėt e saj, siē do tė ndodhė edhe kėtė herė. Zoti Arbnori, siē thanė shkrelasit ėshtė zėri i vėrtet i Shkrelit demokrat, ku nė tė ardhmen besojnė se do tė fitojnė gjyqet e pambarimta me shtetin socialist qė tashmė i ka ditėt e numėruara nė tėrė Shqipėrinė. Natyrisht edhe nė Shkrel gjatė sundimit tė dhunshėm komunisto-socialist janė krijuar mbėshtetės tė kėsaj alternative antishqiptare, por kėta janė tė pakėt dhe pa peshė si dje, sot apo nesėr. Pėrsa i pėrket kandidatit socialist tė zonės nr.1, shkrelasit thonė se ai vėrtet e ka origjinėn nga ne (pasi ai banon prej vitesh larg Shkrelit), por nuk ka gjetur vend pėr t’u akomoduar, pasi ai vend ėshtė burim i sė keqes 60-vjeēare qė ka zėnė Shqipėrinė nė pėrgjithėsi e Shkrelin nė veēanti, ku siē thonė ata, nuk e ndėrrojnė birin e tyre me njė tjetėr, por ai i ka ndėrruar me armikun e tyre, P.Socialiste...

Ndue Bacaj

 

Grunnet i ODIHR-it flet pėr BBC-sė

 Kryesuesi i misionit vėzhgues tė zgjedhjeve Jurgen Grunnet

Z. Grunnet tha se rezultati i zgjedhjeve duhet tė reflektohet nė parlament

Nė Shqipėri kryesuesi i misionit vėzhgues tė zgjedhjeve, pranė ODIHR-it, Jurgen Grunnet, nė njė intervistė pėr BBC-nė, tha se zgjedhjet e 3 korrikut duhet tė respektojnė dispozitėn kushtetuese tė vendit, e cila thotė se rezultati i zgjedhjeve duhet tė reflektohet edhe nė pėrbėrjen e parlamentit tė ri.

Njė raport i ODIHR, pėr zgjedhjet, ngrinte shqetėsime pėr listėn e votuesve dhe koalicionet informale, nė prag tė zgjedhjeve tė tre korrikut.

Nazim Rashidi bisedoi me z. Grunnet, dhe nė fillim e pyeti sa serioze janė shqetėsimet tė cilat i pėrmend raporti?

Grunnet: Mund tė them se ne kemi evidentuar disa ēėshtje tė cilat po i shikojmė. Kėto janė ēėshtje qė ende po i hetojmė, pėr tė parė nivelin e tyre, ne po shikojmė aleancat formale dhe joformale, si dhe ēėshtje tė tjera. Nė kėtė moment nuk do tė doja t'i pėrshkruaja as si ēėshtje serioze ose joserioze.

Por ajo qė doja tė thoja ėshtė se, ka njė faktor tė rėndėsishėm: nė kushtetutė thuhet se votat e elektoratit duhet tė reflektohen nė parlament, sa mė afėr qė ėshtė e mundur me rezultatet zgjedhore. Kėto nuk janė fjalėt e sakta, por ky ėshtė kuptimi.

BBC: Nė kėtė kontekst atėhere z. Grunet nė raportin tuaj, ju thoni se sistemi kompleks zgjedhor u krijon mundėsi partive tė krijojnė aleanca informale, tė cilat siē thoni ju, "do tė ulin efektivitetin e sistemit zgjedhor", ēfarė nėnkuptoni me kėtė?

Grunnet: Atė qė mendojmė ėshtė se kombinimin qė ka Shqipėria mes votimit mazhoritar dhe proporcional, mund tė mos jetė mjeti mė i mirė pėr tė realizuar objektivin kushtetues qė sapo e pėrmenda.

BBC: Ka pasur sygjerime pėr ndryshimin e sistemit zgjedhor nga OSBE, atėhere a keni edhe ju sugjerime se ē’duhet ndryshuar pas zgjedhjeve tė 3 korrikut?

Grunnet: Nuk kemi asnjė sugjermim. Misioni i ODIHR-it ėshtė prezent nė Shqipėri pėr tė raportuar pėr zgjedhjet, bazuar mbi faktet e gjetura nė terren. Ne nuk po pėrpiqemi qė tė kėshillojmė qeverinė apo dhe Parlamentin se si duhet ndryshuar sistemi. Ne thjesht raportojmė pėr zgjedhjet mbi bazėn e fakteve qė shohim.

BBC: Atėhere, nė mė pak se njė muaj para ditės sė zgjedhjeve, a mendoni se mund tė tejkalohen kėto shqetėsime pėr tė cilat flisni?

Grunnet: Sigurisht qė ka shumė ēėshtje qė kemi evidentuar dhe kanė natyrė praktike dhe se duhet tė zgjidhen, si problemet me listėn e votuesve.

Gjithashtu zgjidhje duhet tė ketė edhe pėr vendosjen e policisė. Kėrkesat ligjore janė qė policia duhet tė jetė prezente nė vendvotime si dhe tė shoqėrojė transportin e kutive tė votimit nga vendvotimet nė qendrat e votimit. Duhet gjetur njė zgjidhje pėr tė pasur njė numėr tė mjaftueshėm policėsh pėr tė kryer kėto detyra.

BBC: Atėhere z. Grunnet a i kanė marrė nė shqyrtim kėto sugjerime partitė kryesore shqiptare?

Grunnet: Kur unė bisedoj me udhėheqėsit politikė dhe me autoritetet, si z. Celibashi, kryetari i KQZ-sė, ata janė tė gatshėm tė dėgjojnė atė qė ne themi.

Mė duhet tė them se tė gjithė udhėheqėsit politikė dhe autoritetet shprehin vendosmėri pėr tė zhvilluar zgjedhje brenda standardeve ndėrkombėtare.

BBC: Z. Grunet si e shikoni veprimin e partive politike nė fillim tė fushatės?

Grunnet: Mendoj se atmosfera agresive dhe konfrontuese qė ishte prezente nė zgjedhjet e vitit 2001, ėshtė paksa mė e ulėt kėsaj here.

Nė kėto zgjedhje, partitė duket se janė mė shumė tė pėrqėndruara nė prezantimin e programeve dhe ideve pėrpara elektoratit.

Kjo nuk do tė thotė ndėrkohė se nuk ka agresivitet nė politikėn shqiptare, ende ka shumė deklarat agresive, por ka njė nivel pak mė lartė konstruktiviteti nė fushatė, nė krahasim me fushatėn katėr vjet mė parė dhe shpresoj se kjo do tė vazhdojė deri nė fund tė saj.

BBC: Atėherė z. Grunnet, duke pasur parasysh vėzhgimin tuaj deri mė tani, si mendoni se do tė zhvillohen zgjedhjet mė 3 korrik?

Grunnet: Unė nuk pres asnjė gjė. Ne e bazojmė raportin tonė mbi fakte, dhe shpresojmė se do tė jetė pozitiv. Por ne do tė raportojmė faktet siē do t'i gjejmė, pa dallim nėse ato janė pozitive ose negative.

David Phillips: Rezultatet e zgjedhjeve nė Shqipėri duhet tė respektohen

Ilir Ikonomi

David Phillips, analist pranė Kėshillit pėr Marrėdhėniet me Jashtė, njė organizatė prestigjoze me qendėr nė Nju Jork, i tha Zėrit tė Amerikės se komuniteti ndėrkombėtar duhet t’ia bėjė tė qartė cilitdo nė Shqipėri se duhet tė respektojė rezultatet e zgjedhjeve dhe se ndihma e huaj do tė lidhet me faktin se sa tė lira e tė drejta do tė jenė kėto zgjedhje. Zoti Phillips ėshtė edhe autor i njė raporti tė botuar kėto ditė nga Komiteti Amerikan pėr Politikėn e Jashtėme ku bėhet thirrje qė qeveria, e cila do tė dalė nga zgjedhjet, tė ndjekė ligjėrisht ish zyrtarėt e lartė tė ndėrlikuar nė korrupsion dhe tė lidhur me krimin.

Zėri i Amerikės:  Ēfarė ka ndryshuar nė Shqipėri dhe nė rajon vitet e fundit qė zgjedhjet e 3 korrikut po tėrheqin kaq shumė vemendje ndėrkombėtare?

David L. Phillips:   Mė kujtohet kur isha nė Shqipėri njė javė pas vizitės sė ish sekretarit amerikan tė shtetit James Baker dhe nė atė kohė shqiptarėt pėrqafuan demokracinė dhe afirmuan miqėsinė me Shtetet e Bashkuara. Kjo miqėsi mbetet e fortė por qeveria amerikane mund tė bėjė mė shumė pėr tė ndihmuar Shqipėrinė dhe populli shqiptar mund tė bėjė mė shumė pėr t’i kėrkuar llogari qeverisė sė tij nė mėnyrė qė vendi tė plotėsojė standardet ndėrkombėtare pėr demokracinė.

Zėri i Amerikės:  Vėzhgimi i kėtyre zgjedhjeve do tė ketė rėndėsi mjaft kritike. Cilat janė aspektet kryesore qė duhen patur parasysh nga vėzhguesit?

David L. Phillips:  Kjo zgjedhje janė absolutisht kritike pėr Shqipėrinė. Ato duhet qė tė jenė patjetėr tė lira e tė ndershme. Partitė politike tė Shqipėrisė ėshtė e nevojshme t’i vėzhgojnė kėto zgjedhje pa i provokuar votuesit. Por ka gjithashtu rėndėsi tė madhe qė edhe komuniteti ndėrkombėtar tė marrė pjesė nė vėzhgimin e tyre. Nė kėtė aspekt, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund tė ndihmojė duke nxjerrė lejet pėr vėzhguesit brenda 72 orėsh para zhvillimit tė zgjedhjeve. Ndėrkaq, komuniteti ndėrkombėtar i ndihmave duhet t’ia bėjė fare tė qartė cilitdo qė i fiton zgjedhjet se duhet tė respektojė rezultatet dhe se ndihma e huaj do tė lidhet me faktin se sa tė lira e tė drejta do tė jenė zgjedhjet.

Zėri i Amerikės: Nė njė raport tė Komitetit Amerikan pėr Politikėn e Jashtėme, ju thoni se Shqipėria rrezikon tė bėhet njė shtet i falimentuar. Cilat janė shenjat kryesore qė shikoni ju?

David L. Phillips:  Shtetet e falimentuar janė shtete qė humbasin kontroll mbi territorin e tyre, ato kanė kufij porozė, qeveri tė paefektėshme dhe si rrjedhojė kthehen nė pika tranziti pėr armėt, drogėn dhe trafikun e qenieve njerėzore. Ato mund tė bėhen gjithashtu strehė pėr organizatat terroriste. Askush nė Shqipėri apo nė Shtetet e Bashkuara nuk dėshiron qė kjo tė ndodhė. Shqipėria tani ėshtė nė njė moment kritik tė rrugės sė saj: ajo ose do tė forcojė qeverisjen dhe do tė ēojė mė tej integrimin nė strukturat euroatlantike, ose, nėse udhėheqja merr vendimin e gabuar, ajo mund tė rrėshqasė nė gjendjen e njė shteti tė falimentuar, gjė qė do tė ishte nė dėm tė tė gjithėve.

Zėri i Amerikės: Ju sugjeroni qė komuniteti ndėrkombėtar tė publikojė lista tė zyrtarėve shqiptarė tė pėrfshirė nė korrupsion dhe nė krim tė organizuar. Pėrse mendoni se nuk ėshtė bėrė kjo deri tani dhe a dini shembuj tė tjerė qė tė jetė vepruar kėshtu?

David L. Phillips:  Kjo ėshtė bėrė nė vende tė tjera tė Ballkanit, nė Haiti dhe nė vende qė janė nė kufirin e rrėshqitjes drejt shtetit tė falimentuar. Qeveria e re qė do tė vijė nė Shqipėri duhet tė provojė se e ka seriozisht lidhur me luftėn kundėr korrupsionit. Mėnyra mė e mirė pėr ta bėrė kėtė ėshtė tė arrestojė dhe tė ndjekė ligjėrisht shkelėsit e rangjeve tė larta, qofshin kėta nga sektori privat ose ish zyrtarė tė qeverisė. Lista e zyrtarėve qė kanė iminitet duhet tė shkurtohet dhe njėlloj si Interpoli qė boton njė listė tė kriminelėve tė njohur, komuniteti ndėrkombėtar duhet tė botojė njė listė tė shqiptarėve qė njihen si tė pėrfshirė nė krimin e organizuar nė mėnyrė qė transaksionet e tyre financiare dhe udhėtimet e tyre personale tė kufizohen.

Zėri i Amerikės: Cilat janė interesat kryesore tė Shteteve tė Bashkuara nė Shqipėri?

David L. Phillips:  Ekziston njė miqėsi e madhe midis popullit shqiptar dhe atij amerikan. Unė kam udhėtuar shumė nė botė, por askund nuk kam gjetur njerėz qė t’i duan kaq shumė amerikanėt. Qeveria shqiptare ka qenė jashtėzakonisht ndihmuese nė luftėn kundėr terrorizmit. Nė Afganistan ka trupa shqiptare. Ndėrkohė qė shumica e vendeve po e ulin praninė e tyre me trupa nė Irak, Shqipėria po e shton atė. Pra ėshtė e nevojshme tė ketė bashkėpunim mė tė madh nė fushėn e sigurisė midis Shteteve tė Bashkuara dhe Shqipėrisė, por prirjet janė tė gjitha pozitive dhe shpresat janė qė kėto prirje pozitive tė zgjerohen dhe tė vazhdojnė.

Zėri i Amerikės:  Si mund ta ndihmojnė SHBA Shqipėrinė mė tepėr nė tė gjitha aspektet kritike pėr cilat folėm? Sa e efektėshme ka qenė ndihma deri tani?

David L. Phillips: Nuk duhet tė kemi asnjė dyshim se e ardhmja e Shqipėrisė ėshtė nė Evropė. Udhėheqėsit politikė tė Shqipėrisė duhet tė angazhohen pėr politika qė ēojnė pėrpara objektivat e vendit – pėr integrimin nė strukturat euro-atlantike, bazuar nė procesin e asocim-stabilizimit, por siē e pamė nė vitet 90, asgjė nuk ndodh nė Ballkan pa angazhimin amerikan. Prandaj administrata e Presidentit Bush duhet tė angazhohet mė shumė nė Shqipėri, duke udhėhequr njė grup konsultativ vendesh dhuruese pėr Shqipėrinė dhe duke marrė pjesė nė nisma tė ndryshme qė i drejtojnė financimet nė aspekte tė tilla pėrparėsore si pėrmirėsimi i infrastrukturės dhe sidomos nė fushėn e shtetit juridik, tė trainimit tė gjyqtarėve, reformimit tė policisė dhe administrimit tė ekonomisė. Nėse nė Shqipėri nuk ka sundim tė ligjit, pėrparimet demokratike tė vendit do tė bllokohen.

Zėri i Amerikės: Mendoni se pjesmarrja e Shqipėrisė me trupa nė Irak dhe Afganistan i ka zbutur paksa kritikat qė Shtetet e Bashkuara do t’i kishin drejtuar qeverisė shqiptare pėrsa i pėrket korrupsionit dhe krimit tė organizuar?

David L. Phillips: U takon vetė shqiptarėve tė ngrenė zėrin e protestės kur vėrejnė korrupsion dhe krim tė organizuar. Thjesht sepse administrata e Presidentit Bush mund tė kėrkojė tė mbyllė sytė para kėtyre problemeve pasi qeveria shqiptare bashkėpunon nė luftėn kundėr terrorizmit nuk do tė thotė se vetė qytetarėt shqiptarė nuk duhet t’i kėrkojnė llogari qeverisė. Qeveria amerikane ėshtė e preokupuar pėr ēėshtjen e kriminalitetit dhe tė korrupsionit por politika e saj pėrmban aspekte tė shumėfishta. Politika pėr popullin shqiptar ėshtė qė ai tė ketė paqe dhe begati nė vendin e tij. Shoqėria civile duhet tė ndėrmarrė hapa mė aktivė pėr t’i kėrkuar llogari dhe transparencė qeverisė, me anė tė pjesmarrjes aktive tė organizatave jo-qeveritare dhe sidomos pėrmes njė shtypi tė pavarur.

 

Komunistėt e shtrembėruan historinė pėr tė forcuar ideologjinė

Siē shihet, Freudi me shokė tė tjerė u mundua tė zhdukė moralin me anėn e edukatės, e pėr kėtė arsye mendoj se shumė shqiptarė tė menēur tė cilėt deshėn Shqipėrinė dhe shqiptarin si veten, dhe u munduan pėr tė mirėn e saj, menduan tė kenė njė Shqipėri me shkolla, ku rinia tė edukohet me njohuri qė ta ēojė vendin drejt njė progresi e jo regresi si ndodhi me shkenca materialiste, e ajo ishte arsyeja qė kundėrshtuan prurjen e atyre ideve nė vendin tonė.

Pėr tė njohur mirė Freudin porosis qė tė lexohen korrespondenca voluminoze e Freudit me shokun e tij Wilhelm Flies, qė ėshtė njė studim i bėrė nga Dr. E. Fuller, Torrey, mjek klinike dhe psikiatėr hulumtues nga Washingtoni.

Tani tė dalim tek faqja nr. 90, ku Profesori shkruan:

3-"Diēka edhe pėr disa personalitete shqiptare" dhe ia fillon me Fishtėn. Ka thėnė i moēmi: "Puna flet vetė" e unė kėtu as qė mendoj ta mbroj Fishtėn se nuk ėshtė nevoja. Pėr Fishtėn flasin veprat e tij, por ėshtė e mira tė shihen disa gjėra e mos tė lihen tė kalojnė duke thėnė se s'ka gjė. Urrejtja qė u tregua kundėr Fishtės gjatė komunizmit nuk na ka ēuditur, e si thotė edhe vetė Profesori: "...janė bėrė pėrpjekje jo vetėm pėr ta harruar, por edhe pėr ta varrosur." Pėr ta harruar u munduan kot se ai ishte dhe ėshtė poeti i popullit, shkroi pėr tė dhe jetoi pėr tė, por ajo "pėr ta varrosur", si thotė z. Beqja, nuk ma merr mendja se janė munduar tė bėjnė ashtu. Komunistėt jo se e varrosėn, por as eshtrat nė varr nuk ia lanė rehat, pra e shvarrosėn. Treguan dhe vazhdojnė ende sot tė tregojnė njė urrejtje patologjike.

Fjalėn e kam te libri, ajo qė mė bie mė fort nė sy ėshtė nė faqen 93, qė ndėr tė tjera thuhet: 'Pa u zgjatur tani nė kėtė ēėshtje, mund tė themi se interesat e hierarkisė sė lartė kishtare nė atė kohė nuk janė puqur gjithmonė me interesat e gjithė kombit. Sidomos pėr ēėshtjen e arsimit kombėtar. Veēmas - tė shkollės laike. Por le t'ia lėmė fjalėn dokumenteve, vetė Fishtės'. Pastaj Profesori vazhdon me deklaratėn qė ka bėrė nė parlament z. Rexhep Mitrovica, ministėr i arsimit i atėhershėm: "se populli kishte etje pėr arsim e kulturė, por ai s'mund tė kishte ide tė qarta e mund tė gabohej, se populli me entuziazėm kishte kėrkuar dhe kishte hapur shkolla "pa marrė aspak parasysh as moralin, as zotėsinė, as diturinė e mėsuesit", se pėr tė gjitha kėto arsye duhet "...tė mbyllim njė numėr bukur tė mirė shkollash""Shkolla e re, "v. I, nr. 12, dhjetor 1921, f. 280-286, nė krahun tjetėr atij ia mbante ison edhe Gjergj Fishta". Mandej vjen tjetra nė faqen 94 ku shkruhet se: "Nė vitin 1924, duke e mbrojtur klerin katolik nga akuzat qė i bėnte opinioni pėrparimtar i vendit, pėr mbjelljen e ndasisė dhe tė pėrēarjes fetare ai shkruan, e fill menjėherė Profesori, citon fjalėt qė na i paska thėnė Fishta: "Kleri katolik po dashka me qitė ndasi e ftoftėsi ndėrmjet feve tė ndryshme tė Shqipnisė. E po nė ēka janė bashkė kėta shqiptarė fesh tė ndryshme, qė kleri po dashka me u shti dasinė? Kėta kishė e xhami bashkė jo, kėta gjak e gjini bashkė jo - pse as marrin as japin shoq me shoq, kėta me mahallė tė ndame, me katunde e krahina mė vete, as i ke shokė nė punė e nė treg, as shegertė nė dugajė tė njani-tjetrit..."

Janė shumė qė pa menduar gjatė thonė se fetė, mė tepėr ne shqiptarėve, na kanė ndarė e ngatėrruar, sesa janė munduar tė harmonizojnė bashkėjetesėn tonė kombėtare. Unė mendoj se ėshtė krejt e kundėrta e lirisht mund tė them se: Nė krahasim me vende tė tjera, shqiptarėt janė treguar shumė mė tolerantė se sa mundohen disa me na e paraqitė, e fakti ėshtė se ne shqiptarėt tė tre besimet na kanė pasuruar me tre qytetėrime tė shkėlqyeshme, e me ta kemi edhe traditat qė janė themeli i jetės dhe i jetėsisė sė njė kombi qė do t'u rrijė besnik cilėsive tė mistershme tė zanafillės sė vet. mjerisht disa duke dashur tė paraqiten si njerėz, gjoja tė qytetėruar, mundohen tė fshijnė me fshesė rrameqe zakonet e bukura tonat. Unė mendoj se ne nuk jemi mė tė urtė se Frashėri, Ēajupi, Fishta, Gurakuqi, qė nė veprat e tyre gjithmonė i dhanė vlerė traditės. Prej nderės, besės e burrėrisė ishim aq tė mėdhenj saqė edhe gjaksit ia njihnin meritat, edhe kur e vriste e i vrari binte me fytyrė pėrmbys, e sillnin pėr sė mbari, e nuk ia luanin eshtrat nga varri, si vepruan ata qė u edukuan ndėr "shkollat pėrparimtare komuniste" e qė arritėn tė pėrbuzin librin e zakoneve qė nė vende tė qytetėruara do tė cilėsohej si thesar kombėtar.

Ēka shkruan Profesori, duket se nuk paska qenė vetėm Fishta i mendimit qė tė mbyllen shkollat, por edhe tė tjerė, bile edhe ministri i arsimit, e arsyeja paska qenė pazotėsia, padituria dhe mungesa e moralit tė disa arsimtarėve, e Fishta sigurisht ka dhėnė mendimin e vet. Me siguri se mos tė kishin qenė tė tjerėt tė urtė dhe tė ndershėm ne nuk do tė kishim patur Shqipėrinė qė e kemi, por ajo qė mė ēudit ėshtė se ende sot mbas sa e sa viteve gjenden prej atyre qė qėndrojnė nė ateizmin materialist dhe nė aziatizmin e errėt tė kohėve qė duhet t'i mendojmė tė kaluara.

Pėr hir tė ideologjisė historia e njė kombi nuk hidhet poshtė, pėr tė krijuar rendin e ri ashtu si bėnė komunistėt pėr afro pesėdhjetė vjetė.

Me sa kuptoj, paskan qenė edhe tė tjerė qė kanė menduar si ka menduar Fishta pėr ēėshtje tė arsimit!

Tė vijmė te tjetra. Po kė njeh profesori "Opinioni pėrparimtar"? Ata qė rrinin me bursa tė shtetit jashtė, duke u sjellė kafeneve e mejhanave e duke folur pėr politikė, qė me tė thanė mendja me ata njerėz, pa shkuar gjatė do tė arrihet kulmi i pėrparimit, por disa prej tyre, jo se u tallėn rrugėve tė Parisit, por humbėn edhe ato tė mira qė ndoshta i patėn kur lanė shtėpijat e kur iu kthyen "pėrparimit" qė ata morėn rrugėve tė huaja u pa, pa shkuar gjatė, nė shkollat e vendit tonė. Pra, mendim shumė i gabuar tė akuzosh klerikėt e Fishtėn se nuk deshėn shkollėn. Po, ata deshėn njė edukatė me baza morale, shkencore e me siguri qė nuk ishin kundėr progresit, por si ka thėnė edhe vetė Ministri i arsimit i asaj kohe, se ka dyshuar nė moralin, zotėsinė e diturinė e mėsuesit, e pėr kėtė arsye nuk ka qenė gabim me zgjedhė prej dy tė kėqijave atė qė ėshtė mė pak e keqe, dhe po jap mendimin tim. Mė mirė tė ishin hapur shkollat me mėsues tė papėrgatitur e tė hynin ato ide "pėrparimtare" pėr tė cilat fola mė lart, dhe me u marrė punėt me hapa viganė sipas planeve pesėvjeēare, e me shkatėrrue ēdo tė mirė qė kishim si popull, apo tė ruhen tė paktėn ato tradita e me kohė tė bėheshim pjesė e Europės. Kanė patur tė drejtė kur thonin se: "Mė mirė pak e pėr merak se shumė e pėr lum". Fishta e klerikė tė tjerė qenė tė parėt qė shkruan shqip, qenė tė parėt qė hapėn shkolla shqipe me germa shqip, qenė tė parėt qė patėn shtypshkronjė dhuratė nga Vatikani, me tė cilėn u shtypėn libra shqip e kjo ėshtė rreth vitit 1870.

Klerikėt qenė tė parėt qė ngritėn flamurin me shqipen dykrenare, e shqiptarė qenė ata qė shqipen dykrenare e thirrėn sorrė. Klerikėt qenė ndėr tė parėt qė luftuan pėr njė Shqipėri tė lirė, e tė tjerėt u vėrsulėn kundėr kėtyre luftėrave sa herė i thėrriste tellalli. Pra, si mund tė akuzohet Fishta se ai na paska qenė kundėr edukatės e shkollės! Deri kur do tė vazhdojmė kėshtu? E deri kur me kėtė urrejtje?

Kėtu mė duhet tė ndalem pak e tė shoh se ēka na thonė tė menēurit e kohėve tė kaluara. Profesori ndoshta nuk do t'i dėgjojė kėto thėnie, se janė folė e shkruar para se tė vinte koha "progresive" por unė po i pėrsėris.

Filozofi i vjetėr grek Markus Tullius Cicero (106-43 para Krishtit) pat thėnė se: "Njeriu duhet tė njohė historinė pėr tė arritur pjekurinė se duke mos ditur ēka ndodhė nė tė kaluarėn do tė mbesė gjithmonė foshnje". Prandaj duke qenė se historia nuk ėshtė njė varg ngjarjesh tė pėrputhura, lirisht mund tė themi se edhe historia e kombit lidhet ngushtė me atė ēka ka ndodhur pėrpara dhe vjen mė vonė. Tė lexosh historinė ėshtė tė shqyrtosh tė kaluarėn. Tė lexosh historinė ėshtė tė mundohesh tė kuptosh tė sotmen pėrmes ngjarjeve qė kanė ndodhė nė tė kaluarėn, e pėrmes tyre tė mėsosh tė ndreqėsh tė ardhmen. Pra, njeriu lexon historinė pėr tė ushqyer dituri dhe shpresė, se po tė lexojmė vetėm vepra moderne do tė bėjmė gabimet e kohėve tė lashta, e vetė shpirtligėt kanė frikė nga e vėrteta historike.

Samuel Johson (1709-1784) tha: "Gjendja e ngjarjeve tė tashme ėshtė konseguenca e sė kaluarės, e ėshtė gjė e natyrshme tė kėrkojmė tė dijmė zanafillėn e tė mirave qė ne gėzojmė dhe tė kėqijave prej tė cilave ne vuajmė". George Santayana tha: "Ata qė nuk mund tė kujtojnė tė kaluarėn janė tė dėnuar ta pėrsėrisin". Kėto mendime nuk janė vetėm pėr histori, teologji, filozofi e tjera, por janė pėr tė na kujtuar ne se, po qe se lexojmė vetėm vepra tė kohės moderne kemi pėr tė pėrsėritur gabimet e kohėve tė vjetra.

Shkruesi i kėtyre rreshtave ėshtė Shirokas, por mund tė them se kam jetuar nė Shkodėr. Profesor, mahallėt kanė qenė tė ndara, marrė e dhėnė nuk kemi me njėri-tjetrin, mendoj martesa nuk kemi bėrė, ose kanė qenė shumė tė rralla, pastaj nuk mund tė thoni se nuk kanė ekzistuar fanatikė, e ai fanatizėm njė numėr tė mirė i shtyu nė urrejtje.

Ju duhet tė dini se kur kleri filloi tė mėsojė shkrim e kėndim shqip, shumė muslimanė vetėm me emėr, e jo me praktikė, akoma kishin idenė se shkrimi me harfe shqipe ėshtė kundėr besimit tė shumicės sė shqiptarėve, e kush shkruan me harfe shqip quhet heretik. Por Fishta e kleri vazhduan tė bėjnė punėn e tyre ashtu si gjithmonė nė tė mirėn e vendit. Mė duket ēudi, por jo fort, se ashtu ėshtė edukuar Profesori ynė, kur thotė se: "...mund tė themi se interesat e hierarkisė sė lartė kishtare nė atė kohė nuk janė puqur me interesat e gjithė kombit". U bu bu, edhe kėtė e ndjeva. Ndoshta profesori na ėshtė prekur se kur Benedikti XV pat falur shumėn e 200. 000 lirave nė atė kohė nė atė kohė, me kurs tė sotėm nuk e di, pėr tė lehtėsuar mjerimet e fėmijėve fukara tėatyre krahinve tė Shqipėrisė qė ishin dėmtuar nga lufta e nga tėrmeti e nė Shkodėr u nda vetėm njė e pesta e asaj shume, ndėrsa tė tjerat u shpėrndanė pjesėve tė tjera tė Shqipėrisė, Dibėr, Korēė, Gjirokastėr, Elbasan, Tepelenė, e me sa di unė, kėta vende janė pjesė e gjithė kombit, me shumicė popullsie muslimane, e pse babai i profesorit, ndosha s'ka patur nevojė e nuk i ka takuar gjė pėr hise, nuk ėshtė faji i hierarkisė sė lartė kishtare, pastaj a nuk qe ai kleri qė atė "muskėri tė zezė tė kasapit", si e thirri Fishta u munduan ta mbrojnė, e nuk lejuan ta coptojnė, e me askėnd tjetėr vetėm me hierarkinė e lartė kishtare.

Ėshtė mirė qė tė dėgjojmė se ēka na thotė Zonja Feime Pipa, arsimtare e njohur, profesoreshė nė njė kolegj tė New Yorkut. Ajo nė artikullin e saj "Njė shekull shkollė shqipe", ndėr tė tjera thotė: "...Ėshtė bėrė zakon tė niset faza e Rilindjes me vitin 1877, nė tė cilin themelohet Lidhja e Prizrenit..., por Lidhja e Prizrenit nuk vjen si njė ngjarje historike e shkėputur nga precedentėt e saj. Dhe pikėrisht njė nga kėto precedente ėshtė fakti i sė parės shkollė shqipe" po kjo u hap prej klerit katolik-Franēeskan nė Shkodėr e mbas sa viteve hapet tjetra mė 1879 prej urdhėrit tė jezuitėve. Ndėr kėto shkolla dhanė mėsim Fishta, Prendushi, Gjeēovi e shumė tė tjerė, dhe shton: "ndėrsa shkollat e tjera deri sa qe Perandoria Turke u njohėn dhe u bazuan nė kategori fetare dhe si gjuhė ishte turqishtja". Tė dėgjojmė tani z. Ekrem Vlorėn; ai nė Shejzat e Koliqit, viti VII, nr. 5-6-7-8, nė faqe 213, ndėr tė tjera thotė: "Nga veprat e kohės para osmanllinjve, sidomos nga koha e mesme, fort tė pakta janė ato qė kanė shpėtuar nga vala rrėnuese. Asnjė shenjė nuk ka mbetur, nga manastiret e Fretėrve Benediktin qė kanė vepruar nė Malėsinė e Shkodrės nė dobi tė kulturės shqiptare", dhe z. Vlora pėrfundon shkrimin e tij me kėto fjalė: "Lodra, 'njėri e mbush e tjetri e zbraz' ėshtė shumė e dėmshme; mund tė vėrė nė rrezik edhe tė ardhmen e Shqipėrisė".

Tė dėgjojmė tani ēka na thonė njerėzit me tė vėrtetė tė edukuar me njė fushė tė gjėrė njohurish dhe shqiptarė me kuptimin e plotė tė fjalės.

Nė pėrkujtimin e njėqindvjetorit tė lindjes sė poetit At Gjergj Fishta, qė u organizua nga "Vatra" nė New York, e qė pėr atė rast folėsi kryesor ishte caktuar i mirėnjohuri Dr. Rexhep Krasniqi, Kryetar i Komitetit Shqipėria e Lirė, arsimtar, drejtor shkollash, inspektor epror i arsimit, Ministėr i Arsimit, historian, sociolog dhe sė fundi Njeri - njeri me germa tė mėdha, se nuk kishte vetėm fjalėt, por edhe punėn, them kėshtu se pata fatin ta njoh, tė rri me tė dhe tė mėsoj prej tij. Krasniqi, pėr nderim qė kishte pėr Fishtėn, kishte marrė mundimin tė pėrkthente njė studim tė Prof. Maximilian Lambretz, qė ishte botuar nė revistėn Shejzat tė Romės. Ai tha ndėr tė tjera se: "Lambretz nuk ėshtė vetėm njė dijetar gjerman qė ėshtė marrė me studime tė letrave shqipe, por ėshtė edhe pėrkthyes i Lahutės sė Malėsisė nė gjuhėn gjermane" e Prof. Krasniqi vazhdon "...Prof. Lambretz ka punuar e ka jetuar nė Leipzig, nė Gjermaninė Lindore, pra komuniste, dhe siē duket ka patur lejen qė ta pėrkthejė Epopenė e Popullit shqiptar, Lahutėn e Malėsisė". Unė shtoj se: Nė Shqipėri as emri nuk iu pėrmend pėr mirė, veē u munduan gjithmonė tė hedhin llumė nė punėn e tij, e eshtrat ia nxorėn nga varri.

E patėm fjalėn te shkollat, megjithėse Zonja Pipa pak mė lart na shpjegoi, unė po shtoj mendimin tim. Mė mirė tė kishin vazhduar ato shkolla tė ishin fetare, se feja na mėson dashuri e njerėzi, sesa pallavrat e doktrinės Marksiste-Leniniste tė pa fe qė e zhveshi shqiptarin prej ēdo gjėje tė mirė.

I shkrova mė lart thėniet e disa njerėzve tė menēur me qėllim qė tė vėmė gishtin nė tėmth, e tė kuptojmė domethėnien e tyre. Me fjalė tė tjera, mos tė harrojmė tė kaluarėn. Besoj se kanė qenė mjaft 500 vjet nėn sundimin turk, qė nuk la gjė pa zhgatėrruar nė vendin tonė. Kohėn mbasi fituam pavarėsinė qė mbeturinat turkoshake, gjithnjė vazhduan t'i bėjnė temena padishahit tė Stambollės, e ajo qė i vuri kapakun qe sundimi komunist, qė njė numėr i mirė, fanatizmin e ndėrruan nė urrejtjen mė tė madhe qė ka mundur tė shohė e tė dėgjojė njeriu nė shekullin e 20. Nuk vepruan sipas psikoanalizės, por si psikopatėt mė tė njohur, e njė ndėr arsyet qe fanatizmi.

Njė fjalė e vjetėr thotė: "Pėr inad s'eme re shtisha djalin nė dhe" edhe ata fanatikė tė prishur nė tru, me tė vėrtet futėn nė dhe gjėnė mė tė ēmuar tė vendit tonė, rininė qė P. Gjergji e kleri u munduan t'i ruajnė si sytė e ballit, ose si njė fėmijė dėshiri. P. Gjergji me Lahutėn e Malėsisė e me tė gjitha veprat e tij, e radhit rininė shqiptare tė armatosur mbas Oso Kukės, Marash Ucit, Abdyl Frashėrit, Ali Pashės, Dedė Gjo Lulit, Vrionit, Hafiz Myslimit e shumė tė tjerė, por shpifjet qė bėhen edhe sot nuk na ēudisin, se nuk ėshtė hera e parė qė shqiptari vepron nė atė mėnyrė. Ai gjithmonė vėrsulet kundėr atij qė mundohet pėr tė mirėn e Shqipėrisė, bile lirisht mund tė them se me u vėrsulė ėshtė pak, por ai edhe e vret, e shembujt janė Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina elista nuk mbaron.

Ky ishte realiteti dhe mjerisht ėshtė edhe sot.

Nė Shkodėrlocen tonė, flas pėr kohėn e prindėrve tė mi dhe timen, kemi hyrė e dalė edhe kemi patur shoqėri tė ngushtė me njėri-tjetrin. Kėtė e di prej prindėrve tė mi, e kam parė dhe praktikuar vetė nė jetė. Pėr 50 vjet nė mėrgim, shokėt dhe miqtė familjarė i kam patur muslimanė, se ata mė donin dhe mė nderonin si vėlla. Ishin shqiptarė, muslimanė, por jo vetėm me emėr, ishin tė ndershėm, ishin tė edukuar, kishin burrėri e njerėzi, fe e atdhe, nuk shkonin mbas teorive marksiste as ėndrrave tė Freudit. Kemi ndarė tė mirėn e tė keqen bashkė. (Shih librin "Nėpėr stinėt e jetės"). Pra nuk kanė qenė fetarėt qė kanė bėrė ndasira, por ata qė klerin e fenė e kishin halė nė sy, e P. Gjergji i ka njohur shumė mirė planet e tyre e ajo ka qenė arsyeja qė ka folur e shkruar si ka menduar e si ka qenė mė mirė pėr Shqipėrinė.

Sikurse tė ishte kritikuar Fishta pėrpara se tė vinte fashizmi, nazizmi e komunizmi nė Shqipėri disi do tė kishte qenė e kuptueshme se nuk kanė mundur tė dinė as tė besojnė se njeriu me dy palė tlana nė krye, ēohet kundėr Zotit, fesė e njerėzisė.

Dėshiroj tė theksoj se unė nuk jam teolog, as shkencėtar, e aq mė pak avokat, se nuk ka mbėrritur puna qė unė tė mbroj ndokėnd, por shkencėn e shkencėtarin e vėrtetė i dua dhe i nderoj se ata kanė shėrbyer e shėrbejnė pėr tė mirėn e njerėzisė, e pra edukuar nė shkolla qė profesori na i thėrret "popullore regresive". Me kėtė rast, tė mė lejojė lexuesi se dua tė pėrmend disa persona prej shkollave qė z. Beqja i thėrret tė sė kaluarės, me fjalė tė tjera tė prapambetura, e besoj se nuk po tregohem i njėanshėm se kam pėrmend edhe tė tjerėt.

Blaise Pascal (1623-1662), fizikan e matematikan.

Robert Boyel (1627-1691), ky thirret baba i kimisė moderne.

Isac Newton (1642-1727), shkencėtar, zbulues i ligjit tė gravitetit.

Michael Faraday (1791-1867), punoi ligjin e magnetit.

Tė gjithė kėta shkencėtarė qenė fetarė dhe besuan nė Zotin e tani tė dėgjojmė se ēka na thotė Einstein, kush qe ai, nuk e shoh tė nevojshme tė shkruaj. Ai tha se "Zoti ėshtė i padukshėm, por nuk ėshtė keqdashės".

Tė dėgjojmė njė tjetėr me ēmimin Nobel nė fizikė, Milliken Robert Andrews (1868-1953). Nė profesionin e tij ai qe nė kontakt pėr rreth 40 vjet me dijetarė e shkencėtarė tė ndryshėm, dhe tha: "Unė nuk di njė person tė njė mendjeje tė lartė (klase tė parė) ndėr shkencėtarėt e botės qė e konsideron interpretimin materialist tė universit si njė shpjegim tė mjaftueshėm ose tė pranueshėm tė fenomeneve tė jetės dhe natyrės".

P. Gjergji e dinte fare mirė se ēka pėrgatitej nė disa shkolla ku shkonin dis studentė tonė pėr t'u edukuar. Komunizmi, fashizmi, nazizmi kishin pėrdhosur jetėn, se nė ato shkolla "pėrparimtare" nuk u mėsonte asgjė tjetėr veēse urrejtje kundėr fesė e kundėr Zotit, e Fishta nuk ka dashur qė breznitė e reja tė edukohen prej atij lloj profesori.

Nuk ma merr mendja se profesori nuk ka dėgjuar pėr fjalimin qė pat mbajtur P. Anton Harapi O.F.M. me rastin qė organizoi Bashkia e qytetit tė Shkodrės mė 14 shtator 1936, kur erdhėn prej Leskovikut e Gjirokastrės pėr tė marrė eshtrat e Ēerēiz Topullit dhe Muēo Qullit, qė Mali i Zi i kishte arrestuar dhe ekzekutuar jashtė Shkodrės. Ndėr tė tjera p. Anton Harapi, tha: "...Por edhe njė namė si rrėfeja, m'ia lėshoni kulshedrės sė re, rrymve dermuese, qė po brejnė jetėn shqyptare; atyne po tė cillėt, thonė se po bashkojnė; lavdohen pėr dashtni, e na qesin mnin e fitmen, duen tė na mėsojn e po na zhburrnojnė" dhe namė ata qė duan ta lėnė shqiptarin pa besė mes tyre, e duan t'i nxjerrin moralit e karakterit, famlijet e historiet. E tė dimė si e pėrfundon Atė Harapi bisedėn e tij, duke i thėnė delegacionit qė kishte ardhur pėr tė marrė eshtrat, dhe tė pranishmėve: "...merrni kėto visare tė ēmueshme. Por para se tė niseni... t'ia shtrimė dorėn shoqishojt, Toskė e Gegė, muhamedan e kristjan... pėr tė bam Shqypnin e re, tė fortė e tė madhnuetė... se mund tė jemi Toskė e Gegė, muhamedan e kristjan e njiherit shqiptar tė njimendtė". Kėto fjalė foli P. Anton Harapi mė 1936, por komunistėt e pushkatuan si pushkatuan shumė tė tjerė.

Z. Beqja duhet tė dijė se kujt iu drejtua P. Antoni me ato fjalė. Askujt tjetėr vetėm atyre qė donin tė edukonin rininė pa Zot e fe, nė mėnyrė qė ta depersonalizojnė, ashtu si depersonalizuan mė vonė profesori me shumė shokė tė tij.

Margaret Thatcher, nė njė fjalim qė mbajti nė Kolegjin e Hillsdale, ua kujtoi studentėve se ēka ndodhė nė njė shoqėri kur udhėheqėsit humbin bazat morale. "Nazizmi, fashizmi e komunizmi nuk polli prej masės sė popullit, tha ajo, por i qe imponuar prej elitės sė intelektualėve". E pra, kėta soj intelektualėsh ishin "opinioni pėrparimtar", qė Fishtėn e akuzuan si pėrēarės. Po a nuk e di profesori se kush qe Komiteti i Fshehtė, i quajtur Krahu Kombėtar, veēse nė mos dashtė. Tė vjetrit na thonė se njerėzit e kėtij komiteti tė fshehtė me veprimtarinė e tyre, ndėr shumė mendime na i kanė ngjasuar komunistėve qė e zhveshėn shqiptarin nga feja, dhe si thonė shumė edhe sot, e depersonalizuan. Ideja e Fishtės ishte qė ndėr shkolla t'u mėsonte njeriu-Njeri e jo njeri-shtazė. Pėr figura tė tjera nuk e shoh tė arsyeshme qė tė vazhdojmė arsyetimin. Shkurtimisht i kam bėrė tė qarta konseguencat qė patėm prej shkollės sipas sistemit komunist dhe freudian. Mos tė ndalemi.

Nė faqen 133, kreu VII. Dyzimi i politikanėve dhe i burrave tė shtetit, i reformatorėve dhe i diktatorėve.

Z. Beqja nė kėtė temė ka prekur telat dhe deri diku, me aq sa ka ditur i ka shkuar punės shumė bukur, se si thotė vetė, "me aq sa dimė dhe me aq pak sa kemi fuqi". Duke shikuar konditat e jetėn, mendoj se i ka marrė punėt me radhė e trimėrisht. Pėshkrimi qė i bėn formave tė rregjimeve tė ndryshme nuk i lė gjė mangut, e pėr diktatorė, edhe pėr ta, me aq mundėsi qė ka pasė, na i paraqet shumė bukur. Flet pėr Pol Pot dhe bile profesori na tregon se Pol Pot ka zhdukur fizikisht rreth njė tė tretėn e popullsisė sė Kamboxhias dhe na e paska demaskuar keqas regjimi totalitar i Shqipėrisė. Duket se e kanė pasė smirė e janė tutė mos po ia kalon me marrina e krime, por si nė Kamboxhia qė akoma gjenden do "kmerė tė kuq", mendoj se edhe nė Shqipėri ende sot ka Enver tė kuq, e po dreqi i dhashtė maje, por nuk duhet me u ēuditė se ka edhe ndėr vende tė tjera qė ėndėrrojnė nė tė kaluarėn, e kanė ngulur kėmbė si gomari nė baltė, fashistė, nazistė edhe komunistė.

Nė faqen 136, profesori pėrmend Frankon e Spanjės dhe thotė se: "...Megjithėse me pamje e nuanca tė ndryshme, e kanė bojėn e qartė". Po profesor, por ka njerėz nė dynja qė nuk mund tė dallojnė mirė bojėrat. Nuk ka diskutim, diktatori ėshtė diktator, por edhe ata kanė ndryshime, e qe po marrim Frankon. Ju thoni se: "Edhe princin e Spanjės, mbretin e ardhshėm Huan Karlosin... e mbante nėn sqetullėn e vet". Mė se e vėrtetė, por nuk e mbyti sikur mbyti Lenini familjen e Carėve tė Rusisė. Dhe mund tė shtoj edhe diēka tjetėr, nė kohėt e fundit tė jetės sė tij, ai ndėrtoi njė monument nė kujtim tė tė gjithė atyre qė dhanė jetėn gjatė revolucionit, e kur e pyetėn pse i kujtove edhe komunistėt, ai i tha: "Edhe ata kanė luftuar pėr Spanjė sipas mendimit tė tyre". Ndėrsa Enver Hoxha vrau edhe shokėt mė tė ngushtė tė tij. Pastaj profesori na i merr me radhė diktatorėt, dhe mund tė them se pėr aq vend qė ka pasė nė libėr i ka rreshtuar shumė mirė, njė leksion tė bukur nė histori se si kanė thėnė, "historia ėshtė mėsuesja e jetės" e prandaj i kam cituar mė lart thėniet e disa tė menēurve.

Profesori shkruan pėr Hitlerin e Stalinin. Unė mendoj se pak ka shkruar, pėr kėta njerėz, sidoqoftė, krahasimi qė i bėn ėshtė pak i pavend. Tė dėgjojmė ēka na thotė komentatori politik, dhe me njė popullaritet tė madh nė televizionin Rus, baba komunist edhe ai ndjek atė rrugė, anėtar i partisė komuniste pa lindur mirė, pėr ca kohė u njoh pothuajse sa u njoh Mikhail Gorbachev, e nė librin e tij "Parting With Illusions" nė faqen 107, bėn pyetjen: "A qe Stalini njė zheni i mbrapshtė ashtu si Hitleri? Jo krejt. Hitleri, thotė zoti Pozner, sundoi pėr 12 vjet, prej 1933-1945. Efekti i tij nė botė qe i tmerrshėm, por jo pėr njė kohė tė gjatė... veprat e tij qenė tė mbrapshta, por nuk qe thėnė njė gjėsend e tė dalė njė tjetėr. Ēfarė shihej atė e kishte, ndėrsa me Stalinin qe ndryshe, ai shiti kombin rus dhe shumė popuj rreth botės... nė tė vėrtetė ai shiti vendin." Z. Profesor, Hitleri nuk vrau bashkatdhetarėt e tij ashtu si Stalini. Stalini vrau rreth 20 milion nėnshtetas tė tij, e numri njerėzve tė zhdukur prej tij e atyre qė ndoqėn rrugėn e tij arrin prej 80 deri nė 100 milion. Shih "Libri i Zi".

Stalini, sikurse na e pėrshkruan edhe profesori, transformoi Bashkimin Sovjetik nė njė vend industrial, fitoi mbi Gjermaninė naziste, etj. Mė se e vėrtetė, por tė gjitha kėto qenė arritur me humbjen e jetės sė miliona njerėzve dhe miliona shpirtėra tė tjerė tė deformuar. "Dhe z. Pozner vazhdon e thotė. Por sė fundi? Qe ky njė gjeni i mbrapshtė? Po, nė njė mėnyrė tė pashoqe, ai ka mundur tė jetė krimineli mė i madh nė histori".

Pėr Stalinin, po qe se duan, askush nuk mund tė flasė e shkruaj mė mirė se ata qė e thirrėn babė. Sidoqoftė, tė dy tė mbrapshtė dhe njerėzimi ua pa sherrin. Me kėta diktatorė profesori na pėrmend edhe Salazarin e Portugalisė. Nuk e kuptoj arsyen, por po mundohem tė spjegoj se kush qe Salazari. Sikurse nė shumė vende, edhe nė Portugali u pėrhap morali e idetė "progresive" qė nė njė mėnyrė o tjetėr donin qė tė zhduknin fenė. Besimtarėt e kuptuan, dhe sa iu dha rasti luftuan kuēedrėn revolucionare e mė 1926 me coup d'etat i dorėzuan qeverinė grupit tė udhėhequr prej gjeneral Gomes de Costa. Pas dy vjetėve, Dr. Antonio de Oliveira Salazar (1889-1970), qe thirrur tė bėnte pjesė nė qeveri si Ministėr i Financave, se ai nė atė kohė ishte i njohur si ekonomisti mė i mirė nė Portugali, e pėr programet e tij qė ai vuri nė praktikė pėr tė pėrmirėsuar ekonominė e vendit. Mbas katėr viteve e bėnė kryeministėr, e si i tillė qėndroi deri mė 1968. Si kryeministėr e shpallėn si qytetar tė shquar. Universiteti Fordham qė gjendet nė New York e nderoi me diplomė nderi dhe Coimbra e pėrshkroi atė si njė profet i rendit tė ri shoqėror. Shih: Segretariado da informacio Nacional, bulletin (gusht 1938, faqe 20). Salazar pati kurajon tė ngrejė zėrin kundėr shteteve tė mėdha dhe tha: "Ajo qė ka mė rėndėsi pėr jetėn e vendit ėshtė se ato vende (shtetet e mėdha) kanė humbur shijen pėr drejtėsi, nder dhe madhėri, por shpresoj se nuk do tė jenė pėrgjithmonė. Shih Garnier, faqe 7-83.

Profesori nė kėtė rast nuk ka bėrė asgjė tjetėr, veēse ka vėnė nė praktikė metodat qė u pėrdorėn nė Shqipėri gjatė monizmit. Kush nuk qe komunist u shpall tradhėtar, fashist, nazist, kundėr popullit e gjithkujt.

Nė faqen 160, z. Beqja fillon krahun tjetėr, atė tė diktatorėve komunistė, sigurisht qė fillon me Stalinin e pėr atė fola pak mė parė, megjithėse edhe vetė profesori na tregon edhe rastin e Krushovit. Njė njeri qė i kishte duart e lara me gjak tė popullit rus e dėnon Stalinin si kriminel tė popullit rus, por nuk duhet harruar se para Stalinit qe Lenini, e profesori e rrėshqitazi, nė paragrafin e dytė, faqe 161 thotė: "...Tani po merren shumė me tė, dhe gjurmojnė, e shpesh, ndoshta edhe gėrmojnė anėn diktatoriale tė tij... E siē duket, diēka gjejnė, sigurisht me dallimet e kohės."

Ndoshta? A thua profesori dyshon se ēka shkruajnė pėr Leninin po na i mbesin nė qafė. Kėtu nuk e kam ndėrmend qė tė shkoj shumė gjatė pėr Leninin, ndoshta mė vonė do tė flas ndonjė send pėr tė, e sidomos nė lidhje me edukatėn, njė temė qė na intereson tė gjithėve.

Tani tė shkojmė nė faqen 163. Diēka edhe pėr personalitete shqiptare. Mė vjen shumė mirė qė profesori na e ka nxjerrė Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun tė pastėr, pėr tė tjerė pak kasavet, e them kėtė se, nė pėrgjithėsi ne shqipot: "Mos e paē ta njesim, ne e paē ta presim", tė paktėn atė e kanė lėnė pa e ngarkuar me ndonjė faj, se disa edhe atė janė munduar ta pėrlyejnė, por kur vjen koha pėr tė folur pak mė gjėrė pėr "shokun" Enver, nė faqen 167 profesori thotė: "Megjithėse, midis shumė vėshtirėsive, kemi edhe njė jo pa rėndėsi: nuk kemi patur kontakte individuale, kokė pėr kokė me tė. Nėpėr mbledhje tė ndryshme po, por vetėm nėpėr mbledhje." Dhe nė faqen 168 shkruhet: "Sigurisht nuk mund tė mos i theksojmė e t'i vėmė nė diskutim disa teza qė gjatė kėtyre dy vjetėve tė fundit janė shtruar nė opinionin publik shqiptar rreth Enver Hoxhės." Mandej nė faqen 169 nga fundi na thuhet se: "U shkruan e shkruhen shumė kujtime. Por, si rregull, nga njerėz qė nuk kanė mbajtur shėnime, pa le ditare. Thjeshtė riprodhime kujtese." Tani pėr tani, por marr kėto ēfarė lexuam nė kėto tri faqe.

Nuk e kuptoj ēfarė do tė thotė profesori, kur thotė se: "nuk kemi patur kontakte individuale kokė pėr kokė", kuptohet me Enverin. Po a patėt kontakte personale me Fishtėn e tė tjerė, z. Profesor, qė i analizuat me aq mjeshtėri. Sa mirė e njohėt? Unė po pėrsėris fjalėt tuaja qė i shkruani nė faqen 171 ku thoni se: "U gjendėn propagandistė tė zellshėm, midis tė cilėve edhe autori i kėtyre rradhėve, tė cilėt kėtė dituri, nė thonjėza, por qoftė edhe pa thonjėza, jo vetėm e citoni me bollėk, por edhe e konsideroni si njė shfaqje tė lartė, si njė majė tė erudicionit tė tij intelektual".

Z. Profesor, hidheni si zorra nė prush. Ku ju dhemb e ku ju djeg? Ėshtė e vėshtirė, sidomos pėr shqiptarin tė pranojė gabimin, por ėshtė urti e njerėzi me thanė atė ēka ėshtė. Ėshtė shumė me rėndėsi me dijtė se ēka kemi nė mbrendinė tonė. Na duhet tė kultivojmė dėshirėn pėr tė qenė sė pari tė ndershėm me vetveten, e kėtė ndershmėri duhet ta bėjmė ves qė ta praktikojmė nė jetė, nė kėtė mėnyrė, ne shikojmė mė me kujdes se nė ēfarė mėnyre arrijmė nė vendimet qė bėjmė dhe shkaqet e veprave tona. Duke vepruar kėshtu do tė mund tė kemi njė vetėdije tė zhvillimit tonė personal, dhe njė kontroll mė tė kujdesshėm mbi veprat tona, e pėr kėtė na duhet tė marrim pėrgjegjėsitė pėr veprat e sjelljet tona. Grekėt e vjetėr i dinin tė gjitha kėto, dhe pėr atė arsye thanė fjalėn e urtė: "Njihe vetveten". Ju, nė mėnyrėn tuaj mundoheni tė hidhni poshtė shkrimet qė duket se janė bėrė kėta vitet e fundit pėr Enverin, se sipas mendimit tuaj na qėnka rregulli me mbajtė shėnime. Pak shėnime ju duken kampet e pėrqendrimit, burgjet e pushkatimet qė sa e sa nėna mbetėn pa djem, sa gra pa burra e kėshtu me radhė u martirizua krejt populli e ju na kėrkoni shėnime e ditare? Po, nė faqen 170 thoni dhe pėshkruani ndėr tė tjera kėto: "Ana mė e zezė e tij ėshtė veprimtaria kriminale, pėrdhunimi i tė drejtave tė njeriut... Pėrgjegjėsinė kryesore pėr kėto e mban Enver Hoxha." Zotėri profesor, a harruat se ēka na shkruani nė faqen 47, ku ndėr tė tjera thoni se: "...tė gjithė kemi qenė bashkėfajtorė, qoftė edhe jo barazfajtorė." Kjo mėnyrė mė kujton njė thėnie tė moēme: "me i lanė kopilin te dera dikujt." Jo zotėri, ajo nuk ecėn. Fajtorė e bashkėfajtorė kanė qenė ata qė i thurėn lavde, kanė punuar e vepruar si i urdhėroi ai e partia, e pėr t'i rėnė shkurt; nuk ėshtė fajtor vetėm Enveri, por as ne nuk jemi bashkėfajtorė. Nuk ėshtė nevoja qė tė paguani haraē pėr tė kaluarėn, por mos lejoni qė paragjykimet tė marrin vendimet. Lini vend njė rruge tė mesme, qė tė mos ketė vend as indoktrinimi as paragjykimet. Psikologėt e sociologėt na thonė se: "Njeriu pėr tė dashur tė ndryshojė, me qėllim qė tė pėrvetėsojė sjellje mė tė mira pėr shoqėri e vete, duhet tė largohet prej disa veseve edhe se ndoshta pėr tė kanė qenė mė tė pranueshme." Ėshtė me shumė rėndėsi qė njeriu tė kuptojė se ne jemi krijesa qė kemi edhe vese.

Para disa viteve, kam lexuar njė libėr qė mė ndihmon se si me folė nė publik, dhe nė kapitullin e parė thotė: "Kurrė mos u orvat tė jesh orator mė tepės se ēka je, se dėgjuesit kanė pėr ta ditur, e ajo qė ka rėndėsi ėshtė se, sado tė mundohemi tė maskojmė motivet tona, ato kanė pėr t'u parė".

Unė, dhe shumė si unė, mendojmė se; nuk mundet tė ketė ndryshim nė jetėn e njeriut, nė kualitetin e jetės, dhe pjesėmarrjen e personit nė jetė deri sa mos tė jetė njė ndryshim nė vizionin e tij pėr realitetin. Psikiatri i famshėm Vienez, Viktor Frankl, tha se: "Gjėja mė me rėndėsi qė psikologjia mund tė bėjė dhe duhet ta bėjė nė tė ardhmen ėshtė qė tė bėjė pėrshtypje nė ne e sidomos nė forcat tona qė me ndėrrue e me u rritė. Psikologjia duhet tė nxisė fuqitė provokuese tė shpirtit tė njeriut, duke na thėnė: po, ti mund tė ndryshosh."

Pra, ata qė flasin e shkruajnė pėr kohėn e monizmit nuk kėrkojnė halė nė perpeq, por mund tė them se janė duke u treguar shumė modestė e tepėr tolerantė pėr disa punė e me disa persona. Ju, z. Profesor ashtu si i keni shkuar shumė temave tė tjera, fill e pėr pe, e mund tė them shumė bukur, ishte dashur tė zhdrivilloni mė gjėrė edhe kėto qė folėm pak mė parė e po vazhdoj.

Nė faqen 200 "Nėpėrmjet edukatės e sjelljes rinore edhe njė herė pėr lėvozhgėn e thelbin e personalitetit." Dhe filloni: "Te ky problem ndjejmė njė farė vėshtirėsie tė veēantė trajtese tė tij" dhe jepni shpjegimin e mendimin tuaj, dhe nė paragrafin e fundit, tė po kėsaj faqeje thoni se: "Ėshtė me shumė peshė. I njė niveli shumė madhor. Me rėndėsi jetike pėr sot e pėr tė ardhmen."

Megjithėse ėshtė i vėshtirė trajtimi i kėsaj teme, sipas mendimit tim, problemet qė ka patur edukata nė vendin tonė, e gjithnė vazhdon t'i ketė, janė paraqitur shumė bukur. Pėr gjysmėn e parė tė shekullit 20 thoni se: "... pedagogjikisht nė shkollė e nė edukatė mbizotėruan mė shumė prirjet herbertiane, hera-herės, tė transplantuara disi mekanikisht e nė mėnyrė pak foshnjarake" dhe pėr gjysmėn e dytė tė shekullit, tash tė kaluar, thoni se: "... mbi brezin e ri rėndoi shumė indoktrinimi total i njėanshėm teorikisht monist, i vetėquajtur marksist-leninist..., me fillesa dehumanizimi e depersonalizimi". Nė faqen 206 te "Dyzimi nėpėrmjet indoktrinimit", nė paragrafin e dytė, thoni: "Nė kėtė fushė dallohen sidomos regjimet totalitare. ...Si e pat bėrė fashizmi italian te ne? Mėsuesit duhej tė ishin pa tjetėr anėtarė tė partisė fashiste. Nė shkollė duhej tė mėsohej patjetėr "Edukatė fashiste"..."

Nė lidhje me kėto, dėshiroj qė tė jap mendimin.

Ndoshta ėshtė pėrdorur prirja herbertiane, por nuk duhet harruar se Herbart qe influencuar shumė prej Pestalozzit, i cili vuri nė praktikė dhe zhvilloi mė tepėr idenė e edukatės tė Rousseaut qė mė vonė Herbart kėto ide i organizoi nė njė psikologji qė i pėrshtatej fėmijės. Ndėrsa pėr gjysmėn e dytė, i keni vėnė pikėn i-sė, por pyesim: Kush qe ai qė e bėri kėtė shformim deri tek depersonalizimi i tė riut? E kėsaj pyetjeje i jeni pėrgjigjur ju nė faqen 207, ku thoni se: "Te ne, Enver Hoxha "i pasuroi" ato me idenė "origjinale"... nga boshti ideologjik marksist-leninist. Dhe mjaft pedagogė tanė, midis tė cilėve edhe autori i kėtyre radhėve e ngritėn lart kėtė "kontribut tė ēmueshėm tė tij"". Duke qenė se i jeni pėrgjigjur pyetjes, po vazhdoj, qė bisedėn ta bėj mė tė qartė. Kjo soj edukate, qė depersonalizoi, erdhi vetėm prej teorive marksiste-leniniste, qė ju qetė dhe i vutė nė praktikė, e qė nė njė formė o tjetėr, rrėshqitazi, jeni munduar ta pranoni. Ajo qė ka rėndėsi, mendoj unė, ėshtė se, na duhet ta dimė se ata qė ndihmuan pėr tė formuar edukatėn e vendve pėrparimtare, e kanė fillesėn qysh nė kohėt e vjetra, prej Sokratit e deri te Aquinas, Rousseau, Pestaloz, Herbart e tė tjerė, tė cilėt i ndihmuan njerėzimit tė vlerėsojė forcėn qė ka edukata, e ėshtė detyrė pėr arsimtarin e sotėm qė tė studjojė historinė e pedagogjisė nė mėnyrė qė tė mos bėhen gabimet e sė kaluarės. Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė mėsuesit, qė iu desh patjetėr tė jetė anėtar i partisė fashiste, nuk e di, por di njė gjė se mėsuesit qė unė pata fat t'i kem, nė asnjė mėnyrė dhe asnjėherė nuk e mbaj mend se u munduan tė na mėsojnė edukatė fashiste, e qė po e shpjegoj. Nė librin qė praktikonim pėr tė mėsuar gjuhėn italiane, mė kujtohet se nė njė vend thoshte: Italia terra mia, ti amo molto, tutti ti amiamo", besoje profesor se, ai qė na mėsonte, asnjėherė nuk na tha me e thanė atė fjali ashtu si ishte e shkruar, por kėrkonte prej nesh tė thonim: "Albania terra mia ti amo molto, tutti ti amiamo", e pra ishte koha e fashizmit, gjuha italiane e fashizmi ishte nė Shqipėri, por ai kėrkonte qė tė themi Albania e pėr tė tjerat ēdo njeri e kupton. Profesori qė na mėsonte italisht ishte klerik, por nuk kishte kėmishė tė zezė e aq mė pak donte fashizmin e Italinė, e si ai qenė shumė qė nuk u dorėzuan, si u dorėzuan, qorrazi o me dashje, edukatės marksiste-leniniste, e partisė komuniste.

Nė ditėt e sotme duhet tė mendojmė se populli e rinia kanė nevojė qė t'u mėsohet diēka e re, e saktė dhe serioze. Diēka pėrparimtare nga tė gjitha degėt e kulturės, shkencės, art e literaturė, gjė qė besoj se janė shumė prej atyre sot nė Shqipėri, qė mund t'i japin popullit e rinisė, njohuri dhe edukatė me baza tė shėndosha e tė drejta, por ajo bėhet kur t'i largohemi politikės, indoktrinimit e paragjykimit dhe tė shikohet tė shkruhet mė tepėr cilėsi sesa sasi. T'u rrihet sa mė larg kritikave, si thoni edhe ju z. profesor, "Mos pėrplas te tjetri, te njė individ i caktuar, njė inat qė ka ngarkesė tė madhe shoqėrore, burim tė pėrgjithshėm." Por tjetėr ėshtė me u thanė e tjetėr ėshtė me u ba. Ėshtė nevojė e domosdoshme qė njė vepėr para se tė vihet nė shtyp, tė pėrpunohet mirė, mos tė nisemi me parimin: sot duhet tė shkruajmė shumė e shpejt. Baudelaire nė lidhje me artin tha: Me shkrue shpejt, duhet me pasė mendue shumė..." pra duhet maturi, e gjithēka! Mediokritetit i ka kaluar koha. Lexuesi di e kupton fort mirė shkrimte tona. Shkrimi ka qėllim tė udhėheqė e tė afrojė nga gurra mė e kulluar e tij.

Po pėrmend fjalėt e Michelangelo kur u bė inaugurimi i njė gjiganti mermeri qė ishte nė krahun e djathtė tė derės kryesore tė Palazzo Vecchio tė Firences. Gdhendėsi i shquar, qė me njė tė pame tė parė kishte hetuar se nė gjithė atė punė s'kishte kurrfarė shkėndije arti, tha: "Sa mėkat! Gjithė ky mermer ka shkuar dėm!"

Loro Stajka, SHBA

 

Busti

Bush Bėrxollėn, meqė mori pjesė nė shkėrmoqjen e njė busti tė diktatorit, partia e mori me tė mirė. Aq shumė iu rritėn vlerat, kur ata qė kishin qenė me tė, treguan se ai i kishte pshurrur zgavrėn e kokės prej allēie. Ky veprim faqe turmės donte tė thoshte se Bushi ishte guximtar.

    Ditė pėr ditė, ky “hero” i demokracisė dukej tek zyrat e partisė sė tij. S’linte askėnd tė pipėtinte e bėnte cing me gojė. Rrihte gjoksin e vazhdonte tė ishte nisiator nė ēdo tubim. Kur bėheshin analiza tė veprimtarive, ai skuqej nė fytyrė si spec djegės, i binte tavolinės e shpupurishej si gjeldeti duke i rėnė gjoksit me grushte se, sikur tė mos kishte qenė ai me disa shokė vėrsnikė me to, diktatura do tė ishte pėrsėri kėmbėkryq nė Shqipėri.

    Ai ishte i bir i Rrapush Bėrxollės, i cili nė prag tė ēlirimit tė vendit nga nazifashistėt qė po kalonin tranzit pėr nė vendet e veta, kishte “vendosur” tė lidhej me partizanėt. Postėn kufitare tė ndėrtuar gjatė qeverisė Kuislinge, ua dorėzoi komandantit e komisarit tė njė brigade sulmuese qė po largohej nė drejtim tė Kosovės, ku thuhej se disa ēetnikė rebelė kishin dalė kundėr forcave partizane tė druzhe Titos.

    Pas ēlirimit tė vendit, shpėrblimi pėr Rrapushin kishte qenė i menjėhershėm. Fillimisht ishte emėruar ndihmėsgjyqtar pėr tė dhėnė dėnime kapitale pėr tė pabindurit me regjimin e ri, sidomos pėrbuzjen mė tė madhe e pati pėr krerėt “reaksionarė” katolikė. Mė vonė e kishin ngritur pėrsėri nė post zyrtar deri nė zėvendėskomandant qarku. Meqė Rrapushi kishte kryer shkollė teknike e mė vonė njė kurs ushtarak dyvjeēar jashtė vendit, d.m.th. Perėndim, Partia Komuniste ia pati frikėn, kėshtu qė u bė llogaritar nė njė punishte ku thyheshin gurė. Tashti “veterani i luftės” filloi tė pėshpėriste poshtė e lart pėr atė padrejtėsi qė po i bėnte nėna parti pėr tė cilėn kishte “sakrifikuar” gjatė luftės e pas saj.

    Pėshpėshet vend e pa vend partisė ia delegonin veqilat e saj, pak tė “sheqerosura”, pėr shokun Rrapush, kėshtu qė ky i shkreti, njė ditė tė bukur vere e pa veten tė prangosur, por meqė i kishte dhėnė partisė, nuk e dėnuan shumė, vetėm 7 vjet, q sa pėrmbante ligji pėr agjitacion e propagandė kundėr shtetit e diktaturės sė proletariatit. Rrapushi e dinte mirė se hija e atij burgu “politik” do ta ndiqte si hija e vet nė ēdo cubok nėpėr kampet e shfarosjes, megjithėse ishin pagėzuar me eufemizėm “kampet e edukimit”.

    Djali i parė i Rrapushit, Bushi, kishte lindur nė njė nga ato kampe. Nuk kishte qenė i vetmi, sepse nga ajo kategori tė lirėsh tė izoluar, kishte pasur me qindra e mijėra. Shumica e tė internuarve kishin qenė tė shkolluar e tė diplomuar jashtė shtetit, por si tė rinj i kishte mikluar teoria marksiste-leniniste e cila shpejt u kishte dalė pėr hundėsh.

    Bushi mė shumė pati pėrfituar njohuri nga tė internuarit e fėmijėt e tyre se sa nga shkolla qė ndiqte nė internim. Partia interesohej qė t’i “shkollonte” edhe ata.

     Mbasi mbaroi vitet e internimit, familja e Rrapushit u kthye nė qytet. Kryefamiljari filloi tė punonte sa nė njė kanal, nė njė rrugė a fermė bujqėsore deri sa doli nė pension...

    Djalit tė madh pensionisti mendoi t’i jepte njė shkollė tė mesme profesionale qė ta kishte sa pėr kulturė, se pėr mė lart paria nuk ia lejonte. Ai ishte i sigurtė se nė gjurmėt e tij do tė ishte edhe i biri i njė tė dėnuari “politik”.

    Nė shkollė tė mesme Bushi pati si profesor vizatimi njė skulptor. Profesori nė vogėli kishte pasur talent pėr pikturė, por meqė atdheut i duheshin pėrmendore e buste pėr “heronj” lufte e pune, mbaroi atė degė. Profesori, nė prag tė pėrfundimit tė studimeve, si punė diplome nė skulpturė kishte bėrė bustin e njė anėtari tė Byrosė Politike pėr tė cilin thuhej se kishte qenė legjenda e Luftės Nacionalēlirimtare, sa tregoheshin pėr tė bėma proverbiale. Pėrmendoren gjysmėbust (vetėm qafa e koka) tė udhėheqėsit, profesori e mori me vete dhe, kur qe emėruar nė atė shkollė qė thamė, ia dhuroi. Drejtori i shkollės u gėzua sa s’bėn pėr bustin e dhuruar dhe vendosi ta linte nė korridor pėrballė derės hyrėse qė t’i binte nė sy cilitdo nxėnės a vizitor.

    Kaluan dy vite e busti qėndroi aty i paprekur, pėrveē pluhurave qė ia fshinin me pėrkėdhelje nxėnėset e shkollės. Ato kujdeseshin pėr tė por asnjėrės s’i shkonte ndėrmend tė pyeste pėr autorin e tij, meqė i gjithė qyteti nėpėr lagje e oborre shkollash ishin plot me aso bustesh.

    Qėlloi qė nė ato vite u ashpėrsua shumė lufta e klasave. Byroisti, kush e di se ē’kishte folur nė besim me njė shokun e tij pėr ēėshtjen e mbylljes sė institucioneve fetare, kėshtu qė partia s’ia fali, megjithė tė kaluarėn e tij tė lavdishme. E zhveshėn nga tė gjitha funksionet e rėndėsishme qė kishte pasur. Nė kryeqytet u dhanė udhėzime qė fjalimet e tij tė hidheshin nė karton, pavarėsisht se ishin botuar nė libra me cilėsi tė lartė, por qė dėmtonin e njollosnin figurėn e komunistit qė kishte shkelur nė dėrrasė tė kalbur. Nė Tiranė filluan menjėherė veprimet antibyroist, kurse nėpėr rrethe nuk ishte ēuar ndonjė shkresė zyrtare, ashtu si veprohej rėndom.

    Njė shok i profesorit qė kishte bėrė bustin, solli lajmin se portreti i byroistit ishte hequr nė kryeqytet nga njėmbėdhjetėshja e anėtarėve dhe u befasua se si kishte mundėsi qė busti i atij armiku tė klasės qėndronte akoma nė korridor. Profesori i vizatimit me njė kalė miza nė kokė, nuk e bėri tė gjatė bisedėn por shkoi dhe i raportoi drejtorit gjithēka kishte dėgjuar e marrė vesh. Drejtori, qė tė ishte brenda rregullave dhe t’i dilte punės para, meqė llafin po ia thoshte autori i bustit, pa zhurmė e hoqi dhe pėrmes njė nxėnėsi e “izoloi” nė magazinėn e shkollės. Magazinierja bėri procesverbalin, meqė busti ishte futur nė inventarin e shkollės dhe kėshilloi nxėnėsin qė ta fshihte diku pas mbeturinave tė hedhura, me qėllim qė tė mos e shihte askush. Nxėnėsi ashtu kishte bėrė.

    Siē thonė “minarja nuk futet nė thes”. Njė mėsues qė kishte kontradikta me drejtorin e shkollės, kur mori vesh se ishte hequr busti pa shkresė zyrtare, shkoi dhe raportoi nė Komitet tė Partisė sė Rrethit. Tė partisė u alarmuan pėr kėtė veprim tė drejtorit dhe urgjent lajmėruan ministrinė pėrkatėse e cila pa humbur kohė dėrgoi njerėz qė ta verifikonin nė vend atė herezi. Kur ata konstatuan tė vėrtetėn se drejtori kishte vepruar pa komandėn e tyre, megjithėse me vete kishin sjellė vendimin e heqjes sė ēdo shenje pėrkujtimore tė ish-byroistit, drejtorin e urdhėruan tė dilte gjashtė muaj nė prodhim qė tė edukohej e tė mos bėnte veprime pa komandė nga lart, ndėrsa profesorin e transferuan nė njė shkollė tjetėr, sepse objektin e frymėzimit e kishte gjetur te figura e njė tradhėtari bukėshkalė tė partisė.

    Tani profesori e humbi freskinė e dikurshme si dhe mbėshtetjen qė kishte pasur deri atėherė vetėm se kishte bėrė atė bust. Rrinte me frikė nė zemėr, hė se kur do ta pushonin. Ai bust dikur kishte qenė krenaria dhe lavdia e tij, ndėrsa tani i largohej e ia kishte frikėn si djalli temjanit. Ai bust i kishte dhuruar emėrimin nė qytet, pavarėsisht se nuk kishte pasur talent, nė njė kohė qė shokėt e tij, skulptorė tė lindur, ishin degdisur nėpėr kantiere ndėrtimi e kooperativa bujqėsore.

    Bushi, pas mbarimit tė shkollės profesionale, meqė kishte qenė i afėrt me drejtorin e ri dhe organizata e partisė e shkollės e kishin me sy tė mirė, meqė herė pas here raportonte shokėt e vet, nuk shkoi nė profesionin e tij murator, por u emėrua nė komitet tė rinisė si instruktor! E kaluara e babait tė tij ishte harruar, meqė herė pėrmendej si veteran lufte e herė si i deklasuar, por meqė kishte vdekur i kishte marrė me vete tė gjitha.

    Nė prag tė pėrmbysjes sė viteve ’90, Bushi, nė gjurmėt e tė atit qė ishte bashkuar me partizanėt nė ēlirim, vendosi tė dilte pėrkrah protestuesve qė hidhnin parulla kundėr diktaturės komuniste. La zyrėn e shtetit dhe u bashkua me to duke mbajtur nė dorė parulla qė i shkruante ish-profesori i tij, autori i bustit. Nė ato ditė i ishte kujtuar edhe busti i byroistit qė dikur e kishte dorėzuar nė magazinė. Kishte shkuar e zbėrthyer derėn dhe me tė nė dorė kishte shkuar e shkėrmoqur nė asfalt, madje edhe i kishte urinuar korrotiēin e zgavrės sė kokės.

    Fitorja u buzėqeshi shokėve tė Bushit, jo se s’do tė vinte, se i ishin kalbur me kohė litarėt nė tė gjithė Evropėn, por ndoshta ata e shpejtuan pėr t’u shpallur “heronj” tė demokracisė. Ata qė zunė institucionet shtetėrore, ishin tė rinj “tė shkathėt”, “me vlera” e pa vlera qė u mbajtėn iso disa pleq trutredhur e rebelė. Shumica kėrkonin vende kyēe e jo doēkado, se ishin pėrballur me bishėn komuniste. Nė detyra shtetėrore vendosnin njėri-tjetrin sipas afėrsisė sė gjakut, farefisnisė e shoqėrisė. Ata “heronj” u regjistruan nėpėr shkolla tė lara pa mbaruar tė mesmen. Nė vitin e dytė tė shkollės sė lartė, ku ishin regjistruar me korrespondencė (preferuan Juridikun) merrnin nga sekretarėt e universitetit “diploma”, se moshėn e kishin edhe pėr dy tė atilla. Tani ata menduan se gjithēka ishte e tyrja...

    Bushi, meqė kishte marrė frerėt nė dorė, sepse ishte mė i avancuar nė arsim, udhėzonte shokėt e tij tė “dhije-torit” tė zaptonin troje “bosh” nėpėr qytet e zona turistike se kishte marrė vesh se e ardhmja e “venit” ishin zonat bregdetare. Dokumentet pėr pronėsi ua rregullonte ai, meqė nėpėr zyrat e drejtėsisė, pėrmbarimit e hipotekave ishin skorta e tij.

    Megjithėse duheshin para pėr tė paguar nėpėr zyrat e shtetit qė po “privatizohej”, pronapushtuesit dhuronin nė natyrė toka nė qytet e bregdet, meqė parasė i kishte rėnė vlera. Punonjėsit e shtetit “sakrifikonin”, bėnin njė vesh tė shurdhėr e njė sy qorr, meqė asnjėra palė nuk dilte e lagur...

    “Pronarėt” e rinj filluan tė bėnin nėpėr trojet e zėna ndėrtime shumėkatėshe dhe i treguan grushtin cilitdo pronar tė ligjshėm qė guxonte tė hapte gojė pėr pronat e tė parėve. Ata i paralajmėronin se do t’ua bėnin mė keq se baballarėve tė tyre kur ishte vendosur diktatura qė s’u kishte lėnė gjė pas shpirtit duke u marrė jo vetėm pronat, por edhe napolonat.

    Kur ish-pronarėt u ngujuan nė grevėn e urisė, me to ishte edhe babai i magazinieres, qė dikur kishte magazinuar bustin e byroistit. Ajo u pėrball me Bushin qė po i godiste tė prangosur tė atin. Ishte Bush Bėrxolla, dora vetė qė me njė shokun e tij kishi vjedhur bustin dhe faqe popullit e kishte pshurrur. Tani ata “demokratė” po mbronin tė drejtat e qytetarėve!

    Bushi vazhdon tė sillet si hienė nė vendin e shqiptarėve me sqep tė rrafshuar e krahėthyer...

Broz Simoni

 

Rikthimi nė atdhe i rrezikon jetėn

Shqipėria, e nė mėnyrė tė veēantė Shkodra me rrethinat e saj ka qenė njė nga pjesėt mė tė persekutuara nga regjimi komunist nė mbarė Evropėn Lindore. Edhe familja Ēuni ėshtė njė nga mė tė persekutuarat. Duket se edhe pinjollėt e rinj tė pas vitit ’97, me ardhjen nė pushtet tė neo-komunistėve i janė nėnshtruar tė njėjtit kalvar.

    Edison Ēuni ėshtė pinjoll i kėsaj familjeje tė persekutuar, rikthimi i tė cilit nė atdhe i rrezikon seriozisht jetėn. Edisoni rrjedh nga njė familje shumė e persekutuar, ku gjyshi i tij ėshtė pushkatuar nga regjimi komunist hoxhian, ndėrsa familja e tij gjithė vitet e diktaturės i ka kaluar burgjeve dhe internimeve. Vetė Edisoni ka lindur nė internim, ku jetoi nė kushte tė mjerueshme, tė paimagjinueshme pėr qeniet njerėzore. Familja e Edisonit ka pėrfituar pėr tė gjitha kėto, statusin e ish-tė pėrndjekurve politik, sipas nenit 3 tė ligjit 7748, datė 29.07.1993, pika A, nr.rendor 5. Kjo vėrtetohet edhe nga vėrtetimi i lėshuar nga Shoqata Mbarėkombėtare pėr Integrimin e tė Burgosurve dhe tė Pėrndjekurve Politikė, dega Shkodėr, me nr.prot.20/662.

    Edhe pėr ardhjen e demokracisė mė 22 mars 1992, familja e Edisonit dhe vetė ai kanė dhėnė kontribut nė veprimtaritė qė forcat antikomuniste kanė ndėrmarrė nė qytetin e Shkodrės, njė prej qyteteve mė antikomuniste dhe tė persekutuara tė Evropės Lindore, ku ka patur me qindra dhe mijėra tė vrarė, tė plagosur, tė internuar dhe tė keqtrajtuarnė burgjet komuniste. E gjithė kjo vėrtetohet edhe nga dėshmia e lėshuar nga Forumi pėr tė Drejtat e Njeriut Kundėr Dhunės Policore, me nr.prot.extra datė 25.04.2005. Mes tė tjerave, kėtu vėrtetohet se vetė Edisoni pėr arsye tė aktivitetit tė tij antikomunist ėshtė persekutuar nga neo-komunistėt pas ardhjes sė tyre nė pushtet me rebelim tė armatosur mė 1997. Nė tė njėjtin dokument vėrtetohet se jeta e Edisonit ėshtė nė rrezik nė Shqipėri nga klika komuniste.

    Vetė Edisoni ka pėrqafuar idealet e pastra demokratike duke u anėtarėsuar nė Forumin Rinor tė Partisė Demokristiane (PDK) Shkodėr nė vitin 2002, duke marrė pjesė aktive nė tė gjitha aktivitetet e PDK-sė nė qytet pas kėtij viti. Kjo vėrtetohet edhe nga dėshmia me nr.prot.extra, datė 15 shkurt 2005, nga dega e PDK-sė Shkodėr, ku nėnvizohet edhe kontributi i Edisonit gjatė fushatave zgjedhore edhe si anėtar i Kryesisė sė FR tė PDK-sė. Edhe nė kėtė shkresė vėrtetohet se jeta e Edisonit ėshtė bėrė e pamundur nė Shqipėri si shkak i hakmarrjes politike tė bashkėpunėtorėve tė Kryeministrit Fatos Nano. Tė gjitha kėto vėrtetohen edhe nga vėrtetimi i Misionit tė Pajtimit Mbarėkombėtar “Nėnė Tereza” Tiranė, ku nėnvizohet se rikthimi i tij kėtu pėrbėn rrezik pėr jetėn e tij. Pėrveē persekucionit tė pamasė dhe tė shfrenuar, Edisoni ka qenė edhe viktimė e dhunės policore tė njerėzve tė veshur me uniformė ushtarake. Mjeku e ka vėrtetuar vetė kėtė fakt mė 23 mars 2004, dhe pėr kėtė ka lėshuar edhe vėrtetim pėrkatės.

    Pėr tė gjitha kėto, rikthimi i Edison Ēunit nė vendlindje i rrezikon atij seriozisht jetėn, meqenėse ėshtė njė pinjoll i denjė i njėrės prej familjeve mė tė persekutuara nė Shqipėri dhe ėshtė nė shėnjestėr tė neo-komunistėve nė pushtet, qė pas revolucionit bolshevik tė armatosur tė vitit 1997.

Sokol Pepushaj

 

Nėpėr labirintet e luciferrit komunist

Kemi theksuar shpesh herė pėr njerėzit nacionalistė, por edhe pėr persona nė rrethin e Pukės. Viti 1953, njė vit shumė i ashpėr, me fatkeqėsi pėr njerėzit, me burgime dhe internime. Aty nga fundi i kėtij viti, ushtarėt me shėrbim tė detyrueshėm u liruan, por dikė nga kėta e pritėn hekurat, prangat e Sigurimit famėkeq. Disa ushtarė tė liruar i priti ky fat i zi. Ndėr kėta veēojmė Mark Pashk Bosha, nga fshati me emėr tė keq, Mzi. Pas 15 ditėsh qė erdhi nga shėrbimi ushtarak, shtėpia e tij ishte boshatisur. Vėllezėrit Kolė e Fratel Pasku kishin ikur nė drejtim tė Jugosllavisė, pasuria dhe toka ishin konfiskuar dhe nė shtėpi nuk kishte mbetur asgjė, vetėm nėna plakė dhe njė vėlla 7 vjeē. Mirėpo Marku shkoi tė punonte nė Sharrėn e Kryeziut, por menjėherė Sigurimi i Shtetit e arrestoi dhe mbasi e mbajti disa muaj nė Degėn e Brendshme Pukė, e ēoi nė Tepelenė, nė kampin e shfarosjes nė internim. Atje kishte dhe gruan e vėllait tė arratisur, bashkė me dy djemtė, njėrin 5 vjeē dhe tjetrin 3 vjeē. Atje Marku vuajti pamasė nė kėtė ferr, duke ngrėnė edhe lėndė lisi, ku pėrditė kishte vdekje nga uria dhe ata i varrosnin Marku me shokėt e tij. Mbas disa vitesh, kur kampi famėkeq u pėrgjysmua nga vdekjet dhe torturat, u hoqėn nga ky ferr i vėrtetė. Ai u lirua, por nuk vonoi as dy vjet dhe pėrsėri u internua. Ishte ditė pranvere, kur fshatarėt fillonin tė punonin tokėn e tyre. Mark Pashk Bosha nuk kishte asnjė dynym tokė, se tokėn ia kishin konfiskuar, pra tokėn e punonin tė tjerėt. Ky filloi tė punonte atė pak tokė, por Sigurimi i Shtetit nuk e la. Njė ditė nė mbledhjen e popullit kishin ardhur tė deleguar nga Partia e Pukės. Bashkė me ta erdhi edhe Kryetari i Degės sė Brendshme, komunisti xhelat, n/kolonel Medi Bylbyli, bashkė me 20 policė. Ai erdhi nė fshatin Mzi dhe zi bėri, arrestoi pėr herė tė dytė Mark Pashk Boshėn dhe pėr disa orė, deri sa mbledhja e popullit pėrfundoi e la para popullit tė lidhur nė pranga dhe e nisi pėr Pukė dhe mė vonė e internuan nė Lushnje dhe bėri gjithsej 18 vjet internim nė Tepelenė e Lushnje. Ai vuajti nė kėnetat e Myzeqesė, nė kanalet e thella me baltė e ujėra pėr vite me rradhė, por kurrė nuk u mposht. Njėherė nė Sovėr tė Lushnjes, mbas shumė viteve, bėhet njė dasėm nė kamp, por e rrethuar me policė, por qė e lejuan kėtė dasėm tė bėhet, dhe u grumbulluan mbi 300 vetė. Dasma kaloi me njė aheng tė vogėl, por qė merrnin pjesė shumė vetė. Ishte hera e parė qė nė kamp internimi martohej njė ēift dhe bėhej dasėm. Kur po pėrfundonte dasma, dikush mori njė tepsi dhe filloi tė mbledhė tė falurat qė i bėnin nuses simbas zakonit. Mirėpo, kur Mark Boshės i erdhi rradha pėr tė falur lekėt pėr nusen, ai nxori nga xhepi njė grusht me lėndė lisi, i hodhi nė tepsi. Aty u pre falja e nuses e filloi vaji dhe britma e njerėzve nė dasėm, se u kujtua kampi i shfarosjes, vdekja e njerėzve dhe lėndėt e lisit qė i hanin nga uria dhe dasma u shpėrnda me lotė nė sy pėr vuajtjet e tyre nėpėr kampet e shfarosjes. Mbas 18 vjet internim, Mark Bosha u lirua dhe erdhi nė shtėpi. Ai u martua edhe vetė nė internim dhe erdhi nė fshat ku u arrestua dy herė radhazi. Ky burrė qėndronte i papėrkulur para komunistėve tė fshatit qė ishin aq tė egėr si gjarpėrinjtė e krepave ku kishin futur nė burg edhe njerėz tė tjerė si Markun. Lufta e klasave ishte shumė e egėr se kėta komunistė ishin tė lidhur me Tiranėn zyrtare. Mark Boshėn e kishin me sy tė keq, nuk po e linin tė punonte hiē. Nga puna shpesh e kritikonin, i thonin armik, element turbullues, pra jeta iu bė e vėshtirė nė fshat dhe nė Rrethin e Pukės. Njė ditė vendosi tė largohet me punė dhe shkoi pėr tė punuar nė Sharrėn e Rrethit Tropojė, nė Berishė. Atje u punėsua dhe kalonte mirė me punė dhe shoqėri. Mirėpo Sigurimi i Shtetit e ndoqi pas dhe nė vitin 1984 nė Sektorin e Sharrės drusore mbėrriti vetura e Degės sė Punėve tė Brendshme Bajram Curr dhe u ndal para zyrave tė Sektorit Berishė dhe nga vetura doli prokurori i Rrethit Tropojė bashkė me Shefin e Policisė dhe dy policė. Pasi u pėrshėndetėn me pėrgjegjėsin e Sektorit dhe sekretarin e organizatės bazė tė partisė, u thanė se kishin ardhur pėr njė problem dhe u futėn nė zyrėn e pėrgjegjėsit. Prokurori u tha drejtuesve tė punimeve se kemi ardhur pėr tė arrestuar Mark Boshėn, i cili punon tek ju, ėshtė nga fshati Mzi i Rrethit tė Pukės. Pėrgjegjėsi i punimeve drusore heshti dhe shikoi me fshehtėsi sekretarin e organizatės sė partisė. Ai, i papritueshėm, i drejtė dhe guximtar iu drejtua prokurorit: Shoku prokuror, unė qė flas me ju jam sekretar partie kėtu. Unė e njoh mirė Markun. Kėtu nė punė ai ėshtė punėtor i mirė, i aftė pėr punėn. Ne as si parti, as si sektor pune nuk kemi asnjė vėrejtje pėr kėtė njeri, ne nuk kemi asnjė arsye pėr ta arrestuar ju. Prokurori tha se ne kemi tė dhėna nga Dega e Brendshme e Pukės, se ai ka ardhur tek ju pėr ta patur mė tė lehtė pėr t’u arratisur drejt Jugosllavisė. Atėherė sekretari i partisė tha se ne nuk kemi asnjė dyshim pėr kėtė njeri, pra garantoj unė nė emėr tė partisė se ai nuk arratiset. Kėtė e pėrforcoi edhe pėrgjegjėsi i sektorit tė punimeve. Kėshtu ata u larguan drejt qytetit tė Bajram Currit dhe Mark Bosha shpėtoi pa u arrestuar pėr herėn e tretė nga Sigurimi i Pukės, i cili nuk e la tė punonte pėr shumė vjet, por punoi larg Pukės, nė Tropojė deri sa doli nė pension. Marku dhe familja e tij qenė shembull i mirė nė gjithė fshatin Mzi, por vuajtjet, persekutimi, internimet e lodhėn gjithė jetėn Mark Boshėn, por qėndroi si burrė i fortė, i mirė deri qė nė vitin 2003 vdiq nė moshėn 75 vjeē. Emri i tij mbetet i paharruar nė fshat dhe nė fshatrat pėrreth. Figura e tij e pastėr mbetet e mirė, e ndershme te ēdo bashkėvuajtės pėr 18 vjet internim me rradhė.

    I shkruajmė kėto rreshta nė gazetėn “Shqipėria Etnike” pėr tė kujtuar kėtė burrė malėsor me burrėri dhe sedėr tė fortė prej malėsori. Emri i tij mbetet i paharruar.

Shan Sokoli

 

Vahid Bajraku, viktimė e shtetit tė dhunės

    Tashmė Shqipėria ėshtė njė vend frike, ku jeta i merret tjetrit si nė mesditė, si nė mesnatė. Shteti i dhunės stimulon krimin e kriminelėt dhe anarshia godet me forcė tė gjithė ata qė synojnė apo punojnė pėr njė Shqipėri perėndimore. Pas publikimit tė dokumenteve qė Nikollė Lesi publikoi nė Parlamentin Shqiptar kundėr Kryeministrit Fatos Nano vitin e kaluar, shpėrtheu zemėrimi e persekutimi ndaj Lesit dhe stafit tė tij tė afėrm. Dy ditė pas asaj ngjarjeje, forcat e SHISH-it dhe policia e rendit ushtruan njė kontroll tė imtėsishėm nė ambjentet e redaksisė sė gazetės “Koha Jonė”. Ata ushtruan dhunė psiqike dhe fizike ndaj punonjėsve tė kėsaj redaksie. Nė atė ngjarje qe pėrfshirė edhe shoferi i Lesit, Vahid Bajraku. Dhe pikėrisht mė 16 tetor 2004, kur shoferi Vahid Bajraku po kthehej nė shtėpinė e tij, nė muzg tė mbrėmjes, ndalohet nga forcat e policisė, ku dhunohet e masakrohet pėr vdekje. Sipas informacionit tė sigurtė nga dėshmitarėt Fatlum Kamina dhe Altin Zylja, tė cilėt kanė mbėrritur menjėherė nė vendngjarje dhe kanė bėrė qė jeta e Vahidit tė shpėtojė nga kthetrat e vdekjes, policia ėshtė treguar shumė barbare.

    E ngritėm kėtė problem tashti, pėr tė thėnė se Vahid Bajraku, ashtu sikundėr shumė kundėrshtarė tė tjerė tė pushtetit tė dhunės, do mungojnė nė votimet e 3 korrikut, pasi ėshtė larguar pėr tė shpėtuar nga vdekja, por edhe pėr tė pėrcjellė njė mesazh: Nė votime, sa mė shumė maturi, pasi partia nė pushtet ka kandiduar mjaft persona me biznese tė pista dhe sipas shefit tė opozitės shqiptare, Sali Berisha, edhe tė kėrkuar nga Perėndimi.

Albert Vataj

 

Ngado sundon frika

Po, Shqipėria kėto ditė i ngjan njė shteti frike. Po shkohet drejt votimeve tė 3 korrikut me korrupsion e krim nė rritje, me dhunė e hakmarrje me prapavijė politike nė ngjitje. Mė tė goditur janė veprimtarėt e partive tė “vogla” opozitare. Kėshtu, nė shtėpinė e legalistit Sedat Kraja, nė Lagjen “Salo Halili”, mė 10 prill 2005, nė orėt e para tė mėngjesit ėshtė vendosur njė sasi lėndėsh plasėse, eksploziv. Shpėrthimi ka shkaktuar dėme tė mėdha materiale, por pėr fat s’ka patur viktima, ndėrkohė qė prindėrit e tij po flinin nė dhomėn e gjumit. Ata tregojnė tmerrin qė kanė pėrjetuar dhe sipas suvestigimit tonė ngjarja ka prapavijė politike, pasi Sedat Kraja, anėtar i Partisė Lėvizja e Legalitetit, mė 25 prill 2004 kish marrė pjesė nė njė demonstratė tė organizuar nė Tiranė para Kuvendit Popullor, ku ish arrestuar e mbajtur nė burg pėr njė periudhė gati njėmujore. Dhe mė pas, nė qershor 2004, pas shumė kėrcėnimeve kish braktisur sė bashku me familjen Shqipėrinė, nė kėrkim tė shpėtimit tė jetės. Gjithsesi koha e fushatės po shfrytėzohet pėr tė eliminuar fizikisht opozitarėt e pushtetit tė dhunės, njė ndėr tė cilėt ėshtė edhe Sedat Kraja, i cili fatmirėsisht ėshtė larguar.

Vasel Gilaj

 

Redaksisė sė gazetės “Shqipėria Etnike”

Unė, i quajturi Prek Gjon Rrukaj, lindur e banues nė fshatin Brojė, Komuna Kelmend, Malėsi e Madhe, ju paraqes kėtė letėr si mė poshtė vijon:

    Mė datėn 4 janar tė vitit 2000, djali im, i quajturi Nikolin Rrukaj, zhduket papritmas dhe pėr 5 vjet mbetet i humbur, megjithė kėrkimin e prindėrve dhe tė organeve kompetente, ai nuk u gjend. Mė datėn 9.5.2005, rastėsisht duke punuar pranė shtėpisė sime, hasa nė disa eshtra. Lajmėrova menjėherė organet kompetente. Mė datėn 10 maj 2005, Elena Rrukaj, ish-bashkėshortja e Nikolinit, arrestohet nga organet kompetente ku dhe deklaron autorėsinė e vrasjes sė Nikolinit. Njė pjesė eshtrash u morėn nga organet kompetente, u dėrguan nė Tiranė dhe mė datėn 14 maj 2005, i sollėn tek unė (i ati) pėr t’i varrosur.

    Unė si prind, kėrkoj nga organet shtetėrore qė tė gjenden edhe pjesa tjetėr e eshtrave tė Nikolinit.

    Kam besim tė plotė tek ju se do ngreni zėrin e do mė mbėshtetni deri nė gjetjen e eshtrave tė tim biri, djalit tim tė vetėm.

Me nderim e respekt, Prek Rrukaj - Kelmend

Kthehet SHIK-u tek fisi Lumaj

Kėto ditė qė fushata elektorale pėr zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri po nxehet, midis Partisė Demokratike dhe saj Socialiste, kjo e fundit, pra PS-ja, po kthehet dhe pėrdor veglėn mė tė fuqishme tė saj, SHIK-un (Shėrbimi Informativ Kombėtar).

   Pikėrisht dje, mė datėn 13 qershor 2005, rreth orės 3:00 tė mėngjesit, SHIK-u ndėrmori pėrsėri njė sulm kundėr familjeve antikomuniste dhe tė fuqishme tė Malėsisė sė Madhe. Ndėr ta ishin fiset Lumaj, Kalaj, Kaēaj dhe Dakaj.

   Fisi Lumaj ishte rrethuar nga njė numėr i madh agjentėsh dhe kur ata u larguan, 13 anėtarė tė kėtij fisi u arrestuan pėr arsye politike.

   Kjo nuk ėshtė hera e parė qė SHIK-u arreston pjestarė tė familjes Lumaj. Kėshtu, nė kohėn e zgjedhjeve parlamentare tė 24 qershorit 2001 ėshtė arrestuar Gjeto Lumaj dhe nė vitin 2004 ėshtė arrestuar Prelė Lumaj.

   Pėrsėri kėtė herė ata arrestuan kryesuesin e kėtij fisi, Gjeto Lumaj, i cili ishte kthyer nė shtėpi pėr zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005. Ai ishte i fshehur pėr njė kohė tė gjatė para kthimit nė shtėpi.

Sokol Pepushaj

 

Energjia elektrike shkakton mjaft aksidente nė njerėz nė Shqipėri

Ndėr aksidentet e shumtė me raste vdekjeje, nė Shqipėri janė edhe ato qė lidhen me energjinė elektrike. Aksidentet nė punime nė rrjet, mosnjohja e kushteve teknike, si dhe ndėrhyrjet nga njerėz qė nuk janė kompetentė, duke vjedhur energjinė. Ndėrsa objekti i shkrimit ka tė bėjė me konfliktet mes qytetarėve e policisė elektrike. Njė ndėr ngjarjet mė tė rėnda ka qenė ajo e datės 10.04.2002 nė Shkodėr, kur polici elektrik Gjon Shkambi ka shkuar pėr tė marrė lekėt e faturės qytetarit Pjetėr Guri, ku ky i fundit e ka rrahur dhe fyer. Nė pėrplasje e sipėr, polici elektrik e ka vrarė, ku tashmė vuan dėnimin nė burg. Por ende konflikti mbetet i hapur, ku fėmijėt e Pjetėr Gurit kėrkojnė tė vrasin Gjovalin Shkambin. Qė nė moshėn 18 vjeē, djali mbetet i ngujuar duke u fshehur nga kėrcėnimi i djemve tė viktimės. Tė tilla pėrplasje ndodhin ēdo ditė nė qytetin tonė, u ende nuk janė vėnė matėsit elektrikė.

Zef Nika

 

ORA E ATDHETARISE SE DIASPORES KA NISUR TE RENDE E ORGANIZUAR.

Jetojme me te vetete nje sezon paradoksesh.

Ditet e fundit ne nje nder komentet ne lidhje me Kongresin e Diaspores ne Rimini eshte arritur deri aty sa permes nje insinuimi tejet te rezikshem te paragjykohet perderi dhe egzistenca e grupimeve monolite te komunitetit shqiptar ne bote.

Permes atij shkrimi (shkruar nga nje shqiptar!!!) ku thuhet se Diaspora shqiptare e ka oren me rere, vihet ne dyshim perderi egzistenca dhe kompaktesia e nje komuniteti te gjere shqiptar i karakterizuar nga nje identitet i forte kombetar e nga nje dashuri te pashoqe per vendin e origjines. Mes te tjerave ne ate shkrim thuhet se sot nuk ka nje Diaspore shqiptare e per rjedhoje nuk mund te kete Kongres Diaspore. 

 Sidoqofte, ēeshtejet terminologjike nuk duhet dhe nuk mund te jene pengese per te bashkuar shqiptaret rreth trungut te vendit Ame. Krijimi i vetedijes kolektive, mbi rendesine qe ka bashkimi i tyre, tek shqiptaret eshte kthyer tashme ne bindje. Menyra e emertimit te tyre si Diaspore, emigrante apo shqiptare jashte hapesires mbareshqiptare, nuk eshte kaq e rendesishme sa tu mohoje atyre aspiraten e te qenurit bashkarisht ne sherbim te komunitetit dhe te Atdheut. Gjithesesi le te arsyetojme per nje ēast nese mund te quajme milionat e shqiptareve te shperndare ne te gjithe boten, Diaspore. Te analizojme sipas fjalorit enciklopedik domethenien e kesaj fjale ku thuhet:

(di-ą-spo-ra), s. f., "shperndarje e grupimeve te nje populli qe, mbasi kane braktisur vendin e origjines ose te perzene prej tij, vendosen ne vende te dryshme te botes".

Siē e verejme kuptimi i fjales Diaspore nuk do te thote thjeshte perzenie me force, apo ikje per ēeshtje politike, por dhe braktisje vullnetare e vendit te origines per aresye nga me te ndryshmet.    

Atehere lind pyetja: a nuk eshte nje shperndarje ne vende te dryshme te botes (pra Diaspore) ajo qe ka ndodhur keto vitet e fundit me bashkekombasit tane?

Keshtu qe, edhe nese duam te emertojme si Diaspore ato qe kane qene te perzene nga vendi i tyre i origjines, prapeseprape nje pjese te madhe te shqiptareve ne bote mund ti quajme dhe konsiderojme pamedyshje Diaspore shqiptare.

A nuk ishin te perzene e te perndjekur ne vendin e origjines nga turqit 200 mije shqiptaret qe u strehuan ne Itali pas vdekjes se Skenderbeut? Pra arbereshet e sotem qe vazhdojne te mbajne kompaktesine e tyre gjuhesore dhe kulturale ne nje sere vendbanimesh te jugut Italian, nuk jane Diaspore? Po arvanitasit e Greqise?

A nuk jane perzene e shperndare neper bote shqiptaret e ish-Jugosllavise nga trojet e tyre etnike per dekada me rradhe nga dhuna serbe? A nuk ishte valle nje perzenie kolektive ajo qe kreu policia jugosllave me urdher te ish-ministrit te brendshem Rankoviē ne dem te shqiptareve etnik te Kosoves gjate viteve '60- 70 ku rreth 500 mije shqiptare, brenda nje nje harku kohor relativisht te shkurter, u detyruan te strehoheshin ne Turqi? A nuk ishte perzenie ne mase ajo qe pesuan ēamet e epirit shqiptar pas luftes se dyte boterore?

A nuk jane Diaspore rreth 4 milion qytetare turq me origjine shqiptare ku fatekeqesisht pjesa me e madhe e tyre eshte asimiluar ngaqe nuk kane pasur me pare mundesine e organizimit ne nje strukture te fuqishme qe te mbroje pikesepari identitetin dhe perkatesine e tyre kombetare?

Pra si konkluzion i logjikshem, nuk mbetet veēese ti quajme shqiptaret jashte hapesires shqipfolese, qofte ato te ikur nga vendi i origjines vullnetarisht e qofte ata te perzene me force, thjeshte DIASPORE SHQIPTARE.

Pertej sa u sqarua me siper, shqiptaret e sotem kane ne rend te dites si te vetmen alternative, bashkimin-vllazerimin mes tyre. Ne jemi nje popull unik, ndaj kjo do ta favorizoje fuqimisht bashkimin tone. Gjerat qe na lidhin jane shume me teper nga ato qe mund te na ndajne. Qe ky qellim final te arrihet, ne duhet te arsyetojme me obiektivizem. Sigurisht qe nuk ka as edhe nje fare rendesie se kush e arkitetoi e i dha levizjen iniciale universit, por e rendesishme eshte qe gjithēka ne perberje te tij leviz e pikerisht kjo levizshmeri, ne rastin e planetit tone, eshte e domosdoshme per krijimin e vete jetes ne te. E pra, e rendesishme nuk eshte se kush beri Kongresin e Riminit, se ishte i Diaspores apo i nje pjese te saj, i Diaspores apo thjeshte te shqiptareve me banim jashte vendit te origjines. E rendesishme eshte qe proēesi i levizjes se shqiptareve ne bote, per nje identitet me te forte kombetar dhe deshira e tyre per te mos u pajtuar pasivisht me situaten e zymte qe asfikson hapesiren gjitheshqiptare, ka filluar. Ky proēes tashme eshte i pakthyeshem. Nje gje te tille e tregojne dhe polemikat e shumta qe ka shkaktuar ne ditet e mepasme te mbajtjes se tij Kongresi i Riminit.

Vullneti i shqiptareve eshte shprehur lirisht aty, pa as edhe me te voglin paragjykim apo dallim ne baze te krahines, fese apo bindjeve politike personale te pjesemarresve. 

Gjithesesi, ajo qe verej ne polemikat shpesh te egra e te panevojeshme por nganjehere dhe konstruktive, qe paten si shkendi Kongresin e Diaspores, nuk eshte fakti nese ky Kongres ishte i madh apo i vogel, gjitheperfshires apo tekperfshires, fakti i vertete eshte qe sot para nesh paraqitet e vetmja dileme: te jesh apo te mos jesh... me sakte, te jesh atdhetar apo te jesh nihilist, globalist-internacionalist. Ne ne Rimini zgjodhem te paren. E pra, nese ky eshte faji yne, le te vazhdoje polemika.     

Duam apo nuk duam, guri i pare eshte vendosur e nese e shumica e don bashkimin te tjere do te pasojne.   

--------------------

Me kete rast, atyre qe po postojne ne forume foton time me Leka I Zogu u them me dashamiresi, sinqeritet dhe trasparence te plote: 

Une personalisht kam miqesi me Leka I Zogu e nuk e kam aspak per turp te kem per mik kundershtarin me te betuar te ish-diktatoreve shqiptar. Biografia e zeze qe Enveristet fallsifikuan me art mbi trashigimtarin e fronit mbreteror, per fat te keq vazhdon te jete e radikuar ne labirintet me te thella te memories tek disa individe. Megjithate ne jetojme ne demokraci e gjithesecili ka te drejte ta mendoje si ta shohe me te aresyeshme, ndonese bindja ime personale qe Leka I Zogu eshte nje nder patriotet me te spikatur te hapesires se sotme mbareshqiptare nuk luhatet aspak. Ndaj, une si Alban Kraja, karakterialisht, kur dua te ze miqesi me nje bashkombas, nuk interesohem aspak mbi bindjen e tij politike, fetare, krahinore, atesine apo amesine por thjeshte mbi bazen e atdhetarise qe gjindet ne genet e tij.

Ne kete optike, pertej simpative apo miqesive te mia personale, e ndjej per detyre te sqaroj, lirisht dhe me bese atdhetari qe LBDSH (Lidhja Boterore e Diaspores Shqiptare) qe u themelua ne Rimini, nuk ka te beje ne menyre kategorike me LZHK-ne apo me Leaderin e saje, pasi ekuacioni eshte teper i thjeshte, politizimi i njekahshem i nje Bashkimi boteror te Diaspores do ta bente te pamundur lindjen e LBDSH-se. 

Eshte e vertete qe ideja e nje Kongresi Boteror te Diaspores se shperndare shqiptare, si koncept iniciator u dha nga Departamenti i Diaspores ne Lzhk, por me kerkese te vete kongresisteve, ku pluralizmi i ideve politike mes tyre ishte me se evident, kerkuan qe te merrej zanafidha nga ky tubim per ti dhene jete LBDSH-se e cila lindi si nevoje e rrethanave te pjekura historike ne te cilen gjindet sot DIASPORA shqiptare.

Vete pluralizmi i ideve apo bindjeve politike mes nesh, tetorin e ardheshem ne Londer, do i sherbeje fuqimisht lindjes se nje parlamenti (perfaqesie) gjitheperfshirese te Diaspores, qofte nga pikepamja krahinore, fetare, apo politike.

Ky diversitet i mendimeve apo konceptimeve diferente te gjerave, por te bashkuar ne emeruesin dhe filozofine tone te perbashket ATEDHEU MBI TE GJITHA, do te perbeje forcen e vertete e gjithnje ne rritje te Lidhjes Boterore te Diaspores Shqiptare.   

TASHME ORA E ATDHETARISE SE DIASPORES KA NISUR TE RENDE E ORGANIZUAR. 

Alban Kraja

 

Libėr pėr mjeshtrin shkodran tė fotografisė, Tonin Gega

    Kėto ditė doli nga shtypi libri “Tė tjerėt pėr Toninin”, kushtuar fotoreporterit tė suksesshėm Tonin Gega, me autor publicistin e hershėm Mehdi Manē Bushati, autorin e mbi 250 shkrimeve, reportazheve apo kumtesave, botuar ndėr organet e ndryshme tė shtypit.

    Libri ėshtė shkruar me njė stil elegant dhe me njė pėrmbajtje mjaft interesante. Ai ėshtė i ndarė nė 3 kapituj dhe pėrmban rreth 135 faqe. Nė kėtė libėr, qoftė nga pėrmbajtja e tekstit, qoftė pėrmes fotografive, shumėkush do gjejė vetveten, ndaj dhe paraqet interes pėr njė numėr tė madh lexuesish.

    Personazhi i librit, Tonin Gega, na paraqitet jo vetėm si artist i fotografisė, por edhe i fjalės dhe veēanėrisht i humorit, ēka e bėn librin shumė tėrheqės. Rezymeja e tij ėshtė e pėrkthyer nė katėr gjuhė tė huaja: nė anglisht, nė frėngjisht, italisht, deri edhe arabisht.

    Duke i shtuar edhe cilėsinė e botimit, tė kryer nga Shtypshkronja “Maluka” nė Tiranė, si dhe duke qenė nėn konsulencėn e dr.Ahmet Osja, si dhe duke pasur pėr shtėpi botuese, prestigjiozen “Idromeno”, ky libėr do tė jetė njė kėnaqėsi mė shumė pėr ēdo kategori lexuesish. Kėta tė fundit do tė mund ta gjejnė edhe nė faqet e internetit, pėrmes ISBN-sė me nr.99927-841-8-0, si dhe nė shumė prej librarive apo bibliotekat e vendit, duke pėrfshirė edhe atė Kombėtare.

Edlira Kuka

 

Gegnishtja si gjuhė ka epėrsi mbi Tosknishten

Replikė

Z. Demiraj nėpėrmjet intervistės tuej dhanė gazetės “Tirana observer” tė datės 7 maj 2005, mora vesht lajmin kėnaqės se ju po vazhdoni me punue gjithnji me at gjallnin e zellit tuej tė pashterrshme qė pėrban thelbin e punės sė nji intelektualit tė mirfilltė, prandej uroj me gjithė zemėr qė kjo gjallni t’ju pėrcjellė larg nė vite pėr tė miren e shėrbimit tuej tė vlertė nė dobi tė ma shumė faqeve tė shkrimeve tė tua nė mėnyrė qė brezat e ardhshėm tė kenė nga ju nji trashigimi gjuhėsore tė nji niveli kulturor si i ka hije argumentave gjuhsor tė vlefshme pėr at themel mbi tė cilin mund tė ngrihet gjithnji e ma lart kėshtjella e gjuhės tonė tė dashtun. Unė qė po ju shkruej nuk jam gjuhtar por si autodidakt studjues i materialeve gjuhėsore qė dėshiron me pasė nji shqipe sa ma dinjitoze mė lejoni tė jap mendimet e mija nė mos ndryshe si folės i kėsaj gjuhe ashtu si e pėrshkruen poeti i sajė ma nė za.

    Nė intervistėn tuej ju thoni: “Ndryshimi i gjuhės standarde ėshtė i pakuptimtė”. Po qe se do tė ishte vėrtetė standarde, si thoni ju do tė ishte, por ēėshtja qėndron a asht e vėrtetė standarde, duke pasė parasysh gjuhėn shqipe e jo dialektin Toskė. Unė mendoj se kjo gjuhė “shqipe” standarde asht nji tosknishte standarde, siē e pranoni edhe ju pjesrisht gjatė kėsaj interviste. Ma pastaj ju thoni: “Gjuha shqipe duhet tė mbetet njė dhe e pandarė”. I kėtij mendimi jam edhe unė, ama kur tė jetė gjuhė shqipe e standardizueme prej argumentave tė trajtueme me sinqeritet e kompetencė. “Dialektet janė nji pasuni nė vete, si diēka qė ia shtojnė larminė kėsaj gjuhe”. Lind pyetja: Si mund tė konsiderohen pasuni qė i shtojnė larminė gjuhės kur kjo pasuni e Gegnishtes e izoloi “Kongresi” gjuhėsor i 1972-shit duke e ba Tosknishten standarde e njikohėsisht gjuhė shqipe, duke e vulosė kėshtu faktin se nė Shqipni nuk ka ma dy dialekte por vetėm nji edhe ai i dėnuem me zhdukje sa ma tė shpejtė tė jetė e mundun, ish-dialekti tjetėr. Toskėnishtja u vendos tė quhet gjuhė e kėtė e pranoni edhe ju vetė kur thoni: “Gjuha e sotme standarde u mbėshtet kryesisht nė Tosknisht”. Argumentet bindės tė kėsaj mbėshtetjeje nuk na u shpalosėn kurr e as nuk do tė shpalosen nga se nuk ekzistojnė, e kėtė tė vėrtetė e pohoni edhe ju pak ma tutje kur veni shejin e barazimit nė mes tė dy dialekteve, por le tė kthehemi tek thanja juej: “U mbėshtet kryesisht nė Toskėnisht”. E vėrteta na thotė u mbėshtet tansisht, sepse siē e kam thanė edhe nė nji shkrim tjetėr kushtue kėsaj ēėshtje Kongresi i Drejtshkrimit i 1972-shit i dha Tosknishtes nga Gegnishtja aq sa u jepen 990 gramve pėr me plotsue nji kile. A kjo asht ajo qė thoni ju marrdhanje e drejtė nė mes tė dialekteve?! Ju thoni: “Duhet tė flasim njė gjuhė tė kulturuar”. Cila asht kultura e nji gjuhe nė mos shkrimet e saja ma prestigjioze pėr tė cilėt natyrisht u zgjodh ajka e gjuhės qė i jep ma mundsi shprehjeje talentit. Sipas meje gjuhtarėt firmosin ajkėn e zgjedhun nga poetėt anonim e shkrimtarėt e mėdhej, ktė na e dėshmon ēdo gjuhė e pėrparueme. Italianėt flasin gjuhėn e Dantes, gjermanėt tė Gėtes, anglezėt tė Shekspirit, e tė tjerė, e ju e dini shumė mirė se Korabi i letėrsisė shqipe nuk ishte ai qė shpallte Kongresi i 1972-shit, prandaj nji gjuhė e kulturueme synon tė kuptuemit e shkrimtarėve ma tė mėdhej tė asaj gjuhe e jo zhdukjen e shpejtė, apo tė ngadaltė tė njė dialekti plot e pėrplot thesar letrar, tė njė folklori tė zilishėm nga shumė popuj qoftė tė autorėve, po aq tė zilishėm nga shumė shtete. Ju thoni se Tosknishtja e Gegnishtja i kanė ndryshimet shumė tė pakta. Kėto ndryshime tė pakta a u japin tė drejtė pėrdorimit tė dyjave apo e ven Gegnishten nė rolin e atij qė i thonė: “Tė drejtė ke, po gja me marrė nuk ke”. Si qenka pra e drejtė qė “kėto ndryshime tė pakta” tė bahen shkak i njė epėrsie tė jashtzakonshme tė njenes mbi tjetrėn?! Njena tė jetė pronare e medias sė shkrueme dhe elektronike, e krijimeve dhe e pėrkthimeve e tjetra tė mbijetojė nė sajėn e tė folunit tė asaj popullsie qė pėr arsyen e thjeshtė tė kėtij tė folunit shpesh quhet “e pa zhvillueme”. Nji natė dėgjova nė televizion nji seri intervistash qė nji gazetare po u bante disa familjeve tė ardhuna kohėt e fundit nė Tiranė nga krahina tė ndryshme. Disa malėsore tė zonave veriore tė pyetuna “Si ju ecė komunikimi?”, u pėrgjigjėn “Gjithnji e ma mirė se po mėsojmė gjuhėn e jugut”. “Cila ju duket ma e bukur?”, e ato u pėrgjigjėn “E jugut”... U them kėtyne lloj gazetarve “Mos e konsideroni pėrfitim propagandistik”. Intervistat e tilla tregojnė efektet e zhurmės sė trompetės, jo fjalėt e sė vėrtetės. Ma tutje ju pranoni se Tosknishtja ka rrotacizmin pas “e ve” e “ave”, e pra rrotacizmi nuk asht dukuri gjuhsore pozitive. Ju flisni pėr pjesoret “uar e ue”, pa folė pėr paskajoren e Gegnishtes, dhe shkaqet bindse tė heqjes sė saj. Tė gjithė e dinė se paskajorja nuk u hoq nga se nuk mund t’i pėrshtatet paskajorja Tosknishtes, por nga qė nuk mund t’i pėrshtatet Tosknishtja paskajores, prandej paskajorja u deshte flijue si Rozafa pėr me ndėrtue mbi tė kalanė e gjuhės sė sotme shqipe standarde. Kėtu lind edhe kjo pyetje: “Heqja e paskajores a ishte pasunim apo vorfnim i gjuhės? A duhej dėnue paskajorja pėr tė vetmin faj se nuk i pėrshtatet asaj Tosknishtja?” Paskajoren e bane viktimė sakrifikimi ata qė patėn gurin e arrėn nė dorė, pa e pėrfillė faktin se paskajorja asht nė themelin e tė gjitha gjuhve ma tė pėrparueme. Ju thoni se Gegnishtja i ka ndikue Tosknishtes nė ndryshimin nga “bėnje nė bėje”, nuk peshohet ēka nuk ēon kandar. Ju ankoheni se nuk asht ba sa duhet pėr pasunimin e “gjuhės standarde” me leksikun e pasun tė Gegnishtes, thue se shqiptarėve u intereson vetėm leksiku i Gegnishtes e jo letėrsia e autorėve tė saj e thesari i folklorit tė saj as avantazhet gramatikore tė saj. Lind pyetja: “Cili prej kėtyne dialekteve ka ēka me marrė ma shumė prej tjetrit? Tani a duhet pėrdorė dialekti ma pak i pasun, ma shum i pasun, apo tė dy?! Si ka mundsi tė bahet ma i papasuni pronar i asaj pasunije qė ka me ma i pasuni tė cilėn e pretendon ma pak i pasuni e pjesėn tjetėr tė pasunisė sė tė pasunit qė nuk e preferon ma pak i pasuni me ia groposė tė pasunit, e me hipė nė fronin e tij, a nuk hyn kėtu ajo thanja: “Jeto e len me jetue!”. Intervistuesi ju pyet se nėse do tė duhej tė bėhej nji ndarje gjuhėsore cilin dialekt shikoni ma tė pėrshtatshėm pėr komunikimin dhe mė tė plotėsuarin nga ana letrare? Ju pėrgjigjeni: “Tė dy dialektet janė fare tė pėrshtatshėm”. Ky pėrcaktim do tė mund tė quhej vula e arsyetimit, por kėtė vulė gjatė kėsaj interviste ju herė e veni e herė e shlyeni. Vula e arsyetimit nė fjalė do t’i mbyllte shtegun ēdo diskriminimi gjuhsor, dhe do t’i vente gjuhtarėt nė kėrkim tė nji pėrputhje sa ma tė mundshme tė pasunive dialektore tė shqipes, pėr formimin e nji gjuhe me vlera vėrtet tė admirueshme. “Gjergj Fishta”, thoni ju, “megjithse ishte nė Komisinė Letrare tė 1916-ės pėr pėrcaktimin e elbasanēes si gjuhė letrare nuk shkroi nė atė gjuhė”. E mirė, cili shkrimtar jugor shkroi nė atė gjuhė? Arsyeja pėr tė cilėn Fishta nuk shkroi nė atė gjuhė sipas dukurive tė shkrimeve tė tija qe se titulli i kryeveprės fishtjane na shpjegon kėshtu, pra qėllimi i autorit qė synonte kryesisht mėsimin e atyne kangėve nga bashkvendasit e personazheve tė “Lahutės” e tė kėnduemit e atyne kangve me lahutė deri sa tė ekzistojė lahuta, sepse lufta e atyne ishte frymėzuesja e Fishtės e prandej pasardhsat e atyne personazheve do t’i kėndonin nė nderim paraardhsave tė tyne. Pėrveē kėsaj koha kur u shkrue “Lahuta e Malsisė” vazhdonte me kenė kohė kėrcnimesh ndaj Shqipnisė, kėrcnime qė dihet sa randė u kanė kushtue malsorėve tė Veriut, e ato kangė u frymėzonin malsorve trimni pėr mbrojtjen e kufijve tė Shqipnisė, pra shėrbenin si kangė inkurajuese. Pėr sa i pėrket vėshtirsisė gjuhsore pėr me e kuptue atė kryevepėr mund tė aknojnė vetėm ata qė pėrtojnė me ia hy me e lexue sepse nuk ka vepėr tė madhe qė nuk paraqet vėshtirsi nė tė kuptuemit e sajė nė mos nė nji krah, nė nji krah tjetėr, pėr kryeveprat e satirės shqiptare “Anzat e Parnasit”, “Gomari i Babatasit”, “Nikolejda” Fishta ka zgjedhė gjuhėn e traditės sė satirės. Gjithkush e din se Shkodra asht votra e humorit shqiptar, Shkodra asht qyteti i batutave, barcoletave e i bejtave e bejtarėve ma nė za tė Shqipnisė, e si mund ta kėmbente gjuhėn ma tė humorit me nji tjetėr ma pak tė efektshme nė at gjini?! Ashtu si Fishta, edhe Eduardo de Filippo komeditė e tija i ka shkrue nė napolitanēe. Ma poshtė ju thoni: “Nė rrethanat e reja qė u krijuan nė 1945-ėn u pėrhap gjuhė letrare dialekti jugor”. Ma e drejtė do tė ishte po tė quheshin ato rrethana “Rrethanat e zeza qė nxinė gjithēka tė mirė shqiptare” dhe jo “u pėrhap tosknishtja gjuhė letrare”, por e pėrhapėn Enver Hoxha e ortat e tij, nė mėnyrėn e pėrhapjes sė diktaturės, kėtė komunizmi nuk e bani pėr hir tė Tosknishtes, motėr e Gegnishtes, por pėr hir tė ideologjisė sė tij qė synonte arritjen e objektivave tė ēdo lloj dhune, deri edhe dhunė gjuhėsore, kundra asaj gjuhe qė flisnin shumica e anmiqve tė komunizmit. Tosknishtja u pėrdor si nji gur me tė cilin tė qėllohej letėrsia e kultura e antikomunistave veriorė e si pasojė tė dėnohej gjuha e tyne me vdekje tė ngadaltė se bashkė me te do tė vdisnin edhe krijimet e kundėrshtarve tė ideologjisė komuniste. Ata qė e njohin mirė Enver Hoxhėn e shokėt e tij janė tė bindun se po tė ishte ai e shokėt e tij gegė, po tė ishin ata shkrimtarė me ato krijimtari nė Toskni, dialekti viktimė e komunizmit do tė ishte Tosknishtja. Gjuha letrare thoni ju nuk krijohet brenda 2-3 vjetve, por asht punė e disa brezave, e pra pėr vendosjen e kėsaj gjuhe letrare e qė kemi ne sot, komunizmit iu deshėn vetėm ditėt e “Kongresit Drejtshkrimor tė 1972-shit”. Mandej thonė “Tė dy dialektet mund tė vendoseshin nė bazė tė gjuhės letrare”. Siē shihet kėtė shej barazimi ju herė e veni e herė e hiqni, thue se tash e ven dora e sė drejtės mbas pak e heqė dora e sė padrejtės. Evolucioni i dialektit jugor, thoni ju, i bėri ma pak tė ndryshme trajtat e nėndialekteve. Kjo asht nji e vėrtetė, por qė s’ka tė bajė me pėrcaktimin e gjuhės letrare, gjuhėn letrare e pėrcaktojnė argumentat ma bindės, e argumentat gjinden nė letėrsinė e gjuhės. Ma poshtė thoni “do tė duheshin pėrpjekje mė tė mėdha pėr unifikimin e trajtave tė Gegnishtes, pėrpjekjet e arritjet shihen nė shkrimet e Camajt, Pipės, Koliqit, qė megjithėse shkrimtarė tė gjysmės sė dytė tė shekullit 20, ndonji xen vend kalimthi me ndonji minipoezi e dikush hiē. Edhe ata shkrimtarė veriorė qė janė vu nė librat e leximit letrar janė vu sa me ba be se i kemi pėrmendė, ose janė vu ma pak tė mėdhej me hapsinė shumė e shumė ma tė gjanė se tė mėdhejt e vėrtetė, shihni hapsinėn e Pashko Vasės e hapsinėn e Gjergj Fishtės, pa le pastaj shkrimtarėt e jugut e tė veriut. Ma poshtė ju thoni “Tė dy dialektet mund tė shėrbejnė si bazė e gjuhės letrare”. Meqė tė dy mund tė shėrbekan, pse shėrbeu vetėm njeni?! Ose sė paku t’u jepet e njėjta e drejtė, e shtoni: “Por qė tė kthehemi prapa, nė dy gjuhė letrare, kjo do tė ishte e palejueshme pėr popullin shqiptar”. Pėrse qenka e palejueshme pėr popullin shqiptar, pėrderisa secili prej kėtyne dialekteve mund tė shėrbeka si bazė e gjuhės letrare, pėrse tė quhet kthim prapa korrigjimi i padrejtėsisė komuniste?! Meqė tė dy mund tė shėrbekan si bazė e gjuhės letrare, atėherė le tė vėmė Gegnishten, apo tani u dashka me lanė nė fuqi atė qė vuni padrejtėsia komuniste, se e ka vu tash e jemi mėsue me tė e s’kemi si e heqim. Kur pretendohet “Nji komb, nji gjuhė”, pse quhet gjuhė vetėm kjo standardja e jo tjetra, qė deklarohet si e dejė me u quejtė gjuhė. Korrigjimi i fajit komunist a nuk i thrret proverbit “Ma mirė vonė se kurrė”?! Nji korrigjim i tillė mund tė quhet i vonuem, por kurrsesi aq i vonė sa i pandreqshėm. Ju e justifikoni Kongresin Drejtshkrimor tė 1972-shit me vendosjen e gjuhės standarde 4 vjet ma parė nė Prishtinė dhe pohoni tė drejtėn se ata e bane kėtė pėr qėllime patriotike. E pra nuk mund tė merret me mend si mund tė pasqyrohet patriotizmi me plotsimet e njenes nga dėshirat ma tė ethshme tė nji shteti komunist, siē ishte atėherė shteti shqiptar, prandej qėllimi i marrjes sė atij vendimi e ban kėtė vendim skandaloz. Patriotizmi hyn nė ruejtjen e gjuhės e jo nė ndėrrimin e saj. Nė Kosovė, thoni ju, nuk mund tė mendohet gjuhė tjetėr pėrveē kėsaj standarde. Kjo do tė ishte e pakuptim sepse po ta shohim kėshtu edhe amerikanėt qė janė njė fuqi e madhe botėrore nuk do ta pėrdornin anglishten se asht gjuha e anglezėve, pėrdorimi i anglishtes nė SHBA ka ma se nji shkak. Amerikan autokton nuk ekzistojnė, e duke qenė koloni angleze pjesa dėrrmuese e emigrantėve janė anglosaksonė, nga ana tjetėr duke qenė anglishtja gjuhė shumė e pėrparueme, nuk ka pasė arsye me u ndie nevoja e pėrdorimit tė nji gjuhe tjetėr tė krijueme si puna e Esperantos, ndėrsa kosovarėt janė autokton e me gjuhė tė tyne. Unė jam pėr nji komb e nji gjuhė, por jo pėr nji komb e nji gjuhėz, qoftė edhe pėr faktin se pėr hir tė nji thesarit letrar qė ka gegnishtja duhet ba ēmos me e mbajtė sa ma tė gjallė e jo me e dėnue me zhdukje duke mos pėrdorė fare gjuhėn e atij thesari. Si pasuni e tė gjith shqiptarve humbja e nji fermize e asaj pasunije do tė duhej tė preokuponte seriozisht ēdo shqiptar e jo tė punohet pėr humbjen e gjuhės sė kėsaj pasunije, edhe sot si nė kohėn e Kongresit tė 1982-shit, qė arritja e kėtij qėllimi ishte imperativ i politikės diktatoriale, mbetja nė fuqi e atij imperativi do tė thotė nji shteg i mbyllun nė rrugėn e demokracisė. Ndalimi me ligj tė shkruem, apo tė pa shkruem i pėrdorimit tė Gegnishtes asht nji sakrilegj diskriminimi kur mungesės sė argumentave i pėrgjigjesh me ligj nė vend tė debatit e kjo na kujton pėrrallėn e famshme tė ujkut e tė qingjit. Ne u japim tė drejtė shkollimi minoritarėve sadopak qofshin, nė gjuhėn e tyne, e u mohojmė tė drejtėn Gegėve tė kėrkojnė rishqyrtimin e padrejtėsive gjuhėsore komuniste, megjithėse nė raste jashtėzakonisht tė rralla kur shihet nji shkrim i shkruem Gegnisht, shikohet ma me ēudi se tė ishte shkrue me hieroglife, e pėrdoren presione tė ndryshme pėr me i ba dashamirėt e Gegnishtes me shkrue patjetėr nė gjuhėn e ashtuquejtun standarde. Shembujt janė tė shumtė, por unė nuk kam tė drejtė me folė nė emėn tė tyne, kur ata nuk kanė si e duen nji gja tė tillė qė rrezikon vendin e punės sė tyne. Do tė ishte e mira qė nė vend tė kėsaj diktature tė flisnin argumentat e shkencės gjuhsore e jo tė mbrohen gjepurat me ligj. Bota, thoni ju, po shkon drejt nji globalizmi e jo drejt izolimit nė krahina tė veēanta. E pra kur izolimi qenka antiglobalizėm, ndaj nuk u dashka izolue nė krahina tė veēanta Tosknishtja e standardizueme e nuk asht gjuhė e nji krahine tė veēantė e shpallun me ligjin e kohės sė 1972-shit si gjuhė standarde? Kjo shpallje e pa argumentueshme a nuk quhet izolim antiglobalist? “Kultura e nji populli ėshtė e kushtėzuar nga njohja e gjuhės”. Kur qenka kėshtu, si mund tė quhet kulturė mosnjohja e njė dialekti plot e pėrplot thesar letrar? Bota, pėr hir tė thesarit tė tyne mundohet me mbajtė sa ma tė gjallė greqishten e vjetėr e latinishten e jo ma nė gegnishten qė e kemi tė gjallė e duem ta mbysim pėr hir tė veseve a tė tekave. “Kultura e shprehur nė mėnyrė laramane ėshtė prapambetje”. Nuk ekziston “shprehja laramane e kulturės”. Kultura e njė populli asht nji e pandashme, e si e tillė ajo lypset njoftė e gjitha e nga tė gjithė shqiptarėt. Nuk ka mangsi ma tė palejueshme se mosnjohjen e gjuhės sė ēdo shkrimtarit shqiptar, e nuk ka tė drejtė ma tė mbrojtun nga drejtėsia e vėrtetė se atė tė zgjedhjes sė gjuhės sė nji shkrimtari pėr me e shprehė maksimumin e aftėsisė sė tij. Gjuha ma shum se e gjuhtarėve asht pronė e shkrimtarve, prandej ndalimi i pėrdorimit tė saj do tė ishte si ndalimi i pėrdorimit tė nji prone personale, pa le pastaj kur kjo pronė asht e nji numri shumė milionash. Nė cilin vend tė botės asht e ndalueme me shkrue nė dialekt, me sa di unė as nė vendet me sundim tiranik e jo ma ku lulzon demokracia. Prapambetje quhet ajo qė pengon njohjen e pasunive kulturore tė nji populli. Nė fund tė intervistės tuej jepen disa shembuj pėr me tregue gjoja drejtsinė e standardizimit tė gjuhės sė ashtuquejtun standarde. Zani Gegnisht, zėri Tosknisht, gjuhė standarde zėri. Ranė Gegnisht, rėrė Tosknisht, gjuhė standarde rėrė. Gegnisht venė, Tosknisht verė, gjuhė standarde verė. Gegnisht truni, Tosknisht truri, gjuhė standarde truri. Gegnisht dashtni, Tosknisht dashuri, gjuhė standarde dashuri. Le t’i argumentojmė po kėta shembuj: Gegnisht zani, Gegnisht zanore. Tosknisht zėri, jo zėrore. Gegnisht rana, Gegnisht ranishte. Tosknisht rėra, jo rėrishte. Gegnisht dashtni, Gegnisht dashuni, Gegnisht dashtnor. Tosknisht dashuri, jo dashuror. Kur ekziston mundsia e mosbamjes sė fjalve homonime pėrse t’i bajmė?! Gegnisht venė, Tosknisht verė stinė e verė qė pihet. Gegnisht venė qė pihet e verė stinė. Tė tjerė shembuj: Gegnisht dam, tosknisht dėm, fjalė homonime dem kafshė e dėm-dam. Gegnisht hapsinė, Tosknisht hapėsirė, Gegnisht hapsinore, tosknisht jo hapėsirore. Gegnisht asht shumės eshtna. Tosknisht njėjėsi mungon, shumės eshtra. Tosknisht syri, gegnisht syni, synoj, jo syroj. Germa rr nė gjuhėn standarde nuk ekziston ma. Gegnisht arra, tosknisht ara qė nuk ban dallim nė mes tė arrės qė hahet e arės sė mbillet. Tosknisht e gjuhė standarde nxėnės, Gegnisht nxanės, Gegnisht me nxanė, Tosknisht me mėsue. Gegnisht nxansi nxen, Tosknisht nxėnėsi mėson, mėsuesi mėson. Gegnisht nxansi nxen, mėsuesi mėson. Gegnisht unė zjarri, Tosknisht urė zjarri. Urė njisoj si urė mbi ujė, pėrdorimi i e-sė pazane nė gjuhėn stadarde shkakton mosdallimin e disa fjalve. Gegnisht shum, shumė e para shum ndajfolje e dyta shumė paresh. Gjuhė standarde shumė ndajfolje, shumė, shumė paresh pra tė dyja njisoj, pra siē mund tė shihet nė mjaft raste e-ja pazane nė Gegnisht pėrdoret nė raste tė nevojshme me u pėrdorė e jo si nė gjuhėn standarde vend e pavend, pėrsa i pėrket kėsaj germe qė gjuha standarde shqipe e shqipton duke e quejtė e. E e zėshme, francezėt e gegėt e quejnė e pazane. Francezėt e pėrdorin, por nuk e kanė fare as nė alfabet. E pra nė qoftė e e zėshme, siē e quen gjuha jonė standarde duhet me u shqiptue gjithkund e nė qoftė e pazane, siē e quejnė francezėt e gegėt nuk duhet me u shqiptue askund. Tani le tė vrejmė shqiptimin e numrave. Gjuha standarde “njė”, Gegnisht “nji”. Sipas gjuhės standarde do tė duhej shqiptue “njėzet, njėzetenjė, njėqind, njėmbėdhjetė”. Tingėllimi i shqiptimit tė papėrshtatshėm i detyron edhe vetė pėrkrahsat e gjuhės standarde t’i shqiptojnė si getėt “njizetenji”. Gegnisht “dhetė”, gjuhė standarde “dhietė”. Asht e pakuptueshme pasja e dyzanorshit “ie” pasi gjuha jonė nuk e ka natyrėn e gjuhėve me dy zanorsha tė shumtė si bie fjala anglishtja. Gegnisht “njimdhetė” gjuhė standarde “njėmbėdhjetė”, pra ka dy shkronja ma shumė se shqiptimi nė gegnisht, “b, i”, e tė dyja nė kėtė rast tingėllojnė antifonetike. Si bie fjala “nėntėmbėdhietė”. Tash vimė tek paskajorja tė cilėn gjuha jonė standarde e ka flakė tej duke ia mohue tė drejtėn e ekzistencės. Lind pyetja: Pse paskajorja asht nė themelin e gramatikės, sė ēdo gjuhe tė pėrparueme?! Dihet se marrja shembull e gjuhėve qė nuk e kanė paskajoren u ba pėr hir tė Tosknishtes qė tė justifikohej standardizimi i saj... e ky standardizim t’i jepte tė drejtėn me u quejtė gjuha standarde shqipe, gjuhėt qė nuk e kanė paskajoren nuk e patėn dhe nuk hoqėn si ne, por ato nuk e kanė sepse nuk e patėn kurrė, pėrkundrazi ne e patėm dhe e hoqėm e rolin e saj ia ngarkuen vetės sė parė tė foljes. Kėshtu sipas gjuhės tonė standarde veta e parė e foljes pėrveē rrolit tė saj, tash kryen edhe rrolin e paskajores, pra imparare-mėsoj, imparo-mėsoj. E pra me e pasė paskajoren e me e heqė a asht pasunim gjuhsor, apo vorfnim, a ekziston ndonji justifikim bindės pėr heqjen e paskajores?! Nėse jo, si mund tė hiqet pa shkak bindės?! Si ka mundėsi tė thuhet “Unė kam qenė” kur nuk ekziston folja “me qenė”?! Shembujt e argumentave tė pamujtun me u kundėrshtue janė krejt tė mjaftueshėm megjithkėte ligji mposhtė argumentat. Pėrse nuk hidhen poshtė nji pėr nji kėto pretendime?!

 

Epilog

Ti me gjasė Nagdominici

S’din si ecė n’ketė jetė cicmici

Padėr Gjergj un e kam ditė

Por kam dashtė t’provoj pėrvojen

Qė mė thotė: Tash lene lojen

Lene lojen e mbyll gojen

Se nuk qet kurgja nė dritė

Se ka thanė nji plak dikur

Me nji gur nuk bahet mur

Ma shqiptar se t’tjert nuk je

Gegnishten ma gja s’e ke

Sa pėr me t’veēue me gisht

E me t’tall si gja batalle

Kqyre kte qė shkruen gegnisht

Bashkė me ta po hy nė valle

E po kcej si t’bijė lodra

Por si shumė tė tjerė nga Shkodra

Sa me rrahė ujė me havan

Kurr kujtė sfidė ma mos i ban

Tha nji thanje nana Drande

Nė mos bash si t’tjerve u kande

Ke ma ba tė zezen tande.

Gjokė Vata

 

Liria ėshtė pėr tė gjallė

Si nuk duel nji Krye prej Dheut?

Me i bashkue Kokat pa i gėdhend!

Po thejm kamtė bregut kti Sheut,

Tuj u pėrla me Ujk me Qen!

 

Se u krijuen kta kojshi,

Na qetsi nuk kena pasė!

Mburren pėr Fe kta faqezi!?

Por kurr Fe ata s’kan pasė

 

Fjala e Krishtit erdh prej Zotit;

Tash dymi vjet na tingllon Zani.

Mos rrini njerz nan hijen e idiotit.

Se ata janė tė shtytun prej Satani.

 

Tash dymi vjet jem tuj luftue,

Per drejtsi dhe barazi.

Por Satani i mallkue,

Po gjan shokė do faqezi!

 

Mir Hitleri e vrau veten;

Po Milloshin kush e vret?

Akuzojn UĒK-nė tė shkretėn!

Qė kanė mbrojtun fmitė e vet!

 

Gjykata e Hagės ajo don drejtsi.

Se ata kot s’e kanė krijue.

Nuk duhet tė pyesin nė Serbi!

Se ka u duhet me dėnue!

 

Qė kurė erdhi komunizmi;

Fjalėt e Biblės janė ndalue!

Por erdhi shpresa nga Perėndimi,

Qė i madhi Zot i ka ndihmue.

 

Ne pėr Botėn s’kem si shkruejm,

Masi punt tona janė ma zi!

Fatos Nana ėshtė i huej.

Prandej nė Shqipni nuk ka qetsi.

 

Kemi nji fjalė qė populli thotė:

Ujku ndrron qimen se vesin jo.

Kjo fjalė dihet nė krejt ket botė.

Feja Sllave thot po, por dalin jo!

 

Serb civil nė Kosovė s’ka pasė,

Vetėm grupe militare!

Tuj vra fmit e pleqt dhe gratė!

Tash Kosova paska (faje)!?

 

Se na ka shit Evropa plakė!

Se u friksuen prej Rusisė.

Tash ngatrrojn Gjyqin e Hagės,

Se Klintoni u prini ushtrisė.

 

Presidenti Bush ka thanė nji fjalė:

Fjalėt e Zotit duhet zbatue,

Ėshtė Liria pėr tė gjallė

Kush s’pranon ka me u pendue.

Pal Delia - New York

 

Sponsor reklama “Fakt”

    Duke parė suksesin e gazetės “Shqipėria Etnike”, nė redaksinė tonė ka ardhur njė kėrkesė pėr reklamimin e spotit elektoral tė Partisė Socialiste tė titulluar “Fakt”, por ky spot shkruhet duhet tė jetė vetėm pėr Malėsinė e Madhe. Gjithashtu kėrkesa e PS-sė ishte qė spotin “Fakt” ta fillojmė qė me qeverisjen e parardhėsve tė socialistėve, pra tė komunistėve, pasi siē thotė kėrkesa, sukseset e viteve 1945-1991 i pėrkasin njė pjese tė madhe tė anėtarėsisė sė sotme tė PS-sė, dhe nėse nuk do tė reklamonim kėto, thonė socialistėt, do humbnim njė pjesė tė elektoratit qė nė kėto zgjedhje e kemi nė ballė tė propagandės dhe “fitores” nė zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut. Por, pasi ramė dakord ta botojmė “Faktin”, na u tha se dėshira e socialistėve ėshtė qė ta botojmė nė rubrikėn “Haberet e akshamit”, dhe ne sigurisht si tė paanshėm qė jemi me politikėn po ua plotėsojmė dėshirėn socialistėve, qė pėr tė mirėn tonė e kėrkojnė fitoren e tretė radhazi, qė, siē thotė populli “E treta dhe e vėrteta”...

 

Fakt - Malėsi e Madhe (1945-2005)

PKSH-PPSH-PSSH

Sė pari: Fakt 1945-1991 nė Malėsi tė Madhe PK-PP

Fakt 1. Pushkatoi pėr bindje politike 150 malėsorė nga familjet mė tė dėgjuara tė Malėsisė, ku dhjetė nga kėto ishin femra.

Fakt 2. Burgosi pėr bindje antikomuniste plot 400 malėsorė tė cilėt i kalojnė 3000 vite burg, qė pėr nga trajtimi, Aushvici dhe Mat’hauzeni ishin parajsė kapitaliste, ndėrsa Spaēi, Burreli, Ballshi, Qafė-Bari e tė tjerė ishin njė parajsė e vėrtetė socialiste. Madje disa nga kėta tė burgosur i trajtuan aq mirė sa nuk pranuan tė dalin kurrė tė gjallė...

Fakt 3. Internuam rreth 500 vetė, sepse ata dhe familjet nuk e donin Partinė e Punės dhe tė parin e tė gjitha kohėrave, tė pavdekshmin Enver, me shpirtin e tė cilit betohen sot tė gjithė socialistėt. Nga kėto kampe internimi shumė nga malėsorėt qė patėn kėtė fat nuk u kthyen mė, edhe pse disa ishin fėmijė e pleq...

Fakt 4. Pėrkundėr tė gjitha kėtyre qė Partia i bėri pėr tė mirėn e Malėsisė, kolektivizoi, shtetizoi e shpronėsoi gjithēka duke i detyruar malėsorėt, si gjithė shqiptarėt, tė marrin bukėn me racion dhe vetėm misri, si dhe tė punojnė pėr njė gjysėm kilogrami sheqer nė ditė, nė fakt as kėtė nuk kishin ku ta merrnin. Ndėrsa prodhimet bujqėsore e blegtorale vinin me listė dhe me tallon, ashtu si nė qytet, dhe kėtė e bėmė pėr tė zhdukur ndryshimet mes fshatit e qytetit.

Fakt 5. Ndėrtuam nė malėsi 7700 bunkerė, qė i kishim pėr t’u mbrojtur nga armiqtė apo njė koalicion i tillė, provat se si mbroheshin njerėzit nė kėto pozicione i bėnė shpesh kuadrot tonė lavdiplotė...

Fakt 6. Nga Malėsia punėsuam nė Sigurimin e Shtetit plot 1300 malėsorė, tė cilėt kontrollonin gjithēka, edhe pse populli nė heshtje i pėrbuzte e i quante spiunė, ndėrsa ne i quanim “Njeriu ynė i Ri, vepra mė e shkėlqyer e Partisė P.”.

Fakt 7. Persekutimi e deklasimi nė gjithēka ishte njė hiē para qėllimit tė Partisė P...

 

Sė dyti: Fakt 1997-2005 PS

Fakt 1. Larguam nga Malėsia e Madhe tė gjitha institucionet e ndėrmarrjet, duke i kolektivizuar nė Shkodėr si nėna jonė PP-ja pėr 45 vjet.

Fakt 2. Malėsinė e Madhe e kthyem nga Rreth qė e patėn bėrė demokratėt (1992-1996), nė njė krahinė pa emėr...

Fakt 3. Me shkatėrrimin e rrethit ne socialistėt bėmė qė malėsorėt tė mos rrinin pa shkuar nė Shkodėr me javė apo muaj, por gati ēdo ditė, pėr njė punė tė vogėl, apo pėr njė shkresė apo problem tė madh. Ne dimė se kėshtu malėsorėve u duhet tė sorollaten me ditė tė tėra, por edhe tė harxhojnė para pėr tė kryer punė, por kėtė e kemi bėrė pėr disa arsye, ku mė kryesoret janė: a. Duke u sorollatur me ditė, malėsorėt rrinė pa punuar dhe janė tė ēlodhur pėr mitingjet e Partisė Socialiste; b. Duke harxhuar para pėr tė kryer punė lehtėsojnė xhepat dhe eliminojnė rrezikun e borgjezimit; c. Duke qenė se shumica e drejtuesve nė Shkodėr nuk janė malėsorė, intelektualėt e kėsaj treve janė tė lirė pėr novatorizėm...

Fakt 4. Ne kemi ēuar nė emigracion rreth 19 mijė malėsorė, ku po tė mos ishim ne qė i varfėruam me qėllim edhe sot e kėsaj dite do tė ishin kėtu. Disa gojė tė liga thonė se emigracioni ka pasur njė kosto tė lartė me jetė malėsorėsh, natyrisht kjo ėshtė e vėrtetė, por nuk ka “luftė” pa dėshmorė, dhe ata janė dėshmorėt e emigracionit, ku nėse fiton PS-ja kemi nė program t’i shpallim tė tillė, madje t’i pranojmė nė paktin tonė (tė vdekjes), ēfarė do tė thotė tė shkojnė nė “parajsė” pranė shokut Enver...

Fakt 5. Tė gjitha ato pak institucione apo ndėrmarrje tė reduktuara qė kanė mbetur, ne i drejtojmė nga militantėt tanė qė japin shembullin personal duke vjedhur gjithēka, por ama me lejen e partisė, dhe duke i paguar hakun “udhėheqjes”. Kėshtu pra pasurohen militantėt tanė, por edhe japin shembullin personal tė pasurimit...

Fakt 6. Nėse dikur merrnin ato pak ushqime qė kishte nė dyqanet tona me tallone, sot, ndonėse dyqanet janė plot, njė pjesė e madhe e malėsorėve ushqimet i marrin me listė... E nėse votoni sot pėr PS-nė do t’jua paguajm ne ato lista, dhe tė tjerat do t’i hapni vetė.

Fakt 7. Gjatė mandatit 8-vjeēar arritėm qė 1kg duhan malėsorėt ta shesin 1000-1500 lek, nga 5000-10000 qė e shisnin nė kohėn e Berishės. 1kg bimė etervajore e mjeksore ne bėmė qė tė shitet me 500-800 lekė nga 2000-5000 qė ju u detyruat ta shisni nė kohėn e PD-sė. Natyrisht kėshtu ndodhi me ne pėr tė gjitha produktet bujqėsore e blegtorale, pasi kjo ėshtė politika jonė vėrtet e varfėrimit ekonomik, por ama e pasurimit ideologjik, qė u mėson si ajo shoqja prej Beratit...

Fakt 8. Ne kemi bėrė shumė investime nė rrugė, ujėsjellėsa, rrjet elektrik etj. kėto investime disa gojė tė liga i quajnė formale, pasi p.sh. thuhet se Ujėsjellėsi i Shkrelit gjithēka mund tė sjellė, veē ujė jo, edhe pse u harxhuan gati njėmiliard lekė (tė vjetra). Gjithashtu, pėr rrugėt kudo qė janė bėrė thuhet se janė bėrė pa cilėsi dhe ėshtė vjellur nė sasi e pėrmasa, ndėrsa pėr Urėn e Rrjollit harxhuam dy herė nga 100 milion lekė, por pėr kėtė e kishte fajin shiu dhe reshjet qė ranė e jo ne, ku pėr inat tė tyre kishim prishur urėn dhe pastaj e lyem me bojė dhe na kushtoi rreth 800 milion lekė. Pėr tė mbyllur inatet e malėsorėve firmėn qė i mori kėto para e sollėn nga Tirana, ndėrsa gojėt e liga thonė se ėshtė firma e Ministrit Spartak Poēi, por edhe nėse ėshtė, ju malėsorėve s’ka ē’ju duhet, se ai ėshtė bir i lavdishėm i PS-sė.

Fakt 9. Ne si PS, 1300 spiunėt jo vetėm nuk i kemi lėnė nė rrugė tė madhe, por pjesėn mė tė madhe i kemi anėtarėsuar nė Shoqatėn e Veteranėve tė Luftės “Nac.-Ēl.”, dhe ktė e kanė merituar pasi ata kanė luftuar e zhvilluar luftėn e klasave qė ishte forma lėvizėse e shoqėrisė sonė. Nė fakt edhe sot e zhvillojmė kėtė luftė, ku demokratėt e vėrtetė i privojmė nga punėsimi, strehimi, ndihma ekonomike, barazia para drejtėsisė dhe taksave pėr ata qė janė biznesmenė etj...

Fakt 10. Ne si socialistė kemi arritur tė mbyllim dhjetra biznese e afarizma demokratėsh dhe kemi forcuar ato tonat, ndėrsa nuk kemi lėnė nė kėmbė asnjė afarizėm nga bota dhe Europa Perėndimore.

Fakt 11. Siē e keni marrė vesh para disa ditėsh ne kemi deklaruar se kemi sjellė nga Pulja-Itali rreth 20 biznesmen italianė, tė cilėt do tė marrin 70 ha tokė nė Koplik ku do tė punėsojnė 100 mijė punonjės, pra sa dy herė krejt popullsia e rrethit dhe 20 herė mė shumė se ėshtė sot popullsia e qytetit Koplik, kėtė do ta bėjmė realitet sapo tė na jepni votat, sepse tash 8 vite nuk kemi pasur kohė dhe kot nuk thonė se ēfarė bėn dekiku (minuti) nuk e bėn motmoti (viti)... Disa dashakeq tė PS-sė kanė filluar tė thonė se premtimi jonė ėshtė njė gėnjeshtėr elektorale, por ne socialistėt progresistė ju pėrgjigjemi se nuk dimė tė gėnjejmė dhe se ky investim do tė bėhet realitet, pasi garancinė e kemi tek afaristėt puljezė qė janė nipat e Fosco di Nucit, mikut tė madh tė Enverit Tonė, dhe ish-pronarė tė Levante Compani, qė zoti Nano i ka pasur miq dhe miqėsinė e ka provuar nė vitin 1991 qė sollėn ato ndihmat me tė cilat Nano nė atė kohė fitoi 10 milion dollarė dhe pasi u dėnua nga Berisha nė vitin 1998 fitoi pėrsėri edhe 70 milion lekė tė tjera. Pra malėsorė, votoni pėr ne se do tė fitoni...

Fakt 12. Pėr t’ua bėrė realitet premtimet tona kėto ditė fushate kemi sjellė disa transformatorė qė do tė pėrmirėsojnė furnizimin me energji elektrike, madje ky pėrmirėsim ka filluar qė tani pa i vendosur nė punė... Ne mohojmė gojėt e liga qė thonė se tranformatorėt janė rrangalla tė prishura e tė dala boje, dhe jo vetėm qė nuk janė blerė me para, por na janė dhėnė para pėr t’u pastruar oborrin e uzinės...

Fakt 13. Gjithsesi PS e ka pėr detyrė t’ju gėnjejė, ju e keni pėr detyrė tė besoni dhe pėr alternativat e saj tė votoni... Fakt.

Fakt 14. Pėr t’ju qartėsuar fitoren tonė nė kėto zgjedhje, ne si PS kemi ngritur dy grupe sondazhi (jo shantazhi), qė nuk i emėrtojmė si nė Tiranė “Mjaft” dhe “Gallup”, por “Llap” dhe “Llagup”, tė cilėt nė njė media tonėn ēdo natė telefonojnė nė favor tė fitores sonė e tė kandidatėve tonė... qė ndonėse janė krijesat tona na e bėjnė zemrėn mal ne socialistėve, se kot nuk thonė fjala e mirė ėshtė e mirė... pėr ditė tė vėshtirė.

Fakt 15. Mbro tė ardhmen, e jo tė ardhurat si na e deformojnė demokratėt, pasi tė ardhurat me kohė i kemi tė mbrojtura pasi i kemi transferuar nė bankat e miqve tanė nė Nairobi e Madagaskar... Fakt (apo nė fakt).

Pėrgatiti pėr botim kėtė reklamė “Fakt”

Ndue Bacaj

 

Gjergj Kastrioti, Kryeprijės i Arbėrit dhe “Atlet” i Krishtit

Duke shfletuar gazetėn “Shekulli” tė datės 14 maj 2005, ndeshemi nė njė artikull tė shkruar nga Gazmend Shpuza me titull: “Gjergj Kastrioti, jo vetėm i tė krishterėve, por edhe i muslimanėve”.

Si fillim dėshiroj t’i kujtoj prof.Shpuzės, qė kėtė vėrejtje apo sugjerim duhet t’ia kishte drejtuar kolegut tė tij (musliman) Hysamedin Ferraj, i cili me tė gjithė forcėn e pendės sė tij “anemike” u mundua tė baltojė atė qė ju e ne tė gjithė e njohim si “Heroi i Kombit”, Gjergj Kastriot. Njė gafė tė tillė e patėt bėrė edhe ju prof. Shpuza kur “thurėt” atė “palo-histori” tė Haxhi Qamilit. Askush nuk guxoi t’ju qortonte kur atė rebel anadollak, pėrveē se deshėt ta ngrini nė piedestal veprėn e tij tė turpshme, u munduat ta “ndėrkombėtarizonit”, me njė analogji sa absurde, aq dhe qesharake, duke e krahasuar me Pugaēovin rus, dhe kėtė vetėm pėr ta quajtur rebelin turkoshak, “revolucionar”. Ndėrsa ndėrkombėtarizimi i njėrit nga strategėt mė tė mėdhenj tė kohės sė tij, Gjergj Kastriotit, ju paskėsh shqetėsuar kaq shumė! E vėrteta ėshtė se krenaria dhe mburrja pėr veprėn e tij madhore i pėrket mbarė kombit, ndėrsa asaj qė ju quani “parcelė” (dhe qė faktikisht nė raport me pjesėn tjetėr tė madhe qė u konvertua nė fenė e pushtuesit) kjo realisht ėshtė “parcela e qėndrestarėve”, ndaj dhe krenaria e saj ndaj Heroit dhe “Atletit” tė Krishtit ėshtė e dyfishtė dhe nuk duhet t’i krijojė aspak xhelozi pjesės tjetėr, e cila nuk pati guximin qė bashkė me atdheun tė ruante edhe fenė 1500-vjeēare.

    Sipas studimeve tuaja, Gjergj Kastrioti na “rezulton” ortodoks! Kujt do t’i interesonte mė tepėr se sa Fan Nolit njė deklarim i tillė po tė puqej me realitetin?! Cilin mund tė bindni ju, z.Shpuza, se e njihni historinė e Skėnderbeut mė mirė se Marin Barleti dhe Fan Stilian Noli, i cili me kėtė histori mbrojti doktoraturėn nė Boston tė SHBA-sė nė vitin 1947?!

    Ju, duke na “lakuar” disa herė Rilindjen dhe rilindėsit, kėrkoni tė vendosni “ripetitorė” pėr tė pėrforcuar mendimet tuaja antihistorike. Ju, duke shfrytėzuar “aksiomėn” e Pashko Vasės: “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria” (nė mėnyrė indirekte) kėrkoni qė shqiptarėt t’i deklaroni tė pafe!

    Dua t’ju kujtoj se sistemi qė lamė pas duke spekulluar nė mėnyrė abuzive mbi kėtė postulat tė Pashko Vasės deshi tė justifikonte rrafshimin qė iu bėri kishave e xhamive, por sot ato veprime nuk mund t’ua servirėsh lexuesve (as nė formėn e njė pėrralle). Ju, disa herė thirrni nė ndihmė Fishtėn, gjoja pėr tė “argumentuar” vėrtetėsinė e konkluzioneve tuaja. Ju qė deri mė dje e denigruat figurėn e kėtij kolosi, sot e thirrni nė ndihmė vetėm pėr komercializėm, duke “lėpirė” atė qė deri dje e keni pėshtyrė...

    Zoti Shpuza, nėse e keni vėrejtur me kujdes satirat e famshme tė At Fishtės duhet tė keni lexuar edhe kėtė epitaf therės: “Pėr budallė merrni Inglizin, atdhetar merrni Hafizin”... Nuk duhet tė harroni se Fishta, bonimin Fe-Atdhe asnjėherė nuk i ka ndarė nga njėri-tjetri, dhe se atdhedashuria nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse “sinonim” i patriotizmit dhe patjetėr edhe ky “postulat” i vjen nė ndihmė “parcelės” qėndrestare. Vlen t’ju kujtojmė se nga kjo “parcelė e vogėl” dolėn “prodhimet” mė cilėsore me tė cilat mburremi para botės: Barleti, Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi, De Rada, Fishta, Gjeēovi, Gurakuqi, Doēi e deri tek Nėnė Tereza, janė “bij” tė kėsaj “parcele”. Nuk do tė zgjatem shumė, por vlen t’ju kujtoj se po tė mos ishin Fishta, Gurakuqi, Doēi, Mjeda, Logoreci e tė tjerė, ju, historiani Shpuza, do tė shkruanit me hieroglifet arabe ose me ciriliket greke. Titulli qė papėt e shekullit XV i vunė Gjergj Kastriotit duke e quajtur “Atlet i Krishtit” nuk e cėnon por e ngre nė piedestal krenarinė tonė kombėtare. Nėse ju kėrkoni tė gjeni ndonjė “atlet” qė i ka shėrbyer Turqisė, ju rekomandoj Ballaban Pashėn, i cili me njė kėrcim “akrobatik” u hodh nga Mati nė Kostandinopojė duke thyer “rekordin” e tradhėtisė mė 29 maj 1453, duke fituar garėn nė atė “kros pranveror”.

    Profesor, mė vjen keq qė duke na treguar “etalonin” e shumicės, na kujtoni “forcėn” e kolektivit dhe “vijėn e masave”, reminishenca kėto tė njė tė kaluare qė nuk ia vlen ta kujtojmė, ndėrsa termi “komb” qė aq shumė e lakoni, vjen nga arabishtja dhe tek ne u pėrdor pas Lidhjes sė Prizrenit, pikėrisht nė atė periudhė kur filloi tė zgjodhet ndėrgjegjja e asaj pjese qė ju (jo pa mburrje) e quani shumicė, e qė njė pjesė jo e vogėl e saj fjeti gjumė letargjik mbi “divanin” perandorak osman... Kjo shumicė u zgjua vetėm atėherė kur Perandoria Osmane filloi rrokullisjen.

    “Tė mos njohėsh historinė nuk pėrbėn ndonjė mėkat, por ta njohėsh dhe ta shtrembėrosh ose ta manipulosh, ėshtė faj dhe pėrgjegjėsi para brezave”.

    Unė ju dhashė njė pėrgjigje tė shkurtėr dhe pėrgjithėsuese, ndėrsa njė pėrgjigje mė tė zgjatur dhe tė detajuar jua ka dhėnė dr.Zef Mirdita, profesor universiteti nė Zagreb, nė fjalėn e tij me rastin e 600-vjetorit tė lindjes sė Gjergj Kastriotit.

    Duke bashkuar shpresėn, dėshirėn dhe bindjen se nacionaliteti, tė cilit i pėrkas ėshtė tėrėsisht europian, (pavarėsisht besimeve tė ndryshme) askush nuk do tė mund tė ndryshojė rrjedhėn e kohės, apo rrugėn e historisė. Me Europėn na bashkon gjithēka, duke filluar nga kufinjtė gjeografikė, nga historia, mentaliteti dhe etnokultura. Ēdo “mur” ndarės ėshtė i destinuar tė shembet. “Postulati” i rinisė studentore: “E duam Shqipėrinė si gjithė Europėn”, i cili u manifestua fuqishėm nė dhjetorin e “acartė” tė vitit 1990, ėshtė kthyer nė njė realitet tė pashmangshėm.

    Jam i mendimit qė ju, si profesor dhe pedagog, duhet tė bėheni shembull nė realizimin e kėsaj aspirate.

    “Atleti i Krishtit”, Gjergj Kastrioti dhe “Nobelistja” e “Shenjtėresha” e ardhshme, Nėnė Tereza, janė dy “nyje” tė pazgjidhshme qė “xhuntojnė” shekullin XV me shekullin XX, duke mbushur “vakumin” pesėshekullor qė na shkaktoi pushtimi osman, por qė nuk arriti asnjėherė tė na shkulė nga bazamenti europian dhe pėr kėtė njė meritė e veēantė i takon “parcelės sė rendimenteve tė larta”... Pa asnjė pikė dyshimi, nė rezistencėn pesėshekullore anti-osmane, meritat nuk i pėrkasin vetėm “parcelės” sė lartpėrmendur. Ka edhe nga shumica figura tė shquara, tė cilėt ndonėse e ndėrruan fenė, atdheun nuk e shitėn asnjėherė. Askush nuk mund tė mohojė apo tė anashkalojė “fatosat” e Lidhjes sė Prizrenit: Iljaz Dibrėn (Kryetar i Lidhjes), Ymer Prizrenin e Sulejman Vokshin, tė cilėt shkėlqejnė si tre “yje” nė “altarin” e kombit. Ēdo atdhetar i ndershėm do tė mburret me Mic Sokolin e Krasniqes, i cili mbushi Valbonėn me koka asqerėsh turq dhe nė fund i “vulosi” grykėn topit tė sulltanit duke i vėnė gjoksin e tij kreshnik. Nėse ajo pjesė (qė ju, profesor Shpuza e quani shumicė) do tė kishte ecur nė gjurmėt e kėtyre patriotėve (dhe nuk do tė kishte derdhur gjak pėr hesapin e sulltanėve), Shqipėria nuk do tė kishte dalė e fundit nga zgjedha osmane, por do ta kishte fituar pavarėsinė para serbėve e grekėve. Ne qėndrestarėt dimė t’i dallojmė mirė edhe kualitetet e pamohueshme tė shumicės sė “konvertuar”, tė cilėt gjithnjė u pozicionuan nė krahun e “parcelės” sė vogėl dhe natyrisht kėta ishin vizionarė dhe vetėdija e tyre anonte nga Perėndimi. Do tė fillojmė me poetin e madh, Naim Frashėri, i cilime “postulatin” e tij: “O diell, qė lind nga perėndon”, do t’ju tregonte shqiptarėve se nga duhej tė shkonin; Faik Konica, Tajar Zavalani, Mustafa Merlika, Arshi Pipa, Sami Repishti, Ibrahim Rugova, Kajmak Gazidede e deri te Kadareja, tė gjithė “pionierė” tė qytetėrimit oksidental.

    Besoj se nuk do tė quhet i tepėrt njė fragment nga mesazhet e shumta tė profesorit tė shquar shkodran, Sami Repishti, ku ndėr tė tjera thotė dhe kėshtu: “Megjithė shkėputjen 500-vjeēare nga Europa, megjithė vuajtjet dhe privacionet qė pėsuat gjatė pesė shekujve tė pushtimit osman, dhe gjatė sundimit totalitar, ju, vėllezėr katolikė, gjithmonė keni qenė nė ballė tė qėndresės. Me ju janė miliona muslimanė nė tė gjithė botėn dhe nga tė gjitha besimet e tjera. Ju do t’i prini Shqipėrisė dhe proceseve demokratike drejt Europės, sepse do tė shkojmė tė gjithė sė bashku”. (Sami Repishti, New York City, Nėntor 1997). Sė fundi, jam i mendimit se ju, profesor Shpuza, duhet tė ishit ndėr tė parėt “pėrcjellės” tė kėtyre mesazheve qė kanė nė qendėr atdhedashurinė, integrimin dhe prosperitetin e shqiptarėve dhe jo tė bėheni pjesė e regresit duke i servirur lexuesit tė pavėrtetat dhe anti-historinė. Askush nuk mund t’ju besojė se titulli “Hero Kombėtar” qė iu dha Gjergj Kastriotit “sfumohet” apo zvogėlohet nga titulli qė i dhanė papėt e shek.XV “Atlet i Krishtit”.

Jam i mendimit se shpallja e Gjergj Kastriotit “Atlet i Krishtit” ėshtė i barazvlefshėm me shpalljen e Nėnė Terezės “Nobeliste”, dhe tė dy sė bashku lidhin pesė shekujt me njė “fill tė artė” lavdie duke na dhėnė “pasaportėn” e njė nacionaliteti cilėsor dhe duke e bėrė tė pashmangshme rrugėn e atdheut tė kėtyre dy “yjeve vezullues” drejt “majave” mė tė larta tė Europės sė qytetėruar.

    Sė fundi, Gjergj Kastrioti ėshtė dhe mbetet kryeprijėsi gjenial i Arbėrit, mbrojtės i Krishtėrimit dhe qytetėrimit europian. Duhet t’i kujtojmė prof. Shpuzės se Arbėria njihet qė nė fillimin e shek.II, prandaj ta quash Epirotos, do tė thotė ta kalosh “emigrant” nė Greqi... gjė kjo qė do t’ia dėshironin grekėt...

Mark Bregu

 

FRANCEZI, TUR  ME  BIĒIKLETE  PERRETH  VENDEVE  TE  MESDHEUT

Nga  Arben  Lagreta

SHKODER: E rrallė por e vėrtetė.Njė francez 55-vjeēar ėshtė nisur nga jugu i vendit tė tij me biēikletė me synim qė tė pėrshkojė rreth 10 mijė kilometra nė tė gjitha vendet qė lagen nga deti Mesdhe.Dhe kur mėsojmė se profesioni i tij i mirėfilltė ėshtė kuzhinier, pėr momentin ēudia shtohet edhe mė shumė.

Georges Arent pasi ka pėrshkuar Italinė, Slloveninė, Bosnjėn dhe Malin e Zi ka mbėrritur pardje nė Shkodėr ku dhe ka ndenjur dy ditė.Deri nė kėtė pikė tė itinerarit tė tij tė paracaktuar, kilometrazhi i biēikletės shėnon plot 2292 kilometėr nga nisja nė jug tė Francės.Kėshtu, kuzhinieri nga qyteti Nime, i cili shtrihet nė jug tė Francės, jo shumė larg Marsejės dhe Montpeljesė, ka ndėr mend siē edhe shprehet, tė pėrshkojė nė kėtė tur 3 kontinente; Evropėn, Azinė dhe Afrikėn ose tė kalojė nė 19 shtete qė lagen nga ky det.Mesa duket i mirėinformuar, Georges thotė se “ky tur pėrbėn njė risi tė dyfishtė; ai do tė jetė turi i parė me biēikletė pėrreth Mesdheut si dhe po i pari tur nė pėrgjithėsi nė kėtė itinerar ku nuk ėshtė zhvilluar asnjė”.

Ndėrkohė, sipas planeve qw ka z. Arent, pėrvoja e fituar nga ky udhėtim prej Magelani do t’i shėrbejė edhe pėr tė shkruar sa mė me kopetencė njė libėr kuzhine pėr llojet e ndryshėm tė peshqve tė kėtij pellgu detar si dhe mėnyrat e ndryshme tė gatimit tė tij pėr vende tė ndryshme.

Pra, nė rastin e George kemi tė bėjmė me njė udhėtim maratonė nė tė cilin bashkohen sporti burrėror i ēiklizmit, profesioni si dhe turizmi qė konsiston nė dėshirėn e tij pėr tė njohur me kultura, mėnyra jetese, tradita dhe popuj tė ndryshėm.

Georges ka punuar rreth 15 vjet, deri nė vitin 1989, nė profesionin e tij nė vende tė ndryshme tė Amerikės Latine si Kolumbi, Panama, Kosta Rika e Venezuelė por edhe nė ishujt tropikatė tė Guadalupės dhe Martinik ose alias nė Francė si pasojė e kombėsisė franceze qė gėzojnė edhe sot popullsia e tyre.Eshtw kjo arsyeja qw ai ka vendosur botimin mw vonw edhe tw njw tjetwr libri pwr gatimin e llojeve tw ndryshwm tw peshqve, tashmw sipas kuzhinws latinoamerikane.

“Kam njohur mjaft njerėz tė ndryshėm dhe kjo ma ka shtuar akoma mė shumė dėshirėn pėr tė udhėtuar”, vijon Georges.

Gjatė dy ditėve tė qėndrimit tė tij nė Shkodėr ai pati rastin tė vizitonte kalanė 3 mijėvjeēare “Rozafa” e cila e impresionoi mjaft si dhe mjaft monumente tė tjera kulturore tė kėtij qyteti.

Kėshtu, z. Arent, tashmė ka lėnė prapa qytetin e Rozafės duke udhėtuar i vetėm me biēikletėn e tij “besnike” drejt Durrėsit, Elbasanit dhe Korēės.Pėr tu hedhur nė vijim nė Greqi si vendi i radhės mesdhetar, siē dhe e tregon me gisht nė hartė.Radhė nga e cila mund tė devijojė mbase vetėm Izraelin.”Atje ka pasur shumė probleme kėshtuqė ka shumė mundėsi ta shmang nga itinerari im”, nėnvizon ai.

Ndėrsa fundin e kėtij turi tė guximshėm i cili do tė mbyllet pas kalimit me traget tė ngushtisės 17-kilometėrshe tė Gjilbraltarit, Georges e ka parashikuar nė dhjetor tė kėtij viti, me rastin e festės tradicionale tė Krishtlindjeve.”Sidoqoftė deri atėherė ka kohė pasi kam shumė rrugė pėrpara”, pėrfundon ai, i vendosur nė misionin e guximshwm dhe unikal qė i ka vėnė vetes.

 

Shqipėria e vogėl e krimeve tė mėdha

Po afron 3 korriku, po afrojnė zgjedhjet parlamentare. Situata ėshtė tejet e tensionuar. Demokratėt ndihen tė terrorizuar. Por shumė prej tyre edhe mungojnė sot. Edhe ky ēift, Kreshnik Osmani dhe Manjola Zojza, qė dashurinė e lidhėn pėrmes njė kalvari vuajtjesh e persekutimi, nuk do tė votojnė, pasi kanė marrė rrugėn e emigracionit pėr tė shpėtuar nga vdekja. Po si qėndron tragjedia e tyre?

    Mė 31 mars 1994, Kreshnik Osmani ėshtė pranuar anėtar i Shoqatės “2 Prilli”. Mė 11 janar 1995 ėshtė inkuadruar nė Shoqatėn Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, ku u bė anėtar. Ėshtė aktivizuar politikisht ku nė takimet mė tepėr se nė veri, nė jug tė Shqipėrisė, kanė qenė tė dendura. Jugu shqiptar, bastion i komunizmit ka qenė pėr Kreshnik Osmanin dhe demokratėt e tjerė, vendi ku janė zhvilluar takime me kryetarėt dhe kėshillat e organizatave tė ndryshme si nė Korēė, Pogradec, Vlorė, Memaliaj, Gjirokastėr, Tepelenė, nė fshatrat e Dropulli, Patos, Fier, Lushnje, Berat. Ekskursionet kishin dy qėllime: sė pari, pėrēuarjen atje tė ideve patriotike dhe sė dyti, shkėmbimin e eksperiencave me forcat demokratike nė ato qytete. Kėto lėvizje organizoheshin veē e veē nga kėto dy shoqata, por shpesh herė edhe sė bashku.

    Shkodra, si kryeqendėr e Veriut, e kulturės dhe antikomunizmit shqiptar, ka qenė e viktimizuar qė nė 1944, por persekutimi antinjerėzor i pashoq u shfaq mbas vitit 1997, vit kur social-komunistėt, qė ende janė nė pushtet, uzurpuan shtetin. Biznesi, kryesisht i xhaxhait tė Kreshnikut, ishte i suksesshėm nga viti 1992 deri mė 1997. Biznesi i miellit i kėsaj familjeje nė qendėr tė Shkodrės qe shtrirė edhe nė Durrės e Fushė Krujė. Por marsi i 1997-s shkatėrroi ēdo gjė. Nė Durrės bandat e Fatos Nanos bastisėn e pastaj u vunė zjarrin magazinave tė miellit. Kreshniku, mė 17 mars 1997 niset nga Shkodra pėr tė shpėtuar magazinat e miellit nė Fushė Krujė, por e marrin forcėrisht, e dėrgojnė nė komisariatin e policisė nė Krujė. Mbas 3 orėsh njė shef i thotė se pse nuk ka liruar magazinėn. Pasi e lirojnė, edhe aty magazina e miellit bastiset e digjet. Ėshtė kthyer ilegalisht nė Shkodėr, pasi mund tė vritej rrugės.

    Si anėtar i PD-sė qė mė 1995, ka marrė pjesė aktive nė zgjedhjet, si ato tė pushtetit qendror ashtu edhe lokale. Mė 14 shtator 1998, kur u varros Azem Hajdari, para televizionit kombėtar arrestohet nga dy policė, ēohet nė Komisariatin Nr.3 nė Tiranė, ku jo vetėm merret nė pyetje politikisht, por edhe rrahet.

    Mė 20 tetor 1998 thirret nė Komisariatin e Shkodrės, ku gjatė hetimeve goditet nė kokė duke marrė fraktura nė pjesėn e prapme tė saj dhe plagė tė rėnda nė pjesėn e majtė, ku bėhet kontigjent i spitalit.

    Mė 1997 nisi studimet nė Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ku si student dallohet nė propagandimin e ideve demokratike. Nė zgjedhjet parlamentare tė 24 qershorit 2001, reflekton pjekuri politike duke bėrė thirrje publike kundėr komunizmit. Mė 15 shtator 2002 niset nga kryetari i PD-sė Shkodėr pėr veprimtari politike nė Bajram Curri. Nė Tropojė takohen me Azgan Haklajn dhe anėtarė tė tjerė tė kėshillit tė PD-sė. Nė kthim, mė 17 shtator 2002, duke hyrė nė Pukė, dy policė ndalojnė Kreshikun dhe shokun e tij dhe i ēojnė nė policinė e Pukės. I ndanė veē e veē, i pyesnin pėr aktivitetin politik, i torturonin. Mė 20 shtator i lirojnė tė dy.

    Nė tetor 2002 demokrati Kreshnik Osmani njihet me aktivisten dhe anėtaren e PD-sė qė nga viti 2001, zonjushėn Manjola Ndue Zojza. Manjola rridhte nga njė familje antikomuniste dhe ka patur probleme me policinė mė shumė si anėtare e Unionit tė Rinisė Studentore pranė Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Mė 2 prill 1992, Unioni Studentor organizon pėrkujtimoren e 2 prillit 1991, pėr tė nderuar katėr dėshmorėt Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun, Besnik Cekėn e Arben Brocin, por Manjola atė mbrėmje arrestohet pėr t’u pyetur e rrahur e pėr t’u liruar mė 8 prill 2002. Kjo vajzė arrestohet edhe nė Koplik nė tetor 2002, ku rrahet e i bėhet edhe presioni psikologjik.

    Nė mbrėmjen e 30 nėntorit 2002, nė shtėpinė e Manjolės arrestohet edhe Kreshniku. Tė dy rreth orės 800 tė mbrėmjes merren nė pyetje dhe torturohen, pasi dy ditė mė parė, mė 28 nėntor kishin marrė pjesė nė festimin e kėtij pėrvjetori. Kreshniku lirohet mė 3 dhjetor, pas shumė torturash, por nuk dinte gjė pėr fatin e Manjolės, tashmė tė fejuarės sė tij. Gjithsesi, merr vesh se atė e kishin liruar natėn e arrestimit, pas tre orėsh tortura, ku njė hetues i kish bėrė presion jo vetėm tė mos merrej me politikė, por tė ndahej edhe nga Kreshnik Osmani, pasi ishin fe tė kundėrta. Edhe konfliktet ndėrfetare qė dirigjohen nga politika janė njė fenomen pėr shoqėrinė shqiptare. Por Kreshniku e Manjola tashmė duheshin. Mė 25 dhjetor 2993, natėn e Krishtlindjeve, ata kishin vajtur nė kishėn tek Arra e Madhe. Dikush i kish thėnė djaloshit tė largohet nga aty. Jashtė ka gjetur gomat e para tė makinės tė ēara me thikė dhe xhamin e shoferit tė thyer, por edhe njė letėr “Mos hajde mė nė kishė...”.

    Manjola ėshtė mbajtur nga 11 prilli deri mė 14 prill 2003 nė komisariat me akuzėn banale se ėshtė ofenduar Kryeministri shqiptar Fatos Nano. Po dy ditė mė vonė, mė 16 prill 2003, thirret nė komisariat Kreshniku. Pas rreth 6 orėsh pyetje e pėrgjigje, hetuesi degjeneron duke i thėnė Kreshnikut: “Qysh kur ju myslimanėt vendosėt tė merrni vajza katolike?! Fejesa jote nuk do tė ketė jetė tė gjatė!”, dhe urdhėron policėt ta godasin me shkop gome. Kėrcėnatat kanė vazhduar njė pas njė, por mė 5 gusht 2003, duke u kthyer nga Berdica, fshat rreth 6 km larg Shkodrės, Kreshnikun e Manjolėn, tek Harku i Berdicės i kanė rrahur tre djem me shkopinj druri, u kanė shpuar biēikletat. Me atė rast detyrohen tė qėndrojnė nė ilegalitet pėr njėfarė kohe. Por me rastin e Pashkėve tė vitit 2004, ata vendosėn tė shkojnė nė Kishė tė Madhe. Eh, nė rrugėn “3 Heronjtė”, ndalon njė makinė nga ku dalin dy djem me pistoleta nė duar. I futin nė njė mercedez tė zi, i ēojnė jashtė qytetit, nė fshatin Boks, ku i rrahin, i kėrcėnojnė se nėse i shohin mė bashkė do i vrasin dhe ashtu i lėnė pa ndjenja. Pasi janė pėrmendur, meqė kish rėnė nata dhe s’dinin ku janė, janė orientuar me njė dritė ku pas 25 minutave rrugė kanė shkuar tek njė shtėpi. Aty kanė marrė ndihmėn e parė, kanė fjetur atė natė dhe tė nesėrmen falė Zotit kanė shkuar nė shtėpi. Por ky ēift, duke parė tepėr tė rrezikua jetėn, ka marrė rrugėt e perėndimit, ndoshta pėr tė mos u kthyer kurrė mė nė Shqipėrinė e vogėl tė krimeve tė mėdha.

                                                                                                                                                                                                                    Rifat Ymeri

PRONESIA E TOKES: NJE TJETER VRASJE NE MALESI TE MADHE

PAS VITIT 1990, kur ne Shqiperi fi8ulluan procesed Demokratike,nje nga proceset themelore ishte ai i pronesise.Kjo,pasi per me shume se 45 vjet ,rregjimi komunist kishte shpronesuar tegjithe pronaret e ligjshem, duke i kthyer te gjithe ne ”te barabarte”,por edhe ne vitet me vone,pra edhe tasti ,problemet nuk jane zgjidhur.Ato u thelluan e po thellohen ,ne menyre te vecante me tokat bujqesore dhe trojet sidomos ne fshatra e komun a.Shkak i konfklikteve ku jane rregjistruar qindra e qindra vrasje ,eshte ligji famekeq 7501 ,i cili ne vend te zgjidhe ceshtjet e pronesise ,i ka ngaterruar edhe me keq.Ky Ligj,megjithese i kritikuar nga shume organizza Nderkombetare,vazhdon te jete ende ne fuqi dhe Parlamenti shqiptar nuk duket se ka qellimin qe ta ndryshoje.Pra ,ceshtjet e pronesise ,po stimulojne dhunshem fenomenin mesjetar te vrasjeve,te ngujimit te familjeve,te konflikteve qe po e cojne Shqiperine gjithmone e me  mbrapa.Pak dite me pare,me 1 Qershor ,u rregjistrua nje tjeter viktime per ceshtjet e pronesise.Gjin Narkaj  nga Kastrati vrau per ceshtje te pronesise se tokes,bashkefshatarin e vet Fran Lulati.Ngjarja e rende ka ndodhur ne Lagjen Ndrecaj te fshatit Bajze ,Komuna Kastrat ne Malesi te Madhe.Mjaftoi kaq dhe pas kesaj vrasjeje,sic ndodh rendon ne keto treva ,hyn ne fuqi fenomeni i Gjakmarrjes,duke perfshire te gjithe familjen e Gjin Narkajt,vellezerit e tij,nipa e kusherinj.Keshtu Nikoll Narkaj ,i dtl.08.05.1961 ,lindur ne Vukpalaj te kastratit,vella me vrasesin Gjin,u detyrua te kaloje per te jetuar ne ilegalitet te plote.I kercenuar me jeten e tij,por edhe te familjes e te te afermve nga njerezit e viktimes,ai jeton i fshehur. Te njejtin fat te keq pesoi edhe vellai tjeter Luigj Narkaj,familjarisht.Te afermit e viktimes Fran Lulati,sipas zakonit kerkojne te marrin hak.Pra,vrasja e diteve te fundit ka bere qe jo vetem Gjin Narkaj qe vrau per ceshtje prone Fran Lulatin,por edhe vellezerit e tij Luigj dhe Nikoll Narkaj ,familjarisht te ngujohen apo te jetojne te fshehur,pasi askush nuk ua di adresen .Nga ajo dite dhe ne vijim,familjet Narkaj dhe Lulati ,jane ne konflikt te hapur ,i cili nisi me pronesine e tokes dhe tashme eshte i renduar nga fenomeni i gjakmarrjes.Te gjithe meshkujt e familjes Narkaj,kudo qe mund te takohen nga njerezit dhe te afermit e familjes Lulati,do te qellohen me arme per t’u vrare.Eshte ky rregulli kryesor i  Kanunit te Leke Dukagjinit,fatkeqesisht  me shume autoritet ne zonat rurale si ajo e Dukagjinit dhe e Malesise se Madhe.

Pra,ndodhi nje vrasje qe nuk dihet ku e ka fundin.Si ne shume raste te tjera edhe kjo mund te marre shume jete te pafajeshme.

Vasel Gilaj