koka

nr. 4

alukit

numrat

 

                Nga: Agron Luka

                Tullėn e bazamentit Evropės ia vuri kristianizmi

                Jo rrallė dhe jo pa njė farė qėllimi, harrohet se Europa e re e parametrave tė sotėm dhe sė nesėrmes sė hapur, ėshtė njė vepėr e pėrbashkėt e pjesės mė tė mirė e progresiste tė Europės Perėndimore e Lindore.

                Pak kohė mė parė mė patė rėnė nė dorė njė libėr qė titullohej: “Verso Europa Unita, Il difficile percorso dall 1950, fino ad oggi”, Mauro Cavina, Roma 1955, Fondo Sociale Europeo.

                Autori duke e sjellė si njė lloj bashkimi nga lart - poshtė i statistėve europianoperėndimorė, kishte “harruar” se edhe pjesa progresiste e elementeve tė sė majtės dhe tė sė djathtės europianolindore, ka pasur kontributet e veta nė kėtė rrugė tė gjatė e tė vėshtirė e qė sigurisht se nuk zanafillon tek v 1950, por shumė e shumė mė larg.

                Mbi tė gjitha italiani Cavina “harron” edhe njė gjė elementare, qė njė shqiptar e kishte vėnė nė dukje qysh me 1955: se Europa Lindore ėshtė njė pjesė shumė e rėndėsishme e trupit dhe e Hartės sė Europės, pa tė cilėn as nuk mund tė flitet pėr Europė, vetėm n.q.s. ky autor dhe ata qė mendojnė si ky, kanė ndėrmend tė na kthejnė nė ato projektet e realitetet e hidhura tė “Luftės sė Ftohtė” tė dy Europave. (!?)

                Kam kėtu pėrpara njė tok reliktesh, letra tė zverdhura e tė nxira tė mbledhura me nga njė gjilpėrė, tashmė tė ndryshkura nga koha 46 vjeēare. Fletė nė dorėshkrim me shėnime telegrafike tė mbajtura pėrgjatė tė parės Konferencė Owest - est tė parlamentarėve, personaliteteve tė shquara pacifiste, gazetarėve etj.; pjesėn gati tė plotė tė fjalimit tė shkruar dhe tė lexuar nga delegati shqiptar Gjovalin Luka, nė njė nga seancat e diskutimeve; pjesė tė shėnuara me dorė nga diskutimet e debatet e delgatėve europianė perėndimorė e lindorė; njė artikull tė pėrfunduar komplet, i shkruar pėr publikun e gjėrė shqiptar, duke pėrfshirė edhe materiale qė ia kishin dėrguar delegatėt perėndimorė e lindorė; Komunikatėn e Pėrbashkėt, pėr tė cilėn kishte kontribuar dhe e kishte firmosur edhe Gj. Luka; njė tog fotografishė tė atij evenimenti; shėnime udhėtimi; Vizat e hyrjes e daljes etj.

                Me 1 shkurt 1955, Gjovalin Luka, Deputet i Shkodrės, anėtar i Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė R. P. Sh., pėrfaqėsues i Komitetit Shqiptar pėr Mbrojtjen e Paqes etj., u thirr me urgjencė nė njė nga zyrat e Agjit / Propit tė K. Q. tė PPSH, ku iu bė e ditur se do tė nisej tė nesėrmen pėr nė Varshavė, nė njė farė konference europiane me delegatė tė perėndimit dhe lindjes, pėr problemet e paqes, problemin gjerman, pėr ēarmatimin etj. Me kėtė rast N. Hoxha, pėrveē disa porosive gojore i dorėzoi edhe disa shėnime me pika plani tė shkruara nga vetė Enveri, nė tė cilat theksohej tė sqarohej pozita e PPSH dhe e shtetit shqiptar: me frymėn e luftės sė ftohtė, me konfrontimin, mundėsisht edhe me luftė midis dy kampeve e Europave, ku vihej nė dukje se kampi i socializmit me BRSS, vendet e demokracive popullore plus Kinėn e Madhe, tashmė kishin epėrsi nė armėt konvencionale dhe atomike si dhe nė sasinė numerike njerėzore, duke llogaritur edhe popujt revolucionarė tė botės, sidomos ata tė Orjentit. Nė pėrgjithėsi frynte luftėnxitja, mosbesimi ndaj paqes dhe bashkekzistencės paqėsore, antieuropianizmi, thellimi i luftės sė klasave etj., etj.

                Gj. Luka e grisi copė - copė atė material hipokrit e pervers tė E. Hoxhės dhe copat fluturuan nėpėr fushėn e gjerė pa anė e fund tė Europės Qendrore qė nga dritarja e trenit, nė rrugėn Budapest - Varshavė...

                Ai foli ashtu siē ia bluante mendja luftėtarit tė shquar antifashist tė aleancės anglo - sovjeto - amerikane, siē ia diktonte ndėrgjegja e qenia e tij, idetė e aspiratat pėrparimtare me tė cilat ishte edukuar, siē edhe kishte shkruar qysh me 29 Nėntor 1944 se “tė gjithė bashkė do ta festonin Ēlirimin e Fitoren Pėrfundimtare me Ēlirimin e Berlinit nga luftėkrijuesit”.

                Ka ardhur koha qė nga organet e Presidencės sė R. Sh., nga organet lokale etj., tė mos bėhet “i pa dituri” apo edhe pėrvehtėsimi, le t’u jepet nderimi i merituar edhe pionierėve tanė qė ēanė nė kėtė rrugė, madje lanė edhe kokat!

                Pėr Europėn e re komunitare e paqėsore tė fėmijėve e nipave.

                Ja fjala qė mbajti Gj. Luka nėnjė nga seancat e diskutimeve, tė cilėn e japim sipas shėnimeve nė dorėshkrim, origjinale tė v 1955.

                Aty ku ka pasur ndonjė pjesė fare - fare tė vogėl tė dėmtuar, plotėsimi ėshtė bėrė sipas vetė prindit tim.

                Nė seancėn pėrfundimtare tė mbydhjes, kur iu dha edhe njė herė fjala, Gj. Luka tha: “Nuk do t’ju marr mė kohė sepse kam folur e diskutuar edhe radhėn e parė. Kėtu dua vetėm tė shtoj se nė pėrgjithėsi, solidarizohem e jam dakord me ato ēka foli kėtu parafolėsi bullgar si edhe tė gjithė delegatėt e tjerė, jam dakord edhe me projekt Deklaratėn e pėrbashkėt, me ndonjė redaktim tė vogėl.

                Ju faleminderit.”

 

                Tė nderuar pralamentarė e pėrfaqėsues tė tjerė tė shquar europianė,

                Delegati shqiptar i ndoqi me interesim tė veēantė shpjegimet qė na dhanė kėtu delegatėt parlamentarė dhe personalitetet e tjera tė shquara tė Europės Perėndimore, rreth punimeve tė Konferencės Internacionale tė Parisit, pėr “Problemet e paqes, Zgjidhjeve paqėsore, Ēarmatimit, Zgjidhjes paqėsore tė problemit gjerman etj.”, qė u zhvillua nė Paris nė datat 10 - 11 Dhjetor 1954.

                Me kėtė rast na u dhanė edhe sqarime tė plota e tė sinqerta, rreth incidentit tepėr tė rėndė e poshtėrues tė qeverisė franceze, pėr mos dhėnien e Vizave tė hyrjes, delegatėve europianolindor, ēka ēoi sipas edhe vetė jush qė ajo konferencė tė mos quhej si e plotėsuar dhe tė mos i kishte atributet si plotėsisht europiane.

                Tue shprehė ndjenjat dhe bindjet e popullit shqiptar, Kuvendi Popullor i R. P. Sh. Komiteti shqipėtar “Pėr Mbrojtjen e Paqes” dhe shtypi shqiptar mė kanė ngarkuar mua si delegatin e tyre, t’ju falenderojmė juve delegatėve tė shquar progresistė e pėrparimtarė tė perėndimit, pėr kėtė inisiativė fisnike dhe t’ju deklaroj se bashkohemi plotėsisht me Venidmet qė ishin marrė nė atė Konferencė tė Parisit, tė cilat do ti ridiskutojmė  e avancojmė edhe kėtu tė gjithė sė bashku, duke e unifikuar si tė thuash kėtė Konferencė me dy faza, tani me rastin e takimit nė Varshavė. (nė datat 6 - 10 Shkurt 1955)

                Gjithashtu jam i ngarkuar dhe i detyruar qė tė ēfaq fjalėn dhe dėshirėn e vėrtetė tė njė vendi tė vogėl, por tė vendosur tė qėndrojė kurdoherė i patundur pėrkrah vendeve dhe forcave paqedashėse e demokratike europiane, pėrkrah frocave qė luftojnė pėr zgjidhjen e drejtė dhe paqėsore tė problemit gjerman si dhe tė shumė ēėshtjeve tė tjera tė mbetura pezull qysh nga mbarimi i Luftės sė II.

                Nacioni ynė kahmot, pėrpara pushtimit turko - osman, quhej alban, ndėrsa territori Albania. Sado qė pushtimi qe i randė dhe i stėrzgjatur, vendi ynė nuk u shkėput nga ēdo lidhje me kolektivin europian. Nė kohėn e fitimit tė indipendencės me 1912 (nė sajė edhe tė pėrkrahjes europiane), qeveria e re legalizoi dhe zyrtarizoi edhe njė palė emėrtime relativisht tė reja, qė janė kryesisht pėr pėrdorim tė mbrendshėm.kryetari i shtetit tė ri deklaroi dhe nėnvizoi se populli ynė i pėrket grupit tė popujve tė Europės lindore nė juglindje tė Ballkanit, por do tė shtonja se pėr shkak tė pozitės gjeografike nuk na mungojnė as lidhjet me grupin europianoperėndimor.

                Gjithė historia e gjysmės sė shekullit XX qė shkoi, e ka mėsuar popullin shqiptar pėr tė qenė me tė gjitha forcat e tia kundėr militarizmit. Sado qė vendi ynė gjendet nė njė qoshe tė Adriatikut, qė mund tė vėshtrohej si shmang luftės siē edhe ua ka ėnda disave, ai vuajti shumė nga lufta e parė botėrore ose mė drejtė europiane, kurse jgatė luftės sė dytė europiano / botėrore pėrsėri popullit shqipėtar iu desht tė luftojė pėr 6 vjet rresht kundra fashizmit okupator italian e gjerman, qė tė rifitojė indipendencėn e humbur dhe lirinė, duke bėrė sakrifica tė panumurta. Kėto humbje qenė shumė tė mėdha nė krahasim edhe me popullsinė e sidomos me disda popuj tė tjerė europianė: 28 000 tė vrarė; 12 600 tė plagosur; 15 500 tė internuar e tė burgosur; 35 % e fshatrave e qyteteve tė djegura; humbjet materiale tė tjera e grabitjet nė natyrė tė pasurive minerale arrijnė nė afro 1 miliard dollar amerikanė tė llogaritura kėto me kursin e kėmbimit tė v 1938. (Shėn.: Pėr hir tė sė vėrtetės historike, prindi im ma kishte lėnė me porosi kėtė shėnim, se kėto shifra pėrmbanin ekzagjerime tė dukshme, sidomos me ato 28 000 dėshmorėt)

                Pėr t’i vue nė vend tė gjitha kėto dėmtime materiale popullit shqipėtar do t’i duhet tė punojė me sakrifica e forca tė shumfishuara edhe pėr shumė vjet tė ardhshme me radhė. Pėr kėtė arsye ne duhet tė na jepen reparacionet e luftės, madje me urgjencė! Ėshtė shumė i ēuditshėm e paradoksan ndonjė za qė kėrkon qė Shqipėria e vogėl t’ua falė reparacionet e luftės tė mėdhenjve!?

                Janė dhjetė vjet qė populli shqipėtar po punon pėr tė hedhur bazat e socializmit, d.m.th. tė njė shoqėrie tė zhvilluar ekonomikisht e tė emancipuar kulturalisht. Nė sajė tė punės vetmohuese tė punėtorėve, fshatarėve e intelektualėve tonė, ne kemi arritur disa suksese tė para. Ne kemi tashti fabrikat tona, kemi njė bujqėsi qė po pėrparon dhe njė zhvillim kultural tė pa njohur ndonjėherė mė parė tek ne, duke u krahasuar edhe me prapambetjen e injorancėn e thellė orientale qė kishim trashėguar. Pa qenė tė vetkėnaqur, ne kemi besim nė tė ardhmen. Prespektivat me futjen e Albanisė / Shqipėrisė nė O. K. B. dhe me frymėn e re tė bashkekzistencės e bashkėpunimit janė tė mira e reale.

                Aktualisht qarqet militariste ende nuk i kanė nxjerrė sa duhet mėsimet e luftės sė dytė botėrore, megjithėse edhe pas saj ato u ndodhėn pėrpara ngjarjesh aspak tė kėndėshme. Kėto qarqe militariste i kanė shtuar pėrpjekjet e tyre pėr militarizimin e Gjermanisė Perėndimore, pėr rilindjen e njė Vermahti tė ri, i kanė shtuar pėrpjekjet pėr tė ecur nė rrugėt qė tė ēojnė nė agresione e nė luftė. Mjafton tė kujtojmė kėtu “Alarmin atomik” tė luftės sė Koresė... qė duhet tė na bėjė tė gjithėve tė mendohemi thellė e ti vėmė mirė gishtin kokės. Pėrpara syve tanė po zhvillohen nga qarqet militariste ditė pėr ditė edhe nė ēdo drejtim orvatje nga mė diaboliket dhe ciniket pėr t’u pregatitur moralisht e materialisht forcat e errėta, qė duhet tė marrin nė dorė punėt nė Gjermaninė Perėndimore e nė vendet e tjera.

                “Zotit tė Ri” - armės nukleare e termonukleare, po i thuren hymne histerike lavdie. Gėnjeshtra dhe shpifja, duke akuzuar palėn tjetėr, po fitojnė terrene...

                Por pėrkundėr kėtyre ėshtė edhe njė fakt tjetėr i pamohueshėm dhe qė duket fare kjartė: Se ēdo ditė qė shkon, propozimet e drejta dhe konstruktive paqedashėse tė kampit socialist aktual tė BRSS dhe vendeve tė demokracive popullore tė Europės lindore, pėr zgjidhjen paqėsore tė tė gjitha problemeve, pėrfshi edhe problemin gjerman etj., po rrėmbejnė mendjet dhe ndjenjat e miliona njerėzve nė tė gjithė Europėn mbarė. Nuk mund tė mbulohėn kėto propozime tė drejta dhe tė sinqerta, me gėnjeshtra dhe shpifje, sepse “gėnjeshtra dhe shpifja i kanė kambėt e shkurta”, siē e shpreh  njė proverb i vjetėr i popullit tonė. Ne me gėzim po konstatojmė kėtu se shumė e shumė parti europianoperėndimore, shumė e shumė personalitete tė rrangut mė tė lartė europian, shumė pėrfaqėsues nga shoqatat e ndryshme janė shprehur nė favor tė bashkekzistencės e bashkpunimit paqėsor,  madje edhe nga vetė pėrfaqėsuesit e gjermanėve tė perėndimit e lindjes po na jepen sigurime se populli gjerman nė shumicėn e tij ėshtė pėr paqen e ndėrtimin paqėsor. Senatori demokristjan italian z. Mario Rofi na ka befasuar madje me deklaratėn e tij se nė Senatin italian, kanė vėtuar kundėr ratifikimit tė tė traktateve ushtarake tė aleancės perėndimore (NATO e mėvonshme dhe e sotme. Shėn. Yni A. L.) edhe 28 senatorė italianė demokristjanė. Dhe me gjithė kėto dėshira masive popullore europiane pėr paqe, prap se prap mendja e qarqeve agresive e militariste, sidomos nė SHBA, vazhdon tė pretendojė qė tė militarizohet menjėherė Gjermania dhe pastaj hajdeni e tė bisedojmė. Ē’absurditet! Ideatorėt dhe pėrhapėsit e kėtyre ideve e praktikave, janė edhe autorė absurditetesh tė tjera, duke u justifikuar se duhet tė veprohet ashtu sepse “kryqėzohen shumė interesa” etj, etj...

                Sot nė realitet ēdo njeri i ndershėm dhe me sadopak “buonsenus europian” duhet tė prononcohet pėr interesin e sigurinė e Paqes, para sė gjithash. Nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, ai do tė pyesė: Si dhe pėr ēfarė ka propozuar B. Sovjetik i sotėm?

                Ja fare thjeshtė e qartė, konkretisht: Thirrjen e njė Konference tė nivelit tė lartė tė Katėr Fuqive tė Mėdha, pėr zgjidhjen e problemit gjerman dhe problemeve tė tjera vetėm me rrugė paqėsore.

                Dhe cila ėshtė pėrgjigja e anės tjetėr? Ēuditėrisht njė: Jo!

                Propozimi tjetėr: Mbi thirrjen e njė Konference tė nivelit mbareuropian, pėrfshirė si garante edhe SHBA, pėr arritjen e njė Pakti tė Sigurimit Kolektiv Europian?

                Pėrgjigje: Jo!

                Pėr propozimin tjetėr: Pėr zgjedhjet e lira dhe demokratike nė tė gjithė Gjermaninė, duke respektuar nė radhė tė parė Marrėveshjet e Ptsdamit dhe pastaj edhe vetė dėshirėn e Anglisė e SHBA sipas propozimeve tė Sir Entoni Iden, pėr krijimin e njė Komisioni Internacional pėr zgjedhjet nė Gjermani?

                Pėrgjigja: Asgjė konkrete, fjalė evazive, shtyrje kohe kot...

                Por, a mund tė shtyhet kėshtu duke thėnė gjithmonė Jo?

                A nuk duhet filluar edhe nga Po - tė?

                “Nuk mund tė jetohet, duke thėnė gjithmonė Jo”, thotė njė fjalė e urtė. Nė fakt, gjithė kėto Jo, a nuk janė edhe si tepėr diskredituese pėr vetė autorėt e tyre?!

                Kėshtu ta humbasim kot shansin e kohėn e ēmueshme tė ndėrtimit tė Paqes, duke projektuar Luftėn, qoftė edhe me njė “luftė tė ftohtė” levash e bėrrylash nėn rrogoz, mendoj se do tė ishte fatale.

                Ēdo njeri i ndershėm dhe me sadopak “buonsensus europian”, do tė pyesė mė nė fund: Po mirė atėhere, ēfarė propozojnė apo kundėrpropozojnė vetė Europa Perėndimore, Britania e Madhe dhe SHBA?

                Dhe, vini re: As mė pak e as mė shumė, por afėrsisht po tė njėjtat propozime e mendime, veēse...: Nuk ka as bisedime e as marrveshje mė pėrpara se sa ne tė krijojmė e armatosim ushtrinė e re revanshiste gjermane! Dhe pasi tė bėhen kėto, atėhere do tė bisedojmė?! Dhe, d.m.th. me gjuhėn e armėve?!...

                Por, kėshtu me sa duket nė kėtė mes, ėshtė shumė e vėshtirė tė mbulohet me “deklarata paqėsore” hipokrite e formale, etja e re pėr organizimin e blloqeve agresive militariste, pėr ndarjen e Europės nė dy gjysma etj. Pėrse duhet ti bėjmė kėto blloqe ushtarake e ti ratifikojmė Traktatet, pėrderisa janė mundėsitė reale tė mos i bėjmė? Pėrse na duhen Blloqet ushtarake, kur kemi gjithato avantazhe nga mjetet dhe mundėsitė paqėsore? Njė politikė e tillė, d.m.th. “Politika e Forcės”, sidoqoftė ėshtė kurdoherė herėt apo mė vonė, tė dėshtojė. Ėshtė e vėrtetė se “strategėt e luftės” mundohen ti “argumentojnė” sa mė mirė qėllimet e tyre me justifikime gjithfarėsh, por fatkeqėsisht nė kėtė “kohėn e re atomike”, ja qė “Jorgani na ka qėlluar i shkurtė” pėr tė gjithė.

                Ēdo njeri me vullnet tė mirė, pavarėsisht nga idetė e opinionet e ndryshme, aq mė tepėr kur ndodhet kėtu nė Varshavė, nė kufirin ndarės konvencional midis dy Europave, njė realitet i krihjuar pėr fatin e keq, e kupton tashma menjėherė dhe nuk mund tė mos e kuptojė se sa e rrezikshme dhe se ēfarė dėmi kolosal do t’i sillte kėtij shekulli kjo ideja e Blloqeve dhe garės militariste, ideja e garės atomike, ideja e ndarjes dhe pėrjetėsimit tė ndarjes sė Europės nė dy gjysma, njėra kundra tjetrės. Ne po e theksojmė kėtė me shumė shqetėsim dhe nuk ėshtė ndonjė lloj koinēidence e rastit qė kėtė konstatim e dėgjuam kėtu edhe nga shumė parafolės tė nderuar.

                Kurdoherė nuk mund tė jemi vonė e tė penduar, kur bėhet fjalė pėr Paqen, paqja ėshtė e bardhė dhe normale, lufta ėshtė e zezė dhe anormale. Herodoti antik shkruante se “nė luftė prindėrit varrosin fėmijėt, ndėrsa nė Paqe normalisht fėmijėt duhet tė varrosin prindėrit”. T’i lėmė pra fėmijėve e nipave njė Europė me Paqe, njė Europė pa armė.

                Kėtu kemi njė dėshmitar tė gjallė, tė respektuarin Eduard Daladier... askush nga ne nuk do tė guxonte ta akuzonte pėr pėrpjekjen e Paqes, sepse Paqja aq mė tepėr ėshtė imperative sot, kur fare mirė e dimė nga eksperienca praktike e Hiroshimės dhe Nagasakit, se ēfarė rrezikojnė sot armėt nukleare dhe termonukleare me hidrogjen, kur ka specialistė qė flasin edhe pėr zhdukjen totale tė jetės biologjike mbi globin tonė!

                Jeta dhe tragjeditė e tė dy kasaphanave tė filluara nė Europė, i kanė bėrė popujt e gjithė Europės tė mendohen thellė dhe ata herėt apo mė vonė, nė fund tė fundit do ta thonė fjalėn dhe vullnetin e tyre paqėsor, pėr njė Europė tė Re, nė Paqe, pa kufinj e ndarje nacionale, me njė gjuhė tė unifikuar etj, pavarėsisht se ēfarė drejtimi duan sot ti japin qarqet politike agresive.

                Pėr kėto ideale e aspirata nuk ka nevojė tė hiqemi ne kėtu si ideatorė apo profetizues. Tė tjerė para nesh, kanė folur e shkruar, po kėto ideale janė edhe nė bazėn e komunizmit.

                Europa e vjetėr nuk kishte nė vetvehten e saj asnjė lloj uniteti tė dukshėm, tullėn e parė nė bazamentin e njė ndėrtese tė tillė asaj ia dha kristianizmi. ...Kristianėt e parė kishin si ideal edhe njė shoqėri komunitare, njė shpėrndarje me drejtėsi e barazi tė pasurisė, afėrsisht po ashtu si socialistėt e parė, po i njėjti besim nė fitoren, etj.

                Do tė ishte njė detyrim moral i tė gjithėve, edhe i atyre qė kanė sadopak nga ky shpirt antik komunitar, njė detyrim moral i tė gjithėve antifashistėve e antimilitaristėve etj, ti shtyjmė mė tej kėto kauza e aspirata bashkuese europiane qė konvergojnė drejt realizimeve tė reja nė praktikė.

                Delegati shqiptar solidarizohet dhe ėshtė mjaft entuziast pėr tė gjitha idetė e reja qė u diskutuan kėtu:  Pėr krijimin e frymės dhe klimės sė Detantes; kundėr Luftės sė Ftohtė; Pėr bashkekzistencėn paqėsore; Bashkėpunimin konstruktiv paqėsor midis dy sistemeve; Konkurrencėn e lirė tė shkėmbimit tė ideve dhe pikpamjeve; Institucionalizimin e rrahjes sė mendimeve konstruktive e racionale; Pėr Ēarmatimin e plotė e tė pėrgjithshėm; Ribashkimin paqėsor tė Gjermanisė; Pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė tjera tė shumė popujve europianė tė mbetura pezull etj. Mė veēanėrisht e urgjentisht pėr momentin, ne do tė kėrkonim nga qeveritė perėndimore ta vlersonin me seriozitet propozimin e BRSS dhe vendeve tė tjera tė Demokracive Popullore tė Europės Lindore, pėr njė traktat tė Sigurimit Kolektiv Europian, nėn garancinė e pjesmarrjen edhe tė SHBA. Njė marrėveshje e tillė filluese serioze, do ti mbyllte rrugėn shpenzimeve astronomike ushtarake, do tė bėnte qė kėto investime e energji tė shpenzoheshin nė punėn ndėrtimtare paqėsore.

                Ka zėra qė na sugjerojnė se ne “jemi tė humbur” nė kėtė lloj fushate pacifiste, qė madje qenkemi edhe si “iluzionistė e depresivė” nga fjalėt e bukura utopike paqėsore etj.

                Sigurisht ne e kuptojmė se “ėndėrra nė diell apo symbyllur” nuk mund tė shohim e as tė pretendojmė rezultate tė menjėhershme, por ama edhe nuk po kėrkohet ndonjė gjė fare e pamundur e irreale, pėrkundrazi.

                Kėndej nga ne, mbase nė aspektin personal mund tė dalim edhe “si tė humbur” sepse nuk po flasim “pėr ti fryrė zjarrit tė histerisė sė luftės”... “Fitimtarėt” militaristė tė jenė tė sigurtė se edhe ata qysh tani njė “Fitore tė Pirros” kanė pėr tė korrur, dhe ju e dini se kjo shprehje i pėrket parardhėsve tė popullit tim.

                Nė fund tė fundit, ne nuk do tė dalim tė humbur e tė turpėruar dhe nuk do tė mundet kush tė na pėshtyjė tė na pėshtyjė pėrmbi Varr, sepse ishim partizanė tė Paqes, ashtu siē ishin edhe dje partizanė antifashistė nė emėr tė Paqes.

                Ne do ta uronim shumė tė shpejtė ribashkimin paqėsor e me vota tė lira tė popullit gjerman, sepse ne e kuptojmė qė kjo do tė hapte edhe rrugėn pėr njė Europė tė Re e tė siguruar nga rreziqet eventuale tė luftrave dhe tė tjerave konfrontime tė panevojshme.

                I lus tė gjithė personalitetet me tė cilėt kam pasur rastin e nderin tė bashkbisedojmė e gjej mirėkuptim edhe nė takimet personale, si edhe vetė organizatorėt, tė m’i dėrgojnė materialet si dhe artikujt e tyre etj, sepse ne mendojmė qė kėasj fryme dhe arritje tė re me shkėmbime tė sinqerta tė mendimeve pėr Paqen afatgjatė, ndėrtimin e bashkpunimin konstruktiv mbareuropian, me aq sa na lejojnė mundėsitė tona edhe si Kryeredaktor i revistės Miqėsia, ti japin njė publikim sa mė tė gjerė nė Shqipėri.

                Urojmė qė ky gur tjetėr qė po vendosim nė themelin e Paqes, tė pasohet edhe nga ndėrtesa e sė nesėrmes dhe besojmė qė ky sukses tė pasyrohet edhe nė Komunikatėn Pėrfundimtare tė Pėrbashkėt.

                Ju faleminderit!

                -Vijon -

 

                Aleancat sllavo - orthodokse dhe “terrorizmi islamik” i shqiptarėve

                Kriza e Maqedonisė ka nxjerrė nė plan tė parė konfliktin e kahershėm mes sllavo - orthodoksve tė ardhur nė Ballkan dhe shqiptarėve autoktonė si pasardhės direkt tė pellazgėve.

                Ėshtė i njohur nė histori raporti aspak miqėsor mes kėtyre dy etnive qė vazhdimisht ka prodhuar konflikte. Kjo jo pėr fajin e shqiptarėve, qė tash disa mijėvjeēarė kanė marrė tė drejtėn e njėrit prej kombeve mė tė vjetėr tė Ballkanit. Tė ardhur nė Ballkan shumė shekuj mė parė, sllavėt kanė kėrkuar tė asimilojnė ose mė saktė tė sllavizojnė krahinat e banuara prej shqiptarėve. Luftra tė shumta, nėn suazėn Bizantine apo Romake, kanė larė me gjak njė tokė qė u pėrket shqiptarėve. Kjo pėr faktin se shqiptarėt si natyrė kanė qenė kundėr luftės, por kur iu ėshtė imponuar, kanė ditur tė vetmbrohen. Historia ka vazhduar deri nė vitet e para tė shekullit tė 20 kur haptas sllavėt sulmonin shqiptarėt edhe pėr faktin e thjeshtė se ata kishin njė pozitė gjeografike shumė tė favorshme. Nė terminologjinė e vendit tė shqipeve  fut termi “Shkja i pabesė” tė cilin edhe sot e pėrdorim pėr tė fyer nė maksimum dikė. E Shqipėria u ngushtua, deri sa arriti nė vitin 1913, nė kufinjtė qė kemi edhe sot. Ndėrkohė sllavėt e Ballkanit, me mbėshtetjen direkte tė vėllait tė madh rus dhe me heshtjen e Evropės plakė, formuan Jugosllavinė, njė shtet heterogjen qė bashkohej vetėm nga sllavo - orthodoksia. 50 vjet “lulėzim” nėn suazėn e socializmit, u shpuan si njė flluskė sapuni me fillimin e viteve 90 tė shekullit qė lamė pas. Ndėrkohė, shqiptarėt ishin tė ndarė nga kufinj dhe ideologji nė Shqipėrinė amė, Kosovė, Serbi, Maqedoni etj. Fillimvitet 90 sollėn shpėrbėrjen e shtetit tė madh sllav, por njėkohėsisht edhe dėshirėn shqiptare pėr bashkim dhe sovranitet. Shqipėria, e futur pa kthyeshmėrisht nė rrugėn e pluralizmit (jo demokracisė), arriti tė bashkojė (tė paktėn) kufirin me Kosovėn edhe pse u derdh njė lumė gjaku. Njė shtetth me njė flamur tė huazuar me emrin Maqedoni, ishte i vetmi qė mbante tė ndrydhur disa qindra mijė shqiptarė. Kėshtu filloi edhe kriza maqedonase. Menjėherė aleanca sllavo - orthodokse, deri atėherė e pandjerė dhe e pafuqishme, nxori krye. Edhe pse ajo mund tė quhej njė ēėshtje e brendėshme e Maqedonisė, Bullgaria nxitoi tė furnizojė me armė 60 % tė maqedonaseve sllavė pėr t’i pėrdorur kundėr 40 % shqiptarėve tė Maqedonisė. Tė njėjtėn gjė bėri edhe Jugosllavia e mbetur, tė njėjtat hapa po ndėrmerr edhe Greqia, ndėrkohė qė ariu rus ėshtė mjaftuar me lėvizje nė prapaskenė. Media tė ndryshme sllavo - orthodokse, direkt ose indirekt, nuk kanė vonuar ta pėrcaktojnė organizimin UĒK tė shqiptarėve, njė lėvizje terroriste (nė disa raste edhe islamike). Sikur kjo tė arrihej tė mirėkuptohej nga Evropa plakė, ata do tė kishin njė armė tė fuqishme nė duar kundėr shqiptarėve. Por shqiptarėt u treguan tė zgjuar. Edhe pse vetėm disa km larg objektivave tė Shkupit zyrtar, as edhe njė armė nuk u shkreh, as edhe njė civil sllav nuk u vra. Ndėrkohė qė ushtria maqedonase bombardoi pa dallim ēdo fshat  shqiptar qė dyshohej pėr pėrkrahje tė UĒK, bllokoi ndihmat pėr tė shpėrngulurit etj. Por ēfarė kėrkojnė shqiptarėt e Maqedonisė? Kėtė radhė faktori politik dhe UĒK janė nė unison. Meqė shqiptarėt janė rreth 40 % e popullsisė, kėrkojnė tė saknsionohen nė Kushtetutė si etni shtetformuese, kėrkojnė qė shqipja tė jetė gjuhė zyrtare e Maqedonisė. Ata nuk kėrkojnė tė shkėputen nga njė shtet fantazėm sllavo - orthodoks, edhe pse historia kėrkon qė gjithēka tė kthehet nė origjinė.

                Deri sa tė zgjidhet problemi shekullor i shqiptarėve, Ballkani nuk do tė ketė paqe. Kėtė duhet ta kuptojnė mirė tė gjithė, veēanėrisht ata qė kėrkojnė tė mbajnė nė kėmbė tė sėmurin pėrmes serumeve sllavo - orthodokse me aleanca qė iu ka ikur koha. Shekulli i 21 - tė do tė zgjidhė pėrfundimisht ēėshtjen shqiptare, duke pėrfshirė edhe Ēamėrinė. Ėshtė momenti qė ajo qė ėshtė e Cezarit, t’i jepet Cezarit. Nė tė kundėrt, shqiptarėt nuk mbajnė pėrgjegjėsi.

                Blerti Delija

 

                Abdi Baleta, ky fondamentalist orjenti

                Kryetari i Partisė “Rimėkėmbja Kombėtare” Zoti Abdi Baleta, ditėn e diel me datėn 16. 11. 1997, bėri njė takim me anėtarėt dhe simpatizantėt e kėsaj Partie. Nė kinema “Republika” tė qytetit ishin tubuar rreth 200 - 250 vetė. Megjithėse qė nė fillim tė ligjėratės, Zoti Baleta u shpreh, se nuk kishte ardhur pėr tė bėr fushatė, gjithsesi fushatėn e bėri, dhe nė mėnyrėn e tij, (me nji “alegori” Matjane), nuk hezitoi ta shprehė dėshirėn dhe pretendimin, pėr ta parė veten President.

                Ajo qė na ēuditi, ishte: armatosja e “sofistikuar” e Baletės me veprat e “shokut” Enver!... Qė nė fillim, Baleta e “mprehi” shpatėn, dhe me nji goditje tė fuqishme, “Ballabanjane”, “rrafshoi” tė gjithė Ballkanin, dhe mbasi nuk la Grek, Serb dhe Malazez tė “gjallė”, me njė herė, me njė mėsymje “taktike” (si “strateg ushtarak” i njohur), ju vėrsul Europės dhe Amerikės!... Ky trim i rrallė, dhe personazh i gjallė i Sevantes, ky “Donkishot” i kohėve moderne, nuk u kursye aspak edhe ndaj Vranickit, duke e etiketuar: “armik” i Shqipėrisė. Mbasi edhe kėtė e “shpartalloi” atėhere “trimi” i Gurit tė bardhė, akuzoi operacionin “Alba” si ushtri pushtuese, duke ba nji analogji “Matjane” me pushtimin Fashist - Italian, dhe duke harruar operacionin “Pelikan”?!...

                “Harroi” Zoti Baleta se pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste, e kishte pėrgatitur i biri i Pashait tė tij; Ahmet Bej Zogolli. Dua t’i kujtoj zotit Baleta se pėr pushtimin e Shqipėrisė nga Italia Fashiste, Ahmet Zogu ishte njoftuar dy herė nga eksperti i tij ushtarak Koloneli (me dy Akademi), patrioti “Prenk Pervizi”, rradhėn e parė kur ishte si ekspert nė luftėn e Abisinisė, dhe pėr tė dytėn herė nė Qershorin e vitit 1936, kur pėrfaqėsonte Shqipėrinė nė Romė, nė ceremoninė “bombastike” qė kishte organizuar Duēja, nė shpalljen e “tetėmiljon bajonetave”.

                Dikush mund tė pyesė i ēuditur se: ku e gjente forcėn ky “Ante” i Greqisė sė lashtė, kur sulmonte tė gjithė Europėn dhe Amerikėn?!... Me sa duket, vizita e tij nė Teheran, nė ato ditė tė nxehta tė gushtit, e impulsuan kaq shumė diplomatin Baleta, sa harroi tė shikojė edhe hartėn pėr tė gjetur Shqipėrinė! I magjepsur nga pritja madhėshtore e “vėllezėrve” tė tij, Iranjanė, harroi pėr njė ēast, se Shqipėria ndodhej nė Europė, dhe jo nė Azi!... Baleta, tepėr entuziast, para simpatizantėve dhe “tifozėve” tė tij, arriti tė shprehet, se: edhe Gjermania nuk ėshtė nė rregull, dhe se vetėm Turqia ėshtė aleatja e natyrshme e Shqipėrisė. Nuk e kuptojmė nga cili “Planet” ka zbritur zoti Baleta, qė nuk e paska marrė vesh akoma se Turqia e sotme moderne, nė luftė tė vazhdueshme (dhėmb pėr dhėmb), me fondamentalistėt Islamikė, dhe me tė gjitha forcat ekstremiste, po aspiron nė mėnyrė shembullore pėr t’u integruar nė tė gjitha organizmat Europjane!...

                Ndėrsa Baleta ka mprehur “Gomarin” e Nastradinit, pėr njė mision “diplomatik2 me itinerare nga Guri i bardhė i Matit drejtė Buharasė...

                Pyetjeve qė iu drejtuan nga salla, Baleta iu pėrgjigj nė mėnyrė tė tėrthortė dhe evazive. Kėnkretisht, pyetjes se Ju zoti Baleta, keni ngrėnė bukėn e Enverit? Baleta iu pėrgjigj: dhe ju keni ngrėnė bukėn e Enverit.

                Kundėrpėrgjigja: Ju keni qenė pėrfaqėsues i E. Hoxhės nė O.K.B. ndėrsa unė kam punuar nė kanal dhe mė ėshtė mohuar e drejta e studimit!...

                Vetė analogjia, pyetje - pėrgjigje, tregon mė sė miri se sa i pėrgatitur ishte misionari “diplomatik” Matjan, para qytetarit tė thjeshtė Shkodran! “Kryevepra” e Baletės, ishte sulmi i tij mbi Fan Nolin, tė cilin “diplomati” Matjan, (me sa duket pėr hakmarrje), ndaj: “Salep Sulltanit”, arriti ta quaj Nolin, prift ateist dhe komunist?!... Me sa duket z. Baleta, e bėri komunist, Fan Nolin duke i “dhuruar” teseren e kuqe tė Partisė tė cilėn e hodhi vetėm atėhere kur e kuptoi se, komunizmit i ishte atrofizuar edhe qeliza e fundit. Shpesh herė (nė pamundėsi pėr t’u shkėputur nga “origjina”), Baleta i referohej “baba” Leninit, ashtu si pasardhėsit e tij, sa herė i janė referuar “baba dovletit”. “Lufta” e Baletės kundėr Nolit tė Madh, mund tė krahasohet (nė mėnyrė figurative), si Januzi i Pazarit me Paganinin! Mendoj se, nė stadin aktual qė po kalon Shqipėria, politikan i mirėfillėt mund tė konsiderohet vetėm ai qė na ofron alternativėn e bashkimit, tė dashurisė dhe tė harmonisė mes njėri - tjetrit. Ai qė di tė alternojė politikėn dhe tė gjejė rrugėt mė tė mundshme tė miqėsisė me tė gjitha shtetet fqinje, me Europėn, Amerikėn, dhe tė gjitha shtetet demokratike tė botės.

                Me sa duket zoti Baleta, nuk mund t’i shkėputet trashėgimisė gjenetike tė paraardhėsve, tė cilėn e kanė zanafillėn te “Jeniēeri”, tradhėtari dhe renegati, Ballaban Pasha.

                Zoti Baleta, duhet t’i referohet nganjėherė historisė (tė cilėn me sa duket nuk e njeh sa duhet). Me sa duket zoti Baleta, nė orėn e historisė ja ka kėputur gjumit, dhe ėshtė “zgjuar” vetėm nė orėn e Marksizmit! Nuk e din Baleta se janė mėsuesit dhe paraardhėsit e tij tė “zgjuar” qė e lanė Shqipėrinė njė shekull mbrapa botės sė qytetėruar.

                Ju zoti Baleta, nė njė debat me Kadarenė i keni propozuar qė nėse ai dėshiron tė ndėrrojė fenė, tė ndėrrojė edhe emrin dhe tė quhet Ndue. Ju mendoni se keni triumfuar me kėtė analogji, por unė mendoj se ky emėn do t’ju pėrshtatet ma tepėr juve me qė jeni Gegė, dhe bashkėfshatar i tė madhit Pjetėr Budi. Po me sa duket nuk keni preferencė pėr kėto emra Shqiptarėsh tė vėrtetė... Me sa duket ju preferoni emrat e Jenēerėve qė prodhuan haremet e Sulltanėve, si Ballaban Pasha etj, etj... Baleta ka nevojė tė bėjė njė retrospektivė dhe t’ju kthehet viteve 1990. T’i referohet Profesorit tė nderuar Ylli Popa, dhe artikullit tė tij “famėmadh” dhe kuptimplotė: “Tė zėvendėsojmė kohėn e humbur”. Ky artikull dhe kjo thėnie “Sentencė” duhet tė jetė njė mėsim i madh pėr tė gjithė intelektualėt dhe politikanėt Shqiptarė.

                Jam i mendimit se mendėsitė e Baletės, nuk mund tė zėnė vend, jo nė njė auditor intelektualėsh por as nė njė tryezė fshatarėsh.

                Le tė provojė diplomati Baleta tė shkojė nė fshatin “Rrenc” tė Shkodrės tė ballafaqohet me humoristin e vjetėr popullor zotni Loro Cinin, pastaj tė vijė nė Shkodėr tė citojė Leninin.

                Mark Bregu

 

                Luigj Gurakuqi njė ndėr figurat ma tė shquara tė kombit

                Jeta dhe vepra e Luigj Gurakuqit ėshtė mesazhi mė i fuqishėm pėr edukimin e brezave me idealet e shejta tė Atdhedashurisė, me cilėsitė dhe virtytet mė tė larta njerėzore. Tek figura poliedrike e Gurakuqit, shohim atdhetarin e flakėt, burrin e madh tė shtetit, politikanin dhe ideologun, ekonomistin, statistin, poetin, pėrkthyesin dhe edukatorin.

                Tek Gurakuqi, dallohen tė gėrshetuar dy komponente,  qė na japin tė plotė pėr tė gjithė brezat e ardhshėm “Gjeniun”, me shpirtin e madh dhe mendjen e ndritur. Qė nė fėmijėri shquhet pėr talentin e rrallė dhe squetėsinė e tij. Gurakuqi, qė nė rininė e hershme ndiqet nga pushtuesit osman, si njeri i dyshimtė pėr veprime anti osmane, si inspirues i ēėshtjeve tė mprehta tė idealeve tė larta tė lirisė, duke u shprehur hapur kundėr regjimit kolonjal osman.

                Studimet e kryera nė Shėn Mitėr Koronė pranė poetit tė madh Arbnesh De Radės, ndjeshėm shėrbyen pėr formimin e djaloshit impulsiv, nga ku akumuloi njė kulturė tė gjerė, dhe tė thellė kombėtare, dhe njėkohėsisht u ndez nga dėshira dhe dashuria pėr atdheun dhe gjuhėn tonė Kombėtare. Duke pasė parasysh se Gurakuqi ishte nxėnės i De Radės, dhe mėsues i Avni Rustemit, theksojmė se me njė specifikė tė veēantė e tė bukur kėtu gėrshetohen brezat e atdhetarėve dhe idealistėve tė mėdhenj, poli i secilės ruan madhėshtinė e origjinalitetit tė sejcilit prej tyre.

                Dhe nė kėtė mėnyrė kjo tregon mė sė miri se Atdhedashuria ėshtė lidhur me njė Zingjir tė artė brez pas brezi e djalė mbas djali.

                E parė nė kėndvėshtrim tė gjerė mendojmė se Luigj Gurakuqi shkėlqen me dinjitet nė dy etapa tė historisė. Kėshtu veēojmė se veprimtaria e patriotit tė madh, shquhet pėr intensitet tė lartė nė vitet 1908 - 1912 (etapa e parė). Nė kėto vite atdhetari flamur ėshtė edhe “Marathonomaku” Shqiptar. Ai ishte i kudo ndodhur, sa nė jug e sa nė veri, ku me fjalėn e ėmbėl e shpirtin kristal, bashkon shqiptarėt pėr kryengritjen e madhe, kėshtu nė vitin 1910 - 1911, atė e gjejmė nė mes tė kryengritėsve pranė tribunit tė maleve Dedė Gjon Luli, bashkė me intelektualėt patriotė Hilė Mosi e Risto Siliēi. Nė kėtė kohė shquhet si ideolog fin e politikan i zgjuar, me dimensione tė gjera, ku largpamėsia pėr interesat e Kombit pėr tė ishin e mbetėn pėrherė primare. Vendosmėrinė dhe guximin e Gurakuqit e shprehin bashkėkohėsit e atyne viteve tė zjarrta, ku fatet e Kombit ishin vėnė mbi shpatullat e kėtyne burrave. Tomė Dedė - Gjon Nishi, bashkėluftėtarė dhe mik i Dedė Gjo’ Lulit, nė njė tubim me rininė nė shpellėn e Dedė Gjo’ Lulit nė fshatin Kushė - Hot (nė vitin 1965), nė pėrvjetorin e Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe u shpreh se: Ismail Qemali pėr tė vėrtetue se Malėsia e Madhe asht nė kryengritje tė pėrgjithshme kundėr Turkut na kėrkoi si dėshmi (provė) katėr krena asqerėsh turq (tė cilėt Dedė Gjon Luli ia dėrgoi si peshqesh nga Malėsia nė Vlonė). Atėherė u bund Ismail Qemali se Malėsia e Madhe e ka fillue kryengritjen qysh nė vitin 1910. Ndėrsa me 6 Prill 1911 ka ngritė flamurin e Gjergj Kastriotit mbi Bratilė tė Deēiēit duke lanė gjashtė dėshmorė nė maje tė Bratilės.

                Gurakuqi ėshtė hartues i memorandumit famėmadh tė Gerēes, ku me aftėsinė e politikanit tė madh vuri nė dilemė diplomacinė Europiane. Si bashkėpunėtori ma besnik dhe krahu i djathtė i Ismail Qemalit, mbeti gjithnjė i pranishėm dhe gjatė itinerareve diplomatike jashtė shtetit, duke filluar qė nga Stambolli, Bukureshti, Roma, Vjena, Parisi e Londra, pėr zgjidhjen e problemeve kardinale ku prania e tij ishte e domosdoshme veēanėrisht nė prakun e Shpalljes sė Pavarėsisė. Kėshtu, nga Stambolli niset pėr nė Bukuresht njė muaj para shpalljes sė indipendencės Shqiptare. Kėtė udhėtim pune me tematikė diplomatike na e bėn tė ditur njė diplomat i Ambasadės Austro - Hungareze nė Bukuresht, nė njoftimet qė i jep vjenės, ku vėn re se figura e Luigj Gurakuqit ėshtė rritur mjaft dhe se ai ka tėrhequr vėmendjen e personaliteteve tė huaja. Diplomati nė fjalė e konsideronte Gurakuqin si njė personalitet, qė nė mėnyrė kategorike ishte koka e diplomacisė shqiptare. Ndėrsa mė poshtė, ai vinte nė dukje misionin e Gurakuqit nė Bukuresht, mision qė sipas tij u kurorėzua me sukses, mbasi tė gjithė shqiptarėt e kėsaj kolonie “u bashkuan me mendimin se, Shqipėria duhet t’u pėrkasė vetėm Shqiptarėve dhe se ata nuk do ta tolerojnė asnjė coptim tė saj”.

                Duhet theksuar se, Luigj Gurakuqi ishte “gjeneratori” qė ushqente me energjinė e tij rinore dhe kthjelltėsinė mendore, lėvizjet pėr pavarėsi. Ditėn e shejtė tė ngritjes sė flamurit, ai gjedet pėrkrah Ismail Qemalit dhe mė vonė nė rolin e Ministrit tė parė tė Arsimit Shqiptar.

                Duhet theksuar se, Luigj Gruakuqi ishte i vetmi ndėr 17 kandidatėt e propozuar pėr Kabinetin e Qeverisė, qė nė mėnyrė unanime fitoi shumicėn absolute tė votave qė nė turin e parė tė votimit.

                Gazeta “Liri e Shqipėrisė” nė Dhetor tė vitit 1912, do tė shkruante se, Ministri i Arsimit Luigj Gruakuqi meriton tė gjitha nderimet dhe lėvdatat dhe nėse pėr Ismail Qemalin ėshtė njė krah i djathtė i tij, pėr Shqipėrinė ėshtė njė brilant tepėr i ēmuar! (L. Gurakuqi - Jeta e Vepra - P. Tako 1976).

                Etapa e dytė ėshtė ajo kur erudisti Gurakuqi pėrėsri shkėlqen pas Kongresit tė Lushnjes dhe historia flet: Duhet theksuar se nė vitin 1914, kur forcat e kontrollit ndėrkombėtar tė Fuqive tė Mėdha sollėn nė Shqipėri Princ Vidin (Qeveria e Durrėsit), Gurakuqi kėtu ka njė rol sekondar (Zv. Ministėr i Arsimit).

                Nė kėtė periudhė u bė kryengritja (rebelimi) i Haxhi Qamilit. Nė librin “Jeta e vepra e L. Gurakuqit” (1976), shohim se Luigj Gurakuqi, nė mėnyrė tė tėrthortė kritikohet sikur gjoja nuk gjeti gjuhė tė pėrbashkėt dhe nuk u prononcua me kėtė kryengritje. Mendoj se duhet sqaruar se, Gurakuqi e kuptoi se kėtė kryengritje e kishte inicjue Esat Pashė Toptani (Ish Ministėr i Mbrendshėm) pėr tė pėrmbysur Qeverinė e Durrėsit dhe pėr tė marrė pushtetin, (dhe kėtė e vėrtetoi koha ma sė miri).

                Luigj Gurakuqi si intelektual dhe politikan i pėrmasave tė mėdha tė gjitha aftėsitė fizike e mendore ia fali Shqipėrisė.

                Njė ndėr veprat qė e ka shoqėruar Gurakuqin, gjatė gjithė jetės sė tij, ka qenė guximi, dhe kėtė do ta shohim gjatė gjithė periudhės sė tij nė Parlamentin Shqiptar tė viteve 1921 - 1924. Ai ėshtė quajtur kampion i opozitės shqiptare, ku bashkė me Fan Nolin, shkėlqejnė nė polemikat qė zhvillohen nė ēdo seancė tė parlamentit. Me tė drejtė Poeti ynė Kombėtar “At Gjergj Fishta, nė satirat e tij tė famshme, Gurakuqit i ka vėnė epitetin aq tė gjetun “taravoli”. Kush tjetėr ma mirė se Gurakuqi do tė denonconte dhunėn e terrorin e qeverisė ndaj popullit. Kush tjetėr ma me kompetencė se sa Gurakuqi do tė demaskonte hajninė e korrupsionin. Ai kurrė nuk qe njeri i prapaskenave, por me guxim dhe kurajo tė lartė qytetare e sulmoi kundėrshtarin ballė pėr ballė. Ai, me kurajo dhe trimėri tė rrallė do tė demaskonte nga tribuna e Parlamentit, qeverinė e Xhafer Ypit dhe mė vonė atė tė Zogut, duke e quajtur qeveri kriminelėsh, hajdutėsh dhe injorantėsh anadollakė. Gurakuqi nė qeverinė e parė demokratike qė udhėhiqej nga Fan Noli, pas revolucionit tė Qershorit, u emėrua Ministėr i Financave. Pra ashtu siē u emėrua Ministėr i Arsimit nė qeverinė e Vlorės, pas pesė shekuj tė pushtimit osman, (nė sektorin mė delikat), pėrsėri mbas 12 vjetėsh, do t’i besohej sektori mė delikat, kur ekonomia dhe financa shqiptare ishte grryer nga eurozjoni i njė qeverie dhe shteti tė korruptuar. Kaq shumė ishte dėmtuar financa dhe buxheti sa qė Gurakuqi e gjeti arkėn bosh dhe nėpunėsit nga shtatė muaj pa marrė rroga. Kush tjetėr pėrveē Gurakuqit, do ta merrte pėrsipėr kėtė detyrė kaq delikate? Ai me aftėsitė e tij tė rralla dhe guximin e admirueshėm do tė kulmonte edhe nė kėtė fushė duke arritur mbrenda tre muajsh tė bėj bilancin e buxhetit dhe t’ju kthente rrogat e shtatė muajve tė prapambetura nėpunėsve. Po si arrit ta kurorėzojė kėtė sukses Gurakuqi? Gurakuqi do tė sugjeronte, se njė administratė e fryrė me njerėz tė pa aftė i zėnė frymėn shtetit dhe dėmton buxhetin dhe parė nė kėtė kontekst, ai bėri reforma radikale duke e thjeshtėsuar administratėn (duke hequr tė pa aftėt).

                Zbriti rrogat nga 25% deri nė 5 %, duke filluar nga K / Ministri. Nė kėtė mėnyrė siguroi mbi njė milion e gjysėm franga nė arkėn e shtetit. Me tė drejtė bashkė kohėsit e kanė quajtur “njeriu i mrekullirave”, kėtė epitet e ka pranuar vetė Noli.

                Duhet theksuar se pėr hir tė sė vėrtetės se pėr Gurakuqė, ka dhe do tė ketė gjithnjė nevojė Shqipėria. Ai ishte pėr njė shtet ku tė sundojė lojgi dhe jo anarkia, ku drejtėsia tė ishte e shejtė dhe se ata qė do tė qėndronin nė krye tė saj tė ishin tėrėsisht tė ndershėm e tė virtytshėm. Sa herė qė nė Parlamentin Shqiptar do tė diskutohej pėr vendosje ligjesh, me vendosmėri do tė ngrinte zėrin se, “Ligjet nuk janė asgjė tjetėr veēse kodifikim i zakoneve dhe traditave tė njė kombi dhe se ēdo popull e komb ka specifikėn e tij”.

                Mendoj, se Gurakuqi, me madhėshtinė e shpirtit dhe me ndriēimin e mendjes, mbetet gjithnjė aktual dhe personaliteti i tij sa herė qė do tė analizohet nga brezat, merr ngjyra dhe dimensione tė reja gjithnjė nė rritje.

                Ka njerėz keqdashės qė thjeshtė pėr tė fituar admirim ndaj antikomunistėve (pėr kapitalin politik), kanė arritur ta quajnė Gurakuqin komunist!!! Mendoj se ėshtė e nevojshme t’ju rikujtojmė atyre qė kėrkojnė tė spekullojnė me figurėn e ndritur tė Gurakuqit, se po tė kishte komunizmi nė themelin e tij parimet e Gurakuqit, ai do tė kishte triumfuar me dinjitet nė tė pesė kontinentet e globit. (M.B.). Duhet theksuar se, Gurakuqi e Noli janė tė parėt qė shtruan “shinat” pėr tė dėrguar “trenin” shqiptar nė Europė, atje ku ne po pėrpiqemi tė integrohemi.

                Ēdo pėrvjetor tė ditės sė Pavarėsisėm sa herė Flamuri ynė Kombėtar do tė ngrihet nė majėn e shtizės, ēdo shkodran do tė shohė me mburrje, se bashkė me flamurin ngrihet dhe vepra e birit dhe burrit tė Madh tė Shkodrės dhe tė mbarė Kombit Shqiptar, tė pa pėrsėritėshmit “Luigj Gurakuqi”.

                Mark Bregu

 

                Grekėt rrėmbejnė 4000 vajza shqiptare

Do tė ju baimė tė njoftun pėr ata qė nuk e njofin Popullin Ēam;

Ēamria ėshtė Vėnd i pasun, sidomos nė frutikulturė; dhe Vėnd

tregtarė, si Preveza, Gumenica, dhe t’tjera.

Populli Ēam ėshtė Populli maizgjueti, nė Rracėn Shqiptare; por

Shkelsat tash gjashtqind vjet e kan lanė mrapa; mos-

pikmshtetja, dhe besimi pėr fitore; Popullit Ēam, i ka humė

sod - pėr - sod, edhe gjanė matėshtrėiten!.

 

Ēamtė edhe Syljotet, u sulmuen tė partė Shqiptarė nga

Pushtuesit Turq, Grek, dhe meten tė fundit!

Megjith se ishin matėmirtė.

 

Nė Luften e dyt’Pe Botnore; Greku, bani njė vrasje nė masė, qe

nuk e njef Historia!; Vrau tremdhetmi Ēam pa as njė faj,

tėcilltė i hodhėn nė Lumin e Gjakosun, per ushqim peshqish!.

Ushtira Greke, na muer katėrmi Vajza Ēame ku ishin matmirat

Vajza nė Rracen Shqiptare; por Nipa e Kastriotit, mos sod

neser, bashkė me Lumin e Gjakosun kan me value njė Ditė.

 

Njėzet e dymi Ēam nga Ēamria, u detyruen me keqardhje me u

largue nga Vatrat e tyne, edhe erdhėn nė Shqipni!. Enver Hoxha,

i konfiskoj Ēamtė e ardhun per shpetim, u muer mase dhetė

kuntal flori, deri edhe varset e gravet!

 

Sod janė nė Shqipni rreth pėsdhetmi Ēam, plus se sa ka

Shqiptarė, qe jemi njė Gjak i pa nėdamė; pra kemi me kuitue

Gjakun tonė qe ra pa faj.

Pomos tė ishte klyshi i Greqisė dhe i Jugosllavisė; Hoxha.

Admiral Teme Sejko, kishte me pague Gjakun Shqiptarė, pa u

mushė as tridhet vjet tė Tragjedisė fundit.

Pra mostėmėndoinė Grektė as t’tjert, se Populli Shqiptarė ka me

xjerrė Djel edhe ma i mirė se Teme Sejko.

 

Me anen e Enver Hoxhes, Agjentura e Huej i vrau Heroit e

Komit; si Teme Sejkon, Lirie Gegen, Tuk Jakoven, Beqir

Ballukun, Hilmi Seitin, Tahir Demin, edhe t’tjerė!.

 

Por tadinė marė Bota, se sod ka Shqiptarė Shqipnia, qe ėshtė nė

gjėndje me ngatrrue kret Boten.

                Nga: Pal Delia

 

                Si u liruan 5 kriminelė nga burgu?

                Nga: Mitro Ēela

                Nė korrik tė vitit 1995 - sė isha nė Athinė. U bė njė seminar pėr shtypin. Nė kujtesėn time ėshtė fshirė ēdo gjė nga seminari. Ka mbetur vetėm sebepi: Duke qenė ne nė Athinė, takova disa deputetė socialistė. Vinin nga Amerika. Sė bashku me ta kishte qenė edhe Anastas Angjeli. Por ministri i ardhėshėm i financave, nuk qėndroi nė Athinė: E prisnin detyra tė mėdha qė lidheshin me tė burgosurit e Bėnēės, nė atė kohė miq pėr kokė.

                (E shėnova kėtė detaj, sepse Angjeli mendon qė socialistėt vdesin dhe nuk japin informacione. Gabim, zoti Ministėr! Ka edhe socialistė qė i pėlqejnė pėshpėshet, sidomos kur bien nga fiku! Nuk ėshtė pa gjė edhe ajo akuza qė hodhi Kryetari Nano nga Bėnēa pėr Delfinėn e Berishės, brenda PS - sė! Unė di disa raste, kur deputetėt socialistė “lėpiheshin” pėr tė marrė ndonjė bursė - a, ndonjė copė tokė pėr vila - a, ndonjė “thelė” nga privatizimi - a...)

                Me njė nga deputetėt socialistė, ndėnjėm sė bashku njė mbrėmje. Tregimi i tij ishte befasues. Pse? Pak a shumė gjatė seminarit nė Amerikė ishte thurur ky skenar. Nga burgu nė Shqipėri u liruan 5 minoritarėt. Ende pa “shijuar” lirinė i kėrkuan nė Amerikė. Sė bashku me ta edhe disa deputetė socialistė. Pritja ishte madhėshtore. Vėshtirė tė pėrshkruash hotelet luksoze ku fjetėn, restorantet ku hėngrėn, djetat e majme qė morėn.

                Ish tė burgosurit u shpallėn heronj... Tė Greqisė?... Jo! Tė Epirit?!... Po pse? Sepse pas 50 vjetėsh, kėta tė burgosur nga Berisha, u bėnė sebep qė nė shtypin botėror tė zihet nė gojė Epiri! Violinė e parė ishte Nikola Geixh. Pas tij emra tė shquar tė lobit grek. U organizua edhe njė seminar. Folėn ish tė burgosurit. Nė sallė shpėrtheu histerizmi. Tė gjithė ulėrinin nė kor: “Zito i Epir!” (Rroftė Epiri!). Mė shumė pėr tė qarė se pėr tė qeshur! Tregonte miku im edhe deputet edhe socialist.

                Nga ish tė burgosur - nė martirė tė Epirit!

                Oratori i parė: - Ju jeni mė shumė se heronj! Ju jeni martirė! Ju vutė shpirtin, vuajtjet, sakrificat nė themelin e Shtetit tė Ardhshėm tė Epirit!

                Oratori i dytė: - Ne, lobi grek amerikan, nuk do tė lejojmė tė vuajnė vorioepiriotėt nėn diktaturėn e Berishės! Djemtė tanė do tė bashkojnė Epirin e Veriut me Epirin e Jugut! Mjaft “fjeti” Shteti i Epirit nė analet e historisė!

                Oratori i tretė: - Ne nuk presim lėmoshė nga Simitis! Ne duam qė ai, si kryeministėr tė radhitet midis nesh. “Zito Epir!”

                Kjo ishte pjesa e dukshme e Ajzbergut. Pati edhe biseda kokė mė kokė. Pati edhe takime nė “Llozha masonerie”. Disa morėn si paradhėnie “premtime” pėr portofole ministrash. Kuptohet, kur tė binte nga fiku Berisha dhe tė hipte mbi gjysmėn e fikut (Lexo: Shqipėrisė) vetė Kryetari Nano!

                E ndėrsa miku im socialist fliste, unė rashė nė mendime. Disa gjėra mė tingėllonin si ėndėrrime politike, si paradokse! Mė tej pyesja veten: Po deputetėt socialistė si i pėrtypėn kėto ide: Si “Yes man - ė apo si Baballarė tė Kombit? Kur tė kthehen nė Tiranė si do tė raportojnė nė “gjirin” e Partisė dhe nė Grupin Parlamentar?

                (Nė ditėt qė pasuan nuk kemi asnjė deklaratė, as njė artikull. Kjo do tė thotė qė me dėshirė “dėrgata socialiste” e kishte ngrėnė sapunin pėr djathė!) po shteti grek ēfarė qėndrimi do tė mbajė? Mėndja ma donte qė nė Amerikė, seminare tė tilla janė objekt i medjeve! Nė kėtė mėdyshje rinisa bisedėn:

                Dy referendume: I pari pėr Federatė. I dyti pėr Konfederatė!

                Unė: - Tė flasėsh pėr njė Shtet tė Epirit do tė thotė tė ndryshosh kufijtė midis Shqipėrisė dhe Greqisė. Kjo do tė thotė tė prishėsh disa ekuilibre tė vendosura nė Ballkan! Nga ana tjetėr Greqia ėshtė anėtare e Kėshillit tė Evropės. Sipas Kartės sė Helsinkit askush nuk ka tė drejtė tė ndryshojė kufijtė e vendosur midis shteteve tė Evropės...

                Ai: - Kėshtu mund tė mendojė njė politikan amator. Por mund tė gjinden shtigje, brenda tė Drejtės Ndėrkombėtare, pėr tė ndryshuar kufijtė, ose siē thotė populli: Mishi tė piqet dhe helli tė mos digjet! Ja njė skenar i “gatuar” nga lobi grek. Nė Greqi, tė paktėn nga ana gjeografike akziston Epiri i Jugut. Nė Shqipėri ėshtė Epiri i Veriut. Me vullnet tė qeverive nė Tiranė dhe Athinė, mund tė organizohen dy referendume. I pari nė Greqi. I dyti nė Shqipėri. Nė referendum mund tė kėrkohet krijimi i du federatave. Pra, nuk kemi asnjė ndryshim tė kufijve midis Shqipėrisė dhe Greqisė: Ėshtė hapur vetėm “drita jeshile.”

                Unė: - Mund tė flisni pa metafora?

                Ai: - Po u krijuan du federata, vjen njė ditė dhe organizohet njė tjetėr referendum. Pyetet populli: Doni tė bashkoheni nė njė Konfederatė?...

                Rrodhėn ditė, muaj. Erdhi viti 1997 - tė. Skenari i “gatuar” nga lobi grek po shkonte drejt realizmit. Kush ka jetuar nė Shqipėri nė atė Pranverė, nuk ka nevojė pėr komente. Unė pėr tė qenė sa mė afėr tė vėrtetės, do tė rrėmoj nė shtypin grek tė asaj kohe. (Artikujt janė mbledhur dhe pėrkthyer nga miq tė Shqipėrisė.)

                Kanali televiziv “Mega2 dhe gazeta 2Stohos”

                5 Mars 1997 - tė.

                1) Sot grupe tė armatosura nė Jug tė Shqipėrisė ngritėn pėr herė tė parė flamurin e Vorio Epirit. Ata kėrkojnė ndarjen e pjesės sė jugut nga pjesa tjetėr e vendit, duke filluar nga Tepelena, duke shpallur kėshtu autonominė e jugut tė Shqipėrisė... Kėshtu kriza ėshtė spostuar atje ku popullsia ėshtė greqisht folėse.

                2) Oficerė Vorioepirotė drejtojnė kryengritėsit. Midis tyre edhe Kiēo Mustaqi, ish Ministėr i Mbrojtjes. Ngrihet Flamuri dhe shpallet autonomia nė Himarė dhe Tepelenė. Shtabi i anėtarėve tė Epirit bėn thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhėtoni prapė!”...

 

                Bukuroshja Ilva Tare tregon gjithė sekretet e vajzėrisė

                Pyetje: - Nė njė numėr tė madh mediash dhe edicione lajmesh, ju jeni mjaft e spikatur pėr shkathtėsinė, lirshmėrinė dhe profesionalizmin tuaj. A e konsideroni veten si mė tė zonjėn nė krahasim me koleget e tjera?

                Pėrgjigje: - Mė lejoni tė siguroj tė gjithė lexuesit e “Shqipėrisė Etnike” tė cilėt me kėtė rast i pėrshėndes, se nuk e ndjej aspak veten mė tė zonjėn se koleget e tjera. Mund tė thoja mė me fat!... Shkathtėsia, lirshmėria dhe profesionalizmi qė ju pėrmendni nuk janė vetėm elemente dallueshmėrie, por kanė njė lidhje tė ngushtė “gjaku” me talentin dhe vullnetin pėr tė dhėnė maksimumin nė njė profesion. Testin pėr tė gjithė gazetarėt e bėjnė shikuesit dhe nukjam unė qė mund tė vetėndjehem mė e zonja, por preferoj t’ua lė nė dorė vlerėsimet teleshikuesve tė rregullt tė edicioneve tė lajmeve tė TNSH. T’ju kujtoj se nuk janė kolegėt qė mund tė vlerėsojnė homologun, pėr tė mos thėnė qė shpesh herė nu e bėjnė, por edhe mbivlerėsimet apo mungesa e modestisė do tė ishte e ekzagjeruar, pėrfshi dhe mua.

                Pyetje: - Tė veēantė ju bėn edhe fakti se ju jepni lajmet me sytė nga kamera dhe jo nė letėr siē bėjnė kolegėt e tu. Ju i mėsoni ato pėrmendėsh apo keni ndonjė kompjuter pėrpara qė ju a dikton ato?

                Pėrgjigje: - Komunikimi i drejtpėrdrejtė me mesazhin gojor, qė nė kėtė rast ėshtė lajmi dhe shikimi nė objektivin e kameras janė dy elemente me tė cilėt unė kam nisur sfidėn e madhe tė TNSH. Fakti qė mesatarisht nga ora 8. 30 e mėngjesit deri nė orėt e vona tė mbrėmjes unė jetoj me lajmin duke i gjetur, pėrpunuar dhe realizuar teknikisht, mė jep siguri pėr ta transmetuar nė mėnyrė origjinale, qė shpesh ngatėrrohet me njė kompjuter. Falė zotit kam njė llogjikė tė zhvilluar nė memorie ē’ka mė garanton shikimin e vazhdueshėm nė objektivin e kameras, me tė cilin kam njė raport shumė miqėsor. Ja, ju bėjini vetė llogaritė... tė punosh tėrė ditėn me kamera dhe nė mbrėmje pėr afro tre vjet rresht t’i besosh fatin tėnd njė objektivi tė pa jetė, (kamera) tė cilit t’i japėsh gjallėrinė dhe nė fatin mė tė mirė, si ky i imi tė kesh sukses.

                Pyetje: - Shumė thonė se ju imitoni gazetaren dhe folėsen e njohur italiane Lili Gruber. A ėshtė e vėrtetė?

                Pėrgjigje: - Ėshtė pyetja e pamungueshme nė ēdo intervistė qė unė kam dhėnė dhe natyrisht nuk mund tė hedh poshtė qė njė opinion i tillė ekziston. Sinqerisht do ta kisha shumė tė vėshtirė qė nė ēdo edicion tė kisha pėrqėndrimin gjetkė pėr tė imituar njė kolege italiane, ndonėse tė jesh si Gruber ėshtė njė kompliment, meqenėse ėshtė edhe gazetarja mė e paguar nė Itali madje dhe Gjermani. Mund t’ju jap njė detaj shumė interesant dhe tė rastėsishėm. Edhe vetė jam ēuditur kur kam lexuar se Lili gruber ka tė njėjtėn datėlindje me timen 19 Prill... natyrisht ndryshojnė vitet.

                Pyetje: - Ēfarė risie ka sjellė Ilva Tare si folėse lajmesh?

                Pėrgjigje: - E para kam hedhur poshtė tė gjitha kornizat “fikse” me tė cilat ishte edukuar publiku shqiptar nė 40 vitet e fundit duke mos mbajtur njė qėndrim satirik dhe duke sjellė lirshmėrinė e lindur tė cilėn unė e zotėroj mirė edhe jashtė televizionit. E dyta unė kam arritur tė pėrcjell tek teleshikuesit (me modesti po ju them tė panumėrt), emocionin e lajmit, i cili gjithmonė ka qenė dhe do tė jetė emocioni i ngjarjes sė vėrtetė dhe aspak i Ilvės. Natyrisht nuk mund tė shmang edhe kujdesin pėr pamjen.

                Pyetje: - Po si gazetare?

                Pėrgjigje: - Gazetarja Ilva nuk pretendon tė ketė sjellė ndonjė risi nė gazetarinė shqiptare, por njė gjė ėshtė e vėrtetė se unė nuk e kam braktisur pėr asnjė ēast lajmin, duke e gjurmuar jo nga zyra nėpėrmjet telefonit. Lajmin e kam gjetur nė terren mes njerėzve, halleve dhe shqetėsimeve pafund tė tyre. Dhe sinqerisht e kam patur tė thjeshtė tė jem transmetuese e tė vėrtetės sė zhveshur. Kjo ėshtė sa e vėshtirė aq edhe e thjeshtė kur rrethohesh nga njė staf profesionistėsh qė ėshtė lehtė ti dėrgosh nė vendin e duhur, nė momentin e duhur pėr tė marrė lajmin e dėshiruar nga tė gjithė si dhe sadisfaksionin e drejtimit si kryeredaktore tė njė edicioni lajmesh ndėr mė tė ndjekurit nė Shqipėri.

                Pyejte: - Cilat kronika lajmesh anunēoni mė me qejf?

                Pėrgjigje: - Unė nuk e kam provuar, por e kam ndjerė tek nėna ime se tė gjithė fėmijėt duhen njėsoj. Natyrisht qė nuk kam aspak qejf tė jap lajme kur flitet pėr vrasje, vetvrasje apo varfėrinė, por pėrderisa pėr fat tė keq kėto janė njė realitet i shpeshtė nė jetėn tonė nuk mund t’i evitoj. Mė pėlqen tė anunēoj lajmet kur flitetmirė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, qė aq pak e bėjnė kolegėt e mi nė vendet perėndimore.

                Pyetje: - Ndėrsa si gazetare ndėrmjet njė kronike politike, sociale dhe kulturore cilėn do tė pėrgatisnit mė me dėshirė?

                Pėrgjigje: - Pa dallim, mė pėlqen tė flas e shkruaj njėsoj si pėr politikėn ashtu edhe pėr kulturėn apo problemet sociale qė nuk kanė sosur tek ne. Megjithėse pėr hir tė sė vėrtetės do tė doja tė bėnim shumė e mė shumė kronika qė dėshmojnė plagėt sociale nė Shqipėri, por edhe politika falė politikanėve tanė tė krijon aq shumė hapėsira pėr tė mos ndjerė monotoni temash. Pėr tė mos thėnė se kėnaqėsi tė veēantė ndjej kur mė duhet tė realizoj kronika kulturore, qė mendoj se shėrbejnė pėr tė pasuruar jetėn relativisht tė varfėr tė Tiranės, pasi ėshtė iluzion ta pretendosh pėr qytete tė tjera kur tė flasėsh pėr jetė kulturore nė ambjente ku jeta mbyllet nė orėn 18. 00 tė mbrėmjes.

                Pyetje: - Kur shihni njė edicion lajmesh tė regjistruar ku folėse jeni ju, cila ėshtė vėrejtja e parė qė i bėni vetes?

                Pėrgjigje: - Tė njėjtėn vėrejtje qė ma bėjnė edhe dashamirėsit ndonjėherė - tė folurit shumė shpejt qė shpeshherė disomos siē mė kanė kėrkuar edhe tė moshuarit nė takimet e rastėsishme nė rrugė, e kanė tė vėshtirė tė mė kuptojnė. Megjithatė nė transmetim direkt ėshtė e vėshtirė tė kontrollosh gjithēka, shpejtėsinė e artikulimit dhe mėnyrėn se si do tė pėrcjellėsh informacionin.

                Pyetje: - Po komplimenti?

                Pėrgjigje: - Komplimenti??? E kush tha se do ti bėja vets njė tė tillė???

                Pyetje: - Sa orė tė ditės ju zė puna juaj?

                Pėrgjigje: - Shumė, mjaftueshėm, e ndonjėherė tepėr. Por kjo ėshtė zgjedhja ime pėr tė cilėn jam e sigurt se nuk do tė pendohem lehtė. Pra, mė duken shumė pak ti numėroj por nisin rreth orės 8 e 30 tė mėngjesit pėr tė pėrfunduar vonė nė mbrėmje, gjithnjė tė mbizotėruara nga lajmet dhe tensioni i sekondave tė fundit pėrpara transmetimit kur gjithēka duhet tė jetė perfekte... pėrndryshe ē’kuptim ka?

                Pyetje: - Jeta juaj private a cėnohet nga impenjimi profesional qė keni?

                Pėrgjigje: - Nuk do tė isha aq naive sa ta mohoja ndėrhyrjen edhe tė “dhunshme” tė profesionit nė jetėn private por nuk ėshtė e pamundur gjetja e njė ekuilibri pėr tė mos e privuar veten nga jeta private, siē e quani ju, apo nga njerėzit qė kam nevojė e dėshirė t’ju qėndroj pranė.

                Pyetje: - Nėse do t’ju propozohej njė variant si folėse tek BBS, Zėri i Amerikės etj, a do ta braktisnit Telenorbėn?

                Pėrgjigje: - Do tė mė duhej tė zgjidhja vetėm kur tė mė bėhej njė propozim nė pozitat qė jam aktualisht, pra si kryeredaktore e lajmeve, dhe nuk do ta braktisja Telenorbėn prė tė qenė folėse diku gjetkė, madje ndoshta nuk do ta braktisja asnjėherė edicionin qė e kam krijuar vetė me shumė mund, lodhje dhe pėr fat tė mirė tė vlerėsueshėm nga publiku.

                Pyetje: - Megjithėse ju kemi parė si folėse dikur nė TVSH, duket sikur maksimumin tuaj e keni dhėnė tek Telenorba. Ēfarė ka ndodhur nė fakt, njė liri veprimi mė e madhe apo njė rritje profesionale nga ana juaj?

                Pėrgjigje: - Tė dyja bashkė. Rritja profesionale ėshtė ndihmuar mjaft nga njė liri e pakufizueshme, qė unė vazhdoj ta konsideroj “Ėndėrr” veprimi dhe vendosjeje. Liria editoriale nė TNSH ėshtė dhe ēelėsi i tė qenurit tėpaanshėm dhe kėnaqėsia pėr tė mos pasur xhandarė “financiarė” dhe pėr mė tepėr “politikė” mbi kokė qė tė diktojnė deri edhe radhitjen e lajmeve. Dhe sipas jush nuk do tė ishte e pamundur tė mos njihje rritje profesionale nė kushte kaq tė favorshme. Vetėm nuk duhet kujtuar se gjithēka ėshtė njė fushė kaq e bukur me lule.

                Pyetje: - Kur e keni ndjerė veten mė keq pėrpara kamerave?

                Pėrgjigje: - Jo shpesh, vetėm kur ndodh tė teprohet me probleme teknike dhe kur portreti im mbetet pėėr sekonda tė tėra nė ekran nė pritje tė ndonjė kronike qė kam anonēuar. Ka pasur edhe raste kur brenda njė edicioni 30 minutėsh mė ėshtė dashur tė kėrkoj 3 - 4 herė ndjesė pėr shkėputjen e energjisė elektrike (sidomos tė dimrit).

                Pyetje: - Po mė mirė?

                Pėrgjigje: - Gjithmonė e ndjej veten mirė pėrpara kameras, edhe kur vetė nuk ndjehem mirė.

                Pyetje: - Me ēfarė profesioni tjetėr do ta ndėrronit gazetarinė?

                Pėrgjigje: - Vetėm meqenėse po mė pyesni ju po e ēoj ndėr mend ndėrrimin e profesionit qė kam. Sidoqoftė do tė mė kishte pėlqyer tė isha bėrė kėngėtare, aktore apo sidoqoftė njė artiste qėtė paktėn nuk do t’i mungonte talenti.

                Pyetje: - Si e mendoni tė ardhmen tuaj?

                Pėrgjigje: - Gazetare e pėrjetshme nė shpirt me dėshirėn pėr tė mbetur pranė publikut me shpresėn pėr tė justifikuar mirėnjohjen e tyre pa fund.

                Pyetje: - Krijimi i familjes ėshtė plan i afėrt apo i largėt juaji?

                Pėrgjigje: - Jo imediat.

                Pyetje: - Po tė ardhmen e jetės tuaj private si e mendoni?

                Pėrgjigje: - Nėnė e mirė, ndoshta me 3 fėmijė, bashkėshorte me pėrkushtim pasional dhe shpirtėror e ndarė me ekuilibėr mes karrierės dhe familjes.

                Pyetje: - Cilat janė ciilėsitė qė duhet tė ketė shoku juaj i jetės?

                Pėrgjigje: - Mjafton tė jetė njė njeri qė ėshtė marrėzisht i dashuruar pas meje.

                Pyetje: - A e keni gjetur atė?

                Pėrgjigje: - E rėndėsishme ėshtė qė unė jam e dashuruar.

                Matilda Bega

 

                Roja i Mehmet Shehut, Ali Ēeno rrėfen pėr vatvrasjen e ish - Kryeministrit komunist

                Nga: Zamir Alushi

                Ali Ēeno tund kokėn dhe psherėtin kur nė sheshin Avni Rustemi dėgjohen sirenat e policisė pėr tė lajmėruar kalimin e makinave tė kolonės sė ndonjė delegacioni apo tė kryeministrit. “Eh, nuk bėhet kėshtu shoqėrimi. Nuk duhet bujė” - thotė nėpėr dhėmbė ish - komandanti i skortės sė kryeministrit komunist Mehmet Shehu. Ai qėndron diku pranė selisė sė kompanisė VEFA, po askush nuk e di saktė adresėn e tij, vetėm kur shfaqet vetė. Pjestarėt e skortės sė Vehbi Alimuēajt, qė vazhdojnė tė ruajnė selinė, e nderojnė dhe i thėrrasin komandant. Ali Ēeno, 55 vjeē, i diplomuar nė tri fakultete, me profesion bazė oficer skorte, ėshtė drejtor i pėrgjithshėm i sigurimit tė kompanisė VEFA. Vehbi Alimuēa pėr tė sigururar jetėn, familjen dhe pasurinė e vet kishte zgjedhur pikėrisht truprojėn e Mehmet Shehut. Nuk ėshtė mė ai Liu i parė, 115 kg, boksier i “Partizanit”, por trupi i tij ėshtė akoma i lidhur dhe energjik, ka mbetur dhe njė vėshtrim i thellė zhbirues nė sytė e tij, zakon qė nga koha kur duhet tė mbronte kokėn e kryeministrit shqiptar, qė kishte rivalė tė fortė nė Byronė Politike. Kanė kaluar rreth 30 vjet nga koha kur u njoh me Mehmet Shehun, megjithatė Ali Ēeno e mban mend mirė ē’ka ndodhur, qė kur vuri pėr herė tė parė kėmbėn nė “Citroen” - in e kryeministrit, derisa pėrfundoi nė burgun e Burrelit. Kryeministrit i duhej njė njeri jashtė Ministrisė sė Brendshme, ku nė atė kohė gatuheshin prapaskenat. Dhe Ali Ēeno ishte njeriu i zbuluar krejt rastėsisht, i prerė pėr tė shoqėruar njerėz VIP. Fati i Ali Ēenos ishte shkruar tė shkonte nė burg sepse kishte ngjitur shkallėt shumė pranė tė mėdhenjve tė asaj kohe. Kjo nuk ndodhi kur ishte oficer stafi i Petrit Dumes, por kohė mė vonė kur Mehmet Shehu do tė vdiste nga plumbi i njė pistolete. Fati i tij ėshtė tė jetė sot dėshmitari mė i rėndėsishėm i asa nate, kur u shua nga lista kandidati kryesor pėr tė zėvendėsuar Enver Hoxhėn.

                Kryeministri Shehu e gjeti nė qiell, personin qė i duhej. Aliu kafshon bishtin e mustaqes dhe nis tė tregojė pėr njė stėrvitje ushtarake nė Fier, nė vitin 1971. Mehmet Shehu vuri duart nė kokė kur parashuta e Ali Ēenos nuk po hapej. “Vetėm 100 m mbi tokė e shtypa sustėn” - shpjegon Aliu. Kur paraqiti forcėn, pas mbarimit tė stėrvitjes, Ali Ēeno u qortua nga Mehmet Shehu. “Pėrse e bėre kėtė, more kokėderr?” - i tha Mehmeti, por shefi i parashutistėve tė batalionit tė sigurimit tė ushtrisė nuk e uli kokėn. Ai u pėrgjigj me njė aksiomė tė taktikės ushtarake: “Sa mė poshtė tė hapet parashuta, aq mė pak mundėsi ka armiku pėr tė bėrė asgjėsimin”. Oficeri Ali Ēeno ra nė sy tė kryeministrit, aq shumė, sa do tė bėhej objekt bisedash mes Mehmet Shehut dhe Beqir Ballukut. Aliu ishte krenaria e elitės sė oficerėve nė kohėn kur shef shtabi i ushtrisė ishte Petrit Dume. Bir i njė punėtori nga Tirana, qė kishte tetė fėmijė, Ali Ēeno nuke bėri dysh dhe pranoi tė futej “beks” nė shkollėn ushtarake, kur i propozuan nga dega ushtarake. “Ishte shkollė pa para dhe oficerėt nė atė kohė kishin privilegje” - vazhdon tė tregojė Aliu pėrse vendosi tė zgjidhte spaletat. Nė vitin 1960 futet nė Shkollėn e Bashkuar ku do tė dallohet profili i tij si sportist. Aktivizohet nė fillim nė skuadrėn e volejbollit tė partizanit dhe mė pas si boksier, pėrkrah Hysen Sharrės, Ramiz Sadushit, etj. Ali Ēeno ishte kampion i ushtrisė nė shumėgarėsh dhe mė pas arrin tė njėjtin sukses nė kampionatin e ushtrive mike nė Kinė. Qė nga viti 1963 deri nė vitin 1973 shėrben nė batalionin e sigurimit tė ushtrisė, si instruktor i parashutizmit dhe mė pas shef i grupit tė desantėve. “Nuk ka kėnetė, lum, kodėr ku nuk kam hedhur desantė. Me qindra janė parashutistėt qė kam instruktuar nė atė kohė” - tregon Aliu pėr kohėn kur ishte nė krye tė parashutistėve. Ali Ēeno thėrritej gjithmonė ku kishte delegacione pėr tė drejtuar truprojėn e nderit.

                “Pėr herė tė fundit kėtė detyrė do ta kryeja kur erdhi nė Shqipėri princi Sianuk i Kamboxhias, i pritur nga kryeministri Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Petrit Dume, dhe tė tjerė. Mė parė kisha pritur Ēu En Lai dhe udhėheqės tė tjerė kinezė dhe vietnamez, qė vinin shpesh nė Shqipėri.” - Ali Ēeno kishte nė parandjenjė se kryeministri do tė kujtohej pėrsėri pėr tė. “Ky ėshtė ai parashutisti juaj?” - Petrit Dume iu pėrgjigj Mehmetit se ishte nga oficerėt mė tė mirė tė ushtrisė. “Sikur ta marr unė nė grupin e shoqėrimit?” - e pyeti Mehmet Shehu. Tė nesėrmen Ali Ēeno thėrritet nė zyrė nga Petrit Dume dhe i komunikohet tė gjejė njė zėvendėsues pasi do tė transferohej nė njė detyrė tjetėr. Dis muaj mė pas Ali Ēeno paraqitet nė Drejtorinė e dytė, kėshtu quhej atėhere drejtoria e sigurimit tė udhėheqjes. Duhej tė bėnte njė muaj stėrvitje para se tė kalonte nė detyrėn e komandantit tė skortės. “Nuk ka nevojė, ai ėshtė oficer i zoti” - tha Mehmet Shehu dhe e urdhėroi Ēenon tė zinte vend nė Citroen - in, qė e pėrdorte pėr rrugė tė gjata. Kėtu fillon edhe rivaliteti i oficerėve tė sigurimit me ata tė zbulimit tė ushtrisė. “Mehmetit i pėlqenin oficerėt e zbulimit tė ushtrisė dhe unė nga radhėt e tyre i mora mė pas anėtarėt e skortės sė kryeministrit. Ata ishin qitėsa tė mirė dhe tė fortė fizikisht.” - tregon Ali Ēeno. Shėrbimet pranė Mehmet Shehut janė sakrifica e jetės sė tij. Kryeministri lėvizte mesatarisht 200 ditė nė vit jashtė Tiranės dhe ai duhet ta ndiqte nė ēdo hap. “Duheshin pėrgatitur mirė lėvizjet e tij sepse Mehmeti nuk donte zhurmė. Nė ndonjė rast nuk lajmėronim as Ministrinė e Brendshme. Nė kėto raste ai nuk delte me Citroen - in, por me njėmakinė tė thjeshtė “Gaz”. Shpesh lajmėronim se do tė kalonim nga X rrugė dhe kryeministrin e nxirrnim nė ndonjė rrugė tjetėr” - tregon Ēeno pėr maninė e Mehmet Shehut pėr tė mbajtur tė fshehtė itinerarin. Ēeno thotė se merrte herė pas here specialistė tė sampos dhe karatesė, vendas dhe tė huaj, pėr tė pėrgatitur skortėn. Ndėrsa ai vetė ka qenė nė rreth 20 shtete me shėrbim dhe pėr eksperiencė. “Kam qenė nė Kamboxhia dhe nė Vietnam pėr tė marrė eksperiencė duke vėzhguar luftėn” - thotė ai, por mė shumė shėrbime ka kryer nė Zvicėr, Austri, Gjermani, Suedi, Norvegji, Greqi, Itali, sidomos nė Francė, ku ka ēuar njerėzit e familjes sė Mehmet Shehut dhe tė anėtarėve tė tjerė tė Byrosė.

                Ali Ēeno do tė bėnte me mijra kilometra shoqėrim pas Mehmet Shehut dhe njerėzve tė tij. Mė tė vėshtira kanė qenė gjuetitė e kryeministrit. Ato ishin mikrobi i kryeministrit. Qėndronte deri nė 12 orė nė tė ftohtė nė pritje tė gjahut. “Pėrveē terroristėve, fotot e tė cilėve i kishim nė njė album, arinjtė ishin kujdesi ynė mė i madh, - vazhdon tė tregojė gjithė humor Ali Ēeno. - Njė herė nė pyjet e Librazhdit, nė Malin e Vashės, Mehmetin e sulmoi njė ari. Mė ngriu gjaku sepse ishte shumė afėr. E qėllova nė ballė dhe ariu u rrėzua me plumbin e parė”. Hobi tjetėr i Mehmet Shehut ishte pa rrezik: luante shpesh bilardo tek vila ku sot gjendet selia e Komunitetit Evropian. I bėnte shoqėri Pilo Peristeri dhe Kadri Azbiu. Ali Ēeno di shumė, por flet shumė pak pėr jetėn e Mehmet Shehut nė bllok, pėr miqtė dhe armiqtė e tij. “Sekrete qė di t’i ruajė ēdo truprojė profesionist” - thotė ish - komandanti i skortės.

                “Si ndodhi vrasja?”

                “Sigurisht, qė do t’i them njė ditė. Njė ditė do t’i shkruaj kujtimet e mija, pikėrisht pėr ato qė dija mė burgosėn” - Truproja e kryeministrit mė tregon mė poshtė se tė gjithė e kishin frikė numrin 2 tė Shqipėrisė, tė gjithė i serviloseshin, por vetėm njė njeri i qėndronte larg. “Ramiz Alia shkelte nė shtėpinė e Mehmet Shehut vetėm nė raste festash - tregon Ēeno - Jam i sigurtė se ai e kurdisi vrasjen atė natė, por edhe klimėn e kritikave nė Byro”. Ali Ēeno e lėshon qetėsisht akuzėn mbi njeriun qė do tė bėhej lider i fundit i komunistėve. Envet Hoxha ishte i sėmurė. Kėtu kėmbėngul truproja tė kapė fillin e dyshimeve tė tij. “Mehmet Shehu shkonte ēdo natė tek vila nr. 4 pėr tė parė gjendjen e tij shėndetėsore. Po tė ishte fjala se kishte dorė nė ndonjė komplot kundėr Enver Hoxhės ai do tė ishte zhdukur me kohė, - thotė truproja”. Dikush donte ta spostonte Mehmetin nga pushteti. “Vrasja e Mehmetit ishte pėr pushtet” - thotė Ali Ēeno. Ai zbulon edhe prirjen e ēuditshme tė ish - kryeministrit Mehmet Shehu pėr tė marrė si shembull gjithmonė perėndimin. Ai e kishte pėr mburrje tė thoshte se kishte mbaruar shkollėn teknike tė Fulcit dhe tregonte gjithmonė shembuj nga perėndimi kur donte tė fliste pėr disiplinėn nė punė. “Mehmeti kishte filluar kohėt e fundit ta pėrdorte dendur fjalėn ‘perėndim’ dhe tė shfaqte nevojėn pėr ta lėnė luftėn e klasave” - tregon njeriu qė e ka ndjekur ish - kryeministrin nė fjalimet e tij nė podiume dhe nė ara. “Nė njė vizitė nė Lushnje, Mehmet Shehu takoi djalin e njė ministri tė Zogut qė ishte internuar aty. Ky kishte bėrė njė racionalizim dhe Mehmeti e lavdėroi. Tė pranishmėve tė habitur iu tha se lufta e klasave duhej pushuar”. Mehmet Shehu, ai komunisti sektar i luftės, i brumosur nė anarkinė e Spanjės, mund tė bėnte gjithēka, madje mund tė ndryshonte edhe kursin. Truproja e tij ėshtė i bindur se Mehmeti “pėrgjonte” nga perėndimi.

                Sekreti i asaj nate

                Mbledhja mbaroi nė orėn 22. 00 dhe Mehmet Sheu u kthye nė vilėn e tij, ku do tė luhej pjesa e tragjedisė komuniste. “Ndava detyrat e grupit tė shėrbimit dhe u ktheva nė shtėpi. Pėr ēudi nė orėn 11. 00 bie telefoni dhe njė nga pjestarėt e skortės mė thėrret. Mė thotė se Mehmeti kishte kujtuar se isha edhe unė nė shėrbim, prandaj duhet tė isha aty” - shefi i skortės, sot pas 17 vjetėsh, tregon se ky ishte njė truk qė ai tė ishte patjetėr i pranishėm nė atė natė shėrbimi. “Shkova aty bisedova me rojet dhe rashė tė fle nė dhomėn e shėrbimit” - tregon Ali Ēeno. Nuk u dėgjua krismė. Njė nga vartėsit e Ali Ēenos qė tani shėrben nė skortėn e Presidentit Mejdani, ishte urdhėruar tė qėndronte poshtė dritares sė Mehmet Shehut, megjithatė edhe ai deklaroi se nuk ka dėgjuar gjė. Aq e heshtur ka qenė ajo natė sa Shefi i skortės eka marrė vesh ngjarjen vetėm nga njerėzit e familjes nė mėngjes. “Nxora benz - in dhe e bėra gati pėr ta ēuar kryeministrin nė mbledhjen e Byrosė, kur dėgjova tė ulurimat e njerėzve tė familjes. Mė pas doli njė nga djemtė e Mehmetit dhe mė tha tė shkoja tė shihja tė atin” - vazhdon tregimin Ēeno. Hyri nė dhomėn e tij dhe pėr njė moment ka kujtuar se mos i kishte rėnė ndonjė infarkt. Por pulsi i kryeministrit Shehu nuk punonte. “Duke u nisur nga pozicioni qė e gjeta them me bindje se ai ishte vrarė dhe jo vetvrarė” - kėmbėngul truproja. “Ishte shtrirė komplet me kurriz i mbuluar gjysėmzarfi, gjyslykėt e vėna, gojėn dhe sytė e mbyllur, kėmbėt e bashkuara dhe krevati pa asnjė rrudhė. Nė krahun e majtė njė njollė e zezė pa gjak, ndėrsa nė shpinė kishte gjak” - vetėm njė profesionist mund tė vėrė re kaq shumė detaje. Ali Ēeno kujton me imtėsi se ēfarė ka fiksuar atė mėngjes nė dhomėn e ish - kryeministrit. “Nuk ka mundėsi qė njeriu tė vrasė veten pa u shtrembėruar, por edhe pistoleta ishte shumė afėr. Nė momentin e tė shtėnės arma duhet tė kėrcente pak larg trupit.” - shpjegon mekanizmin dhe pėrqendrohet tek detajet e asaj dhome. Njė gotė qė ai ka gjetur pranė shtratit pėr truprojen thoshte shumė, por gota qė ai kėrkoi t’i bėhej ekzaminimi, u zhduk. Ishte njė gotė me tė cilėn Mehmet Shehu pinte kamomil para gjumit. “Dikush mund t’i ketė hedhur qetėsues tė fortė” - Ali Ēeno rrotulllon sytė dhe ndoshta pendohet qė e ka nisur kėtė bisedė. Sidoqoftė vazhdon rrėfimin sepse e vėrteta e asaj nate e ka mbyllur pėr nėntė vjet nė burg. “Mė ka munduar pyetja se nga ka hyrė vrasėsi nė vilė, por qė Mehmeti nuk e ka vrarė veten kam qenė i bindur qysh nė momentin e parė” - thotė nė mėnyrė deklarative Ali Ēeno dhe hedh nė dritė versionin e tij. Pėr momentin ai nuk e vė gishtin mbi vrasėsin, por ekspozon vetėm mekanizmin, tė cilin e ka mėsuar pasi doli nga burgu. “Dyshoja se vrasėsi ka kaluar nga prapa vilės ku ne nuk mbanim roje, por tani e di qė ai ka kaluar nga dera e pėrparme e cila hapej nga brenda me citofon” - ky ėshtė pohimi i tij qė e bėn pėr herė tė parė pėr revistėn KLAN. “I them ekspertit tė asaj vendngjarje se ajo ishte njė vrasje klasike dhe jo vetvrasje klasike” - Pas kėtyre fjalėve biseda me njeriun e kryeministrit Shehu ngec. Ėshtė e kotė tė kėrkosh vazhdimin e versionit nga truproja, ai nuk e zgjat mė. Ata qė e burgosėn janė gjallė dhe tė lirė.

                Nga vila e Shehut nė Burrel

                Njė javė pas vrasjes sė Mehmet Shehut, njerėzit e familjes sė tij internohen nė Belsh tė Elbasanit dhe nė Gramsh, ndėrsa shefi i skortės transferohet nė Cėrrik. “E kuptova se burgu e kishte hapur derėn pėr mua. E vija re survejimin qė nuk mė ndahej ēdo ditė” - thotė Ēeno. Pas disa muajsh arrestohet dhe qėndron plot 15 muaj nė qelitė e Ministrisė sė Brendshme. “Hyra 115 kg dhe dola nga qelia 63 kg. Gjithė kohės mė mbanin me duar tė lidhura dhe me kasė nė kokė. Mė rrihnin nga mėngjesi deri nė darkė” - Ali Ēeno zgjat duart dhe tregon shenjat e torturave. “Mė mbanin lidhur se asnjė nga ata nuk mund tė hahej fizikisht me mua. Mė shumė mė ka torturuar djali i Spiro Kolekės” - Aliu tund kokėn dhe habitet dhe vetė si ka dalė i gjallė nga burgu. “Prano qė je pjestar i organizatės kundėrrevolucionare. Prano se kėshtu e kėrkon partia. Ėshtė interesi i partisė” - ky ka qenė refreni i hetuesisė pėr Ali Ēenon, kėrkon takim me shumė udhėheqės komunistė tė asaj kohe po nuk i vjen asnjė. Vetėm Hekuran Isai e takon pėr dy minuta. Po nuk i foli asnjė fjalė, vetėm e dėgjoi. Dėnohet me dhjetė vjet heqje lirie dhe dėrgohet nė burgun e Burrelit e mė vonė nė Spaē. “Mė sistemuan tek revizionistėt” - thotė me tė qeshur Aliu. Burgu ishte ndarė nė tri pjesė: ordinerė, politikanė dhe revizionistė. Shokėt e Aliu ishin Maqo Ēomo, vėllai i Liri Belishovės, Kiēo Ngjela, Rahman Perllaku, Gjin Marku, Lipe Nashi dhe gjithė gjeneralėt e ushtrisė. Nė vitin 1990 lirohet. Rastėsisht takon Hekuran Isain dhe e pyet pse e torturuan nė qeli. “Na dha urdhėr byroja” - tha Hekuran Isai, ish ministėr i brendshėm deri nėshpalljen e pluralizmit.

                Pėrsėri bodigard

                Ali Ēeno nė vitin 1990 e fshin nga mendja burgun dhe fillon sėrish tė gjejė tek vetja instruktorin e atėhershėm. Punon mėsues i edukimit fizik nė shkollat “Mihal Grameno” dhe “Labinoti”. Por nuk mund tė heqė dorė nga zanati qė e ka torturuar gjtihė jetėn: truproja. Njė nga krerėt e gardės e thėrret dhe i kėrkon kėshilla se so tė organizonin pritjen dhe ruajtjen e Xhejms Bejkerit. “U habita kur pashė oficerė me kėmisha me krahė tė shkurtra dhe pistoleta nė vende tė dukshme. Amerikanėt kishin dėrguar qė mė parė njerėz tė tyret qė qėndronin nė Hotel Tirana. I porosita tė visheshin si amerikanėt, kjo ishte kėshilla ime e parė” - tregon njeriu qė ka pritur e pėrcjellė
Ēu En Lain dhe Princin Sianuk. Nė vitin 1992 e thėrret Presidenti i firmės “Ferlut”, Ferdinand Ibrahimi. “Punova pėr sigurimin e objekteve tė Ferlutit dhe si truprojė e presidentit” - e gjallėron sėrish bisedėn Ali Ēeno. I pėlqen tė tregojė se si e organizon ai njė shoqėrim personaliteti. Ngre gishtin dhe pėrsėrit: “Pa bujė”. Ali Ēeno pėrshtatet mirė nė ekonominė e tregut dhe njeh psikologjinė e rrugės. “Kam pėrdorur metoda profesionale pėr tė zgjidhur disa ēėshtje sigurimi tė firmės Ferlut” - thotė ai. Qėndron tek Ferluti deri nė vitin 1995, kur njė miku i tij i vjen me njė letėr tė shkurtėr nga Vehbi Alimuēa, presidenti i firmės VEFA. Fillimisht punon si shef i sigurimit tė objekteve tė kompanisė VEFA, komandant i skortės sė Vehbiut dhe mė pas drejtor i sigurimit tė kompanisė. Pėr herė tė parė pas 25 vjetėsh qė ka ushtruar profesionin e truprojės merr njė pagė pėr tė qenė. “Stresi ka qenė i madh sidomos nė muajt e trazirės, por tė gjitha kanė kaluar” - thotė Ali Ēeno qė ka siguruar kohėt e fundit tė gjitha lėvizjet e Vehbi Alimuēės, brenda dhe jashtė shtetit. Por koincidenca fatale e tij qėndron pėrsėri e njėjtė; zotrinjtė e tij kanė punė me shtetin. E ndėrsa Vehbi Alimuēa qėndron nė njė qeli i ruajtur nga tė tjerė truproja, Ali Ēeno vazhdon tė kontrollojė sigurimin e selisė kryesore tė firmės VEFA. Sigurisht edhe kjo punė mbaroi, por Ali Ēeno nuk mbyllet nė shtėpi. Ai mendon tė hapė njė shkollė pėr pėrgatitjen e truprojave pėr VIP - e. “Jam nė gjendje tė pėrgatis njė brez truprojash. Kėta qė ka marrė qeveria pėr tė ruajtur njerėzit e saj nuk e dinė se ē’ėshtė truproja” - thotė Ali Ēeno. Nuk ėshtė ai Liu i parė, por reziston. Ėshtė shpejt akoma pėrt’u mbyllur nė shtėpi dhe pėr tė shkruar kujtimet, qė mund tė fillojnė me fjalėt: Truprojės sė vjetėr nuk ka kush t’i shkruajė...

 

                Popull, e gėzofsh fitoren!

                Para zgjedhjeve, dukej se “Bashkimi pėr Fitore” nuk kishte nevojė pėr shumė fjalė, pasi kartonat e deputetėve socialistė pėr katėr vjetėt e shkuar u talėln me kėtė popull. Por strategjia e Fatos Nanos dhe indiferenca e votuesve bėnė qė edhe pėr katėr vjet tė ardhshme Shqipėria tė jetė rrumpalle.

                Nėse Shqipėria ėshtė vėrtetė problem pėr rendin e sigurinė, vota e 24 Qershorit dhe  8 Korrikut, ku u dha besimin komunistėve sėrish, duket se ėshtė dakord me kėtė diktaturė. Nėse opozita shpalosi strategji pėr rritjen e nivelit ekonomik, vota e shqiptarėve duket se ėshtė pėr tė kundėrtėn, pra nuk don ekonomi, nuk do integrim nė Evropė, nuk do ardhjen e biznesmenėve tė huaj siē ishin nga viti 1992 - 1996. Populli shqiptar duket se i paska patur tė gjitha tė mirat. Paska patur punė, siguri, drita, ujė, rrugė. Edhe qeveritarėt duket se nukpaskan vjedhur thesarin e shtetit. Ai duhet tė jetė. Edhe deputeti Azem Hajdari duket tė mos jetė vrarė. Edhe banda e kusari duket se nuk paska nė Shqipėri. Edhe skafet nė Vlorė, Durrės, Shėngjin, Sarandė, Gjirokastėr, siē duket i menaxhuaka ky popull, jo qeveritarėt. Edhe me drogėn, tregtinė e mishit tė bardhė, korrupsionin, kontrabandėn, duket nuk qenkan marrė shtetarėt, por populli.

                Dhe ky popull tė paktėn njė gjė e di. Votimet bėhen njė herė nė katėr vjet. Gjithsesi, populli shqiptar votoi pėr veten e tij. Nuk na ngelet gjė tjetėr veēse ta urojmė popullin: E gėzofsh fitoren, dhe nė paē ankesa mos iu drejto opozitės, por shtrėngo rripin, duro shkopin dhe prit sa tė pasurohen edhe ca komunistėt.

                Sokol Pepushaj

 

                Tragjedi kosovare

                Tragjeditė kosovare janė secila mė e dhimbshme se tjetra. Junta fashiste serbe, pėr tė cilėn Tribunali i Hagės ka nisur hetimet me kriminelin Sllobodan Millosheviē, ka bėrė kėrdinė mbi popullin e pafajshėm kosovar. Zef Luli, i datėlindjes 20. 10. 1950, anėtar i LDK - sė qė nga data 06. 03. 1992, ishte kryeplak i fshatit Strellc nė komunėn e Deēanit qė nga data 12. 05. 1993 e deri me 11. 04. 1999, kur policia sekrete serbe e pushkatoi. Kryeplaku i fshatit Strellc nuk kish shkelur as edhe njė ligj, ish i dashur dhe i respektuar, njeri i drejtė dhe veprimtar i LDK - sė. Por kėto ishin shkaqet qė policia e tė akuzuarit pėr krime kundėr njerėzimit Sllobodan Millosheviēit e vrau. Eh, represioni serb mbi kėtė familje kosovare ėshtė i dhimbshėm. Policia ekstremiste serbe, djalin e ish kryeplakut, Astrit Zef Luli, tė datėlindjes 26. 02. 1978 e dhunoi shumė herė. Astrit Luli, me 20. 03. 1998, kur bisha serbe ishte nė luftė dhe shumė shqiptarė kėrkuan strehim nė Shqipėri, u arrestua nga policia. Tre ditė tortura, tre ditė masakrime provoi trupi i njomė i djaloshit kosovar, derisa u lirua pėr mungesė provash. Por, Astrit Luli po nga forcat e policisė ėsht plagosur me dy plumba nė kėmbėn e djathtė dhe me 15. 01. 1999 ėshtė shtruar nė spitalin e Deēanit. Edhe rasti i kėtij tė riu kosovar ėshtė padyshim njė ndėr apelimet e shumta kundėr Sllobodan Millosheviēit.

                Denada Kraja

 

                Plumba e tritol mbi demokratėt

                24 Qershori dhe 8 Korriku, ku socialkomunistėt dhunuan votėn e lirė tė shqiptarėve, u dha mandatin edhe pėr katėr vjet qeverisje. Ata edhe kur erdhėn nė pushtet me 29 Qershor 1997 erdhėn me dhunė e terror. Kėtė represion psikologjik e fizik e ushtruan gjatė mandatit katėr vejēar me tėrė potencialin e tyre. Demokratėt janė njė denoncim real, ku megjithė hakmarrjen mesjetare, nuk mund t’ua presin hovn nė kėto zgjedhje q padyshim janė mė tė tmerrshmet. Njė rast, njė akuzė, njė apelim, ėshtė demokrati Musa Adem Sheqar, e shoqja Aneta Spiro Sheqar dhe tre fėmijėt e tyre Flamuri, Elvisi dhe Elsoni. Musa Sheqar, duke qenė anėtar dhe veprimtar i partisė demokratike ėshtė kėrcėnuar shumė herė me vrasje nga komunistėt qė aksidentalisht do i kemi edhe pėr katėr vjet nė pushtet nėse opozita nuk do organizohet fort dhe t’ua presė mandatin nė mes. Ja, me 10. 11. 1999, nė orėn 20. 45 minuta, Musa Sheqar dhe e shoqja Aneta Sheqar janė qėlluar me plumba afėr shtėpisė sė tyre nga segmente tė errėta tė mafies shtetėrore pėr t’u vrarė. Musaja ka marrė njė plumb nė krah, ndėrsa e shoqja njė plumb nė kėmbė. Pasi shpėtojnė pa u pushkatuar falė zotit dhe shanzit, tė njėjtat grupe, me 12. 12. 1999, nė orėn 19 e 30 minuta, Musa Sheqar qėllohet me breshėri kallashnikovi, ku trupin e tij e pėrshkojnė pesė plumba. Plumbat i mori nė bark. I bir, Flamur Sheqar e mori tė atin nė gjendje shumė tė rėndė dhe e dėrgoi nė spital. Nė kohėn qė Musa Sheqar po operohej, njė sasi lėnde eksplozivi i shkatėrroi lokalin, Bar restorant “Flamuri” nė Shtoj tė ri, me njė vlerė monetare rreth 100 000 dollarė. Nė kushte tė tilla pasigurie, nė kushte tė tilla dhune e diskriminimi, ky demokrat, si shumė tė tjerė zgjodhi si tė vetmen rrugė, atė tė braktisjes sė Atdheut.

Bukurie Hyseni