nr. 5
Sa ėshtė shteti faktor stabiliteti? Dy muej para votimit Meta,
Mejdani me gėrshanė e shirita nė dorė ngjanin me konkuistatorėt qė me pasqyra
e objekte vezulluese kėmbenin arin me indigjenėt e Amerikės kur pritnin
shirita inaugurimesh nė punime qė ishin promovue nga dy - tri herė pėrpara.
Kjo, sipas mendjes sė tyne, ishte sapuni qė do tė shitej pėr djathė. Niveli psikologjik,
konstitucioni shpirtnor kishin mbetė nė atė tė ngjizjes sė tij kur baballarėt
me Mugoshėn, Popoviēėt etj. hapnin honet pėr fundosjen e vlerave kombėtare
dhe projektonin skėterrėn shqiptare tue u kthye nė xhelat tė kombit dhe
zbatonin pa hezitim detyrat e padronėve. Nė brezin e tretė tė kėsaj
specie kishin ndryshue vetėm mjetet pėr realizimin e qėllimeve, nga
modernizimi i tė cilėve kishin mėsue atė qė nuk duhej tė mėsonin. Shkenca nė
dorėn e vazhdimėsisė sė tribuve, kėtyne - robinhudėve - siē u kėndonte me
pathus shoku Agolli nė 1997 lehtėsonte thellimin e honeve qė do tė ndante
botėn shqiptare nga ajo perėndimore. Pinjoj komunistėsh punonin me pėrkushtim
e Ndershmėri ashtu si i mėsonte partia dhe shoku Nano. Hiqeshin tė gjallė tė dyshimtė
nga listat e votimit, shėnoheshin tė vdekun tė sigurtė. Krijoheshin lista me
shpirtė tė vdekunish. Menēunia komuniste ban mrekulli. Shqipnisė i takonte autorsia e
zbatimit tė Klonimit. Pėr dekada pėr qelizat e sėmuna tė shpirtit tė satanit
krijoheshin individė identikė me tė. Me kėto specie ishin krijue
institucionet qė i ati i fėmijėve tė Monika Kokėmadhes do ti quente:
Qeveria qė unė drejtoj. Gumėzhinin - institucionet -
nga kllounė qė luenin parodinė e shtetit. Tė ngjeshun nė klane tė ngushta tė
ish bllokut, nga frika, mungesa e emancipimit, tolerancės, me cinizmin e tyne
zbatonin politikėn e pėrjashtimit tė opozitės. Tė paaftė pėr punė tė mbara
dhe tė dobishme qė rridhte nga gjeneza dhe xhelozia, perfeksiononin ato
negative si demagogjia, servilizmi, ēvatja, makutėria, sa arritėn deri te
vjedhja e thesarit tė shtetit. Nė gjithė botėn shteti asht
faktor stabiliteti e sigurie pėr qytetarėt. Tek ne ishte kthye nė tė
kundėrtėn e saj, gjeneronte pasiguri. Thirrjet: - ruhuni nga
hajdutėt, vrasėsit, mashtruesit ishte kthye nė: - Ruhuni nga shteti... Mobilizimi i institucioneve
pėr vjedhjen e votės vihet nė siktet, pasi mekanizmat punojnė me zhurmė tė
madhe kur ėshtė fjala pėr shokėt: E. Ruka -
hajdut tenderash, shkatėrrues i arsimit. A. Angjeli -
hajdut, shkatėrrues i sistemit financiar nė dobi tė Greqisė. S. Braho -
hajdut e sadist. I. Gjoni
(Kapo) - Kryetar bandash. L. Rama -
hajdut, llafollog. M. Kryemadhi -
nėna e fėmijėve tė Ilir Kokėmadhit. A. Bufi -
hajdut tenderash. Po kėshtu edhe sa tė tjerė tė kėsaj kategorie, si Hajdaraga
apo Hajdarpilafi etj., etj. Qelibash -
komisioni pėrzgjedhė me kujdes nga Komiteti Qendror social - komunist, punon
me kapacitet tė plotė pėr shkatėrrimin e procesit zgjedhor. Nji ditė do tė
dalin para drejtėsisė figurat dhe - Bėmat - e tyne. Qėndrimi dinjitoz dhe kurajoz
i Z. Zguri dhe Gaspėr Koka, jo vetėm qė nderon figurėn e tyne, por do tė jetė
faktor pėr demaskimin e tė padrejtės. Gjithsesi, edhe shqiptarėt,
edhe bota demokratike, e kanė tė qartė se institucionet e drejtėsisė nuk
funksionojnė sa kohė tė krimineli Avdia tė jetė nė krye. Shkelja e tė drejtave tė
njeriut, individit nė pėrmasa kombėtare me mekanizmin e vjedhjes sė votave
nga nji Klikė e Inkriminuar, ēon nė heqjen e tė drejtės prė zgjedhjen e
shtetit dhe uzurpimin e tij, shkeljen e dinjitetit tė sovranit popull. Kjo asht baraz
me pushtimin e hordhive tribale, qė me procedura mashtruese, kamuflue me
mjete legale, qė nga formulimi i ligjeve, pėrbėrja e KQZ etj., etj., tė
krijojė pak mjegullnajė politike. Njohja e kėsaj farse, nėse
komuniteti ndėrkombėtar nuk ven dorė, ashtu si i takon, do tė ishte
vdekjeprurėse prė fatet e kombit, vrasja e shpresės tė tij, vulosja e
regresit tė pandalshėm. Uragani popull do ta marrė
para kėtė skotė pėrbindėsh, llomin e shoqnisė shqiptare qė i rri varun si
gurė nė qafė kėsaj bote. Duhet tė
gjėmojė e fuqishme kudo zemėrimi i popullit me parullat: - Mashtruesit para
ligjit, Poshtė kusarėt, Poshtė uzurpatorėt. Koj asht beteja mes kombėtares
e antikombėtares, mes sė vėrtetės dhe mashtrimit, luftė pėr tė drejtat jetike
dhe dinjitetin e nėpėrkambun, luftė pėr shkėputjen nga vargojt e komunizmit
bizantin, luftė kundėr kolerės sė kuqe dhe mjerimit. Ēdo hezitim asht i pafalshėm. Alban Grashi Nga: Fejzi Gushta Rajonin e destabilizon ekstremiteti Islam - 1 - Vetėm disa ditė para
ekstradimit tė Millosheviēit nė Hagė Presidenti Rus V. Putin bėri njė vizitė nė Beograd. Nuk dihet nėse
kjo vizitė e programuar tė kishte lidhje me kėtė fakt. Por ajo qė na befasoi ishte
vizita e tij e papritur nė Prishtinė. Z. Putin me tė zbritur nė
aeroport i kėrcėnoi shqiptarėt duke thėnė se: Stabiliteti i rajonit ėshtė i
kėrcėnuar nga njė rrezik serioz si ai i ekstremit kombėtar fetar si dhe nga
intoleranca qė e ka burimin nė Kosovė. Por ajo qė tėrhoqi vėmendjen e
masmediave elektronike e tė shkruara nė Europė dhe mė gjerė, ishte propozimi
i tij, - pėr njė konferencė rajonale me njė suport ndėrkombėtar (pa
Shqiptarėt), qėllmi i sė cilės do tė ishte sanksionimi i paprekshmėrisė sė
kufijve dhe tė integritetit territorial tė Jugosllavisė. Dihet se kush do tė jetė nė
kėtė konferencė rajonale Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, Greqia
etj... Pikėrisht kėto qė me 1913, gjithmonė tė mbėshtetur nga Cari dhe
patriarkana Ruse gllabėruan territore tė tėra qė akoma mbahen padrejtėsisht
nga kėto vende, dhe tani frika qė Kosova mund tė shkėputet, e nga qė nuk duan
ta besojnė kėtė realitet, duan ta rigllabėrojnė, e ta ligjėrojnė si tė tyren
pėrfundimisht. Njė propozim i tillė i z.
Putin jo vetėm qė pėrkėdhel por edhe inkurajon revanshistėt e Beogradit, tė
cilėt nėpėrmjet Koshtunicės i deklaruan edhe njė herė strukturave politike
Europiane se: Kosova duhet tė mbetet nėn sovranitetin e Jugosllavisė. Z. Putin me qėllim qė tė
parandalonte proēeset demokratike nė Kosovė deklaroi: ... Zgjedhjet e
pėrgjithshme nė Kosovė janė tė parakohėshme. Mendoj se kėto deklarata,
Kėshilli i pėrkohshėm administrativ nė Prishtinė duhet ti marrin me rezervė,
pastaj gjėrat kanė llogjikėn e tyre. 1 - Si mund tė mbahet njė
konferencė rajonale, ku tė vendoset pėr fatin e Kosovės, pa pjesmarrjen e
pėrfaqėsuesve legjitim tė kėsaj krahine?!... Dihet se kėto pėrfaqėsues dalin
vetėm nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, pasi vetėm kėshtu kanė mandatin
pėr tė pėrfaqėsuar krahinėn e tyre. 2 - Ajo konferencė nuk mund tė
jetė ekskluzivitet i vendeve tė rajonit, pjesmarrja ndėrkombėtare duhet tė
jetė mė e gjerė sepse dihet se nė Kosovė janė disllokuar trupat, dhe
strukturat politike ndėrkombėtare qė kontribuan nė zgjidhjen e krizės. 3 - Praktikat e zgjedhjeve tė
problemeve tė kėtij lloji nė Ballkan, kanė traditėn e tyre politike, me pėrjashtim
se logjika e zgjedhjeve ka evoluar nė drejtim tė demokratizimit dhe e tė
drejtės pėr vetvendosje. Tani edhe nė tė kaluarėn kėto
probleme nuk janė zgjedhė kurrė nga vendet e rajonit. - 2 - Prognozat dhe parashikimet
sinoptike mbi klimėn e mbrendshme politike tė Kosovės janė tepėr tė luhatshme
dhe pak a shumė nė mvartėsi tė konjukturave politike nė rajon, qė herė - herė
janė tė dėmshme e denigruese, por edhe tė favorshme dhe vendimtare nė
arritjen e qėllimit pėr tė cilin kanė punuar. Dihet se pas dorėzimit tė
Millosheviēit nė tribunalin e Hagės, si rezultat i kontradiktave nė mes
Koshtunicės dhe Kryeministrit Xhinxhiē, ky i fundit dha dorėheqjen, duke
shkaktuar njė krizė qeveritare. Por me sa duket nuk ishte serioze. Xhinxhiē
sė shpejti do bėjė njė vizitė nė Kosovė. Nė Republikėn e Malit tė Zi filluan
pėrgatitjet pėr njė referendum qė synon shkėputjen nga Serbia. Nė Shkup po punohet pėr
ndryshime kushtetuese nė favor tė shqiptarėve. Por gjithsesi faktori
pėrfundimtar pėr ardhmėrinė e Kosovės, janė strukturat Euro - Atlantike tė
vendosura aty dhe nė rajon, dhe mbi tė gjitha kėto, janė zgjedhjet e
pėrgjithshme nė Kosovė, dhe ky fakt do tė jetė testimi mė i mirė i njė
populli i cili pasi pėsoi tėrė ato krime monstruoze nga milicia dhe
paramilitarėt serbė, aspiron pėr pamvartėsi, dhe do tė kundėrshtojė ēdo
pėrpjekje pėr tė imponuar njė bashkjetesė me serbėt, tashma tė armiqėsuar pėr
vdekje! - 3 - Nė rrugėn e Kosovės drejt
pamvartėsisė dhe statusit tė saj pėrfundimtar ka shumė vėshtirėsi: Flitet se
nė zgjedhjet e nėndorit do votojnė edhe serbėt e disa eklavave nė veri tė
Kosovės. U fol pėr rindarje tė saj, pėr ngritjen e njė muri nė Mitrovicė nė
mes dy etniteteve, Shqiptar dhe atė Serb. Rasti solli qė ato tė ngrinin
akuza nga ma tė ndryshmet kundėr U.Ē.K. si pėr veprimet luftarake tė saja nė
Luginėn e Preshevės, dhe nė fund pėr ngjarjet nė Maqedoni. Edhe kėtu u fol
pėr kėmbim territoresh, nga akademikėt e Shkupit. O Tempera, o Mores! dhe
asnjėherė nuk pati njė ndėrgjegjėsim politik dhe kombėtar mbi krimet dhe
dhunėn e pėrgjakshme qė ushtruan serbėt mbi popullsinė e pambrojtur tė
Kosovės. Ato gjithnjė kėrkojnė tė ēvasin dhe tė terrizojnė. Por kohėt kanė
ndryshuar. Por edhe ekspansioni i tyre gjithnjė bėhet mė kėrcėnues. Tani nuk
flitet pėr ndarjen e Mitrovicės, por shtrohet me shumė urgjencė bashkimi i
territorit nė njė tė vetėm, dhe nė tė dy anėt e Ibrit. Gjithashtu ideja se nė
zgjedhjet e nėndorit do merrnin pjesė vetėm disa enklava, tani shoqėrohet me
kthimin e 170 000 serbėve tė inkriminuar. Tė cilėve nuk u lejohet tė shesin
pronat e tyre shqiptarėve. Jam i bindur se ky rikthim nuk do tė realizohet
nga revanshizmi Serb. Por edhe nė caqet e njė
kėrkese jo vetėm qė do ishte irracionale e absurde, por mbi tė gjitha e
pamoralshme. Pėrpjekjet pėr njė rikthim
janė tė qėllimta, intriguese dhe tendencioze, pėr tė nxitur incidente tė
reja, nė mėnyrė qė tė pėrligjet me ēdo kusht ideja se tė gjitha tė kėqijat
dhe prirjet pėr destabilizimin e rajonit vijnė nga shqiptarėt e Kosovės. Ky
ėshtė morali Serb. Ata kėrkojnė tė rikthehen nė njė kohė kur edhe pas dy
vjetėsh, (nė mungesė tė territoreve pėr varrime nė fushė - Kosovė) u zbuluan
varre tė pėrbashkėta edhe nė periferi tė Beogradit. Burra, gra dhe fėmijė, tė
masakruar nga milicia dhe paramilitarėt serb. Ato flasin pėr procese
demokratike, dhe mbajnė nė burgje dhe kampe me qindra tė burgosur shqiptar tė
dėnuar si kundėrshtarė politik. Ato qė nxisin kėtė rikthim tė
trupshėm e skandaloz, janė projektuesit e masakrave nė Kosovė tė vitit 1999. Janė ata qė pas ekstradimit tė
Millosheviēit nė gjyqin ndėrkombėtar tė Hagės, dolėn nėpėr rrugėt dhe sheshet
e Beogradit duke protestuar kundėr
vendimit arbitrar tė Kryeministrit Xhinxhiē. Dhe nuk ka dyshim se ato janė
mbeturinat e fantaksura tė Arkanit dhe tė Sheshell - it. Janė llumi i njė kombi qė nuk
i bashkon asgjė me qytetėrimin Europian. Pas asaj disfate, kėto janė
pėrpjekjet mė tė dėshpruara dhe mjerane tė atyre qė ruajnė akoma idetė dhe
pasionet e vjetra historiko - ortodoksale se: Kosova ėshtė zemra e Serbisė! Ata , nėse vazhdojnė ti
qėndrojnė besnik tė kėtyre ideve fikse, nuk bėjnė tjetėr vetėm se denoncojnė
vehten pėrpara botės, duke treguar se trembėdhjetė shekujt e vendosjes sė
tyre nė territoret e lashta tė Ilirisė, nuk ishin tė mjaftueshme pėr tju
pėrshtatur mentalitetit dhe civilizimit Europian. Dhe kjo e vėrtetė do tė
eksplodojė nga analet e historisė duke denoncuar qėndrimet e tyre tė shpifura
me njė histori tė fallsifikuar mbi Kosovėn. Kosova gjatė tėrė historisė ka
qenė dhe mbetet Sopranoja e parė nė Operėn e Ēėshtjes Kombėtare. Ajo ėshtė
zemra dhe shpirti historik i Kombit Shqiptar. Nga: Fejzi Gushta Dėnim i rrallė, 20 vjet burg 20 vjet burg pėr tė pandehurin
Genc Tafili akuzuar si vrasės me cilėsi tė veēanta ndaj kolonelit Arben
Zylyftari, vrarė me 2 Gusht 2000 pas 3 muajsh, me afėrsisht 9 seanca
gjyqėsore, nė seancėn e fundit Gjykata e shkallės sė I tė rrethit Shkodėr
vendosi deklarimin fajtor tė tė pandehurit Genc Tafili pėr veprėn penale tė
vrasjes me dashje tė kryer ndaj punonjėsit tė policisė nė bashkėpunim me tė
jatin Bahri Tafili, vrarė edhe ai nė shtetrrethimin e 2 Gushtit. Parashikuar
kėto nga nenet 79 shkronja c dhe 25 tė Kodit Penal tė cilat e deklarojnė
fajtor nė bashkėpunim dhe dėnimin e tij me 20 vjet burg. Pėrveē kėsaj trupi gjykues me
drejtues gjyqtarin Sandėr Simoni deklaruan fajtor tė pandehurin Genc Tafili
edhe pėr veprėn penale tė armėmbajtjes pa leje parashikuar nga neni 278 / II
KP dhe dėnimin e tij me 3 vjet burgim. Nė bashkėpunim tė dėnimeve nė zbatim
tė nenit 55 / I KP dėnimet e tė pandehurit Genc Tafili kanė pėrfunduar nė 20
vjet burgim (heqje lirie). Vuajtja e dėnimit fillon qė nga data e arrestimit
2. 8. 2000. Nevila Berdica Rikthim tek tradita e politikės shqiptare Rezultati i partisė demokrate ishte
njė surprizė pėr politikėn shqiptare por edhe pėr vetė drejtuesit mė tė lartė
tė saj. 5% e elektoratit zgjodhėn kėtė parti qė ti pėrfaqėsojė nė
parlamentin e ri shqiptar. Nga ana e vet, pozita aktuale, nxitoi tė
pėrshėndesė lindjen e opozitės sė vėrtetė demokratike qė do tė pėrfaqėsohej
nga reformatorėt e Pollos. Premisat, duke parė edhe statutin tejet liberal tė
kėsaj partie, ishin pėr njė fytyrė tė re politike nė vend. Kėtė e forcoi mė
tepėr edhe asnjėanshmėria e kėsaj partie gjatė turit tė dytė, ku ajo nuk
mbėshteti haptas anjė parti apo grupim politik. Ajo u duk e ndėrgjegjshme
edhe kur pohoi se do tė mbėshteste zgjedhjet e njė presidenti pas njė viti,
pėr tė mos krijuar krizė institucionale. Sigurisht qė kjo do tė vinte pas njė
kompromisi ku demokratėt do tė pėrfitonin. Deri kėtu, gjithēka vazhdon tė
jetė normale, siē ėshtė normale qe reforma tė jenė kundėr votimit nė
proporcional nė zonėn 60 tė Lushnjės, prej sė cilės ata humbasin direkt nė
vend qė tė pėrfitojnė ndonjė deputet. Por, mbi tė gjitha, i rriti vlerat e
kėsaj partie fakti i dorėzimit krejt tė bardhė nė listėn proprocionale nė
Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, qė do tė thoshte se ai kandidat qė merr mė
shumė vota, do tė futej nė parlament. Kjo u trumpetua me tė madhe nga liderat
- sekretarė tė reformatorėve si njė shkallė e lartė demorkracie brenda
partisė sė re. Ndryshe po ndodh kėto ditė. Duke parė qė kanė mbetur jashtė
listės sipas rregullit tė mėsipėrm, tre ish - kryetarėt e grupimeve qė lindėn
partinė demokrate Genc Pollo, Dashamir Shehi dhe Petrit Kalakula, po pėrpiqen
tė gjejnė njėmėnyrė qė ti fusin nė parlament tė lartpėrmendurit. Me sa duket
tre liderėt - sekretarė, nuk mund tė bėjnė dot politikė pa mandatin dhe
imunitetin e deputetit, kėshtu qė duhet tė sakrifikohen 3 koka mė tė vogla
brenda partisė, tė shkelet marrveshja e listės sė bardhė tė proporcionalit
ose e thėnė ndryshe, tė kthehemi nė traditat e vjetra tė politikės shqiptare.
Shembulli mė i spikatur ėshtė ai i S. Berishės, qė nė zgjedhjet e 97 edhe pse
ishte president i depolitizuar qė paraqet unitetin e popullit, ishte i pari
nė listėn proporcionale tė partisė sė vet. Demokratėt reformatorė pritej qė
fusnin nė parlament 7 - 8 deputetė dhe sipas rezultateve do tė ishin Nard
Ndoka, Jak Ndokaj, Arben Lika, Saimir Ēurri dhe tre tė tjerė qė me sa duket
do tė zėvendėsohen nga Pollo, Shehi, Kalakula. Kėshtu shqiptarėt kanė parė tė
avullohet para syve tė trye edhe ėndrra pėr njė parti ndryshe shqiptarėve.
Parti e re, avaz i vjetėr. Vetėm sa thamė mė lart do tė mjaftonin qė nė zgjedhjet
e tjera kjo parti tė humbiste tė paktėn gjysmėn e elektoratit, qė flitet se e
ka marrė nga ngjashmėria me partinė nėnė, tė paktėn nė sigėl. Blerti Delija Zgjedhjet nė Shqipėri, viktimė e sistemit tė shumėpėrfolur gjyqėsor Nuk ka mė as dyshimin mė tė
vogėl qė zgjedhjet nė Shqipėri pėrditė e mė shumė po kthehen nė njė tragji -
komedi. Ishte menduar tė kishte njė tur tė parė, njė tur tė dytė dhe mbase
njė tur tė tretė. Por qė tė arrinim nė njė tur tė katėrt, askush nuk e kishte
menduar. Jo vetėm pėr kėtė fakt kėto zgjedhje shėnojnė njė rekord. Paditja nė
gjykata e shumė kandidatėve tė humbur nė kėto zgjedhje tė fituesve nė zonat
pėrkatėse, ėshtė njė risi qė do tė kujtohet gjatė. Janė mbi 30 paditė, nga tė
cilat mė e fituara ka dalė PS dhe mė e humbur PD dhe koalicioni BF. Pa
dėshirė, apo ndoshta edhe si nė gjetje e KQZ pėr tė lėnė tė vendosin tė
tjerėt, gjykatat shqiptare kanė marrė nė dorė procesin zgjedhor, duke dhėnė
madje edhe mandate deputetėsh. Kjo ndodh sepse kėshtu e parashikon edhe kodi
zgjedhor. Kėshtu nėse je i pakėnaqur nga rezultati pėrfundimtar i votimit tė
njė zone, mund ti drejtohesh pėr rinumėrim Gjykatės sė Faktit. Nėse ke
ankesa pėe procesin zgjedhor mund tė ankohesh direkt nė KQZ, por edhe nė
Gjykatėn e Apelit. Ndėrsa tjetėr pozicion ka Gjykata Kushtetuese. Ajo i ka
vendimet e formės sė prerė dhe mund tė pėrmbysė ēdo vendim tė KQZ, Gjykatės
sė Faktit apo Apelit. E thėnė ndryshe, ajo jep mandate deputeti, ashtu siē
edhe i ka dhėnė deri tani. E pra kemi arritur nė njė pikė kyēe, ku e drejta
themeltare e shtetasve, ajo e votės, pėrballet me njė sistem gjyqėsor tė
shumėpėrfolur pėr korrupsion, ryshfete, tė politizuar etj. Nė tė gjitha
proceset, edhe nė ato mė ordineret, gjykata ėshtė vėnė nė shėnjestėr. E
njėjta gjė mund tė thuhet edhe nė raportet me policinė, ku kjo e fundit
akuzon prokurorinė dhe gjykatat pėr lirimin e atyre qė kap policia.
Gjithsesi, kjo ėshtė njė gjė e thjeshtė para faktit tė kėtyre ditėve.
Gjykatat janė vėnė nė vijėn e parė tė caktimit tė fateve tė politikės shqiptare,
duke pjellur deputetė. E ēuditshmja ėshtė se si PS ashtu edhe PD + BF janė tė
pakėnaqur nga Kushtetuesja, edhe pse deri tani PS ka marrė rreth 4 deputetė
prej saj. Ndėrkohė, PD + BF kanė njė argument nė dorė. Kryegjykatėsi
kushtetues Fehmi Abdiu, arrit nė atė post si figurė e spikatur politike
brenda PS. Rrjedhimisht ai dhe kolegėt e tij paragjykohen, pavarėsisht nga
aftėsitė juridike qė mund tė kenė. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr
Gjykatat e Faktit dhe tė Apelit, qė janė shumė tė pėrfolura pėr procese tė
montuara politike si ai i 6 tė arrestuarve ish funksionarė tė PD pėr
genocid, 14 shtatori, ēėshtja Hajdari si dhe gjyqet e hapura pėr
drejtuesit e shtetit gjatė trazirave tė 97. Tė gjitha kėtyre u shtohen edhe
vetė eksperiencat e pakėndėshme qė shumė qytetarė kanė patur nė raportet
direkte me gjykatat shqiptare. Opozita aktuale, qė me sa duket nuk po
pajtohet me humbjen dhe kėrkon kthimin e votimeve nė tė paktėn 33 zona, ėshtė
kapur fort pas argumentit Gjykata duke lėnė nė heshtje KQZ. Pavarėsisht nga
sa thamė mė lart, procesi i stėrzgjatur i votimit po vazhdon, duke shėnuar
ndoshta njė rekord. Ka tė ngjarė qė edhe pse me vėshtirėsi, pas ndėrhyrjes sė
vėzhguesve ndėrkombėtarė qė i pranuan zgjedhjet, do tė konstituohet
Parlamenti i ri (duke shpresuar qė ngjarjet tė mos precipitojnė alla
shqiptarēe). Nėse parlamenti i viteve 97 - 2001 u mbiquajt nga opozita i
kallashnikovėve, parlamenti qė pritet tė kostituohet po fiton emrin si i
dalė nga gjykatat. Pėrsėri nė skenė po del drejtėsia shqiptare. E
shumėpėrfolura drejtėsi. Blerti Delija Malėsi e Madhe Shkreli mes demokracisė dhe drogės sė qeverisė Pas 24 qershorit 2001 kur
Malėsia e Madhe nė vijim tė traditės sė saj votoi furishėm nė favor tė
forcave tė djathta demokratike, hakmarrja socialiste nuk po njeh kufi. Rasti
mė flagrant ėshtė komuna Shkrel (pjesė e Zonės nr. 2) e cila fillė pas kėsaj
po pėrballet me njė akuzė sa absurde aq fyese, duke u quajtur Kolumbia e
Shqipėrisė. Ku policia socialiste trumbeton se paska zbuluar plantacione tė
tėra me bimė narkotike, madje jep shifra rreth 500 mijė bimė. E kėtė
trumbetim e ndihmuan nė fillim disa media elektronike qė i ushqen vetė shteti
socialist (nuk thonė kot qeni ku han leh). Pas kėsaj tymnaje u arrestuan disa
fshatarė qė kėto bimė i kishin tė mbjella tė tokat e tyre, si Maliē Memēas,
Qamil Sela, Gjeto Lumaj, Brahim Maleci (edhe si drejtues i kultivimit tė
bimės, si dhe u kėrkuan disa tė tjerė pėr tu arrestuar, duke pėrfshirė edhe
kryetarin e komunės z. Martin Pėllumbi, e pėr ēudi tė gjithė kėta janė vetėm
veprimtarė tė partive tė djathta antikomuniste. Gjithė kjo zhurmė ishte aq e
fuqishme sa tingujt e vjedhjes e manipulimit tė votave nė raundin e dytė e tė
tretė nė zonėn nr. 2 thuajse nuk u dėgjuan fare, ku me sa duket ky paska qenė
qėllimi i inskenimit tė kėtij zbulimi qė u ngjan zbulimit tė kapjes tė
grupeve armiqėsore qė mėma e PS i prodhonte me bollėk, nė historinė e saj
gjysėm shekullore, (e kot nuk thonė bėmė lopė se tė pėllas; e bėmė nėnė se tė
ngjas). Por pas kėsaj intrige nė shėrbim tė shtetit tė dhunshėm socialist si
qėndron e vėrteta: Fillimisht duhet sqaruar se
mbjellė quhet Kerp me emrin shkencor Canabis Sativa L, e cila ėshtė e
licensuar nė Europė edhe nga Komuniteti Europian, por sot nė botė mbillen
rreth 8 milion Hektarė (kujtojmė se sipėrfaqja e vreshtarisė ėshtė vetėm pak
mbi 9 milion Ha), madje kjo bimė ka tė dhėnė se mbillej qė 15 shekuj para
lindjes sė Krishtit. Kerpi ėshtė bimė industriale
qė kultivohet kryesisht pėr fijet e fibrat e saja qė pėrfitohen nga trupi i
bimės, tė cilat vlejnė pėr tė prodhuar Qylyme, Sixhade, Tapiceri, Tapete e
tjerė qė ne i pėrdorim nė shtėpi e mjetet tona, duke i blerė pasi vijnė nga
larg. Farėrat e kėsaj bime i ka sjellė njė shoqatė bamirėse Angleze, e cila
ka marrė miratimin edhe nga Ministria e Bujqėsisė, si dhe kaluar farėrat
nėpėr doganat shqiptare. Duhet theksuar se kjo shoqatė Angleze ka kultivuar
kėtė bimė mė parė nė zona tė varfra si nė Rumani, Hungari, Poloni, ish
Jugosllavi e tjerė, ku nuk ka pasur asnjė problem. Pėr kėtė bimė kjo shoqatė
ka dhėnė edhe emisione nė mediat elektronike qė nė muajin prill. Gjithsesi ja
vlen tė sqarohet se kjo bimė industriale ėshtė mbjellė nė vendin tonė edhe
gjatė regjimit komunist, ku pėr ironi tė fatit nė Koop. Bujq. Dedaj (sot
Komunė Shkrel) nė vitin 1988 ka qenė planifikuar qė nė vijim tė mbillej Kerp,
por qė nuk u arrit pasi vitet 90 - tė suallėn demokracinė e ėndėrruar. Por
nuk ka dyshim se shteti i sotėm di tė dallojė Kėrpin industrial (Canabis
Sativa L) qė ėshtė kultivuar nė Shkrel, me Canabis Sativa Indiana qė
kultivohet pėr drogė, e cila natyrisht ėshtė e ndaluar. Dallimin nė fakt e
bėn edhe njė fshatar qė i ėshtė mėsuar syri, pasi Canabis Sativa Indiana
rritet me degėzime tė shumta si shkurre, dhe ka kėrkesa tė tjera si pėr tokė
e teknologji, ndėrsa Kerpi industrial rritet pa asnjė degėzim. Por duhet tė
nėnvizohet se nė pėrbėrjen kimike edhe Canabis Sativa L (Kerpi) ka pėrmbajtje
tė lėndėve qė pėrmbledhen nė THC (lėndė narkotike), por me pėrqindje tepėr tė
vogėl 0080 - 0090 %, ku po ti llogaritėsh nė bazė tė prodhimit tė sasisė sė
luleve apo farės (qė nxirret lėnda) e ti shumėzosh me 500 mijė bimė narkotike
rezulton se nga kėto bimė mund tė prodhosh vetėm 142 gram drogė tė pastėr, e
kush do tė ishte ai budalla qė do tė tentonte qė tė pėrdorte tėrė atė volum
mase pėr asgjė. Kur dihet se nė Shqipėri qarkullojnė kg drogė tė pastėr ēdo
ditė, madje vetėm pak ditė pas kėsaj nė makinėn e djalit tė njė socialisti me
rėndėsi rezultonin mbi 1. 5 kg drogė, e cila u la e lirė pėr tu tregtuar...
nėn siglėn mos tė preket se ėshtė i joni. Pra duhet ditur se ēdo bimė nė
pėrmbajtjen e saj kimike ka alkoloide qė nė pėrgjithėsi janė baza e drogave,
ku sa pėr kulturė kokrrat (farat) e misrit kanė tre herė mė shumė lėndė qė
shėrbejnė si bazė pėr prodhimin e drogave tė ndryshme. Por qėllimi nuk ėshtė
ky, ai ėshtė padyshim politik, qė kėrkon tė ndėshkojė kėtė trevė sė kurrė nuk
iu nėnshtrua komunizmit qoftė ky edhe i mbuluar me pelerinė Rozė. Sepse po tė
donte tė zbulonte bimė tė vėrteta droge ato igjen nė jug kudo pa as mė tė
voglėn vėshtirėsi. Gjithashtu qėllimi tjetėr ėshtė edhe ndėshkimi i shoqatės
Angleze e cila zgjodhi tė ndihmojė Veriu e Shqipėrisė e jo Jugun e
Qeverisė, si dhe kjo shoqata ėshtė e vendeve perėndimore kapitaliste (se
ndryshe do tė ishte po tė qe nga Kuba apo Kina). Gjithashtu kjo bimė (Kerpi)
ka rreth katėr muaj qė kultivohet hapėt nė tokat e Shkrelit, ku ēdo ditė
ėshtė parė nga organet policore e shtetėrore. Natyrisht Policia vetėm zbatoi
urdhrat e atyre, qė duan fitoren me ēdo ēmim, qoftė kjo edhe si e Pirros... Korrik 2001 (Ndue Bacaj) Shqipėria Etnike nga realiteti nė... ėndėrr... Tashma shekulli i 21 - tė, si
pėr tė gjithė botėn e qytetėruar edhe pėr ne shqiptarėt ka trokitur nė portat
tona, duke paralajmėruar pėr njė epokė tė re, pėr njė jetė mė tė mirė, mė
dinjitoze e mė tė ngjashme me atė qė predikonte Mesia jonė Jezu Krishti rreth
dymijė vjet mė parė. Gjithsesi Historia e Shqipėrisė (Ilirisė) ėshtė e gjatė
sa vetė jeta, ajo dėshmon se tė parėt tanė kanė tė paktėn gjashtė mijė vjetė
nė kėto troje (tė Shqipėrisė Etnike), ku natyrisht u pėfshinė nė Baticat e
Zbaticat e shekujve, aq sa Shqipėria e sotme politike ėshtė e reduktuar nė
vetėm rreth 28 mijė km2, nga 110 mijė km2 qė ėshtė nė
fakt Shqipėria Etnike, e pranuar deri nga fundi i shekullit 19 - tė e fillimi
i shekullit 20 - tė. Ku ne jemi i vetmi shtet nė Botė qė nuk kufizohemi me
asnjė nga shtetet fqinje, por me tokat tona tė grabitura nga fqinjėt Sllavė,
qė nė fakt janė thjeshtė ardhacakė tė shekujve tė VI - IX - tė pas lindjes sė
Krishtit; tė zbritur diku nga stepat e akullt tė Rusisė sė largėt. Pėr hir tė
realitetit duhet pohuar se Iliria (Shqipėria) ka qenė vend i lakmueshėm pėr
pushtues tė ndryshėm, madje qė para 2170 vjetėsh kur perandori (Mbreti) i
fundit Ilir, Genti u kap rob nga Romakėt dhe Iliria u pushtua nga kjo
perandori, e qė nga ajo kohė kanė kaluar pushtime Romake, Bizante (vazhdimi
lindor i perandorisė Romake), mė pas u vėrsulėn Gotėt, Hunėt, Avarėt,
Normanėt e Anzhuinėt e tjerė, por tė gjitha mė shumė ishin sundime Politike e
ushtarake e jo ngulmime qė tė tjetėrsonin autoktoninė dhe trojet Etnike tė
Ilirisė. Por rreziqet mė tė mėdha Shqipėrisė i erdhėn pas shekujve VI - IX -
tė kur Turma apo mė saktė Kope tė tėra Sllavėsh zbritėn nga shpellat e
akullta tė Uraleve, pėr tė kėrkuar njė fat mė dinjitoz nė kėtė pjesė tė
bekuar tė Europės, e ku ne shqiptarėve (Ilirėve) na kishte falur Zoti prej
mijėra vjetėsh mė parė. Gjithsesi lėvizje e ēvendosje popujsh ka pasur ndėr
shekuj, por ama fati i autoktonėve dhe ardhacakėve ka qenė normal pėr tė dyja
palėt, por fatkeqėsisht mes nesh e Sllavėve nuk ndodhi kėshtu. Kjo jo pėr
fajin tonė, pasi Sllavėt zbritėn jo si njerėz nė kėrkim tė fatit tė ri, larg
shpellave qė u kishte rezervuar deri atėhere jeta, por si Kope Arinjsh (mbase
me arinj nėpėr shpella kishin jetuar) qė kėrkonin Gjah e Gjak, e ku preja e
parė u bėmė ne Shqiptarėt. Por gjithsesi nė dokumentet e asaj kohe thuhej se
Shqipėria (Iliria) pėrbėhej nga njė territor prej 110 mijė km2.
Dokumente ka me shumicė edhe pas shekullit IX - tė, pra edhe nė shekujt nė
vijim, shek.X, XI, XII, XIII - tė e deri nė atė tė XV - tė kur pushtimi i
perandorisė Osmane po shtrihej nė tėrė Ballkanin e mė gjerė, e tė gjitha kėto
dokumente, tuj pėrfshi edhe ato tė Stefan Dushanit e pranonin se Shqipėria
shtrihej nė njė territor prej 110 mijė km2, por qė kjo perandori i
kishte pushtuar (1330 - 1335). Gjithashtu nė kėto dokumente
shėnohen territoret e skajshme tė Shqipėrisė (qė ishin brenda saj), ku nė
Veri shėnohen (skaji) Prijepolje, Senicė e vazhdon me Novi Pazar, Rashkė,
Bllacė, Nish, e zbret nė Lindje qė nga Nishi, Leskova, Vranja, Bujanovc,
Preshevė, Kumanovė, pėrfshin Shkup, Bistricė, Perlep, Musin, Manastir,
Follorinė, Kostur, Greben, Meēovė, Janinė, Artė e deri nė Jug fare nė
Prevezė, vazhdon duke u ngjitur nė Perėndim me Detin Jon sė bashku me
Korfuzin, Detin Adriatik, tuj pėrfshi Ulqin e Tivar e ngjitet nė territoret e
Tuzit e Podgoricės me rrethinat Shpuzė, emė lart Kolashin, Beranė e drejt
deri nė skajin verior qė shkruam mė sipėr. Duhet theksuar se nėse Serbėt,
Malazezėt, e Grekėt u pushtuan nga Pernadoria Turke fill pas betejės sė
humbur nga Ballkanasit nė vitin 1389 nė fush - Kosovė, Shqiptarėt filluan tė
pushtohen vetėm nga fundi i shekullit XV - tė, ku edhe pas kėsaj kjo
perandori e stėrmadhe e kohės nuk gjeti rehati kurrė nė trevėn e Ilirisė,
pėrveē dredhive politike, fetare, ekonomike e ushtarake e Ndau Shqipėrinė nė
katė njėsi administrative, qė nė gjuhėn e saj i quante Vilajete, tė cilat
ishin: 1. Vilajeti i Janinės me njė
sipėrfaqe prej 17. 900 km2 2. Vilajeti i Shkodrės me njė
sipėrfaqe prej 10. 970 km2 3. Vilajeti i Manastirit me
njė sipėrfaqe prej 28. 500 km2 4. Vilajeti i Kosovės me njė
sipėrfaqe prej 32. 900 km2 Ku Shqipėria gjithsej kishte
njė sipėrfaqe 90. 270 km2, dhe njė Popullsi Totale 2. 697. 960
banorė, e kjo njihej nga tė gjitha shtetet e kohės deri nga fundi i shekullit
19 - tė. Gjithsesi deri nė vitin 1878 Shqipėrisė Etnike i ishin grabitur
rreth 24. 000 km2, ku kėto toka u ishin dhėnė Greqisė 9275 km2,
Malit tė Zi 4683 km2 dhe Serbisė 10. 500 km2. Por shkatėrrimi i
mėtejshėm i Shqipėrisė Etnike fillon mė saktė pas vitit 1820 kur perandoria
Osmane detyrohet tė njohė pamvarėsinė e Serbisė, Greqisė e Malit tė Zi, si
rezultat i presionit tė Rusisė, ku luftrat e gjata e kishin dobsuar disi
perandorinė Turkoshake, ku nėn pretekstin se ku ka Ortodoksė janė toka Serbe,
Greke, Malazeze apo Maqedone. Por kulmi i pazarllėqeve tė fuqive Europiane
mbi trojet shqiptare Etnike filluan tė ligjėrohen nė vitin 1878, nė tė
ashtuquajturin Kongresi i Berlinit (13 qershor - 13 korrik) ku Shqipėria
Etnike u kėrkua tė zvogėlohej thuajse nė kufijtė e sotėm, por qė pėrpjekjet e
shqiptarėve dhe organizimi mė i lartė i tyre, Lidhja e Prizrenit (1878) bėnė
qė ky kongres famėkeq tė mos zbatohej tėrėsisht. Nė kėtė periudhė nė
dokumentet Osmane, por edhe tė tjerė pranohej se Shqipėria nė Ballkan zinte
njė sipėrfaqe prej 86 mijė km2, me njė shtrirje gjatėsore prej 430
km dhe gjėrėsi 200 km. Por pas kėsaj erdhi viti fatal i 1913, qė quhet
Konferenca e Londrės e cila ligjėroi grabitjen e trojeve shqiptare si mė
poshtė: 1. Serbia u zgjerua me 34 mijė
km2 tokė, duke lėnė kėtu edhe rreth 1. 4 milion banorė (shqiptarė
tė sllavizuar ose jo), kėtu pėrfshihet edhe Kosova. 2. Mali i Zi u zgjerua me 7 000
km2, duke lėnė kėtu edhe 260 mijė banorė (tė sllavizuar ose jo,
por tė gjithė shqiptarė). 3. Maqedonia u zgjerua me 9
700 km2, duke lėnė kėtu edhe njė popullsi tėrėsisht shqiptare prej
500 mijė banorėsh. 4. Greqia u zgjerua me plot
10. 794 km2, duke marrp ne vehte rreth 500 mijė banorė autoktonė
shqiptarė. Pra pėrveē trojeve tė grabitura deri nė vitin 1913 qė i cilėsuam
mė sipėr, tani nė vitin 1913 u grabitėn nga Shqipėria Etnike plot 61. 524 km2,
duke ngushtuar kufijtė e shtetit shqiptar nė rreth 1/4 e atij qė i kishte
falur Zoti, duke e lėnė nė vetėm 28. 746 km2, e kjo pėr ironi tė
fatit tashma quhej Shqipėria Londineze. Por me sa duket grykėsia Sllavo -
Ortodokse edhe pas kėtyre nuk u shua, ajo u shfaq pėrsėri nė vitin 1915 kur
fuqitė e Mėdha Vendosėn qė Shqipėria tė cungohej me kufijtė Veriorė lumin
Mat dhe me atė Jugor lumin Vjosa, e qė do tė mbetej vetėm rreth 13. 500 km2.
Por pėr fatin tonė kjo nuk u realizua jo vetėm pėr qėndresėn e shqiptarėve,
por edhe se e pengoi lufta e parė Botėrore.
Ajo qė nuk u realizua me 1915 u kėrkua tė realizohej nė konferencėn e paqes
nė Paris nė vitin 1919 (pas pėrfundimit tė luftės sė parė Botėrore), por vetė
Zoti dhe Presidenti Amerikan Z. Wilson e ndaloi kėtė masakėr tė pashoqe tė
grykėsisė tė klyshėve tė Rusisė, tentativa kishte edhe nė vitin 1920, por ato
dėshtuan mbi tė gjitha edhe me luftėn e pėrpjekjet e pashoqe tė vetė
shqiptarėve. Pėr tė parė mė qartė koston e lartė qė pagoi populli shqiptar nė
qėndresėn e tij pėr liri e mvehtėsi po japim disa shifra si mė poshtė: 1. Nė vitin 1878 Shqipėria
humbi rreth 70 mijė luftėtarė tė lirisė, si edhe armiqtė sllavė i rrėnuar
plot 600 lokalitete e fshatra Etnike. 2. Nė vitin 1913, si dhe nė
luftėn e parė Botėrore (1914 - 18) u eleminuan rreth 350 mijė shqiptarė, si
dhe u larguan me dhunė nga vatrat e tyre mbi 500 mijė tė tjerė, si dhe ju
grabitėn rreth 800 lokalitete e fshatra safi shqiptare. Nė kėtė kohė nė
Shqipėrinė Londineze numėroheshin vetėm 833 mijė banorė, ndėrsa nė
territoret e grabitura numėroheshin 950 mijė banorė, mjerisht nė kėtė regjim
u spekullua shumė me atė qė kush ishte ortodoks tė regjistrohej Sllav e ai
musliman turk. 3. Nė vitet 1919 - 1939
pėrsėri u zhdukėn rreth 800 mijė shqiptarė, u dėbuan nga trojet e tyre mbi
500 mijė, ku vendin e parė e zė Kosova martire, ku shteti Serb kėrkoi tė
zėvendėsojė nė kėto kohė shqiptarėt me 165 mijė kolonė sllavė. (Vetėm nė 80
vitet e fundit nga Kosova u dėbuan me forcė mbi 1. 2 milion shqiptarė tė
cilėt emigruan nė vende tė ndryshme e veēanėrisht nė Turqi). Mjerisht nė kėto kohra shqiptarėt kishin pak miq e shumė armiq, por
unė dua tė shėnoj vetėm njė mik tė madh qė ka mbetur nė hije, dhe njė armik
akoma mė tė madh qė dhunshėm u respektua nga komunistėt pėr mbi gjysėm
shekulli. Sė pari mikun e shqiptarėve Lordin Anglez Beakonfield i cili me
13 qershor 1878 i dėrgon Kongresit tė Berlinit njė memorandum, ku ndėr tė
tjera shkruan: ...Indipendenca e
Shqipėrisė pėrveēse ėshtė nė interesin e shqiptarėve ėshtė edhe ekuilibri i
Europės, ku duke ndihmuar indipendencėn e Shqipėrisė Etnike Europa e
qytetėruar ka formuar murin mbrojtės tė Europės Perėndimore kundrejt
invazionit sllav. E kjo me sa duket ėshtė kuptuar tepėr vonė, mbase
vetėm nė vitin 1999, kur barbaria Sllavo - Ortodokse rrezikoi jo vetėm
Shqiptarėt e Kosovės, por edhe vetė qytetėrimin perėndimor tė Europės e mė
gjerė. Sė dyti armikun e shqiptarėve
dhe filozofin e mikun e proletarėve (horave) Karl Marksin i cili nė vitin
1878 do tė shkruante pak para Kongresit tė Berlinit: Arnautėt (shqiptarėt)
janė pjesėrisht tė krishterė tė ritit ortodoks Grek dhe pjesėrisht musliman,
ku duke gjykuar pėr sa i njohim janė pak tė pėrgatitur pėr tu qytetėruar.
Prirjet e tyre grabitqare duhet ta detyrojnė ēdo qeveri fqinje ti mbajė ato
nėn trysni tė rreptė ushtarake, pėrderisa pėrparimi industrial nė vendet
fqinje tė mos u sigurojė punė atyre si Drurėprerės
e Ujėmbartės... Nuk mund tė mohohet fakti se gadishulli i quajtur Turki
Europiane ėshtė pasuri natyrore e trashiguar nga stėrgjyshėrit e racės sllave
tė jugut... Rivalė tė sllavėve janė vetėm barbarėt arnaut dhe turqit tė cilėt
prej kohėsh duhen dėnuar si kundėrshtarėt mė tė egėr tė qytetėrimit e
pėrparimit, pėrkundrazi sllavėt janė tė vetmit bartės tė qytetėrimit....
fatkeqėsisht ky antishqiptar u dėgjua jo vetėm nė ato vite kur fati i
Shqipėrisė dergjej nė spitalet e Parisit, Londrės, Berlinit, Moskės apo
gjetkė, por edhe pas luftės sė dytė Botėrore, kur rendi i ri Komunist
premtonte liri, pėrparim e deri vetvendosje tė popujve, por me ne ndodhi e
kundėrta kur sundimtarėt e rinj komunistė nė vitin 1945 jo vetėm nuk bėnė
asgjė pėr Shqipėrinė e coptuar ndėr vite, por pėrkundrazi prė tu dukur sa mė
sahanlėpirės e tė pėrulur para Titos e Baba Stalinit i bėnė hallall Serbit,
Grekut, Malazezit e Maqedonit gjitha mizoritė njerėzore e toksore qė kishin
grabitur ndėr vite. Fatkeqėsia e Sshqiptarėve kudo
qė ndodheshin pas kėsaj u shtua pasi nuk kishin vetėm armiqtė Sllavė -
Ortodoksė fqinj, por kishin armiqtė komunistė - internacinalistė qė
pretendonin se janė shqiptarė pa Shqipėri... Gjithsesi edhe pas rėnies sė
kėtij sistemi gjakatar qė u bazua nė filozofinė e Marksit, pėr ne shqiptarėt
hallet skanė tė sosur, pasi vėllezėrit tanė nė trojet e tyre Etnike
diskriminohen, denigrohen, madje dhunohen nė tė gjitha tė drejtat e tyre
kombėtare, fetare e njerėzore, shembulli mė sinjifikativ ishte spastrimi
etnik i kriminelėve Serb nė Kosovė nė vitin 1999 ku pėr rreth 1 milion banorė
u torturuan, dhunuan, masakruan e dėbuan nga trojet e tyre etnike, pėr tė
vetmin faj se kėrkonin tė jetonin tė lirė nė trojet e tyre qė i fali Zoti, pa
pushtues Serb. Me sa duket pas 121 vjetėsh Europa plakė u kujtua pėr
memorandumin e lordit Anglez, duke ndaluar kėtė masakėr nė mes tė Europės.
Por nuk duhet tė harrojmė se kishte mė shumė Europianė qė ende lexonin K.
Marksin, madje e komentonin se kjo ishte njė luftė e qytetėrimit Sllav, ndaj
barbarėve Shqiptarė, e ku kėta ishin edhe me pasaportė shqiptare, madje edhe
nė majė tė shtetit tė grabitur me ndihmėn e po Serbo - Grekėve nė vitin e zi
1997, tamam si nė vitin 1945. Por tashma kohėt me sa duket
kanė ndryshuar, e pėr kėtė protagonistė po bėhen vetė shqiptarėt kudo qė
janė, pasi ata po zgjojnė ndėrgjegjen e tyre Kombėtare tyre tė mohuar, madje
me tė gjitha mjetet, tuj pėrfshi edhe atė mė sublimen luftėn, aq sa tingujt e
saj kanė filluar tė zgjojnė Europėn e Botėn e cila fillmisht duket ende e
pėrgjumur, por qė duke u shtuar muzika e luftės qė bėjnė shqiptarėt pėr
ēlirim kombėtar, madje edhe shoqėror tė atyre do tu ikė pėrgjumja e gjatė
pėr tė mos u vonuar mė kurrė. Mbase ata duhet ta dinė se ne
shqiptarėt sot jemi plot 16. 5 milion, ndonėse tė ndarė nė: Shqipėrinė
Londineze 3. 5 milion, nė territoret e grabitura nga Serbia tuj pėrfshi
edhe Kosovėn tashma tė ēliruar 2. 2 milion banorė, nė greqi 2. 1 milion
banorė, nė Maqedoni rreth 1 milion banorė, nė Mal tė Zi 80 mijė banorė, e tė
gjithė kėta nė trojet e tyre etnike tė grabitura nga fqinjėt Sllavė.
Gjithashtu shqiptarė ka nė Bosnjė, Kroaci, Rumani, Turqi e Bullgari me rreth
3 milion tė tillė (pra nė Ballkan), ndėrsa nė pjesėt e tjera tė botės janė
edhe rreth 4. 6 milion, e tė gjithė bashkė japin shifrėn qė shkruam mė sipėr.
E qė padyshim nė kėtė fillim shekulli tė Ri tė gjithė sa jemi e kudo qė jemi
ka ardhur koha tė mendojmė e veprojmė qė shekulli i 21 - tė tė jetė shekulli
i aspiratave tona, i ėndėrrave tona tė bukura e tė trishta, pse jo ta themi
pa frikė pėr Shqipėrinė tonė tė dashur atė etnike qė na e fali Zoti e na e
Mohoi Robi... Shpresojmė. (Ndue Bacaj) Fronti katolik dhe Fronti turkoman: Shqipėria as Evropė, as Azi Pa dyshim, periudha mė e
lavdishme e Kombit Shqyptar, asht ajo periudhė qi mundet me u qujetė
Kastriotiane. Me tdrejtė Abaz Ermenji nhistorinė e tij shkruen: Qė kur
Shqipėria quhet Shqipėri, Gjergj Kastrioti ėshtė ai burrė qė e tregoi atėsi
Komb e Shtet mė vehte, nga mė tė fortėt nė Europėn e asaj kohet, gjatė njė
lufte tė pandėrprerė prej 25 vjetėsh; dhe formoi nujen e kreut ku mund tė
lidhej filli i historisėsė saj pėr kohėn e pastajme! (A. Ermenji Vendi qė
zen Skėnderbeu nė Historinė e Shqipėrisė, faqe 507). Mbas vdekjes sė Gjergj
Kastriotit (1468), Osmanėt ia dolėn tė shkatėrronin kėtė strukturė
shtetėrore. Fillimisht, duke asgjėsue njė e nga njė Bujarėt e Arbrit, prej tė
cilėve, edhe ata qė su vranė nė luftė, u larguan nė Itali, Venedik, Napoli,
Raguzė e gjetiu. Mandej me kalimin e kohės, duke ndėrhyrė nė atė
infrastrukturė qė u kish dhėnė shqiptarėve bashkimin nė mungesė tė shtetit: nė fenė. Tė mos ishin mė tė njė feje
tė vetme e sidomos jo tė njė feje perėndimore, shqiptarėt nuk do tė formonin
dot njė kulturė kombėtare tė tyren, e cila ti mbante tė lidhur rreth vetes
si Komb, por nuk do tė kishin as edhe njė bosht politik tė tyrin, sepse pėr
kohėn pėr tė cilėn bėhet fjalė jetė fetare do tė thoshte njėkohėsisht edhe
jetė kulturore dhe jetė politike. Megjithė kėtė, Pushtimi Osman nuk
arriti tė shkatėrrojė e tė asgjėsojė gjithēka, dihotominė shqiptare sundimi
pesė - shekullor nuk e neutralizoi dot. Lufta pėr tė gjetur e rigjetur
vehten, si nėpėr njė mjegullnajė nėn vetdije, aty nė Gadishull, nė kapėrcyell
midis dy boshtesh, do tė mbresonte fort mėnyrėn e jetesės, historinė,
konstitucionin shpirtėror, universin zakonor e doktar tė shqiptarėve. Me
ndryshimin se tanimė kėsaj lufte i shtoheshin specifikat qė lidheshin me
ndėrfutjen e njė feje tė re. Ndeshjen nė mes kėtyre dy botėsh do ta ndinte
edhe Kontinenti nė tė gjitha ēastet kur shqiptarėt do punonin pėr bashkimin
kombėtar dhe autonominė e tyre. Duhet pranuar se refleksi ikėsaj ndeshjeje
krijoi nė Lidhjen e Prizrenit dy rryma ideologjike, tė cilat vepruan si dy
fronte nė gjirin e kėsaj lėvizjeje: Fronti qė shpejtonte pėr shpėtimin e
Kombėsisė Shqiptare, dhe pjesmarrjen e lirė tė saj nė qytetėrimin europian,
dhe Fronti ēiltas turkoman, qė politikisht ishte i orientuar nga Lindja. Nė
Kongresin e Dibrės (Korrik 1909), organizuar prej xhonturqve me qėllim qė ta
lidhnin pas politikės sė tyre klasėn drejtuese shqiptare, pėrplasja e dy
rrymave u vu re nė mėnyrė tė shėmtuar; nė kėtė Kongres shkėlqyen me mungesėn e
tyre pėrfaqėsuesit e popullsisė katolike tė Veriut qė nuk qenė ftuar. Ky
Kongres u shtie nė punė prej propagandės antishqiptare, edhe si kundėrpeshė
prej Kongresit tė Manastirit (Nėndor 1908), ku shqiptarėt qenė paraqitur tė
ndėrgjegjėsuar se shpėtimin nuk e kishin nga e prisnin, veēse prej
Perėndimit. (A. Plasari, Vija e Teodosit). Duke folur pėr dobitė qė i
erdhėn Arbėrit prej Katoliēizmit, Fan Noli shkruen kėshtu: Katoliēizma nga
njėra anė i jepte Shqipėrisė bashkimin qė i mungonte si shtet dhe nga ana
tjetėr e lidhte me Botėn e Krishterė Europiane. Me sa duket pra nhistorinė
e Arbnit ka ekzistue edhe njė periudhė ku asht shfaqė edhe rreziku i
sllavizmit, dhe kjo padyshim prej se Arbni ka provue me ba jetė shpirtnore e
politike me perėndimin. Rreziku i ri i shfaqun nBallkan, ai i truqve
Osmanllinj, bani qi nji pjesė e madhe e bujarve tMėdhaj tė reflektojshin e
tlidheshin naleancė. Ata qi asnjiherė nuk patėn gjetė rrugėn e pėrbashkėt
dhe qė patėn luftue sa kundėr princave Serb, Grek e Kroat, po aq edhe kundėr
njeni - tjetrit, tash nėn komandėn e Gjergj Kastriotit mblidhen nėn nji shtet
tvėrtetė: nė nji shtet tkrishtenė ma tmadhin nBallkan. E kte e mbėrrijnė
nė idenė e Katoliēizmit, e naleancė me Kishėn Katolike Perėndimore. I
ngujuem diku atje, nKuvend tqytetit tvet, krrusun pėrmbi libra, vritte
mendjen Frati i Madh e numronte dallimet thelbsore nmes sistemit kulturor
aziatik, e kulturės prendimore Europiane. Nnji artikull me titullin Kur do
tbashkohen shqyptart rreth 80 - vjet ma parė, ai i caktonte kushtet:
...Kur shumica e tyne tmendojė e tveprojė mbas parimeve tnji kulture
tvetme. Pėrndryshe, kurrė ska me u vėrtetue nji bashkim kombtar ndėrmjet
shqyptarve. Sot nuk asht besimi qi ndan zemrat e njerzve nshekull, por asht
kultura e ndryshme qi nuk i len me u bashkue. Sa aktual tingllon mendimi
filozofik i Fratit tMadh e Poetit Kombtar AtGjergj Fishta. NManastir
kultura prendimore pat korrė fitoren ma tplotė. Kuptohet roli i Katoliēizmit
dhe i klerit tė tij nė ktė Kongres, ku kryetar i Komisionit tAlfabetit dhe i
njisimit tGjuhės Shqype kje Frati i Madh AtGjergj Fishta, dhe nėn - kryetar
Luigj Gurakuqi. Pėr ktė zgjidhje prendimore talfabetit tshqypes, u patėn
prononcue edhe nji pjesė e mirė e muslimanėve shqyptarė. Pamvarsisht prej
demostratave qi organizuen fanatikėt nManastir apo nShkup, kundra
shkronjave latine, pėr ABECENĖ arabe, Hafiz Ali Korēa i bekoi shkronjat
latine para popullit. Protestat kundra ABECESĖ arabe ngjuhėn shqype, iu
drejtuen Kryeministrit e Ministrit tArsimit nStambollė, prej Klubit
tJaninės e prej qyteteve ttjera tĒamėrisė. Protesta e Klubit tFilatit
drejtue Portės sė Naltė pėrfundonte me fjalėt: Atė gjak qė na ka mbetė do ta
derdhim pėr ABECENĖ latine. Nė kjoftė se do tbajshim nji retrospektivė e
tktheheshim nshekullin e XV - tė, do tshofim se si Kryeipeshkvi i durrėsit
qysh nė v. 1462, i ēonte famullitarve tMatit Formulėn e Pagzimit tpėrkthyem nshqyp, nji shembull domethanės
qi vėrteton se gjuha shqype u mbronte me konseguencė edhe nritet e
nshėrbesat fetare prej Klerikve tnderuem e patriotė katolikė. Nuk duhet
harrue se Gjergj Kastrioti e Ballaban Pasha janė dy pika kulmore qi e
pėrcaktojnė shqyptarizmin e anti - shqyptarizmin: patriotizmin, besėn e
burrninė e Princit Gjergj Kastrioti dhe pabesinė e tradhėtinė e Ballabanit;
tė dy shqyptarė por me polaritet tkundėrt e me fe tkundėrta... Nfushėn e
kulturės duhet vue theksi pėrmbi Marin Barletin, nji ndėr figurat e shqueme
tRilindjes Europiane. Qe si do tu shprehte F. Noli me 1922 pėr figurėn e
Barletit: I paisur me njė kulturė tė thellė, dhe qė e njihte latinishten me
rrėnjė, ai e bėri Heroin tonė kombėtar Gjergj Kastriotin tė njohur nė tė
gjithė Botėn duke u pėrkthyer nė gjuhėt kryesore tė europės. Shembulli i
Pjetėr Bogdanit asht ndėr shembujt ma tshkėlqyeshėm nmbrojtjen e gjyhės
kombtare, tkulturės, tfesė e tidentitetit, tcilat pėr kohėn patėn kuptim
unikal. AtShtjefėn Gjeēovin, shkenctarin e apostullin e Fesė e
tShqyptarizmit, do ta vritnin serbėt vetėm se pėrhapte gjuhėn shqype e
mbronte kulturėn kombtare. Patėr Anton Harapi do tu torturonte e tu
pushkatonte prej Rregjimit Komunist bashkė me dhetna e qindra klerikė
ttjerė. Poetit tonė kombtar AtGjergj Fishta, do tiu dhunonte vorri ashtu
si Bogdanit, e eshtnat do tiu hidhnin nDrin!... Tparit, prej pushtuesve
osmanė, ndėrsa tdytit pre vetpushtimit komunist. Pa nktė kontekst, cilido
mundet me konstatue ngjashmėninė e pushtuesit aziatik, me dhunuesit e Fesė e
Shqyptarizmit tcilėt si pėr ironi tfatit, pushtimit pesė shekullor osman i
shtuen afro edhe pesė dekada (me tnjajtėn monedhė), tue na lanė nji shekull
mbrapa botės sė qytetnueme!... Shekullin e XX e kena humbė, tash duhet me
mendue me hy nshekullin e ri si europianė ose tshpėrbahena si Komb. Fjalėn
e kanė politikanėt dhe ata qė kanė nė dorė fatet e Kombit. Asnji abuzim nuk
duhet ba me historinė. Kot mundohen pushtetarėt kur pretendojnė se janė pro
prendimit dhe se do ta bajnė Shqypnin si gjithEuropa, kur atyne qė i
qindruen besnik qytetnimit, kulturės dhe fesė europiane, i konsiderojnė si
qytetarė tė klasit tė II - tė!... Mos harroni se Europa na e njef mirė
historinė dhe reagimi i saj nuk ka me kenė favorizues, pėr sa kohė qė
pushtetarėt tonė, nėn frakun europian kan me ruejtė mentalitetin xhonturko
- bizantin, ashtu siē bane paraardhėsit e tyne... Kush nuk dishron me nxjerrė
mėsim prej historisė, ka me ra pre e sfidave tsaja. Shqypnia ndodhet nmes
Lindjes e Prendimit, ēka pėrban nji shans pėr me fitue ose pėr me humbė.
Ēelėsin magjik tė ktij shansi e pati gjetė Gjergj Kastrioti; ēuditėrisht
mbas vdekjes sė tij asnji tjetėr nuk arriti me e gjetė. Kush ka me gjetė ktė
ēelės ka me kenė shpėtimtari.
Por pėr me gjetė ēelėsin, mendoj se ma parė duhet me gjetė Gjergjin...
Presidenti i jonė, ma parė se tvendoste buqetėn me lule pėrmbi arkivolin e
Nanė Terezės, ma parė se ti puthte dorėn Shejtnisė sė Tij, Papa Vojtilės, ma
parė se sa tzbulonte bustin e Gjergj Kastriotit, duhet tmendonte se cilės
pėrkatsi fetare i pėrkasin kto figura. Sa ministra dhe sa ambasadorė kja prej
ksaj pėrkatsie fetare?! Dalja apendisit e pėrkatsisė katolike nė shoqninė e
jetėn kulturore shqyptare u manifestue nmėndyrėn ma tpa skrupullt me
manipulimet nga dy partitė e mėdha PS e PD, gjatė zgjedhjeve tpushtetit lokal.
Hipokrizia e orientit bizantino - aziatik asht rranjosė thellė nēdo ēelizė
tpushtetarve tonė. Pa u zhveshė prej ktyne mendsive, pa u respektue ēdo
pėrkatsi fetare, asht e kotė tflitet pėr unitet e pėr pajtim kombtar. Nuk
mundena me pasė bashkim e unitet kombtar pa nji respektim rigoroz tė tgjitha
komuniteteve fetare. A mundet me u folė pėr mbrojtjen e tė drejtave
tshqyptarve nKosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, kur ato iu mohohen shqyptarve
tbesimit katolik prej vetė Shtetit Shqyptar, dhe konkretisht: nMaqedoni ku
pėrkatsisht 30 - 35 % janė shqyptarė, Shteti maqedon iu ka dhanė hapsinė
nqeverisjen e vendit tue i vendosė nė poste si: nji zv - kryeministėr e pesė
- apo gjashtė ministra (megjithėse tbesimit musliman)!? Vallė e i njef kto
fakte Presidenti i jonė? Nkjoftė se Shteti shqyptar (aktual), do tzbatonte
me qytetarėt e tij, kriteret e Shtetit maqedon, pa dyshim duhet tkishim
tpakten dy - tre ministra dhe katėr ambasadorė. Ky aspekt thellsisht politik
duhet me u pa me shumė kujdes e pėrgjegjsi, sepse ka tbajnė me Pajtimin
Kombtar. Nė kjoftė se sinqerisht aspirojmė me u integrue nEuropė, atherė
duhet me iu pėrmbajtė ktyne tezave europiane: e para, Vepro gjithmonė nė mėndyrė tė atillė qi sjellja e jote
me kenė shembull dhe rregull mbarėvajtjeje pėr tgjithė. - Kshtu flet
imperativi kategorik, neni i parė i detyrės sė pėrditshme tnji europiani
oksidental (Emannuel Kanti). Simbas tezave Europiane, paaftėsia nuk asht
ēėshtje qi mundet me iu faturue asnji pėrkatsiet fetare, asnji krahinet apo
ēėshtje seksit, por vetėm ēėshtje tpaaftit. Nkjoftė se aspirojmė pėr
kulturėn dhenormat morale e etikėn europiane, kjo aspiratė duhet me u kthye
nvepėr e jo me mbetė nletėr. Europa nuk e han mashtrimin. Politikanėt dhe
pushtetarėt duhet me i ndėrpre eksperimentet, se Shqypnia nuk asht ma nji
parcelė eksperimentale, por pėr fat tkeq, nji popull i armatosun ose i
thanun me shqyp: nji rrezik i madh potencial. Nkjoftė se dikush e armatosi
pėr me e vetasgjėsue (ashtu siē ndodhi ngjasht - mujorin e parė tv. 1997),
ai kushi do tpėrgjigjet para Kombit dhe historisė. NShqypni, tpakten
tishte zbatue ligji romak i v. 212 e.s. kur Perandori Karakalia kreu nji akt
madhor, tue nxjerrė ediktin (cives romani) nėpėrmjet tcilit u nepte
qytetarinė romake tgjithė banorve tPerandorisė. Ēuditnisht nktė fushė
ndodhena 18 shekuj mbrapa Romės sė Lashtė!... Gjergj Kastrioti, Luigj
Gurakuqi e Nanė Tereza kanė vdekė dhe nukmundena me u mburrė para Botės me
emnat famėmdhej ttyne nė kjoftė se nuk bahena pjesė e veprės sė tyne. Mark Bregu Paradė kandidatėsh... pa njolla Nė tubėn e zambakėve dhe
karajfilave tė bardhė tė Shkodrės, tė cilat do tė pėrfaqėsojnė elektoratin
Demokristian nė Parlamentin e ardhshėm Shqiptar bann pjesė edhe kandidati pėr
deputet i zonės nr. 5 z. Agim Lera, student i vitit tė tretė Fakulteti
Histori - Gjeografi Universiteti Luigj Gurakuqi. Kush ėshtė Agim Lera? Agimi u lind me 16. 04. 1974
nė fshatin Plan tė Dukagjinit, nė nji familje bujare dhe tė shquar
patriotike. Asht pasardhės i denj i Mark Lulės sė Shalės, i cili dijti tė
shpalosė plot madhėshti vlerat e tij nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit (1878). Agim Lera, do tė ngjitė
shkallėt e Parlamentit Shqiptar si nji Maratonomak pėr tė pėrcjellė nė kėtė
Tribunė, problemet dhe hallet e mėdha me tė cilat pėrballohet zona nr. 5 e
Shkodrės, (tė cilat z. Lera do ti pėrfaqėsojė denjsisht). Shpatullat e gjera
tė djaloshit trim, fisnik e bujar do tė mbajnė mbi supe peshėn e rėndė qė i
ka ngarkue elektorati, dhe ēdo premtim dhe angazhim do pėrmbushė me nderė
ashtu siē i ka hije nji Demokristiani tė devotshėm. Z. Lera nuk premton shumė
por atė qė e premton e mban, ai nuk flet shumė por thotė shumė... Nė takimet
qė ka ba me elektoratin, ka qenė mjaft transparent, bindės dhe mbresėlanės.
Natyra e tij e qeshur (si vetė mosha e tij), shpirti i tij kristal, pa njolla
e gjynahe, e kaluara e shkėlqyer e paraardhėsve e bajnė mjaft tė besueshėm
e konkret. Ai solli nė Shkodėr aromėn e kandėshme tė luleve tė bjeshkėve qė e
rritėn, bujarinė, besėn dhe trimėrinė e trashiguar nė breza, pėr ti
gėrshetuar me butėsinė e kulturės sė qytetit 2700 vjeēar tė Rozafės.
Gėrshetimi i kėtyre elementeve e bane ma tė plotė portretin e deputetit tė
ardhshėm, e bajnė atė ma tė besueshėm nė realizimin e aspiratave Demnokristiane
e zbardhojnė ma shumė Parlamentin Shqiptar i cili me siguri do tė jetė ma
cilsor, ma paqėsor, ma qytetar, pa krisma pistoletash, pa fyerje banale dhe
pa gjak... Z. Agim Lera, nė kėtė Parlament do tė jetė pėrkrar Liderit
Demokristian politikanit tė suksesshėm, pranė qytetarit tė vėrtetė (qė
pėrmbush ēdo kriter tė qytetarit dhe politikanit Europian), - Zotit Zef
Bushati. Z. Lera do tė jetė pėrkrah zonjės Mimoza Vreto, pėrkrah mjekut dhe
bashkqytetarit - Anton Gurakuqi, dhe padyshim pėrkrah Admiralit tė hekurt
z. Vladimir Beja. Jemi tė bindur se nė kėto zgjedhje, Demokristianėt Shqiptar
do tė pėrfaqėsohen nga nji grup parlamentarėsh me figura tė shquara: Shkodra
do ti dhurojė Parlamentit, agronomin dhe intelektualin plot reputacion -
Rrok Gavoēi, pedagogun e njohur dhe intelektualin kapacitiv (njohėsin e tri
gjuhėve tė huaja) - Luc Agraja (dekoruar me medaljen e artė) nga Ministria e
Arsimit. Pra siē e thamė ma lart, pėrkrah z. Lera do tė jetė edhe nji kor i
fuqishėm me zėra tė armonishėm tė cilėt asnjiherė nuk do tė stonojnė gjatė
mandatit katėr vjeēar. Tė gjitha zonat qė mbulohen me kadidat Demokristian
kanė pėrfaqėsues tė denjė, njeri prej tė cilėve ėshtė edhe intelektuali dhe
demokrati i orėve tė para, z. Kolec Gjergji. Fitorja e kandidatėve
Demokristianė, ėshtė fitorja e Shkodrės dhe e mbarė Shqipėrisė, ėshtė e
ardhmja e ndritur e brezave, garantja e unitetit Kombėtar. Le tė jetė kandidati - Agim
Lera, lajmėtari i nji agimi tė ri, mbas muzgut tė nji tranzicioni tė
tejzgjatur dhjetė vjeēar. Udhė tė mbarė o pėllumba tė
bardhė qė udhėtoni drejtė kaltėrsive tė qiellit Shqiptar. Shkodėr 22 Qershor 2001 Mark Bregu (Vatnikaj) Pasha qiellėn e pasha tokėn dieg nė kullė ma kanė nanloken Deli Pjetėr - Thaēit (Peng nderimit) Vikatė zana
e Miliskaut Dridhet toka e
ushton bjeshka Si rrufe
shkrep mbi xhandarėt Trimi i Thaēit
- Deli Pjetra. Hypė si shqipe nmej tkrepit Lshon nji za qė ka dridhė
tokėn Po ku janė xhandarėt e Mretit. Djegė nė kullė, ma kanė,
Nanėloken. Nuk ka pritė
me ia ndalė turrin Se ndal
pushka as gjylja e topit Mbi xhandarė
ka shpėrthye vrullin Deli Thaēi -
ujku i hordopit... (lagje e fshatit - Miliska -Pukė) 1) Idhėt i sheh muret e kullės Mbrendė nanė - loken, djegun
zharė Si rrufe del nshtek tė rrugės Ballė pėr ballė me i togė
xhandarė Bash si ujku
mbi kope Qė slen dele,
dash as skjap Shumė xhandarė
ka shtri pėr dhe E nji ma tė
fortin nfyt e kapė Mbasi e shtrinė pėr tokė,
Qelia Me i nxjerrė shpirtin per
gazep Nkrah e ven, niset te shpia Nmullarė tdushkut don me
djegė Ndalė e kanė
burrat e fisit Afėr kullės
nat breg zallit Ndal: Deli,
pėr hater tKrishtit Mos e digj
atdjalė pėr sgjallit. Me i herė turrin e ka ndalė Siē ndal shkambi dallgt e
detit. Pėr ju burra,
jam tuj e falė Ēka i panė
sytė, tja kallxojnė Mretit... Kur ti mledhin
mercenartė Me kullotė
ndėr kneta e fusha Mos ti
lshojnė bjeshkėve zagarėt Se ktu ka
ujq e harusha. Kushtue trimit patriot, Deli
Pjetėr Thaēit, njenit prej kundėrshtarėve ma tė rrebtė tė Monarkut - Ahmet
Zogu. I tillė ishte pinjolli i
Pashait tė Matit i cili nuk kursente as plakat por i digjte si nė mesjetė, nė
kullat e tyne. Inkuizitor i vėrtetė. Populli trim e bujar i zonave
tė thella tė Pukės, asnjiher nuk u pajtue me sundimtarėt, ai qe kurodherė nė
opozitė, me monarkėt e diktatorėt. Pasardhėsit e Deli Pjetrės, u burgosėn, u
torturuan dhe u vranė nga krye krimineli dhe sadisti Mehmet Shehu, gjatė
ekspeditave tė tij ndėshkimore, nė kėto zona ku jetojnė Shqiptarėt e
vėrtetė... P. S. Fshati i Miliskaut
ndodhet nė thellėsitė e Maleve tė Pukės, ndėr fshatrat ma tė varfra tė
Shqipėrisė ku prodhimi bujqėsor nuk pėrballonte as tre muaj bukė nė vit. Zogu
kėrkonte taksa por populli i pėrgjigjej me pushkė. Deli Pjetėr Thaēi e
kundėrshtonte rregjimin e satrapit nė emėn tė tė gjithė bashkėfshatarėve tė
tij. Duhet theksue se A. Zogu ishte
kundėr zhvillimit tė arsimit tė kėsaj zone. Asht mjaft sinjifikativ fakti qė
ai nė v. 1933 - 1934, mbylli shkollėn e Iballės tė cilėn me aq mundė e
sakrifica e kishte ngritė kleriku patriot - Dom Ndre Mjeda (me ndihmė tė
Austriakėve) qė nė Nandorin e v. 1903. Autori Malėsia e Madhe, nėna qė po e braktisin fėmijėt Malėsia e Madhe po braktiset,
atė po e braktisė rinia, hovi e energjia, e sotmja, por edhe e ardhmja mjaft
e zymtė qė po i pregatitė pushteti i dhunshėm i bolshevikėve tė rinj me emrin
socialistė, tė instaluar me forcėn e armėve qė nė vitin 1997. Qė nė fakt nuk
ėshtė asgjė tjetėr veēse vijim apo mė saktė rikthim i diktaturės komuniste qė
pushtoi vendin e shqiponjave qė nė janar tė vitit 1945. E qė pėr tė majtur
pushtetin ajo nuk njeh kufinj njerzorė, duke detyruar kundėrshtarėt e tij
politikė, ose tė bėhen skllevėr tė pushtetit tė tyre, ose pėrndryshe jeta nė
Shqipėri ėshtė gjithnjė e rrezikuar. E njė fat tė tillė tė keq e ka
pasur kėto ditė edhe demokrati nga fshati Bzhet - Dedaj Z. Nik Mirash Ivani.
Zoti nik ishte njė ndėr anėtarėt e rinj tė Partisė Demokratike qė luftoi e
punoi me tėrė forcėn e tij shpirtėrore e fizike pėr fitoren e alternativave tė
PD mbi ato tė komunistėve tė rinj. Aktiviteti i tij ėshtė i hershėm qė nė
fillimet e pluralizmit, kur ai nė moshė tė re ka marrė pjesė nė tė gjitha
mitingjet e protestat paqėsore pėr rrėzimin e shtetit tė vjetėr bolshevik, ku
vlenė tė theksohen edhe mitingjet e viteve tė zjarrta 1991 - 1992, e kėto e
kishin burimin edhe nga familja e Z. Nik qė e kishte pėsuar gjatė rregjimit
tė vjetėr komunist, ku i ishte dėnuar i vėllai Nush nė vitin 1988 me nenin
famėkeq propagandė e agjitacion e tentativė arratisje me 23 vjet burg, por
edhe burgos e torturuar edhe i ati Mirashi, i cili nuk duroi torturat
ēnjerėzore e komunistėt nuk arritėn ta dėnonin... Gjithsesi Nika deri nė
vitin 1997 punoi e jetoi me shpresėn pėr njė jetė mė tė mirė, se bashkė me
komunizmin u lanė mbrapa edhe vuajtjet e tmerret e familjes sė tij, por kjo
nuk paska qenė e thėnė tė vazhdojė gjatė, se pas vitit tė zi 1997 filloi
pėrsėri kalvari i vuajtjeve e tmerreve pafund, ndonėse nga bijtė e
komunistėve tė rinj tashma tė kthyer ma me vrull nė pushtetin e dhunshėm. Pas
kėsaj Zoti Nik disa herė ėshtė kėrcėnuar me letra anonime e nga njerėz me
maska qė ose tė heqė dorė nga bindjet e tij antikomuniste ose do ta pėsonte
mė keq se vėllai e babai i tij.
Megjithatė demokrati i orėve tė para nuk hoqi dorė nga bindjet e tij, por
punoi me vrull pėr fitoren e alternativave shpresėdhėnėse tė P. Demokratike.
Vlen tė theksohet puna e tij
propaganduese e mbėshtetėse nė zgjedhjet lokale tė Tetorit 2000 ku nė komunėn
e tij e Malėsi tė Madhe fituan nė shumicė kandidatėt e PD, e pėr kėtė me dt.
10 Nėndor komunistėt nė pushtet u hakmuarėn edhe ndaj demokratit Nik Ivani,
tė cilin policia e shtetit socialist nuk u mjaftua vetėm me rrahjen e
torturat barbare tė vetė Nikės, por edhe tė familjes sė tij, ku edhe u fyen e
pėrdhunuan, duke u thėnė hapėt se mė keq do ta paguash. Megjithatė Z. Nuk
qėndroi madje ai dha njė kontribut tepėr tė ēmuar duke mbėshtetur edhe
kandidatin demokrat nė zjgedhjet e 24 Qershorit 2001, ku fitoi si gjithnjė nė
Malėsi kandidati i bashkimit pėr fitore Z. Gjovalin Bzheta. Por fillė me
datėn 25 Qershor nė mbrėmje Z. Nik ėshtė arrestuar e torturuar nė mėnyrė
ēnjerėzore pėr 24 orė nė qelitė e
policisė sekrete, aq sa ai edhe sot nuk mban mend gjė veēse ca kapuēon tė zinj
tė cilėt e kapėn i mbyllėn sytė dhe e dėrguan nė njė vend qė sa herė e
godisnin i thonin do tė shkosh mė pas demokratėve o kėlysh i Berishės se mė
keq do ta bėjmė, pasi herėn tjetėr mos heqėsh dorė nga bindjet antikomuniste
do tė bėjmė copa copa e sdo tė dijnė kush se ēdreqi tė ka marrė. E pas
kėsaj ky demokrat, si disa tė tjerė ėshtė detyruar tė marrė rrugėn e vėshtirė
tė largimit nga vendi i tij, diku pėr nė dhe tė huaj, me qėllimin e vetėm
ruajtjen e jetės sė tij tė re, nga bishat e kuqe qė kanė dhėnė prova se nuk
bėjnė kurrė shaka. Ndue Bacaj Nė Kosovė plagėt e vjetra kullojnė gjak tė ri Pas sakrificash tė panumėrta,
morale e materiale, pas pėrballimit tė pa shoq tė njė xhenocidi tė pa parė qė
para mijėra vjetėsh, Kosova heroike tashma ėshtė ēliruar pėrfundimisht nga barbarėt
serb, ajo tani drejtohet nga njė administratė e Kombeve tė Bashkuara. Nė
pamje tė parė nga larg gjithkush mendon se plagėt e luftės e krimeve
antinjerėzore tė Serbisė Millosheviējane dalėngadalė po shėrohen, por pėr fat
tė keq po tė njohėsh nga afėr realitetin Kosovar kupton se nuk ėshtė kshtu,
pasi plagėt e shkaktuara nga mizoritė serbe nė Kosovė jo vetėm ende kullojnė
gjak, por hapėn plagė tė reja. E pėr fat tė keq ku gjak safi shqiptar derdhet
nga dora e vetė shqiptarėve. E shkaku ėshtė veprimtaria e dorės sė zezė tė
UDB - sė Jugosllave e cila nėpėrmjet rrjetit tė sajė tė vjetėr dizinformon e
inskenon spiunllėqe tė paqena nė mes shqiptarėsh nė vitet e stuhishme tė
luftės 1998 - 1999, ku element ekstremist e Marksist qė kishin deportuar nė
radhėt e UĒK vazhdimisht i kanė fryrė kėtij zjarri. Duke bėrė qė kjo plagė
mizore e hakmarrjes, tė marrė ēdo ditė jetė tė pafajshme njerėzore, ose tė
ēuhet siē ėshtė njė realitet njėminė me sahat qė po pėlcet atėhere kur Kosova
ka mė nevojė se kurrė pėr pajtim e bashkim, siē bėri dikur plaku i urtė
patrioti Anton Ēeta., por aktualisht nė Kosovė po mungon ky patriot shqiptar
qė do tė bėnte tė mundur kėputjen e zinxhirit tė krimeve e vrasjeve.
Shembulli mė sinjifikativ mu paraqit mua si gazetar qė para pak ditėsh vizitova
Komunėn e Pejės, ku tė afėrmit e Z. Tonin Kelaj me lotė nėpėr faqe mė treguan
kėtė histori tė dhimbshme: Nė fshatin Ēyshk tė Pejės
vėllai i Asim e Muhamet Zenelaj, Besim Zenelaj nisur nga njė akuzė absurde
vrau tė ndjerin Kel Kelaj me pretekstin se i afėrmi i tij, Tonin Kelaj qė sot
ėshtė larg Kosovės, paska paditur vėllezėrit e tij nė kohėn e luftės nė Sup
tė Pejės, tek pushtuesi Serb. Vdekja e kėtij tė riu 32 vjeēar jo vetėm mban
me vehte shuarjen e njė jete tė pafajshme, por hap siparin e njė tragjedie qė
nuk i dihet fundi. Madje ahsmėria nė mes kėtyre dy familjeve vetėm sa ka
filluar, pasi familja Zenelaj i kishte ēuar fjalė se do tu vrasim krejt ju
familjen Kelaj nėse nuk sillni nė Kosovė pėr ta vrarė Tonin Kelajn, qė sipas
tyre i kishte paditur tek serbi. Natyrisht familja Kelaj u ėshtė pėrgjegjur
me tė njėjtėn monedhė duke ēuar fjalė se na keni vra kot e pėr kėtė do tė
hakmerremi rėndė. Forcat e UNMIK - ut ndoshta duke mos njohur si duhet
traditat e shqiptarėve nuk i merr shumė seriozisht kėto paralajmėrime qė
ndjellin Zi, e deri tani nuk ka marrė masat e duhura, e themi kėtė pasi
vrasėsit e Kel Kelajt shetisin thuajse tė lirė nė pritje tė rastit pėr tė
vrarė Tonin Kelėn apo tė tjerė tė kėtij fisi. Unė si gazetar shqiptar u
dėshpėrova pa masė pėr kėtė plagė qė ende kullon gjak tė pastėr shqiptar, kur
Kosova ka ma nevojė se kurrė pėr njė jetė tė qetė e dinjitoze pėrkrah Europės
sė qytetėruar... Ikje nga Kosova pėr tė shpėtuar jetėn Arian Haxhi Alija, i
datėlindjes 28 Mars 1979 ka humbur pa shenj e pa nishan qė nė kohėn e luftės.
E ėma Hajrie, mban nė gji fotografinė e djalit dhe na e jep pėr ta botuar
vetėm pasi merr vesh se ka tė bėjė me drejtorin e gazetės Shqipėria Etnike
me kusht pėr tia kthyer sėrish. Bashkė me kryetarin e Shoqatės Humanitare
Bamirėse Nėnė Tereza tė Kosovės Dr. Dom Lush Gjergji shetitėm nė shumė
familje kosovare. Rasti i kosovarit Arjan Haxhi Alija ėshtė vėrtetė
paradoksal. Ai dhe familja e tij janė dhunuar nga serbėt mizorisht. Vetė
Ariani ka qenė nė radhėt e UĒK - sė dhe ka luftuar pėr ēlirimin e Kosovės.
Por njė ditė detyrohet tė braktisė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare, pasi kish tė
dhėna se serbėt do i pushkatonin njerėzit e afėrm, pra ish dekonspiruar nga
dikush. Kėshtu, ai braktis fshatin e lindjes, Hasin e Kosovės dhe merr udhėt
e perėndimit, ku siē mėsojmė nuk ka asnjė haber nė ėshtė i gjallė apo jo.
Sidoqoftė, ai iku nga Kosova e dashur pėr tė shpėtuar jetėn qė e kishte mes
dy zjarresh, pra tė rrezikuar edhe nga serbėt edhe nga UĒK - ja. Njė rast i
ngjashėm ėshtė edhe ai i kosovarit tjetėr Arben Alija. Nė kėtė kuadėr, pra
Kosova ka shumė tė larguar. Atje mėsojmė se njė vajzė nga
Komuna e Deēanit, e quajtur Zoj Vatnika, ish kapur nga katėr policė serb dhe
ish pėrdhunuar. Kish mbetur shtatzėnė. Pas pėrdhunimit dy policė kishin
dashur ta vrasin dy ta falin. Arsyetimi ka qenė banal sipas njė dėshmitari qė
e takuam nė Prishtinė. Dy policėt qė donin ta falnin gjykonin qė ėshtė mirė
qė nėbarkun e njė shqiptareje tė rritej njė serb, dy tė tjerė mendonin pėr tė
kundėrtėn. Kėshtu, ajo vetėm ishte rrahur dhe nė grindje e sipėr njė serb
vrau shokun e vet serb. Zojė Vatnika shfrytėzon momentin dhe largohet. Po pėr
ku? Vete nė Maqedoni ku mjekohet privatisht. Pas gjashtė javėsh torturohet
sėrish nga serbėt dhe nė spitalin e Deēanit dėshton njė fėmijė gjashtė
javėsh. Raste tė tilla gjen shumė nė
Kosovė. Gazeta jonė herė pas here do tė botojė rastet e terrorit antinjerzor
dhe do publikojė botėrisht genocidin e pashembullt mbi popullin e pafajshėm
kosovar qė nuk kėrkon asgjė tjetėr veēse tė jetojė i lirė nė trojet e veta. Sokol Pepushaj Personalitetit tė madh tė islamizmit shqiptar Z. Bujar Shehu Megjithė konsideratat tona pėr
njėrėn ndėr figurat mė tė ndritura tė Shqipėrisė, si bari i mirė i fesė muslimane,
zotni Bujar Shehun, i cili ka shkruar shumė libra e botuar mijra shkrime, i
cili drejton me aq autoritet edhe njė emision fetar nė televizion, duke
menduar se ai na kupton drejt, i themi vetėm njė herė qė tė mos gabojė tė
kritikojė tjetėr gazetėn Shqipėria Etnike, se ashtu e len me dashje udhėn e
Allahut. Hartėn e Shqipėrisė Etnike ai thotė se e kemi shumė tė vockėl. Po
ētė bėjmė ne, aq ėshtė trualli shqiptar; Nga Tivari e deri nė Prevezė. Ai,
mund tė bėjė njė hartė tjetėr, edhe njė gazetė tjetėr, pa verė e raki. Gazeta Shqipėria Etnike nuk
ka mision kėrkesėn pėr bashkimin e Shqipėrisė sė Madhe. Kjo, nuk na vjen kush
pas pėrveēse ca fondamentalistėve injorantė, argatė tek ndonjė Zabit i
komunizmi tė Enver Hoxhės. Ne jo qė jo, por Shqipėrinė e Madhe nuk e do as
Amerika, as Evropa, bile as Kosova e as Tirana. Si thua Bujar, Allahu ynė i
Gjithpushtetshėm do e ndalte sherrin, pra grushtat, koburet, pisllėqet sikur
edhe Kosova edhe Shqipėria tė kishin tė drejtėn vetėm pėr njė kryeministėr,
vetėm pėr njė president, vetėm pėr njė parlament etj., etj?! Na e thuaj dhe
ne do ta botojmė me respekt kėtė version pėr tė vetmin fakt se je njeri i
Zotit. Nė fakt, Zoti ka krijuar edhe paqen, edhe luftėn, edhe kulturėn edhe
antikulturėn, edhe pushtuesin edhe paqėsorin, edhe tė menēurin edhe tė
trashin. Si njeri i Zotit, duhet ta dini se Misticizmi Islamik ose Tesavufi
ėshtė njė sistem i veēantė tė menduari, gjerėsisht metodė e bashkimit dhe
afrimit me Zotin (Allahun) qė ne e respaktojmė dhe e dėgjojmė, pavarėsisht se
nuk jemi kurrsesi pėr bashkim kufijsh. Ne do i thonim tė shumėrespektuarit
Bujar Shehu qė tė mos tregohet tjetėr aq i nxehtė, se mėpastaj do na bėjė tė
mendojmė ia vlen apo jo ta marrim nėpėr duar. Ne e dimė qė 22 marsi i ēdo
viti ėshtė dita e lindjes sė Hazretit Ali, trashėgimtarit tė parė tė Hazretit
Muhamed, por Bujari, si njė ndėr korifejtė e muslimanizmit, nuk ka tė drejtė
tė shfaqet si dervish nė gazetėn tonė, aq mė tepėr kur na dikton pėrmes
Rimėkėmbjes si tė shkruajmė nė gazetėn tonė qė e botojmė me paratė tona.
Kujdes Bujar dhe ēoje mendjen tek Allahu se ne nuk e botojmė gazetėn me para
nga Arabia Saudite. Ti po, mund tė vesh tė lutesh nė Mekė qė ne tė mos dimė
tė shkruajmė apo qė Amerikės dhe Evropės ti marrė Allahu mendėt e tė vijė nė
piketat tuaja. Objektivi i gazetės Shqipėria
Etnike ėshtė tė pėrpiqemi sinqerisht tė bashkojmė shqiptarėt nė kulturė, nė
tradita, nė doke e zakone, tė mos nėpėrkėmben askėrkund nė trojet shqiptare
tė drejtat e liritė njerėzore se gjithēka e kemi tė shenjtė si kristianėt
ashtu edhe muslimanėt. Zoti ėshtė njė dhe i ruan besimtarėt e mirė. Kėshtu na
mėson edhe Kurani edhe Bibla. Drejtori i gazetės Shqipėria
Etnike 10 ditė para vrasjes Azemi porositi avion privat nė Gjermani tek
kosovari Enver Idrizi Vrasja e deputetit demokrat
Azem Hajdari ėshtė futur nė labirinthe qė zor tė dritėsohen ndonjėherė.
Vrasja i ka rrėnjėt nė mafien shqiptare, ashtu sikundėr katėr dėshmorėt e
demokracisė tė vrarė me 2 Prill 1991 qė tashmė janė harruar. Edhe akti
makabėr i deputetit Hajdari duket se do tė pluhėroset pas ca kohėsh. Filli i
Arjanės nuk kapet nga askush, me pėrjashtim tė zhurmave politike pėr
kredibilitet postesh. Nė kėtė cikėl, do merret nėpėr gojė e dosje penale edhe
ajo pjesė tjetėr e Tropojės sė nuk ėshtė lakuar ende, apo nuk ėshtė vrarė
ende. Vrasja e Azem Hajdarit ka edhe shumė kamikaze tė tjerė. Pra, kjo vrasje
u bė e studiuar hollė dhe Azemi ka qenė viktimė jo vetėm e politikės shumė tė
ashpėr asokohe, viktimė e Trimave tė Tropojės qė zėri i tyre kaloi kufijtė e
Evropės, por edhe e agjenturave tė huaja. I ndjeri Azem Hajdari, 10 para se
tė ekzekutohej i ka kėrkuar kampionit tė Botės nė karate, kosovarit Enver
Idrizi, tė vijė me njė avion privat e ta largojė nga Shqipėria, pasi e dinte
se do tė vritej. Enver Idrizi, pėr herė tė parė deklaron pėr gazetėn
Shqipėria Etnike, se Azemin, pasi ishte njė Shqipe i mirė, njė politikan
kalibri, njė mik i tij si i tėrė shqiptarėve, u bė gati tė vinte e ta merrte
nė Tiranė me njė avion special. Por, siaps Enver Idrizit, ka qenė vetė Azem
Hajdari qė ka kėmbėngulur qė tė mos vinte personalisht Enveri, pasi kishte
rrezik pėr eleminim fizik. Duke qenė i ditur dhe evident njė rrezik i tillė,
ekstradimi i Azem Hajdarit dėshtoi. Dhe Azemi u vra. Por kėtu dalin disa fakte qė
flasin nė shėrbim tė errėsimit tė zbulimit tė ēėshtjes, pasi ėshtė jashėt ēdo
logjike qė Azemi nuk e pėrmendi emrin e atij personi qpo tė atij grupi qė do
e vriste, tek ndonjė mik i tij tė paktėn, pasi ai paska paralajmėruar edhe
Enver Idrizin nė Gjermani! Ėshtė afėr mendsh qė tė paktėn ish ministri
Perikli Teta, i cili pak para vrasjes sė Azemit deklaroi botėrisht se nuk
merrte pėrsipėr sigurinė e Azemit nė Tropojė, tė jetė diku afėr thelbit tė
ngjarjes. Po nė fund tė fundit, cili budalla beson se tropojanėt me nė krye
njė analfabet si Jaho Salihi, mund tė realizonin njė vrasje tė tillė nė mes
tė Tiranės, pa patur njė kapobandė diku nė strukturat e shtetit, kur ky shtet
po kontrollon tėrė rrjetin e drogės, tė prostitucionit, tė kontrabandės?! Me pak fjalė,
Azemi u vra nga njė shtet qė di jo vetėm tė vrasė, por edh ti tėrkuzojė
ēėshtjet nė pafundėsi. Sokol Pepushaj |