koka

nr. 21 / 9 prill 2002

alukit

numrat

 

Tre brezni me pushkė nė dorė nė mbrojtje tė atdheut

Nga: Tomė Mrija

      Familja e madhe e Gjopepė Arapit tė Pukės ishte e njohur qysh nė periudhėn e lavdishme tė heroit tonė kombėtar Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut.

      Njė pjesė e kėsaj familjeje u shpėrngul nė Kosovė rreth vitit 1700, ku nė fillim zuri vend nė fshatin Nopole, Lugu i Beranit e mė vonė kaloi nė Gjurgjevik tė Madh, ku kjo familje jeton edhe sot.

      Nė vitin 1872, nga gjiri i kėsaj familjeje u lind “luani i Kosovės”, siē e quajti populli, Sadik Rama. Familja e njohur e Arapit tė Pukės, nė Rrafshin e Kosovės, do tė njihet si familja e Sadik Ramės, njė dinasti e re, ku aktiviteti pėr ēėshtjen kombėtare u pėrcoll ndėr brezni nga i ati tek i biri e kėshtu me radhė...

      Sadik Rama veprimtarinė e tij partiotike e filloir qysh nė rininė e tij tė hershme, duke i rezistuar me pushkė nė dorė ēdo armiku qė kishte sulmuar vendin. Nė moshėn 21 vjeēare u dallua pėr trimėrinė dhe shkathtėsinė e tij nė luftėn e Drenicės tė vitit 1893, kundėr pushtuesve osmanė, duke marrė famė nė tėrė Kosovėn, nė vitin 1899, sė bashku me shumė krerė tė Kosovės, mori pjesė nė Kuvendin e Besėlidhjes Shqiptare tė Pejės, nė kullėn e Haxhi Zekės. Nė kryengritjen e vitit 1906-1908 kundėr turqve, mori plagė tė rėnda. Ka qenė pjesėmarrės i Lidhjes sė Junikut dhe njė ndėr udhėheqėsit e kryengritjes shqiptare tė vitit 1912, nė Rrafshin e Dukagjinit.

      Sadik Rama ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm si prijės i kryengritjes sė vitit 1919, sė bashku me Hasan Prishtinėn, Bajram Currin, Zef Gjidodėn, Azem e Shote Galicėn e shumė krerė tė tjerė. Betejat zgjatėn disa javė dhe ishin shumė tė pėrgjakshme. Kėto kryengritje asgjėsuan postkomandat dhe pikat kyēe tė xhandarmėrisė serbe nė shumė krahina tė Kosovės. Kryeministri i Serbisė, Nikolla Pashiqi, pėr t’a ndalė turrin kryengritjes qė kishte marrė pėrmasa tė mėdha, pėrdori dredhitė e tij, duke dėrguar tek Sadik Rama kolonelin Katiniq dhe Aleks Zhujeviqin, me premtime tė shumave tė mėdha nė para nėse ai pranonte tė bindej ndaj urdhėrave tė tij. Por Sadiku refuzoi bashkėpunimin. Ai nuk ishte njė burrė qė shitej pėr para. Programi i kryengritjes sė vitit 1912 ishte ēlirimi i tė gjithė tokave shqiptare tė pushtuara. Meqenėse qeveria e Beogradit kishte ushtri tė pėrforcuar, solli shumė divizione tė ushtrisė dhe regjimente tė xhandarmėrisė, tė cilat u vendosėn pėrreth zonave tė kryengritėsve nė tėrė Kosovėn. Shovinistėt serbomėdhenj vranė e masakruan shumė njerėz, rrėnuan me artileri shumė fshatra dhe plaēkitėn ēdo gjė qė gjenin pėrpara. Kryengritja e vitit 1919 u shtyp me gjak, por lufta pėr liri nuk pushoi e shpirti liridashės i popullit tė Kosovės nuk u shua asnjėherė.

      Shefi i UDB-sė, Gojko Medenica, nė fejtonet e luftės nė Kosovė, tė botuara nė gazetėn “Veēernje Novosti” tė Beogradit, tė titulluara “Poraz pod Pshtrikom” (Humbjet nė Pashtrik), tė datės 22 shkurt-19 mars 1965 dhenė gazetėn “Rilindja” tė Prishtinės “Nata e Frorit” 24-26 shkurt 1965”, ndėr tė tjera thotė:

      “Historia u pėrėsrit: Bijtė e atyre, tė cilėt para 20 vjetėsh lanė pushkėt dhe morėn pasaportat pėr udhėtim zėvendėsuan baballarėt e tyre e rrokėn pushkėt. Kur Italia hapi kufirin ndėr tė parėt nė Prizren arriti Sadik Rama prej Gjurgjevikut. Ai qė u zemėrua me Ministrin e Beogradit dhe me oborrin mbretėror tė Serbisėk, ishte nė vitet e pleqėrisė e nuk pranoi asnjė pozitė nė pushtetin e ri. Erdhi nė krahinėn e vet si “ēlirimtar” Uka, djali i madh i Sadik Ramės, kishte mbaruar shkollėn dhe kishte mundėsi tė gėzonte detyra tė mėdha, por i la tė gjitha. E kishte marrė malli pėr ato male, nė tė cilat, si fėmijė, shihte tė atin, kaēakun, shihte pushkėn e tij dhe mendonte se kur do tė arrinte qė tė bėhej si i ati. U bė kryetar i komunės nė Dollc mė 1941, afėr fshatit tė tij, ndėrmjet tė vetėve”.

      Por, serbėt e malazezėt e kėtij fshati e pritėn me hidhėrim ardhjen e Ukė Sadikut si kryetar, sepse e kishin njohur mirė babanė e tij, Sadik Ramėn, kundėrshtarin e madh tė serbo-sllavėve. Dhe qysh nė ditėt e para filluan ankesat e tyre pranė xhandarmėrisė italiane, tė stacionuar nė Zllakuqan pėr “keqtrajtimet” qė u bėnte Uka atyre.

      Njė ditė, kur Uka kishte thirrur nė njė mbledhje nė komunėn e Dollcit, anėtarėt e Kėshillit dhe kryepleqtė e fshatrave qė i takonin kėsaj komune, papritur, nė dhomėn e mbledhjes hyn marshalli italian me dy karabinierė. Si pėrkthyes, marshalli italian kishte sjellė Gjokė Marlekun, ngaqė Uka nuk e njihte italishten. Marshalli e urdhėroi Ukėn tė mbyllte mbledhjen dhe tė shkonte me karabinierėt nė Zllakuqan pėr njė bisedė zyrtare. Uka i thotė se mund tė bisedonin aty. Marshalli zemėrohet dhe ēon dorėn tek revolja, por Palush Marleku ia kap dorėn marshallit dhe plumbi godet tavanin. Uka kėrcen nga dritarja. Sipas tregimeve tė dėshmitarėve, Palushi, i zėnė ngushtė, nė atė ēast i rrėmben armėn marshallit dhe plagos rėndė karabinierin dhe marshallin. Por, karabinieri tjetėr nga prapa e godet Palushin, i cili mbetet i vdekur nė vend. Thuhej se edhe Uka kishte marrė njė plagė nė gishin e madh tė dorės dhe nga ai moment ishte strehuar nė Mitrovicė, qė ishte nėn okupimin e gjermanėve. Karabinierėt italianė nė shenjė  hakmarrjeje, po atė natė pushkatuan edhe Gjokė Marlekun nė derėn e shtėpisė sė tij. Uka qėndron nė Mitrovicė, gjer nė kapitullimin e Italisė fashiste, mė 9 shtator 1943.

      Kur kthehet nga Mitrovica atė e emėrojnė nėnprefekt nė Rahovec, detyrė e cila i dha mundėsi Ukė Sadikut tė organizojė forcat kryengritėse nė mbrojtje tė tokave shqiptare nga serbėt e malazezėt.

      Me largimin e gjermanėve nga Kosova, vendin e goditi murtaja sllavo-komuniste, e ndihmuar nga shumė vegla shqiptare qė ishin betuar nė parullėn mbashtruese komuniste tė “vėllazėrim-bashkimit”.

      Por, edhe nacionalistėt kishin bėrė pėrgatitjet e duhura pėr t’i pėrballuar hordhitė komuniste. Ukė Sadiku, Qazim Bajraktari dhe shumė kryengritės kishin zėnė zonat pėrreth Rahovecit e Pėrdrinit: Hoxhė Mulla Kadriu vepronte nė krahinėn e Gjilanit, Adem Voca nė Mitrovicė e Shalė tė Bajgorės, Ndue Pėrlleshinė Lug tė Drinit dhe Anėn e Dushkajės, Sali Rama i Rugovės vepronte gjer nė Pejė. Jehonė rezistencės i jep dezertimi i Shaban Polluzhės nga radhėt partizane ku, me 10. 000 kryengritės, kishte filluar luftėn nė Tėrstenik tė Drenicės. Nė kėtė rrethim ishte edhe Ukė Sadiku me forcat e tij. Aty atė e emėrojnė nėnkomandant.

      Lufta e Drenicės zgjati rreth dy muaj dhe i dha grusht tė rėndė armikut, duke lėnė shumė tė vrarė nė fushė tė betejės, derisa u shpartalluan mė 20-21 shkurt 1945.

      Pas dėshtimit tė luftės sė Drenicės, Kuvendi i Dobėrdolit pati rėndėsi pėr organizimin e forcave nacionaliste. Ky kuvend u mbajt mė 4 dhe 5 gusht 1945 nė Llugėn e Dan Pjetrit. Atje u mblodhėn 2000 luftėtarė e prijės ēetash tė rajoneve tė ndryshme nga Kosova, Shqipėria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja. Kuvendin e hapi Ukė Sadiku, i cili i dha fjalėn prof. Ymer Berishės. Procesverbalin e mbajti Marie Shllaku. Komandan u zgjodh njėzėri Ukė Sadiku, ndėrsa udhėheqės politik u zgjodh prof. Ymer Berisha. Po ashtu u zgjodhėn komisarėt e ēetave kryengritėse sipas territoreve dhe e tėrė Kosova u nda nė 12 sektorė luftarakė dhe kjo ėshtė arsyeja qė u quajtėn “dymbėdhjetė kėshillat”.

      Pas Kuvendit tė Dobėrdolit u bėnė shumė takime me popullatėn e vendit pėr organizimin dhe mobilizimin rreth organizatės “Besa Kombėtare”.

      Ukė Sadiku, Qazim Bajraktari, Ndue Pėrlleshi e prof. Ymer Berisha u nisėn pėr njė mbledhje tė pėrbashkėt me krerėt e Shqipėrisė sė Veriut, diku nė malin e Pashtrikut. Ēeta e Ukė Sadikut mbeti nėn udhėheqjen e vėllait tė Ukės, Shaban Sadikut. Data e 10 shtatorit 1945 mbeti e paharruar pėr banorėt e Prekorubės dhe Drenicės. Nė Fushėgropė (Ēelia e Jallocit), mes maleve tė Ēelisė sė Jallovcit, brigada famėkeqe e Kotorrit kishte rrethuar Ēelinė ditėn e tretė tė Bajramit. Aty mbetėn tė vrarė 23 luftėtarė dhe 9 tė plagosur rėndė. Nga radhėt e armikut mbetėn 40 partizanė tė vrarė dhe dhjetėra tė plagosur.

      E kobshme ishte edhe dita e 17 shkurtit 1947, kur nga OZN-a dhe ushtria serbo-sllave u plagos rėndė komandanti i NDSh-sė, Ukė Sadiku. Nė Sverkėn e Gashit mbeti i vrarė Qazim Bajraktari dhe Halit Sadria i Gjurgjevikut.

      Nė njė bisedė me kryetarin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit z. Ismet Berishėn nė lidhje me arrestimin e babait tė tij, Ukė Sadikut, nga UDB-ja jugosllave, ai ndėr tė tjera thotė:

      “U befasuam familjarisht kur dėgjuam se babai ynė ishte kapur nga UDB-ja dhe se gjendej nė burgun e Prishtinės. Unė dhe nėna shkuam pėr tė parė babain nė burg. E sollėn tė lidhur me pranga duar e kėmbė dhe tė gjakosur. Unė e pėrjetova shumė rėndė kur e pashė babain nė atė gjendje. Sa herė qė e vizituam mė vonė, kam pritur derisa babai tė afrohet tek muri, pėr tė mos ia parė plagėt. Tė them tė vėrtetėn, unė nuk e ka pyetur asnjėherė se si ėshtė kapur nga UDB-ja. Por, pasi e kanė pushkatuar, nėna mė ka treguar, sipas fjalėve qė i kishte thėnė babai: “Nė shtėpinė e Din Arifit, nė Sverk tė Gashit, kemi kaluar shumė net, kurse ditėn jemi strehuar nė njė vend tjetėr. Para se tė afroheshim jepnim shenjė, duke pėrplasur dy gurė me njėri-tjetrin. Nė atė mėnyrė na janė pėrgjegjur edhe familjarėt. Kėtė mbrėmje gjendja ndryshoi. Kur ne pėrlasėm gurėt, u dėgjuan shumė pėrplasje (krisma gurėsh). I them Qazimit:

      - Diēka s’ėshtė nė rregull. S’ėshtė e mundur tė ketė dalė gjithė familja e Din Arifit pėr t’na pritur sonte.

      Qazimi ma ktheu:

      -Tash sė voni e ke humbur besimin nė ēdo kend.

      Pa i mbaruar fjalėt Qazimi, nga ēdo anė kanė filluar tė shtėnat. Jam hedhė e s’e di as vetė se si kam shpėtuar. Por pas pak kohe kam parė gjakun qė mė rridhte nga kėmba. E kam shtrėnguar disi me shaminė qė kisha me vete dhe nga aty jam futur nė ca rrasa, gjer sa kam parė njė njeri me qerre. Ky mė ka pėrcjellė dhe jam nisur pėr te nipat nė Cerovik. Aty m’i kanė mjekuar plagėt dhe mė kanė thėnė qė vendi ėshtė  i rrethuar nga partizanėt. U thashė qė tė mė pėrcjellin gjer tek Hajdin Murga, nė Murgė. Aty, bija jonė Sela e Tahir Fazlisė, m’i ka ndėrruar plagėt dhe rrobet. Ashtu, me plagė tė lidhura, jam shtrirė nė krevat. Pas pak kohe kam dėgjuar qė dikush fliste nga jashtė. Mė njoftuan qė kishte qenėi fejuari i mbesės, Manushes, Hazir Tufa, qė punonte nė “Rilndje” tė Prishtinės, por ishte kthyer se ishte shumė i zėnė me punė. Dhe sipas gjasave Hazir Tufa e kishte lajmėruar Ukėn te UDB-ja. UDB-ja dhe partizanėt kishin pritur kur treni tė kalonte pranė Murgės, pra kur kishte zhurmė e nuk ndihej lėvizja e njerėzve dhe ishin futur brenda nė shtėpi dhe mė kapėn nė shtratin e vdekjes, pamė dhėnė mundėsi tė kap armėn, tamam si luanin e plagosut nė strofkullėn e tij”.

      Mė 10 prill 1947, nė procesin gjyqėsor tė gjykatės ushtarake nė Prishtinė, tė kryesuar nga Ali Shukriu, u dėnuan me vdekje, me pushkatim: Ukė Sadiku, Gjon Serreqi, Ajet Gėrguri dhe Osman Bunjaku.

      “Me pushkatimin e babait jam betuar se sa tė jem gjallė do ta luftoj pushtuesin jugosllav dhe veglat e tij. Nga ajo ditė, me shokėt e mi kemi organizuar minimin e hekurudhės Klinė-Prizren, kemi vėnė eksploziv pėr shkatėrrimin e ekonomisė sė shtetit jugosllav, kemi prishur telefonat, tunelet, urat, stacionet e milicisė dhe kemi ngritur flamurin shqiptar nė pika tė ndryshme”, thotė z. Berisha dhe shton: Nė Kosovė filluan edhe burgjet e mia dhe tė familjes sime. Brugjet filluan nga Rahoveci nė Prizren, Gjakovė, Ujmir, Hereq, Gjurakoc, Pejė, nga Peja nė Novi Sad e prej andej kam ikur nga burgu, me ndihmėn e disa miqve e shokėve tė mi, duke dalė nė Austri nė vitin 1958. Mė 7 dhjetor tė vitit 1960, arrita nė Amerikė, ku fillova jetėn time familjare dhe nė vitin 1962 kemi themeluar Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit nė mėrgim dhe jam nė kėtė organizatė pėr dyzet vjet. Jemi pėrpjekur se si t’i vijmė nė ndihmė popullit tonė tė shumėvuajtur, nga armiqtė serbosllavė.

      “Qysh nė demonstratat e marsit e prillit tė vitit 1981 si kryetar i Lidhjes sė Prizrenit vrua ēdo gjė nė dispozicion pėr t’i dalė nė ndihmė popullit tim. Duke filluar me demonstratat e njėpasnjėshme, protesta, peticione, takime me senatorė, kongresistė etj. Me daljen e UĒK-sė nė skenė, dyert e Lidhjes u hapėn dhe kėtu filloi puna pėr grumbullimin e mjeteve tė nevojshme pėr luftė. Gjatė kėsaj periudhe kisha takime me Akademinė Ushtarake tė Shqipėrisė dhe UĒK-nė. Pėr disa ditė iu drejtova popullit tė Kosovės nga Radio Hajati i Sarajevės nė gjuhėn shqipe qė tė luftojė deri nė pikėn e fundit pėr tė arritur fitoren. Kur filloi lufta nė Preshevė po ashtu ndihmova qė shqiptarėt tė arrinin lirinė. Zyra e Lidhjes sė Prizrenit nė Bronx ishte e hapur pėr ndihma. Kėshtu ndodhi edhe me luftėn nė Maqedoni. Lidhja e Prizrenit nuk e konsideron programin e saj tė realizuar pėrderisa nuk arrihet qė edhe shqiptarėt nė Ēamėri, Preshevė me rrethinė, nė Mal tė Zi e Pazarin e Ri tė realizojnė aspiratat e tyre pėr t’u bashkuar”, thotė kryetari i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

      Pas 43 vjetėsh nė mėrgim u ktheva nė Kosovė shumė i pėrmalluar. U ula dhe e putha tokėn e Kosovės, tregon z. Berisha.

      “Gjatė kėtyre viteve pashė shumė vende dhe qytete tė bukura tė botės, por Gjurgjeviku im m’u duk mė i miri”, thotė ai.

      Edhe babai i tij, Ukė Sadiku kur ishte kthyer nė atdhe pas 20 vjetėsh, kishte puthur tokėn e vendit tė tij. Kėshtu bėri edhe i biri i Ukės, Ismeti pas 43 vjetėsh, duke puthur me mall tokėn e mėmėdheut tė tij tė dashur e shumė tė bukur.

      “Kosova mė dha njė jetė tė re pėr tė jetuar dhe pėr tė ndihmuar derinė arritjen e pavarėsisė dhe plotėsimin e aspiratave tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pėr bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare”, thotė z. Berisha.

 

*    *    *

      Me kullėn legjendė tė Sadik Ramės lidhen shumė kujtime. Kullės ia vunė flakėn nė periudhėn e Pashiqit, gjithashtu serbo-sllavėt e dogjėn pėrsėri nė kohėn e Ukė Sadikut e tani sė fundi kulla u rrėnua krejtėsisht nė vitin 1998. Por me Kosovėn e re, mė e fortė se kurrė, do tė ngrihet edhe kulla kala e Sadik Ramės.

 

Edhe kur shteti punon ne na duket se nuk punon

      Pritet furtunė nė zgjedhjet e ardhshme qė s’mund tė jenė larg. Kjo mund tė ndodhė sepse shqiptarėve gjithherė iu vodh vota nga konservatorėt, nga partiakėt, nga ca dhjakė katundarė tė veshur me rrobėn e policisė. Diktatura po kėrkon ta lidhė popullin fukara dhe tė amnistojė, madje edhe tė gradojė kriminelėt nė poste kyēe, duke i paisurme kartabintė si dikur Xhemal Selimin.

      Nė njė bisedė me ministrin e rendit Ēipa, tė cilit nė numrat e ardhshėm do t’i rezervojmė njė intervistė nė gazetėn prestigjioze “Shqipėria Etnike”, gazetėn qė mban rekord nga vizitat  nė faqen e internetit, mėsuam se sektori i policisė do tė pastrohet dhe nuk do tė ndodhė nė tė ardhmen qė edhe kur shteti punon, tė duket sikur nuk punon. Ashtu sikundėr terrorizmi shfrytėzon vendet mė tė varfėra dhe mė tė pramambetura pėr terren, edhe kriminelėt pėr t’u mbrojtur kanė zėnė qoshe nė radhėt e policisė. Ka shefa qė janė nė gjak pėr veten e tyre dhe janė nė polici, ka edhe tė graduar oficerė qė knaė vrarė edhe kolegėt e vet, edhe njerėz tė pafajshėm, qė edhe janė plagosur dhe vazhdojnė tė jenė nė krye tė punėve tė shtetit. Populli qė i di kėto, por nuk di se tė tillė njerėz janė pėrdorur nga politika pėr medemek barazpesha politike, kur policia ėshtė e depolitizuar, zmėrohet dhe mė tepėr se dikur me spiunėt vullnetarė, pasi ata tė paktėn nuk vrisnin.

      Raste tė tilla ka nė Veriun shqiptar dhe nė intervistėn me Ministrin e Rendit Publik qė kemi nė plan tė bėjmė do sqarojmė edhe vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, edhe tė plakut, Tafili qė mendohet ta kenė vrarė efektivė tė vetė policisė. Nė redaksi kemi edhe akuzėn konkrete tė avokatit tė njohur shqiptar Haki Kraja, ku vetė grupi i policėve, tė cilėt do i botojmė me emra, mendohet tė jetė vrasės dhe ky palaēo shtet dėnon tė pafajshėm. Ngjarjen do e zbardhė edhe familja e nderuar Tafili dhe do botojmė prononcimin edhe tė Spartak Ngjelės, ku duket se shteti po i mbron kriminelėt pėr tė mos zbardhur tė vėrtetat.

      Janė kėto probleme tė mprehta politike e sociale sa qė ky popull nuk kupton dhe kur ti zi gazetar shkruan njė fjalė tė mirė pėr shtetin, tė bėjnė vu-vu veshėt se pse shkrove ashtu, pasi ky shtet ėshtė pusht, ky shtet ėshtė hajdut, ky shtet ėshtė kriminel. Por ne themi se jemi pak, jemi veē tre milion dhe nuk ėshtė ndonjė gjė e madhe tė spastrojmė ca fundėrrina e me vullnet tė mirė tė jemi qytetarė tė denjė, bashkėudhėtarė tė popujve tė tjerė tė Evropės sė kulturuar. Kishim, fjala vjen njėfarė Shenasi Premēi, tė cilin babai i dėshmorit tė demokracisė shqiptare Pėllumb Pėllumbit, Nikolla, e paditi nė Hagė dhe mori pėrgjigje se ai shumė shpejt mund tė gjykohet si kriminel i njerėzimit, (dokumentin origjinal tė Tribunalit tė drejtėsisė sė rruzullit tokėsor do e botojmė nė momentin e pėrshtatshėm) e megjithatė, ai njėherė u mbajt nė punė nė Malėsi tė Madhe, mė vonė nė Kukės e deri nė ministri, e tash fshihet tek opozita! Pėr tė tilla veprime shteti edhe kur punon duket sikur nuk punon.

Editorial nga: Sokol Pepushaj

 

Sėmundja e tė lehurit

      Keni dhjetė vjet qė keni zhveshur gėzofin e lepurit dhe “mėrdhisni”. I kėputėt vargonjtė nė pyllin me ligje tė “hekurta” dhe vrapuat pas kopesė sė qenve qė kompozojnė ēdo lloj tingulli lehjeje. Kėshtu lehja u bė profesion ngjitės... Dhe kryetari i kopesė na kujton; mė mirė tė lehėsh, se sa tė jesh njė lepurush i ngratė.

      Tė gjithė rrimė me veshė tė ngrehur, kur dėgjojmė sonatė lehjesh nė parlament. Dhe tė nesėrmen nė tė gjitha kafenetė, fillojmė e lehim lehtė. Kush e ndryshon kolonėn zanore tė lehjes, fillon “ligji i xhunglės”.

      O ē’na u bė sėmundje kronike lehja...

      Sidomos kur fillojmė fushatat elektorale.

      Sa shumė leh kopeja, nė mes tė qytetit.

      Ata ham, e ne bam. Ata hum, e ne bum.

      I gjithė sheshi kompozon stonaturė...

      Ka lehje shumėngjyrėshe. Por mė tė fortat janė blutė dhe tė kuqtė, s’i lehe fort tė nxjerrin trutė... Fillon e majta, ja pret e djathta. Nga zilia dhe qendra.

      Janė vu nė garė. Oh, sa bėrtasin..., kush leh mė fort, ėshtė i mė zotė. Edhe ne lehim, qetė-qetė, se po tė bėrtasim ne mbytet lumi mu nė detė.

      O miqtė e mij! Nė doni tė keni tingull tė ėmbėl, e tė pėrvajshėm, kur tė lehni, vraponi nė zemėr tė plehrave. Ka edhe shpirtmirė, nuk i pėlqen mishi me dhjamė, se shtojnė mbi peshė nga shtresa e dhjamit dhe e hedhin. Kėshtuqė mos ankoni. Mishi i bagėtisė ėshtė mė i shtrenjtė, se lehja juaj. Prandaj mos i bėni naze. Dhe mos lehni kot, se nuk ju besoj.

      O miqtė e mij! Pse qeshni, kur s’keni drita.mos bėni zhurmė, kur lehni, se keni rast pėr tė “gjuajtur” ku tė doni, si tė doni.

      O miqtė e mij! Pse lehni kot? Kush jua ka ndaluar tė lehni kur tė doni, si tė doni. A e shihni se ju kanė lėnė tėlirė pa zingjir. Pastaj miqtė e mij, po tė na lidhni, do na quajnė vetėm qen shtėpie, duke marrė pėrsipėr edhe urdhėra nga padroni.

      Mė mirė kėshtu, se ne jemi mėsuar gjithė jetėn me urdhėra, se kur zgjidhemi s’dimė se ēfarė bėjmė. Dhe detin e kalojmė nė kėmbė. Pastaj mirė bėjmė qė e kalojmė detin, se shkojmė nė Europėn e qytetėruar. Ne jemi dhe shumė tė shkathėt... Sa hap e mbyll sytė, ēfarė do i themi Europės, hashash, kokainė, heroinė, shesim me shumicė, me pakicė, si ta doni. Po deshėt, edhe pushkė ju sjellim, po deshėt edhe automatikė e mitralozė, topa dhe eksploziv.

Nga: Sokol Pepushaj

 

Kryengritja antiosmane e vitit 1911, amaneti i trashėguar pėr njė Shqipėri tė vėrtetė

      Edhe pse pas vitit Shqipėria ka pėrjetuar kohė e ngjarje qė nga mė heroiket e deri nga mė tragjiket, tė cilat kanė lėnė “gjurmė” tė thella nė vijijm tė mbijetesės sė trojeve tona, tė coptuara e asimiluara plagėt e tė cilave vazhdojnė tė kullojnė gjak tė pastėr shqiptarėsh, e ku pėr fat tė keq “Melhemi” i mbylljes sė kėtyre plagėve edhe sot nė shekullin e 21-tė ende vazhdon tė “eksperimentohet” nė laboratoret e Europės, por qė gjithsesi jehona e “Kryengritjes” tė vitit 1911 ėshtė e do tė jetė pėr shekuj Drita e pashuar e Shqipėrisė sė vėrtetė. Pasi ėshtė pikėrisht kjo “drita” qė bėri tė mundur qė pas rreth katėr shekujsh e gjysėm terri turkoshak tė “shfaqet” pėr here tė pare Flamuri Shqiptar qė na kishte lėnė amanet Simboli i Shqiptarisė, por edhe i civlizimit Europian Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu). Padyshim pėr tė gjithė ata qė i thonė vehtes shqiptarė, kryengritja e vitit 1911 ėshtė kurora e lavdisė, mbi lavditė qė gjithnjė shndritė nė qiellin blu tė Malėsisė e  Shqipėrisė e cila na kujton pėrherė se Liria jonė, ndoshta si tek asnjė popull tjetėr nė Botė i ka themelet nė gjakun e tė parėve tanė. Padyshim epopeja e luftrave heroike tė Shqipėrisė e veēanėrisht tė simbolit tė saj Malėsisė sė Madhe  ėshtė njė thesar brilant qė mban tė gjallė kujtesėn e brezave tė sotėm e atyre qė do tė vijnė, se ēmimi i mbijetesės sonė ka qenė aq i shtrenjtė sa as nuk mund tė shitet e as nuk mund tė blihet kurrė dhe nga askush…

      Sidoqoftė kryengritja antiosmane e vitit 1911 ėshtė shpallja de fakto e pamvarėsisė sė krejt Shqipėrisė, e pamvarėsisė sė fituar me gjak e sakrifica e jo nė laboratoret e errėta tė diplomacive shpesh antishqiptar, ndėrsa ngritja e flamurit nė Vlorė mė 28 nėntor 1912 ishte “thjeshtė” nėnshkrimi zyrtar (madje paqėsore pasi nuk kishte asnjė incident tragjik qė mori tė paktėn jetėn e njė shqiptari) i pamvarėsisė sė paralajmėruar kohė mė pare. Natyrisht pėr tė nderuar e kujtuar sadopak ato kohė heroike qė i zbardhėn faqen Malėsisė e Shqipėrisė le t’u referohemi shkurtazi kronikave tė shkrutėra e gojore qė koha e historia jonė na i ka lėnė pas. Fillimisht pėrshkrimin e kėsaj epopeje tė lavdishme shqiptarie po e filloj me vargjet lapidarė tė homerit  shqiptar, simbolit tė nacionalizmit modern me pėrmasa ndėrkombėtare poetit patėr Gjergj Fishtės i cili ndėr tė tjera shkruan pėr kėtė ngjarje:

Tė shtatė krajlat ēua janė nė kėmbė

kah ka ra medet kjo gjamė

N’atė Malėsi, n’atė Rapshė tė Hotit

Ded Gjo Luli burrė si motit

Me i ēetė Lekė burra Shkorretit

Ka nisė pushkėn me asqer tė mbretit

…………………...

Se mbas sodit emri i Zotit

Ēka jemi nipa tė Gjergj Kastriotit

E  shqiptar qė i thom na vetit

ma duva nuk i bajmė mbretit…

      E nė fakt kėshtu ndodhi pasi mė 23 mars 1911 Malėsorėt nė veēanti e shqiptarėt e veriut nė pėrgjithėsi muarėn “sinjalin” e fillimit tė sulmit tė armatosur mbi kazermat e mjerimit qė ruanin regjimi mesjetar tė turqve tė rinj apo tė vjetėr, e ky sinjal njihet si thirrja qė ju drejtua popullit tė vilajetit tė Shkodrės e mė gjerė nga drejtues e pjesėmarrės tė Lidhjes historike tė Prizrenit tė vitit 1878, tė cilėt  kishin mbijetuar tėrė ato vite edhe pse flakėt e mjerimit e barbarisė Otomane kishin kėrkuar ndėr vite tė pėrpinin lidhjen e Prizrenit e drejtues tė saj. Kjo thirrje ishte nėnshkruar nga tre luanė tė pėrmendur tė pamposhtur nė luftėn pėr liri e mvehtėsi si nga pushtuesit shekullorė e ata sllavė tė vonė, si Isa Bolentini, Ndue Gjoni e Mehmet Spendi, ku ndėr tė tjera nė kėtė thirrje thuhej se ka ardhur koha qė tė lirohemi nga pushtimi Osman. E pikėrisht tė nesėrmen mė 24 mars Hotjanėt e Malėsorėt e “ndigjuan” kėtė thirrje, pasi ata si gjithnjė kishin pranė e nėkrye tė tyre simbolet e trimėrisė e menēurisė shqiptare tė cilėt kishin marrė pjesė nė Lidhjen e Prizrenit nė vitin 1878, si Ded Gjo Luli, Ēun Mula, Baca Kurti e tjerė, por edhe tė paktėn gjashtė klerikė qė momentalisht kishin gjetur strehė nė trevat shqiptare tė Malit tė Zi tė cilat edhe pse Mali i Zi kėrkonte t’i shfrytėzonte pėr qėllimet e veta dashakeqe ndaj trevave tona; e ata njihen nga istoria ndoshta si truri i kėsaj kryengritjeje lirie, e kėta janė: At Karl Prenushim famullitar i Vuksalekajve, At Lorenc Mitroviq, famullitar i Bajzės, At Mati Prenushi, famullitar i Kastratit, At Sebastian Hila, famullitar  Rapshės, At Bonaventura Gjeēaj, famullitar i Grudės dhe At Luigj Bushati, famullitar i Traboinit.

      Natyrisht fillimi i kėsaj kryengritjeje ishte nė kushte tė vėshtira e tė pavolitshme, pasi shqiptarėt ndodheshin nė mes dy armiqve, atyre Frontal Turq e atyre Hileqar Malazez. Por gjithsesi mė 24 mars 1911 hotjanėt tė parėt sulmuan fortifikatat kufitare turke nė Rapshė e Traboin tė cilat i ēliruan. U sulmuan edhe postat kufitare nė Pikal, Selisht, Dinoshė, Omerbozhaj, Mali i Vranės dhe Nenhelm. Tė gjitha kėto u ēliruan, ku u vranė disa ushtarė turq dhe tė tjerė i zunė robėr,  ndėrsa luftėtarėt e lirisė kapėn njė sasi tė madhe armėsh e munizioni. Nė kėtė kohė Valiu i Shkodrės Bedri Pasha duke parė humbjet dhe disfatėn e pashmangshme  urdhėroi Kajmekamin e Tuzit Nėnkolonelin Ahmet Beun qė tė rigrupojė forcat pė tė mbrojtur kėshtjellėn me rėndėsi strategjike pėr Turqit atė tė Shipshanikut. Gjithsesi sukseset e kryengritėsve malėsorė e mė gjerė “detyruan” dinakun Bedri Pasha qė tė nxjerrė nga sundyqet e qelbura tė perandorisė propagandėn e pėrēarjes fetare. Mė 26 mars ai nė Shkodėr spalli kryengritjen e Malėsorėve Shqiptarė si luftė Fetare “Si luftė katolikėsh kundėr muslimanėsh”, “si luftė kaurish Malazezėsh” e tjerė, si dhe pėr kėtė i bėri thirrje popullsisė muslimane qė tė bashkohej e tė nisej nė luftė pėr tė mbrojtur perandorinė Islame e besimin e saj tė “njėjtė”.

      Natryisht kjo propagandė arriti tė mashtrojė rreth 1000 veta me tė cilėt u formua njė batalion nėn komandėn e Emin Beut tė cilėt u nisėn pėr tė shkura nė Tuz e nė trevat e Malėsisė pėr tė luftuar kundėr “Kaurrėve”, por qė shpejt ata e kuptuan se turkoshakėt i kishin mashtruar e marruar, pasi panė me sytė e tyre se nuk luftonin kundėr Malazezėve, por kundėr vėllezėrve tė tyre qė kėrkonin liri jo vetėm pėr vete, por dhe pėr vėllezėrit e tyre tė gjakut, Muslimanėt. Pas kėsaj njė pjesė e kėtyre tė mashtruarve ose u rikthyen nga kishin ardhur, ose u bashkuan me kryengritėsit malėsorė kundėr ushtrive turke, ndėrsa njė pjesė e vogėl vazhdoi “ėndrrėn dehse” tė turkoshakėve pėr tė luftuar kundėr “Kaurrėve”, tė cilėt shpejt u zunė rob nga trimat malėsorė e shqiptarė, ku pasi i kapėn pėrsėri i trajtuan si vėllezėr tė mashtruar e jo si armiq tė betuar, madje atėherė duhet ta kenė kuptuar hilen Osmane qė gati u mori jetėn. Me datėn 28 mars kryengritėsit sulmuan Tuzin kryeqendrėn e krahinės ku arritėn tė djegin ndėrteat ushtarake turke, dy kazerma ushtarake, furrėn e bukės pėr ushtrinė, magazinėn e kripės si dhe ndėrtesėn e Kajmekamit (Nėnprefekturėn), ndėrsa kėshtjellėn e Shipshanikut nuk arritėn ta pushtojnė plotėsisht pasi u munguan topat. E pėr ta pėshkruar me nota sa mė realiste kėtė luftė trimash pėrsėri po citoj disa vargje tė At Gjergj Fishtės i cili ndėr tė tjera shkruan:

…Drejt kah Rpsha, Rapsha e Hotit

Qe si heret, si n’ditė sotit

kjo po m’ishte i falme agzotit

se aty vendi ėshtė ndezė zhari

janė herre krenat porsi bari

sa herė Lekėt na janė perla

grykė pėr grykė me Turk e Shkja

idhtė tuj ba shkinat me kja

idhtė tuj ba me fsha turkinat

kah n’dorė flakė u rrinė “Martinat”…

      E pas kėsaj fillė Stambolli u detyrua tė riemėrojė nė krye tė ushtrive turke (kundėr shqiptarėsh) pashain famėkeq Shefqet Dergut Pashėn i cili pėr tė shuar kėtė kryengritje qė mė 29 mars kėrkoi ti fuste kryengritėsit nė mes dy zjarresh, ku nga Shkodra nisej vetė pashai famėkeq nė krye tė 20 mijė trupave, ndėrsa pas shpine do tu binte Et’hem Pasha i cili nisej me katė batalione nga garnizonet ushtarake qė ndodheshin nė Gjakovė. Nė kėto luftėra tepėr tė pabarabarta, madje disi tė izoluar nga pjesėt e tjera tė Shqipėrisė sė Veriut mbetėn tė vrarė mbi 150 ushtarė turq, kjo sipas kronikės turke, pasi humbjet duhet tė jenė shumė herė mė tė mėdha, si dhe nga kryengritėsit trimi legjendar Nik Gjelosh Luli me pesė traboinas, shtatė grudjanė, katėr rapshjotė dhe u plagosėn tre tė tjerė. Por mjerisht kjo luftė pati hilet edhe tė Kral Nikollės sė Malit tė Zi, i cili u kishte premtuar ndihmė kryengritėsve malėsorė, por qė u kėrkonte kushtin kobndjellės, qė kur tė ēliroheshin tokat nga turqit tė valėvitej flamuri i Malit tė Zi, natyrisht malėsorėt kėtė nuk do ta pranonin kurrė e ky mospranim ėshtė paraqitur bukur me pėrgjegjen lapidare tė Ded Gjo Lulit i cili i thotė Kral Nikollės: “Pėr mik tė pranoj, pėr Baba jo kurrė. Mė i madh ėshtė mbreti i Stambollit se sa Ju, dhe nuk e pranoj pėr baba. Baba kam vetėm Shqipėrinė.”

      Gjithsesi malėsorėt kryengritės, trma e liridashės ishin nga e gjithė Malėsia, qė nga Gruda, Hoti, Kastrati, Shkreli, Kelmendi, Plava, Gucia, Trieshi, Tuzi, Shkodra, Rrjolli e tjera, madje luftėtarėt e lirisė ishin edhe nga  Dukagjini e zonat e Nėnshkodrės e deri nga Mirdita e pse jo ndonėse nuk morėn pjesė direkt nė luftė nė kėto troje, lufta kundėr ushtive osmane u ndie qė nė rrethin e Durrėsit, nė Breg tė Matės nė Lezhė, nė Hajmel, Rrobosht, Kallmet, Milot e tjerė e tjerė.

      Por aurora e lavdisė sė kėtyre luftrave e betejave mbetet padyshim, beteja gati hyjnore e 6 prillit 1911 e cila u kurorėzua me ngritjen e flamurit kombėtar nė majėn e Bratilės nė Deēiq. Nė kėtė betejė u dalluan tė gjithė trimat kryengritės, por mbi tė gjitha u dalluan luftėtarėt e Kojės, Kuēit tė cilėt sulmuan fortifikatėn turke tė Deēiqit ku “Valėvitej e venitej” flamuri turk. Pėr tė “marrė” kėtė flamur turk e pėr tė hedhur pėr tokė ku tashmė e kishte vendin ranė dėshmorė gjashtė Kojas njėri pas tjetrit, ev etėm i shtatėti arriti objektivin, dhe pėr kėtė populli i ka pėrjetuar me disa vargje tė paharruara ku po cilėsoj vetėm dy:

“…Koja e Kuēit me pakicė

Muar Bajrakun nė Deēiq…”

      Pėr tė ēuar nė vend fjalėn e Ded Gjo Lulit, se aty ku trojet tona ēlirohen nga turqit do tė ngrihet flamuri shqiptar, nė majė tė Bratilės po mė 6 prill (1911) dolėn Nik Gjelosh Luli (kushėriri i Ded Gjo Lulit) bashkė me Ujk Miculin dhe Pjetėr Zefin tė cilėt ngritėn flamurin tonė kombėtar nė kėtė majė tė shenjtė.

      Natyrisht fati i mėtejshėm i kėsaj kryengritjeje nuk ishte siē e dėshiruan shqiptarėt e vėrtet, por qė edhe pas kėsaj luftrat e pėrpjekjet nuk u shuan kurrė, madje edhe nė rrugė diplomatike, ku kulmi arrin me atė qė njihet si Memorandumi i Greēes qė shpesh njihet me emrin “Libri i Kuq” i cili parashtronte para portės sė lartė e fuqive tė tjera Europiane 12 (dymbėdhjetė) kėrkesat e Malėsorėve shqiptarė qė nė thelb kishin lirinė e mvehtėsinė e ėndėrruar… Nė organizimin e kėtij akti diplomatik pėr momentin (pra pėr memorandumin e Greēes) pėrveē prijėsve tė njohur malėsorė njė kontribut tė ēmuar kanė dhėnė edhe Luigj Gurakuqi dhe Ismail Qemali tė cilėt pėr momentin ishin strehuar nė trevat shqiptare qė mbante tė “Pushtuara” Mali i Zi, e qė mjerisht mė vonė (mė 1913) do tė bėheshin realitet nga Europa. Qėndrimi dhe interesimi i kėtyre dy shqiptarėve tė mėdhenj pėr kryengritjen e malėsorėve tė vitit 1911 tregon qartėsisht se kjo kryengritje kishte pėrmasa kombėtare e jo lokale, madje edhe nė pjesėt jugore tė Shqipėrisė e tjera kishin filluar kryengritjet antiosmane, qė natyrisht pėr momentin nuk u ngrinin nė nivelin e kėsaj kryengritjeje, dhe fatkeqėsisht nuk u arrit qė kėto kryengritje tė ishin tė njėkohėshme e tė njėtrajtėshme nė tė gjithė Shqipėrinė… Por gjithsesi kjo kryengritje e armatosur shqiptare ėshtė e madhe sa vetė historia jonė, e natyrisht edhe lista e luftėtarėve tė lirisė sė paralajmėruar ėshtė po kaq e gjatė, por nė kėtė shkrim tė shkurtėr e modest unė dua tė kujtoj disa nga emrat mė tė spikatur tė kėsaj “Ere” Lirie tė ėndėrruar prej shekujsh, e ata janė:

Ded Gjo Luli, Marash Uci, Nik Gjelosh Luli, Mark Gjeka, Pjetėr Nik Daku, Maēo Grizhi, Lulash Zeka, Zef Peri, Prel Kol Shyti, Mirot Ēoku, Pjetėr Gjok Toshi, Luc Prel Nishku, Gjelosh Gjoka, Prelot Keqi, Ujk Gjeloshi, Ded Gjon Ujka, Gjelosh Doka, Prel Nik Pretashi, Prel Keri, Nik Zefi, Tom Nika, Dokė Lani, Kol Kurti, Sokol Baci, Marash Luca, Lukė Marku, Gjeto Mark Ujka, Gjon Ujk Miculi, Lulash Zeka e Stak Breci,Lik Mirashi, Gjok Dedė Luli, Gjon Ujk Ēeku, Kol Gjo’ Leci, Luc Gjeloshi, Dasha Nika, Pjetėr Uci, Smajl Mustafa, Sokol Mali, Gjon Nik Plluci, Ded Ēoku, Dedė e Llesh Nik Daka, Tom Gjurgji e Mark Preng Dudi, Preng Nikoll Gjeēi, Mark Per Zefi, Gjekė Marash Haka, Mehmet Shpendi, Islam Makalushi e tjerė e tjerė, qė natyrisht edhe kėta qė shėnuam mė sipėr nuk janė tė gjithė prej Malėsisė sė Madhe, por prej trevave tė tjera shqiptare, por qė tė gjitha sė bashku luftuan pėr tė fituar lirinė, e si tė tillė edhe ne nuk kishim pse i ndanim sipas trevave. Me kėtė shkrim nuk mund tė mbetet pa pėrmendur bilbili i kėsaj lufte, Poeti e partioti nga Shkodra Hil Mosi, por mbi tė gjitha vlen tė theksoj se nė kėtė luftė lirie morėn pjesė edhe dhjetėra gra e vajza malėsore tė cilat kanė nė themel tė kėsaj kryengritjeje kontributin e tyre tė rėndėsishme, por dy janė ato burrėresha qė shėndrisin si meteor nė gjerdanin e kėsaj lufte, Tringė Smajlja e Grudės dhe Norė Luli e Hotit. E tė gjithė trimat qė i dolėn pėr zot atdheut nė kėtė luftė Fishta i madh i pėrjetėson:

…Burrat le pėr ēak t’martines

Fjalėn, fjalė e besėn ēelikut

Ballė pėr ballė e jo mbas shpinet

Mėsy me i ra nė luftė armikut…

      Gjithsesi, luftėtarėt e lirisė, si dhe tė rėnėt pėr liri, pamvarėsi e identitet, janė tė shumtė sa vetė historia e krejt Ilirisė, por ata edhe pse sot prehen nė varre, ose diku nė tokėn arbėrore, janė gurėt e themelit tė “Kalasė” sė pėrbashkėt qė ne shqiptarė ka shekuj qė po mundohemi ta ndėrtojmė e bashkojmė e qė ka emrin Shqipėri (Etnike), e tė parėt tanė na e lanė lėnė amanet, qė siē dihet pėr ne shqiptarėt amanetin duhet ta mbajmė se pėrndryshe as varri s’ka pėr tė na mbajtė…

      Mjerisht ne kemi ende tė pushtuara territore tonat, por jo kurrė zemrėn e trimėrinė tonė qė duhet ta dėshmojmė fuqishėm pra Europės sė vjetėr e tė re, pjesėtarė tė sė cilės duhet tė jemi. Jo tė Ndarė nė “katėr Vilajete” e nė njė shtet tė cunguar, por tė bashkuar ashtu siē na fali Zoti nė njė Shqipėri Etnike…

Ndue Bacaj

 

Partitė: Po vjen mbreti, na mori dreqi

Lajmi i kthimit tė familjes mbretėrore me nė krye mbretin Leka i parė nė atdheun e tij, tė cilėt ja mohuan nė vitin 1939 Fashistėt dhe qė nga viti 1944 e deri sot komunistėt (e vjetėr e tė rinj), ėshtė padyshim njė Ogur i mirė pėr tė gjithė ata shqiptarė tė cilėt dėshirojnė dhe ėndėrrojnė njė shtet pėr tė gjithė i cili ka rreth 63 vjet qė u mungon. Gjithsesi dihet se mbreti dhe familja mbretėrore vjen nė Shqipėri jo si mbretėri, por momentalisht si simbol i njė institucioni tė ndaluar dhunshėm nga at qė marrin edhe mbajnė pushtetin po dhunshėm e qė kanė njė emėr tė tmerrshėm pėr shqiptarėt si komunistė, socialistė, trafikantė, mafiozė, hajdutė e kriminelė, por qė momentalisht janė tė detyruar tė pranojnė kthimin e mbretit tė paktėn fizikisht si simbol tė njė institucioni tė trashėguar. Natyrisht ardhja e mbretit do tė bėjė qė shqiptarėt tė “zgjohen” nga ai gjumė qė ika rifutur komunizma e re, duke shpresuar se shpejt do t’i vinte dita tė shpresohet se Shqipėria do tė rikonfirmojė vullnetin e saj pėr tė rikthyer Mbretin e mbretėrinė nė krye tė shtetit, dhe sigurisht pas kėsaj do tė marrė fund dilema e njė institucioni qė shpesh po krijon sherr tek politikanėt, pra institucioni i Presidentit, si dhe do tė marrė fund njėherė e mirė monopoli total i levave shtetėrore qė kthejnė nė favor tė partive rezultatet e “votitmi e dreqnimit”, ku siē dihet deri tani mė fitimtarė kanė dalė tė majtėt. Por krahas ogurit tė mirė pėr kthimin e familjes mbretėrore, kėtij institucioni i duhet “Bėrė” e qartė se gėzimi i kthimit nė atdhe nuk duhet ta vėrė nė gjumė pasi ai nė Shqipėri gjen pikėrisht ata ose bijtė e atyre qė jo vetėm ja mohuan atdheun mbretėrisė, por mbi tė gjitha shpifėn e denigruan figurėn e vetė mbretit tė vjetėr e tė ri. Nė Shqipėri mbreti gjen ata kėlyshė tė kuq qė i vodhėn e grabitėn pronat, qė madje edhe sot kur tė kthehet momentalisht i duhet tė jetojė nė njė rezidencė me qera e jo nė “shtėpinė” e tij. Nė Tiranė mbreti gjen ish studentin Spiun qė studionte nė Francė nė kohėn qė gazetat franceze (Le Figaro) e akuzonin Lekėn e Parė si trafikant armėsh, droge e tjerė, e ky student spiun nė atė kohė dėrgonte tek “Le Figaro” tė gatshėm shkrimin e shkruar po nė Tiranė nga e veja e diktatorit Hoxha qė sot ėshtė nėna “mbretėreshė” e PS. Natyrisht kėto shkrime i paguante shteti shqiptar si fregnu pulėn, por me ndihmėn e KGB-sė Ruse, UDB-sė Jugosllave e Asfalisė Greke, e ky “student”  tani ka role tė mėdha nė Qeveri e politikė, (kot nuk thoshte Enveri pėr tė Djali i shokut e shoku i djalit). Nė Tiranė do tė gjejnė (nė qeveri e nė shtet) tė gjithė ata agjentė kriminal komunistė qė disa herė janė munduar me homologėt e tyre sllavė ti organizojnė atentate nėpėr botė kundėr mbretit e mbretėrorėve. Nė Tiranė do tė gjejnė lakuninė e kuqe tė qenve qė pėr rreth 60 vjet lehėn kundėr mbretit e mbretėrisė, por qė tashmė disa nga kėta qenėr nė dukje kanė “ndėrruar” padron, madje ata kanė filluar “lehjet” e ėmbla por mbretit. Nė Tiranė do tė gjejnė ata qė i vodhėn votat e  fallsifikuaran referendumin mbretėrisė, si dhe ata qė vranė e plagosėn monarkistėt qė protestuan mė 1997 paqėsisht. Nė Tiranė gjejnė ata qė organizuan gjyqin spektakolar qė do tė dėnonte mbretin me vdekje ose burgim tė pėrjetshėm, por qė tani janė “zbutur”. Nė Tiranė do tė gjejnė edhe tė gjitha ato lakuni servilėsh e spiunėsh qė pėr njė kafshatė gjith kohėn tė fshijnė pluhurat e tė pėshtirosen, por qė janė gati tė “ndėrrojnė” padron sa herė u del njė kockė mė e madhe. E sė fundi nė Tiranė (natyrisht nė shet e qever) gjen dhjetra kriminelė tė kuq e tė zi tė cilėt janė gati tė luajnė rolin e Avni Rustemit apo Valter Qarrit tė cilėt i bėnė atentat Babasė sė mbretit tė sotėm (Ahmet Zogu) pėr llogari tė klaneve antishqiptare Greko-Sllave qė ata i shėrbenin e i shėrbejnė pasardhėsit sot…

      Pra siē shihet Mbreti e familja e tij nuk vijnė thjeshtė si dikur nė vendin e tyre tė mohuar, por mbi tė gjitha nė njė vend tė Minuar, ku pėr ta Ēminosur do tė jetė tepėr e vėshtirė…

Ndue Bacaj

 

“Kurvat e partisė”

(Fragment nga romani “Karriera e njė prostitute”)  

      Kohėt e fundit shkrimtari Ramiz Lika ka dhėnė pėr botim njė roman tė ri, ku pasqyrohet puna skllavėruese pėr  ndėrtimin e hidrocentralit tė Fierzės. Duke shfletuar librin, terrorizohesh tek sheh si dhunohet personaliteti i njeriut nė njė kantier qė i ngjante njė kampio pėrqendrimi, por qė propaganda e quante “vepra e ndritur e partisė”! Njerėzit apo skllevėrit derdhnin djersėn, afshet, lėnė edhe jetėn nė gurėt e rėndė nėpėr tunele. Tė zhveshur, tė zbathur, me barkun e pangopur, ata detyrohen tė buzėqeshin, tė duken entuziastė, madje edhe tė kėndojnė e tė brohorasin pėr partinė e pėr Enverin, pėr Shqipėrinė fanar ndriēues i gjithė botės. Dhunimi, skamja, dėshira pėr tė jetuar i detyron femrat e kantierit dhe tė prostituojnė, pavarėsishtnga diktati moral qė u rri mbi kokė si shpata e Damokleut. Janmė kuadrot e lartė tė partisė ata qė bėjnė tregti me mishin e bardhė, ndryshe nga ē’ndodhte nė vendet e tjera. Kampi i pėrqendrimt ishte i mbushur me policė, operativė sigurimi, aktivistė tė partisė, tė rinisė, tė frontit, tė gruas, tė sindikatave, qė tė gjithė pėrbėjnė hordhinė naziste qė ushtron terror mbi turmėn e stėrmadhe tė skllevėrve qė quhet “kllasa punėtore”.

      Po botojmė kapitullin e 40-tė tė romanit ku i bėhet gjyqi njė kuadri tė lartė tė partisė, i cili ėshtė zėnė nė flagrancė nė zyrėn e tij me sekretaren. Gjyqi nė tė vėrtetė nuk bėhet pėr imoralitet, por pėr larje hesapesh. Ermali ishte njė kuadėr i aftė dhe me njė vizion tolerant, ndaj duhej hequr qafe. Kapja me dashnoren dhe dėnimi ėshtė njė kurth, qė u bėhej zakonisht kuadrove tė tillė pėr t’i poshtėruar para opinionit e pėr t’i asgjėsuar pėrfundimisht.

 

-E njihni tė pandehurin?

-E njoh…

-Keni lidhje gjaku me tė?

-Jo.

-Dini gjė pėr se ėshtė arrestuar?

-Nuk e di…

-Kur dėgjuat se ėshtė arrestuar, ē’menduat ju? Nuk kishte bėrė ndonjė gjė mė parė, nuk kishte simptoma tė njė njeriu qė duhej tė shkonte drejt burgut?

      -Ne shikonim se ēdo ditė ngrihej nė pozitė…

      -Pavarėsisht nga kjo, ju, si bashkėpunėtore e afėrt, nuk shikonit ndonjė qėndrim sadopak opozitar ndaj pushtetit popullor?

      Valbona nuk u pėrgjigj menjėherė. Pastaj foli:

      -Jo… Ē’ėshtė e vėrteta fliste shpesh kundėr kuadrove tė lartė, kundėr personaliteteve, i quante mediokėr, burokratė, bashibozukė, analfabetė…

      -Po ē’mund tė bėnte tjetėr? Tė kapte armėn? Atė s’guxonte ta bėnte sigurisht. Duke derdhur vrer kundėr personaliteteve tė lartė, domethėnė godiste partinė, se ajo nuk bie nga qielli po nga kuadrot pėrbėhet. Po ti si komuniste shqetėsoheshe pėr kėtė ndonjė ēikė? E ke kritikuar ndonjėherė nė forumet e partisė apo individualisht, kur rrinit nė zyrė apo nė kafe sė paku.

      -Ishte njė periudhė kur flitej shumė kundėr burokratizimit dhe mediokritetit… Unė mendoja se Ermali shqetėsohej si revolucionar… Sigurisht ia kam thėnė… Ai mbrohej me citatet e shokut Enver si “Burokratizmi dhe burokratėt janė antipopullorė dhe armiq tė popullit”, “Edhe njė organizatė partie gabon, por pėr njė kohė jo tė gjatė”, “Burokratėve do t’u ngremė kėmbėt dhe t’u themi puthu me Milon”…

      Ajo vazhdonte akoma tė dridhej. Si do tė pėrgjigjej ajo, kur kryetari i seancės do ta pyeste: pa fol tani si mundi tė tė pėrdhunonte ky ty, siē e ke akuzuar nė hetuesi? Mos vallė tani tesra e partisė nuk kishte mė fuqi imunizuese? Mos vallė tani kishte ardhur momenti ta flaknin si limonin e shtrydhur? Me kaq e kishte mbaruar misionin tesra e saj, me tė cilėn ishte mburrur para shoqeve? Nuk duhej t’u vinte keq pr bukurinė e saj? A nuk kishte nevojė partia pėr femra tė bukura nė radhėt e saj pavarėsisht nga qėndrimi i tyre moral? Vėrtet partia kishte thėnė se do tė ruhej figura e Valbonės, po atėherė pse e kishin thirrur si dėshmitare? Vallė nuk e dinte ai popull se ajo ishte kapur me Ermalin nė zyrėn e partisė duke bėrė seks? Nu kishin folur vallė ata njerėz, qė kishin shkallmuar alamet dere tė zyrės? Vėrtet deri tani ai po akuzohej pėr agjitacion – propagandė, pėr gjėrat qė nu kishte bėrė: Pėrpjekje pėr tė pėrmbysur pushtetin popullor. Liberal nė fushėn e moralit! Simpati dhe pėrkrahje pėr grupin anti – parti tė Fadil Paēramit e Todi Lubonjės. Para ata donin ta godisnin me ēdo kusht dhe sa mė rėndė. Ai ishte prej kohėsh nė darėn e Sigurimit tė Shtetit. Po a nuk kishte edhe ajo nė darė? Jo vetėm agjentė tė fshehtė, po edhe oficerė Sigurimi, bile edhe ministra tė brendshėm ishin burgosur e pushkatuar. Edhe me atė kishin zėnė inat sė paku dy oficerė sigurimi. Beqo Berishėn e kishte refuzuar, po edhe shokun Ago qė ishte mė i madh. A nuk do tė punonin ata pėr ta goditur, pėr t’u hakmarrė? Bile Beqo Berisha kishte kohė qė nuk i propozonte mė asaj. Mos ishte njė qetėsi para furtunės? Ajo nuk ia kishte varur as shokut Selim. Vėrtet ai nuk i qe vardisur si tė tjerėt, nuk i kishte propozuar direkt, nuk kishte bėrė pėrpjekje pėr ta puthur, por dorėn ia kishte shtrėnguar disa herė dhe ajo nu ki qe pėrgjigjur me kundėrshtrėngim as me buzėqeshje. Pėrkundrazi. A nuk e zotėronte edhe ai ndjenjėn e hakmarrjes? Madje mė shumė nga tė gjithė. Po sikur ai njė ditė t’i kėrkonte asaj tė bėnin seks? Do tė mund tė shtrohej ajo nėn barkun e asaj fytyre qė e urrente? Ajo ishte velur tani nga seksi me kuadrot e neveritshėm. Ba Czu Men ishte vėrtet i pakėndshėm nė fytyrėn e tij mongoloide, por ishte shumė i kėndshėm nė dashuri. Edhe Ermali e kishte dashuruar mė shumė pėr ta pasur si pronė tė vetėn. Ai i sulej asaj ngutshėm, kalonte shpejt nė orgazėm dhe pastaj qėndronte si idiot duke u zgėrdhirė me ēka donte tė thoshte: Mė shite mend shumė ti pėr ca kohė, por, mė nė fund, ta futa. Mė i kėndshėm kishte qenė Nexhati se ai.

      -Vetėm kaq di ti pėr shefin tėnd?

      -Po… Ka propaganduar edhe Shqipėrinė e Madhe… Mba nė dhomė hartėn e Shqipėrisė Etnike, bile e ka prurė edhe nė zyrė ndonjėherė…

      -Po ti ē’deshe tjetėr moj nuse! Shikoni me ē’armik tė betuar kemi tė bėjmė, ė? Shovinist puro! Ky kėrkon Shqipėrinė e Madhe, kėrkon pjesė tė Jugosllavisė, siē janė Kosova, Tetova, Ulqini, bile edhe Ēamėrinė e Greqisė. Po ē’donit mė moj nuse? Qė tė rrėmbente armėn? Sigurisht edhe armėt i kanė pasur nė strategjinė e tyre mė vonė kėta tipa, por pushteti ynė popullor ua dogji kartėrat nė xhep. Mirė, dėshmitare. Qėndroni kėtu tani.

      Ajo nuk u qetėsua fare. Kryetari i seancės me siguri desh tė thoshte: Qėndroni kėtu se do tė pyeteni si bėtė seks nė zyrė me Ermalin… Ajo priste me ankth, ndėrsa pyeteshin dėshmitarėt tjerė. Njė punonjės biblioteke vėrtetoi se Ermali kishte kėrkuar numrin e revistės “Nėntori”, ku ishte botuar drama “Ngjarje nė fabrikė” e Fadil Paēramit.

      -Ja ushqimi i tij shpirtėror, - tha prokurori, - Ja helmi, me tė cilin donte tė trulloste mendjen e rinisė sonė heroike. Nė vend qė tė lexonte veprat e partisė dhe tė shokut Enver, lexonte, me nder jush, pordhat e armikut tė klasės, armikut tė damkosur nga Dikatura e Proletariatit.

      Njė dėshmitar tha se Ermali e kishte quajtur edhe sekretarin e parė mediokėr dhe burokrat, bile edhe anlafabet, intrigant, komplotist.

      Tani Ermali vendosi tė fliste pa marrė lejen e trupit gjykues.

      -Kjo ėshtė plotėsisht e vėrtetė, - tha, - Nėse partia do tė mbajė nė krye njerėz si Selim Berisha, do tėshkatėrrohet njė ditė. Selim Berishėn unė s’do ta pranoja as pėr roje derrash.

      -Ja, ja, fytyra e armikut,shokė! Mbylljani gojėn, o policė!

      -Mos e lejoni kėtė maskara tė flasė kundėr shokut Selim, oreee! – u hodh njė brigadier duke fshirė lotėt, - Jam tepėr i lėnduar dhe nuk mund tė duroj liberalizmin e trupit gjykues, qė lejon kėtė armik tė fyejė shokun Selim, njeriun e lavdishėm tė hidrocentralit!

      -Tė pushkatohet ku pid pisi! – tha njė skuadėrkombandant.

      -Nė litar! – bėrtitėn disa vetė njėherėsh.

      -Qetėsohuni, shokė! Kjo tregon se sa shumė e doni partinė. Njė ndėr fushat ku veprojnė armiqtė tonė ėshtė ajo kundėr kuadrit, - tha prokurori, - Ata shpifin kundėr kėtij monopoli tepėr tė rėndėsishėm tė partisė. Por udhėheqėsi dhe mėsuesi ynė i madh, shoku Enver Hoxha ka thėnė: Kuadrin e mir s’ka kush e diskrediton. Shoku Selim Berisha ėshtė njė kuadėr me merita tė veēanta sidomos nė sferėn e luftės sė klasave, ku ėshtė tepėr i vendosur. Kurse i pandehuri Ermal punonte pėr zbutjen e luftės sė klasave, kėsaj force gjigande lėvizėse drejt progresit, drejt shoqėrisė pa klasa. I pandehuri Ermal ėndėrronte pėrmbysjen e pushtetit popullor, por i mori tė keqen. Ėshtė ky pushtet i lavdishėm qė e pėrmbysi Ermalin dhe tėrė armiqtė.

      -Me Enverin, me Partinė socializmit do t’ia mbėrrimė!

      Njė dėshmitar pohoi se Ermali kishte marrė dhurata nga revizionistėt kinezė. Bile ai tha: Ata e kanė paguar pėr veprimtari armiqėsore. Orė dore, zinxhir ari. Dėshmitė vini pikėrisht nga elektricistėt e thjeshtė me tė cilėt ai shpesh shihej duke pirė kafe nėpėr lokalet e pakėt dhe tė pistė tė qytezės, nga ata qė ai i quante “vėllezėrit e klasės”. Kishte aq shumė dėshmi prej tyre, sa qe bėrė krejt i nemitur, duke thėnė me vete Edhe ky?! Edhe ky?! Edhe ti, Brut?! O, Zot, si ishte e mundur!

      Pastaj u pėrball prapė me dashnoren. Valbona dėshmitare! Nė fillim e kishte quajtur gjėnė absurde, por ja qė ishte e vėrtetė: Ajo po dėshmonte. Do t’i dukej normale qė ajo tė ishte nė bangon e tė akuzuarve dhe tė jepte llogari pėr imoralitet, pėr prostitucion ose sė paku pėr veprim konkret; sekse nė zyrat e partisė. Kaq naiv paskam qenė unė, djalli ta marrė? Thoshte me vete duke dėgjuar Valbonėn. Ndėrkaq po kujtonte rastin e parė, kur kishte bėrė seks me tė. Ai kishte kohė qė i propozonte, por ajo gjithnjė hezitonte. Kur iku Ba Czu Men dhe kur Ermali u bė sekretar i dytė, ndryshoi shumėēka. Ajo pranoi mė sė pari tė merrte detyrėn e sekretares nė zyrėn e Ermalit. E uroi, e pėrqafoi dhe e puthi me epsh pa hasur nė asnjė ngurrim. Pse na e humbe tėrė kėtė kohė, Valbona? Ishte njė periudhė qė… gjynah… Mė mirė kėshtu, tha ajo. Po ta kishim filluar qysh atėherė, me siguri tani do tė ishim tė ftohur. Unė do tė isha bėrė pėr ty tani si gruaja jote, do tė isha velur dhe do tė rendje pas femrave tė tjera… Po pse, vėrtet beson se unė do tė velem ndonjė ditė, se do tė mė ngjasosh me gruan time?!… Oh, si nuk e besoj, Mali. Gruaja jote ėshtė mė e bukur nga unė, po ti thua se tė ėshtė bėrė motėr. Ti thua se njeriu do poligaminė… Unė nuk e besoj se njė pėllumb si ti do tė mė velte ndonjė herė. Besoj se deri nė vdekje do tė kem afeksion pėr ty. Ti je njė femėr vėrtet seks – simbol, siē thuhet nė vendet kapitaliste. Po ti a mė do mua, Vali?… Nuk ka lezet tė bėj pohime tė tilla kur me ty jam lidhur pėr interes… Po edhe pas lidhjeve tė tilla vjen dashuria, Vali, pse thua ashtu… Bjeri  kėtij zbutku emos pyet pėr dashuri, Mali…

      Nė njė rast Ermali nuk pat ereksion dhe u zu ngushtė. Pat frikė se mos ajo i thoshte je mplakur, je bėrė impotent… Por ajo e nxorri nga situata. Lėpije zbutkun, i tha. Ai zbatoi urdhėrin. Kur u zhyt me gjuhė nė vaginė, iu stimulua ereksioni… Ti qenke profesoreshė, Bona. Unė tė dija mjeshtre nė lėmin e elektricitetit, po ti qenke vėrtetė profesoreshė nė lėmin e erosit… Po ti si kuadėr i lartė partie si pranon tė dashurosh njė mjeshtre tė tillė, qė ju e quani shqip kurvė?… Ti je e shėnjtė, Bona. S’ka rėndėsi se ke dashuruar tė tjerė. Rėndėsi ka sa forcė ke tani, sa seksi je. Oh, shpirti im i bukur!… Bjeri kėtij zbutuku, sekretar me qė ta solli rasti…

      Ndėrkaq trupi gjykues u veēua pėr tė marrė vendimin. Pas dy orėsh Ermalt iu shqiptua verdikti pėr tetė vjet burg. Kur u pyet nga trupi gjykues se ē’kėrkonte sipas rutinės, ai tha:

      -Nuk dua tė kėrkoj mėshirėnga ju, siē po prisni. Tė gjitha akuzat ndaj meje janė jo vetėm shpifje, o edhe qesharake. Unė e kam ditur se tek ne dėnohen njerėzit apriori, pėrderisa ėshtė hequr edhe avokatia, por u desh ky proces i pėrbindshėm ndaj meje qė tė kuptoj mė mirė ē’bėhet. E vetmja akuzė qė do tė qėndronte, por qė nuk u ngrit, do tė ishte shpėrdorim i postit zyrtar duke bėrė dashuri me sekretaren time Valbona Kurti nė zyrė, por

      -O Ermal, o tradhėtar, do tė tė varim nė litar!

      Turma “kllasė punėtore” nuk e la tė vazhdonte mė gjatė. Ajo turmė nu kmund tė pranonte qė njė komuniste, sekretare e BRPSH tė quhej kurvė, prostitutė, metresė apo mantenutė. Gjyqtari bėnte tė fliste, po kllasa, qė udhėhiqte jetėn shoqėrore me ideollogjinė e saj, nuk lejonte.

      -Kush guxon ta ofendojė komunisten e Enver Hoxhės! Ju, shokė tė trupit gjykues po veproni si revizionistė e ballistė tė qelbur. Pse nuk dėnoni me pushkatim kėtė kėrmė?

      -Shoqja Valbona ėshtė krenaria e hidrocentralit, krenaria e BRPSH, krenaria e PPSH, e BPSH, e BGSH, e…

      -Jemi shumė tė indinjuar me trupin gjykues, qė po zbut luftėn e klasave!

      -Kėta qenkan shokė tė Fadil Paēramit.

      -Kėta qenkan armiq tė partisė dhe tė pushtetit.

      -Ne komunistėt e hidrocentralit tė Fierzės protestojmė pėr fyerjen qė i bėhet anėtares sė PPSH, shoqes Valbona Kurti. Trupi gjykues do tė mbajė pėrgjegjėsi pėr qėndrimin e tij liberal duke e lejuar armikun e popullit tė derdhė kėtu helmin e tij.

      -Ju lutem shumė, shokė! Ne po veprojmė vetėm nė bazė tė ligjit. Unė mund t’ju lexoj tani paragrafėt e ligjit dhe tė shikoni vetė se si ne i kemi dhėnė maskimumin e dėnimit sipas ligjit, - mundi tė thoshte nė atė tollovi kryetari i seancės gjyqėsore.

      -Shoku kryetar, unė mendoj, domethėnė, se duhet respektuar zėri masės siē na mėson shoku Enver Hoxha, udhėhqėsi ynė i madh, - ndėrhyri Nexhat Bajraktari, - Ligji nuk ka rėnė nga qielli, domethėnė. Ermal Dibra duhet tė marrė dėnimin kapital, kur e kėrkon populli. Populli ėshtė gjyqtari mė i madh ka thėnė udhėheqėsi ynė i madh dhe i gjithė proletariatit ndėrkombėtar, shoku Enver Hoxha.

      Ermali desh tė thoshte: E njihni kėtė batakēi? Nuk ėshtė vetėm dallkakuk, por edhe hajdut, intrigant, kurvar, ėshtė ai qė e ka shkėrdhyer pėr njė kohė tė gjatė kėtė komuniste tė bukur. Kjo ėshtė komuniste e re, po kurvė e vjetėr… - Dy – tre herė umat tė fliste, po ishte ēasti kur policėt i shtrėnguan prangat dhe e nxorrėn nga bangoja e tė akuzuarve.

      Instruktorėt e partisė qė ndodheshin aty, biseduan nė telefon me Selim Berishėn. Kur i thanė se populli njėzėri kėrkon pushkatim pėr Ermal Dibrėn ai u pėrgjigj: Tė zbatohet verdikti i popullit, se ai verdikt nuk ėshtė kurrė i kundėrligjshėm. Trupi gjykues tė mos tregohet dogmatik, se shoku Enver na porosit tė jemi krijues, tė kemi iniciativė. Tek ne populli ėshtė nė fuqi. Ne edhe gjyqtarėt jemi shėrbėtorė tė popullit… Megjithatė po bisedoj edhe me shokun Baki nė Komitetin Qendror…

      Ai u lidh me shokun Baki, i cili tha po tė njėjtat gjėra si Selimi. I gjithė ky mesazh iu dha trupit gjykues, qė thuhej se vepronte nė emėr tė popullit. Nė emėr tė popullit? Ja, pra, populli tek po kėrkon litarin!

      Dhe “verdikti” i popullit u zbatua. Trupi gjykues i shqiptoi Ermalit dėnimin me vdekje. Truma e pėrbėrė nga nėnnjerėz dhe e quajtur “kllasa punėtore” nė atė ēast tundi malet:

      -Me Enverin me partinė ta bėjmė boėtn si Shqipėrinė!

      -O armiq, o tradhėtarė do t’ju varim nė litar!

      Ndėrkaq Gjelosh Kodra iu afrua Valbonės dhe i tha:

      -Si, moj Bona, paske qenė njė shkerdhatė e tillė?! Shkerdhatė ti dhe shkerdhatė unė qė jam anėtar i kėsaj parti. Por unė nuk do tė jem mė.

      -Kujt i flet kėshtu, ė?! – shkrofėtiu ajo.

      -Mos do tė mė futėsh edh emua nė burg? Nuk do tė mund ta mbani mė kėtė popull nė burg.

      -Ti je budalla, Gjelosh. Mė vjen keq qė tė them kėshtu, se kam pasur gjithmonė respekt pėr ty, pasi mė ke ndihmuar sinqerisht pa mė kėrkuar seks. Por ti e shikon se ky popull e do vetė burgun. Ky ėshtė popull kllav, siē jemi edhe unė e ti. Dhe shoku Enver ėshtė skllav i ideve tė veta dhe i konjukturave. Mė vjen keq, Gjelosh, qė akoma ėndėrron idealin…

Ramiz Lika

Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Qarkut

 

6 prill 1911…dita e ngritjes sė flamurit tė parė tė pavarėsisė

      “Nė “Panteonin” e burrave mė tė mėdhenj qė nxori  toka Arbėrore, rrezaton me shkėlqim hyjnor, tribuni i malevem besniku i papėrkulur dhe mbrojtėsi Titanik i tokės sė bekuar Arbėrore, kreshniku Dedė Gjon Luli” (M.B.)

      6 prilli i vitit (1911), ėshtė “Preludi i Lavdisė” dhe “Kurora e Artė” mbi kokėn e Dedė Gjon Lulit dhe trimave tė tij, martirė tė Deēiqit.

      Nė kėtė ditė tė shėnuar tė historisė (tė cilėn nuk ka “histori” qė ta fshehė) ngrihet pėr tė parėn herė (mbas 450 vjetėsh) tė pushtimit osman, Flamuri Kuq e Zi i Gjergj Kastriotit, mbi Bratilė tė Deēiqit, i larė me gjakun fisnik tė shtatė dėshmorėve, qė fituan Lavdinė dhe pavdekėsinė nė shekuj. Trimat e Dedė Gjon Lulit nuk ishin “ēetė komitėsh”, por njė bashkim i  besėlidhur mbi traditėn e shkėlqyer tė lekėve tė Malėsisė, tė cilėt, besėn, bujarinė dhe trimėrinė i patėn kurdoherė, - Kryefjalė.

      Por, edhe nė qoftė se “historianėt” do tė heshtin, kurrė nuk do tė heshtė jeohna e gjėmimit tė pushkėve tė trimave tė Dedė Gjon Lulit. Zėri i tyre do tė ushtojė nė shekuj si njė “Simfoni” lavdie pėr tė zgjaur ndėrgjegjen e ēdo atdhetari tė ndershėm. Kronologjinė e kėsaj ngjarjeje tė lavdishme e pėrcollėn me shumė saktėsi dhe korrektesė mediat e shkruara mė prestigjioze tė kohės, dhe Historia flet: (Pėr Dedė Gjon Lulin, Kryengritjen e 1911-ės dhe ngritjen e flamurit.) 24 mars 1911:

      Dedė Gjon Luli, vojvodė i Hotit, me disa burra tė Hotit e tė Kelmendit, mėsyen dy kamshat e ushtarėve tė turkut nė Rapshė tė Hotit, vranė dy rojet: por yzbashėt osmanllinj, ngaqė po iu dhimbsej jeta, nuk vepruan e u ranė nė dorė shqiptarėve me tridhjetė ushtarė, tė cilėt qenė ēarmatosur e lanė lirshėm me shku nė Shkodėr. Malėsorėt morėn 33 mauzerre e 4000 fishekė.

      Tė nesėrmen, 25 mars, i ranė Kaushės  nė Traboin, ku vranė e ēarmatosėn ushtarė derisa  mbėrriti ndihma turke prej Tuzit. Luftimi atėherė qe i rrebtė, shqiptarėve u erdhėn ndihma tė tjera prej Kelmendi e Grude tė armasotur me pushkė, me thika, me sopata, me kmesa, me gurė e me drunj, e zgjati potera deri nė mbrėmje nė tė errur. Mbetėn 40 nizamė, e prej shqiptarėve mbetėn 3 tė plagosur e 9 tė vdekur, Hot (Traboinės) ndėr tė cilėt tre dragonj, Kolė Marash Vata, Zef Lani e Gjon Pllumbi ranė dėshmorė pėr Shqipėri. Nė kėtė ditė Gruda mori kaushen e Selishtit. Mbeti njė Trepshian i vdekur e njė grudas shitue. U kėputėn marėdhėniet me Tuz e Shkodėr. (Marrė nga “Leka” Nr. i veēantė 1937, fq. 368). Mė 24 mars 1911 nga muzgu i mbrėmjes kje dhanė shenji i kryengritjes sė pėrgjithshme e Lekėt e Hotit, tė Grudės e tė Kelmendit filluan pushkėn. Kryetar kanė Dedė Gjon Lulin. Do malėsorė prej Hotit e Kelmendit mėsynė kaushat e Turkut nė fushė tė Rapshės, tuj mbytė dy ushtarė, dy tuj i varrue (plagosė). Katėr xunė rob, njėzet ranė nė dorė e u muerėn armėt. Ref. (“Hylli i Dritės”, Vjeta VIII. 1932, fq. 576, sipas “Corriere d’Italia” 1911. Il Diario della Insurrezione. Scutari 23 Marzo).

      ““Liri e Shqipėrisė” kur bjen lajmin  e parė tė kryengritjes tė Malėsisė sė Shkodrės shkruan: Lto fatosa luftojnė me Flamur tė kuqme shqiponjėn e zezė me dy krena, d.m.th. me bajrakun e Skėnderbeut”. (“Leka”. Po aty, fq. 389).

      Mė 6 prill Malėsorėt e Hotit e tė Grudės, si dhe do tė Kastratit i ranė Deēiqit edhe e shkulėn turkun andejna megjithė muhamedanėt shkodranė. Nė shtizė ku valonte flamuri i turkisė, malėsorėt naltuene Flamurin Shqyptar pėr katėr orė rresht. At botė malėsorėt kjenė ngushtue me e  lshue Deēiqin. Nė e nesre malėsorėt i ranė turkut mbi llogore t’Mosketit. Lufta n’giati 36 sahat e  turqit kjenė shtye deri te Rrasa e Fikut e lanė 150 vetė tė dekun. Malėsorėt patėn dy tė dekun e dy tė shitum. (“Leka”, Po aty, fq. 371, 372).

      …Disa pjestarė tė Komitetit dalun nė breg tė Cemit pėr tė vrojtue luftėn prej sė largu e pėr tu knaqun me pamjen e parė tė ngritjes sė Flamurit tė uljes sė flamurit turk, mjes flakės e tymit tė luftės, na rrfejnė se n’at ditė Lekėt e Hotit tė Grudės e tė Kastratit, mbas fjalės sė Dedė Gjon Lulit: “Bini sokola he n’Krajli u shkoftė zani”, si tė kishin fletė e jo kambė, i ēelėn rrugė vedit e n’mes t’mauzerrėve e mitrolozave tė turkut, as t’ishin badema derdhėn mbi nuse e krushqė ditėn e dasmės, e jo plumba qi shkėpusin jetėn e  shtrijnė bura pėrdhe, nė pak orė u sjellėn nė maje tė Deēiqit dhe zhvilluan n’ajėr t’lirė t’malėsisė sė Mbishkodrės atė rubė tė kuqe me shqipe tė zezė qė tash 450 vjet kishte ndenjė palue e dikund edhe harrue ndėr skutat ma tė mshehta qė Shqipnisė sė robnueme. (“Leka”, Nr. 8. 1837. fq. 249).

Flamuri Kombėtar nė krahinat e Shkodrės

      Dedė Gjon Luli, drejtues i lėvizjes, kishte dhėnė urdhėn me ngulė Flamurin e Shqypnis ndėr maja t’zaptueme (tė ēlirueme). Atė ditė mė 6 prill 1911 nė tė cilėn u muer maja e Deēiqit u vu flamuri nė Bratile, njė maje qė mbahet veē nėpėr njė qafė prej majes sė Deēiqit e shpesh herė thirret Bratilja e Deēiqit. Thonė se ai qė e ngriti qe kushėriri i Dedė Gjon Lulit, Nikė Gjelosh Luli, sė bashku me Gjon Ujkė Miculin e Pjetėr Zefin, qė u lidhėn me besė me e ēue nė vend fjalėn e Dedės. Lajmi i ngritjes sė kėtij flamuri murr dhenė. Ēetat e shpėrndame e morėn vesh kėtė lajmė tė gėzueshėm e shprazėn pushkė nė shenjė gėzimi. Kėshtu difton Lekė Curri i Thethit e Dedė Kiri, tė cilėt n’atė rast ndodhėn nė brigjet e Hotit.

      Jam kujdesė me pvetė gojarisht burrat, qė janė gjetė tuj luftue nė kėt kohė nė krah tė Hotit. Asnji s’e mohon tė ngrehunit  Flamurit nė Bratilė, ndėr tė tjera e difton edhe Prelė Keri, Pjetėr Zefi e Kolė Tom Luli.” (Donat  Kurti: “Hylli i Dritės”, Nr. 11. 1937, fq. 521).

      Mbas faljes sė pėrgjithshme qė Turkia u bani malcorėve tė Mbi – Shkodrės, Qeveria Malazeze dha urdhna tė rrebta qi tė mos gjindej ma asnji kryengritės shqyptar nė tokėn eMalit tė Zi. Dedė Gjon Luli i Hotit vijoi me ndejė ndėr male e  nuk kthej ma me i dhanė dorėn valisė nė truell tė vet. (“Leka” fq. 395). Nė vitin 1923, ishte krijue nji komitet me emnin “Dedė Gjon Luli” pėr ti ngritė njė pėrmendore. Kemi nji letėr tė Avni Rrustemit tė cilin e kishin caktue antėar. Ja si i drejtohet Avni Rrustemi prej Rome: “Tė ndershėm “Komitet Dedė Gjon Luli”. Gėzohem qė u muar inisiativa pėr t’i ngrehun nji monument Burrit pa frikė e pa njolla tė malėsive tona, qė kėshtu tė jehojė emni i tė njohurit nė brezat e ardhshėm. Ju faleminderit qė mė keni zgjedhė pjestar. Avni Rrustemi. (“Ora e Maleve”, Nr. 20, 1923).

      Siq e pamė ma nalt, para 79 vjetėsh ishte projektue (menimi) pėr t’i ngritė monument tribunit tė maleve – Dedė Gjon Luli, por as monarku – Ahmet Zogu, as diktatori Enver Hoxha nuk e kryen kėtė amanet!

      “Nuk ka bust as ka shtatore ky fatos, kreshnik i Hotit / Por n’ēdo shkrep ka pėrmendore / Pushka, Besa, Ndera e Kombit” (M.B.).

      “Jehonėn e Deēiqit do ta pėrcjellin shekujt, Dedė Gjon Luli, ka fitue pa vdeksinė”. Autori.

 

Konsiderata dhe opinione nga bashkėkohės

      Dedė Gjon Luli nuk asht shue, jo ideali yt, gjurmėt dhe shembulli yt janė dhe do tė  vijojnė me qenė ndera e malėsorėve tu… Nė kujtim tand s’u ngrehėn monumenta, s’u pagėzuen rrugė as parqe.

      Jo, por emni yt nuk vdes kurrė, kujtimi yt nuk ka si shuhet.

Gjithēka harrohet mė kėtė shekull, gjithēka shuhet di vesa pėrpara Diellit, por kurrė gjaku i derdhun pėr liri t’Atdheut.

      Dita 6 prill 1911, Deēiqi sa krenar aq vigan, do tė vijojė tė jetė monumenti i yt, o Plak Fatos. Shkodėr, Prill 1944. kapit. Gjelosh Luli. (“Hylli i Dritės”, Nr. 4, 1944, fq. 11 – 12).

      Trimi i Traboinit i ven pushkėn Turqisė. Merren postat e vendit. Bedri Pasha ēon peshė shkodranėt kinse pėr dinim. Sukat e Mosketit bahen vame lufte. Merret Deēiqi dhe nė maje tė tij ngrehet pėr tė parėn herė Flamuri i Shqipnisė. Ndėrkaq Bregu i Matit me Dedė Cokun nė krye ban tė njajtėn gja. Nė Rrushkull ndeshen vullnetarėt tonė me asqerėt e sulltanit. Vriten e plagosen nga tė dyja anėt. Ndėr tė plagosun randė Llesh Nikė Daka. Ky u lypė shokėve ta ēojnė tė desė nė Rubik te Pater Pali. Sulltani dėrgon rishtas nė Shqipėri Turgut Pashėn.

      Ky urdhėnon ti dorėzohen armėt. Malėsorėt s’i binden urdhnit. Mjerisht ushtarėve (luftarve) tanė tashti u bjen mbas shpinet Et’hem Pasha. Lekėt lėshojnė tokė, por jo zemėr as trimni. Europa bindet. (P. gj. Fishta).

      Duhet theksuar se kryengritja e fuqishme e Malėsisė sė Madhe dhe ngritja e flamurit natyrisht qė shėnonin akte e fakte tė randėsishme historike pėr kombin tonė, tė cilat tėrhoqėn vėmendjen e shteteve e diplomacive tė kohės, duke u pasqyruar mirė nė shtyp, si tė vendit ashtu edhe tė huaj, veēanėrisht nė revistat autoritare: “Leka”, “Hylli i Dritės”, “Liria e Shqipėrisė” – (Sofje), “Corriere d’Italia” (Romė), etj., tė cilat i kemi citue ma nalt.

      Mjaft intelektualė, gjithnjė tė vendit e tė huaj, i ndoqėn nga afėr dhe i publikuan kėto akte e ngjarje si Luigj Gurakuqi, Risto Siliqi, Hikė Mosi, Edith Durham, C. libardi, etj.

      Vlenė tė theksojmė se Deda u sakrifikue pėr Atdheun, em shum mashkuj tė derė sė tij. Rrallė ndonjė familje tjetėr e njohur shqiptare i dha Atdheut dhe lirisė sė tij kaq martirė dhe luftėtarė sa kjo derė e Dedės. Pėrveē Dedės, kushėriri i tij, Nish Gjelosh Luli vritet nė luftė (1911), bashkė me Gjergjin, djalin e vogėl tė Dedės (1912), Kola, djali i madh helmohet duke u kthyer nga Italia si i internuar (1918), Luc Nishi, djali i Nishit, vritet nė Suka tė Mosketit nė luftė kundėr Malazezėve (1920). Rruga e sakrificave vazhdon pėr kėtė derė. Gjokė Luli, kushėriri tjetėr i Dedės, bashkė me Luēin merr pjesė nė luftėn e Koplikut, plagoset e internohet.

      “Nji kalvar vuajtjesh dhe nji “Olimp” madhėshtie pė ket “Kėshtjellė” trimash, qė nderojnė rracėn Arbėnore anė e kand botės” (M.B.).

      Sė fundi, 6 prilli 1911,  mbetet dita e parė faktike e ngritjes sė Flamurit, dhe “Preludi” i lavdisė sė Maleve tona.

      Flamuri qė ngriti Dedė Gjon Luli me trimat e tij, u skuq me gjakun fisnik tė shtatė fatosave, burim frymėzimi pėr tė gjithė brezat dhe gjeneratat. Deēiqi – Kėshtjellė e pa mboshtun e Lirisė.

Mark Bregu

 

Faik Konica… nė optikėn e kohės…

      Nuk besoj se do tė ketė intelektual tė mirėfilltė qė tė mos pėrkulet me respekt para veprės sė njenit nga “kalorėsit” ma nė za tė Letrave Shqipe – Faik Konicės. Pėr fatin tonė tė keq, edhe Konica pėsoi tė njėjtin fat si korifejt tjerė tė letrave shqipe, si Fishta, Koliqi, Zavaloni, Camaj e Pipa. Por vėnja e tyne nė sirtarėt e pluhrosur tė harresės nuk e zbehu aspak figurėn e tyre por pėrkundrazi, mbyllja e veprave tė tyne nė “podrum” i “stazhionoi” ashtu siē stazhionohet vena, madje i ktheu nė “shampanjė”.

      Erudicioni i Konicės nuk njeh kufi, ai asht ma i madhi poliglot Shqiptar (njohės dhe pėrvetėsues i 16 gjuhėve tė huaja).

      Konica lėvroi me shum sukses pothuaj tė gjitha zhanret e letėrsisė shqipe, dhe shquhet nė shumė fusha, ku spikatė si: Stilist absolut, kritik, pėrkthyes, studiues, historian, politikan dhe diplomat i shquem. Faik Konica njihet si polemist i rrallė, ku elokuenca e pėrzier me nji satirė therėse dhe ironi tė hollė e bajnė  tė triumfojė mbi kundėrshtarin nė ēdo debat. Konica asnjiherė nuk e fshehu qėllimin, as nuk i vuni “maskė” mendimit me lakonizma, ndaj edhe u quajt nga bashkė kohėsit: njeri qė kundėrshton ēdo gja dhe qė nuk pajtohet me askėnd. “Jam  i mendimit se individi me kulturė dhe diapazon tė gjanė e ka tė pamundun tģia nėnshtrojė bindjet nji kolektivi kur ai gjindet nėn nivein e tij”. Kėtė pėrvojė tė hidhur e kemi provuar gjatė afro njė gjysėm shekulli.

      Konica ishte me bindje dhe me kulturė, nji qytetar i denjė i Europės me vizion tepėr tė kjartė perėndimor dhe asht pikėrisht ky fakt qė e bante tė ndihej i huaj nė nji ambient me “portret” Anadollak. Faik Konica vdiq para 62 vjetėsh, por edhe sikur tė ishte i gjallė me po ato mendėsi dhe kulturė ai padyshim do tė ishte qytetari numėr njė me vizion dhe kjartėsi Euro – Perėndimore. Nė qoftė se, Fishta e Koliqi janė “Korabi” i Gegėnisė, padyshim, Konica e Noli janė “Tomorri” i Toskėnisė. Gjithsesi katėr “yje” qė vezullojnė plot shkėlqim nė “Qiellin” e kulturės shqiptare tė gjysmės sė parė tė shekullit XX, tė pasuar denjėsisht nga Camaj, Pipa, Zavaloni e Kadare.

      Nė Tetorin e vitit 1896, Konica botoi nė Bruksel tė Belgjikės revistėn “Albania” nė gjuhėn amtare shqipe. Njė  “Tribunė” rreth sė cilės u bashkuan pendat ma tė shquara e ma prestigjioze tė kohės.

      Ky, pa dyshim ishte “Panteoni” i mendimit intelektual shqiptar, qė zgjonte ndėrgjegjen nacionale tė shqiptarėve mbrendė dhe jashtė Atdheut. Kėtu mbroheshin parimet e kulturės dhe tė arsimit kombėtar, pikėrisht nė njė kohė kur shkollat shqipe ishin tė ndaluara rrebtėsisht nga pushtuesit osmanė. Me shum tė drejtė dhe kompetencė profesionale Profesor Jup Kastrati, “Albanien” e Konicės e ka quajtur “Tempull” tė propagandės kombėtare dhe faktikisht 12 vjet jetė tė kėsaj reviste nuk mund tė quhen ndryshe  veēse dymbėdhjetė vjet aktivitet kombėtar. Njė ndėr meritat e Konicės ėshtė edhe afrimi qė ai ju bani dy “kryedialekteve” – Gegė e Toskė, pėr tė shkuar drejt unifikimit tė tyre, nė njė gjuhė tė njėsuar.

      Kush ka lexuar publicistikėn e Konicės, lehtėsisht mundė tė ketė konstatuar se elementi i dialektit Gegė asht mjaft i pranishėm nė ēdo vepėt tė tij, nji fakt mjaft konkret dhe sinjifikativ, qė vėrteton njohjen e tij tė thellė nė lamin e gjuhėsisė dhe qė e dinte mirė se cila pjesė nga dy “kryedialektete” e kishte fjalorin ma tė pasur... Kėtu mund tė gjejmė edhe shkakun pse u “burgosėn” veprat e Konicės, Fishtės, Koliqit, Camajt e Pipės nga persekutorėt e kategorisė – Kostallari e Bihiku, tė cilėt nė pamundėsi tė njė argumenti shkencor i “sulmuan” Titanėt e letrave shqipe me tė vetmen “armė” primitive tė fantazisė sė “realizmit” socialist duke i etiketuar me termin “absurd” – reaksionarė!...

      Siē e theksuam ma nalt, nė revistėn “Albania” tė Konicės, bashkėpunuan pendat ma tė fuqishme tė kohės, ku shkėlqejnė me praninė e tyre: Naim Frashėri, Atė Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Aleksandėr Drenova, Filip Shiroka, Dom Ndoc Nikaj, Aleksandėr Xhuvani, Lef Nosi, Nausf Dizdari, Gjon Ēoba, Mit’hat Farshėri, Jak Serreēi etj.

      “Nji staf intelektualėsh tepėr i lakmueshėm nė ditėt tona” (MB).

      Kjo revistėdhe ky staf (i lidhun me tokėn amė si Anteu i lashtė), botoi kangė epike me vėrtetėsinė historike dhe tė gjitha kėto kishin tė  “mbrendėshkruar” sensin patriotik dhe qėllimin fisnik pėr t’i treguar botės dhe nė veēanti propagandės antikombėtare (tė fqinjėve dashakeq) se dhe ne kemi njė potencial tė fuqishėm vlerash, nė kulturė, gjuhė dhe foklor. Krijmtaria letrare e shkruar nė faqet e kėsaj reviste, mori ngjyra tė reja dhe mjaft tė larmishme. Ajo pritej me padurim anė e kand Shqipėrisė dhe nė kolonitė shqiptare. Ajo kishte qendrat e veta tė shpėrndarjes nė: Bruksel, Londėr, Laipcig,  Vjenė, Paris, Trieste, Venedik, Stamboll, Athinė, Aleksandri, Odesė, nė Gjermani e Holandė. “Rrallė mund tė gjindej ndonjė revistė Europiane me njė shtrirje kaq tė gjerė gjeografike si “Albania” dhe pa dyshim edhe firmat e bsahkėpunėtorėve tė saj nuk ishin aspak nėn nivelin e revistave mė prestigjioze tė Europės” (MB). Nė qoftė se Konica gjatė veprimtarisė sė tij pati shumė kundėrshtarė, dhe padyshim mes tyre edhe ndonjė patriot dhe atdhetar tė flakėt si Luigj Gurakuqi, kjo nuk e cėnon aspak personalitetin e njėrit apo tė tjetrit. Ata padyshim plotėsuan njėri – tjetrin sepse tė dy kishin tė njėjtin qėllim pavarėsisht diversitetit tė mendimit. Gjithsesi tė dy janė dhe mbeten figura tė mėdha.

      Nė qoftė se do tė vėrejmė me kujdes (me syrin e studiuesit tė zellshėm), do tė konstatojmė se: sarkazmat therėse tė Konicės janė mjaft tė ngjashme me ato tė Fishtės dhe tė Nolit. Pra, janė tri “fazė” tė njė “gjeneratori” qė kurrė  nuk bajnė “lidhje tė shkurtė”.

      “Kjo tregon pėr shkallėn e naltė tė kulturės dhe tolerancės e cila pa as ma tė voglin dyshim do tė ishte tepėr e lakmueshme prė qeveritarėt, parlamentarėt dhe politikanėt “primitivė” tė ditėve tona”(MB).

      Ishte fatkeqėsi qė kjo elitė intelektualėsh “injorohej” gna njė  “armatė” anadollakėsh primitivė me mendėsi  feudale – mesjetare dhe qė e lanė Shqipėrinė nė kulmin e injorancės dhe tė mbrapambetjes, tė cilėn e vuajmė edh esot, nga pasardhėsit e tyer tė pa arsyeshėm, tė cilėt nėn “frakun” dhe “papionin” Europian, mbulojnė mentalitetin oriental.

      Ėshtė pikėrisht kjo fatkeqėsi kombėtare qė na bėn tė rreshtohemi nė vendin e fundit tė Europės!

      Ėshtė pikėrisht kjo politikė 90 vjeēare (antieuropiane) qė na mban tė lidhur nė pranga si “Prometeun” dhe qė faktikisht ēdo ditė na largon prej Europės, (nė lakmi tė stepave)!...

      Ne kėrkojmė piedestale pėr pashallarėt dhe anashkalojmė “palcin” dhe “trunin” e kombit!... “Jemi vend i vogėl i ēudirave tė mėdha” (MB). Por edhe nė se pėr kėta “korifej” kujtohet “dikush” atė “dikush” se pyet “askush”!... Gjithsesi: “ma mirė nji qiri nė errėsirė, se sa nji zą nė shkretėtirė” (MB).

      Tė shkruash pėr “Tigrin” Konica siē e quan Ismail Kadare do tė duheshin vlume, por unė me pėrpjekjet e njė studiuesi dhe publicisti modest u mundova tė them dy fjalė pėr kėtė “Gjigand” dhe pėr t’ia servirė lexuesit ta shohė, nė “optikėn ekohės”: Faik Konica mund tė quhet “baba” i pluralizmit shqiptar. Ai, qė fjalėn e lirė dhe mendimin e lirė i ngriti nė piedestal. “Opsionet dhe postulatet e Konicės pėr Pluralizmin, duhen shkruar me germa tė arta si “sentenca” tė pa vdekshme nė dyert e Parlamentit Shqiptar”. (MB)

      Ja si do tė shprehej Konica: “Pėr Atdheun, pėr Kombin, pėr Shqipėrinė; duhet vetėm unitet,b ashkim, pajtim, lidhje”. Nė artikullin “ē’ėshtė Liria” mė dt. 25 prill 1879, ky  intelektual 21 vjeēar (por tepėr i formuar), shkruante, tekstualisht: Liria asht tė mundėsohet njeriu: 1) tė besojė q’t’i dojė zemra; 2) tė thotė q’t’i dojė zemra; 3) tė shkruajė q’i don zemra; 4) tė bėjė q’i don zemra, veē jo ata qė janė kundėr lirisė sė njė njeriu tjetėr. Faik Konica ėshtė ndėr tė parėt, (nė mos i pari) qė lėshon “receta” tė tilla, tė cilat ėshtė tepėr e vėshtirė tė gjinden ndėr “farmacitė” shqiptare. Ato janė “terapia” dhe “diagnostikimi” ma perfekt pėr shoqėrinė shqiptare dhe qė do t’i qėndrojnė shekujve.

      Krahasoni mendjen e ndritur tė Konicės 21 vjeēar, par 90 vjetėsh me deputetėt “boksiera” e “killera” tė cilėt kanė kthyer Parlamentin Shqiptar nė jė “ring” boksit dhe “arenė” gladiatorėsh tė lashtėsisė! Cilindo itelektual dhe atdhetar tė ndershėm e pushton dėshira pėr tė parė tė pėrsėritur edhe njė herė kėtė shekull tė ri, burra e mendimtarė si: Konica, Fishta, Gurakuqi, Noli, Koliqi, Camaj e Pipa.

      Ky mesazh duhet pėr tė gjithė ne: Se nuk vjen “Pranvera” –

      ...me njė Kadare...

 

Kemi kulme kulturore, por edhe kėneta antikulturore

      Zakonisht Shkodrės i glorifikohet e kaluara. Shkrimtarė dhe historianė, kronisėt e diplomatė, i njohin Shkodrės ato vlera qė e etiketojnė kėtė qytet si “djep i kulturės shqiptare”. Qė nga Plini dhe Straboni, Barleti e Becikemi, pėr ta vazhduar mė pas me emra tė tillė tė shquar si Mis Durham, Hekard, Hahn, Lamberc, Shuflai e sa e sa tė tjerė i bėjnė Shkodrės njė portret dhe anatomi tė tillė qė nuk ka si tė mos na bėjė krenarė, ne bijve tė kėtij qyteti. Dhe nuk kemi si tė mos falenderojmė ata qė sot pėrpiqen tė hulumtojnė dhe evidentojnė ēka ėshtė thėnė pėr mirė dhe ē’ka tė mirė ky qytete. E kam fjalėn jo veē pėr veprėn e Hamdi Bushatit “Shkodra ndėr mote”, por edhe simpoziumet periodike me aq vlerė qė organizon Muezu i Shkodrės nėn kujdesin e ēmuar tė Mentor Qukut.

      Por, kam pėrshtypjen, dhe jo vetėm unė, se nė ditėt e vėshtira qė jeton qyteti, hymnizimi i sė kalurės sė lavdishme i ngjan njė liturgjie, i ngjan njė nekrologjie. Sidomos kur kėtė tė kaluar tėndritur e trumpetojnė me tė madhe politikanėt tanė, kur vinė kėtu pėr synime politike dhe elektorale. Sepse sidomos kėta 10 – 12 vitet e fundit, janė pikėrisht kėta politikanė qė knaė masakruar Shkodrėn, duke e lėnė nė mėshirė tė fatit tė zi, krimit, korrupsionit dhe vrafėrisė tė tejskajshme. Dhe, pėr ironi, theksoj, vazhdojnė tė hymnizojnė tė kalurėn e Shkodrės, ashtu siē i pėrmenden vlerat e njė njeriu qė ka vdekur. Ne ndeshemi sot me njė realitet tė hidhur, shqetėsues. Kėtij qyteti tė kulturės po i kundėrvihet ashpėr antikultura. Dhe, dihet se antikultura shkatėrron pa mėshirė kolonat e kulturės qė vunė brezat pėr tė mbrojtur traditėn dhe pėr ta ēuar atė mė tej.

      Muzikologėt numėrojnė mbi 200 kėngė pėr lulet dhe lulishtet e Shkodrės. Ku i ka sot Shkodra lulet dhe lulishtet? U asgjėsuan pėr njė dekadė vitesh. U masakrua Miletbahēja qė daton 102 vite mė parė dhe ishte ndėr lulishtet mė tė bukura tė vendit. U asgjėsua dhe po vjen fundi parkut Luigj Gurakuqi, ish parku Zog i Parė, ngritur mė 1928, dhe inauguruar nė prag tė Shpalljes sė Mbretėrisė. Pėr ēudi, ky park, pasi u kafshua nga lokalet dhe kioskat, pasi vetė bashkia dha pėlqimin pėr ngritjen e njė ndėrtese pėr njė fondacion, tani sė fundi na doli se paska edhe pronar. Tani atje po ndėrtohet njė godinė e madhe ashtu si nė oborrine gjimnazit ku dikur deri para dhjetė vitesh kishte njė lulishte dhe njė kėnd sportiv model pėr gjithė shkollat e vendit. Ne pėr fat kemi urbanistė, arkitektė dhe intelektualė tė pėrkushtuar pėr qytetin qė mund tė thonė fjalėn e tyre, jo pėr atė qė humbi, pra pėr tė kaluarėn, nekrologjinė, por pėr tė sotmen dhe tė ardhmen, pėr tė ndrequr sadopak te proēedurat dhe pėr tė shpėtuar ēka mund tė shpėtohet. Dhe pėr kėtė duhet mirėkuptim i pėrgjithshėm intelektual dhe shtetėror, pra njė shqetėsim qė mirėpritet nga bashkia dhe prefektura pėr tė sensibilizuar opinionin qytetar pėr kėtė problem.

      Shkodra ka qenė gjithnjė arsenal i muzikės dhe i kėngės. Kėtu lindėn opera e parė, vodevili i parė, opereta e parė, festivali i parė i kėngės qė u transferua pastaj nė Tiranė dhe vazhdon edhe sot e kėsaj dite si Festival i kėngės shqiptare. Po kėshtu festivali i kėngės pėr fėmijė, po kėshtu banda  e parė muzikore, orkestra sinfonike e kėshtu me radhė. Sot s’kemi jo mė orkestėr sinfonike, por as bandė muzikore. Janė harruar koncertet festive nė sheshe, bile edhe kėngėtarė tė qendrės qė shėtisin qytet mė qytet duke gjallėruar sheshet, kanė frikė tė vijnė nė Shkodėr. A kemi mundėsi tė ndreqim diēka nga ajo qė humbi dhe qyteti tė ndjejė se muzika shkodrane nuk ka vdekur? Pėr kėtė Ne kemi muzikologė tė qotė, kemi shoqata si ajo e dashamirėve tė kėngės shkodrane qė mund tė flasin dhe tė ngrejnė zėrin pėr kėto probleme qė kanė tė bėjnė me kulturėn e qytetit. Sepse, po heshtėm vyshken edhe ato qė gjallėrojnė sot nė fushėn e muzikės si kori i mirėnjohur i vajzave tė Zef Ēobės qė pėr ēudi po shkrihet, edhe pse fama e tij kaloi jo vetėm Shkodrėn por edhe tej kufijve shqiptarė.

      Nė Shkodėr lindi teatri i parė, 1879 dhe  interpretoi e para aktore femėr 1920. Aktorėt shkodranė themeluan edhe teatrin kombėtar. Teatri “Migjeni” me aktorėt e tij dhe pjesėt qė realizoi me sukses ndėr vite fitoi emėr tė mirė nė gjithė vendin si njė teatėr me sens patetik. Kurse sot mjerisht ky teatėr i ngjanė njė shurdhmemeci. Ka dhjetė vite qė asnjė i ri apo e re shkodrane nuk shkon nė shkollėn e lartė dramatike dhe kėsisoj asnjė aktor i ri nuk e freskon trupėn qė tanimė ka moshėn mesatare 50 vjet. Pėr tė mos pėrmendur teatrin e estradės qė ka aktorė tė njohur nė shkallė kombėtare dhe ka katėr vite qė nuk vė nė skenė asnjė premierė, pėrkundrazi, po kėta aktorė qė marrin rrogėn nė teatėr gjallėrojnė ndėr trupa e shoqėri private. Pėr tė mos pėrmendur shumė aktorė tė njohur tė Shkodrės qė sot fitojnė bukėn e gojės me punė tė rėndomta  jashtė shteti, si Bala, ēifti Shllaku, Shala, Garuci, Preka, e sa e sa tė tjerė qė preferuan Tiranėn. A kemi mundėsi ta shpėtojmė teatrin nga kjo gjendje? Njerėzit dhe shqetėsimi ėshtė, bashkia kohėt e fundit ėshtė e shqetėsuar.

      Njė qytet, thotė njė dijetar ndėrton fytyrėn e tij duke u mbėshtetur nė bijtė qė i dhanė lavdi kėtij qyteti. Ne kemi dhjetra buste, lapidare, shtatore e pllaka pėrkujtimore. Po, nė ē’gjendje janė sot ato? Vetėm dy – tre shembuj mjerisht shpalosin antikulturėn qė po i shėmton kėto relike duke zymtuar edhe historinė e qytetit. Monumenti i pesė heronjve ėshtė zhgarravitur me parulla politike, i janė zhgulur pllaka dhe gėrma tė bronxta. Isa Boletini nė bronx ėshtė rrethuar nga kioska tė shėmtuara, bile nė piedestal tė monumentit ndezin ēdo natė zjarr dhe bloza ka mbuluar bronxin. Busti i Migjenit pranė teatrit ėshtė kthyer nė jnė VC publike ashtu si, mjerisht edhe kabina e aktorit tė papėrsėritshėm Tano Banushi ėshtė bėrė nevojtore pėr aktorėt... Rrugėt dhe lagjet janė emėrtuar me emra ngjarjesh politike kur Shkodra ėshtė unike pėr emėrtime njerėzish nismėtarė, Ndocej, Dergut, Tophanė, Rus, Dudas, Parrucė, Serreq ose epitetesh pėrngjasues, Gjuhadol, Kiras, Ēakallet, Zdralej, etj. Kurse sot, asnjė banor i ish rrugės Lek Dukagjini nuk e di se ē’ėshtė data 10 shkurt qė kanė emėrtuar vitet e fundit kėtė rrugė. Ngjarjet historike nuk janė nė normėn e emėrtimeve as jashtė shteti, sepse ata pasohen herė pas here nga ngjarje tjera dhe emra tjerė monarkėsh apo figurash politike. Vėreni piacėn e Shkodrės. Dikur quhej piaca Bismark, pastaj Zog i Parė, mė vonė Viktor Emanuel, pastaj Enver Hoxha e sot 13 Dhjetori. Kurse gjithė Shkodra vazhdon ta quajė Fushė Ēelė dhe gjithė Shkodra e di se fasadat e ndėrtesave tė kėsaj rruge janė vepėr e Kolė Idromenos. Sikur kėsaj rruge t’i vihet emri i kėtij shkodrani tė madh qė atėhere, dhe sot e kėsaj dite kėshtu do quhej. A mund tė bėjmė diēka edhe nė kėtė drejtim?

      Shkodra ėshtė djepi i sportit por sot nuk kemi as skuadėr volejbolli, as noti, as basketbolli pėr femra, as shahu, as hipizmi, as pingpongu, as... as... as... A mund tė pėrtėrihen kėta, meqė tradita e hershme dhe  e vonė i njeh tė suksesshme...?

      Mė sė fundi problemi kryesor: Kemi intelektualė, kemi rini tė shkolluar por synimi i tyre ėshtė pėrtej detėrave dhe nė Tiranė. A mund tė bėjmė diēka pėr tė penguar sadopak kėtė hemoragji tė dhimbshme? Sepse nuk themi ndonjė tė re nėse sot mendimi intelektual nuk pėrfillet, se kuadrot nė shumicėn e rasteve nuk emėrohen nga zotėsia por nga “merita” tjera.

      Shkodra nuk ka vdekur dhe nuk ka pse t’i kėndohet nekrologji sepse njerėzit i ka, tė pėrkushtuar dhe tė devotshėm. Mjafton tė ndihmohen ata, t’u njihet atyre e drejta pėr tė dhėnė mendime pėr tė ardhmen e qytetit. Natyrisht edhe sytė e shtetit deri tani tė mjegulluar tė kthehen nga kėta njerėz. Tė kthehen nga Shkodra. Pėr kėtė duhet tė diskutojmė, tė shqetėsohemi? Tė ngrejmė zėrin. Zėri intelektual i pėrngjet cirkės sė ujit. E proverbi thotė se cirka shpon gurin. Jo mė shtetin.

      Si pėrfundim tė ripėrtėrijmė kulturėn qė tė arratiset antikultura. Njė dijetar ka thėnė: -Sa mė shumė njerėzit tė merren me kulturė aq mė pak punė do kenė gjykatėsit dhe policėt.

Fadil Kraja

 

Shqiptarėt problemi pellazgjik dhe etruskėt

-Etruskėt janė pellazgė, pellazgėt janė shqiptarė-

Prof. i filozofisė Spiro N. Konda

      Prof. Aleksandėr N. Konda ėshtė autor i veprave: “Shqiptarėt dhe problemi pellazgjik, edhe Etruskėt”. Kjo vepėr e ndėrmarrė prej tij ka njė rėndėsi tė madhe shkencore edhe kombėtare. Ėshtė viti 1959 nė tė cilin janė njohur nė njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė kėtyre veprave tė ndėrmarr prej tij prej shumė vjetėsh edhe me gjithė moshėn e tij tė lashtė (afro njė shekull) dhe verbėrinė e syve tė tij kėtė vepėr do ta mbaronte deri nė fund.

      Nga tėrėsia e kėtyre veprave provohen, se shqiptarėt janė po tė asaj origjine qė janė edhe popujt e tjerė europianė d.m.th. tė racės Labetike me pėrjashtim tė Ungarėve, turqve dhe Gaskonėve tė Spanjės, dhe nė anė tjetėr se kėta, (shqiptarėt) janė pasardhėsit e Pellazgėve tė cilėt kėshtu provohet se janė stėrgjyshėrit e shqiptarėve.

      Gjithashtu provohet se Pellazgėt kanė ekzistuar dhe jetuar nė Greqi edhe nė vendet mė tė shumta tė botės sė atėhershme para ardhjes sė grekėve nė Greqinė e sotme. Si rrjedhim rezulton se qytetėrimi i sotėm europian i cili konsiderohet prej dijetarėve si pjellja e qytetėrimit Elenik (Grek), nė fakt ėshtė rrjedhja e qytetėrimit Pellazgjik (shqiptar), nga pellazgėt grekėt morėn edhe tradhėguan qytetėrimin e tyre. Gjithashtu nga studimi i kėtyre veprave (Libri i parė i vėllimit tė tretė tė veprės “Shqipėtarėt dhe problemi Pellazgjik” ashtu edhe tė veprės tė veēantė me titull Etruskėt dedukohet se KU edhe pėr cilin shkak “Shqiptarėt e humbėn emrin e tyre kombėtar tė “Pellazgut” edhe u quajtėn “Albani” . (Kjo gjė ka ngjarė nė qytetin “Alba” tė Italisė).

1-Volumi i parė. Nė kėtė citohen nė fillim opinionet, mendimet e ndryshme tė savantėve filologė, historianė, arekologė, etnologė edh egllosologėt (studiues tė gjuhėve tė vjetra) europjanė – Profesorė Universitetesh pėr shqiptarėt (qė arrinė nė 24), asgjė nuk bazohet nė prova dhe nė dokumenta tė saktė, por prezumim (hamendje) dhe nė mendime individuale.

      Mė pas krahasohet gjuha shqipe me gjuhėn Sanskrite (indiane tė vjetėr) me greqishten e vjetėr, me latinishten, me gjermanishten dhe me anglishten edhe demonstrohet se gjuha shqipe ėshtė bijė e vėrtetė e gjuhės Lapetike (indoeuropiane ose indogjermane ose Ardiane) edhe gjendet se shqiptarėt janė tė njė race me Persianėt, Armenėt etj. Veē kėsaj provohet nė bazė tė fjalėve qė krahasohen edhe shkalla e qytetėrimit qė kishin stėrgjyshėrit e shqiptarėve, kur nga India atdheu i tyre. Mė nė fund pėrmenden shtatė fjalė pėr tė cilat shkrimtarėt helenė thonė shprehimisht se janė fjalė Pellazgjike. Edhe kėto fjalė shpjegohen me anėn e gjuhės shqipe. Nga kėto provohet se pellazgėt janė stėrgjyshėrit e shqiptarėve.

      Shkrimtarėt nė tė cilėt i referohet janė:

      Omeri, Esiodi, Pindaeri, Sofokliu, Vakshilidhi, Antologla Lyric, Lipsia, viti MDCCCXC, Stroboni, Herodoti, Tuqidhidhi, Ariani, Makrebi, Pausania, Isihi, Aleksandrini, Panajot Kupitori, enciklopedia e madhe greko – athine, Virgjili te “Enejda”; De Charmes (Mitologjia greke, botim i parė, Platoni, Aristoteli, Dr. Eqrem Ēabej etj.

      2-Volumi i dytė. (Copa e parė: faqe: 68 – 87)

      Nė Greqinė e re ekzistojnė shumė fjalė shqipe, emra vendesh, qytetesh, lumenjsh (toponime) tė cilėt pėrmenden nė gjeografitė greke si p.sh. “Guri i kuqi”, “mali”, “Maleza”, “mali i zonjės”, “pulleza”, “dardhėza”, etj. Lexuesi shqiptar duke kėnduar kėto emra formon mendimin se brenda nė Greqi kanė qenė ose janė shqiptarė. Ky fenomen nė Greqishte konstatohet edh enė Greqinė e vjetėr d.m.th. gjenden emra vendesh etj, tė cilėt shpjegohen vetėm e vetėm me anėn e gjuhės shqipe, fakt ky qė provon para se tė vinin grekėt nė Greqinė e vjetėr aty banonin shqiptarėt e vjetėr.

      3-Volumi i dytė. (Copa e dytė dhe vazhdimi i saj? Faqe: 80 – 173)

      Nė kėtė copė radhiten 35 emra vendesh, shkėmbinjsh, malesh, ishujsh, fushash, lumejsh, kėshtjellash, qytetesh, burrash e grash tė cilėt kanė si bazė fjalėn shqipe “Gur” dhe “gurtė” tė cilat gjenen nė Greqi (Spartė, Arkadhi, Beoti, Korinth, Tinog, Kretė, Thesali, Etoli, Poros, Hios, Itali; (Tirini, Etruri), Azi e vogėl (Misia), Maqedoni, Tesproti, (Ēamėri), Indi dhe Afganistan. Nė kėto vende banonin pellazgėt d.m.th. shqiptarėt e vjetėr. Po nė kėtė copė tregohen edhe vendet ku kishin formuar mbretėritė e tyre, Pellazgėt. Kėto vende janė Azia e Vogėl, Peonia, Kreta e Thesprotia (Ēamėria) edhe Arkadhia.

      Shkrimtarėt nė tė cilėt referohen janė:

      Omeri, Esiodi, Herodoti, Pausonia, Straboni, Tuqidhidhi, Panajot Kupitori, Kostantin Paparigopuli, historian, G. P. Anagnostopuli, profesor i universitetit linguistik, a. Arvanitopoli, profesor universiteti i arkeologjisė Sokrat Fushės, prof. Universiteti i historisė antike P. Romeo, inspektor i antikiteteve, diksionar Grek, Skarlat Bizantin, Diksioner Enciklopedik, Elefterudhaqi, Anale Epirotike volumi 10 etj. Plutarku, Aristofani, Dionisi,Alikarmasi, Virgjil Diksioner Latin etj.

      4-Volumi i dytė (Copa e tretė. faqe: 174 – 220)

      Nė kėtė copė radhiten 30 emra vendesh, malesh, copash (promontoris) kepe malesh, qytetesh, katundesh, lumenjsh, kombesh, racash, nusesh, burrash dhe grash, qė kanė bazė fjalėt shqipe “Mal2; “Mali” dhe “Male” tė cilat gjenden nė Greqi (Llakoni, Arkadhi, Feqidhe, Tenadhus, Lezbas, Kretė, Thesali; Itali (Etruri Tirini, Siqili), Azia e Vogėl dhe Indi. Nė kėto banonin Pellazgėt, d.m.th. shqiptarėt e vjetėr tė cilėt kishin formuar mbretėritė e tyre nė Etruri (Tirini) tė Italisė, nė Korinth (epidhavre) nė argos nė Thesproti – Ēamėri dhe nė arkadhi.

      Shkrimtarėt pėr tė cilė referohet janė:

      Omeri, Esiodi, Pndari, Eskili, Sofokliu, Herodoti, Efori, Tuqidhidhi, Asios, Straboni, Pausani, Menekrati, Spiridhjon P. Llambru, historian prof. Universiteti, Antologjia Lyrica; De Charme (Mytologjia greke) Enciklopedia e Madhe grekeDiksioner Enciklopedik, Eleftheudhaqi.

      5-Volumi i Dytė. (Copa e katėrt) Faqe: 221 – 256.

      Nė kėtė copė radhiten 20 emra vendesh, qytetesh, pyjesh, malesh, copash (Promontoria), burrash dhe grash tė cilat kanė si bazė fjalėt shqipe “Pul”, (Pyll) dhe “Pule” (Pylle), vende qė ndodhen nė Greqi (Thesali, Ili, Trifili, LezbesMegara, Astipales dhe Etoli), nė Iliri (Pillon nė kufi tė Ilirisė me Maqedoninė. Edh enė kėto vende banonin Pellazgėt d.m.th. shqiptarėt tė cilėt kishin formuar dhe Mbretėritė e tyre nė Azinė e Vogėl dhe nė Megara.

      Shkrimtarėt nė tė cilėt referohet janė:

Omeri, Esiodi, Efori, Herodoti, Straboni, Pausania, Titus, Tivius, Spiridhon P. Llambru, historian Prf. Universiteti Antologjia Lyrica, Diksionar emrash tė pėrveēėm, De Charmes, Enciklopedia e madhe greke, I? Saris Profesor i gjeografisė, Hartė gjeografike etj.

      Me gjithė lėndėn qė ėshtė trajtuar deri mė sot nė kėtė vepėr deduktohet se Shqiptarėt e vjetėr banonin nė vende qė pėrmenden dhe citohen me hollėsi nė pjesė e mėsipėme tė shkruara deri tani tė veprės: Shqiptarėt dhe problemi Pellazgjik shumė mė parė se nga shekulli XV. Para epokės sė re.

      6-Volumi i dytė. (Copa e pestė).

      Nė kėtė copė radhiten 24 emra vendesh, ishujsh, qytetesh, copash formuar prej: shuri (zhuri), shkėmbejsh, deti, sipėrfaqesh tokash – shuri; nė bregdetin e Afrikės, lumenjsh, kėshtjellash, shkretėtirash me plot shur, qė ndodhen nė viset e Egjiptit ( ku vajtėn izraelitėt nė kohėn e daljes sė tyre nga Egjipti eveniment qė ka ndodhur nė vitin 1530 para Kr. tė cilėt kanė si bazė tė tyre fjalėt shqipe “Shur” “Shuri” dhe “Shur”. Kėto vende gjenden nė Greqi (Sires, Siri, Nisires), nė  Thraki, nė Azinė  eVogėl (Siria e Sipėrme e Poshtme, e Mesme). Nė Siēili (Sirakuzė, nė Afrikė (Sirtia e Madhe, e Vogėl, vende kėto plot me shur midis Tunizisė e Tripolit) edhe zhur shkretėrirė ku banuan izraelitėt 40 vjet pas ikjes sė tyre nga Egjipti. Nė tė gjitha kėto vende provohet se banonin “Pellazgėt” d.m.th. “Shqiptarėt e Vjetėr”.

      7-Volumi i dytė (Copa e gjashtė)

      Nė kėto pėrmenden fjalė qė kanė qi bazė fjalėn AS-sur (Pjesa e dytė e kėsaj fjale d.m.th. ėshtė fjalė shqipe. Nė kėtė copė provohet se Assyria (“Assuri”) ėshtė fjalė shqipe. Nė kufinė e saj, kishte qenė njė qytet me emrin “Lorisa”, tė cilėn e pėrshkruan hollėsisht, Ksenofoni, nėn “Ekspedita Cyri”. Diodori Siqeloiti (Diodorus Siculus) thotė se nė kohėn e luftės sė Trojės mbreti i Assyris ishte i quajtur Teuta-us. Ky emėr ėshtė Pellazgjik. Kėto katėr fjalė (Assuria, As-sur, Larisa dhe Teutamus) provojnė se shteti Assirian nė fillim ishte shtet Pellazgjik tė cilin mė vonė e pushtuan dhe e sunduan popujt tjerė tė lindjes.

      8-Volumi i Dytė (Copa e shtatė)

      Kjo pėmbledh ishujt e mesdheut si p.sh. Kretėn Qipron, Cikladet, Spradet etj., emrat e tė cilėve do tė shėnohen nė mėnyrė taksative dhe nė kaptina tė veēanta tė kėsaj cope. Studimi qė bėhet edhe nė kėtė copė nxjerr se ekstrat final, pse nė kėto ishuj kanė banuar Pellazgėt, d.m.th. shqiptarėt e vjetėr.

      9-Volumi i dytė (Copa e tetė)

      Studimi nė kėtė copė merret me “Mycenen” ku provohet se Pellazgėt kishin formuar mbretrinė e tyre para shekullit 15 tė Epokės sė re.

      10-Volumi i dytė (Copa e nėntė)

      Nė kėtė studim merret me Perėnditė dhe Perėndeshat origjina e tė cilave gjindet edhe shpjegohet me anė tė gjuhės shqipe. Emrat e ktyre demonstrojnės se i muarėn Athinasit nga Pellazgėt,d.m.th. nga shqiptarėt prej historisė (Herodoti). Gėnjeshtarėt e priftėrinjėve egjyptianė. Kontrolli (kritikė) nga autori mbi Herodotin.

      11-Volumi i Dytė (Copa e dhjetė)

      Nė ktė provohet me dokumenta solid se qyteti i vjetėr i Athinės ka qenė Pellazgjik. Kjo gjindet me anėn e rrugės etimologjike edhe vėrtretohet prej Herodotit.

      12-Volumi i Dytė (Volumi e Njėmbėdhjetė)

      Nė kėtė copė studiohet “Epiri” i cili pėrfshinė Haoninė, Thesprotinė (Ēamėrinė), Kasopinė ehd eMollosinė provinca qė pėrbėhet prej 14 kombesh dhe ku mė shumė dokumenta tė pakontestuar provuan se “Epiri” ka ruajtur kombėsinė e tij Pellazgjik d.m.th. shqiptar.

      13-Volumi i Dytė (Copa e trembėdhjetė)

      Nė pėrfundim tė studimit qė bėhet nė kėtė copė deduktohet se Pellgu “Ion” ėshtė fjalė “Shqipe”.

      Pėrmbledhja e shkrutėr e kėtyre veprave pėrfshinė edhe Volumin e Tretė e tė Katėrt.

      14-Volumi i Tretė (Copa e Parė)

      Nė kėtė copė studiuesi provon nė mėnyrė retrospektive se”Shqiptarėt” ekzistencėn si Komb, qė nga shekulli i parė pas epokės sė re dhe deri nė shekullin XIII para epokės sė re. studimi nė kėtė copė ndjek kėtė mėnyrė (retrospektivė), pėr t’ju pėrgjigjur historianit gjerman; Falmerayer, i cili ka thėnė se “Shqiptarėt ekzistojnė si komb, vetėm qė nga shekulli i II pas epokės sė re. Kurse shqiptarėt (do tė provohet nė kėtė copė), do tė gjejmė se ekzistojnė qė nga shekulli i I pas epokės sė re edhe gjer nė shekullin XIII, para epokės sė re, nė Itali. Pėrmendim kėtu disa detaje tė ekzistencės sė tyre gjatė periudhės kronike tė lartpėrmendur.

a)                Nė shekullin I pas epokės sė re. prov: Dėshmiat linguistike.

b)                Nė shekullin I para epokės sė re nė mėnyrė specifike nė vitin: 45, para epokės sė re. provo: Kalendari Iulian.

c)                 Nė shekullin IV para epokės sė re, Provo: Mbishkrimi i Dodonės (Guras). Analet Epirotike.

ē)   Nė shekullin V para epokės sė re, nėn emrin “Tusci”, “Tirreni” edhe “Gegani”. Probo: Ovidiusi edhe Titus Livius.

d)                Nė shekullin VII para epokės sė re pėrmenden shqiptarėt me emrin: “Gegani”. Provo: Dhionis Alikarnasi edhe Titus Livius.

e)                 Nė shekullin VII e VIII para epokės sė re, i takojmė Shqiptarėt me emrin “Gegani” ehd e”Tusci”. Provo: Plutarku, Jeta e Numajt edhe Titus Livius.

f)                 Nė shekullin XIII para epokės sė re shqiptarėt pėrmenden me emrin “Tusci” kur pas zaptimit tė Troadės edhe katastrofės sė saj prej grekėve heroj i saj Enea iku sė andejmi se sė bashku me familjen e tij dhe erdhi nė Itali, ku u vendos. Kėtė gjė e dėshmon poeti i madh latin: Virgjili nė veprėn e tij: “Aeneis” (Eneida). Nė kėtė vepėr shpesh herė bėhet fjalė pėr Shqiptarėt nėn emrin: “Tusci”. Kėtu d.m.th. nė Itali, Akanius i biri i Eneas ndėrtoi njė qytet i cili i u quajt Alba – Longa. “Banori i kėtij qyteti u quajt Albanos”, pikėrisht ky emėr: “Albanus”, megjithėqė nė fillim, kishte kuptim edhe e cilėsonte banorin e qytetit: “Alba – Longa”, porse mė vonė, edhe me kalimin e kohės u bė edhe e cilson emrin kombėtar tė Shqiptarėve tė sotėm. Nė kėtė mėnyrė, u mėnjanua dhe u zhduk krejtėsisht; kuptimi i parė “fillestar” i fjalės “Albanus” i cili sikundėr u pėrmend mė parė nėnkuptonte banorin e qytetit “Alba – Longa”. (Roma, qytete: Pellazgjik. Provo: Linguistika, Plutarku edhe Dhionis, Alikarnasi).

Nė ē’mėnyrė edhe pėrse ngjau njė gjė e tillė, kjo do tė tregohet edhe do tė provohet gjatė studimit tė kėsaj vepre.

Observacion:

      Mėsuam se emrat “Geg” edhe “Toskė” janė emra tepėr tė vjetėr kombėtar tė shqiptarėve. Prandaj kėto meritojnė tė respektohen dhe tė ruhen nga ana e gjithė shqiptarėve si sytė e ballit.

 

15-Volumi i tretė (Copa e dytė).

Nė kėtė copė bėhet fjalė pėr “Gjigandėt” e Homerit, tė cilėt nė “Alba – Longa” (Itali) quheshin: “Gegani”. “Me dy fjalė, nė kėtė copė, studimi provon se “Gjigandėt” e Homerit edhe “Geganėt” e “Alba – Longės” janė po ato me “Geganėt” e sotėm.

16-Volumi i Tretė (Copa e tretė).

Studimi dokumenton se “Shqiptarėt”, nėn emrin “Tirrenas” dhe “Tirsanas” ekzistonin nė Itali para epokės sė re ku kishin formuar edhe Mbretėrinė e tyre. (Porsinas).

17-Volumi i Tretė (Copa e katėrt).

Gjatė dhe nė pėrfundim tė kėtij studimi, qė bėhet nė kėtė copė provohet se “Dardanėt” tė cilėt banonin nė Greqi nė Azinė e Vogėl dhe nė Itali, ishin “Shqiptarė dhe kishin formuar Mbretėritė e tyre p.sh. familja mbretėrore e “Troadės”, ishte dardane. Kėtė gjė na e dėshmon edhe na e konfirmon: Homeri.

18-Volumi i Katėrt (Copa e parė).

Nė kėtė copė trajtohet origjina primitive dhe kuptimi i fjalės: “Pellazgė” dhe duken rezultatet qė rrjedhon nga kjo gjė.

19-Volumi i Katėrt (Copa e dytė).

Kjo copėr pėrmbledh studimin e origjinės primitive edhe spjegimin e 25 fjalėve, tė cilat kanė koneksitet (lidhje tė ngushtė me fjalėn “Pellazg”.

20-Volumi i Katėrt (Copa e tretė).

Nė kėtė studim merret me studimin dhe me spjegimin e fjalėve 1- Velestin, 2- Palestinė, 3- Filistin, 4- Piristin, 5- Pulashta, mbi Piramidat e Egjiptit.

21- Volumi i Katėrt (Copa e katėrt).

Nė kėtė studim ka si temė jetėn private famljare dhe shoqėrore tė “Pellazgėve” ashtu edhe pėr fenė e tyre. (Mysteret e Elfesinės).

22- Volumi i Katėrt (Copa e pestė).

Nė kėtė studim provon se qytetėrimi: Egjean (Ēikladhik), Minoik, Micenaik dhe Tirrinik janė qytetėrimi: “Pellazgjik”.

23- Volumi i Katėrt (Copa e gjashtė).

Nė kėtė studim provon se Ku dhe Kur dhe Pse, “Shqiptarėt” u quajtėn “Albani”, kurse emri i tyre kombėtar ishte “Pellazgė”.

24- Volumi i Katėrt (Copa e shtatė).

Nė kėtė copė bėhet fjalė me anėn e njė studimi partikular (tė posaēėm) pėrse Shqiptarėt u quejtėn: “Albani”. Gjithashtu nė kėtė studim merret me origjinėn e fjalės “Shqiptar”.

 

Epilogu:

      Nė prologun e veprės ėshtė thėnė se midis cilėsive qė duhet tė ketė njė komb pėr t’u konsideruar i lumtur ėshtė edhe kjo: qė ai kombė tė ketė Stėrgjyshėr me Origjinė tė Vjetėr Prohistorike edhe tė Famshme pėr vepra tė mėdha. Pra qė nga Volumi i Parė i kėsaj vepre edhe deri nė fund tė saj, u kėrkua dhe u gjet, se Origjina e shqiptarve ėshtė prohistorike ashtu edhe Emri i tyre Kombėtar i Vjetėr, ėshtė “Pellazgjike”, gjithashtu u provua se “shqiptarėt” kanė pasur stėrgjyshėr tė tyre tė famshėm (Edhe ėshtė e trishtueshme se pak infromata mundemi tė shkruajmė pėr njė popull tepėr tė Famshėm, tė cilėt nė kohėrat e lashta e gjejmė tė Pėrhapur, jo vetėm nė tė gjithė Greqinė, por edhe nė Azinė e Vogėl edhe nė Tiali  thotė pėr “Pellazgėt” historiani dhe profesori i Universitetiti tė Athinės Spiridhon P. Llambru. Shif kėtė citat etj: qė inserohet (hyn) nė  faqen 148 tė veprės “Shqiptarėt edhe Problemi Pellazgjik”.

      Pra shqiptarėt, kanė privilegjin e Noblesės, nga shkaku qė kanė qenė populli Prohistorik edhe sepse kanė pasur Stėrgjyshėr tė tyre tė famshėm. Gjithashtu u provuan edhe u caktuan edhe vendet ku banonin ata, ashtu edhe mbretėria e tyre qė kishin formuar.

      Tė kėtij, pra populli tė famshėm, d.m.th. tė “Pellazgėve” janė pasardhės Ilirianėt edhe Epirotėt e sotėm.

Paulin Kamsi

 

Spiro N. Konda

Profesor i Filologjisė

Korēė

“Etruskėt”

(Pėrmbledhje e veprės)

Parathėnie

      Profesori i Universitetit tė Romės M. Pallottino, vitet e fundit botoi njė studim bėrė prej tij me titull: “Qtyetėrimi Etrusk”. Autori parashtron tre teori nė lidhje me orijginėn e Etruskėve.

1-                Sipas teorisė sė parė Etruskėt kanė ardhur nga Lindja.

2-                Sipas teorisė sė dytė (Shkolla e Niebuhrit dhe Mullerit) Etruskėt kanė ardhur nga Veriu.

3-                Sipas teorisė sė tretė Etruskėt janė autoktonė. (Kjo teori bazohet nė opinionin e Dhionis Alikarnasit edhe konsiderohet sot, si teoria mė e re)

 

Por mbasi ēėshtja e Etruskėve nuk konsiston nė pikėn” se nga kanė ardhur Etruskėt por nė pikėn se cila ėshtė origjina primitive e Etruskėve, prandaj ky problem nuk mundet tė quhet se u zgjidh me anėn e tre teorive tė lartpėrmendura. Pėr sa i pėrket teorisė sė tretė bazuar nė opinionin e Dhionis Alikarnasit kjo teori nu kmund tė qėndrojė aspak sepse sot asnjė nuk mund tė besojė se njeriu lind nga vetė Toka (Dheu).

Kaptina e parė

      Nė fillim demostrohet se fjala Etruscuc edhe Etrusci janė baras me fjalėt Etrurius Tuscus edhe Etruri Tusci, qė do tė thotė Tosk edhe Toskė , tė cilėt banonin nė Etruri tė Italisė. Pasaj provohet se Etruskėt edhe Tuskėt (Toskėt janė fjalė sinonime, d.m.th. tė njė kuptimi (Albius Tibullus, Valerius Maximus, Titus Livius).

      Pėr tė gjetur nė cilėn degė gjuhėsore tė njerėzimit pėrfshihen “Etruskėt”, lind nevoja tė krahasohet gjuha e Etruskėve me tre Grupet e gjuhėve nė tė cilat ėshtė ndarė prej  glosollogėve edh etnologėve. Njerėzimi. Mirėpo; gjuhė Etruske nė tė folur nuk egziston, kurse me shkrim egzistojnė afro tetėmijė (8000) mbishkrime nė Itali tė cilat kanė mbetur tė pashpjegueshme gjer mė sot. Kėshtu qė problemi i origjinės primitive tė Etruskėve ka mbetur gjerė tani i pazgjidhur.

      Mė pas citohen opinionet e savantėve tė sotėm mbi “Etruskėt”. Sipas savantėve “Gjuha Etruske edhe populli qė fliste atė pėbėjnė ende gjer mė sot njė nga enigmat mė tė mėdha tė Linguistikės edhe tė Etnologjisė.

      Deri nė kėtė pikė qėndruan kėrkimet e savantėve (Tė diturit) tė arsyeshėm nė lidhje me “Etruskėt”.

      Pas njė studimi dhe kėrkimi tė imtė bėrė prej Spiro N. Konda gjatė njė kohe jo tė vogėl u jgetėn tri rrugė qė ndriēuan me siguri nė zgjidhjen e kėtij problemi.

      Rruga e parė

Shkrimtari Ellankus Lesbiusi thotė se “Pellazgėt” kur u vendosėn nė Itali u quajtėn “Turrenas”. Edhe shkrimtari Dhionis Alikarnasi htosė se kur “Turrenasit” (nė fakt pasardhėsit e tyre, stėrnipėrit e tyre) u vendosėn ėn Itali u quajtėn “Etruskė”. Sot pra pas kalimi tė dhjetra shekujsh, qysh aėtherė kėrkohet “Origjina primitive e Etruskėve”.

 

Problem

Me gjetė origjinėn primitive tė Etruskėve

Ay qė kėrkon “Origjinėn primitive tė Etruskėve” ėshtė nevoja tė kėrkojė Origjinėn primitive tė Pellazgėve. D.m.th. se Origjina primitive e Etruskėve ėshtė po ajo me Origjinėn primitive tė Pellazgėve.

Zgjidhja edhe pėrgjigje

Fromula e mendimit

Etruskėt janė Turrenas

Turrenasit janė Pellazgė

Pra

Etruskėt janė Pellazgė

      Kjo ėshtė njė zgjidhje e pjesėshme e problemit, sepse qė tė zgjidhet i gjithė problemi d.m.th., qė tė gjendet Origjina Primitive e Etruskėve ėshtė nevoja tė gjendet Origjina primitive e Pellazgėve

Rruga e dytė:

Virgjili, Ovidi, Plutarku edhe Stroboni thonė se Etruskėt ose Truskėt janė Turrenas d.m.th. janė tė njė rrace.

Rruga e tretė

Nė anėn tjetėr lingiustike provon se: Turrenasit janė Pellazgė. Kėtė gjė e  konfirmojnė edhe Herodoti, Sofokliu, Tuqidhidhi, Plutarku edhe Ellanikusi – Lesbiussi.

Problema

Me gjetė origjinėn primitive tė Etruskėve.

Zgjidhje edhe pėrgjigje.

Formula e mendimit

Etruskėt janė Turrenas

Turrenasti janė Pellazgė

Pra

Etruskėt janė Pellazgė

      Por edhe kjo zgjidhje problemi ėshtė e pjesėshme (sikurse edhe zgjidhja e parė). Qė tė zgjidhet pra i tėrė problemi d.m.th. qė tė gjendet se nė cilin grup nga tre grupet e mėdha gjuhėsore pėrfshihen Etruskėt ėshtė nevoja tė gjejmė Origjinėn primitive tė Pellazgėve. Kėshtu pra ndodhemi prpara Problemit Pellazgjik.

      Pellazgėt janė stėrgjyshėrit e shqiptarėve tė sotėm.

1-                   Mbi (200) Dyqind fjalė qė pėrmenden prej Homerit edhe shkrimtarėve tė tjerė tė vjetėr Elenė (Grekė), zbėrthimi (analiza) edhe shpjegimi i tė cilėve bėhet me anėn e gjuhės shqipe.

2-                   Formimi i njėllojtė i emrave  kombėtarė tė Pellazgėve edhe tė shqiptarėve tė sotėm.

3-                   Fjalėt “Geg “ dhe “Tosk” qė egzistojnė qysh nga kohėrat mė tė lashta dhe gjer mė sot edhe emra kėto me tė cilėt ndahen shqiptarėt.

4-                   Zbėrthimi (analiza) edhe shpjegimi me anėn e gjuhės shqipe tė fjalės : Pellazgė edhe tė shumė fjalėve tė tjera sinonime.

Pra pjesa e pazgjidhur e problemit pėr sa u th mė parė shtrohet kėshtu:

 

Problem

Me gjetė “Origjinėn Primitive tė Etruskėve”

Zgjidhje dhe pėrgjigje:

Formulė e mendimit

Pellazgėt janė Shqiptarė

Etruskėt janė Pellazgė

Pra

Etruskėt janė Shqiptarė

Dhe i gjithė problemi shtrohet dhe zgjidhet kėshtu:

Zgjidhje

Formula e mendimit

Etruskėt janė Turrena

Tyrrenasit janė Pellazgė

Pellazgėt janė Shqiptarė

Pra

Etruskėt janė Shqiptarė

 

Etruskėt pra, pasi u provua se janė shqiptarė, pėrfshihen nė racė Ipetike. D.m.th. “Origjina Primitive e Etruskėve” ėshtė Lapetike (Pasi ėshtė Provuar mė parė se “Origjina Primitive e Shqiptarėve” ėshėt Lapetike – shif volumin e parė tė Veprės sonė, me titull “Shqiptarėt dhe problemi Pellazgjik”

 

Kaptina e Dytė

Pėrmban veprimtarinė e “Etruskėve” (Turrenasve) nė Greqi, nė Siqili, nė Itali edhe nė Egjipt kėtė gjė e dėshmojnė: 1- Ymni Omerik ndaj Perėndisė Dionisus; 2- Esiodi; 3- Pindari, 4- Diodorsi Ēelioti, 5- Victor Berard. Nė kėtė Kaptinė citohen gjithashtu edhe njė invazion bėrė nė Egjipt prej shokėve gjoja tė mbretit tė Itakės Odiseut, e kohėn kur ai po kthehej nga Troja prė nė atdheun e vet.

 

Katpina e Tretė

      Pėrmban emra vendesh (toponime) nė Itali edhe gjetkė qė zbėrthehen (analizohen) edhe shpjegohen me anėn e gjuhės shqipe. Vende dhe qytete Pellazgjike nė Itali e gjetkė. Tė tilla janė: 1- Kampania, vend nė Itali, 2- Kuma qytet nė Opikė ose nė Kampania tė Italisė, 3- Kuma, qytet nė Eoli (Azia e Vogėl), 4- Kuma, qytete nė Ebe (Greqi), 5- Cossas, ose Cossa, qytet nė Tirreno tė Italisė, 6- Roma, qytete Pellazgjik, 7- Alba, qytet nė Itali, nėdrtuar prej Eneas – Heroit tė Toradės – nė tė cilin qytet (Alba), Pellazgėt e humėn emrin etyre Kombėtar tė Pellazgut dhe i quajtė Albani, 8- Hadria, emri i gjirit tė Adriatikut si edhe emėr qyteti, edhe Hadrianus, emėr i pėrveēėm, 9- Alba – Longa, qytet nė Itali, ndėrtuar prej Askanius-it tė birit tė Eneas. M nė fund pėrmenden edhe mbretėr Pellazgė, qė kanė sunduar nė Itali dhe gjė kjo qė rezultaon nga pėrmbajtja ekėaj vepre. Kėta mbretėr janė: 1- Mezentius; 2-Porsina, 3- Maleus-i e 4- Tarqiniusi.

Epilogu

      Nė kėtė thuhet se qėllimi i kėsaj vepre (“Etruskėt” qė ėshtė “Gjetja e origjinės primtive tė Etruskėve” u arrit.

Paulin Kamsi

 

 

Tė panjohurat e jetės sė Lekė Dukagjinit

Kur vdiq Leka ra qėndresa

      Pas vdekjes sė kryetrimit shqiptar Gjergj Kastrioti, tė vetmit kapedan qė pėrmenden janė Gjin Muzhaqi i Gjeneollogjisė edhe Lekė Dukagjini tė cilėt nuk pushuan qė luftuari, sidomos Lekė Dukagjini edhe pėr njė dekadė u bė promotor i kėsaj qėndrese sa tė guximshme aq edhe dėshpėruese e cila diftoj qartė se shpirti i qėndresės shqiptare nuk kishte vdekur akoma, diftoj se Shqipėrisė nuk i mungonin trimat, por i mungonte njė burrė shteti si Skėnderbeu. Epo burrat si Skėnderbeu nuk lindin asnjėherė nė 100 vjet dhe akoma qė nga ajo kohė e gjer mė sot nė horizontin shqiptar nuk duket njė fenomen i tillė. Gjithsesi duhet pranuar se pas Skėnderbeut vetėm Leka mundi tė dublonte pėr njė farė periudhe figurėn e karezmėn e Skėnderbeut duke ecur nė gjurmėt e tij, me sakrifica deri nė vetėmohim. Dy herė nė vit nė kohėn e korrjeve dhe tė vjelave vinin ushtritė turke pėrpara fortesavetė Leshit, Krujės dhe Shkodrės fortesa qė mbroheshin nga garnizone Venete Shqiptare, turqit nėpėrmjet plaēkitjeve e djegieve e masakrave kėrkonin tė detyronin forcat shqiptare tė kapitullonin. Nė pranverė 1477 Kurt Beu me 8000 forca rrethoi Krujėn tė cilėn nuk e sulmoi mė se e dinte se nuk merrej me forcė por donte ta mbante tė bllokuar deri sa tė detyroheshin mbrojtėsit tė dorėzoheshin. Ndėrkohė njė ushtri Venete shqiptare e drejtuar nga Francesko Contari dhe Lekė Dukagjini e goditėn dhe e dėrmuan keqas Kurt Beun nė Fushėn e Tiranės sė vogėl dhe mund ta kishin shtypur plotėsisht sikur ushtarėt tė mos mereshin me plaēkėn e luftės e tė vepronin tė shkujdesur ēka i dha mundėsi turqve tė kundėrpėrgjigjeshin e tė hakmerren shumė mizorisht duke kaluar nga disfata nė fitore. Nė qoftė se Leka s’pushoi sė luftuari pas vdekjes sė Kastriotit u pushua sė shkruari prandaj kemi njė terr tė plotė informativ dhe vetėm pėr rrethimin e Krujės dhe tė Shkodrės jemi tė mirėinformuar nga Barleti ynė. Gjatė verės sėvitit 1479 ranė njėra pas tjetrės forteat e Leshit, Drishtit dhe Zhabjakut nė mbrojtjen e tė cilave luftoi me trimėri edhe Lekė Dukagjini. Ndėrsa mė 25 janar 14790 pas njė rrethimi 15 muajsh dhe njė mbrojtje heroike ra edhe Shkodra, gjithė popullsia qė i shpėtoi masakrimit me pėrkrahjen e Venedikut u shpėrngul nė kėtė Republikė e cila njė ditė para se tė vinte Shkodra kishte bėrė paqe e Turqinė dhe i dorėzoi tė gjithė Shqipėrinė pėrveē Durrėsit. Kur pushoi Leka sė luftuari emri i tij nuk lakohet i gjallė nė asnjė kronikė as gojėdhėnė historike. Vdekja e Lekės ėshtė e mbėshtjellė nė mėnyrė misterioze nga re tė zeza shtėllungore qė mbuluan qiellin e Shqipėrisė pėr shekuj me radhė, dhe ndoshta vdekja e Lekės ėshtė e lidhur me rėnien e fortesės sė Zhabjakut ose ka mė tė ngjarė tė ketė ndodhur pas rėnjes sė Drishtit pasi kėtu pėrmendet pėr herė tė fundit nė histori, ndėrsa Barleti kur flet pėr rrethimin e Shkodrės nuk na jep asnjė tė dhėnė pėr Lekėn ēka na len tė aludojmė se nuk jetonte mė. Nga ana tjetėr po tu referohemi gojėdhėnave shumė tė vjetra tė transmetuar deri mė sot thuhet se Leka u zhduk pas rėnjes sė Drishtit prė tė mos u pa me aq sa nuk dihet as se ku u varros as se ku e ka varrin. Kurrkun varr Leka nuk ka/ rron me burrat nė dava/ rron me shqipet pėr hava. Kėto vargje janė njė ilustrim i asaj qė fleta e historisė pėr kėtė periudhė ėshtė e bardhė. Kjo difton akoma se pushtimi otoman i Shqipėrisė ėshtė tragjedia mė e rėndė historike e shqiptarėve, raprezaljet, barbarizmat, hakmarrja dhe egėrsia aziatike e turqve nu kkanė tė pėrshkruar. Shumė i rėndė ishte shpagimi qė pėsuan shqiptarėt pėr turpin qė u kishte shkaktuar Skėnderbeu Sulltanėve mė tė dėgjuar tė Anadollit, Muratit tė dytė e Mehmetit tėdytė, emri i Gjergj Kastriotit i irritonte dhe ua shtonte oreksin pė mizori kanibaleske antinjerėzore, pasi pėr turqit osman Skėnderbeu ishte “tradhėtari” dhe armiku mė i madh i perandorisė e i sulltanėve perandor qė sundonin sipas tyre me bekimin e allahut.

      Pushtimi osman ishte njė tragjedi e tmerrshme por braktisja e shqiptarėve mė vonė e rrugės sė Skėnderbeut ėshtė tragjedia e tė gjitha tragjedive qė pėsuan shqiptarėt e vazhdojnė tė pėsojnė aktualisht nė progresion gjeometrik. Si pėrfundim vdekja e Lek Dukagjinit dhe rėnia e plotė e Shqipėrisė nėnė zgjedhėn osmane ėshtė akti i tretė dhe i fundit i tragjedisė shqiptare tė shekullit 15, akt qė shėnoi edhe spostimin e Shqipėrisė nga orbita e gravitetit Evropian duke udhėtuar pėr pesė shekuj nė kah tė kundėrt me meridianin e Grenoicit.

Kanuni mbeti siē tha Leka

      Njė ngjarje apo njė personalitet fiton pavdeksinė atėher kur bėhet pronė e kujtesės dhe e ndėrgjegjes kolektive popullore. Kėtė status kanė fituar dhjetėra tregime e gojėdhėna pėr Lekė Dukagjinin tė cilat edhe pse tė rrėfyera nė mėnyra tė ndryshme edhe pse tė evoluara nė kohė nė thelb e pėrmbajtje ka shekuj qė riprodhohen nė mėnyrė tė pa ndryshuar brez pas brezi dhe me pėrjashtim Spiro Dines po thuaj askush gjer mė sot nuk ėshtė pėrpjekur ti hedhė mbi letėr ashtu siē burojnė nga shekujt. Po tė flasim me termat e sotėm tė fjalorit publicistik takimet mes Lekė  Dukagjinit dhe Skėnderbeut ishin diēka shumė sensacionale pėr kohėn, diēka qė ka lanė gjurmė tė pa shlyeshme deri mė sot nė shiritin e kujtesės sė njerėzve, aq sa edhe tani ndiejmė endje e kuriozitet tė dimė diēka qoftė edhe pjellė e fantazisė sė mė  vonshme.

      Leka dhe Skėnderbeu u gjendėn nė njė kuvend, ndoshta edhe spontanisht ndoshta e dhe u takuan apostafat gjė qė ka shumė tė ngjarė, u takuan pėr tė pleqėruar ēėshtjet e kanunit, pasi dihet se sejcili nga kapedanėt kishte njė kanun tė veēantė qė e aplikonte me fanatizėm seicili nė zotėrimin e vet faudal, kanunet kishin edhe shumė norma tė pėrbashkėta por edhe gjėra tė kundėrta e mos pėrputhje tė cilat ishin burim debati dhe polemikash pasi secili nga kėto kode donte tė fitonte mė tepėr terren nė shoqėri e anarkive feudale shqiptare.

      Leka e Skėnderbeu u takuan nė njė lėndinė tė mbuluar me gjelbėrim e lulet, ishte njė ditė e bukur pranverore, kapedanat zbritėn nga kuajt e shalės i dhanė dorėn njėri – tjetrit, u pėrqafuan dhe u pėrshėndetėn pėrzemėrsisht me njėri – tjetrin dhe tė gjithė karvanin qė i shoqėronte, aty ishin princa e kapedanė tė tjerė shumė tė sprovuar pėr urti guxim e vepra trimėrie, por pėrpara Lekės e Skėnderbeut qėndronin tė heshtur si nxėnės tė bindur pėrpara dy profesorėve tė shquar e autoritarė.

      Kuvendet mes Lekės e Skėnderbeut ishin tribunė e menēurisė, personifikim i filozofisė popullore, ku mbizotėronte liria e fjalės, paraqitja nė shesh e sė vėrtetės, dialogu, toleranca, diversiteti, polemikat larg egoizmit, individualitetit apo arrogancės inatēore.

      Skėnderbeu ju drejtua Lekės. O lekė mue mė duket se e ke peshue mirė me kanu kur i ke vu kry pėr kry njerėzit.

      Si mund tė vihen kry pėr kry ni i mirė dhe ni i keq apo shumė i keq, njė burrė i vėrtetė me njė kurajo, njė burrė i dijshėm dhe i ndershėm me njė idjot e imoral. Pėr besė tė zotit mu mė duket shumė ma e drejtė qė tė paktėn nji i mirė tė vihej kry pėr kry me dy tė kėqinj.

      Leka e dėgjoi me vėmendje dhe siē e kishte zakon foli pak dhe sakt. Po ku ta gjemė atė konare qė ta peshojmė, bije fjala sa herė jam ma i keq unė se ti, dhe sa tė kėqinj si unė duhet tė barazohen me ty qė je i mirė. Kėshtu o Gjergj vrasja pjesllė e vrasjes, gjaku bahet detė dhe pushka nuk pushon kurrė. Gjergji ndėrhyn po sikurse ni kokė krisur tė vrasė mua i drejtohet Lekės, gjak pėr gjak me ni kusar do ta lesh Skėnderbenė ti sipas kanunit tan. Leka shumė shkurt dhe qetė i pėrgjigjet po. Skėnderbeu me ironi tė theksuar i thotė. Ti Lekė je sherr i madh, dhe ēdo dava nė ēdo kuven don me ja lanė vetit. O Gjergj gjaku shkon me kokė, ndėrsa pushka e trimit nuk ndalet. Lekė kjo qė thue ti nuk mė duket aspak e drejtė as nuk mė bind hiē, tije burrė i zgjuar por me kėto gjana po ua merr ment miletit pa drejtėsisht, pasi fjalės sate njerzit i binden si pėr mbarėsi, si pėr mbrapshtėsi. Leka me njė lakonizėm klasik i pėrgjigjet Gjergjit. Ti e din se edhe i miri del prej tė keqit dhe i keqi del prej tė mirit, prandaj gjaku shkon e paguhet kokė pėr kokė. Skėnderbeu kėmbngulte nė davanė e tij dhe kur e pa Leka se nuk po i mbushej mendja kurrsesi i tha troē. Ti Gjergj je edhe 100 herė ma i mirė se yt atė, prej ka ke dalė kaq i mirė ti kur babėnse ke me te kan se veten. Mirė mbeē o Lek Dukagjini e ju burra qė ju gjeta kėtu the Skėnderbeu dhe u largue pa folė me as edhe ni fjalė, le tua lėmė vargjeve si vijoj ngjarja:

Skėnderbeu s’foli ma gjatė

fluturim i hypi gjogut

s’mundej Leka me takate

gjetė ka nanėn nė shteg tė oborrit

 

Oj Vajzavė e Kastriotit

jam maj mirė unė se im atė

mė difto pėr emėr tė zotit

se Dukagjini po mė thumatė

 

Lumja  unė ē’djalė kam rritė

si tha Leka thone tetanė

tu ti njeh bota trimnitė

s’pa ty pa zot Shqipnia ka qanė

 

Moj nanėloke ku mė ke gjetė

qė nuk paskam shok pėr mirė

maje goje bir ē’ka po flet

se t’betohem me dorė nė ungjill

 

Sot jam pakė por qysh se elva

pasha kishen e shenkollit

kurr kunoren nuk e theva

Skėnderbe o i biri i Gjonit

 

E ka rrokė e ka marrė grykė

mė fal moj Loke tu rritė jeta

fola keq e kjesh koritė

mete kanuni si tha Leka

 

Ma mirė me thanė iku Leka apo vdiq Leka

      Nė njė betejė tė tmerrshme e tė pamėshirshme, Leka detyrohet tė tėrhiqet me nxitim e panik, pasi e nga tė gjitha anėt forca tė shumta armike e ndiqnin varg e vijė. Ai qe gjithmonė u kishte thanė trupave tė tij pėrpara tani u thoshte vrap tė ikum me nxitim, bile u dha urdhėr kalorėsve tu vini patkojt mbrapshtė kuajve e tė futeshin me nxitim dejt njė xhepi qorr shmang rrugės kryesore, kajt lėviznin pėrpara dhe gjurmėt tregonin se ishin kthyer prapa ishte njė taktikė e zgjuar qė i shpėtoj nga ēfarosja. Mirėpo pas betejės tė nesėrmen dėgjoi tek pėrshpėrisnin ushtarėt njėri me tjetrin, nuk mė besohej se edhe Leka do ikte ashtu siē iku dje: Leka i mblodhi ushtarėt dhe u tha ndigjoni kėtu, e di se ju erdhi ēudi qė ika unė dhe ju thash edhe ju tė ikim:

      Po si thoni ju o trima a ėshtė ma mirė me thasnė ju sot iku Leka pao vdiq Leka. Aq e vėshtirė sa tė dallosh qimen e bardhė nė shpinė tė njė dashi galan aq e vėshtirė ishte tė zihej ngusht Leka pėr fjale.

 

Leka ia drodhi Skėnderbeut

      Thuhet se Leka e Gjergji u zunė pėr ēėshtje territoresh dhe kufish si burra tė zgjuar qė ishin pleqnuan qė kufirit ti vinin piketė pa pėrdorė forcė pasi territoret mė pėrpara nuk kishin qenė as pronė e njanit as e tjetrit. Atėherė ata vendosėn tė nisen njėherėsh secili me kalė nga kryeqendrat e principatave tė veta, Gjergji nga Kruja e Leka nga Vulpiana dhe ku tė takoheshin tė vendosnin pėrfundimisht kufirin, pra ishte si tė thuash njė garė sportive hipizmi dhe mė i fituar do tė dilte ai qė do tė kishte kalin mė tė mirė. Ata udhėtuan pa pushuar e u takuan diku pėrtej Lezhės ndoshta nė Milot, Leka kishte pėrshkua mė tepėr rrugė si rrjedhim ksihte fituar mė shumė toka, Leka me hipokrizi ksihte ndėrruar dy kuaj gjatė rrugės, ndėrsa Gjergjit as nuk i kishte shkuar nėpėr mend njė gja e tilllė.

 

Leka ban tė pavėrtetėn tė vėrtetė

      Nė njė rast tjetėr Gjergji e Leka kishin pretendime tė pėrbashkėta pėr disa toka dhe sejcili kėmngulte se i kishin trashigim prej tė parėve.

      Puna shkoi qė tė pleqnoheshin njani me tjetrin, atėherė morėn pleq princat ma tė dishim shqiptarė, qė do i pleqnonin me kanu e drejtėsi tė zotit.

      Plestė vendosėn po qe se Leka ban be publikisht me kryq tė Krishtit sė bashku me 6 burra tė fisit tė tij tokat do ti merrte Leka nė tė kundėrt ato i takonin Skėnderbeut. Je nė gjendje tė betohesh o Lekė e pyetėn pleqtė. (Betimi nė rrenė nė atė kohė ishte turpi mė i madh).

      Leka u pėrgjigj “po” plot vendosmėri. Caktuan njerėzit qė do tė betoheshin pėr Lekėn dhe ditėn e betimit, mirėpo njerėzit e fisit tė Lekės i thanė se nuk mund tė betohemi se e vėrteta ėsht ndryshe e na vret zoti.

      Leka ju thotė mos kujtoni o tė shkretė se unė betohem nė rrenė, jo rrenėn do ta baj tė vėrtetė, qė ta besojnė gjithkush edhe vetė Skėnderbeu. Leka kur pleqtė veshėn opingat mori dhe nga tokat e tij denbabaden dhe ua futi nė opinga poshtė ēorapeve dhe i mėsoi si tė betoheshin nė tė saktė. Pėr kėtė kryq o Skėnderbe, pėr kėtė dhe qė kam nėn kamė, ky ėshtė dheu i tim eti dhe ma ka lanė trashėgim Pal Dukagjini. E kush mund tė dyshonte se Leka dhe betarėt e tij kishin mbushė opingat me dhe, beja ishte e saktė, rrufjanllėku ishte madin Leka, Skėnderbeu dhe tė gjith pleqtė u bindėn se Leka tha tė vėrtetėn, por Leka me dinakėri bani tė pavėrtetėn tė vėrtetė dhe i thanė tė gjith e gėzofsh tokėn.

 

Leka tha mbi ta

      Mė 26 prill 1467 Ballaban pasha u vra nga ni krutane, nėrsa ushtria turke mbeti e rrethuar nė fushėn e Tiranės. Turqit pranuan tė mos luftonin tė jepnin armėt dhe plaēkat e luftės vetėm tė liheshin tė lirė tė shkonin nė Turqi. Edhe Skėnderbeu ishte dakort me kėtė ofertė, kur i pyeti kapedanėt e tjerė mos ishin nė njė mendje me tė Leka iu pėrgjigj vetėm me njė fjalė. Mbi ta, i dukej pak ti ēfaroste tė gjithė njė nga njė, dhe ashtu u bė.

 

Leka e bėnte kanunin lastik edhe aty ku ishte ēelik

      Njė fisnik nga sferat e larta ishte mpleksur e prradhosur keq me njė vejushe me jetima tė vegjėl.

      Njerėzit e fisit tė burrit tė ndjerė tė vejushes ishin gati ti vinin pushkn fisnikut pėr tė ēuar nderin nė vendin e vet.

      Lekė Dukagjini hyni pėr tė ndarė sherr, pasi fjalėn ja dėgjonte gjithkush. Ti o Lekė vetė ke thanė nė kanu se nderi i marrun lahet vetėm me pushkė. Po ashtu kam thanė thotė Leka por pushka pėrdoret kur i zen ashikqare nė flagrancė, se pėrndryshe po vrave bjen nė gjak pėr vete gruan e pushkėn mo i hulumto shumė se gabon insistonte Leka nė tė tijėn. Kur i bindi palėt tė futen nė pleqni dhe ta lėnė sherrin e armėve Leka i thotė bandillit tė dashuruar tė betohej se nuk kishte as hak as hile me vejushen. I akuzuari tha se nuk mund tė betohem (sepse beja ishte mė e shtrenjtė se jeta). Shko o i paudhė i tha Leka gjejnjė djep i thuaj nanės sate tė lidhin e tė zgjidhin. I akuzueri ashtu veproi dhe shkoi e u betua sipas porosisė sė Lekės. Tė betohem more lum shoqi nė emėr tė zotit dhe tė kanunit tė Lekė Dukagjinit se qysh se mė ka zgjidhė nana prej djepit e deri nė kėtė minut nuk kam ba gja me gruan. Betimi ishte i saktė ai ishte zgjidhė nga djepi po atė ditė, ky betim eleminoi njėgjak derdhje njė konflikt shoqėror tepėr delikat u shua, u mbyll njė kapitull trillimesh qė kishte tė bėnte me njė tė ashtuquajtur “nderin e pastėr”.

      Kur dikush e qortoi Lekėn pėr kėsi pleqnish pelivane, ai nė vend la pas njė proverb tjetėr Trimi pa lujt gisht e gruja pa lujtė bisht nuk ndalen po deshėn. Erzi i gruas nuk hyn nė pleqni, kur hyn puna nė pleqni pushka ulet. Pleqno e pajto ose rri e mos shko kėshtu foli babai i kanusė duke lėnė edhe njė fjalė tė urtė nė enciklopedinė e urtėsisė popullore.

Prelė Milani

 

Mjeku Kadri Ēulaj, viktimė e shtetit

Nga: Fatime Kulli

      Kadri Ēulaj ka lindur nė Bajzė 10. 06. 1947. Studimet e  mesme e tė larta i ka mbaruar nė Tiranė me rezultate tė shkėlqyera. Mė 1973 emėrohet mjek nė spitalin pediatrik, Shkodėr. Mbas 2 vjetėsh transferohet nė zonėn e Dukagjinit, nė Shosh. Zona ku emėrohet kishte vdekshmėri tė lartė. Punoip ėr 6 vjet nė kėtė zonė, sė bashku me gruan e tij dukeu shėrbyer tė sėmurėve, arriti tė ulė vdekshmėrinė foshnjore nė zero pėr mijė.

      Pėr kėtė punė ėshtė dekoruar me medaljen “Pėr shėrbim tė mirė tė popullit” me 15. 09. 1979 nga presidenca.

      Mbas gjashtė vjetėve, nė janar tė vitit 1981 rikthehet pėrsėri nė Spitalin e Pediatrisė  nė Shkodėr, me kėrkesėn e tė nderuarit drejtorit tė spitalit Dr. Xhavid Gjylbegu. Si gjithnjė punonte me shumė pasion dhe kujdesej shumė pėr shėndetin e pacientėve, sa qė me orė tė tėra harronte tė kthehej nė shtėpi. Kishte mardhėnie shumė tė mira me tė gjithė personelin e kolegėt si dhe me familjarėt e pacientėve.

      Nė vitin 1986 shkoi pėrsėri nė Tiranė pėr tė kryer specializimin nė degėne  pediatrisė sė pėrgjithshme dy vjet dhe njė vit pėr hematologjim specializim qė kishte me shumė pasion. Edhe specializimin e pėrfundoi me rezultate tė shkėlqyera. Gjatė kėsaj periudhe mbrojti nė fakultetin e gjuhėve tė huaja tė Tiranės gjuhėn italiane, gjithashtu lexon mirė anlgisht dhe frėngjisht. Edhe pas specializimit punoi nė Spitalin e Pediatrisė, tashmėsi mjek i kualifikuar dhe i specializuar, i vetmi specialist ikėsaj fushe nė tė gjithė Prefekturėn e Shkodrės e mė gjerė.

      Ka qenė gjithmonė i papėrtuar e i gatshėm pėr ti shėrbyer popullit. Nė periudhėn e tranzicionit ai punoi ditė e natė pa iu trembur vėshtirėsive qė i dilnin pėrpara. Pėr disa vite ka qenė shef pavioni nė repartin B, emėrtimi i asaj kohe.

      Herė pas here ka bėrė emisione nė radio Shkodrėn e mė vonė nė  TV1. Gjatė gjith kohės gėzoi respekt  pėr tė gjithė kolegėt por incidenti qė ndodhi mė 10 prill 1998 e bėri tė shkėputej nga ky kolektiv qė punoi njė jetė tė tėrė, prandaj ai i kujton gjithnjė me respekt e me mall.

      Tani ėshtė njė i sėmurė i paralizuar, por me mendje e moral tė shėndoshė. Ndonėse i verbėr dhe nuk mund tė shikojė e tė lexojė (gjė qė e ksihte me shumė pasion), ėshtė familja ajo, e sidomos gruaja qė ēdo ditė pėrveē shėrbimeve tė nevojshme pėr shėndetin e tij, me orė tė tėra i lexon libra e materiale tė ndryshme nė mėnyrė qė edhe kėshtu siē ėshtė tė mos shkėputet nga jeta, nga ajo qė ėshtė e ėmbėl pėr tė gjthė e aq mė tepėr pėr njė baba qė rrethohet nga tre vajza tė mrekullueshme, ndonėse dy prej tyre i ka me studime jashtė shtetit.

(10 prill 1998 – 10 prill 2002)

      Kanė kaluar 4 vjet qė mjeku specialist pediatėr, Kadri Ēulaj ka zhveshur padrejtėsisht dhe pabesisht bluzėn e bardhė, dhe ka veshur “ngujimin” e vetmisė sė padėshiruar brėnda 4 mureve tė shtėpisė. Dora e hakmarrjes ungrit kundėr mjekut mė human e mė tė mirė qė ka patur spitali i pediatrisė nė Shkodėr, (e nxitur nga zilia e ndonjė mjekeje mediokre), tė mjekut qė kujtohet me respekt nga mijėra nėna shkodrane e malėsore, sepse ėshtė pikėrisht ky mjek qė ka shpėtuar mijėra jetė fėmijėsh. I ka ktheyr nė jetė normale dhe sot gėzojnė shėndet tė plotė. Dhe sot, pikėrisht ky duarartė i pediatrisė ėshtė i paralizuar fizikisht nė karrocėn e mallkuar tė invaliditetit, tė cilėn e mori si dhuratė gna njė shtet antikapad, impotent, anormal. I pazoti pėr t’i dalė zot vetes dhe shtetasve tė tij. Kujtojmė kėtu se njė vit para plagosjes sė mjekut Ēulaj, u vra barbarisht kirurgu i njohur Zamir Shazi dhe u plagos mjeku ortoped Fatmir Brahimi. Dhe pėr vrasjn e Zamirit ishte ngacmimi i brendshėm i meskinėve e mediokėrve qė shfrytėzojnė dhimbjen e qytetarėve dhe fundi i “komedive” na shfaqet me kronologjinė e bluzave tė bardha. E pra, nė cilin vend tė botės vriten mjekėt? Kėto krime ndodhin vetėm nė Shqipėri. Nė njė shtet pa shtet, ku nxijnė bardhėsinė e atyre qė na shpėtojnė jetėn me shpirtin e tyre human qė i karakterizon nė pėrgjithėsi bluzat e bardha. Ku nė Shkodėr kėto bluza tė bardha janė kthyer nė hija makthi... Dhe karroca e invaliditetit, ku qėndron “i ngujuar” mjeku Ēulaj akuzon pa mėshirė shtetin, atė pjesė tė sėmurė tė shoqėrisė. Krimin e pamėshirshėm ndaj bluzave tė bardha. Megjithėse organi i drejtėsisė nuk ėshtė “borxhli” ndaj mjekut Ēulaj, sepse autori i krimit ėshtė dėnuar nė mungesė, pasi postrat “nė drejtim tė paditur” janė tė hapura nė njė shtet pa imunitet dhe pa personalitet. Nė njė shte ku mnbizotėron kaosi, anarkia, korrupsioni, krimi. Prandaj tani mjeku Ēulaj i zhveshur nga “imuniteti” i mjekut lufton me fatkeqėsinė e tij pėr tė mbijetuar. Ndoshta “tekat” e kthejnė edhe njė herė sikur tė jetė njė fėmijė tekanjoz. Dhe ky “fėmijė” i shpėtuar nga thonjtė e vdekjes krkon mė shumė respekt e mirėnjohje nga ju drejtues tė shėndetėsisė. Nga pushteti lokal e qėndror dhe ju zotėri tė Ministrisė sė Shėndetėsisė qė nuk kujtoheni t’i jepni njė ndihmė invalidit, i cili ėshtė viktimė e khės sė papėrgjegjshme. Ėshtė me tė vėrtetė e turpshme edhe e dhimbshme zotėri pushtetarė, qė lini nė harresė me dashje apo pa dashje njė mjek tė shquar, me potencial t lartė profesional qė sakrifikoi aq shumė pėr ti shėrbyer me devotshmėri profesinit tė tij deri nė kohėn qė ja privuan kėtė tė drejtė. Dhe mjeku Ēulaj jeton me pensionin e tij dhe njė rrogė prej arsimtareje tė bashkėshortes sė tij. Ku kėto tė ardhura s’mjaftojnė pėr nevojat shėndetėsore tė sėmurit Ēulaj. Dhe kėto nevoja kolegėt e shėndetėsisė nė Shkodėr i dinė shumė mirė, por s’kanė kohė tė respektojnė kolegun e tyre tė pazėvendėsueshėm, sepse janė tėdehur nga karriget drejtuese qė kanė zėnė nė vend, ndoshta tė pamerituara. Dikush qė e ndjen veten si mjek tė paaftė i drejtohet karriges tė kryetarit tė X partie e dikush tjetėr ėndėrron karrigen e parlamentit. E megjithatė tė dashur kolegė tė mjekut Ēulaj ėshtė e drejta juaj tė bėni karierė ku tė doni sa tė doni. Por kur hiqni me dėshirė bluzėn  e bardhė, kujtohuni se jeni njerėz dhe mos harroni se kolegut Ēulaj bluza e bardhė i ėshėt hequr barbarisht, ēnjerėzisht. Dhe pėr tė arritur nė standartet profesionale tė mjekut, ktheni sytė dhe vėmendjen tek Kadri Ēulaj, i cili vetėm fizikisht sėhtė i paralizuar, por mendėrisht ėshtė i freskėt dhe mendja e tij punon vetėm pėr profesionin e nderuar e human tė mjekut. E sikur spitali i pediatrisė nė Shkodėr do tėmbante emrin e mjekut tė shquar padiatrit Kadri Ēulaj do tė sihte njė nder qė do t’ju bėhej tė gjithė bluzave tė bardha dhe njė pastrim ndėrgjegje pėr tė pandėrgjegjshmit.

 

Kryeprokurori shqiptar ėshtė komunist, imoral i inkriminuar

Zonja Topalli “mposhtet”edhe nga opozita

      Pas shumė zhurme nė politikėn shqiptare ngaj kryeprokurorit Arben Rakipi, stuhitė u shuan... Dhe parlamenti ra nė “paqe” tė gėnjeshtėrt, megjthė zėrin e fuqishėm tė znj. Topalli e cila “gjuan” rrallė por kur merr shenjė ėshtė “qitėse” e shkėlqyer. Por kėtė radhė zj. Topalli humbi. Fjala e saj helmoi edhe opozitėn, dhe ata pėrdorėn kundahelmin me karton tė kuq, pro kandidatit pėr kryeprokuror tė Republikės sė Shqipėrisė z. Dhori Sallaku. Keni tė drejtė zotėri parlamentarė, qė nuk e dėgjuat kolegen tuaj Topalli sepse ju s’keni jetuar nė Shkodėr, ku zoti Dhori Sallaku ka punuar me “zell” tė madh si hetues nė qytetin mė tė madh verior ku nė ēdo 10 familje, 8 famlije kanė nė qenė “armiq tė popullit”. Megjithėse z. Sallaku ishte dhe njė hetues gjurmues i imoraliteteve. Dhe ish kolegėt e tij e kujtojnė me zili pėr “sukseset”  e hetuesit “donzhuan” profesionist i mbrojtur nėn hijen e merit -hetues-. Edhe vetė zotit Dhori do t’i kujtohet mirė nj rast tipik qė krijoi dhe incident, kur njė qytetare F.S. ishte thirrur nė hetuesi si dėshmitare (tek hetuesia e vjetėr nė Shkodėr, sot qendra e zjarrfikėsave) dhe z. Dhori i bėri presion me ēelėsat e dhomės nė dorė... Nėse ajo s’do pranonte,  ai do ta fudte nė burg, si bashkėpunėtore me tė akuzuarin D.B. E , pra ky ėshtė Dhori Sallaku, ish hetuesi i Shkodrės. Sot ka ndryshuar portret karakteri dhe Parti. Herė na hiet si demokrat e herė si socialist.d he mė nė fund ulet nė kėlltukun mė tė lartė tė hetuesisė shqiptare. Dhe ne duhet ta pranojmė tė vetėdijshėm, sepse ky ėshtė fryt qė e korrėm pas tė vjelave. Por nesėr zotėri politikan do tė pendoheni rėndė, se faqja e historisė sė politikės shqiptare do t’jua shkruaj me rrjeshta tė zi, si shiritat e funeraleve kėtė paturpsi dhe papėrgjegjshmėri ndaj drejtėsisė shqiptare.

      Por sot ju zotėri parlamentarė, dhe ju zotėri pushtetarė, sepse ėshtė njeriu mė i pėrshtatshėm pr t’ju mbuluar pisllėqet dhe krimet tuaja, dhe fjala e znj. Topalli nė Parlament nesėr do tė jetė dėshmia mė e pastėr e gjyqit ndaj jush.

Fatime Kulli

 

Preēė Koca trimnesha e Kabashit

      Lindi nė Kabash tė Pukės mė 19 02 dhe vdiq nė 1945. Preēa krenare si vetė Malet dhe Malėsia e Pukės burrneshė dhe trime si vetė natyra qė e rriti ashtu ishte vetė Preēe Koca qė lindi nga njė familje trime bujare dhe liridashėse e fisit tė Kocajve tė Kabashit. Preēa vdiq e re tuj i lanė tre fėmij jetima, por vepra e Preēes, heroizmi i saj mbeti i pavdekshėm. Preēa asht dallue nė mes tė shoqeve tė katundit si njė vajzė shumė e shkathėt dhe punėtore, merrte pjesė nė punė me burrat si prashitje, kositje e tė tjera. Preēa i binte ēiftelisė dhe i kėndonte pėr kėto arsye dhe shumė tė tjera babai i saj bashkė me tė dy djemtė i merrte me vete si nė punė, kuvende, dasma, festa. Preēa gjuente shejin me burra, gjunte shumė mirė. Preēa ishte ēikė azgane me sy shkėndijė me trup dhe flokė tė gjata, fliste pak dhe ndigjonte tė tjerėt. Ishte fisnike dhe trime. Ky akt trimėrie nuk ishte thjeshtė njė guxim dhe trimėri e saj, por ishte njėkohėsisht edhe njė shembull heroizmi pėr gratė dhe vajzat shqiptare dhe nė veēanti tė atyre pukjane tuj i marrė parasysh kohėn e ngjarjes, akti mori njė rėndėsi tė veēantė. Preēa si vajzė nuk mori parasysh rrezikun qė mund t’i ndodhte nė pėrballjen me komitė, por pa iu trembė syri mori pushkėn dhe gjuajti mbi ta tuj plagosė njenin pėr vdekje ku ma vonė vdiq nga plagėt e marruna nga vajza, siē thotė kanga popullore qė do tė citoj ma poshtė. Heroizmi i Preēes pati jehonė nė Kabash dhe trevat pėrreth. Pėr kėtė akt kanė shkruar shumė poetė dhe rapsodė si poeti i Kabashit Prendush Gega nė vitin 1921 e Jakė Tuci nė vitin 1997 si dhe Dedė Shyti 1997. Nė librin kronik rapsodike. Preēa ka qenė edhe ēobaneshė ajo pushkėn e merrte nė male me bagėti me raste e pėrdorte kundėr ujqėrve, plaēkitjeve dhe komitėve qė silleshin nėpėr male.

      Citojmė se ngjarja ka ndodhur nė vitin 1921, nė pranverė kur mbilleshin arat, ku Preēa ishte 19 vjeēe edhe e fejume.

      Poeti Prendush Gega nė mes tė tjerash thotė:

Koliq Koēa me gjith djalė

ka xanė ēetė e ka ra nė raė

dy komitė shifen tuj ardhė

nuk i thon as puna e mbarė

por i dhanė manxerres zjarr

 

me shpejt Preēa ka dalė

komita mori ikėn

kur e pan me pushkė n’dorė ēikėn

 

mbi ta Preēa ka qėllue

njanin sish rande ka plague

Preēė Koca tuj luftue

i pshtoi gjinipa u damtue

krejtė fisin e ka nderue

ma trimit kalue.

 

Rapsodi mirditor Jak Tuci nė kėngėn e tij thotė:

Aman zot kjo ēika e Koces

Pushka e saj djeg dhet e tokės

kanga e saj nė bisht t’lahutės

syt e zez ia fali pushkės

pėr kuvend i mbeti kullės

moj trimneshė moj ēika jonė

tė mori kanga e derėsonė.

 

Dedė Shyti nė librin e tij “Kronikė rapsodike” me titull Heorizmi i Kabashjanes, shkruen:

      Me kėtė ēikė due me nis

Preēe Kocen me at sy pishė

Atdhetare me fe e kishė

 

Preēe Koca jua shtiu tmerren

fort komita jua pau sherren

 

pėr kabashjanėn nė ato anė

edhe sot u kėndohen kangė

pėr tė madhen saj trimni

kėndojn me lahut e ēifteli

Nga: Zef Koliqi

 

Udhėtarė tė kaltėrsive

(Portrete intelektualėsh)

Gjokė Vatės: (Shokut tė fėminisė, rinisė dhe pleqėrisė)

...Ashtu si Dielli del mbas shtrėngatės

Si hana qė rrugėn jua ndrit shtegtarėve

Janė vargjet, muzika dhe zani i Gjokė Vatės

Mesazh dhe balsam pėr zemrat e shqiptarėve

 

Pesha e viteve qė mban mbi supe

Mendjen e ndritur, kurr nuk e mpinė

Ju kurrė nuk pėrdorėt maska as trukė

Nė shpirt – muzikėn, nė kokė poezinė.

 

 Klajd Kapinova:

... pėr ju i dashtun Klajd qė je miku im

E kam tė vėshtirė vargje t’ju kushtoj

Por penda e juaj e “ngjyer” nė guxim

Ēdo ditė ma shumė m ban t’ju respektoj

 

N’“oqeanin” e dhimbjes e t’krenarisė

Ku, n’shekuj “lundroi” kombi Arbėnor

Kalorėsisht udhėtimi drejt majeve t’dituris

Me kryqin nė gjoks, me pendė nė dorė.

 

Fatime Kullit: (Mos jeni ju, - “Fatma” qė u shfaq nė Bosnje!)

Si pėllumbeshė e bardhė ngjitėmi fluturimin

Drejt majave tė nalta, drejt pafundėsisė

Muzėn sa njė det, kristal – mendimin

Mbretneshė nė “Olimpin” e Poezisė.

 

Ju pyes Fatime, mos jeni – “Fatma”

Qė u shfaq nė Bosnje me Velin e Shenjtėrisė

Dhe Qiellin pėrshkuat me t’bardhat flatra

Si njė dritė shprese e Paqes dhe Armonisė?

Nga: Mark Bregu

 

Pijaca 100 herė tė ē’kurorėzuan

Satira politiko – shoqėrore

Pijacės kurorės sė qytetit

pėr hatėr tė baba dauletit

desh i vunė emrin e Sulltan Mehmetit

Baba dauleti vdiq dhe e pat

Pijaca mori emrin Bismark

E Bismarkut qė tha nuk ka Shqipni

Ē’nevojė kish pijaca pėr emrin e tij

Pas dimrave tė gjatė erdhi nji behar

Bismarkun e zėvendėsoi Zogu i Parė

Zogu ishte mbret – por mbret pa gjak

ni emėr rruge pėr ni mbret ish pak

por ti vrasish Shkodrės liberatorin

vrasit ish tepėr ti ngrejė permendoren

Zogu u rrėzue kaq e pat shkėlqimi

rruga pagzohet Benito Musolini

Oh ē’imoralitet zot i madh aman

tė biesh nė dashuri me armikun tan

Fashizmi e meritoi e pėrfundoi nė ferr

duke brohoritur jam gati kurdoher

nga Benito Musolini i thrrasin Enver

Enverin Shkodra kurr nuk e desh

e parė bustn ia hoqi prej nesh

Rruga ndėrroi emėr kur vdiq diktatori

dje Enver  Hoxha sot 13 dhetori

Larg qoftė po tė vinte dhe serbi dushman

kjo rrugė do tė quhej me emrin Sllobodan

mė vjen tė ēirrem mė vjen tė ulėrij

servilizmi politik kalon ēdo kufi

prandaj e kam humbur gjithmonė davanė

shėrbej gjithkuj qė sundon kalanė

pėr ni karrige pėr ni tapi

pėr ni dashnore pėr ni parti

100 herė tė ē’kurorėzuan

sa herė pushtuesit u ndėrruan

por pijacė u ligjėrove qė nė djep

kėshtu je thirrė e do thirresh pėr jetė

 

Po na vjen mbreti

Mes nesh sė shpejti do jetė mbreti ynė

me pranverėn po vjen sė bashku ni ditė

mbreti ish person nė kėrkim

mbreti ynė qė belbėzon shqip

 

Kush ėshtė ma egėrsirė

Kush asht ma egėrsirė

pyetėn disa kureshtarė

Teokrat ti e din mirė

na difto o dijetar

 

Nė pyll tigrin kini

nė mal ėshtė ariu

kureshtarė ju ta dini

nė qytet ėshtė njeriu

ėshtė njeriu hipokrit

Teokrati i vuri pikė

 

Bari shko me livadhin

U zunė dy fshatarė

dy trima mbi trima

pėr ni vreshtė pėr ni arė

desh tė bahen copa e grima

 

Njani tokėn donte

e kishte me qitapė

tjetri vreshtin nuk e lėshonte

e kish mbjellė vetė me lopatė

 

Ēėshtja shkoi gjer nė gjykatė

nuk u zgjidh as me pleqni

sikur t’mos ish ni plakė

do ish ba gjak e kėrdi

 

Ni livadh kam nėn fustan

sikurė njanit un t’ja fal

a e dini o qyqman

me livadhin shkon dhe bari

 

Pakti i mos sulmimit

PS-ja nėnshkroj paktin e mossulmimit

duan tė fitojnė kohė si Nano si Meta

a ka paqe mes maces dhe minit

s’ka nevojė me shti fall me letra

 

Bodigardi i drejtorit

Person nė kėrkim

bodigardi i drejtorit

marshallah drejtori im

qė dashurohesh me gjithfarė horit

 

Njė grevist hero kujton

Ne luftuam si dragoj

dhe u vetė flijuam pėr sė gjalli

proshutin e shqynim e thonj

dersa rrėzuam Tosin prej kali

 

Mburret sot ky hero i nandhetės

e nuk i ndahet Nanos nga eskorta

pėr trimėri ia ka lanė vetes

socializmin e rrėzoi me biskota

 

Pėr policin s’ka dert njeri

Kur na ndollin fatkeqėsi

atėherė themi ku ėshtė policia

pėr policini s’mendon njeri

as gruaja qė ka tek shpia

 

Camaj

Martin tė ishe gjallė edhe sot

ti isiklopedia e mėrgimit

do ta vinin nofkėn malok

 e s’do banin as drejtor arsimit

Nga: Prelė Milani

 

Kshillat e gjyshes

Ndėrsa po shihte disa foto nė heshtje

Tė gjyshes vetė tashma shtadhjet vjeēare,

Qė gjyshja i bani kur pat qenė beqare

Mbesa e pyeti gjyshen plot kureshtje:

Si t’duken gjyhse gjith kto ndryshime

Nga brezi yt deri nė brezin tonė

Megjithse u banė gjith kto pėrparime

Pė mue qe mė ambėl koha jonė

Ma e bukur padyshim asht koha e re,

Por ambelsia asht e pėrkryeme krejtė

Kto pretendimet tua qenė pėr ne

Molla t’ndalueme nga vendimi i drejtė.

Unė po tė them ēfarė nana mė pat thanė

Por sa tė pesėmbdhetat pata mbushė.

Tash un moj bijė due besėn me ma dhanė

Se do ta mbash me nder emrin zojushė

Thjeshtėsia asht hir ma i lartė,

Prandaj qė t’jesh e ambėl si buzqeshja

Tė jesh e thjeshtė nga fjala e nga veshja

Tė jesh e dlirė si rrezja ma e qartė.

Vajza kerpitet si i pėrkon vajznisė

Nusja e shton kerpitjen me martesė,

Bukuria e trupit gjen qėndresė

Nė punė qė asht gjymnastika e hijeshisė

E mos harro se shpirti duhet la

Ma shpesh se trupi, ndryshe s’ka gja nė vijė

Se n’fund tė fundit edhe kush mend pak ka

Kur ka mirė, shpritin asht pėr bukuri

Tė dish ēfarė duhet t’dijė ēdo grue a vashė,

Asht puna ma me vlerė qė ban pėr s’gjalli

Ne msosh e ne na zbatosh ēfrė tė thotė djalli,

Asht dituni qė i sheh sherrin trashė.

Ato kshilla m’qenė e mira e pafund,

Kto kshilla me lehtėsun ēdo vėshtirsi,

Kto kshilla shepsh mė falėn lumtuni,

Kto kshilla ma ēojnė shpirtin ku due un.

Breznitė u shkptuėn qysh nga koha e gurit,

Secili brez largohet pak prej qėndres,

Sepse rinia asht nji stinė e zemrės

E tjera stinė pas saj, stinėt e trurit.

Ndėr ma tė urtat janė edhe kto fjalė:

Kur fmija mbushė nji zet qoftė vajzė a djal

Thotė dij ma shmė se dinė prindrit e mi

Kur mbush tridhetė thotė: unė sa prindrit dij

E kru tė dyzet vjetėve u ven kapak

E ka asrye, thotė: paskam ditė ma pak

Deri nji gjysėm shekulli ma parė

Ndarja e brezave pat nji masė t’pershtatshme

Aty e tutje ndarja u ba e pa matshme

Po thuej gjith kund por sidomos n’shqiptar

N’shkollė t’kuqe e rrasėn t’mjerėn Shqipni

Me msime djajsh ia mbrujtėn shpirtin prorė

E ēdo njeri qi munden me qitė dore

 E titulluen “Njeriu ynė i ri”

Nji populli s’i ndodhi pėr mbi dhe

Tė vuaj dy tirani kaq shumė barbare

Njėra me dhunė e bani me ndrue fe,

Tjetra me dhunė ia hoqi tempujt fare.

Qenjet e dala nga ajo shkollė e kuqe,

Ku msuan ma t’zezat vese e t’zezat huqe

Kėta shtetash shqiptar e bij skėterre,

Kurrgja nuk bajnė ma me dėshirė se tmerre

Ata pak me qenė na dalin e teprojnė

Jo kush edi sa dhetra e mija janė

Sa shumė e shpejt kėta djaj infektojnė

Ndaj pėr shumė breza do ti kemi pranė

Si pas rastit gjejnė mėnyrėn e sundimit

Veē si t’ju mbajnė me tė kqijat nė beteja

Dje u ushqyen me t’ligat e izolimit

Sot me at liri qė jep ligsi tė reja

Mjerisht me u regjė me kto dredhina mbrrina

Ne kohėn ma tė lumtun quajmė liri

Por mendja elirisė asht disiplina,

Liria e ēmendur quhet batėrdi.

E nga kjo batėrdi prap pėrfiton

Diktatura e hipė sėrish nė fron

Na ruaj o Zot i madh prej asaj shkarje

Ku t’pret liria e ēmendur o robnia

Qė janė si vdekjet me zgjedhė nji nga t’dyja

Vdekje me pushkatim apo me varje.

Nga: Gjokė Vata

 

Rruga pa kthim e tė mbeturve nga familja Hasani

      Tragjedia pėr mijėra familje kosovare nuk paska qenė e thėnė qė tė mbarojė as pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė ku u vranė mijėra kosovarė tė pafajshėm, vrasje tė cilat fatkeqėsisht vazhdojnė edhe sot edhe po kryhen krejtėsisht nga hakmarrja e cila po bė kėrdinė nė burrat dhe djemtė e Kosovės qė edhe pse njėri – tjetrin e akuzojnė me faj e pa faj pėr ata ngjarje qė kanė ndodhur nė vite. Nuk hezitojnė tė vrasin pleq e tė rinj. Njė ngjarje shumė e rėndė pėr tė cilėn duhet folur dhe shėnuar ėshtė ajo e familjes Hasani nga Dhopēeva e Rahovecit ku pėrpara 3 – 4 muajsh tė riut Sokol Hasani gjaksorėt i kanė vrarė babėn pėr hakmarrje Hashim Hasani. Por gjithsesi tragjedia e kėsaj familjeje nuk mbaron me kaq. Sokolit vetėm pak ditė pas kthimit nga emigracioni i vranė edhe vėllain e tuj Shkėlzen po pėr gjakmarrje dhe i ndodhur nė kėto ku nė ēdo moment edhe atij i rrezikohej , Sokol Hashim Hasani nuk mundi qė tė qėndrojė mė nė Kosovė dhe pasi qėndroi i fshehur pėr shumė kohė mė nė fund ka mundur qė tė largohet pėr nė jė vend perėndimor pėr tė siguruar mbijetesėn sė bashku me nėnėn e tij Mirushe. Vendndodhja e tė cilėve nuk bėhet e ditur pėr arsye tė sigurisė pėr jetėn, sepse po u kthyen nė Kosovė edhe Sokolin e pret i njėjti fat i babas dhe i vėllait tė tij, kj pra ėshtė tragjedia e familjes Hasani nga DhopeēEva e Rahovecit tė cilėve jo vetėm se brenda pak ditėsh iu vranė dy burra nė shtėpi, babė e djalė por nė kėrcėnim tė lot ndodhen edhe ata qė mbetėn gjallė dhe veēanėrisht i riu Sokol Hashim Hasani i cili sė bashku me nėnėn e tij duke kėrkuar fatin pėr tė mbijetuar.

 

Friga e grabitjes ndalon kthimin nė Kosovė

      Shumė familje kosovare nga hallet dhe nga problemet e mėdha qė ato kanė trashėguar pas luftės sė gjatė nga e cila jo vetėm se u vranė shumė njerėz por kosovarėve iu dogjėn edhe shtėpitė ku shumė prej tyre as sot e kėsaj dite nuk kanė mundur qė ti ndėrtojnė por nga mungesa e sigurisė dhe kushtet e kėqija janė detyruar qė tė largohen nga Kosova ejo vetėm kaq por ka familje edhe qė janė ndarė nė pomundėsi pėr tu kthyer nė vendlindjen e tyre. Dhe e tillė ėshtė familja Mataj nga fsahti Zhubė, Gjakovė, ku burrė e grua Muharrem e Sadije Mataj janė larguar nga Kosova dhe jetojnė nė Maqedoni. Pėr arsye tė mungesės sė stabilitetit dhe tė pasigurisė pėr jetėn mbsi edhe shtėpinė e kanė tė djegur nė njė kohė qė fėmijėt e tyre i kanė rrugėve tė botės tė cilėt janė larguar pa patur mundėsi tė rrinė as nė Maqedoni tek prindėrit se ma pėr Kosovėn as qė bėhet fjalė, sepse atje jo vetėm qė nuk kanėshtėpi por se atje gjinden edhe shumė grupe mafiozėsh qė grabisin femra dhe i nxjerrin rrugėve tė botės. Prandaj fėmijėt e ēifit M. e S. Mataj pėrkatėsisht Esmeralda dhe Eduart Mataj fati i tė cilėve nuk dihet janė detyruar tė largohen si nga Kosova ashtu edhe nga bashkėjetesa me prindėrit e tyre pėr tė siguruar mbijetesėn diku petjetėr nė ndonjė vend perėndimor mbasi kthimi i tyre nė Kosovė ėshtė i pamundur ku nė Kosovė atyre pėrveē rregullit dhe sigurisė pėr jetėn u mungon jo  vetėm shtėpia por edhe prindėrit. Zoti indihmoftė veēanėrisht kėta dy tė rinjė.

 

Korrupsioni dhe akuzat shumė tė rėndomta po shkatėrrojnė demokracinė nė Kosovė

      Prej katėr vitesh e gjithė Kosova kujton ditėt e paharruar dhe tė lavdishme tė epopesė nė luftėn ēlirimtare tė UĒK qė ajo bėri pėr ēlirimin e Kosovės nga okupatori serb pėr ti sjellur popullit kosovar lirinė e shumėpritur dhe qė ia arriti qėllimit. Nė sajė tė bijve dhe bijave ė saj tė cilėt nė luftėn kundėr okupatorit serb nuk kursyen as jetėn e tyre pėr ēlirimin e Kosovės. Por duhet vėnė nė dukje fakti se krahas kėsaj arritjeje tė pamohueshme edhe tani gjinden ala shumė njerėz qė me sjellje tė pa dėshiruara po pengojnė ecjen pėrpara tė Kosovės drejt demokracisė, duke bėrė shumė akuza dhe shpifje nga mė tė ndryshmet, veprime kėto qė po bėhen me qėllime fitimin e parave, ja njėra nga kėto shpifje tė tmerrshme qė kanė bėrė vėllezėrit Bashkim dhe Astrit Jakupi kundėr vėllezėrve Nexhip e Naim Kacokaj tė cilėt janė nga fshati Zhubė – Gjakovė. Dihet se vėllezėrit Nexhip e Naim Kacokaj kanė ndihmuar sė bashku me vėllanė e Bashkimit dhe Astritit, Hasanin UĒK me armatime, municione etj., gjatė luftės por gjatė aktiviteti tė tyre kėta tė tre persona Nexhipi, Naimi dhe Hasani patėn njė fatkeqėsi nė tė cilėn e pėsoi vetėm Hasani kur gjatė luftės tė tre bashkė shkonin dhe blinin armė, dhe njė natė papritur tek poshikonin pėr tė blerė pėrėsri armė, gjatė kthimit pėr nė shtėpi i rrėshqet kėmba rrėzohet dhe njė nga armėt shkrepet dhe plumbat bien mbi trupin e tij dhe Hasani vret veten, ēka e ka vėrtetuar edhe ekspertiza bėrė nga e cila rezulton se ky person ėshtė vetvrarė. Por ēfarė ndodhi pas kėsaj vrasjeje. Hapet fjala prej vėllezėrve tė Hasani B. A. Jakupi se vėllanė tonė e kanė vrarė vėllezėrit N. N. Kacokaj me qėllim pėr t’i marrė armėt pėr qėllime fitese kėshtu pra qė prej kėsaj kohe kėto tė dy familjet janė nė hasmėri pra bėhet fjalė pėr familjet Kacokaj dhe Jakupi dhe pėr pasojė B. dhe A. Jakupi janė dy persona qė kėrkohen nga policia pėr vrasje, terror dhe plaēkitje. Pra kėta njerėz janė tė padėshiruar nė gjirin e shoqėrisė nė kosovare, biles edhe thuhet me qėllim se ata janė edhe me mafian Albaneze. Prandaj edhe ne nė ktė shkrim u bėjmė thirrje kėtyre njerėzve qė tė heqin dorė nga dhuna dhe e keqja qė prej shumė kohėsh e mundon ktė popull i cili duhet ti kthehet njė jete paqėsore dhe normale pasi nuk duhet tė merren mė me ato qė kanė ndodhur gjaėt viteve tė luftės nė Kosovė siē ėshtė edhe ngjarja e sipėrpėrmendur qė edhe kjo ka ndodhur nė kėto vite pasojat e sė cilės, maksimalisht po mundohet ti minimizojė edhe KFOR-i i cili duhet falenderuar por ja qė ende nė Kosovė ka njerėz qė ndiqen dhe qė u rrezikohet jeta nė rast qėndrimi nė kėtė vend.

 

Vėllezėrit Tonaj, njė tragjedi mė vete

      Janė tė shumta familjet demokrate shqiptare qė e pėsuan nga diktatura e kuqe komuniste. Janė me mijėra tė pushkatuar, tė dhunuar, tė plagosurit por edhe tė larguarit nga Shqipėria nė kėrkim tė njė shprese pėr tė jetuar. Ja, familja Tonaj. Ajo ėshtė njė tragjedi mė vete. Nė fillim tė proceseve demokratike, nė parlamentin e parė pluralist shqiptar, mė 22 mars 1992, demokrati Kolė Tonaj fitoi bindshėm. Vėllezėrit e tij Dedė Lin Tonaj dhe Gjergj Lin Tonaj ishin propagandues dhe veprimtarė tė idealeve demokratike pėr njė Shqipėri tė lirė, pa dhunė, pa terror dhe me tė drejta e liri njerėzore, si nė tėrė botėn demokratike. Ata qė me 13 dhjetor 1990, kur nė Shqipėri u shemb busti i diktatorit Enver Hoxha dhanė kontribut  dhe janė ndėr anėtarėt mė impulsivė tė shoqatės Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”. Pas riardhjes nė pushtet me dhunė tė komunistėve shqiptarė nė vitin 1997, Dedė Tonaj dhe Gjergj Tonaj, u bėnė njė “poligon” nga komunistėt. Diėtn e varrimit tė deputetit Azem Hajdari mė 14 shtator 1998, ata u dhunuan nga forcat speciale tė shtetit. Po kėshtu edhe nė zgjedhjet e pushtetit lokal tė 1 Tetorit 2000 dhe ato parlamentare tė 24 Qershorit 2001, ku nė tė dyja raste komunistėt vodhėn votat dhe dhunuan demokratėt e vėrtetė, vėllezėrit Tonaj provuan provokacionet, kėrcėnimet me jetė, dhe dhunimet kafshėrore. Ata, pėr tė shpėtuar jetėn janė detyruar tė braktisin Shqipėrinė qė e deshėn shumė dhe punuan shumė pėr tė. Tagjedi tė tilla, ku shkelen haptas tė drejtat e liritė njerėzore, ėshtė logjike qė tė ēojnė edhe politikanėt shqiptarė nė dyert e Tribunalit tė Hagės. Raste tė tilla ka shumė nė Shqipėrinė postkomuniste.

Xhemal Berisha

 

Njė  grua, njė nėnė, njė akuzė

      Ėshtė nėnė e tre fėmijėve, ėshtė njė grua demokrate, por ėshtė edhe njė akuzė kundėr diktaturės Mrike Shkreli. Duke e dashur jetėn, duke e dashur Shqipėrinė tė lirė e demokratike, ajo, si shumė tė tjera u ingranua qė nė vitin 1990 nė proceset e mėdha pėr demokratizimin e jetės shqiptare. Nė protestėn paqėsore kundėr votvjedhjes sė sistemit tė Ramiz Alisė mė 2 prill 1991, ku u vranė Besnik Ceka, Buajr Bishanaku, Arben Broci e NAzmi Kreyziu dhe u plagosėn 113 tė tjerė, dhe Mrike Shkreli, u vu nė shėnjestėr tė njė snajperi, ku falė shansit predha i fluturoi afėr kokės. E thamė kėtė fakt, pasi nė festimin madhėshtor qė i bėri populli demokrat pėrkujtimit tė 11 vjetorit tė kėsaj dite simbol tė lirisė nė Shqipėri, kėtė 2 prill Mrike Shkreli mungoi. Mungoi ajo dhe shumė shokė e shoqet tė saj tė idealit. Disa u vranė nga diktatura, disa u detyruan ta braktisin Shqipėrinė pėr tė shpėtuar nga thonjtė e kulēedrės sė kuqe. Kėtė fat tė keq pati edhe Mrika qė u detyrua tė braktisė familjen dhe tre fėmijėt e saj tė vegjėl. Pra, ajo grua, ajo nėnė, kjo demokrate, ėshtė njė akuzė e gjallė kundėr diktaturės qė nga dita nė ditė po forcohet nė Shqipėri.

Zog Hysenaj

 

Demokrati Gjergj Kalaj detyrohet tė braktisė vendlindjen!

      Bashkė me rikthimin e dhunshėm tė ish – komunistėve nė pushtet pas revolucionit tė armatosur nė pranverėn e 97-ės, pėr demokratėt janė rikthyer edhe skenat e dhunės, ndjekjet, provokimet e deri kėrcėnimet pėr eleminimin fizik. Qindra demokratė, kryesisht tė rinj e tė reja me aktivitet tė dukshėm politik nė favor tė triumfit tė vlerave tė demokracisė janė rarhur, arrestuar e torturuar nė birucat e komisariateve tė policisė me tė vetmin “faj” se aspirojnė pė liri e tė drejta njerėzore, pėr njė shtet demokratik e jetė mė tė mirė e tė sigurtė nė vendlindjen e tyre. Qindra tė tjerė janė detyruar tė kaptojnė malet mė kėmbė e detet me makinat e vdekjes pėr ti shpėtuar ndjekjeve, survejimeve, akteve tė dhunės e kėrcėnimeve tė pėrsėritura pėr eleminimin fizik. Kėshtu i ka ndodhur kohėt e fundit edhe veprimtarit tė partisė demokratike nga fshati Kamicė i rrethit tė Malėsisė sė Madhe Gjergj Vasel Kalaj. Ka lindur mė 5 prill 1963 nė njė familje patriote tė persekutuar nga regjimi gjakatar i Enver Hoxhės. Babai i tij Vasel Nikoll Kalaj ka qenė i dėnuar me burg, ndėrkohė qė sistematikisht kanė vuajtur ejanė persekutuar nga ai regjim edhe pjestarė tė tjerė tė familjes si pasojė e tė cilit disa prej tyre janė detyruar tė kėrkojnė azil politik nė shtete tė ndryshme tė botės. Njėri ndėr kėta, vėllai i Gjergjit, Viktor Kalaj pasi ka qėndruar pėr disa kohė nė kampet e ish-Jugosllavisė kamundur tė emirgojė drejt shteteve tė bashkuara tė Amerikės ku i ėshtė dhėnė statusi i qytetarit amerikan. Ndėrsa nuk ka mundur tė vazhdojė studimet pėr arsye biografike, Gjergj Kalaj me fillimet e lėvizjes studentore ka nisur aktivitetin politik dhe shumė shpejt mė 20 mars 1991 pranohet nė radhėt e Partisė Demokratike. Mė tej, i njohur pėr aktivitetin e tij si pėrēues i vlerave tė demokracisė zgjidhet sekretar i kėsaj partie pėr zonėn nė vitet 1997 – 2000. pas rikthimit tė socialistėve nė pushtet, 29 qershor 1997, Gjergj Kalaj vihet nė shėnjestėr tė organeve tė specializuara tė shtetit. Si anėtar i komisionit tė zgjedhjeve lokale mė 01. 10. 2000 qė pėrfaqėsonte Partinė Demokratike, bėhet pre e ushtrimit tė akteve tė dhunės nė prani edhe tė personave tė tjerė, akt kriminal qė ka pėrfunduar me hematoma e ēarje nė ball, pjesėn e syrit dhe thyerje tė kėmbės. Xhelatėt e kuq nuk janė majftuar me kaq po ashtu tė dėrmuar e kanė marrė forcėrisht dhe e kanė mbajtur nė dhomat e paraburgimit pėr 15 ditė rresht. Pas kėsaj, edhe pse mjaft i tronditur, ai sėrish ka vazhduar nė aktivitetin e tij politik, por tashmė nėn peshėn e kėrcėnimeve, telefonatave anonime dhe letrave nėn derė, qė i kėrkonin tė ndalte aktivitetin politik ose jeta e tij, e bashkėshortes Roza, e fėmijėve Elvisi, Jolanda dhe Aurela gjindeshin vėrtet nė rezik. Pikėrisht pėr tė parandaluar njė rrezik tė tillė Gjergji largon drejt Shkodrės gruan dhe fėmijėt, ndėrsa vetė qet nė shitje gjithė pasurinė e tij (tokė e shtėpi) pėr tė siguruar tė hollat qė i duheshin pėr tė ikur jashtė shtetit, larg kėrcėnimeve dhe pasigurisė pėr jetėn.

      Edhe pse ka mundur qė me datė 01. 06. 2001 tė mbėrrijėn ė “tokėn e premtuar”, pėrsėri civilė tė armatosur, njerėz tė paguar tė ish – sigurimit tė shtetit, vazhdojnė tė pyesin e tė interesohen si “rastėsisht” pėr Gjergjin dhe familjen e tij, ēka pėrbėn njė rrezik serioz pėr tė dhe familjen e tij, nė rast dėshire pėr t’u kthyer nė vendlindjen e tij. Por ky nuk ėshtė njė rast i shkėputur i asaj qė prej 5 vitesh po ndodh thuajse kudo nė Shqipėri.

      Fatin e keq tė Gjergjit qė detyrohet tė braktisė vendlindjen e kanė me qindra tė tjerė, veēanėrisht ata qė mendojnė e veprojnė ndryshe nga pushtetarėt e sotėm.

Nga: Rifat Ymeri

 

Drama e shtetit qė vetėquhet pluralist

      Tashmė, i gjithė opinioni ndėrkombėtar ėshtė nė dijeni tė plotė tė persekutimit tė aktivistėve tė shquar demokratė nga pushteti i inkriminuar socialist, i cili ka aktivizuar pėr kėtė qėllim strukturat mė tė specializuara tė krimit politik. Nėn kėtė shėnjestėr ėshtė qė prej 1997 aktivisti i shquar demokrat zoti Paulin Ndoja (Ndou), i cili siē dėshmohet dhe nga kjo fotografi historike (i pesti nga e djathta rreshti i tretė) e 3 janarit 1991 e nė mes tė udhėheqėsve tė Partisė Demokratike Berisha, Arbnori, Broci, Thana, Grishaj, Uruēi etj., ishte ndėr tė parėt qė u rreshtua nė lėvizjet demokratike pėr rrėzimin e diktaturės dhe njė ndėr themeluesit e degės sė  P. Demokratike tė Shkodrės. Mė pas pėr vite me radhė ka qenė kryetar seksioni dhe grup-seksioni nė lagjen “3 Heronjt” dhe ėshtė angazhuar vazhdimisht si komisioner i P. Demokratike nė qendrat e votimit nė tė gjitha zgjedhjet elektorale. I lindur dhe i rritur nė Shkodėr nė njė familje tė pėrndjekur nga diktatura komuniste Paulini nė vitet e kthimit tė ish-komunistėve nė pushtet aktivizohet nė njė aktivitet politik akoma mė intensiv, po menjėherė  gjendet nėn presinionin e terrorit politik shtetėror. Nė dhjetor tė 1997, njė celulė terroristėsh e pėrbėrė nga ish-oficerė tė Sigurimit tė Shtetit i vėnė flakėn dyqanit tė tij nė lagjen “3 Heronjt”. Disa muaj mė pas, nė mars tė 1998 njė automjet pa targa tenton ta shtypė pėr vdekje nė hyrje tė rrugicės pas Shkollės Ndoc Mazi, jo shumė larg banesės sė tij. Pas kėsaj ngjarjeje disa miq tė tij e kėshillojnė tė largohet nga jeta politike, por i vetėdijshėm pėr rrezikun ai nuk i braktisi idelate demokratike, kjo i tėrboi jashtė mase pushtetarėt e inkriminuar tė cilėt kurdisėn njė tjetėr skenar tė eleminimit fizik tė tij nė nėntor tė 2000 duke i vendosur njė minė surprizė tek dera e apartamentit. Shpėrthimi tronditi tė gjithė pallatin por pėr fat tė mirė u dėmtua vetėm dera e apartamentit, njė dopio portė e blinduar dhe e telekomanduar, tė cilėn Paulini e kishte vendosur jo shumė kohė mė parė si masė sigurie. I gjendur nėn kėtė represion sistematik Paulini detyrohet tė largohet nga Shqipėria duke lėnė kėtu nė kushte fare tė pasigurta familjen dhe bashkėpunėtorėt e tij demokratė. Kjo ėshtė drama mė e rėndė e njė shoqėrie qė vetėquhet pluraliste!

Bukurije Hysenukaj

 

Kur do tė ndalet gjakmarrja nė Shqipėri?

      Ilir Sherif Kurtaj i datėlindjes 21. 01. 1997, lindur dhe banues nė Shkodėr, i martuar dhe babai i njė fėmije, ndodhet i ngujuar sė bashku me familjen e tij si rrjedhojė e njė konflikti me pasėojė vrasje.

      Shkak pėr kėtė konflikt ėshtė bėrė njė grindje ēasti e njė tė afėrmi tė Ilirit me familjen Pepa, e cila jeton nė fshatin Boriē i Madh tė rrethit Malėsi e Madhe.

      Me datėn 24. 10. 2000 nė qytetin e Koplikut tė rrethit Malėsi e Madhe ėshtė vrarė shtetasi Refik Pepa, i martuar dhe babai i katėr fėmijėve.

      Qė nga kjo datė tetė familje tė fisit kurtaj dhe nė veēanti Iliri me familjen e tij, ndodhen tė ngujuar dhe tė pasigurtė pėr jetėn si rrjedhojė e kėtij konflikti.

      Shqetėsimi i kėtyre familjeve ėshtė bėrė prezent edhe pranė zyrės sė Avokatit tė Popullit, ku vetė kreu i kėtij institucini sė bashku me stafin e tij kanė kontaktuar personalisht me familjet e ngujuara tė fisit Kurtaj.

      Nė kėto familje ka bėrė vizitė githashtu Zv/Ambasadori Gjerman Zoti Blomeyer, gazetarė tė BBC-sė, etj. Ndėrkohė qė autori u dėnua me 15 vjet heqje lirie dhe ngujimi i familjeve vazhdon. A do ndalet ndonjėherė gjakmarrja nė Shqipėri?

Lukė Velaj

 

Pse atdhetarit Pal Sylaj nuk iu mbajt amaneti?!

      Amanetin e mban edhe toka, thotė njė fjalė e urtė ushqimore. Ismail Kadareja tek “Kush e solli Doruntinėn” ngrenė vėllain nga varri pėr tė mbajtur amanetin, pėr tė sjellė nė gjini motrėn, Doruntinėn. Kaq i fuqishėm ėshtė amaneti. Por ja qė atdhetari, demokrati i njohur shqiptar sidomos nė Tropojė e Shkodėr Pal Sylaj, i cili vdiq kėto ditė nė Amerikė, i larguar nga Shqipėria nga frika e gjakmarrjes, megjithėse e kish lėnė amanet ta varrosin nė atdheun e vet, njė gjė e tillė nuk u realizua. Njė amanet shqiptar qė e pėrpiu toka, pasi bijtė e tij Paulini, Gjovalini dhe i vogli Agron Sylaj nuk kishin siguri pėr jetėn tė vinin nė Shqipėri as pėr tė mbajtur amanetin e babės. Po ashtu edhe vajza e tij, Rita me bashkėshortin Nikolin Lucaj, ish tregtarin e mirė e tė njohur shkodran qė nė raste festash fetare dikur ndihmonte fukarenjtė duke ulur ēmimet, nuk e panė tė udhės tė mbajnė njė amanet, qė siē thotė Ismail Kadare “Edhe i vdekuri duhet tė ngrihet nga varri ta mbajė amanetin”. Ėshtė pra gangrena gjakmarrje dhe ajo komuniste qė po shpėrfytyron popullin shqiptar, qė po shplan e fshin edhe doket e zakonet qė shqiptari prej qindra shekujsh i mbajti tė shenjta. Pal Sylaj ishte njė plak i mėnēur dhe i respektuar nė Shqipėri, njė njeri qė kontribuoi pėr njė demokraci tė vėrtetė. Vuri gjithēka nė shėrbim tė dobėsimit tė komunizmit, ndihmonte me bijtė dhe dhėndrin duke sponsorizuar partinė demokratike e ish presidentin Sali Berisha, sot shef i opozitės konstruktive shqiptare. Veēmas djali i tij i vogėl Agron Sylaj dhe dhėndri Nikolin Lucaj kanė dhėnė shumėēka pėr demokracinė shqiptare. Agron Sylaj, nė dhjetor 1997 u detyrua tė emigrojė pėr nė vendin e lirive njerėzore Amerikė, pasi nė Shqipėri i kanosej kulēedra komuniste, bashkė me babain dhe nėnėn, pasi xhaxhai i tij Ndrekė Sylaj, nė krye tė detyrės si ish roje nė njė ndėrmarrje private, pasi kėrcėnohet objekti dhe jeta nga njė grup grabitėsisht tė armatosur, vret njė bandit dhe plagos njė tjetėr. Ai pra vrau njė grabitės, njė mafioz qė natyrisht kishte lidhje me ndonjė person me detyrė shtetėrore pėrderisa policia nuk veproi. Eh, pra, nga ky shkak familja Sylaj dhe dhėndri i saj Nikolin Lucaj, u detyruan tė lėnė pronat qė kanė shumė, tė lėnė mėnjanė idealet pėr tė cilat kontribuan tėrė jetėn dhe tė marrin rrugėn pėr larg, pėr nė Amerikė, vetėm pėr tė pasur tė sigurtė jetėn. Disa shkuan nė Amerikė siē e thamė, por nga kjo familje shkuan edhe nė Angli, nė Greqi, pra nga e patėn mė tė lehtė, pasi pushka vrastare i ndiqte si hije. Eh, tė dielėn e pashkėve, mė 31. 03. 2002, Mark Lucaj nė Shkodėr si vjehėrr i vajzės sė Atdhetarit Pal Sylaj i cili nuk mundi tė varrosej nė Shqipėri priti shumė miq e shokė, shumė veprimtarė tė partisė demokratike e bashkėidealas tė Palit, tė Agronit e Nikolinit.

      Me vdekjen e Palit PD-ja humbi aktivistin e simpatizantin e flaktė, shqiptaria atdhetarin dhe njė pjesė tė zakonit tė shenjtė qė nuk mundėsoi ardhjen e eshtrave sipas amanetit duke u siguruar jetėn tė afėrmėve tė tij, Rita, Paulini, Gjovalini, Agroni babėn e dashur qė i rriti me sakrifica e nder dhe i edukoi me virtyte qytetare. Edhe redaksia e gazetės sonė merr pjesė nė kėtė dhimbje tė familjes Sylaj, pasi pasiguria e jetės ėshtė njė plagė e tėrė e demokratėve shqiptarė.

Nga: Sokol Pepushaj

 

Pėrse nė Ferizaj kullat janė bosh?

      Kosova, kjo plagė qė ka derdhur shumė gjak, kjo plagė qė bėri tė zgjojė vėmendjen e tėrė botės e veēmas tė Amerikės e Anglisė, ka ende nevojė pėr prezencėn e ndėrkombėtarėve e diēka mė tepėr pėr dėnimin sipas lidhjeve tė personave tė akuzuar pėr krime kundėr njerėzimit. Ne ishim kėto ditė nė fshatin Shtimje nė komunėn e Ferizajt. Atje pamė njė hata tė vėrtetė. Kullat janė bosh, tokat djerrė e vendi i ngjason njė shkretėtire. Lufta e viteve 1998 – 1999 ka lėnė shumė plagė, plagė qė ende kullojnė, plagė qė duket se duan kohė tė shėndoshen. Vendalinjtė shumica janė varė nga serbi dhe tė tjetėr, ata qė kanė shpėtuar gjallė janė larguar nga trojet stėrgjyshėrore. Shtėpi tė  djegura, rrėnoja ka ende. Ato janė njė relike e keqe. Serbi ka dhunuar gra e vajza, ka pushkatuar burra, djem e tėri, pleq e plaka. O perėndi ē’hata. Nė bllokun tonė shėnuam emra heronjsh kosovarė, por nuk po i rreshtojmė pasi ishin shumė. Mėsuam se fshati Shtimje ka ndihmuar heroikisht UĒK-nė me furnizime ushqimore e rroba, me informacione e deri edhe me sakrificat mė sublime. Prandaj edhe janė pushkatuar shumė nga ky fshat, prandaj edhe ata qė kanė marrė udhėt pa udhė tė perėndimit nuk ndihen tė sigurtė tė rikthehen. Atje ende vjen erė gjaku. Atje kullat janė bėrė ēerdhe zogjsh.

Nga: Sokol Pepushaj

 

Jeta ėshtė e pasigurtė nė Shqipėri

      Momentalisht, problemi i rendit qė ėshtė sektori mė i rėnduar duket i pėrfshirė nė projekte dhe pikėsynime. Por kėshtu Shqipėria ėshtė zhvilluar tash tė paktėn pesė vite me brekusha nėpėr kėmbė dhe krimi politik vetėm ka lulėzuar duke akuzuar shpeshherė edhe kupolat e larta nė kėtė kompozim. Vrasja e liderit demokrat Azem Hajdari ėshtė vetėm njė rast, por populli veēmas kundėrshtarėt politikė janė nė apelim kundėr dhunės dhe shkeljes flagrante tė tė drejtave e lirive njerėzore. Kam parasysh njė shkrim tė botuar mė 24. 06. 2000 rreth njė vrasjeje spektakolare nė Shkodėr dhe atė ditė njė polic mė nxjerr kafe dhe mė thotė: “Ju gazetarėve s’kemi ē’ju bėjmė se merren pėrmasa proteste por demokratėt do i pushkatojmė”. Edhe kėrcėnimin e botuam asokohe nė shtyp dhe shteti veproi, por qėllimi ynė sot ėshtė tė sqarojmė se pėrse ishte i revoltuar ai palaēo diktator. Ja vėreni: Njė ditė mė parė mė 23. 06. 2000 qė ishte edhe valė fushate pėr zgjedhjet e 1 tetorit pėr pushtetin lokal, rreth orės 11 paradite njė benz mercedes me katėr persona brenda ndalojnė pranė dyqanit tė videotekės pėrballė PTT-sė Shkodėr dhe demokratit BesnikArrinaj dhe kushėririt tė tij Gegė Arrinaj u thonė tė mbyllin dyqanin. Ata nuk e dinin se pasditen e asaj dite tė zezė po ata persona vijnė e hapin zjarr dhe vrasin Gegėn. Ora ka qenė rreth 16 dhe ai shkrim qė siē e thamė, i botuar asokohe bėri bujė, por gjithsesi shqiptarėt sot e kėsaj dite janė nėn mėshirėn e fatit, pasi janė vrarė e po vriten pėrditė demokratė, njerėz tė ndershėm e tė pafajshėm. Ėshtė pikėrisht motivi primitiv i prapavijės politike qė thuajse nė tė njėjtin vend killerėt pushkatuan edhe humoristin e njohur shkodran Aleks Selmani. Tensionet dhe hakmarrjet e diktatorėve tė kuq janė evidente, tė prekshme dhe tė skenarizuara. Demokrati Besnik Arrinaj ėshtė shquar edhe si veprimtar demokrat dhe tė parėt e tij si antikomunistė tė vendosur, ku kanė pėrballuar burgje politike e diferencime njerėzore. I ati Lulash Arrinaj ka kaluar njė kalvar persekucioni derisa vijnė hakmarrjet tek i biri dhe familja e tij, ēka vėrteton se jeta nė Shqipėri e demokratėve ėshtė e kėrcėnuar nga komunistėt, bijtė e Enver Hoxhės, siē edhe e ka deklaruar publikisht shefi i socialistėve shqiptar Fatos Nano.

Nga: Sokol Pepushaj

 

Demokratėt, hebrenjtė e fillimshekullit tė 21-tė

      Krimet mbi demokratėt shqiptarė u ngjajnė atyre mbi popullin hebre. Dikush vritet, dikush merr udhėt pa udhė pėr tė shpėtuar jetėn. Njė thirrje tė kumbueshme nė kėtė linjė ka lėshuar shefi i opozitės shqiptare prof. doc. Sali Berisha ditėt e fundit, thirrje e cila duke u ngulit fort nė ndėrgjegjen e kombit. Kujtim Mehmetaj ėshtė vetėm njė rast, por edhe ky rast flet shumė. Ai mė 8 dhjetor 1998, kohė kur ishte veshur polic dhe studentėt e Univertistetit “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės pėrkrahnin nė grevėn e tyre tė urisė studentėt e Universtitetit Shtetėror tė Tiranės dhe pėrkujtonin atė grevė studentore mbarėshqiptare qė pat rrėzuar sistemin e Ramiz Alisė nė fillim tė proeseve demokratike, ish policit Kujtim Mehmetaj i kishin dhėnė urdhėr tė vrasė kryetarin e Unionit Studentor Alfred Pėllumbin. Por Kujtimi kish qėlluar njeri i mirė. E kish lajmėruar studentin Pėllumbi, i cili vetėm se qe rrahur nga policia me urdhėrin ndoshta edhe tė ish ministres sė arsimit Uruēi, e cila pak kohė mė parė si shefe kaatedre e Universitetit kish hequr flamurin kombėtar nga godina dhe pėr atė veprim u shpėrblye nga komunistėt, nga diktatorėt, nga tė pafetė. Ish polici Mehmetaj u diktua dhe u vu nė shėnjestėr tė diktatorėve. Ai nuk zbatoi urdhėrin e partisė. U rrah dhe mėpastaj u fsheh pėr tė shpėtuar jetėn e vet se nuk pranoi tė vrasė njė djalosh tė ri, njė demokrat tė njohur. Ndoshta mori udhėt e pėrtej Shqipėrisė, ndoshta... Nė Shqipėri k ashumė tė panjohura, sidoqoftė mė 1 dhjetor 2000, njerėz tė paidentifikuar i kanė vrarė tė atin. Hakmarrjet vazhdojnė, por edhe pakėnaqėsia e shqiptarėve po pėrmasohet.

Nga: Albert Vataj

 

Shqipėria nė duart e mafies

      Mafia shtetėrore shqiptare ka shtrėnguar dorėn e diktaturės. Demokrati Fran Drejaj nga Vukli i Kelmendit, duke qenė se ka marrė pjesė nė shumė demonstrata antikomuniste ėshtė rrahur e kėrcėnuar me jetė nga shteti fashist shqiptar. Nė zgjedhjet lokale tė 1 tetorit 2000 dhe ata parlamentare tė 24 qershorit 2001 ėshtė pėrballur me shkopinjtė e gomės dhe shqelmat e policisė, pasi bindjet e tij demokratike janė bėrė shqetėsim pėr komunistėt. Fran Drejaj dhe familja e tij janė detyruar tė braktisin Shqipėrinė, pasi edhe sot komunistėt qė aksidentalisht kanė pushtetin i kėrkojnė pėr t’i pushkatuar. Pesė vitet e fundit janė vrarė rreth 3800 shqiptarė tė pafajshėm.

Nga: Drita Kozmai

 

Plagėt e Mitrovicės

      Ėshtė njė plagė e rėndė, njė plagė qė kullon gjak tė pafajshėm shqiptar Mitrovica. Atje tė rinjtė e tė rejat ose janė vrarė nga regjimi i Millosheviēit, ose janė larguar nė kėrkim tė sigurisė sė jetės. I riu Arsen Dinaj nuk kish pranuar gjatė kohės sė luftės tė radhitet nė UĒK dhe si rrjedhojė familja e tij ėshtė dhunuar. UĒK-ja e kish shpallur person nė kėrkim dhe djaloshi ka afro tre vjet i zhdukur. Pra Arsen Dinaj nuk dihet nė ėshtė vrarė nga serbėt, nga UĒK-ja apo ka braktisur Mitrovicėn, por dihet qė jeta e shqiptarėve tė Kosovės ėshtė e rrezikuar, vetėm se ato kanė aspirata pėr njė Kosovė tė lirė e demokratike.

Nga: Osman Alika