koka

nr. 29 / 13 gusht 2002

alukit

numrat

 

Ambasadori italian Mario Bova dhe mafia shqiptare. Peshkaqenėt e ardhur nė ujrat shqiptare kėrkojnė njerėz tė mbytur

Vėrtet ėshtė i guximshėm ky titull i shkrimit, por njerėzit e pafajshėm qė po mbyten pėrditė e pėrnatė nė Otranto, qė nga viti 1997 e kėtej dhe nxirja e shpirtit tė nėnave, baballarėve qė po humbin fėmijėt na thėrret pėr ndihmė. Janė me qindra prononcimet tejet tė acaruara tė vlonjatėve kundėr diskriminimit racial tė mafiozėve italianė ndaj shqiptarėve. Njė fizikant qė ka humbur tė dy djemtė nė Otranto dhe s’ka ē’humb tjetėr, na thotė se Mario Bova, Ambasadori italian nė Shqipėri ėshtė mafioz prej vėrteti dhe shteti shqiptar do ishte normale ta denoncojė, pasi ai duket po merr hakun e 1928-ės, ur pushtuesit fashistė i hodhėm nė det. Dhe kėtė zemėrim nuk e takon vetėm nė Vlorė, por nė tėrė skajet e Shqipėrisė, pasi pak familje shqiptare gjen qė s’kanė humbur njė tė afėrt si rrjedhojė e trafikut tė paligjshėm klandestin, tė menazhuar pikėrisht nga politika e fėlliqur Italo-Shqiptare.

Ndryshe nga Amerika, ndryshe nga Bota tjetėr e qytetėruar, Italia nga njėra anė po na jep ca lėmoshė, nga ana tjetėr po na mbyt djemtė e vajzat nė det, duke mos reflektuar tė paktėn mirėnjohje pėr ndihmėn qė Shqipėria sinqerisht i ka dhėnė Italisė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore e shumė vitė mė pastaj.

Megjithėse ėshtė njė temė mė vete, por do e pyetnim Mario Bovėn pėr shfrytėzimin e situatės sė politikės shqiptare mė 1961, kur pas prishjes sė mardhėnieve Shqipėri-Rusi, Italia sa miliardė dollarė pėrfitoi? Sa e reduktoi buxhetin e mbrojtjes?

Janė mbytur shumė shqiptarė nga motovedetat italiane, saqė domosdoshmėrisht duhet thėnė emri i vėrtetė i personave pėrgjegjės. Ky fenomen, pas tė cilit natyrisht fshihen edhe politikanė shqiptarė, sjell miliarda dollarė pėrfitime, pasi shqiptarėt megjithėse shkelin tokėn plot flori, u japin kėmbėve pėrtej detit dhe motovedetat italiane i hedhin nė det tė hapur herė pas here, me qėllim pėr tė mos rritur pazarin e udhėtimit. Kjo tragjedi njerėzore, ku asnjė italian nuk ėshtė dėnuar deri sot megjithėse paditė e dėshmitė e atyre qė fati e Zoti i ka ndihmuar tė mbijetojnė nė pėrpjekje pėr jetė me vdekjen, janė tė shumta, tė kujton atė lojėn me fėmijė, ku ai mė i djallėzuari i thotė shokut: "Mbyll sytė e hap gojėn tė fut njė karamele". Dhe kur fėmija fukara mbyll sytė, tjetri i rras nė gojė njė copė baltė. Por jemi nė shekullin e 21-tė, ku tė ndenjurat e mafiozėve nuk u dhimben fare shqiptarėve. Kjo tė paktėn duhet vlerėsuar. Shtypi shqiptar jo njė herė ka akuzuar Mafiozin Skėnder Gjinushi pėr njė skaf personal nė Vlorė nga i cili janė mbytur shumė shqiptarė. Prokurori komunist i Vlorės Petrit Ēano jo njė herė ka arritur tė fshehė tragjeditė pas perdes sė qetėsisė. Shumė qeveritarė e deputetė janė akuzuar shumė herė pėr pėrfitim nga gomonet e biznesit njerėzor, jo vetėm nė Vlorė, por edhe nė Durrės, nė Shėngjin, nė Sarandė. Dhomoēitjet pėr hyrjen e Shqipėrisė nė organizmat ndėrkombėtare pa siguruar alfėn e kontratės, zbatimin e Kartės sė tė Drejtave e Lirive Themelore tė Njeriut, janė broēkulla. Nė fund tė fundit, Amerika e Madhe, Maja e Botės, nga ku gjėrat shihen pastėr, edhe Berluskonin e ka akuzuar si mafioz, apo nuk ėshtė kėshtu. Pra, gjithnjė sipas mendimit tė lexuesve tė gazetės sonė, gazetės mė tė lexuar shqiptare nė Botė, ku numri i vizitave nė Internet varion nga 35 000 nė 40 000 ēdo ditė, Italia fqinje po mbjell nė Shqipėrinė e varfėr njė "Kulturė" kriminale qė i ka rrėnjėt nė Skllavėrinė Njerėzore.

Nė sportelet e ligjshme tė konsullatave italiane, shqiptarėt nuk gjejnė fare zgjidhje, pėrveēse kur paguajnė paratė. Nė Tiranė marrin viza edhe veriorėt apo jo, natyrisht pasi sekseri ka sistemuar paratė nė xhep dhe i ka hyrė garant Bosit? Ndėrsa nė Veriun Shqiptar, nė Shkodėr pėr shembull, vetėm veriorėt pajisen me viza, apo sekserėt grumbullojnė mė shumė jugorė?! Foli zoti Konsull se Shqipėria s’u ka gjė borxh...

Ne si gazetė jemi tė gatshėm tė botojmė emrat e tė gjithė atyre qė konsullata italiane nė Shkodėr i pajis me vizė, e le tė vėrtetojė pastaj Stefano De Leo deklarimet pompoze e tė gėnjeshtėrta tė paktėn pėr popullatėn, kur thotė se kaq mijėra viza kemi dhėnė?! Ku janė ata shkodranė, ku janė ata dhjetėra mijėra aplikantė qė kanė pėrfituar e nė metropolin e veriut shqiptar i njeh njė italian i njeh njė italian me dy-tre persona tė korruptuar, e nuk i njeh askėrkush?! Jo zotėrinj mafiozė, jo, nuk bėn kėshtu.

Pra, me pak fjalė, ėshtė e kuptueshme se qė kėtu duhen kėrkuar shkaqet e mbytjes sė shqiptarėve nė Otranto. Nė Otranto, veē shqiptarėve ka edhe kufoma kurdėsh, kinezėsh, turqish, rusėsh, rumunėsh, bullgarėsh, arabėsh..., madje vetėm prostituta qė pasi janė shfrytėzuar e shtrydhur nė lindje nė fundin e detit shqiptar duhet tė jenė mė shumė se sa ka humbur Shqipėria njerėz gjatė luftės tė ashtuquajtur Nacionalēlirimtare.

Nė kėtė vėshtrim, Otranto ėshtė njė Varr i Madh, ku pėrbėn njė precedent tė shkeljes skandaloze tė tė drejtave e lirive njerėzore dhe gazeta jonė ėshtė e vendosur ta bėjė prezente dhe tė ndikojė qė Tribunali i Hagės ta ketė nė vėmendje.

Aq i madh ėshtė ky varr njerėzor, saqė megjithėse historikisht ujrat shqiptare s’kanė patur peshkaqenė tė pėrmasave, sot ėshtė bėrė problem prania e tyre, saqė njerėzit kanė frikė edhe tė hyjnė tė lahen. Peshkaqenėt nuk kanė nevojė tė lodhen sė kėrkuari ushqim, pasi Otranto ėshtė plot njerėz tė vdekur.

Kėto fakte rrėnqethėse a shqetėsojnė ndopak Mario Bovėn qė na "pėllet" pėr qyetetėrim, pėr ndihmė "humanitare" Shqipėrisė?!

Po qeveritarėt shqiptarė qė na belbėzojnė duke liruar kollaret pėr integrim tė Shqipėrisė nė familjen e madhe evropiane, thoni se nuk janė nė dijeni tė kėtyre fakteve dhe shumė tė tjerave qė ne po pėrpiqemi t’ua kujtojmė vazhdimisht, veēmas kur tė kėrkojnė votėn tonė?!

Editorial nga Sokol Pepushaj

Kanali i Otrantos, apo varri i shqiptarėve, Serbenica e dytė?!

-Presidentit Moisiu: Tė gjithė deputetėve shqiptarė, Partive politike, pa dallim-

Ngjarja e 22 korrikut, njė ngjarje e pėrsėritur dhe e dėgjuar pėr shtetin, drejtėsinė dhe prokurorinė shqiptare e italiane, ku motovedetat italiane nė kanalin e Otrantos po godasin gomonet me klandestinė shqiptarė tė varfėr e tė pambrojtur nga shteti shqiptar, qė ēuditėrisht hesht.

Ju drejtuam zotėri tė shtetit shqiptar me kėtė letėr, njė prind qė humbi djalin e vetėm, ku vetėm nė tragjedinė e Otrantos 4 maj 2000 gjetėn vdekjen 17 vetė, ku numri i tyre fatkeqėsisht ėshtė mė i madh, mbi 22 vetė, sipas dėshmitarėve, nė mes tyre nėna fierake humbet burrin, dėshton fėmijėn nė ujrat e ftohta tė Otrantos nga goditja, shtrohet nė spital tė Leēes dhe mbas 8 ditėsh gjen vdekjen, kėshtu kishte urdhėruar padroni italian, goja e kėsaj nėne tė mjerė qė s’arriti ta prekė fėmijėn, duhet tė pushojė, qė e vėrteta tė mos dihet!

Mėngjesin e datės 5 maj 2000, nė orėt e para tė mėngjesit, kanalet televizive italiane, japin lajmin e rremė dhe dizinformues, se njė gomone me klandestinė shqiptarė, tė gjithė tė rinj, pėrplaset me njė skaf tė policisė italiane e si rezultat gjejnė vdekjen 5 veta. Lajmi i dhėnė ishte detyruar tė jepet sepse rrjetat e peshkatarėve nxirrnin trupat e pa jetė tė fėmijėve tanė, kurse TV shqiptare bėnin jehonė lindjes sė djalit tė K/Ministrit shqiptar, dhe nuk thonin asnjė fjalė pėr kėtė tragjedi antinjerėzore tė pėrsėritur nga njė ushtri gjoja mike, por me prirje kriminele.

Kur trupat e pa jetė tė fėmijėve tanė ishin nė fund tė detit, anija turke me mbi 500 klandestinė turq zbarkojnė nė brigjet italiane, jo qė nuk qėllohen si shqiptarėt, por strehohen dhe ushqehen nė ndėrtesat e plazheve italiane. Ēfarė kontrasti? Fytyra e Europės sė bashkuar.

Nga zyra e prefektit tė Shkodrės, z. Gjokė Jaku, me kėrkesėn tonė, ju drejtuam me faks K/Ministrit z. Ilir Meta, Ministrit tė Jashtėm z. Paskal Milo, shtetit italian me anė tė Ambasadės, Ambasadės sonė nė Itali, dhe pėr ēudi faksi drejtuar K/Ministrit Ilir Meta mbahej njė javė nė sirtaret e sekretares sė tij, ai drejtuar Ministrit tė Jashtėm z. Milo, fati i tij edhe sot nuk dihet dhe K/Ministri Ilir Meta njoftohet mėngjesin e datės 18 maj 2000 nga Ministri i Brendshėm z. Poēi, qė ky i fundit na priti me ndėrhyrjen e deputetit tė Laēit. Dhe me datėn 19 maj nė orėn 1000 na priste K/Ministri shqiptar Ilir Meta, me shpresė se problemi ynė do merrte zgjidhje, trupat e fėmijėve tanė do nxirreshin nga deti. Por fatkeqėsisht K/Ministri ishte i zėnė, na priti sekretari i tij, njeri i mirė por i pafuqishėm. U larguam nga K/Ministria me shpresė se problemi i fėmijėve tanė do tė merrte rrugė, por u befasuam kur TV kombėtar jep z. K/Ministėr nė banket me peshėngritėsit shqiptarė. Ky ish preokupimi i K/Ministrit shqiptar me emrin Ilir Meta, njeri i idealeve tė dhjetorit 1990.

Duke parė neglizhencėn e dy shteteve, shqiptar e italian, me njė letėr tė hapur qė shtypi shqiptar nuk e botonte nga frika, me faks iu drejtuam Parlamentit Europian, Gjykatės sė Hagės, Ambasadave OSBE, Amerikane, Gjermane, Italiane nė Tiranė, qė e detyruan shtetin italian qė njė pjesė tė trupave t’i nxirrte. Tė coptuar, pa kokė, pa kėmbė, pa dorė u detyruam blejmė, gjė qė nuk besojmė se ka ndodhur nė shtete demokratike!

I kėrkuam Ambasadave, dhe veēanėrisht OSBE, Ambasadorit Arenc qė ēėshtjen e ushtrisė italiane nė Kanalin e Otrantos, veprimet kriminale tė saj tė pėrsėritura, t’ia bėnte tė ditur Parlamentit Europian, por pėrgjigja e tyre ishte se shteti italian ėshtė shtet i pavarur e sovran, qė nuk ndėrhyjmė nė punėt e tij. Atėherė i drejtohemi shtetit dhe Parlamentit Shqiptar, Ambasadave nė Tiranė. A jeni nė dijeni qė numri i viktimave nė Kanalin e Otrantos, tė vrarė nga kjo ushtri ėshtė afėrsisht me ata qė shkaktoi kasapi i Ballkanit, Millosheviēi, qė ky doli hapur, kurse policia italiane i vret nė errėsirė shqiptarėt, qė me njėrėn dorė jep ndihma, me dorėn tjetėr qėllon, nga ana tjetėr na quan popull mik...

Pėr t’i prerė rrugėn kėsaj (ushtrie mike), qė po vret rininė shqiptare, Shoqata 4 maji 2000 e Tragjedisė sė Otrantos, me letėr Nr. 376/1, datė 14. 4. 2002, drejtuar Presidentit Mejdani, qė fati i kėsaj letre nuk dihet se nė ēfarė koshi plehrash ka pėrfunduar nga sekretarja, dhe njė kopje tė saj jemi drejtuar Parlamentit Shqiptar, dėrguar dorazi me deputetin e Shkodrės, zotin Astrit Bushati, drejtuar z. N. Dokle e Arben Malaj (PS), zotėrinjve S. Berisha e B. Topi (BF), pėr njė interpelancė nė parlamentin qė megjithėse kanė kaluar 4 muaj ka vetėm heshtje! Dhe po tė ishte diskutuar nė parlament kjo ēėshtje, qė krimi ndau disa qindra shqiptarė, ngjarja e 22 korrikut nuk do tė ndodhte!

Zoti President i Republikės, zotėrinj Deputetė dhe kryetarė tė partive politike shqiptare. Ėshtė e drejta ime si prind, si person juridik dhe njerėzor t’ju pyes ju dhe nėpėrmjet jush, shtetin shqiptar, prokurorinė dhe drejtėsinė, sa ėshtė numri i shqiptarėve tė vrarė e tė mbytur nė Otranto, ēfarė bėjnė kėto organe para kėtij krimi, sa ėshtė numri i tė vrarėve dhe tė mbyturve nga goditja e anijeve italiane nė Otranto. Nė qoftė se nuk e dini, gjė qė ėshtė e qartė, pyesni gjeneral Xhuzepen, komandantin e kėsaj policie pėr bregdetin, ose Profesor Simone, komandantin e forcave italiane nė Shqipėri, se do ju ndihmojnė.

Vetėm 5 mujorin e parė tė shekullit tė ri janė vrarė e mbytur 127 veta, dhe duke parė kėtė krimi desha tė di, zoti President: Ēfarė detyre ka kjo ushtri nė kanalin e Otrantos? A ekziston ndonjė marrveshje e fshehtė nė mes Shqipėrisė e Italisė qė nė kohėn e demokracisė nė Shqipėri, qė shqiptarėt tė qėllohen.

I drejtohemi tė gjithė deputetėve tė Shkodrės qė tė kėrkojnė njė interpelancė nė Parlamentin Shqiptar pėr kėto krime tė shėmtuara, qė fatkeqėsisht po heshtet, vetėm nė tragjedinė e Otrantos, 4 maj 2000 humbėn jetėn 10 tė rinj nga Prefektura e Shkodrės dhe asnjėri deputet nuk e ngriti zėrin nė parlament. Fėmijėt edhe tė vrarė u detyruam t’i blejmė me disa miliona lireta, e kush mė mirė se ju duhet t’i dijė hallet tona?

Ju vėmė nė dijeni se jemi drejtuar pėr herė tė dytė Presidentit Moisiu me njė letėr Nr. 437, datė 27. 07. 2002 dhe Parlamentit Shqiptar, Z. Servet Pėllumbi, Kryetar Parlamenti dhe z. Neritan Ceka, Kryetari i SHIK-ut e Mbrojtjes, letra Nr. 438, datė 27. 07. 2002, ku ne familjarėt e viktimave i kėrkojmė ndihmė dhe po kalojnė 2 vjet e gjysėm e vetėm heshtje marrim. Tė heshtet para krimit ėshtė njėlloj si tė marrėsh pjesė nė krim.

Daum drejtėsi, shteti shqiptar t’i dalė zot popullit tė vet, se jemi i vetmi popull nė Ballkan qė jemi mė tė varfėr dhe qė qėllohemi dhe poshtėrohemi. Tė shpėtuarit e tragjedisė sė Otrantos 2000 u mbajtėn nė burg pėr 3 muaj e gjysėm, deri sa i bėmė faks Papės qė i liroi, dhe shteti vetėm hesht, dhe Parlamenti Europian e Ambasadat nė Tiranė heshtin edhe sot. Kujt i shėrben kjo, zotėri qeveritarė e ambasadorė?

Shoqata e Tragjedisė Otranto 4 maj 2000

Pa respekt nga njė prind qė i mbytėn djalin e vetėm.

Revolucioni i Qershorit (1924) dhe ideatorėt e tij.

Po afrohej dymbėdhjetė vjetori i shpalljes sė Pavarėsisė dhe pėrsėri Shqipėria lėngonte nga "plagė" qė trashėgonte nga pushtimi pesė shekullor osman. Paaftėsia e Ismail Qemalit pėr tė qeverisur vendin, mėdyshjet e tij nė ndėrtimin e aleancave dhe mungesa e zotėsisė organizuese tė strukturave tė brendshme, i hapi rrugė Esat Pashė Toptanit pėr ngritjen e njė qeverie (paralele) nė Durrės. Vendi u pushtua nga anarkia duke u bėrė "pre" e klaneve feudale (mbeturina tė nomenklaturės Turko-osmane). Largimi i imponuar i Princ Vidit dhe fitorja e pėrkohėshme e rebelėve anadollakė tė Haxhi Qamilit, e ngriti nė "zenit" temperaturėn politike dhe prishėn nė maksimum figurėn e shtetit tė "gjymtuar" shqiptar para opinionit ndėrkombėtar dhe kryesisht ndaj fuqive tė mėdha. Do tė ishte "Kongresi i Lushnjes" ai qė do tė krijonte premisat pėr njė stabilitet tė qėndrueshėm dhe do tė vendoste themelet e shtetit shqiptar. Pas ardhjes sė Qeverisė nė Tiranė, e shpallur Kryeqytet, vėrejmė se ish-Ministri i Brendshėm, Ahmet Zogu dha njė kontribut mjaft tė velfshėm nė konsolidimin e shtetit shqiptar. Ai pėr tė vendosur rendin dhe qetėsinė, krijoi katėr zona operative, nė krye tė tė cilave vendosi katėr oficerėt mė tė pėrgatitur: Prenkė Pervizin, Muharrem Bajraktarin, Fiqiri Danen dhe Hysni Demėn. Personat e sipėrpėrmendur ishin "kolonat" qė mbajtėn peshėn e stuhishme, duke shpartalluar bandat dhe duke garantuar kufijtė e shtetit tė porsa krijuar. Por pėr fat tė keq, Ahmet Zogu mbasi konsolidoi mirė pozitat e tij, iu solli shpindėn kolegėve tė tij dhe nė "aparatin" e ushtrisė e tė xhandarmėrisė aktivizoi ish-oficerėt qė i patėn shėrbyer Perandorisė osmane dhe qė ishin shkolluar nė Turqi. Ndėrsa personat e lartpėrmendur i kishin kryer shkollat nė shtetet mė tė zhvilluara tė Europės! (Shih: "Gjeneral Prenk Pervizi", shėnime biografike-"Kuq e Zi", Bruksel 1997).

Gjatė viteve 1921-1924, nė Parlamentin shqiptar bėnin pjesė parti e grupe tė ndryshme politike me mendime e alternativa tė kundėrta, ku pėrplasjet ishin mė se tė natyrshme. Pa u marrė me numrin e partive, vlen tė saktėsojmė dy "krahėt" mė tė fuqishėm dhe qė pėrfaqėsonin dy rryma me "polaritet" tė kundėrt. Njėra palė dhe qė kryesohej nga Ahmet Zogu (nė pushtet), pėrfaqėsohej nga klasa feudale e bejlerėve, agallarėve e ēifligarėve. Nė krahun tjetėr (opozitė), drejtonin "Vigani Liberator" dhe protagonisti kryesor nė shpalljen e Pavarėsisė 1912 – Luigj Gurakuqi, bashkė me studiuesin, historianin, pėrkthyesin dhe patriotin e shquar Fan Stilian Noli.

Nė kėtė Parlament ndesheshin mes tyre e reja me tė vjetrėn, inteligjenca dhe liberalja me konservatoren, pro-feudalo-anadollake dhe qė quhej Partia Popullore. Qė nė fundin e vitit 1922, Ahmet Zogu, me dhunė e dredhi (aziatike), mori postin e Kryeministrit. Me tė marrė drejtimin e qeverisė u kthye nė njė diktator tė tipit fashist. Beu i Matit pėrdori metodat mė makiaveliste pėr mbajtjen nėn tutelė dhe shtypjen e popullit dhe tė ēdo kundėrshtari. Pėrkrahu tė gjitha shtresat e privilegjuara nga pushtuesit osmanė, ku bėnin pjesė kontingjentet mė kolaboracioniste, tė cilat pushtuesi turk i kishte stimuluar me tokat mė tė begata qė lanė bujarėt e Arbėrisė (kur u detyruan tė mėrgojnė nė Italinė e Jugut). Me kėto "vlera" sundonte Ahmet Zogu mbi popullin fukara tė "mbytur" nga taksat e rėnda, nga malarja, analfabetizmi dhe injoranca. Sa herė opozita shqiptare dhe dy udhėheqėsit e saj: Gurakuqi-Noli i kishin sugjeruar Ahmet Zogut pėr ligjet e rėndomta dhe pėr metodat "dragoniane", qė ky pėrdorte ndaj popullit tė skllavėruar. Por Ahmet Zogu, ēdo ditė i shtrėngonte "litarin" nė grykė popullit dhe po nxiste revoltėn. Keq-qeverisja dhe keqtrajtimi i masave dhe sidomos i fshatarėsisė sė skllavėruar, "poqėn" kushtet pėr shpėrthimin e "uraganit" popullor. Gurakuqi e Noli, tė mbėshtetur fuqimisht nga kreshniku i Kosovės Bajram Curri, organizuan atė kryengritje tė madhe qė u quajt "Revolucioni Demokratiko-borgjez i Qershorit 1924".

Vlen tė theksojmė se nė opozitėn shqiptare shkėlqente Shkodra me bijtė e saj mė tė shquar: Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Xhemal Bushati, Hilė Mosi, etj.

Kuptohet se Revolucioni mjaft i suksesshėm e me pak gjak i Qershorit 1924, ngjalli xhelozi e smirė nė mbretėritė e Ballkanit (nė pėrgjithėsi), e nė veēanti nė Mbretėrinė Jugosllave. Kėtė e vėrteton mė sė miri strehimi dhe prutja qė Pashiqi i bėri Zogut dhe suitės sė tij, duke i siguruar gjashtė muaj "trajtim" dhe "trainazh".

Qėndrimi i Zogut nė Hotel "Bristol" nėn pėrkujdesjen e Qeverisė Jugosllave dhe sjellja e tij nėn mbrojtjen e 8 000 bajonetave, ku bėnin pjesė "fundėrrinat" mercenare ndėrkombėtare, ruse, bjello-ruse, jugosllave etj., tė cilat nė dhjetor tė vitit 1924, mbasi dogjėn fshatra tė tėra, tė shpartalluara nė Krumė tė Hasit nga forcat e Bajram Currit, e ndėrruan "kursin" e drejtimit dhe dolėn nga Dibra, pėrmes Grykės sė Radikės dhe pushtuan Tiranėn. Ēuditėrisht Fan Nolin e kanė akuzuar duke i vėnė epitetin (aq tė pagjetur) "Peshkopi i Kuq". Fan Nolin nuk e sollėn nė pushtet asnjė nga trupat sovjetike. Ai erdhi nė pushtet me forcėn e ligjshme tė popullit pa ndėrhyrje nga jashtė. Nė rast se ka vend pėr tė "taksuar" Nolin dhe Qeverinė e tij, ėshtė vetėm butėsia dhe toleranca (kristiane) ndaj kundėrshtarit dhe mungesa e theksuar e radikalizmit. Me rikthimin nė pushtet, Ahmet Zogu vazhdoi "avazin" e pashallarėve paraardhės, tė cilėt sa herė e nxorėn Atdheun e Kastriotit nė "ankand" pėr ta shitur tek tė tjerėt. Vlen t’i kujtojmė lexuesit tre raste tipike tė tre pashallarėve (qė ėshtė turp t’i quash shqiptarė). Do i rreshtojmė tė tre sipas radhės kronologjike:

Myfit bej Vlora, ia shiti Italisė Vlorėn me gjithė rrethinat e saj.

Esat Pashė Toptani, shiti dy tė tretat e Shqipėrisė pėr tė sunduar njė tė tretėn e saj. Pėr kėtė tradhėti e pagoi me kokė...

Ahmet beg Zagolli, mbasi ia shiti Italisė pasuritė nėntokėsore, minierat dhe kryesisht naftėn dhe gazin, mė nė fund e la atdheun nė "bixhoz" tek Musolini dhe ia "mbathi" pa zbrazur as edhe njė pushkė!... Emblema "Atdheu mbi tė gjitha", me tė cilėt "mburren" Legalistėt, na kujton parullėn e "Partisė" (sė Punės): "Tė punojmė e tė jetojmė si revolucionarė). Cilido mund tė pyesė: Pėr cilin Atdhe e keni fjalėn? Mos vallė pėr atė Atdhe, tė cilin mbasi e shfrytėzuat nė palc e shitėt dhe i kthyet kurrizin nė momentin mė kritik?!... Pėr tė konkretizuar sa thamė mė lart, do tė citojmė edhe dy raste qė flasin pėr ish-Mbretin si "Arkitekt" i harmonisė mes krahinave dhe besimeve fetare:

 

Partioti i madh Mit’hat Bej Frashėri ka thėnė nė vitin 1927: "Tė gjitha tė kėqijat qė ka bėrė Ahmet Zogu Shqipėrisė ia fal, vetėm e vetėm se shtypi tė krishterėt e sidomos katolikėt me gjithė kler". Njė tjetėr partiot, Esheref Frashėri, me rastin e Traktatit Shqiptaro-Turk, i ka deklaruar shtypit turk se "ndonėse u ndamė politikisht, zemrėn dhe shpirtin i kemi tė bashkuar". Ēdo koment besoj se do tė ishte i tepėrt.

Ref: K. Tasi. Postė Restante, Athinės, (Greco) 20 janar 1929.

"Citimi i lartpėrmendur ėshtė akuza mė e fuqishme ndaj Ahmet Zogut dhe tė gjithė pashallarėve dhe feudalėve qė e lanė Atdheun e Gjergj Kastriotit, vendin mė tė varfėr dhe mė tė pazhvilluar nė Ballkan e nė Europė. "Revolucioni Demokratiko-borgjez" i Qershorit 1924 merr njė "tingull" dhe kuptim aktual si "udhėrrėfyes" dhe "shina-shtrues" pėr tė drejtuar "Trenin" shqiptar drejt Europės sė qytetėruar, drejt progresit, drejt qytetėrimit dhe prosperitetit" – autori (M.B.).

Mark Bregu

Shqiptarėt, kombi qė lindi Shenjtor e iu "fal" Djallit

Qė kur vetė Zoti, para dy mijė vjetėve, e pa tė udhės tė shpėtojė krijesat e tij tokėsore (njerėzit) nga mėkatet dhe gremina qė ishte gatuar nga vetė njerėzimi nė udhėn e gjatė tė besimeve absurde tė paganizmit, e vetė Krijuesi i dhuroi botės Mesinė e paralajmėruar, shpėtimtarin e besimit e qytetėrimit, Jezu Krishtin, i cili nė fakt ishte vetė shėmbėlltyra e Zotit, vetė udhėrrėfyesi i mėvonshėm i shekujve tė mundimshėm pėr njė Botė tė re, pėr njė jetė mė tė mirė tokėsore e Hyjnore. E natyrisht edhe tė parėt tanė Ilirėt, si populli mė i vjetėr e i civilizuar pėr kohėn e kontinentit plak, Europės e mė gjerė, u pėrfshi nė "Baticat e Zbaticat" qė solli doktrina jetėdhėnėse e Kristianizmit. Pėrqafimi i kėsaj doktrine (Kristianizmit) nga tė parėt tanė Ilirėt, siē dėshmojnė dokumentet e kohės, ishte i menjėhershėm, pra qė nė shekullin e parė kur Apostujt e Jezu Krishtit filluan pėrhapjen e kėsaj doktrine si e vetmja shpresė qė paralajmėronte fitoren e jetės mbi vdekjen e gatuar nga dyshimet e sundimet qė "zotėt" e tokės i kishin pėrgatitur vetė njerėzimit, qė e kishin vendosur nėn kėmbėt e tyre. E kujt i takonte mė parė se paraardhėsve tanė tė kuptonin e pėrqafonin Besimin e ri, shpresėn e re morale e materiale, qė tashmė filloi tė ndriēojė nė horizontin e errėsuar keqas deri nė kėto ditė tė reja???... E siē dėshmojnė librat e shenjtė e historia e Kristianizmit, ky besim u pėrhap nė trevat Ilire nga Apostulli Pal, qė nė shekullin e parė, e siē Ai thotė shprehimisht (Shėn Pali): "Kėshtu qysh prej Jeruzalemit e pėrqark nė Ilirik e kam pėrhapur Ungjillin e Krishtit" (Rom: XV: 19), por edhe nė Qarkoren e dėrguar Titit, thotė se ka qėndruar nė Nikopol, kryeqendrėn e Epirit tė vjetėr, si dhe nė Maqedoni e deri nė vitet 53-58 nė Dyrrah (Durrės). E si dėshmi tjetėr e rėndėsishme vjen deri nė ditėt e sotme thėnia e Shėn Jeronimit, i cili thotė se kristianizmi u pėrhap nė tė gjithė vendet... me Tomėn nė Indi, me Pjetrin nė Romė, me Palin nė Ilirik, me Andreun nė Ohajė, me Apostujt dhe njerėzit e veēantė Apostolikė nė tė gjithė vendet... Natyrisht kjo doktrinė e re qė predikonte njė jetė tė barabartė e tė drejtė, njė jetė tė ndershme e tė mbushur me mėshirė e mirėsi, binte ndesh me parimet pagane qė perandoria e stėrmadhe Romake e mė gjerė kultivonin dhunshėm mbi popujt qė pushtoheshin e sundoheshin. Pra Besimi i Ri, jo vetėm u kėrkua tė ndalohet e persekutohet, por tė gjithė ata qė e pėrqafuan kėtė rrezikoheshin tė pėsonin fatin e Apostujve Shėn Pali e Shėn Pjetri. E vėrtetė kėshtu ndodhi edhe me tė parėt tanė Ilirė, tė cilėt shėnuan martirėt e parė tė Kristianizmit, thuajse nė tėrė Europėn. Dhe vetėm pas rreth tre shekujve Perandoria Romake lejoi pėrqafimin e ushtrimin e kėtij besimi jetėdhėnės, por pėr kėtė u desh tė vinte nė krye tė perandorive Shqiptari i paharruar, perandori Kostandini i Madh nga Nasiusi (Nishi) i Kosovės, i cili me dekretin e tij tė vitit 313, jo vetėm lejoi predikimin e ushtrimin e Kristianizmit, por e bėri Besimin zyrtar tė krejt perandorisė, qė padyshim solli frutet e veta nė zhvillimin e krejt perandorisė e qytetėrimit tė saj. Gjithsesi pėrqafimi e pėrkrahja e Doktrinės sė Jezu Krishtit i kushtoi jo pak kombit tonė ndėr shekuj, madje lista e martirėve dhe Shenjtorėve tė Kristianizmit nga Kombi Shqiptar ėshtė mjaft e gjatė, si dhe i shėnuar nė librin e shenjtė tė Historisė sė Kristianizmit, nė themelet e tė cilit kanė gjakun, shpirtin e trupin rreth 600 martirė e Shenjtėr tė Kristianizmit nga raca e bekuar Ilire, tė cilėt na japin tė drejtėn qė ne shqiptarėt tė quhemi me madhėshti bij Shenjtėrish. Duke u bėrė kėshtu kombi qė u sakrifikua pėr qytetėrimin (Kristian) tė Europės si vetė Jezu Krishti pėr Njerėzimin.

Siē e paralajmėrova mė sipėr Shenjtėrit e martirėt janė tė shumtė, por nė kėtė martiral unė dua tė paraqes emrat e disa mė kryesorėve, qė nė pėrgjithėsi pėrfaqėsojnė gjithė trevat e sotme e tė moēme tė Ilirisė, si dhe tė gjitha shtresat shoqėrore tė kohėve tė kombit tonė. Dy martirėt e parė Ilirė tė Kristianizmit dėshmohen tė jenė Flori dhe Lauri nga Dardania, pėr tė cilėt thuhet se nga profesioni i tyre ishin gurgdhendės (ndėrtues), por edhe vėllezėr binjakė tė cilėt jo vetėm nuk mohuan besimin tek Krishti, por nė vend qė tė ndėrtonin njė tempull pėr apostuj tė rremė paganė, siē e donte perandoria Romakew,a ta ndėrtuan njė faltore pėr Krishtin, e pėr kėtė ata u mbytėn nga tė pafetė nė afėrsi tė Prishtinės sė sotme (nė Ulpian). Si datė e kėtyre dy martirėve njėkohėsisht edhe Shenjtėr sot njihet data 18 gusht e cila ėshtė shėnuar nė kalendarin katolik qė pėrdorim edhe sot ne katolikėt kudo nė botė. Vitet e Ekzekutimit shėnohen tė jenė vitet 98-117 (mbas lindjes sė Krishtit), gjithashtu po nga Dardania janė edhe Rroku dhe Maksimi, qė u martirizuan edhe kėta dy mjeshtėr Ilirė duke dėshmuar po besimin tek Jezu Krishti, si dhe nė tė njėjtėn kohė me Florin e Laurin, gjithsesi nė Historinė e Kristianizmit janė tė shėnuar vetėm dy tė parėt si Shenjtorė. Fill pas kėtyre vjen edhe Shėn Asti, i cili u martirizua nė mbrojtje tė Besimit Kristian nė kohėn qė ishte Peshkop i Durrėsit, si datė martirizimi ėshtė data 7 korrik, e cila figuron edhe nė kalendarin e sotėm Katolik, ndėrsa viti i martirizimit tė kėtij Shenjti shėnohet vetėm koha e Trajanit, pra fillimi i shekullit tė dytė tė kohės sė Krishterė. E pas kėtyre vjen prapė njė Shenjtor tjetėr nga Nikopoli i Epirit, i cili qėndroi nė selinė Papnore tė kohės pėr 11 vjet (nė vitet 182-193), ku pas kėsaj u dėrgua nė Angli pėr tė kthyer mbretin e popullin e atij vendi nė Fe tė Krishtit. E ky Shenjtor shėnohet me emrin Eluteri Papė dhe ka tė shėnuar ditėn e tij si Shenjt nė Kalendarin Katolik me datėn 20 shkurt. E pas kėtyre vjen Martiri i kishės Katolike Ipeshkėvi i Solonės (Dalmaci) Venanci. Venanci u zgjodh Ipeshkėv nė vitin 140, por perandori Antonin, si armik i tė krishterėve e martirizoi kėtė pėrhapės e rojtės sė shkėlqyer tė Kristianizmit nė vitin 155 nė Delminium, kėshtjellė ndėr male tė Bosnjes Perėndimore me datėn 1 prill. Nė muajin mars tė vitit 204 vjen martirizmi i Agatonit me tė motrat Agape, Irene e Hjone, pasi nuk kishin dėgjuar urdhėrin e perandorit tė hanin mishin e flijuar zotave tė rremė paganė. Nė tė njėjtėn kohė qenė paditur edhe tre gra tė krishtera me emrat Kasja, Filipja dhe Eutikja, tė cilat nuk e hėngrėn fjalėn, por duke kėnduar psalme (Kristiane) u martirizuan duke u hedhur nė zjarr. Kėta martirė ishin nga treva Ilire e Maqedonisė. Nė vitet e sundimit tė perandorit Diokleciani nė vitet 284-305 u martirizua Kurini Ipeshkėv nė Sishje tė Panonisė parė (dikur trevė Ilire). Po nė kėto vite, kur stuhia pagane ushqente perandorinė Romake, u martirizua Dazi, Ipeshkėv i Dorostorit (Silister) nga Rufi prefekt i qytetit, sepse Ipeshkėvi u kishte ndaluar katolikėve tė merrnin pjesė ndėr kremtime tė Saturnit e zotave tė tjerė tė rrejshėm, ku pėrziheshin Zotrinjė herė nė vite Zotri e robėr pa dallim, duke gėzuar kėto tė "mira" nė tryezat plot vetėm pėr njė ditė kur 364 ditė tė tjera ishin robėri e tmerre.

Po nė vitet kur luftės nė mes besimit mashtrues pagan e atij tė vėrtetė Kristian, po i afrohej "fundi" (fundi i shekullit III-tė) martirizohet me vetdije Luli (Florjani), ish oficer veteran nė ushtrinė iliro-romake, i cili nuk pranoi tė ndėshkonte e dorėzonte bashkėvėllezėrit e tij iliro-kristian tek xhelatėt romako-pagan, por ai u vetėdorėzua e sakrifikua pėr vete tek prefekti i qytetit Ilirik Lauriacium (Lorsch) i cili pasi e bėrė tė vuajė, por jo tė mohojė fenė e Krishtit, e kėshtu si dėnim tė fundit e hodhėn nė Lumin Anisus (Enns) me datėn 4 maj, ditė e shėnuar edhe nė kalendarin e sotėm katolik. Po nė shekujt e parė tė Krishtėrimit ishin martirizuar edhe Hermili e Stratoniku, tė cilėt u kapėn nė Singidunum (Beogradi i sotėm, dikur trevė Ilire) dhe iu kėrkua mohimi i Jezu Krishtit, por ata qėndruan duke lavdėruar Krishtin e besimin tek ai, ēfarė i zemėroi mė shumė xhelatėt paganė qė pėr t’u "hakmarrė" i hodhėn nė Danub. Nė vitin 304 u martirizua Ireneu, Ipeshkėv i Sirmit (Mitrovicė) i cili pėrballoi njė gjyq tė gjatė e poshtėrues, por qė besimin tek kristianizmi nuk e mohoi kurrė e pėr kėtė u dėnua me vdekje nga Probi, sundimtari i qytetit. Martirizimi i Ireneut u krye mė 6 prill tė vitit 304, e po nė kėtė ditė ėshtė i shėnuar ky martir i Krishtit nė kalendarin Katolik qė pėrdoret sot. Pėrsėri nė vitin 304 mė 22 tetor u martirizuan Filipi Ipeshkėv, Severi meshtar dhe Hermeti, e kėta Ilirė tė fortė Kristianė duruan torturat nga mė ēnjerėzoret, por besimin tek Krishti nuk e mohuan kurrė. Tortura mė e pėrmendur mbetet futja nė dhe pėr sė gjalli deri nė gju e pastaj djegia nė zjarr pėr sė gjalli, siē thamė Filipin e Hermetin i ekzekutuan mė 22 tetor e Severin njė ditė mė vonė. Ndėrsa nė vitin 325 kemi veprat e shenjtorit nga Paramithia e Ēamėrisė me emrin Shėn Donati, i cili ishte Ipeshkėv i Euresė. Ai gjatė jetės sė tij ndėrtoi dy kisha tė bukura, njėrėn nė Sarone e tjetrėn nė Lustone. Nė kujtim tė kėtij zelltari tė Kristianizmit qė u bė shenjtor nė qytezėn e Eures (zona e Ēamėrisė) u ngrit Faltorja me famė e Shėn Donatit e cila ishte me famė e lulėzoi pėr shekuj derisa Epiri ra nėn sundimin e djajve verdhacak tė azisė (Turqve).

Nė vitet 330 nė Sabarje lindi Ipeshkėvi i mė vonshėm qė do tė bėhej Shenjt me emrin Shėn Martini. Ai lindi nga prindėr Ilirė (babai oficer nė ushtrinė Romake tė Konstandinit tė Madh), ku pasi u shkollua mė 4 korrik tė vitit 371 u zgjodh Ipeshkėv i Tours, Francė. U dallua pėr pėrhapjen e Kristianizmit nė pėrgjithėsi dhe ērrėnjosjen e mbeturinave tė paganizmit nė fshatra e malėsi (tė Francės), pėr shėrbimet e tij tė ēmuara nė favor tė doktrinės shpėtimtare pas vdekjes sė tij mė 11 nėntor tė vitit 397, jo vetėm iu dha titulli Shenjtor, por u bė mrekullibėrėsi i Francės, ku njerėzit e ndryshėm gjenin shpėtim e paqtim tė shpirtit e trupit nė faltoret e shumta Kristiane qė ai la pas. Pikėrisht data 11 nėntor nė kalendarin katolik edhe sot ėshtė dita e Shėn Martinit. Nė vitin 348 vdiq nė mėrgim Luēi, Ipeshkėv i Adrianopolit, i cili u martirizua pikėrisht se mbrojti me devotshmėri tė pashoqe fenė e Krishterė nė konēil tė Sardikės kudra gabimeve Arjan, tė cilėt pėr kėtė arsye shpifėn dhe e mėrguan larg selisė shenjtė ku edhe mbylli sytė mė 11 shkurt (viti 348).

Nė vitin 363 njė ushtar kristian i zemėruar nga kthimi i nderimit qė po u bėhej besimeve tė rrejshme qė perandori Juljani kėrkonte t’i rimėkėmbėte, hyri nė tempuj paganė dhe theu Elteret e hyjeve tė rrejshėm, e pėr kėtė pasi u nxor nė gjyq e nuk mohoi besimin Kristian u dėnua tė digjej i gjallė, e kjo ngjau me datėn 8 shkurt, ditė e cila ka emrin e tij nė kalendarin katolik. Njė ndėr shenjtorėt me vlerė tė madhe pėr Kristianizmin ėshtė Shėn Jeronimi, i cili kishte lindur nė Stridonium nė kufirin verior tė Damacisė (sikur krahinė Ilire) nė vitin 380. Karriera e tij fetare vlen tė shėnohet qė kur ishte sekretar i Shėn Damazit Papė, mbas vdekjes tė cilit shkoi nė Betlehem ku u dha krejt mbas virtytit e studimeve ku shkroi shumė vepra tė tija, ku nė thelb qėndronte doktrina shpėtimtare e Jezu Krishtit. Njihet nga bota si shkrimtari mė i madh i Etnėve perėndimor mbas Shėn Agustinit. Kisha e njeh Shėn Jeronimin si njė ndėr katėr dijetarėt mė tė mėdhenj tė Perėndimit tė Krishterė, dhe e nderon me titullin Doctor maximus nė qartėsimin e spjegimin e shkrimit tė shenjtė. Vdiq nė Betlehem nė vitin 420. Dita e bekuar qė i kushtohet atij ėshtė shėnuar nė kalendarin Katolik me datėn 30 shtator. Por njė ndėr Ilirėt shenjtor qė ka lėnė shenjė nė veprat e tij nė mbrojtjen dhe "zhvillimin" e Kristianizmit ėshtė edhe Ipeshkėvi i Remesianės me emrin Nika (shpesh Niketa apo Niēeta), i cili kishte lindur nė afėrsi tė Shkupit dhe shėnohet se kishte lindur nė vitin 350 dhe vdekur nė vitin 420. Ipeshkėvi Niketa do tė njihej njė ndėr Ilirėt e apostolluar, tė cilėn e meritoi nė veprimtarinė e tij me gojė e me pendė nė "zhvillimin" e Kristianizmit ndėr Ilirė e veēanėrisht nė viset Ilire tė Kosovės. Krahasohet pėr veprimtarinė e tij me Shėn Gjon Gojartin. Ipeshkėvi Niketa thuhet se pėrveē shkrimeve tė tij dhe poezive nė latinisht, ai shquhet nė pėrkthimin e Biblės nė gjuhėn Ilire tė Besėve. Si mbrojtės i parimeve tė krishtėrimit zė fill edhe Ipeshkėvi i Selanikut qė njihet nė historinė e kishės Katolike me emrin Ipeshkėv Anizi, i cili ishte dhe pėrfaqėsues Papnuer nė krahinat e Maqedonisė dhe Dacisė, ku veprimtaria e tij nė mbrojtje tė fesė Krishterė bėri qė tė vlerėsohet nga kisha Katolike. Vdiq (fizikisht e jo shpirtėrisht) nė vitin 414.

Nga fundi i vitit 400 e fillimeve tė vitit 500 nga dera e ish perandorit Ilir Konstandinit tė Madh lindi njė vajzė, Konstanca, e cila kaloi shėndetin e ligė qė e kishte zėnė nga Shėn Anja Virgjėresha, pajtorja e saj, madje ajo pas kėsaj u bė njė ndėr virgjėreshat model, jo vetėm tė kohės, por tė krejt historisė sė kristianizmit deri nė ditėt e sotme. Pėrsėri nga Ilir njihet ndėr Shenjtorėt e pėrhapėsit e besimit Katolik nė Portugali, e ku ishte Martini, Ipeshkėvi i Dumium dhe Braccara (Braga), Portugali. Ipeshkėvi Martin ishte me fis nga Panonija Ilire i cili predikoi Besimin e Krishterė ndėr viset Portugeze. Nga aftėsia e tij mbreti e zgjodhi edhe Kėshilltar tė tij, duke e pėrkrahur si mbretėri nė Ungjillizimin e Luzianies (Portugalisė), duke i dhėnė fund njėherė e mirė arjanizmit e paganizmit qė jo pak deri atėherė kishte shprishė jetėn e kėtyre banorėve tė mirė, tė cilėt edhe sot e nderojnė si shenjtor tė tyre.

Njė martir i besimit tė Krishterė ėshtė i shėnuar nė historinė e kėtij besimi edhe Xhakoni marti prej Vlore (Aulonės), Danakti, i cili siē shkruhet u rreshqanis para Elterit tė Dionizit, hyjit pagan tė verės (venės), por nuk mohoi besimin kristian si dhe nuk u tregoi se ku ndodheshin enėt e shenjta tė kėtij besimi. Nė atė kohė turmat e ndėrkryera nga besimet e rrejshme pagane ju turrėn me shpata duke e coptuar tėrė trupin e tij, dhe duke i shkėputur kokėn mentare e besnike tė doktrinės Kristiane, e cila e njeh si martir tė saj. (Vitin e martirizimit nuk e ka tė shėnuar, por afėrisht kjo duhet tė ketė ndodhur nė shekujt III-IV, kur paganizmi ende ishte i fortė). Njė martir tjetėr Ilir qė u martirizua nė vitet e para kur besimi i vėrtetė Kristian po zėvendėsonte absurdin Pagan ėshtė i shėnuar me emrin Hermeti, Eskorēist i kishės sė Racjarijes (Aēar Palanka, dikur trevė Ilire), i cili nuk pranoi tė ndėrpriste ushtrimet fetare kristiane, kur hyjve pagan po u flijonin, flinjėt tradicionale, e pėr kėtė Hermeti u nxorr nė gjyq e ju pre kryet...

Pėrsėri nga dera Ilire nė kėto vite do tė lindnin martirė e shenjtorė qė veprat e tyre nuk do tė shuheshin kurrė, e kėta janė dy ndėrtuesit me emrat Marini e Luani, tė cilėt fillimisht ushtruan zanatin e tyre dhe besimin e tyre Kristian nė vendlindje nė ishullin e Arbės (Dalmaci, dikur krahinė Ilire), mė vonė shkuan nė Rimini, Itali,m ku pėrkrahėn punėtorėt katolikė qė nė atė kohė disi "urreheshin" nga paganėt ende tė fortė nė perandorinė e kohės. Mbas ndėrtimeve nė Rimini ata u shmangėn nė malin Feliēian, ku ngritėn njė faltore tė madhe tė Krishtit, rreth sė cilės u ndėrtua, atėherė qyteti e sot Republika e vogėl e San Marinos (Shėn Marinit), pra siē shihet ky vend i mrekullueshėm ka emrin e martirit tė Krishterė (Ilir) Marinit, ku natyrisht ky popull e nderon dhe e feston kėtė ditė tė lumtur pėr kėtė Republikė. (viti i kėtyre martirėve nuk shėnohet, por sigurisht duhet t’i pėrkasė fillimit tė shekullit IV).

E po tė vazhdohej tė shkruhej kėshtu, tė gjithė martirėt e Krishtėrimit nga Iliria do tė duhej njė punė shumė e madhe dhe qindra faqe, pasi edhe shekujt e parė kanė qenė shekujt e "luftės" tė vjetrės e dėnuar nga vetė zoti tė vdesė (Paganizmit), dhe doktrinės sė Re qė zoti ju a dėrgoi krijesave tė tij pėr t’i kthyer nė rrugėn e shpresės e jetės. Pėr t’i paraqitur shkurtimisht po pėrdor njė listė pa spjegime tė Revistave tė viteve tė gjysmės sė parė tė shekullit XX-tė tė cilat janė pėrmbledhur nga revista "Leka" nė vitin 1942, sigurisht pėr tė gjitha ēfarė shkruam edhe mė parė si burim i parė ėshtė marrė historiani i Krishtėrimit, Farlati dhe vepra e tij madhore Illyricum Sacrum e libra e regjistra tė tjerė qė selia e shenjtė i ruan edhe sot me "fanatizėm". Ja "lista" nė vijim si mė sipėr, sipas numrit rendor:

Nr. 39 Adalberi nga Sishja. 40. Afra martire. 41-45. Agripini, Sekundi, Maksimi, Fortunati e Mardali nga Sirmi. 46. Anastasija martire. 47. Ambrozi Ipeshkėv i Nonės. 48. Androniku, Ipeshkėv i Sirmit. 50-52. Apolini, Izaci, Kodrati nga familja perandorake, martirė Dalmatin. 53-55. Argjen, Narcisi dhe Marēelini, vėllezėr martirė. 56. Artemija martire e bija e Dioklecijanit. 57. Askoli Ipeshkėv. 58. Bretannjomi Ipeshkėv i Tomit (Konstancės). 59-60. Ēirili Ipeshkėv e Xanoni martirė. 61-105. nė Dalmaci 44 shokė martirė. 105-107. Djoni, Akaēi e Krispioni martirė. 108-112. Domnini, Piktori e dy shokė martirė. 113-122 Domnini Ipeshkėv e Mauri, Anastazi, Septimi, Astori, Antiokiani, Teli, Kajani, Pauliniani, ushtarė e martirė. 123. Donati Ipeshkėv i Jardės. 124-126. Donati, Romuli e Silvani, martirė nga Sirmi. 127-135. Evagri, Beninji, Kiristi, Aresti, Sinidi, Ruafi, Patrioi e Xazimi martirė. 136-138. Euzebi Ipeshkėv, Poljoni lektor e Tribali martirė. 139. Feliēi, Ipeshkėv martirė. 140-141. Feliēi e Januari, martirė. 142-145. Fileti senator, Lidja gruaja e tij me Maēedonin e Treoprepidin, bijė tė tyre martirė. 146. Gabini, prift e martir. 147. Gajani Xhakon. 148. Juli veteran ushtrie e martir. 149. Hesiku, ushtar nga Dorostori. 150. Kaji "papė" nga Salona nė kohė tė Dioklecianit. 162-163. Marku e Juli, martirė nga Dorostori. 164. Montani prift e Maksimi martirė nga Sirmi. 169. Montani martir nga Sirmi. 170. Nepocjani prift. 171-177. Sekunda, Donatja, Basi, Maksim, Pali, Marini e Justi martirė nga Dorostori. 177-181. Seneroti, Antigoni, Rutuli, Libi e Rogacjani nga Sirmi. 182-183. Septimi xhakon e Viktoriku martirė nga Salona. 184. Sireni, murg e martir nga Sirmi. 185-193. Stratori, Teodoti, Merona, Marini, Radofja, Magrini, Sekundini, Teoni e Sodera, martirė nga Tomi (Konstanca). 194-198. Ostrati, Spiri, Herakli, Eperenci e Ēeēilja martirė nga Sirmi. 199-202. Pizikrati, Valencjni, e dy shokė tė tyre martirė. 203. Pjetri Ipeshkėv i Vlorės. 204. 206. Prisku, Kreshenti e Evagri martirė nga Tomi (Konstanca). 207-217. Rufina, Moderata, Romana, Sekundi e shtatė martirė tė tjerė nga Sirmi. 218. Teodori, prijės ushtarėsh. 219. Teotimi, Ipeshkėv i Tomit (Konstancės). 220-221. Timonteu e Diogeni, martirė maqedonas (dikur fis Ilir). 222-229. Timonteu e shtatė virgjėresha martire. 230-232. Tirsi, Leuēi e Kaliniēi, martirė nga Apolonia. 233-234. Venusti e Hermogeni Lektor nga Ēibali. 235-246. 12 virgjėresha martire nga Sirmi. 247-317. 70 martirė nga Sirmi. 317-588. Eutikjani, Anastasia dhe 270 martirė nga Sirmi, e tė tjerė... Por edhe pas kėsaj kur disi stuhia Pagane filloi tė venitej, pėrsėri filluan tė lindin nė vetė gjirin e Kristianizmit kundėrshtitė e lėna ndoshta si "peshqesh" nga paganizmi tashmė i venitur pėrfundimisht, duke bėrė kėshtu tė lindė njė besim tjetėr Kristian, i cili mori jo pak nga Katoliēizmi si themeli i Kristianizmit me emrin Ortodoksizmi... e deri nė lindjen e besimeve tė tjera qė nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me Kristianizmin nė pėrgjithėsi. Gjithsesi edhe pas kėtyre ngjarjeve nga treva Ilire filluan tė lindin martirė e shenjtorė tė rinj tė besimi tė Krishterė, tė cilėt nuk mund t’i lė pa i shėnuar shkurtimisht siē na i ka lėnė vetė Historia: Martin Albani, Benediktin, i cili hyn nė tė famshmin Urdhėr Benediktin, i cili e shkoi jetėn e tij tė shenjtė nė Padova nė Faltoren e Shėn Palit, ku ėshtė varrosur e nderuar nga besimtarėt Katolikė atje. Franja Durrsaku, Franēeskan. Lindi nė Durrės rreth fillimit tė shekullit XIII-tė. Hyri ende i ri ndėr Franēeskanė, tuj jetue fillimisht nė kuvende (katolike) nė Durrės, pastaj nė ato tė Orjes, afėr Brindizit (Itali) ku edhe vdiq mė 17 maj. Dhimitėr Terciari, Franēeskan, prej Vlore i shkruam nė radhėn e tė tretit urdhėr Franēeskan. Nė vitin 1441 nga pėrndjekja turke qė kishte filluar tė dukej nė horizontin e bukur tė Ilirisė sė bekuar, u detyrua tė largohet pėr nė Split ku u dallua si zelltar e mentar i besimit Katolik, derisa vdiq mė 10 tetor 1491 duke mbetur i nderuar pėrjetsisht nga Katolikėt e shumtė tė Kroacisė sė sotme... Gjergj Albani, Franēeskan, njė ndėr shqiptarėt qė sakrifikoi jetėn nėn urdhėrin e shenjtė Franēeskan, i cili si nderim pėr kontributin e tij pėr doktrinėn shpėtimtare tė Jezu Krishtit u varros nė "Altarin" e pavdeksisė nė Muro tė Piēenos (Itali). Njė tjetėr shenjtor i cili gjendet nė kalendarin fetar tė katolikėve ėshtė edhe Shėn Luigj Gonzaga, i cili kishte lindur nė Mantova, Lombardi nė vitin 1568, prej derės sė princave Castiglione, me origjinė Arbėreshe tė largėt, por me njė nėnė tė deklaruar Arbėreshe dhe me njė edukatė Katolike qė e trashėgonte. Hyri herėt nė Shoqėrinė Jezu nė Romė, ku u dallua si mbrojtės i Kristianizmit nga rryma tė ndryshme qė pėrhapte "Shtėrngata" e racės sė verdhė Aziatike (Turke) nėpėr Europė, si dhe njė bamirės dhe shėrues si zoti nė emėr tė parimeve Kristiane, ēfarė e bėri tė pavdekshėm shpirtėrisht, edhe pse materialisht u largua nga kjo botė nė vitin 1591. Dita e kėtij shenjtori ėshtė shėnuar nė kalendarin katolik edhe sot me datėn 21 qershor madje nė mėnyrėn domethėnėse Shėn Luigj Gonzaga (Lushi) Albani... Por mbas vėrshimit tė djajve tė verdhė nga Azia (Perandorisė Osmane) nė trevėn tonė Ilire u ēel njė epokė e "Re" luftėrash materiale e morale qė nė themel kishin emėr tė ri, por nė pėrmbajtje nė qytetėrim tė harruar prej shekujsh tashmė nga bota e madhe Kristiane, e cila do tė paguante jo pak nė mbrojtje tė qytetėrimit tė saj. Padyshim njė ēmim kolosal do ta paguanim ne shqiptarėt, por edhe ne do tė ishim ata qė vet Jezu Krishti, tashmė nė qiell do tė na ngarkonte ta ruanim kontintentin plak e qytetėrimin e saj nga rrebeshet e para tė stuhisė. E padyshim produkt i racės sonė hyjnore ishte edhe "Mesia" i Ri, Gjergj Kastrioti, qė pėr rreth 25 vjet (1443-1468), shpėtoi qytetėrimin Kristian jo vetėm nė trevėn Ilire, por nė krejt Europėn e mė gjerė. Vargu i persekutimeve pas shekullit 15-tė pėr besimtarėt Katolikė ėshtė tepėr i gjatė, aq sa pėr tė mos e zgjatur pafund martirizimin tonė, shkurt mund tė thuhet se u martirizua krejt treva Ilire, e jo vetėm pėr vete, por pėr vetė Europėn e Qytetėrimin e saj. Qindra priftėrinj e besimtarė tė mirė katolikė u ekzekutuan nė mėnyrat mė ēnjerėzore nga pushtuesi shekullor barbar Turkoshak, furia e tė cilit po mos tė "binte" mė vonė do t’na kishte zhdukur edhe nga Harta e Europės e Botės. Gjithsesi nuk duhet harruar se nga fillimi i shekullit 18-tė vjen pėr fatin tonė nė krye tė selisė Shenjtė shqiptari Papa Klementi i XI, pėr tė cilin kam shkruar mė parė... E martirizimi vazhdoi deri nė fundin e shekullit XX-tė, kur jo vetėm u mohuan Shenjtorėt e besimet tona, por nė vend tė tyre u munduan tė na krijojnė tė "Ri" tė rremė me emrin e pėrēudnuar Komunizėm. E tani kur siē del nga ēfarė shkruhet se ne jemi Kombi qė lindėm Shenjtorė, pse unė shkrova se i "falemi" Djallit, sė pari dua tė them se na "fali" Europa Plakė e cila pėr tė "shpėtuar" veten sakrifikoi ne, sė dyti shpesh edhe ne shqiptarėt besuam nė Idhujt e rremė e absurdė qė tepėr vonė e kuptuam (fatkeqėsisht edhe sot jo tė gjithė) se ata ishin Djaj e jo Shenjtorė. Por mė mirė vonė se kurrė, e pėr kėtė shpresojmė tė kemi edhe ndihmėn e Shenjtores sonė Nėnė Terezės sė Madhe, e cila para pak viteve u ngjit nė qiell, jo pėr vete, por pėr njerėzimin e mėkatet e tij, ku padyshim njė ndėr lutjet e para tė saj atje do tė jetė pėr Kombin sė cilės ajo i pėrkiste, edhe pse ne shpesh jo pėr fajin tonė e kemi mohuar ndėr vite, kur bota e vėrtetė e nderonte e respektonte ashtu siē ishte si njė Engjėll i bardhė qė kudo qė shkonte "mbillte" Paqe, Shėrim, Mirėsi e Dashuri Hyjnore... qė shpresojmė tė na kthehen pa vonuar edhe ne, jo pse pėr to kemi vėrtetė nevojė, por edhe pse ne i Meritojmė...

Ndue Bacaj

Ne shqiptarėt duhet t’i themi gjėrat hapur, pa dyzime

Para ca kohėsh mė ra nė dorė libri "Edhe engjėlli edhe djalli janė brenda te i gjalli", i Porf. Hamit Beqja. Pėrposė kėtij libri, prej tė njėjtit autor, kam edhe libra tė tjerė: Dashuria, Seksi, Studentėt e mi, edhe Qytetari Dhe Zyrtari. Tė tre librat fillova t’i lexoj pa vonesė mbasi ishin shkruar nė kohėn e pluralizmit prej njė pedagogu, dhe me sa kuptoj edhe njė moshe, e njė dashamir i imi mė porositi qė kėta libra tė Profesorit ti lexoj me vėmendje dhe ashtu bėra. Pėr librin Qytetari Dhe Zyrtari, mbasi e lexova i shkrova dashamirit nė Tiranė dhe i dhashė mendimin tim, por nuk mė shkroi mė asgjė pėr sa i pėrkiste librit. Unė vazhdova qejfin tim dhe fillova tė lexoj: "Edhe engjėlli edhe djalli janė brenda te i gjalli", (rreth dyzimit tė personalitetit njerėzor). Do tė kishapatur qejf qė tė kisha nė bibliotekėn e vogėl timen edhe libra tė tjerė qė Profesori ka shkruar dhe botuar kohėt e fundit.

Faqet e para mė ngacmuan tė shfletoj librin sa mė tepėr e sa mė shpejt, megjithėse edhe Profesori me njė mjeshtėri tė madhe mundohet t’i prijė lexuesit ndėr faqe tė librit, si tė ishte njė udhėrrėfyes, ose shoqėrues i njė grupi tė ardhur prej njė vendi tė huaj, por nė ditėt e sotme ka shumė tė huaj qė e njohin atė vend me bira e me skuta, shumė mė mirė se shoqėruesi, dhe ndėr vende tė botės ka shumė lloje shoqėruesish e ēdo njėri ėshtė i pėrgatitur pėr punėn e tij.

Profesori nė fund tė faqes 9 thotė: "Dosja e hapur pasurohej. ...Me mendime nga mė tė ndryshmet nga dijetarė tė shquar. Me gjetje citimesh tė pėrshtatshme." qė nuk na tregon ku i ka gjetur. "Me gjithfarė lloj materiali tė mundshėm e qė mė dukej i pėrshtatshėm..."

Tema e rrahur nga Profesori, pėrsa i pėrket dyzimit tė personalitetit njerėzor e sidomos atij shqiptar, sipas mendimit tim, nė shumė vendeia ka vėnė pikėn i-sė, por duke u munduar t’i bėjė qejfin njėrės ose tjetrės palė, ajo "pėrzierje" qė Profesori ėshtė munduar tė bėjė, vende-vende ka ēaluar. Sigurisht se 334 faqe duhet material pėr t’i mbushur, biles tė shihet fill e pėr pe, janė pak faqe, se brenda nė libėr kemi tė gjitha llojet e shkencave tė cilave Profesori na ėshtė munduar t’i dalė nė krye. Sidoqoftė, duke vepruar nė kėtė mėnyrė, autori ka prekur nė njė varrė shumė delikate tė jetės sė vendit tonė, e nė vend qė t’i vėrė njė melhem e ka gėrvishtur.

Profesori thotė se ėshtė: "Njė temė shumė e gjėrė". Ka plot tė drejtė, ėshtė temė shumė e gjėrė dhe do shumė punė, por ky lloj shkrimi, edhe mbasi e kanė kėshilluar edhe tė tjerėt, na shtyn tė mendojmė: Si ėshtė emundur nė ditėt e sotme, nė Shqipėri, qė ēdo njeri ka mundėsi tė lexojė e tė ketė njė pamje mė tė gjėrė nė ēdo rrymė, qoftė ajo filozofi ose shkencė, njė profesor "Intelektual, i fushės sė shkencave shoqėrore" kėshtu na e thotė vetė Profesori, tė bjerė vende-vende nė kundėrshtim me vetveten e me realitetin?

Ai nė njė anė kėrkon prej tė tjerėve qė "Ēėshtja tė rrahet pa pasione tė ndezura e prirje nostalgjike", por nė anėn tjetėr ka rėnė "nėn ndikime tė huaja" megjithėse premton se do t’u ruhet atyre dhe biles si thotė vetė, edhe dashamirėt e kanė kėshilluar qė "Kėtė problematikė e shtron dhe e diskuton shumė gjėrė sociologjia e shkenca bashkėkohore, sidomos ajo e perėndimit", mendim shumė i drejtė, por z. Beqja ka vazhduar mendimin e vet.

Nuk ėshtė ēudi, gjithmonė kanė shkruar studjues dhe asish qė kanė menduar sekanė studjuar, e kėtu dalim tek thėnie se: "njeriu, kulturėn o e ka o s’e ka, e ai qė e ka di horizotnin e gjėrė tė dijes, edhe njeh kufinjtė e zotėsisė sė vet, ndėrsa njė qė pėrpiqet tė duket se ka mėsuar tė gjitha llojet e shkencave ta luan vrerin sidomos kur i turret intelektualėve tė vėrtetė, e kėta soj "intelektualėsh" mjerisht gjejnė shokė si vetja, e si duket disa edhe sot nė Shqipėri, tė ndryrė nė doktrinėn e shartuar shoqėrore, bėjnė mohimet ose pohimet e vlerės sė njė shkrimtari ose artisti pa u mbėshtetur nė arsye dhe parimin pleqėrues.

Thonin dikur: "Nė atė kishė qė shkon, atė mėshirė merr". Edhe Profesorit i ka ndodhė e njėjta gjė, se pėr kritikė ka ndjekė metodėn Marksiste e cila nuk ėshtė kritikė intelektuale qė bėhet pėr tė joshur ideale dhe principe tė shėndoshta morali, por ėshtė revolucioni forca shtytėse e historisė.

Nė "Marksin e ri" 1843 lexojmė: "Kritika nuk ėshtė pasion i kokės, por kryet e pasionit... Objekti i saj ėshtė armiku tė cilin nuk don ta pėrgėnjeshtrojė, por ta shkatėrrojė", e kėtu shihet qartė se Marksizmi nuk ėshtė njė e vėrtetė, por dhunė e forcė. Shih Paul Eidelberg Karl Marx 1984. E ne sot, po qe se nuk jemi nė gjendje tė shkruajmė vepra frymėzuese ėshtė mė mirė tė heshtim, por disa, duke mos mundur tė zotėrojnė nervat e tyre, lėshohen pėrnjėherė nė tjetrin, me ēka t’i vijė pėr dore, duke harruar krejt se nga i pjell ajo urrejtje e cila ėshtė pa farė fryti pėr kohėn qė jetojmė.

Gjithmonė kanė thėnė se: "Duke shkruar objektivisht dalin nė dritė pika tė dobėta, por edhe ngushėlluese e burrėrore tė cilat janė garanci pėr njė tė ardhme tė lumtur, por burrėria e njerėzia pėr disa intelektualė qė kanė marrė ca vese tė kohės qė jetuan, kujtojnė se bėhen mė tė qytetėruar kur merren me ēdo lloj "shkence" por pėr lexuesin ėshtė shumė e lehtė tė kuptojė se cili ėshtė qėllimi i tyre sidomos kur mundohen tė zvogėlojnė punėn e tjetrit.

Unė pėr tė mos e mėrzitur lexuesin "po i heq duvakun nuses" dhe si thonė: "tė rrijmė shtrembėr e tė flasim drejtė" punė shumė e vėshtirė, por mund tė bėhet. Mundin po ia bėj e fjalėn e fundit ka pėr ta thėnė lexuesi.

Nė kėtė shkrim nuk kam ndėrmend tė mbroj njėrin ose tjetrin, por mendoj se unė mund tė kuptohem mė mirė kur shpreh opinionet e mija. Idetė e mija, bindjet, vlera nuk janė origjinale nė mua, unė i kam marrė ato prej prindėrve, edukatorėve, duke lexuar e duke mbajtur e rrokur traditat, duke dėgjuar e imituar tė tjerėt ndėr vepra tė mira dhe nga pashmangshmėria e osmozit tė mgjitjes sė trupit tė njeriut. Kėto ide, dhe pozicioni qė unė marr, caktojnė se nė ēfarė kategorie mund tė jem, shqiptar, katolik, musliman, turk, demokrat, komunist, fashist e kėshtu me radhė, por kėta nė asnjė mėnyrė nuk mė bėjnė tė tejdukshėm qė njeriu tė mė peshojė, ajo ndoh vetėm kur unė jap opinionin tim, pozitiv, negativ ose neutral, atėherė mund tė mė njohin "si paren e kuqe", se ato janė si shenjat e gishtave, boja e syve tė mi dhe zėri im qė njė unike vetėm pėr mua.

Pėr tė mė njohur mua, ti duhet tė dish mendimin tim e kėtė mund ta bėjmė pėrmes dialogut. Duke vepruar nė kėtė mėnyrė lexuesi ka pėr tė qenė nė gjendje tė shohė dy anėt e medaljes.

Dihet se ka kritikė e kritikė, e askush nuk mund ta quaj vete tė pagabueshėm. Tė gjithė jemi prej mishi e gjaku e Sh. Filip Neit 1515-1595 pat thėnė, shumė mė pėrpara se do shkollarė tė rinj se: "Hiri-hiri, shtatė herė gabon mė i miri" e si tė tillė shumė lehtas biem nė gabime e sidomos kur ėshtė pėr tė thėnė ose pėr tė shkruar atė qė nuk na bie pėr shtat.

Mark Twain 1835-1910 tha: "Ēdonjėri ėshtė njė hėnė dhe ka njė anė tė errėt qė kurr nuk ia tregon tjetrit". Por nė shkrime dhe biseda edhe ajo anė mund tė zbulohet.

Nė shkollėn e kohėve tė kaluara, na kanė pasė mėsuar se: Njeriu ka dy raste pėr tė treguar dashurinė qė ka pėr tė vėrtetėn: kundrejt miqve kur duhet t’u thotė njė tė vėrtetė qė ne nuk na pėlqen dhe kundrejt kundėrshtarėve, kur duhet tė pranojė se e drejta ėshtė nė krahun e tyre. Tė parėn na e pat thėnė i vjetri e qė po mundohem me e thanė shqip.

"Mirė se Sokratin e Platonin i kam miq, po tė vėrtetėn e dua mė tepėr se ata", e tė dytėn edhe mosha jonė e ka pas thėnė, por Fishta e pėrdori me vend e si duhet: "Kija mendjen, por faljau hakun", e kėtė detyrė po mundohem ta bėj edhe me librin pėr tė cilin kam fjalėn.

Miku i vėrtetė tė qorton, pse tė do e mundohet mos me tė lėnė nė gabim, e kjo, po e thėrrasim kritikė, mendoj se ėshtė ndėrtuese, por ruajna Zot prej atyre qė mundohen "tė gjejnė halėn nė perpeq" e mezi presin tė tė zėnė gabim e gabimin e shndėrrojnė nė faj, duke marrė ndonjė pohim sado tė qartė e ta ndėrrojn demek si provėn e mendimeve tuaja mė tė fshehta, duke mos shikuar rrethanat as kohėn, pse-nė as shkakun qė tė ka shtyrė ta flasėsh ose shkruash. Atė gabim, po e quajmė gabim, e numėrojnė si njė dėshmi pėr tė mbrapshta qė ti ushqen, atėherė kjo kritikė ėshtė si njė thimc gjarpri e nuk ėshtė aspak ndėrtuese, por edhe helmuese.

Tek ne, kanė pas thėnė se: inati vdes shtatė ditė mbasi tė ketė vdekur personi, por me kėtė rast mė duket se nuk janė shtatė ditė, por po i afrohemi me ngadalė shtatėdhjetė vjetėve.

Sikurse thashė, libri nė tėrėsi ėshtė pėr t’u lėvduar, e si thotė edhe Profesori: "fatkeqėsisht ne shqiptarėt kemi vuajtur nga kėsi lloj prirjesh". Me tė vėrtetė kėto vese Profesori na i paraqet shumė bukur nė faqen 43 nė nėntitullin: "tė hidhemi nė jetėn e gjallė". Inatin, tinėzinė, smirėn, intolerancėn, fanatizmin, hipokrizinė, vese qė mjerisht i kemi patur dhe i kemi, mund tė them se i ka shkuar tepėr lehtė, pak me doreza nė disa faqe, por thonė: "ai qė punon edhe gabon, po e numėrojmė gabim sipas mendimit tim, e lexuesi mjaft lehtė mund tė thojė: po, ku janė kėto gabime qė na i ka bėrė Profesori? Kjo pyetje mė shtyn tė marr disa faqe tė librit e afėrsisht t’i shkoj punės si ėshtė rregulli. Por mos tė harrojmė se libri ėshtė shumė i pasur se nė tė janė rrahė tema shumė me rėndėsi.

Unė mendoj se ēdonjėri ka lindur me vlerė tė pashoqe, unike. Ēdonjėri prej nesh ėshtė misterioz dhe i papėrsėritshėm, por puna ėshtė qė njeriu duhet tė mundohet tė njohė veten, e kėtė mund ta dijmė sipas reflektimit tė bėrė ndėr sytė e tė tjerėve.

Nė faqen 28 flet pėr faktorėt qė ndikojnė nė formimin e afirmimin e personalitetit njerėzor, dhe shumė bukur i rreshton ata faktorė, por ajo qė e vret veshin ėshtė ku thuhet: "Ėshtė fjala jo vetėm pėr vetėdije dhe pėr atė qė e quajmė nėnvetėdije, njė temė kjo shumė e preferuar pėr shumė psiko-sociologė. Mjafton tė pėrmendim shkencėtarin e madh, psikoanalistin Sigmund Frojd." – Freud e jo Frojd. Nė asnjė mėnyrė nuk mendoj tė bėj qortime ortografie as gramatike se e di shumė mirė se nuk jam nė gjendje, por mendoj se nuk ėshtė mirė me ndėrrue. Tė paktėn mbiemrin mos me ia ēoroditė.

Tema e dijes dhe nėnvetėdijes ėshtė me tė vėrtetė e preferuar prej shumė psikologėve por autori na ndalet pak shkurt si tė dojė t’i hajė hakun e mundin qė kanė bėrė e ende sot e bėjnė tė tjerėt. Me kėtė studim janė marrė edhe tė tjerė si: Jean Piaget qė Kohlberg i frymėzuar prej tij, punoi rreth 20 vjet pėr tė zbuluar se si njerėzit mendojnė pėr problemet morale, duke paraqitur dilema morali dhe duke shėnuar se ēfarė arsyetimi japin ata pėr tė mbrojtur vendimet e tyre, dhe Damon punoi me 144 fėmijė pėr 8 vjet me radhė.

Teoria e Piagetit dhe teoria e psikoanalitikės e Freud janė teori tė mėdha pėr psikologjinė e zhvillimit tė njeriut, por nuk janė vetėm kėta dy psikologė, ka edhe tė tjerė, si: Erik Ericson, Jung, Adler e Erich Fromm e tė tjerė, por unė nuk kam ndėrmend qė tė bėj psikoanaliza, por pėrmenda kėta se, autori na e bėn Freudin "shkencėtari i madh" por si duket Profesori nuk e ditka se suksesi qė pat Freud nuk na qenka gjithė aq i pagabueshėm se, shokėt e bashkėpunėtorėt mė tė afėrt iu larguan mendimit tė tij. Kaq pėr "psikoanalistin e madh" por kėrkoj prej lexuesit qė tė mos mėrzitet se e kam ndėrmend qė tė kthehem pėrsėri tek ky "Njeri i Madh" si po na e thėrret Profesori.

Nė faqen 26, autori, me plot tė drejtė thotė se: "Mirėpo, sot, fatkeqėsisht, ndodh qė kur flitet pėr lirinė e besimit harrohet e drejta tjetėr pėr tė mos besuar..., madje duke interpretuar lirinė e ndėrgjegjes e kushtetutėn." Plot e drejtė se ato nuk ekzistojnė sot nė Shqipėri, se pikėsėpari nuk kemi njė kushtetutė si duhet e nėse ėshtė, kushe shikon, por tė shohim faqen nr. 38. Aty mendoj se Profesori na i bjen hu bazhdari atij qė beson nė Zotin, jo zoti, z. Beqja duket se nė asnjė mėnyrė nuk do tė kuptojė dhe tė pranojė se difekti nė socializėm qė shkaktoi shkatėrrimin e vet, megjithėse shumė e pėrkrahėm, ishte antropologjia e gabueshme qė pati.

Scializmi e shikon njeriun vetėm si njė materie, por njeriu ka aftėsi tė mendojė dhe tė zgjedhė nė njė mėnyrė qė shtaza nuk mundet. Qenia njerėzore nuk ėshtė vetėm njė individ, por ėshtė njė person me aftėsi qė mundet tė reflektojė e tė zgjedhė, profesionin, besimin, mėnyrėn e jetesės dhe tė veprave, sipas dėshirės sė lirė tė tij. Por unė pėr vete nuk i vė faj Profesorit as shumė shokėve tė tij pse mendojnė ashtu. Janė tė lirė dhe ėshtė e drejta e tyre, por nuk duhet tė harrojnė se edhe ne me "ide e mendime tė kohėve borgjeze" si po na pagėzon Profesori, po paraqitemi mė tolerantė se ata tė shkollave "pėrparimtare, Moderne, Marksiste-Leniniste, materialiste, dialektike tė shkollės sė Frankfurtit e Freudiane".

Nė shkolla ku u edukuam ne, merrej kultura e vėrtetė shpirtėrore e mendore e jo vetėm njė grumbullim njohurishė, por edhe fisnikėria, karakteri e burrėria qė kishte pėrpara, kjo fjalė te njerėzit e paprishur prej shkollės sė sistemit komunist. Me kėtė kulturė qė Ciceroni e thirri Cultura Animi, ėshtė lidhur ngushtė dignitas humana (madhėri njerėzore) e kėtė madhėri njeriu e ka nga shpirti i pavdekshėm qė e dallon njeriun prej shtaze. Besimi z. Profesor, qė duket se e paskeni halė nė sy nuk mundet kurrė t’ia marrė mendjen njeriut, sepse lidhja e njeriut me Zotin-fenė ėshtė njė gjė qė rrjedh nga vullneti i lirė i njeriut, sepse pa vullnet tė lirė nuk mund tė ketė fe.

Shtaza s’mundet tė ketė religjion se i mungon vullneti i lirė, e me tė vėrtetė, me takoi tė shėtis gjithkah, dhe vizitova shumė kopshte zoologjike, por as ndjeva, as pashė hajvana me religjion.

Kėtu, pėrsėri i lutem lexuesit qė tė ketė pak durim, se po hidhem prej njė faqeje tė librit nė njė tjetėr.

Nė faqen 11, nė paragrafin e dytė, ndėr tė tjera thuhet: "Shqiptari i sotėm jo vetėm ėshtė i dyzuar, por ėshtė i tjetėrsuar rėndė. Ai ėshtė i depersonalizuar, pra si tė thuash, nuk ka personalitet... Kėto procese i atribuoheshin e i atribuohen sidomos rinisė, krizės morale e shpirtėrore qė e kish dhe e ka kaplluar atė". Pėrsėri, them se autori i ka rė n tė shenjės, deri diku. Them deri diku, se zotni Beqja na i ka prerė drutė shkurt se si edukator, pedagog, sociolog e psikoanalist ishte dashur tė mendonte se ēka e ēoi kėtė rini nė atė krizė morale e shpirtėrore. Cili qe shkaku? Aty na ndalet pak shkurt e ajo ėshtė arsyeja qė mė bėn tė mendoj se Profesori paraqitet me motive tė dyfishta e qė po spjegoj: Profesori deri diku na ėshtė marrė me teoritė e zhvillimit tė njeriut, por harron se teoria ka dy funksione: 1-organizon dhe jep kuptimin e fakteve dhe 2-drejton hulumtime tė mėtejshme.

Julius Henri Poincare (1908) tha: "Shkenca ėshtė e ndėrtuar nė fakte, sikurse shtėpia ėshtė e ndėrtuar prej gurėsh; por njė grumbullim faktesh nuk ėshtė shkencė, aq sa ėshtė shtėpi njė grumbull gurėsh". Pra po ashtu si ndėrtojmė shtėpi tė ndryshme me atė grumbull gurėsh edhe fakteve mund t’i japim kuptime tė ndryshme prej teorive tė ndryshme.

Mc Cain & Segal 1969, tė dy tė kohėve tona e jo prej shkollave regresive si po na thėrret Profesori, sjellin si shembull dy teoritė qė spjegojnė shpejtėsinė qė merr guri duke rėnė nė tokė prej njė lartėsie, pra Fizikė, e qė, simbas teorisė popullore tė grekėve tė vjetėr thuhet se: guri dhe toka kanė njė pėrbėrje, e pėr atė arsye shpejtojnė tė ndeshen me njėri-tjetrin, po nė anėn tjetėr rėnia e gurit spjegohet sipas teorisė sė Newtonit qė ėshtė Teoria e Gravitetit. Ja dy teori qė janė tė bazuara nė tė njėjtėn vėrejtje, por caktojnė kuptim tjetėr tė kėtyre fakteve. I solla kėto rreshta se Profesori nė faqen 42 ndėr tė tjera na thotė: "...Rol pėrcaktues luan jeta e tij individuale", (dhe ne themi po), por Profesori vazhdon e thotė: "...ky ėshtė faktori qė pėrcakton zhvillimin e formimin e personalitetit njerėzor, qė i vė vulėn kėtij formimi e zhvillimi". Vendosi paria e ashtu duhet tė jetė. Jo zotėri, ja po sqarohem: Sipas teoricienėve tė zhvillimit tė njeriut ka patur mendime tė ndryshme qysh herėt, e ne po pėrmendim disa: Platoni 427-347 para Krishtit, Roussaeu 1712-1778, Decartes 1596-1650, John Lock 1632-1704 e tė tjerė, pra siē shihet ka vazhduar gjatė historisė sė psikologjisė e ende nuk i ėshtė vėnė vula ashtu si po ia vė Profesori..

Ndoshta shkova pak gjatė mbi kėtė temė, por u mundova t’i sqaroj disa fakte, megjithėse nuk ėshtė dega nė tė cilėn mund tė them se kam njė dijeni tė gjėrė, por si arsimtar mė ėshtė dashur tė paktėn tė njoh mendimet e ndryshme pėrsa i pėrket zhvillimit tė fėmijve.

Nė faqen 17, z. Beqja tutet se po i hedh nga "gavata edhe fėmijėn e shėndoshė", sepse pėrdor fjalėt me prejardhje fetare, dhe po na i shkojnė bosh teoritė jetėsore materialiste e dialektike.

Kėto lloj "analizash Marksiste" janė pėrdorur edhe ende pėrdoren, sikurse shumė sloganė tė tjerė pėr tė dhėnė pėrshtypjen se ajo ėshtė analiza mė e mirė e shkencave; mbasi shkencė ėshtė njė fjalė qė siguron autenticitet, atėherė disa na e marrin kėtė "Analizė Marksiste" si njė gjė shkencore por pa bėrė njė studim kritik tė Marksizmit, por kėto "Analiza Marksiste" nuk janė njė shkencė e vėrtetė, shih Eduard J. Barbusse, Faith & Reason, vol. XI, 1985, faqe78.

I premtova lexuesit se do tė kthehem pėrsėri te "Shkencėtari Freud" e kėtė kthesė dėshiroj tė tregoj se pėrse e bėj: 1-kur isha nė Shqipėri, nė ēdo kioskė, ku shiteshin gazeta, revista e libra tė ndryshėm, shihja libra tė Freudit mė tepėr se tė ndonjė pedagogu, edukatori ose artisti dhe 2-shoh se Profesori adhuron mbas tij. Nė faqen 56 Profesori shkruan: "Njė rėndėsi tė veēantė kanė lidhjet midis vetėdijes dhe nėnvetėdijes", mendin plot i drejtė, por z. Beqja vazhdon: "...Ato i ka studjuar me themel dijetari shquar austriak i shekullit tė kaluar e i fillimit tė shekullit tonė, Sigmund Frojdi. Mjek psikiatėr, me eksperimentet, vrojtimet dhe meditimet e veta Frojdi aderoi me sukses e me buj tė jashtėzakonshme... Ne e kemi tė vėshtirė tė merremi kėtu me Frojdin e me frojdizmin...me tė vjetra e me tė reja, deri te ato tė frojdistėve tė sotėm."

Ėshtė e vėrtetė z. Profesor, se pėr t’u marrė me studjues tė ndryshėm ėshtė shumė e vėshtirė e as unė nuk e kam ndėr mend qė tė merrem me to, se thonė: " ėshtė me hynė pyll pa sopatė", por mbasi Ju jeni munduar me na i paraqitė teoritė e zhvillimit tė njeriut vetėm me ata qė ka shkruar Freudi, unė pėr atė qėllim, pak mė lart paraqita detyrėn e teorive.

Sidoqoftė, unė mendoj se Profesori ėshtė i sinqertė nė mendimet e veta, por realiteti ėshtė krejt i kundėrt e nuk i vė faj, megjithėse do tė kishte mundur shumė lehtė, mos me tretė as fėmi e as gavatė sikur tė kishte lexuar librin "Psikoanaliza dhe Religjioni", i Erik Fromm, edhe ky njė psikoanalist neofreudjan, por nuk na i pret drutė shkurt, ai nė faqen 25 flet pėr fe, dhe nė faqen 33 kėshillon qė besimet e ndryshme tė shikojnė dhe tė punojnė sipas dhjetė urdhėrimeve tė Tenzot, e thotė se: "Psikoanaliza dhe religjioni tė bashkuara nė hulumtime tė ardhėshme janė pėr tė mirėn shpirtėrore tė njeriut dhe shėrimin e tij".

Pėrsėri nė faqen 56 ndėrt tė tjera Profesori shkruan: "Nė qoftė se dukuritė e vetėdijes na duken disi mė tė qarta e mė tė kuptueshme, pėr ato tė nėnvetėdijes kemi njohuri disi mė tė turbullta. Ato i ka studjuar me themel dijetari i shquar i fillimit tė shekullit tonė, Sigmund Frojdi" e pastaj vazhdon duke e ēuar deri nė qiell me lėvdata, por pėr fat, diēka i thotė ndal, se nga fundi i paragrafit Profesori thotė: "...me problemet qė ai ka shtruar e me ato qė mund t’i kenė ngelur tė diskutueshme, me oponimet ndaj doktrinės sė tij, me tė vjetra e me tė reja..."

Sigurisht qė Freudi ka punuar rėndė se nuk ka qenė e lehtė tė mbushen 23 vėllime, qė ai vetė i bėri ndryshime edhe kur kishte mbushur shtatėdhjetė vjetė, por nuk mund ta kuptoj pse Profesori nė paragrafin tjetėr na thotė: "Pėr Frojdin nėnvetėdija njerėzore ka njė rėndėsi kolosale. Ajo ėshtė djepi i personalitetit tonė..." As tė tjerė nuk e mohojnė rėndėsinė e nėnvetėdijes, psikoanaliza filloi tė influencojė jo vetėm nė psikiatri por edhe nė literaturė, art, etikė e arsim. Nėnvetėdija dhe ego-ja u njoh nė atė kohė prej shumėkujt, shkroi e komentoi kush mundi e si mundi, ashtu si janė shkruar e komentuar disa edhe sot nė Shqipėri pėr demokraci, shkenca tė ndryshme, filozofi, pedagogji e ku ta di unė, por reagimi nė atė kohė, edhe se shumė u munduan t’i japin rėndėsi sidomos kur foli pėr Seks, nuk qe aq pozitiv edhe pse u lėshuan si miza nė mjaltė, pa menduar mė me tru.

Shkrimet e Freudit u hapėn nė atė kohė si tė ishin revista me plot piktura seksi. Shumė u tronditėn nė pohimin e bėrė prej Freudit kur tha se fėmija ka njė natyrė seksuale, e kritikat vazhduan, jo sa qe gjallė ai, por vazhdojnė edhe sot. Studjozėt qė merren me studimin e zhvillimit tė personalitetit qė i rrethon, e nuk mund tė mohohet se teoria e seksit qė ai paraqiti nuk i tėrhoqi vėmendjen vetėm tė rinjve por edhe lloj-lloj njerėzish duke filluar ndėr politikanė, revolucionarė e deri te drejtorė e profesorė tė universiteteve tė ndryshme.

Tė spjegohemi, pėr Freudin me rėndėsi qenė dy instinkte: Eros (sex, dashuria...) dhe instinkti shkatėrrues. Prej studimit tė ėndrrave i erdhi Id, por shumė psikiatėr na thonė se ne nuk duhet tė kemi stėrvitje psikoanalize pėr tė spjeguar ėndrrėn e njė tė urituri kur ai ėndėrron njė biftek. Sipas Freudit rroba dhe veshja paraqesin njeriun lakuriq, kėto analiza ai na i bėnte duke dėgjuar bisedat qė bėnte me personat e trazuar, me telashe jete, po kush nuk i ka? Ai nuk bėri eksperimente tė kontrolluara, dhe nuk vrojtoi sjelljet e fėmijėve nė jerė. Mjaft ėshtė tė lexosh "Wolf Man" 1918. Mardhėniet seksuale nė mes prindėrve tė tij.

Nuk mund t’i mohohet studimi qė bėri rreth etapave tė zhvillimit tė njeriut, por edhe kėtė Erik Erikson nuk e pranon. Freudi thotė se zhvillimi plotėsohet deri nė pesė vjetėt e para tė jetės sė fėmijės, ndėrsa Erikson thotė se "Zhvillimi ėshtė njė proces qė vazhdon gjatė jetės sė njeriut". Ja Profesor, fjalėt e tė moēmėve "Sa mė shumė rron as mė shumė mėson".

Ja dhe njė studim i Freudit nė lidhje me phobia (fobis); Freudi bėri analiza nė njė djalė 5-vjeēar, 1909, dhe shkroi pėr kėtė studim "Hanzi i Vogėl" njė studim unik, se qe e vetmja analizė e Freudit nė njė fėmijė dhe kėtė analizė e bėri me letėrkėmbim nė mes tė doktorit tė fėmijės qė ishte baba i fėmijės sė sėmurė, por as kėsaj nuk po ia hamė hakun se edhe ky studim pati rėndėsinė e Identifikimit.

Eksperimentet qė paraqiti Freudi, qenė pa baza shkencore, dhe "rezultatet e tij shkencore", nuk ishin tjetėr veēse studim me ndonjė rast specifik, qė shumė shkencėtarė sot e thėrrastin "hulumtim anekdotik", qė ėshtė nė kundėrshtim me hulumtime eksperimentesh, qė pėrfshin pėrdorimin e grupeve tė kontrolluara, varg procedurash tė mostrave tė kontrolluara e tė tjera qė ai nuk i ka bėrė.

Shumė lexues mund tė mendojnė e me plot tė drejtė mund tė thonė: po ēka ka tė bėjė Freudi qė na i ka shkuar kaq gjatė punės me tė.

Unė mendoj se shumė prej nesh, shqiptar, ashtu si ndodhi edhe ndėr vende tė tjera tė botės, nuk e parapanė se ēka po i ēon drejt humbjes sė vlerave morale e tek ne edhe humbjen e traditave, besė, nderė e burrėri. Ky lloj ndryshimi nuk i pat rrėnjėt as nė Amerikė as nė Kinė, por nė Europė e asull-asull nė Gjermani e pastaj u pėrhap rreth e pėrēark si njė sėmundje ngjitėse.

Njerėzit si Wilhelm Wundet, Otto Gross, Erich Fromm, Friederich Engels, Karl Marx, Antonio Gramsci, Georg Lukcs e shumė tė tjerė, punuan e shkruan gjithėnduer "mrekullishė" por ata qė u njohėn mė tepėr qenė: Marksi, Engelsi dhe Freudi. Kėta qenė ata qė filluan "revolucionin kulturor" e disa mendojnė se Freudi qe guri i themelit tė doktrinės socialiste dhe burimi i manisė pėr edukatėn e seksit, kundėrshtimin e familjes, denigrimin e autoritetit, zhdukjen e fesė e me tė uljen e karakterit.

"Shkenca e biheviorizmit" pėr do kohė luajti njė rol me rėndėsi ndėr shkolla tė ndryshme nė Europė dhe Amerikė saqė qe shpallur si njė edukatė progresive dhe pėrkatėse pėr kohėn, por pa shkuar gjatė u bastradua aq sa E. D. Hirsch Jr. e thiri "edukatė tė stilit tė kafeneve" diēka prej kėsaj e diēka prej asaj, shkollat prodhuan tė diplomuar me pak njohuri e si rezultat qe njė kalbėsirė, gjė pa themel e dėshtoi".

Nė Skoti Robert Oven qė sot njihet si baba i Socializmit modern, si shumė tė tjerė tė asaj kohe, mendoj se personaliteti i njeriut ėshtė "deformuar nga indoktrinimi i fesė". Eksperimentet qė u mundua tė bėjė Skoti edhe mė vonė nė Amerikė nuk i patėn kurrfarė rezultati.

Loro Stajka

Kulti i Perandorit

Jetonte dikur nė njė vend qė vetė Krijuesi e ka bekuar pėr tokėn, klimėn dhe fisnikėrinė e njerėzve, i cili megjithėse gati nė qendrė tė Evropės nga dikush qe konsideruar as lindje dhe as perėndim, njė "Perandor" qė nė tė vėrtetė nuk u bė kurrė i tillė dhe me bėmat e tij la pas njė "brengė" tė madhe.

Ai ishte nga natyra tepėr i zgjuar e naiv, kishte njė trup jo shumė tė gjatė dhe mendje tė lartė. Fytyra e tij vinte pak si njė pėrzierje racash. Ishte liberal e konservator, demokrat e diktator, ushtarak e anarkist, masovik e aristokrat, mirėnjohės e mosmirėnjohės, i ēiltėr e cinik, babaxhan e aventurier, murg dhe i gjitha qejfeve, i butė e i egėr, e tjera, e tjera. Me njė fjalė shumė engjėll dhe tepėr djall. Pra si me thanė pak nga tė gjitha.

Shkaku. Pėrveē dhuntive kishte punuar e studiuar shumė dhe zotėronte nė perfeksion disa degė tė shkencave politiko-shoqėrore. I zoti pėr tė bėrė tė bardhėn tė zezė dhe tė zezėn tė bardhė. Mjeshtėr i fokusimit tė goditjeve, pėrdorues i shkėlqyer i "Mekanizmit tė Brrylit" pėr t’i zmadhuar ose zvogėluar disa herė nė shumėfish proēeset dhe fenomenet nė favor tė zbatimit tė synimeve dhe objektivave tė tij.

Sipas njė dokumentacioni tepėr sekret, i cili ndodhet nė njė arshivė misterioze disponohen dokumenta autentikė qė vėretojnė se ai personalisht kishte udhėtuar dhe komunikuar direkt me botėn e shpirtrave tė galaktikės "Largėsia". Me fjalė tė tjera or vėlla, ai ishte nė gjigant i pėrmasave fantastike nė kėtė dyrnja.

Njė ditė tė bukur pranverore kur frynte njė fllad i lehtė dhe i ngrohtė nga deti atij i erdhi njė mendim, i cili i futi nė shpirt njė pasion tė tmerrshėm. "Po unė jam i dėrguari i "Mesisė", shpėtimtar i kėtij vendi qė do t’i rregulloj njėherė e pėrgjithmonė kėto njerėz nė rrugėn e pėrparimit, tė mirėqenies dhe tė prosperitetit. Sigurisht nuk jam i vetėm, unė i organizova duke formuar njė "bashkėsi" solide, i frymėzova, i drejtova dhe i hodha nė luftėn glorioze pėr pushtet e kurorė.

Kėrkoni tė pyesni: "Kush fitoi mė shumė?" Mos u ngutni. E shoh. Mezi prisni tė pėrgjigjem. Atėherė po ju themi: Tė gjithė ne. Si thatė. Ju duket sllogan. Jo ore. E keni gabim. Nė termin "tė gjithė" secili ka pjesėn, kontributin dhe shpėrblimin e vet. pastaj vjen ēeku i majm me borderotė e tė ardhurat e tjera qė na takojnė ēdo ditė.

Njė diēka tjetėr. Mė duket se harruat problemin kryesor. Prandaj bėni kujdes. Ju flet Perandori, mė sakt kandidati pėr fron dhemė mirė "brenga" e tij. Dėgjoni mirė. Mbi tė tėrė ėshtė komanda e pėrgjithshme dhe mbi atė jam vetėm unė dora vetė udhėheqėsi juaj legjendar dhe komandanti i pazėvendėsueshėm pėr fronin e Perandorit.

Bashkėsia ka njė kryetar dhe ai jam unė, komanda ka njė komandant, i cili jam unė, vendi ka njė "Perandor" qė domosdo ėshtė dhe do tė jetė vetėm unė. Mos u ēuditni. Mbajeni veten. Po dėgjoj zhurmė. Kush kėrkon me folė. Keni kundėrshtime. Si thatė. Njė pjesė nuk ėshtė dakord. Pse kėshtu. Jeni hedhur nė opozitė. Shumė keq. Kjo ėshtė herezi, revoltė. Qenkeni grizhė e ēakėrdisur dhe mosmirėnjohėse. Ju ka tėrbuar e mira. S’keni faj.

E shoh qė nuk jeni nė terezi. Njė dush me ujė tė vakėt do ju sjellė nė vete. Do ju forcoj trupin dhe ndėrgjegjen. Besoj edhe bindejt tuaja ekstrapragmatiste. Bile mė shumė. Ju duhet tė mėsoni shkėlqyeshėm veēanėrisht artin e profesionit tonė, politikėn. Me fjalė tė tjera, artin e bukur tė oratorisė, tė premtimeve tė bujshme elektorale, tė demagogjisė, gėnjeshtrės, mashtrimit, propagandės, tė buzėqeshjeve, puthjeve e pėrqafimeve, tė korrupsionit, tė manovrimit e tė nėnshtrimit. Tė gjitha kėto dhe tė tjera pėr njė synim final qė tė bėheni princėr e milionerė. Mė korrigjoni spse u shpreha gabim. Po qe princ je edhe milioner dhe po u bėre milioner je kurorėzuar "princ". Nė teori, ndofta mund tė mos i dini tė tėra, por nė praktikė jam i sigurtė qė jeni mjeshtra, asa tė vėrtetė. Njė gjė tė tillė e realizoni ēdo ditė. Pagat tuaja s’ka kandar qė i peshon, me ju thanė o bobo moj nanė, mos i shikoftė syri i keq. Lum ju qė i keni. Jeni me fat.

Pėr ta mbyllur ju jeni shumica, mė saktė vetė bashkėsia, ndėra unė jam vetėm njėshi. Atėherė gjykoni vetė si mund tė jemi njėlloj. Me fjalė tė tjera ju tė gjithė sė bashku jeni vetėm njė dhe nga ana tjetėr unė i vetėm "zotėroj" numrin njė, i cili automatikisht kthehet nė katror. Besoj qė mė kuptoni drejtė. Numėruesi dhe vetė thyesa e tij nuk kanė nevojė pėr koment.

Qė nė lashtėsi nuk ka kope pa bari me shkop dhe qen, mė tė fuqishėm se ujku. Pa bari grizha humbet rrugėn, drejtimin dhe pėrparimin e saj. Vjen njė ditė qė ajo ēorientohet, dėmtohet, divorcohet e shkatėrrohet nga keqbėrėsit dhe gjithėfarė hajdut e grabitės tė natės e tė ditės.

Bashkėsia jonė pėr tė funksionuar ka nevojė pėr disiplinė, mbi tė gjitha pėr njė kod tė shkruar, i cili nė ēdo kohė tė ndryshohet, pėrpunohet, tė stukohet dhe tė rinovohet. Kodi nė ēdo moment duhet tė plotėsojė kėrkesat tona. Pse e themi kėtė. A nuk ėshtė vetė jeta nė ndryshim dhe rilindje tė vazhdueshme. Por ai ka edhe anėt negative, pengesat, burokracinė, akrobacitė e marifetet e veta. Ato duhet t’i parashikojmė. Ndryshe e mori ferra uratėn. Nuk pranojmė dogma. Ato janė tė ngurta si shkėmbi, tė ftohta si akulli dhe pa jetė.

Atėherė zotėrinj tė nderuar lipset tė kemi vėmendje e kujdes. Kjo ėshtė shumė serioze dhe... jetike pėr ne. Prandaj, secili anėtar tė kuptojė dhe tė zbatojė me vetėdije detyrat e tij. Kush ėshtė kundėr tė deklarohet ballazi nė shesh tė burrave. Ēdonjėri prej nesh tė mendojė e tė veproj si me zemėr nė dorė. Mendimet e liga janė kundėrshtari ynė mė i madh. Ata nuk do t’i lejojmė kurrė. Do t’i godasim qė nė embrion. Nderi u takon atyre qė me devocion e korrektesė kryejnė detyrėn. Pra pėrpara o burra mos hezitoni fushat e livadhet shkėlqejnė si ar, hidhuni nė sulm me duar lidhė mos qėndroni, dita jonė agoi ajo pėr ne ka ardhė.

Po vij prapė tek prijėsi juaj kandidati pėr Perandor. Tregohuni mė besnikė, mė tė sinqertė, tė zgjuar dhe racionalė me tė. Ju paralajmėroj. Mė parė duhet tė mėsoni shumė mirė thelbin e ēėshtjes sonė, aty ky nė fshehtėsi rreh ēekani i djallėzisė, i bėrrylit dhe i pabesisė, sepse ne kurrė nuk kemi qenė, natyrisht nuk jemi dhe as do tė jemi ndonjėherė njėlloj e tė barabartė. Ka gjithėfarė element, shtresa e nėnshtresa tė ndryshme grupimi ynė. Pėr kėtė duhet tė studioni ēdo ditė pa pushim, me vėmendje, kujdes dhe laps nė dorė. Ndryshe nuk fitojmė.

Unė do tė bėhem Perandor. Kjo ėshtė e vėrtetė si njė edhe njė bėjnė dy. Non stop. Nuk e lėviz as topi. Mos bėni sikur nuk kuptoni dhe nuk dini asgjė. Kjo ėshtė dėshira ime, ėndrra e fėmijėrisė sime, dashuria e parė dhenjė "Altre Ego" tjetėr. Nuk bėj shaka. E them troē nė shesh tė burrave. Po qe nevoja edhe nė fushė tė mejdanit. Nė duel do tė dalė fitimtar dhe fushėn do e pushtoj.

Tani besoj e shpresoj qė e keni shumė tė kjartė. Pushteti mė takon mua. Unė jam drejtėsia, legjislativi, ekzekutivi, e drejta dhe mbi tė gjitha, Shteti. Mund tė thoni se kėtu nuk ka asgjė tė jashtėzakonshme. Nė realitet ky ėshtė njė fenomen normal qė ka ndodhur edhe nė vende tė tjera. Patjetėr nė Evropė e Amerikė. Nė kapitalizėm janė tė natyrshme. Po nuk luftoi "bashkėsia", mė falni "koka" e saj pėr pushtet, ē’kuptim ka ekzistenca, veprimtaria dhe objektivat e saj. Ky ėshtė kusht i domosdoshėm. Ajo ėshtė si karburanti, i cili digjet ēdo ditė pėr tė vėnė nė lėvizje gjeneratorin e makinerisė gjigande – Shtet. Pa atė nuk ka organizim, drejtim, zhvillim, pėrparim, nuk ka karrika, poste, kolltuqe, para, grada, honorare dhe sė fundi nuk ka frone e Perandorė.

U pėrpoqa me sa munda, nuk lashė mjet pa pėrdorur por njė ditė mė tha arusha: "Ē’bėhet kėshtu!... Deri kur ky horror. U bėre i bezdisshėm si morr". Pra djema. Ajo mė tha ndal, mos lėviz, kthesė e fortė, rregullo drejtimin. Pikė rreziku.

Menjėherė mė iku kllapia, egoja e fortė dhe mėrzia. Bashkė me to edhe marrėzia. Mė saktė ndryshova vetėm masėn, volumin dhe gradacionin e tyre. Ju mund tė pyesni: nė cilin drejtim? Ah, ah, ju lutem. Kėtu ndal. Nuk mundem mė tej. Nuk i han daja ato kokrra arra. Froni ėshtė i madh, i lartė, i lakmueshėm dhe i mrekullueshėm. Ne jemi shumica. Synimi ynė Evropa. Nuk ėshtė e lehtė. E falenderojmė nga zemra qė po hap portat e saj pėr ne tė "ardhurit" na "xhixhimaēini i largėt".

E pėrsėris edhe njė herė. Ju jeni krijesat e mija. Pa mua nuk do tė ishit kėtu. Me socializmin fitimtar po ndėrtojmė kapitalizmin. A ka mrekulli mė tė madhe. Tė gjitha klasat i zhdukėm. Punėtorėt e mbetur nė minorancė u bėnė persona, njerėzit e kamur nė biznesmen, kurse vegjėlia dhe ata qė vuajnė pėr bukėn e gojės nė popullatė e nevojės sė parė, e dytė, e tretė e kėshtu me radhė. Gjithashtu skamja e mjerimi u "pagėzuan" me emrin asistencė. Fshatarsia u transformua nė fermerė, fermerėt nė tregtarė dhe kėta tė fundit nė qytetarė. Hajde gjeje fillin. Gjithēka nė rregull. Kėshtu tani e tutje nuk dua mė fjalė, ankesa e kundėrshtime. Dua vetėm ballafaqim drejtpėrdrejtė nė skenė dhe "Dall Vivo".

"Nė horizontin tonė nuk ka mė re dhe shtėrngata, por edhe nėse ka kėto do jenė gjithnjė e mė kalimtare, me kusht qė ne tė heqim dorė nga pasioni dhe mendimet tona pėr tė kėrkuar fronin e Perandorit".

Me fjalė tė tjera unė madhėria ime, sundimtari i madh dhe i plotėfuqishėm i kėsaj toke udhėheqėsi absolut i shumicės deklaroj se qielli ynė u pastrua nga retė dhe shtėrngatat qė i solli kandidatura ime pėr Perandor. Por forca madhore bėri punėn e saj. Tė tjerėt mė ndaluan vrapin dhe hovin duke mos mė lejuar tė ecja mė tej. Kėshtu vendi shpėtoi nga ciklone tė tjera mė tė fuqishme e tė rrezikshme. Ata ma vunė bėrrylin deshėn me ma fu., fu., fu., por edhe unė me tė gjitha mjetet qė disponoj do ti fo., fo., fo. Fokosoj nė qendėr tė prap... sė tyre.

Ju lutem mė dėgjoni mirė. Na vihet detyrė tė heqim dorė pėrfundimisht... nga interesat personale pėr karrierė tė ēdo anėtari ashtu siē ndodhi me mua. Edhe kėtu unė jam shembull i shkėlqyer pėr ju. Natyrisht duke i shtuar argumentin e padiskutueshėm qė shoku Belul nuk diskutohet. Zbatoni porosinė e lashtė "mos bėni si bėj unė, por veproni siē them unė".

Unė ju kam udhėhequr dhe kurdoherė do ju drejtoj drejt fitoreve tė reja. Mua mė takonte plotėsisht froni pavarėsisht qė e dhurova atė ose mė saktė mė detyruan. Ah, i mjeri unė. Sa keq. Kėtu qėndron brenda ime. Ajo ka madhėsinė dhe thellėsinė e oqeanit. Ma grabitėn me urtėsi tė rrallė. Pėrdorėn edhe marifete. Ata sollėn njė erė tė re, e cila nxorri zogun nga kafazi. Pėrsėri isha i pari qė i ktheva fytyrėn dhe thitha ajrin me aromėn e kėndėshme tė saj. E dyta, me shpejtėsinė e dritės mora nė dorė stafetėn dhe manovrova, por edhe kontribova. Unė i dhashė impulse tė reja asaj.

Kam edhe njė sqarim tjetėr. Mė tepėr pėr njė kuptim mė tė mirė. Unė doja fronin jo vetėm pėr vete por nė radhė tė parė e kryesisht pėr t’u shėrbyer njerėzve, pėr dobinė e vendit tim. Secili prej jush e ka shpirtin nė trupin e tij, kurse mua mė ndodh e kundėrta, trupin e kam nė folenė e shpirtit tim. Mos u ēuditni. Jam njė qenie e mistershme pothuajse e mbinatyrshme, gjysma njeri, po aq fantazmė dhe ajo qė mbetet pjestuar me njė numėr pambarim zerosh ėshtė baraz xhindi.

Shpresoj qė u kuptuam. Konkluzionin nxirreni vetė. Ju anėtarėt e bashkėsisė sonė nuk keni kurrė tė drejta tė pakufizuara. Pra asnjėherė nė ēfarėdo pozicioni e gjykimi qė tė jeni nuk duhet t’ju shkojė mendja qoftė edhe pėr tė kujtuar fronin e madhėrueshėm tė Perandorit tonė tė lavdishėm "Allahbirėēkanagjeti".

Ajo qė ndodhi mos tė pėrsėritet mė. Pėr kėtė jamė mėrzitur dhe hidhėruar pa masė. Mė saktė nė gjoksin tim mė ėshtė grumbulluar njė lėmsh plot me ferra urrejtje dhe helmi. Mund tė pyesni kundėr kujt? Ju pėrgjigjem me sinqeritetin mė tė madh kundėr personit tim, i cili pėr tė mirėn tuaj, tė popullit dhe tė fronit sakrifiko gjithēka, edhe atė vetė.

 

Si the ti atje nga fundi. Ah, po, gati sa harrova. Ju jeni shoku Shu. Ju kėrkoni me marifet dhe fjalė tė zgjedhura tė pakėsoni sa mė shumė zjarrin e brengės sime. Tė falemnderit. Jeni i nderuar. Kėshtu pra, erdhi njė ditė qė sharra ime mbeti nė gozhdė. Pavarėsisht nga kjo, shyqyr Zotit jetoj si mbret. Asgjė nuk mė mungon. Ehu sa ka zanati. Po nuk je i shkathėt humbet. I zoti e ēon gomarin nga balta.

Gjithsesi nė thellėsinė e shpirtit tim kam bėrė njė betim: O do bėhem Perandor, o do vdes. Konsiderojeni si tė dėshironi. Mos harroni qė kam lėkurėn e trashė dhe vetėm forca madhore do mė mundė. Ah! Froni i Perandorit!? Ti je lumturia ime, fatkeqėsia ime dhe Brenga ime.

Dua tė ju kujtoj tė keni mė tepėr kujdes. Mos e merrni si njė diēka tė rėndomtė. Flasin seriozisht. Nė ēdo moment edhe kur jam nė "qejfin" mė tė madh nė banjo parashikoj, krijoj ide, projektoj, ristrukturoj, korrigjoj, plotėsoj, saktėsoj, ndryshoj dhe tė tjera. Por ndonjėherė mė shkrepet edhe tė riskoj dhe kur "ndizem" unė do jeni nė rrezik tė gjithė. Pa guxim dhe fat nuk ka veprimtari, para, pushtet, fuqi dhe dashuri.

Qė larg nė qiellin tonė tė kaltėrt shoh shpresa e dėshira tė mėdha, lajme e gėzime tė reja, ndėrrimin e gjithēkaje qė lėviz globin, qė rrotullohet mė shpejt, shikoj frone qė shkojnė dhe vijnė, sidomos njėrin nga ato, i cili si njė top bingoje do tė vijė njė ditė qė tė ulet nė prehrin tim.

Luigj Temali

Nė Itali ka filluar Operacioni "fshesa"

-"Vėllezėrit Ujq" nė politikė "shqyhen" me njėri-tjetrin pėr kėrmėn e kolltuqeve qeveritare.

-Shqiptarėt udhėkryqeve tė Europės, pa Identitet.

Para disa ditėsh nė Itali filloi "aventura" e radhės... Operacioni "fshesa" nuk i kursen qindra shqiptarė qė mbushin qelitė e komisariateve tė policisė italiane, pa bėrė asnjė krim penal, por i vetmi "krim" ėshtė se kanė hyrė nė Italinė e ėndrrės pėr tė punuar e jetuar ilegalisht. Edhe pse pėr disa vjet i kanė shfrytėzuar si skllevėr, pa asnjė tė drejtė ligjore nga pronarėt e tyre. Ka disa ditė qė gazeta mė e madhe italiane "Corriere della Sera" shkruan pėr diskriminimin racist tė ligjit tė Berluskonit ndaj emigracionit nė Itali, ligj qė ėshtė kundėrshtuar me forcė nga opozita italiane. E, megjithatė shteti italian vendos vetė pėr ligjet e veta, duke shkelur Konventėn Nr. 11 (miratuar nga Konferenca e Pėrgjithshme e Organizatės Ndėrkombėtare tė Punės nė sesionin 42, tė mbajtur mė 25 qershor 1958, hyrė nė fuqi mė 15 qershor 1960). Sipas Deklaratės mbi tė Drejtat Njerėzore tė personave qė nuk kanė shtetėsinė e vendit ku jetojnė, miratuar nga Asambleja e OKB, me rezolutė 40/144 (dt. 13. 12. 1985). Kurse shteti italian i shkel nė mėnyrėn mė flagrante kėto parime ndėrkombėtare duke shkelur liritė themelore tė drejtave tė njeriut. Pasi i kalon afatet kohore tė mbajtjes nė izolim tė emigrantėve (kur ata figurojnė tė paligjshėm nė Itali) edhe pse pas tre ditėsh, duhet t’i kthejnė nė vendet e tyre (sipas ligjit). A lejohet qė nė njė vend tė Europianizuar tė ndodhin shkelje kaq tė rėnda duke na pėrbuzur e poshtėruar kaq ēnjerėzisht? Sipas Rezolutės sė Asamblesė sė Pėrgjithshme 43/173, dt. 9 dhjetor 1988, nė parimin 4 thuhet: "Ēdo formė ndalimi ose burgosje, dhe ēdo masė qė ndikon nė tė drejtėn e njeriut tė nė personi gjatė ndalimit ose burgimit duhet tė kryhet me urdhėr dhe t’i nėnshtrohet efektiv tė njė autoriteti ligjor, ose autoriteti tejtėr.".

Dhe kundėr kėsaj rezolute tė Konventės Ndėrkombėtare, shteti italian vepron qetėsisht, pa i hyrė asnjė gjemb nė kėmbė, (pasi shteti shqiptar s’ėshtė i zoti t’i kėrkojė llogari), duke i mbajtur emigrantėt shqiptarė tė izoluar mbi 12 ditė nė pėr qeli, deri sa tė rregullojnė kthimin e tyre, pa prishur terezinė e tyre, pasi s’ka kush i kap prej veshi. Sipas informacionit telefonik (dhėnė "Shqipėrisė Etnike", emigrantėt H.B.; K.F.) nga qyteti i Shkodrės thonė se: -Kanė filluar kontrolle mjaft tė egra pėr dokumentin magjik tė quhet Soxhorno. Na kanė kontrolluar nė punė pėr dokumenta. Ne kemi 3-4 vjet qė punojmė kėtu nė ndėrtim, dhe ende s’kemi patur fatin pėr t’u pajisur me lejeqėndrimin ligjor. Prisnim tė dilte ligji nga parlamenti italian. Pasi doli ligji, dhe u publikua, ne u drejtuam nė Konsullatėn Shqiptare nė Milano, pėr t’u sqaruar dhe pajisur me dokumentat e duhura. Personeli shqiptar i konsullatės kėrkonte nga 5 milion lekė pėr tė ndėrhyrė pėr tė legjitimuar shtetasit shqiptarė me lejen e qėndrimit nė Itali. Dhe ne qė s’paguam dot 5 milionėt patėm fatin e hidhur tė ndodhemi nė qelitė e paraburgimit nė Milano. Nuk e dimė se kur do tė na kthejnė! Kėrkojmė ndihmėn tuaj, si gazetė e shqiptarėve, kudo qė ndodhen nė pėr botė.

Operacioni i policisė italiane ka pėrfshirė edhe shtetaas tė komuniteteve tė tjera, si: Rumani, Bullgari, Turqi, Marok, etj. Por ata i kanė nisur, pasi kanė ndėrhyrė autoritetet diplomatike tė shtetit tė tyre, qė ndodhen nė Itali, kurse autoritetet e shtetit shqiptar kėtu janė njerėzit mė tė korruptuar, qė ne s’na e hapin portėn, dhe po t’i kundėrshtojmė lajmėrojnė policinė. Ne nuk i pėrkasim atij kontigjenti shqiptarėsh qė merren me drogė, prostitucion, apo krime tė tjera. Jemi vetėm punėtorė qė kemi jetuar me forcėn e krahut tonė, qė na kanė shfrytėzuar deri nė palc, dhe tashti na trajtojnė si skoriet e njerėzimit. Kurse ata qė merren me drogė e prostitucion janė tė lidhur me mafien italiane dhe pushtetarėt shqiptarė, sepse fill i vetėm nuk bėn dot "mrekullira".

Dhe gazeta "Shqipėria Etnike" shpreh shqetėsimin qytetar, atdhetar, gazetaresk ndaj fatit tė hidhur tė kėtyre emigrantėve shqiptarė, qė punojnė me djersėn e tyre tė pastėr, por qė i mungon liria legjitime, i mungon identiteti i nėpėrkėmbur, identiteti qė shqiptarėt e kėrkojnė si gjėnė mė tė ēmueshme nė jetė. Po kush mendon pėr shqiptarėt? Italia qė na diskrediton, na quan tė gjithėve kriminelė, dhe na mbyt nė Otranto?! A s’ndodhi gjėma e zezė mė 28 mars tė vitit tė ēmendur 1997, ku dhjetra gra, fėmijė e tė rinj u kthyen nė ushqim pėr peshkaqenėt e kufirit ujor tė italianėve? Dhe autoritetet italiane drekonin uiskin me mish tė majmė peshkaqenėsh sė bashku me homologėt e tyre shqiptarė. Kur edhe valėt e tėrbuara tė detit urtėsoheshin nga klithmat e bebeve, nga ninullat e nėnave tė reja, nga psherėtimat e mbytura tė tė rinjve, qė vdekja e tmerrshme i nguli kthetra pabesie nga anija italiane "Sibila". Dhe dosja e akuzės, ka zėnė myk tash pesė vjet nė organet e drejtėsisė italiane, sepse autoritetet italiane janė miq tė autoriteteve shqiptare, dhe "miku, mikut nuk ia prish". A nuk ndodhi dhe para pak ditėve tragjedia e radhės... ku gomonia me 27 shqiptarė u godit nga motovedeta e rojeve italiane, dhe shqiptarėt e mjerė puthin tmerrin e detit tė pabesė...??? Kurse pushtetarėt shqiptarėt kacafyten si qenė tė tėrbuar, se kush tė kafshojė "copėn" mė tė majme, duke e shndėrruar Shqipėrinė nė xhungėl krimi, e nė njė pellg mjerimi e fatkeqėsie. E nėnat shamizeza, hedhin luleve valėve tė zemėruara, "tė pafuqishme" pėr tė ndaluar kėto krime ēnjerėzore. E rinia shqiptare e var vdekjen nė sy, dhe ikėn nga Shqipėria. Kėtu e ndjen veten bosh, pa perspektivė, kėrkon tė jetojė si tė gjithė bashkėmoshatarėt e tyre nėpėr botė. Ikin... ikin pėrtej detit... dhe aty i pret tjetėr zhgėnjim i pamasė, qė pėr hir tė disa degėve tė thata, tė shtrembėra qė ndodhen nė stivė, djegin tė tėrė turrėn. Dhe qeveria shqiptare, s’mundet ta ngrejė zėrin nė Komitetin Europian, edhe nė botė, pasi "laringu" i tyre ėshtė "helmuar" nga krimi dhe korrupsioni relativ. Deri kur shqiptarėt do tė durojnė kėtė politikė regresiste, me fasadėn "engjėllore" tė servilėve, tė hipokritėve, tė demagogėve, tė hajdutėve???

Kur shqiptarėt do t’i vėnė fre, "lypsave" politikė, qė kur kanė nevojė pėr votėn tonė vijnė si macet dhe kėrkojnė tė lėpijnė edhe pjatat e palara, sikur tė ishin vėrtetė "miq" tė shtėpisė?! Dhe ne i besojmė verbėrisht, prandaj dhe i vuajmė hallet qė janė ngulur si gozhdė me fatet tona, dhe ne sėrish i duam, i duartrokasim kur vijnė e na pėrrallisin nė takime mes intelektualėve tė qytetit. Por harrojmė, se kur kapin majat e pushtetit s’janė gjė tjetėr veēse njė kope e pėshtirė politikanėsh me nofkėn "Vėllezėr Ujq" sė "Shqyejnė" njėri-tjetrin pėr kėrmėn e kolltuqeve qeveritare.

Dhe fatet e shqiptarėve mbeten udhėkryqeve tė Europės, pa Identitet.

Fatime Kulli

Ja si merren vizat nė Ambasadėn Gjermane, kur paguan 1500 dollarė

Shqiptarėt hallexhinj dhe fatkeqė, ėshtė e vėshtirė qė me hir a pahir t’i largohen "fantazmave" tė pangopura tė "firmave piramidale". Dhe pikėrisht qytetarėt me radhė tė gjata, e shumė stėrmundim derdhin paratė e tyre nė Ambasadėn Gjermane, por me njė ndryshim nga "firmat piramidale" tė vetė shqiptarėve "Bosa", sepse nė Ambasadėn Gjermane nuk do tė marrėsh fitimin e pėrqindjeve, por njė vizė Shengen. Por e gjithė kjo mundėsi, i buzėqesh atyre qytetarėve, qė kanė fatin tė bien nė dorė tė parė me 1500 Euro, ose 1500 dollarė. Edhe pse tė bėsh dokumenta krejtėsisht, sipas rregullave konform ligjeve dhe kėrkesave tė Ambasadės po nuk pagove 500 dollarė pėrndryshe s’merr vizė. Dhe nė kėtė kurth tė "firmės piramidale" nė Ambasadėn Gjermane ra brenda dhe biznesmeni me inicialet Nd. Al..., i cili i nervozuar u prononcua pranė gazetės "Shqipėria Etnike":

-U zhgėnjeva plotėsisht me Ambasadėn Gjermane. Nėse nuk do ta provoja vetė, nuk do ta besoja kurrė, qė njė ndėr shtetet mė me kulturė diplomatike e ligjore nė botė tė ketė personel diplomatik nė Tiranė, tė korruptuar.

Nė Ambasadėn Gjermane ndiqen rregullat (vazhdon tė rrėfejė Nd...) si mė poshtė:

-Proēedura ėshtė me shkru emrin, por nėse dėshiron tė futesh brenda ditės, "gėrmo" para Ambasadės, sepse gjen persona qė me 150 Euro, tė fusin nė moment, (kėta janė bashkėpunėtorėt e personelit tė Ambasadės), mjafton t’i bini telefonit, numrin e tė cilit nuk po e deshifrojmė tė saktė -0682247...- pasi nuk duam t’i bėjmė reklamė sekserėve, sepse nuk ėshtė ky misioni i gazetės.

-Proēedurė tjetėr ėshtė tė paguhet siguracioni shėndetėsor, pėr aq ditė sa kėrkon vizė. Edhe nėse s’e merr vizėn, paratė nuk kthehen mė, dhe kėshtu shtetasi mbetet i dėmtuar, pa pėrgjigjen e "diagnozės". Ku shkojnė kėto para???

-Proēedurė tjetėr ėshtė, se para paguhen paratė e vizės, dhe kur s’e merr vizėn kthehet vetėm 1700 lekė. Dhe pyetja sėrish pa pėrgjigje: -Nuk kthehen tė gjitha paratė. "Kėshtu janė rregullat gjermane".

-Proēedurė tjetėr; Tė japin njė numėr telefoni, me u sqaru nė Gjermani ...071348035.

Megjithatė tė dashur qytetarė, mos u lodhni kot (vazhdon rrėfyesi Nd.) se po nuk paguat 1500 Eurot, s’merrni vizė, i keni apo s’i keni nė rregull dokumentat! Ky ėshtė "ligji kapitalist" i sekserėve, qė janė fijet e holla tė merimangės korruptive tė personelit shqipar qė punojnė brenda nė Ambasadėn Gjermane si zoti Pėllumb Havari e Bashkim... qė sigurisht pa personelin gjerman s’do t’i koordinonin mirė fitimet e tyre, qė nė njė ditė fitojnė mijėra dollarė.

Po tė bisedosh me turmėn e qytetarėve nė radhė, pėr tė futur dokumentat, ose pėr tė marrė vizėn, mėson mė shumė... Edhe kosovarėt, tė cilėt nuk kanė leverdi tė sorollaten me javė nėpėr Tiranė, tregojnė pa asnjė presion, se paguajnė pėr marrjen e vizės. Ndėrsa ata "xhepagrisur" ose "korrekt" qė s’paguajnė, provojnė sėrish fatin pėr javė e muaj, dhe vizė nuk merr, por as edhe pėrgjigje, pse s’e merr... edhe pse janė tė pajisur me tė gjitha dokumentat nė konform ligjit tė Ambasadės Gjermane. Dhe kur bėhen tė tilla pazare nė supershtetin Europian, siē ėshtė Gjermania, ēfarė mund tė themi pėr vendet e tjera qė nė Shqipėri vijnė e pasurohen me fukarallėkun e shqiptarėve.

Megjithėse kėtu nė Shqipėri thuhet njė fjalė e urtė popullore "Sheh rrushi, rrushin e piqet" dhe Ambasada Gjermane "punon" si simotrat e saj Italiane, Amerikane, etj. Dhe Shqipėria ende s’ka zot, tė mbrojė shqiptarėt nga shkeljet e padrejtėsitė qė bėhen nė kurriz tė tyre, vetėm pėr t’u pasuruar.

Fatime Kulli

Bin Ladenin, Jaser Arafatin, terroristėt kudo i pėshtyjnė nė fytyrė. Vrafshin veten, jo qytetėrimin.

-Me bijtė e Allahut puna do jetė e vėshtirė. Vetėm nėse pjesa e Perėndimit resht sė mbushuri brekėt e mbledh mendjen dhe jep njė dorė ndihmė-

-Janė kamikazė, tė varfėr dhe gjynahqarė-

Do lehaqenė luksi, politikanė ose tė ashtuquajtur politikanė, intelektualė ose tė ashtuquajtur intelektualė, si dhe do individė tė tjerė qė nuk e meritojnė tė quhen "qytetarė", po sillen pėrgjithėsisht nė tė njėjtėn mėnyrė. Thonė: "Ok! Mirė se ē’iu bė amerikanėve!" Unė i pėshtyj nė fytyrė. E mllefosur si unė, poetesha afro-amerikane Maya Angelou ulėriu: "Be angry! It’s good to be angry, it’s healthy! Mllefosuni. Ėshtė mirė tė mllefosesh! Tė bėn mirė tė mllefosesh!" Nėse mua mė bėn mirė apo jo, kėtė nuk e di. Por e di qė atyre s’do t’u bėjė mirė, e kam fjalėn pėr ata qė admirojnė Usama Bin Ladenėt, pėr ata qė shprehin dhembshuri a simpati a solidarėsi.

 

Me kėrkesėn tėnde ke ndezur njė shkrehės tė cilit prej shumė kohėsh ia ka ėnda tė shpėrthejė. Ke pėr ta parė. Mė kėrkon edhe tė tregoj se si e kam pėrjetuar kėtė Apokalips. Me njė fjalė, tė tė jam dėshminė time. Po nis, pra, prej saj.

***

Isha nė shtėpi, shtėpia ime ndodhet nė qendėr tė Manhatanit, dhe mė ora nėntė plot pata ndjesinė e njė rreziku. Tė njė rreziku qė mbase s’do tė mė prekte, por qė sigurisht kishte tė bėnte me mua. Ndjesia qė provohet nė luftė, madje nė luftim e sipėr, kur me ēdo por tė lėkurės sate ndien plumbin ose predhėn qė ia mbėrrin, ndėrsa ti mpreh veshėt dhe i thėrret atij qė ke pranė "Poshtė! Shtrihu!" E skajova prej vetes ndjesinė. Nuk isha aspak nė Vietnam, nuk isha aspak nė njė nga ato luftėra tė shkėrdhyera qė, qysh prej Luftės sė Dytė Botėrore, ma kanė nxirė jetėn. Isha nė New York, apo jo, nė njė mėngjes tė mrekullishėm shtatori, viti 2001. Por ndjesia vijoi tė mė kaplonte, e pashpjegueshme, dhe bėra atėherė atė qė nė mėngjes nuk e bėj asnjėherė. Ndeza TV-nė. Eh, zėri nuk punonte. Figura po. Dhe nė ēdo kanal, se kanale kėtu ka gati njėqind, shihje njė kullė tė Qendrės Botėrore tė Tregtisė qė digjej si njė kunj vigan shkrepseje. Ndonjė qark i shkurtėr? Ndonjė avion i vogėl i rrėzuar gabimisht? Apo njė akt terrorizmi i pėrllogaritur? Thuase e paralizuar, ndenja e ia ngula sytė dhe, ndėrsa ia kisha ngulur sytė, ndėrsa ia bėja vetes kėto tri pyetje, ja se ku nė ekran u shfaq njė avion. Dhe, duke fluturuar shumė ulėt, drejtohej nga kulla e dytė si njė bombardues qė merr shenjė objektivin dhe lėshohet mbi tė. Atėherė e kuptova. E kuptova edhe pėrse, po atė ēast, zėri erdhi dhe u dėgjua njė kor ulėrimash tė egra. Tė pėrsėritura dhe tė egra: "God! Oh, God! Oh, God, God, God! Gooooood! Zot! Zot! O Zot! Zot, Zot, Zooooooot!" Dhe avioni u krodh nė kullėn e dytė si thika brenda njė pakoje gjalpi.

Ora ishte 9 e 15 minuta. Mos mė pyet se ēfarė provova gjatė atyre pesėmbėdhjetė minutave. Nuk e di, nuk e mbaj mend. Isha njė copė akulli. Edhe mendja mė kishte ngrirė. S’mbaj mend as nėse disa gjėra i pashė nė kullėn e parė apo nė tė dytėn. Njerėz qė, pėr tė mos u djegur tė gjallė, hidheshin nga dritaret e kateve tė tetėdhjeta ose nėntėdhjeta, pėr shembull. Thyenin qelqet e dritareve dhe hidheshin poshtė siē hidhemi nga njė avion kur jemi tė lidhur me parashutė. Dhe binin ngadalė, ngadalė. Duke lėvizur kėmbėt dhe krahėt, duke notuar nė ajėr. Po, dukeshin sikur notonin nė ajėr. Dhe s’mbėrrinin kurrė. Por ja, aty nga katet e tridhjeta, pėrshpejtonin. Zinin pėrpėliteshin pa shpresė, besoj tė penduar, thuase thėrrisnin help-ndihmė-help. Dhe ndoshta thėrrisnin vėrtetė. Mė nė fund binin pėrdhé: paf!

A e di, unė pandehja se kisha parė gjithēka nė luftėrat. E quaja veten tė vaksinuar prej luftėrave, dhe nė pėrgjithėsi jam. Asgjė s’mė befason. As kur idhnohem, as kur mė vjen tė ndohtė. Por nė luftėrat kam parė gjithmonė njerėz qė vdesin tė vrarė. Nuk kam parė njerėz qė vriten vetė duke u hedhur pa parashuta nga dritaret e njė kati tė tetėdhjetė, tė nėntėdhjetė ose tė njėqindtė. Nė luftėra, pos kėsaj, kam parė gjithnjė gjėra qė shpėrthejnė. Qė shpėrthejn sė jashtmi, rreth e pėrqark. Dhe kam dėgjuar gjithmonė gjėmime tė fuqishme. Ndėrsa ato dy kulla nuk shpėrthyen sė jashtmi. E para shpėrtheu sė brendshmi, gėlltiti veten. E dyta u shkri, u tret. U shkri nga nxehtėsia si njė palo gjalpi e vėnė mbi zjarr. Dhe gjithēka ndodhi, ose m’u duk mua se ndodhi nė njė heshtje varri. Si kishte mundėsi? Qe vėrtetė ajo heshtje apo e kisha brenda meje?

Duhet tė tė them edhe se nė luftėra kam parė gjithmonė njė numėr tė kufizuar tė vdekurish. Ēdo luftim, dyqind a treqind tė vdekur. E shumta katėrqind. Si nė Dak To, nė Vietnam. Kur beteja mbaroi, amerikanėt zunė t’i mblidhnin, t’i numėronin, dhe unė nuk u besoja syve. Nė masakrėn e Mexico City-it, atė ku edhe unė mora njė dorė tė mirė ciflash, tė vdekur mbodhėn sė paku tetėqind. Dhe, kur mė flakėritėn nė morg duke mė pandehur tė vdekur, kufomat qė m’u mblodhėn pėrreth m’u dukėn si pėrmbytje. E pra, nė dy kullat punonin thuase pesėdhjetė mijė vetė. Dhe shumė pak mundėn tė delnin nė kohė. Ashensorėt nuk punonin mė, vetėkuptohet, dhe pėr tė zbritur nė kėmbė nga katet e fundit duhej njė jetė e tėrė. Po tė lejonin flakėt. Numrin e tė vdekurve ne s’do ta marrim vesh asnjėherė. (Dyzetmijė, dyzetepesėmijė...?) Amerikanėt s’do ta thonė kurrė. Pėr tė mos e theksuar gjėmėn e madhe tė kėtij Apokalipsi. Pėr tė mos i dhėnė kėnaqėsi Usma Bin Ladenit dhe pėr tė mos nxitur Apokalipsė tė tjerė. Mandej dy humellat, qė thithėn dhjetėra mijėra krijesat, janė shumė tė thella. E shumta, punėtorėt do tė nxjerrin nga toka copėra gjymtyrėsh tė hapėrdara. Njė hundė kėtu, njė gisht atje. Ose njėfarė lluce qė duket si kafe e bluar, por qė ėshtė lėndė organike. Mbetja e trupave qė, sa hap e mbyll sytė, u shkatėrruan. Dje kryetari i bashkisė Giuliani dėrgoi edhe dhjetėmijė thasė. Por s’hynė nė punė.

Ēfarė ndiej pėr kamikazet qė vdiqėn sė toku me ta? Kurrfarė respekti. Kurrfarė mėshire. As edhe njė fije. Unė qė gjithsesi, nė fund tė fundit, i kthehem pėrherė mėshirės. Kamikazet, d.m.th. ata qė vrasin veten pėr tė vrarė tė tjerėt, gjithmonė i kam pasur zėt. Duke filluar prej atyre japonezė tė Luftės sė Dytė Botėrore. Nuk i kam pėrfillur asnjėherė si Pietro Micca-t qė, pėr tė penguar mbėrritjen e trupave armike, i japin zjarr barotit dhe hidhen nė erė sė toku me kėshtjellėn, nė Torino. Nuk i kam quajtur kurrė ushtarė. Aq mė pak i quaj dėshmorė apo heronj, sikurse m’i cilėsoi zoti Arafat mė 1972 duke sokėllirė e duke nxjerrė pėshtymė. (Ose kur e intervistova nė Aman, vend ku mareshalėt e tij stėrvitnin edhe terroristė tė Baader-Meinhof-it.) I quaj mburravecė, dhe kaq. Mburravecė qė nė vend ta kėrkojnė lavdinė nėpėrmes kinemasė ose politikės ose sportit, e kėrkojnė nė vdekjen e vet dhe tė tė tjerėve. Njė vdekje qė, nė vend tė Ēmimit Oscar ose kolltukut ministror ose medaljes, do t’u sigurojė (u thotė mendja atyre) admirimin. Ndėrsa, nė rastin e atyre qė i luten Allahut, njė vend nė Parajsėn pėr tė cilėn flet Kurani: Parajsėn ku heronjtė qijnė hyritė. Vė bast se janė mburravecė edhe fizikisht. Kam para syve foton e dy kamikazeve pėr tė cilėt flas nė Ishallahun tim: romanin qė fillon me shkatėrrimin e bazės amerikane (mė se katėrqind tė vdekur) dhe tė bazės franceze ( mė se treqind e pesėdhjetė tė vdekur) nė Bejrut. Kishin dalė nė atė fotografi para se tė venin pėr tė vdekur dhe, po para se tė venin pėr tė vdekur, kishin qenė te berberi. Shih se ē’qethje e bukur. Se ē’mustaqe tė lyera, se ē’mjekėr e lėpirė, se ē’baseta spitullake...

Eh! Kushedi si do tė ziente zotėri Arafati po tė mė dėgjonte. A e di, nuk i kemi pipėzat mirė midis nesh. Nuk mė ka falur kurrė as pėr ndryshimet e thekshme tė mendimeve qė patėm gjatė atij takimi, as pėr gjykimin qė kam shprehur pėr tė nė librin tim Intervistė me historinė. Sa pėr mua, nuk e kam falur kurrė pėr kurrgjė. Duke pėrfshirė edhe faktin qė njė gazetari italian, i cili pati pakujdesinė t’i paraqitej si njė "miku im", njerėzit e tij i vunė koburen nė gjoks. Shkurt fjala, nuk na hahet muhabeti. Mėkat. Sepse, po ta takoja sė rishti, ose mė mirė po ta lejoja tė mė takonte, do t’ia ulėrija nė surrat se kush janė dėshmorėt dhe heronjtė. Do t’i ulėrija: i Nderuar Zotėri Arafat, dėshmorėt janė pasagjerėt e katėr avionėve rrugėndėrruar dhe shndėrruar nė bomba njerėzore. Mes tyre vogėlushja katėrvjeēare qė u bė copash brenda kullės sė dytė. I Nderuar Zotėri Arafat, dėshmorėt janė nėpunėsit qė punonin nė dy kullat dhe nė Pentagon. I Nderuar Zotėri Arafat, dėshmorėt janė zjarrfikėsit qė vdiqėn duke u rrekur t’i shpėtonin. Po heronjtė, a e dini se kush janė? Janė pasagjerėt e avionit qė duhej tė godiste mbi Shtėpinė e Bardhė, por u rrėzua nė njė pyll tė Pensilvanisė ngase ata ngritėn krye. Ata po, do ta meritonin Parajsėn, i Nderuar Zotėri Arafat. E keqja ėshtė se tani Zotėria juaj bėn kryetarin ad perpetuum tė shtetit. Luan rolin e monarkut. I veni vizitė Papės, shpallni se terrorizmin nuk jua ka ėnda, i dėrgoni ngushėllime Bush-it. Dhe, me aftėsinė prej kameleoni pėr tė pėrgėnjeshtruar veten oreēast, do tė ishit i aftė tė mė pėrgjigjeshit se kam tė drejtė. Por, ndėrrojmė temė. Unė jam shumė e sėmurė, dihet, dhe tė flas sot me Arafatėt s’mė bėn mirė pėr shėndetin.

***

Pėlqej mė mirė tė flas pėr paprekshmėrinė qė aq njerėz, nė Europė, i mėvishnin Amerikės. Paprekshmėri? Por, si paprekshmėri?! Sa mė e hapur tė jetė njė shoqėri, aq mė e rrezikuar ėshtė ajo nga terrorizmi. Sa mė shumė njė vend ėshtė i lirė, jo i qeverisur nga njė regjim totalitar, aq mė shumė pėson ose rrezikon tė pėsojė rrėmbime avionėsh ose masakra, si ato qė kanė ndodhur pėr gjithė ato vjet nė Itali, Gjermani dhe nė rajone tė tjera tė Europės. Ndėrsa tani ndodhin, tė stėrmadhuara, nė Amerikė. Jo mė kot vendet jodemokratike, tė qeverisura prej regjimesh policore, kanė strehuar, financuar dhe ndihmuar gjithmonė terroristėt: Bashkimi Sovjetik, vendet satelite tė Bashkimiti Sovjetik dhe Kina Popullore, pėr shembull. Libia e Gedafit, Iraku, Irani, Siria, Libani arafatian, vetė Egjipti, vetė Arabia Saudite shtetės i sė cilės ėshtė Usama Bin Ladeni, vetė Pakistani, doemos Afganistani, si dhe tė gjitha rajonet muslimane tė Afrikės. Nė aeroportet dhe nė avionėt e atyre vendeve jam ndier gjithmonė nė siguri. E qetė si njė foshnje qė fle. E vetmja gjė sė cilės ia kisha frikėn ishte se mos mė arrestonin ngaqė shkruaja keq pėr terroristėt. Nė aeroportet dhe nė avionėt europianė, pėrkundrazi, e kam ndier veten gjithmonė pakėz nervoze. Nė aeroportet dhe nė avionėt amerikanė, mirėfilli nervoze. Ndėrsa nė New York, dy herė nervoze. Nė Washington, jo. Duhet ta pranoj. Avionin mbi Pentagon pėrnjėmend nuk e prisja. Pėr mendimin tim, qė t’i bie shkurt, problem nuk ka qenė asnjėherė "nėqoftėse-ja": problem ka qenė vetėm "kur-i". Pėrse, kujton ti, se tė martėn nė mėngjes nėnvetėdija ime e pėrkapi atė shqetėsim, atė ndjesi rreziku? Pėrse, kujton ti, se nė kundėrshtim me zakonet e mia e ndeza televizorin? Pėrse, kujton ti, se mes tri pyetjve qė i bėja vetes, ndėrsa kulla e parė digjej dhe zėri s’punonte, ishte edhe ajo e atentatit? Dhe pėrse, kujton ti, se me t’u shfaqur avioni i dytė unė e kuptova? Sepse Amerika ėshtė Vendi mė i fortė i botės, mė i pasuri, mė i fuqishmi, mė moderni, dhe thuase tė gjithė ranė nė kėtė grackė. Edhe vetė amerikanėt, me sa duket. Por prekshmėria e Amerikės lind nga vetė forca e saj, nga pasuria e saj, nga fuqia e saj, nga moderniteti i saj. Historia e vjetėr e qenit qė ha bishtin e vet.

Prekshmėria e Amerikės lind edhe nga tė qenėt e saj shumetnike, nga tė qenėt e saj e lirė, nga respekti i saj pėr qytetarėt dhe pėr mysafirėt. Shembull: rreth njėzet e katėr milionė amerikanė janė arabė muslimanė. Dhe, kur njė Mustafa ose njė Muhamed vjen, ta zėm, nga Afganistani pėr tė parė t’ungjin, askush nuk e ndalon tė vejė nė njė shkollė pilotimi pėr tė mėsuar t’i japė njė 757-e. Askush nuk e ndalon tė regjistrohet nė njė Universitet (gjė qė shpresoj tė ndryshojė) pėr tė studiuar kimi ose biologji: tė dyja shkenca tė nevojshme pėr tė shpėrthyer njė luftė bakteriologjike. Askush. As dhe nėse qeveria dyshon se ai bir i Allahut mund tė rrėmbejė njė 757 ose tė hedhė njė shishe me bakterie nė depozitėn e ujit dhe tė bėjė kėrdinė. Them "nėse", sepse kėsaj radhe qeveria s’dinte gjė prej gjėje, CIA dhe FBI-ja kanė lėnė jo namin, por kokrrėn e namit. Tė isha president i Shteteve tė Bashkuaram do t’i flakja tė gjithė me shkelma vitheve pėr idiotėsi.

Dhe, mbas kėsaj, tė kthejmė tek arsyetimi i fillimit. Cilat janė simbolet e forcės, tė pasurisė, tė fuqisė, tė modernitetit tė Amerikės? Sigurisht jo jazz-i dhe rock-and-roll-i, chewing-gum-i dhe hamburger-i, Broadway-i dhe Hollywood-i. Janė qiellgėrvishtėsit e saj. Pentagoni i saj. Shkenca e saj. Teknologjia e saj. Ata qiellgėrvishtės marramendės, kaq tė lartė, kaq tė bukur, sa kur ngre sytė gati i harron piramidat dhe pallatet hyjnore tė sė kaluarės sonė. Ata avionė viganė, tė tejmasshėm, qė tani pėrdoren si velierėt dhe kamionėt njėherė e njėkohė, mbasi kėtu gjithēka lėviz me avionė. Gjithēka. Posta, peshku i freskėt, ne vetė. (Dhe mos harro se luftėn ajrore e shpikėn amerikanėt. Ose sė paku e zhvilluan deri nė histeri.) Ai Pentagon qė tė kall datėn, ajo kėshtjellė qė tė shtie frikėn vetėm ta shikosh. Ajo shkencė e gjithėpranishme, e gjithėzotėrueshme. Ajo teknologji gjakngrirėse qė brenda shumė pak vitesh e mbėshtjelloi gjallimin tonė tė pėrditshėm, mėnyrėn tonė mijėvjeēare tė tė komunikuarit, tė tė ngrėnit, tė tė jetuarit.

Dhe ku i goditi i nderi Usama Bin Laden? Nė qiellgėrvishtėsit, nė Pentagon. Si? Me avionėt, me shkencėn, me teknologjinė. Meqė ra fjala: a e di ēfarė mė bėn mė shumė pėrshtypje te ky multimiliarder i vrerosur, ky play-boy i dėshtuar qė, nė vend t’u vardiset princeshave leshverdha dhe tė harbojė nėpėr night-club-et (sikur bėnte nė Bejrut kur ishte njėzet vjeē), argėtohet duke vrarė njerėz nė emėr tė Muhametit dhe tė Allahut? Fakti qė trashėgimia e tij e pafund vjen edhe nga fitimet e njė Korporate tė specializuar pėr tė shembur ndėrtesa, dhe se ai vetė ėshtė nė ekspert i shembjes. Shembja e ndėrtesave ėshtė njė specialitet amerikan.

***

Kur u takuam, tė pashė gati tė mrekulluar nga efektshmėria heroike dhe nga uniteti i admirueshėm me tė cilin amerikanėt i bėnė ballė kėtij Apokalipsi. E pra, po. Me gjithė tė metat qė ua numėrojnė vijimisht nė fytyrė, qė unė vetė ua numėroj (por ato tė Europės dhe, nė veēanti, tė Italisė janė edhe mė tė rėnda), Amerika ėshtė vend qė ka njė barrė gjėrash heroike, lėrmė t’i kėndoj njė himn kryetarit tė bashkisė tė New York-ut. Atij Rudolph Giuliani tė cilit ne italianėt duhet t’i falemi nė gjunjė. Sepse ka njė mbiemėr italian, ėshtė me prejardhje italiane, dhe na zbardh faqen para botės mbarė. Ėshtė njė kryebashkiak i madh, madje shumė i madh, Rudoph Giuliani. Ta thotė njė grua qė nuk ėshtė kurrė e kėnaqur nga asgjė dhe nga askush, duke filluar prej vetes. Ėshtė njė kryebashkiak qė mund tė barabitet me njė tjetėr kryebashkiak shumė tė madh me mbiemėr italian, Fiorello La Guardia, dhe shumė prej kryebashkiakėve tanė do tė duhej tė venin nė shkollė tek ai. T’i paraqiteshin me kryet pėrunjur, madje me kryet me hi, dhe t’i luteshin: "Sėr Giuliani, kini mirėsinė e na thoni si i bėhet punės...?" Ai nuk ua kalon detyrat e tij tė tjerėve, jo. Ai nuk humb kohė me trapllėqe. Nuk e ndan veten dysh mes detyrės sė kryetarit tė bashkisė dhe asaj tė ministrit ose deputetit. (A mė dėgjon kush nė tri qytetet e Stendhal-it, me njė fjalė nė Napoli dhe nė Firenze dhe nė Romė?) Duke rendur fill e nė vendin e fatkeqėsisė dhe duke u futur menjėherė nė qiellgėrvishtėsin e dytė, pėr pak u shndėrrua edhe vetė nė hi me tė tjerėt. Shpėtoi pėr qime. Dhe brenda katėr ditėsh e rimėkėmbi qytetin. Njė qytet qė ka nėntė milionė e gjysmė banorė, vėreni re mirė, dhe gati dy milionė vetėm nė Manhatan. Se si ia bėri, nuk e di. Ėshtė i sėmurė si unė, i gjori. Kanceri, qė vijon punėn e vet, e ka mbėrthyer edhe atė. Dhe, ashtu si unė, bėn kinse ėshtė shėndoshė e mirė, dhe punon. Por unė punoj nė tryezė, dreqi-e-mori, ndenjur ulur. Ndėrsa ai... Dukej si njė gjeneral qė merr pjesė vetė nė betejė. Njė ushtar qė hidhet nė sulm me bajonetė. "Jepini, forca, forcaaa! Tė pėrveshim mėngėt, shpeeejt!"

Porse ai mund ta bėnte kėtė ngase ata njerėz ishin, janė, si ai. Njerėz qė s’mbahen me tė madh dhe nuk ia pėrtojnė punės, siē kishte pėr tė thėnė im’atė: njerėz me bole. Sa pėr aftėsinė e admirueshme pėr t’u bashkuar, pėr kompaktėsinė thuase ushtarake me tė cilėn ata u gjegjen fatkeqėsive dhe armikut, e pra: duhet ta pranoj se aty pėr aty mė befasoi edhe mua. E dija, po, se kishte shpėrthyer nė kohėn e Pearl Harbor-it, d.m.th. kur populli qe shtrėnguar rreth Roosvelt-it dhe Roosvelt-i kishte hyrė nė luftė kundėr Gjermanisė sė Hitler-it dhe Italisė sė Mussolini-t dhe Japonisė sė Hirohito-s. E kisha nuhatur, po, mbas vrasjes sė Kennedy-t. Por mbas saj kishte ardhur lufta nė Vietnam, pėrēarja e madhe e shkaktuar nga ajo luftė dhe, nė njė farė kuptimi, kjo mė kishte kujtuar Luftėn e tyre Civile tė para njė shekulli e gjysmė. Kėshtu, kur pashė tė bardhė e tė zes tė pėrqafuar, po them tė pėrqafuar, kur pashė demokratė dhe republikanė tė kėndonin rrokur pėr qafe "God save America! Zoti e shpėtoftė Amerikėn", kur pashė se si i rrafshuarn tė gjitha mosmarrveshjet, mbeta pa gojė. Po ashtu kur dėgjova Bill Clinton-in (ndaj tė cilit s’kam ushqyer kurrė dhembshuri) tė shpallte "Tė shtrėngohemi rreth Bush-it, kini besim te presidenti ynė". Po ashtu kur tė njėjtat fjalė u pėrsėritėn fuqishėm prej gruas sė tij Hillary, tani senatore pėr shtetin e New York-ut. Po ashtu kur u pėrsėritėn nga Lieverman-i, ish-kandidati demokratik pėr nėn-presidencėn. (Vetėm i munduri Al Gore e qepi gojėn zgėrdhishėm.) Po ashtu kur Kongresi votoi njėzėshėm pėr tė pranuar luftėn, pėr tė ndėshkuar pėrgjegjėsit. Ah, sikur Italia ta nxėnte kėtė mėsim!

Ėshtė njė vend kaq i ndarė, Italia. Kaq i pėrēarė, kaq i helmuar pre shpirtvogėlsive tė veta fisnore! Urrehen edhe brenda partive, nė Itali. Nuk bėhen dot bashkė as kur kanė tė njėjtėn emblemė, tė njėjtėn stemė, dreqi-e-mori! Gėrnjarė, zilarė, sqimatarė, vogėlcakė qė s’mendojnė pos se pėr interesat vetjake. Pėr atė copė karrierė tė vetėn, pėr atė copė lavdi tė vetėn, pėr popullaritetin e vet periferik. Pėr interesat vetjake idhnohen, tradhėtojnė njėri-tjetrin, padisin njėri-tjetrin, pėshtyjnė njėri-tjetrin... Jam kryekėput e bindur se, sikur Usama Bin Ladeni tė kishte hedhur nė erė Kullėn e Giotto-s ose Kullėn e Pizės, opozita do t’ia faturonte fajin qeverisė. Ndėrsa qeveria do t’ia faturonte fajin opozitės. Krerėt e qeverisė dhe krerėt e opozitės do t’ua kalonin fajin kolegėve tė vet dhe shokėve tė vet. mbas kėsaj, lėrmė tė shpjegoj se nga lind aftėsia pėr t’u bashkuar qė i karakterizon amerikanėt.

Lind nga atdhetaria e tyre. Nuk e di nė e keni parė nė Itali se ēfarė ndodhi nė New York kur Bush-is vajti tė falenderonte punėtorėt (dhe punėtoret) qė, duke rrėmuar nėpėr gėrmadhat e dy kullave, pėrpiqen tė shpėtojnė ndonjė tė mbetur gjallė, por nuk nxjerrin pos se ndonjė undė a ndonjė gisht. Dhe, megjithėkėtė, nuk jepen. Nuk nėnshtrohen. Po t’i pyesėsh se si ia bėjnė, tė gjegjen: "I can allow myself to be exhausted, not to be defeated. Mund t’ia lejoj vetes tė rraskapitem, por jo tė mundem". Tė gjithė. Tė rinj, shumė tė rinj, pleq, mesoburra dhe mesogra. Tė bardhė, tė zes, tė verdhė, tė murmė, tė manushaqtė... I keni parė apo jo? Nė kohė e sipėr Bush-i u falej nderit, ata valėvitnin flamurėt e vegjėl amerikanė, ngrinin grushtin e mbyllur dhe gjėmonin: "Ju-e-sé! Ju-e-sé! Ju-e-sé! SHBA! SHBA! SHBA!" Nė njė vend totalitar do tė kisha menduar: "Pa shih sa mirė e paska organizuar pushteti!" Nė Amerikė, jo. Nė Amerikė kėto gjėra nuk mund t’i organizosh, nuk mund t’i drejtosh, nuk mund t’i komandosh. Posaēėrisht nė njė metropol tė zgjidhur magjie si New York-u dhe me punėtorė si punėtorėt e New York-ut. Janė zot-na-ruaj punėtorėt e New York-ut. Mė tė lirė se era. Nuk u binden as sindikatave tė veta. Por, po u preke flamurin, po u preke Atdheun... Nė anglisht fjalė "atdhe" nuk ka. Pėr tė thėnė "atdhe" lypset tė puqėsh dy fjalė: Father Land (Dhé Atė) ose Mother Land (Dhé Mėmė) ose Native Land (Dhé e Lindjes). Ose tė thuasht thjeshtė: My Country (Vendi Im). Por emėr Patriotism ka. Mbiemėr Patriotic ka. Dhe, pėrpos Francės, ndoshta s’di tė pėrfytyroj njė vend mė atdhetar se Amerika.

Jam ngashėryer aq shumė ndėrsa shihja ata punėtorė qė, duke shtrėnguar grushtin dhe duke valėvitur flamurin, gjėmonin "Ju-e-sé! Ju-e-sé! Ju-e-sé!", pa i porositur askush. Dhe kam ndier njė farė poshtėrimi. Ngase punėtorėt italianė qė valavisin tringjyrėshin dhe gjėmojnė "Itali-Itali" nuk mund t’i pėrfytyroj. Nė parakalime dhe nė mitingje kam parė, po tė valaviten gjithė ata flamurė tė kuq. Lumenj, liqenj flamursėsh tė kuq. Ndėra flamurė tringjyrėsh kam parė gjithnjė tė valaviten shumė pak. Nė mos asnjė. Tė udhėhequr keq ose tė tiranizuar nga njė e majtė arrogante dhe e devotshme Bashkimit Sovjetik, flamurėt tringjyrėsh ua kanė lėnė gjithnjė kundėrshtarėve. Dhe jo se kundėrshtarėt i pėrdorėn mė mirė. Por nuk i zhgėrryen, desh-zoti. Ata qė venė nė meshė, po ashtu. Sa pėr kafshėn me kėmishė tė gjelbėr dhe kravatė tė gjelbėr, ai nuk di as se cilat janė ngjyrat e tringjyrėshit: "Mi-sun-lumbard, mi-sun-lumbard". Ai do tė dotne tė na kthente te luftėrat mes Firences dhe Sienės. Pėr rrjedhim, sot flamurin italian e sheh vetėm nėpėr olimpiada, po qe se rastėsisht fiton njė medalje. Mė keq: e sheh vetėm nėpėr stadiumet, kur ka ndonjė ndeshje ndėrkombėtare futbolli. I vetmi rast, gjithashtu, kur mund tė dėgjosh thirrjen "Italia-Italia". Eh! Ka njė ndryshim tė madh mes njė vendi nė tė cilin flamuri i atdheut valavitet nga rrugaēėt nė pėr stadiume, dhe vetėm kaq, dhe njė vendi nė tė cilin valavitet nga mbarė populli. Pėr shembull, nga punėtorėt e paorganizueshėm qė rrėmojnė nėpėr gėrmadhat pėr tė nxjerrė ndonjė vesh a ndonjė hundė tė krijesave tė masakruara prej bijve tė Allahut. Ose pėr tė mbledhur atė kafe tė bluar.

***

Puna ėshtė se Amerika ėshtė njė vend i veēantė, mik i dashur. Njė vend pėr ta pasur zili, njė vend qė tė bėn xheloz, pėr gjėra qė s’kanė tė bėjnė aspak me pasurinė etj. Amerika ėshtė e tillė sepse ka lindur nga njė nevojė e shpirtit, nga nevoja pėr tė pasur njė atdhe, si dhe nga ideja mė e madhėrishme qė Njeriu ka pėrftuar ndonjėherė: ideja e Lirisė, madje e lirisė sė ēiftuar me idenė e barazisė. Amerika ėshtė e tillė edhe sepse nė atė kohė ideja e lirisė nuk ishte nė modė. Ideja e barazisė gjithashtu jo. Pėr kėsi gjėrash flisnin vetėm do filozofė tė quajtur "iluministė". Kėto koncepte i gjeje vetėm nė njė libėr tė madh, shumė tė shtrenjtė dhe me vėllime, tė quajtur Encyclopedie. Dhe, pėrpos shkrimtarėve ose intelektualėve tė tjerė, pėrpos princėrve dhe zotėrinjve qė kishin paratė pėr ta blerė librin e madh ose librat qė kishin frymėzuar librin e madh, kush merrte vesh nga "iluminizmi"! Nuk flisnin pėr tė as revolucionarėt e Revolucionit Francez, ngase Revolucioni Francez filloi nė tė vėrtetė mė 1789 ose trembėdhjetė vjet mbas Revolucionit Amerikan qė shpėrtheu mė 1776. Tjetėr veēanti qė antiamerikanėt e mirė-se-ē’iu-bė-amerikanėve nuk e dinė ose bėjnė sikur e harrojnė. Skotė hipokritėsh.

Amerika ėshtė njė vend i veēantė, njė vend pėr t’u zilepsur, edhe ngase kjo ide u pat kuptuar prej fshatarėsh shpesh analfabetė ose gjithsesi tė pagdhendur. Fshatarėt e kolonive amerikane. Dhe sepse u materializua nga njė grup i vogėl leader-ėsh tė jashtėzakonshėm: njerėzish me kulturė tė madhe, me cilėsi tė mėdha. The Founding Fathers, Etėrit Themelues. Por a e di ti se kush qenė Etėrit Themelues, Benjamin Franklin-ėt, Thomas Jefferson-ėt, Thomas Paine-ėt, John Admas-ėt, George Washington-ėt etj.? Nuk u ngjanin aspak avokatucėve (si me tė drejtė i quante Vittorio Alfieri) tė Revolucionit Francez! Nuk u ngjanin kurrkund xhelatėve vramuz dhe histerikė tė Terrorit: Marat-ėve, Danton-ėve, Saint Just-ėve dhe Robespierre-ve! Tipa po tipa qenė kėta Etėr Themlues, qė greqishten dhe latinishten e dinin ashtu si mėsuesit italianė tė greqishtes dhe latinishtes (nėse pranojmė qė ka ende tė tillė) s’kanė pėr ta ditur kurrė. Tipa qė nė greqisht kishin kėnduar Platonin dhe Aristotelin, qė nė latinisht kishėn kėnduar Senekėn dhe Ciceronin, dhe qė parimet e demokracisė greke i kishin studiuar ashtu si marksistėt e kohės sime nuk studionin teorinė e mbivlerės (nėse pranojmė qė e studionin vėrtetė). Jefferson-i ditne edhe italishten, qė ai e quante "toskanishte". Fliste dhe lexonte italisht me lirshmėri tė madhe. Ē’ėshtė e vėrteta, me dymijė rrėnjė hardhie dhe njėmijė rrėnjė ullinjsh, si dhe kartėn e muzikės qė nė Virgjinia s’para gjendej, mė 1774 fiorentini Filippo Mazzei i kishte prurė edhe do ekzemplarė tė njė libri shkruar nga njėfarė Cesare Beccaria dhe titulluar Mbi krimet dhe ndėshkimet. Sa pėr "autoditaktin" Franklin, ai qe njė gjeni. Shkencėtar, shtypshkrues, botues, shkrimtar, gazetar, politikan, shpikės. Mė 1752 pati zbuluar natyrėn elektrike tė rrufesė dhe shpiku rrufepritėsin. Mė fal, nė qofshin pak. Dhe pikėrisht me kėta udhėheqės tė jashtėzakonshėm, kėta burra cilėsish tė mėdha, mė 1776 fshatarėt shpesh analfabetė ose gjithsesi tė pagdhendur u rebeluan kundėr Anglisė. Bėnė luftėn e pavarėsisė, Revolucionin Amerikan.

E pra... Me gjithė pushkėt dhe barotin, me gjithė tė vdekurit qė ēdo luftė i ka, nuk e bėnė revolucionin e tyre me lumenjtė e gjakut tė Revolucionit tė ardhshėm Francez. Nuk e bėnė me gijotinėn dhe me masakrat e Vandesė. E bėnė me njė fije kartė qė, sė toku me nevojėn e shpirtit, me nevojėn pėr tė pasur njė atdhe, konkretizonte idenė e madhėrishme tė lirisė, madje tė lirisė sė ēiftuar me barazinė: me Deklaratėn e Pavarėsisė. We hold these Truths to be self-evident... Ne i quajmė kėtė tė vėrteta tė vetėkuptueshme. Se tė gjithė Njerėzit janė krijuar tė barabartė. Se janė pajisur nga Krjuesi me tė drejta tė patjetėrsueshme. Se mes kėtyre tė Drejtave ėshtė edhe e drejta pėr jetėn, pėr lirinė, pėr kėrkimin e lumturisė. Se pėr tė siguruar kėto tė drejta Njerėzit duhet tė formojnė qeveritė...". Dhe ajo fije kartė, qė prej Revolucionit Francez e mbrapa tė gjithė e kemi kopjuar mirė a keq, ose nga e cila jemi frymėzuar, pėrbėn ende shtyllėn kurrizore tė Amerikės. Ėshtė lėngthi jetėsor i kėtij kombi. A e di pėse? Sepse e shndėrron plebėn nė popull. Sepse e fton, madje e urdhėron atė tė qeverisė, tė shprehė individualitetet e veta, tė kėrkojė lumturinė e vet. Krejt e kundėrta e asaj ēafrė komunizmi bėnte duke i ndaluar njerėzit tė ngrenė krye, tė qeverisin, tė shprehen, tė pasurohen dhe ta vėnė Madhėrinė e Tij shtetin nė vendin e mbretėrve tė rėndomtė. "Komunizmi ėshtė njė regjim monarkik, njė monarki e kallėpit tė vjetėr. Sepse ua pret veglat burrave. Dhe kur njė burri ia pret veglat, ai nuk ėshtė mė burrė", thoshte im’ atė. Thoshte se, nė vend qė tė ēlirojė plebėn, komunizmi i kthen tė gjithė nė plebė. I ngordh tė gjithė urie.

E pra, pėr mendimin tim, Amerika e ēliron plebėn. Tė gjithė janė plebej nė Amerikė. Tė bardhė, tė zes, tė verdhė, tė murmė, tė manushaqtė, budallenj, tė zgjuar, tė varfėr, tė pasur. Madje mė plebejtė janė pikėrisht tė pasurit. Sa tė pagdhendur, dhe sa kabį! E kupton menjėherė qė nuk e kanė lexuar kurrė Imzot Della Casa-n, se as e dinė ku bien me shtėpi rafinimi, buongustoja dhe softistikimi. Me gjithė paratė qė shkapėrderdhin pėr t’u veshur, pėr shembull, aq nuk u ka hije veshja sa, nė krahasim me ta, mbretėresha e Anglisė duket shik. Porse janė tė ēliruar, dreqi-e-mori! Dhe nė kėtė botė s’ka gjė mė tė fortė, mė tė fuqishme, se pleba e ēliruar. Nė plebėn e ēliruar thyen turinjtė. Dhe me Amerikėn turinjtė i kanė thyer gjithmonė tė gjithė. Anglezė, gjermanė, meksikanė, rusė, nazistė, fashistė, komunistė. Sė fundi i thyen edhe vietnamezėt qė, mbas fitores, u detyruan tė merren vesh me ta, kėshtu qė kur njė ish-president i Shteteve tė Bashkuara vete t’u bėjė njė vizitė tė vogėl, prekin qiellin me dorė: "Bienvenu, Monsieur le President, bienvenu!" Por puna ėshtė se vietnamezėt nuk i falen Allahut. Dhe me bijtė e Allahut puna do tė jetė e vėshtirė. Shumė e gjatė dhe shumė e vėshtirė. Vetėm nėse pjesa tjetėr e Perėndimit resht qė mbushuri brekėt, e mbledh mendjen dhe jep njė dorė ndihmė.

Oriana Fallaci

Alban Preka, viktimė dhe akuzė

Ėshtė njė i ri shqiptar, si shumė moshatarė tė tij antikomunistė qė ėshtė njė viktimė e pafaj e bandave tė kuqe ekstremiste e anarshiste fashiste, por ėshtė edhe njė akuzė e rėndė pėr kėtė shtet qė nga dita nė ditė po rrit terrorin politik ndaj demokratėve. Quhet Alban Pjetėr Preka. Prindėrit e tij Pjetėr dhe Luke Preka vijnė nė gazetėn tonė si tė persekutuar politikė qė nė kohėn e Enver Hoxhės dhe si veprimtarė pėr instalimin e demokracisė nė Shqipėri, megjithėse kanė provuar dhunė, kėrcėnime e diferencime tė vazhdueshme politike.

Alban Preka, si njė i ri me vizione pėr njė Shqipėri demokratike nė vitin 2000 u pranua nė Forumin Rinor tė PD-sė nė degėn e Shkodrės. Si i tillė dallohet nė shumė protesta e mitingje antikomuniste dhe bie nė vėmendje tė bandave, qė menaxhohen nga segmente tė errėta tė sigurimit tė kėtij shteti dhunues. Veēmas nė zgjedhjet parlamentare tė 24 qershorit 2001, nė zonėn numėr 4, ky demokrat u shqua nė ruajtjen e votave tė kandidatit tė PD-sė Valentin Palaj, pasi me tanke, me pushkė, me dhunė policore komunistėt kishin planifikuar tė vidhnin votat, siē arritėn nė Jug tė Shqipėrisė. Pra u desh njė pėrballje me shkopinjtė e gomės, me presionet nga mė banalet pėr tė ēuar nė parlamentin shqiptar demokratin Palaj. Por bijtė e etėrve, komunistėt e shndėrruar nė socialistė tė gjithė ata qė mbrojtėn PD-nė i vunė nė shėnjestėr tė hakmarrjes. Mbi 100 komisionerė demokratė tė asaj kohe tė arrestuar, qindra tė tjerė tė dhunuar fizikisht dhe kontingjent i spitaleve, pėr tė ardhur deri nė ditėt e sotme qė listat e kuqe tė komunistėve shėnojnė me laps emra njerėzish sikur ata tė ishin kafshė. Vrasin e presin, mashtrojnė e vjedhin dhe demokratin Alban Preka arrijnė pas shumė dhunimesh ta detyrojnė tė braktisė Shqipėrinė. Dhe kjo jo vetėm nė kėrkim tė shpresės pėr tė mos u pushkatuar! Raste tė tilla janė shumė. Tė tėra janė akuza pėr kėtė shtet qė vetėm shtet nuk mund tė quhet.

Albert Vataj

Flutur Shabaj paguan pėr idealin e saj tė shenjtė

Hakmarrjet e lubisė sė neokomunistėve qė uzurpuan pushtetin mė 1997 nuk kanė as edhe njė princip. Tė tėrė demokratėt janė ndėshkuar dhe po ndėshkohen ēdo ditė. As gratė e vajzat nuk kursehen. Ato madje janė jo vetėm objekt i sulmeve, i rrahjeve e fyerjeve, por edhe i marrjes peng dhe detyrimit pėr tė prostituuar udhėve tė Evropės. Shqipėria ėshtė kthyer nė vend tė mafies, njė Siēili e dytė e diēka mė pėrtej. Gazeta jonė i ka denoncuar dhe do i denoncojė kėto precedente tė rrezikshme, paēka se edhe gazetarėt tanė janė qėlluar pėr t’u vrarė, siē ishte rasti i para njė muaji me redaktorin tonė Vasel Gilaj. Pra, me pak fjalė idealet demokratike nė Shqipėri ndėshkohen nga anarshistėt qė janė nė pushtet edhe me jetė. Kėshtu ngjau edhe me demokraten e njohur tė qarkut mė verior tė Shqipėrisė, Malėsi e Madhe, Flutur Lulash Shabaj, tė datėlindjes 21. 06. 1981. Bijė e njė familjeje demokratėsh, bijė e njė familjeje historikisht antikomuniste, ku gjyshi i saj si njė nacionalist dhe antikomunist luftoi kundėr instalimit tė diktaturės sė Enver Hoxhės qė nė krijimin e Partisė Komuniste Shqiptare, ku xhaxhai i saj Marash Shabaj ėshtė dėnuar dhe ka vuajtur burgun politik dy herė, ku i ati i saj Lulash Shabaj, ėshtė dėnuar e torturuar si kristian qė ka mbrojtur fenė e objektet e kultit, Flutur Shabaj ka rėnė viktimė e raprezaljeve kafshėrore nga segmente tė errėta me prapavijė politike. Mbas vitit 1997, demokratja nė fjalė, megjithė presionet, ėshtė shquar pėr shpirt dhe ideal demokratik, pėr pėrpjekjet pėr tė bėrė diēka qė nė Shqipėri tė marrė fund dhuna, diskriminimi, terrori, por ėshtė ndeshur pėrballė pikėrisht kėtyre faktorėve. Mė 2 korrik 2001, pra vetėm pak ditė pas vjedhjes sė votave parlamentare nga komunistėt dhe qė u kontestua tėrėsisht nga opozita, familja e kėsaj demokrateje ėshtė dhunuar. Objektivi i bandave me dirigjim politik ka qenė grabitja e Flutur Shabaj, natyrisht pėr t’u hakmarrė kundėr familjes sė saj dhe pėr ta dėrguar ndokund pėr trafikim. Ajo ėshtė rrahur bashkė me tė atin dhe pjestarė tė tjerė tė familjes dhe vetėm shansi e zoti qė kanė qenė me tė kanė bėrė qė ajo tė mos grabitet. Edhe mė vonė ka patur tentativa tė tilla, por ajo, si shumė shqiptarė tė tjerė u detyrua tė marrė rrugėt e shpresės, diku udhėve tė botės. Ja pra, si u detyrua kjo femėr, kjo demokrate tė lėrė nė mes angazhimin nė lėvizjen pėr demokraci.

Sokol Pepushaj

Paqja e thyer e Ballkanit

Trazirat dhe pasiguria pėr jetėn e popujve tė Ballkanit vazhdon tė mbetet njė nga ēėshtjet mė tė diskutuara nė tryezat e politikanėve europianė.

Nė veēanti popujt e Ballkanit dhe nė veēanti kombėsia shqiptare si nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, etj., gjatė kėtyre 10 viteve tė fundit janė detyruar tė lėnė vatrat e tyre dhe tė largohen drejt vendeve europiane e mė gjerė vetėm pėr tė shpėtuar jetėn e tyre dhe tė familjeve tė tyre. Pasiguria pėr jetėn nė komunitetet e kėtyre vendeve ka arritur deri nė hapjen e shumė konflikteve edhe brenda vetes nė kėto komunitete. Vlen tė theksohet rasti i familjes sė Lulėzim Veli Dervishaj, i datėlindjes 25. 01. 1972, i martuar, baba i dy fėmijėve, banor i fshatit Miratovs tė komunės Preshevė, tė cilit i kanė keqtrajtuar tė vėllain Mustafa Dervishaj, i cili nga dhuna e madhe e ushtruar ndaj tij, vdiq nė burgjet serbe.

Nė kėto rrethana, Lulėzim Dervishaj, ish-ushtar i UĒPMB, qė nga data 24 shtator e vitit 1999 deri nė prill tė vitit 2001 largohet nga detyra ushtarake nga frika se do tė kapej nga forcat serbe dhe ėshtė larguar familjarisht drejt vendeve europiane. Dezertimin e tij nga detyra ushtarake pėr ēlirimin e kėtyre komunave me kombėsi shqiptare i ka sjellė Lulėzim Dervishajt pasigurinė pėr jetėn edhe tek shokėt e tij, ku mund tė themi sipas disa tė dhėnave tė sigurta, se me t’u kthyer nė vendlindje, ai do tė ekzekutohet familjarisht si tradhėtar ndaj detyrės ushtarake.

E me tė vėrtetė ne mund tė pyesim a do tė ketė Ballkani paqe ndonjėherė, qoftė edhe nė mes vetes...

Bukurije Hysenukaj

Prizreni i trazuar

Politikat pėr shkatėrrimin e ēdo gjėje, madje edhe tė shpėrfytyrimit dhe nėnshtrimit, kanė qenė dhe janė tė ethshme nga Serbia mbi popullin e pafajshėm tė Kosovės. Krimineli Sllobodan Millosheviē, veē masakrave ēnjerėzore, duke shfarosur mijėra shqiptarė, ka arritur edhe tė penetrojė e ta futė edhe mes shqiptarėve nė politikė shfarosėse. Pėr shembull, nė Prizren, akoma edhe sot takon e pėrjeton momente trishtimi kur mėson se shqiptari nga Prizreni, Bashkim Bejtja apo edhe Besnik Limani e disa tė tjerė kėrkohen tė pushkatohen si ish-spiunė tė serbėve nė dėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Por sa qėndrojnė akuza tė tilla? Mos vallė edhe brenda komunitetit shqiptar ka punė jo tė pastra dhe ndonjė organizim politik apo edhe terrorist ka synim shfarosjen e racės shqiptare?

Shqiptarėt e Kosovės kanė reflektuar pėrgjithėsisht kulturė e tolerancė edhe brenda ish-Federatės Jugosllave edhe asokohe kur Millosheviēi i shtypte me tanke apo jo? Fjala vjen babai i kosovarit Bashkim Bejtja ka qenė mėsues i gjuhės shqipe dhe si shumė pishtarėve tė dijes e kulturės edhe atij serbėt i kishin shkuar nė shtėpi pėr ta arrestuar e ndoshta edhe pėr ta zhdukur. Pasi nuk e kanė gjetur, i kishin djegur shtėpinė. I biri, Bashkimi, i tmerruar ish larguar nga Prizreni. Meqė lufta nė Kosovė kėrkonte forca, ish-UĒK-ja e lish nė lista, por ai kish ikur. Kaq mjaftoi qė ky shqiptar tė futej nė listat si "tradhėtar" dhe tė kėrkohej tė pėrballej me ligjin pėr braktisjen e luftės. Fenomene tė tilla ka shumė nė Prizren dhe sheshimi i tyre kėrkon maturi pikė sė pari mes shqiptarėve, pasi tėrė kosovarėt janė heronj qė janė ndeshur me bishėn mė antinjerėzore, regjimin e Millosheviēit.

Zog Hysenaj

Vritet liria, vritet shpresa

Nga viti 1997 e kėtej shqiptarėve tė thjeshtė, tėrė demokratėve antikomunistė, mafia shtetėrore u ka vrarė lirinė, shpresat. Janė vrarė rreth 4500 shqiptarėt tė pafajshėm, mbi 200 policė, dhjetėra politikanė e veprimtarė tė opozitės, janė vjedhur votat e pushtetit lokal tė 1 tetorit 2000 dhe ato parlamentare tė 24 qershorit 2001. Veē kėtyre, shumė shqiptarė kanė humbur pa shenjė, pa nishan. Njė rast ėshtė edhe Gėzim Dedė Steri. Ky shqiptar i mirė, ky i ri demokrat qė kish fituar respektin dhe besimin e bashkėmoshatarėve, qė nė bankat e shkollės si student pėr vizione dhe veprimtari demokratike, qė mė 1997 ka humbur dhe nuk dihet nė ėshtė i pushkatuar nga ndonjė bandė apo ndokund i fshehur. Aso kohe, kur komunistėt ishin nė revolucionin bolshevik pėr rrėzimin e shtetit demokratik, pra nė pranverėn e 1997-ės, nė mes tė qytetit tė Shkodrės, bastionit tė antikomunizmit shqiptar, njė bandė me prapavijė politike qėlloi me armė zjarri mbi kėtė djalosh dhe mbi tė atin, Dedė Llesh Steri. Deda ėshtė plagosur, ndėrsa i biri, Gėzim Steri, ka humbur pa shenjė, pa nishan. Po sa raste tė tilla kemi si "dhuratė" tė diktatorėve qė edhe sot e gjithė ditėn po ushtrojnė pushtet dhune e diskriminimi mbi kundėrshtarėt politikė?!

Zef Nika

Berisha-Nano, paqja me pėrkrenare lufte

Pėr opinionin e ēoroditur shqiptar, duhet tė mjaftonte njė shtrėngim duarsh, qė ai tė besonte, se politika shqiptare kishte hyrė tashmė nė njė periudhė paqeje, bashkėpunimi dhe kompromisi. Ky dorėshtėrngim historik, do tė bindte edhe mė skeptikun, se mė nė fund u gjend mundėsia e zgjidhjes sė nyjes Gordiane, e cila sa vinte dhe kthente Shqipėrinė nė njė mundėsi e pamundėsive tė mėdha. Kjo jo dhe aq pėr faktin se Presidenti i ri do tė ishte produkt i gustove pacifiste tė politikės, as se ai si xhenier do tė vinte si ēminues, sikurse as nga fakti se numri Njė i shtetit do tė ofrohej pėr realitetin shqiptar si produkt i pėrvojės konsensuale tė politikės. Nė kėtė pozita tė besueshmėrisė sė verbėr shqiptarėt nuk erdhėn tė motivuar nga arsyet e lartcituara, as nga shumė tė tjera qė pėrmbushin lėmin e bisedave politike, tek tė cilat ky popull hekakeq gjen ngushėllim. Ata besuan se mė nė fund paqja u arrit, se Shqipėria do tė bėhet, se e ardhmja do tė flasė me njė gjuhė tjetėr, se divorci me tė sotmen e qoftėlargut ėshtė nėnteksti i kėtij dorėshtėrngimi, i kėtij OK politik, tė gjitha kėto dhe tė tjera pafund, sepse do Berisha dhe Nano. Ata besuan gjithashtu se njė buzėqeshje qė vinte nga njė stinė e sertė vetėtimash politike, do tė mund tė shkrinte akujt qė mbanin tė ngėrthyer fatin shqiptar. Ata besonin se ky dorėshtėrngim do tė ishte njė urė qė do tė lidhte tė sotmen me atė qė meritojnė shqiptarėt.

Por kishte dhe nga ata qė besuan tė kundėrten, qė e panė kėtė krushqi politike si njė fatkeqėsi qė kanoste shanset qė i kishin mbetur kėtij vendi tė gjente rrugėn e humbur qė nė vitin e zi tė 1997-ės. Nėse tė parėt sot mund tė jenė kontigjent i zhgėnjimit, tė dytėt janė vetėdije e realitetit politik, janė ata qė kurrė nuk kanė besuar se pacifizmi, kompromisi, konsensusi, janė filozofi e komunistėve. Nė kėto kushte politika nė vetvete provoi tė promovonte shprehinė e njė dėshtimi politik, pavarėsisht se ata pėrdorin Presidentin konsensual si njė flamur sfide politike pėr kohėn. Si demokratėt, ashtu edhe socialistėt nga kjo betejė qė u trumbetua si njė apogje vlerash tė civilizimit politik, dolėn tė zhgėnjyer. Demokratėt, tė cilėt kanė qėnė, janė dhe do tė jenė dėshmi rrėnqethėse e giotinės komuniste, ashtu dhe socialistėt, tė cilėt janė pjellė e njė fanatizmi politik ekstrem, nga kjo risi mbetėn gojėhapur dhe tė pamundur tė jenė pjesė e sadisfaksionit.

Ashtu sikurse e kishte nisur politika kėtė lojė. Ashtu edhe e bitisi atė. Kjo ėndėrr nuk do tė ishte shumė e gjatė, ky realitet i gėnjeshtėrt nuk do tė duhej shumė kohė qė tė shpalosej si i tillė. Konkretisht zgjedhjet nė zonėn 19, nė Bulqizė, mėnyra se si u zhvilluan, si u trajtuan politikisht dhe mė pas ambicjet e Nanos pėr tė marrė nė dorė frerėt e pushtetit, pėrbėjnė dėshminė se loja e Presidentit konsensual, ishte jo aq njė rehabilitim i kredibilitetit tė klasės politike shqiptare nė sytė e faktorit ndėrkombėtarė, se sa njė ēark nė tė cilin lidershipi socialist do tė fuste opozitėn. Testi politik i konsensusit do tė merrte njė pėrgjigje negative kėshtu me dy element shumė domethėnės, siē ishte zgjedhjet nė Bulqizė dhe katapultimi i Nanos drejt kreut tė ekzekutivit shqiptar.

Sakaq shqiptarėve nuk u mbeti gjė tjetėr veēse tė zgjoheshin dhe tė soditnin se si ata nuk mund tė jenė gjė tjetėr veēse viktima tė politikės, viktima tė interesave tė saja meskine.

Jo vetėm kaq, nė kėtė lojė fatale mė e humbur nga tė gjithė ka dalė opozita shqiptare, e cila gjendet momentalisht nė nivelin mė mjerues sė besueshmėrisė nė popull. Rehabilituese pėr kėtė tė fundit nuk mund tė jenė tė mjaftueshme, konsiderimi i zgjedhjeve nė zonėn 19 si tė manipuluara, as vota e deklaruar kundra pėr qeverinė e re Nano-Meta. Shumė mė tepėr i mbetet tė bėjė opozitės pėr t’u rikthyer nė startin e kredibilitetit politik. Mosbesimi qė erdhi nga krushqia e nusėruar me vellon e konsensusit ka dėmtuar rėndė kolonat qė mbajnė nė kėmbė elektoratin e djathtė dhe qė motivojnė pėrpjekjet sakrifikuese pėr demokraci.

Dorėshtrėngimi Berisha-Nano sa vjen dhe largohet duke mbetur si njė portret qė ēngjyroset, si njė skenė ku fatet e kryqėzuara tė shqiptarėve dialogojnė trishtueshėm dhe kalojnė nga njė akt nė tjetrin tė kėsaj tragjikomedie plot pezėm, zhgėnjim dhe pesimizėm. Sa shumė e dėshiruan shqiptarėt paqen, tė cilės pjella e revolucionit nuk mund tė linte pa i vėnė nė kokė njė pėrkrenare lufte, si pėr tė na kujtuar se nuk ka dhe nuk do tė ketė pėr shqiptarėt fat tjetėr veē atij tė betejave ndėrvedi, ku fitimtar duhet tė jenė arkitektėt e luftės.

Albert Vataj

Nė Kosovė, ata qė "bėnė" luftėn nuk duhet tė prishin paqen

Qė nga viti 1999, kur treva e bekuar shqiptare, Kosova martire fitoi lirinė e ėndėrruar prej shekujsh, ne si gazetė "Shqipėria Etnike" shumė herė, jo vetėm e kemi vizituar Kosovėn, por e kemi patur objekt tė shumė shkrimeve, ku fatkeqėsisht shpesh jemi detyruar tė shkruajmė mė shumė pėr paqen e trazuar tė kosovarėve, se sa pėr lirinė e ėndėrruar.

E fatkeqėsisht, liria e munguar po vazhdon tė jetė e tillė edhe sot, kur Kosova jo vetėm vetėqeveriset, por kur edhe Kombet e Bashkuara e kanė nėn kujdesin e saj tė vazhdueshėm, ēfarė do tė thotė se "Dikush" nė Kosovė ėshtė i interesuar qė kjo trevė e bukur Shqiptarie tė mos gjejė lirinė e qetėsinė pėr tė cilėn u sakrifikua jo pak ndėr vite e shekuj. E tani tė duket e pabesueshme se Lirinė e Kosovės e trazojnė e mohojnė pikėrisht ata tė cilėt bėnė luftėn, pėr tė fituar kėto ditė tė pamvarėsisė sėmunguar gjatė, e Emri i tyre ėshtė domethėnės e mjaft i njohur UĒK-ja (Ushtria Ēlirimtare e Kosovės), e cila vėrtet bėri luftėn, por qė nuk po di tė bėjė paqen. Me sa duket riminshencat Marksiste tė disa drejtuesve ushtarakė tė UĒK, pėr tė cilat qė nė kohėn e luftės dyshoheshin, vazhdojnė t’i mundojnė edhe sot, duke bėrė qė liria e fituar tė mos u pėrkasė tė gjithė kosovarėve, por veē atyre qė si dikur komunistėt nė Shqipėri i quanin tė tyre, ndėrsa pjesa tjetėr tė persekutohet e privohet nga gjithēka. Mjerisht raste tė tilla janė tė shumta, por unė dua tė paraqes vetėm njė qė kur isha nė Komunėn Skėnderaj e ma traguan banorėt atje, m’u duk si rasti mė sinjifikativ, pasi kishte tė bėnte me njė tė ri kosovar i cili nė fillim me hovin e enrgjinė e moshės, kishte kėrkuar t’i dalė zot Kosovės, por qė kriminelėt serbė ia kishin prerė nė mes ėndrrėn, duke e armiqėsuar me shokėt e tij tė UĒK-sė. E ky i ri kosovar ėshtė Durim Rexha nga Skėnderajt e Kosovėr, ku pėr ta gjykuar vetė lexuesi po i paraqes datėlindjen e saktė qė e mėsova nga tė afėrmit e tij, Durimi ishte i datėlindjes 4 shkurt 1981, pra sot vetėm 21 vjeē, ndėrsa koha kur ai hyri nė UĒK, nga ku ėshtė edhe "peng" po i UĒK-sė ėshtė viti 1998, pra nė kohėn kur ai ishte vetėm 17 vjeē. E Durim Rexha nga Komuna Skėnderaj nė vitin 1998 kur nė qiellin e trazuar tė Kosovės u shfaq UĒK-ja ishte ndėr tė parėt bashkėmoshatarė qė u regjistruanė radhėt e saj, madje pėr ēlirimin e Kosovės ai bashkė me njė grup (njėsit) u caktuan qė serbėve tė banonin nė Komunėn Skėnderaj t’jua bėnin jetėn tė padurueshme, duke ushtruar mbi ta edhe dhunė e terror, pasi kėta serbė "vendas" dihej se bashkėpunonin me shtetin serb. Por njė ditė i riuDurim Rexha ra nė kthetrat e Policisė Serbe e cila jo vetėm e arrestoi, por me njė gjyq tipik ushtarak serb nė qendėr tė Komunės Skėnderaj e dėnoi me qėndrimin nė burg pa afat, me akuzėn se Durimi ka ushtruar dhunė e terror ndaj banorėve serb tė Kosovės. E me sa duket kriminelėt serb qė mbanin tė pushtuar Kosovėn gjatė hetuesisė kishin arritur ndoshta ta thyenin tė riun Ēlirimtar tė Kosovės, duke e detyruar tė tregojė shokėt e njėsitit (UĒK) me tė cilėt ai kishte bashkėpunuar. E fatkeqėsisht pas kėsaj njėsisi u eleminua krejtėsisht, ndėrsa Durimi pas disa kohėsh ishte liruar nga burgu ku e mbanin serbėt, por tashmė ai ndodhej nėn akuzėn e tmerrshme tė vetė UĒK-sė, si Tradhėtar i UĒK-sė e Kosovės, dhe dėnimi nga UĒK-ja ishte shpallur Dėnim me vdekje. Gjithsesi gjatė viteve tė luftės Durimi u detyrua tė qėndrojė diku larg i fshehur, ndoshta duke pritur ēlirimin e Kosovės ku shpresohej tė sqarohej gjithēka, por edhe nėse kishte gabuar tė falej, pasi mosha e tij e re e justifikonte disi edhe "tradhėtinė" qė u kishte bėrė shokėve tė njėsitit tė UĒK-sė, megjithėse tė afėrmit e Durimit nuk besonin kurrė se vėrtetė Durimi kishte tradhėtuar, por ishte njė inskenim i segmenteve tė vetė UĒK-sė tė cilėt kishin bashkėpunuar vetė me kriminelėt serb. Por nuk paska qenė e thėnė kjo pasi edhe sot nė Liri shpesh nė Komunėn Skėnderaj shfaqen grupe tė UĒK-sė, (por jo tė veshur si dikur ushtarakė) tė cilėt kėrkojnė "tradhėtarin" Durim, tė cilin, thonė se e duan pėr ta arrestuar e dėnuar si tradhėtar tė Kosovės e UĒK-sė, e ky vendim qėndron e do tė qėndrojė nė fuqi deri sa ne tė jemi gjallė, rrahin gjoksin kėta "ushtarė" tė pėrjetshėm tė UĒK-sė. Fatmirėsisht Durimi nuk ėshtė nė Kosovė, pėr t’u dėnuar e pushkatuar si qindra shokė tė tij, por edhe qė i mugnon ai Kosovės e Kosova atij ėshtė boll, pasi ky vend i mrekullueshėm shqiptar ka nevojė pėr bijtė e saj pėrherė qoftė edhe nėse kanė gabuar ndonjėherė.

E ndonėse forcat e KFOR-it po mundohen tė punojnė ende janė larg, e faji kryesor bie mbi vetė shqiptarėt e Kosovės...

Ndue Bacaj

Shqiptarėt ikin nga vendi i tyre si nė vitet e diktaturės

Megjithėse kanė kaluar rreth 10 vite qė nė Shqipėri ligjėrisht ėshtė lejuar mendimi ndryshe, praktikisht kjo ende vazhdon tė qėndrojė vetėm nė letėr, pasi komunistėt e rikthyer nė pushtet mbas vitit 1997, vazhdojnė persekutimin psikolojgik e fizik tė kundėrshtarėve tė tyre politikė, tė cilėt pėr tė shpėtuar kokėn e tyre e familjeve tė tyre janė tė detyruar qė me ēdo kushte tė braktisin atdheun e tyre qė e deshėn aq shumė. Mjerisht njė ndėr trevat mė tė prekura nga ky eksod i detyruar ėshtė edhe treva simbol e antikomunizmit shqiptar Malėsia e Madhe. E njė ndėr kėta emigrantė tė mjeruar ėshtė edhe Artur Sahit Curaj i datėlindjes 11. 01. 1978 nga fshati Zagorė i Komunės Shkrel tė rrethit M. Madhe. Zoti Artur ėshtė njė ndėr ata tė rinj qė ėshtė aktivizuar si propagandist i Partisė Demokratike qė nė moshė tė re, si dhe ėshtė bėrė anėtar i saj qė nė vitin 1996. Pėr aktivitetin e tij ėshtė dalluar veēanėrisht gjatė vitit tė vėshtirė 1997, kur komunistė po riktheheshin nė pushtet dhunshėm, duke djegur e shkatėrruar Institucionet e Shtetit Demokratik. Por me gjithė rikthimin e tyre, Artur Curaj e vazhdoi aktivitetin e tij antikomunist gjatė gjithė fushatave elektorale, duke u bėrė edhe anėtar i komisionit tė votimeve, si gjatė zgjedhjeve tė Pushtetit Lokal nė vitin 2000, si dhe nė ato parlamentare tė vitit 2001. Gjatė ushtrimit tė aktivitetit tė tij si komisioner, z. Artur ėshtė kėrcėnuar disa herė nga Policia Sekrete e shtetit socialist, e cila e kėrcėnonte jo vetėm moralisht, por mbi tė gjitha fizikisht, duke e rrahur e keqtrajtuar disa herė, duke i pėrsėritur refrenin ose hiq dorė nga bindjet e tua antikomuniste ose do tė zhdukim nga faqja e dheut siē edhe kemi zhdukur shumė kėlyshė tė Sali Berishės. Vlen tė shėnohet rasti i fundit nė zgjehdjet parlamentare nė zonėn nr.2, tė datės 24 qershor 2001, kur nė qendrėn e votimit ku ishte ai komisioner, kishte fituar kandidati i Bashkimit pėr Fitore, por me forcėn e armėve e tė kėrcėnimeve policia keqtrajtoi komisionerin demokrat (Arturin), pasi nuk pranoi tė fallsifikojė rezultatin e votimit, por kjo i kushtoi arrestimin e tij nga njėsiti policor i cili nė njė pakujdesi e tyre e falė Zotit Arturi shpėtoi nga kthetrat e vdekjes sė sigurtė, duke u ikur nga duart, por edhe duke u detyruar tė lėrė Shqipėrinė pėrfundimisht, pėr nė ndonjė vend vėrtetė demokratik pėr tė siguruar mbijetesėn.

Vasel Gilaj

PSE NUK DO TE KETE NJE BREZ TE RI NE KOSOVE

Jetmir Halili, i lindur me 1 Dhjetor 1981, qytetar i Pejės deri nė Maj 1999.Thuhet se familja Halili u largua nga Peja nė Maj 1999 dhe shkoi nė Maqedoni si rrjedhojė e pasigurisė pėr jetėn.Banorė tė qytetit tė Pejės mendojnė se babai i Jetmirit, Ibrahimi, i cili ishte anėtar i LDK-sė, vrau njė njeri nga familja Dendreu. Me sa kuptojmė, Ibrahimit nuk i ishte lėnė zgjedhje tjetėr veē kryerjes sė vrasjes.Personi nga familja Dendreu kishte qenė njė spiun i serbėve. Kėshtu LDK-ja kishte kėrkuar vrasjen e tij.LDK-ja kishte kėrcėnuar vetė jetėn e Ibrahimit dhe atė tė familjes sė tij, nėse ai nuk do tė bėnte ekzekutimin.Ibrahimi zbatoi detyrėn e ngarkuar nga LDK-ja, por pastaj jeta e tij ishte nė rrezik pėr shkak tė serbėve dhe tė KLA-sė. Kjo coi edhe nė njė hasmėri gjaku me pjesėtarėt e tjerė tė familjes Dendreu. Kėshtu ai iku me familjen e tij nė Maqedoni pėr tė shmangur ligjet e kanunit tė maleve. Ky i fundit bėhet aq i fuqishėm kur ligji nuk ia del dhe kur shteti nuk ka fuqi. Nė baze tė kanunit, pjesėtarėt e familjes Dendreu mund tė vrasin ēdo pjesėtar tė familjes Halili me ta parė njėrin prej tyre. Gjithashtu Ibrahimi deshi tė shmangte edhe kėrcėnimet e organizatave politike. Mendohej se kjo familje ishte ndalur te disa kushėrinj tė largėt nė Maqedoni.Duket se askush nuk e di se ku kanė pėrfunduar, madje nėse ata janė gjallė apo jo sot.Miq tė familjes Halili nuk kanė dėgjuar mė asgjė prej tyre. Ata janė tė sigurt se ata janė vrarė, pėrndryshe do tė ishin nė kontakt me ta.Familja Halili ėshtė akoma nė kėrkim nga familja Dendreu dhe organizata politike.Kjo ėshtė thjesht njė tjetėr histori e njė familjeje kosovare mes mijėrave tė tjera me histori tė ngjashme si kjo.Kosovarėt nuk janė ende nė gjendje tė kthehen nė shtėpitė e tyre. Ata ende kėrkohen dhe ndiqen papushim pėr dezertim, krime dhe besnikėri ndaj organizatve politike si LDK, KLA ose serbėve.

Flori Slatina

E keqja, ky testament gjenetik i tė kaluarės

Nga Albert VATAJ

Duke qenė se gjithēka ishte jashtė parametrave tė pėrcaktuara nė tė drejtat dhe liritė ndėrkombėtare, manipulimi i sė vėrtetės mbeti pjesė e pandashme e politikės shqiptare. Pra e keqja erdhi si virtyt. Fakti, se gjeneratat politike kishin dalė po nga ai brez, ku vetėm e vėrteta nuk provohej si e tillė, pak mundėsi, pėr tė mos thėnė aspak, do tė kishin lindjet e efekteve perspektive. Pra erdhėm me mbarsjet gjenetike, duke marrė me vete dhe pafajėsinė nė tė njėjten kohė. Ishim pėrēues dhe zbatues tė unit. Esi tek klasa politike do tė vihej nė veprim, vetėm pėr propagandė dhe rrallė pėr realitet politik. U rizgjua kėshtu obligimi pėr t'iu pėrgjigjur prejardhjes. Shpesh manipulimi i zgjedhjeve, I politikave tė ndryshme propozohej edhe nė kuadrin e njė hakmarrjeje politike. E mira nė tė, zor se mund tė gjendej. E keqja me shumicė, por ama e administruar mirė, pikėrisht nga ata qė nuk transmetonin me devocion genet e tyre. Pra, bijtė promovuan nė rrugėn e tyre tė pushtetit amanetet e etėrve, misionin transmetues tė geneve dhe tė ēdo mbartjeje negative. Sot, kur kjo lėngatė ėshtė pjesėmarrėse nė ēdo kafshatė tė realitetit shqiptar, vėshtirė mund ta mohosh, se rreziku ėshtė njė faj genetik dhe njė mision brezash. Reinkarnacionet e atyre, qė duhet t'i identifikojmė, si deputetė, ministra, politikanė, janė bartės, mbi tė gjitha dhe transmetues. Por shpresa nuk duhet humbur, sė paku tek ata qė mendojnė, se jo tė gjithė janė pėrēues tė kėsaj rrjedhoje gjeneologjike. Kurrė njė vend, nuk mbetet shterpė nga njerėz qė mbartin ndėr breza tė mirė, nderin, drejtėsinė dhe humanizmin. Janė pikėrisht ata qė mundėm t'i shijojmė, por shqisat e shqiptarėve, duke qenė tė bombarduara nga e hidhura, nuk do tė mbėrrinin tek saktėsimi i shijeve. Kėshtu do tė kishim lindjen e dy kaheve. Nga njėra anė atė, qė pason me besnikėri fajin gjenetik dhe misionin e brezave, nga ana tjetėr tė mirėt. Edhe kėta nuk do t'i pėrgjigjeshin njė ligji tjetėr natyror. Ndryshimi ėshtė, se ata janė mbartės tė sė mirės. Pasioni, pėr t'i shėrbyer tė vjetrės. Me ndryshimet politike, populli shqiptar mundi tė ndryshonte shumėēka nė jetėn e tij. Meritė pėr kėtė nuk mund tė ketė dhe aq, sa gabimisht i vishet, populli. Ai ishte nė kėtė proces faktor inercie. Duke patur kėtė lidhje shpirtėrore, deri diku gjenetike, shpesh dhunti e gadishmėrisė pėr t'iu pėrgjigjur mė me zjarr urdhrave, se lutjeve pamė, teksa demokracinė do ta sulmonin njėheresh shumė tė kėqija. E para, qė nuk kishte dhe aq merita ishte masa, turma. Pikėrisht ajo, duke qenė mė e lajkatuara nga kėto ndryshime, rrebelimin do ta kishte si huq, madje tė motivuar. Pas kėsaj turme, jo dhe aq tė madhe, por gjithsesi tė rrezikshme nuk do tė hezitohej tė kapeshin pikėrisht ato mbetje gjenetike tė sė keqes. Duke krijuar kėtė lidhje, deri diku tė brendshme, ata do tė pėrbėnin njė rrezik, krismėn e fuqizimit tė tė cilit do ta dėgjonim nė vitin 1997. Malli pėr diktaturėn, zelli pėr t'iu pėrgjigjur mė me zjarr urdhrave, sesa lutjeve kėtė turmė tė indoktrinuar do ta vishte, jo vetėm me urrejtje, por dhe me obligimin gjenetik,tė cilit ai po i ridėgjonte zėrin. Do tė rilindte e kaluara. Pothuajse gjithēka, qė menduam dhe gabuam, se e pėrmbysėm me njė tė kthyer mbrapsht do tė shkatėrronte sė pari, imazhet e tė mirės. Tashmė ishte e pavend tė merreshe me "vogėlsirat", me sqarimet qė i bėheshin pėr rrezikun, mbartės i tė cilit ėshtė. Megjithatė, ajo qė duhet tė jetė shpresė pėr ne ėshtė, se cilat janė raportet. Se sot ka ndryshuar shumėēka dhe se e kaluara ka dhėnė sinjalet e njė rilindjeje, kjo s'ka dyshim. Kėtė nuk e thotė vetėm politika. Politika ėshtė nė kėto kushte me funksionin e njė shpjeguesi, ėshtė njė zėdhėnės i kėsaj tė keqeje, tė cilėn duket se kėrkojnė ta rrokin mė me dashuri dhe mall, se nė kohėn e diktaturės, sot shqiptarėt. A ishte vėrtet zhgėnjim demokracia?!Analiza nė detaje qė pėrpunon njė logjikė e ftohtė, pasi ke marrė mision tė peshosh dy kohėt dhe t'i ēmosh ato, as qė do tė bėhej fjalė pėr zhgėnjime ndaj demokracisė. Por shqiptarėt realisht kanė tė drejtė. Kjo e drejtė kalon nga faktori kohė I diktaturės, shtrirja e sė cilės dhe densiteti i ushtrimit tė presionit nė brendinė e secilit ishte e atillė, sa nuk mund tė shkulej aq lehtė sa pretenduam ne. Jo gjithmonė argumentuese pėr kėtė duhet tė jetė vuajtja. Eshtė mė se e saktė, se shqiptarėt pėrballuan diktaturėn mė tė egėr tė Evropės. Por ama kjo nuk ėshtė gjithēka. Disa orientime biologjike vėrtetojnė, se sa mė vėshtirė ta ketė njė krijesė ambientimin me njė auditor, ku ka hedhur rrėnjėt e jetės, aq mė tė vėshtirė e ka t'i ikė atij, tė shkulet nga aty dhe tė rimbillet nė njė vend tjetėr, qoftė ky vend me pozita mė dashamirėse dhe mė komode. Shqiptari, ka lindur dhe ėshtė rritur nė njė tokė tė thatė. Rrėnjėt i ka ngulur thellė, pėr tė “grabitur” jetėn dhe degėt I ka lėshuar pak, shtati i ka mbetur i shkurtėr. Megjithatė ai ndjehet i lumtur, nė skėterrėn e tij. Demokracia u trumpetua si zhgėnjim. Mė tė zellshmit qė tė bėnin tellallin ishin iriqėt, qė kėrkonin ose tė shkonin nė ferrė, ose tė mbillnin kėtu realitetin e ferrės. Por, kur demokracia e mohon kėtė si tė drejtė, sepse ajo njeh si tė tillė tė drejtėn e tė gjithėve, mbetet njė arsye pėr tė qenė e urryer. E urryer ndoshta jo nga tė gjithė, por ama e urryer. Sot, ndėrsa pas kemi lėnė njė pėrvojė tė shkėlqyer tė qeverisjes demokratike dhe i jepemi bashkėjetesės sė njė pėrvoje kundėrshtuese me tė, nuk di se ē'na ka mbetur tė bėjmė. Ja ku lindėn nė njė kohė dy breza, tė cilėt kacafyten dhėmb pėr dhėmb. Ky vazhdon tė mos jetė faji i tyre. Eshtė misioni i testamenteve gjenetike, tė cilin duhet ta pėrēojnė ndėr breza, pa kėrkuar tė ndryshohet asgjė, ai qė mbartėsit I kthen nė pėrjetues dhe promovues tė mishmashit. Se ku ėshtė katandisur demokracia, ajo qė mbeti pėr shumė njerėz njė ėndėrr, kėtė mund ta dallosh fare lehtė. Se a ishte apo jo zhgėnjim demokracia, kjo ende mund tė jetė pėr shumė shqiptarė njė pyetje pa pėrgjigje.

Pushka vrastare e gjaksit pret tė shkrehet mbi Elmi Murataj ose mbi njėrin prej katėr djemve tė tij!

Gjakmarrja, kjo plagė e tmerrshme qė trondit edhe gurin ėshtė rikthyer me pėrmasa alarmante nė Shqipėrinė postkomuniste, mė e theksuar kjo nė zonat e veriut tė vendit.

Konfliktet e vjetra dhe tė reja, meritė e ēastit e deri edhe zėnkat banale tashmė zgjidhen me shkrehjen e armėve tė cilat marrin jetė tė pafajshme. Dhjetėra kufoma janė evidentuar kėto dhjetė vitet e fundit edhe nė rrethin e Pukės, qė bėn pjesė nė Prefekturėn e Shkodrės. Nė mė tė shumtėn e rasteve vrasjet kanė ndodhur pėr gjakmarrje, ēėshtje pronėsie, zėnka tė ēastit, ēėshtje tė nderit etj., kėto edhe nė kushtet e indiferencės e mosveprimit tė atij qė nė Shqipėri akoma vazhdon tė quhet shtet. Askush deri mė sot, me pėrjashtim tė angazhimit tė disa shoqatave tė pajtimit, nuk ka patur vullnetin dhe fuqinė pėr ta ndalur plagėn qė sa vjen e maiset. Dhe tragjedia vazhdon. Ja, shikoni kėtė burrė nė kėtė foto qė shtrėngon fort katėr djemtė e tij dhe s'e largon asnjė ēast vėshtrimin prej tyre. Quhet Elmi Demush Murataj, i datėlindjes 17 prill 1960, nga fshati Kryezi i rrethit tė Pukėt. Ndjehet i trembur dhe nga ēasti nė ēast i druhet ndonjė krisme arme qė rri ngrehur prej gjaksit tė tij, prandaj i shtrėngon ashtu tė katėr, Armondin, Kreshnikun, Ledionin e Kleantin. Ata nuk kanė kurrfarė faji dhe nuk kanė kryer kurrfarė krimi, por nenet e kanunit tė tmerrshėm tė Lekė Dukagjinit, i cili ka 10 vite qė ėshtė ulur kėmbėkryq dhe bėn ligjin nė Shqipėri, kur ėshtė fjala pėr marrjen e gjakut nuk pėrjashton as fėmijėt mbi 10 vjeē... Njė dramė e tmerrshme qė ndodh vetėm nė Shqipėri, njė tragjedi e dhimbshme qė s'dihet se kur mund tė ndalet. Njė sipėrfaqe e vogėl toke, futi nė sherr dy familjet, fqinje me njėra-tjetrėn, Murataj dhe Kryeziu nė fshatin Kryezi tė Pukės. Halil Murataj, vėllai i Elmisė, teksa punonte tokėn e tij paraditen e 5 majit nė vitin 2001, ka nisur tė konfliktohet me fjalė me fqinjin e tij Nazmi Kryeziu pėr pronėsinė e tokės, zėnkė qė ka pėrfunduar tepėr tragjikisht. Halil Murataj, nė gjaknxehtėsi e sipėr, ka goditur me armė dhe ka lėnė tė vdekur nė vend Nazmi Kryeziun dhe qysh prej atij momenti ėshtė larguar diku jashtė shtetit pa lėnė kurrfarė adrese, por duke lėnė hijen e gjakut tek vėllai i tij Elmia dhe katėr djemtė e tij. Frika e gjakmarrjes ka detyruar Elminė tė braktisė vendlindjen, ndėrkohė qė edhe bashkėshortja Zyrafete Elezi, nėna e Elmisė, Hana 78 vjeēare dhe fėmijėt kanė shitur shtėpinė dhe gjithė pasurinė nė fshat pėr t'u instaluar diku nė njė fshat tė rrethit tė Durrėsit. Aktualisht nė vendbanimin e ri shtyn ditėt e vetmuar vetėm nėna e vjetėruar Hana, qė i lutet orė e ēast tė madhit Zot pėr tė parė edhe njė herė me sy dy djemtė e saj, Halilin dhe Elmiun, nusen e djalit Zyrafeten dhe katėr nipat e saj tė shtrenjtė, pėr tė cilėt nuk di kurrfarė adrese. Ndoshta kurrė mė s'do tė mund tė kthehen nė vendlindjen e tyre, pasi pushka e gjaksit rri ngrehur dhe pret me gishtin nė kėmbėz pėr t'u shkrehur mbi ta. Kthimi i Elmisė dhe djemve tė tij nė Shqipėri, do tė thotė kthim drejtė njė vrasje tė paralajmėruar, kthim drejt vdekjes. Dhe tragjedia e dhimbshme vazhdon. Nė nenet e kanunit tė tmerrshėm shkruhet: Gjaku lahet vetėm me gjak.

Rifat Ymeri