koka

nr 45 / 10 qershor 2003

alukit

numrat

 

    Dy vjet “Shqipėria Etnike”, dy vjet fjalė e lirė

    Ndėrsa shėtit me njė sy tė pavėmendshėm, morinė e titujve tė gazetave, revistave e botimeve tė ndryshme, nuk ka si tė mos bjerė nė sy njė gazetė krejt autentike nė paraqitje, pėrmbajtje dhe pagėzim. “Shqipėria Etnike” ėshtė ajo gazetė, e cila erdhi nė pėrpjekjet pėr tė sjellė njė risi nė fjalėn e lirė, duke deklaruar botėrisht se asnjė shkrim nuk pėrbėn mendimin e redaksisė, erdhi ashtu pa shumė bujė, pa shumė pompozitet, pa shumė sallatanet. Si asnjė gazetė tjetėr shqiptare, “Shqipėria Etnike” erdhi me modesti dhe pėrkushtim pėr tė pėrfaqėsuar dhe mbrojtur fjalėn e lirė, Njeriun e UNI-t, tė patjetėrsueshėm. Shumėkush ishte skeptik nė mundėsinė e pėrballimit tė barrės sė rėndė e tė shenjtė qė kjo gazetė kishte marrė mbi supe, se do tė mund ta mbante. Por gazeta, falė pėrkushtimit dhe punės sakrifikuese tė stafit, gazetarėve, bashkėpunėtorėve tė tė gjitha fushave e etnive, erdhi dita-ditės duke u konsoliduar nė prezantim, autoritet, treg, paanėsi, duke u bėrė kėshtu njė gazetė me njė audiencė premtuese, madje edhe tė dėshirueshme pėr edhe simotrat e saj 12-13 vjeēare. Gradualisht, “Shqipėria Etnike”, u bė njė mysafir i mirėpritur i shumė familjeve shqiptare, brenda e jashtė kufinjve territorial tė Shqipėrisė, nė tėrė universin shqipfolės, italishtfolės e anglishtfolės, kudo nė botė.

    “Shqipėria Etnike”, me modelin e saj krejt tė veēantė tė prezantimit, tė problematikės, tė lirisė, dha njė leksion tė dobishėm pėr mediat, tė ashtuquajtura prestigjoze. Ishte kjo risi, kjo sakrificė, ky shenjtėrim, ky talent, ajo ēka ofroi nė mbrojtje tė kauzės sė jetės sė lirė, fjalės sė lirė. Ajo ēka i dha “Shqipėria Etnike” tė drejtės sė tė qėnit qytetar i lirė, do ta kishte zili ēdo pėrpjekje, aq mė tepėr qurravecėt e skutave tė errėta qė siē hedh kushtrimin sot nė tėrė botėn Unioni i Gazetarėve tė Veriut Shqiptar, po pėrpiqen tė na marrin edhe jetėn, pa vėnė nė kandar tė logjikės asgjė.

    Gjatė rrugės sė saj, gazeta nuk kishe se si tė mos ndeshte edhe nė barriera tė larta, pėrballė stuhive tė meskinitetit dhe provincializmave mesjetare. Madje, ishin kėto kacafytje, ato qė e bėnė gazetėn mė tė fortė, mė qėndrestare, mė tė dashur e tė pėrkrahur, mė sfiduese, nė tė tėra betejat; mė stoikėt, mamuthėt e indoktrinizmit religjonar, sharlatanėt e kafeneve, mediat latente qė drejtohen nga mendermethėnė njerėz qė s’kanė lidhje me kulturėn dhe taborret e sedėrlinjve tė moralit komunist e talebanist.

    Rastet e fundit tė dhunės, pas konsultave me kolegėt tanė nė Perėndim, na detyrojnė qė derisa tė dėnohen kriminelėt e fjalės sė lirė rėndė, tepėr rėndė, duke i bėrė shembull, ne tė dalim me njė faqe gazete herė pas here nė zi, duke u bėrė model nė tėrė botėn i protestės nė mbrojtje tė lirisė sė fjalės. Jo vetėm lexuesve tanė, por tėrė botės, i bėjmė apel tė na pėrkrahė.

    Koha nė tė cilėn lindi “Shqipėria Etnike”, ishte koha mė e padėshirueshme qė kishte regjistruar kujtesa e historisė shqiptare. Vendi ruante ende nė memorien e tij tė drobitur, reliket e ēmendurisė kolektive, pasojat e sė cilės asnjė sovran nuk ka mundur t’i promovojė nė kėtė truall ēudirash dhe harbimesh. Gazeta erdhi nė njė kohė qė politika, me pasojė vitin 1997, luante tragjikomedin nė skenėn e lotėve dhe tė kujės, pushkės dhe gjakmarrjes, skamjes e mizerabilitetit. Erdhi nė kohėn e absurdit, dhe eci nė kėtė truall, si mbi njė fushė tė minuar nga ca tė ēmendur qė edhe sot i tremb ligji, drejtėsia, liria e tė lirit qė pėrkrahet fort nga shumica e popullit shqiptar. Pra, gazeta “Shqipėria Etnike” diti tė ishte njė tribun i fjalės sė lirė, i mendimit tė pamveshur nga sllogane, tė pastolisur me ornamente bajate e frazeologji trullosėse. Nė faqet e saj erdhi ai realitet dyngjyrėsh, qė jemi mėsuar ta blejmė shtrenjtė si realitet magjik tė tendosur nga projekte dhe premtime qė nuk mundėn dhe as deshėn tė ishin veēse tė tilla. Dy ngjyrat e politikės, veēmas atė tė ēbojatisurėn qė i dha dėrmėn Amerika, ne do e godasim me logjikė nė kėto zgjedhje, sikundėr do pranojmė edhe “kėngė vaji” pėr forcėn politike dalėboje. “Shqipėria Etnike” mundi tė heqė dhe do tė heqė sėrish, njėra pas tjetrės, tė gjitha maskat e fytyrave tė lyrosura nga krimi e perversiteti. Guxoi tė bėnte dhe do guxojė tė bėjė atė qė do ta kishin tė  vėshtirė ta bėnin edhe ata misionarė, qė kauzėn e fjalės sė lirė e shkėmbejnė me prostituta, drogė, allishverishe dhe sot nė pėrpjekje tė rimarrjes sė pushtetit na dalin me makina, na kėrcėnojnė me telefona dhe thonė se do t’ju vrasim, pa bėrė asnjė llogari se pėrballė kujt janė e sa larg i nxjerr ajo rrugė e shkurtėr dhe e turpshme pėr ta. Gazeta jonė qėllimon tė bashkojė, se jemi pak vėllezėr, vetėm 3 milion.

    “Shqipėria Etnike” erdhi, ėshtė dhe do tė jetė ajo qė keni nė duar e nė zemėr prej dy vitesh, ajo qė keni besuar e besoni se pėrfaqėson dhe mbron fjalėn e lirė pa dallim race, bindjeje, etnie, besimi.

    “Shqipėria Etnike” do tė jetė dhe tė vazhdojė tė thotė ashtu shqip fjalėn shqipe. Ajo do korrigjojė edhe ndonjė gabim qė mund tė ketė bėrė pėrgjatė rrugės sė saj, pasi pranimi i sė vėrtetės e mospranimi i sė vėrtetės, substancė kulture janė.

Editorial nga: Sokol Pepushaj, Albert Vataj

 

    Hysen Curaj investon pėr demokraci

    Njerėzit qė investojnė pėr demokraci nė Shqipėri pėrndiqen, dhunohen, vriten, nė tė shumtėn e rasteve duke lėnė pas sherre tė gjata qė s’dihet ku e kanė fundin. Demokratėt shqiptarė janė nė shėnjestėr. Ja, Hysen Curaj, i datėlindjes 8. 05. 1961, anėtar dhe veprimtar i Partisė Demokratike me numėr tesere 13475 qysh mė 26. 05. 1994. Ai ka qenė anėtar i komisioneve zgjedhore disa herė nė qendrėn e votimit tė fshatit Drisht, pra si atyre tė pushtetit lokal, si atyre parlamentare. Ėshtė pėrballur me dhunė e kėrcėnata nga komunistėt ai dhe bashkėshortja Syme, e cila rrjedh nga njė familje e pėrndjekur politikisht. Gjyshi i Symes, Myrto Dan Muhaj, deri nė vitin 1945 ka qenė bajraktar i Drishtit, ndėrsa nė vitin 1946 ka qenė ndėr organizatorėt e lėvizjes antikomuniste tė Postribės, mė datė 9. 09. 1946, ku nga ajo ditė u arrestua nga spiunėt komunistė tė Enver Hoxhės dhe bėri 14 vjet burg.

    Pasardhėsit e asaj diktature, socialkomunistėt, demokratin Hysen Curaj, gruan e tij Syme dhe fėmijėt Serjan dhe Ibadete i futėn nė rreth tė kuq, ashtu sikundėr shumė demokratė qė i vranė tash gjashtė vjet tė kėsaj qeverisjeje tė keqe. Fėmijėt Serjan dhe Ibadete janė tė vegjėl, fort tė vegjėl, tė pafajshėm. Ata respektivisht u pėrkasin datėlindjeve 26. 05. 1989 dhe 26. 04. 1997. E, megjithatė janė viktima tė politikės diktatoriale. Edhe vėllai i Hysenit, i quajturi Xhelal Curaj, lindur mė 19. 02. 1959, anėtarėsuar nė Partinė Demokratike qė mė 29. 03. 1991 me numėr tesere 37370, u bė njėri ndėr ata qė u vu nė vėmendje tė politikės diferencuese. Ai, pas vitit 1997, u detyrua tė braktisė Shqipėrinė dhe tė vetmen rrugė shprese gjeti vendosjen nė Turqi, ku jeton edhe sot. Xhelali dhe Hyseni, kėta dy shqiptarė dhe familje shumė tė mira, kėta demokratė e njerėz tė respektuar, nė zgjedhjet parlamentare tė 29 Qershorit 1997 janė kėrcėnuar ashpėr nga komunistėt qė nė fund tė fundit, nėse nuk ke rreth tė fortė e para edhe tė vrasin me pagesė. Xhelali, pra iku qė mė 1997, kurse Hyseni me familjen e tij duroi sa duroi dhe kohėt e fundit gjeti mėrgimin si tė vetmen udhė shpėtimi bashkė me familjen.

Sokol Pepushaj

 

    Copėza jete nga Prizreni

    Ishim kėto ditė nė Prizren. Proamerikanizmi i shqiptarėve si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė duket ka ēelė njė hendek ndėrmjet Evropės dhe SHBA-sė. Kėshtu, Prizreni nuk ka qetėsi. Terrori ėshtė potent. Dy ditė mė parė ishin plagosur pėr vdekje Isuf Hilmia dhe Lulzim Faja, si rrjedhojė e njė konflikti tė vjetėr. U interesuam atje edhe pėr fatin e shqiptarit Bashkim Bejtja, problemet e tė cilit i kishim trajtuar nė gazetėn tonė mė 13 gusht 2002. Ende nuk dihej adresa e tij, por investigimet tona arritėn se ai edhe sot kėrkohet si ish spiun i serbėve. E, siē kemi thėnė, i ati i Bashkimit ka qenė mėsues i gjuhės shqipe, njė pishtar i dijes, njė simbol i kulturės. Dhe serbėt atij jo vetėm i kanė djegur shtėpinė, por i kanė shkatėrruar edhe familjen. Strategjia e politikės amerikane pėr tė depėrtuar gradualisht nė jetėn e Kosovės duket se po ecėn ngadalė, pasi pasojat e Millosheviēit dhe politika atje kanė kapėrthyer fort keq problemet. Copėzat e jetės nė Prizren janė tė errėta dhe Kosova po paguan vonesat nė integrimin perėndimor.

Zog Hysenaj

 

    Saktėsim

    Nė numrin 42 tė gazetės “Shqipėria Etnike”, tė datės 29. 4. 2003, nė shkrimin me titull “Kopliku, vendi ku fshihet edhe njė krim kundėr njerėzimit”, ėshtė shėnuar si pjesėmarrės nė atė masakėr komuniste emri i Llampo Nikos. Pasi bėmė riverifikimin e kėsaj ngjarje, rezulton se nė dokumentat e kohės, emri i Llampo Nikos nuk figuron si pjesėmarrės apo drejtues i kėsaj masakre antinjerėzore tė kryer nga komunistėt shqiptarė. Madje nė bazė tė dokumenteve, nė kėto vite qė kishte filluar prishja me jugosllavėt, Llampoja ishte vetė i dyshuar i komunistėve shqiptarė, ku pėr njė kohė ishte detyruar tė kalojė nė ilegalitet. Sqarojmė se kjo ngjarje dhe protagonistėt ishin tė vėrteta, pėrveē gabimit qė po pėrgėnjeshtrojmė, ku ky gabim ka ardhur si rezultat i besimit qė gazetari ynė Bacaj spirancoi tek bashkėkohėsit qė treguan ngjarjen. U kėrkojmė ndjesė tė afėrmve tė tė ndjerit Llampo Niko pėr shqetėsimin e sjellur pa asnjė qėllim tė paramenduar.

Redaksia

 

    SHQIPERIA ME PRANE SHTETEVE TE BASHKUARA TE EVROPES APO AMERIKES!

    Ne Evrope keto kohe diskutohet emri qe do I vihet shtetit qe pergatitet te kete kushtetuten e vet: Evropa e Bashkuar apo Shtetet e Bashkuara te Evropes. Deshira e kahershme e “kontinentit plak” ishte perngjasimi me “kontinentin e ri” te zbuluar nga evropiani Kristofor Kolombi me 1498. Keshtu u nis edhe rruga e gjate e integrimit dhe bashkepunimit ne mes shteteve qe aspironin nje Evrope te Bashkuar ne te gjitha fushat. Tashme, diskutohet per nje thithje edhe te 10 vendeve te reja ne Bashkimin Evropian, ndersa duket se gjithcka e paramenduar dhe e parashikuar nga “baballaret” e kombit evropian, eshte materializuar.

    Shqiperia e reklamuar jo vetem nga shqiptaret si nje nder vendet me evropiane te “kontinentit plak”, ne fillimet e mijevjecarit te trete, gjendet duke trokitur ne dyert e Evropes se bashkuar. Deri ne gjysmen e dyte te shekullit te kaluar, shqiptaret ecnin perkrah kombeve te tjera te Evropes, ndoshta edhe me e privilegjuar se te tjeret. Kolapsi I 50 viteve diktature e detyroi Shqiperine te rifilloje kapjen e kohes se humbur, te cilen per 12 vite nga viti 1990, arriti ta cike vetem ne fillimin e vitit 2003.

    Shqiptaret, duke qene nje vend shume evropian edhe ne agimet e demokracise kerkoi ta bente Shqiperine si e gjithe Evropa. Megjithate, nje nga pritjet me madheshtore ne fillim te viteve 90 iu rezervua nje amerikani te quajtur Xhejms Bejker, sekretar I shtetit I SHBA-se. Keshtu, me kete dualitet shqiptaret vijuan rrugetimin e tyre ne dy drejtime: Evropes se Bashkuar dhe SHBA-se. Sic ishte e kuptueshme, etja e vendit te shqiponjave per integrim te gjithanshem, do te sillte edhe kolapse, te cilat u verifikuan mese miri ne fillim te vitit 1997 me firmat piramidale. Analiste te ndryshem, vendas dhe te huaj, kembengulin se kolapsi ishte rrjedhoje jo e katastrofes ekonomike te firmave rentiere. Politika shqiptare, e paqarte ne drejtimin qe duhej ndjekur dhe me “dy kembe te hapura, nje ne Amerike dhe nje Evrope, e hengri” (me falni per shprehjen e perdorur!”.

    Ndersa flitej me te madhe ne periudhen e qeverisjes se Partise Socialiste (post ’97) per daljen e Shqiperise nga Konferenca Islamike, filloi te vertetohej se nevojat tona dhe prioritetet duhej te ishin edhe te tjera. Gradualisht, situate e “cmendurise kolektive te shqiptareve” dhe “armet e vellavrasjes civile pa asnje arsye” filluan te hiqen nga qarkullimi dhe te fshihen ne shtepi. Kjo, jo aq shume per merite te qeverive, sa per mentalitetin e shendoshe qe filloi te mbizoteronte ne shoqerine e militarizuar shqiptare.

    Pasi kaluan emergjencat e Shqiperise, filloi te mendohej edhe per rikthim ne idealet e viteve ’90 “E duam Shqiperine si gjithe Evropa”. Gjithcka dhe cdo gje iu kushtua kesaj rruge deri me 11 shtator, kur Amerika e madhe u trondit nen goditjet e dy avioneve te zoteruar nga terroristet, te cilet vrane Brenda pak minutave mese 4 mije vete. Ishte fillimi I nje epoke te re ne globin e plakur, ashtu sic edhe filloi lufta totale dhe rreshtimi ne luften pro apo kunder terrorizmit nderkombetar.

    Me deshire apo jo, me vetedije apo me intutite, Shqiperia permes institucioneve te saja, u rreshtua ne krah te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe aleateve, duke filluar qe nga lufta ne Afganistan. Shqiperia e vogel, e cila kishte derguar trupa paqeruajtese ne Bosnje – Hercegovine, do te ishte e pranishme edhe ne Afganistanin e pas luftes. Ushtria shqiptare, e rrezuar bashke me shtetin ne vitin 1997, po fillonte te fitonte siguri, duke u bere ndoshta promotor I zhvillimeve ne sfera te ndryshme. Ndersa po afroheshim me hap ate shpejte ne drejtim te Amerikes se madhe, ne fillim te vitit 2003, Shqiperia do te nenshkruante te zeze net e bardhe per integrimin ne Bashkimin Evropian. Dukej sikur vendi yne po ruante nje ekuidistance ne mes Evropes se Bashkuar dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

    Amerika I shpall lufte pa kompromis Irakut te Sadam Huseinit. Me deshiren apo pa deshiren e Kombeve te Bashkuara, do te nderhyjme ne Irak, I cili po perfeksionon arme te shkaterrimit ne mase, deklaroi presidenti Xhorxh Bush. Bota u nda ne dy klane: Pro dhe kunder luftes. Evropa e Bashkuar pozicionohet hapur kunder nderhyrjes amerikane ne Irak. Edhe Shqiperia pozicionohet: Jemi pro nderhyrjes amerikane! Shigjetat e presidentit francez Shirak drejtohen nga Tirana, kercenimet ndaj te ciles nuk mungojne. Vendet qe pretendojne te aderojne ne BE duhet te jene ne linje me vendet antare, ka thene Shirak, ndersa te tjere kane theksuar se pavaresia e vendeve te ndryshme evropiane, eshte e garantuar. Perfundimi I luftes ne Irak, na rreshtoi ne kampin e fitimtareve. Amerika nuk e fshehu deshiren per perkrahje te vendeve qe e mbeshteten mes te cilave edhe Shqiperine e vogel.

    Sekretari amerikan I shtetit Koli Pauell preferon te nenshkruaje ne Tirane marreveshjen “Adriatik 3” me vende ballkanike, ashtu sic edhe kerkoi nga vendi yne edhe nenshkrimin e marreveshjes per mosekstradimin e shtetasve amerikane ne Gjykaten Nderkombetare Penale pa dijenine e SHB-se. Ministri shqiptar I mbrojtjes Pandeli Majko, pritet nga te gjitha autoritetet e larta ne Uashington, ndersa 1700 marinsa amerikane zhvilluan nje stervitje te perbashket me ushtrine shqiptare per te perfunduar me idene e ngritjes se nje baze amerikane ne Shqiperi, pse jo ne Bize te Martaneshit. Te gjitha keto, kane ndodhur ne nje kohe qe Evropa e Bashkuar vazhdon te vendose kushte per afrimin me vendin tone, ndersa SHBA thone se Brenda vitit 2006, do te jemi pjese e strukturave atlantike.

    Shqiperia eshte ne dileme: Antaresim ne Evropen e Bashkuar (Shtetet e Bashkuara te Evropes) apo ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kjo e fundit eshte me praktike, me e afert vecanarisht me aleatet. Nderkohe, Evropa mund te na prese ne gjirin e saj vetem pas 10-15 viteve. Aktualisht, une ashtu si edhe nje pjese e madhe e shqiptareve, mendojne se jemi me prane Amerikes, miqesia me te cilen ka zanafillen qe ne vitet e par ate shekullit te kaluar, kur nje president I vendit te madh, mbrojti kufinjte e Shqiperise. Ndersa per Evropen, te ciles qe ne krye te historise nuk ia kemi pare “hajrin”, shqiptaret e personifikojne si  “kurva e motit. Vertete qe Amerika eshte pertej oqeanit, por mos harroni se SHBA ka ne Itali, Greqi, madje dhe ne Kosove. Pse te mos kete edhe ne Shqiperi?

Pergatiti, Blerti DELIJA

 

    I madhi Tano Banushi, njė relike e artė nė gjerdanin e kulturės shqiptare

    U kthye pėrsėri Tano Banushi nė skenė. I madhi, plot dritė, i papėrsėritshėm. Pas kaq vitesh heshtjeje absurde dhe hileqare, teatri “Migjeni” e rihapi siparin pėr tė. Pas kaq vitesh, salla u mbush me duartrokitje tė zjarrta, me qeshje tė ēiltra, me emocione dhe lot. Kėtė radhė, Tano Banushi na solli krijimtarinė e tij letrare humoristike, nė njė libėr tė bukur, botuar nėn kujdesin e gruas dhe bijve tė tij, sistemuar dhe redaktuar nga Isa Alibali dhe Petrit Kovaēi. Dhe tani Tano ėshtė mė i plotė. E njihnim si aktor tė madh, kėngėtar, kitarrist, prestixhator, numizmat i rrallė nė Shqipėri dhe grumbullues dhe ruajtės unikal nė llojin e vet tė pllakave, afisheve, fletushkave, fletė-programeve tė shfaqjeve letrare, teatrore, muzikore dhe tė ēdo lloj veprimtarie artistike tė zhvilluar nė Shkodėr qė nga fillimi i vitit 1945 e deri sa vdiq. Dhe shumė prej kėtyre relikeve mbajnė firmat e autorėve, interpretuesve, regjisorėve. Njė thesar tė tillė nuk besoj se e ka dikush tjetėr nė Shqipėri... Tani Tano Banushin, me kėtė libėr e kemi edhe shkrimtar. Ky libėr ėshtė njė gur i ēmuar qė i shtohet visarit tė humorit shqiptar nė pėrgjithėsi dhe atij shkodran nė veēanti. Dhjetra dhe qindra skeēe, dialogje dhe intermezzo, skeēe muzikore dhe poezi lirike, tekste kėngėsh dhe poezi satirike sai dhe anekdota tė krijuara prej tij dhe qė ende sot, tė bėra anonime, qarkullojnė gojė mė gojė dhe na bėjnė tė qeshim dhe tė mendojmė.

    Ka aktorė tė mėdhenj qė kujtohen dhe respektohen pėr interpretimet e tyre nė skenė. Ka tė tjerė, e mes tyre ėshtė edhe Tano Banushi, fama e tė cilėve del nga skena dhe futet nė mjediset shoqėrore, hyn nė familjet tona, nė gėzimet dhe festat tona. Ata bėhen proverbiale, personazhe tipikė dhe tė dashur pėr tė gjithė, sepse tė gjithė kujtojnė, pėrsėrisin, bile dhe stėrhollojnė thėniet, gazmoret dhe postulatet e kėtyre artistėve tė mėdhenj qė kanė privilegjin tė bėhen tė pavdekshėm, duke u bėrė popullorė. Nė arsenalin e anekdotave tė kėtij libri, gjen edhe tė tilla qė janė tė hershme, krijimtari e popullit, por tė mbledhura, pėrpunuara e sidomos tė thėna e pėrhapura prej Tanos, kanė marrė autorėsinė e Tanos dhe kur tregohen, edhe sot e kėsaj dite njerėzit thonė atė frazėn aq tė njohur nė Shkodėr: -Ka thanė Tano Banushi. Si thonė pėr tė tjerat: -Ka thanė Tefa... ka thanė Kol Tivari, ka thanė Gjakova e deri tek i riu: -Ka thanė Nexho.

    Ėshtė kjo njė lloj patente pėr bukurinė dhe humorin e anekdotės. Sepse, figura tė tilla nė Shkodėr, mes tyre edhe Tano, kanė qenė dhe mbesin sinonim i humorit tė ēiltėr, i mjeshtėrisė edhe nė tregimin e njė anekdote a barcelete. Aq e vėrtetė ėshtė kjo, sa njėherė kompozitori i madh Prenk Jakova, Nder i Kombit, e takoi Tanon nė rrugė, e ndali dhe i tha: -Tano. Mbrėmė mė kanė treguar njė anekdotė. Po ta tregoj unė ty e pastaj ma trego ti mua qė tė qeshi. Kėto fjalė tė Prenkės kanė njė domethėnie tė madhe. Jo gjithkush di tė bėjė humor. Duhet talent, mjeshtėri... Dhe kėta i kishte Tano Banushi.

Nė libėr janė tė pėrmbledhura skeēet, paroditė, intermezzot etj. qė Tano ka shkruar ndėr vite, pėr vete dhe pėr aktorėt e tjerė kolegė, me tė cilėt dhe i interpretoi mjeshtėrisht. Nė kėtė krijimtari shihet qartė galeria e pasur e roleve tė Tanos, njė galeri e papėrsėritėshme, njė galeri qė e shoqėruar edhe me fotografitė e shumta tė kėtyre roleve (njė pjesė shumė e vogėl janė nė libėr), duhet tė vihen nė ish studion e tij tė punės nė teatėr dhe kjo studio tė kthehet nė muze tė vyer, nė njė vend pelegrinazhi pėr tė gjithė ata qė e kanė dashur dhe duartrokitur kėtė aktor tė madh. Mbi tė gjitha kjo studio muze mund tė bėhet edhe njė altar ku aktorė tė rinj qė i vijnė skenės sė humorit tė marrin pėrvojė, tė mėsojnė e tė frymėzohen. E jo tė kthehet nga keqdashės mjeranė kjo studio nė WC, siē edhe e kthyen. Sepse, kėto vitet e fundit, vetėm pėr WC nuk ka patur nevojė teatri.

    Siē e theksova, galeria e krijimtarisė letrare tė Tano Banushit ėshtė galeria e roleve tė tij. Sa tipa e karaktere ka personifikuar ai nė rolet e tij? Janė aq shumė... njė arsenal i tėrė. Diku nė libėr Tano e thotė edhe vetė, duke krijuar edhe kėtu humor: -Gjatė jetės sime si aktor i estradės kam luajtur kėpucarė e bojaxhi, zdrukthėtar e dugajxhi, dentistė e doktorė, elektriēistė e hallvaxhi, mėsues fshati e profesorė, hidraulikė e muratorė, karrocierė dhe shoferė, berberė e infermierė, burra grashė shamataxhesha, gagarelė pa mėntesha, beqarė tė mbetur nervozė, matrapazė e karagjozė, fanatikė e kulakė, me mustakė e pa mustakė. E demek, me ba me qeshė, edhe femėr kam qenė veshė...

    Megjithėse brenda kornizės sė hekurt tė njė ideologjie imponuese, tė arrish tė ironizosh, tė tallesh, t’u bėsh karikaturėn shefave, brigadierėve, drejtorėve... pra kalbėsimin e njė shoqėrie, a nuk ėshtė kjo t’i bėsh radioskopinė njė sistemi drejtues dhe politikės qė e krijoi atė? A nuk ėshtė ky qėndrim kritik dhe disident? Dhe Tano Banushi, i dalluar sidomos pėr rolet e naivit, apo njė lloj Shvejku shqiptar, mund tė themi se vuri nė lojė, talli dhe akuzoi shoqėrinė e kohės. Ndaj edhe mbetet i madh.

    Ėshtė dhe lirik i ėmbėl Tano Banushi, siē dėshmojnė shumė poezi tė librit. Ka dashuri tė pastėr dhe tė sinqertė nė kėto lirika. Por, mbi tė gjitha tė bie nė sy dashuria e madhe pėr qytetin e tij tė lindjes, pėr Shkodrėn. Janė shumė poezi qė i kushtohen Shkodrės, ku ėshtė pėrzier edhe malli, kujdesi, shpresa optimiste pėr kėtė qytet:

Tek ti mė fluturon gjithmonė mendimi

qytet i imi...

...Ti je pėr mua

puna, gėzimi...

    Gėzim i dha Shkodrės puna e Tano Banushit, zemra e tij e madhe, talenti i tij i madh. I dha gėzim dhe gaz gjithė atdheut. Ndaj dhe aq bukur dhe aq pėrjetėsisht ndrisin dhe vezullojnė bri emrit tė tij ato dy fjalėt e arta: Artist i Popullit.

Fadil Kraja

 

Keqinjterpretim mbi pronat e faktet historike nė Shqipėri

    Mekanizėm i varfėr detyrimi - Njė nga kufizimet kryesore pėr veprimtarinė e tregut tė kreditit nė Shqipėri ėshtė gjendja e zyrės sė taksave. Kreditorėt njėzėri janė dakort se me gjendjen aktuale tė zbatimit tė tė drejtave mbi pasurinė nė Shqipėri dhe nė veēanti pėrsa i pėrket pasurisė sė tundshme, nuk priten tė angazhohen nė transaksionet e kredisė. Kreditorėt thonė se ka pak vlerė nė tė pasurit nė njė sistem ligjor dhe mbėshtetjen e institucioneve funksionale tė pasurisė, nėse nė fund nuk janė tė aftė pėr tė njohur tė drejtat e tyre ligjore, kur zyra e taksave nuk funksionon. Problemi nuk ka tė bėjė vetėm me koston e vendosur, por edhe nė lidhje me marrjen dhe shitjen aktuale tė kolateralit. Si rezultat, avokatėt ndjekin idenė e shitjes sė kolateralit nga ana e kreditorit dhe debitori nuk pėrfiton mbėshtetje.

    Perceptim i varfėr i Huamarrėsit Shqiptar - Perceptimi i huamarrėsit shqiptar ėshtė njė tjetėr pengesė pėr zhvillimin e tregut kreditor nė Shqipėri. Shqiptarėt njihen nga kredidhėnėsit si mosrespektues tė pagesave tė huave tė tyre. Kjo jo vetėm pėr shkak tė mungesės sė mirėkuptimit nga ana e debitorėve, por edhe pėr shkak tė frikės sė profesionalizmit tė biznesmenėve shqiptarė. Ky pėrgjithėsim ėshtė njė keqinterpretim i hapur dhe ėshtė i lidhur me fakte historike. Mbledhja e tė dhėnave nga disa kredidhėnės, tė cilėt sigurojnė kredi tė vogla tregon se shlyerja i kalon 97% tė huave.

    Norma e ripagimit mesatar mesatar ėshtė nė vlerat e 96%-99%

    Ndėrkohė kėta numra po nxisin perceptimin negativ tė huamarrėsit shqiptar, duke shkurajuar investimet me anė tė kredisė duke rezultuar kėshtu nė faktin se njė pjesė e rėndėsishme e nevojės pėr kredi nė Shqipėri nuk ka mbėshtetje.

    Rregulli i ligjit nė Shqipėri - Nė tė kaluarėn dhe tani

    Rregulli shqiptar i ligjit ėshtė historikisht njė nga pengesat kryesore por nga pengesat mė tė rėndėsishme pėr zhvillimin e tregut kreditor nė Shqipėri. Mėnyra nė pėrmjet sė cilės njė kreditor mund tė parashikojė si mund tė jenė tė drejtat e tij apo tė saj nė tė ardhmen, varet nė pjesėn mė tė madhe nga i gjithė sistemi ligjor i administrimit tė sė drejtės sė pasurisė (pronės).

    Pėrsa i pėrket Regjistrit tė Tokės, gjatė viteve tė fundit nuk janė shėnuar ndryshime tė ndjeshme, pėrsa i pėrket perceptimit tė kreditorėve lidhur me ligjin qė rregullon kėtė pikė. Megjithatė, kur bėhet fjalė pėr pasurinė e tundshme, duket se sistemi ka njė ndikim serioz. Tė investuarit kanė treguar qartė se ata ndjehen mė tė qetė tani si me sistemin ligjor ashtu dhe me Regjistrin e Barrave Siguruese pas reformės qė u ndėrmor.

    Kur krahasojmė nivelin e veprimtarisė sė dy institucioneve dhe tė efekteve qė do kenė ata, krijohet njė vizion i ri. Kėnaqėsia me Regjistrimin e Tokės ėshtė nė njė nivel shumė mė tė ulėt sesa kėnaqėsia e shprehur nga kreditorėt kur janė pyetur nė lidhje me veprimet e Regjistrit tė Sigurimit tė Ngarkesave. Ekzistojnė disa arsye qė kontribuojnė nė kėtė fakt.

    Ekziston njė nivel i konsiderueshėm pakėnaqėsie lidhur me informacionin e siguruar nga Regjistri i Tokės. Kur bėhet fjalė pėr pasurinė e tundshme informacioni i siguruar nga Regjistri i Barrave Siguruese duket se ėshtė tepėr i besueshėm. Ėshtė e paqartė nėse pakėnaqėsia me veprimtarinė e Regjistrit tė Tokės ka tė bėjė me regjistrimet e zonave rurale apo edhe atyre urbane. Personat e pėrgjigjur po e pranojnė faktin se Regjistri i Tokės nuk e trajton ēdo person nė tė njėjtėn mėnyrė, ndėrkohė qė pėr regjistrin e Hipotekave, ata janė dakort qė personat tė trajtohen nė mėnyrė tė njėllojtė. (80% e tė pėrgjigjurve janė dakort me faktin se kjo nė njėfarė mase varet edhe nga rryshfeti). Megjithatė duket qartė se Regjistri i Barrave Siguruese, siguron raporte dhe informacion qė ėshtė i besueshėm nė sytė e tė gjithė avokatėve qė pėrfaqėsojnė kreditorėt dhe shtojnė dėshirėn e tyre pėr t’u ndėrmarrė me transaksione tė sigurta financiare.         Procedura e regjistrimit me Regjistrin e Barrave Siguruese ėshtė shumė mė e shpejtė, e pėrdorshme dhe e mundshme, sesa procedura e Regjistrit tė Tokės. Pėr tė regjistruar njė njoftim nė Regjistrin e Barrave Sigurese, njė kreditor nuk duhet tė shqetėsohet pėrsa i pėrket avokatėve dhe pagesės sė tyre. Regjistrimet nė kėtė institucion mund tė kryhen nga vetė kreditori apo kreditorja me anė tė faksit, e-mailit apo personalisht. Si rezultat, njė pjesė e mirė e kohės ruhet dhe nuk pėrfshin pagesėn e avokatėve. Regjistrimi i njė kredie apo shitje e njė toke mund tė kėrkojė disa ditė. Kjo kėrkon gjithashtu jo mė pak se 15 dokumenta tė cilat duhet tė jenė tė noterizuara pa pėrjashtim. Pagesat e ligjshme qė arrin shumėn 300 USD varen nga avokati qė ndėrmerr transaksionin. Pėrveē kėsaj, regjistrimi me Regjistrin e Tokės duhet tė kryhet personalisht.

    Sistemi i ri i financimit tė sigurtė konsiderohet nga kreditorėt si njė mundėsi serioze pėr ndryshim. Kreditorėt dhe avokatėt tregojnė se ligji i mbėshtet ata gjatė kryerjes sė vendimit lidhur me kreditė. Ndėrkohė nuk ka raste tė paraqitura pėrpara gjykatave shqiptare pėr tė pėrcaktuar kėnaqėsinė e kreditorėve me veprimtarinė e sistemit tė ri jashtė sistemit gjyqėsor, ēka ėshtė vetė njė shenjė pozitive.

    Njė tipar i sistemit qė lejon financimin e njė pozicioni kryesor pėrpara se kreditori tė ketė nevojė tė marrė vendimin e tij apo tė saj lidhur me kredinė (pėr shembull tė jesh i aftė tė regjistrohesh pėrpara nėnshkrimit tė marrėveshjes), ėshtė veēanėrisht i njohur. Nuk ekziston pothuajse asnjė kreditor nė Shqipėri qė do tė paraqesė njė kredi tė sigurtė pėrpara se ta ketė regjistruar nė Regjistrin shqiptar tė Barrave Siguruese. Nė kėtė mėnyrė kreditorėt e ndjejenė veten mė tė sigurtė nėse ndikojnė njė regjistrim. Pėrgjigja e kėtyre pyetjeve ishte pothuaj unanime midis kreditorėve. Nė shumė raste, regjistrimet konsiderohen si mėnyra mė e thjeshtė e financimit tė njė sistemi kryesor, megjithėse zotėrimet janė gjithashtu njė mėnyrė pėr tė siguruar vėmendje publike.

    Me fillimin e veprimtarisė sė sistemit shqiptar tė financimit tė sigurtė me pasuri tė tundshme, janė paraqitur mė shumė mundėsi pėr tė marrė kredi dhe pėr tė zhvilluar biznese. Megjithatė, nė shumė raste, mbase nė 50% tė tyre, kreditorėt ndjehen mė tė sigurtė pėr t’i siguruar huatė me pasuri tė patundshme duke e pėrdorur pasurinė e tundshme si njė siguri shtesė.

    Shkalla e ripagimit po rritet

    Mundėsitė e reja pėr kredi dhe fakti qė shtimi i kredisė nė Shqipėri ėshtė tanimė formal, krijon njė situatė ku debitorėt kanė mė shumė dėshirė tė shlyejnė huatė e tyre. Nė Shqipėri, huadhėnėsit e fuqishėm e dinė aktualisht, se asnjė kreditor nuk dėshiron tė japė kredi si me pasuri tė tundshme apo tė patundshme, nėse ka kėrkesė tjetėr tė njė tjetėr kreditori. Tė gjitha pėrgjigjet e tė intervistuarve tregonin se ata ishin tė kėnaqur me informacionin e siguruar nga raportet e dhėna nga Regjistri i Barrave Siguruese. Sipas ligjit shqiptar, si kreditorėt ashtu dhe debitorėt duhet tė njoftohen lidhur me faktin se njė regjistrim ishte kryer nga ata ose kundėr tyre. Kreditorė tė ndryshėm treguan se ky aspekt i veprimtarisė sė sistemit ka patur njė ndikim pozitiv nė dėshirėn e debitorėve pėr tė shlyer huatė e tyre. Ndikimi psikologjik i marrjes sė njė dokumenti zyrtar nga njė debitor i Ministrisė sė Financave tregon se regjistrimi ishte ndikuar kundėr kėtij personi, duke i nxitur ata tė shlyenin huanė pėr tė patur tė drejtėn e anullimit tė regjistrimit. Ndėrkohė pėr tė gjitha nivelet e huave, shumica e kreditorėve tė intervistuar siguroi njė numėr shlyerjesh qė ishin tė larta pėr katėr vjetėt e fundit, ata treguan gjithashtu se sistemi i ri shqiptar i financimit tė sigurtė pėrfaqėson njė hap tė rėndėsishėm pėr mbėshtetjen e kėsaj veprimtarie.

    Ndikimi mbi shlyerjen e borxheve tė shtetit

    Njė nga tiparet mė interesante tė sistemit tė financimit tė sigurtė ėshtė fakti se Shteti Shqiptar qė pretendon mbi pronėsinė e debitorėve tė tij, ėshtė subjekt i kėrkesave pėr tė siguruar njoftim publik. Kjo ka njė zbatim interesant, meqenėse debitorėt kanė dėshirė tė shlyejnė detyrimet e tyre ndaj shtetit duke pėrfshirė ato fiskale.

    Organet fiskale shqiptare kanė regjistruar gati 100 regjistrime kundėr evazioneve mė tė rėnda fiskale. Tė paktėn nė dy raste, personat (kompani nė tė dyja rastet) kundėr tė cilėve njė regjistrim ishte kryer, duhet tė merrnin kredi nga njė prej bankave mė tė mėdha private. Pas zbulimit tė ekzistencės sė regjistrimit nė Regjistėr, banka kushtėzoi dhėnien e kredisė duke qenė e para nė listėn e regjistrimeve nėn emrin e personit. Me fjalė tė tjera pėr tė marrė huanė dhe gjithashtu pėr shkak se prona ėshtė e bazuar nė regjistrim, huamarrėsi duhej tė paguante taksėn e detyrimit, kėshtu qė autoriteti fiskal do tė urdhėronte Regjistrin tė anullonte regjistrimin. Nė tė dyja rastet, taksa e detyrimit u pagua plotėsisht, autoritetet fiskale anulluan regjistrimin dhe vetėm atėherė kredia iu dha huamarrėsve.

    Procedura tė lehta, tė shpejta dhe jo tė shtrenjta pėr nxitjen e Financimit tė Sigurtė

    Shumė tė intervistuar kanė shprehur nervozizmin e tyre kundrejt burokracisė dhe procedurave tė tjera formale tė nevojshme pėr tė nxitur transaksionet tregtare nė Shqipėri. Koha kushton dhe prakticiteti i vogėl i kėtyre procedurave shkurajon aktivitetin e shpejtė dhe reagues nė Shqipėri. Pėr shembull, nė Shqipėri gati tė gjitha kontratat duhen noterizuar.

    Regjistrimi nė ēdo institucion publik duhet kryer gjithashtu me miratimin e njė noteri. Kjo shihet nga kreditorėt, si njė pengesė pėr tė ndėrmarrė transaksione tė shumta, meqenėse pagesat e noterėve janė tė larta dhe procedura ėshtė e gjatė dhe e ndėrlikuar.

    Perceptimi ėshtė i ndryshėm kur bėhet fjalė pėr financimin e sigurtė qė pėrfshin edhe pasurinė e tundshme. Kreditorėve nuk u kėrkohet mė tė pėrdorin shėrbimin e noterėve pėr hartimin e njė marrveshje sigurie. Si rezultat, kostoja dhe koha e transaksionit reduktohet sė tepėrmi. Pėr mė tepėr, meqenėse njė regjistrim nė Regjistrin e Barrave Siguruese mund tė kryhet edhe pa noter, duke e pėrfunduar transaksionin, duke pėrfshirė financimin e pozicionit kryesor nga ana e kreditorit, ėshtė gjithashtu njė mėnyrė e thjeshtė dhe jo e shtrenjtė.

    Kėshtu insitucionet financiare, ashtu si dhe avokatėt qė pėrfaqėsojnė kėto institucione, tregojnė se nė disa raste ėshtė mė e dobishme pėrdorimi i pasurive tė tundshme dhe i sistemit tė ri, sidomos kur kėrkesa pėr kredi ėshtė e domosdoshme.

    Pėrmirėsimi i sistemit kreditor SME

    Pėrsa i pėrket mundėsisė sė dhėnies sė kredive pėr zhvillimin e SME nė Shqipėri, vijnė sinjale tė ndryshme, nė varėsi tė burimeve, pėr shembull tė sektorit financiar apo atij tė biznesit.

    Bankat theksojnė se kėrkesa pėr kredi SME ėshtė e ulėt, ndėrkohė qė ndėrmarrjet shprehen se ekziston njė kėrkesė e konsiderueshme pėr kredi, e cila nuk ėshtė ende pėrmbushur.

Duket se ka njė normė disbursimi pėr shumicėn e linjave tė kredisė, nė kundėrshtim me normėn e lartė tė disbursimit pėr asistencė teknike dhe forma tė tjera mbėshtetjeje qė nuk lidhen drejtpėrdrejtė me pėrmbushjen e qėllimeve tė zhvillimit tė biznesit.

Duket se ekziston njė shumė prej 80 milion USD nė Shqipėri pėr financimin e SME-ve, por shumė nga kėto kredi (tė huazuara shumica nga bankat tregtare) po kėrkojnė njė nivel tė lartė tė kthimit tregtar dhe pėrdoren mė shumė pėr tė siguruar kapital pune pėr tregtarėt.

Ajo qė mund tė quhet “zhvillim afat-gjatė financiar” pėr investime produktive nuk ėshtė e gatshme pėr shumė SME.

Shumica e fondeve janė ose skema mikro-kredish ose fonde investimesh kapitali tė konsiderueshėm dhe jo tė pėrshtatshme pėr qėllimet e SME-ve, meqenėse kėto grupe me sa duket nuk mund tė marrin kredi pėr kapitalin e investuar.

Tė pyetura lidhur me situatėn e kreditimit tė sektorit privat nė Shqipėri, Institucionet Financiare Ndėrkombėtare (IFI) qė veprojnė nė kėtė vend, duket se janė dakort nė lidhje me disa ēėshtje:

-    Nė shumicėn e rasteve ndėrmarrjet vendore kėrkojnė hua tepėr tė vogla (10,000 USD - 100,000 USD)

-    Ndėrmarrjet vendore janė indiferente nė lidhje me mundėsinė e financimit.

-    Bankat shtetėrore me filiale tė ndryshme por jo me aftėsi apo detyrim pėr t’i dhėnė kredi SME-ve.

-    Fluksi i dėrgesave tė ndėrmjetėsuara pjesėrisht nga sistemi bankar. Megjithėse njė pjesė financon kėrkesat fillestare pėr kapital pėr ndėrmarrje shumė tė vogla, pjesa mė e madhe e tij financon drejtpėrdrejt konsumin.

-    Bankat e mikro-kredisė duket se janė tė suksesshme.

-    Shkalla e ulėt e disbursimit tė linjave tė kredisė ekzistuese qė synon kompani tė mėdha, mund tė shpjegohet me kaosin nė masė tė rezervės sė kėrkesave tė huasė - megjithėse sponsorėt tregojnė se rritja e ēmimit tė linjave tė kredisė mund tė ketė njė rol tė rėndėsishėm.

-    Disa linja kredie IFI nuk janė konkurruese pėr shkak tė sigurimit tė fondeve mė tė lira nga donatorė tė tjerė nė tė kaluarėn. Aktualisht, vendosja e ēmimeve pėr disa linja kredie ėshtė shumė e lartė, duke sjellė si rezultat njė normė tė ulėt disbursimi.

-    Financimi sigurohet mė shumė nė Tiranė.

-    Rreziku politik ėshtė aktualisht i ulėt. Pėrdėrim i pakėt i rreziqeve politike garanton fonde.

Shkalla tė larta interesi, kėrkesa tė larta hipotekuese si dhe mungesa e aftėsive nė pėrgatitjen e besueshme tė Propozimit tė Biznesit kur kėrkohet financim, pėrmenden si pengesa tė tjera pėr kreditimin e SME-ve.

    Nėse vėrejmė progresin e sistemit kreditor gjatė viteve, duhet ta pranojmė se kanjė shtim tė huave tė siguruara nga bankat gjatė tre viteve tė fundit.

Sidoqoftė, nėse krahasojmė nivelin e huave dhėnė bankave private tė njė sektori privat, me pjesėn e kontributit tė sektorit privat nė PBB, e cila llogaritet nė rreth 80%, kredia pėr Sektorin Privat nė pėrqindje tė PBB llogaritet vetėm 5% e saj.

    Kėshtu, si mund tė pretendojmė pėr mbijetesė dhe pėrmirėsim tė SME-ve nė kėtė mjedis, duke mos pėrmendur kėtu edhe faktorėt e tjerė qė lidhen me to si stabiliteti, infrastruktura, etj.

    Nga ana tjetėr, nėse shohim shpėrndarjen e huave mbi SME-tė edhe nga kriteri gjeografik, vėrejmė se shumica veprojnė me kompani tė cilat janė tė vendosura nė qytetin ku veprojnė, ose zotėruesit tė cilėt i njohin personalisht, ose ata qė i pėrkasin tė njėjtės kombėsi.

    Kėshtu midis bizneseve qė janė tė afta tė kenė mundėsi pėr kredi, ata qė janė tė vendosur nė qendėr tė Shqipėrisė do tė kenė mė tepėr sukses me bizneset e tyre si dhe me shlyerjet e kredisė. Nėse tė gjitha hallkat e sistemit financiar do tė funksiononin saktėsisht, ekonomia do tė ishte mė e zhvilluar dhe mė e pėrhapur dhe kėshtu do tė kishim edhe mirėqenien ekonomike dhe shoqėrore.

    Ajo ēka duhet pėrmirėsuar (ndėrtuar) ėshtė rrjeti gjeografik i sistemit bankar nė Shqipėri.

    Ēfarė nevojitet:

-    Linja tė reja kredie ose ristrukturim i linjave tė mėparshme pėr tė patur njė objektiv tė qartė, qė nėn-huamarrėsit tė evitojnė shmangien e fondeve drejt sektorėve tė tjerė tė ekonomisė;

-    Mikro-Banka (FEFAD) duhet fuqizuar dhe filialet e saj duhen pėrhapur.

-    Shtimi i ndėrmjetėsimit bankar tė remitancave;

-    Analizimi i nevojave pėr garanci tė rrezikut politik dhe mundėsisė pėr ristrukturimin e fondeve pėr tė mbuluar njė lloj tjetėr rreziku.

Nė njė vėshtrim mė tė thellė tė sistemit tė financimit pėr zhvillimin e SME-ve nė Shqipėri, si njė vijim i vėzhgimeve mbi SME-tė dhe Institucionet e pėrfshira me zhvillimin e SME, e cila do tė tregojė qartėsisht kufizimet dhe hendeqet nė sistemin aktual, i konsideruar nga pėrdoruesit e fundit pėr vetė SME-tė.

Nėse kėrkohet, do tė ndėrmarrė hapa pėr tė pėrmbushur veprimet e bankave tregtare me mė shumė:

-    Krijim tė Fondit tė Garancisė sė Kredisė tė njė SME;

-    Pėrhapje e sistemit bankar tė mikro-ndėrmarrjeve nė tė gjithė vendin;

-    Pėrmirėsimi i konceptit tė sotėm tė “Fondit tė Zhvillimit” pėr Shqipėrinė nė mbėshtetje tė SME-ve;

-    Studim i mundėsisė sė krijimit tė njė Banke Zhvillimi etj.

Njė Fond Zhvillimi i orientuar drejt SME duhet tė kanalizojė “kreditė e siguruara nga fondet donatore” pėr tė mos penguar politikat huadhėnėse brenda vetė sektorit bankar. Kjo do tė sigurojė njė ose mė shumė nga shėrbimet e mėposhtme: Garanci kredie, Financim i veēantė i sektorit industrial, Kapital fillestar, Marrje me qera apo Sigurim i lehtėsirave huadhėnėse dhe sė fundmi Konsultim/asistencė teknike.

    Pėrmirėsim i veprimit tė regjistrit tė tokės

    Nėse Shqipėria do tė ketė zhvillim ekonomik tė mėtejshėm, duhet fillimisht tė pėrmirėsojė veprimtarinė e Regjistrit tė Tokės. Njė nga arritjet mė tė rėndėsishme ėshtė fakti se informacioni nė Regjistrin e Tokės konsiderohet jo i besueshėm. Ėshtė mirė tė arrihet nė pėrfunimin se kreditorėt nuk ndjehen mirė tė kėrkojnė kredi duke pėrdorur tokėn si siguri, kur bėhet fjalė pėr zona rurale. Nga informacioni qė disponohet, gati tė gjithė kreditė e siguruara pėr transaksionet qė pėrfshijnė tokė ndodhen brenda qyteteve dhe veēanėrisht nė Tiranė. Njė nga problemet kryesore pėrfshin faktin se toka nė zonat rurale ėshtė konsideruar historikisht problematike, pasi pėrshkrimi i saj nuk ishte kryer kurrė nė mėnyrė tė saktė. Si rezultat, autorietett qė kanė tė bėjnė me pėrfshirjen e tokės, pėrballen me situata ku personi me kėrkesa pėr tė drejtėn e tokės ėshtė marrė nė konsideratė shumė shpesh. Rezultati pėrfundimtar ėshtė mungesa e sigurisė lidhur me tė drejtat e zotėruesve nė tokat e tyre. Kėshtu, kreditorėt shmangin pėrdorimin e njė toke tė tillė si kolateral. Kur projekte tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me pėrshkrimin e tokės do tė sjellė rezultatet e nevojshme, do tė ekzistojė njė mundėsi pėr pėrmirėsimin e tregut kreditor nė Shqipėri, pasi kreditorėt bėhen mė tė sigurtė.

    Pėr mendimin tonė, njė reformė lidhur me pėrdorimin e tokės e pėrcaktuar dhe pėrshkruar nė Shqipėri ėshtė e nevojshme, pėr tė pėrmirėsuar mjedisin e kredisė sė sigurtė.

    Pėrmirėsimi i infrastrukturės ligjore qė pėrfshin tokėn

    Profesionistėt qė janė pėrballur me ēėshtje toke dhe qė dėshirojnė tė pėrdorin tokėn si siguri pėr kredi, tregojnė se pėrveē problemit tė pėrshkrimit tė tokės, ligji dhe mėnyra e zbatimit tė tij shton rrezikun e dhėnies sė kredisė. Ndėrkohė, ka njė numėr tė madh tė transaksioneve tė siguruara qė pėrfshijnė kreditimin. Kreditorėt, nė pėrgjithėsi, nuk shohin ndonjė zbatim tė tė drejtave tė vėrteta lidhur me tokėn si tė sigurtė. Megjithatė, kur konfliktet lidhur me tokėn dalin nė pah, kreditorėt e cituar vuajnė mė shumė nga procedura e zbatimin e ligjit.

    Sipas mendimit tonė duhet rishikuar ligji shqiptar mbi tokėn. Ky rishikim duhet kryer nė bashkėpunim me bashkėsinė e biznesit.

    Siguria qė asnjė legjislacion tė ndėrmarrė politikėn qė thekson financimin e siguruar modern

    Njė numėr kreditorėsh, kanė treguar se ata parapėlqejnė tė pėrdorin financimin e siguruar, meqenėse rreziku i pėrfshirė nė dhėnien e kredisė ėshtė i paparashikueshėm, pėr shkak tė legjislacioneve tė reja qė krijohen shpesh. Pėr shembull, ata tregojnė se ligji mbi falimentimin sjell kėrcėnime. Meqenėse ligje si Ligji i Tokės dhe Ligji i Barrave Siguruese janė hartuar duke u bazuar nė politikėn e konsiderimeve, ėshtė e rėndėsishme qė asnjė legjislacion tjetėr tė mos ndėrmarrė tė tilla politika, nėse Shqipėria merr njė vendim pėr tė promovuar politika tė kėtij lloji. Sugjerimi ynė ėshtė tė sigurohet qė politikat qė theksojnė legjislacionin e financimeve tė siguruara, tė mos shfuqizohen pas hyrjes nė veprim tė njė tjetėr legjislacioni.

    Pėrmirėsimi i procesit tė detyrimit

    Ndoshta njė nga aspektet, mbi tė cilat ishte rėnė dakort unanimisht, ishte problemi i detyrimit tė tė drejtave tė kreditorėve mbi pronėsinė. Problemi ėshtė i pėrhapur si nė detyrimin e tė drejtave tė pronėsisė ashtu dhe kundėr pasurisė sė vėrtetė dhe tė tundshme. Kreditorėt kanė treguar njėzėri, se ka patur shanse tė vogla pėr pėrmirėsimin e praktikave tė kredisė pėr aq kohė sa zyra qė ėshtė ngarkuar me detyrimin e tė drejtave tė tyre funksionon jo efektivisht dhe ngadalėsisht, ashtu siē kryhet aktualisht. Kur kemi tė bėjmė me pasurinė e tundshme, ky problem ėshtė mė i rėndėsishėm. Kjo vjen, pėr shkak se pasuria e tundshme nėnvlerėsohet me kalimin e kohės mė shpejt sesa pasuria reale. Gjithashtu, pasuria e tundshme mund tė hiqet lehtė dhe tė zhvendoset nėn drejtimin e njė organi tjetėr. Si rezultat, kreditorėt mund tė humbasin sigurinė e tyre nėse organi tjetėr nuk njeh mbrojtjen e siguruar nga sistemi i financimit shqiptar tė sigurtė. Mė tej, ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet se pagesat e vendosura nė Shqipėri, pėr zbatimin e tė drejtave tė kreditorėve kundėr debitorėve, janė padrejtėsisht tė larta.

    Rekomandimi ėshtė tė zbatohet njė reformė nė zyrėn e detyrimit pėr tė siguruar se ka njė proces mė efektiv pėr detyrimin e tė drejtave tė pasurisė. Ky rekomandim ėshtė i nevojshėm kur kemi tė bėjmė me pasurinė e tundshme. Rekomandimi ynė pėr reforma pėrfshin edhe vendosjen e pagesave. Ne rekomandojmė pagesa tė detyrimit qė pasqyrojnė koston aktuale tė detyrimit, sesa atė tė arbitraritetit.

    Rishikimi periodik i drejtimit tė Regjistrit

    Nė pjesėn mė tė madhe, publiku duket i kėnaqur me veprimtarinė si tė Regjistrit tė Tokės ashtu edhe Regjistrit tė Barrave Siguruese. Veēanėrisht, publiku ėshtė i kėnaqur me Regjistrin e Barrave Siguruese.

    Rekomandohet marrjen e masave pėr tė siguruar qė Regjistri i Tokės tė veprojė mė me efektivitet. Personat e Regjistrit tė Tokės duhet tė braksitin praktikėn e diskriminimit pėrsa i pėrket faktit se kush duhet tė shėrbehet i pari nė lidhje me madhėsinė e “ryshfetit”. Ėshtė shumė e mundshme qė kompjuterizimi tė jetė i rėndėsishėm nė sigurimin e faktit qė informacioni tė jetė sa mė i saktė dhe i besueshėm. Kompjuterizimi ėshtė i nevojshėm pėr tė patur kontroll tė plotė mbi vlerėn monetare tė pėrfshirė me regjistrimet si dhe me shėrbimin e shpejtė tė konsumatorit.

    Pėrsa i pėrket Regjistrit tė Barrave Siguruese rekomandohet vazhdimi i mbikqyrjes nga afėr. Megjithė kėnaqėsinė e shprehur nga personat qė e pėrdorin kėtė institucion, ėshtė e nevojshme qė Regjistri i Barrave Siguruese tė funksionojė nė tė njėjtin nivel nėn kontrollin e organeve tė Shqipėrisė, pa patur mbėshtetjen e bashkėsisė ndėrkombėtare.

    Sigurimi i njė fushate mė tė mirė sensibilizimi pėr publikun

    Ndoshta njė nga mungesat mė tė mėdha tė sistemit tė financimit tė sigurtė shqiptar qė pėrfshin pasurinė e tundshme, ėshtė fakti se publiku ka njohuri tė pakta lidhur me veprimin e sistemit. Ndėrkohė, mė tepėr persona e kuptojnė rėndėsinė e analizimit tė regjistrimeve tė Regjistrit tė Barrave Siguruese pėrpara se tė pėrdorin pasurinė e tundshme pėr tė siguruar njė kredi ose pėrpara se ta marrin atė, ka ende njė sensibilizim i paktė midis tyre qė preken nga ky sistem. Kjo ndikon nė dėshirėn e kreditorėve pėr tė dhėnė kredi.

    Reokmandohet qė ata tė cilėt nuk i njohin mundėsitė e sistemit tė ri tė njihen mė mirė me sistemin financiar tė sigurtė qė ekziston nė Shqipėri lidhur me pasuritė e tundshme. Ne rekomandojmė, gjithashtu rritjen e sensibilizimit tė publikut nė radhėt e atyre qė janė ngarkuar me zbatimin e kėtij sistemi, kėshtu qė kreditorėt e siguruar mund t’u sigurohen tė drejta pas dhėnies sė kredisė.

Zef Preēi Kėshilltar pranė Presidentit tė Republikės

Ledia Muēo, Bashkėpunėtore e Qendrės Shqiptare tė Kėrkimeve Ekonomike

 

    SHKODRA PRET ZGJEDHJE PER ZGJIDHJE

    Edhe pse jo zyrtarisht, ne selite e partive politike jo vetem ne Shkoder por edhe ne ato qendrore te Tiranes, po hidhen zaret per kandidatet per kryetare bashkie dhe komune. Asgje nuk eshte zyrtare, edhe pse kane filluar te lakohen mjaft emra te mundshem per qytetarin e pare te Shkodres, ashtu edhe per komunat e tjera.

    Ne nje prononcim per mediat, kryebashkiaku actual Ormir Rusi, me nje ciltersi te habitshme, pranoi deshiren per te rikandiduar ne zgjedhjet e vjeshtes. Po keshtu, qytetari I pare I Shkodres deklaroi se cdo shkodran enderron te jete kryetar bashkie ne qytetin me te madh verior. Nese ne Itali cdo Italian thote se mund te behet trajner I kombetares se futbollit, per shkodranet shprehja personifikuese eshte gjetur tashme nga vete kryabashkiaku Ormir Rusi.

    Ne ndryshim nga shume qytete apo zona te Shqiperise, Shkodra ka nje specifike edhe elektorale. Nga moria e madhe e problemeve te trasheguara dhe te reja, ajo kerkon te lehtesoje nga kurrizi barren e tyre. Ne elektoralet e vjeshtes 2003, Shkodra pret zgjedhje per zgjidhje.

    Duke e pare nga jashte dhe duke degjuar zerat per fitime kolosale te drejtuesve dhe te punonjesve te sektoreve te ndryshem ne bashki dhe komuna, te gjitheve I lind etja per karriken e kryetarit. Ai qe deshiron te kandidoje, pare se te fitoje mbeshtetjen e kollajshme te nje subjekti politik, duhet te kete te qarte vizionin per daljen nga kriza dhe problemet te Shkodres, por edhe idete per zhvillimin e qytetit. Kjo eshte pjesa me e veshtire e kandidimit te cdo individi, pavaresisht nga perkatesia politike. Pa dashur te paragjykojme askend, justifikimet se pushteti qendror I nje ngjyrimi te ndryshem nga ai vendor, penalizojne zhvillimin e Shkodres, nuk pijne me uje. Vertetimi I postulatit qe per 10 vite pengoi zhvillimin e qytetit, vertetohet mese miri edhe aktualisht.

    Sigurisht qe Shkodra ka probleme, ashtu si edhe qytetet e tjera, pse j one disa drejtime me te theksuara. Mungesa e energjise elektrike, paralizimi I bisneseve dhe mosjoshja e tyre si pasoja, papunesia record, strehimi ne nivele shume te ulta, infrastruktura qe ecen me hapa breshke, qetesia dhe siguria qe nuk po ngjiten ne nivelet e deshiruara dhe mbi te gjitha mentaliteti provincialist qe ka mbuluar Shkodren dhe shkodranet, duan strategji te mirefillta te zbuten drejt eleminimit.

    Per njerin nga kryetaret e Bashkise, pasi erdhi ne detyre pasardhesi, u deklarua se nuk I ishte gjetur asnje project I gatshem. E thene ndryshe, Shkodra ka humbur 4 vite nga qytetet e tjera. Kryetari actual Ormir Rusi, ka treguar deshire per te ndertuar projekte, te cilat nuk kane munguar per te thene te verteten, jane financuar nje pjese e mire (nga parate e shtetit apo donatore, nuk ka shume rendesi per shkodranet!) por ndoshta duhej te ishin me te shumta. Edhe pse nga nje pjese e madhe e shkodraneve, administrata Rusi mund te konsiderohet si me e suksesshmja ne keto 12 vite demokraci, edhe ajo mund te kritikohet ne pika te vecanta, te cilat nuk eshte as koha dhe as momenti ti permendim (meqe jemi ne prag te nje fushate elektorale, te diskutojme fenomenet).

    Per te gjithe ata qe duan te kandidojne per kryetar bashkie, duhet te kene parasysh dicka. Duke perdorur fjalorin popullor, “shkodraneve iu eshte rritur syri”. Nese deri tani ishin te kenaqur me administraten Rusi, e cila punoi me shume dhe me mire se pararadheset, Shkodra dhe shkodranet presin me shume nga pasardhesja. Sejcili individ apo staf, duhet te mase forcat dhe idete, materializimin dhe konkretizimin e tyre, gjithmone nese deshira eshte per ti sherbyer qytetit ne fillim, vetes-te afermeve-miqte- te njohurve me pas.

    Po cilet do te jene konkurentet apo kandidatet per postin e kryetarit te Bashkise Shkoder. Fillimisht, duke patur parasysh reaksionin negative qe ngjalli diten e Pashkeve evidentimi I disa emrave nga subjekte te ndryshme politike, te cilat arriten deri ne kercenime te gazetares, nenvizojme se emrat qe do te permenden nuk jane marre nga burime zyrtare te partive. Behet fjale thjeshte per vijueshmeri logjike te funksionimit te partive dhe per “llafe tavolinash klubi” shume-shume per “llogje Kavaje”.

    Kandidati I pare per Bashkine e Shkodres, sic eshte e kuptueshme dhe sic e ka shprehur, eshte kryebashkiaku Ormir Rusi. Si do te hyje ne listat e votimit per qytetarin e pare te Shkodres, eshte ceshtje tjeter, edhe pse vete Rusi ka deklaruar se do te rikandidoj vetem nese partia ime me mbeshtet. Duke qendruar ne Partine Demokratike, e cila qe nga viti 1992 qeveris Shkodren, emer mjaft I amplifikuar eshte dhe ai I Anton Lekes, aktualisht kryetar I keshillit te Bashkise. Flitet se Leka personalisht nuk ka nje etje shume te madhe per te kandiduar, megjithese do te jete koha qe do ta tregoje. Nje tjeter emer I lakuar, eshte edhe ai I ish-kryetarit te Keshillit te Bashkise dhe ish-deputetit Mark Krroqi. Edhe Rudolf Rasha, Fatos Gjyrezi, Cercif Hoxha dhe disa te tjere me pak te rendesishem dhe te njohur, perfliten si emrat me te mundshem per tu diskutuar ne forumet e Partise Demokratike Shkoder. Nuk perjashtohet edhe ndonje kandidim I deputeteve shkodrane, ndersa nje peshe jot e vogel ne percaktimin e emrit, do te kete Keshilli Kombetar, Kryesia qendrore dhe kryetari I PDSH-se Sali Berisha.

    Ne kampin tjeter, ate te Partise Socialiste, emir kryesor eshte ai I kryetarit Ndue Dodaj. I forte ne pozicionin e tij, gezon numrin me te madh te votive Brenda subjektit, gje qe u pa edhe ne zgjedhjet ne forumet socialiste te nje viti me pare. Perseri ne baze te votive te marra, renditet I dyti si kandidat I mundshem ish-kryesocialisti Ndreke Rukaj, I cili ka marre vetem 5 vota me pak se Dodaj. Edhe prefekti Gjergj Leqejza, jo rradhe lakohet si nje pretendent I fuqishem per te konkuruar perballe kandidatit te mundshem te Partise Demokratike. Partia Socialiste, ka pergatitur edhe emra te tjere, pse jo edhe nga at ate punesuar ne Tirane, por qe ndoshta do te publikohen me vone. Mjaft pike ka fituar edhe emir I rekordmenit te atletikes Oltion Luli, aktualisht sekretar I socialisteve shkodrane, ndersa eshte akoma shpejt te flitet edhe per emra te tjere. Edhe ne kete parti, nje peshe te madhe do te kete Komiteti I Pergjithshem Drejtues dhe Kryesia qendrore ne percaktimin e emrave.

    Partite e tjera, te quajtura te vogla, nuk kane paraqitur akoma emra, ndoshta ne pritje te zhvillimeve politike ne kuader te koalicioneve. Vetem kryetari I Partise Mendimi I Djathte Liberal Shqiptar, Mustafe Lici, parti me qender ne Shkoder, ke deklaruar se do te sfidoje dy partite e medha ne garen per kryetar Bashkie.

    Gjithsesi, nuk duhet harruar se nje bashkim I partive te vogla, mund te sjelle edhe surpriza. Zgjedhjet vendore te vitit 1996, ku E Djathta e Bashkuar Shkodrane me Bahri Boricin, arriti te fitoje berballe kandidatit te Partise Demokratike, jane koma nje kujtim I fresket.

    Ndersa akoma nuk jane saktesuar emrat dhe nuk jane percaktuar modalitetet e votimit dhe as data e zgjedhjeve, nje gje duhet te kene te qarte te gjithe ata qe do te kandidojne: Shkodra pret zgjedhje per zgjidhje.

Blerti DELIJA

 

    Atdhe popull e gjuhė sė bashku

    Kėto ditė nė njė nga sallat e Universitetit “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės, i ftuar si studjues dhe ish-student i Pr. Dr. Kolė Ashtės, pata fatin dhe kėnaqėsinė tė jem pjesė e atij sadisfaksioni intelektual e shkencor qė na solli promovimi i vėllimit IV “Leksiku historik i gjuhės shqipe” falė njė solidariteti dhe partneriteti inkurajues, sa organizues me nxitjen dhe pėrkrahjen maksimale tė rektorit tė Universitetit “L. Gurakuqi”, Shkodėr, Pr. Dr. Mahir Hoti, Shtėpisė Botuese “Camaj-Pipa” me president Pr. Hasan Lekaj, Shtypshkronjės Volaj, me president Martin Ndojėn, sponsorit Dom Ndue Gjergjin, rektorėt Pr. Dr. Tomor Osmanin dhe Simon Pepėn si dhe njerėzit e afėrm tė Pr. Dr. Kolė Ashtės. Pa ndihmėn e kėtij partneriteti tė thirrur nga thellėsitė e ndėrgjegjes dhe tė respektit pėr veprėn e tė ndjerit K. Ashta, vepra nė fjalė do tė mbetej edhe sot nė pluhurin e harresės.

    Promovimi i kėtij libri organizuar mjaft mirė nga Ush, sektori i Alanologjisė dhe Shtėpia Botuese “Camaj-Pipa”, u vlerėsua me pjesėmarrjen e stafit drejtues tė katedrave tė gjuhės shqipe dhe ajo e letėrsisė, si dhe zv. Rektorit tė kėtij universiteti Pr. As. Dr. Artan Haxhi, tė studentėve tė degės Gjuhė-Letėrsi si dhe tė afėrm tė Pr. Dr. K. Ashtės. Fjalėn e hapjes e mbajti pėrgjegjėsi i sektorit tė Albanologjisė Pr. Dr. Tomor Osmani, njėherėsh njėri ndėr mė tė motivuarit pėr botimin e kėsaj vepre po aq njė ndėr kolegėt mė tė afėrt tė profesorit tė nderuar Kolė Ashta, qė sot nė ditėn e daljes sė vėllimit tė katėrt nuk gjendet mes nesh.

    Duke nderuar dhe vlerėsuar veprėn nė fjalė, Pr. Dr. Tomor Osmani nėnvizoi se “Me kėto vėllime (7 vėllime) hidhen themele tė sakta dhe tė shėndosha qė nė njė tė ardhme tė kalohet nė hartimin e njė fjalori historik tė gjuhės shqipe, tepėr i domosdoshėm pėr lėvrimin dhe zhvillimin e mėtejshėm tė gjuhės shqipe, kur sot po vėrehen goditje tė njėpasnjėshme tė ndikimeve tė gjuhėve tė huaja, kryesisht tė italishte dhe tė anglishtes jo vetėm nė leksik, por nė disa raste edhe nė strukturėn gramatikore tė shqipes.” Duke u ndalur nė stilin e kėsaj vepre tė mirėfilltė shkencore folėsi theksoi se njė ndėr veēoritė e autorit nė kėtė monografi ėshtė stili i tij i prozės. Duket sikur K. Ashta flet me Pjetėr Bogdanin. Duke u ndalur nė disa nga vlerat kryesore tė kėsaj vepre, Pr. Dr. Osmani e cilėsoi atė si vepėr e pėrmasave origjinale, pėrpjekja e parė e autorit pėr tė nxjerrė leksikun e veprės sė Bogdanit, po kaq si njė kontribut i vyer pėr leksikografinė historike. Kolė Ashta, vazhdoi Pr. Dr. Tomor Osmani, thekson pėrmes kėtij vėllimi se P. Bogdani me Ēetėn e profetėve ka shkruar njė vepėr nė gjuhėn shqipe tė karakterit filozofik dhe teologjik, por thelbėsisht atdhetare, ku Bogdani atdhe-popull e gjuhė i lidh sė bashku. Nė vazhdim fjala iu dha Pr. David Lukės, i cili duke sjellė nė vėmendjen e tė pranishmėve kushtet tepėr tė vėshtira nė tė cilat punoi Pr. Dr. Kolė Ashta pėr dorėshkrimin e kėsaj vepre, shkruar siē theksoi folėsi nė fletore 4 lekėsheme dorė, pa patur njė makinė shkrimi, deri edhe printimi i mėvonshėm pa bojė, vėshtirėsia e dytė teknike, flasin qartė pėr atė zell dhe pėrkushtim tė Pr. Dr. Kolė Ashtės pėr tė na lėnė trashėgim njė perlė shkencore tė kėtij kushtuar veprės sė Pjetėr Bogdanit, shkencėtarit verior qė mendjet e ndritura tė shekujve qė jetoi mė pas e kanė vlerėsuar si “Elitė e klerit tė Romės”. Me talentin dhe pėrkushtimin, me bėmat dhe kapacitetin e njė intelektuali e studjuesi polieder me pėrmasa evropiane, qė aq mjerisht do tė masakrohej pas vdekjes duke ua hedhur qenve kockat e kufomės sė tij nga ana e pushtuesit osmanė. Bogdani do tė mbetet personaliteti madhor i nderuar nė shekuj. Duke iu referuar veprės sė Pr. Dr. Kolė Ashtės “Leksiku historik i gjuhės shqipe”, vėllimi IV, Pr. Dr. David Luka vuri nė dukje se nuk ka vepėr tė nesėrme, tė Historisė sė Letėrsisė Shqipe qė tė mos i referohet qė nė zanafillė veprės sė Pr. Dr. K. Ashtės. Kjo, sepse vepra e K. Ashtės duke u marrė me autorėt e vjetėr tė shqipes sė shkruar zėnė ballin e merituar nė historinė tonė tė letrave falė punės dhe pėrpjekjes sė tij prej muzgu, apo asketi tė paepur. Mos tė harrojmė, theksoi folėsi nė fjalė, atė qė Kolė Ashta do ta bėnte pėr 6 vjet, Akademisė sonė tė Shkencave do t’i duheshin plot 17, pėr tė botuar katėr vėllime tė tilla tepėr dinjitoze, pasuri e trashėguar sot nga shkencat tona albanologjike.

    Nė ribotimin e veprės “Cuneus Prophetarum” tė Bogdanit ka meritė edhe njė shkodran tjetėr i madh, Martin Camaj, qė e realizoi nė Munchen 1977. Pėr Bogdanin dhe veprėn e tij kanė shkruar mjaft studjues si E. Ēabej, Filip Fishta, V. Kamsi, J. Kastrati. Sh. Osmani, I. Ajeti, S. Riza, J. Rrota. I. Zamputi. I. Rugova, etj. nga pamje tė ndryshme kėrkimore, janė organizuar tubime shkencore, siē ėshtė Konferenca Shkencore “Pjetėr Bogdani dhe vepra e tij”, organizuar nga Akademia e Shkencave mė 16 dhjetor 1989, me rastin e 300 vjetorit tė vdekjes sė kėtij atdhetari dhe personaliteti tė shquar tė kulturės shqiptare. Paradoksi qėndron nė atė, se nė konferenca tė tilla, ku mbaheshin edhe kumtesa, njohėsi mė i mirė i leksikut tė veprės sė Bogdanit, ose mė mirė tė themi i fjalės sė tij, Pr. Dr. Kolė Ashta nuk kumtonte, por vazhdonte tė punonte me sigurinė e shkenctarit monografinė monument qė na jepet sot. Kėtu nuk mund tė harrohet kurrė respekti pėr bashkėshorten e tij, znj. Antoneta Ashta qė i pat qėndruar gjithnjė pranė, theksoi nė fjalėn e tij Dr. Petrit Kotrri, dekan i Fakultetit tė Histori-Filologjisė tė Universitetit “L. Gurakuqi”, Shkodėr. Nėse Prof. Ēabej solli njė kontribut tė ēmuar nė botimin nė alfabetin e sotėm tė monumentit tė parė tė shqipes sė shkruar “Mesharit” tė Buzukut, Pr. Dr. Kolė Ashta na jep nė dorė leksikun e plotė tė shqipes tė nxjerrė nga vepra e “Cuneus Prophetarum” tė njė klasiku tjetėr tė gjuhės e tė kulturės shqiptare, qė ėshtė cilėsuar si “i fundmi i njė yllėsie, mė i afėrmi nė kohė ndėr ligjėruesit me shkrim tė gjuhės sohnė amtare, por ndoshta mė krijuesi midis tyre”, tėrhoqi vėmendjen e tė pranishmėve Dr. Shkencave Filologjike, Dekani i Fakultetit Histori-Filologji, P. kotrri. Bogdani ishte njė figurė poliedrike, lėvrues e pėrpunues i gjuhės shqipe, ndėr pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė letėrsisė sė vjetėr shqipe, vazhdoi nė diskutimin e tij.

    Duke pėrfunduar, Dr. Kotrri evidentoi dukshėm obligimin shkencor qė mbetet para studimeve tona nė fushėn e leksikografisė; kjo nė qoftė se Pr. Dr. Kolė Ashta na la njė dorėshkrim tė ēmuar, monografinė e plotė tė veprės sė Bogdanit, tani mbetet e hapur rruga pėr studiuesit dhe pėr Akademinė e Shkencave, veēanėrisht qė tė realizojnė detyrėn qė vetė e ka shtruar para mė shumė se 10 vjetėsh pėr botimin kritik, me transkriptim dhe me njė studim tė gjerė filologjik e gjuhėsor tė veprės sė P. bogdanit sipas modelit tė “Mesharit” tė Buzukut, pėrgatitur nė mėnyrė mjeshtėrore nga Pr. Ēabej.

    Veprėn e Pr. Dr. Kolė Ashtės e vlerėsuan nė fjalėn e tyre edhe studjuesit Vili Kamsi e Dr. Tefė Topalli, tė cilėt vunė nė dukje seriozitetin shkencor nė mbi 450 faqet e kėsaj vepre, si dėshmi e atij argumenti mjaft domethėnės tė pohimit se vepra e Bogdanit e konfirmuar shkencėrisht nga pena serioze e Pr. Dr. Kolė Ashtės dėshmohet qartė si njė ndėr arritjet shkencore mė tė mėdha nė shek. 17, duke afirmuar vlerat polivalente tė shqipes sė shkruar. Madje Bogdani do tė arrinte deri nė krijimin e njė koineje veriore, apo siē u shpreh studjuesi Vili Kamsi, vepra e Bogdanit do tė qe jo thjeshtė njė vepėr teologjike, apo atdhetare, por njė vepėr lavd pėr Shkodrėn e pėr Shqipėrinė. Nisur nga ky fakt jo rastėsisht Manxoni do tė vlerėsonte gjuhėn e Shkodrės.

    Dr. Topalli nė fjalėn e tij do ta cilėsonte veprėn e K. Ashtės si vepėr e mirėfilltė filologjike dhe tekstologjike nė albanologjinė shqiptare, jo vetėm se ėshtė prej pionieri nė kėtė fushė, por edhe njė model pėr ta ndjekur nė pikėpamje metodike e shkencore qė nga parashtesat pėr personalitetin e gjithanshėm tė Bogdanit deri edhe studimet krahasimtare qė janė bėrė rrethi tij. Si i tillė kėtu e gjen veten foneticieni, morfologu, pėrkthyesi, studiuesi, etimologu, didakti, pedagogu dhe shkencėtari, - nėnvizoi nė mbyllje tė fjalės sė tij Dr. Tefė Topalli.

    Nga ana tjetėr, shefi i Katedrės sė Letėrsisė pranė kėtij universiteti, Prof. Hasan Leka, duke evidentuar seriozitetin studimor tė profesoratit tė kėtij universiteti pėr t’ia patur lakmi edhe Akademia jonė e Shkencave nė Tiranė, si vlerėsoi punėn dhe kontributin e Pr. Dr. Kolė Ashtės mbėshtetur nė vlerat e veēanta shkencore tė librit nė fjalė, theksoi se vazhdon botimi i kolanės sė “Studimeve Shqiptare” ku deri tani janė botuar 11 tė tillė numra dhe brenda 2003 priten tė dalin edhe dy numra tė tjerė. I pari kushtuar albanologut tė shquar Norbert Joklit, kurse i dyti atij francez Mario Rok, botime qė do tė pasqyrojnė materialet shkencore tė dy konferencave shkencore respektive kushtuar dy personaliteteve madhore nė fushėn e studimeve albanologjike. Priten pėr botim Fjalori Etimologjik i Pr. Fadil Podgoricės (pas vdekjes), “Gjuhė e prozės sė Fishtės” e Pr. As. Dr. Artan Haxhit, “Komisia Letrare Shqiptare e Shkodrės” e Pr. Dr. Tomor Osmanit, vėllimi V “Leksiku historik i shqipes” i Pr. Dr. Kolė Ashtės (pas vdekjes) qė pėrfshin Kuvendin e Arbėrit dhe gramatikėn e da Leēes etj. Gjithė kėto dėshmojnė seriozitetin e punės shkencore studimore qė zhvillohet nė katedrat e sektorin e albanologjisė pranė kėtij universiteti pėrfundoi fjalėn e vet Hasan Lekaj. Falenderuan tė pranishmit pėr pjesėmarrjen, vlerėsimin dhe vėmendjen e treguar nė kėtė eveniment shkencor tė jetės nė kėtė universitet Pr. As. Dr. Njazi Kazazi, Shef i Katedrės sė Gjuhės Shqipe nė kėtė universitet. Nė fund pėr tė ftuarit, mbesa e Pr. Dr. Kolė Ashtės, Elena Stomini u dhuroi me njė autograf librin “Leksiku historik i gjuhės shqipe”. Largohemi nga kjo ngjarje e spikatur nė jetėn shkencore tė metropolit verior me pėrjetimin e kėnaqėsisė qė na sjell nė gjithė qenien tonė shembulli dhe puna e shkėlqyer dhe plot dinjitet e pedagogėve tanė tė pėrkushtuar me aq vullnet e stiocizėm ndritjes sė dijes dhe tė mendjes sė brezave qė vijnė me djersėn dhe veprėn e tyre tė ndritur, siē do tė ndrijė nė panteonin e kulturės dhe tė shkencės shqiptare vepra madhore studimore albanologjike e Pr. Dr. Kolė Ashtės.

Kadri Ujkaj, studiues

 

    Peticion drejtuar presidentit Alfred Moisiu

    Brenda njė harku tė shkurtėr kohor nė rrjedhėn e shumė ndryshimeve nuk mbetėn pa u pėrmendur edhe universitetet dhe studentėt, jo pėr t’i pėrmirėsuar kushtet e konvikteve, pa ujė tė pijshėm, me orar tė kufizuar tė energjisė elektrike, me dhoma tė ngushta si dhoma izolimi me nga dhjetė studentė; por pėr kryerjen e shėrbimit tė detyrueshėm ushtarak dhe pėr liberalizimin e universiteteve.

    Ministri i mbrojtjes z. Pandeli Majko para pak kohėsh i dėrgoi Kuvendit Popullor projektligjin pėr heqjen e shėrbimit ushtarak pėr studentėt pas mbarimit tė shkollave tė larta. Kuvendi Popullor e miratoi unanimisht moskryerjen e shėrbimit tė detyrueshėm ushtarak pėr studentėt qė kanė mbaruar studimet e larta, por Presidenti i Republikės, z. Alfred Moisiu e kundėrshtoi vendimin e Kuvendit Popullor nė mėnyrė disi arbitrare duke i rėnė ndesh jo vetėm Kuvendit Popullor, por edhe studentėve, pra ka mendim tė kundėrt. Sipas Tij, studentėt duhet tė kryejnė shėrbimin ushtarak nė vend tė specializimeve pasuniversitare. Kryetari i shtetit mendon qė tė rreshtohemi tė veshur ushtar, jo tė na ēojė nė xhenio qė tė ndėrtojmė bunkerė si nė kohėn e monizmit, por tė edukohemi edhe me frymėn ushtarake.

    Studentėt mendojnė se Presidenti ynė i nderuar ka anuar pak nga profesioni i tij prej ushtaraku dhe ka mendimin tė na dėrgojė nga njė vit “specializim ushtarak” sė bashku me rekrutėt adoleshentė qė nuk i kanė shpėtuar policisė ushtarake ose kanė shkuar me vullnetin e tyre. Dashje pa dashje vihet re pak a shumė “kulti i individit”, ose ėshtė mik i ngushtė i profesionit tė ushtarakut.

    Duke patur besim tė plotė tek Presidenti ynė i nderuar, ne si studentė I kėrkojmė Atij qė tė ndryshojė mendim nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe t’I pėrkushtohet mė shumė idesė sė hedhur nė kėto ditė qė u bie ndesh interesave tė studentėve, ide e cila quhet Liberalizim i universiteteve.

    Liberalizimi i universiteteve na duket disi i parakohshėm dhe jo i studiuar mirė dhe jashtė dėshirės sė shumicės sė studentėve. Duke patur parasysh se:

·   Sė pari, kushtet nė konvikte nuk mjaftojnė as pėr ata studentė qė jetojnė aktualisht nė to sepse njė pjesė e tyre ndodhen tė strehuar nėpėr shtėpi tė marra me qera, e jo t’u pėrballojė dyndjeve qė do tė kenė nė disa fakultete tė lakmuara, si: mjeksia, juridiku, ekonomiku, etj.

·   Sė dyti, u pritet rruga tė aftėve dhe u jepet hapėsirė tė paaftėve pasardhės tė xhepmbushurve ose atyre qė banojnė afėr universiteteve. Kėshtu, gjimnazistėt tė cilėt vijnė nga rrethe me distancė tė largėt me universitetet ose nga zonat e thella rurale, do tė mbeten nė fatin e tyre pa iu dhėnė mundėsia tė bėhen studentė.

    Liberalizimi i universiteteve do tė favorizojė vetėm ata qė banojnė nė afėrsi tė tyre dhe kėshtu do tė kthehen nė shkolla tė larta lokale.

    Pra ne si Kryesi e Unionit tė Pavarur Studentor, nė emėr tė tė gjithė studentėve, kėrkojmė nga Presidenti qė ta kundėrshtojė me forcė kėtė ide.

Pėr Kryesinė e Unionit tė Pavarur Studentor tė Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodėr

Kryetari Fran Shkėmbi

 

    Prel Zef Lekaj: para dhe pas njė mėrgate tė pashmangshme

    Prel Lekaj, malėsori me tradita tė larta patriotizmi nga Hoti i Malėsisė sė Madhe, lindi mė 20 Gusht 1905. Nė pranverėn e vitit 1911, vriten 29 hotjanė nė luftė kundėr hordhive osmane, pėr vendosjen e flamurit tė parė shqiptar mbas sundimit 500-vjeēar otoman e robėrie, nė majėn e Bratilės, Deēiq valėvitet flamuri krenar shqiptar.

    Nė kėtė luftė u vra edhe i ati i Prelės, Zef Vuksan Lekaj, dėshmori i parė i lirisė. Marija hirėplotė, e shoqja e Zef Vuksan Lekaj mbeti e ve me tre djemt e saj Prelėn, Lekėn e Franin. Marija megjithėse mbeti me tre jetimė, malėsorja e paepur asnjėherė nuk u pėrkul por me shumė mund e sakrifica i rriti djemtė e saj, tė shkolluar, tė ditur e tė mirė.

    Kjo familje u vendos nė qytetin e Shkodrės e cila u ndihmua shumė nga kleri katolik e nga disa familje tė mėkėmbura tregtare.

    Prel Zef Lekaj mbasi mbaroi njė farė shkolle, punoi nė ruajtjen e rendit, nė mbretėrinė e mbretit Zog, punoi me vendosmėri e seriozitet kreu detyrėn e komandantit tė disa postave policie si nė rrethin e Shkodrės e tė Pukės.

    28 Nėntorin 1944, Prela e perceptoi si njė startim, kur liria dhe e drejta do tė siglonin triumfin. Por entuziazmi i tij ishte sa njė flakė kashte.

    Dora e hekurt gjakatare e diktaturės komuniste e Tiranės ishte terrori mė i egėr e i paparė nė asnjė vend tjetėr si nė Shqipėri.

    Nė dhjetorin e vitit 1950, Prel Zef Lekaj e kupton se forcat e sigurimit tė qeverisė komuniste tė Tiranės po e ndiqnin. Shkak ishte se Prela nuk pranoi tė punojė me forcat e sigurimit, sepse asnjėherė nuk u besoi premtimeve se i kuptoi se do ta shfrytėzonin e pastaj do ta burgosnin ose ta vrisnin ashtu siē e pėsuan tė tjerėt, prandaj u arratis nė Jugosllavi. Ofertė e njėjtė iu bė Prelės nga sigurimi i fshehtė Jugosllav. Ėshtė krenar pėr pėrbuzjen e ofertės qė iu bė nga UDB-ja. Gati tre vjet qėndroi nė internim dhe nga aty iku nė Itali. Dėshira pėr familjen e atdheun e tij ishte e madhe, mbasi qėndroi nė Itali 2 vjet, mori rrugėn e mėrgatės tė largėt e tė madhe nė Amerikė.

    Menjėherė mbas arratisjes sė bujshme tė hotjanit trim e tė urtė, familja e tij, e shoqja Drandja me katėr fėmijėt e saj, u burgos dhe mė 18 korrik 1951 lindi nė burgun e Shkodrės Antonjeta, ose siē e quanin tė burgosurit burgajete. Diktatura e kuqe pėr familjen e Prelės, nė hakmarrje tė arratisurve politik ushtroi dhunė e trishtimi asnjėherė nuk iu nda kėsaj familje, burgu dhe inernimi ishte shpėrblimi qė i bėnin diktatura kėsaj familje.

    Prel Zef Lekaj vdiq nė mėrgim nė Amerikė mė 10 Shkurt 1976 nė shtetin e Kalifornisė, larg familjes qė aq fort e deshi e pėr asnjė ēast nuk e harroi. Por fėmijėt e tij tė dashur Elizabeta, Toma, Marku, Terezina e Antonjeta - burga-jetja e kujtojnė me mall babėn e tyre tė dashur, qė aq shumė e dėshiruan. Me trishtim tė pėrjetshėm e kujton Antonjeta qė nuk arrit ta njohė babėn e saj tė dashur.

Dashamir Cacaj

 

    Himara, perlė bukurie dhe kėshtjellė qėndrese

    Tė njohėsh historinė e popullit tėnd, pėrveē kulturės njohėse ėshtė edhe element i patriotizmit. Nė publiēistikėn time modeste, jam munduar tė pėrshkoj ēdo cep tė atdheut, me qėllim njohjen e traditave dhe kontributin qė ato i kanė dhėnė pėrmes bijve dhe bijave tė tyre nė mbrojtjen e atdheut dhe nė lidhjen qė kanė patur me kontinentin plak, Europėn. Njė ndėr kėto krahina ku flaka e atdhetashurisė dhe dėshira pėr tė ruajtur kurdoherė aleancat me Perėndimin ėshtė dhe zona bregdetare e Himarės. Pėr kėtė trevė tė mbuluar me lavdinė e shekujve, pėr kontributin e shkėlqyer tė bijve dhe bijave tė saj, flasin faktet historike (v. 1759):

-Informatė mbi gjendjen, mbi forcat dhe mbi vendosjen e krahinės sė Himarės si dhe mbi etapat kryesore tė luftės sė tyre kundėr turqve. (Ref.: Dok. pa botuara - Buletini shk. shoq. 1955, Nr. 2, fq. 158-159, nga rusishtja).

    Informata mbi gjendjen, fuqitė dhe pozicionin e provincės sė Himarės. Provinca qė sot quhet Himarė, ose popujt himariot janė Epiri i Vjetėr perėndimor qė njihej me emrin Haoni dhe popuj tė Himarės dhe qė kanė fituar famė me profecitė e orakujve dhe me luftėra kundėr mollosve tė vjetėr, fqinjė tė tyre dhe sot kufizohet nė perėndim prej grykės sė Adriatikut dhe Shqipėrisė, nė mesditė prej detit jonian, nė lindje prej Epirit lindor qė gjendet nėn sundimin e turqve, dhe nga veriu prej Thesalie, e cila thuajse e rrethon. Gjatėsia e saj ėshtė rreth njėqind milje dhe fillon me kepin Longeta dhe mbaron afėr kėshtjellės sė Butrintit. Gjerėsia e saj nuk i kapėrcen tė pesėdhjetė miljet. Ėshtė i rrethuar dhe mbrojtur, sidomos gjatė bregut tė detit, prej maleve shumė tė larta dhe tė pakapėrcyeshme tė quajtura Acroceraune; pėr kėtė arsye orvatjet thuajse tė pareshtura tė otomanėve pėr ta shtruar kėtė provincė dėshtojnė. Ėshtė popull shumė luftėtar dhe po tė bashkoheshin tė gjithė do tė mund tė mblidheshin njėzetmijė burra tė aftė pėr luftė. Nuk po flasim pėr veprat e tyre nėn mbretin e lavdishėm Pirro dhe mė vonė pėr veprat e Skėnderbeut, i cili ka shumė kohė qė fitoi famė, sepse historia e tyre ėshtė mbushur me vepra trimėrie. Shėnojmė vetėm se pranė tre zotėrinjve tė shteteve tė ndryshme nė kėtė vend janė zgjedhur dhe paguar me rroga tre veta me shėrbime tė ngjashme me kafazėt dhe nuk e kanė turpėruar veten. Filipi i Dytė, mbreti i Spanjės, ka patur njė numėr tė caktuar kėmbėsorėsh dhe kalorėsish nėn komandėn e gjeneralit Georgi Basta, gjatė luftės sė shteteve tė Ulėta dhe tė trazimeve nė Francė, ku shėrbyen nėn drejtimin (nė kohėn e sundimit) tė Dukės sė Parmės mė 1591-1592 dhe nė vitet e mėvonėshme, gjithashtu, sundimtarėt e mėvonshėm tė Spanjės kanė patur nė shėrbim tė tyre himariotė, ndėrsa feldmarshalli Zhonopull gjatė luftės sė Kazalisė nė Lombardi nė vitet 1635-1636 ka fituar lavdi, pastaj gjatė kryengritjes sė Napolit nė vitin 1647 dhe kur ėshtė bėrė ndryshimi nė Mesinė nė vitin 1675 kanė fituar famė.

    Para pak kohe, d.m.th. nė vitin 1737, brigadieri dhe koloneli ynė don Stratignika ka rekrutuar nė regjiment nga gjiri ynė pėr mbretin e dy Siqilive, regjiment qė quhet regjimenti mbretėror maqedon dhe i cili nė 1754, i plotėsuar dhe me njė batalion tjetėr prej kontit Karofi ka treguar trimėri tė madhe nė luftėn e kaluar nė Itali, sidomos nė ēėshtjen e Veletrit mė 1744. Republika e Venedikut, qė gjendet mė afėr dhe qė nė shumė raste ėshtė bindur sa e dobishme ėshtė miqėsia me popullin qė banon afėr Korfuzit, pėr tė bėrė diversione nė ēdo luftė kundėr turqve fqinjė, qysh nė kohėt mė tė lashta ka shpėrblyer familjet e para me pensione tė posaēme pėr t’i mbajtur gjithmonė regjimente midis tyre. Ata kanė pjesė nė luftėn e Kambresė qė ėshtė zhvilluar mė 1570 dhe kanė marrė pjesė nė fitoren e lavdishme detare - Lepantit mė 1571, kanė marrė pjesė nė luftėn e Kandies - prej vitit 1644-1669, nė pushtimin e Moresė nė vitin 1686 dhe nė luftėra tė tjera kur ėshtė humbur ajo mė 1715 si dhe gjatė sundimit tė Korfuzit mė 1716. Mė 1690 e kanė nxitur gjeneralin Kornallo tė pushtojė Vlorėn dhe Kalanė e Kaninės dhe kanė qenė tė parėt qė e kanė sulmuar nga toka nėn udhėheqjen e kavaljerit Nino, po nė atė kohė, kur flota Venedike e ka sulmuar pareshtur prej detit. Mė 1686 nga se u deklaruan me Venedikun, i cili nė atė kohė ishte nė marrėveshje me Rusinė dhe me Poloninė, janė gjetur nė shtrėngesė tė tmerrshme nga ana e bejlerbeut tė Rumelisė, i cili nga mesi i dimrit i sulmoi me njė ushtri tė madhe pėr t’i ēfarosur, por mė nė fund u detyrua tė tėrhiqet me humbje. Mė 17ì716 Xhanum Hoxha - kapidan pasha, para se tė sulmonte ujdhesėn e Korfuzit, e pa me vend tė zbresė nė tokė dhe tė marrė hakun kundėr himariotėve dhe prandaj mė 24 qershor sulmoi Drimadhėn me njė ushtri gati tridhjetėmijė vetash dhe mė nė fund, pas njė lufte tė ashpėr dhe tė tmerrshme u detyrua tė tėrhiqet dhe mbasi futi ushtrinė e dhjetuar nė anije, u detyrua tė merrte rrugėn e Korfuzit.

    Pastaj regjimentet tona kanė shėrbyer nė anijet venedike, qė kanė zhvilluar shumė luftime me ushtrinė otomane, kanė marrė pjesė nė betejėn e Malit tė Shejtė nė vitin 1717 e mė vonė dhe shėrbejnė edhe sot nė kohė paqeje nė Itali. Tė gjitha kėto janė provat mė tė pakta qė kemi nxjerrė nga shumė ēertifikata tė fuqive tė ndryshme tė Europės, nga tė cilat nuk pėrjashtohet asnė familje e madhe, siē shihet edhe nga titujt qė ata kanė marrė pėr shėrbimet e mira tė tyre nga sundimtarėt e lartpėrmendur. Shtojmė vetėm se besimi ynė ėshtė ortodoks, jemi nėn kryesinė e njė peshkopi dhe lidhemi nė pikėpamje fetare me patrikun e Kostandinopojės; flasim shqip, atė gjuhė qė flitet nė Shqipėrinė e afėrme dhe nė Bosnje; po nė vende tė ndryshme tė gjithė tė mėsuarit flasin greqisht, e familjet mė tė shquara pėrdorin dhe italishten nga shkaku se shumė oficerė shėrbejnė nė vende tė huaja dhe shumė tė rinj dėrgohen nė Seminarin e Padovės dhe tė Napolit. Qeveria ėshtė demokratike ose popullore dhe ligjet ndryshojnė pak prej atyre tė Malit tė Zi. Provinca pėrbėhet prej krahinave tė poshtėshėnuara: gjatė bregut tė detit - Himara, Piliureus, Bunceci, Drimades, Kllopero, Nivica, Pallasa, Pikerni, Basilio, Liates, Llukovo, Kvaranta, Vuno, Saseno, Otorsi; nė tokė - Dukati, Drazhia, Radhima, Gjombocari, Gumenica; vazhdojnė vendet brenda tokės - Mazzari, Drubaēe, Kudesi, Liopės, Mavrova, Vranishta, Zenogorica, Smokthina, Gjonimei, Kallozherates, Zugliates, Vermihiotes, Lepenica, Kuēēi, Kardini, Velēja, Bratades, Galiasa, Golimbades, Liaparda, Millu, Doksiotes, Progonates, Gliopeziotes, Vansa, Tepelena. Pėrveē fshatrave tė vogla qė nuk po i pėrmendim.

    Kėtė informacion e dėrgonin delegacioni i krerėve tė Himarės pranė Carinės sė Rusisė, Elizavetės, ku i kėrkonin ndihmė dhe bashkėpunim nė luftė kundėr pushtuesve osmanė. Janė pikėrisht kėto krahina tė cilat qė nė kohėn e Gjergj Kastriotit asnjėherė nuk e pushuan luftėn kundėr pushtuesve osmanė dhe qė njė pjesė e konsiderueshme e tyre mėrguan nė Itali. Pjesa mė e madhe e arbėreshėve tė Italisė dhe arvanitasve tė Greqisė janė nga kėto zona tė jugut dhe kryesisht nga bregdeti.

    Evidentimi i kėtyre fakteve historike ka mjaft vlera pėr njohjen e ēdo krahine, pėr kontributin nė ruajtjen e etnitetit, kulturės dhe fesė, si kushte tė domosdoshme pėr t’i shpėtuar asimilimit.

    Lidhjet e hershme tė kėtyre trevave, me shtetet fqinje tė Europės Perėndimore, janė treguesi mė sinjifikativ i bazamentit tonė europian, dhe i urave kulturore qė lidhin Arbėrinė me shtetet fqinje europiane. “Ēdo tentativė e segmenteve tė ndryshme politike, pėr t’u shkėputur nga tabani europian, ka karakter regresiv dhe antinacional”.(M.B.)

    Asnjėherė nuk kemi qenė mė pranė Europės, brigjet e Adriatikut janė tė lidhura me “ura” shpirtėrore. Tė pakta janė ato familje qė nuk kanė ndonjė pjestar tė tyre nė kėto vende ku aroma e kėndėshme e lirisė dhe qytetėrimit, “pushton” ēdo qenie njerėzore.

Mark Bregu

 

    Historiku i dioqezės sė Sapės

    Tjetėr pėr tê nuk dihet. Nji gojėdhanė tregon se shpija e Lindit kà kenė nė katund tė Lisens, e kà giasė, persè Lisna lehtsisht kà mujtė me kenėn’atė kohė nė rreth dieēezit tė Sardės.

    E ndoq Lazer Vladanji, shkodranė, i cilli pat xānė e mori doktoratin nė kolegjen illyre tė Loretit. Zgiedhė, prej Benediktit XIV, ipeshkev i Sapės, kje shugurue nė vjetin 1746 nė Kastrat, prej Emz. Pàl Kambsit ipeshkėvit tė Shkodrės. Mbas trì vjettsh qi sundoj nė Sapė kje naltue Metropolit nė Tivàr, me 1749. Me 1750 Benedikti XIV qi naltoj Lazrin vûni nė Sapė tė vllàn e tij Gjergj Vladanjin, i cilli diq nė ket dieēez.

    Me 5 Gusht 1765, Klementi XIII zgodh Nikoll Lindin, prift i dieēezit tė Sapės e ndoshta i vllaj i Vasil Lindit. Nikolla diq kėtu ipeshkev nė mojin e Korrikut tė vjetit 1791, simbas librecit tė Dajēit.

    Mbas kėtì erdh Gjon Logoreci, i katundit Brīa nė dieēez tė Shkodrės, i cilli pat xānė nė kolegjen Urbane. I kishte kapė 53 vjett e ishte Vikàr i Pergjithshem i dieēezit tė Tivarit kuer kje ēue ipeshkev nė Pult me 2 Prill 1781. Mbas 10 vjettsh qi sundoj atje e prûene kėtu nė vjetin 1791. Diq me 21 Dhetuer 1794.

    Me 1796 kje prûe Ndoc Radovani, i shpijes s’Ejell Radovanit, shkodranė i ràm prej Shiroket. I kėsaj familje kje Gjergj Radovani argjipeshkev i Tivarit, ndo i vllaj ndo ungji i Ndocit.

    Pėrmbī ketė shpiì bujare tė Radovanėvet, a se t’Ejllorėvet, Kalendari i Veprės Piore, 1924, kà shkrue bukur shum, tue mārrė prej historjakut Rossi.

    Ndjekėsi i kėsaj shpì nė kohėna tė sodshme kje Gjergj Radovani, qi deri tesh vonė kà banue nė shpì tė motshme e tė bukur nė sokak Nemce, nė Shkoder. Gjergji kà lanė dy bijt, Kolen e Ndocin, banuesa nė Shkoder.

    Ipeshkėvi Ndoc Radovani mori sundimin e dieēezit tė Sapės nė Shtatuer tė vjetit 1796, si mbas Librecit tė Dajēit. Me 1808 kje shperngulė prej kėndej e ēue nė Shkoder. Kėtu nė Sapė Piu VII prûni prej Pultit Emz. Mark Negrin, i familjes sė Zezaj nė dieēez tė Sapės. - Ketė familje, qi edhe sod i kà ndjekėsit e vett nė Dajē tė Zadrimės, tė gjith vendi e mban per tė herėshme e bujare. Posė sà Meshtarėve qi i dha kishės, si D. Jak Negrin (Zeza), D. Gjon Battista Negrin, D. Ndoc Negrin, kjo familje pat pasė tė vetin edhe Emz. Anton Negrin, ipeshkev i Shkodrės, i cilli per shkak fejet kje kapė prej Turqve e vjerrė nė sokak tė Millanvet nė pazàr tė Shkodrės, nė vjetin 1693, ku ndêj i vjerrun trì ditt e trì nett, e korpi i tij, nė se tė cillen natė lėshote nji dritė shum tė kandėshme e tė shkelqyeshme sà me i a pergià njij diellit tė bukur. (Elēija i Z. sė Krishtit, 1912, Pjesė II, fq. 1 etj.).

    Tue ardhė tash tu Marku i jonė, kėndimet i bāni nė kolegjen Urbane tė Romės. Si erdh prift nė dieēez tė vet, kje bā, mbas do kohet, ipeshkev per Pult e, si thame, prej Pultit kje prûe kėtu, ku sundoj per 17 vjett e diq me 1821.

    Nji vjetė mbrapa (1822) u bā ipeshkev i Sapės Lekė Suma, qi kje Vikàr-kapitullàr i kėtij dieēezit. Jetoj si ipeshkev kater vjett e me 24 dhetuer 1826 u dà kėso jete. Trupi i tij kje vorrue nė Kishė tė Shė Gjergjit, nė Shkrep tė Nenshatit. (Libreci i Dajēit).

    Leka kje, si mbas gojėdhanet, prej Krajnit tė Zadrimės, i shpijes sė sodshme tė Lukut tė Pjetėr Pàlit, e rame, kush din kuer prej Gojanit t’eper e fis me tė gjith Sumajt e kėtuparėshem. Populli Lekė Sumen e thrret Dom Leka, e kallxon se e kà pasė ndêjen nen Siqel, nė lagje tė Curgės sė Nenshatit, te fojletat, qi prej tij kjene emnue Fojletat e Dom Lekės. Kėso fojletash sod nuk kà metė veē nji.

    Me 1827 del i treti i shpijes sė Vladanjaj sė Shkodrės, Lazer Vladanji, tetėdhetė e sà vjettsh, qi sė mujt me qindrue veē 18 muej, e shkoj e diq nė Shkoder, me 15 Prìll 1829.

    I a mori kamben prep nji shkodranė, Pjeter Borēi, i cilli e mbàjti me qindresė per gati 10 vjett, tue i krye ditt e veta me 13 Fruer 1836, e tu’e mbyllė edhe nji herė rreshtin e ipeshkėvijvet shqiptarė sė kėsaj selì.

    Permbi Borēin Dom Pjeter Dragusha, kapelan i Emz. Severinit ipeshkėvit tė Sapės, shkruen me 1855: “Ipeshkėvit qi me pat krezmue i thane Pjeter Borēi, i lèm nė Shkoder, e hiqte keq shum prej molldraget nder kambė e nder duer. Ky Emzot i bekuem kà hjekė keq shum per fè t’Jezu Krishtit, e kaq i kà rà me hjekė, sà per trì ditt kje burgosė me dymdhetė priften. Gjashtė vetė rrahėne ipeshkėvin e dymdhetė priftent, e u mori hyqymeti gjashtė qese. Shkaku i martirizimit tė kėtyne tė ngratėvet kje kėshtu: nji i krishtenė pat kenė bā turk, por mbas disa vjettsh kėthej prep i krishtenė e priftnit e kanė dhanė sakramendet me lêje t’Emzotit, sikuerse ishte detyra e tyne ndaj ket nieri, e gjithshkahja u bā mshehtas. Por kurrgjā nuk āsht e mshehtė qi mos tė dalin, e e mbulueme qi mos tė zbulohet. Me nji herė, porsà ndjeu hyqymeti, i mlodh tė gjith e u tha: Kush āsht kenė nji nder jue qi e kà rėfye at turkun? “Na nuk jena tė detyruem, e madjè ligja e jonė nuk e nep me u diftue tjerėve se kush rėfehet e kush nuk rėfehet” - pergjegji i ngrati ipeshkev. Hyqymeti: “A kėshtu po pergjegjė? Mbrendė tė gjith!” - Kuer i ndiête ipeshkėvi i ngratė shkopījt qi rrahėshin priftent, u u thote kambėve tė veta: “Deri tesh, o kambėt e  mija, keni hjekė keq prej dhimet tė molldragės; tesh do tė hiqni prej dhimet tė shkopijvet.” Mandej pat shum degame me dieēez tė vet ku kishin zakon me u qitė perdhuni (priftent) pesė herė nė vjetė nji sofer tė mirė me hanger, e krenėt e famullijs u dejėshin e nodhėshin punė tė pà giashme. Famullitari nuk mujte me sundue tokėt e kishės pà lêje tė krenėvet. Emzoti e hoq me zori tė madh ket zakon e tjerė.”

    Borēin e ndoq,  me 1840, Gjergj Labella, franēiskan, qi kje prej Narnit t’Umbries. U u kje kushtue misioneve shqiptare, e tue nodhė Prefekt i kėtyne nė Serbije, kje naltue nė selì tė Sapės, ku ndêj kater vjett. Me 1844 Gregori XVI, e ēoj argjipeshkev nė Durrcė.

    Me shka dàn Labella kje ēue nė Durrcė mbas nji degamas sė fòrt qi pat me D. Pjeter Zarishin, i cilli nodhej atėherė mėsues xhakonash nė Nenshat. Zarishi kje ēue drejt-per-drejt prej Propagandet famullitàr n’Orosh per jetė, e Seminari i Nenshatit nji herė u shkatrrue per mungesė mėsuesit.

    Dż vjett para se me dalė Labella prej Sapet (1842) u ēil nė Shkoder Seminari Papėnuer.

    Ndêj Labella edhe nja tri vjett nė Durrcė, e thohet se dha dorėhjekjen, por kà mā giasė se i kaloj mendja e kje percjellė nė dhè tė vet.

    Prej disà fakteve qi tregon gojėdhana e Nenshatit shifet se Labella kje nji ipeshkev trim. - Paskan pasė zakon Turqit e Nenshatit, qi banojshin nė koder Marshê, nė lagje sė Sumaj, kuer kishin me mārrė nji nuse, me ēue me e mārrė kalin ipeshkėvit per nuse. Ec e mos jau jep! Kuer shkuene nji herė tu Labella, ky i nisi me poterė. Aty e mbrapa kėputi puna e kalit. Nji herė tjetėr tue ndêjė Turqit, nė mbrame n’aksham, me shoqishojnė, po kėndon Hoxha Akshamin e per nji herė po bjen edhe kumbona nė kishė tė Shkrepit. “Prà ky qen-qen Uratet po i bjen kumbonės per nji herė me Hoxhen t’onė!” Disà djelmoēa mā trima nisen n’e nesre mbrama per Shkrep. Kuer del rrogtari me i rà kumbonės, “ndalu, brè, ku shkon!” i bertasin djelmoēat, e msyejn m’e kapė e m’e rrahė. Ndīen Labella nd’odė tė vet; as nji as dy, kapė shahìn grykėmadhe e fill nė dritore tue bertitė: “ikni, turka...! ikni turka...!” Kuer e pàne atė farė gryket, teposhtė, djalė, se po na vret Urata!

    Mbas Labella erdh Pjeter Severini, franēiskan, i cilli kje prej Barbara afer Senegaliet. Pat hīe i rì nė kuvend tė franēiskanėvet. Kje misionàr nė Pult, mandej Prefekt Apostolik. Hīni nė dieēez tė Sapės me 1 fruer 1845, tue gjetė nė ket dieēez 23 famullīna, tė sundueme tė gjitha prej klerit shekullàr. Famullitarėt qi gjet Severini nė famullīna tė ndryshme, nė tė hīemt tė vet nė dieēez, kjene: D. Nikoll Kabashi (Nenshat) - D. Jak Negri (Troshan) - D. Ndue Kodheli (Kodhel) - D. Ndrè Lusha (Giader) - D. Pjeter Voka (Gramsh) - D. Gjon Todri (Babe) - D. Mikel Leti (Pistull) - D. Zef Gazulli (Naraē) - D. Ndue Dragusha (Hajmel) - D. Pàl Bozhi (Grykė-Giadrit) - D. Pàl Krajni (Zadêjė) - d. Pàl Thaēi (Vjerdhė) - D. Mikel Kuēi (Dajē) - D. Gjon Njeēi (Mnelė) - D. Ndrè Dingili (Vig) - D. Ndue Bozhi (Kėēirė) - D. Pjeter Bardhi (Qelė) - D. Mėhill Suma (Koman) - D. Mark Gramshi (Berishė) - D. Mati Mazreku (Firzė) - D. Lazer Krajni (Dush) - D. Nikoll Suma (Mazrek) - D. Jak Vjerdha (Shllak).

    Severini u lėshoj franēiskanėve tė Leshės (Prefekturės Apostolike) famullìn e Troshanit. Letra e Propagandės qi e pranote ket lėshim ishte me daten 30 Kallnduer 1847, por Urdhni franēiskan nuk e pranoj veē mbas 12 vjettsh, mā vonė, kuer u bā marrėveshtja ndermjet tė Severinit e Fr. Amato da Lucca, Prefekt Apostolik i Epirit. Generali i franēiskanėvet dha pranimin me letren tė 12 frorit 1859.

    Emz. Severini sundoj dieēezin e Sapės pėr 29 vjett, me shejtnì e kujdes tė posaēem, e diq kėtu me 7 Ndanduer 1873. Kje vorrue nė Kishė tė Shė Gjergjit nė Nenshat, ku e kà vorrin nė mùr kah jugu, njitė me balauster, perjashta sajė.

    Severinin e ndoq me nji herė Giulio Marsili, franēiskan, qi kje per do kohė segretàr i Severinit. E mbajti selìn per 16 vjett, deri me 1890, e nė ketė vjetė dha dorėhjekjen e shkoj.

    Marsili kje ipeshkev i fòrt e veprues. Nė kohen e tij u ndertue ē’prej themeleve qela e Mazrekut (1874), ashtu qela e Shllakut (1875), qela e Qelėzės (1876), qela e Giadrit (1878), avullija e kishės sė Dajēit (1877), avullija e kishė sė Hajmelit (1879), kisha e Kaēės (1880), kisha e Dajēit (1888), kisha e Pistullit (1886) etj.

    Marsili kje edhe aj qi mā i pari nder ipeshkėvij tė Shqipnìs mori nė dieēez tė vet misionarėt Shetitės tė Jezuitvet.

    Me tė shkuem tė Marsilit erdh Lorenc De Petris (1890), i Dolamaras n’Istrie. Pat ndêjė gjashtė muej ipeshkev nė Pult; lypi m’u hjekė andej e kje prûe nė Sapė. Shpijes pasanike, i pa-mėsuem me hjekė keq, edhe 70 vjettsh, ndêj gjashtė muej a nji vjetė edhe kėtu, e dha dorėhjekjen, pse s’ishte i zoti.

Nen De Petris u predikue per tė paren herė Misioni nė Zadrimė (kallnduer-fruer 1891) nder famullìnat Dajē.

Dom Gasper Gurakuqi

 

    E padrejta ndaj Veriut Shqiptar

    Dihet se sundimi turk zgjati 500 vjet nė Shqipėri. Mijėra banorė lėshuan tokat e tyre e ikėn nėpėr male, atje ku jetonin vetėm egėrsirat. Atje jetuan me vite deri nė demokraci, sepse regjimi i Enver Hoxhės i la atje nė ato toka tė kėqia dhe tė pabanueshme, i kolektivizoi nė kooperativa bujqėsore. Demokracinė e solli bota sepse puna e monizmit 50-vjeēar ishte e dukshme.

    Nė krye tė shtetit doli njė burrė malėsor. Ai nuk ishte shumė i kompletuar politikisht por mė shumė ishte komunist. Duke punuar me shumė burrėri vuri rreth vetes njerėz nga katėr anėt e Veriut. Si kryeministėr u vu A. Meksi. Ky rrufjan politik, duke mos patur mėshirė aspak pėr zonat e Veriut, ku pėr 50 vjet jetuan si nė majėn e gjilpėrės, 80% e popullit jetonte nė fshat dhe fshatrat ndryshonin sepse ndryshe ishte Novosela e Vlorės apo ndonjė tjetėr kooperativė e Jugut, e cila ishte mė mirė se qyteti, si p.sh. Pukė, Kukės apo Tropojė.

    Zoti Meksi urdhėroi qė tė zhvendosurit e parė tė iknin nėpėr male dhe pėr kėtė u bė greva e vitit 1995 apo edhe mė parė.

    Nė vitin 1997 bandat e Jugut morėn pushtetin me zor, u hapėn depot e armėve e siē jemi dėshmitarė, u bė qameti.

    Partia Socialiste erdhi nė pushtet nė njė rrėmujė tė madhe qė mbetet e paharruar. Nė krye tė shtetit doli Rexhep Mejdani dhe Kryeministėr Ilir Meta. Shteti funksionoi vite me rradhė, ndėrsa e drejta e Veriut mbeti e pazgjidhur dhe mbrapa. Kėta burra shteti morėn nėpėr kėmbė padrejtėsisht zonat e Veriut dhe kėta janė Rexhep Mejdani, Skėnder Gjinushi, Ilir Meta dhe Fatos Klosi. Asnjė ministėr nuk ishte nga Veriu, asnjė drejtėsi pėr Veriun. 25 ditė u bėnė protesta para Kryeministrisė, 80% ishin nga Veriu, por asnjė masė nuk u mor nga Presidenti.

    U vra Azem Hajdari e shumė tė tjerė, u terrorizua Tropoja nga Ilir Meta. Ai vinte nga Skrapari, nga krahina ku doli Partia Komuniste. Janė vrarė demokratė e njerėz tė pafajshėm kryesisht nga zonat e Veriut, u mor nė hetuesi Sali Berisha se ishte nga Veriu e ēfarė nuk u bė tash 10 vjet pėr veriorėt. Lind pyetja: A ka nevojė Shqipėria pėr kėta burra shteti qė pėrmendėm mė sipėr? Jo, as shteti, as kombi. Nė vitin 2000 kur 20 djem umbytėn nė Otranto, Ilir Meta festonte ditėlindjen e djalit dhe as merrej me kėtė tragjedi. Kėta u mbytėn nė skafet e Skėnder Gjinushit dhe djemtė tanė nuk duhet tė harrojnė kurrė dhe ndaj fajtorėve duhet tė veprojė kanuni.

    Ka pėr tė shkruar shumė pėr padrejtėsitė ndaj Veriut qė kanė shkaktuar kėta burra. Kohėt e fundit u shfaq Bathorja dhe shumė zona tė tjera ku janė vendosur veriorėt tė cilėt jetojnė pa ujė, drita, pa shkolla as spitale e tė palegalizuara e tė trajtuar si njerėz tė huaj. Kėta janė “drejtėsitė” ndaj Veriut qė kanė bėrė pushtetarėt.

    A ka nevojė Shqipėria pėr komunistė?

    Jo, ka nevojė pėr socialistė europianė, qofshin kėta edhe nga Veriu dhe nė qoftė se tė Veriut trajtohen kėshtu si kėto vite, atėherė nė Europė nuk shkojmė kurrė.

    5 hidrocentrale ka Veriu, dritė merr Saranda e Veriu nė errėsirė, rrugėt e Jugut tė asfaltuara ndėrsa nė Veri baltė e gropa. Kjo ėshtė drejtėsia Jug-Veri. Populli ka respekt pėr z. A. Moisiu mė shumė se pėr Mejdanin. A i bėn vetes pyetje, z. Mejdani se pse Veriu ka respekt mė shumė pėr z. Nano se pėr z. Ilir Meta? A ndiejnė kėta udhėheqės pėrgjegjėsinė mbi veten e tyre?

    Por rreziku afron ndarje e jo bashkim.

Shan Sokoli

 

    Nacionalizmi nuk duhet tė pėrdoret pėr “biznes” politik...

    Sipas Andrea Forenzit: “Nacionalizmi ėshtė teoria filozofike e patriotizmit”. Nė bazė tė kėtij pėrkufizimi shkencor, ku ėshtė i mbrendashkruar patriotizmi, ose mė qartė Atdhedashuria, jemi tė mendimit se, askush nuk ka tė drejtė tė abuzojė, ose ta pėrdorė kėtė term, thjeshtė pėr biznes politik. Besojmė se, nuk mund tė gjendet ndonjė gazetė apo revistė nė Shqipėri, qė e “lakon” nacionalizmin, sa “Rimėkėmbja” e Abdi Baletės. Por po ta vėshtrojmė me kujdes, do tė konstatojmė se, pėrveē retorikės, plot “triblime” dhe lėvizjet mashtruese tė Baletės, asgjė konkrete nuk gjen nė kėtė “fletushkė”. Madje, as nacionalitetin pėr tė cilin “predikon” autori, nuk e identifikon dot, sepse tė gjitha atributet deri edhe vetė ekzistencėn e nacionalitetit tonė ia “faturon” konvertimit nė fenė Islame, thua se para pushtimit osman nuk paska ekzistuar Arbėri...! Ai, nė mėnyrė deklarative pohon se, vetėm islamizimi na shpėtoi nga asimilimi sllav...! Vallė, kaq naiv tė jetė diplomati Baleta, sa tė mos e dijė se sllavėt e Dushanit, na patėn pushtuar para osmanėve, madje me njė kohėzgjatje mė tė madhe (mbi 600 vjeēare), por “ēuditėrisht” nuk na asimiluan...!

    Baleta dhe tė gjithė stafi i tij, duhet tė na spjegojnė pėrse nuk u asimiluan fqinjėt tanė tė cilėt nuk e aplikuan islamizimin, madje as Republika “nė miniaturė” e Malit tė Zi? Jemi tė mendimit se, me nacionalizmin ėshtė abuzuar shumė, dhe sot ky term do njė trajtim bashkohor dhe nė kuadrin global tė zhvillimit dhe konjukturave politike. Konkretisht: Ne aspirojmė tė jemi pjesė integrale e Europės, ku kemi dhe bazamentin gjeografik dhe natyrshėm mbi kėtė “bazament” do tė ndėrtojmė dhe kulturėn, dhe mėnyrėn e tė jetuarit si europjanė, pa cėnuar aspak specifikėn dhe traditat mė tė mira qė trashėgojmė si naconalitet, me pasaportė - Albania.

    Garantimi i sovranitetit padyshim do tė jetė i plotė dhe i patjetėrsueshėm, mbrenda kontekstit europjan, ashtu siē janė shtetet nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ata tė cilėt vazhdojnė t’u bien “borive” tė nacionalizmit nuk kanė shumė dėshirė pėr t’u integruar nė Europėn kristiane dhe kėtė mungesė dėshire kėrkojnė ta justifikojnė nė emėr tė “Nacionalizmit”! Kėto synime absurde i vėrejmė tek “Rimėkėmbja”, e cila nuk mund ta kuptojė nacionalizmin jashtė kontekstit islamik! Baleta dhe bashkėpunėtorėt e “Rimėkėmbjes”, nuk mund ta kuptojnė nocionin shtet, po nuk iu vendos prapashtesa “Islamik”! Deklarimi i raporteve fetare nė pėrqindje, nga ana e Baletės, nuk ėshtė i paqėllimshėm. Po, a mund tė mendojnė tė gjithė muslimanėt shqiptarė si Baleta? Jo. Dhe jemi tė bindur se, vėllezėrit muslimanė autoktonė, rinia dhe elita intelektuale e Shqipėrisė e kundėrshton kėtė version sa absurd aq edhe anti-Nacional. Kohėt e fundit vėrejmė dhe bashkėpunėtorė tė rinj nė “Rimėkėmbjen” e Baletės. Nuh Topēia, ėshtė rreshtuar si “artilier” pranė kėsaj fletushke, por ē’e do se edhe ky po na del top me gogla. Dhe ndonėse na paska qenė mėsues i letėrsisė, me sa duket letėrsinė dhe historinė na i paska lexuar nga e kundėrta, sipas “stilit” Arab. Ky zotėri, nė tentativė pėr tė mbrojtur Oso Kukėn, na e akuzon Atė Gjergj Fishtėn se, gjoja nė mėnyrė “abuzive” nė vjerrshėn e tij, ka “vendosur” pėrkrah Oso Kukės disa katolikė, sa pėr t’i bėrė pjerė tė krenarisė dhe patriotizmit musliman! Deshėm t’ju pyesim z. Topēia nėse do tė pranojmė variantin tuaj, a nuk na rezulton se Oso Kuka na paskėsh luftuar pėr “baba” Sulltanin dhe kundėr “kaurrėve”malazez, nė njė kohė kur, si Shqipėria ashtu edhe  “Mali i Zi” ishin nėn tė njėjtin pushtues? Me sa duket, ju si djalė i Dergutit, po i ulni vlerat bashkėqytetarit dhe bashkėbanorit tė lagjes suaj - Oso Kuka!

    Ju, ndonėse nuk e keni lakuar emrin e autorit tė shkrimit: “Sa e kanė prishė Shkodrėn Malėsorėt”, gjithsesi, jo pa djallėzi, e keni quajtur veprim tė guximshėm. Tė thuash tė vėrtetėn ėshtė detyrė pėr cilindo qė vė pendėn mbi letėr. Guxim dhe ēmenduri ėshtė qė quash Prek Calin pushtues tė sheshit nė Rus! Mė tepėr se ēmenduri ėshtė tė aludosh pėr monumentet e Gurakuqit e tė Fishtės, pėr bustin e Ndre Mjedės! T’i quash uzurpatorė tė Shkodrės, bijtė mė tė mirė dhe intelektualėt ndėr mė tė shquarit e Nacionalitetit Arbėr, ėshtė turpi mė i madh, dhe jo vetėm turp, por tradhėti.

    Ju, po identifikoheni si pjesė e atij turpi qė hodhėn nė erė bustin e Gurakuqit natėn e 24 Nėntorit 1993 dhe pas afro tetė vjetėsh u hodh dinamit pranė shtatores sė Fishtės. A nuk tė ngjasin kėto veprime me ato tė vitit 1908, kur deshėn t’i vėnė zjarrin “Klubit tė shkronjave shqipe”? (Shih: Noli v. 2, fq. 157).

    Nuk e dimė ku e keni studiuar atė “histori”, qė akoma nuk e keni marrė vesh se Atė Gjergj Fishta ishte kryetar i Komisionit tė Alfabetit dhe Luigj Gurakuqi nėnkryetar nė Kongresin e Manastirit (1908) dhe bashkė me ta edhe intelektualėt e shquar shkodranė: Ndre Mjeda, Mati Logoreci etj. Po ju “topēijtė”, ēfarė i keni dhėnė Shkodrės? Ku ishit ju nė kohėn kur nė Shkodėr zhvillonte punimet “Komisia Letrare” (1916-1918)?! Ku ishit ju “nacionalistėt”, mė 6 Prill 1911, kur tribuni i maleve, Dedė Gjon Luli, bashkė me Lekėt e Malėsisė e tė Dukagjinit, ngritėn Flamurin e Kastriotit mbi Deēiē? Atje kishte edhe bashkėqytetarė tuaj, por asnjėri nuk ishte prej “topēijve”, atje ishte Luigj Gurakuqi, Hilė Mosi e Risto Siliqi. Kėta janė nacionalistėt ore zotni Topēia. Ju, tė paktėn, kur vezirėt osmanė dhunonin Rozafėn, ta kishit zbrazur njė “top” nė ndihmė tė “shtatė shaljanėve”!...

    Me sa duket, paraardhėsit tuaj preferuan mė shumė t’i shkonin pas majorit turk Beqir Gabreneja, i cili shkoi pėr tė rrėzuar Qeverinė e Vlorės, por qė pėr fat tė “keq” u arrestua nė Skelė tė Vlorės nga forcat ndėrkombėtare (hollandezėt), (shih: “Pavarėsia e Shqipėrisė dhe diplomacia e fuqive tė mėdha” - Arben Puto, fq. 513).

    Kulmin e absurdit e arrini kur deklaroni se, Gjergj Kastriotit nuk i dihet varri! Nuk besoj tė ketė patur ndonjė nxėnės nė shkollėn ku ju keni dhėnė mėsim, qė tė mos e ketė ditur se varri i Heroit tonė Nacional - Gjergj Kastriotit, ndodhet nė Lezhė! Ju, duke ndjekur “stilin” e Baletės nė “driblime” e gėnjeshtra, na sugjeroni se, vetėm islamizimi na shpėtoi nga asimilimi sllav, dhe se “konvertimi” u bė me dėshirėn e vetė shqiptarėve! E pėrsėritėm kėtė shprehje, se, tė kundėrtėn e saj e kemi argumentuar me dhjetra herė. Ju, “nacionalistėt” e Baletės, qė shihni “ėndrra” stepash, me “revolucionarė” tė tipit “Haxhi Qamili”, ju kujtojmė se historia e turpshme e 5-8 Shtatorit 1914, kurrė mė nuk do tė pėrsėritet nė tokėn e shenjtė tė Gjergj Kastriotit. Shqipėria Arbėrore ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet pėrjetėsisht pjesė integrale e Europės sė qytetėruar. “Shqipėria Etnike” ėshtė pararendėse e kėsaj aspirate, ndėrsa mllefet dhe fyerjet i gėzofshi ju tė “Rimėkėmbjes”, qė po “rimėkėmbni” tė rrėzuarin e politikės - Abdi Baleta, duke i shtuar arsenalit tė tij “topa me gogla”, nga ato tė pazarit me shumicė.

Mark Bregu

 

    Profesioni i gazetarit: “Hajt, Zoti te dhashte!”

    Prej kohesh ne mendjen time eshte formesuar binomi ne mes profesionit te gazetarit dhe njeres prej shprehjeve me te famshme te prozave te Millosh Gjergj Nikolles- Migjeni. Nese ne kohen e uruganit te famshem, varferia ishte tipar dallues I shtreses se ciles kryesisht iu dedikua Migjeni, pervec saj klasen e gazetareve (nese mund ta konsideroj te tille!) po e sulmojne edhe fenomene te tjera.

    Nese ne Veriun e Shqiperise, ishte shqetesuese:

1. Diferenca ne pagave ne krahasim me zonat e tjera te Shqiperise.

2. Mungesa e sigurise ne punen e perditeshme.

3. Kercenimet, fyerjet dhe goditjet jo vetem nga individe por edhe institucione vendore.

4. Mungesa e transparences dhe komunikimit ne shume raste me institucione locale.

5. Mbrojtja e jetes dhe punes se njerezve te medias ne pergjithesi.

6. Trajnimi dhe aftesimi I gazetareve,

Me pjesen tjeter te Shqiperise, tashme klasa e gazatareve Veriore bashkohet ne nje pike:

-    Sulmet qe I vijne nga te gjitha anet atij qe me paturpesi vazhdon te quhet si pushtet I katert dhe te dhunohet si te ishte nje subject I jashteligjshem.

Nuk mund te behet asnje dallim apo perjashtim per trajtimin aspak dinjitoz qe po I behet njerezve te medias. Ne baze te fakteve qe kemi mesuar dhe pesuar, me pas edhe evidentuar, konstatojme me keqardhje qe sulmet vijne qe nga institucionet perfaqesuese te Hyjit ne toke dhe deri tek ata qe ne baze te kushtetutes tokesore te shqiptareve, kane per detyre garantimin e lirise se shprehjes. Gazetaret, organet e medias dhe njerezit e medias ne pergjithesi, jane pre e kercenimeve apo kufizimeve te imponuara nga:

1. Perfaqesues dhe drejtues te institucioneve fetare dhe te kultit ne Shqiperi.

2. Nga drejtues dhe perfaqesues te Legjislativit (Kuvendit), Ekzekutivit (Qeverise) dhe Gjyqesorit (Gjykatave).

3. Nga drejtues te partive te ndryshme politike ne nivele locale apo kombetare.

4. Nga perfaqesues te te ashtequajtures “shoqeri civile” e kamufluar ne rradhet e pasme te politikes.

5. Nga segmente te caktuara te strukturave te shtetit si SHISH, Polici, Tatim-Taksa etj.

Ndersa pertej Adriatikut, mobilizohet nje numer I konsiderueshem parlamentaresh italiane ne mbrojtje te fjales se lire te analistit Fatos Lubonja, ketej klasa politike shqiptare (pjesa me e madhe) rri indiferente, pse jo kerkon te perfitoje politikisht. Thuajse ne te njejtat pozita jane edhe shoqatat e medha, te njohura dhe te pasura te gazetareve, te cilat jane kthyer ne zgjatime te politikes dhe reflektimeve te saja ne jeten e perditeshme. Arrihet deri aty sa edhe kryeministri Fatos Nano, padit ne gjyq nje te perditeshme dhe nje gazetar te mirenjohur si Mero Baze, ndersa do te ishte me e udhes qe ai te mendonte per zbutjen e peshes ne kurriz te mediave. Edhe opozita, ashtu si mazhoranca, nuk po tregohet aspak dashamirese ndaj medias. Nuk jane te justifikuara “demaskimet alla-enveriance” qe I behen gazetave dhe televizioneve te ndryshme si “Gazeta Shqiptare” apo “TV Arberia”. Nese kerkohet te sulmohet politikisht (me te drejte apo jo, per ne nuk ka rendesi) ministra apo eksponente te tjere, nuk duhet te perdoren faqet e nje gazette per ilustrim, apo hapesirat televizive te nje televizioni kombetar, ndoshta nder me te paanshmit. Ndoshta duke bere nje permbledhje te qendrimit te politikes shqiptare te 12 viteve demokra(ci)ture, ndoshta arrijme te kuptojme se pavaresisht nga ulje-ngritjet e temperaturave politike, presioni ndaj medias ka qene gjithmone evident. Nese ne 4-5 vitet e para te pluralizmit ne mes “kulacit dhe kerbacit” preferohej ky I dyti, keto vite te fundit me shume I vihet rendesi “kulacit”. Aty ku nuk ecen, vihen ne perdorim levat e shtetit, por pa perdorur dhune direkte (kujtoni tatim-taksat tek TV Klan, policine elektrike tek TVA, ftesat dhe padite per gjyqe etj.).

Fenomeni me shqetesues eshte kthimi I te ashtequajtures “shoqeri civile” kunder medias ne pergjithesi. Per hir te realitetit, duhet te pohoj se asnjehere nuk kam besuar ne nje shtrese te tille te privilegjuar, e afte te jape me shume se te tjeret ne gjirin e qeverive te ndryshme. Me futjen ne suazen e qeverive, “shoqeria civile” tjetersohej, I shterrnin idete dhe c’eshte me e rendesishmja, “iu futej ne qejf” shume fitimi pervec rroges se shtetit. Pershembuj besoj se nuk ka shume nevoje, te diskutojme fenomenin.

Nje emer I madh dhe I nderuar si prof. Ylli Pango, dekan fakulteti dhe njekohesisht nje pende e shquar e analistikes shqiptare, perdoret dhe madje keqas nga opozita (segment ate caktuara te saj) publikisht kunder medias. Pertej faktit te fatkeqesise qe I ndodhi profesorit te nderuar, gazetaret kane te drejten e tyre te hetojne dhe te japin versionet e ndryshme per atentatin ndaj Pangos. Ky I fundit, ne nje ekran televiziv, dha prova te mjaftueshme te papermbajtjes, e papranueshme per nje dekan aq me shume nje psiko-socilog. Termat e perdorur, te denje per nje periudhe te para viteve ’90, sollen nje shije te keqe per pjesen me te madhe te shqiptareve. Eshte interesant te konsatohet se shperthimi I Pangos, martirizimi I tij mitik, erdhi pas nje durimi mbi 2 mujor. Vlen te permendet se reagimi erdhi pas reagimit ne disa media I opozites, fjalet e shprehjet e te cileve Pango amplifokoi apo perfeksionoi ne television. Duke qene nje emer fare I vogel perballe atij Pango, me nje experience rreth 10 vjecare ne gazetari-por provinciale, nuk do ti lejoja vetes te analizoja qendrimet e Yllit. Megjithate, nese behet fjale per nje fillim fushate elektorale, nuk eshte nisja me e mire, aq me teper me sulme ndaj nje gazette dhe gazetari si Arian Ēani, aq me teper te nje te perditeshmjeje qe arrin te shese mijera kopje ne nje dite te vetme- e dyta ne tregun shqiptar. Ne te mire dhe ne te keqe (Kujtoj postulatin e vjeter: “Lajmi I keq eshte lajm I mire!”- paradoksi, madheshtia dhe pergjegjshmeria e gazetarise), gazetaret kane punen e tyre, ashtu si edhe pedagoget kane profesionin e tyre. Emocionet e momentit, nuk duhet te prevalojne mbi logjiken e ftohte!

Gazetaret kane mjaft armiq nga te cilet duhet te ruajne krahet, do ishte mire qe “shoqeria civile” e cila I ka gjetur perhere dyert e hapura ne media, te mos jete e rreshtuar ne anen e kundert te barricades. E dime se jemi nje klase e rrezikuar (njerezit e medias), ashtu sic e dime qe ne rradhet tona (edhe te punedhenesve tane) ka te blere dhe te shitur. Do te ishte mire te kishim nje nje “dere” per te trokitur dhe ankuar. Megjithate, edhe per shume kohe, net e gjitha rastet dhe dyert, per gazetaret do te tingellonte e ashper por edhe e bukur shprehja migjeniane: “Hajt, Zoti te dhashte!”. Edhe keshtu nuk eshte keq, per ata qe besojne……

PergatitiBlerti DELIJA

Kryetar I Unionit te Gazetareve te Veriut

 

    Bajraku i Vuklit, Kelmend

    Pasi lė prapa fushėn e bukur tė Rrapshit tė Hotit, atė vend qė vetė Zoti ua dhuroi hotianėve pėr tė filluar legjendėn trimėrore tė betejės mė tė lavdishme tė malėsorėve pėr ngritjen e flamurit nė kalanė historike pas asaj tė Rozafės, kalanė e pavdekshme tė Deēiqit mė 6 prill tė 1911-ės. Kur arrin nė grykėn e Radeqės, tė shpaloset bukuria e jashtėzakonshme e alpeve tė Shqipėrisė Veriore, ku lindin dhe rriten djem trima si zana dhe vasha tė dlira si vetė gurrat e bjeshkėve qė kėndohen nė kėngėt e bukurisė si selvia, thua se vetė Zoti i ka falė pėr tė zbukuruar Alpet si shtojzovalle.

    Leqet e Hotit gjarpėrojnė njėra pas tjetrės thua se nuk do tė marrin fund kurrė dhe zbresin gjithkund brigjeve shkėmbore tė lumit Cem, ku degėt e lumenjve me tė njėjtin emėr bashohen te ura e bukur prej guri nė Tamarė, njėra zbret me shpejtėsi prej bjeshkėve tė Selcės dhe dega tjetėr prej bjeshkėve tė Vuklit. Pikėrisht te ura ndahen dhe rrugėt qė tė ēojnė nė Vukėl dhe nė Vermosh.

    Luginat e kėtyre vendeve janė shumė tė thella me toka tė pakėta kryesisht zallishta por dora mjeshtėrore e banorit tė Alepeve i ka tarracuar dhe i ka bėrė prodhimtare. Rruga pėr nė Vukėl ėshtė ndėrtuar nga vetė banorėt pa shpėrblim nė kohėn e diktaturės kur kelmendasve u ishte grbitur edhe ajo pak tokė dhe gjėja e gjallė nga “socializmi komunist” dhe punėtorėt paguheshin me njė pagė qesharake 50 Lekė tė vjetra duke punuar me bukė e sheqer, sepse djathi i pėrmendur nė Shqipėri i Kelmendit shkonte nė favor tė nomenklaturės sė kuqe bizantine. Kjo rrugė ėshtė e gjatė 17 km, tėrė kthesa dhe mjaft e ngushtė dhe e rrezikshme. Banorėt e Vuklit merren me bujqėsi dhe kryesisht me blegtori janė dhe mjeshtėr tė ndėrtimit nė gur dhe nė dru. Tokat bujqėsore pėrkatėsisht pėr frymė janė tė pakta, shumica zallishta dhe me pak ujė pėr vaditje. Ndėrsa bjeshkėt i kanė tė pasura dhe shumė tė bukura pėr vizitorin e kujdesshėm. Nė bjeshkė sigurojnė dhe ushqimin dimėror pėr bagėtitė sepse livadhet janė fare tė pakta nė Vukėl.

    Mikpritja tradicionale e banorėve nė Vukėl, ėshtė e hijshme, bujare dhe sofra shtrohet nė ēdo familje nė ēdo kohė fisnikėrisht, qė janė tipare themelore tė mikpritjes shqiptare, bukė e krypė e zemėr! Banorėt e Vuklit janė tė gjithė tė besimit katolik, dhe sipas dokumenteve kisha e vjetėr, e cila u shkatėrrua nga E. Hoxha, kur i shpalli luftė pa kompromis tė madhit Zot mė 1967, ndofta e ēmoi si revizioniste dhe e shkatėrroi kėtė faltore shumėshekullore qė as bizantinėt nuk e kryen atė vepėr qė bėri “Enveri ynė”, rahmet pastė. Afėr kishės sė vjetėr janė dhe varrezat e fshatit qė ruhen tė pastra e tė bukura nė shenjė nderimi tė tė parėve tanė. Kisha e re ėshtė ndėrtuar para pak kohėsh nė njė vend tė bukur qė i ka dhėnė njė hijeshi fshatit. Nė Vukėl ka njė shkollė 8-vjeēare, nė tė cilėn personeli mėsimdhėnės ėshtė i gjithė nga Vukli. Diēka interesante:

    Nė varrezat e lashta shekullore nė kohė shumė tė vjetra varroseshin dhe tė vdekurit e Selcės (arsye kėto qė nuk dihen saktė), por gjykime tė ndryshme mendojnė se afėr Vuklit ka qenė kryeqendra e Kelmendit Klementjana, dhe ndofta ėshtė ruajtur traditė qė kelmendasit edhe nė vdekje tė qėndrojnė gjithmonė sė bashku! Ky proces ka qenė jashtėzakonisht i vėshtirė qė seljanėve u ėshtė dashur tė transportojnė tė vdekurit rreth 25 km rrugė pėr nė varreza. Tani nuk praktikohet prej shumė shekujsh ky varrim i stėrlashtė.

Pak histori

    Burrat dhe gratė trimėresha u shquan gjithmonė pėr dalėzotje tė vatanit nė kryengritjet anti-somane pėr tė cilat padyshim duhet tė ndalohemi pak. Kur vajtori qante njė trim tė rėnė nė fushėn e mejdanit me turk ose me shkja nė elegjinė e tij thoshte:

“M’ndigjo mirė sot more vlla / Se sa herė nė luftė qė keni ra / Zor pa gjak se jeni nda / si me turk ose me shkja.” Kėto vargje heroike nga elegjisti, janė ato vepra madhore tė burrave luftėtarė tė kėsaj treve kreshnike si vetė Alpet. Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe ajo e Pejės “Besa-Besė” sollėn pėr banorėt e mbarė Kelmendit frymėzimin qė tė gatoheshin pėr mbrojtje nga copėtimi prej armiqve tė papajtueshėm siē janė sllavėt e Jugut, qė do tė bėnin tė pamundurėn qė tė kalonte Kelmendi me gjithė bjeshkėt pėrrallore tė tij nėn Malin e Zi (por falė heroizmit tė pashoq tė atdhetarėve Kelmendas kurrė s’e realizuan atė vepėr tė shėmtuar).

Koha e provės

    Kur Kosova martire lahej me gjakun e vet trimėror kundėr kryegjakėsorit Shefqet Turgut Pasha mė 1910 edhe Valiu i Shkodrės Bedri Pasha, kishte marrė urdhėr nga Porta e Lartė pėr t’i dhėnė njė mėsim kaēakėve tė Malėsisė qė i kishin dalė dore. Kėshtu do tė plaste lufta nė “Prrue tė Thatė” nga trimat e Kastratit, mė 1910. Kjo betejė e madhe e Malėsorėve pėrgjysmoi taborret e Valiut duke u mbyllur nė Kala tė Rozafės i turpėruar pėr humbjen e rėndė nė fushė-betejė me malėsorėt. Kjo betejė u pėrkrah edhe nga tė gjithė bajrakėt e Kelmendit, ku ranė dhe dėshmorė. Beteja e Prronit tė Thatė, pėrgatiti shpirtin atdhetar tė malėsorėve pėr betejėn famėmadhe tė Kryengritjes sė vitit 1911.

    Kelmendasit dhe udhėheqėsit e tyre popullorė, krerė e bajraktarė do tė bėnin organizimin pėr mbrojtjen e vendit. Kelmendi sulmohet nga Et’hem Pasha, komandant i garnizonit tė Gjakovės, mė 1911, kėshtu qė nė sulmin e parė thyhet pėr turp nė Vishnjevė, mė vonė nė Selcė, rrethon Vuklin dhe nė Qafė tė Gjarpnit, ishte bajraktari Gjon Uci me trimat e vet ku dhe bie dėshmorė. Nė fjalėt e fundit tė jetės u tha luftėtarėve: “Vorrin ma bani kėtu nė Qafė, qė edhe i vdekun t’u qes Kushtrimin kur armiqtė ta sulmojnė bajrakun”, dhe aty ėshtė ai varr lapidar edhe sot.

    Trimėritė e malėsorėve nė kryengritjen e vitit 1911 janė aq tė lavdishme sa dhe vetė Europa ēuditet se ēfarė po bėjnė malėsorėt pėr lirinė e vet dhe pėr flamur. E keqja qėndron gjetiu se shkruhet fare pak pėr intelektualėt malėsorė tė cilėt nuk janė tė paktė! Po cilėt duhet ta mernin pendėn nė dorė nga radhėt e intelektualėve malėsorė? Mendimi im, pa patur paragjykime pėr zotėritė, mendoj qė i kanė aftėsitė dhe kushtet Prof. Ahmet Osja, Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, Prof. Gjergj Preluca, Prof. Rrok Smajli, Prof. Anton Gjeka, shkrimtari i njohur Ramiz Lika etj. Secili nė librin e tij tė shpaloste heroizmin popullor tė kryengritėsve qė shkruan me gjakun e tyre historinė e vet dhe atė tė popullit pėr ēlirim krahinor e kombėtar pėr lavdinė e Shqipėrisė Etnike e tė flamurit kuq e zi tė Kastriotėve.

Lufta e fundit e malėsorėve kundėr bishės sė kuqe sllavo-bolshevike

    Mė 23 janar 1945, Shkrel e Kastrat, filluan kryengritjen e parė antikomuniste nė tėrė Europėn e Lindjes dhe kjo megjithėse nė dukje dėshtoi dha frytet e veta tė cilat do tė pasoheshin nė shkurt tė kėtij viti nga vėllezėrit tanė tė Kelmendit, pėr tė cilėt do tė ishte dhe beteja mė shkatėrrimtare si njė njerėz ashtu dhe nė ekonomi, ku do tė veēojmė Bajrakun e Vuklit.

    Po sa forcat e Brigadės I-rė tė kryegjakėsorit komunist Mehmet Shehu sulmojnė Kelmendin, dėshmori i lirisė Mark Gjeloshi i lėshon kushtrimin mbarė Kelmendit dhe lufta qe e ashpėr dhe e pėrgjakshme, shumė partizanė u vranė nė betejėn e parė, e cila do tė pasohej mjaft ashpėr e me rreziqe pėr tė dyja palėt ndėrluftuese. Lufta e Kelmendit udhėhiqej nga trimat Prek Cali, Gjek Selca e Gjergj Lul Toma, prej tė cilėve nė fushėn e betejės ranė shumė dėshmorė dhe do tė ishte beteja mė e rėndė ndėr tė gjitha betejat e mėparshme ndėr shekuj sepse nuk pushoi asnjėher gjatė tė gjithė regjimit sllavo-komunist tė enverianėve. Kėsaj here gjithė Kelmendin e pėrfshinė flakėt e kullave shekullore nga pėrbindėshat me fytyrė njeriu tė quajtur bolshevikė tė Stalinit.

    Po rezervojmė listėn e gjatė tė martirėve antikomunistė tė bajrakut tė Vuklit qė pėrbėhet nga fshatrat Vukėl-Brojė.

Ra dėshmor mė 1945 prej Vuklit

1. Dedė Gjon Bajraktari

2. Luc Gjon Bajraktari

3. Nik Luc Bajraktari

4. Fran Zef Bajraktari

5. Nik Gjon Deda

6. Dedė Gjon Deda

7. Gjergj Gjon Deda

8. Pashko Mirash Zefi

9. Luc Gjon Rapuka

10.                Zef Gjon Rapuka

11.                Ndue Gjon Rapuka

12.                Rrok Zef Rapuka

13.                Rrok Pretash Zogu

14.                Ndue Zef Gjerkaj

15.                Dedė Fran Broqaj

16.                Losh Fran Broqaj

17.                Zef Lul Gjelaj

18.                Kol Mark Deda

19.                Ujk Nik Mirashi

20.                Dedė Gjon Uci

21.                Kolec Uc Trieshi

Tė tjerė pas kryengritjes

22.                Ndue Nik Staka 1961

23.                Tom Dosh Preka 1953

24.                Fran Dosh Preka  1956

25.                Mri Dosh Preka    1956

26.                Dedė Nikoll Deda                1953

27.                Nikoll Zef Huta    1949

28.                Mark Ded Alia     1949

29.                Ded Gjelosh Luca                1949

30.                Lule Ndue Gjelaj 1950

31.                Zojė Ndok Gjelaj 1950

32.                Fran Gjek Gjelaj  1953

33.                Shaqe Luc Doka  1951

Dėshmorė tė tjerė nga fshati Brojė

34.                Mark Gjelosh Miruka         1957

35.                Ujk Gjelosh Miruka            1953

36.                Nikoll Ujk Miruka               1958

37.                Ujk Mark Biku     1945

38.                Ndue Mark Biku  1945

39.                Marash Mark Biku             1945

40.                Nikoll Gjergj Qosaj              1945

41.                Ujk Mash Qosaj  1945

42.                Mirsh Frani           1945

43.                Gjon Sokol Rrukaj              1945

44.                Ndue Fran Rrukaj               1945

45.                Pjetėr Zef Rrukaj 1945

46.                Martin Ēetė Rrukaj             1945

47.                Kartina Tom Luli 1945

48.                Zhuk Tom Smajli                1945

49.                Lul Mirash Vocrri                Vukel     1950

50.                Ded Gjon Uci        Vukel     1945

Siē shihet nga lista e gjatė e krushqve tė lirisė shqiptare, tė cilėt u vetėflijuan pėr nderin e maleve pėr tė mos rėnė nė robėrinė sllavo-bolshevike tė tė pafeve, kėta trima dhe trimėresha tė bajrakut heroik tė Vuklit, kam besim se gjerdanin nė gjoksin e nuses me emrin Liri, do ta zbukurojė dhe lavdia e trimave ka pėr t’u kėnduar nė lahutėn malėsore, duke lėnė trashėgimi kushtrimin shqiptar ndaj ēdo armiku tė vatanit nė kalanė e heroizmit popullor tė kelmendasve e flamuri i Gjergj Kastriotit tė valojė i lirė prej malėsorėve trima e liridashės, tė cilėt shkruan po me gjak njėrėn nga faqet mė tė lavdishme tė historisė sė Shqipėrisė sė re.

Ndoc Dedaj

 

    Veteranėt

    Tė shkruar kėtė tregim, mė motivoi njė lajm nė njė stacion televiziv kombėtar “i pavarur”. Lajmėrohej:

    -Vdiq X veteran-e, pjesėmarrėse nė Luftėn Nacionalēlirimtare.

    U befasova se sa shumė veteran-e paskėsh pasė ajo luftė... Me siguri do tė ketė mė tė gjallė, meqė vazhdojnė tė vdesin ditė pėr ditė. Ata, patjetėr, duhet tė kenė parė, kur kanė qenė tė vegjėl, ndonjė grup gjermanėsh qė kalonte nė punė tė vet dhe vrima e ēelėsit, prej nga vėshtronin, duhet t’ua ketė nxjerrė kokėposhtė dhe u janė fanitur nė ėndėrr tėrė jetėn. Tani, ato, vrimėshikuesit, po vdesin si veteranė!

    Njė shoku im, bashkėmoshatar, mė tregonte ngjarjen e mėposhtme “rrėnqethėse”, se si babai i tij me mixhėn ishin bėrė veteranė dhe kishin marrė njėmijėlekėshin e “luftės”.

    Diku, aty afėr xhamisė sė qytetit, mė saktė pak mė lart vendit ku sot kėmbehet valuta, babai i tij me xhaxhain kishin patur njė dyqan ėmbėlsirash ku tregtonin hallvasi, haxhimakulle, kadaif e bakllava. Asokohe, nė qytetin e Shkodrės, kishin filluar tė krijoheshin grupe njėsitesh guerile qė mė vonė u quajtėn “Komiteti Qarkor Provizor” i njėsiteve guerile. Sipas atij shokut, njėsitet guerile kishin krijuar edhe formacione tė rregullta luftarake, njė nga tė cilėt paskėsh qenė edhe ai i mbiquajtur “Berbat tabori”.

    Tė them tė vėrtetėn, u befasova nga ky emėrtim me pėrcaktor “tabor”, por meqė nuk kishte “shumė” kohė qė kishin qenė taboret turke nė Shqipėri, thashė se e kanė quajtur ashtu, jo pėr nostalgji, por pėr shans... Dhe ato “njėsite guerile”, sipas disa “veteranėve”, janė krijuar aty nga janari i vitit 1942. Ato njėsite guerile komuniste me emrin “Berbat tabor” ishin krijuar me synime tė caktuara qė tė ndihmonin luftėn, si:

1. Tė sulmonin e sabotonin objekte tė ndryshme ushtarake tė armikut.

2. Tė rrėmbenin, (nėnkupto vjedhin, B.S.) materiale ushtarake.

3. Tė sulmojnė burgjet pėr tė ēliruar (jo liruar! B.S.) tė burgosurit.

4. Tė vrasin e, mundėsisht, tė kapin tė gjallė spiunė fashistė e antikomunistė.

Pikėrisht, nė njė aso veprimesh, pėr kapjen e njė spiuni antikomunist, qė ishte bėrė i rrezikshėm nė qytet, e pėsoi edhe dyqani i ėmbėlsirėpunuesve. Guerilasit, tė ardhur nga lagjet “Dergut”, “Kiras”, “Perash”, “Rus”, sulmuan me granata dore antikomunistin, por, pėr rrezik tė dyqanxhinjve, copat e predhave, nuk asgjėsuan banditin, por thyen xhamat e dyqanit e troshitėn tavanin e tij.

    Guerilasit, tė befasuar nga ajo shėnjestėr antidyqan, pasi u davarit pluhuri, u afruan tek vėllezėrit, zotėr tė dyqanit qė t’i dėmshpėrblenin pėr zallamahinė qė shkaktuan. Gojėt e kėqia thonė se ishin sterlina qė i jepte Ingliterra pėr tė ndihmuar zhdukjen e nazifashistėve, pavarėsisht se Enver Hoxha shkroi veprėn voluminoze, mbushur me gėnjeshtra: “Rreziku anglo-amerikan pėr Shqipėrinė”. Pėr ēka shkroi ai u harrua e humbi si kripa nė ujė, por, tė themi tė vėrtetėn, qė nga ajo ditė e sot, nė atė sheshin afėr xhamisė ku kėmbehen gjithėfarė valutash, sterlina nuk ka. Me sa duket mallkimi i Enverit paska nėmur pėr rrezik tė shqiptarėve atė monedhė qė rrotullon globin. Dyqanxhinjtė e riparuan me forcat e veta dyqanin, por “nėna” parti nuk ua harroi atė “buajri” qė kishin treguar gjatė luftės, duke e quajtur “ndihmė”. Pas Ēlirimit tė Shqipėrisė, tek dyqani i vėllezėrve, qė mė vonė do tė shtetizohej me “vullnetin” e tė zotėve, bėnė ballė tre ushtarakė, njėri nga tė cilėt ishte me gradat e majorit qė i kishte marrė pėr “asgjėsimin” e atij banditit pranė dyqanit. Tjetri, kuptohet me gradė mė tė ulėt, kishte nė dorė njė pllakė mermeri ku shkruhej “Ky dyqan, gjatė Luftės Nacionalēlirimtare, ka qenė bazė e partizanėve”.

Ushtarakėt ua lanė nė dorė pllakėn dhe i porositėn qė ta vinin diku jashtė nė njė vend tė dukshėm. Dyqanxhinjtė, megjithėse e dinin se dyqani i tyre s’kishte qenė kurrfarė baze, e vendosėn tė nesėrmen aty ku i porositėn shokėt e partisė, pėrfaqėsues tė ushtrisė.

Pas disa ditėsh njė pojak (korrier) i lagjes u solli njė pusullė tė firmosur e vulosur, ku thuhej: “Me datė aq e kaq tė atij muaji, tė paraqiteshin pranė Korpusit ushtarak pėr njė problem me rėndėsi”.

Ata tė shkretėt, mbyllėn dyqanin dhe, nė ditėn e caktuar, u paraqitėn nė sallėn e mbledhjes ku gjetėn e takuan edhe shumė tė njohur qė gjatė Luftės mė shumė e kishin mbajtur dyqanin tė mbyllur se tė hapur, nga frika qė tė mos u ndodhte si dy vėllezėrve. Por ajo ditė pėr tė gjithė tė tubuarit, kishte qenė fatlume, sepse, me njė urdhėr tė posaēėm tė qeverisė “demokratike”, tash e mbrapa do tė ishin “veteranė lufte” dhe si shpėrblim do tė merrni pėr ēdo muaj nga njėmijė lekė qė do tė quhej “Njėmijėlekėshi i Luftės”.

Sipas tregimit tė bashkėbiseduesit tim atė njėmijėlekėsh kishte vazhduar ta merrte edhe ai, i biri edhe pas vdekjes sė tė atit dhe mixhės.

Dėgjohen fjalė se edhe stėrnipėrit paskan bėrė kėrkesė qė t’u jepet ai shpėrblim se u takonte si trashėgimtarė tė veteranėve dhe se padrejtėsisht u ishte ndėrprerė nė vitet ’90, kur fitoi qeveria Demokratike.

Thuhet se nė njė seancė tė posaēme, Parlamenti do tė merret me kėtė problem, me qėllim qė trashėgimia e “veteranėve” tė Luftės tė mos shuhet brez pas brezi. Do tė jenė nė konsideratė edhe familjet e “Heronjve tė Heshtur”. Vetėm veteranėt e persekutuar nga regjimi komunist nuk kanė as lindje, as pleqėri, as shpėrblim pėr vitet e burgut, as ditė vdekjeje. Ata qė duhej tė gėzonin gjithēka, po pėrbalten nga bijtė e “veteranėve” tė Luftės.

Broz Simoni

 

    Kinematografi

    Televizioni dhe kinematografia evropiane pėrballė Hollivudit

    Para pak muajsh, “Shqipėria Etnike” publikoi njė intevistė tė producentit tė njohur francez Zhan-Klod Karriere (Jean-Claude Carriere) dhėnė revistės javore “Paris Match”, me rastin e 100-vjetorit tė kinematografisė. Aty, regjisori dhe producenti i suksesshėm spjegonte dallimet esenciale ndėrmjet kinematografisė tradicionale evropiane dhe asaj amerikane, duke vėnė nė dukje kushtet e pabarabarta tė konkurimit. Artikulli i mėposhtėm, i shkėputur nga po kjo revistė, jep nė mėnyrė racionale dhe konēize tė njėjtin fenomen. Qysh nga botimi i tij ka kaluar kohė, por ėshtė aktual edhe sot e kėsaj dite, sepse thuajse asgjė nuk ka ndryshuar...

    Pranvera e vitit 1993 u karakterizua nga njė debat kundėr pėrfshirjes sė prodhimeve televizive dhe kinematografike nė marrėveshjen pėrfundimtare tė bisedimeve tė GATT-it (Marrėveshja e Pėrgjithshme pėr Tarifat Doganore dhe Tregtinė). Qėllimi i tyre ishte ripėrcaktimi i rregullave juridike tė tregtisė ndėrkombėtare dhe liberalizimi i shkėmbimeve tė shėrbimit (bankat, sigurimet, transporti, kinemaja...), duke sjellė njė kthesė tė veēantė pėr kinematografinė.

    Tė vetėdijshėm pėr supremacinė e tyre nė planin e emetimit tė figurės, Shtetet e Bashkuara dėshironin tė hiqnin disa nene tė marrėveshjes (subvencionet publike pėr prodhimin, kuotat qė detyrojnė rrjetet televizive tė pėrhapin njė proporcion tė caktuar programesh evropiane...), tė cilat i lejonin Francės nė veēanti dhe Evropės nė pėrgjithėsi, qė tė mbronte krijuesit e saj dhe tė zhvillonte njė industri konkurente. Duke mbrojtur idenė se prodhimi kinematografik nuk ėshtė njė produkt i thjeshtė qė duhet t’i nėnshtrohet ligjeve tė tregut, porse bėn pjesė nė kulturė, Franca mblodhi rreth vetes partnerėt e saj tė Bashkimit Evropian pėr tė penguar banalizimin e tregtisė sė filmave.

Filmat nuk janė thjeshtė mall

    Kjo betejė diplomatiko-tregtare nuk do tė kishte ndodhur nėse disa pėrparime teknologjike nuk do tė kishin pėrmbysur tėrėsinė e industrisė kinematografike. Sistemi numerik dhe teknikat e komprimimit tė figurave, nė fakt sjellin pesė ose dhjetėfishin e numrit tė kanaleve televizive. Kanalet e difuzionit, duke pėrfshirė edhe ato herciane, deri tani tė rralla e tė shtrenjta, fillojnė tė shumohen. Receptorė numerikė televizioni, tė aftė pėr tė kapur (me satelit ose me kabllo) 250 deri 500 stacione televizive, janė vėnė tashmė nė dispozicion tė blerėsve nė tė gjitha supermarketet.

    Duke ruajtur tė drejtėn e tyre pėr tė mbėshtetur prodhimin kulturor nė atė kinematografik dhe televiziv, evropianėt kanė arritur tė ruajnė njė kapacitet veprimi financiar dhe rregullues nė njė fushė ku veprimet janė sa tregtare, aq edhe kulturore.

    Kėshtu, mė 15 dhjetor 1993, Bashkimi Evropian arriti qė prodhimet kinematografike dhe televizive tė mos pėrfshiheshin nė marrėveshjen pėrfundimtare tė GATT-it. Kjo ėshtė njė fitore e rėndėsishme, por ajo nuk e ndryshon raportin e forcave, i cili e bėn Hollivudin “hambarin botėror tė filmave”. Sipas Institutit tė Audiovizionit dhe Telekomunikacionit nė Evropė (IDATE), mendohet se nė vitin 1992 SHBA kanė eksportuar nė Evropė prodhime kinematografike e televizive (duke pėrfshirė edhe serialet televizive dhe videokasetat) me njė vlerė prej 3,6 miliard dollarėsh, nė njė kohė kur evropianėt nuk mundėn tė shisnin nė territorin amerikan mė shumė se 300 milion dollarė produkte kinematografike.

Historia e njė disekuilibri

    Ky dominim amerikan nė ekranet e kinemasė dhe tė televizionit ka ardhur nė mėnyrė progresive. Nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, amerikanėt lidhėn ndihmėn e planit “Marshall”, tė destinuar pėr tė rindėrtuar Evropėn, me hapjen e sallave tė kinemave pėr filmat e Hollivudit. Nė atė kohė nuk ishte aq fjala pėr tė fituar njė treg se sa pėr tė luftuar kundėr kėrcėnimit komunist. Humori dhe dashuritė “Made in Hollivud”, komeditė amerikane qė pėrfundonin me “Hepi end” duhej tė shėrbenin pėr tė bindur popullsitė e uritura tė Evropės pėr tė mirat e kapitalizmit. Nė euforinė e ēlirimit, uzina e ėndrrave e Los Anxhelosit fitoi terren nė raport me ekranet e Evropės nė mėnyrė tė qėndrueshme. Ekzistonte njė atmosferė mirėkuptimi miqėsor: Hollivudi nuk hezitonte tė ftonte realizues dhe aktorė evropianė dhe as tė prodhonte filma nė Evropė.

    Disekuilibri filloi tė shfaqej nė vitet ’70. Qysh nga ajo kohė, kinematografia amerikane ka fituar njė pjesė tė madhe tė tregut tė Evropės. Diferenca midis filmave evropianė dhe atyre amerikanė u rrit mė shumė nė fillim tė viteve ’80. Me pėrhapjen e televizorėve nėpėr shtėpi, frekuentimi i sallave kinematografike ra shumė. Pėr njė dekadė, kinematė humbėn gjysmėn e spektatorėve tė tyre. Pėr arsye komplekse, shumėfishimi i stacioneve televizive dhe thėrmimi i distribucionit nė Evropė u bė kryesisht nė dėm tė filmave evropianė.

    Paralelisht, prodhimet e Hollivudit pushtuan edhe ekranet e televizionit. Vėrshimi i stacioneve tė difuzionit nė Evropė, duke filluar nga vitet ’80, u bė nė dobi tė eksportatorėve tė filmave amerikanė. Nė Itali, Gjermani apo nė Francė, lulėzimi i stacioneve private u mbėshtet mbi programet amerikane (seriale, filma dhe filma vizatimorė).

Pėrktheu: Arben Lagreta