koka

nr. 66/ 12 tetor 2004

alukit

numrat

Partia Socialiste nė vorbullėn  e ndryshimeve

Mėsymjet e Metės dhe kundėrmėsymjet e Nanos

Askush nuk do ta besonte se njė ditė “partia mė demokratike” do tė gjendej nė njė cak kaq kritik, sikurse askush nuk do t’I zinte besė vetė shpikjes socialiste pėr partinė e tyre, e cila paska jetėn mė demokratike. Kėtė e tregojnė hakėrrimet e Nanos, tė cilat pas deklaratave I lanė vendin likujdimit tė Bardhyl Agasit, e mė pas shumė tė tjerėve, tė cilėt pėr Nanon konsideroheėn jo vetėm mendim kundra nė parti, por njė gur I pasigurtė nė themelet e “kalasė sė pamposhtur nė brigjet e Adriatikut”. Politika shqiptare dhe nė veēanti politika e ekstremit tė majtė, ajo nėn ombrellėn e PS ka hyrė nė fazėn e saj mė interesante. Lufta nė kampin rozė, sa vjen dhe bėhet dhe mė e fortė, deklaratat dhe pretendimet politike, sa vijnė dhe bėhen mė tė ashpra. Elektorati socialist sa vjen dhe pushtohet nga njė dualitet trysnie deklarative dhe preferencash. Kjo zuri vend  nė tablonė e politikės shqiptare me lin-n e partisė mė tė re asaj Lėvizja Socialiste pėr Integrim (LSI). Ndryshe kjo mund tė quhet si partia e Metės. Situatėn e tanishme e bėn mė interesante jo vetėm shtrirja e degėve tė LSI-sė dhe politika e saj e dominimit, por nisja e njė tė ashtuquajturi “Kuvendim I Madh”  qė ka ndėrmarrė Kryeministri Nano. Ky kuvendim, nuk dihet se do tė jetė vėrtetė kuvendim, apo njė politikė pėrjashtimi, e dalė kjo si domosdoshmėri, pas njė shpėrbėrjeje tė besimit tė elektoratit socialist qė mė turnetė e Metės pėr garantimin e partisė sė tij dhe elektoratit. Pas takimeve pėr shtrirjen e partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, dhe prezantimin e programit tė saj politik, jo gjithēka mund tė thuhet se ka marrė emėruesin e saj tė plotė. Kjo pasi hyrja nė kėtė betejė edhe e Nanos, duket se do ta kanalizojė nė tė tjera hudhi, zhvillimet politike tė kampit socialist.

Ditėt e vėshtira nėpėr tė cilat po kalon Partia Socialiste, pas metizmit, por edhe pas deklaratave tepėr tė ashpra tė faktorit ndėrkombėtar, janė vėrtėtė kritike pėr partinė e cila poi mbahet nė njė kėmbė. Ashpėrsimi I situatės nė partinė-shtet, dėshmon se ardhmėria politike e strukturave tė qeverisjes do lėkunden seriozisht, duke vėnė kėshtu nė dyshim gjithēka qė ka kėtė bazament politik si pėrbėrės kryesor. Duke parė afrimine zgjedhjeve, duke vėzhguar dhe paraparė agravimet e mėtėjshme si Nano ashtu dhe Meta janė vėrsulur elektoratit, njėri pėr promovimin e partisė, tjetri pėr kuvendimin me elektoratin. Pėrgjithėsisht situate paraqitet tepėr e koklavitur. Ajo qė e rrethon Nanon me panik ėshtė dominimi qė ka mundur tė sigurojė Meta nė takimet e tij me elektoratin socialist. Por jo mė pak I pasigurt nė kėtė kėcafytje politike ėshtė edhe vetė Meta qė nė pamjen e parė tė jep pėrshtypjen si mė I sigurt, si mė me bazament tė fortė. Gjithsesi lufta tani sapo ka filluar, deklaratat dhe kundradeklaratat, megjithėse kanė shumė kohė qė kanė pikėnisur, tani ato bėhen mė tė ashpra, mė tė pėrbadhsme dhe mė me doza motivimi politik, kjo e promovuar pas afrimit tė njė stine tė re politike pėr elektoratin socialist. Edhe vetė Nano, si pėrsoni, tė cilit kurrė dhe askush nuk I ka prishur rehatinė  e tij politike, duket se ka filluar ta humb toruan. Kjo tregon se situate nė PS ėshtė vėrtetė e vėshtirė. Nano do tė duhet tė bėjė ballė dy rrymave, asaj brenda pėr brenda partisė, nė tė cilėn atmosfera sa vjen dhe bėhet mė e nderė, mė e pasigurtė pėr tė gjithė krerėt e saj. Nga ana tjetėr rrjedhja e territoreve rozė pas daljes nė skenėn politike tė Partisė Socialiste pėr Intėgrim.

Zgjedhjet e 2005 fund apo krye

Zgjedhjet do tė jenė testi vendimtar I politikės shqiptare, e cila herė pas here ka konsideruar e dėshtuar nė rimėkėmbjen e strukturės zgjedhore, qė nga pėrbėrja e KQZ, deri tek pėrgatitja e listave dhe ligji zgjedhor.

Zgjidhja e ēėshtjes sė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve ėshtė problemi numėr njė pėr zgjedhjet e ardhshme, ndėrsa pika e dytė e rėndėsishme, ėshtė pėrmirėsimi i listave tė zgjedhėsve. Ky ka qenė qėndrimi i Kryetarit tė Prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė, Osmo Liponen pėr ēėshtjen qė deri mė tani, e ka bllokuar plotėsisht ecurinė e reformės zgjedhore, duke rrezikuar nė mėnyrė serioze edhe dėshtimin e saj. Kėshtu, duket se vetėm dy ditė pėrpara pėrfundimit tė mandatit tė tij, nė krye tė misionit tė OSBE-sė nė Shqipėri, Ambasadori Liponen ka dashur qė tė “shuajė” pėrfundimisht ēdo hamendėsim tė bėrė nė lidhje me ndryshimin e pėrbėrjes sė KQZ-sė, duke shpėrndarė, nė kėtė mėnyrė, edhe atė tymnajė tė krijuar mbi kėtė ēėshtje. Liponen u shpreh se reforma zgjedhore nuk ka tė bėjė shumė me propozime ligjore apo teknike, por gjėja mė kryesore pėr realizmin e saj ėshtė pikėrisht vullneti politik i politikanėve shqiptarė pėr tė zhvilluar zgjedhje demokratike sipas standarteve ndėrkombėtare. “Pavarėsisht nga disa pėrmirėsime, Shqipėria ende nuk ka mundur tė kapėrcejė momentin kur zgjedhjet pėrbėjnė fokusin kryesor tė vėmen-s dhe burim pėr tensione politike, veēanėrisht, kur ka pasur njė pėrparim tė dukshėm nė zhvillimin institucional nė fusha tė tjera nė vend”, nėnvizoi gjatė konferencės pėr shtyp, Ambasadori Liponen. Sipas tij, me afrimin e shpejtė tė zgjedhjeve parlamentare, kėmbana paralajmėruese ka rėnė, pikėrisht nga deklarata mė e fundit e bėrė nga Bashkimi Evropian.

Ndėrkaq, Kreu aktual i Prezencės sė OSBE-sė nė vendin tonė informoi edhe nė lidhje me njė bisedė tė bėrė, pak ditė mė parė nė Kopenhagen, mes tij dhe Drejtorit tė ODIHR-it, Ambasadorin Kristian Strohal, pėr mundėsinė e ardhjes sė disa ekspertėve tė tjerė nė Shqipėri, tė cilėt do tė bėnin interpretimin e rekomandimeve tė ndėrkombėtarėve. Liponen u shpreh se OSBE do tė vazhdojė tė japė ndihmėn e saj Shqipėrisė pėr zhvillimin e zgjedhjeve, ndėrsa duket se ky grup ekspertėsh nuk do tė mund tė vijė nė Tiranė ose tė paktėn, ardhja e tyre do tė shtyhet pėr disa kohė mė vonė. Nė pėrfundim, lidhur me ēėshtjen e kthimit tė pronave, Ambasadori Liponen theksoi se miratimi i ligjit konsiderohet si njė arritje, por u shpreh me rezerva pėr ndryshimet qė i’u bėnė ligjit gjatė shqyrtimit nė Kuvendin e Shqipėrisė. Ditėn e nesėrme, Ambasadori Liponen do tė udhėtojė pėr nė Vjenė pėr tė mbajtur raportin e tij tė fundit pėr situatėn nė Shqipėri pėrpara Kėshillit tė Pėrhershėm tė OSBE-sė.

Pika 9 e Protokollit

Pėrfaqėsuesit ranė dakort qė puna e Komisionit tė fillojė me ndryshimin e neneve mbi pėrbėrjen e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ) dhe tė komisioneve zgjedhore tė niveleve tė tjera, si dhe me problemin e hartimit tė listave nė pėrputhje me Kodin e Praktikave tė Mira nė Ēėshtjet Zgjedhore tė Komisionit tė Venecias tė Kėshillit tė Evropės dhe rekomandimet e pėrbashkėta. Pėrfaqėsuesit ranė dakort qė me nėnshkrimin e kėtij protokolli, ata do t’i kėrkojnė Prezencės sė OSBE-sė nė Shqipėri tė organizojė grupin e ekspertėve dhe t’i paraqesė komisionit parlamentar propozimet pėrkatėse pėr ngritjen e tij. Nė rastin e KQZ-sė, propozimet e ekspertėve duhet tė jenė gati brenda dy javėve dhe tė pėrmbajnė formulėn e pėrbėrjes sė KQZ-sė, si dhe mėnyrėn dhe afatet e zbatimit tė saj.

Kryetari aktual i Prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė, Ambasadori Osmo Liponen deklaroi -, se nėse zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė vitit 2005 do tė kontestohen nga njėra palė politike, atėherė Shqipėria rrezikon tė hyjė nė njė trazirė politike. Sipas tij, vendi ynė ka shanse tė mira pėr tė zhvilluar zgjedhje tė lira e tė ndershme vitin qė vjen, ndėrsa shprehur besimin se reforma zgjedhore do tė pėrfundojė me rezultate mjaft pozitive. “Kontestimi i zgjedhjeve dhe mungesa e parlamentarizmit quhet trazirė politike, por kjo s'do tė thotė tė qėllosh me armė. Shqipėria ka shanse pėr zgjedhje tė lira dhe OSBE-ja do tė vazhdojė ta mbėshtesė nė kėtė proces”, nėnvizoi gjatė konferencės sė fundit tė tij, tė dhėnė pėr gazetarėt, pėrpara largimit nga Shqipėria, Ambasadori Liponen. Gjithashtu, ai theksoi se nėse rezultatet e zgjedhjeve tė ardhshme do tė kundėrshtohen, ateherė nuk do tė ketė parlamentarizėm funksional. Ndėrkaq, Liponen us hpreh se OSBE-ja dhe ODIHR-i nuk imponojnė zgjidhje, por ėshtė Kuvendi i Shqipėrisė ai qė e ka pėrgjegjėsinė kryesore pėr zgjedhjet e 2005-ės.

Mbledhja e rradhės e Komisionit Parlamentar pėr reformėn zgjedhore nuk ka qenė mė frytdhėnėse se ato paraardhėset. Madje, edhe ditėt e fundit, tė dyja palėt politike nuk shprehėn gjė tjetėr veēse pėrsėritjen e qėndrimeve kėmbėngulėse tė tyre mbi ēėshtjen e balancimit ose jo tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Deputetėt socialistė nuk pranuan asnjė nga dy variantet mė tė fundit tė Grupit tė Ekspertėve tė OSBE-sė pėr ndryshimet nė pėrbėrjen e KQZ-sė me arsyen se sipas tyre, ato janė antikushtetuese dhe bien ndesh me frymėn e rekomandimeve tė ODIHR-it dhe Komisionit tė Venecias. Kurse, nga ana tjetėr, deputetėt e opozitės e cilėsuan si mė tė plotė variantin e parė, i cili bėn fjalė pėr rritjen e numrit tė subjekteve qė propozojnė kandidatura pėr anėtarė tė KQZ-sė, nga 4 nė 6. Sipas kėtij varianti, ndryshimi i KQZ-sė bėhet para zgjedhjeve tė 2005-ės dhe ul dominimin e dy partive kryesore tė kėtij komisioni. Ndėrsa, varianti i dytė synon ndryshim tė pjesshėm tė KQZ-sė duke shkurtuar mandatin e vetėm 7-vjeēar, tė anėtarit Maksim Shimani. Ndėrkaq, Sekretari i Komisionit, Nard Ndoka u propozoi Grupit tė Ekspertėve tė OSBE-sė qė tė punojė mbi rekomandimet e dhėna nga Presidenti tė Republikės, Alfred Moisiu dhe Grupi i “Tė Urtėve” i ngritur prej tij.

Editorial nga Albert Vataj, Sokol Pepushaj

 

I dekoruar nga presidenti, i dėnuar nga krimi politik

Kel Gjergj Gjeli, i njohur nė Shqipėri me emrin Mikel, i datėlindjes 29 shtator 1954, ėshtė njėri ndėr figurat e njohura dhe kapacitetet qė ka investuar pėr liri e demokraci nė Shqipėri. Kel Gjeli ėshtė dekoruar mė datėn 11.12.1996 nga presidenti i Shqipėrisė, prof.dr.Sali Berisha me medaljen “Pishtar i Demokracisė”, vlerėsim tė cilin e fitojnė shumė pak njerėz, ata qė kanė dhėnė shumė pėr instalimin e njė demokracie tė vėrtetė, ata qė kanė dhėnė shumė pėr njė Shqipėri pa dhunė, ku tė drejtat e liritė e njeriut tė fitojnė shenjtėrim. Ky demokrat i shquar, ky “Pishtar i Demokracisė” shqiptare, ish i pėrndjekur politik edhe pėrgjatė sistemit tė diktatorit Enver Hoxha, pjesėmarrės nė tė gjitha demonstratat e protestat paqėsore antikomuniste qė nė fillim tė pluralizmit nė Shqipėri, ėshtė bėrė objekt i kėrcėnatave serioze pėr jetėn e vet dhe tė familjes sė tij nga njerėz tė lidhur me krimin politik. Ka dhėnė kontribut tė ēmuar nė rrėzimin e bustit tė Stalinit mė 14 janar 1990, ėshtė shquar nė shembjen e shtatores sė diktatorit komunist Enver Hoxha mė 13 dhjetor 1990, ku pėr merita tė tilla edhe ėshtė dekoruar me medaljen “Pishtar i Demokracisė”. Aktiviteti i dendur politik nė shėrbim tė demokracisė sė pastėr shqiptare, ka bėrė qė Kel Gjeli, pra i njohur si Mikel edhe deri nė strukturat e larta tė shtetit e presidencės sė Shqipėrisė, tė vihet nė shėnjestėr pėr eliminim fizik nga njerėz tė fshehur pas politikės, por qė duket janė kriminelė. Njė rast flagrant ka qenė fakti se Kel Gjeli, (Mikeli) ėshtė sulmuar nga persona ende tė paidentifikuar pėr t’u vrarė me makinė, mė saktė pėr ta shtypur. Kėshtu, ėshtė shtruar nė Spitalin Nr.2 tė Tiranės dhe akoma edhe sot vuan me Trompo, ku edhe ka kaluar parainfarkt nė zemėr. Edhe familja e tij ka patur kėrcėnata me jetė. Nė kushte tė tilla tė pasigurisė sė jetės, ky demokrat i shquar shqiptar dhe bashkėpunėtor i liderit demokrat Sali Berisha, ku ne e shohim edhe nė fotografi familjarisht bashkė me tė, ėshtė detyruar ta braktisė Shqipėrinė, duke prerė nė mes njė qėllim, kontributin pėr ta bėrė Shqipėrinė njė shtet vėrtet tė lirė, njė shtet perėndimor, ku njerėzit tė jetojnė e punojnė tė lirė.

Zog Hysenaj

 

Zbulohet vrasėsi i gjeneral-major Hilmi Seitit

Kam ca kohė qė po punoj pėr njė libėr monografi pėr gjeneral-major Hilmi Seitin, ish-Kryetarin e Degės sė Punėve tė Brendshme nė qarkun e Shkodrės, i cili ka shėrbyer nė kėtė dikaster qė nga viti 1951 deri mė 25 prill 1960. Dihet qė Shkodra ka qenė kryeqendra e perskucionit ēnjerėzor nga sistemi komunist. Dhe “gėrmimet” pėr Hilmi Seitin i fillova pikėrisht nė Shkodėr, nė shtresėn e njerėzve qė shpirtin e tyre e kanė ende tė pashėruar nga brengat e mavijosura tė internimeve, burgosjeve e vrasjet barbare. Me ndihmėn e mikut tim, Tonin Zadeja, u takova me At Zef Pllumbin, njeriun qė ka pėrjetuar nė kurrizin e tij njė kalvar vuajtjesh tė persekucionit komunist. Nuk ėshtė e lehtė qė njerėzit e kėsaj shtrese tė flasin me respekt pėr ata qė i kanė shėrbyer dikur atij sistemi. Por ndodh edhe kėshtu... Andaj e pashė tė arsyeshme qė rrėfimin e sinqertė, njerėzor tė At Zef Pllumbit ta botoj pėr herė tė parė tek gazeta “Shqipėria Etnike”.

    Pyetjeve tė mia se ēfarė njeriu ishte Hilmi Seiti, si kishte punuar nė Shkodėr, At Zef Pllumbi do t’i pėrgjigjej krejt lirshėm (edhe pse 82-vjeēari ndihej i lodhur nga shėndeti):

    “Hilmi Seitin e kam njohur shumė mirė. Hilmi Seiti ishte ndėr themeluesit e Sigurimit tė Shtetit. Nė Sigurimin e Shtetit nuk ka pasė vetėm njerėz tė kėqij, por ka pasė edhe njerėz tė mirė, qė e kanė shpėtuar popullin shqiptar. I tillė ishte dhe Hilmiu. Hilmi Seiti kish qenė njeriu mė i zgjuar qė ka pasė Sigurimi Shqiptar. Ai ka qenė shumė i ndershėm. Ai ishte njeriu i parė qė ka ardhur nė Shkodėr me mirėkuptim, nuk ka ardhur me inat e me mllefe. Nė kohė tė Hilmi Seitit, nė Shkodėr u vendos njėfarė ligjshmėrie e qetė, nė kuadėr tė situatave tė mėparshme qė ishin tė rėnda, edhe tė mėvonėshme.

    Takimin e parė qė kam pasė me tė, e kam pasė nė rrugė. Isha ndalė me njė punėtor pėr punė tė mia. Hilmiu mė ra me krah nga mbrapa dhe mė foli sikur unė tė isha mik i tij: “Padėr Zef, - mė tha - me gjithkėnd tė shoh ty!” Me tė folė njė kryetar dege n’rrugė ashtu, ne na hynte tmerra. Por ai mė foli dhe iku tuj qeshė, se fjalėt e tij ishin nė kuptimin e mirė, tė misionit tim, qė kisha. Ai ishte njeri i mirė. Dhe nė qoftė se detyra e tij ishte me ba keq, ai pėrpiqej tė mos i bėnte keq njeriu. Atė e shihje nė rrugė tuj ecė vetėm, tuj u pėrshėndetė me njerėz tė thjeshtė.

    Hilmiu u pėrshtat mirė me humorin shkodran, dhe shpesh e gjeje tek Kafja e Madhe, nė miqėsinė e njerėzve tė thjeshtė.

    Hilmiu preferonte shumė edhe Kafe “Moska” ku frekuentohej nga intelektualėt e qytetit, dhe ai ishte mik i tyre, se i bashkonte kultura dhe dashuria pėr artin.

    -Po me klerin katolik, At, si ėshtė sjellė Hilmiu? A keni patur probleme pėr ideologjinė fetare, - pėrfitova ta pyes nga situata miqėsore e bisedės qė u krijua?

    -Tė gjithė misionarėt e klerit katolik, nė Shkodėr, u burgosėn, u dėnuan pas vdekjes sė Hilmi Saitit. Ai i njihte personalisht tė gjithė pjesėtarėt e klerit katolik dhe e dinte qė janė njerėz tė ndershėm. Nuk pranonte kurrsesi qė tė na arrestonte, siē i kėrkonin direktivat e Enver Hoxhės.

    Dhe rėnkimet e vuajtjeve shpirtėrore, At Zef Pllumbit, iu kthyen nė ēlirim shpirtėror dhe m’u drejtua: -A e di ti si ka vdekė Hilmi Seiti?

    -Jo, - i thashė - unė di pak, ēfarė kam dėgjuar nga babai im, e ēka kam lexuar nga shtypi i ditės, ato mbetėn nė kuadrin e aludimeve...

    -Ata e kanė eliminu Hilmi Seitin, se ishte specialist i zoti nė polici dhe nuk pranonte urdhėra nga lart, kur i jepeshin. Unė kam qenė nė burg dhe nė burg janė rrėfy tė gjithė njerėzit me mue. Sekretet shtetėrore unė i di pa dokumenta, me amanete. Dhe pėr Hilmiun e di shumė mirė se kush e vrau.

    -Atėherė, ma thuaj, At!

    -Hilmi Seiti ėshtė viktima e parė e prishjeve tė marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik, - vijoi At Simon Pllumbi. - Ishte pranvera e vitit 1960. Kishin fillu me u ndi krisjet e para me Bashkimin Sovjetik. Nė Degėn e Brendshme kishin filluar vizitat e shpeshta tė krerėve tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Na kishim frikė se mos na e hiqshin Hilmiun nga Shkodra, dhe nė Shkodėr do fillonin prapė raprezaljet e komunistėve tė Enver Hoxhės. Nė prill tė vitit 1960 u bė konferenca e Partisė sė Punės nė Shkodėr. Kishte ardhur pėrfaqėsuesi i K.Qendror nga Tirana, Kadri Hazbiu, qė ishte edhe Ministėr i Brendshėm. Kadri Hazbiu i ka kėrkuar Hilmi Seitit (i cili ishte funksionari mė i lartė ushtarak nė Shqipėri), se Partia e Punės ka nevojė pėr njė gjyq propagandistik ndaj Bashkimit Sovjetik. Ti je gjeneral, ne nuk tė dėnojmė ty, por gjyqi duhet me u ba, se ėshtė nė interes tė Partisė. Hilmi Seiti ishte ndėr themeluesit e Sigurimit tė Shtetit, por nuk pranoi tė organizonte kėtė gjyq, ose komplot, siē i quajti Enver Hoxha mė pas pėr grupin ēam, me nė krye Teme Sejkon. Atėherė Kadri Hazbiu vuri nė shėrbim tė djallėzisė sė tyre, Xhevdet Milotin, tė cilit i “besuan” kokrrėn e helmit. Xhevdeti ishte shumė i shkathėt. Gjatė pushimit tė mbledhjes, Xhevdet Miloti ia merr revolverin prej brezit Hilmiut dhe nėn presion tė armės sė tij ia jep tė pijė hemin. Kjo ishte vdekja e tmerrshme e Hilmi Seitit. Xhevdet Miloti ishte xhelati i Sigurimit tė Shtetit. Kurse Hilmi Seiti ishte njeriu mė i madh i qė i ka ardhė Shkodrės, i cili fitoi njė popullaritet tė madh nė qytetin e diskriminuar nga sistemi komunist.

    Pas kėtij rrėfimi tronditės, At Simon Pllumbi, psherėtin thellė dhe vijon - Enver Hoxha dhe klika e tij s’i ka dashtė ēamėt, se ishin tė zotė, ishin tė squtė. I tillė ishte edhe Hilmi Seiti, qė i ka hy thellė nė zemrat e popullit tė vujtun, tė masakrum tė Shkodrės. Dhe populli i Shkodrės e tregoi respektin e mirėnjohjen ndaj Hilmi Seitit nė ceremoninė mortore, n’atė ditė prilli tė vitit 1960. Hilmiut i ėshtė ba njė varrim madhėshtor. Atė ditė kanė zbritė edhe nga zonat ma tė thella t’Malėsisė e t’Pukės. Kishin ardhė edhe shumė personalitete nga Tirana, kishin ardhė shumė ēamė, midis tyre edhe Teme Sejko. Mė kujtohet - vazhdoi tė rrėfente At Simon Pllumbi - nė njė takim qė kam pasė me Spiro Dedėn, ish-Sekretar i Komitetit Qendror i Partisė sė Punės tė Shqiprisė. Midis tė tjerash, ai mė tha: “Ti ke shkrue se bomba nė Ambasadėn Sovjetike ėshtė vu prej Sigurimit tė Shtetit. Unė jam nė dijeni tė gjitha dokumentave sekrete dhe kjo gja nuk mė rezulton”. Unė iu pėrgjigja me njė kundėrpėrgjigje: -“A mendoni ti se Teme Sejko ishte tradhėtar i P.Punės?” Ai m’u gjegj: “Atė e di shumė mirė, se dokumentat i kam zhdukė vetė, nga frika e Nexhmie Hoxhės”. Me kėtė du me thanė se kėshtu janė zhdukė edhe dokumentat e Hilmi Seitit, dhe grupit “komplotist” ēam. Pasi e eliminuan Hilmiun, radhėn e kishte Teme Sejko, por Teme Sejko ishte oficer i Ministrisė sė Mbrojtjes, nuk ishte sigurims si Hilmi Seiti.

Fatime Kulli

 

25-vjetori i lindjes, demokrati Artur Osmėnllari i mungon familjes

Pikėrisht sot, mė 12 tetor, demokrati Artur Osmėnllari, do tė festonte 25 pranverat e jetės sė tij. Nė kėtė pėrvjetor tė rėndėsishėm, ku ai do tė arrinte 25 vite jete, edhe pse mjaft tė vėshtirė e me sakrifica, Arturi i mungon familjes sė tij.

Ai ka lindur mė 12 tetor 1979. Arturi rridhte nga njė familje shumė e persekutuar nga regjimi komunist. I brumosur me urrejtjen ndaj komunizmit dhe i rritur me historitė e treguara nga prindėrit, Arturi shumė shpejt do tė rreshtohej nė radhėt e Forumit Rinor tė Partisė Demokratike dhe tė Partisė Demokratike, e para parti qė theu tabunė e sundimit 50-vjeēar tė njė partie komuniste tė vetme. Kėshtu, qė nga viti 1993, deri nė vitin 1997, Arturi ka qenė nxėnės i Shkollės sė Mesme Pedagogjike nė Elbasan, ku ka ushtruar aktivitetin politik nė Forumin Rinor tė Partisė Demokratike. Madje ėshtė pėrballuar me kėrcėnata, deri me jetė. E pra, miqtė e tė njohurit e tij, edhe nė kėtė pėrvjetor tė lindjes, edhe pse larg tė afėrmve, e kujtojnė si njė aktivist tė shquar tė Partisė Demokratike, si njė djalosh qė kontribuoi pėr njė Shqipėri pa dhunė e ku liritė e tė drejtat njerėzore tė respektohen. E shohin ashtu, si gjithmonė, nė ballė tė protestave tė organizuara nga PD-ja, duke kėrkuar lirinė dhe demokracinė e vėrtetė. Gjatė viteve tė bukura tė rinisė sė hershme, Arturi provoi kėrcėnimet dhe ndjekjet e vazhdueshme nga policia politike e pushtetit komunist nė fuqi, ashtu si edhe familjarėt e tij. Por ai nuk u tėrhoq asnjėherė. Ka marrė pjesė vazhdimisht nė komisionet zgjedhore, si pėrfaqėsues i PD-sė, duke kėrkuar mbrojtjen e votės sė lirė me ēdo kusht. Mbas vitit 1997, vit kur socialkomunistėt uzurpuan pushtetin, Artur Osmėnllari, nė qytetin e Tiranės ka mbrojtur me forcė votėn e lirė, duke marrė pjesė disa herė nė komisionet zgjedhore. Dhe ēdo herė duke u kėrcėnuar. E pra, si rezultat i ndjekjes e kėrcėnimit tė vazhdueshėm tė jetės nga policia politike dhe me pasoja pėr jetėn e tij tė re, Artur Osmėnllari u detyrua tė braktisė atdheun e tij tė dashur nė drejtim tė vendit tė demokracisė sė vėrtetė, nė drejtim tė vendit ku tė drejtat e liritė themelore tė njeriut respektohen, Amerikės, sė bashku me gruan shtatzėnė, pak para zgjedhjeve tė 24 qershorit 2001, ndėrsa pėrgatitej tė jepte sėrishmi kontributin e tij si komisioner i PD-sė. Ndėrsa sot ku Arturi ėshtė ende i rrezikuar nėse do e gjenin forcat anarshiste qė vrasin pėrditė e pėrnatė, i mungon familjes sė tij, miqve dhe tė njohurve, tė cilėt e kujtojnė ashtu tė guximshėm nė protestat pėr njė Shqipėri pa dhunė, ai ėshtė larg, tepėr larg.

Vasel Gilaj

 

“Ēifuti” Jahe Fida aderon nė LSI, lėvizja e skraparllinjve tė inatosur

“Ēifuti” kur bahet “hor” kėrkon tefterėt e moēėm. Ana edukative pėr t’u prezantuar nė ēfarėdo shkrimi duhet tė jetė e qartė, dhe ēdo njeri duhet ta paraqesė veten me emėr pa frikė.

Pavarėsisht nga forma me tė cilėn juve “ēifutė” mė paraqitni njė “pėrkthyes perfekt” nė fushėn e politikės, juve mė akuzoni njė njeri qė ka nevojė pėr syzet tuaja, ku unė tė shikoj ato shkronja tė bardha nė sfondin rozė pranė njė trėndafili tė kuq.

    Mos harro kėto simbole tė “vrasin” natėn dhe tė sjellin trėndafila rozė ditėn. Pėr komente nuk ka nevojė. Po t’u duhen do t’i them. Unė nuk bėj nihilizmin qė ėshtė veēori e nihilistit mohues.

    Pėr dijeni nuk kam pikėpamje nihiliste dhe qėndrim nihilist dhe mohues ndaj ēdo pune. “Ēifuti” mė ngatėrron me veten dhe kėrkon “shokė” na ngatėrron me nihilistėt rusė tė shekullit XIX. Tė viteve ’60. Mėnyra figurative e shprehjes dhe mendimit pėr “pėrkthyesin” lejon synim tendencioz, dalloje tė mirėn nga e keqja dhe mos e interpreto veten kokėfortė. Mos i kushtėzo gjėrat, dhe qartėsoi figurat dhe kuptimin qė ta lexojnė tanė. Mos i mjegullo problemet, ato janė shumė tė qarta, kthim mbrapa s’ka.

    Juve ju vjen keq pėr LSI-lėvizja e skraparllinjve tė inatosur, dhe nė shkrimin tek “Panorama”, nė faqen 10, opinioni, nuk trajton aspak jetėn si jeton dhe punon ky popull, por si “ēifut” qė je ke zėnė njė “qoshe” dhe jep mendime nihiliste ku kėto kanė depėrtuar tek juve.

    Kjo qė po ju shkruaj ėshtė drita e fuqishme e syrit tė mprehtė dhe e menēurisė sė popullit tė Shqipėrisė. Populli e bėn pėrgjithėsimin e pėrvojės politike tė Ilir Metės, kryeministėr dhe zv.kryeministėr, nxjerr pėrfundime dhe shpreh mendime, aspekte ēėshtjet dhe problemet qė i kanė dalė gjatė periudhės sė punės sė tij. Dhe tė mos paraqiten si dikur nė vitin 1998, njė plak nga Porto-romano, Durrės, Riza Luku 76-vjeēar, i thoshte tė shoqes (gruas), Kimete: “O Mete, pėr vete”. Jo, duhet parė populli qė tė besoj.

    Fjala vjen, kjo nuk ėshtė ironi por fakt, shikoni se kush janė LSI - synimi i tyre ėshtė marrja e pushtetit dhe tė aplikojnė nė jetėn e popullit prapė po ato alternativa si Partia Socialiste. Rezultati LSI=PS.

    Konkluzionet paraqesin njė punė tė gjatė 7-vjeēare nė formė tė “vėrtetash” ku ato nuk gėzojnė autoritet tė madh nė popull, nuk e “ha sapunin ma pėr djathė”. Nuk e ke vlerėsuar qartėsinė dhe drejtėsinė e mendimit qė kam arritė me shpreh nė shkrimin LSI, dhe shkallėn dinjitoze me tė bind pėr punėn qė bajnė, pėr faktet reale qė ikun si “hajduti” nga PS nė LSI.

    Kjo ėshtė njė lojė “rrenash” ku do tė mbetet nė mendjen e disa brezave. “Ēifuti” don me na kthye nė vitet e komunizmit enverian kur kėndohej kėnga “Nė njėrėn dorė kazmėn, nė tjetrėn pushkėn, populli nė kėmbė, partia nė ballė”. Sot jemi nė demokraci, nuk ka perspektivė “nostalgjie” pėr tė kaluarėn.

    Me tė vėrtetė kjo asht njė lėvizje nė vazhdim tė PS, por nė ēdo kohė, nė histori “ujku mbetet ujk”. Juve mos u bani njeri “hipokrit” mos e lejo, qė ta mohosh veten kushdo qofsh, ke njė emėr nė gjendje civile i ēfarėdo feje qofsh. Mos e modifiko veten me njė emėr tjetėr, ku i shtohet ai togfjalėshi juaj pa gjymtyrė, mos i atrofizo problemet kur janė tė qarta. Kjo pėrgjigje bėhet pėr tė sqaruar juve “ēifut”, pėr tė saktėsuar mendimet dhe pėr tė kundėrshtuar jo me “forcė”. Mos kalo si fruti i kalbur kur pjeket bien nėn pemė, p.sh. “dardha bie nėn dardhė dhe jo nėn mollė”. Kjo ka njė kuptim se kur nga prindėr tė kėqij, s’ka si tė lindin fėmijė tė mirė.

    Klasifikimi i shkrimit LSI sipas kuptimit ashtė i avancuar sepse bazohet nė brendėsinė e fjalės... Lėvizja e skraparllinjve tė inatosur.

    Unė nuk do tė bie nė nihilizėm.

Hasan Kurtaj

Demokrati Gjonpalaj pėrballė diktaturės komuniste

    Nikolin Mitėr Gjonpalaj, lindur mė 4.10.1952, nė qytetin bastion tė demokracisė shqiptare, ėshtė njėri ndėr antikomunistėt e shquar qė diktatura e ka vėnė nė shėnjestėr, deri tė eliminimit fizik. Si anėtar i Kryesisė sė Shoqatės Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, ėshtė shquar vazhdimisht pėr aktivitet demokratik pėr instalimin e demokracisė nė Shqipėri. Ėshtė pjesėmarrės nė tėrė demonstratat politike antikomuniste, si ato tė 14 janarit 1990, kur u rrėzua shtatorja e Stalinit, tė 16 qershorit 1990, kur u varros dėshmori i demokracisė Pėllumb Pėllumbi e policia me urdhėr tė ish-Presidentit komunist Ramiz Alia dhunoi e burgosi shumė njerėz, tė 13 dhjetorit 1990, kur u shemb busti i Enver Hoxhės, tė 2 prillit 1991, ku u protestua kundėr votėvjedhjes nga komunistėt dhe ku u pushkatuan Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka dhe ku u plagosn 163 vetė. Demokrati Nikolin Gjonpalaj ka qenė njėri ndėr iniciatorėt e aktivistėt qė dha kontribut pėr hapjen e kishės katolike, nė vitin 1990. Madje, mė 2 prill 1991, Nikolin Gjonpalaj, ka qenė mė afėr vdekjes se jetės. Ėshtė keqtrajtuar mizorisht nga forcat e errėta tė Sigurimit tė Shtetit. Edhe mė 14 shtator 1998, kur u varros deputeti demokrat Azem Hajdari, i pushkatuar nga diktatura nė mes tė qytetit tė Tiranės, Nikolini, si anėtar i kėsaj partie qė nė themelimin e saj, ėshtė keqtrajtuar. Bile nė atė rast i ėshtė paralajmėruar edhe familja se ndaj saj do pėrdoret dhunė nga forca antidemokratike. Viktimė e hakmarrjes ishte edhe kushėriri i Nikolinit, i quajturi Agim Gjonpalaj, i cili nė Sheshin “Skėnderbej”, nė mes tė Tiranės, u vra mė 3 korrik 1997, nė krah tė Madhėrisė sė Tij, Mbretit Leka i Parė, nė atė miting paqėsor ku legalistėt protestuan pėr vjedhjen e votave, ku nė fakt monarkia nė referendumin e 29 qershorit 1997, pat fituar me rreth 67% dhe ku komunistėt kėtė rezultat e manipuluan nė rreth 38%. Nikolini ėshtė dekoruar edhe nga Presidenti i Shqipėrisė mė datėn 12.12.1995 me Medalje Trimėrie. Nė trazirat e vitit 1997 ky demokrat ėshtė shquar nė ruatjen e institucioneve tė shtetit nga forcat komuniste qė patėn arritur edhe tė hapin depot e armatimit e shpėrndajnė armėt nė popull, veēmas tek pėrkrahėsit e Partisė Socialiste. Edhe vėllai i Nikolinit, i quajturi Paulin Mitėr Gjonpalaj, ėshtė dhunuar shumė herė, bile me rastin e rrėzimit tė bustit tė Enver Hoxhės ka qenė dėnuar 25 vjet burg politik, burg tė cilin nuk e bėri tė plotė, pasi mė 1992 pat ardhur nė pushtet Partia Demokratike. Demokrati Nikolin Gjonpalaj mė datėn 25 prill 1986 ėshtė dėnuar, deri mė 25 dhjetor 1989, si i internuar politik nė Belsh tė Elbasanit. Tezja e Nikolinit, Nusha Marashi ka qenė e internuar nė Tepelenė nga viti 1948 deri nė vitin 1955. Gjithashtu gruaja e Nikolinit, e quajtura Elvira Gramoz Mazelli, pas martese, Gjonpalaj, ėshtė veprimtare e Shoqatės Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990” dhe pjesėmarrėse nė tėrė demonstratat, mė 14 janar 1990, mė 16 qershor 1990, 13 dhjetor 1990, 2 prill 1991, nė krah tė burrit tė vet. Mė 2 prill 1991 Elvira ėshtė rrahur. Por atė ditė shumė gra janė dhunuar aq fort, saqė edhe kanė dėshtuar. Madje me atė rast ka patur edhe padi ndaj presidentit komunist Ramiz Alia. Elvira Mazelli (Gjonpalaj) u shqua nė mbrojtje tė institucioneve shtetėrore nė trazirat e vitit 1997 nga diktatorėt qė pėrmes armėve uzurpuan pushtetin e riinstaluan dhunėn e padrejtėsitė njerėzore. Nė ditėn e varrimit tė Azem Hajdarit, ėshtė rrahur pėr rreth tre orė, pas asnjė arsye ligjore dhe ėshtė paralajmėruar se nėse nuk heq dorė nga aktiviteti politik, do tė zhduket dhe do tė ket pasoja edhe familja e saj. Ėshtė njė kalvar i gjatė persekutimi. Pasi Elvira Mazelli (Gjonpalaj) i pėrket njė familjeje me taban antikomunist, ku gjyshi i saj Saip Mazelli, ėshtė pushkatuar nga regjimi komunist, ndėrsa gjyshja e saj, Pembė Mazelli, ėshtė internuar nė rrethin Krujė, Kamėz-Bellsh, me datė internimi 1945 deri mė 1960 dhe me datė dėbimi 1967 deri mė 30.03.1991. Edhe xhaxhai i babait tė Elvirės, Dulo Mazelli, komandant i Ballit Kombėtar tė zonės sė Jugut, ėshtė pushkatuar nga forcat e regjimit komunist. Kėshtu pra, Nikolin Gjonpalaj dhe gruaja e tij, Elvira, janė dy viktima tė kėtij sistemi diktatorial, ku tė qenit e jetės sė tyre nė rrezik i detyroi tė braktisin Shqipėrinė, vendin e tyre pėr tė cilin sakrifikuan e punuan si demokratė tė shquar.

Sokol Pepushaj

 

Arbitri

“Po tė dojė arbitri, largohen Berisha dhe Nano. Ne e dorėzuam pushtetin nė ’97-ėn, se tha “Arbitri”, se nė tė kundėrt mund ta mbanim...”. As mė pak dhe as mė shumė, kjo ėshtė cituar nga njė intervistė televizive e ish-kryeministrit demokrat, Aleksandėr Meksi. Kjo deklaratė nuk ka nevojė tė lexohet midis rreshtave. Arbitri nė politikėn tonė paska pushtet tė jashtėzakonshėm. Vallė tė jetė kėshtu?!

    Shpesh herė tė bie nė vesh opinioni sipas tė cilit “kėtė X politikan e do dhe kėtė Y politikan” nuk e do “Arbitri” (kupto Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe BE). Nė mė tė shumtėn e rasteve kėto personifikohen nė Berishėn dhe berishianėt, dhe Nanon dhe nanoistėt, pasi tė tjerėt nuk ēojnė peshė. Ndoshta nuk do tė kishte nevojė pėr aq vėmendje sikur tė mbetej nė kėtė nivel, por kur e thotė goja e njė ish-kryeministri, gjėrat ndryshojnė dhe tė shtyn nė mėdyshje: tė jetė e vėrtetė forca e “arbitrit”, apo ėshtė fantazi e politikanėve tanė qė realisht me idetė e programet e tyre politike kanė dėshtuar dhe kėtė dėshtim ėshtė mė mirė t’ua “faturojė” tė tjerėve, mundėsisht tė jetė jashtė kufijve tanė gjeografikė e mundėsisht sa mė larg.

    Duke gjykuar nė kėtė sens ėshtė forcuar dhe njė anė tjetėr e medaljes: politika jonė nuk bėn pa arbitėr. Edhe ky rast “konfirmohet” atėherė kur politikanėt tanė konfliktualė tė regjur e tė ndezur ulen nė tavolinė dhe firmosin pa tė keq nė prani tė arbitrit. Edhe nė kėtė rast shembujt nuk kanė nevojė pėr shumė mund pėr t’u gjetur. I has ēdo ditė nė konferencat e shtypit qė ekspansionojnė ekranet dhe faqet e tij. Nė tė dy rastet “figura” e arbitrit lartohet e pėrmasohet duke krijuar njė “dashuri” midis tij (arbitrit) dhe politikanėve tanė. Kjo dashuri ka ulje-ngritjet e veta si tė njė dashurie tė zakonshme.

    Ėshtė krejt normale qė njė ndeshje, e ēfarėdo natyre qoftė ajo, tė ketė dhe njė arbitėr qė gėzon tė gjitha atributet e “tė paanshmit”, “u jep hakun secilės palė”, “hegjemon nė fushėbetejė” etj. Dhe ky arbitėr normalisht duhet tė jetė njėri prej nesh. Nė politikėn shqiptare ėshtė ekstremizuar prania e tė dy opinioneve: njė palė nuk mund tė ulen me tė tjerėt pa qenė “arbitri”, kushdo qoftė ai, mjafton tė ketė tagrin e ndėrkombėtarėve. (Mund tė jetė edhe ndonjė politikan anonim nga vjen, por pėr ne lartohet si arbitėr). Dhe karta e tij valėvitet mė lart se flamuri kombėtar nė sytė e qytetarėve, paēka se veē militantėve partiakė pak kush do t’ia dijė (shembulli mė i mirė ėshtė indiferenca zgjedhore e viteve tė fundit).

    “E ka thėnė faktori ndėrkombėtar...”, fiksohet nė gojėn e politikanėve. Ec e luaje po deshe. Po e pranove ke vrarė veten me dorėn tėnde! (gjithnjė e kam fjalėn pėr tė ardhmen politike tė politikanėve tanė).

    Pse u dashka qė X ekspert tė vijė nga Afrika e Jugut, p.sh., e tė thotė se keni nivel tė lartė korrupsioni. Po nuk tha ai, po qeveriset mirė(?!) E ēuditshme, por e vėrtetė: shqiptarėve duhet dikush tjetėr, qė nuk jeton nė Shqipėri, t’u thotė se si i kanė hallet, se si duhet tė ecin nė drejtimin e duhur.

    Njė palė tjetėr, arbitri shėrben si justifikim, si njė “shlodhje” para qytetarėve qė i kanė votuar. “Ne e bėmė tonėn, por nuk varet nga ne, thonė ata (arbitrat) ashtu.” Nė fakt pėrligjin mė mirė se kushdo humbjen e votuesve pėr shkak tė varfėrimit tė ideve, programeve, sjelljes nė tė njėjtėn pikė etj.

    Arbitri shėrben edhe si argument pėr tė kėrkuar tek kundėrshtarėt dhe qytetarėt atė qė nuk e arrin me idetė e tjera si politikan dhe gjithashtu si gozhdė ku varin xhaketėn e dėshtimit.

    Gjithkush prej nesh e di si jemi njė vend sovran qė ėndėrron anėtarėsimin nė familjen evropiane. Ky sovranitet permanent sa vjen dhe zbeh nevojėn pėr arbitėr. Dhe vetė arbitrat theksojnė se “problemet e shqiptarėve i zgjidhin vetė shqiptarėt”. Para se ta kuptojnė qytetarėt e kėtij vendi, duhet ta kuptojnė liderėt tanė politikė, kėtė sentencė tė vlefshme pėr tė gjitha vendet demokratike.

    Le tė “kopjojnė” kėta politikanė njė nen tė statutit tė fėmijėve “Ambasadorė tė paqes” tė udhėhequr nga Dom Antonio Sharra, qė kėto ditė po demonstrojnė imazhin real tė Shqipėrisė nė rrugėt e Austrisė: Nė njė debat kėrko bashkėpunim dhe konfliktualitetin. Nė kėtė rast arbitri do tė ishte i tepėrt.

    Dhe nė fund, realisht ekziston njė arbitėr qė “flet”, po rrallė, njė herė nė tre a katėr vjet. Dhe ky ėshtė populli. Nė qoftė se politikanėt tanė nė pjekje e sipėr do t’i japin pushtetin qė i takon kėtij “arbitri”, do tė respektojnė fjalėn e tij nėpėrmjet votės qė jep, atėherė vendi nė familjen evropiane do tė “pushtohet” shpejt. Kjo do tė ndodhė se ka folė arbitri-popull dhe fjala e tij ka shkuar nė vend.

Mark Preēi

 

Njė komb duhet tė jetė i virtytshėm, po tė dojė tė jetė i lirė

Mbas pozicionimit tė gjithė botės perėndimore pa pėrjashtim, pėr gjendjen aktuale nė Shqipėri, ku me tė drejtė u denoncua se krimi ka pushtuar shtetin e ekonominė, apo siē i themi ne, qė kriminelėt bėjnė ligjin, shpejt e shpejt u organizua mbledhja e KPD-sė. Socialistėt duan tė fillojnė avazine vjetėr me deklarata e premtime qė nuk realizohen kurrėn e kurrės. Por kohėt kanė ndryshuar se populli s’ėshtė si rrogtarėt socialistė e shėrbėtorėt e tyre, qė janė gati tė bjerrin Shqipėrinė e tė ardhmen e saj. E siē e thashė mė lart, shumica e shqiptarėve, s’duan t’ia dinė e s’i besojnė mashtruesve klasikė, por tė logjikshėm e koshient se nė Shqipėri duhet tė drejtojė ligji e mirėqenia. Po tentojnė tė organizohen drejt modelit perėndimor, ku atje shteti ėshtė fryti i harmonisė dhe i rregullimit tė idealeve njerėzore tė shkallės shoqėrore e tė drejtave universale, ku tė gjithė qytetarėt pa pėrjashtim, janė tė barabartė para ligjit, etj., etj. Nė kėtė kohė, pėr ne vjen aktuale thirrja e Xhorxh Uashingtonit drejtuar popullit amerikan, qė: “Njė komb duhet tė jetė i virtytshėm, po tė dojė qė tė jetė i lirė”. Por duhet tė kemi parasysh se mbretėrit e mbretėreshat e krimit po luftojnė tė humbin besimin pėr tė ardhmen e Shqipėrisė e kombit shqiptar, dhe ne na del pėr detyrė t’i bėjmė thirrje shqiptarėve qė mos tė humbin besimin, se humbja e besimit ėshtė humbja e lirisė e rrėnimi i kombit, e po ta lejonim kėtė, shqiptarėt do i sundonte tmerri. Pra tė gjithė frymės opozitare sot pa pėrjashtim, i del pėr detyrė tė bėhen misionarėt e ndryshimit rrėnjėsor pėr pėrparim e zhvillim tė kombit shqiptar, se sot ka ardhur dita ku zani i nanės Shqipėri thėrret bijtė e saj ta duan e ta mbrojnė Shqipėrinė e tė ardhmen e saj evropiane.

    Ky ėshtė imperativi i kohės, tė bashkėpunojmė nė shkėmbimin e mendimeve dhe alternativave tė besueshme e tė bėhemi tok shpirtėrisht pėr t’i treguar miqve e armiqve kudo, se shqiptarėt evropianė janė tė zotė ta bėjnė Shqipėrinė e bashkuar tė fortė, madhėshtore e pėrparimtare, tė denjė e fisnike, siē e meriton. Titulli i shkrimit besoj ėshtė shumė domethėnės pėr kėto karagjoz-biēim-pushtetarėsh tė rrezikshėm, prandaj unė iu drejtova Nanos me thėnien shqiptare: Ul mushak se ka njė cak.

    Pėr tė ndėrtuar shtetin e sė drejtės, duhen punėtorė e jo llafazanė e fjalė-mėdhenj, por njerėz me integritet moral e atdhetar tė lartė e nė Shqipėri, shyqyr Zotit, kanė mbetur disa. Pra, kėtyre qytetarėve e politikanėve tė nderuar, i bėj thirrjen time:

    Shpėtojeni Shqipėrinė e shqiptarėt, nga kriminelėt me pushtet politiko-ekonomik, qė kanė zaptuar demokracinė dhe siē e kam thėnė, kėta zullumqarė kapardisen duke u shitur se janė dikushi, pra klasa sunduese. Por ata harrojnė se shumica e shqiptarėve i njeh mirė qė ishin, janė e kanė pėr tė qenė askushi. Kėtyre zullumqarėve, shkodranėt i kanė pagėzuar me emrin “karapushta”, e tė mė falni pėr shprehjen, por me thėnė tė drejtėn, ky ėshtė opinioni i pėrgjithshėm i popullit pėr kėta tipa.

    Pra, ėshtė koha tė bashkohemi me shpirt, me ideal pėr tė ndritur Atdheun tonė. Pra, lėvizjet qytetare, intelektualėt, nacionalistėt, opozita, opinionistėt realistė, duhet t’i prijnė nė betejėn pėr ndryshim, tė prijnė duke flijuar veten e jo tė flijojnė tė tjerėt, atėherė kanė pėr t’i besuar shqiptarėt dhe do i bashkohen kėsaj lėvizjeje pėr pėrparimin e zhvillimin e shqiptarėve.

    Kjo ėshtė alternativa mė e besueshme sot pėr sot, pastaj shohim e flasim.

Hivzi Bushati

Shteti i akuzuar

Qindra dosje tė hapura qėndrojnė nė sirtare tė padrejtėsisė. Vrasje, atentate, rrėmbime e grabitje tė pazbuluara akuzojnė shtetin pėr korrupsion e bashkėpunim. Po bėhen rreth 2 vjet qė atentati kundėr militantit demokrat Kastriot Veshaj mbetet enigmė. Me shpirtin e mbrojtur pėr liri dhe me ėndrrėn e vendosjes sė demokracisė sė vėrtetė, Kastriot veshaj pret tė reagojė shteti. Pėr tė hedhur dritė tė vėrtetė mbi ngjarjen, me dėshirėn pėr tė vendosur kriminelėt nė bankėn e tė akuzuarve, redaksia po rindėrton edhe njėherė ngjarjet.

    Mė 11 janar 2003, nė tė aguar, nė rrugėn nacionale Shkodėr-Lezhė, pikėrisht nė segmentin rrugor tė Torovicės, nė kėtė vend kalimi tė pasigurtė, ku rendi i ėshtė besuar fatit dhe rastit, u shkrua njė faqe e re e dhunės sė pėrditėshme. Kėt radhė autorėt nuk ishin hajdutė, as plaēkitės me maska nė fytyrė, por vrasės profesionistė dhe tė paidentifikueshėm. Duket se motivet kanė qenė politike. Pėr militantin demokrat dhe sindikalistin e orėve tė para, Kastriot Veshaj, data 11 janar rodhi jo si ditėt e tjera. Lajmi i vdekjes sė vjehrrės sė tij nė Lushnjė e detyroi atė tė udhėtonte bashkė me djalin e tij, Marsid, pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė mortore.

    Autorėt e skenarit vdekjeprurės zgjodhėn torovicėn jo pa qėllim, si vend pėr realizimin e atentatit. Torovica, kjo strofkull e piraterisė sė rrugės, ku mbizotėron pasiguria, tmerri, plaēkitja, dhunimi, ku siguria e jetės sė udhėtarit ėshtė pjesė e lojės sė fatit, jepte mundėsinė e maskimit tė atentatit me pektin e vrasjes ordinere, gjoja si aksident rrugor. Po pse duhej tė vritej Kastriot Veshaj? Kastriot Veshaj ėshtė njė nga zėrat mė protestues tė qytetit, njeriu qė nuk hesht dhe thotė tė vėrtetėn hapur, njeriu qė lufton tė keqen, qė ējerr maskėn e mafies politike tė pushtetarėve. Por kjo protestė shqetėsonte pushtetarėt me xhepat plot dhe me shpirtėrat e zbrazur, ata qė nuk njohin turpin dhe kodin e moralit, zyrtarėt e damkosur nė korrupsion dhe trafiqe. Por pushteti duhet tė sundojė pa handralla. Dhe pėr tė realizuar kėtė duhen mbytur manifestimet, duhen vjedhur votat, duhen falsifikuar rezultatet e zgjedhjeve, pėr ndryshe… lamtumirė privilegje… lamtumirė korrupsion… lamtumirė trafiqe, dhe kėshtu herė pas here pushteti bėn kurbane qė tė mbijetojė. Kėtė radhė regjia e krimit nė fokusin e goditjes ka projektuar Kastriotin, njė atentat pa plumab, njė aksident tė zakonshėm automatikisht aq tė rėndomtė nė realitetin shqiptar, pėr ta eliminuar fizikisht. Dhe ja nė kufirin e ndarjes sė natės me ditėn, autovetura me tė cilėn udhėtonte Kastriot Veshaj sulmohet dhe ai goditet pėr vdekje nga njė kamion i ngarkesave tė rėnda me targa tė padukshme. Goditet njė herė dhe autovetura pėrpėlitet nė rrugėn me gropa, tentohet pėr ta goditur tė dytėn herė, por manovrimet e shoferit bėnė qė autovetura t’i shpėtojė pėrmbysjes, por sulmi i tretė ishte fatal. Pėr pasojė shoferi Fatmir Hafizi vritet nė vend, Kastriot Veshaj plagoset shumė rėndė dhe bie nė gjendje kome duke luftuar midis jetės dhe vdekjes, ndėrsa djali i tij, Marsid Veshaj, thyen klavikulėn. Dhe autorėt e padukshėm tė atentatit kanė kohė tė ikin nė drejtim tė pa ditur duke lėnė nė grykėn e Torovicės jehonėn e kėmbanave tė vdekjes.                                                                                                             

Ermal Shpori

 

Mjaft aktivistė tė PD-sė detyrohen tė lėnė atdheun nėn frikėn e kėrcėnimit tė jetės

Zgjedhjet e ardhshme nė Shqipėri po afrohen. Pėrvoja ka treguar se zgjedhjet janė bėrė nėn kėrcėnimin e armėve. Kėshtu socialistėt pėrpiqen me ēdo kusht qė tė ruajnė fitoren e pushtetin e tyre. Metodat e tyre ndaj anėtarėve e komisionerėve tė PD janė tė njohura me njė strategji tė studiuar si presione, keqtrajtime fizike e manipulime tė votės. Do tė kujtojmė zgjedhjet e 12 tetorit 2003, ku nė zona tė ndryshme pati manipulim e kėrcėnime e deri duel me vdekje mes komisionerėve. Nuk do tė harrojmė ngjarjen e komisionerėve tė komunės Hajmel, z.Mark Zadeja, nė cilėsinė e kryetarit tė komisionit e Paulin Pani, anėtar komisioni e dy anėtarėt e majtė z. Z.P. dhe z.T.L., kur shkonin pėr dorėzimin e procesverbalit nė KQZ nė Shkodėr tė shoqėruar nga forcat e policisė. Nė fshatin Juban janė ndaluar nga njė veturė ku personat e armatosur kanė kėrkuar tė fallsifikojnė procesverbalin e fituar nga kandidati i PD. Me gjithė kėrcėnimin e armėve, z.Pani e z.Zadeja nuk kanė pranuar tė preket vota e lirė dhe nė kėto rrethana ėshtė qėlluar me armė zjarri Paulin Pani, i cili ėshtė plagosur rėndė. Duke parė situatėn, z.Mark Zadeja nėn kėrcėnimin e armėve ėshtė detyruar tė fallsifikojė procesverbalin nė favor tė kandidatit socialist. Megjithėse forcat e policisė ishin tė detyruara t’i mbronin ato nuk kanė ndihmuar aspak, pėrkundrazi ishin bashkėpunues ndaj kriminelėve, tė cilėt i kanė shoqėruar nė komisariat anėtarėt e djathtė. Mė 30 tetor 2003, banesės sė z.Mark Zadeja i vihet dinamit, ku forca shpėrthyere ia shkatėrron plotėsisht. Megjithėse drejtuesit e PD nė Shkodėr kanė denoncuar ngjarjen pranė organeve pėrkatėse nuk ėshtė marrė asgjė parasysh. Nė kėto kushte anėtarėt e militantėt e Partisė Demokratike po largohen nga vendi pėr t’iu larguar sa mė shumė rrezikut pėr jetėn, gjė e cila nuk ėshtė nė favor tė Partisė Demokratike, as zhvillimit tė vendit tonė.

Zef Nika

 

Nėpėr jetėn private tė njeriut mė tė hekurt tė politikės shqiptare

Ish-Presidenti I pas postkomunist, Kryetari I Partisė Demokratike, Sali Berisha ka pranuar te rrwfejw mbi jetwn e tij private. Tw tregojw pwr fwmijwrinw  e tij, pwr vitet si student, pwr njohjen me bashkėshorten e tij, pwr hyrjen nw politikw, pwr takimin e parw me kundwrshtarin e tij tw pwrjetshwm Nanon

Cila ka qenė familja juaj?

“Unė kam lindur nė njė familje fshatare nė rrethin ku jetoja, e mesme nga pikėpamja ekonomike, thellėsisht patriotike. E angazhuar nė mundėsinė e saj, nė tė gjitha pėrpjekjet kombėtare, nė njė familje, nė tė cilėn punohej me vend. Prindėrit e mi, pasi mbyllnin ditėn e punės, darkonin dhe dilnin punonin, duke shfrytėzuar dritėn e hėnės”.

Pse ndodhte kjo?

“Kjo ndodhte pėr shkak tė sezonit dhe pėr shkak tė vendosmėrisė sė tyre qė tė mos u dėmtohej asgjė, por ēdo gjė tė punohej nė kohė. Edhe sezoni sillte punėra, tė cilat duheshin tė bėheshin”.

Po fėmijėria juaj, si ka qenė? Flas pėr momentet e para kur njeriu fillon tė bėhet koshient.

“Fėmijėria ka qenė njė pėrkujdesie totale dhe njė dashuri absolute nga motra. Ishte gjashtė vjet mė e madhe se unė dhe mė pėrkushtonte mua, pothuajse tė gjithė ditėn e saj. Duke filluar qė me mėsimin. Mė mėsonte, jo vetėm vjersha, por edhe kėndim e shkrim, meqėnėse ajo ishte nė shkollė. Fishta ka qenė nė familjen time, mė i dashuri, por edhe vjersha tė tjera. Ajo ishte si njė tutore, por shumė e dashur, shumė e lidhur me mua. Pastaj nė shkollė nuk kam patur ndonjė problem se jam futur nė klasė, pasi kisha mėsuar shkrim qė nė moshėn 5 vjeēare dhe lexoja. Nėna ka qenė e rreptė dhe kėrkuese. Babai ka qenė jo i rreptė dhe me babėn kam pasur njė harmoni shumė tė madhe. Nė shkollė kam qenė i pėrkushtuar, por edhe i stimuluar. Babai stimulonte ēdo sukses timin. Stimuli ishte njė dhuratė e vogėl nė mėnyrė tė vazhdueshme, i cili nuk ėshtė se nuk lozte rol. Lexoja. Kam lexuar shumė. Kam qenė i gjallė. Nuk kam qenė fėmijė problematik, sepse unė kisha njė dashuri pėr tė mėsuar, por edhe njė dashuri pėr tė luajtur dhe ndodhte qė nė prill apo mė herėt, fillonim notin nė pellgje. Nuk kam lėnė pellg tė asaj zone pa notuar. Dy gjėra ishin pasionet e fėmijėrisė time: leximi dhe vrapimi. Nuk kishte pishina, po kishte pellgje, nė tė cilat notonim me dhjetra herė pėr t’u kalitur. Nuk kishte hipodrome, por kishte lėndina alpine shumė herė mė tė mėdha se hipodromet. Nuk kishte palma, po kishte pisha. Nuk kam lėnė shpellė pa eksploruar, majė pa u ngjitur. Nuk kam qenė i shquar nė sporte, pėrveēse nė vrapim me kuaj. Nė lojra tė tjera kam qenė pothuajse mediokėr”.

Deri nė ēfarė moshe keni vazhduar tė studioni nė fshatin tuaj?

“Kam mbaruar 7 vjeēaren. Pas saj mė doli njė bursė pėr nė Bashkimin Sovjetik se nė atė kohė marrėdhėniet ishin ende tė lėkundura, por jo tė ndėrprera. Natyrisht, ma morėn pa rėnė nė tokė. Nuk ma dhanė. Mė thanė se do tė ishte pėr diplomaci”.

A ėshtė e vėrtetė se ju keni vazhduar njė vit nė shkollėn e Medresesė?

“E vėrtetė ėshtė qė kam vazhduar 4 vjet, por jo shkollėn e Medresesė. Nė ndėrtesėn ku ishte Medreseja, ishte dhe shkolla e Mjekėsisė”.

Duhet tė jeni ndjerė shumė keq nė momentin kur ju’a morėn bursėn?

“Jo dhe aq keq, sepse nė atė moshė egzistonte njė ambiguitet pėr largimin nga vendi dhe nga familja, por edhe kėnaqėsi kisha tė shkoja. Sidoqoftė, nuk e pėrjetova me njė trishtim tė madh. Mė ofruan pėr shkollė mjekėsore nė Tiranė”.

Pse zgjodhėt mjekėsinė dhe jo letėrsinė?

“Pasioni im mė i zjarrtė ishte letėrsia. Nė atė kohė ishin tė pakta gjimnazet me konvikte dhe nuk mund tė siguroja gjimnaz me konvikt. Por, dua tė them njė gjė, pavarėsisht se unė nuk shkova dot nė gjimnaz e tė merrja rrugėn e letėrsisė, nė kėtė shkollė, 80 % tė kohės sime unė e kisha me letėrsinė, me mėsuesit e letėrsisė, me leximet pėr letėrsinė. Programi mjekėsor ishte skematik dhe i varfėr. I pėrballueshėm shumė thjeshtė. Program substancial ishte programi i letėrsisė, i latinishtes. Gjithnjė kam pasur mėsues tė shkėlqyer. Qė nga mėsuesi i klasės sė parė. Kam pasur njė raport shumė tė veēantė me ta. Nė shkollė tė mesme kam pasur njė mėsues letėrsie, njė personalitet tė vėrtetė nė gjuhėn shqipe dhe nė fushėn e gramatikės”.

Sa e vėshtirė ishte pėr njė djalė 13-14 vjeēar, tė lindur dhe tė rritur nė njė vend tė hapur nė natyrė dhe nė njė rreth relativisht tė izoluar si Tropoja, qė tė vinte nė Tiranė?

“E vėshtirė, sepse komunikimi ishte mjaft i vėshtirė”.

Sa orė udhėtonit pėr tė ardhur nga Tropoja nė Tiranė, nė atė kohė?

“Nė atė kohė mund tė udhėtoje 12 orė dhe ishte njė udhėtim mjaft i vėshtirė. Shkėputeshe nga familja dhe i nėnshtroheshe njė jete kolektive nė konvikt qė absolutisht mė kujtonin nė ēdo gjė romanet e Dikensit. Njė ushqim i pakonceptueshėm. Muajin e parė, jo vetėm qė ndryshoi krejtėsisht ushqimi, por ajo qė mė bėnte pėrshtypje ishte supa, e cila nuk ishte njė specialitet i kuzhinės nga vija dhe mbante erė pishė. Unė nuk kuptoja se ē’ndodhte. Nuk e haja. Kur pas njė muaji e gjysmė mė thotė njė shoku im: E zbulova pse vjen erė pishė. Uji me tė cilin pėrzjenin kazanin ishte pishe dhe pastaj u lutėm qė t’i linin. Ose ngriheshim nga ora 5 e gjysnmė e mėngjesit, sepse menca ishte me dy turne. Por, nė kėto vėshtirėsi, jo tė pakta, tė cilat tė pėrballnin me hidhėsinė e dimrit tė ftohtė, me ushqime fillimisht tė paparanueshme. Tė gjitha kėto kishin aspektin tjetėr, tė kolektivitetit, tė miqėsisė sė fėmijėve. Mė e bukura, mė e mira. Tė njė dashurie pėr njėri-tjetrin”.

Keni qenė fėmijė i shoqėrueshėm?

“Po, kam shkuar mirė me shokėt e mi. Nuk i ndiqja veprimtaritė e tyre. Ata mund tė ishin mė polivalent se unė nė jetėn e tyre, kurse unė ndiqja libra. Kisha njė shok shumė tė ngushtė qė shihte ēdo film dhe ai mė pėrzgjidhte filmat. Ai ishte i abonuar qė tė shihte ēdo film. Por, kishim njė harmoni shumė tė madhe dhe asgjė nuk mbetet nė memorie mė nostalgjike se sa miqėsia e shkollės sė mesme”.

Si ishte Tirana e viteve ‘60? A kishte ardhur momenti qė ta kuptonit qė jetonit nė njė regjim represiv?

“Kur unė kam ardhur nė Tiranė nė vitin 1958, Tirana kishte ende shenjat e tregut. Pėr shembull, rruga e Dibrės ishte e tėra e mbushur me butikė. Rruga e Barrikadave ishte me butikė luksi, private, me bizhu, me lokale pėr ushqim. Ishte Pazari i Vjetėr me restorante tė mrekullueshme pėrsa i pėrket shijes. Me njė gatim tė shkėlqyer. Mė vonė u kaluan nė kooperativa artizanati. Kishte njė furnizim. Pastaj Tirana u pėrtha dhe ato xhame dyqanesh u mbyllėn me kompensato. U shkretua tėrėsisht. Tirana involuoi jo nė drejtim tė zhvillimit, por nė raport me tregun shkoi drejt njė regresi shumė tė madh”.

Po jetėn kulturore dhe intelektuale tė Tiranės, a kishit mundėsi ta ndiqnit?

“Shumė herė e kam menduar dhe e mendoj atė periudhė. Mund ta krahasoj me jetėn tek “Emri i Trėndafilit” tė Umberto Ekos. Duke qenė se koha egzistonte, pėrpjekje tė mėdha bėnim pėr tė gjetur libra. Ata ishin gjėja mė e rėndėsishme. Por, edhe libra gjenim. Unė lexoja njė vit rresht Dostojevskin nė gjuhėn ruse. Gjuha e parė qė kam mėsuar nė shkollė tė mesme ishte rusishtja. Nga fundi i shkollės sė mesme kam filluar frėngjisht. Kam mėsuar edhe nė vitin e parė tė fakultetit frėngjisht, pastaj anglisht. Gjuhėt ishin njė domosdoshmėri. Po tė marrėsh fėmijėrinė ose rininė, janė njė univers nė vetvete. Rri dhe mendoj filmat. Shumė vėshtirė tė shihje njė film tė mirė. Kurse sot jetohet njė kohė tjetėr, por edhe njė shans i madh pėr kėtė gjeneratė, e cila ka mundėsi formimi shumė mė tė shpejtė, shumė mė tė fuqishme se sa kishte gjenerata ime”.

Gjatė kohės qė ju ishit konviktor i shkollės sė mesme apo student i Fakultetit tė Mjekėsisė, a jeni ndjerė i pėrbuzur nga jeta intelektuale e Tiranės pėr hir tė faktit qė vinit nga njė province, e aq mė tepėr nga veriu?

“Jo, nuk jam ndjerė. Unė kam qenė njė njeri shumė i lidhur me kulturėn, me artet. Frekuentoja dhe kam pasur lidhje me shumė shkrimtarė. Nė njė farė mėnyrė, jam njeri qė kam ndjekur pasionet e mia. Kam dashur shumė letėrsinė, por kam vendosur qė nė fėmijėrinė mė tė hershme qė tė mos shkruaj. Kam shkruajtur vjersha dhe tregime dhe e kam kuptuar mediokritetin e shkrimeve tė mia. Arrija ta kuptoja se i  lexoja dhe e shikoja qė ishin tė stisura nga mendja dhe nuk kishin ndjenjė. E lija. Njėherė shkrova dhe e rishkrova disa herė njė tregim. E kuptova qė ishte i stisur dhe u betova tė mos shkruaj mė dhe e konsideroj atė njė nga vendimet mė tė rėndėsishme qė kam marrė nė jetėn time. Ndonėse mora kėtė vendim, ruajta gjer nė vit tė tretė tė fakultetit, dėshirėn pėr tė vazhduar letėrsinė. Pastaj, kur mbarova vitin e dytė tė Fakultetit, aty pata shkenca qė mė tėrhoqėn shumė dhe mė qetėsuan shpirtin, qė unė do tė ndjek mjekėsinė dhe nuk do tė ndjek letėrsinė”.

Jeni penduar qė nuk vazhduat letėrsinė?

“Jo, nuk jam penduar. Edhe 100 herė po tė kisha zgjedhur, nuk do tė kisha zgjedhur gjė mė tė bukur se mjekėsia”.

A mbani mend ndonjė bashkėstudentin tuaj, me tė cilin keni ruajtur raporte miqėsore deri mė vonė?

“Shumė. Kam patur studentė tė shquar, me njė kapacitet tė jashtėzakonshėm dhe sot janė nėpėr botė”.

Pas mbarimit tė Universitetit, ku u vendosėt, ku u punėsuat?

“Me tė mbaruar Universitetin, u emėrova asistent nė Fakultetin e Mjekėsisė. Shumė dėshirė kisha pediatrinė dhe ndiqja me shumė interes Selaudin Bekteshin, njė kollos i vėrtetė i mjekėsisė shqiptare dhe qė ka patur njė kontribut shumė tė madh. Ishte e pamundur tė kaloja nė katedrėn e pediatrisė, kam kaluar nė katedrėn e fiziologjisė patologjike dhe me angazhimin e Ylli Popės, edhe nė kardiologji, gjė e cila ishte shumė e dashur pėr mua. Fiziologjia patologjike ishte njė lėndė teorike jo shumė e thjeshtė”.

Kur u anėtarėsuat nė Partinė e Punės dhe pse?

“Jam anėtarėsuar nė PPSH pas pushtimit tė Ēekisė mė 1969. Mund tė them se njė ngjarje, e cila mė ka ndikuar thellėsisht ka qenė pushtimi i Ēekisė. E ndiqnim me shumė interes “Pranverėn Ēeke”. Nuk mund tė them se unė isha intelektual nė atė kohė, isha student. E kam pėrjetuar me shumė kėnaqėsi prishjen me Bashkimin Sovjetik, sepse kishte njė lloj rusifikimi shumė tė neveritshėm nė atė periudhė. Po tė marrim gjuhėn tonė, ajo ka neurologjizma neolatine dhe njė mori e tėrė shqiptarėsh qė shkuan tė studionin nė Moskė, filluan tė introduktojnė neurologjizma sllave. Nuk mund tė them se nuk kisha njė ndikim familjar pėr shkak tė Kosovės. Padiskutim qė ai ishte. Kėshtu qė, ishte gjithnjė shpresa se ndarja me BS do tė na ēonte drejt Perėndimit. Dhe ky ka qenė njė faktor i dytė qė mė ka nxitur tė anėtarėsohem. Asnjė faktor tjetėr pėr njė pozicion timin, sepse unė pozicionin e kisha nga vetja ime. Megjithatė, unė jam mbajtur nė Fakultet nė njė katedėr thelbėsore, kam patur njė grup kolegėsh tė shkėlqyer, tė zotė, tė aftė. Sepse pasi u prishėm me rusėt, filloi njė lloj hapje. Transmetohej “Mami Blu”. Ose filluan tė shfaqen filma italianė. Nė fakt, ishte njė zhgėnjim i tmerrshėm, sepse ne shkuam drejt Revolucionit Kulturor Kinez dhe riprodhuam atė revolucion, por tanimė tė sfazuar, tė spostuar shumė nė kohė, nė mėnyra shumė tė egra dhe shumė tė shėmtuara”.

A keni besuar ju sinqerisht tek komunizmi apo e keni parė anėtarėsimin nė PPSH dhe si njė mundėsi pėr njė karrierė?

“Absolutisht nuk e kam parė si njė mundėsi pėr karrierė, sepse unė e kam patur njė karrierė. Nuk kam besuar tek komunizmi, kam besuar tek shtysa qė mund tė bėhej pėr tė ecur drejt hapjes. Me atė formim qė kisha, isha shumė i vendosur, sepse flitej se do tė na pushtonin. Flitej Shqipėria, e dyta pas Ēekisė. Kėtė unė e konsideroja apokalipsin dhe kam qenė jashtėzakonisht i pėrkushtuar nė njohuritė e mia ushtarake modeste, por doja tė bėja atė qė do tė bėnte njė qytetar kundėr pushtuesit, sepse ishte shumė e pėrhapur ideja se do tė pushtohej Shqipėria pas Ēekisė. Nuk ėshtė se unė kam qenė antirus, por kam qenė totalisht pėr njė orientim tjetėr”.

Kur ka qenė momenti i parė qė keni dyshuar seriozisht tek regjimi komunist?

“Kam dyshuar menjėherė pas Pleniumit tė IV-t. Ai ishte rrėnimi i tė gjitha atyre pak aspiratave. Ai ishte njė faqe e zezė. Ismaili shkroi “Dimrin e Vetmisė sė Madhe” dhe vepra e tij u bė njė objekt debati ndėr mė primitivėt. “Ta djegim, tek kjo shtyllė ta djegim, tek ajo shtyllė”. Tė gjitha i menaxhonte diktatori, i cili nga njė anė hiqej sikur po i pėrballonte, e nga ana tjetėr priste koka. Pastaj sulmoi dhe Rilindjen Kombėtare, sulmoi klasikėt e muzikės. Filloi njė dramė e madhe kombėtare”.

Flisnit me miqtė tuaj nė kėtė drejtim?

“Flisnim me njėri-tjetrin dhe mund tė them se nė atė kolektivitet ku kemi qenė, censurė nuk kemi patur. Jemi hapur. Mund tė kemi diskutuar ēfarėdo qė tė donim me njėri-tjetrin”.

Kur e keni njohur gruan tuaj?

“Gruan time e kam njohur studente. Ka qenė studentja ime, por pėr etikė pedagogu, pasi ka mbaruar vitin e studimit me mua, unė kam bėrė demarshet e mia. Por, jo gjatė vitit qė i kam dhėnė mėsim”.

Ishin tė vėshtira demarshet?

“Mesatarisht. Shumė tė vėshtira jo, por jo gjatė vitit qė i kam dhėnė mėsim. Kam ruajtur etikėn e pedagogut”.

Mbas gjithė kėtyre viteve, a jeni i kėnaqur nga jeta juaj familjare?

“Jam shumė i kėnaqur. Unė jam i bindur se nuk i ka humbur kurrė “tik-taket” jeta. Kur “tik-taku” i orės ka jetė tė plotė, nuk ka pse tė mos jesh i kėnaqur”.

Nė atė kohė, a kanė qenė femrat njė pasion i jetės suaj?

“Pasion i papėrmbajtur kanė qenė librat”.

Kjo do tė thotė se me femrat ka qenė i pėrmbajtur?

“Tani njeriu nuk mund tė ketė pasur shumė pasione tė papėrmbajtura. Librat i kam lexuar shumė. Mund tė lexoja qindra faqe nė njė ditė”.

Veē mjekėsisė dhe librave, cilat kanė qenė pasionet e tjera? Si e mbushnit jetėn tuaj?

“Ecja ka qenė njė pasion real. Nė Tiranėn e asaj kohe, nė mėnyrė konstante, pothuajse ēdo natė kryqėzoheshim nė Bulevard me Ismail Kadarenė. Shfrytėzoja ēdo moment pėr tė ecur. Kam qenė shumė i fortė nė ecje”.

Cila ka qenė jeta e njė mjeku nė Shqipėrinė e viteve ‘70-’80? A ka qenė pjesė e privilegjuar e asaj kohe?

“Unė nuk e konsideroj se ka qenė pjesė e privilegjuar njė mjek, pasi ka qenė njė pėrkushtim ndaj asaj qė ėshtė dhimbja mė e madhe njerėzore, ndaj tė sėmurit dhe sėmundjes. Kolegėt e mi dhe unė, nė mėnyrat mė tė pėrsėritura, mund tė kalonim 18 orė, 24 orė dhe nė rastet edhe mė shumė, pa lėvizur tek shtrati i tė sėmurit. Mos harro se krijohet njė raport njerėzor shumė i fuqishėm mes mjekut dhe tė sėmurit dhe mjeku pėrjeton grahmėn e tė sėmurit me njė dhembshuri tė madhe. Unė personalisht nuk mund ta vlerėsoj si privilegj. Pėrkundrazi, e vlerėsoj si njė pėrkushtim dhe pasion tė madh. Asgjė nuk e vret mjekun mė shumė se gabimi i tij, mirėpo e ka shumė problem tė mos gabojė, sepse ka njė kosto tė jashtėzakonshme. Pra, nga ana tjetėr mund tė them se ėshtė privilegj se kemi dalė jashtė. Por, jemi kthyer. Kurrė nuk mė ka shkuar nė mendje qė tė arratisem. Do tė kthehem tek i sėmuri, do tė kthehem tė punoj. Edhe ky ka qenė njė dimension i jetės sė mjekut”.

A keni qenė ju pjestar i grupit qė mjekonte personalisht Enver Hoxhėn?

“Kurrė. Shtypi shkruan shumė gjėra, por unė s’kam qenė kurrė anėtar i atij ekipi. Kolegėt dhe miqtė e mi, kanė qenė. Nuk kam qenė pėr faktin e thjeshtė se ai e pėrcaktonte vetė ekipin dhe s’ka kėrkuar tė vizitohet nga unė dhe nuk e kam vizituar kurrė, asnjėherė. Por, nė rast se do tė kishte kėrkuar, absolutisht qė do ta vizitoja. Ka njė kod, tė cilin e quajnė “Betimi i Hipokratit”, qė e detyron mjekun tė shėrbejė me ndėrgjegje ēdo qenie njerėzore tė sėmurė”.

A e keni njohur personalisht Enver Hoxhėn?

“Nuk e kam njohur. Kam njohur punonjėsit e tjerė, si Hysni Kapon, pėr tė cilin kam qenė mjek. Jam thirrur nga Fakulteti pėr t’u pėrkujdesur. Simon Stefanin, Haki Toskėn, kam takuar disa herė Ramiz Alinė, jo si pacient. Por, nuk kam pranuar tė shkėputem nga Fakulteti dhe e kam dashur shumė atė. Kam qenė shumė i lidhur edhe me tė sėmurėt, edhe me studentėt”.

Sa ka ndikuar origjina nė karrierėn tuaj tė mėpasme?

“Nga familja kam trashėguar karakterin e punės. Kanė qenė shumė punėtorė prindėrit e mi. Ajo ėshtė njė trashėgimi shumė pozitive qė kam patur prej tyre. Nuk mund tė them se ata mė kanė ndikuar mua nė karrierėn time mjekėsore. Nė karrierėn time mjekėsore mė ka ndikuar shumė pasioni im pėr njeriun. Se asgjė nuk ka mė qendror se sa njeriu dhe si mjek ndoshta ėshtė fusha nė tė cilėn futesh mė thellė nga ēdo fushė tjetėr nė psikologjinė njerėzore. Njeriu ėshtė psikologjia. Ka njė atraksion tė brendshėm shumė tė thellė nė kėtė aspekt. Pastaj, mund tė them se kardiologjia ėshtė nga disiplinat mjekėsore, pothuajse e saktė”.

A e mendonit nė vitet ’80 se jeta juaj do tė kulmonte nė njė karrierė tjetėr, atė politike?

“Kurrė. Kam menduar qė tė dal kundra regjimit, sepse isha i bindur qė nuk kisha bėrė atė qė do tė bėja. Unė kisha qenė njeri qė kisha shėtitur, kisha njohur edhe nė lexime, vlerat e shoqėrive perėndimore. Kisha arritur nė njė pėrfundim, qė ēdo lloj opsioni tjetėr ėshtė mė mirė se sa tė durosh. Kam patur vėshtirėsitė e mia, sepse pėr disa rrethana mė duhesh qė tė bėja njė sistemim tė familjes pėrpara se tė merrja njė vendim. Vendimin e kam marrė bashkė me fėmijėt dhe gruan. Ka qenė viti 1987. Unė nuk toleroj mė. Pėr mua ėshtė mė mirė ēdo zgjidhje tjetėr se kjo dhe ka qenė njė debat disa mujor dhe nė familje e kanė pranuar plotėsisht”.

A ishte politika njė pasion?

“Absolutisht jo. Ishte thjeshtė pėr t’u kundėrvėnė. Dhe nuk kam menduar kurrė se do tė merresha njė ditė me politikė. Por, situata ishte dramatike. Unė isha mjek. Shkoj nė Peshkopi dhe vendosa tė ndėrtoj njė sallė reanimacioni atje. Ē’tė shoh. Me dhjetra tė sėmurė telagėr. Sėmundje qė karakterizon njė formė urie tė vėrtetė. Sėmundja e bukės sė misrit. Kur individi nuk ushqehet dot me asgjė tjetėr, veēse me bukė misri. E pakonceptueshme. Nė mėnyrė tė pėrditshme konstatoja sėmundje tė kequshqyerjes. Pra, situata u bė e patolerueshme, ndaj dhe unė kisha vendosur qė tė dilja kundėr. A do ta arrija? Jo. Por, i bindur se ēdo variant tjetėr ishte mė i mirė se ai qė kisha. Ēdo gjė mė ishte zverdhur. Njė pasion i jashtėzakonshėm qė kisha pėr punėn, tani puna mė dukej e huaj. Nuk e kisha mė atė pasionin e parė. Dhe fillova gradualisht. Nė fillim tė ’88, njė nga skenat mė qesharake qė unė kujtoj pėr veten time. Del njė vendim i Komitetit Qendror pėr tė lejuar kecin dhe qengjin. Dhe ata bėjnė njė mbledhje tė gjerė. Ngrihem unė dhe duke pėrdorur minimumin proteinik (ėshtė njė koncept, sipas tė cilit, ēdo individ duhet tė marrė njė sasi tė caktuar proteinash, pėr tė mos pėrdorur proteinat e trupit tė vet. Nė atė periudhė shumica e shqiptarėve nuk e merrnin atė. Populli dhe kombi shkonte drejt plakjes sė parakohshme) bėj njė diskutim mbi gjysmė ore mbi rėndėsinė e tij dhe duhet tė kthehemi tek lopa. Pas meje ngrihet njė tjetėr dhe thotė: “Jo, kėto janė pikėpamje tė gabuara, se nga lopa do tė shkojmė nė kapitalizėm”. Ngrihet Sul Kodra dhe thotė: “Ne jemi dakort, duhet tė kthehet lopa”. Ishte njė gjė e pakonceptueshme. Ku kishim rėnė, nė ēfarė niveli dhe i gjithė diskutimi nė atė mbledhje, mbi dy orė, dhe ushtima ishte e diskutimit pėr lopėn”.

Po nė vitin 1990, sepse pas takimit qė Ramiz Alia ka pasur me intelektualėt, ėshtė folur qė ju kishit bėrė disa tentativa pėr krijimin e njė force opozitare?

“Jo, absolutisht. Asnjė tentativė. Nė vitin ’90, pata mundėsi falė miqve tė mi, tė botoj nė gazetėn “Drita”, “Intelektuali dhe koha”, njė shkrim i cili, mė pas mori dhenė. U botua nė “Le monde diplomatique” dhe isha i vendosur ta vazhdoja kėtė. Natyrisht, nuk duhet menduar se fillimi i vitit ’90 ishte njė fillim shpresėdhėnės, sepse egzistonte njė teori qė Shqipėria do tė mbetet si Kuba. Kishte njė konformizėm tė padiskutueshėm nga ana e inteligjencės. Mė 20 qershor, Petrit Skendi mė njofton, bashkė me redaktorin e revistės “Shkenca dhe Jeta”. “Do tė bėjmė njė diskutim pėr revistėn”, mė thotė. “ Mirė”, i them, “por, po tė vij, do tė diskutoj siē e kam mendjen vetė”. Tani, nė tėrėsi ne ishim njė kolektivitet miqsh, tė fushave tė ndryshme dhe unė fillova me pluralizmin. Kjo revistė do tė mund tė mbijetojė vetėm nė qoftė se bėhet pluraliste. Pse unė mbroja pluralizmin e mendimit? Kisha njė ide qė kjo shoqėri, tmerrėsisht komuniste, duhet tė pėrjetojė fazėn e pluralizmit tė mendimit dhe ngrihem nė kėtė takim dhe fola pėr pluralizmin e tė drejtat e njeriut. Kėrcitėn karriget dhe tre-katėr u larguan nga mbledhja nė njė shenjė proteste pėr termin qė unė pėrdora, pėr termin “pluralizėm”. Unė vazhdova i pa shqetėsuar, e mbylla fjalėn time dhe pastaj shkruaj njė artikull tė dytė qė u botua nė gazetėn “Bashkimi”. Por, para saj, u zhvillua takimi me Ramiz Alinė. Njė ditė para takimit mė kėrkon njė instruktor i Komitetit tė Partisė, Gėzim Halili, nė mos gaboj, dhe thotė qė ke njė ftesė, se bėhet njė takim me intelektualėt nė Pallatin e Kongreseve me Ramiz Alinė. Me Besnik Mustafajn takuam edhe Ismail Kadarenė tek Pallati i Kulturės. U gėzova qė u ftova. Shkova nė shtėpi dhe bėra gati njė deklaratė. Tani, a do mund tė flisnim, kėtė nuk e dija. Megjithatė, mendova se kėtė rradhė do ta shfrytėzoj pėr tė bėrė njė deklaratė dhe fiksova si qėllim kryesor tė deklaratės sime, kėrkesėn pėr heqjen e nenit tė Kushtetutės, nė tė cilėn shpallet Partia Komuniste hegjemone. Kėtė e kishte bėrė Saharovi para dy-tre vitesh nė Rusi, sepse nė fakt ai ishte neni shtyllė i diktaturės, nė tė cilėn bazohej ajo. Shkuam nė takim. Filloi fund e krye njė demagogji 45 minutėshe dhe e mbylli qė ēdo qėndrim tjetėr ėshtė anti-socialist e antishqiptar. Nė pushim, isha me Qemal Sakajevėn dhe i them: “Unė do ta lexoj deklaratėn atij. Po s’ma dha fjalėn, unė do t’i them, kam njė deklaratė pėr tė lexuar”. Kthehemi nė sallė. Muntazi (Dhramo), i thotė: “Shoku Ramiz, problemi ėshtė se pėr shkak tė informacioneve, njerėzit thonė se nė Malin me Gropa janė 50 varre”. Muntazi e ēliroi situatėn. Pastaj, filluan debatet. Pėrpara kisha njė demagog, ndaj tė cilit nuk kisha asnjė shpresė. Shumė vetė kishin besuar se ky do tė bėnte ndryshime. Ky njeri kishte veshur mantelin e Nexhmije Hoxhės. Ky qeveriste ē’i thoshte Sofua dhe Nexhmija. Nuk ishte i lirė. Nuk kisha asnjė iluzion se ky do tė bėnte reformė. Diskutuam pėr lirinė e mediave, pėr lirinė e shtypit, lirinė e mendimit. Ramizi mė tha: “E kuptoj, vėnien fitoren e njė force politike”, thashė unė. “Kurrė, s’ka pėr tė ndodhur” tha. Foli edhe Ismaili, foli Napolon Roshi. Pastaj e mori, e redaktoi librin. Nė tėrėsi gjėrat i la, por rregulloi frazat e veta. E botoi librin, se i thotė Sofua qė po qarkullojnė thashetheme se tė kanė mundur intelektualėt. E sjellin librin nė Fakultet. Aty kisha njė rrėshqitje mishi nė kurriz dhe njė dhimbje tė jashtėzakonshme dhe merrja doza tė mėdha ilaēesh. i zbehtė dhe me djersė nė mbledhje. I gjithė preokupimi ishte se ai qė lexonte, kujtonte se unė e kisha nga leximi. Kur vjen tek kjo frazė (pluralizėm) dikush i’a pret nga salla: “Dale. Lexoje edhe njėherė atė frazė”. E lexoi. “Kaq, s’ka nevojė mė shumė. Tė gjithė jemi me Saliun”, i thotė”.

T’ju bėj njė pyetje delikate. Bėhet fjalė pėr angazhimin tuaj nė lėvizjen e studentėve qė mė solli dhe angazhimin me PD-nė. Ka disa versione. Vetė zoti Alia ėshtė shprehur qė ju ka ftuar atė natė nė banesėn e tij pėr t’ju ēuar si njė mediator tė mundshėm qė t’i qetėsonit dhe t’i kthenit nė shkollė studentėt. Si ka ndodhur realisht ky moment?

“Kam qenė i deleguar i Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė pėr Evropėn nė njė uorkshop, tė organizuar nė Toskana nga Kėshilli i Evropės. Jam kthyer nga kjo mbledhje nė Itali, tė shtunėn. Kam dalė tė dielėn. Kisha lėnė njė takim pėr kafe nė darkė me Kujtim Ēashkun dhe Besnik Mustafajn tek 15-katėshi. Duke pirė kafe, asnjėri nuk dinte gjė, vjen Qemal Sakajeva me Pėllumb Baten dhe me dikė tjetėr. Mė thotė: “Studentėt mbrėmė kanė dalė nė demonstrata, i kanė rrahur, kanė arrestuar nė 2 tė natės”. U gėzova. “Ngrehuni, - u them kėtyre tė dyve, - ne duhet tė shkojmė”. Jemi nisur tė tre, edhe kafet i kemi lėnė. Kam arritur tė penetroj me ta pas shumė kohe nėpėr njė rrugicė qė ėshtė pėrtej Televizionit Shqiptar. Kemi dalė pėr fatin tonė, nė ballė tė tyre. Studentėt ishin tė vendosur midis Liceut dhe Rezidencės sė Ambasadorit italian. Rrugės kam takuar Mehmet Elezin. Mė thotė: “Ku po shkon?”. Mehmeti kishte kėrkuar qė nė shkurt, nė mėnyrė eksplicite, pluralizmin politik nė mbledhje organizate, pėr ēka edhe e transferuan. Kalojmė nė ledhin pėrtej rezidencės  dhe po sodisnim. Studentėt brohorosnin: “Poshtė Dinastia”. Aty kam parė pėr herė tė parė Azem Hajdarin, i cili ngrihej mbi supet e studentėve. Pas 10 minutash, jo mė shumė, kanė bėrė njė ndėrhyrje brutale, mizore kundra tyre. I kanė rrahur dhe dėrmuar nė njė mėnyrė shumė tė egėr. Ishte njė skenė shumė dramatike. Pas rreth 7-8 minutash, ata u shpėrndanė dhe unė u them: “Keni bėrė njė ndėrhyrje barbare. Unė do t’ju denoncoj. Unė do tė njoftoj gjithė botėn pėr aktin barbar, sepse kėta nuk po bėnin asgjė, pėrveēse parrulla”. Mė thanė: “Jo, na gjuajtėn me gurė”. Asnjė gur, s’kishte gurė fare. Ishte krejt  pastėr aty. I them: “Besnik tė shkojmė pas studentėve se ka tė plagosur me siguri, t’i ndihmojmė”. Shkuam tek konviktet e para. Mė panė dhe erdhėn e u grumbulluan. Mė thonė: “Ne tė kemi kėrkuar”. U thashė se nuk di asgjė. Mė thonė: “A do tė bėhesh ti pėrfaqėsuesi ynė”? “Jo, - u them, - unė pėrfaqėsoj veten time. Ju pėrfaqėsoni veten tuaj”. Mė thonė: “A mund tė interesohesh pėr shokėt tanė qė janė nė spital?” “Po. Kudo qė tė jenė nėpėr spitale dhe do tė kujdesemi pėr ta”, i thashė unė. Mė thanė: “A mund tė kujdesesh pėr ata qė janė nė burg?” “Jo, nė burg nuk njoh njeri”, u thashė. Mė thonė: “Pse nuk bėhesh ti pėrfaqėsuesi ynė?” U them: “Unė ju mbėshtes ju, por unė dua tė shoh ēfarė synimesh keni”. Mė treguan historinė qė i kishin rrahur, pasi ishin takuar me Ramiz Alinė. I them Besnikut tė shkojmė tė interesohemi pėr tė burgosurit. “Ku?”, mė thotė Besniku. “Nė Komitet tė Partisė. T’u themi qė lirojini”, i them unė. Se si na u dha dhe u themi: “Ose lirojini, ose nė ora 3 tė gjithė studentėt do tė jenė nė Sheshin Skėnderbej”. Kėtu nė fakt, nuk kishim ndonjė marrėveshje me studentėt. I liruan, por nuk ishin shumė. Tani na thotė Roberti, nė orėn 5 kemi njė mbledhje, kėtu nė Komitet tė Partisė. “Po, vij”, i them unė. Shkuam nė mbledhje. Ishte njė mbledhje shumė e keqe. Diskutohej pėr tė futur trupat, pėr tė mbyllur Universitetin. U them se nėse pėrdorni forcėn, do ta zhysni vendin nė njė luftė civile, sepse nuk ju lė kush ju, qė tė gjakonsi fėmijėt e vet. Nga e gjithė Shqipėria do tė vijnė, plus janė qindra  e mijėra qytetarė qė ndodhen me studentėt. Me studentėt duhet vendosur dialogu dhe kjo ėshtė e vetmja rrugė qė mund tė jap pėr zgjidhje. Mbėshtetja aty ishte shumė e pakėt. Ishte njė person, i cili tha : “Unė jam dakort me shokun Sali”, por rezulton se kishte qenė pak i dehur. Nė kėtė mbledhje vjen Xhelil Gjoni dhe thotė: “Tė kėrkon shoku Ramiz”. Thotė Besniku: “Ku?” “Ku tė dojė”, i them unė. Shkojmė drejt e nė shtėpinė e tij. Unė i them: “Studentėt i keni rrahur, pasi i ke takuar. Nuk e rreh kush dėrgatėn nė botė, as nė Kanun, as nė ligj, asnjėherė. Kanė ardhur dhe i ke nxjerrė njerėzit pėr t’i rrahur”. Mė tha: “Po, se i morėn revolen oficerit”. Inskenime meskine. Thotė: “Unė jam dakort tė takohem me ta”. Unė i them: “Unė pėrfaqėsoj veten time. Unė atyre do t’u kėshilloj tė vendosin dialogun, tė zgjidhim me dialog, por ėshtė shumė e rėndėsishme qė kėrkesat e tyre tė merren seriozisht”. Tė jem i sinqertė, kėrkesat saktėsisht nuk i dija deri nė atė moment, sepse ishin disa grupe qė nuk ishin shumė tė qartė. Marr Besnikun dhe shkojmė drejt e nė Qytetin “Studenti”, nė njė lokal aty. Takoj grupin kryesor tė tyre. Ishte Azemi. I them: “Ēfarė kėrkesash keni. Kam ardhur t’ju shpreh qė Ramiz Alia ju pret”. Mė nxjerrin njė listė me kėrkesa. I them: “Hiqini tė gjitha kėto pika dhe merruni me pikėn pėr pluralizmin”. Shpjeguan pastaj incidentin se si i kishin rrahur. U ktheva nė shtėpi. Tė nesėrmen studentėt u pėrqėndruan nė pluralizmin politik, dėnimin e fajtorėve. I kristalizuan nė mėnyrė tė shkėlqyer kėrkesat, me njė guxim shumė tė madh. Krijuan pėrfaqėsinė e tyre. Mė thanė: “Do vish?”. U thashė: “Ju pėrfaqėsoni veten tuaj, unė veten time”. Shkuan tek Ramiz Alia. Njė rol shumė tė rėndėsishėm kanė luajtur shkollat ushtarake, sepse u bė njė pėrpjekje e hapur pėr tė futur studentėt ushtarak kundėr civilėve. Ata, jo vetėm refuzuan, por thanė ne jemi me ta. Dhe ajo ishte njė goditje shumė e rėndė pėr nomenklaturėn”.

Po me PD si u angazhuat?

“U kthyen nga takimi me Ramiz Alinė. Deklaroi se do krijojė parti. Me njė pjesė tė kėsaj dėrgate, jo tė gjithė, jemi futur nė katin e 2 tė njė godine. Kemi diskutuar dhe kemi vendosur tė krijohet PD. Ėshtė vendosur emri pas debateve. Kanė qenė Besniku, Preē Zogaj, Arben Imami etj, dhe u la qė tė nesėrmen tė bėhet njė miting i madh dhe tė shpallet partia. U njoftuan studentėt pėr kėtė. I njoftuam pėr rezultatin. U krijua nga ora 11 apo 11:30 e darkės”.

Ju patėt deklaruar nė atė kohė qė menjėherė pas vendosjes sė pluralizmit do tė ktheheshit pėrsėri nė spital. Pse nuk u kthyet mė kurrė?

“Ramiz Alia bėri njė fjalim, nė tė cilin na shpalli armiq dhe shpėrndau kasetėn. Ai fjalim mė ka ndikuar shumė qė tė mos u ndahem atyre armiqve, sepse shpalli armiq. I them edhe Besnikun dhe Kujtimit qė ne nuk pėrmbahemi mė prej tyre, me kėtė qėndrim qė u shpall, sepse mblodhi Komitetin e Partisė dhe lėshoi njė fjalim tė tipit ultrastalinist. Unė kisha njė gjakftohtėsi tė plotė dhe nuk kisha asnjė impresion prej tyre. Kėshtu qė, vendosa pėrfundimisht qė tė mos ndahem mė nga studentėt”.

Jeni takuar mė me Ramiz Alinė qė nga ajo kohė?

“Po. Jemi takuar kur ėshtė rrėzuar busti. Tė gjitha takime politike. Por, nė atė moment, edhe dy miqtė e mi treguan mirėkuptim pėr atė vendim, qė ne s’duhet t’u ndahemi studentėve dhe duhet tė qėndrojmė me ta”.

Ishte dhe fillimi i njė karriere tjetėr, karrierės politike, apo jo?

“Tė them tė vėrtetėn, karrierėn e mjekut vetėm mekanikisht e mbaja, sepse e kisha lėnė pėr arsye se unė kisha vendosur tė dilja kundėr dhe ai vendim ishte pėr t’u ndarė me kardiologjinė”.

Cilat ishin idetė tuaj kur u angazhuat nė politikė dhe kur e patė se po shndėrroheshit nė njė nga liderėt e opozitės shqiptare tė asaj kohe?

“Ato qė mungonin: liritė dhe tė drejtat e njeriut. Ky ishte thelbi”.

Si ishte emocioni i momentit qė u bėtė Presidenti i parė post-komunist i Shqipėrisė? Dhe nė tė vėrtetė, Presidenti i parė i zgjedhur me vota tė lira, pas pothuajse 67 vjetėsh nė Shqipėri.

“Imagjinoni njė njeri, i cili bėnte fushatėn dhe u thoshte njerėzve kur i bėnin pyetje, qė kėto qė pyesni do t’i mėsojmė, sepse janė procese tė panjohura, sepse ne ishim i vetmi vend nė Evropė me njė superkolektivizėm total. Kishte njė shkretėtim tė madh nė koncepte, kėshtu qė vėshtirėsitė ishin tė mėdha, pėrkushtimi ishte total”.

Para vitit 1990, e keni njohur zotin Nano?

“Zotin Nano e kam takuar pėr herė tė parė nė njė debat qė organizoi Spiro Dede nė gazetėn “Zėri i Popullit”, ku kemi shprehur pikėpamjet pėr hapjen e vendit, ekonominė, pėr probleme shoqėrore”.

Ky ishte takimi juaj i parė me tė?

“Ky ka qenė takimi im i pare”.

Mund tė mė thoni nėse e keni ende nė mend se cili ka qenė impresioni juaj nga ky takim?

“I hekurosur, i stisur. Aspak i lirshėm. E ka ruajtur edhe sot. Njė njeri qė shtiret”.

Gjatė viteve qė keni qenė President i Republikės, ka pasur mjaft kritika ndaj jush nė aspektin qė jeni parė si njė President deri dikur represiv ose i ashpėr. A i pranoni kėto akuza?

“Mendoj se ato ishin vitet nė tė cilėt liria mori dimensionet mė tė mėdha. Por, nė pėrpjekjen time mė tė madhe, unė jam pėrpjekur t’i kontribuoj pluralizmit, edhe gjatė atyre viteve. Nuk kishte nė ato vite njė shtyp qė ėshtė sot. Kishte padira dhe paditė ndaj shtypit janė marrėzi tė vėrteta. Nė mėnyrė absolute nuk kishte asnjė tendencė pėr ta nėnshtruar shtypin me mjete, si sot, financiare apo tė tjera. Ato vite kam patur njė problem shumė serioz. Ato kanė patur njė defiēit tė madh opozitar. Pse? PPSH me emėr tė ri, nuk kishte softin e tė bėrit opozitė. Mendoj se opozita mė e vėrtetė ka qenė shtypi, nė atė periudhė. Ai shtyp qė ishte dhe unė nga kjo e kam vlerėsuar shumė dhe e vlerėsoj. Tani, ėshtė normale qė pėrgjegjėsitė t’i mbajė kryesori dhe absolutisht i kam mbajtur dhe do t’i mbaj. Po tė mė pyesėsh mua se ēfarė ke ti njė lloj keqardhje, e kam pikėrisht tek qėndrimi ndaj pėrgjegjėsisė, i njerėzve. Mendoj se nė njė shoqėri tė qytetėruar, secili merr pėrgjegjėsinė e tij. Nė mėnyra tė pėrsėritura u kėrkoja ministrave tė mos padisnin gazetarėt. “Bėni pėrgėnjeshtrime”, u thoja. Mirėpo a mundet qė unė t’i pengoja ata tė padisnin? Absolutisht nuk i pengoja dot dhe kam qenė kategorikisht kundėr, sepse pėrbėnin ligjin dhe defiēiti kulturor ishte njė aspekt tjetėr”.

Cilat kanė qenė momentet mė tė vėshtira tė karrierės suaj si President i Republikės?

“Momente shumė tė vėshtira kanė qenė fillimi, kur ishte njė pranverė me dyqane tėrėsisht bosh, ku tallonat, gjysmėn e tyre se jepnin dot. Ku bashkėshortja ime shkonte pėr tė marrė me tallon si tė tjerėt dhe merrte mė shumė sharje dhe kthehej pa marrė, sepse e bėnin tė pėrgjegjshme pėr mungesėn e saj. Ka qenė vėrtet njė pranverė shumė e vėshtirė, sepse pati njė moment vonimi nė ndihma. Moment i vėshtirė ka qenė periudha e parakrijimit tė Qeverisė sė Pajtimit Kombėtar. Nė kohėn kur bėheshin tratativat dhe krijuan njė qeveri”.

Gjatė kėtij momenti tė vėshtirė tė 1997-tės, a ka pasur momente kur keni pasur frikė?

“Tė them tė vėrtetėn, jo”.

Po pėr tė ikur, keni menduar?

“Kurrė. Nuk kam menduar as nė diktaturė e as pas saj tė largohem nga ky vend dhe kurrė nuk largohem”.

Ndėrkohė, ndiheshit i kėrcėnuar?

“Nė politikė, rreziqet janė pjesė e saj. Nė njė periudhė mund tė jenė mė tė mėdha, nė njė periudhė mė tė vogla, por kur ke vendosur tė qėndrosh, unė mendoj se ato do t’i kalosh. Nuk them se kam treguar ndonjė trimėri tė madhe, por nuk jam trembur”.

A mbetet ende njė pasion profesioni juaj i parė, mjekėsia?

“Jo, nuk mbetet njė pasion, por njė dashuri e paharruar”.

A keni kohė tė lexoni?

“Jo, nuk lexoj. Lexoj vetėm ato qė botohen nė gazetat e mėdha, sepse duhet t’i ndjekėsh dhe nuk jam nė gjendje t’i ndjek. Nuk kam kohėn e duhur”.

A i kushtoni kohė familjes?

“Qė kur kam mbaruar Fakultetin dhe pasi jam martuar, unė mund tė them se kam patur kėtė regjim pune qė kam sot. Kam patur njė ditė tė zgjatur gjithnjė, e kam ndjekur si rregull midis orės 1 dhe 2. Kemi qenė tė dy mjekė dhe nė kėtė aspekt ka pasur njė mirėkuptim total pėr vetė profesionin”.

A e kanė ndjerė fėmijėt mungesėn tuaj?

“Mungesėn edhe mund ta kenė ndjerė, por si rregull fėmijėt nuk flinin tjetėr kund, veēse nė shtėpi. Fėmijėt kanė mbaruar Universitetin nė Shqipėri. Tė vetmin vendim qė unė u kam imponuar fėmijėve, ka qenė qė tė mbarojnė studimet nė Shqipėri”.

A jeni i kėnaqur me rrugėt qė kanė marrė nė jetė?

“Plotėsisht. Por, nuk ua kam imponuar. Qė tė dy kanė bėrė zgjedhjet e tyre dhe unė jam shumė i kėnaqur”.

Ju si baba keni qenė i rreptė?

“Jo shumė. Kur nuk arrita t’u imponoj profesionin, s’besoj  se kam qenė i rreptė”.

Si ka mundėsi qė ju keni pasur njė ditė tė tillė tė gjatė, nė kohėn qė ju gjithmonė drekoni apo darkoni nė shtėpi?

“E kam njė rit tė pandryshueshėm. Siē mund tė ketė ndonjė mik i imi qejf restorantet, unė kam kėtė. Unė kam njė shok qė ėshtė i apasionuar pas restoranteve. E kundėrta ime”.

A jeni tunduar ndonjėherė nga luksi?

“Absolutisht jo. As nga luksi as nga pasuria. Pse? Shumė thjeshtė. Unė kam qenė kardiolog dhe nė qoftė se unė do tė kisha zgjedhur kėtė rrugė, unė do tė kisha qenė, nuk po them shumė i pasur, por mė mirė se sa njė politikan qė jam sot. Nė qoftė se do tė kisha parė politikėn si njė mjet pėr t’u pasuruar unė do tė isha neveritur totalisht prej saj dhe nuk mund ta konceptoj. Unė kam pasur shumė mundėsi tė vazhdoja kardiologji. Kryeministri i parė nė Evropė qė kam takuar ka qenė Helmut Kol. Dhe ēfarė mė tha kur e mori vesh se isha kardiolog: “Si ka mundėsi qė merreth me politikė, sepse kėtu njė kardiolog merr disa herė mė shumė se unė si Kancelar”.

Nuk e keni ndjerė tė nevojshme ndonjėherė pasurinė? Njeriu ka nevojė, qoftė edhe si njė garanci nė jetėn e tij.

“Tė krijosh pasuri duke qenė nė politikė ėshtė njė gjė shumė e pamoralshme, shumė e papastėr dhe pėrveē rrogės qė merr dhe honorarėve qė marrin jashtė politikanėt, unė nuk mund tė kuptoj qė mund tė krijosh pasuri tė tjera”.

Kush ka qenė politikani qė ju ka frymėzuar nė karrierėn politike?

“Ėshtė Uinston Ēurēilli, Ronald Regan, Theēeri, por mund tė them edhe dy persona tė tjerė, Xhorxh Bush i ati. Pėr mua ėshtė njė gjeni Ēurēilli, i cili ka kontribuar nė mėnyrė tė jashtėzakonshme me vendimet e tij pėr Llftėn, Regan me Perandorinė e tė keqes, Bushi me rėnien e Murit (tė Berlinit)”.

Nė qoftėse do tė kishit mė shumė kohė, me ēfarė do ta shpenzonit?

“Me leximin, as qė diskutohet. Mė vjen keq se tani interneti mė ka modifikuar klasicizmin e leximit, sepse nė internet me klikimet dhe navigimin, tė thith”.

Intervistoi Blendi FEVZIU

 

Lufta kundėr dhunės brenda dhe jashtė stadiumeve nė vendet e Evropės Juglindore

    Vendet tona takohen nė kėtė Tavolinė tė Rrumbullakėt pėr tė informuar dhe shkėmbyer praktikat produktive nė lidhje me njė ndėr fenomenet mė tė ndjeshme negative tė aktiviteteve sportive.

    Fenomeni i violencės nė tė gjithė vendet juglindore nuk ka qenė i shfaqur nė pėrmasa problematike pėr vetė sistemin centralizues.

    Periudha e tranzicionit solli shumė ndryshime sociale dhe sigurisht ka shfaqur shenjat negative tė shtimit tė rasteve, krahasuar me periudhėn para tranzicionit.

    Institucionet sportive tė Shqipėrisė kanė qenė koherentė me tė gjitha sugjerimet qė institucionet ndėrkombėtare kanė dhėnė pėr konceptimin dhe drejtimin e sportit me kėrkesat e kohės.

    Ka pėrkrahur dhe implementuar tė gjitha rekomandimet qė Kėshilli i Evropės ka inicuar pėr parandalimin e fenomenit tė dhunės nė aktivitetet sportive brenda dhe jashtė stadiumeve. Ka ratifikuar Konventėn Evropiane Kundėr Dhunės nė Sport nė vitin 1998.

    Nė Ligjin pėr Sportin, i miratuar nė vitin 1996, ėshtė parashikuar njė kapitull i veēantė, pėr parandalimin e dhunės nė aktivitetet kombėtare, si dhe sanksionet pėr kėtė fenomen. Pėr tė qenė konkret nė lidhje me kėtė tematikė, po paraqes disa pjesė tė legjislacionit pėr tė shprehur para jush rėndėsinė qė i jep institucioni i sportit shqiptar fenomenit tė dhunės.

- Gjatė veprimarive sportive tė tė gjitha niveleve ose gjatė transmetimit publik nė mjediset ku ato zhvillohen, ndalohet provokimi me karakter politik, social, racial, fetar ksenofob, qė synojnė nxitjen e urrejtjes e dhunės ndaj pjesėmarrėsve nė veprimtarinė sportive ndaj spektatorėve.

- Ēdo shfaqje e dhunės nė kuptimin fizik ose moral nė drejtimin e gjyqtarit, sportistėve pjesėmarrės nė veprimtari dhe spektatorėve, qoftė tė ushtruar prej tyre, dėnohet sipas dispozitave tė Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė.

- Ndalohet mbajtja dhe pėrdorimi nė mjediset sportive i fishekzjarreve dhe i armėve tė tė gjitha llojeve.

- Ndalohet pėrdorimi dhe tregtimi i pijeve nė mjediset sportive.

- Tė gjithė personat qė veprojnė nė kundėrshtim me kėtė dispozitė dėnohen sipas sanksioneve nė fund tė kėtij ligji.

- Personi qė merr pjesė nė veprimtarinė sportive nė cilėsinė e gjyqtarit ėshtė i paprekshėm.

- Ai konsiderohet si person zyrtar pėrfaqėsues i federatės pėrkatėse sportive.

- Ēdo cėnim a tentativė pėr cėnimin e personit qė merr pjesė nė veprimtarinė sportive me cilėsinė qofshin ato morale a fizike nga personat pjesėmarrės nė veprimtarinė sportive apo spektatorė, konsiderohen cėnim i personit zyrtar dhe ndiqet sipas Dispozitave tė Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė.

- Ruajtja e rendit publik ėshtė kompetencė e Ministrisė sė Brendshme. Ēdo person fizik a juridik qė organizon veprimtari sportive ėshtė i detyruar tė njoftojė 15 ditė para zhvillimit tė veprimtarisė organin e Ministrisė sė Brendshme, nė territorin nė tė cilin do tė zhvillohet veprimtaria. Nė rast tė kundėr, organizatorėt dėnohen sipas sanksioneve tė kėtij ligji.

    Pėr sa mė sipėr, kėto janė disa nene tė Ligjit Shqiptar tė Sportit nė kapitullin e “Dhunės nė Sport”.

    Nė sistemin sportiv shqiptar janė 26 federata dhe dhjetėra shoqata tė cilėt kanė parashikuar nė statutet e tyre funksionimin e komisioneve tė gjykimit dhe disiplinės, tė cilat kanė dhe rregulloret e funksionimit tė tyre.

    Pranė Komitetit Olimpik Kombėtar funksionon komisioni i “Fair Play”, ku nėpėrmjet lėvizjes olimpike, sidomos me tė rinjtė e shkollave promovon e propagandon qė nė aktivitetet sportive por edhe si spektatorė, tė paraqesin kulturė dhe njė “fair play”.

    Gjithashtu promovohen dhe sportistė qė gjatė karrierės sė tyre sportive kanė qenė shembull i njė “fair play”.

    Sigurisht qė ky fenomen ėshtė i ndjeshėm nė lojėn e futbollit, ku dhe pjesėmarrja e spektatorėve ėshtė masive. Federata Shqiptare e Futbollit, federata mė e madhe nė sistemin sportiv shqiptar, qė ka 17 mijė anėtarė tė liēensuar tė tė gjitha moshave, superiore, kategoria e parė, kategoria e dytė dhe kategoria amatore e cila pėrbėn numrin mė tė madh tė anėtarėve.

    Nga komisioni i gjykimit dhe disiplinės tė kėsaj federate na jep tė dhėna se fenomeni i dhunės tek sporti i futbollit nuk ėshtė problematik jashtė stadiumeve por brenda nė fushė. Kush janė shkaqet?

1. Niveli i gjykimit tė ndeshjeve

    a. Kualifikimi i gjyqtarėve

    b. Korrupsioni i gjyqtarėve

    c. Shpėrblimi material i gjyqtarėve

2. Infrastruktura e papėrshtatshme

    Nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit janė:

- 250 gjyqtarė tė liēensuar qė gjykojnė tė gjithė grup-moshat

- 2 gjyqtarė janė tė liēensuar nga FIFA

- 10 asistentė tė liēensuar nga FIFA

    Sipas konstatimeve, niveli i gjyqtarėve lė pėr tė dėshiruar. Ka vėshtirėsi nė rekrutimin e gjyqtarėve tė rinj qė kanė formim teknik. Janė ofruar edhe gjyqtare femra tė cilat kanė mbaruar kurse kualifikimi, por akoma ka vėshtirėsi nė mentalitetin e komunitetit sportiv. Mosnjohja e rregulloreve tė gjykimit, shkak pėr gjykim jo profesional. Komisioni i gjykimit organizon 2 herė nė vit kurse tė detyrueshme kualifikimi pėr gjyqtarėt, por kontingjenti qė afrohet ėshtė nė nivelin formues tė pakėnaqshėm. Stimulimi i gjyqtarėve nė njė ndeshje ėshtė rreth 90 euro.

    Gjykimi i njėanshėm i ndeshjeve, i shitjes sė tyre, ēon nė lindjen e konflikteve. Konfliktet lojtar-gjyqtar, lojtar-lojtar, kanė qenė problematikė ndonjėherė dhe seriozė tek ekipet e tė rinjve. Ky fenomen haset mė shumė nė kategoritė e dyta. Por shkaqet pėr konflikte janė dhe infrastruktura e papėrshtatshme ku zhvillohen ndeshjet, tė cilėt nuk plotėsojnė standardet teknike.

    Komisioni i disiplinės stimulon ekipe dhe individė pėr “fair play” si dhe dėnon me sanksione individė dhe ekipe qė kanė shfaqur e pėrsėritur raste konfliktesh. Shpall gjyqtarin mė tė mirė tė vitit nė ndeshjet futbollistike.

    Disa tė dhėna pėr sezonin e fundit futbollistik, 2003-2004:

- 65 raste gabimi i arbitrave

- 37 raste janė sanksione me vlerė monetare

- 28 ndėshkime disiplinore

- Nė kategoritė superiore e tė parė janė 126 kartona tė kuq dhe 1197 kartona tė verdhė.

    Tė gjithė kėto sanksione janė nė vlera monetare tė cilat kalojnė nė buxhetin e federatės.

    Nė periudhėn e parė tė tranzicionit, pėr shkak tė ndryshimeve tė herė pas hershme tė situatave politike, pati zbrazje tė theksuar tė stadiumeve tona, si nė ndeshjet kombėtare dhe ato ndėrkombėtare dhe minimizoi ndjeshėm rastet e shfaqjes sė dhunės nė sport jashtė stadiumeve.

    Megjithėse kėto 3-4 vitet e fundit stadiumet tona janė mbushur me sportdashės, tė cilėt mbėshtesin ekipet e tyre tė zemrės, pėrsėri nuk ka raste violence pėr t’u evidentuar.

    Nė ndeshjen e eliminatores Shqipėri-Angli, pėr Kampionatin Evropian, qė u zhvillua nė Tiranė nė 2003, nuk shėnoi asnjė incident nga tifozėt anglezė, qė u vlerėsuan nga shtypi ndėrkombėtar si njė ndėr rastet e rralla.

    Kohėt e fundit, me pėrmirėsimin e rezultateve tė kombėtares sonė, vihet re nė disa raste qė disa media po influencojnė negativisht duke nxitur tifozllėkun e sėmurė tė shoqėruar edhe me nacionalizėm.

    Shkak pėr njė rritje tė mundshme tė shfaqjes sė dhunės nė sport janė bastet dhe llotaritė sportive, tė cilat sa vijnė dhe marrin pėrmasa tė konsiderueshme nė qarkullimin e vlerave monetare. Ky fenomen ėshtė i ri pėr vendin tonė dhe akoma nuk ėshtė krijuar njė kuadėr ligjor i plotė qė tė monitorojė saktė kėtė aktivitet.

    Pėr ta pėrfunduar kėtė diskutim para kolegėve tė nderuar tė sportit, ju falėnderoj pėr vėmendjen dhe shpresoj qė eksperienca jonė tė kontribuojė sadopak nė minimizimin e shfaqjeve tė dhunės nė sport.

Millan Vaso

Drejtor i Drejtorisė sė Sportit nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve

 

Boga, afėr Perėndisė e larg Qeverisė

-Reportazh-

Ėshtė njė ditė gri, fund shtatori. Malet e kanė kryet nė re e retė tė duket se kanė prekur qiellin. Tė ngjan se ndodhesh nė njė amfiteatėr madhėshtor qė nuk mund ta ndėrtojė kurrsesi dora e njeriut. Perėndia ėshtė treguar i “ngeshėm” me kėtė vend qė ata qė nuk e kanė vizituar u duket se janė nė pėrrallė. Edhe klima ka ndryshuar fort pas atyre pesėmbėdhjetė kilometrave qė kemi lėnė mbrapa nga Dedajt. Ndjen freski qė mund tė kthehet shpejt nė tė ftohtė sapo zbret nga makina. Ajri ėshtė i pastėr sikundėr natyra dhe bimėsia e shumėllojshme. Tė ngjan se ecėn mbi njė qilim tė gjelbėrt. Atje, majė maleve, tė thonė se jeton njė borė dhjetėra shekullore dhe qindra bimė medicinale e kafshė tė egra. Lloj-lloj shpendėsh po qė po. Nė ato male kanė patur strehėzėn zanat e malit e shtojzovallet. Nė ato male kanė shkruar histori jetese e sakrifice, trimėrie e ndershmėrie malėsorėt qė pėrgjatė shekujve kanė jetuar me krye lart, njėlloj si shkrepat. Nė ato male janė pėrkundur djepe, janė kėnduar kėngė, janė pritur miq si rrallėkund, por ama asnjėherė qeveritė nuk janė kujtuar tė investojnė, ta bėjnė pjesė organike tė kryeqendrės sė veriut shqiptar, Shkodrės, qė edhe kjo e fundit e meriton. Udha deri atje ėshtė njė ferr i vėrtetė. Por gjithsesi, deputeti i zonės, Lekė Ēukaj, mė sė fundmi kish bėrė tė lėvrohen fondet pėr asfaltimin e rrugės jo vetėm deri nė Bogė, por deri nė Dukagjinin e largėt.

 

***

Bogianėt kishin festėn e Shėn Mėhillit, pajtimtarit tė tyre. Konaqet janė plot e pėrplot me miq, bija, kumari e shoqėri. S’ka shtėpi qė nxjerr tym e nuk ka njė bagėti nė hedh. Shumė prej tyre pjekin nga dy-tri tė tilla. Kjo festė ėshtė festuar prej shekujsh. Thuhet tė paktėn nė tre shekujt e fundit. Edhe nė kohėn e diktaturės komuniste, bogianėt kanė festuar kėshtu si sonte, pavarėsisht pasojave. Shtrohen sofrat e pėrreth tyre burrat e gratė. Sipas zakonit pyeten pėr tė rejat qė nuk dihen nga miqtė e anasjelltas. Tregohen histori, legjenda, anekdota. Bėhen hoka e kėndohen kėngė tė traditės shqiptare. Shtėpia ku bujtėm ne ėshtė njė kullėl e njohur brez pas brezi, ku i zoti i shtėpisė, Dedė Marku, megjithėse ka vite qė nuk jeton, ka lėnė nė respektin e tė gjithėve emrin e vet. Ai, pėrgjatė diktaturės ka kryer detyrėn e shėrbestarit tė Zotit. U ka vėnė kurora kishtare tė gjithė vendalinjve, kurora qė i ka njohur edhe kisha pas rrėzimit tė komunizmit e legalizimit tė fesė. I biri, Luigj Rakaj, ka tė drejtė tė thotė qė kjo festė na ndihmoftė bashkė me vėllezėrit myslimanė, pasi tė parėt e tij i kanė mėkuar dashuri e miqėsi qė festohet shekull pas shekulli bashkė me ta. Shqiptarėt e vėrtetė kėshtu janė. Kjo kullė e shumė tė tjera kėshtu janė. Malėsorėt bogianė kėshtu janė. Vjen njė moment kur emigrantė, megjithėse nuk janė aty, kanė lėnė porosi tė filmohet, tė dėrgohen kasetat e tė ēmallen. Tė shohin miqtė qė kanė nderuar konakun e tė parėve, tė dėgjojnė edhe fjalėt e gjithsecilit qė ka dėshirė tė thotė diēka. Dhe ky vend i vogėl ka shumė emigrantė. Nga 650 banorė qė kanė qenė para vitit 1990, sot ka vetėm 540, dhe tė kemi parasysh se malėsorėt kanė shumė fėmijė. Por kanė emigruar. Kanė emigruar, e vendin e njerėzit e vet nuk i kanė harruar. Tė tėrė kanė dėrguar para pėr festėn, pasi ndihma sociale qė u jep ky i ashtuquajtur shtet ėshtė vetėm 500 lekė nė muaj.

    Kuvendime tė tilla, kėngė e gėzim ėshtė e mbushur kjo natė qė tė duket e shkurtėr. S’ka shtėpi qė tė mos ketė mbi dhjetė miq. Por miqėsia e madhe vjen nė tė nesėrmen. Kthehet bukė pėr ta katėr apo pesė herė. Bogianėt janė bujarė e njerėz tė mirė.

 

***

Nė ditėn e festės, Boga, qė ka kaluar njė natė pa gjumė, ėshtė e mbushur plot e pėrplot kostume nusesh e vajzash, vegla e tinguj muzikorė. Aty nė lėndinėn e madhe, nė oborr tė kishės ēohet njė meshė, ku mė shumė dominon lutja pėr emigrantėt, pasi jo pushteti, por emigrantėt kanė dėrguar paratė edhe deri pėr orkestrėn. Njė spektakėl vėrtet i bukur artistik. Mark Nikolla, ai qė drejton spektaklin, fton nė skenė, sipas zakonit, shtatė malet. Mund tė kėndohet aty nė skenė edhe sipas dėshirės sė gjithkujt pa prishur aspak bukurinė e programit. Kėngė tė traditės, kėngė pėr jetėn e punėn, humor i kėndshėm, valle e poezi malli nga emigrantėt, bėjnė tė dėgjojnė me vėmendje jo vetėm gjithė ata njerėz, por edhe tė oshėtijnė malet pėrreth, sa tė ngjan se njė gėzim i tillė pėrcillet si oshėtimė deri atje larg, nė Kosovė.

    Festa vazhdon e gjatė edhe pas koncertit, pasi sėrishmi Boga shtron sofrėn pėr miqtė. Sofra tė tilla shtrohen vetėm nė Shqipėri, vetėm prej shqiptarėve, mė konkretisht...

Sokol Pepushaj

 

Haberret e akshamit nė gazetėn “Shqipėria Etnike”

Kryeministri Nano nga Amerika e largėt “vendos” tė “ndėrrojė” popull

Kryeministri socialist, Fatos Nano, gjatė muajit shtator (2004) pasi mori pjesė nė njė sesion rutinė tė OKB-sė, kishte planifikuar njė takim me lobin shqiptar nė Amerikė. Mirėpo asnjė shoqatė e shqiptarėve atje nuk pranoi tė takohet me z.Nano dhe pėrkundėr kėsaj nė New York shqiptarėt demonstruan ndaj tij, duke e quajtur jo Kryeministri i Shqipėrisė, por faqja e zezė e shqiptarisė. Kur Nano pa me sytė e vet dėshtimin e takimit me shqiptarėt e emigruar nė Amerikė, ai iku pa ēarė kokėn fare nė Boston dhe me ndihmėn e lobit grek dhe shefit tė tyre Nikola Gejxh, organizoi njė takim tė improvizuar nė sallėn e Universitetit tė Bostonit me disa grekė e tė kombėsive tė ndryshme. Deri kėtu gjithēka dukej se do t’i shkonte mirė shefit tė qeverisė sonė, por kur ai filloi tė lexonte nė shqip materialin e pėrgatitur pėr njė auditor shqiptar e jo tė huaj, tė pranishmit qė nuk e kuptonin shqipen, filluan tė shikojnė tė shqetėsuar konsullin grek atje qė i rrinte pranė z.Nano. konsulli kur e pa kėtė, iu drejtua Nanos me njė anglishte tė ēalė, zoti Nano, pjesėmarrėsit janė nė shumicė grekė e jo shqiptarė dhe nuk kuptojnė se ēfarė po u thoni, prandaj flisni nė anglisht apo greqisht. Nano, i zėnė ngushtė disi i drejtohet konsullit me fjalėt, mė mirė kėshtu pa e kuptuar po vazhdoj se unė materialin e kam pėrgatitur pėr shqiptarėt, qė po ta kuptojnė se ēfarė po them do t’u vinte keq. Por, gjithsesi zoti konsull, bėni sikur pėrktheni dhe u thoni kėtyre vėllezėrve tanė ēfarė tė duahs e t’u bien pėr shtat, ndėrsa unė po e lexoj materialin siē e kam shkruar pėr kunj tė shqiptarėve tė mi, ndaj tė cilėve do tė “hakmerrem”, duke i “ndėrruar” si popull me njė tjetėr qė mė do gjithnjė dhe e dua me shpirt... Se si doli fjala nga ky auditor nuk dihet, veēse kur Nano mbaroi fjalėn e tij nė Boston, shqiptaro-amerikanėt kishin filluar tė festonin vendimin mė tė rėndėsishėm tė Kryeminstrit Nano, por mė interesantja ishte se edhe grekėt po festonin...

Haberre nga Selia Blu-Blu

Mbasi kryetari i PD-sė, Berisha, shpalli nė emėr tė kryesisė plaftormėn e zgjedhjeve nė Partinė Demokratike, ku mė e rėndėsishmja ishte thėnia se ēdo anėtar ėshtė njė votė, njė nga kėshilltarėt besnikė tė doktorit iu drejtua nė konfidencė: “Shef, unė nuk e kuptoj ku do tė dalim me fjalėt njė anėtar njė votė”. Berisha menjėherė pasi shikon kėshilltarin e tij besnik (mos e kuptoni servil), i drejtohet: “Si nuk e kupton mor budalla, se njė votues do tė ketė njė votė, ku zgjedhjet nė organet drejtuese tė PD-sė nuk do tė bėhen mė me delegatė, por duke votuar tė gjithė anėtarėsia e Partisė, qė nga seksioni e deri kėtu tek ne”. Kėshilltari i pėrvuajtur me zė gruaje i kthehet doktorit me fjalėt, se unė e kuptoj kėto, por duke votuar gjithė anėtarėsia mbi 100 mijė anėtarėshe, ne rrezikojmė zgjedhjen tonė, pasi elektorati jonė nė njė opozitė tė gjatė ėshtė tepėr i mėrzitur dhe rraskapitur dhe pėr kėtė na vėnė fajin ne, duke mos na votuar e humbur vendet tona qė i mbajmė prej 13-14 vjetėsh, edhe pse doktor, shpesh herė ia kemi futur kot. Doktori me tėrė seriozitetin e tij i drejtohet kėshilltarit, ke tė drejtė po tė hynte nė fuqi opsioni i njė anėtari njė votė nė kėto zgjedhje, por ky opsion u pėrket zgjedhjeve tė tjera nė parti e jo kėtyre tė kėtij fundviti. E zgjedhjet e tjera ne nuk do tė na gjejnė nė opozitė, por nė pushtet e ēfarė pushteti, ku gjithė anėtarėsia jonė do tė marrė nga njė copė, e ti e di se kur ne tė kemi pushtetin kujt dreqin i bie ndėrmend pėr zgjedhje nė parti apo pėr kėtė opsion qė do tė harrohet, siē edhe kanė harruar edhe shumė punė tė tjera mė tė mėdha demokratėt tash sa vjet...

Nano: Me Berishėn jemi barazim...

Tani qė Meta dhe grupi i tij e bėri realitet krijimin e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Nanos disa aleatė qė nuk i shkapen kollaj, po i thonin se Partia Socialiste ka humbur mjaft elektorat e pėr rrjedhojė edhe mazhorancėn qeverisėse nė tė ardhmen, ndėrsa i fituar me kėtė rast rrezikohet tė dalė Berisha nėse ne nuk na jep rolin qė na takon. Nano, pasi ia futi nja dy-tre gota Xhin, iu kthye aleatėve me njė nėnqeshje ironike, hė mo liliputėt e dreqit se Meta mė dėmton mua sa ka dėmtuar Polloja Berishėn, e nėse ju thoni se pėr Metėn ma ka futur Berisha, unė ju them se Berishės pėr Pollon ia kam futur unė mė parė, pra kėshtu ne jemi barazim. Ndėrsa avantazhin nė tė ardhmen do ta krijoj pasi unė do tė bashkėpunoj me Pollon, ndėrsa Meta nuk do tė bashkėpunojė me Berishėn kollaj... dhe kėtė e dimė ne e jo ju tė vegjlit e majtė qė ka vite qė jetoni ngjitur pas prapanicės sime duke ngrėnė ēfarė prodhon kjo prapanicė...

Nano ia fut Nanos nė Kinė

Gjatė vizitės sė “suksesshme” nė Kinėn komuniste, Nano kishte pasur edhe njė incident tė vogėl, qė shoqėruesit e Kryeministrit e kishin quajtur fshehtėsinė e kėtij incidenti si ruajtjen e nderit tė Nanos. Por ja qė dikush nga ky staf e nxori sekretin ku ne po e shkruajmė si njė haberr me rėndėsi. Liderėt komunistė kinezė gjatė takimeve me Fatos Nanon i kishin kėrkuar hesap se pėrse ai kur ishte profesor nė Institutin e Studimeve M-L kishte shkruar njė libėr tė tėrė me titullin “Planet e Kinės pėr t’u bėrė Superfuqi”, ku nė libėr shkruhej keq e pėr dreq pėr Partinė Komuniste e Kinėn Popullore, qė cilėsoheshin si revizioniste, imperialiste e qė kishin tradhėtuar interesat e komunizmit e proletariatit, qė siē e shihni vetė i thanė Nanos, nuk janė asnjė tė vėrteta. Nano, pėr t’u shfajėsuar aty pėr aty iu pėrgjegj udhėheqėsve kinezė, se unė nuk jam Fatos Nano qė kam shkruar librin, por ėshtė njė Fatos Nano tjetėr qė tani ėshtė nė opozitė, por qė ju nuk e njihni se kjo ėshtė njė koinēidencė emri, por pėr tė mos e ngatėrruar po ju jap emrat e plotė tė dy Fatosėve. E, kėshtu Nano forcoi miqėsinė me Kinezėt dhe ia futi Nanos, qė disa opozitarė thonė ia futi vetes...

Haberre nga Bashkia Shkodėr: Kush e pėson, investon

Godina e Bashkisė Shkodėr e ndėrtuar rreth njė shekull mė parė, e rikonstruktuar nga Bashkia qė si pėr “ēudi” kishte lėnė nė harresė rregullimin e trotuarit ngjitur me godinėn, nga ku hynin e dilnin ata qė kishin punė me kėtė institucion. Trotuari kishte mbetur nė njė gjendje tė mjerueshme aq shumė sa po tė mos kishin kujdes, qytetarė hallexhinj dhe qeflinj do ta pėsonin keq e mė keq me lėndime tė ndryshme fizike. Gjithsesi sa qytetarė e patėn kėtė “fat” (tė lehtė apo tė rėndė) nuk ia vuri kush veshin, e kjo gjendje vazhdoi deri sa njė ditė ndodhi mrekullia. E kjo mrekulli kishte emrin e ish-Ambasadorit Amerikan, Xh.Xhefri, i cili sapo hynte nė dyert e Bashkisė pėr ēėshtje pune, i pamėsuar me trotuare me gropa e copa, u ngatėrrua dhe ndrydhi kėmbėn. Fill pas kėsaj Bashkia mori masa dhe bėri kėtė investim tė “madh” duke rregulluar kėtė pjesė trotuari ngjitur me godinėn e saj. Hamendjet pas kėsaj vazhduan tė pėrhapen pa pushim nėpėr Shkodėr, ku disa kishin hallin se si shkoi puna e Ambasadorit Amerikan, qė mė vonė kur e la kėtė detyrė thuhej se u detyra tė largohet nga Shqipėria pasi e pėsoi njė herė e nuk do ta pėsojė mė, por hamendjet nuk kanė tė sosur se ku Bashkia i gjeti kėto investime kaq tė “mėdha” pėr pak kohė, kur nuk mundi t’i gjente pėr vite. Natyrisht shkodranėt janė tė vetmit pėr tė prodhuar haberre tė veēanta qė kanė brenda edhe tė vėrtetėn, edhe humorin, ku pėr kėtė rast thuhet se pėr rregullimin e trotuarit tė Bashkisė investoi vetė zoti Xhefri, me arsyetimin se kush e pėson, investon...

Mbledhėsi i mbledhėsve tė haberreve

Ndue Bacaj

 

SHPENDI TOPOLLAJ-NJE KRITIK LETRAR NDRYSHE

Hija ime nuk di dhune

Di vec frymezim lirie

Dhe di pune,pune,pune

Mund pa fund per art magjie.       

Lasgush Poradeci

Shpendi Topollaj tashme njihet si nje kritik letrar i afirmuar.Eshte interesant fakti se ai nuk ka studiuar per letersi,por per oficer dhe tere jeten ka sherbyer ne ushtri ,ku ka shpalosur tere aftesite e veta.Dhe per te vazhduar interesanten e jetes se tij,ai ka kryer Fakultetin Juridik ne Universitetin e Tiranes dhe sot punon si permbarues gjyqesor ,ne Gjykaten e Rrethit te Durresit.

Jashte ketyre profesioneve baze,ai ka dhe nje profesion te fshehte;ate te shkrimtarit,poetit e kritikut letrar.Keshtu,ai eshte autor i pese librave me poezi:dy me lirika shume te ndjera dhe tre me poezi me motive mitologjike,ku bije ne sy nje kulture e rralle.Ne krijimtarine poetike te tij mitologjia greke te habit me nderthurjen plot finese me realitetet shqiptare sot,aq sa me te drejte Artisti i Popullit,shkrimtari Gjergj Vlashi e ka quajtur ate “nje nder “arkeologet “ e pare poetike tek ne”.Po kaq i suksesshem ai paraqitet edhe ne proze,ku ka botuar tregime ,novela dhe nje roman i cili eshte ne udhen e ekranizimit.Duke shkruar per prozen e Topollajt,Enver Ferizaj percakton:”Kur lexova keto tregime te shokut tim Shpendi Topollaj dhe provova shijen e embel te nje ndjenje gati te harruar,u kujtova edhe nje here se sa e bukur eshte jeta,sa te gezuar ,duhet te jemi qe jetojme dhe nga ana tjeter thashe se akoma me te mrekullueshme e ben ate (edhe pse fatkeqsisht rralle)harmonia muzikore,gati –gati sinfonike brenda nje njeriu te vetem,e kultures,talentit dhe shpirtit te paster poetik …”

Eshte e kuptueshme qe shume njerez qe nuk e njohin nga afer  Shpendin,pyesin se si eshte e mundur qe shkruan kritike letrare nje njeri qe nuk ka studiuar per letersi.Por ja qe ne jete ngjet edhe keshtu;Shpendi ,ne rradhe te pare i ndergjegjshem ne talentin e tij,shkruan e shkruan pa u lodhur.

Brenda telasheve rutine te punes se tij,ai boton jo pak,por plot pese libra me kritike letrare.Kjo lloj kritike qe ben Shpendi Topollaj,eshte nje risi e kesaj fushe,ne keto vitet e fundit,ku per te qene plotesisht i sakte duhet pohuar se kjo gjini thuajse ka heshtur.

Duke folur per vlerat e padiskutueshme te analizave te Shpendit,nje tjeter kritik i njohur ,Kostaq Xoxa shprehet:”nduke ballafaquar dramacitetin e ngjarjeve    tona te dhimbeshme shoqerore dhe politike ,me mitologjine e lashtesise…e lejon ta beje me bindes vezhgimin  e tij si kritik letrar,nga me te miret e ditve tona”.

Ne librat me kritika letrare te Shpendit,jane shpalosur mendime nga me seriozet,per dhjetra autore nga me te ndryshmit,qe nga fillestare e deri tek te medhenjte e letersise tone.Prof. dr. Gjergj Zheji veren se kjo eshte “ shenje e qarte se ai nuk ndjek firmat,por veprat,jo emrat por vlerat.”

Ne te gjithe vepren e tij Topollaj,krahas dashamiresise,ka nje menyre te shkruari qe dallon teresisht nga kritiket e tjere.Gjate analizes qe ai i ben nje vepre letrare,shfaqet nje dashuri e madhe e respekt per ate qe shkruan,nje shikim i hollesishem i gjithe asaj qe eshte shkruar, nje menyre e re e paraqitjes se ideve te autorit,mesazheve dhe vlerave artistike te tij.Eshte pikerisht kjo menyre te shkruari e kritikes qe e ka bere Shpendi Topollajn dhe krijimtarine e tij nje vecori te kritikes tone,c`ka e perforcon akoma me shume erudicioni i tij i jashtezakonshem.Ata qe do ta analizojne,do te vene re stil dhe ndjenje,njohuri dhe kompetence perzgjedhese te pazakonte.Kjo lloj kritike nuk kufizohet  vetem ne analizen e mirefillte,por edhe ne shpjegimin e veprave te ndryshme letrare,duke nderthurur jeten e autorit,kohen dhe vepren e tij.Skolastika eshte e perjashtuar nga forma e re kritike e Shpendit .Dhe ja vlen te diferencosh shkrimet e tij nga shkrimtaret qe shkruajne me stil te komplikuar,me fjale qe askush nuk i kupton,pra te ashtuquajturat menyra moderniste,qe tani u ka kaluar koha.Shpendi mbeshtetet tek Suifti i madh,i cili thosh “Fjalet e duhura ne vendin e duhur”,dhe tek Koktoja qe e shtynte me tej mendimin:”Zakonisht mendohet se stili eshte nje menyre e veshtire per te shprehur gjera te thjeshta.Ne te vertete stili eshte nje menyre e thjeshte per te shprehur gjera te veshtira”.

Kritiku Shpendi Topollaj eshte shume i lidhur me gjithe krijimtarine e te medhenjve sot ne bote,gje qe e nderthur me ate qe analizon nga autoret tane.Sistemi i tij eshte organizimi i skemes se mardhenieve te lexuesit me shkrimtarin,duke i cuar te njeri tjetri alternativisht.Dhe kete e realizon me levat e ideve te tij qe perdor ne shkrimin kritik te vepres.

Autoret qe analizon Topollaj jane me bindje shume te ndryshme,por ai ka arritur ti vleresoje ata duke shperfillur teresisht keto bindje.Ai ka arritur jo vetem te kuptoje por edhe te zbatoje kerkesat themelore te demokracise se vertete.Pradaj me shume te drejte,diku e kane quajtur ate,kritikun e pare te demokracise.

Keto vitet e fundit jane botuar nje pafundesi titujsh nga letersia jone dhe e huaj. Dhe eshte krejt e kuptueshme qe ato kane nevoje per nje vleresim kritik te efektshem,i cili te orientoj lexuesit e kategorive te ndryshme ne kete lume te rrembyeshem librash.Por fatkeqsisht shtypi i perditshem eshte i mbushur me ngjarje te kronikes se zeze,me sensacione e sherre politikanesh, te cilat s`bejne tjeter,vecse prishin imazhin e vendit tone neper bote.Ne kete lloj tabloje ku vetem kulture nuk pasqurohet,ose pasqyrohet shume pak,zeri i Shpendi Topollajt eshte me se i domosdoshem.Akti i tij ,ne rradhe te pare qytetar,eshte nje model per te gjithe intelektualet;pa asnje interes ai ve te gjitha mundesite ne sherbim te Atdheut.

Ne se kete njeri une e quaj nje kritik letrar ndryshe  eshte edhe nje arsye tjeter  krejt e vecante.Ai parvec se ben analizen e vepres se rradhes te ketij apo atij autori,eshte njekohesisht dhe organizatori i vetem dhe i pa lodhur i tere atyre c`ka kerkon nje veprimtari promovuese.Habitesh me energjine,vendosmerine dhe perpikmerine prej ushtaraku   te ketij intelektuali ne realizimin e nje sere “andrrallash”:sigurimi i salles,pergatitja e sfondit ,e nje fotoekspozite,shtypja dhe shperndarja e ftesave,aktoret qe do te deklamojne ndonje pjese,pergatitja e atyre qe do te diskutojne,ndonje kengetar kercimtar a pianist qe do pershendese me ndonje pjese artistike,etj.Por puna nuk mbaron ketu.Jane gazetaret, televizionet,ndonje fotograf,qe do te paraqesin aktivitetin,jane sponsoret qe do te marrin persiper ndonje koktej,ku pas veprimtarise mund te shkembehen me lirshem mendimet dhe te realizohen njohje te reja mes krijuesish.Te gjithe e kerkojne Shpendin kur kane per te promovuar ndonje liber,dhe gjithmone ai eshte i gatshem ta beje kete.Dhe c`fare te beri!Edhe agjensi e posacme promovimesh te ishte,nuk mund ti organizonte me mire ato.Mes te ftuarve do te gjesh nga te kater anet e Shqiperise,madje edhe nga jashte vendit.Do gjesh aty politikane te perkatesive te ndryshme partiake,ambasadore te vendeve te tjera dhe personalitete te artit dhe kultures.Keto veprimtari karakterizohen fund e krye nga fryma e dashurise dhe e vellazerimit.Ketu Shpendi me shume mencuri e zemergjeresi,provon se kultura te ne jo vetem ekziston,por edhe kryen nje mision te pazevendesueshem ne edukimin e njerezve.Ndjenja patriotike e Shpendit shfaqet dhe ne nje drejtim tjeter.Ai me te njejtin zell organizon veprimtari edhe per figura te shquara te vendi tone,te gjalle a te vdekur qofshin ata.Ai nderon njeriun e sidomos ata qe vlen te merren si shembull frymezimi.Gjithmone Shpendi Topollaj mban fjalimin kryesor,te cilin te nesermen e boton neper gazeta dhe kur behen shume te tilla,i boton ne nje liber me vehte.Mos harroni se te gjithe librat ai i dhuron.Eshte ca i cuditshem ky Shpendi Topollaj.

Si njeri ai shquhet per moral te shendoshe;atij i besojne njerezit ne ato qe thote pikerisht se ai moralin e nderton sipas porosise se Senekes te Ri:”Kusht i pare i moralit eshte deshira per t`u bere i moralshem”.

Gjeografija e autoreve qe merr ne shqyrtim Topollaj eshte shume e perhapur,ndaj dhe kudo ai ka miq te mire.Shpendin e nderojne dhe e duan shkrimtare nga Kosova,Maqedonija,e deri nga Sh B A.Ne cdo manifestim kulturor ,qofte edhe atje ku e ftojne vete ata,ai le pershtypje te vecante e te paharruar tek te pranishmit.Ai mbetet kaq i preferuar nga te gjithe pasi nuk ka per askend paragjykime.Ne librin e tij me kritika te titulluar “Jemi vellezer”ai shkruan:Po me gjykuan partiaket ose ata qe kane preferenca te caktuara politike,e di se edhe do levdohem edhe do kritikohem.Por po ta lexoni kete liber vetem si shqiptare,do te shihni se aty rreh nje zemer e paster”.Prirjeve per ndarje te njerezve, ai i shmanget me marifet,duke perdorur llogjiken e hekurt,frazen aq te bukur,predikimin e te mires dhe te virtytit,dashurine e pakufishme per Shqiperine ,kulturen dhe historine e saj.

Ne librin e tij te pare me kritika “Flaket e Fjales”,ai shkruan:”Natyrisht rruga e demokracise eshte e gjate dhe e veshtire,ajo kerkon ende shume perpjekje te ndershme prej te gjitheve”Ai,keshtu mbetet besnik i estetit amerikan Sidnej Finkelshtajn,i cili duke iu referuar shoqerise amerikane te viteve 50,thosh:”Ka te verteta qe na tregojne rrjeten qe i   lidh njerezit se bashku ne organizimin e shoqerise,te carat ne kete organizim dhe procesin e konflikteve  dhe te zgjidhjeve te tjera,qe perben levizjen e historise”.Filli qe lidh kete rrjete ne organizimin e historise shqiptare,duket se eshte preokupimi kryesor i krijimtarise kritike te Shpendi Topollajt.Ne te gjithe kete krijimtari,mund te ndeshesh pa fund shembuj te shprehjes se mendimit te lire te ketij autori,te guximit te tij qytetar,sidomos ne funksion te mbrojtjes se dinjitetit tone kombetar.Ja se si shprehet ai para ambasadorit te Greqise:”Ne themelet e urave te miqesise mes popujve,me shume se politikanet,jane poetet ata ,qe me vepren e tyre vendosin gure graniti.Ata mbeten perhere shprehesit me autentike te ndjenjave dhe deshirave te verteta te popujve.Te gjithe e dime se orakujt i benin parashikimet e tyre me poezi,kurse poetet per gjerat madhore,asnjehere nuk flasin si orakujt me dy kuptime.Ja pse dhe une,duke e ditur se greket e lashte si asnje tjeter,kane predikuar lirine e fjales dhe te mendimit dhe me besim se sot askush nuk do ta mbyse me gure Palamedin,vetem pse tha te verteten,dua te shtoj:Mendoni sikur vetem per nje cast,te ngjalleshon heronjte tane te perbashket dhe luftetaret e pavaresise qe po kujtojme sot dhe do te shihni se paradoksin e nje ligji qe qendron si hije e zeze ne merredheniet  vellazerore te popujve tane,e ka mbuluar prej dekadash pluhuri i harreses.Dhe sa do te skuqeshin ata,kur te mesonin se ne kohen kur populli grek strehon dhe puneson me fisnikeri,qindra e mijra shqiptare,praktika burokratike pa fund i lodhin e merzisin te gjithe ata qe duan te vizitojne Greqine,te vene tek shtepia mes ishullit ne liqenin e Janines,ku u vra Ali Pashai,apo te vendosin nje tufe me lule te fresketa tek monumenti i poetit Riga Fereos ne qender te Athines”.Nje vend te vecante ne kritiken e Shpendit zene autoret e perndjekur politike,ata qe vuajten padrejtesisht shume dhe ruajten te pa prekur personalitetin e tyre.Me cfare adhurimi flet ai per ta.Ai eshte i bindur se “letersia postkomuniste po hedh shtat dhe po konturohet plot jete e vertetesi”.Duke u marre me keta autore e me kete lloj letersie,mos valle atij i vine nder mend vitet e gjata te “Kaukazit”te tij ku e kishin degdisur?Aspak!Ai veprat e ketyre autoreve i quan hap serioz drejt civilizimit te shoqerise tone.Citoj nje pjese nga kritika e tij kushtuar librit te mrekullueshem te Visar Zhitit:”Per nga krimet qe bene tiranet qe perdhosen jeten e Visar Zhitit e shokeve te tij,duke mos i lene gje mangut Krum Hanit te Bullgarise,qe me kafken e lare me argjend te Nikoforosit te pare te Bizantit ngrinte dolli me bojaret e tij,nuk duhet pritur qe te kerkojne falje per gjithe sa bene.Dostojevski dikur ka thene:”Njeriu dhe qytetari vdesin ne qenjen e tiranit,eshte krejt e pamundur qe ky t`ja ktheje vehtes dinjitetin njerezor,pendesa nuk gjen strehe ne ne shpirtin e tij”.Atehere cfare kerkon Visari ne kete liber,kur per me teper nuk nxit hakmarrje,gje qe e larteson me shume ate deri sa pohon:”Nuk dua te akuzoj.As kam fuqi te jem i drejte.”Pra ai ,Visari,kerkon te kete parandjenjen e stuhise shume me perpara se bubullima dhe shkrepetima.Kur historia harrohet, ajo perseritet.Ne e paste ndonje brez fatin tone te keq,le ta kete kete liber si bashkeluftetar.”

Shpendi,ne te gjithe krijimtarine e tij ndan shqetesimet me njeriun e thjeshte shqiptar,i cili me veshtiresi po gjen veten ne mes shpresash e zhgenjimesh,ne mes premtimesh boshe per begati,ketij njeriu qe vuajti per dekada te tera dhe perseri gjen forca per te mbijetuar.Ne kete klime sa te turbullt aq dhe paradoksale ky njeri kerkon qartesi,qe asgje tjeter me mire se letersia dhe arti nuk mund ta beje.Shpendi ka bindjen se ne rradhe te pare do sqaruar nevoja e bashkimit ,jo e bashkimit te mendimeve e bindjeve,por te qellimeve te medha.Ja pse ai i preferon te gjithe;partizane, nacionaliste, te perndjekur a qytetare te thjeshte.Ai i referohet Bernard Shout qe thosh:”Urrejtja eshte hakmarrja e frikacakut”.

Shpendi Topollaj po afirmohet dita dites si nje kritik i kohes qe po kalojme ,nje kritik i nje lloji krejt tjeter por dhe shume i kuptueshem nga lexuesit,per te mos thene dhe shume i dashur per te.Zyra e tij e punes ,ndonese e ngushte, perseri mbledh jashtezakonisht shume njerez;shrimtare e dashamires te letersise,madje edhe nga ata qe shkruajne per here te pare dhe kane nevoje per perkrahjen e tij.Kur e shoh ne mes tyre me vine nder mend vargjet e kenges se korit te “Antigonea”s:

Ne natyre ka shume fuqi te mrekullueshme,

Por nuk ka fuqi me te madhe se njeriu.

Per t`u bindur per fuqine e njeriut mjafton te merrni pjese qofte dhe nje here te vetme ne manifestimet kulturore qe organizon Shpendi ne Durres.Aty do te kuptoni pse e quaj kete njeri nje kritik letrar ndryshe nga te tjeret.Jo me kot,shkrimtari dhe botuesi Petraq Risto ka shkruar per te:

“Shpendi Topollaj edhe ne kritiken letrare,ruan thellesine e detit,merr dimensionin human,vezhgimin e holle,sensin e analizes se mirefillte.Edhe ne kritiken letrare ai eshte poet.Karakteristikat kryesore te analizave te perfshira ne kete liber,udhehiqen nga nje kryefjale:dashuria njerezore.Shpendi ne kritiken e tij nuk eshte “grabitqar”,pra ai nuk godet,nuk sulmon,ai vetem “cukit” dhe me kete veprim te shenjte,ndihmon ne lulezimin e pemes se madhe te letersise.”

FATMIR MINGULI

 

NDĖRROI JETĖ NĖ VENDLINDJEN E TIJ NĖ SHKODĖR, DOM PREK NDREVASHAJ, THEMELUES I KISHĖS SHQIPTARE TĖ DETROIDIT

Tė premten, mė 1 Tetor 2004, ndėrroi jetė nė Shkodėr, nė moshėn 76 vjeēare, dom Prenk Ndrevashaj. Dom Preka i pėrket fisit Ndrevashaj tė Shoshit i cili ka nxjerr figura tė spikatura si Marsh Tuci, Gjon Marashi, Ndue Logu, etj.

Don Ndervashaj u kthye nė vendlindjen e tij 10 ditė mė parė, pas njė mėrgimi tė gjatė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tek tė afėrmit e tij.

Me 1 tetor, diten e Shen Terezes se Jezusit femije, kaloi ne amshim Meshtari yne i dashur dhe i vuajtur i nderuari Dom Preke Ndrevashaj, i nderuari Dom Preke Ndrevashaj lindi ne Brashte te Shoshit ne Dukagjin me 24 qershor te vitit 1928 ne familjen e Sokol Ndrevashaj dhe te Mire Lin Vuksanaj, qe kishin edhe kater femije te tjere, nje vella dhe tre motra. Nje vella dhe tre motra vdiqen ne moshen e hershme, kurse motra Pashka duke ndėrruar emrin nė Alberta iu kushtua Zotit ne jeten rregulltare. Sokoli, babai i Dom Prekes, vdiq ne vitin 1932, duke lene Miren ne moshen 24 vjeēare te veje me dy femije binjake. Pas mesimeve te para qe kreu ne vendlindje, Dom Preka hyri ne seminarin Papnor  ne Shkoder dhe kreu maturen. Pas mbylljes se seminarit, Dom Preka do te punoje si mesues ne Dajē te Zadrimes, ne Mat, Burrel dhe ne vende te tjera.

 Pas shume arrestimeve dhe burgosjeve arriti qe ne vitin 1952, se bashku me nenen dhe motren, te arratiset ne Jugosllavi. Ne Guci hapi shkollen shqipe ku punoi kater vite te plota. Prej aty, pas veshtiresive te medha, me ndihmen e legates italiane, shkoi ne Rome, ne Itali, ku ne vitin 1956 e gjejme ne Universitetin papnor De Propaganda Fide duke vazhduar studimet e filozofise dhe teologjise, te cilat i mbaroi ne vitin 1961, dhe po ne kete vit, me 20 dhjetor, do te shugurohet Meshtar nga Kardinal Agaginiani, prefekti i kongregates dhe Propaganda Fide. Punoi per tre vite si kapelan i motrave ne Rome, e pastaj zevendes famullitar ne Pontegaleria, ne Osia afer Romes. Duke pare zellin baritor te Dom Prekes, selia e shenjte do ta emeroje Prefekt te ēeshtjes se emigracionit shqiptar. Per emigrantet tane u angazhua per 12 vite duke u ndihmuar gjate qendrimit ne Itali, por edhe duke i ndihmuar qe te gjithe te arrinin ne SHBA, per ku ishin nisur.

Dom Preka nuk do ti braktise asnjehere besimtaret e vet. Pasi qe i percolli pothuajse te gjithe, edhe vete do te shkoje ne Shtetet e Bashkuara, ne Detroid, ku ishin vendosur shume besimtare per te formuar ne kete qytet, ne Miēigan, famulline e pare per besimtaret shqiptare “Zoja Pajtore e shqiptareve”. Bashkesia e shqiptareve do te levize nga nje vend ne tjetrin ne Detroid per t’u vendosur pas shume vuajtjeve ne kishen e sotme, ne nje vend shume te bukur, ne te cilin Dom Preka do te punoje per 27 vite ne rralle duke ndihmuar dhe ngushelluar ne te gjitha veshtiresite pjestaret e grixhes, te cilet Zoti ia kishte besuar.

 Para 6 viteve doli nė pension dhe prape u vu ne sherbim te besimtareve te paket qe jetonin ne Arizona per t’u kthyer pas 5 viteve ne Detroid, ku jetoi derisa para nje jave erdhi ne Shqiperi. Ketu, ne vendin e vet te cilin e donte aq shume, erdhi per te gezuar se bashku me te afermit e tij tek Kol Ndue Ndervashaj nė dasmen e te vellait, Marash Ndue Ndervashaj, te cilin e kremtoi para nje jave ne Katedralen e Shkodres. Pas nje semundje qe e goditi papritmas, u shtrua ne Spitalin e Pergjithshem te Shkodres.

Mbremjen  e 1 Tetorit 2004 ndėrroi jete.

I gjithė komuniteti shqiptar i Amerikės dhe udhėheqėsit e tij fetarė, mes tė cilėve Imam Vehbi Ismaili, At’ Arthur Liolini, dom Ndue Gjergji dhe dom Pjetėr Popaj, e pritėn me hidhėrim lajmin e vdekjes sė dom Prenk Ndrevashajt. Klerikė, besimtarė dhe qytetarė tė Shkodrės i bėnė tė shtunėn nderimet e rastit tė ndjerit dom Ndrevashajt, trupi i tė cilit ėshtė vendosur nė shtėpinė e tė afėrmve tė tij, nė periferi tė qytetit Shkodėr. Ceremonia e varrimit tė dom Prenk Ndrevashajt u zhvillua tė dielėn nė Katedralen e Shkodres dhe morrėn pjesė edhe disa shqiptar shqiptarė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės si: Ndrekė Guri, Pernd Guri, Nik Kola, Gjelosh Ēuni, Marie Ēuni, Marash Pėllumbi, Pashko Vuēinaj, Paulin Gurini, Ndue Deda, Don Ndue Gjergji.

Ceremoninė mortore e udhėhoqi imzot Rrok Mirdita, Ipeshkev i Dieoqezit Tiranė – Durrės. Imzot Zef Siomoni, Ndihmės Ipeshkev, Imzot Lucian Avgustini Vikar i Pergjithshėm dhe famullitar i Shkodrės, At’ Ndue Gashi, Ministėr Provincial i Freterve Franēeskan, si dhe shume meshtare dhe rregulltare tė Kishės Katolike Shqiptare.

Pranė trupit te tij bėnė homazhe shumė miq, shoke dhe tė njohur te tij dhe familjes se tij.

Ne kete  ceremoni moren pjese utoritete te njohura lokale dhe qendrore si: Pjeter Arbnori, Valentin Palaj, Artan Haxhi, Ahmet Osja etj.

Trupi i Tij u varros ne Katedralen e Shkodres.

Zef Nika

Monsinjor Rrok Mirdita, Arqipeshkev i Duresit e Tiranes

Une e prisja dom Preken ne keto dite. Kisha pergatitur nje dhome per te dhe nje dhome per shoqeruesin e tij qe i eshte gjete viteve te fundit gjithmone prane, zotin Ndreke Guri. Por Zoti e deshti qe te vij une ne Shkoder per te kremtuar ekuaristine dhe falenderimet per kete jete te shpenzuar ne shenjen e miresise hyjnore.

Nuk eshte krejtesisht e rastesishme qe Zoti e thirri  vellain tone pikerisht ne vendin e vet. Tere jeta e tij ka qene e lidhur me nje dashuri te thelle, te sinqerte e prekese   me  Shqiperine e shqiptaret. Nuk mund te mos e mendojme gjate ketij kremtimi se rreth gati 50 vjet me pare ai iku zemerthyer nga toka e vet, sepse ketu nuk i lejohej qe te realizonte thirjen e tij per meshtari. Para se te largohej nga Shqiperia ai morri me vete, brenda zemres se vet, gjithēka te shtrenjte qe kishte, mori nanen, mori motrat, mori njerezit, mori vendet, ndjenjat, shpresat   dhe dhembjet  qe ishin ngritur si re ne qiellin e Shqiperise se rene ne duart e diktatures komuniste. Kjo  zemer e renduar  nuk mund te lehtesohej perveēse duke u sherbyer shqiptareve me perkushtim e dashuri ne emer te Zotit.

Dom Preka, qe e kishte te ngulitur thelle ne zemer te tij dhimbjen e ndarjes nga vendi i vet, u be sherbetor i plageve te shume e shume zemrave te shqiptareve te ikur nga Shqiperia, Kosova, dhe Mali i Zi, gjate viteve te regjimit komuniste.

Gjelosh Vuksanaj, emigarnt nga New Yorku

Ne po percjellim sot meshtarin tone dom Preke Ndrevashen. Ai eshte i gjakut tone. Ka qene meshtare i te gjithe katolikeve ne SHBA por eshte i gjakut tone shqiptar. Ne kemi ardhe nga SHBA per me i dhane lamtumiren e fundit meshtarit tone. Jemi nje delegacion me 14 shqiptare qe kemi ardhe nga SHBA bashke me gjithe meshtarin tone Dom Ndue Gjergjin, famullitarin e Kishes sone Zoja Pajtore e shqiptareve ne Miēigan.

 

Shqiptarėt katėr papė pėr Selinė e Shenjtė

Kristianizmi i lindur si besim nė momentet mė tragjike, kur njerėzimi nė vend qė tė zbatonte parimet e Hyjit, qė e kishte krijuar, ishte mashtruar nga djalli qė e kishte kapur pėr dore njerėzimin dhe e tėrhiqte drejt greminės morale e materiale. Nė kėtė kohė Krijuesi, shėmbėlltyrėn e tij do ta shpėtonte, dhe pėr kėtė dėrgoi nė tokė Mesinė e paralajmėruar, Jezu Krishtin, i cili predikoi e pėrhapi doktrinėn jetėdhėnėse tė vetė Krijuesit. Bashkė me kėtė besim tė vėrtetė lindi njė jetė e re, njė moral i ri, lindi zhvillimi e qyetėrimi, nga i cili pėrfitoi e pėrfiton pa rreshtur njerėzimi, duke arritur nė kėto ditė qė njė pjesė e madhe e botės, i prekė, shijon e pėrjeton pa mėdyshje, si dhuratė qė vetė Krijuesi ua jep krijesave tė tij edhe pse shpesh mjaft mėkatare... Gjithsesi, ne shqiptarėt, si komb themel i Evropės e qytetėrimit tė saj, kemi kontributin tonė tė pamohueshėm nė qytetėrimin e besimin kristian qė sapo ka hyrė nė shekullin e XXI.

    Gjatė kėtyre shekujve tė mundimshėm, por edhe tė lavdishėm, kemirreth 600 martirė e shenjtorė qė qėndrojnė hijshėm nė themelet e Evropės kristiane, qė u sakrifikuan e flijuan si vetė Jezu Krishti, pėr njerėzimin, besimin e qytetėrimin, qė historia e Kristianizmit i ka pėrjetėsuar nė tokė e nė qiell. Por kombi ynė nuk ka pasur vetėm martirė e tė martirizuar, por edhe udhėheqės shpirtėrorė qė drejtuan kishėn kristiane (Katolike) tė mbarė botės nė shekuj e kohė mjaft tė vėshtira. Nga 282 papėt qė drejtuan Selinė e Shenjtė nė Vatikan (Romė), 4 prej tyre janė prej mishi e gjaku shqiptar, qė tashmė historia e Vatikanit i ka pėrjetėsuar nė vendet qė u takojnė. Bazilika madhėshtore e Shėn Pjetrit (San Pietros) ka sot tė renditur nė mes tė 282 papėve qė drejtuan Selinė e Shenjtė edhe katėr papėt me tė cilėt duhet tė krenohemi ne pasardhėsit e tyre...

    Papa i parė shqiptar qė drejtoi Selinė e Shenjtė ėshtė Shėn Eluteri, ku nė kronologjinė e renditjes ka numrin rendor i 13-tė. Ky papė kishte lindur e rritur nė Nikopoj (Prevezė) tė Epirit, pikėrisht nė atė truall qė vetė apostulli i Jezusit, Shėn Pali, kishte pėrhapur Ungjillin, kur ai e kishte shėtitur me kėmbėt e veta nė vitin 65. Kėtė e vėrteton Bibla nė faqen 1588 (pėrkthimi shqip nga Dom Simon Filipaj). Selinė e Shenjtė e udhėhoqi si papė, Shėn Eluteri nė vitet 174-189, pra plot 15 vjet, madje nė vitet mė tė vėshtira, kur Perandoria Romake pagane e pėrndiqte e persekutonte besimin e ri kristian. Gjatė kėtyre viteve, Shėn Eluteri ndihmoi mjaft popuj qė kėrkonin tė pėrqafonin besimin e ri jetėdhėnės. Ku sipas “Historia e Shqipėrisė” tė Zhan Klod Faveirial, fq.80, Papa Eluteri dėrgoi nė Angli, Shėn Fugacin dhe Shėn Domjanin pėr tė kthyer nė fe tė Krishtit mbretin dhe popullin e atij vendi...

    Papa i dytė qė drejtoi Selinė e Shenjtė ishte shėn Gaji, nipi i Perandorit (romak) Valer Diokleciani, qė mjerisht, ky perandor me origjinė shqiptare (ilire) njihet si persekutor i besimtarėve kristianė, por qė vetė qenia e nipit tė tij papė thuajse nė tė njėjtat vite, tregon pėr diēka ndryshe nga sa ėshtė shkruar. Papa Gaji ka numrin rendor i 30-ti papė qė ka drejtuar Selinė e Shenjtė nė vitet 183-199. Familja e Dioklecianit konfirmohet nga gjithė studiuesit e historianėt se ėshtė familje ilire nga Dioklea (sot troje shqiptare tė mbetura pas 1913-ės nė Mal tė Zi). Si vend brenda Diokles ka versione tė ndryshme, ku disa thonė se Diokleciani lindi nė Salona, e disa, afėr brigjeve tė Liqenit tė Shkodrės, ku studiuesi Edvin Zhak, tek libri i tij “Shqiptarėt...”, fq.152, konfirmon si vendlindje tė dioklecianėve pellgun e Liqenit tė Shkodrės (pra viset autoktone tė Malėsisė sė Madhe).

    Prifti francez qė ka shkruar edhe historinė mė tė vjetėr tė Shqipėrisė, pėr papėn Shėn Gaji, shkruan: “...Njė shqiptar pra gjendej nė krye tė kishės, nė tė njėjtėn kohė kur xhaxhai i tij ishte nė krye tė perandorisė. Tashmė fakti qė nipi i Perandorit Dioklecian ishte papė, dhe se gruaja e tij, Priska, dhe e bija e tij, Valeria, ishin tė krishtera, dėshmon bindshėm se numri i tė krishterėve duhet tė ketė qenė i madh nė oborrin e tij dhe se ai vetė pak rėndėsi do t’i ketė kushtuar paganizmit. Por, duke mos qeverisur dot vetėm, ai u rrethua nga njerėz qė e detyruan tė pėrndiqte kristianizmin...”. Nė vijim tė historisėsė Faveirialit mėsojmė se Priska dhe Valeria (e shoqja dhe e bija e Dioklecianit) u pėrndoqėn gjatė pėr besimin e tyre kristian, nga ku pėrfunduan tragjikisht, duke u hedhur nė det. (ZH.K.Faveirial, “Historia e Shqipėrisė”, fq.90-91). Duke gjykuar nga pozita shoqėrore qė kishte familja nga lindi dhe u rrit Shėn Gaji, padyshim duhet besuar roli mjaft i madh i kėtij pape shqiptar nė drejtimin e Selisė sė Shėn Pjetrit (Romė), si dhe nė pėrhapjen e pėrkrahjen e kristianizmit nė trojet shqiptare dhe ato tė Perandorisė Romake.

    Papa i tretė shqiptar qė drejtoi Selinė e Shenjtė ėshtė Shėn Gjoni IV i cili me numrin rendor ėshtė papa i 78-tė qė ka drejtuar kishėn kristiane nė vitet 640-642. Pra, siē shihet, vetėm dy vite. Papa Gjoni i IV thuhet se ishte me origjinė nga Iliria, ku duke pasur parasysh se Perandoria ishte ndarė nė Perandorinė e Lindjes dhe atė tė Perėndimit qė nė vitin 395, si dhe kishte filluar Skizma, si pararendėse e ndarjes sė vetė kishės nė atė tė Lindjes dhe atė tė Perėndimit, dhe se Iliria (Shqipėria deri diku veriore), megjithėse mbeti pjesė e Perandorisė sė Lindjes, ajo vazhdoi t’i qėndrojė besnike kishės sė Perėndimit (Romės) qė ishte katolike, ne kemi tė drejtė tė besojmė se Papa Shėn Gjoni rridhte nga familje me tradita kristiane nga trevat autoktone tė Malėsisė sė Madhe, apo diku pėrreth saj. Gjithsesi Papa Gjoni edhe pse qėndroi shkurt nė krye tė Selisė sė Shenjtė njihet si njė “Bari” i mirė shpirtėror i grigjės sė Jezu Krishtit anė e mbanė Perandorisė e mė gjerė...

    Pas Papa Gjonit u deshėn edhe rreth dhjetė shekuj e gjysėm qė nė fronin e Selisė sė Shenjtė tė ulej pėrsėri njė papė me origjinė shqiptare, por tashmė i lindur jo nė trojet autoktone shqiptare, por i lindur nė Urbino (Itali) nė njė familje me origjinė shqiptare, e cila kishte emigruar shumė kohė mė parė pėr t’i shpėtuar persekucionit mizor tė otomanėve. Ky ishte Papa Klementi XI, qė para se tė bėhej papė ishte i pagėzuar me emrin Gjon Franēesk Albani. Origjina e kėsaj familje nga trojet shqiptare ka disa versione, ku shpesh thuhet se kjo familje ishte me origjinė nga Kelmendi apo Kuēi i Malėsisė sė Madhe, madje thuhet se ishte edhe nga Kurbini, apo mė “saktė” nga Laēi. Gjithsesi e rėndėsishme ėshtė qė njihet se ėshtė me origjinė shqiptare, madje nga trevat mė shqiptare tė Gegnisė. Papa Klementi XI ėshtė papa i 261-tė qė ka drejtuar Selinė e Shenjtė, ku kėtė seli e ka drejtuar nga viti 1700 deri nė vitin 1721. Papa Klementi XI ėshtė njė ndėr papėt mė tė suksesshėm nė ndriēimin e lumturimin e rrugės hyjnore qė Jezu Krishti u kishte mėsuar katolikėve anė e mbanė botės. Madje pėr ne shqiptarėt ky papė erdhi nė krye tė Selisė sė Shenjtė nė njė nga momentet mė delikate tė tė gjithė historisė sė besimit e qytetėrimit kristian. Ishte fillimi i shekullit 18-tė kur grigja e Jezusit nė Shqipėri ndodhej nė mes kopesė sė ujqėrve otomanė, qė me gojė hapur kėrkonin tė hanin ēdo ditė sa tė mundnin nga kjo grigjė e pakėsuar e dobėsuar si asnjėherė mė parė. Papa Klementi XI menjėherė urdhėroi Kryeipeshkėvin e Tivarit, imzot Vinēenc Zmajevikun tė organizojė Konēilin e Dheut tė Arbėrit, qė tashmė njihet si Kuvendi i Arbėrit. Ky kuvend u organizua nė Dioqezėn e Lezhės, nė katundin Merqi, nga data 14-15 janar 1703. Kuvendi kishte njė rėndėsi tė veēantė pėr besimtarėt katolikė dhe pėr mbarė Shqipėrinė, ose siē i thuhet nė tė vėrtetė pėr Fe e Atdhe. Nė kėtė kuvend me rėndėsi historike u diskutuan jo vetėm probleme tė Kishės Katolike, rregullave tė saj, tė besimtarėve, famullitarėve e tjerė, por edhe probleme tė kombėsisė shqiptare, probleme tė gjuhės shqipe si dhe hapjes apo ridimensionimit tė shkollave shqipe qė kishin nė patronazh famullitė e ndryshme ndėr shumė treva tė Shqipėrisė Veriore e mė gjerė... Natyrisht roli i kėtij pape me famė tė pambulueme nga dallgėt e shekujve ndihet edhe sot kudo ku ka besimtarė katolikė nė botė, e veēanėrisht nė Shqipėri, ku po tė mos vinte nė krye tė Selisė sė Shenjtė, ky shqiptar i mrekullueshėm, fara katolike ndoshta nuk do tė ekzistonte mė prej shekujsh, ēfarė do tė thoshte qė sot nė shekullin e XXI ajo pjesė dashakeqe e Evropės tė kishte njė argument mė shumė ta linte nė pėrjetėsi prapa dyerve tė saj... Tashmė me ndihmėn e vetė Zotit, kjo nuk ka ndodhur, por ka ndodhur ajo qė ne tė krenohemi se bota kristiane (katolike) ėshtė drejtuar edhe nga katėr papė shqiptarė... Shpresojmė qė edhe i pesti tė mos vonojė.

Ndue Bacaj

 

Persekutimi vazhdon nė Shqipėri

Demokrati Bep Tonin Fusha, i datėlindjes 13.03.1973, e ka jetėn tė rrezikuar. Ai njihet si aktivist i shquar. Ka marrė pjesė nė tė gjitha demonstratat politike antikomuniste si mė 14 janar 1990, 16 qershor 1990, 13 dhjetor 1990, 2 prill 1991. Regjimi komunist i pushkaton dajėn nė vitin 1958 pa gjyq, nė kufi. Bep Fusha merr pjesė nė pėrcjelljen pėr nė banesėn e fundit tė liderit Azem  Hajdari mė 14 shtator 1998. Pas varrimit paralajmėrohet se ndaj tij e familjes do tė pėrdoret dhunė. Duke e parė veten tė rrezikuar se do tė ndiqet nga policia pėr bindjet e tij, detyrohet tė largohet nga shtėpia pėr njė vend tė sigurtė jashtė Shqipėrisė. Ėshtė kjo njė ndarje nga ideali, shokėt e njerėzit e familjes. Nė situatėn qė po kalon vendi, politika shqiptare paraqet njė qeveri tė korruptuar, ku zotėron frika e pasiguria. Korrupsioni arrin shkallėn mė tė lartė nga Kryeministri deri tek punonjėsi mė i thjeshtė, jeta bėhet e padurueshme. Bandat e armatosura terrorizojnė ata qė marrin pjesė nė demonstratat antikomuniste nė shkallė vendi. Prandaj shumė demokratė, duke parė fitoren e socialistėve, trashėgimtarėve tė regjimit komunist tė Enverit, detyrohen tė braktisin vendin ku jeta nuk ėshtė e sigurtė.

Zef Nika