Morali i
imoralit
Prostituimi nė politikėn shqiptare ėshtė tashmė jo
vetėm njė zgjidhje e momenteve delikate nė tė cilat gjendet politika e majtė,
por ajo ėshtė njė filozofi e pushtetit, filozofi e mbajtjes me ēdo kusht e
ēmim tė mandatit dhe riciklimit tė tij pėr njė mandat tjetėr.
Fatos Nano, Neritan Ceka, Paskal Milo, Vangjel Dule,
Lefter Xhuveli e Skėnder Gjinushi, pavarėsisht akuzave tepėr tė rėnda kundėr
njėri-tjetrit me dhjetėra e dhjetėra herė, pėrsėri i bashkon karriga. Kėshtu,
grusht bashkuar rreth idealit komunist, do turren edhe nė zgjedhjet
parlamentare tė vitit tė ardhshėm.
Nė politikė asgjė nuk ėshtė befasuese, shprehej njė
kolegu ynė dje, dhe ne ashtu duhet ta pranojmė, por edhe normale ama mendojmė
se nuk mund tė konsiderohet ajo qė deri tashti konsiderohej e
paimagjinueshme. Se shiko, mė shumė se njė moment historik i politikės sė
ditės, besėlidhja e Aleancės pėr shtetin, poza e shtrėngimit tė duarve e
prapanicave e atyre qė ishin gati ti hakėrreheshin njėri-tjetrit, konsiston
nė njė amoralitet politik. Nė pamjen e parė, kjo tablo nuk sjell asgjė tė
jashtėlogjikshme, tė pamoralshme. Por, po tė gjykojmė thellė, nė pozicionin e
njeriut tė thjeshtė, tė atij qė ska siguri pėr jetėn, tė atij qė ska bukė,
punė, ujė, drita, rrugė pėr tė ecur, ajo pėrbėn fytyrėn e vėrtetė tė klasės
politike, tė atyre qė moralin e vetėm kanė pushtetin dhe pėrfitimet prej tij.
Cilido qė ka mundur tė pėrcjellė momentin e
finalizimit tė marrėveshjes, ose aleancės parazgjedhore, nuk mund ti ketė
lėnė njė shije dhe aq tė mirė, paēka se politika pranon edhe panorama tė
tilla. Kjo pėr faktin se deri nė ato momente nga cilido prej atyre qė
pėrbėnin shtrėngimin e duarve, pritej shpėrthimi i njė beteje politike.
Pritej pra, shpėrthimi i zhveshjes sė shpatave tė gjashtė trimave qė nė
tė vėrtetė edhe ata e dinė se pak kush i stimulon. Por ja qė Nano, si ujk i
vjetėr, i gjendur nė njė moment vėrtetė kritik, nė vend qė tė luante
bixhozin, luajti tė bindurin. Ai ua krehu me kujdes bishtin koneve tė
koalicionit tė majtė, madje edhe ua parfumoi, duke ruajtur nė skuatat e
pamoralshmėrisė edhe ca lėng tė tillė pėr Ilir Metėn, natyrisht pas
zgjedhjeve. Nano i Parė, natyrisht qė asgjė sbėri as pėr Cekėn, Milon,
Dulen, Xhuvelin, pėr mė pak pėr Gjinushin e fare-fare pėr popullin apo mė pas
zgjedhjeve, pėr Ilir Metėn, tė shtatin. Deri mė tashti asnjėri prej
syreshėve, nuk ka rreshtur sė anatemuari dhe sė fshikulluari, pushtetin dhe
qeverisjen e Nanos. Biels shqiptarėt e fishkėllejnė si njė lojtar matrapaz
nė politikė e mėpėrtej. Aq tė ashpra kanė qenė deklaratat e kėtyre kalinave
tė Nanos, sa vėshtirė se mund tė besohej mbėrritja tek ato firma, tek ai
nėnshkrim, tek ajo marrėveshje, aq mė shumė tek ai shtrėngim spektakolar
duarsh e buzėqeshjeje tė tillė qė nuk i gjen emėr tek burrat jo qė jo, por as
tek femrat e mira.
Por ja qė kur vjen hesapi i therjes sė pelės dhe
pėrfitimit tė felės, secili prej tyre ka aq moral tė zbythet dhe ta hajė atė
qė ka bėrė.
Le tė pėrsėritim atė qė gjithēka pranohet nė
politikė. Nė anėn tjetėr, le tė gjykojmė e analizojmė politikėn tonė qė asgjė
nuk ka bėrė nė interes tė interesit tė shqiptarėve e Shqipėrisė, veēse nė tė
vetin.
Pra, nuk ėshtė hera e parė qė pafytyrėsi tė tilla
ngjasin nė politikėn shqiptare, pėr mė tepėr nė kampin e majtė qė ka vetėm
njė aromė, aromėn nanoiste.
Shqiptarėt nuk mendojnė se mund ti pranojnė normale
paradokset e Madhėrisė sė Tij Nano i Parė dhe ca koneve tė tij, edhe pėr
faktin se edhe pas kėsaj arritjeje politike, e cila ėshtė pėrcjellė me
mjaft superlativa nė media dhe politikė, asgjė nė fondamentin e filozofisė sė
qeverisjes sė majtė nuk ka ndryshuar. As kurrsesi nuk mund tė pretendojė
ndokush se mund tė ndodhė njė revolucion politik, me njė firmė, me njė
shtrėngim duarsh, me njė buzėqeshje, me njė flirt.
Gjithsesi, morali i politikės sė majtė shqiptare ky
ėshtė. Prostituimi pėr interesa tė pushtetit ėshtė filozofia qė ka ndjekur nė
tėrė itinerarin e saj, pothuaj gjithė kalvarin e tranzicionit shqiptar.
Gjasme si do tė kishte njė fund ky kalvar, kur themelet e kėsaj politike janė
gjithnjė e mė tė pasigurta, gjithnjė e mė tė ndotura.
Le tė shpresojmė, fundja, se ajo qė kanė arritur
pesė burra dhe Nano-Meta shtatė, nuk mund tė jetė ajo qė ėshtė nė tė vėrtetė,
njė mashtrim i radhės.
Pavarėsisht tė gjithave, krehėsi i bishtave, Nano,
mund tė jetė mė i fituari i kėsaj marrėveshjeje, pasi lojtari rezervė pas
zgjedhjeve, mund tė jetė Ilir Meta.
Editorial nga Sokol
Pepushaj, Albert Vataj
Gjekė
Marinaj, ambasador i kulturės shqiptare nė SHBA
Lindur nė Brrut tė Malėsisė sė Madhe, nė vitin 1965.
Shkollėn fillore dhe 8-vjeēare e mbaroi nė fshatin e lindjes. Vitin e tretė
tė shkollės sė mesme e kreu nė Bajzė, ndėrsa maturėn e pėrfundoi nė Shkollėn
Teknologjike tė Shkodrės. Pėrfundoi edhe kursin e gazetarisė nė Vlorė, nė
vitin 1986.
Gazeta Drita, organ i Lidhjes sė Shkrimtarėve,
botoi nė gusht tė vitit 1990 njė cikėl poetik nga Gjekė Marinaj. Kėtu fillon
talenti pakompromis i poetit tė ri, tė ndeshet me muret e zymta tė njė
diktature. Ndjenja e ēlirėt poetike pėrballet papritur me absurditetin e
akullt tė kohės. Cikli poetik i Gjekė Marinajt, dhe sidomos poezia e tij
Kuajt, goditėn direkt dogmatizmin dhe donkishotizmin e njė regjimi
despotik, qė po jepte shpirt. Marinaj u zu tepėr ngushtė. Pėr ti shpėtuar
pėrndjekjeve dhe dhunės paarsye tė regjimit komunist, torturave qė tė ēonin
nė ēmendi, ai u detyrua tė largohej nga vendlindja, nė rrethana tepėr
ekstreme. Forcat e ruajtjes sė kufirit nė atė kohė thyenin kafka me ēytė
kallashi, apo tėrhiqnin zvarrė me tela me gjemba nga kėmbėt tė gjithė ata
tė rinj tė masakruar, qė pėrpiqeshin tė largohen nga Shqipėria.
Megjithatė, nė mesnatėn e 12 shtatorit tė vitit
1990, Marinaj kalon kufirin shqiptaro-jugosllav, pikėrisht aty ku relievi i
Malit tė Bukoviēit mbante vijėn e vdekjes pėr kalimtarėt. Arsye mė tė forta
se vdekja e detyrojnė poetin e ri tė arratiset drejt lirisė. Arti i tij duhet
tė mbijetojė - jo qenia! Nė ēantėn e lamtumirės, Marinaj nuk kishte harruar
tė fuste edhe 5 libra me poezi... E si mund tė jetonte poeti pa dashurinė e
tij?...
Dy javėt e para pas kalimit tė kufirit, Marinaj i
kaloi nė Spuzhė tė Malit tė Zi. Qė andej, pėr njė kohė tė shkurtėr, u
transferua nė kampin e refugjatėve Padinska Skela tė Beogradit. Muajt e
fundit nė Jugosllavi i kalon nė hotelin Avala, hotel piktoreskt nė periferi
tė Beogradit. Nė korrik tė vitit 1991, pas leximit tė poezisė Kuajt dhe
njohjes me peripecitė e jetės sė tij, ambasadori amerikan nė Beograd, i dha
atij pa hezitime tė drejtėn pėr tė emigruar nė SHBA. Kontakte e para me
Amerikėn u konkretizuan me njė sėrė projektesh, qė shumė shpejt u bėnė
realitet disa nga ėndėrrat e hershme tė Gjekė Marinajt.
Amfeset e para ia kushtoi edukimit tė mėtejshėm
shkollor. Kėshtu, nė vitin 1994 ai pėrfundoi studimet nė Institutin Mjekėsor
ASPT nė Arlington. Katėr vjet mė vonė u diplomua nė Shkencat e Pėrgjithshme
tė Kolegjit Brookhaven nė Dallas. Shkollėn e Lartė tė Arteve dhe Humanitetit
e pėrfundoi nė vitin 2002, nė Universitetin e Dallasit nė Teksas. Qė nga
janari i vitit 2003, ai vazhdon studimet pėr Master nė degėn e Letėrsisė
Botėrore nė UTD.
Dy herė, nė vitin 1997 dhe 1998, Organizata
Akademike e Kolegjit Brookhaven e nderi Gjekė Marinajn me titullin Student i
vitit, pėr shkak tė rezultateve tė larta nė mėsime. Gjatė jetės studentore,
ai mori edhe disa ēmime letrare. Vlen tė pėrmendet ēmimi Pena e artė
(nėntor 98), dhe veēanėrisht trofeu International Poet of Merit Award, me
tė cilin Marinaj u nderua nga International Society of Poets, mė 17 nėntor
2002.
Shkrime me karakter akademiko-letrar i janė botuar
nė disa gazeta dhe revista letrare amerikane. Emri i tij ėshtė pėrfshirė nė 4
antologji poetike amerikane: A moment in Time (1995), A Muse to Follow
(1996), Best Poems of the 90s (1999) dhe Echoes From the Silence
(2003). Po kėshtu, nė vitin 2003, dy poezitė e tij u pėrfshinė nė antologjinė
Un alfabet al poezie albaneze nė Rumani, pėrkthyer dhe botuar nė rumanisht
nga shkrimtari Ardian Kyēyku.
Nė vitin 1995, Gjekė Marinaj doli me pėrmbledhjen e parė
poetik, me titull: Mos mė ik larg. Pesė vjet mė vonė, pikėrisht nė vitin
2000, boton edhe librin e dytė me poezi Infinit. Libri i tretė i tij ka njė
natyrė tjetėr. Marinaj boton Ana tjetėr e pasqyrės, njė libėr me intervista
tė zgjedhura me personalitete tė rėndėsishme tė letėrsisė, politikės dhe
sportit nga bota dhe Shqipėria. Libri doli nga shtypi nė tetor 2003.
Gjekė Marinaj kryen dy punė: njėra nė Baylor
University Medical Center, Departamenti i Patologjisė, dhe tjetra nė Richland
College, ku jep mėsim lėngėt English & Communication si dhe Letėrsinė
Botėrore. Shtėpia botuese Marinaj Publishing ėshtė pasioni i tij, nė ndihmė
tė shkrimtarėve dhe poetėve shqiptarė. Nuk duhet harruar edhe kontributi i
tij i pakursyer nė themelimin e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė,
ku Marinaj drejton edhe revistėn Pena, organ i kėsaj shoqate.
Shefqet
Dibrani, shkrimtar
Kohė
krimesh
Po, edhe nė mes tė ditės, edhe nė mes tė natės, edhe
nė fshat, edhe nė qytet, edhe nė kryeqytet afėr parlamentit, kėrcet pushka,
vritet njeriu dhe krimineli apo kriminelėt largohen tė qetė. Pra, ėshtė kohė
krimesh nė Shqipėrinė postkomuniste. Por kryeqendra e antikomunizmit,
kryeqendra e veriut shqiptar, kryeqendra e kulturės, Shkodra, ėshtė edhe
kryeqendra e krimit tė organizuar. Qeveria duket se e ka lėnė qėllimshmė
Shkodrėn si vatėr krimi, ku ka edhe dorė mė tė lirė pėr tė eliminuar
kundėrshtarėt politikė. Vrasja nė mes tė qytetit, afėr stadiumit Loro
Boriēi tė Kryetarit tė Pajtimit Mbarėkombėtar, Emin Spahija dhe heshtja prej
varri e policisė, megjithėse Spahija kishte pajtuar mbi 5000 shqiptarė nė
konflikt, tė cilėt i priste plumbi i hakmarrjes sipas kanunit, flet qartė pėr
lidhjet e ngushta tė krimit me shtetin. Pėrgjithėsisht, Shkodra ėshtė e
kėrcėnuar, veēanėrisht intelektualėt e biznesmenėt e kanė jetėn tepė tė
rrezikuar. Edhe sot vihen gjoba nga banditėt dhe biznesmenėt kanė frikė tė
denoncojnė, pasi vetė policia lajmėron pėr denoncimet dhe biznesmenėt ashtu
mėpastaj vriten. Ky ėshtė shteti. Viktimė e kėtij tė ashtuquajturi shtet
ėshtė edhe intelektualja Senada Gjakoviq, e lindur nė Shkodėr mė 17.02.1980.
Ajo kish mbaruar Universitetin Luigj Gurakuqi pėr Histori-Gjeografi, kish
punuar si mėsuese nė shkollėn e mesme tė Berdicės dhe kish patur njė biznes
nė Shkodėr. Por jeta e saj vihet nė shėnjestėr tė anarshisė, ku nė vitin
2002, persona ende tė paidentifikuar e marrin, pra e grabisin, ku e mbajnė
njė javė nėn tortura e pėrdhunim kafshėror. Ashtu si nėpėr filmat horror
veprojnė me tė dhe pas njė jave, pa ndjenja, pasi i kanė thyer edhe kėmbėn, e
hedhin afėr shtėpisė si kufomė. Dy ditė ka qėndruar kjo vajzė e pafajshme nė
koma. Aty ku normalisht duhej tė niste historia e prangosjes sė njė grupi
tepėr tė rrezikshėm kriminal, fillon njė tjetėr tragjedi pėr kėtė
intelektuale, pėr kėtė tė re qė e donte jetėn, Shqipėrinė pa dhunė e shkelje
tė tė drejtave e lirive njerėzore. Pra, qė mė 2002, kjo vajzė e pafajshme si
vetė pamja e saj nė kėtė fotografi qė po publikojmė, nuk ka fare adresė.
Shumė tė rinj shqiptarė janė pushkatuar, shumė tė tjerė janė zhdukur dhe
familjet nuk kanė dijeni se ku mund tė jenė varrosur, por ka edhe shumė tė
tjerė qė kanė marrė rrugėt pa rrugė tė perėndimit, pėr tė shpėtuar jetėn. E
pra, e keqja mė e vogėl do ishte kjo e fundit pėr tė renė Senada Gjakoviq.
Por ajo ēka ne duam tė themi me kėtė rast tepėr tragjik, sido tė jetė, ėshtė
denoncimi i kėsaj politike antinjerėzore qė diktatorėt shqiptarė nė pushtet
po pėrdorin pėr ata qė i konsiderojnė si njerėz qė kėrkojnė ligjin, shtetin e
sė drejtės, demokracinė e vėrtetė.
Sokol
Pepushaj
Stefanopollus, Presidenti I Unionit Greqi- Shqiperi
Eshte hedhur hapi i i pare i
bashkimit ne mes Greqise dhe Shqiperise. Vizita e fundit e presidentit te
Greqise, Kostandinos Stefanopollus tregoi se pas bashkimit tashme shpirteror,
eshte prane edhe ai fizik: i bashkimit te tokave.
Gjithcka do te ndertohet ne
baze te modelit aktual te Unionit Serbi- Mali i Zi, por vetem me nje
ndryshim: asnje nga shtetet (Shqiperia) nuk ka te drejte shpalle referendum
per shkeputjen nga ky bashkim shtetesh. Kufinjte
e jashtem te ketij Unioni, do te ruhen nga forcat greke. Politika e jashtme, e
brendeshme, e sigurise, ekonomia, mbrojtja dhe financa do te jene nen drejtimin
e Greqise. Shqiperia do te kete te drejten e menaxhimit te resurseve
bujqesore por edhe te kultures ne hapesiren gjeografike nga Shkumbini e lart.
Mbase ky do te ishte pershkrimi
me i sakte pas vizites se fundit te presidentit grek ne Shqiperi. Stefanopollus
u soll ne vendin e shqiponjave, si te ishte jo zot shtepie, por vete Zoti i
kesaj toke. Perjashto reaigimin anemik te presidentit te Republikes se
Shqiperise, Alfred Moisiu, Qeveria, Kuvendi dhe Opozita ishin ne linjen
tradicionale te vasalitetit proverbial shekullor te Shqiperise.
Vetem disa dite para kesaj
vizite, ishte konsumuar edhe nje tjeter akt barbar ndaj emigranteve te
ligjshem shqiptar ne Greqi. Pas fitores me Greqine ne futboll ne Tirane, u
ekzekutua i riu Palushi. Edhe pse ishte rasti i fundit nder mijera raste te
shperthimit te ksenofobise greke, Shqiperia zyrtare e kaloi si pa u ndjere,
duke e konsideruar si nje akt nxehje apo nxitimi te tifozeve greke.
Kujtojme se ne Greqi, u zhvillua edhe nje ndeshje me e ashper me Turqine, madje
turqit moren edhe nje barazim ne token helene, por asnje tifoz turk nuk u
gervish.
Nuk vonoi shume dhe Tiranen
zyrtare e vizitoi ne ditet e fundit te mandatit, presidenti i Greqise
Stefanopollus. Nga njerez normale, ne nje shtet normal, vizita mund te konsiderohej
edhe si provokacion. Levizja Mjaft, e njohur per guximin e saj qytetar, nuk
u kujtua aspak te organizonte nje proteste publike dhe te vazhdueshme ndaj
kesaj vizite, edhe pse per Palushin nuk nguroi te kryqezoje Nanon dhe shtetin
ne pergjithesi. Tashme heshtja e Mjaft eshte bere proverbiale ne mjaft
raste, duke lene hije dyshimi edhe per aktivitetin e saj qytetar dhe te
pavarur.
Ne takimin me presidentit
Moisiu dhe ne konferencen e perbashket per shtyp, Stefanopollus tha
shprehimisht se Ceshtja came eshte teme e mbyllur per Greqine. Reagimi i
Moisiut, edhe pse anemik, gjithsesi tregoi se shteti prej letre i Shqiperise,
ka ze te reagoje, duke lene te kuptohet se ne takimet e mepasme, klasa
udheheqese dhe politike e vendit, do te reagonte me nacionalisht, sepse nuk
do te gjendej e papergatitur.
Vijuan takimet e presidentit
grek me kryedeputetin Servet Pellumbi, kryeministrin Fatos Nano dhe
kryedemokratin Sali Berisha. Ne takimet e tyre, Greqia dhe presidenti i saj,
u paraqiten prej tyre si miqte me te afert te Shqiperise dhe shqiptareve. Pas
ketij pohimi, u shkel hapur mbi gjakun e mijera shqiptareve ne kohe te
ndryshme, dhe te emigranteve aktuale ne token helene. Takimet e mesiperme,
treguan mese miri vasalitetin proverbial te pozites aktuale ne Shqiperi, dhe
ne menyre paradoksale edhe te opozites sone. Gjithe kundershtimi i lidereve
tane per ceshtjen came, permblidhej vetem ne termin kemi ngritur nje
komision, ceshtjet do te zgjidhen ne baze te ligjeve
.., ndersa i kenaqur
Stefanopollus tundte koken pasi i perkthehej. Asnjeri prej tyre nuk pati
guximin te thoshte hapur se Cameria eshte toke shqiptare, Greqia e mori,
perzuri shqiptaret nga pronat e tyre, por ne kerkojme qe te njihet e drejta e
prones, e drejte nderkombetare.
Ne Jugun e vendit tone,
Stefanopollus u soll sikur te ishte ne toke greke. Edhe pse e konsideronte
vendlindjen e te pareve te tij me origjine shqiptare, presidenti grek nuk
nguroi te paralajmeroje Shqiperine : Nese nuk do te respektohen te
drejtat e monoritetit grek, vendi juaj nuk do te hyje ne Evrope, pasi do te
vendosim veton tone si antare te BE-se. Kaq do te kishte mjaftuar qe
Stafanopollus te shpallej « person non grata » dhe te percillej me
ceremoni ne shtetin helen. Realisht, nuk dihet se cfare te drejtash kerkojne
monoritaret apo presidenti grek per ta. Shkollat per te mesuar gjuhen amtare,
shtypi dhe televizionet ne gjuhen greke, drejtuesit antare te
« Omonia »-s greke, bisneset me te madhe ne Shqiperi jane te
minoritareve, jane te lire te levizin ne tere boten etj.,etj.
Me shume se kaq, monoritaret dhe Stefanopollus mund te kerkojne shkeputjen e
Shqiperise nga Shkumbini e poshte, dhe bashkimin me Greqine. Nese insistojne shume,
edhe kete mund ta arrijne, por ne kuader te nje Unioni Greqi-
Shqiperi
.
Deri diku, qendrimi i pozites
shqiptare, ishte i kuptueshem ne takimet me presidentin grek. Duke filluar
nga kryeministri Nano, i cili fundjavat edhe ne dite zie, i kalon ne buzuqe
greke, kryeparlamentari Servet Pellumbi qe bisneset e tija dhe te afermeve i
ka te lidhura me Greqine, 60% e deputeteve te Kuvendit jane vasale te bindur
helene, justifokojne qendrimin e mazhorances. I cuditshem eshte vasaliteti i
opozites shqiptare, madje i kryedemokratit Sali Berisha. Nese vjen nga fakti
se Stafanopollus eshte i djathte grek dhe ne greqi ne pushtet eshte e djathta
e Karamanlis, tradhetia kombetare, nuk eshte e justifikuar. Nese ai e ka
kuptuar se rruga per te ardhur ne pushtet, kalon nga Athina, atehere eshte
nje loje e piste politike ne dem te interesave kombetare.
Vizita e presidentit grek ne
Tirane, tregoi realisht fytyren e politikaneve dhe udheheqesve tane. Edhe
maska e fundit, ajo e nacionalizmit, iu ra nga fytyra. Aktualisht, Greqia
edhe ne borxh politik nga Shqiperise, pasi vazhdon te mbaje ne fuqi nje ligj
absurd te luftes me vendin tone. Por helenet jane edhe ne borxh ekonomik ndaj
nesh. Pronat came vleresohen ne mbi 2 miliarde dollare amerikane, ndersa prej
14 vitesh, Greqia po perparon duke shfrytezuar ne maksimum krahun e punes dhe
mendjen e emigranteve shqiptare.
Ne vazhdim te idese hapese te
ketij shkrimi, Unioni Greqi- Shqiperi, eshte zgjidhje, madje e preferuar e
shume shqiptareve. Edhe kufiri i lumit Shkumbin, eshte enderr e vjeter e
Vorio-Epirit, te ciles i fryu edhe presidenti grek gjate vizites ne vendin
tone. Ndersa ne, shqiptaret, nder me te vjetrit e Ballkanit e Evropes, e kemi
te ndaluar qofte edhe te mendojme, futjen e trojeve tona etnike, te
shkeputura shume vone vetem ne vitin 1913. Por ne realisht, kemi nevoje per
nje Shqiperi Etnike, te pakten ne sensin shpirteror te fjales, e cila kalon
cdo kufi tokesor. Kjo i mungon klases sone politike aktuale, por fatmiresisht
jo te gjithe shqiptareve. Ne te kundert, krijimi i Unionit Greqi- Shqiperi,
nuk do te ishte thjeshte nje sajese- ndihmuese ne hartimin e ketij shkrimi,
qe tenton grishjen e ndergjegjes dhe krenarise se harruar te Bijve te
Shqiponjave.
Blerti DELIJA
Kelmendit
po i ikin djemtė
Rrugė nėpėr malėsi, qė rrallė takon njeri. Shtėpiat
qė dyer dhe dritare ka kohė qė nuk janė hapur, oxhaqet e tyre nuk nxjerrin mė
tym. Tė merr malli tė takosh njė djalė tė ri nėpėr tre lugjet e Kelmendit.
Rrallė tek-tuk ndihet ndonjė zhurmė makine, transporton ndonjė mall nga
qyteti e mė tė rrallė janė pasagjerėt qė udhėtojnė. Shkollat pak zhurmojnė
nga cicėrimat e fėmijėve. Ata janė pakėsuar shumė nė bankat e shkollės. Mosha
riprodhuese e kėsaj zone tashmė i ka lėnė lamtumirėn krahinės sė Kelmendit.
Udhėtimi ynė ėshtė drejt fshati Lėpushė. Ėshtė ndėr
fshatrat e rrallė pėr nga bukuria qė i ka falė Zoti. Tokė e bukė dhe
gjelbėrim madhėshtor ka dhuruar natyra pa kursim nė atė fshat tė Kelmendit tė
Malėsisė sė Madhe. Ndalojmė nė Qafėn e Predelecit dhe gjurmėt na ēojnė tek
njė shtėpi. Pak tym mbi pullazin e shtėpisė tregon se dikush ėshtė aty. I
thėrrasim tė zotit tė shtėpisė. Nė prag tė derės pėrballet njė burrė qė i ka
kaluar tė gjashtėdhjetat. Zakoni i malėsorit ia lypė dhe pėrzemėrsisht na
fton tė hyjmė brenda. Ka mbetur vetėm me gruan. Mėrzia dhe frika e mosnjohjes
sė mysafirėve duket qartė nė shprehjen e fytyrės sė tij. Kur i themi se jemi
gazetarė, duket sikur ēlirohet dhe na uron edhe njėherė mirėseardhjen. Duhet
tė na falni, - flet sinqerisht ai, - mbasi jemi mėsuar tė kemi mysafirė qė
duan vetėm tė na shkatėrrojnė jetėn. Na kanė lodhur dhe na kanė nėpėrkėmbur njė
gjysėm shekulli dhe sot prapė vazhdojnė me ēdo lloj marifeti dhe mėnyre pėr
tė na mbyllur gojėn. Duan qė tė na mohojnė ēdo tė drejtė dhe fallsifikojnė
ēdo rezultat pozitiv tonin, pėr hir tė pushtetit tė tyre tė pashpirt.
Me kė jetoni? - i drejtohemi sa pėr ta ēliruar nga
ngėrēi qė kishte kapur atė dhe tė shoqen e cila kishte pjekur kafetė dhe
mbushur nga njė gotė raki.
Vetėm me gruan. Vjehrri, babai i gruas, i cili ka
bashkėjetuar me ne, ka vdekur para disa kohėsh, - dhe burri uli kokėn mbasi
njė lėmsh me siguri ia kishte bllokuar gjoksin.
A keni fėmijė? - e pyetėm malėsorin qė ishte i paqtė
nė tė folur dhe i thellė nė pėrgjigje. Ai ngriti kryet dhe duke mė parė mua
dhe shokun tim drejt nė sy, foli me njė zė melankolik qė tregonte njė dhimbje
tė thellė nė shpirt pėr fėmijėt qė i mungonin, e tha ngadalė: -I kam dy djem,
por janė detyruar ta lėnė atdheun nga rreziku qė sa vinte e u shtohej ēdo
ditė.
Kanė qenė tė mirė, i kam rritur me shumė mundime.
Arbenit me shumė vėshtirėsi ia mbusha mendjen pėr tu larguar dhe pėr tė
shpėtuar njėherė e mirė kokėn qė kishte nė rrezik. Ai nuk i kishte njeriu
borxh, askujt nuk ia pati me hile. E kanė trajtuar nė mėnyrė ēnjerėzore.
Furgonin me tė cilin punonte ia kanė thyer dhe prishur pėr tė mos udhėtuar mė
me tė. I thanė se do ta vrasin. E kanė ndjekur kėmba-kėmbės, mė besoni.
Prandaj ia mbusha mendjen qė tė ikte nga kėtu. Me ne pleqtė ndoshta nuk do tė
merren mė.
Nuk munda tė vazhdoj ta pyesja mė, ngaqė sytė e
prindėrve ishin mbushur me lotė. Zemra e tij kishte njė mal me dhimbje. Pimė
kafetė dhe dolėm nė qendėr tė fshatit. Meraku na hante tė pyesnim pėr atė
njeri. Na thanė se ishte Prek Drejaj. Del rrallė nga shtėpia. Dy djemtė janė
detyruar tė largohen nga Shqipėria ngaqė e kanė pasė jetėn nė rrezik. Thanė
se ishte burrė i urtė dhe qė shikonte punėn e tij. Kishte qenė nė tė gjitha
demonstratat e organizuara nga Partia Demokratike. Pėr shumė kohė ishte edhe
Kryetar i Partisė Demokratike. Kishte vuajtur disa vite burgjet e diktaturės
komuniste por nuk e kishin dėgjuar kurrė tė flasė me gjuhėn e urrejtjes dhe
hakmarrjes pėr vuajtjet e tij dhe fisit tė vet. Kėmbėt na kishin ēuar nė njė
dyqan fshati. Ishte i vogėl dhe kishte pak blerės. Ishin tė moshuar tė gjithė.
Njė plak qė sapo kishte blerė diēka nė njė qese tė vogėl mė drejtohet:
-E more biro, kjo politikė e ēmendur e komunistėve
po na i degdisė djemtė atje ku nuk do ti shohim mė. Asnjė grusht me dhe sdo
tė ketė kush mundėsinė tė na e hedhin mbi varret tona. Ēfarė i ka bėrė kujt
djali i Prekės, ai Arben Drejaj? Hė, ēfarė ka bėrė ai, a mund tė mė thoni ju?
Ne nuk iu pėrgjigjėm ngaqė edhe nuk e dinim
historinė e atij djali.
-Ja, po ua them unė. Ai ishte djali i Prekės dhe ka
ndihmuar PDSH dhe kandidatin e Partisė Demokratike. Dhe pėr kėtė i kanė
shkuar edhe nė shtėpi por edhe nė rrugė e kanė rrahur. I kanė thyer makinėn
dhe i kanė thėnė se do ta vrasin ose do a djegin tė gjallė nė shtėpi sė
bashku me prindėr. Po, po ata e bėjnė njė gjė tė tillė vetėm mos u shkoftė
mendja. Edhe vėllain e madh e kanė rrahur nė birucat e policisė para pak
vitesh. Janė djalli vetė kėta tė pushtetit, more biro. Po, nga qyteti jeni
ju? - na u drejtua plaku qė kishte mbetur tek pragu i shitores.
-Po, xhaxhi, - i thamė plakut qė me sa dukej nuk
kishte dėshirė tė na ndahej, - jemi gazetarė dhe kemi ardhur tė shkruajmė
diēka pėr kėto anė.
-Pėr kė doni tė shkruani, pėr ne pletė e mbetur qė
me zor dalim nga pragu i shtėpisė? Tė tjerėve u dha rrugėt e botės Fatos Nano
dhe qeveria kriminale e tij more biro. Diku me forcė e diku me dredhi e diku
duke i vrarė natėn i pėrlau tė gjithė njerėzit qė sadopak e kundėrshtuan,
more gazetar - ndėrroi pamje plaku.
E, qė desha tė them, kėtij Arben Drejaj i kanė
burgosur gjyshin, babain, vėllain, internuar shumė njerėz tė fisit, rrahur e
burgosur tė vėllain e vetė ai u ka shpėtuar pėr mrekulli, more gazetar. Tė
lutem, a ta bėj njė pyetje? - ndėrroi krejt papritur bisedė plaku.
-A mundesh qė ti shkruash tė gjitha kėto nė gazetė,
o njeri?
Tė premtoj, xhaxho se sa tė kthehem nė qytet tė
gjitha do ti shkruaj, tė gjitha, pa lėnė asnė nga ato qė po thua.
-Hė, more tė lumtė, por kujdes, ruaje kryet tėnd se
mund ta hanė ndonjė ditė kėto hijet e natės qė sillen si qentė nė stėrvinė.
Qesha, por me kujdes qė tė mos e fyeja plakun.
Thuaj se na i hėngri djemtė Fatos Nano me komunistėt
e tij qė shkretuan vendin nė 1997 dhe tash po i ndjekin kundėrshtarėt e vet
pėr ti vrarė. E kishin frkė Arbenin se njė ditė do tė rritej e burrnohej e
do tė ishte krah i fortė i Partisė Demokratike prandaj e kėrcėnuan dhe e
detyruan tė ikė larg atdheut duke lėnė prindėrit e tij tė plakur nė moshėn e
thyer tė tyre. Komunistėt e rinj qė kanė ardhur nė pushtet nga pranvera e
hidhur e 1997, po na shkretojnė malėsinė. Shtėpiat ka filluar ti mbulojė
myshku. Po kalben e bien brenda, shpejt vetėm rrėnoja do tė kesh kėtyre anėve
dhe fjalėn se kėtu ka pasė rini dikur.
Plaku nuk kishte tė sosur nė tregimet e tij plot
dhimbje e frikė pėr jetėn qė kishte pllakosur nė ato anė. Ndoshta si padashur
njė pjesė tė shkrimit tonė e mbushėm me atė takim krejt tė papritur dhe me
njė ngjarje qė tė kthen leshtė e kokės mbrapsht. Me njė ndjenjė dhimbjeje dhe
faji qė smund tu vinim sadopak nė ndihmė atyre pak banorėve tė mbetur, u
nisėm pėr nga kishim ardhur me ndjesinė se jo shumė larg mund tė thuhet se
dikur ka qenė fshat aty.
Alban
Perdeleci
Hapja e
Konsullatės Serbo-Malazeze ėshtė kėrkesė pėr ndryshim rajonal
Tė gjithė jemi tė vetėdijshėm se koha dhe zhvillimet
aktuale politike e sociale nė vend kėrkojnė ndryshime pėr arritjen e
qėllimeve qė tė gjithė aspirojmė: integrimin euroatlantik tė vendit. Kemi
kohė qė pėrpėlitemi pėr tė ndryshuar, por gjithnjė politika e zhvillimit ka
mbetur si njė fėmijė qaraman e anemik. Kėtė fat gjithėpėrfshirės e vuajnė mė
shumė zonat veriore, pikėrisht qyteti i Shkodrės, qė ėshtė kryeqendra e
veriut shqiptar. Tė gjitha qeveritė qė ikin e vijnė, kanė menduar pak pėr
Shkodrėn, pėr thelbin e ndryshimit qysh nė mentalitet. Kjo ndodh pėr paaftėsi
tė pushtetarėve vendorė dhe partive politike, tė cilat nuk janė bashkuar
kurrė pėr interesat e mėdha dhe tė domosdoshme tė zhvillimit tė kėtij qyteti,
qė zoti e natyra i ka falur dhuratėn e origjinalitetit tė resurseve, si Lumin
Buna, Lumin Drin, plazhin e Velipojės, bukuritė pėrrallore tė Thehit e Razmės,
qė bota do ti kishte zili gjithė kėto mrekulli natyrore.
Po a mund tė zhvillohet veriu shqiptar duke patur
njė qytet me potencial tė lartė vlerash natyrore e intelektuale tė
njerėzimit. Dhe me tė drejtė pyesim: ēfarė i mungon Shkodrės, kush e pengon zhvillimin
e kryeqendrės veriore shqiptare???
A ka njė pėrgjigje tė saktė, qė tė na bindė?
Sigurisht mendoj se bashkėpunimi mes pushtetarėve
qendror-vendor, politikanėve lokal, do tė ishte dobiprurės pėr zhvillimin e
Shkodrės.
Natyrshėm lind pyetja: Si duhet bashkėpunuar? Mė
pėrpara qėllimi ėshtė ndryshimi social i Shkodrės, pastaj interesat politike.
Jemi nė ekonominė e tregut tė lirė dhe Shkodra ka nevojė emergjente pėr
investime. Dhe pėr tė krijuar politikat e biznesit nė investime duhet tė
ndėrtohet infrastruktura e zonės veriore me fqinjėt.
Shpresėdhėnėse ėshtė rruga Lezhė-Shkodėr, por vetėm
ky ėshtė njė aks qė duhet me u shoqėru me rrugėt e tjera qė tė lidhin me
fqinjėt, me Serbinė, Malin e Zi, pėr tu lidhur me Europėn. Por pėr tė
bashkėpunuar me ligjėn tokėsore, duhet patjetėr hapja e njė konsullate
Serbe-Malazeze nė Shkodėr. Konsullata nuk shėrben vetėm pėr marrje vizash qė
tė qarkullosh nė Serbi a gjetkė, por ėshtė njė institucion diplomatik qė
shėrben pėr bashkėpunime nė fusha tė ndryshme social-ekonomike, kulturore,
sportive.
Pas vitit 91, shkodranėt dhe banorėt pėrreth kanė
tregtuar nė Mal tė Zi, ku kanė ndihmuar familjet e tyre, dikush ka vėnė edhe
kapitale dhe sot janė bėrė biznesmenė tė fuqishėm. Kėtu vlen tė pėrmendet
edhe ndihmesėn qė ka dhėnė Kryetari i Shoqatės Rozafa-Moraēa dhe kryetari i
PDNJ, z.Millan Vaso, i cili ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr hapjen e
kufirit Shqipėri-Mal i Zi, edhe nė situata tė nxehta politike. Nuk harrohet
kontributi i tij, pėr mundėsinė e lirė tė qytetarėve midis dy vendeve ku kanė
realizuar biznesin e tyre. Kujtoj se nė qytetin e Korēės, Gjirokastrės, ka dy
konsullata greke, qė kanė zhvilluar mjaft ekonominė e kėtyre qyteteve. Nė
kėtė kuadėr i takon tė gjithė politikanėve vendor tė Shkodrės tė japin njė
kontribut pėr realizimin, nėpėrmjet Ministrisė sė Jashtme Shqiptare dhe
Ministrisė sė Jashtme Serbe-Malazeze, qė Shkodrės ti krijohet mundėsia pėr
hapjen e Konsullatės Serbe-Malazeze, si dhe pėr hapjen e konsullatave Turke,
Bullgare, etj., qė mundėsojnė zhvillimin social, ekonomik, kulturor nė
kryeqendrėn e veriut shqiptar, pasi mė parė disa prej tyre kanė ekzistuar.
Kjo kėrkon njė punė serioze me inisiativė tė pushtetit lokal, tė partive
politike nė Shkodėr, pėr domosdoshmėrinė e ndryshimeve pėr zonėn e veriut, ku
tregtia rajonale do tė njohė njė impuls tė ri me hapjen e doganave mes
Shqipėrisė dhe Serbisė e Malit tė Zi. Po kėshtu rivendosja nė punė e
hekurudhės Shkodėr-Podgoricė dhe ndėrtimi i korridorit Veri-Jug do tė krijojė
njė frymėmarrje tė re pėr Shkodrėn, qė ėshtė shumė i domosdoshėm pėr tė
bashkėpunuar me Europėn. Dhe pa ndryshime nė zhvillme, ska Europė, dhe pa
emancipim nė politikė ska ndryshim.
Fatime
Kulli
Korrupsioni
lufton antikorrupsionin
Tė zhvillosh luftėn kundėr korrupsionit dhe pikėrisht
kėtė luftė ta drejtojnė vetė tė korruptuarit, kjo gjė nuk ndodh askund nė
botė, nuk ėshtė parė e dėgjuar. Mirėpo kjo ndodh nė Shqipėri. Ndėrkombėtarėt
qė janė sot nė Shqipėri, tė tjerėt qė hyjnė e dalin kėtu, pra tė gjithė
diplomatėt e huaj, kėtė gjė vazhdojnė tė kėrkojnė nga pushtetarėt e sotėm;
nėse vendi juaj kėrkon tė hyjė nė BE, pika e parė kėrkohet lufta kundėr
korrupsionit qė ka pėrfshirė ēdo fushė tė jetės.
Por ne gazetarėt e kuptojmė shumė mirė siē e kupton
sot masa e gjithė popullit paradoksi ndodhet plotėsisht i qartė! Si mundet qė
krimineli, i korruptuari qė lind krim e korrupsion tė luftojė gjallesat e
tij? Pra, dukshėm dallohet se kemi tė bėjmė me njė strategji tė organizuar,
ku shteti i sotėm qė lind e zhvillon krim e korrupsion tė zhvillojė luftė jo
kundėr korrupsionit, por kundėr atyre njerėzve tė ndershėm qė guxojnė tė
dalin hapur e ta luftojnė me forcė atė. Shkak i kėtij shkrimi tė shkurtėr u
bė paraqitja e njė inxhinieri elektronik, kushėriri i oficerit tė nderuar,
z.Genti Mullai, i cili me 4-5 fletushka nė dorė u paraqit nė redaksi. Ishin
fletushka me shkrime kėrcėnuese pėr jetėn e familjes sė z.Genti Mullai si dhe
njėra nga kėto qė pėrkonte me datėn 28.09.2004, ishte fare e egėr dhe e
rrezikshme, ishte ultimatum jete. Personalisht unė si gazetar jam takuar edhe
mė parė me pak raste tė tilla, pra njihet qė aplikimi i kėtyre lloj
presionesh ekziston i pranishėm. Shtypi jonė shpesh herė ka botuar kronika qė
trajtojnė korrupsionin. Nė Shqipėri ka njerėz qė nuk e duan krimin e korrupsionin
dhe zgjidhjen e kanė gjetur tek llotaria amerikane dhe janė larguar jashtė,
por nga ana tjetėr janė tė paktė ata qė vendosin tė dalin nė luftė kundėr
tij. I tillė ishte edhe oficeri i nderuar, z.Genti Mullai, i cili nė luftė tė
vendosur pėr tė ndaluar korrupsionin nė armatim, u pėrplas me qenie njerėzore
tė egra me pozitė dhe grada, tė cilėt pėr tė shfrytėzuar rastin fatkeq tė
Marsit 1997, kėrkonin fitime tė majme nė lojėn korruptive tė armatimeve tė
ndryshme. Genti Mullai nuk u kthye mbrapsht. Ai hapur e me forcė u pėrpoq tė
ndalojė kolegėve tė tij kėtė pėrfitim tė tmerrshėm nė kurriz tė jetėve tė
humbura. Njė armė e pambledhur, njė armė e shitur ėshtė baraz me humbje
jetėsh njerėzish tė pafajshėm, thoshte Genti, bėni kujdes, ndaloni, kjo
ėshtė rruga e krimit, rruga e gabuar. Kėto ishin deponimet e njė ushtaraku nė
tė njėjtin repart ushtarak qė shėrbente z.Genti Mullai, i cili kėrkoi tė
mbetej anonim. Dhe skishte si tė ndodhte ndryshe nga kontigjentėt e
korruptuar tė shtetit tė sotėm kriminal. Ata po i ndjekin, po i gjurmojnė e
po i luftojnė njerėzit e vėrtetė qė nuk e duan krimin e korrupsionin, duke i
detyruar tė ikin jashtė shtetit me hir e me pahir se pėrndryshe i pret fati i
eliminimit fizik, pra zhdukja e tyre.
Vasel
Gilaj
Kosovė:
Fati i keq i familjes Gashi
Mospjesėmarrja masive e komunitetit serb nė votimet
e 23 tetorit pėr zgjedhjet parlamentare nė Kosovė, tregon se Kosova ka shumė
probleme dhe mėri qė nuk ofrojnė shanse pėr normalitet atje. Pasojat e luftės
edhe sot pas gjashtė vjetėve janė shumė tė rėnda. Ende ka njerėz tė humbur,
ende plagėt e luftės kullojnė dhimbje e mėri tė forta. Ėshtė njė ēmenduri
lindore, ballkanase, tė cilėn ndėrkombėtarėt po ndeshin vėshtirėsi ta
normalizojnė disi. Fisi Gashi ėshtė i madh atje. Ne kemi shkruar edhe herė tė
tjera pėr kėtė fis dhe familje tė tjera kosovare qė kanė patur njė fat tė
keq, ku shumė janė zhdukur, duke lėnė prapa ngatėrresa, vrasje, dhunime. Njė
i afėrm i Besnik Gashit, nga fshati Deēan, lagjja Kuēaj, i cili ka frikė tė
prezantohet me emėr, pasi edhe mund tė vritet, na tregon njė tragjedi
kosovare konkrete nga fshati i vet. Besnik Gashi, i datėlindjes 12.07.1981,
fotografinė e tė cilit po e botojmė, vėllai Endrit Gashi, e ėma Sadije Gashi
dhe i ati Muhamet Gashi, as sot nuk dihet nė janė tė gjallė apo tė vdekur,
madje kanė konflikte tė hapura edhe me grupe terroriste qė gjatė luftės
mėsohet tė kenė qenė tė organizuara nė radhėt e UĒK-sė. Babai i Besnikut, i
quajturi Muhamet Gashi, ka qenė komandant i repartit tė zonės, nė fillim tė
luftės. Ai ėshtė njohur nė Kosovė, kryesisht nė zonėn perėndimore tė saj. Si
i tillė, kundėr serbėve jo vetėm ka luftuar, por edhe ka bėrė krime, ku
thuhet jo vetėm ka vrarė serbėt barbarisht, por edhe kosovarė qė kanė
dekonspiruar apo janė vėnė nė shėrbim tė serbėve. Gjithsesi, vjen njė moment
qė edhe shokėt e armėve, pra UĒK-ja, dyshon se Muhamet Gashi bėn lojė tė
dyfishtė, duke bashkėpunuar nė anėn tjetėr me serbėt. Dhe pasojat tashmė janė
fatale. Qė nė verė tė vitit 1998, kjo familje ėshtė zhdukur, duke lėnė pas konflikte
me komunitetin serb, por edhe ngatėrresa tė mėdha, gjakmarrje, siē i thonė
kėtu, me kosovarė. Ekzistenca e kėsaj familjeje tashmė tė zhdukur, ėshtė
tėrėsisht e pamundur nė Kosovė. Dhe raste tė tilla ka shumė kėtu.
Albert
Vataj
Pse u
shpall Avdyl Jasiqi tradhėtar i UĒK-sė?
Avdyl Jasiqi, lindur nė fshatin Jasiq tė Deēanit, mė
8 mars 1974, si shumica e moshatarėve tė tij u bashkua me UĒK-nė gjatė
luftės, pėr njė Kosovė tė lirė, nė mars tė vitit 1998, ku ka marrė pjesė nė
betejat e zhvilluara kundėr forcave serbe nė Voksh, Gllogjan, Junik, Jasiq.
Nė njė pėrpjekje, nė korrik 1998, nė Junik ėshtė plagosur, ku ka qėndruar nė
kurim deri nė shtator tė atij viti. Edhe pse i pashėruar plotėsisht ėshtė
rikthyer nė frontin e luftės. Pas vrasjes sė komandantit tė tij, Agim
Ramadani, Avdyli ka dezertuar luftėn nė maj 1999, pasi lufta ishte e ashpėr e
gjendja shėndetėsore po i pėrkeqėsohej
dhe mendoi tė jetojė i gjallė, pasi lufta merrte pėrditė njerėz. Por kaq
ėshtė dashur tė shpallet tradhėtar i UĒK-sė! Mbase ato ishin ligjet e luftės.
Avdyli qė nė prill 1998, kur serbėt i kanė djegur shtėpinė, sipas
investigimeve tona, kishte humbur lidhjet me familjen, e cila mori eksodin
pėr nė Shqipėri. Pas mbarimit tė luftės ajo familje ėshtė rikthyer nė vendin
e vet tė djegur plotėsisht, ku kanė ngritur kasolle mbi rrėnojat e zjarrit.
Tė atin, Brahim Jasiqi, disa herė e kanė kėrcėnuar se do ta vrasin, pikėrish
persona me autoritetin e luftėtarėve tė Kosovės, pasi sipas tyre, i biri,
Avdyli, ishte tradhėtar qė kishte braktisur luftėn. Dhe ashtu si shumė
shqiptarė tė tjerė tė vrarė pas luftės, si Tahir Zemaj me djalin dhe nipin,
komandant Drini etj., edhe Brahim Jasiqi u qėllua pėr vdekje nga persona tė
maskuar nė oborrin e kasolles, mė 20.09.2004, fotografinė e tė cilit po e botojmė.
Po Avdyli ku ėshtė? Dhėntė zoti tė jetė i gjallė
rrugėve tė perėndimit.
Zog
Hysenaj
Haberet e
akshamit nė gazetėn Shqipėria Etnike
Erion Braēe
zbulon vrasėsin e Hysni Kapos
Dy vdekje tragjike qė nuk u hiqen nga mendėt edhe
sot komunistėve shqiptarė, edhe pse kanė ndėrruar emėr, janė ajo e Hysni
Kapos dhe Enver Hoxhės. Madje pėr kėto vdekje qė nė atė kohė flitej vesh mė
vesh se kėta dy udhėheqės tė komunizmės shqiptare dikush i kishte vrarė (duke
i helmuar), pasi komunistėve tanė u ishte fiksuar se udhėheqėsit e tyre nuk
vdesin kurrė, dhe kishin vetėm ditėlindje. Koha bėri punėn e vet dhe njė ditė
e bukur nė demokraci e reja e Enverit (Liljana) zbulon vrasėsin e Enverit,
Isuf Kalon (doktori personal i Enverit), qė sipas saj e kishte helmuar. Mjerisht
komunistėve u kishte mbetur merak nė zemėr qė nuk po mundnin tė zbulonin
vrasėsin e Hysni Kapos, udhėheqėsit nr.2 tė komunizmės. Mirėpo kot nuk thotė
populli se nuk mbetet gjė pa dalė edhe pse vonė, dhe kjo doli njė natė tė
bukur kur Blendi Fevziu nė TV Klan kishte thirrur nė njė intervistė gati
intime ish-presidentin e Shqipėrisė, dhe sot kryetar i PDSH, z.Sali Berisha.
Gjatė pyetje-pėrgjigjeve, doktor Berisha pranoi se ai paska qenė doktori
kryesor qė ka vizituar dhe mjekuar Hysni Kapon. Mirėpo kaq iu desh zoti Erion
Braēe, kryeredaktor i Zėrit tė Popullit dhe deputet i Partisė Socialiste,
dhe menjėherė deklaroi pranė Komitetit Drejtues tė PS-sė dhe grupit tė
deputetėve tė tyre se ai kishte zbuluar vrasėsin (qė e kishte helmuar) e
Hysni Kapos. Dhe ky vrasės na qenka doktor Sali Berisha, ish-mjeku i shokut
Hysni. Madje zoti Braēe nė investigimet e tij ka zbuluar se Berisha e ka bėrė
kėtė krim nė bashkėpunim me ish-ambasadorin amerikan nė Beograd e Shqipėri,
z.Rajerson. Zoti Braēe pėr kėtė zbulim epokal sipas tij duhet tė angazhohen
tė gjitha mediat e majta dhe grupi i deputetėve tė PS-sė, tė cilėt duhet ta
dėnojnė aktin barbar tė Berishės i cili ka helmuar nr.2 tė komunizmės
shqiptare qė do ti kish vlejtė edhe sot socializmės sonė. Nė mes kėtij zbulimi
kishte shumė diskutime, ku njėri ndėr deputetėt socialistė tha: Shyqyr o zot
qė Berisha nuk ėshtė sot doktor se kėshtu do na kishte helmuar udhėheqėsit
tanė socialistė, por propozoj qė tė paktėn zoti Nano tė mos u besojė
asnjėherė mjekėve tanė, por tė vizitohet e mjekohet gjithnjė tek miqtė tanė
grekė. Ndėrsa pėrsa i pėrket dėnimit tė Berishės pėr kėtė krim, u tha se
nuk mund tė bėhet pasi ne themi se nuk jemi komunistė, por socialistė, por
kemi njė mundėsi tjetėr qė dėnimin e Berishės tia lėmė organizatės sonė tė
lavdishme dhe me emėr tė madh Hakmarrja pėr Drejtėsi. Nė fund tė mbledhjes
mė i qeshuri doli Erioni i cili ishte protagonist i kėtij zbulimi, ku me
siguri Nano do ta gradojė mė lart nė kuvendimin e madh tė tyre... qė po ecin
nga njėra fitorje nė fitorjen tjetėr.
Nė Malėsi
tė Madhe PS rikthen Bashkimet Profesionale
Mė 18 tetor tė kėtij viti, nė Malėsi tė Madhe u
organizua njė konferencė pune e njė organizimi tė punėtorėve me emrin
Konfederatė, e cila sipas fjalėve mbron interesat e punonjėsve tė ēdo niveli,
pėrkundrejt punėdhėnėsve, pėrgjithėsisht sot shtetėrorė. Mirėpo nė konferencė
siē u pa, merrnin pjesė jo vetėm pak punonjės, por nė shumicė ishin drejtorė
e drejtues tė tjerė qė ligjėrisht quhen punėdhėnės, pasi kėta janė shtetarėt
militantė qė pushteti e shteti socialist i ka zgjedhur me pikė tė gazepit
(disa thonė tuj ia marrė hua dreqit). E duke qenė puna kėshtu, malėsorėt
nuk kuptuan se me kė e kishte Kryetari i Konfederatės Sindikale, z.Fatmir
Smajli, kur kėrkonte tė mbronte tė drejtat e punonjėsve. Madje si pėr dreq nė
kėtė konferencė morėn pjesė shumė drejtues tė PS-sė nė rreth, tė cilėt jo
vetėm diskutuan nė vetėn e parė, por u thanė pjesėmarrėsve se kėtė vit kemi
kuvendin e madh (tė PS-sė) ku ju do tė jeni promotori i kėtij kuvendi. Kur
malėsorėt e panė kėtė konferencė nė televizor, menjėherė disa erdhėn pranė
redaksisė sonė dhe na dhanė sihariqin se nė Malėsi tė Madhe, PS riktheu
Bashkimet Profesionale, tė cilat si gjithnjė do tė mbrojnė interesat e
punonjėsve e mė gjerė, por si gjithnjė nėn udhėheqjen e lavdishme tė Partisė
Socialiste qė i ka krijuar dhe i mban, dikush tha si dikur me rryp
transmisioni... Ndėrsa disa tė tjerė thanė ishalla rrypi po u lidhet pėr
qafė, se boll e kanė mbajtė kėshtu.
Nano fillon
fushatėn elektorale nė Selanik
Kėto ditė ėshtė bėrė shumė zhurmė pėr mungesėn e
Kryeministrit Fatos Nano nė ditėn e zisė kombėtare, pėr nder tė 16 tė rinjve
kosovarė qė humbėn jetėn nė rrugėt e shpresės tė Shqipėrisė sė tyre.
Mungesa nga mediat pranė qeverisė u justifikuan se z.Nano kishte shkuar pėr
tė kryer njė operacion nė sytė e ballit nė Greqi, e ruajna Zot me
Kryeministrin pa sy nė ballė. Mirėpo Nano kishte harruar se ēfarė kishte
porositur tek tellallėt e tij audioviziv e tė shkruar dhe atė natė kishte pėrfunduar
nė njė nga buzuqet e famshme tė Selanikut. Nė kėtė diskotekė tė pėrmasave tė
mėdha, z.Nano me bashkėshorten u panė duke festuar si mos mė mirė, ndėrsa TV
Klan e paraqiti kėtė aheng tė kryeministrit ashtu siē ishte. Nga ky moment
rubrikės sonė Haberet e Akshamit i erdhėn aq habere sa ne u detyruam tė
zgjedhim vetėm dy.
Haberi i parė thotė se zoti Nano po festonte qyl,
pasi kėtė gosti nė buzuq tė Selanikut ia kishin sponsorizuar miqtė serbė
pranė Millosheviēit, pasi mosveprimet e qeverisė sė Nanos dhe organizmave tė
saj kishin ndihmuar qė 16 kosovarė tė rinj tė humbnin jetėn, ēfarė do tė
thoshte pėr serbėt 16 ushtarė mė pak pėr mbrojtjen e Kosovės, si dhe krijimin
e njė klime mbytėse pėr bashkėkombasit tanė kosovarė nė Shqipėrinė e
pėrbashkėt, duke iu larguar disi dėshirės pėr bashkimin e Kosovės me
Shqipėrinė.
Haberi i dytė thotė se z.Nano nė Selanik ka filluar
fushatėn e popullarizimit tė tij pasi nė zgjedhjet e ardhshme do tė kandidojė
pėr Kryeministėr tė PASOK-ut, mbasi Papanderun (e ri) e ka dėnuar Evropa si
mashtrues. Gjithashtu zoti Nano do tė mbajė premtimin pėr tė cilin ka shkruar
edhe gazeta jonė, se Nano do tė ndėrrojė popull, premtim qė Fatosi e ka bėrė
nė muajin shtator nė Amerikė para njė lobi grek atje. Ndėrsa ne si redaksi ju
lėmė tė lirė tė dashur lexues tė besoni cilin haber qė tė dėshironi...
Tender i
hapur pėr Zonjėn e Parė nė Shqipėri
Nėse gazetave tė tjera u vijnė reklama tė ndryshme
qė kanė tė bėjnė me tendera qė sjellin para, ne kanė filluar tė na vijnė
reklama qė sjellin bela. Megjithatė njė ndėr kėto vendosėm ta botojmė si
haber interesant pėr tė interesuarit.
Reklama qė po botojmė ka ardhur nga njė OQJ e jo si
zakonisht nga OJQ e cila pėr tė zhdukur sherrin nė mes vajzave tė Presidentit
dhe gruas tė Kryeministrit, pėr Zonjėn e Parė kanė vendosur tė formulojnė njė
test pėr tė cilin nė tė ardhmen do tė zhvillojmė njė tender tė vėrtetė.
Tenderi do tė jetė i hapur, materialet do tė merren nė zyrėn e sekretariatit
tė PS, Tiranė, kėto materiale do tė tėrhiqen falas. Kushtet qė duhet tė
plotėsojė ēdo zonjė pėr tė konkuruar pėr vendin e Zonjės sė Parė do tė jenė:
1. Konkurentja duhet tė jetė e bukur dhe shumė
emocionale.
2. Duhet tė jetė femėr qė ta njohė martesėn si
themelin e shoqėrisė, ku pėr tė qenė sa mė e pėrshtatshme duhet tė ketė qenė
e martuar dhe e ndarė tė paktėn mbi dy herė.
3. Tė njohė hallet e burrave impotentė e tė moshuar,
ku pėr kėtė do tė preferohen gra qė i kanė burrat mbi 25 vjet mė tė moshuar
se veten.
4. Pėr tė qenė sa mė e afruar me civilizimin
perėndimor duhet tė rrjedhė nga njė familje e divorcuar, apo tė lindur nga
bashkėshortė tė pamartuar, kjo ska rėndėsi edhe nėse njihet si kopile.
5. Mbasi nė Shqipėri ka shumė femra si prostituta,
zonja e parė preferohet tė ketė qenė e tillė pėr disa vite rresht nė njė vend
fqinjė, ku kemi konkretisht shumė vajza qė detyrohen tė prostituojnė, pasi
kėshtu do tė dinė tua qajnė hallin qė e ka provuar vetė.
6. Pėr tė qenė se mė inteligjente nė takimet dhe
vizitat qė do tė ketė me botėn e jashtme, kėrkohen qė tė kenė kryer kurs si
agjente e ndonjė agjensie spiunazhi tė huaj. Preferohet ndonjė zonjė qė jo
vetėm ka kryer kursin, por ka punuar, ose punon edhe sot si agjente apo
spiune e ndonjė shteti fqinj me tradita tė hershme antishqiptare...
V.O. Ne si redaksi nuk mbajmė pėrgjegjėsi nėse kėtė
tender e fiton ndonjė femėr qė ju tė dashur lexues shqiptarė nuk e
dėshironi... por e akuzoni...
Seleksionoi haberet me qiri nė dorė: Ndue Bacaj
Tė flasim
edhe mirė...
Ai popull qė ruan zakonet e veta por edhe i
pėrqendruar pėrballė sė resė, pra duke kombinuar doket me pėrparimin
perėndimor, asnjėherė nuk del i humbur, pėrkundrazi ai ėshtė e mbetet modeli
i qytetėrimit. E thėnė shkurt, populli i Kosovės nė zgjedhjet e fundit
demonstroi njė qytetari perfekte e model pėr ne nė Shqipėri, po qė po, por
edhe pėr shumė shtete me traditė tė hershme demokratike, bile spo e
ekzagjerojmė aspak, por tregoi mė qytetėrim se ato shtete qė mburren pėr
historinė e tyre tė lashtė qytetėruese.
Pritet tė krijohet qeveria e parlamenti, gjithashtu
shqiptarėt nė tėrėsi presin se sa janė politikanėt nė Kosovė tė aftė e mbi tė
gjitha morali i tyre ėshtė nė provė tė kuptohemi prova ndaj ndėrkombėtarėve u
dha, por ato janė nė provė para kombit shqiptar pėr premtimet qė kanė bėrė, duke
nisur nga pavarėsia e deri problemet e tjera jetėsore. Ndjeva njė kėnaqėsi tė
veēantė pėr kėtė fillim shkrim se u desh tė thuash fjalė tė mira pėr Kosovėn
shqiptare, se pėr ne shqiptarėt nė Shqipėrinė londineze fatkeqėsisht pushteti
nė tėrėsi pėr dreq na kanė detyruar tė shkruajmė keq, vetėm e vetėm pėr njė
demokraci aq tė shumėpritur, e jetesė si kombet e tjera tė pėrparuara. E pra
sėshtė e lehtė tė flasėsh keq pėr fenomenet negative tė ardhura nga
pushtimet e ndryshme nė vendin tonė, pra siē e thashė do donim me gjithė
shpirt tė shprehemi mirė pėr problemet tona, por zakoni jonė e tradita e
shkėlqyer qė na kanė trashėguar tė parėt tanė ėshtė qė tė mirės thuaj mirė, e
tė keqes thuaj keq. Pra duke luftuar tė keqen mbrojmė tė mirėn e pastaj ta
trashėgojmė ndėr brezat e ardhshėm. Duke mos e zgjatur, ne udhėhiqemi nga
njerėz tė panjerėzishėm horllėkxhinj qė se kanė mendjen tek populli i vet,
por tek dyzenet ku pa pikė marreje bėjnė dyzen nė ditė zie kombėtare e kėtė
dyzen e bėjnė nė Greqinė e buzuqeve dhe antishqiptarėve, e kėtė armiqėsi ndaj
nesh erdhi e demonstroi nė zyrėn e Presidentit shqiptar. Ky ėshtė kulmi, pra
presidenti grek spo themi zoti, por efendi Stefanopulos, shfryn dufin e
tregohet i paedukatė tej mase por edhe jo njerėzor ndaj ftesės sė Presidentit
shqiptar pėr tė vizituar tė parėt e tij tė rritur e jetuar nė Shqipėri, pra
thėnė shkurt efendi Stefanopulos u tregua bukėshkalė e mosmirėnjohės por ne
na bėri pėrshtypje guximi i tij nė zyrėn e Presidentit shqiptar e bash aty ku
ėshtė vendosur krenar busti i heroit tonė kombėtar Skėnderbeu, por ai harron
se edhe pse se mori pėrgjigjen e merituar, simboli i shqiptarėve heroi ynė
kombėtar mbi kokėn e tij ėshtė e ka pėr tė qenė pėrgjigja mė e mirė pėr ata
qė sna njohin mirė, se e njohin mirė fort historinė e Skėnderbeut qė ishte
mbrojtėsi i Europės e krijuesi i njė bashkimi kombėtar nė mbrojtje tė trojeve
shqiptare por edhe mur i pakalueshėm nė mbrojtje tė qytetėrimit evropian. Pra
edhe pse skemi pėr fatin tonė tė keq pushtetarė atdhetarė, kemi pasur e kemi
shqiptarė e boll me shumicė qė edhe pse busti nuk flet ai ėshtė simbol i
shqiptarėve nė ditė tė kėqija, pra pėr fatin tonė tė keq pushtetarėt
belbėzuan e sfolėn atė qė duhej folur ose sė paku u desh thėnė qė mbasi jeni
anėtar e Bashkimit Europian ju grekėt a lejohet ai fjalor dhe a ėshtė i
dėnueshėm pėr njė shtet anėtar i BE, pra a e ka lexuar ky efendi kushtetutėn
evropiane. Kaq sė paku u desh. Por fatkeqėsisht ne kemi pushtetarė injorantė
e aspak tė pėrgatitur, ku u pa e kush don tė bindet qė pushtetarėt shqiptarė
ato qė janė vėrtet pra ose bėjnė tė paditurin e legenin para grekėve, kurse
popullit tė vet i shesin pordhė si tė fortė e tė ditur. Nė fund desha tė
ngushėlloj familjarėt e atyre 15 engjėjve tė Malishevės shqiptare, e Zoti i
pastė me vete dhe u lutshin pėr tė gjithė shqiptarėt.
Nikolin
Pemaj
Bluzat e
bardha, shtetrrethimi dhe ilaēet
Kryetari i PS, Shkodėr, Ndue Doda pėrgjegjėsinė
duhet ta kėrkojė tek vetja nė Shkodėr cilido konkretisht kaloi 1 muaj qė nė
spitalin rajonal ėshtė kthyer nė shtetrrethim tė jesh politikan ėshtė diēka
normale dhe e thjeshtė, por tė kesh bluza tė bardha me emrin doktor ėshtė
krejt tjetėr. Kushdo qė bahet i sėmurė nuk ka ēajre as derman pa shkuar tek
doktori, kushdo qoftė, i madh nė moshė ose po tė jetė foshnjė. E sapoemėruara
drejtoreshė, dr.Pranvera Belinova ėshtė vendosur njė shtetrrethim nė hyrjet
e spitalit. Andrra e drejtoreshės ėshtė tė paralelizojė tė gjitha format
qė pacienti tė mos kontaktojė me doktorin e spitalit. Mirėpo falė popullit
fukara qė kanė halle dhe tė sėmurė, hapi i parė tek porta ka 3
shtetrrethime. Po tė shikosh ēdo ditė nga larg mjerisht nga ora 830
deri nė ora 1000 grumbullohen para portės sė jashtme 70-80
vizitorė, por ēėshtė mė keq, ka edhe nga ata hallexhinj qė vijnė me fraktura
tė ndryshme, njerėz pėr operacione tė ndryshme, mė e keqja nėna me foshnje
qėndrojnė pas portave.
Roja thotė kam urdhėr nga drejtoresha 10-12, 16-17.
Kujtojmė drejtoreshėn se ka rrezik qė populli duke patur halle dhe tė sėmurė
duke mos lejuar me hy brenda mund tė ndodhė edhe sherri apo ngatėrresa
popull-roje.
Kemi dėgjuar ditėn e 2-3 tė shtetrrethimit edhe
krisma pushke tek porta e maternitetit, ka patur edhe grushta nė oborrin e
spitalit, mbas ardhjes sė shtetrrethimit. Kthesė nuk ka nė konsolidimin e
ilaēeve tė sėmurėve qė janė tė shtruar nė spital. Konkretisht tė gjithė
pacientėt e operuar nė kirurgji dhoma 4, kati III, ankohen sepse pėr 3-4 ditė
janė tė detyruar tė shpenzojnė 4000-7000 lekė. Blejnė duke filluar nga
vegoni, serumi, gjilpėra tė ndryshme. Juve si drejtoreshė ku ėshtė farmacia e
spitalit, kush abuzon, juve si dikaster, apo janė infermieret qė tregojnė
edhe farmacinė ku do tė blehen ilaēet? Nuk dua tju kritikoj juve si
drejtoreshė spitali qė po vini shtetrrethimin por jam duke ju treguar se
realiteti nė tė vėrtetė ėshtė krejt ndryshe. Flitet shumė edhe pėr mjekėt qė
kanė rroga minimale dhe vetėm me njė patė tė 13-tė nė fund tė vitit. Gjendja
e rėndė ėshtė edhe tek materialet hotelerike tė spitalit, batanie, ēarēafė,
jastekė, etj., tė mos detyrohet i sėmuri ti bjerė nga shtėpia. Ju do tė
ishte mė mirė me pa problemet e shumta qė ka spitali se janė shumė aty.
Hasan
Kurtaj
Promovohet
Creative City pėr Shkodrėn
Tė premten me datė 22 tetor 2004 ambasadori zviceran
nė Tiranė promovoi nė njė konferencė pėr shtyp zyrat e Creative City pėr qytetet Shkodėr e Pogradec.Dy fjalė
rreth projektit tre vjeēar CREATIVE CITY:
Projekti Qytetet Kreative ne Shqiperi u aprovua
nga Kryesia e SCP ne takimin e zhvilluar nė Shtator 2004. Projekti u
konsiderua inovativ pėr shkak tė mėnyrės sė proēedimit, gjithashtu dhe
filozofia dhe vizioni i tij, pasi krijojnė lidhje ndėrmjet aspekteve
kulturore, ekonomike dhe sociale tė zhvillimit urban. Duke qėnė i tillė ky projekt
pati potencialin e duhur pėr tu mbeshtetur nga SCP-ja. Ky projekt do tė financohet nga Qeveria Zvicerane me
shumėn prej 400 000.- CHF. Ky projekt do tė shtrihet nė njė hark kohor 3
vjeēar.Thelbi i Qytetit Kreativ ėshtė krijimi i kushteve me anė tė
sė cilave do tė bėjnė tė mundur qė qytetarėt e qytetit tė mendojnė,
planifikojnė dhe veprojnė nė mėnyrė kreative duke pėrdorur burimet e tyre
lokale si aset kryesor.
Tė qėnit kreativ nė kėtė kontekst do tė thotė kapaciteti pėr tė menduar duke pėrdorur
imagjinatėn dhe tė arrish synime tė shumėfishta me njė iniciative kėshtu qe 1+1=3. P.sh. nje
projekt me rininė, qė i jep pėrgjegjėsinė pėr tė zbukuruar ndėrtesat i
aftėson ata, gjeneron tek ata njė kuptim se ēfarė ėshtė pėrgjegjėsia pėr tė
zbukuruar njė ndėrtesė dhe si tė udhėheqėsh njė projekt autonom, i bėn tė
vlerėsojnė cilesinė, shijen dhe bukurinė, si dhe pėrmiresimin e mjedisit, gjė
qė mund tė ketė njė efekt pozitiv tek tė tjerėt. Kreativitet do tė thotė
gjithashtu tė shohėsh mundėsite ndėrmjet asaj qė ne dukje duket e pamundur,
si p.sh. njė projekt arti nė spital mund tė ketė njė impakt pozitiv persa i
pėrket kohėzgjatjes tė qendrimit tė tyre nė spital, ose mundėsia se si njė
aktivitet festivali mund tė jetė njėkohėsisht dhe festiv por dhe tė sigurojė
gjithashtu dhe mundėsine pėr tė krijuar njė industri artizanale, duke krijuar
nė kėtė mėnyre vende pune. Keta shembuj tregojnė se sektorė tė ndryshėm mund tė
punojnė sė bashku, dhe nėse nuk e bėjne kėtė, atėherė nuk mund tė ketė
sinergji positive.Kur njė vėnd ėshtė i hapur pėr tė lejuar qė mundėsi tė
tilla tė zbatohen nė mund te themi se ky vend ka njė kulturė kreativiteti,
gjė qė ėshtė dhe objektivi qendror i Qyteteve Kreative nė Shqipėri.
Qe prej Qershorit 2003, Zyra e Pro Helvetias
drejtohet nga z. Besim Petrela, Drejtuesi i Programit Kulturor,.Ai kujdeset sė bashku pėr Programin Kulturor Zviceran,
i cili ėshtė njė projekt i pėrbashkėt i Agjensise Zvicerane pėr Zhvillim dhe
Bashkėpunim tė Ministrisė sė Jashtme Zvicerane dhe Pro Helvetias,
Fondacioni Zviceran i Artit. Programi Kultuor Zviceran konsiston nė dy
linja aktivitetesh: aktivitete tė vogla, pėr tė cilat vendos bordi lokal i
pėrbėrė nga eksperte kulturore dhe projekte afatgjata ose Projekte
Bashkėpunimi. quajtur Qytet Kreativ. Projekti Creative City ėshtė zhvilluar nga Pro Helvetia
Tirana, nė bashkėpunim tė ngushtė me Programin kulturor Zviceran dhe me
britanikun Charles Landry, ekspert nė zhvillimin kulturor tė qyteteve, i
njohur nė tė gjithė botėn
Shkodra do te marrė mbėshtetje financiare dhe njohuritė e
nevojshme nė mėnyrė qė tė fillojė aktivitetet e ndryshme kulturore pėr njė
periudhė tre vjeēare.
Zhvillimi i
modeleve tė Qyteteve Kreative te Pogradecit dhe Shkodres ka qėnė njė proēes
i gjatė e i frytshėm, dhe mund tė prezantohet si njė shembull shumė i
suksesshėm i partneritetit dhe bashkepunimit ndėrmjet Zvicrės dhe Shqipėrisė.
Ne u
fokusuam ne mjedisin fizik dhe krenarine qytetare, qytetari dhe zhvillim.
Programi i
Qytetit Kreativ nė Shkoder synon tė na fokusojė fillimisht bukurinė e
mjedisit fizik nė mėnyrė qė tė mundėsojė arritjen e njė game tė gjėrė
objektivash si p.sh. rritjen e interesave tė qytetarėve pėr veten e tyre dhe
pėr qytetin e tyre; nga ana tjetėr kjo gjė do tė ndihmojė nė zhvillimin e
qytetarisė dhe do tė gjenerojė krenari qytetare. Do tė proēedohet duke bėrė
pyetjen cili eshte problemi? dhe si mund tė ndihmojė njė proēes kulturor,
dhe tė zevendėsohet mentaliteti i tipit ne kemi qėnė njė vend i
mrekullueshem nė tė kaluarėn me mentalitetin qė thotė Shkodra do tė jetė
njė vend i mrekullueshėm nė tė ardhmen. Kjo shpjegon idenė e kthimit tė
Shkodrės nė njė qytet tė bukur ( ose e thėnė nė mėnyrė mė provokative beteja
kundėr shėmtisė urbane); gjithpėrfshirja si njė mjet pėr tė ndihmuar nė
realizimin e njė identiteti tė ri pėr Shkodrėn; identifikimi dhe stimulimi i
talenteve tė reja. Njė vend tė vėēantė duhet tė zėrė dhe fotografia duke u
nisur nga fakti qė Marubi ėshtė njė aset shumė i ēmuar i qytetit.
Creative City
Koordinatori, Armando Lohja
A do tė
ketė mocion mosbesimi qeveria Nano?
Pėr kohėn qė po kalojmė them se po. Kjo ėshtė njė
pyetje qė kėrkon zgjedhje nga partitė politike si dhe nga diplomacia
evropiane dhe perėndimore. Pėr tu bindur mjafton ngjarja e 15 tetorit ku
vdesin 15 tė rinj gjimnazistė tė Malishevės. Kryeministri Nano hedh valle
nė buzuqet e Selanikut dhe tė Athinės. Ngjarja e 9 janarit ku u mbytėn 2
gomone me 30 tė rinj shkodranė dhe z. Nano nuk i prish pushimet nė Turqi.
Nuk ėshtė e vėshtirė tė identifikosh sepse e pamė tė
gjithė nėpėrmjet televizionit Klan duke marrė karafilat e bardhė. Shitja e
kasetave tė Nanos nė buzuqet greke me biznesmenin Aleksandėr Kaliodhopuli,
duke parė kėngėtaren e famshme greke. Kur Presidenti i Greqisė, Stefanopulos
vjen nė Tiranė dhe injoron ēėshtjen ēame pėr pronat qė janė firmosur nė
vitin 1996, Fatos Nano shihet nga tėrė bota nė buzuqet e Greqisė duke i
hedhur lule karafili atij dhe zonjės Xhoana Nano. Nuk ėshtė e vėshtirė tė
bindėsh opinionin publik ku nė bregdetin Jon nė Kakomea dalin 300 fshatarė
dhe protestojnė pėr tė mos prishur ndėrtimet, policia e shtetit-Nano, nė mes
tė natės, dt.19.10.2004, me skafe i hedhin nė erė me dinamit ndėrtesat.
Mocioni i mosbesimit tė qeverisė tė sotme pėr tė gjitha rrethanat e njohura
mendoj qė nuk ia vlen tė shkojė deri nė fund tė nėntorit 2004. Ky
kryeministėr-Nano, i cunguar nga sytė kėrkon qė tė shtrydhė haptazi kėtė
popull si nga Saranda deri nė Shkodėr.
Qeveria Nano do tė ketė shumė probleme se ėshtė
duke humbur kredibilitetin nė popull gjithashtu edhe nė Evropė dhe nė
perėndim. Ky ėshtė realiteti shqiptar sot. Partia Demokratike dhe dr. Sali
Berisha duhet tė vendosin nė bashkėpunim me partitė e tjera demokratike pėr
mocion mosbesimi pėr qeverinė Nano ku do tė krijojnė njė shans pėr ti
dhėnė njė goditje pėrfundimtare kryeministrit me syze.
Nano nuk do tė ketė rrugė tjetėr, tė ikė sa mė parė
tė jetė e mundur qė tė shpėtojė pėrgjithmonė populli shqiptar. Dihet se
Partia Socialiste nuk do tė pranojė thjeshtė por vendosmėria e Partisė
Demokratike dhe e Evropės dhe Amerikės do tė marrin njė vendim politik pėr tė
shpėtuar nga Nano kėtė popull fukara i fukarave. Nė politikėn shqiptare janė
dy arsyet pėr mocionin e mosbesimit tė qeverisė Nano:
E para, se Partia Socialiste bashkėqeveris me njė
koalicion qeveritar me 5 parti tė tjera, PSD, PAD, PDS, PBDNJ, PAA, ku ėshtė
e nevojshme dhe e domosdoshme qė ky koalicion po prishet.
E dyta dhe kryesorja, njė shtet qė pretendon tė jetė
demokratik, ėshtė e domosdoshme si kusht themelor qė populli tė jetė vetė
koshient pėr tė votuar i lirė dhe mos ia dhunuar votėn, siē ia kanė dhunuar
dhe pretendojnė tia dhunojnė votėn duke e grabitur me forcė me polici. Kjo
ėshtė njė fitore, si ēdo gjė tjetėr ka vėshtirėsitė e veta. Shqipėrisė dhe
popullit do ti krijohet njė pėrvojė pune e re. Kryesore ėshtė se i gjithė
populli shqiptar demokrat duhet tė lidhen mė fort me njėri-tjetrin, qė tė mos
quajmė mė Shqipėrinė monopol tė Fatos Nanos dhe qeverisė sė tij. Ne,
demokratėt, tė jemi tė ndėrgjegjshėm pėr tė qeverisur kėtė popull shqiptar qė
kanė ēuar nė varfėri, pa punė, pa ujė, pa drita duke e persekutuar. Partia
Demokratike tė bėjė koalicion nė mėnyrė periodike tė bashkėrenduar me partitė
demokratike duke krijuar njė rregullore pėr funksionimin e tryezės sė
koalicionit qeveritar demokratik. Thirrjet qė i bėjnė Gramoz Ruēi, Namik
Dokle, Nanos pėr tragjedinė e 15 nxėnėsve kosovarė, hajde, dhe nuk denjon me
ardhė.
Fatos Nano ėshtė konsideruar njeri i dėshtuar me
tė cilin nuk dialogohet, do tė jenė vetė socialistėt qė do ta shqyrtojnė nė
tė gjitha kėto raste. Drejtėsia e korruptuar 85%, populli shqiptar e ka
humbur besimin 92%. Nano ėshtė i pallogaritur nė lėvizjet e tij, nė qeveri,
ministra dhe zėvendėsministra tė korruptuar, kjo do tė shihet nga dorėheqja e
tij si kryeministėr. Kėsaj radhe ėshtė mė i dobėt dhe i pafuqishėm, i ėshtė
thyer edhe shpata nė (KPS), Kryesinė e Partisė Socialiste. Ky njeri ka
dėshirė me pa tė keqen tek tė tjerėt dhe jo tek vetja.
Hasan
Kurtaj
Ne mes
Moralit dhe Ligjit
A ishte e moralshme qe
kryeministri Nano te pranonte si dhurate nje makine qe kushtonte mbi 300 mije
euro? Pergjigja eshte e shkurter dhe e thjeshte, e kuptueshme: JO.
A kishte nje pengese ligjore
apo ligj qe ndalonte kryeministrin Nano te pranonte nje dhurate te tille:
Pergjigja, perseri eshte shkurter, e thjeshte, e kuptueshme: JO.
Dy ketyre pyetjeve, u ktheu
pergjigje i interesuari direkt, vete kryeministri Fatos Nano. Nuk ka shume
dite qe ne Kuvend, u miratua nje ligj qe pengon pushtetaret apo nepunesit e
nivele te ndryshme, te pranojne dhurata me vlere me te madhe se 100 $. Pra
vete mazhoranca dhe Nano, e kane kuptuar se nuk ishte e moralshme te pranohej
nje dhurate mbi 300 mije euro. Por njekohesisht, ishte e kuptueshme se nuk e
pengonte asgje ligjore kryeministrin, te merrte nje dhurate ultra- luksoze.
Per kete, ai beri ligjin, i cili sigurisht nuk ka fuqi prapavepruese, por
vendos nje ore zero ne zbatimin e tij te mevonshem.
Qe kur eshte shkruar edhe folur
per Shqiperine e shqiptaret, eshte konstatuar se ne e kemi ndertuar
ekzistencen tone duke u bazuar njekoesisht tek Morali dhe Ligji, ne disa
raste duke i kushtuar rendesi me me te madhe ketij te fundit. Per te mos u
ndalur tek koha e kaluar, kujtoj se jane te shumte te papunet, te pastrehet,
te varferit qe nuk pranojne te rregjistrohen per tu punesuar, strehuar apo
mbeshtetur me ndihme ekonomike, duke pranuar te jetojne ne mizerie, ne emer
te Moralit, per te mos u paraqitur para « opinionit » sic jane, por
me nje fasade. E pra, per te gjithe ata, ka ligje qe edhe pse ne mase te
vogel, i mbrojne ne forma te ndryshme.
Rasti me i diskutuar ne mes
Moralit dhe Ligjit, eshte edhe ai i kryeministrit Fatos Nano. Ne tragjedine e
9 Janarit por edhe ate te Fushe- Arresit, Nano nuk ndodhej ne Shqiperi. Per
arsye shendetesore, ai u kurua fillimisht ne Turqi dhe me pas ne Greqi. Madje
ne rastin e fundit, ndersa ne Shqiperi kishte dite zie, Nano argetohej me
Xhoanen ne buzuqe te Selanikut. Nuk kane qene te pakte shqiptaret, mes tyre
edhe une, qe nuk kemi lene epitet negativ pa i bashkengjitur emrit ne
kryeministrit per qendrimin qe ka mbajtur ne dy rastet. Kjo ka ndodhur, duke
e nisur gjykimin tone, mbeshtetur ne Moralin. Kryeministri yne, si te gjithe
shtetaret e tjere, betohen para Kushtetutes dhe Zotit. Ne asnje rresht te
Kushtetutes (ligj i detyrueshem per tu zbatur nga te gjithe), nuk thuhet se
kryeministri duhet te kthehet ne atdhe, apo te anulloje vizitat e mundshme ne
rast tragjedishe apo fatkeqesishe te ndryshme. Por si gjithmone, ne por edhe
kryeministri perballemi me Moralin. As edhe ne kushtetuta te shteteve te
tjera, nuk thuhet se kryeministri duhet te kthehet ne atdhe ne raste te
mesiperme. Por te gjithe, ne te tilla kushte e kane zbatuar.
Nje Moral i kthyer ne Ligj,
mbase mund te gjendet tek shqiptaret e sanksionuar ne Kanun. Nje pjese e
madhe e normave te ketij kodi te lashte te shqiptareve, pervec se ne logjike,
mbeshteten fort ne Moral. Megjithate, sot eshte koha qe te behet nje ndarje.
Njekohesisht, Morali dhe Ligji, eshte tej mase e veshtire te ecin se bashku.
Por jemi koshiente, se edhe per nje fare kohe, eshte e veshtire. Ne jemi mesuar te
shohim fijen e flokut ne syrin e fqinjit dhe jo traun ne syrin tone. Edhe per
shume vite, do te jete e veshtire qe Ligji te kete prevalence mbi Moralin,
sic eshte edhe normale ne keto kohe moderne. Deri atehere, shtatetaret tane,
do te vijojne te jene te « syrin e ciklonit » te zgjedhesve te
tyre, do te vijojne te gjykohen me shume ne baze te Moralit se Ligjit, ndersa
faktikisht, duhet te jete e kunderta.
Blerti DELIJA
Dukagjini
ynė, njė perlė e vėrtetė e historisė
Nuk duhet
tė pendohet se jetoi kot, vetėm ai qė foli gjithnjė me gjuhėn e sė vėrtetės
Sokrati
Historiografia shqiptare e viteve tė realizmit
socialist, dhe nė veēanti ajo e pas viteve 1960-1966, e shkruar nga penda tė
ngjyera nė lėngjet e njė konformizmi tė skajshėm, asnjėherė nuk na foli me
gjuhėn e sė vėrtetės, por u kthye nė njė tellalleshė tė politikės. Vetėm nė
vitet e post-diktaturės filluan tė dalin nga arkivat e mykura tė sistemit,
perlat e historisė sė vėrtetė tė nacionalitetit tonė, dhe nė veēanti tė
trevave tė veriut shqiptar, ku Dukagjini pa dyshim mbetet pararendės i ēdo
evenimenti me karakter kombėtar dhe fetar.
Jo pa qėllim u varrosėn veprat e Fishtės, tė
Koliqit, Harapit, Prenushit, Palajt, Zadejės, e sa e sa kolosėve tė tjerė,
vetėm e vetėm pėr tė zhdukur madhėshtinė dhe vitalitetin e kėtyre trevave.
Ėshtė shkruar me dhjetra herė pėr ēetat e jugut, tė
cilat varionin nga 3-5 vetė nė luftėn antiturke. Ėshtė folur pėr luftėn e
Mashkullorės, sa qė u bė Rrapi nė Mashkullorė si njė himn, duke mbushur
me dhjetra faqe librash, duke shkruar drama dhe skenarė filmash. Por,
ēuditėrisht pėr Dedė Gjon Lulin, Mehmet Shpendin e Gjin Pervizin, qė drejtuan
divizione malėsorėsh kundėr pushtuesve turq e serbė, nuk u shkruan as
dhjetė rreshta!... U shkrua pėr vrasjen e njė bimbashi turk (sikur tė kishin
vrarė sulltanin), ndėrsa pėr Norėn famėmadhe tė Kelmendit, qė theri Vuēi
Pashėn nė shatorren e tij, fare nuk i ngritėn pėrmendore, por nuk jam i
sigurtė se ka tė paktėn ndonjė pllakė pėrkujtimore!... Janė ngritur buste,
madje edhe pėrmendore edhe kriminelėve tipikė, si Ali Pashė Tepelenės... nė
njė kohė kur qėndrojnė nė hije (pa buste e shtatore) krenaria e Shkodrės
dhe e mbarė kombit shqiptar: Dasho Shkreli, Hodo Sokoli, Mehmet Shpendi e
Dedė Gjon Luli!
Parė nė kėtė kontekst, dy autorėt e kėtij libri tė
vlertė: Prel Milani e Lazėr Kodra, na vijnė si dy maratonomakė dhe si dy
sfidantė tė denjė tė pedagogėve tė tyre, pse jo edhe tė vetė Akademisė sė
Shkencave, tė cilėt heshtin nė gjumin letargjik, edhe kur gradohen me
tituj e grada shkencore, ata qė baltojnė Gjergj Kastriotin dhe ngrenė nė
piedestal Haxhi Qamilin!... Nė kėtė vepėr madhore (e cila duhet tė bėhet
pronė e ēdo intelektuali me sens patriotik), triumfon me tė gjithė forcėn,
proza e shkurtėr koliqiane e gėrshetuar mjeshtėrisht me vargun e fuqishėm
fishtian. Njė dėshmi kjo qė mbi trungun e Fishtės, nė ēdo stinė ēelin filiza
tė tij dhe se Milani-Kodra, janė dy degė tė palėkundura tė kėtij Lisi, qė
nuk mund ta tundin as uraganėt. Autorėt, ndonėse shkruajnė pėr trevėn e tyre,
nuk bien asnjėherė nė pozita sentimentale, apo nė megallomani. Ata ecin me
hapa tė sigurtė dhe me njė drejtėpeshim tė admirueshėm mbi referencat
standarde tė historianėve tė shquar vendas dhe tė huaj.
Baron-Nopēa, Milan Shuflaj, Edit Durham e tė tjerė
janė pėrvetėsuar nė mėnyrė tė pėrkryer nga autorėt e lartpėrmendur dhe janė
cituar besnikėrisht, ashtu siē ėshtė edhe besa e trevės qė i lindi.
Personazhet e kėtij libri janė skalitur mjeshtėrisht, me daltėn e
skulptorit modern pa humbur asgjė nga tradita. Evokimi i traditės sė
lavdishme tė trevės sė Dukagjinit, ku trimėria, besa, ndera dhe bujaria kanė qenė
gjithmonė kryefjala e maleve, na vijnė si njė qortim pėr tė mos shkarė
asnjėherė nga kėta trarė tė shėndoshė (njė element ky me sens tė theksuar
edukativ). Skalitja e figurave nė vargje, ėshtė dhėnė plot kolorit, forcė dhe
art tė pėrkryer. Shikoni si i pėrgjigjet Marash Uci i Shoshit, Brahim Pashės,
i cili mbasi i ka thirrė (nė besė), kėrkon ti ēarmatosė: Marash Uci ka
marrė flakė/Mikut arma nuk i lypet/Na paē thirrė pėr atė hesapė/Po ti japim
me zjarr pėr gryket. Nė poezinė e spikatur: Dukagjini nė luftėn e Miletit
(1880), shkėputėm kėto vargje pikante: Gjashtė krajlitė nKongres
tBerlinit/I ndanė trojet e Shqipėrisė/Si kulaēin e nxjerrė prej hinit/Pėr me
ngi klyshėt e Rusisė/Nė Razhnicė, Hodo Sokoli/Ka flakė gradat e Osmanit/Prej
brezit huten e nxori/Asht ndezė flakė nė fushė tė mejdanit!
Autorėt, Milani e Kodra, pėrdorin nė mėnyrė
mjeshtėrore vargun e rimuar tė traditės shkodrane-veriore, duke i qėndruar
besnikė metrikės, figurave tė zgjedhura dhe metaforės. Ndoshta ndonjė poet
modern mund ti krahasojėme bejtat, por atyre mund tu sugjerojmė se edhe
Kadare e quajti Fishtėn bejtexhi, por pa atė, Fishtėn, sdo kishim poezi...
Entuziazmi pėrvėlues i autorėve tė kėtij libri, pėr tė ngritur nė piedestal
veprat patriotike tė bashkėkrahinorėve tė tyre, duhet tė stimulojė ēdo pendė
shqiptari, pėr tė zgjaur ndjenjat e fjetura tė atdhedashurisė.
Autorėt, Milani e Kodra, i dhuruan lexuesit shqiptar
njė gjerdan me perla brilante qė stolisin Dukagjinin, ndėrsa manipulatorėve
servilė tė historisė, njė goditje tė fuqishme. Asnjėherė nuk mėsova nga
historiografia shqiptare se nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, na paskeshin
qenė edhe shumė dukagjinas, dhe mes tyre edhe bajraktari i Shllakut, ose siē
e quajnė autorėt e kėtij libri beniamini i Shllakut, Gjekė Gega. Jo pa qėllim
janė fshehur kėto figura, por vlen tu kujtojmė atyre qė bėnė anti-historinė,
se tė mohosh meritat e njėrės pjesė tė kombit dhe tė ngresh, madje tė
hiperbolizosh meritat e pjesės tjetėr ėshtė e pandershme dhe prishje e ekuivalencės
sė bashkejetesės. Vlen tė kujtojmė nė kėtė rast njė sentencė kuptimplote qė
na e servir Evropa moderne: Qė tė bashkohesh duhet tė dish tė ndash,
Respektimi i ēdo krahine, religjioni, race apo individi, ėshtė kusht
themelor i forcimit tė unitetit tė njė kombi (M.B.).
Pendat e autorėve tė lartpėrmendur, Milani e Kodra,
janė temperuar nė langun fisnik tė genit tė malėsorit dukagjinas dhe
asnjėherė nuk bėhen pre e konjukturave politike. Ata dinė tė dallojnė dhe
tė klasifikojnė nė mėnyrė preēize mercenarėt dhe kolaboracionistėt nga
patriotėt dhe idealistėt, duke demaskuar aftėsitė e tyre edhe nė forcėn e
analizės, gjė kjo qė na bind pėr diapazonin e tyre tė gjerė nė ligjin e
njohjes.
Shtatė shaljanėt dhe vepra e tyre legjendare janė
trajtuar mjeshtėrisht, duke i krahasuar me Termopilet. Pa dyshim vepra e
tyre i shton lavdinė Dukagjinit, shkėlqimin kullave krenare dhe bardhėsinė
bjeshkėve qė kurrė nuk e ulėn kokėn para stuhive tė kohės.
Tre evenimente madhore: Lufta nė Qafė e Agrit (1910),
kundėr tė tmerrshmit Shefqet Turgut Pasha, luftė qė i kalon kufijtė e
legjendave; lufta e Qafės sė Borshit (1915), kundėr serbo-malazezėve; dhe
Lufta e Gurit tė Kuq, janė dhėnė mjeshtėrisht, duke evidentuar protagonistėt
kryesorė dhe udhėheqėsit strategė tė tyre: Prel Tulin, Mehmet Shpendin, Mark
Lulėn e Shalės, Ndok Mirashin e Shoshit e sa e sa trima tė tjerė tė nėntė
bajrakėve, tė cilėt e kam vėshtirė tiu citoj brenda kėtij shkrimi. Nė libėr
ėshtė trajtuar me mjaft korrektėsi dhe art njėri nga kodet mė tė
rėndėsishėm tė kushtetutės sė Dukagjinit, siē ėshtė ai i besės ndaj fesė sė
Jezu Krishtit. Ėshtė njė fakt i pamohueshėm se binomi Atdhe-Fe, pėr
Dukagjinin, qe dhe mbeti kryefjala nė ēdo etapė tė historisė. Autorėt, kėtė
epikė dhe mjaft tė lakmueshme pėr ēdo krahinė tė Shqipėrisė, na pėrcjellin nė
vargje, pėrmes njė figure tepėr burrėrore tė quajtur Kol Markola dhe tė
etiketuar me mbiquajtjen aq tė gjetur nga gjeniu popull Gardisti i
Krishtit. Vjen njė pashė prej Anadolli/Me pesėqind ēallma-zi/Mjer pėr
Shalėn nditė tė sodit/Don me i kthye kishat nė xhami/Nxjerr ēitapin prej
jelekut/Due pesė troje pėr xhami/Ja dhe shpatėn e bejlekut/Byrum dhe qeset me
flori/Kolė Markola shtyllė bajrakut/Me kamish po pin duhan/Ngadalė begu i
Sanxhakut/Mos ma kėndo dy herė atė kangė/Mos ma prek ti Jezu Krishtin/Se sta
preka Allahun tand/Tė tanė Shalės pa ia marrė shpirtin/Me ndrrue fenė kush
nuk na ban. Ēdo koment do tė ishte i tepėrt ndaj qėndrimit stoik tė kėsaj
treve tė mbuluar me lavdi.
Nė libėr ka njė keqinterpretim, i cili bėn analogji
mes dy figurave tė cilat nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt, nė veprim dhe as nė
kohė. Legjenda e Kostandinit qė u ngrit nga varri pėr tė plotėsuar njė
amanet, ose pėr tė mbajtur besėn e dhėnė, nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me
Halil Garrinė, i cili u pre nė besė nga i shoqi i motrės, bashkė me vėllain e
tij, Musėn e vogėl, nga agjenti i turkoshakėve, Bektash Aga, i cili kėtė
tradhėti e paguan me kokėn e tij dhe tė tė birit nė djep, tė cilėt motra e
Halilit, Hajrija i theri, pėr tė marrė hakun e vėllezėrve, kujtoni dramėn
Halili dhe Hajrija. Tema e L.Nac.Ēlirimtare, duke marrė si episod luftėn e
Qafės sė Kolēit, ėshtė trajtuar realisht dhe artistikisht. Kėtij episodi do
ti shtoj dhe njė fakt mjaft konkret dhe plotėsisht real: Gjatė kohės
(8-vjeēare) qė kam punuar nė H/C e Fierzės, pėr afro pesė vjet, ku kam kryer
edhe detyrėn e regjisorit tė Pallatit tė kulturės, si regjisor amator, nė
kėtė periudhė, drejtor i pallatit tė kulturės ishte Marash Mhilli, njė
intelektual i kompletuar, studiues serioz dhe njohės i shkėlqyer i historisė
dhe veēanėrisht i trevės sė Tropojės. Aty jam njohur edhe me poetin e shquar,
Ndoc Paplekaj, kompozitorin e talentuar, Kolė Susaj dhe shumė personalitete
tė artit dhe tė kulturės. Marashi shpesh herė mė prezantonte me
bashkėkrahinorė tė tij tė moshuar, menēuria e tė cilėve mė ka lėnė mbresa.
Njė ditė tek po bisedoja me njėrin nga kėta pleq, emri i tė cilit nuk mė
kujtohet, por qė ishte afėr 80 vjeē, ndėrsa po pinim nga njė kafe nė
Turizmin e Bajram Currit, unė e pyeta: A ke marrė pjesė nė luftė? Po, mė
tha. Me siguri keni qenė partizan, iu drejtova unė. Jo, mė tha plaku, unė kam
qenė me forcat nacionaliste qė drejtoheshin nga Nikė Sokoli, dhe vazhdoi, nė
Qafėn e Kolēit u bė luftė e madhe dhe pati shumė viktima nga tė dyja palėt.
Mbasi u mbush mirė me frymė dhe me njė keqardhje tė dhimbshme, e cila lexohej
nė sytė e tij plot shkėlqim, filloi tregimin si vijon: Ne ishim nė pritė
bashkė me Nikėn, i cili me dylbi nė sy, ndiqte ēdo lėvizje tė partizanėve. Ndėrkohė
ata po vinin drejt pritės. Mbi shpinėn e njė kali tė bardhė kishte hipur
komandanti, i cili mbante nė dorė njė flamur. Ai, porsa na pa nė pritė,
menjėherė dha komandėn: Para partizaaaaanė! Por snajperi i pagabueshėm i Nikė
Sokolit, me goditjen e parė e qėlloi nė lule tė ballit dhe e hodhi pėrtokė.
Nuk kanė kaluar veēse disa sekonda, kur mbi kalė hypi njė tjetėr me flamur nė
dorė dhe dha tė njėjtėn komandė, por sėrishmi snajperi i pagabueshėm e qėlloi
nė dėrrasė tė gjoksit dhe e plandosi pėrtokė. Ndėrsa ne po pėrgatiteshim pėr
kundėrsulm, mbi shpinėn e kalit tė bardhė na shfaqet njė partizane, e cila
pasi ngre lart flamurin, me njė zė tė fuqishėm jep komandėn: Para, shokė
partizanė! Snajperi i pagabueshėm drejton tytėn e pushkės, por dora e fuqishme
e Nikė Sokolit e ndaloi menjėherė: Mos, tu thaftė dora, se nuk ėshtė nė
kanunin e maleve me vra burri njė grue (gra e ēika). Asnjėherė nuk e kisha
parė Nikė Sokolin mė tė lodhur. Ai na tha vetėm kėto fjalė: Burra, mos u
lodhni kot. Kėta e kanė fitue luftėn. Do tė kisha dashur me gjithė shpirt tė
kujtoja emrin e tij, sa tė sinqertė dhe aq fisnik, por me siguri ai burrė nuk duhet tė jetojė sepse ky episod i
pėrket vitit 1975. Trajtesėn e revolucionit tė vitit 1924 qė drejtohej nga dy
figurat mė tė mėdha, mė tė ndritura tė kombit: Gurakuqi-Noli, kundėr satrapit
tė Matit, e kanė paraqitur me ngjyrat mė tė spikatura dhe me njė realitet tė
pamohueshėm. Dukagjini, Malėsia e Madhe, Puka, Malėsia e Lezhės, Midrita e
Kurbini, janė vatrat e rezistencės antizogiste. Bandat mercenare tė Muharrem
Bajraktarit dhe Kadri Mehmetit, janė regjistruar nė mendjen e popullit tė
kėtyre zonave, si aktet mė vandale qė ua kalojnė edhe pushtuesve turq, serbė
dhe nazi-fashistė.
Nė pėrfundim: Urimet dhe pėrgėzimet mė tė sinqerta
miqve dhe kolegėve tė mi, intelektualėve tė shquar dhe bijve krenarė tė
bjeshkėve tė Dukagjinit, sot qytetarė tė nderuar tė Shkodrės, dhe pjesė e
elitės mė tė emancipuar intelektuale, tė kryeqytetit tė artit dhe tė
kulturės tonė kombėtare.
Me bindje tė plotė se libri i dytė (nė vazhdim) do
tė jetė akoma mė i bukur dhe mė cilėsor, pa dyshim ky libėr duhet tė vlejė si
njė mesazh pėr edukimin patriotik tė brezave.
Mark Bregu
Ne
Shqiperi, nuk mund te kete zgjedhje
Nuk jane problemet politike ato qe pengojne zhvillim
normal te procesit zgjedhor ne Shqiperi. Pergjigja ka ardhur nga zgjedhjet e
23 tetorit 2004 ne Kosove. Per here te pare qe nga fitimi I protektoratit
nderkombetar, Kosova ka realizuar nje process zgjedhor te nje niveli te mire,
te menaxhuar nga vete kosovaret dhe jo nderkombetaret. Pervec disa
incidenteve te vogla dhe pa ndikim, procesi zgjedhor ka shenuar nje hap real
drejt kalimit te te gjitha pushteteve ne duart e kosovareve.
Fabula shqiptare (Shqiperise) se zhvillimi I
zgjedhjeve te lira dhe te pranueshme, pengohet nga mosarritja e nje
kompromisi ne mes pozites dhe opozites, me sakte Nanos dhe Berishes, mori
fund njehere e mire. Ne Kuvend me vota unanime dhe te papara ndonjehere
respektivisht 91 dhe 90, u miratua balancimi I KQZ-se (4 me 3 ne favor te
mazhorances) dhe hartimi I listave te zgjedhesve. Ne rastin e pare, madje,
eshte shkelur edhe mbi Kushtetuten, duke nderprere ne mes mandatin e
komisionerit Shimani, ne favour te nje tjetri te propozuar nga PD-ja dhe qe
do te miratohet me votat PD+PS ne Parlament. Bashkepunimi ka qene mjaft I
forte dhe I qenesishem, sa pranohet edhe shkelja e Kushtetutes, por sipas
gjasave Shimani do te dergoje ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese. Edhe nese kjo
e fundit, do te jape vendim ne favor te Shimanit, si edhe here te tjera,
bashkimi votava PD+PS nuk do te njohe vendimin kushtetues, duke I dhene
perparesi atij politik. Por serish, nuk mund te kete Zgjedhje ne Shqiperi.
Flasim paraprakisht, pasi pas perfundimit te tyre, natyrisht do te kete
kontestime nga humbesit, tradite qe vazhdon ne Shqiperine postkomuniste.
Duke u kapur pas ceshtjes nga
ana politike, harrohet me e rendesishmja, ana financiare e realizimit te
zgjedhjeve. Per kete, shembulli duhet marre nga Kosova. Statuti i
Protektoratit Nderkombetar, le mjaft fuqi ne duart e te huajve, ne kete
kontekst edhe per realizimin e zgjedhjeve. Per zgjedhje parlamentare te 23
tetorit 2004, u dhane as me pak e as me shume por 10 milion euro. Shifra
duket mjaft e larte po te mendohet se te thirrur ne votim ishin vetem 1.3 milion
zgjedhes. Nga 10 milion euro, 5 milion jane dhene nga nderkombetart.
Nderkohe, 5 milion jane realizuar nga vete te ardhurat e Buxhetit te Kosoves.
Shifra eshte mjaft e madhe dhe e barabarte me koston e llogaritur per
zgjedhjet e ardheshme ne Shqiperi, duke mos harruar te nenvizojme se Kosova
nuk eshte akoma nje shtet i mirefillte. Ndersa Shqiperia gezon nje paversi qe
nga viti 1912 dhe eshte ne demokraci moderne qe prej 14 vitesh, nuk mund te
mendoje per nje fond me te madh se 5 milion euro per te siguruar
pakontestueshmerine e zgjedhjeve politike 2005. Duhet lllogaritur, se fondi 5
milion euro, eshte destinuar per 2.7 milion zgjedhes, ndersa ne Kosove,
shifra ishte 2 here me larte per gjysmen e numrit te votuesve, 1.3 milion.
Duke kujtuar se te huajte kane dhene vetem 800 mije euro per zgjedhjet,
mendohet se Shqiperi eshte nje shtet i konsoliduar. Me interesant eshte
krahasimi i shpenzimeve qe Shqiperia do te kryeje per zgjedhjet. Per cdo
zgjedhes, jane planifikuar te shpenzohen 2 euro, ndersa ne Kosove, 4- fishi,
ose 8 euro.
Llogaritje te tilla, kane per
qellim te tregojne disnivelin ne mes dy pjeseve te Shqiperise se dikurshme.
Ne Shqiperi, mundesite por edhe nevojat per tu korruptuar te zyrtareve te
administrates zgjedhore, jane shume me te justifikueshme se ne Kosove. Kjo ne
driten e fakteve te mesiperme financiare.
Qe te kete zgjedhje te lira, te
pranueshme dhe te pakontestueshme, fillimisht dihet te garantohet ana
financiare e zhvillimit te tyre. Pervec kesaj, komisioneret e KQZ-se, te
KZZ-ve dhe te KZQV-ve, duhet te jene te cliruar nga cdo ngarkese politiko-
emocionale. KQZ-ja, tashme ne kundershtim me Kushtetuten, eshte kthyer ne nje
organ tej mase te politizuar, ku mazhoranca ka 4 antare dhe opozita 3. Behet
fjale gjithmone per PS dhe PD. Shpresa mund te kete per komisionet e dy
nivele te tjera. Por si thuhet ne Shqiperi, « Peshku qelbet nga
koka ». Me nje KQZ « te pavarur », « te balancuar
politikisht », veshtire se mund te kete nje administrate te pavarur
zgjedhore, rrjedhimisht edhe zgjedhje te pakontestueshme nga palet,
vecanarisht nga humbesit.
Kosova, sapo ka filluar te
futet ne rrugen e ndertimit te shtetit, rrjedhimisht edhe pavaresise se saj
te priteshme. Shqiperia, nje shtet me nje paversi mbi 80 vjecare, me disa forma
rregjimi te provuara, ka shansin me te mire te perfitoje nga eksperienca
kosovare. Duhet filluar me menyren e organizimit parazgjedhor, ndertimin e
komisioneve elektorale, fushaten zgjedhore, pranimin e rezultatit te
zgjedhjeve, por pa harruar anen shume te rendesishme, ate financiare. Si ne
cdo gje, edhe ne sferen e zgjedhjeve- alfa e cdo demokracie, ekonomia ka
peshen e vet te rendesishme. Jetojme ne ekonomine e tregut.
Blerti DELIJA
Tre etapat
e kryengritjes antikomuniste nė kuadrin e marrėveshjes Besėlidhja
Dhjetor
1944 - Gusht 1946
Nė bazė tė marrėveshjes sė nėnshkruar nga Krerėt e
Besėlidhjes pėr njė kryengritje kundėr instalimit tė diktaturės komuniste nė
Shqipėri, nga Kruja nė Vermosh ishte vendosur data 27 dhjetor 1944. Major
Llesh Marashi drejtonte nga shtėpia e Luket Marashit tė Grishajve krerėt e
Malėsisė, Nik Gjeloshin dhe Gjon Martinin qė shkėmbenin informatat nga
shtėpia e Lulash Cuk Currit, simbas marrėveshjes tė marrė mė parė nga tė
gjithė krerėt e kryengritjes nė shtėpinė e Gjok Tomės mė 12 dhjetor 1944. Nė
kushtet e njė rrethimi, dhe thirrjes pėr tu dorėzuar pa kushte tė major
Lleshit nė Grishaj, kryengritėsit malėsorė filluan luftimet me forcat
komuniste Terrenit dhe ato tė post-komandės sė Bajzės. Nė darkėn e 24
dhjetorit kryengritėsit Shkrel e Kastrat nxorėn nga rrethimi major Lleshin
dhe vazhduan luftimet deri nė orėt e vona duke marrė nėn kontroll
post-komandėn e Bajzės, dhe pas kėsaj u riorganizuan dhe filluan marrshimin
nė formacione luftarake pėr tu bashkuar me krerėt e Besėlidhjes Shkodėr.
Kryengritėsit, mbasi morėn post-komandėn e Koplikut dhe spitalin nėn
kontroll, fituan terren deri tek Ura e Koplikut, ku u vendosėn nė fushim
dhe sipas marrėveshjes do tė vazhdonin mėsymjen ditėn tjetėr sė bashku me
forcat antikomuniste tė Shkodrės. Forcat nga Shkodra neglizhuan duke lėnė nė
pritje malėsorėt nėfushim. Malėsorėt e tradhėtuar mė datėn 27 dhjetor u
sulmuan befasisht nga forcat komuniste me shumicė tė ardhur prej zonave tė
jugut tė Shqipėrisė. Mbas kėtyre luftimeve tė pabarabarta ranė heroikisht Gjon
Martini e Mirot Paloka dhe mjerisht kryengritėsit u thyen dhe u detyruan tė
shpėrndahen. Besėlidhja duket se kishte rėnė nė kurthin e forcave komuniste
tė terrenit, siē quheshin atėherė. Major Lleshi ishte detyruar tė tėrhiqej
nė male, duke u strehuar nė shpella, larg syrit vigjilent tė kalecėve
komunistė. Nga atje drejtonte Major Lleshi malėsorėt e besės e trima tė
Kastratit e Shkrelit, pėr tu prerė rrugėn forcave famėkeqe tė terrenit qė
marrshonin drejt Kelmendit dhe rrugės pėr nė Malėsi ata vazhdonin djegien e
shtėpive tė malėsorėve, arrestime dhe pushkatime pa gjyqe. Kėto forca
komuniste u thyen dy herė nga malėsorėt antikomunistė, nė Grykė tė Lugjeve
dhe nė katund tė Kastratit.
Nė kėto kushte Kelmendi i vetėm nė luftė rezistoi
nga 1 janari i vitit 1945 deri mė 12 shkurt 1945. Kelmendi i tradhėtuar, pėr
herė tė parė historikisht u gjend i pushtuar, por ama nga vetė shqiptarėt dhe
pasojat dihen, mė tė tmerrshmet e tė gjitha kohėrave. Malėsia e Madhe kėshtu
kaloi dy etapat e kryengritjes antikomuniste qė ėshtė e para nė tėrė Evropėn
Lindore pas Luftės sė Dytė Botėrore, por qė gjithsesi Malėsia nuk i dorėzoi
armėt dhe ishte optimiste tė vazhdonte lidhjet me krerėt e mbetur tė
Besėlidhjes, qė siē duket tashmė ishin pak nė numėr e shumė tė tradhėtuar.
Faza e
tretė: Besa dhe pabesia!
Malėsorėt e mundur dhe tė shkatėrruar shpresonin: E
treta, e vėrteta! Kėshtu e ngushėllonin njėri-tjetrin malėsorėt e Besės,
malėsorėt nė koalicion me Postribėn. Ata e konsideronin veten plotėsisht pjesė
tė kryengritjes antikomuniste qė po pėrgatitej dhe pėr kėtė kishin besim tek
Zoti dhe fitorja qė do tė komandonin krerėt e njohur tė Postribės. Madje
pranė shtabit tė kėsaj kryengritjeje malėsorėt do ti pėrfaqėsonte njė
anėtar, dhe ky ishte Malo Mustaf Hoxhaj, ndėrsa vetė malėsorėt do tė
riorganizoheshin dhe drejtoheshin nga kryetari Kadri Bajraktari dhe sekretari
Gjon Prek Dekaj.
Marrėveshja
pėr kryengritje e gushtit 1946
Rrethinat, ose siē quheshin, rranzat e Malėsisė, do
tė bashkoheshin nė Postribė me kryengritėsit, kurse kastratasit, hotianėt e
shkrelasit do tė sulmonin nė dy krahėt e rrugės nacionale (Hot-Shkodėr) dhe
do tė bashkoheshin tek Truma e Dugajėve tė Reja me forcat e Postribės dhe tė
Shkodrės, sipas marrėveshjes tė bėrė me shtabin e kryengritjes sė Postribės.
Malėsorėt kontribuan maksimalisht pėr kėtė kryengritje, por siē dihet nuk u
arrit tė finalizohet me fitore, por mjerisht me njė humbje, madje nga mė tė
rėndat, pra siē shihet nuk u fitua mbi forcat e djallit tė kuq, as tė tretėn e
as tė vėrtetėn. Shumė nga rranzat e Malėsisė morėn pjesė nė kryengritjen e
Postribės, ku shumica u befasuan, e pse jo u tradhėtuan. Pasojat e
dėshtimit tė kėsaj kryengritjeje ishin mjaft tė rėnda edhe pėr Malėsinė e
Madhe si aleate antikomuniste, ose mė saktė si treva e parė qė priti pėr herė
tė parė nė tėrė Evropėn Lindore me pushkė komunizmin sllavo-ortodoks, qė
kishte filluar tė pushtonte tė mjerėn Malėsi e Shqipėri. Por ėshtė interesant
se kriminelėve tė kuq nuk u mjaftonin vetėm provat e kryengritjes
antikomuniste pėr tė dėnuar malėsorėt, ata nxorėn nga sunduqet e tyre njė
ngjarje tė inskenuar e realizuar nga vetė ata rreth 1,5 vjet mė parė, e kjo
ishte vrasja e Vasil Shantos, komunistit ortodoks me origjinė nga Mali i Zi.
Mjerisht edhe tė vdekur, fqinjėt faqezezė
serbo-malazezė ishin nė gjendje tė fusnin nė luftė civile shqiptarėt, qė e
realizuan komunistėt e importuar nga Shqipėria Jugore, tė ndihmuar edhe nga
pak syplasėt malėsorė. Gjithsesi pėrpara se tė paraqesim me fakte pasojat
tragjike qė kishin malėsorėt pas dėshtimit tė kryengritjes sė Postribės dhe
lidhjen qė i bėnė kriminelėt komunistė me vrasjen e Vasil Shantos ne po
paraqesim skenarin e vėrtetė tė eliminimit tė komunistit V.Shanto.
Vasili ishte i ngarkuar me detyra sekrete nga komunistėt
(PK), ku pasi bėnė njė takim sekret nė Dobraē niset pėr tė kryer porositė
nė shtetin fqinjė malazez, i shoqėruar nga komandanti i postės Vrakė, Bektash
Brahimi, i cili nė breg tė liqenit do tua dorėzonte grupit tė lundėrtarėve.
Nga Dobraēi nė Hot forcat komuniste survejonin ēdo gjė, madje nga perėndimi i
diellit dhe natėn ishte shpallur ndalim qarkullimi. Patrullat tė vrisnin pa
thėnė Ndal!
Nėn drithėrimėn e kėtij terrori qė nga Dobraēi e
deri nė Vrakė jepet alarmi. Shtėpitė e nacionalistėve rrethohen e kėrcėnohen,
nėn moton e gjakmarrjes komuniste tė sajuar... Mbas shumė arrestimesh
sajohet akuza, kanė marrė pjesė nė vrasjen e Vasil Shantos... Por kush e vrau
Vasilin nė kushtet e shtetrrethimit, pėrveē vetė atyre (komunistėve). Qėllimi
nė fakt ishte tjetėr, eliminimi i kryengritėsve malėsorė qė kishin ndihmuar
kryengritjen e Postribės, ndėrsa shkaku do tė pėrdorej vrasja e Vasilit. Tė
parėt qė u arrestuan ishin antikomunistėt e paditur nga vigjilentėt e Partisė
Komuniste. Akuza ishte e tmerrshme, vrasje e njėrit nga themeluesit e
Partisė Komuniste. Pėr tė realizuar nė mėnyrėn sa mė tė tmerrshme kėtė tmerr
tė pashoq, komunistėt organizuan grupet e terrorit, qė nė emėr tė popullit
vrisnin, arrestonin, torturonin e ēnjerėzonin kė tė donin. Tashmė grupi i
Terrenit, kupto i terrorit tė kuq, po e kryente me sukses misionin
antishqiptar e antinacionalist. Enverit po i shkonin punėt mbarė, njė
konkurent me origjinė sllave nga vine ideologjia e kuqe ishte eliminuar nga
vetė komunistėt, madje edhe kėshtu i vdekur po i shėrbente kauzės
sllavo-komuniste. Kryetari i Degės sė Punėve tė Brendshme Shkodėr,
gjeneral-major Petro Bollaku dhe besnikėt e tij po dridhnin tokėn, e si pėr
ironi nė emėr tė tė shkretit popull... E ky popull ishte Petro Bollaku, Sadik
Bekteshi, Lilo Zeneli, Rexhep Haka, Fdil Kapriēezi e Loro Luka etj. E pasojat
e kėtyre kuadrove tė P.Komuniste qė pėrfaqėsonin popullin, ishin pushkatimi
pa gjyq nė njė natė, nė anėn e rrugės nacionale nga Liqeni i Shkodrės para
postės sė Vrakės, nė ora 4 pas mesnate, kėta burra: Adem Rrustem Tahiri, 22
vjeē; Sadik Hajdar Lekiqi, 55 vjeē, Adem Medo Pepaj, 55 vjeē (tė tre nga
Vraka) dhe i katėrti, Preloc Mark Dedushi, 52 vjeē nga Grudė-Shtoj. Por ėshtė
interesant edhe pushkatimi i ish-komandantit tė postės Vrakė, Bektash
Brahimi, 30 vjeē, nga Sukaj-Berat, qė me sa duket nuk iu besua mė tej se
ishte nipi i Vrionėve. Komunistėt vazhdojnė raprezaljet, nuk kanė tė ngopur,
Gjon Prek Dekaj, mbasi torturohet nė burgun e Koplikut (ish sekretar
organizator i kryengritjes sė Postribės e Malėsisė sė Madhe), akuzohet edhe
pėr mosdenoncim tė Kryetarit Kadri Bajraktari dhe dėnohet me varje pėr
shpatullash pėr 48 orė dhe megjithėse ishte vetėm 30 vjeē, vdes i varur nė
foletėn para ish-shtėpisė sė Sejfullah Ademit, Koplik. Por seria e tmerrit
vazhdon, pasi bijtė e tmerrit (kuq) nuk kishin tė ngopur. Nga viti 1946 deri
nė vitin 1949 vdesin nga keqtrajtimi nė burgje: Malo Mustaf Hoxhaj, Sul Kurt
Selmani, Adem Bajram Ramēaj, Haxhi Tahir Jukaj... Madje ka vuajtur 18 vjet burg
si atentator i Vasil Shantos, Lekė Zezi, si dhe kanė vuajtur me vite mė tė
pakta nė burgjet e tmerrshme komuniste: Kol Luc Gjokaj, Islam Brahim Rrukaj,
Mark Gjelosh Ulaj, Rexhep Trashuk Dashi, Gjek Mirash Keqaj, Mark Lek Dragu,
Nikoll Zef Marku, Mark Doshi, Mirash Gjek Luca, Pjetėr Gjok Milaj, Pjetėr Lek
Xhaj, Tom Gjon Makaj, Rrok Gjek Vukēaj, Gjergj Kol Purashi, Gjergj Gjon
Makaj, Mark Lek Gjonaj, Halil Gjeto Kelaj (mė vonė u pushkatua), Muho Zymer
Curri, Lan Sadik Tahiri, Ali Cen Hykaj, Smajl Mustaf Hoxhaj, Elez Haxhi
Sykaj, Muho Mema, Ēek Selman Ēekaj, Idriz Tahir Hykaj, Dervish Idriz Hykaj,
Sokol Bajram Shegaj, Haxhi Tahir Jukaj e shumė tė tjerė, qė janė keqtrajtuar
dhe mė vonė janė liruar si tė pafajshėm. Kanė arritur tu shpėtojnė mizorive
komuniste duke u arratisur: Pjetėr Gjek Rragami, Bajram Ceni, Isuf Brahimi,
Prek Zefi, Gjok Luca, Gjek Luca, Fran Malaj, Prek Marku, Arif Shabani, Caf
Smajli, Kol Gjergji, Zef Gjergji, Zef Marku, Pashko Leka, Prek Leka, Mirash
Gjoka etj., qė mjerisht kalecėt e kuq pėr njė pjesė pėrdornin shprehjen fyese
diversant, kur nė fakt ishin antikomunistė apo mė saktė shqiptarė
nacionalistė. Malėsia pagoi, Postriba pagoi, po Shkodra nė mos peshkoi ashtu
siē ėshtė duke peshkuar edhe sot me Malėsinė...
Nė vitin 1995 zbulohet njė varr qė kishte mbajtur
pėr 50 vjet pesė burra nacionalistė e antikomunistė, qė toka e tyre nuk i
kishte tradhėtuar kurrė pėr ti prurė nė ditėt tona tė demokracisė si
dėshmi e pavdekshme e atyre qė bien pėr Shqipėri. Kėtė varr e dėshmoi kleriku
(mysliman) i nderuar, Medo Bishi (Pepaj), qė ende ėshtė gjallė, e kjo dėshmi
ėshtė e ruajtur po prej Zotit, pėr tė nderuar ata qė vėrtet e meritojnė e qė
atdheu kurrė nuk duhet ti harrojė. Tashmė pesė dėshmorėt e antikomunizmit
prehen tė qetė nė varrezat dinjitoze qė i varrosėn tė afėrmit e tyre... Por
mjerisht edhe sot nė vend qė tė nderohen kėta dėshmorė, por edhe kėta
veteranė qė pėr rreth gjysėm shekulli mbajtėn gjallė nacionalizmin e
shqiptarinė, sot ca hijena tė kuqe mundohen tė glorifikojnė ca kriminelė tė
kuq, por edhe spiunė tė rėndomtė tė luftės sė klasave qė na kushtoi mjaft,
madje vazhdon tė na kushtojė, e vonojė nė udhėn tonė drejt Evropės
Perėndimore tė cilės i pėrkasim... Natyrisht nuk ia vlen tė polemizojmė me
hijenat e kuqe qė janė ngatėrruar pluralizmit apo demokracisė sė sotme pėr
veteranėt e rremė qė kėrkojnė ti imponojnė shqiptarisė, por po e mbyllim me
njė vjershė popullore, qė populli i lirė i ironizon mjaft bukur kėta
donkishotė komunistė qė notojnė nė ujin fatkeqėsisht ende tė turbullt tė
demokracisė qė na sollėn socialistėt...
Veteranėt...
sot
Ish... kush ishte deli burri
Rrinte i heshtur si nė gjumė
Me kostum kollare-kuqi
Veterani me lėkurė ujku
Sapo zgjuar kokėn nxori
Njė batalion nė komandė mori
Qė prej Vrake e nė Gerēarė
Pėr pension i bėnė luftėtarė
Me pėrēmim e shikon Vasili
E ka lėnė krejt jetim
Mbas shpinet ia drodhi Enveri
Ka lapidar e titull nderi
Mjaft u tallėt me roje fushet
Me stallier e pushkatarė
Kush luftoi pėr liri
E ka shkruar njė histori
Komisari hova-hova
Kush i han paret haram
Ėshtė i madh sa vetė koha (Socialiste)
Sot pėr nesėr ėshtė veteran...
(Popullore)
Pėrgatiti:
Gjon Kaēaj
Enveri dhe
Zogu meritojnė pėrmendore, por jo ringjallje politike
Para disa ditėsh, nėpėrmes shtypit dhe ekraneve
televizive u njoha me njė propozim tė Kėshillit Bashkiak Gjirokastėr pėr
emėrtimin e njė lagjeje me emrin e Enver Hoxhės. Krahas anės sensacionale
vėrej dy gjėra krejt naive qė pėrbėjnė edhe dy anėt e kundėrta tė kėtij
medaljoni tė mbėshtjellė me njė pėlhurė dogmatike, populiste qė i bėn tė dy
palėt si propozuesit si dhe kundėrshtarėt e kėtij propozimi, demagogė
xhuxhmanė qė botėn e shohin me njė sy, me atė jetim qė u ka lėnė politika,
bile edhe atė e kanė tė kufizuar me pafta. Asnjėherė qysh nga faraonėt e
Egjiptit e deri mė sot, historia nuk ėshtė thėnė ashtu siē ka rrjedhur nė
shtratin e vet, por gjithmonė ėshtė interpretuar sipas konjukturave dhe
interesave tė fitimtarėve.
Populli, si aktor dhe theror i tė gjitha luftėrave e
revolucioneve, nuk ka pasė kurrė mundėsi tė mėsojė tė vėrtetėn dhe ēėshtė mė
e dhimbshmja e mė komikja, nuk don ta mėsojė kurrė tė vėrtetėn. Pėr mua, si
specialist historie, tė kėrkosh qė njė lagjeje ti vėsh emrin e E.Hoxhės
ėshtė absurditet, ėshtė akoma mė fyerje pėr E.Hoxhėn nga ata qė propozojnė se
ata qė e kundėrshtojnė, thua po vihet tempulli i Budės.
Le tė baltoset me tė drejtė e pa tė drejtė E.Hoxha,
ai sot ėshtė njė hero i vdekur i njė sistemi tė vdekur. Mos prisni qė
pinjollėt e atyre qė varrosi e baltosi Enveri do ti bėjnė memoriale atij.
Derisa Enveri edhe adhurohet dhe luftohet me herezi, tregon se ka vlera
komplekse, ashtu siē kishin vlera edhe ata qė i dėnoi, masakroi dhe i varrosi
me herezi. Personazhet janė po ata veē kanė ndėrruar rolet fitimtarėt. Enveri
nuk ėshtė mė i madh se Napoleoni, tė cilin francezėt vetė e dėbuan dhe e
detyruan tė dorėzohej tek kundėrshtari mė i madh i tij dhe i Francės, Anglia.
Ai vdiq i poshtėruar nė internim, ku tė gjitha gjasat janė se u helmua nga
anglezėt qė e mbanin peng. U deshėn dekada tė rivarrosej nė Francė, tė cilin
konjukturat politike herė e kanė cilėsuar armik, herė nderi kombėtar i
Francės.
Zogu mė ka vrarė stėrgjyshin nė litar, Enveri mė ka
pushkatuar dy kushėrinj, njėri doktor profesor, deputet i vitit 1945 i
Dukagjinit, dhe tjetri KFNC po tė Dukagjinit. Unė nuk mund tė jem aq naiv sa
tė them se ata ishin baraz me zero dhe armiqtė mė tė egėr tė Shqipėrisė. Ata
ishin sundimtarė tė egėr dhe energjikė, pa dyshim mė tė aftėt nė sojet e
tyre, nė epokat e veta, qė si mirė, si keq bėnė historinė e kėtij vendi i
cili duam apo sduam ta dimė qysh nga epoka e pavdekshme e Skėnderbeut,
asnjėherė nuk ėshtė vetėqeverisur nga shqiptarė tė tjerė. Ndjenjat
nacionaliste nė kėtė aspekt mė bėjnė ti adhuroj, ashtu siē jam i
papajtueshėm me ideologjitė e tyre qė nga heronj i shndėrroi nė tiranė tė
popullit tė vet. Do tė ishte fatalizėm e mungesė vetėdijeje historike tė
tentojmė rikthimin tek modulet e tyre nė kohėn tonė, apo tė dehemi nga
nostalgjia e sė shkuarės dhe mungesa e perspektivės dhe tė vemi pas pasuesve
tė tyre tė rinj nė formė e paraqitje vizuale.
Duke u rikthyer nė vijim tė asaj qė parashtrova mė
lart, mos vallė Enveri ishte mė gjakatar se ekzemplari mė tipik i mizorive
shqiptare, Ali Tepelena?! Jo, kurrėn e kurrės. Mos vallė Aliu ka luajtur rol
mė tė rėndėsishėm nė historinė e Shqipėrisė, se E.Hoxha?! Unė qė besoj se e
njoh mjaft historinė, nuk mundem ta pranoj kurrsesi. Pse nuk e kundėrshtuan
tė djathtėt vendosjen e pėrmendores tremetroshe tė Aliut nė Tepelenė?! Jo,
pėrkundrazi e mirėpritėn me solemnitet. Ja, pra qė kemi luftė ideologjish
antagoniste dhe jo aspak luftė pėr tė thėnė tė vėrtetėn. Mos vallė ka mė
shumė merita, ta zėmė Ēerēizi me njė ēetė 20 vetash, apo Zogu e Enveri qė
kanė drejtuar formacione madhore ushtarake?! Ēerēizi ka vendin e vet qė i
takon, po pse kėta tė dy kontestohen njėri plotėsisht dje, tjetri plotėsisht
sot, kėtu ėshtė faji i virusit politik, unė qė jam i ēliruar politikisht flas
kėshtu se pėrndryshe do tė flisja bardh e zi, siē u pėlqen shefave tė politikės.
Skėnderbeu, Zogu dhe Enveri, secilės epokė qė jetuan i dhanė emrin e vet, tė
gjithė bashkėkohėsit e tyre janė personazhe tė rrangut tė dytė, apo tė tretė,
ashtu si politikanėt e sotėm nė raport me Nanon e Berishėn. Si komb kėta
nxorėm dhe kėta patėm fat. Jeta dhe politika janė luftė, nė jetė dhe nė
politikė mbijeton i forti, jo mė i miri.
Pėrderisa kanė adhurues, nuk ka asgjė tė keqe tė
kenė monumentet e tyre si Zogu, si Enveri, me ētė drejtė ne qė e mbajmė
veten modernė dhe shoqėri e fjalės dhe mendimit tė lirė, dhunojmė adhuruesit
e tyre, apo po veprojmė njėlloj si ata me kundėrshtarėt e tyre dje.
Thėnia se historia njerėzore ėshtė luftė klasash
ėshtė e drejtė dhe pėrjetėsisht e pagabueshme, pavarėsisht se kush e ka
thėnė. Tė marrim si shembull antonimin politik Zogu-Gurakuqi. Busti i
Gurakuqit dhe shėtitorja Zogu i Parė nė Shkodėr janė pranė e pranė, dy
simbole provokues pėr idhujt e secilės palė qė nga pozita tė ngurta statike
nuk pranojnė asnjėra palė shoqen. Gurakuqi ėshtė njė personalitet kombėtar,
patriot, intelektual, politikani mė simpatik i gjithė armatės shumėspeciesh
tė politikanėve tė derisotėm tė Shqipėrisė, shumė mė i kulturuar, mė
progresit e mė evropian se rivali i tij armik Ahmet Bej Zogolli. Por duhet
pranuar pėr hir tė sė vėrtetės se Gurakuqi dhe Noli e pėrzunė Ahmetin me
revolucion, prandaj revolucionet edhe fitojnė, edhe sthypen, edhe dėshtojnė,
kėshtu ngjau edhe me Zogun, duke qenė finok, energjik dhe dorė e fortė,
njėkohėsisht i dėrrmoi me grusht tė hekurt kundėrshtarėt e vet. Sikur tė mos
shkonte te kumbara Pashiē, vallė thoni ju o njerėz se Fan-Nolistėt do ta
kishin falė Zogun, ėshtė e pabesueshme tė thuhet po. Bile ma do mendja se
revolucionarėt do tė kėnaqeshin shumė mė tepėr tė prisnin kokėn e Zogut se sa
tė hanin mish dashi e tė pinin verė. Mos vallė kundėrshtarėt e betuar
antikomunistė po tu jepej mundėsia, do tė kishin pasė mėshirė pėr Enver
Hoxhėn? Mėshira do tė ishte po ajo qė ka shfaqur Enveri ndaj tyre.
Luftėrat civile, komplotet pėr pushtet, kanė
vazhduar gjatė gjithė jetės pėr tu pasuar me luftėra rajonale e botėrore dhe
revolucione tė pėrgjakshme, ku shembulli mė klasik ėshtė Franca, ku sipas
shembullit tė revolucionit francez, revolucionet shpėrthyen nė seri nė gjithė
botėn, pėrfshirė edhe revolucionet socialiste. Vetėm pas Luftės sė Dytė
Botėrore, Evropa zuri mend vėrtetė dhe ndėrtoi shtete demokratike pėr
shtetasit e tyre, por nė politikat e jashtme qė nisėn nga interesat jetike tė
tyre nuk janė as nuk mund tė jenė kurrė demokraci tė kulluar, siē proklamohen
apo siē mund tė mendojnė miopėt satelitė apo vasalė tė tyre. Gurakuqi qe me
fat qė vdiq dhe mbetet politikan engjėllor dhe idhull i njė demokracie
liberale, ashtu si Noli e disa miq tė tij tė 24-ės. Pushteti ndoshta nuk do
ta kishte zhburrėruar, por hero nuk do tė ishte, as idhull nuk do tė ishte
prapė sot, pasi mes aspiratave dhe mundėsive ekzistonte njė hendek i
pakapėrcyeshėm. Zogu duke qenė mė praktik, u shfaq qė nė fillim me stilin e
vet autokratik, por mė i pranueshėm ndonėse ishte njė spec shumė djegės,
ashtu si vetė natyra e shqiptarit tė atėhershėm, ku veē njė dorė e fortė
diktatoriale do ti vinte nė zap. Zogu vetėm nė sajė tė kėtij stili sundoi,
pati sukses dhe dėshtoi pėrfundimisht. Sikurse Enver Hoxha pas vitit 1945 po
tė ishte larguar vetė nga politika ai do tė ishte hero i pakontestuar i
gjithė shqiptarėve patriotė. Duke vepruar me stilin e tij tė dhunės, pati
sukses absolut pasi u rrit, u burrėrua dhe vdiq nė pushtet, por dėshtoi nė
aspiratėn e pėrparimit, mirėqenies dhe lirive njerėzore tė shtetasve tė tij.
Duke filluar nga hiē, Zogu bėri diēka, ndėrsa Enveri akoma mė shumė ėshtė e
vėrtetė se prenė shumė koka, ashtu si gjithė sundimtarėt e historisė. Natyra
kapriēioze dhe individualiste e shqiptarit ku tė gjithė nė kokėn e vet ishin
mbretėr dhe sekretarė tė parė tė KQ, ka ndikuar mjaft nė goditjet e tyre tė
pamėshirshme ndaj ēdokujt qė u ka cėnuar kolltukun e pushtetit. Nuk dua tė
bėhem aspak avokat i mizorive tė tyre, por ata nuk ishin aq mizorė asnjėri sa
pėrshkruhen nga kundėrshtarėt e tyre. Njė gjė duhet tė kemi parasysh se ne
shqiptarėt jemi vrarė shumė mė tepėr me njėri-tjetrin dhe fatkeqėsisht i kemi
hapur mė tepėr varre shoqishoqit gjatė historisė, se sa kemi martirė tė
flijuar nė fushėbeteja me pushtuesit tanė tė pėrhershėm e shumėngjyrėsh.
Pavarėsisht nga romantizmi patriotik qė natyrshėm ėshtė dhe duhet pasqyruar
nė letėrsi, shkrime historike, muzikė, kinematografi, pikturė etj., etj.
Duhet pranuar me dhimbje se shqiptarėt nė mazhorancė absolute deri mė 1912
nuk e kanė ditur se ēfarė flamuri kanė, deri nė kohėn e Zogut nuk kanė ditur
ēėshtė kombi dhe deri nė kohėn e Enver Hoxhės nuk kanė pasur kurrė njė
formacion kompetitiv ushtarak tė ngritur me vetėdije dhe strukturė hierarkie
funksionale aq mė tepėr tė afirmuar nė terrenin e luftės sipas njė strategjie
e ideali tė qartė kombėtar. Unė e quaj papėrgjegjshmėri tė turpshme
fallsifikim banal dhe tentativė pėr ēindoktrinim tė brezit tė ri me metoda
enveriste tė gjysėmshekulli mė parė, kur pėr hir tė sė vėrtetės nuk thuhet se
Enver Hoxha ishte udhėheqėsi i LNĒ tė shqiptarėve, e cila mbetet e tillė,
pavarėsisht nga mpleksja me elementė tė luftės civile, gjė tė cilėn vetė
Hoxha e ka cilėsuar edhe revolucion popullor dhe duket si njė zbulim
donkishotesk i ideatorėve tė sė djathtės ekstreme qė ekstremizmi ēoi njė
pjesė tė tyre nė shtratin e fashistėve. Kur thonė se nė Shqipėri ka pasur
luftė tė pastėr civile. Stalini ishte hero i Luftės sė Dytė Botėrore dhe
askush nė Rusi nuk e vė nė dyshim, pėrse ndodh kjo se rusėt janė popull
kryelartė dhe shumė nacionalist. Stalini si diktator natyrisht nė pjesėn
dėrrmuese tė rusėve urrehet dhe pėrbuzet. Ēurēillin, anglezėt nuk e votuan,
ndonėse atyre u fitoi luftėn me gjermanėt, por ai ėshtė e mbetet hero i
Anglisė.
Unė nuk vuaj tė shoh ndonjė tempull, as tė Zogut, as
tė Enverit, pasi edhe sikur tė ekzistonin nuk do tė lutesha pėr asnjėrin. Unė
vuaj nga shkallmimi qė i bėjmė historisė sė kaluar nga pasionet e tanishme. A
mund tė flitet pėr historinė tonė antike pa pėrmendur Teutėn, Agronin,
Pirron, Bardhylin, etj. A mund tė kuptohet mesjeta pa Skėnderbeun, apo
periudha e pashallėqeve pa Karamahmutin e Ali Tepelenėn, as pavarėsia pa
Gurakuqin, Ismail Qemalin, Hasan Prishtinėn, as Mbretėria Shqiptare pa Ahmet
Zogun, as Socializmi pa Enver Hoxhėn, pavarėsisht se 90% e tyre kanė qenė
despotė. Prandaj janė qesharake si nismat pėr tė vėnė emėrtesa me emrat e
tyre pėr hir pėr tė sfiduar herezinė qė ushqen politika ndaj tyre, ashtu dhe
lufta e shenjtė pėr tė ndaluar djallin tė ngrihet nė podium. Unė e di se nė
Spanjė ekziston monumenti i Frankos, por nuk i shqetėson fare spanjollėt, tė
cilėt kurrė nuk do ta ringjallin mė nga varri. Historinė duhet ta pranojmė
ashtu siē ka qenė me tė mirat e me tė ligat e saj, ndėrsa tė kėqijat nuk
duhet ti lėmė tė pėrsėriten pėrndryshe rrehemi kot se nuk jemi popull civil,
pėr tė mos thėnė siē thoshte Niēja, se populli ėshtė njė ēerdhe e madhe
milingonash me individė pa emėr. Unė po them atė qė pėr shumė njerėz ėshtė
mėkat i papranueshėm, Zogu dhe Enveri meritojnė pėrmendore, por kurrsesi
ringjallje politike.
Prelė
Milani
Lėvizja
Socialiste pėr Integrim, inatēore dhe fataliste
Unė qė po tė drejtohem publikisht, jam njė
pensionist nga qyteti i Shkodrės. Nuk dua as tė jap kėshilla, as tė bėj
elozhe, as tė demaskoj, por tė shpreh mendimin tim rreth lėvizjes suaj
politike, sa tė guximshme, aq edhe inatēore e fataliste. Lexoj shkrimet dhe
ndjek nė vijim aktivitetin tuaj politik, sidomos pas divorcit tuaj me PS, e
bėj kėtė i shtyrė nga kureshtja se ēfarė pėrfaqėson kjo forcė e re e sapolindur,
apo do tė pėrfundojė si tė gjitha bijėzat e partive tė tjera, qė nga halli
shkėputen nga ama e tyre, lėvrin si bishti i kėputur e hardhucės kur kėputet,
pastaj kalojnė nė rolin e rriqnės duke menduar ti ngjiten dikujt veē pėr tė
mbijetuar edhe pa pikė dinjiteti. Ju erdhėt nė PS nga radhėt e lėvizjes sė
dhjetorit, lėvizje qė duhet adhuruar por jo hiperbolizuar, pasi sido qė tė
interpretohet kjo lėvizje nuk i shpėtoi nga tharmi i farės sė hithrave. PS-sė
(ish-PP) e mbushur me galana i duhej ndonjė bardhokan si ju, Majko e
ndonjė tjetėr, pėr tė ndryshuar sadopak bazretin pėrpara opinionit tė
brendshėm e tė jashtėm.
Ju, nga konviktor i qytetit studenti u ngritėt pa
pritur deri nė majat e strukturave tė PS, dhe pastaj u bėtė lideri i rinisė
eurosocialiste tė cilėn Europa e shihte me mė simpati se etėrit tuaj punistė.
Nė kėtė kuadėr nuk mund tė fsheh respektin pėr
kontributin tuaj qė keni dhėnė pėr rinovimin e forcės suaj politike, dhe
futjes sė elementit tė ri nė moshė, por jo nė mendime, as veprime konkrete tė
qeverisjes sė vendit. Intrigat dhe pėrplasjet klanore brenda radhėve tė PS tė
sollėn nė postin e zv/Kryeministrit, pastaj tė Kryeministrit pas nėnkėmbėses
qė i fute moshatarit tuaj Majko, njėrit prej kryeministrave mė simpatikė tė
Shqipėrisė dhe sipas mendimit tim, mė i miri i tė gjitha kohėrave.
I guximshėm, energjik, neopatik, bujar pėr
krahinorėt e tu (skraparllinj), i pėrfolur dhe de facto i pėrfshirė nė afera
tė dyshimta korruptive, i dhunshėm e brutal ndaj opozitės, duke na lėnė shije
tė hidhura, nė Tropojė, Laē, Tiranė e gjetkė, kudo ku valonte protesta e
natyrshme antiqeveritare e frontit opozitar, duke e goditur pa pikė mėshire,
duke arritur deri nė vrasje, si nė Tropojė. Vrulli djaloshar qė tė
karakterizonte, stili adoleshent dhe autokratik i drejtimit, karshillėku dhe
dominimi i monopoleve, tė bėnė padyshim dorėn mė tė fortė tė PS, duke na
kujtuar njė Mehmet Shehu tė ri. Ju, zoti Meta, jeni ekzekutori mė perfekt i
vjedhjes sė votave qė iu bė opozitės nė zgjedhjet e fundit parlamentare, duke
marrė mandate nė zona tradicionalisht tė cilėsuara rezervate tė PD-sė. Do mė
vinte keq nėse PS, me tė cilėn sot jeni nė opozitė, do tua mohonte kėtė
meritė tė pakontestueshme. Ashtu siē u ngrite nė majė gati nė mėnyrė
aventureske, ashtu u rrėzove nga kundėrshtari juaj historik nė Ps, zoti Nano,
i cili nga ana e vet nuk mund qė tė pranonte qė njė djalosh rebel tė
uzurponte gjithēka, prandaj, ndonėse nuk shquhet pėr trimėri, u trimėrua dhe
tė rrėzoi duke prishur pėrgjithmonė atė ekuilibėr tė brishtė qė mbanit deri
atėherė veē nga frika reciproke e njėri-tjetrit, ekuilibėr qė ka sjellė
gjithė bixhozin politik nė sferat e larta tė PS-sė.
Ėshtė e vėrtetė qė e pamė dhe dėgjuam tė gjithė se
dhelpraku Nano pėr tju rrėzuar ju, pėrdori mrekullisht pakėnaqėsinė e akumuluar
nė radhėt e forcės suaj politike, duke pasė biles edhe bekimin e opozitės, me
tė ashtuquajturin katarsis. Ėshtė e vėrtetė se zoti Nano pasi u bė pėr sė
pesti Vezir, asgjė nuk bėri mė shumė se ju pėr parandalimin e atyre gjėrave
qė ju akuzonte publikisht, bile po tė flasim drejt, ju jeni mė punėtor se ai,
pasi shtruat disa rrugė e bėtė disa investime mė tepėr.
Dorėheqja juaj si kryeministėr ishte nokaut i rėndė
pėr ju si njeri i llastuar me pushtet qysh nė moshė shumė tė re. Ndėrsa
kongresi i fundit i PS-sė ishte nokdaun fatal qė shėnoi fundoin e
bashkėjetesės suaj nė PS. Ndoshta kėtė radhė aritmetika e zotit Nano rezultoi
e gabuar, prepotenca e tė cilit rrezultoj thikė me dy teha, si pėr ju, si pėr
atė njėkohėsisht. Nga vetė natyra juaj, ju nuk mund tė qėndronit si
vogėlush i rrahur nga prindėrit qė rri urtė e nuk bėn zė, ashtu siē bėri
zoti Majko.
Ju kishit tė drejtė dhe nuk mund tė pranonit tė
dilnit jashtė politike, ndaj me guxim morėt mbi shpatulla kusuret e djalit
plangprishės sė PS-sė dhe ma do mendja pasioni pėr revansh ėshtė shumė mė i
fortė se ai pėr integrim. Fjala integrim duke u pėrdorur nga gjithkush nė ēdo
orė e minut tė ditės, ėshtė bėrė bajate si fjala tė shkojmė nė komunizėm pasi
tė kemi ndėrtuar socializmin me forcat tona.
Ato qė ngreni ju pėr qeverisjen e PS-sė janė
probleme shumė tė mprehta e qė nuk kanė nevojė pėr koment, pasi ju duke qenė
deri dje njėshi i kėsaj qeverie i dini plagėt se ku dhembin, shumė mė mirė se
ēdonjėri nga ne. Prandaj desha tju pyes, i nderuari Meta: A keni pėrgjegjėsi
pėr kėtė gjendje tė neveritshme qė mbretėron sot nė PS, po shokėt e forumeve
tė partisė suaj qė shumica kanė qenė ish-ministra, deputetė e funksionarė tė
rėndėsishėm ekzekutivė tė tė gjitha niveleve tė pushtetit.
Mė shtyn kureshtja tė di mos jeni sekt protestant i
PS-sė, apo partia e tė pakėnaqurve tė Skraparit, siē i pėlqen nėnės PS tju
mallkojė.
Mė vjen mirė qė ju po gjeni terren brenda tė
pakėnaqurve tė PS-sė dhe nė qoftė se ju ia dilni mbanė tė mblidhni rreth vetes
tė pakėnaqurit, PS-nė e keni zhgrra pėrtokė, ose PS-ja do tė jetė e detyruar
tė bėjė pazare pėrsėri me ju, kurse ju keni rastin tė luani me dy kunguj duke
qenė mes PD-sė e PS-sė, i gatshėm pėr tiu bashkangjitur ēdonjėrės nė rast
fitoreje, gjė e cila tė rrezikon sė tepėrmi po tė lexohet nga elektorati
fanatik i PS-sė, tė cilin edhe pėrse i ėshtė neveritur lidershipi i vet,
Berishėn nuk mund ta pranojė dot. Ju po propagandoni fort alternativėn pėr
integrim qė pėr mua mė duket mė tepėr alibi se njė mundėsi, pasi Shqipėria
nuk mund tė integrohet nga njė parti e vetme, qoftė edhe PS-ja apo PD-ja. Ju
nuk e integruat PS-nė duke qenė kryeministėr i saj, jo mė tė integroni
Shqipėrinė me njė tufė partizanėsh tė dėshpėruar.
Kam frikė si i ri dhe guximtar qė jeni dhe i mėsuar
veē tė fitoni gjithnjė, se kėtė herė ėshtė e vėshtirė tu dalė falli, pasi ju
po mallkoni pikėrisht atė bukė qė ėshtė gatuar me miellin e bluar nė mullirin
tuaj.
Sa e ndjeni ju veten fajtor dhe sa pjesė keni ju nė
fajin e keq-qeverisjes, kjo ka rėndėsi pėr ne qė ju tė na thoni, gjė tė cilėn
nuk mund ta thoni dot as sot, as mot.
Unė tė uroj veē tė mira, qė tė jeni njė djalė i
mirė, pastaj njė burrė i mirė, tė jeni pėr tė mirėn tuaj sė pari, pasi pėr tė
mirėn tonė nuk mendon njeri. Gjithsesi tė uroj suksese, misioni juaj pėr ta
ēuar PS-nė nė opozitė nuk ėshtė i lehtė, por qė duhet pėrshėndetur e
duartrokitur pa mėdyshje.
Shan
Sokoli
Sekretarin
e pėrgjithshėm tė Konferencės sė Pezės, Sekretarin e Frontit Antifashist
Nacional-Ēlirimtar dhe anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, Mustafa
Adem Gjinishin e vranė shokėt
Historia e njė kombi, e njė populli ėshtė
dėshmitarja dhe njėherazi masa pėr tė vlerėsuar dhe pėrcaktuar raportet
komunitare dhe individuale si element motorrik tė zhvillimit tė saj nė
drejtime dhe kahe tė kundėrt.
Individi, si element i ndėrgjegjshėm, bėhet
zėdhėnėsi, udhėheqėsi dhe ideatori i kombit dhe popullit tė tij.
Historia sa merr nga ky element, aq dėshmon pėr
vlerat e tij. E parė nė kėtė plan historiko-shoqėror nė kohė dhe hapėsirė
personaliteti i Mustafa Gjinishit meriton vėmendje pėr tė pėrcaktuar vlerat
qytetare patriotike, e pse jo edhe udhėheqėse tė tij.
Elementi i ndėrgjegjshėm kultivohet, formohet nė njė
mjedis tė caktuar social e patriotik. Ai ėshtė pjesė i sė tėrės, tė mjedisit
kulturor dhe tė veprimtarisė shoqėrore politike.
Brenda kėtij realiteti lindi dhe u brumos biri i
popullit tė Peqinit dhe i mbarė Shqipėrisė dhe i kombit shqiptar.
Ai lindi sė bashku me Shtetin Shqiptar modern,
pjesėtar i pėrfaqėsisė tė kėsaj lindje ėshtė Muhamed Kaziu, daja i tij, njeri
me kulturė dhe arsim tė formuar si delegat i popullit tė Peqinit nė atė
kuvend.
Nėse Shteti Shqiptar nėn trysninė e zhvillimeve
kohore historike ndeshi nė kundėrshti dhe pengesa tė shumta, tė cilit iu
deshėn dhe njėherė njė mobilizim dhe organizim, pėrkushtim dhe sakrifica
solemne brenda popullit dhe elementit tė ndėrgjegjshėm, ēka u dėshmua me
Kongresin e Lushnjes ku Adem Gjinishi sė bashku me shumė patriotė ishte
ideator i tij, foshnja Mustafa brenda familjes dhe komunitetit qytetar
peqinas, nisi i sigurtė ēapat e para duke marrė dhe bekimin e popullit
patriot peqinas dhe tė familjes sė tij dhe rrethit familjar.
E shikuar nė shumė plane, ėshtė puna studimore dhe
hulumtuese e paraqitur nė monografi nga studiuesi Astrit Kaziu dhe njėherazi
dhe tė vetė objektit tė kėtij studimi, Mustafa Adem Gjinishi.
Monografia nė fjalė sa ėshtė cilėsore, po aq vlerė
ka si objekt njohės pėr heroin e saj. Kjo u arrit me punėn e madhe tė zotit
Astrit Kaziu nė planin shkencor interpretues tė faktit dhe tė dokumentacionit
duke na dhėnė njė tabllo tė qartė tė momentit historik shoqėror, qė kaloi
kombi, populli dhe shteti shqiptar, haraēet e asaj kohe po i paguajmė edhe
sot.
Duke u ndalur tek autori do tė veēoj kėto momente:
Sė pari, nė tė dallohet koshienca e studiuesit, hulumtuesit
dhe interpretuesit.
Sė dyti, nė kėtė monografi autori na paraqet njė material
tė bollshėm shumė historik njohės.
Sė treti, gjithė ky material dokumentar me shumė vlera nga
arkivat dhe njėherazi dhe dėshmitarė okularė brenda Peqinit dhe mbarė
Shqipėrisė ku veproi dhe dėshmoi personazhi Mustafa Adem Gjinishi.
Sė katėrti, studiuesit Astrit Kaziu dėshmon njė kulturė
historike ēka shikohet me strukturėn ndėrtimore tė parashtrimit tė
materialit, nė periodizimin e tij, dhe nė vėrtetėsinė analitike tė elementi
pėrbėrės historik.
Puna e lavdėruar e studiuesit Astrit Kaziu vėrhet
nė:
1. Pasurinė e madhe tė materialit grafik tė shumtė
dhe pamje vendesh nė kohė tė caktuar ku ka vepruar personazhi Gjinishi.
2. Nė faksimilet dokumentare ēka provojnė
vėrtetėsinė e materialit tė studiuar dhe inerpretuar.
Nė sa mė sipėr, nė funksion tė asaj qė thashė e
vlerėsoj pėr studiuesin Kaziu, do tė merrja dhe parashtroja mendimet e mia
pėr personazhin, objekt tė kėtij libri monografik.
Mustafa Adem Gjinishi lindi dhe u rrit nė njė shtrat
patriotik me kulturė dhe arsim tė formuar. Ai me gjithė moshėn fėminore
krahas kryerjes me rezultate tė larta tė shkollės unike tė qytetit tė tij, ai
mėsoi dhe zotėroi dhe gjuhė tė huaja europiane, falė kujdesit dhe ndihmės sė
dajės sė tij, Muhamed Kaziut, burrė i ndritur dhe patriot. E theksoj kėtė
moment tė heroit tonė pėr faktin se nė veprimtarinė e tij pas fillimit tė
shkollės sė mesme teknike amerikane nė Tiranė, ku u dallua nė veēanti nė
publicistikė, kontabilitet dhe nė biznes, - ideator i lėvizjeve pėr ndryshime
politike e sociale nė formimin e krijimin e njė shteti demokratik ligjor, -
nė afishimin e mendimit tė alternativave ndryshe.
Shkolla teknike pėr atė qe mė shumė se njė
universitet falė punės sė tij individuale nė studimin e njohjen e fushave tė
ndryshme shkencore.
Nė fushėn e publicistikės ai jo vetėm qė shkroi dhe
botoi nė organe tė ndryshme tė shtypit tė viteve 30, por ai botoi dhe nxori
gazetėn e shkollės Laboremus (le tė punojmė), gazetė qė u bė zėdhėnėsja e
mendimit pėrparimtar tė rinisė shkollore dhe tė rinisė shqiptare nė
pėrgjithėsi, pse jo edhe tė intelektualėve tė kohės.
Kėtu botoi Tajar Zavalani, prof. Skėnder Luarasi,
Pr. Sejfulla Malėshova.
Po kėshtu ai botoi edhe revistėn shkencore
Shekulli, duke mos lėnė pasdore edhe punėn e tij publicistike brenda
shkolės, botoi nė gazetat Koha e Re, Bota e Re, ABC, Jeta dhe
Kultura, etj.
Pra mbarimi i shkollės e gjeti atė njė personalitet
nė formim e sipėr dhe kjo e ēoi atė drejt njohjeve tė reja dhe atashimin e
tij nė lėvizjet pėrparimtare demokratike tė viteve 30.
Ai, duke e vendosur veten nė rrethet intelektuale
dhe demokratike, u njoh me lidershipin e tyre dhe njėherazi pranohet
unanimisht nė mesin e tyre.
Njohja me avokat Skėnder Muēėn, personalitet nė
fushėn e sė drejtės civile e ndėrkombėtare, Riza Cerovėn, prof. Skėnder
Luarasin, prof. Abaz Ermenjin, Ali Kelmendin, Asim Vokshin dhe me patriotin e
tij, Demir Godelli.
Kėshtu u rreshtua nė dy lėvizjet e mėdha tė kohs si
ajo e Delvinės, Gjirokastrės, Vlorės dhe ajo e Lėvizjes sė Fierit. Ai
arrestohet dhe dėnohet me vdekje.
Falė protestave popullore dhe njėherazi tė taktikave
lėshuese tė Mbretit Ahmet Zogu, falet nga dėnimi me vdekje, duke kryer
dėnimin nė burgun e Porto Romanos. Njohja me kėto personalitete nė veēanti me
av. Skėnder Muēėn, do ti vlejė atij pėr njė bashkėpunim tė mėtejshėm nė
shėrbim tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare.
Pushtimi fashist i Shqipėrisė mė 7 prill 1939, ishte
pėr Mustafa Gjinishin, si pėr mbarė popullin, njė gjėmė e zezė. Ai u bashkua
me zemėratėn mbarėpopullore pėrkundrejt qėndrimit antikombėtar tė Qeverisė
Mbretėrore, e cila nuk veproi shpejt dhe nė kohė pėrkundėr kėtij pushtimi, po
nė tė njėjtėn kohė u bė pengesė e rezistencės popullore. Mungonin armėt!
Nė kėto kushte Mustafa Adem Gjinishi u bė promotori
i rezistencės sė bashku me elementin e ndėrgjegjshėm patriotik. Nė
mobilizimin e popullit mė datė 5, 6, 7 tė prillit atė do ta gjeje kudo, nė
Tiranė, Durrės, Kavajė, Shijak, Peqin, Elbasan, ku bėnte thirrje pėr tė
shkuar nė Durrės dhe nė tė gjithė portet shqiptare.
Nė pamundėsi luftėtarėt patriotė antifashistė morėn
rrugėt e arratisė dhe tė kurbetit, nė veēanti nė Jugosllavi. Atje ai bėri
njohje tė reja dhe lidhi njohjet e vjetra, kjo falė emrit tė familjes sė tij,
Gjinishi. Atje takohet me Myslim Pezėn, Mustafa Kaēaēin, Abaz Kupin, Haxhi
Lleshin, Xhevdet Dodėn, Reshit Ēollakun etj. Jeta nė mes tyre, veprimtaria e
pandėrprerė nė mėrgatėn shqiptare ia ēmuan aftėsitė e tij drejtuese dhe
organizative.
Lufta italo-greke, sulmi ndaj Beogradit nga ana e
Gjermanisė, i foli shumė patriotėve shqiptarė, tė cilėt nėn drejtimin e
Myslim Pezės, Abaz Kupit dhe Mustafa Gjinishit morėn rrugėn e kthimit pėr nė
atdhe, pėr tė nisur dhe organizuar rezistencėn antifashiste. Nė kėtė ardhje u
bashkuan dhe oficerėt e komandave aleate. Me tė ardhur nė Shqipėri ai mori
kontakt me shokėt e idealit dhe falė njohjes me Myslim Pezėn, ai qėndroi nė
Pezė dhe mė vonė ai ndėrmerr disa udhėtime nė qytetet kryesore tė vendit, krijon
lidhje tė reja dhe forcon tė vjetrat. Baza ishte tek veprimtaria e lėvizjeve
tė viteve 30 dhe ndėrkohė nuk lė pasdore punėn me elementin patriotik tė
shtresave tė larta. Po kėshtu dhe Lėvizja Komuniste (tė gjithė djelmosha
idealistė dhe me kulturė tė pasur europiane).
Nė veēanti ai gjen mbėshtetje nė Pezė. Komandanti
legjendar Myslim Peza bashkohet me idealin e tyre dhe atje shkojnė Qemal
Stafa, Vasil Shanto, Mihal Duri etj. Prania e tyre shtoi radhėt e ēetės me
djelmosha nga Tirana, Durrėsi, Kavaja, Peqini e Shijaku.
Vitet 40-43 janė vite tė rritjes spontane tė
rezistencės shqiptare mbarėpopullore. Nė kėto kėrkohej elementi i drejtimit.
Kėshtu, PKSH bėn thirrje pėr bashkim nė njė kuvend
mbarėpopullor, pėr tė gjetur rrugėt dhe format pėr njė kryengritje tė
pėrgjithshme tė armatosur.
Kėtė detyrė e marrin pėrsipėr ta organizojnė duke
pasė dhe pėrkrahjen e mbėshtetjen e shokėve tė tjerė, Mustafa Gjinishi dhe
dr. Ymer Dishnica. Pas njė pune tė gjithanėshme ia arritėn qė mė 16 shtator
1942 tė organizojnė Konferencėn e Pezės, e cila pėrcaktoi platformėn,
ngriti organizatėn drejtuese, Frontin Antifashist Nacionalēlirimtar, zgjodhi
organet drejtuese.
Konferencėn e drejtoi Ndoc Ēoba, kryetar, dhe
Mustafa Gjinishi, sekretar. Konferenca zgjodhi kryesinė dhe Kėshillin e
Pėrgjithshėm tė Frontit Antifashist Nacionalēlirimtar. Kryetar u zgjodh
patrioti Kamber Qafmolla dhe Sekretar i Pėrgjithshėm, Mustafa Gjinishi.
Zhvillimet e luftės pas Konferencės sė Pezės dha njė
shpėrndarje tė forcave lėvizėse tė kohės, kėrkoi njė trajtim koherent.
Forcat nacionaliste pas Frontit ishin organizuar me
organizatėn Balli Kombėtar, me kryetar Mithat Frashėrin (djali i Abdyl
Frashėrit), por njėherazi nė radhėt e tyre kishte amulli. Kėshtu ato nė mes
tyre u pozicionuan: sė pari nė njė luftė tė armatosur kundėr pushtuesit; sė
dyti, nė divizėn prit tė presim; sė treti, u afishuan si bashkėpunėtorė tė
pushtuesit.
Udhėheqja e Frontit, gjithnjė me dėshirėn e mirė i
bėn thirrje pėr njė takim tė ri kėshillimor kombėtar, ēka u realizua nė Mbledhjen
e Mukjes. Nė kėtė konferencė figura e Mustafa Gjinishit ishte madhore pėr
problemet qė u shtruan aty pėr zgjidhje. Konflikti nė tėrėsi pėr ato qė u
debatuan aty ishte problemi i Shqipėrisė Etnike, pra bashkimin e Kosovės me
Shqipėrinė e pėr pasojė bashkimin e kombit nė tėrėsi. Kjo gjė ra ndesh nė dy
plane: sė pari, kundėrshtia
jugosllave dhe mbėshtetja e diktatorit tė ardhshėm, si shėrbėtor i shumė
zotėrinjve; sė dyti, deklarata
Ēurēill-Rusvelt, vjeshtė 1941, se pas Luftės II Botėrore nuk do tė njihen
aneksimet, ribashkimet pa njė konferencė botėrore tė paqes. Pra, asnjė
ndryshim tė hartės politike botėrore para luftės.
Nėse heqim paralele sot, ku ndodhet gjendja e
Kosovės dhe e gjithė kombit shqiptar. Sot kėrkohet njė rishikim i vendimeve
tė Konferencės sė Ambasadorėve mars 1913, (kemi sė shpejti 100-vjetorin e
saj). E gjithė kjo marrėveshje u denoncua si tradhėti dhe qė nga ky moment
dhe pėr gjithė potencialin e tij politik, diktatori i ardhshėm dhe
pėrfaqėsuesit jugosllavė nuk do ia falnin Mustafa Gjinishit kapacitetet
patriotike intelektuale tė njė burri shteti. Kjo bėri qė nėn kulisat e zeza
tė organizojė asgjėsimin e tij.
Momenti erdhi. Zonat veriore ku drejtonin
bajraktarėt e fiseve dhe tė krahinave duhej bėrė e mundur thithja e tyre nė
luftė kundėr pushtuesit nė mos tė paktėn duhen neutralizuar ato. Kėtė detyrė
e mori pėrsipėr Mustafa Gjinishi, Sekretar i Frontit Antifashist
Nacionalēlirimtar, anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė partizane.
Pikėrisht pėr tė kryer kėto detyra, ai niset drejt
zonave veriore, por atje ishte organizuar asgjėsimi, ra nė njė pritė
tradhėtarėsh qė e qėlluan pas shpine mė 23 gusht 1944.
Kjo pabesi mė shumė se e vėrtetė pėr pafytyrėsinė e
organizatorėve, flet zemėrata e Myslim Pezės, qė pėr ēudi mė vonė heshti!
Mustafanė e vranė shokėt, se ai qe mė i zoti se
ata... Mos tė isha unė dhe Mustafai, asnjė luftė sdo ishte bėrė nė Shqipėri.
Ne e bėmė luftėn..., etj. (Shih letrėn e Gogo Nushit drejtuar E.Hoxhės, datė
31 gusht 1944, libri Legjenda Gjinishi, fq.187).
Daut Hoxha
Viktimė
e dhunės neo-komuniste nė Shqipėri
Rikthimi
me revolucion tė kuq tė armatosur nė vitin 1997 i neo-komunistėve tė Fatos
Nanos, vazhdoi tė pasohet me viktimizimin e familjeve dhe pinjollėve tė antikomunistėve
mė tė flaktė. Historia dhe jeta e Artan Tahsim Halilit, ėshtė njė nga mė tė
dhimbshmet dhe tė spikaturat. Familja e tij nė vitet 1987-1990 internohet nė
Tepelenė dhe Artani nuk ruan kujtime aspak tė mira tė fėmijėrisė sė tij. Me
ardhjen nė pushtet tė neo-komunistėve shqiptarė nėn siglėn e Nanos, filloi
edhe periudha mė e vėshtirė pėr tė. E vetmja strehė si edhe e shumė
antikomunistėve tė tjerė, mbeti Partia Demokratike, ku Artani u anėtarėsua nė
vitin 1997. Tashmė me kėtė gjest, ai kishte hyrė nė listėn e personave tė
padėshiruar nga klika nė pushtet, e cila kishte shtrirė tentakulat e saja nė
tė gjithė sektorėt e shtetit. Kėshtu, mė 14 shtator 1998, ndėrsa Artani, si
mijėra shqiptarė tė tjerė po i jepte lamtumirėn e fundit tribunit tė demokracisė,
Azem Hajdari, i cili u ekzekutua para selisė sė PD-sė dy ditė mė pėrpara,
ndėsa ishte duke manifestuar nė emėr tė lirisė dhe demokracisė, ai
keqtrajtohet dhe arrestohet nga forcat e policisė. Nuk ishte ky fundi i
kalvarit neo-komunist tė Artanit, pasi nė janar tė vitit 2000 arrestohet
sėrish nga forcat e errėta tė policisė dhe akuzohet se ka goditur njė polic
gjatė njė manifestimi tė disa kohėve mė parė. Pas tre muajve, Artani del nė
gjyq dhe dėnohet me 4 vjet burg nė burgun famėkeq tė Pėrparimit nė Sarandė,
ku i ishte mohuar edhe e drejta e vizitave nga prindėr, tė afėrm, miq e
shokė, njė veprim tipik ndaj antikomunistėve mė tė vendosur. Pėr ti shpėtuar
keqtrajtimeve tė vazhdueshme, Artani pėrpiqet tė arratiset nga burgu dhe i
shtohen edhe tre muaj tė tjerė burgim. Gjatė viteve tė burgut, si njė
antikomunist i vendosur edhe nė qelitė e errėta neo-komuniste, Artani
keqtrajtohet dhe torturohet, duke qenė njė nga viktimt mė tė spikatura tė
dhunės. Lirohet nė gusht tė vitit 2004, pasi kishte provuar burgun e egėr
komunist. Artani ishte vazhdues i denjė i idealeve tė familjes sė tij, ku
babai Tahsim Halili ishte njė demokrat shumė i flaktė edhe ai viktimė e
dhunės komuniste dhe pėr kėtė arsye edhe ai keqtrajtohet. Artan Halili ėshtė
njė dėshmi e gjallė e asaj qė pėrjetohet qė pas vitit 1997 nga demokratėt dhe
antikomunistėt shqiptarė, tė cilėt nė ēdo moment, janė tė papėrkulur duke
mbrojtur me vuajtjet, gjakun dhe jetėn e tyre gjėnė mė tė shtrenjtė, lirinė
dhe demokracinė, me ēdo ēmim.
Albert
Vataj
|