koka

nr. 68 / 23 nëntor 2004

alukit

 

Arritjet e Shqipėrisė 1997-2004: Nga prita cubash, shtet cubash

Pėrse ikėn Fatos Nano nga Shqipėria sa herė ka “betejė” qė paralajmėrojnė humbjen e luftės sė luftėnxitėsve komunistė? Kjo ėshtė njė pyetje qė do e trajtojmė mė me nge nė tė ardhmen, pasi besojmė se nė Shqipėri kanė mbetur, jo vetėm veshė pėr tė dėgjuar, por edhe vullnete pėr tė imponuar. Akuzat konkrete dhe trysnitė e opozitės e faktorit ndėrkombėtar mbi social-qeverisjen e keqe, mbi Nanomaniakun, janė evidente nė ēdo fraksion tė sekondit politik.

    Ajo ēka po pėrpiqet Fatos Nano tė fitojė nė vėmendjen e shqiptarėve e ndėrkombėtarėve, duke i kujtuar Sali Berishės vitin 1997, kur Shqipėria ishte fund e krye me prita cubash, i ngjan asaj tendencės morale tė prostitutės qė argumenton e bėn be nė kokė tė mamit pėr virgjėrinė e saj.

    Normalisht, Fatos Nano gogėsin grekėrisht nė kėtė konkluzion pėr disa syresh qė po normalisht nuk hyjnė nė asnjė defter dhe nuk bėjnė pjesė nė asnjė llogari, pėrveēse kanė shpikur atė shqencėn e madhe, pra kanė bėrė aq udhė sa i duhet njė prostitute tė bėhet e virgjėr. Pak durim nė klinikė e pak pė nė “hinkė”.

    Statistika e krimeve, e kontrabandės, e trafiqeve, e hakėrrimeve politike duket se pėr kėtė Fatos Nanon, ose pėr logjikėn e tij, nuk korrespondon me vendin tonė, Shqipėrinė, por me tė vėrtetėn aksidentale tė njė vendi tjetėr.

    Shoku Nano Ik, t’u hedhėsh hi syve tė pėrlotur tė vuajtėsve tė krimit, t’i vėsh perēe ndėrgjegjes sė njė populli, tė dėnosh me Xhoanė fjalė e lirė, tė fyesh Shkodrėn pėr shembull, duke i dhėnė mė pak fonde se njė farė Novosele tė Vlorės, kėto veprime nuk kanė moralin e njė shqiptari. Kėsaj i thonė shkurt e shqip, shoku Nano Ik, tė tallesh dyst me kėta njerėz, tė cilėt as nuk janė tė zotėt tė vetėmbrohen, as nuk janė tė garantuar se i mbron shteti. Se komunistėt ishin ai soj qė tė vriste natėn e tė qante ditėn. U pa dhe u provua pėr 45 vjet se socialistėt janė mbartės gjenetikė tė kėtij soji. Gjithashtu, u pa dhe u provua pėr shtatė vjetėt e fundit, nė fund tė fundit. Porse, pas fjalėve tė stėrzgjatura, duke iu shmangur akuzave tė drejtpėrdrejta, tė fshehėsh misionin gjenetik, pėrcjellėsin e modelit tė demonit, kjo pse ėshtė parė nuk bėhet kusht tė provohet, apo jo?

    Shoku Nano Ik, i bindur se nuk i ka mbetur gjė tjetėr tė bėjė, i bindur se komunizmi triumfon me mjetet e krimit dhe tė mashtrimit, bėn atė qė di tė bėjė, thotė atė qė di tė thotė, mundėson atė qė mundet. Taktika e lidershipit komunist Nano, nuk promovon as zbatimin e recetave tė PS-sė, as tė qeverisė, por lexon epilogun politik tė shtetit qė tashmė pas publikimit tė dokumenteve komprometuese nga Nikollė Lesi, ėshtė zhveshur pic-picullak. Po a nuk e thamė mė sipėr “filozofinė” e virgjėrisė sė prostitutės?

    Beteja “Berishė”, me tė cilėn shoku Nano Ik, kėrkon riciklim pushteti nė zgjedhjet e ardhėshme parlamentare, ku shoku Nano Shkallnueri kėrkon t’u mbushė mendjen shqiptarėve se PS-ja ėshtė parti e debateve e alternativave, perspektivės dhe ecjes me hapa viganė nė kėtė rrugė, ėshtė tanimė njė pamundėsi. Tėrė pėrēapjet, tėrė bagazhet propagandistike tė shokut Nano Ik, nė kėtė klimė tė valuar tė politikės shqiptare, nuk janė tjetėr gjė veēse pėrēartje, tė cilat kėrkojnė t’i vėnė perēe ndėrgjegjes sonė, se shoku Nano Ik, e pėrdor shpesh edhe shprehjen perēe, apo jo?

    Shoku Nano Rradori, nė tė vėrtetė ka tė drejtė kur thotė se “... ndonjė pritė cubash nuk pėrfaqėson mė territorin e Shqipėrisė...”, por harron se kur kjo u thuhet pikėrisht shqiptarėve, duhet gjetur njė kohė dhe mėnyrė krejt tjetėr pėr tė qenė e besueshme.

    Vėrtet, shoku Nano Ik, sot nuk kemi tė bėjmė me prita cubash, por ama kemi tė bėjmė me njė shtet cubash. Ėshtė policia, janė njerėzit me uniformėn e shtetit ata qė terrorizojnė qytetarėt shqiptarė. Ditėt e fundit ky palaēo shtet gjobiste nė Shkodėr automjetet e parkuara nė rrugėn e Kafes sė Madhe, megjithėse aty ka vizim publik pėr qėndrim automjetesh. Pa paralajmėrim. U desh ndėrhyrja jonė si media, tek Nėnkryetari i Bashkisė, zoti Rudolf Rasha, tė stabilizonte gjendjen qė po acarohej. Janė krerėt e shtetit, pse jo cubat qė u janė hequr kapuēėt e vitit 1997 dhe tashti u janė vėnė kapele, kravata, grada, ato qė montojnė prita, jo vetėm politike. Ėshtė fytyra e shtetit ajo qė ne shfletojmė nė ēdo orė tė ditės, aty ku krimi merr jetė njerėzish, aty ku paqja ėshtė apendiks dhe bashkėjetesa me krimin ka marrė statusin e qytetarisė.

    Cubat tashti, shoku Nano Shkallnueri, janė ministra, deputetė, shefa komisariatesh, drejtorė drejtorishė, bodigardė, prokurorė, diplomatė.

    Normalisht qė kėto i dini dhe nuk ia futni kot, kur mohoni prezencėn e pritave tė cubave, o Nano Shkallnueri.

    Nė gjykimin e gazetės “Shqipėria Etnike” mė e besuara nė qarqet e perėndimit dhe mė e lexuara gazetė shqiptare nė botė pėrmes internetit, kur shtetin e pėrfaqėsojnė cubat, nuk kemi pse tė kemi frikė nga cubat e rrugėve, megjithėse policia ka nėn kontroll territorin e krimit dhe ėshtė e “pamėshirshme” ndaj krimit, ku edhe kur merr urdhėr tė ndalojė ndonjė, me njė marifet tė vockėl hetuesia, prokuroria, gjyqėsori, i shfryjnė dosjet si fėmija tullumbacet. Fjalė tė kėtij amoralitetit, shyqyr qė nuk ka se kush t’i thotė tjetėr veē jush, shoku Nano Shkallnueri. Por mė keq pėr ty, se kėto fjalė dita-ditės mė pak po kanė spektatorė. Mė pak mundėsi pėr tė mashtruar e dmagoguar tė ka mbetur. Perēet e propagandės Nanoiste mbase janė pėr sytė dhe fytyrėn e ndėrgjegjes kolektive shqiptare. Ka shumė mundėsi, sikurse ėshtė armatosur me mjaft arsye ky popull, qė tė frekuentojė mė pak, gjithnjė e mė pak, pėrēartjet tuaja politike. Nuk ėshtė vetėm gjendja juaj e dehur, ajo qė pėrpunon tė tillė logjikė politike, tė tillė model propagande. Ėshtė geni juaj, testamenti tė cilin ju tashti, qė duket se keni shumė pak kujt t’ia besoni, kėrkoni ta hidhni, vetėm ta hidhni, duke shpresuar se diku do tė zėrė.

    Por na duket se nuk ėshtė vetėm klima e papėrshtatshme, por edhe toka e tillė.

    Komoditetit socialkomunist ia pa Shqipėria dhe bota surratin tash shtatė vjet.

Editorial nga: Sokol Pepushaj, Albert Vataj, Blerti Delija

 

ENDRRA TE MBETURA PERGJYSEM !

Pranvera e hidhur shqipetare e vitit 1997 ka lene shume endrra pergjysem. Shume gjera te mbetura ne premiere. Ajo mbas disa viteve kur brezat qe e perjetuan ngjarjen e frigshme kane per ti lene lamtumiren kesaj bote do te duket si nje skenar i rrezikshem ose per te thene i parealizueshem filmi.Ajo cfare ka ndolle mbi token shqiptare te sjell vetvetiu dhimbje dhe tmerr kur e kujton e jo me ata qe e kane perjetuar cdo dite dhe cdo moment te asaj premiere te rrezikshme shqiptare. Shqiperia pa drejtim dhe me cdo strukture drejtuese te degraduar shkonte me shpejtesi rrufe drejt mosekzistences totale e te qenit shtet.

Qelizat gjeneruese te qeverise se re demokratike ishin asfikuar nga rrufeja e bandave komuniste.Tashme nuk flitej me per plane dhe ide te ndertimit te demokracise por per forcen dhe dhunen e rruges qe mbretronte ne cdo aspekt te jetes shqiptare.

Studentja e re nga Malesia e Madhe qe sapo kishte trokitur ne dyert e reja te jetes,me endrra te medha per tu bere nje emer i respektuar i brezave si mesuese e edukatore ,Hana Dreshaj me floket e saj te kuqe do ta detyrojne jashte deshires dhe endrrave te saj, te lere pergjysem cdo gje qe kishte menduar prej kohesh se do ti sherbente te ardhmes se vendit vet dhe te ruhet tashme per te ekzistuar e gjalle por jo me e lire .

Fillimi i viteve 90-te Hane Dreshaj eshte nxenese ne shkollen e mesme dhe si mijra nxenes dhe student shqiptar do te fluturojne ne krahet e endrrave te demokracise.Ajo do te jete nje aktiviste e PDSH dhe se bashku me shoqet dhe shoket e shkolles do te formojne Forumin Rinor te Partise Demokratike Shqipetare. Megjithse do te kercenohet shpesh nga agjentet e sigurimit te shtetit ajo nuk do te terhiqet nga rruga e saj e nisur.

Vitet do te rridhnin e ajo do te jete ne strukturat e PDSH-se Kohen e saj studente, kontributin e saj ne takime dhe manifestime demokratike , shoket dhe shoqet e fakultetit nuk do ti harrojne. Kur flet me shoket e klases se Hanes nuk harrojne te tregojne edhe incidentet e shumta qe u kane ndodhure me ekstremist te majte komunist dhe me segment te policies sekrete.

Hana Dreshaj -thone ata ,qe kane studiuar dhe kane punuar me te ka qene modeli i nje shoqe te mire, e nje njeriu studioz dhe kembngules ne realizimin e objektivave qe i vinte vetit. Ajo kurre nuk dorzohej lehte nga rruga qe niste,kishte force mendimi per te mbushur mendjen se si eshte e verteta demokratike,si eshte drejtesia njerzore - thone te gjithe ata qe kane njohur Hanen ne ato vite te nje levizje te thedhe shoqerore dhe politike.

Viti 1997 si shume te rinjeve, punetore dhe aktivist te demokracise shqiptare do tja lene ne gjysem endrrat .Hane Dreshen e detyrojne te largohet nga puna e mesueses te ciles i kishte kushtuar shume mund dhe djerse,shume nete pa gjume per te arrite e per tu bere dikushi ne jete. Megjithse nuk ishte ne pune ,ajo prape nuk hoqi dore nga levizja demokratike dhe ndihmesa per PDSH ne vendin ku jetonte. Merr pjese neper fushata elektorale zgjedhore duke qene perkrahse e kandidateve demokrat dhe perseri ishte ne shenjester te atyre qe kishin rrembyer pushtetin me dhune e gjak.

Rastet makabre te dhunes mbi vajzen malesore deri ne momentet e fundit te qendrimit ne vendin e saj nuk do ta bejne te terhiqet nga qendrimi demokratik dhe perkrahja e PDSH-se.

Prinderit e saj kane nje vite qe nuk e kane pa me sy mbasi ajo eshte larguar para nje viti nga Shqiperia.Madhi i ka marre por ndihen tashme te cliruar se vajzes nuk i kanoset ma rrezik per jeten.Kur nje dite grupi jone i gazetes i takoj ata, na priten mire dhe kishin deshire te flisnin sado pak per vajzen e tyre.

- Ne e duam,na ka marre madhi shume per te , aq sa kure hapet dera- thote nena e saj-kujtojme se erdhi Hana.Por me mire eshte atje ku ndodhet tani se sa ketu qe do ta kishte koken ne gershere e jeten ne rrezik.

Babai hesht dhe mendohet.Ndoshta per fatin e vajzes se tij.Ndoshta per pamundesine per ta ndihmuar ne jete per te qene e lire ne vendin e vet. Ndoshta,ndoshta…….kushedi se sa mendon prindi per vajzene tij qe tashme nuk e ka prane. Eshte diku large, shume larg.

- Zoti eshte i madh ,dhe ka meshire per ne- flet nena e saj perseri- dhe do te bejne kismet nje here qe ta shohe time bije te lire dhe ta perqafoj. Ajo ka ike ashtu pa pritur.Ashtu u be puna. Nuk mund te qendronte me ketu. Ngjarjet u bene shume te rrezikshme per te dhe ne te gjitheve. Zoti ja bekofte udhen asaj e moshatarve te saj qe jane detyruar te lene vendlindjen dhe prinderit e tyre.

Kur kalon nga shkolla ku ajo ka dhene mesim,me siguri qe te bie ndermend mesuesja me floke te kuqe. Ajo qe aq shume i desh nxenesit e saj. Ajo tashme eshte larg. Larg nxenesve.Larg shokeve e shoqeve te punes. Large endrres se saj qe tashme ka mbetur pergjysem.

Alban PREDELECI

 

Pjetėr Arbnori: Politika mė ka zėnė derėn, letėrsisė ia kam zėnė derėn

Intervistoi Anton Ēefa

E shtunė, 13 nėntor 2004. Laē-Vaudejės. Unė qė po shkruaj kėtė duke e pėrmbledhur kėtė intervistė, shumė njerėz do tė befasohen, si i ra nė dorė gazeta “Dielli” (The oldest Albanian Newspaper in existence since 1909, in English and Albanian. Vol.95, Nr.3, New York, NY, USA, July-September 2004)

    Zoti mė ka bėrė tė ndjeshėm pėr shkrime tė ndryshme, guximi ndoshta, vetė jeta mė dėrgoi nė Laē-Vaudejės nė takimin e Forumit Rinor PD, ku mori pjesė deputeti Pjetėr Arbnori, qė shpirti tė shpėrthejė.

Anton Ēefa: “Dielli” nė krahasim me politikėn, vėshtirėsitė, rrugėt e rrugicat e saj, zhgėnjimet e dėshtimet e saj, ju keni vlerėsuar mė shumė hapėsirėn e ndriēime tė artit letrar, por nė momente tė caktuara e periudha tė veēanta, epėrsinė e ka patur e para. Si e konceptoni shtysėn e brendshme shpirtėrore ndaj kėtyre dy veprimtarive qė kanė karakterizuar mė sė shumti jetėn dhe personalitetin tuaj?

Pjetėr Arbnori: Veprimtaria politike dhe letrare janė tė ndėrthurura nė jetėn time dhe nuk shkėputen dot nga njėra-tjetra. Qė nė fėmijėri kam pasur njė jetė shumė tė dendur me ngjarje dhe shumė tė ngjeshur me mbresa tė pashlyeshme qofshin tė mira, qofshin tė dhimbshme. Vėshtirėsitė e jetės dhe gėzimet e pakta mė kujtojnė ditėt e vranėta. Kur “Dielli”, pėr disa ēaste nxjerr syrin e ndritshėm, tė cilin e mbyll sapo fillon rrebeshi. Kryesorja nė jetė ka qenė grumbullimi i pėrshtypjeve qė shtresohej muaj pa muaji, vit pas viti. Jo vetėm shikoja, ndjeja, por edhe mbaja mend dhe nxirrja pėrfundime. Pėr natyrė nuk kam qenė njeri agresiv, as ekspansiv, por jam pėrpjekur t’i bluaj ato qė kam jetuar. Jo gjithmonė e kam shprehur atė qė pėrjetoja, kėshtu qė rruga mė e mirė ka qenė nė fillimet poezia ajo qė mė ndihmonte tė shpreh shpirtin tim tė ndjeshėm. Me mėsime kam shkuar shumė mirė, kėshtu gjatė viteve jo vetėm qė kam dalė i pari i klasės, po mė dukej krejt e natyrshme qė tė isha i pari. Ambicja pozitive mė ka shoqėruar gjithė jetėn: “Kam luftuar tė ndėrtoj njė stehė pėr vete pa lėnė tjetrin nė shi; tė siguroj njė kafshatė bukė pa ia hequr tjetrit kafshatėn nga goja; tė pėrpiqem tė shkollohem pa e lėnė tjetrin nė errėsirė; tė rropatem nė pranga pėr tė ndriēuar robėrinė time pa ia rėnduar jetėn shokut pranė”. Ėshtė krejt e natyrshme qė nė kėto rrethana ėshtė letėrsia ajo qė do tė mė tėrhiqte pėr tė paraqitur gjithēka qė kisha provuar dhe ndjerė. Qė nė fėmijėri kam lexuar shumė. Babai mė ka lėnė njė pasuri tė madhe: njė bibliotekė qė e kam shfrytėzuar si duhet. Jam rritur me Fishtėn, Lasgushi, Mjedėn, Nolin, Konicėn, Migjenin, Koliqin, Kutelin. Nuk e fsheh se kam dashur t’u ngjas sadopak kėtyre. Por kėtu hyn politika. Tre prej tyre isha i detyruar t’i lexoja fshehtas, se i quanin reaksionarė. Veē kėsaj, nė fillim tė vitit 1948 mė futėn motrėn nė burg pėr arsye politike. Nėnėn dhe motrėn tjetėr m’i kanė pushuar disa herė nga puna, sado qė ato bėnin punė tė rėndė krahu. Veē kėsaj, pas vitit 1945, filluan kontrollet, arrestimet, gjyqet e pushkatimet nė qytetin tim, Shkodrėn, madje nė gjithė Shqipėrinė. Tė gjitha kėto bėnė qė tė pėrzihej politika me letėrsinė dhe tė pasqyroja mbresat dhe ndjenjat duke shkruar ndonjė poezi apo duke mbajtur ndonjė ditar, qė natyrisht shpesh grisej ose digjej nga frika e kontrolleve. Vuajtja mė bėri tė merrem me politikė, politika mė ēoi me ndėrgjegje drejt burgut; burgu mė pasuroi shpirtėrisht dhe mė bėri tė njoh anė tė provuara tė jetės; nė kushtet e njė mbylljeje hermetike, iu drejtova letėrsisė pėr tė dytėn herė me dėshirėn tė pasqyroj tė vėrtetėn.

    Kur u arrestova, shumicėn e shkrimeve tė rinisė m’i konfiskuan dhe m’i zhdukėn. Qė kur munda tė marr shėnime nė burg, nisa tė mbaj njė ditar tė fshehtė me titullin e dukshėm: “Pjetėr Arbnori - folklor (mbledhur nga goja e popullit ose vjelė nga shkrime tė ndryshme), proverba, gjėegjėza, toponomastikė, gazmore, kėngė popullore, grimca humoristike, etj., etj.” Titulli i fshehtė ka qenė “Lufta pėr tė mbetur njeri.”

    Njė pjesė tė kėtij ditari tė fshehtė, tė mbajtur prej afro 28 vjetėsh, e kam nxjerrė me shumė kujdes, sakrificė e rrezik dhe shpresoj qė herėt a vonė ta botoj pas deshifrimit tepėr tė vėshtirė qė i duhet bėrė. Kush ka vizituar studion time-papafingo, e ka parė tė shfletuar dhe fotografuar. Tė gjitha kėto i kam bėrė i shtyrė nga lufta pėr ta bėrė padrejtėsinė drejtėsi. Kuptohet qė kjo mbetet njė pėrpjekje qė nuk mund tė realizohet kurrė plotėsisht as nė realitet, duke u marrė qoftė me politikė, qoftė me letėrsi. Nė letėrsi je mė i lirė se nė politikė.

Anton Ēefa: Edhe pjesėn mė tė mirė dhe mė tė bukur tė jetės e keni kaluar nė robėrinė e errėt tė burgut, ju e keni ndjerė veten gjithnjė shpirtėrisht tė lirė. Cila do tė ishte marrėdhėnia mes lirisė shpirtėrore dhe letėrsisė artistike, si atribut shpirtėror, nė kushtet e robėrisė fizike, nė veēanti dhe nė kushtet e njė jete normale, nė pėrgjithėsi?

Pjetėr Arbnori: Kam shkruar nė ligjėratėn e mbajtur nė Universitetin e Romės “La Sapienza”: “Jeta ėshtė njė pėrpjekje pėr tė zgjeruar ēdo ditė kufijtė e lirisė, pėr tė hapur ēdo ditė kufijtė e kontaktit me botėn, me realitetin. Kur nuk mund t’i thyesh kufijtė qė tė rrethojnė ka edhe njė mėnyrė tjetėr pėr tė hyrė nė botėn e lirisė qė ėshtė mjaft e mundimshme, por mė efikase: zgjerimi i lirisė nė veten tėnde, nė mendjen dhe nė shpirtin tėnd. Kjo bėhet me anė tė punės serioze intelektuale, me anė tė mendimit, diskutimit dhe shkrimit”.

    Nė burg, nė diktaturė, mendimi nuk mund tė ndalohet dot. Pėrkundrazi nxitet edhe mė tepėr, diskutimi ėshtė me rreziqe, por jo i pamundur, ndėrsa shkrimi ėshtė njė provė materiale nė bazė tė sė cilės mund tė dėnohesh pėr tė dytėn herė, siē mė ka ndodhur mua kur mė shtuan 10 vjet pėr romanin “Shtėpia mbetur pėrgjysmė”. Shkrimi nė burg ėshtė shkrirja e pėrvojės tėnde, e kujtimeve, e vėzhgimit tė pėrditshėm, e diskutimeve. Mendja tė ndihmon pėr tė sajuar metoda qė realisht tė bėjnė pėrherė e mė tė lirė derisa i afrohesh lirisė absolute.

    Unė kisha gjetur njė metodė qė mė dukej origjinale. Duke qenė se pėr ēdo mendim tė shprehur mund tė gjendej shkaku pėr tė dėnuar, shumicėn e veprave tė mia unė i kam quajtur tė pėrkthyera nga anglishtja, nga frengjishtja, nga italishtja, nga rusishtja apo nga gjermanishtja. Vija poshtė kopertinės: Pėrkthyer nga Pjetėr Arbnori.

    Pėrshkrimi i burgut dhe i tė burgosurve, hetuesve dhe policėve a gardianėve te romani “Vorbulla” ėshtė identik me ato qė kam parė me sytė e mi ose dėgjuar prej shokėve tė mi qė njiheshin pėr besnikėri pėrshkrimi. Kur lexoja faqet e shkruara emocionohesha vetė po aq sa emocionoheshin shokėt qė i lexonin.

Anton Ēeta: Cilėn arritje tuajėn vlerėsoni mė shumė nė fushėn e politikės, tė letėrsisė artistike dhe tė vetė jetės?

Pjetėr Arbnori: Kam luftuar pėr tė drejtėn me anėn e mė tė dobėtit; kur kam arritur tė bėhem mė i fortė me fitimtarėt nuk i kam vėnė kėmbėn nė fyt kundėrshtarit. Nė letėrsi kam pėrshkruar tė vėrtetėn pa e lustruar, kam dialog tė gjallė dhe humor tė shėndoshė: Romani “Shtėpia e mbetur pėrgjysmė”. Nė jetė nuk e kam humbur besimin edhe kur isha nė grykėn e varrit; nė tė gjitha rrethanat jam pėrpjekur tė gjej anėn gazmore, edhe nė kushtet tragjike. Ndjek parimin: Po tė thuash mirė, bėhet mirė.

Anton Ēeta: Ku e ndjeni veten mė tė talentuar, nė politikė a nė letėrsi dhe cila ju ka dhėnė mė shumė kėnaqėsi nė jetė?

Pjetėr Arbnori: Kam qenė i detyruar tė merrem me politikė, megjithatė gjithė jetėn e kam bėrė pa hile, qoftė ndaj shokėve, qoftė ndaj kundėrshtarėve. Pėr natyrė unė ia them cilitdo tė vėrtetėn nė sy (pa mendim qė ta denigroj ose qė t’ia fus stėrkėmbėshin). Krenohem qė nuk kam tradhėtuar miqtė nė kushte tė vėshtira. Si shembull talenti nė politikė: njė herė, duke folur nė kuvend u thashė spontanisht kundėrshtarėve: Ju nuk jeni socialistė, por jeni “specialistė”. Unė shpresoja t’i mundoja, t’i bėj tė bėrtasin, por tė gjithė djathtas e majtas shpėrthyen nė gaz. Kanė kaluar vite dhe qoftė njerėz tė thjeshtė, qoftė me pozitė, tė njohur e tė panjohur, si me gojė, si me shkrim ma pėrsėrisnin “Pjetri i ka gjetur pikė: “Nuk janė socialistė, por specialistė”.

    Nė letėrsi shkrimtari ėshtė si babai qė ka shumė fėmijė dhe nuk dallon asnjėrin veēanėrisht, por unė kam mė kanakar romanin “Shtėpia e mbetur pėrgjysmė”, pėr realitetin e Shkodrės mė 1943-1944, pėr humorin nė vuajtje dhe pėr dialogun e gjallė. Ajo ėshtė arritja ime. Nė jetė shokėt mė mbajnė mend qė nuk kam bėrė njėherė “Uh!”, as “Oh!”, as nė prag tė vdekjes, as nė hekura, as gjatė mė se 28 vjetėve nė burg.

    Gjeta nėnėn gjallė dhe mė pa tė martuar, deputet tė respektuar. Talenti im i madh ėshtė se kam njė djalė e njė vajzė si pėllumba, tė bekuar nga Nėnė Tereza vetė, siē mė ka bekuar mua dhe gruan time. A ka talent mė tė madh dhe arritje njėherėsh?!

Anton Ēefa: Letėrsia e krijuar nė burgje u bė e njohur mbas rėnies sė diktaturės. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė letėrsi: Sa e dėshmon ajo veten si njė kapitull i veēantė i historisė sė letėrsisė sonė? Lidhur me kėtė, kjo letėrsi, pėrveē jush, njeh krijues tė tillė tė fuqishėm, si Trebeshina dhe Zhiti. Ka emra tė tjerė qė i bėjnė vetes njė vend tė merituar kėtu?

Pjetėr Arbnori: Synimi i diktaturės ishte qė tė zhdukte ēdo gjurmė tė mendimit tė lirė dhe ēdo faqe artistike tė krijuar nė kushtet e burgut, internimit ose fshehtėsisė. Dihet se veprimi i parė qė bėhej nga njerėzit e ndjekur kur kėrcėnoheshin nga arrestimi ishte djegia e letrave tė shkruara ose fshehja e tyre. Sidomos pėr shkakun se mijėra firma, miliona faqe e miliarda lekė tė shpenzuar pėr tė ngritur nė qiell njė ideologji tė rreme, njė letėrsi tė shpifur, njė lavdi tė fryrė si tollumbace doli bosh. Ish-shkrimtarėve u dhimbset letra e shpenzuar kot dhe u vjen mė keq qė nuk mund tė krijojnė nė liri vepra tė reja pėr tė qenė, prandaj janė dashakeqės ndaj tė tjerėve.

Anton Ēefa: Ēfarė mendimi keni pėr Letėrsinė e Realizmit Socialist, qė lulėzoi nė vendin tonė, duke u nisur nga fakti qė ajo pati njė hero tė rremė, pasqyroi njė realitet tė shpikur dhe jetėsoi njė mesazh tė pamoralshėm?

Pjetėr Arbnori: Realizmin Socialist unė e kam quajtur publikisht Rrenalizmi Socialist dhe jo pa arsye.

Anton Ēefa: Nė veprat mė tė arrira tė Realizmit Socialist u ngjiz njė kontradiktė e fuqishme mes mjeshtėrisė sė lartė artistike dhe mesazhit tė saj negativ, gjė qė dėmtoi sė tepėrmi formimin e breznive tė reja. Si i gjykoni kėto vepra?

Pjetėr Arbnori: Megjithė pėrpjekjet pėr rrafshimin e mendjeve dhe talenteve, edhe diktatura kishte nevojė pėr disa mjeshtra tė spikatur tė fjalės artistike, tė cilėt pėrpiqej t’i kishte nėn kontroll dhe tė lavdėrohej me ta nėpėr botė. Ndodhte rrallė qė ata tė dilnin edhe nga kontrolli i diktaturės, siē ka ndodhur me shkrimtarin Ismail Kadare, i cili nė shumicėn e rasteve i kapėrcente kornizat.

Anton Ēefa: Sado e egėr qė qe diktatura, tek ne pati njė disidencė politike tė hapur e tė organizuar dhe ju keni qenė njė ndėr pėrfaqėsuesit e saj mė tė mėdhenj. Si e shpjegoni qė nuk ndodhi njė gjė e tillė nė fushėn e krijimtarisė artisitke, ku nė kėtė drejtim pati vetėm pėrpjekje tė veēuara tė ndonjė personaliteti?

Pjetėr Arbnori: Jam i rezervuar pėr pohimin tuja. Ka pasur pėrpjekje dhe tentativa serioze pėr disidencė politike tė hapur dhe tė organizuar qė nga 1945 deri 1990, por diktatura ka qenė e pamėshirshme, madje provokuese. Ėshtė pėr t’u nderuar inteligjenca shqiptare dhe shtresat e ndryshme tė popullsisė pėr rezistencėn qė i bėnė komunizmit. Kėtė e vėrtetojnė grupet e ndryshme tė dėnuara, mijėra njerėzit e pushkatuar, tė burgosur, tė internuar dhe tė arratisur. Kjo tregon papajtueshmėrinė e popullit tonė me ideologjinė e kuqe. Nga ana tjetėr, ka pasur edhe shumė gjėra false tė cilat sajoheshin pėr t’i futur frikėn pjesės tjetėr tė popullsisė. Janė shumė tė pakėt krijuesit, qoftė edhe ata tepėr tė kujdesshėm, qė nuk kanė patur njė fletė pėr tė zhdukur, kur janė kėrcėnuar ose kanė pasur dyshim se do tė kontrolloheshin. Unė vetė, megjithėse shumicėn e kohės kam ndenjur i izoluar ose me shoqėri tė kufizuar burgu, mund tė dėshmoj se kam njohur njė numėr njerėzish tė talentuar qė nė kushtet mė tė vėshtira kanė shkruar njė faqe, dy faqe, dhjetė faqe qė i kanė qarkulluar nė shokė tepėr tė besuar.

    Letėrsia, pėrgjithėsisht arti, nuk mund tė gjallojė pa i lexuar njeri krijimet, pa i parė ose pa i dėgjuar kush. Nė burgun e Burrelit qarkullonin poezi qė u recitoheshin shokėve e miqve gjatė ajrosjes (kurrė nuk recitoheshin me zė nė dhomė), kėndoheshin kėngė me zė tė ulėt nė ajrosje (pasi kėnga nė dhomė ishte e ndaluar me kėrcėnimin e ndėshkimit). Nuk duhet harruar sa kontrolle tė imėta bėheshin ēdo javė duke nxjerrė dyshekėt nė oborr, ushqimet, librat, fletoret. Rrėmoheshin edhe fletėt e pusullat e vogla. Di qė shkruheshin dhe kam lexuar prej tyre ese nga Mirash Ivanaj e Xhevat Korēa, leksione juridike nga Engjėll Ēoba, leksione estetike dhe logjike nga Koēo Tasi, leksione filozofike nga At Pjetėr Meshkalla. Kam dėgjuar kėngė tė bukura nga Gac Ēuni dhe Tanush Kaso; kam lexuar poezi tė ndjera nga Kudret Kokoshi, Jorgo Bllaci, Pano Taēi, proza poetike nga Astrit Delvina. Por mund tė them se secili autor i ruante krijimet e veta vetė dhe mendonte si mund tė kalonte jashtė, gjė qė nuk ishte aspak e lehtė. Edhe unė si ju, mendoj se emri i Kasem Trebeshinės dhe i Visar Zhitit janė tė spikatur, por i takon kritikės kompetente dhe tė ndershme tė thotė fjalėn e vet pėr tė tjerėt.

Anton Ēefa: Vihet re rėndom nė kėtė periudhė tė trysnisė sė ēoroditur politike, tė kėsaj gjendjeje shpirtėrore traumatike dhe tė kėtij ēorientimi tė pėrgjithshėm kulturor, pėrveē mungesės sė njė kritike tė shėndoshė letrare, edhe njė pėrpjekje dashakeqe pėr ta lėnė nė heshtje kėtė letėrsi, mos ėshtė pėr ta pėrbuzur dhe bile pėr t’i nxjerrė namin e keq?

Pjetėr Arbnori: Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė. Kritika e shėndoshė letrare ėshtė e mangėt dhe ka qenė e dukshme pėrpjekja dashakeqe e njė kategorie tė caktuar pėr ta lėnė nė heshtje kėtė letėrsi disidente, madje edhe ėshtė denigruar ajo me qėllim.

Anton Ēefa: Prof. Gradilone i Institutit tė Studimeve Shqiptare tė Universitetit “La Sapienza”, tė Romės, nė monografinė pėr veprat tuaja, pasazhe tė ndryshme tė tyre i ka paraqitur me emra tė tillė botėrorė si Verga, Manzoni e deri te Homeri. Cilėt nga autorėt e letėrsisė botėrore ju pėlqejnė mė shumė dhe cili prej tyre mendoni se mund tė ketė ndikuar nė punėn tuaj?

Pjetėr Arbnori: E falėnderoj pėr analizėn serioze dhe dashamirėse me tė cilėn mė ka paraqitur profesor Giuseppe Gradilone, nxėnės dhe pasues i Ernest Koliqit, ka shkruar njė monografi me titullin “Pjetėr Arbnori - shkrimtar”. Meqė mė pyesni, unė do tė them se adhuroj Shekspirin edhe pse nuk kam mundėsi tė shkruaj asnjė tragjedi, dramė apo komedi.

Anton Ēefa: Sa e si ėshtė pesha e kėsaj kujtese nė krijimtarinė tuaj? Gradilone ju ka cilėsuar si shkrimtar qė “i pėrket brezit tė rritur nėn regjimin komunist, por me kujtesė edhe parakomuniste”.

Pjetėr Arbnori: Vėrtet jam rritur nė regjimin komunist, por kujtesat e fėmijėrisė ikam pėrherė tė freskėta. Idetė komuniste nuk ma kanė marrė kurrė mendjen.

Anton Ēefa: Pjesėn mė tė madhe tė veprave tuaja i keni shkruar nė burg, ku kishit kohė, kushte jo. Tani qė jeni i lirė ndodh e kundėrta. Mendoj qė kohėn mė tė madhe ia kushtoni politikės. A ėshtė e vėrtetė?

Pjetėr Arbnori: Unė ēdo gjė e marr seriozisht nė jetė, edhe politikėn. Vazhdoj tė punoj edhe nė letėrsi, nuk kam bėrė ndonjė gjė tė madhe, po jo edhe pa vlerė. Politika mė ka zėnė derėn, letėrsisė ia kam zėnė derėn dhe nuk them se mė ka dėbuar. Dėshiroj qė brezat e ardhshėm, nėse do tė mė kujtojnė, tė mos thonė se i kam gėnjyer, mashtruar ose kam shkruar me mllef.

Anton Ēefa: Cili ėshtė mesazhi i jetės dhe i veprimtarisė suaj pėr brezat e ardhshėm?

Pjetėr Arbnori: Mos qaj, mos vajto, qėndro gjithmonė drejt, jo nė gjunjė, po u rrėzove, ngrihu pėrsėri nė kėmbė dhe ec pėrpara. Thuaj dhe shkruaj gjithmonė tė vėrtetėn dhe mbroje nė ēdo rrethanė e me ēdo kusht. Po besove gjithnjė, do ta kesh rrugėn tė hapur.

Anton Ēefa: Ėshtė bėrė zakon ndėr intervista tė bėhen pyetje pėr planet e sė ardhmes.

Pjetėr Arbnori: Kur tė pushoj sė punuari, sė menduari, sė shkruari, atėherė kam vdekur. Edhe nė marrsha frymė sadopak, unė do tė shkruaj.

Pėrmblodhi: Hasan Kurtaj

 

Associazione degli Albanesi Della Provincia Pesaro-Urbino

JAM ILIR, JAM SHQIPTAR   

Shoqata Shqiptare ILIRIA ne Pesaro-Urbino Itali me president Leonard Dukaj ne bashkepunim me Lidhjen Nazionale te shoqatave Shqiptare dhe Arbereshe Ne Itali,organizon per diten 28 Nentor 2004 nje manifestim cultural me temen “JAM ILIR JAM, SHQIPTARE” .

Per kete evenement madheshtor  do te nisen nga Pesaro pese autobuza dhe priten rreth 4000 Shqiptare e Arberesh nga gjitha qytetet e Italise , ky manifestim do te behet prane Mauzoleut te Mretit Gent,via Bruno Buozzi-Gubbio (Perugia) Itali. Tė ftuar specialė nga Shqipėria dhe nga Partia Aleanca Nacionale Italaiane janė: Sali Berisha, Kolė Aliaj, Xhanfranko Fini, Injaco Larusa dhe Karlo Ēikoli. Sponsori kryesor i kėtij aktiviteti madhėshtor, ing.Gjeto Dukaj, pėrfaqėsues i firmės “MIKI”.

Pak histori mbi Gentin e Ilirise:

Mbreti Gent ka qene i fundit sovran i Ilirise tone antike, pasues i denje i Bardhylit, Pleuratit, Agronit, Teutes, Skerdilajdes e Pines. Gjate luftes se trete romano-ilire, nga kryeqyteti i Ilirise Skodra (Shkodra), ai organizoi rezistencen ndaj superfuqise te asaj kohe, Romes. Megjithe qendresen e tij stoike, legjonet romake me te shumta ne numer arriten ta thyejne rezistencen ilire mbas luftimesh te ashpra e te pergjakshme. Keshtu qe, ne pamundesi per te rezistuar me gjate ne fushe te hapur, sebashku me garden e tij pretoriane, u izolua brenda mureve te kryeqytetit Shkodra. Me pas romanet filluan nje sere raprezaljesh ndaj popullsise ne rrethinat e kryeqytetit. Ne pamundesi qe tu vinte ne ndihme qytetareve te tij, per shkak te forcate te pakta qe i kishin mbetur akoma ne dispozicion, pas nje akordi me konsullin romak Anicio, Genti pranoi te dorezohet me gjithe familjen e tij me kusht qe te ndalej gjenocidi ndaj njerezve te pafajshem. Ishte 15 qershori i vitit 168 para krishtit e njohur ne histori si “La caduta di Skodra”. 

Me pas romaket do te respektojne akordet e marra por duke bere vetem me nje perjashtim:

per te shmangur mundesine e organizimit te nje ribelimi vendosin qe familjen mbreterore se bashku me Gentin dhe vellain e tij Karavantin, ta egzilojne ne Itali, pikerisht ne Gubbio, ku ju dhane prona e ofiqe te denja per nje mbret te defronizuar.

Ketu Genti do nderroje jete ne nentor te vitit 146 para krishtit dhe per nder te tij do ngrihet nje Mausole madheshtor  per te cilin na ka lene deshmi te  qarte Tito Livio.

Mbreti Gent kujtohet nder te tjera nga historia edhe si nje mjek i mire, pasi zbuloi efektet kurative te nje bime medicinale, shume te rendesishme per kohen  e qe mban emrin e tij, pikerisht Genziana.

(marre nga libri “24 perandore shqiptar ne udheheqje te Romes” – shkruar nga Alban Kraja)

Tel: +390721498772;  cel:+393299626666; www.iliriapesaro.com; dukaj@everyday.com; info@iliriapesaro.com

 

Ēeshtja kombetare, trafiku I armeve, Nano dhe Berisha

Te pakten qe nga viti 1996, ne Shqiperi ka lulezuar trafiku i armeve pertej kufirit. Kete tashme nuk ka asnje shqiptar, por as edhe te huaj, qe e vene me ne dyshim. Nje dokument i publikuar ne Kuvend nga deputeti Nikolle Lesi, hapi zyrtarisht kete teme e cila eshte mbajtur e fshehur per shume vite, edhe pse nje pjese e mire e shqiptareve, ketej dhe andej kufirit  e dinin. Fshehja ka qene vetem ndaj disa shteteve te huaja, edhe pse mjaft sherbime intiligjente nderkombetare, e dinin tashme.

Loja u hap me nje bisede te pergjuar te presupozuar  (termi perdoret gjithmone deri ne vertetimin e dokumentit “Lesi”) ne mes Nanos dhe Abdiut ne dhjetorin e vitit 1997. Te dy ishin te interesuar per zbutjen e ligjit per denimet ndaj trafikanteve te armeve. Pa dashur ti hyme kesaj teme qe eshte pune juristesh, ligji u ndryshua ne janar 1998 me propozimin e deputetit te atehershem socialist Fehmi Abdiu. Dilema ishte e madhe: A kishte favorizuar apo jo trafikun e armeve nje titullar i larte i shtetit, si kryeministri Fatos Nano ne vitin 1997?

Nuk kaluan as dy dite, dhe nje tjeter “bombe” trafiku armesh plasi ne studion e Top Channel, emisioni “Shqip”. I preturbuar nga fakti se ne dokumentin “Lesi” permendej edhe nje nderhyrje ne trafik nga njerez te PD-se, Berisha beri deklarimin e sinqerte, por nuk dihet nese te menduar mire te pakten para nderkombetareve. Ne sinteze, ish- presidenti Berisha deklaroi se ne vitin 1996 (kur ai ishte kryetar shteti) Bosnja eshte ndihmuar me armatim nga Ministria e Mbrojtjes e Republikes se Shqiperise. Por, te gjitha armet jane dhuruar duke mos u shitur qofte edhe nje fishek. Por jo vetem kaq. Ne kohen e luftes se Kosoves, Berisha ka deklaruar se i ka kerkuar kryeministrave socialiste Majko dhe Meta te ndihmojne me arme luftetaret kosovare.

Per te vertetuar dokumentin “Lesi” eshte menduar te grihet nje komision hetimor parlamentar, ne nje kohe qe edhe Prokuroria ka nisur hetimet e saja. Per ironi te fatit, do te hetohet nese dokumenti “Lesi” eshte i vertete, nese Nano dhe Abdiu kane favorizuar trafikun e armeve drejt Kosoves. Kjo mund te konsiderohet thjeshte, cudia e rradhes e politikes dhe Kuvendit shqiptar. Kerkohet te hetohet nese nje kryeminister ka krijuar lehtesira ligjore per trafikun e armeve, ne nje kohe qe vete presidenti Berisha ka deklaruar se gjate viteve te tij ne presidence, ka orientuar (urdheruar per ate kohe) dergimin e armeve ne Bosnje. Ndryshimi ne mes dy rasteve, atij Nano dhe Berisha, qendron thjeshte tek parate. Nese Berisha ka deklaruar se armet ne Bosnje jane derguar falas, tashme duhet te hetohet nese Nano ka marre para nga favorizimi ligjor i trafikut te armeve. Nese merret e sinqerte deri ne fund deklarata e ish- presidentit Berisha dhe gjithcka ka shkuar falas ne Bosnje, dhe nese supozojme se Nano ka marre para per veprimet e tija, ndryshimi eshte shume i vogel: Dikush qe deshiron te kryeje nje krim, ka para dhe e blen armen. Nje tjeter, eshte me i varfer dhe dikush i fal nje arme per te kryer te njejtin krim (shembull ndoshta jo i gjetur, i marre nga kriminaliteti ordiner).

Ketu duhet te ndalemi dhe te sjellim ne vemendjen tuaj nje term “Ēeshtja kombetare shqiptare”. Kush i ka sherbyer me shume asaj, nese duam te analizojme thjeshte fakte dhe nese duam te justifikojme trafikun e armeve te pranuar ne Shqiperi qe nga viti 1996.

Ne Bosnje, jetojne disa qindra le te themi mijera shqiptare. Lufta e atjeshme, edhe pse jo haptas, nga etnia serbe eshte konsideruar spastrim etnik ndaj bllokut kroato- musliman. Megjithate, presidenti Berisha e konsideroi te arsyeshme te ndihmoheshin kundershtaret e serbeve, te cilet per hir te realitetit ishin ne meshire te fatit, ndersa Serbia ndihmonte me te gjitha mjetet bashkekombasit e saj ne Bosnje.

Ne kete pike, Fatos Nano duket se eshte nje hap para Berishes per “Ceshtjen kombetare”. Berisha ka deklaruar se i ka kerkuar dy kryeministrave socialiste, Majko dhe Meta ne ndihmojne me arme kosovaret qe te vetmbroheshin ndaj sulmeve te serbeve te mbeshtetur nga rregjimi i Milloshevicit. Pohimi eshte paksa i vonuar, duke patur parasysh se para tyre, kryeminister ka qene pikerisht Nano dhe keshtu, Berisha eshte njesoj sikur keto fjale t’ia kete thene atij por ne vitin 1997, me sakte ne dhjetor.

Nese do te qendrojme tek krahasimet, shqiptaret do te preferonin me shume dhe do ta mbeshtesnin dergimin e armeve shqiptare ne Kosove sesa ne Bosnje. Madje, Gafurr Adili, shef i Frontit te Bashkimit Kombetar Shqiptar, nga Tirana ka deklaruar se me Kushtetute Shqiperia duhet te mbroje te gjithe bashkekombasit kudo qe te jene ne Bote. Ceshtja qe mendoj se duhet diskutuar, eshte se a lejohet trafiku shteteror i armeve ne drejtim te nje shteti tjeter, qofte edhe ne emer te “ceshtjes kombetare” ose ne emer te “solidaitetit” me boshnjaket muslimane dhe kroate? Kjo pyetje ka me shume sens ti drejtohet nderkombetareve. Cdo shqiptar e di pergjigjen, megjithese ne po tentojme te jemi pjese e Evropes se Bashkuar me te gjitha standartet e saja, te cilat nuk pranojne asnje lloj trafiku ilegal dhe shteteror.

A duhej te deklaroheshin publikisht ne Kuvend dhe ne prani te mediave dokumentat « Lesi » ?  A do te kete ndikim per imazhin e Shqiperise, politikes dhe politikaneve, Nanos dhe Berishes publikimi i dokumentit « Lesi » ? Me mbylljen e kesaj ceshtjeje, q do te duhej te mbyllej per te njejtat arsye edhe ceshtja « Embargo » ndaj ish- Jugosllavise ? Keto jane pyetje qe presin nje pergjigje, por sigurisht jo nga une.

Duhet te kuptohet qarte se politika po e perdor vetem per show politik paraelektoral komisionin hetimor per trafikun e armeve nga kryeministri Nano ne bashkepunim me Abdiun. Njera e pale e kerkon per te fundosur, tjetra per « te lare duart » si Ponc Pilati. Ne kete ceshtje, politika shqiptare eshte si vellezerit siameze, ose ndryshe “Bashkevuajtes dhe bashkefajtore”. Cfare eshte dashur te zbardhet, eshte zbardhur. Fajtoret jane vete deklaruar, por a duhen denuar ne emer te idealit te “ceshtjes kombetare”?.....

Ajo qe mendoj se politika duhet te shqetesohet, eshte pergjimi i kryeministrit te vendit, nese dokumenti “Lesi” eshte i sakte. Kush eshte i sigurte ne kete vend, kur vete kryeministri, ne ate kohe pergjegjes direkt i Sherbimit Informativ Kombetar, eshte pergjuar? Nese nuk eshte pergjuar nga SHIK, kush e ka pergjuar? Lesi ka deklaruar se dokumentat ia ka dhene nje seli e huaj diplomatike ne Tirane. A mos valle me karten “Lesi” tentohet largimi i pernjekohshem nga skena politike shqiptare i dinosaureve Nano- Berisha, duke perdorur si karrem “trafikun e armeve”?

Gjithsesi, gjithcka eshte e justifikuar ne moralin e politikes shqiptare ne prag te zgjedhjeve: edhe feyrjet, edhe sharjet, edhe akuzat, edhe kunderakuzat, edhe komisionet hetimore parlamentare te tipit “Ngjela” te cilat thuajse gjithmone kane efektin bumerang. Nese duhet te hetohet per trafik armesh, duhet nisur me Ruanden, Afganistanin, Sudanin, Bosnjen e gjetke dhe te perfundohet me Kosoven. Ne te gjithe keto vende, jane dokumentuar nga te huajt arme shqiptare imitacion i Kallashnikovit rus dhe te pushkes Model 56 te prodhuara ne Polican.

Blerti DELIJA, zv.k/redaktor i gazetės ShE

Pse e braktisi Shqipėrinė mėsuesja Merushe Veliaj?

Pasiguria e jetės po detyron intelektualėt tė largohen nga Shqipėria. Njė ndėr ta ėshtė edhe mėsuesja Merushe Veliaj e datėlindjes 4 nėntor 1963, lindur dhe banuese nė Berat. Me ndryshimin e sistemit komunist ajo u bė anėtare e PD, ku mori pjesė nė tė gjitha protestat. Gjatė kėsaj kohe pati mundėsi tė ndiqte shkollėn tė cilėn e kishte tė mohuar. Kėshtu, qė nė vitin 1997 emėrohet mėsuese nė Terpan. Mė 25 shkurt 1998, duke udhėtuar nga fshati Otllak pėr nė Bogdan me njė makinė tip Fiat, me Ferdinant Kalemin, u takuan me pjestarė tė bandės sė Altin Dardhės. Nė kėto rrethana kėrkon ndihmėn e policisė ku merr goditje nga Altin Dardha. Po mė 17 korrik 1998, shtėpia i goditet me plumba ku i plagoset babai nė kėmbė. Edhe Ferdinanti kishte tė njėjtat probleme. Nė qershor 1999, katėr persona tė armatosur vinė nė lagje dhe pyesin pėr shtėpinė e saj. Nė kėto rrethana detyrohet tė lėrė Beratin e tė jetojė nė shtėpinė e motrės nė Tiranė duke qėndruar e fshehur. Nė prill 2001 merr letėr kėrcėnuese ku thuhet se ēdo lėvizje e saj do tė vėzhgohet. Mė 16 tetor 2002 tre persona tė armatosur shkuan te shtėpia e motrės dhe pasi nuk e gjetėn aty vetėm njė motėr tė sėmurė, thyen ēfarė kishte nė shtėpi duke u shprehur se herėn tjetėr shtėpinė do ta hidhnin nė erė. E gjitha kjo ishte sepse kjo kishte kėrkuar ndihmėn e policisė. Policia bashkėpunonte me kėtė bandė qė mendohet tė ketė ekzekutuar rreth 300 njerėz duke detyruar tė largohen nga ky qytet 3000 vetė. Nė kėto kushte detyrohet tė emigrojė jashtė shtetit ku policia nuk merr asnjė mbrojtje.

Zef Nika

 

Demokratėt tė kėrcėnuar detyrohen tė lėnė Shqipėrinė

Edhe pse jemi nė vitin 2004, dhuna, represioni dhe hakmarrja ndaj ish-familjeve tė tė persekutuarve dhe pėr mė tepėr ndaj pinjollėve tė kėtyre familjeve, qė pas vitit 1990 nė Shqipėri pėrkrahėn proceset demokratike, vazhdojnė. I tillė ėshtė dhe zoti Shpėtim Deli Haxhijaj, aktualisht 33 vjeē, me banim nė qytetin e Koplikut. Si shumė tė tjerė edhe Shpėtimi, meqenėse rrjedh nga njė familje e persekutuar pėr 50 vjet me radhė nga regjimi komunist diktatorial i E.Hoxhės, ku kulmi arrin nė vitin 1946 kur familja Haxhijaj u pėrfshi nė kryengritjen e armatosur tė Postribės kundėr instalimit tė diktaturės nė Shqipėri, ku xhaxhai i Shpėtimit, Adem Haxhijaj, arrestohet dhe vdes nga torturat e komunistėve pas 6 muajsh nė hetuesi dhe kuptohet se si ėshtė trajtuar kjo familje nga regjimi i gjatė komunist nė Shqipėri, tė cilėve mė vonė u digjet edhe shtėpia duke u dėbuar qė tė punojnė nė punėt mė tė vėshtira dhe pa tė drejtė shkollimi. Me mbėrritjen e proceseve demokratike nė Shqipėri, Shpėtim Deli Haxhijaj bėhet anėtar i Partisė Demokratike me qėllim formimin dhe pėrhapjen e saj. Dhe Shpėtimi merr pjesė gjallėrisht nė demonstratat dhe mitingjet e organizuara nga Partia Demokratike nė vitet 1990-1992 dhe jo vetėm, por sė bashku me vėllezėrit e tij, duke e vazhduar aktivitetin dhe veprimtarinė e tij pėr rreth 15 vite me radhė. Gjatė viteve 1992-1996 kjo familje pati rritje tė ekonomisė me firmėn e njohur Shpk “London”, por edhe pas rikthimit nė pushtet tė komunistėve nė vitin 1997, ndaj familjes sė Shpėtim Haxhijajt dhe familjes sė tij rifilloi pėrsėri survejimi, me anė tė kėrcėnimeve dhe keqtrajtimeve, me qėllim tė kėtė familje demokrate ta kthejė nė shėrbim tė tyre duke i sulmuar edhe biznesin pėrmes taksave shumė tė larta dhe kontrolleve tė herė pas hershme. Veēanėrisht presioni ndaj Shpėtimit intensifikohet nė zgjedhjet e tetorit tė vitit 2000, tė 24 qershorit 2001 dhe nė zgjedhjet e 12 tetorit 2003, kur Shpėtim Haxhijaj tek po shkonte nė shtėpinė e tij arrestohet nga persona tė cilėt duke e kėrcėnuar e fusin nė furgonin e policisė. Arrestimi, kėrcėnimi dhe dhunimi i tė cilit rezultoi i qėllimshėm shtetėror dhe hakmarrės nga forcat e sigurimit tė shtetit qė kėrkonin tė ruanin pushtetin e dhunės dhe korrupsionit, por fatkeqėsisht represioni kohėt e fundit ėshtė shtuar jo vetėm ndaj Shpėtimit, por edhe bashkėshortes sė tij, Zamira Haxhijaj. Meqenėse Shpėtimi posaēėrisht nė prag tė zgjedhjeve tė vitit 2005 e ka shtuar veprimtarinė e tij, ndonėse ndodhet nėn kėrcėnim tė vazhdueshėm dhe rrezik evident deri pėr jetėn e tij dhe tė afėrmve, tė cilėt nė kėto kushte kur u kėrcėnohet edhe jeta kurrsesi nė Shqipėri nuk mund tė mbijetojnė, por fatin e tyre, e veēanėrisht Shpėtim Haxhijaj duhet ta kėrkojė nė ndonjė vend perėndimor.

Vasel Gilaj

 

Jemi popull pa imazh apo na drejtojnė brutalėt?!

Prirja pėr t’i besuar asaj qė ti do, asaj qė ti kėrkon, shumė herė tė bėn tė keq-shohėsh atė qė nė tė vėrtetė ndodh. Pra shqiptarėt priren tė induktojnė lėvizjen atje ku nuk ėshtė, duke bėrtitur: “Ne po ecim”, ndėrkohė qė ecėn tjetėrkush, pushtetari, qeveritari, banditi, matrapazi. Realiteti jo rrallė po terrorizohet pikėrish nga ata qė duan ta shohin e vlerėsojnė realitetin. Pa u marrė shumė me “punėn” qė po bėn ky parlament, duke klonuar komisione hetimore, tė cilat dėshtojnė deri nė pjellje dhe qė ngjallin debate e kėrshėri nė popull, ne vlerėsojmė tė merremi me fenomenin. Nė imazhin tonė, ky kuvend ėshtė njė kuvend manjak, i eksituar, mburravec. As irritimi aq i egėr qė po prezantohet, duket se nuk ka shanset tė ndėrpresė noramlisht funksionimin jo normal tė kėsaj politike. E, megjithatė, ti popull qė edhe s’ke shumė faje, pasi ke lėnė pas njė eksperiencė jo tė mirė me tėrė pushtetet, kėnaqesh e fėrkon duart.

    Ėshtė pikėrisht Fatos Nano ai qė ia ndryshon PS-sė “pikturėn” mendore, sipas asaj praktikės, nėpėrmjet sė cilės, pėr tė harruar dhimbjet nė trup, ngulen gjemba e gjilpėra. E, nėse ky Nanoja inkurajon kriza tė tėrė niveleve, kthen kursin mėpastaj andej nga i nevojitet sėrishmi objektivit tė pėrbashkėt socialist, edhe duke bashkėpunuar me “armikun” Edi Rama, edhe me “spiunin” Gjergji Koja, edhe me “imoralin” Gramoz Ruēi, pse jo mė vonė edhe me kundėrshtarėt e “fortė” Ilir Meta a Nikollė Lesi. Ky i fundit, qė normalisht i bėri njė pėrmendore fjalės sė lirė, tanimė bėrtet se agjentėt e Nanos po i kontrollojnė bisedat e veprimet me anė tė pėrgjuesve e mikrokasetave. Megjithatė, analizat e “kripura” mungojnė. Idetė, nėse mund t’i pranojmė kėshtu gėrthitjet histerike, jo pak herė janė zhvendosur nga njė pol nė tjetrin, ku fenomeni, edhe nėse nuk bėn mungesė, ngrin shpejt, duke e zhvendosur vėmendjen e opinionit nga realiteti kaq i zi, me masė tė plotė tė pabesueshmėrisė sė besimit. Dhe vėreni pra, kjo nė prag tė zgjedhjeve.

    A e keni vėnė re qė shumė deputetė i kemi, pėr tė mos thėnė budallenj, tė varfėr nė sintaksė, pse jo edhe nė mendime. Pra, duke qenė nga vetė Perėndia me mundėsi tė kufizuara intelektuale, sforcohen fort tė gjorėt nė mundėsi tė pamundshme, tė paktėn pėr t’u pėrfolur, tė paktėn pėr tė fituar vėmendjen e medias, me grupe pro-Nano e anti-Nano, me grupe pro-Nikollė e anti-Nikollė, me grupe pro-Metė e anti-Metė...

    E, nėse parlamenti i ngjan njė hani, ku mushku i fortė gjuan me shqelma mushkun e dobėt, nėse parlamenti ngjan si ēmendinė kur pėrdoret fjalor tė ēmendurish, nėse parlamenti na duket si kamp pėrqendrimi nga ku “dėnohet” pikėrisht sovrani, nėse parlamenti na duket si bandė, ku i “madhi” fare thuhet se ka vrarė, do tė thotė se efekti brutalizues ti ka kėrcyer nė shpinė ēėshtjes sė interesit kombėtar. Nė kushte tė tilla tė agresivitetit politik, normalisht votuesit bėhen mė pasivė, mė apatikė. Pra, ekzistenca e sjelljes nė njė boshllek tė tillė, ėshtė e vėshtirė pėr opozitėn, pasi shumėllojshmėria e komplekseve ndikon nė errėsimin e realitetit. Me pak fjalė, po harxhohen shumė energji emocionale, ēka ne mendojmė se do tė thotė ta mbash veten jashtė vetėdijes, pasi sjellja e ēdo populli modelohet nga rrethanat e mjedisit. Pra, pozita i referohet tėrėsisht vendit ku pėrdoret akuza, por kurrsesi akuzės vetė, ēka do tė thotė: Hė mo, se nuk ėshtė ashtu, se nė parlament u tha, ose parlamenti ia fut kot... ēdo gjėje, kjo ėshtė logjika e sjellja e tij.

    Pėr tėrė ata qė kanė mundėsi tė shohin, ėshtė mirė tė bėjnė zgjedhje tė lirė, pra tė vetėkontrollohen, tė marrin pėrsipėr guxim nė qėllim, tė vetėpėrshtaten, tė jenė qenie unike me njė imazh tė mirė, sė pari pėr veten. Kjo, sepse nuk jemi popull pa imazh, por na drejtojnė brutalėt.

Sokol Pepushaj

Ish tė persekutuarit e diktaturės tė persekutuar edhe sot

Pėrderisa Shqipėria ėshtė vendi mė i pasigurtė nė Evropė, nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Historia do tė pėrsėritet. Tė persekutuar nė kohėn e diktaturės hoxhiane nė Shqipėri, tė persekutuar edhe tashti.

    Kejdis David Lika, lindur mė 29.03.1980, pėrkrah tė atit, qė fėmijė do tė merrte pjesė nė demonstratat politike antikomuniste tė 14 janarit 1990, 16 qershorit 1990, 13 dhjetorit 1990, 2 prillit 1991, ku edhe ka provuar rrahje e dhunime. Si njė djalosh me taban antikomunist, ku tė parėt i janė keqtrajtuar, diferencuar, ku gjatė regjimit komunist tė Enver Hoxhės familjes sė tij i janė konfiskuar pasuritė e paluajtshme e mohuar tė drejtat qytetare, ai ka marrė pjesė aktive sė bashku me tė atin nė ēdo miting paqėsor kundėr dhunės e padrejtėsive tė pushtetarėve neo-komunistė, sa herė qė opozita shqiptare ka protestuar. Kejdis Lika ėshtė anėtar e veprimtar i Shoqatės Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990” dhe sipas dokumenteve zyrtare tė saj, tė cilat i kemi arkivuar nė dosjet e gazetės, nė trazirat e vitit 1997, kur Fatos Nano dhe banditėt komunistė shpėrthyen depot e armėve, dogjėn institucionet shtetėrore dhe uzurpuan pushtetin, ky djalosh tashmė i rritur ka dhėnė kontribut tė ēmuar nė ruajtjen e institucioneve kundėr rrebelimit komunist. I riu shqiptar Lika, mė datėn 14 shtator 1998, nė atė protestė tė madhe masive tė varrosjes sė deputetit Azem Hajdari, tė pushkatuar nė mes tė Tiranės nga komunistėt, ėshtė keqtrajtuar pėr rreth tre orė dhe pas torturave ėshtė paralajmėruar se do pėrdoret dhunė ndaj tij dhe familjes sė tij, nga komunistėt, tė cilėt nė tė vėrtetė kanė vrarė shumė moshatarė tė tij, ku ne me guxim e kurajo i kemi thėnė nė gazetėn tonė.

    Kejdis Lika, sipas dokumenteve zyrtare tė Shoqatės sė ish tė Burgosurve dhe tė Pėrndjekurve Politikė, dega Shkodėr, tė kryesuar nga Caf Jonuzi, ėshtė nipi i Ali Likės. Xhaxhai i Kejdisit, Ali Lika, ka qenė i burgosur politik dhe ka vuajtur nė burgjet e diktaturės qė nga viti 1955 deri mė 1959, katėr vjet. Vetė Kejdis Lika pėrfitonte tė drejtėn e germės “D” nga germa “B” (pika 3) tė statusit tė ish tė pėrndjekurit politik tė Shqipėrisė, kjo sipas Ligjit Nr. 7748, datė 29.07.1993 tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Kejdis Lika dhe familja e tij kanė ndihmuar proceset demokratike, siē edhe ishte e natyrshme, veēanėrisht nė fushata elektorale, pėr zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

    Ardhja nė pushtet e neo-diktaturės, pėrmes revolucionit komunist tė armatosur, shėnoi edhe rifillimin e persekutimit ndaj elementit demokratik dhe klasės sė tė persekutuarve tė diktaturės. Kėrcėnimet, rrahjet, dhunimet fizike dhe psikologjike, burgosjet dhe deri tek eliminimet fizike, u kthyen nė praktikė tė policisė politike tė regjimit tė instaluar pas vitit 1997. Nė kėto rrethana, si qindra tė tjerė edhe Kejdis Lika, me qėllim qė tė shmangė ēdo rrezik tė mundshėm pėr tė shpėtuar jetėn, detyrohet tė braktisė Shqipėrinė, duke emigruar jashtė vendit.

Sokol Pepushaj

 

Demokratėt e viteve ’90 e kanė tė pasigurtė jetėn nė Shqipėri

Quhet Paulin Bregu, i datėlindjes 29 gusht 1966. Tė gjithė e njohin dhe kujtojnė mirė, qoftė edhe nga emri, si njė nga nismėtarėt e proceseve demokratike nė Shqipėri, qė zanafillėn e tyre e kanė patur nė Shkodrėn antikomuniste. Nė protestėn e parė tė hapur, mė 14 janar 1990, kur u rrėzua busti i urryer i diktatorit mė tė egėr, Stalin nė qendėr tė qytetit tė Shkodrės, Paulin Bregu ishte ndėr pjesėmarrėsit mė aktivė. Nė Shkodėr kishte filluar shembja e idhujve dhe busteve tė diktaturės si mė 13 dhjetor 1990, kur edhe diktatori Enver Hoxha u largua nga qyteti dhe pėrsėri Paulini do tė ishte nė krye tė kėtij akti shumė tė guximshėm pėr vetė kohėn. Edhe 2 prilli i vitit 1991, kur shkodranėt kėrkonin mbrojtjen e votės sė lirė dhe demokracisė sė brishtė shqiptare, do ta gjente Paulinin nė ballė tė protestave qė i kushtuan Shkodrės e Shqipėrisė 4 tė vdekur dhe mbi 80 tė plagosur. Paulini do tė rrihej barbarisht nga veglat e diktaturės, e cila ishte nė grahmat e fundit tė jetės. Natyrshėm, ai do ta shihte veten tė pėrfshirė nė shoqata antikomuniste si “13 Dhjetori 1990”, ndėrsa nė partinė e parė opozitare nė Shqipėri, Partinė Demokratike, Paulini ėshtė anėtar prej mė shumė se 10 vitesh. Ardhja nė pushtet e neo-komunistėve me revolucionin e pėrgjakshėm tė vitit 1997, do tė gjente pėrsėri Paulinin nė mbrojtje tė demokracisė dhe idealeve mė tė pastra tė saj. Nė kėtė kohė forcat ekstremiste, i kanė vėnė edhe lėndė plasėse duke i kėrcėnuar seriozisht jetėn. Mė 14 shtator 1998, ndėrsa merrte pjesė nė varrimin e tribunit tė demokracisė, Azem Hajdarit, ekzekutuar nga klika nė pushtet, sėrish Paulin Bregu ėshtė dhunuar fizikisht. Edhe pse jeta e tij, gruas dhe dy fėmijėve i ėshtė kėrcėnuar nė ēdo moment qė nga ardhja nė pushtet e neo-komunistėve mė 1997, Paulini nuk ėshtė pėrkulur. Edhe nė zgjedhjet e 12 tetorit 2003 pėr pushtetin lokal, ai do tė ishte anėtar i komisionit zgjedhor nė Komunėn e Rrethinave, votime tė cilat siē u deklaruan botėrisht, u manipuluan nga pushteti duke pėrdorur ēdo mjet nė dėm tė Partisė Demokratike dhe opozitės nė pėrgjithėsi. Pas kėsaj kohe, presioni, kėrcėnimet e hapura ndaj tij dhe familjes, u bėnė tė padurueshme. Pėr tė shpėtuar jetėn e dy fėmijėve, tė gruas por edhe rininė e tij, Paulini familjarisht u detyrua tė braktisė Shqipėrinė e dashur, tė cilės i dha shumė.

Albert Vataj

 

Emigracioni i detyruar, njė plagė e pashėruar pėr shqiptarėt

Ėshtė bėrė disi e “modės” qė nė gazetėn tonė herė pas here tė trajtojmė problemin e tmerrshėm tė emigracionit klandestin, qė me tė drejtė shqiptarėt e vėrtetė e quajnė plagė e pashėrueshme qė kullon gjak tė pastėr shqiptarėsh, e ku ky gjak shkon nėpėr dyert e Evropės e Botės plakė, pėr tė rinuar e forcuar ata, por fatkeqėsia ėshtė se po dobėson vendin tonė. Nėse ky emigracion do tė ishte nė shumicė nga moshat e mesme e tė moshuara e keqja do tė ishte mė e lehtė, por mjerisht ky emigracion i detyruar klandestin nė shumicė ka prekur e po prek moshat e reja, pra rininė, hovin dhe energjinė pėr tė sotmen e tė ardhmen e njė vendi qė kėrkon t’i bashkėngjitet Evropės sė cilės i pėrket pasi e ka falė Zoti, por po ja mohon robi (njeriu). Gjithsesi nėse ky emigracion do tė kishte vetėm karakter ekonomik, shpresat pėr njė rikthim tė shqiptarėve nė vendin e vet do tė ishin kurdoherė tė mėdha, por mjerisht ky emigracion ka edhe njė karakter tjetėr, atė politik. E themi kėtė se Partia Socialiste e rikthyer nė pushtet qė nė vitin 1997 tani po shfaq qartė simptomat e mėmės sė saj Partisė sė Punės (Komuniste) tė E.Hoxhės, ku kundėrshtarėt politik i vendos para alternativės ose bėhu me mua dhe moho aspiratat e tua demokratike, ēfarė do tė thotė pėrdhosje e tė drejtave e lirive tė njerėzve qė Evropa dhe bota e civilizuar i ruan si gjėnė mė tė shtrenjtė, ose pėrkundrazi do tė pėrballesh me makinėn e tmerrshme tė shtetit socialist qė tė kėrcėnon, keqtrajton, shpronėson, tė privon nga puna e tė drejtat e deri tė burgos apo mė keq tė heq kėsaj dynjaje. Natyrisht pėrballė kėsaj gjendjeje tė rinjtė demokratė kanė vetėm njė rrugė, braktisjen pa kthim tė atdheut tė tyre, Shqipėrisė, pėr tė cilėn kishin thurur qindra ėndrra europerėndimore.

    Pikėrisht nė vijim tė kėtyre shkrimeve sensibilizuese, ne kėsaj radhe “pėrzgjodhėm” rastėsisht tė riun demokrat nga Komuna Gruemirė, zotin Fatbardh Gėzim Ēokaj, i cili i ndodhur pėrballė kėrcėnimeve dhe keqtrajtimeve tė strukturave tė policisė e shėrbimit tė fshehtė SHISH, u detyrua tė lėrė vendin e tij vetėm pak ditė para votimeve pėr pushtetin lokal tė 12 tetorit 2003. Ne nė fakt dinim pak pėr kėtė djalosh trim e demokrat, por kėto ditė kur morėm pjesė nė njė mbledhje tė Partisė Demokratike, dega Malėsi e Madhe, mėsuam se Fatbardh Ēokaj kishte qenė i datėlindjes 13 prill 1984 dhe qė herėt kishte bėrė pjesė nė strukturat e forumit rinor tė Partisė Demokratike, ku edhe kishte zhvilluar njė punė propaganduese me moshatarėt e tij nė mbėshtetje tė Partisė Demokratike dhe alternativave tė saj. Madje qė atėherė kishte rėnė nė sy tė strukturave policore tė shtetit socialist. Por dalėngadalė, duke u rritur, PD-ja e rrethit Malėsi e Madhe, jo vetėm e mbajti pranė vetes, por nė muajin maj 2003 e bėri anėtar tė PD-sė. Tashmė ky i ri u bė me “krahė” dhe gati sa nuk fluturonte nė hapėsirat dhe liritė qė premtonin alternativat e Partisė Demokratike. Gjithsesi, i riu demokrat Fatbardh Ēokaj u bė njė ndėr shtyllat e propagandės antisocialiste dhe njė ndėr pėrkrahėsit e fuqishėm tė alternativave tė PD-sė nė fushatėn zgjedhore pėr pushtetin lokal tė tetorit 2003 nė komunėn Gruemirė e mė gjerė. Fjala e kėtij tė riu dėgjohej jo vetėm nga shokėt e tij moshatarė, por edhe nga ata mė tė rritur e mė tė moshuar. Madje kjo propagandė shumė shpejt kishte rėnė nė veshėt e organeve vigjilente tė PS-ė, tė cilat filluan tė vepronin me kėrcėnime me telefonata, por edhe me kėrcėnime direkte, ku i thuhej se nėse nė komunėn Gruemirė humbet kandidati i P.Socialiste, ju do tė mbani pėrgjegjėsi me jetėn tuaj. Shpesh ai ishte ofenduar me fjalėt ”kėlysh i Berishės”, “zagar i PD-sė, qė do ta presim gjuhėn pėrgjithmonė”, e tė tjera. Ishte arritur edhe tė keqtrajtohej fizikisht, por pėr kėto ai gjithnjė kishte heshtur pasi kėshtu e donte nė disa raste sedra e malėsorit krenar qė kurrė nuk thotė mė kanė rrahur apo lėnduar. Fushata ecte gjithnjė nė favor tė kandidatit tė PD-sė, humbja e PS-ė nė kėtė komunė thuajse ishte e garantuar, tėrbimi i strukturave tė socialistėve e veēanėrisht i policisė dhe agjentėve tė SHISH-it kishte arritur kulmin, ku tashmė nuk e linin tė rrinte as nė shtėpi e as me shoqėri tė riun Fatbardh Ēokaj, duke e kėrcėnuar publikisht, deri sa pak ditė (siē mėsuam mes datave 8 dhe 10 tetor) para votimeve, u detyrua tė largohet nga Shqipėria qė e deshi aq shumė. Largimi me ēdo ēmim, vetėm pėr tė shpėtuar jetėn e tij tė re e plot ėndrra, por edhe pėr t’u hequr telashet edhe prindėrve tė tij qė kėrcėnoheshin pėr djalin e pabindur demokrat. Ne qė mėsuam si mė sipėr “historinė” e kėtij demokrati nga Malėsia e Shqipėria, na u kujtuan slloganet dhe propaganda gjoja perėndimore qė pėrdor qeveria e shteti socialist nė marrėdhėnie me shtete tė ndryshme, ndėrsa me shqiptarėt e vet pėrdor dajakun e dhunėn e pashoqe. Ndėrsa ne filluam tė meditojmė pėr kėtė tė ri dhe qindra tė tjerėve si ky qė pėrditė u kėrcėnohet jeta dhe u shkelen tė drejtat e liritė e garantuara gjoja me ligj, qė nė fakt ėshtė njė copė letėr e zhubravisur... E zhubravisur ėshtė jo vetėm pėr qytetarėt shqiptarė qė para botės janė disi anonimė, por edhe pėr mediat e shtypin e lirė e tė pavarur nga qeveria socialiste. Njė rast i tillė flagrant ėshtė persekutimi i gazetarit, botuesit, deputetit dhe Kryetarit tė Partisė Demokristiane Shqiptare, z.Nikollė Lesi, ku vetė Gjykata e Lartė (vegėl e partisė nė pushtet) nė vend qė ta mbronte kėrkoi nga parlamenti t’i hiqet imuniteti dhe tė ndiqet penalisht, ēfarė do tė thoshte burgosje...

    E, ne si gazetė pyesim veten dhe opinionin kombėtar e ndėrkombėtar se si mund tė mbrohen tė drejtat e liritė e njė qytetari tė thjeshtė, kur dhunohen tė drejtat e liritė e atyre me imunitet e tė njohur kombėtarisht e ndėrkombėtarisht... Mjerisht me gjithė shumė shkrime tonat ky fenomen sa vjen e shtohet, ndėrsa opinioni nga e keqja qė po e mund, shton heshtjen e thotė “larg shtėpisė sime e larg meje”. Ne, pėr ta bėrė sa mė sensibilizues vendosėm tė botojmė edhe fotografinė e siguruar...

Ndue Bacaj

 

Amerikanėt votuan kundėr ideologjisė kriminale

Nė Perandorinė mė tė fortė sot pėr sot nė botė u zhvilluan zgjedhjet se kush do tė drejtojė pėr katėr vite, e detyrimisht vėmendja e opinionit botėror ishte shumė e madhe, dhe kishin tė drejtė se Amerika po zgjidhte njeriun qė do drejtonte Amerikėn, por edhe botėn, po tė thuash. U dhanė rezultatet e pėrsėri amerikanėt me njė shumicė dėrrmuese e panė tė arsyeshme tė varin shpresat e tyre tek Geroge Bush i riu, e kjo zgjedhje ishte e detyruar pėr amerikanėt, se siē do e them mė poshtė, s’kishin rrugė tjetėr, ose t’i dorėzoheshin krimit, ose tė ruanin atė qė kishin ndėrtuar deri tani.

    Mbasi u dha rezultati i zgjedhjeve, vetvetiu m’u kujtua 16 qershori 1990, atėherė isha 29-vjeē dhe kisha shkuar me tre shokėt e mi tė merrja pjesė nė varrimin e Pllumb Pllumbit, tė vrarė nė kufi, e pėr ne kjo ishte dita mė e pėrshtatshme tė demonstronim dhe ashtu ndodhi. Nė atė kohė s’kishte parti pėrveē asaj qė ishte e dihet sa kriminale ishte, s’po e zgjat. Atė ditė nga shpirti ynė doli thirrja: “Rroftė Xhorxh Bush e poshtė komunizmi”. Por ne s’e kishim gabim, se pikėrisht George Bush i vjetri ishte dermani i komunistėve kudo nė botė, e pėr kėtė ai ka njė vend tė nderuar nė histori pėr pėrmbysjen e kėsaj ideologjie kriminale. Rizgjedhja e Bushit i riu, kishte arsyet e veta pėr zgjedhėsit amerikanė prandaj pėrkushtimi i shumicės sė qytetarėve amerikanė pėr tė votuar jo vetėm pėr Bush, por edhe pėr Partinė Republikane qė fitoi shumicėn si nė Kongres e Senat, s’pėrbėnte ndonjė risi. Gjithashtu nė vitin 2000 pata rastin tė takoj zonjėn e nderuar Deli Radėr me njė karrierė 35-vjeēare nė politikė por edhe mė herėt qė nė fėmijėri, sepse babai i saj kishte qenė kongresmen dhe ajo mbasi kishte punuar nė stafin e vėllait tė presidentit Bush nė Florida, kishte kaluar tek zoti Mica, kongresmen i Floridas e punonte kėshilltare. U zgjata pak sa pėr tė prezantuar se kush ėshtė zonja Radėr, dhe ajo mbasi biseduam diēka pėr Shkodrėn dhe se kush janė me tė vėrtetė elementi antikomunist e properėndimor. Zonja Radėr kaloi direkt tek zgjedhjet qė do bėheshin pėr president nė SHBA, e me bindje shprehu pozicionin e saj por dhe tha se Amerikės i duhet njė president republikan e konservator, e ky ishte zgjedhur nga elita republikane, pra ishte George Bush i riu. Mė kujtohet se zonjės Radėr i shndrisnin sytė e fytyra nga gėzimi kur pėrmendte emrin e familjes Bush, se ajo e njihte mirė presidentin e ardhshėm tė Amerikės. Unė i bėra njė pyetje zonjės: “ēfarė ndryshon Bush me tė tjerėt?” Ajo tha shkurt se: “Republikanėt e Bush janė dermani i horave si nė Amerikė e nė botė, prandaj ajo kėmbėngulte e bindur pėr fitoren e zotit Bush, kuptohet puna s’ia lejonte tė thoshte mė tepėr se kaq dhe ajo e mbylli bisedėn. Me kėto fjalė qė Amerika ka nevojė pėr njė tė fortė nė kėtė botė tė trazuar. Pra, fitoraj e zotit Bush s’pėrbėn ēudi, pėrkundrazi ajo ėshtė krejt normale pėr popullin amerikan, e logjika ato i shpie nė pėrfundimin se Bush ėshtė ai qė do i mbrojė mė mirė ato nga terrorizmi e krimi. E duke e parė realitetin tonė nė Shqipėri dhe pėrvojėn amerikane thashė me vete se a thua do e kemi rrisk ne shqiptarėt tė mendojmė si amerikanėt qė tė zgjedhim njė shtet derman pėr horat e terroristėt e heshtur qė kanė zaptuar shtetin shqiptar?! Kur do tė ndodhė kjo mrekullli? Do Zoti shpejt, por siē po duken punėt ka pėr tė qenė shumė e vėshtirė dhe e vonė, e kjo pėr faktin e fatin tonė tė keq, se inkriminimi i pushtetit ka arritur nė njė art mė vete. Dihet se rrugaēi ka njė aftėsi tė lindur pėr llafe, por edhe pėr tė bėrė si vetja njė shumė njerėzish qė kanė pushtet por vetėm me njė kusht qė kryerrugaēi tė jetė vetė zot e vetė shkop, e nė vendin tonė ky model ėshtė aktual dhe nė njė ortakėri tė heshtur me fanatikėt mizorė, bashkėpunojnė me njėri-tjetrin pėr tė shtypur elementin qytetar qė kėrkon barazi e ligj.

    Shohim se diēka po lėviz e shpresojmė qė shqiptarėt tė bėhen koshientė se duhet tė kėrkojnė largimin e pushtetarėve rrugaēė dhe njė kryeministri gangster, sa mė shpejt tė jetė e mundur. Siē e theksova diēka po lėviz, por duhet tė kėmbėngulim pėr largimin e Nanos nga detyra e kryeministrit, sepse ai pėr njeri qė ėshtė kam frikė se do kėmbėngulė tė kundėrtėn, pavarėsisht se kėmbėngulja e tij sjell pasoja shumė tė dėmshme pėr vendin, por edhe pėr ēėshtjen kombėtare. Prandaj qytetarėt shqiptarė e kanė tė vėshtirė me kėtė individ tė rrezikshėm, por edhe me trashėgimtarė komunistė qė s’do dorėzohen kollaj. Ata kanė ndėrtuar nė vendin tonė mbretėrinė e tyre tė parasė e krimit, prandaj s’ka pėr tė qenė e lehtė.

    Por gjithsesi shqiptarėt s’kanė pse frikėsohen se rrugė tjetėr s’ka. O t’i dorėzohemi terroristėve, o tė shpėtojmė prej tyre. E normalisht kjo e dyta i duhet shqiptarėve.

Nikolin Pemaj

 

Sihariq: Socialistėt u dhurojnė shqiptarėve republikėn e gangsterėve

Nuk ishte e lehtė nė atė kohė tė rreshtoheshe nė lėvizjen antikomuniste pėr pėrmbysjen e shtetit mė mizor tė Evropės, prandaj i pėrshėndes tė gjithė ata qė morėn pjesė nė kėtė lėvizje, por po flas pėr veten. Unė e pashė tė shenjtė pjesėmarrjen time nė kėtė lėvizje, sepse sistemi komunist gjatė 50-viteve u soll nė mėnyrėn mė barbare ndaj qytetit tim, Shkodrės dhe s’mund t’ai falja kanibalizmin e tyre ndaj familjeve qytetare e zakoneve fisnike tė trashėguara por edhe civilizuese e pėrparimtare, ku pa frikė mė pėrparimtarėt nė Ballkan e mė gjerė. Dhe nė fitoren e forcave demokratike mė 1992 nga intelektualėt e pashė tė arsyeshme por edhe obligim qė tė rreshtohesha nė polici nga qėllimi i mirė e qytetar pėr tė shėrbyer nė punėn mė tė rėndė e tė rrezikshme, e kėshtu bėra. Gjatė periudhės qė kam shėrbyer nė polici, mbas pėrmbysjes sė komunizmit, u emėrova nė kėtė strukturė duke qenė njė ushtarak nė pėrballje direkt me krimin e ēdo ngjyre, e shoh tė arsyeshme tė ndalem pėr tė folur diēka rreth krimit e luftės ndaj tij.

    Ishte hera e parė nė historinė e Shqipėrisė qė u krijuan forcat e ndėrhyrjes sė shpejtė, por s’desha tė flas pėr aksionet e ndryshme ndaj krimit se pėr njė ushtarak pėrbėn sekret. Do tė ndalem tek pėrkushtimi ynė ndaj shtetit e ligjit e pėr mua e repartin tim ishin tė shenjta disa gjėra e konkretisht si pėrkushtimi, trimėria, zbatimi i ligjit, bashkėpunimi me organet e drejtėsisė e gjithashtu me qytetarėt, por edhe ruajtja e sekretit e mbrojtja ndaj qytetarėve. Sot krimi po lulėzon, biles e thėnė troē pėrbėn shtetin e s’kishte si tė mos ndodhte kjo se ēka do tė mbjellėsh, do tė korrėsh, prandaj mė dhemb zemra kur shoh qė krimi e kriminelėt kapardisen duke e ditur qė organeve kompetente s’ia mban, s’po them se kush se e kuptoni pėr kė e kam fjalėn, pra demonstrojnė para shoqėrisė shqiptare veset perverse kriminale dhe siē e theksova ngase nuk ia mban askujt se janė deri nė fyt tė lidhur me ata, atėherė edhe ai polic apo gjyqtar qė e do ligjin, nuk vepron ndaj krimit e kriminelėve apo shkelėsve tė ligjit, sepse ai sheh se krimineli nderohet nga ata qė duhet tė veprojnė kundėr tij.

    Shqipėria po kalon momente shumė kritike ngaqė nuk ka shtet ligjor e sovran, prandaj janė lėshuar kundėr saj e tė ardhmes sė saj tė gjithė njėherėsh, anti-shqiptarėt, kriminelėt e djeshėm e tė sotėm tė ēdo ngjyre e kėrkojnė t’ia marrin frymėn, prandaj mė dhemb zemra e merakosem pa masė se shoh me dhimbje degjenerimin e shtetit, apo bashkėjetesėn me anti-ligjin e s’duan t’ia dinė aspak pėr Shqipėrinė e shqiptarėt e tė ardhmen e tyre, por vetėm pėr pėrfitime abuzive ndaj tyre. Edhe njėherė e ritheksoj qė kush ėshtė e ka qenė shqiptar e kush beson nė drejtėsi e ligj, veproni shpejt e me maturi dhe krijoni njė lėvizje shpėtimi pėr shqiptarėt e bindini ata se duhet tė ndryshojnė, por ama nė krye e ritheksoj duhet tė jenė njerėzit me moral e tė besueshėm, e qytetarė, se ē’ėshtė e vėrteta socialistėt e lakejtė e tyre kanė rėnė, e s’ka kush ta ndal kėtė dhe s’ėshtė e ndershme e shpresėdhėnėse ideja qė japin disa, qė po na mbetet nė dorė shteti, prandaj s’po ngutemi. Unė s’jam aspak me kėtė ide aq tė pabesueshme, por mbi tė gjitha s’ėshtė demokratike, prandaj ju bėj thirrje qė tė veproni shpejt e tani se po tė lihet kėshtu siē ėshtė me sigurinė e eksperiencėn time e them qė shumė vonė do tė rreshtohemi nė Evropėn e Bashkuar, e kjo jo pėr fajin tonė, por pėr krimin e fajin e njė grushti fanatikėsh tė pakarakter, qė janė gati tė shesin apo japin ēdo gjė qė ėshtė e shenjtė pėr njė njeri, vetėm e vetėm qė ato tė drejtojnė, e pabesueshme, ah gati harrova edhe njė, s’jemi pa faj bile edhe tė madh, sepse e kemi vetėm njė faj qė s’ia tregojmė se ku e kanė vendin kėtyre banditėve qė kanė pushtuar Shqipėrinė, e thėnė shkurt unė s’mund t’ia lejoj vetes t’i respektoj kėta pushtetarė, e jo mė t’i thėrras me titullin zotėri, apo zonja, se nuk ma lejon edukata ime ligjore e qytetare qė horrit t’i them zotėri, apo imorales t’i them zonjė e parė, e dytė, e tretė e me rradhė. E ndjej pėr detyrim t’i kėshilloj po qe e nevojshme edhe i ndihmoj pėr tė hyrė nė jetė e tė kthehen njerėz, pra e ritheksoj qė kjo shtresė mėkatare e plot vese tė marra hua nga kafshėt s’mund tė jenė drejtuesit e shtetit apo qytetit tim por pėr fatin e keq tė shqiptarėve, kjo shtresė sundon pushtetin dhe ekonominė e dalėngadalė po pushtojnė ēdo gjė, prandaj pėr mua ėshtė e patolerueshme e kriminale tė pajtohesh me kėtė realitet imoral e antinjerėzor, ndaj s’mund tė hesht...

    Mė 2 nėntor, pra ditėn e zgjedhjeve nė SHBA, e theksoj qė ne duhet tė marrim shembull nga Shteti Amerikan, qė nė kushtetutė theksohet me tė madhe mbrojtja e zhvillimi i qytetarėve tė saj, por ra nė sy etja e amerikanėve tė ruajnė frymėn konservatore e pėr kėtė votuan qė morali e besimi tė jenė primar nė politikėn amerikane. Shqiptarėt duhet tė marrin shembull e kurajo nga qytetarėt amerikanė qė me pjesėmarrjen e tyre aktive nė votime dhe pozicionimi i tyre politik nė mbrojtje tė vlerave morale e ligjore kanė shtetas ku botėrisht deklarojnė qė Zoti e bekoftė Amerikėn e qytetarėt e saj. E kundėrta ndodh nė vendin tonė, ku pėr fatin tonė tė zi krimi kėrkon tė vrasė ēdo vlerė njerėzore e morale dhe ia ka arritur qėllimit duke krijuar njė gjendje mbytėse e tė pashpresė.

    Pėr kėtė gjendje qė po kalon Shqipėria sot s’duhet pritur por duhet vepruar shpejt e vetvetiu dalin pyetjet: Ku ėshtė Presidenti, ēfarė bėn? A e di se vetėm nga titulli qė ka, pra President i Shqipėrisė, ka njė pėrgjegjėsi historike pėr tė vėnė dorė dhe vepruar me tė gjitha mėnyrat pėr shpėtimin e vendit nga gangsterėt qeveritarė. Ai e ka shumė kollaj tė veprojė, se edhe po s’iu bindėn drejtėsia e organet kompetente, ai duhet t’i drejtohet popullit dhe ndėrgjegjes qytetare me njė mezash e tė dalė nė ballė tė tyre, e ky veprim ėshtė antikushtetues, por shumė demokratik pėr njė vend ku sundon krimi e imoraliteti nė kulm.

    Gjithashtu e ritheksoj qė qytetaria ka pėrgjegjėsitė e veta pėr t’u ndėrgjegjėsuar. Njė qytetar me plot fjalėn s’mund tė lejojė qė njė njeri, grup apo shtet rrugaē tė drejtojė njė vend e po e pėrsėris pėrsėri thirrjen time qytetare e tė logjikshme drejtuar qytetarėve shqiptarė: Ēfarė prisni, pse s’provoni se koha s’pret, dhe t’i ikni mentalitetit poshtėrues qė u realizua gjatė regjimit komunist ku njerėzit kishin frikė nga vetja, pra vetėm mentaliteti qytetar perėndimor plus kurajo qytetare civile janė e vetmja shpresė qė shoqėria mos tė jetė peng i gangsterėve politikė.

    Pėrmes kėtij shkrimi i bėj thirrje tė gjithė regjisorėve evropianė, por kryesisht atyre hollivudian, ejani e njihuni me modelin shqiptar tė Republikės sė Gangsterėve, e keni pėr tė pasur material tė bollshėm pėr realizmin e njė filmi me shumė puntata dhe do shihni se suksesin e keni tė garantuar. Pra e thėnė troē, Shqipėria ka arritur njė sukses botėror duke instaluar gansterizmin perfekt tė njė shteti e pėr kėtė dhuratė ndaj popullit shqiptar socialistėt janė krenarė. Nė fund s’mė mbetet tjetėr veē desha t’i pyes ata fanatikė komunistė tė indoktrinuar nga PPSH-ja, partia mė kriminale e globit, si dreqin s’u ngopėt duke i bėrė keq popullit e vendit tuaj, dhe a mendoni ndonjėherė tė paktėn si njerėz, kaq do ishte boll, por fundi i fundit, mendoni pėr nipėrit e mbesat tuaja, qė kur tė rriten e ju tė mos jeni, kanė pėr t’u namur shpirtin e s’kanė pėr t’jua falur mbėshtetjen qė ju i dhatė ideve e individėve kriminalė kanibal. Ja, njė shembull qė sa tė bėn nervoz, aq tė vjen pėr tė qeshur e konkretisht sot, deri diku fryma qytetare kėrkon ndryshim pėr mirė, por fatkeqėsisht fryma fanatike komuniste, aleate me injorancėn dhe intrigėn kooperativiste, e kanė bėrė punėn e vet dhe konstatoj qė kjo injorancė ėshtė prezente tek shumica. Mė nė hall e siklet janė pėr fatin e Zhades, se sa pėr fatin e tyre, prandaj unė kėmbėngul qė fryma qytetare tė jetė primare nė Shqipėri e kur kjo tė realizohet do tė shohim se Shqipėria do tė jetė njė shtet normal e i begatė e jo kjo qė ėshtė.

    E, nė kėtė kohė tė vėshtirė pėr ne qytetarėt normalė, s’mbetet tjetėr veē lutja qė kanė bėrė tė vjetrit:

Na e hiq o Zot tė pandershmin,

tė pafytyrin, e tė pangishmin.

Hivzi Bushati

 

“Roma Kryeqytet I Evropes” ne Shkoder

Konsullata Italiane ne Shkoder, vecanarisht pas ardhjes ne krye te saj te konsullit Roberto orlando, eshte kthyer ne promotorin kryesor te aktiviteteve kulturore, artistike dhe sociale. Nuk e teprojme po te themi, se mbi 50% te shfaqjeve te organizuara jo vetem ne teatrin “Migjeni”, Kinema “Millennium”, Universitetin “Luigj Gurakuqi” etj, jane realizuar fale kontributit te Konsullates Italiane Shkoder, por nen kujdesin e vete konsullit Roberto Orlando.

Prania italiane ne qytetin e Shkodres, eshte rritur ndjeshem, sidomos pas hapjes se Bankes Italo- Shqiptare ne qytetin me te madh verior. Asnjehere qe pas vitit 1945, Shkodra dhe Italia nuk kane qene kaq prone njera- tjetres. Eshte nje lidhje e natyrshme, e trashiguar ne shekuj, qe ne kohen e Gjergj Kastriotit, por e forcuar shume me adhjen e demokracise pas viteve ’90. Edhe vizitat e shpeshta te ambasadorit Italian ne Shqiperi, Massimo Atilio Januci tregojne se bashkepunimi ne te gjitha fushat do te vijoje te rritet.

Ishte kjo nje paranteze e detyruar, per te vleresuar ate kontribut te pamohueshem te Shtetit Italian, Ambasades Italiane dhe vecanarisht Konsullates Italiane Shkoder per Veriun e vendit dhe qytetin tone ne vecanti. Integrim permes shkembimit te kultures dhe artit, vlerave me te mira te dy popujve, ka qene ideja qe ne fillim te mandatit te tij diplomatic, ka shpalosur para gazetareve por edhe qytetareve, konsulli Italian Orlando.

Premtimet jane mbajtur, madje jane tejkaluar. “Allegretto Albania” eshte nje sfilate e vertete artistike, tashme jo vetem e bashkepunimit ne mes Shkodres dhe Italise, por edhe shteteve te tjera si Austria, Gjermania, Greqia, Spanja, Zvicra, Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Stina e famshme koncertore ka gjetur nje shtrat te ngrohte ne qytetin tradicional te marredhenieve shume te mira Shkoder- Itali. Manifestimet kane nisur qe me 4 nentor dhe do te perfundojne me 25 mars 2005. Jane nje seri aktivitetesh te jashtezakonshme qe do te shohin te ngjiten ne skene amra nga me te njohurit muzikes dhe skenes, por edhe talente te reja dhe te spikatura.

I jashtezakonshem ishte edhe suksesi I shfaqjes se mrekullueshme “Il Signor Rossi contro l’impero del male”- “Zoti Rosi kunder perandorise se te keqes”, dhene ne teatrin “Migjeni”. Nje nga emrat me te medhenj aktuale te skenes italiane, Paolo Rossi, i shoqeruar nga nje nje trupe multietnike, kane mbushur si rradhe here “Migjenin”. Shfaqja ishte ne gjuhen italiane, por perceptimi i spektatorit te zgjedhur shkodran, ishte i jashtezakonshem. Pas shfaqjes, vete aktori Rossi, por edhe te tjeret jane shprehur te mahnitur nga pjesmarrja aktive e spektatoreve ne kete shfaqje mjaft te arrire.

Tashme, iniciativa me e re. “Roma Capitale d’Europa”- “Roma Kreqytet i Evropes” eshte paraqitja kinematografike qe do te sjelle ne qytetin tone, me sakte ne kinema “Millennium” tituj te medhenj filmash, por edhe emra te medhenj aktoresh. Nga data 16 nentor deri me 16 dhjetor, do te sfilojne bashkepunime kinematografike Italiane, Amerikane, te vendeve te Bashkimit Evropian te xhiruara ne sheshet e Romes, qytetit te perjetshem. Cdo te marte dhe te enjte, ne dreke dhe ne darke, shkodranet do te kene mundesi te shijojne filma si “Roma Citta aperta”- “Roma qytet i hapur” i Rosselinit; “Buongiorno, Notte”- “Miredita, Nate” i Bellochios; “Abbasso la Ricchezza”- “Poshte Pasuria” i Righellit; “Mama Roma”- “Nene Roma” i Pasolinit; “Spartakus”- “Spartaku” i Kubrick; “Borotalco” i Verdones; “Gente di Roma”- “Njerez te Romes” i Scolas; “Nell’ Anno del Signore”- “Ne vitin e Zotit” i Tornatores; Stanno tutti bene”- “Jane te gjithe mire” i Tornatores; “Il Vigile”- “Polici i Trafikut” i Zampas; “Un Americano a Roma”- “Nje amerikan ne Rome” i Stenos; “Gli Indifferenti”- “Indiferentet” i Magrellit; “Una Giornata Particolare”- “Nje dite e vecante” i Scolas; “Innamorato Pazzo” i Castellano e Pipolo; “Vacanze Romane”- “Pushime Romane” i Wyler; “Caro Diario”- “I Dashur Ditar” i Morettit; “Roma” i Fellinit: “La Ciociara”- “Ēoēarja” i De Sicas dhe “Ieri, Oggi e Domani”- “Dje, Sot dhe Neser” po i De Sicas. Per te qene sa me prane shkodraneve, cmimet e biletave jane mese simbolike, vetem 100 leke per person. Nderkohe, per studentet cmimi eshte 50 leke per person, ndersa abonimi i studenteve per 10 filma, eshte vetem 400 leke.

Koencidenca e Romes, eshte vertete fatmule edhe per fatet e Evropes se Bashkuar. Keshtu me 25 mars 1957, Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Vendet e Ulta (Holanda) firmosen ne qytetin e perjetshem, Rome, traktatet qe do te krijojne Komunitetin Evropian (CEE) e Komunitetin Evropian per Energjine Atomike (Euratom) baze kryesore per Bashkimin Evropian.

Po ne qytetin e mrekullueshem italian, me 29 tetor 2004, gati nje gjysem shekulli me vone pas firmosjes se “Traktateve te Romes”, ne te njejten salle te Orazi-t dhe te Curiazi-t ne Campidoglio, kryetaret e shteteve dhe te qeverise dhe te ministrave te puneve te jashtme te 29 vendeve evropiane, marrin pjese ne ceremonine e firmosjes se Traktatit dhe te Aktit perfundimtar , te vendosjes se nje Kushtetute per Evropen.

Edhe shfaqja kinematografike “Roma Kryeqytet i Evropes”, e klasikeve dhe te prodhimeve te fundit te kinemase italiane, evropiane dhe amerikane te ambjentuara ne Rome, deshiron te theksoje vleren simbolike te firmosjes se Kushtetutes Evropiane dhe njekohesisht fillimin e nje ecjeje te re komunitare, te zgjerimit dhe te thellimit te integrimit mes popujve te ndryshem te Kontinentit.

Si gjithmone, falenderimet i takojne Ambasades Italiane ne Tirane, Institutit Italian te Kultures dhe ne menyre te vecante, ne emrin tone dhe te qytetareve shkodrane, Konsullates Italiane ne Shkoder, stafit te saj dhe konsullit Roberto Orlando.

Keto jane vetem disa nga aktivitetet e planifikuara tani se shpejti. Nderkohe, kontributet e Italise jane dhe do te jene edhe ne sfera te tjera si ato te ekonomise por edhe te investimeve. Keto do te jene tema te shkrimeve te tjera, te cilat realisht flasin per nje forcim te bashkepunimit tradicional, por te rikthyer edhe forcuar ne mes Shkodres dhe Italise. Mesa duket, rruga e integrimit te vendit tone ne Evrope, do te filloje me artin e kulturen, por permes Italise fqinje, mike tradicionale e Shqiperise dhe shqiptareve, vecanarisht shkodraneve.

Blerti DELIJA

Kanuni i Lekė Dukagjinit nė kėndvėshtrimet abuzive

Demokracia nė asnjė vend nuk ka ardhur si njė peshqesh apo dhuratė. Ajo ka ardhur dhe ėshtė zhvilluar nėpėrmes fazave tė zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore deri nė ditėt tona. Nėpėr kėto faza ka kaluar edhe shoqėria shqiptare, por me ngadalėsime kohore. Kjo edhe pėr arsye objektive, sepse deri mė 1924 pushtimet e huaja kanė pamundėsuar zhvillimet shoqėrore demokratike dhe formimin e shtetit shqiptar.

    Shoqėria shqiptare e ndarė nė krahina e principata, rregullimin e jetės dhe tė veprimtarisė sė tyre e kanė bėrė pėrmes dokeve, zakoneve e tagreve tė quajtura edhe kanun, por gjithsesi bazėn e kanė patur tek vullneti i komunitetit tė tyre, zbatuar nė kuvendet gjithėpėrfshirėse, formė kjo me demokraci, duke i dhėnė forcė detyruese pėr tė gjithė pa dallime dhe pa pėrjashtime.

    Fjala kanun, vjen nga greqishtja e vjetėr, qė do tė thotė mastar, pėr tė hequr vija tė drejta, nė kuptimin figurativ do tė thotė i drejtė, nė kuptimin metaforik tregon shtjellimin e ligjeve gojėdhėnėse tė pakodifikuara, sipas tė cilave ecte dhe bėhej rregullimi i jetės dhe i veprimtarisė krahinore apo i principatave shqiptare, gjithnjė sipas mėnyrave tė veta qė u janė dukur tė drejta dhe tė arsyeshme.

    Me kanunin e Lekė Dukagjinit, qė ka mundur tė ruajė forcė vepruese edhe nė ditėt tona, si asnjė kanun tjetėr dhe me popullin e Dukagjinit qė e ka zbatuar, po abuzohet nė mėnyrė tė padrejtė, duke e quajtur kanunin “barbar” dhe popullin qė e zbatojnė “njerėz tė egėr”.

    Nė kėto gabime bien ata qė nuk e njohin, as nuk kanė parasysh kanunin nė kohė. Nė shtetin monist 45-vjeēar nuk ka vepruar kanuni, ai ėshtė lėnė nė harresė, pėr rrjedhojė kanuni njihet vetėm nga njė pjesė e brezit tė tretė tė popullit dukagjinas, ku gjatė zbatimit ėshtė deformuar pėrmbajtja e kanunit, po ilustroj me njė shembull: Me kanun pėr gjakmarrje ėshtė ndjekur vetėm dorasi, kjo nė kohė tė mėvonėshme ėshtė ndryshuar deri nė disa bezni, dhe ēfarė ėshtė mė e keqja se nė vitin 1995, nė kuvendin e Postribės qė u bė pikėrisht pėr tė vėnė njė normė pėr ndjekjen e gjakut, u vendos qė gjaku tė ndiqet deri nė shtatė breza, i papranueshėm me kanun, duke na ēuar qindra vjet mbrapa.

    Kanuni i Lekė Dukagjinit nuk mund tė quhet barbar sepse ėshtė ndėr ligjet me pėrmbajtje juridike e civile mė tė vjetėr tė Evropės, analog me tė Romės, Bizantit, Sllavėve etj.

    Kanuni nuk mund tė quhet barbar sepse ka patur vlera juridike dhe ėshtė mbajtur ligj i detyrueshėm pėr tė gjithė, pėrfshirė kėtu edhe shtresat superiore tė shoqėrisė malore.

    Turqia, krahas njohjes sė autonomisė, njohu edhe vlerat juridike tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit dhe pėr interpretimi e tij ngriti njė zyrė tė posaēme tė pavarur nga prefektura e vilajetit tė Shkodrės, duke e njohur kanunin e Lekės pėr ligj civil detyrues ndėr male tė Mbishkodrės dhe nė Dukagjin.

    Doket, zakonet dhe tagret qė kanė pėrbėrė nė vetvete vetė kanunin, janė vendosur me vullnet tė lirė nė kuvendet gjithėpėrfshirėse, kėto kuvende pėr nga pėrmbajtja demokratike kanė qenė parlamente tė vogla tė kohės, n.q.s. nė kėto kuvende nuk ėshtė gjetur mirėkuptimi i plotė i tė gjithė pėrfaqėsuesve tė komunitetit, atėherė ėshtė pėrzgjedhur njė komision prej tė gjitha vllaznive, ky komision ka qenė gjithmonė tek, pėr t’i dhėnė mundėsi vendim-marrjes. Vendimi i komisionit ka qenė i formės sė prerė dhe i detyrueshėm pėr tė gjithė.

    A mund tė quhet pra ky kanun, barbar, dhe njerėzit qė kanė rregulluar jetėn dhe veprimtarinė e tyre, nėpėrmes kėtyre dokeve e zakoneve tė vendosura me vullnet tė lirė, njerėz tė egjėr?! Pėrgjigjja ėshtė jo (sigurisht pėr kohėn e sotme u ka ikur vlera juridike civile rregulluese).

    Pėr vlerat e Kanunit tė Lekė Dukagjinit kemi edhe argumentin tjetėr. Krerėt apo shtresat superiore tė shoqėrisė dukagjinase kanė qenė tė pafuqishėm nė bėrjen e dokeve, zakoneve e tagreve, apo ndryshimin e tyre, pa miratimin e komunitetit e tė vllaznive tė bajrakut e tė krahinės. Si mund tė quhet ky kanun barbar dhe njerėzit qė e kanė nxjerrė dhe e kanė zbatuar me vullnetin e tyre tė lirė, njerėz tė egjėr?! Sigurisht ka patur edhe tė kėqiat e veta, sidomos pėr kohėn e sotme, si pėr gruan e gjakmarrjen etj. Kanuni i Lekė Dukagjinit nuk duhet tė vlerėsohet me parametrat e zhvillimit e ė demokracisė sė sotme. Kanuni i Lekė Dukagjinit, sa i vjetėr, aq edhe me forcė vepruese nuk mund tė ballafaqohet me kohėn dhe me demokracinė e sotme, nuk mund tė ecė bashkė as paralel me shtetin ligjor nė demokracinė e zhvilluar e tė pėrparuar, ai ėshtė zingjir nė kėmbė e duar dhe litar nė fyt pėr demokracinė e shtetin ligjor, qė u bllokon e u zė frymėn.

    Sot, qė ne jemi rritur si binjak bashkė me kanunin, duhet qė kanunin ta ruajmė si relike me vlerė tė ēmuar historike e juridike jo vetėm pėr Dukagjinin dhe pėr malet e Mbishkodrės, por ky ka vlerė pėr tė kaluarėn pėr tė gjithė kombin shqiptar. Ndėrkohė, ne duhet tė shkėputemi nga kanuni e nga doket e zakonet e kaluara tashmė nė kohė, duke u ingranuar nė shtetin ligjor e nė shoqėrinė e sotme demokratike.

 

Dy fjalė pėr vlerat morale e zakonore tė Dukagjinit, sa njerėzor aq human

    Pėrcaktimi qė i bėhet njė populli vital, i vlerave mė tė mira tė kombit shqiptar, duke i quajtur njerėz tė egjėr, vetėm pėr kanunin e tyre, ėshtė tėrėsisht pa bazė, i papranueshėm dhe i patolerueshėm. Vlerat morale tė kėtij populli tė mrekullueshėm ia ka zili edhe bota.

    Unė po veēoj vetėm disa grimca tė kėtyre vlerave:

Besa dukagjinase mė e shtrenjtė se jeta, djalin ta falė por pabesinė nuk ta bėn.

Mikpritja, karakteristikė e veēantė e Dukagjinit, kjo ka gjetur shprehjen e vet mė sė miri nė pėrgjigjen qė i jep dukagjinasi pashės para litarit, kur pasha, pėr ta ligėshtuar e pyet se, kur e ke parė veten mė ngushtė, e mikpritja dukagjinase i pėrgjigjet:

Mos luej pashė me gjak shqiptarit

Nuk je mėsue me dekė pėr sė gjallit

For ma ngusht vedin s’e diel

Kur mė erdhi miku nė shtėpi

Nisi toka pėr me mė zanė

Se nuk pata bukė me i dhanė

Bujaria, karakteristikė tjetėr e Dukagjinit, miellin e tė vetmes bukė e ka ndarė me komshinė e me nevojtarin, rri vetė keq, por tjetrit i bėn nderė.

Dashuria dhe respekti pėr tė tjerėt gjen veten nė shpirtin dhe shprehjen dukagjinase “Duaje shoqin dhe jabanxhinė sa veten”.

Toleranca shprehet mė sė miri nė doket, zakonet dhe thjeshtėsinė e dukagjinasit “Shoqit duhet me i ardhė te rruga, me i lėnė shteg e rrugėdalje gjithsecilit”.

Solidariteti, normė pėr tė pėrballuar pushtimet e huaja dhe pėr tė mbijetuar nė kushtet e vėshtira tė terrenit e klimaterike.

    Normat morale tė dukagjinasit janė tė pafund, qė tregojnė se ky popull ėshtė mė fisniku, sa njerėzor aq edhe human. Kėtė tė vėrtetė populli i Dukagjinit e ka treguar nė tė gjithė historinė e ekzistencės sė tij dhe e ka parė edhe bota.

Kryetari i Shoqatės Patriotike Kulturore “Spani”, Mhill Pali

 

Haberet e akshamit nė gazetėn “Shqipėria Etnike”

Libri i Enver Hoxhės “Dy popuj miq”, teksti i ri i historisė Shqipėri-Greqi

Marrėveshja e Kryeministrit Nano me Qeverinė Greke nė vitin 2003, pėr ndryshimin e teksteve tė historisė nė mes Shqipėrisė e Greqisė tashmė ka filluar tė marrė jetė. Qeveria Greke me anėn e Ministrisė sė saj tė Arsimit i ka kėrkuar hapur Qeverisė Shqiptare tė zbatojė marrėveshjen e firmosur nga Kryeministri shqiptar, duke bėrė ndryshimin pėrkatės nė tekstet e historisė, nė ato pjesė qė kanė tė bėjnė me Greqinė ndėr shekuj. Ndryshimi kėrkohet tė bėhet pasi historia e shkruar (por vėrtet e jetuar) e nxin fqinjėsinė nė mes dy vendeve, ku grekėt paraqiten si shovinistė tė pandreqshėm. Ku nėpėr kapėrcyejt e historisė jo vetėm kanė grabitur territore pa fund, por mbi tė gjitha kanė masakruar popullin autokton shqiptar, ku kampion i kėtij persekutimi e masakrimi mbetet Ēamėria safi shqiptare. Shqip, i kėrkohet Qeverisė Shqiptare tė fallsifikojė historinė duke e paraqitur Greqinė jo si ujk qė kėrkonte tė shqyente ēfarė tė mundte nga Shqipėria, por si dele tė butė qė ka ushqyer e ushqen paprerė qengjin shqiptar. Ėshtė interesant se Qeveria Greke kėrkon ndryshimin e historisė vetėm nga Shqipėria, ndėrsa ajo vetė do tė vazhdojė tė mbajė gjallė lakmitė e saj tė pafundme pėr Vorio-Epirin, tė cilit mendon t’ia shtyjė kufijtė deri nė lumin Drin... Gjithsesi Qeveria jonė si gjithnjė para opinionit hesht, ndėrsa pas kuintave pranon e qesh. Mirėpo opinioni dhe njė grup historianėsh, akademikėsh e studiuesish nuk pranojnė tė fallsifikojnė historinė tonė e cila jo vetėm nuk i ka shtuar asgjė realitetit, por pėrkundrazi i ka pakėsuar. E ndodhur pėrballė kėsaj trysnie asnjė personalitet i vėrtetė nuk ka pranuar tė marrė pjesė nė komisionin e pritshėm qė do tė bėjė fallsifikimin e historisė sė Shqipėrisė nė favor tė Greqisė. Nė kėto kushte kėto ditė mėsojmė se ėshtė vėnė nė siklet jo vetėm Qeveria, por edhe Partia Socialiste. Kėtė siklet socialistėt sė bashku (Qeveri-Parti) na vjen haberi se do ta zgjidhin nė njė mėnyrė krejt origjinale, e themi kėtė se nė krye tė komisionit (de-fakto, se de-jure mund tė emėrtohet kushdo), do tė jenė studiuesi e shkrimtari i njohur komunisto-socialist, Neshat Tozaj, tė cilit i ėshtė rekomanduar qė si bazė e tekstit tė ri tė historisė sonė me Greqinė tė merret libri i Enver Hoxhės “Dy popuj miq”. Nė kėtė libėr gjendet gjithēka i duhet historisė qė kėrkon Greqia dhe e dėshiron Qeveria jonė socialiste, pasi bashkėjetesa nė mes popullit grek dhe shqiptar nga Enveri “ynė” paraqitet nė nivelet e njė dashurie gati hyjnore, ku ne shqiptarėt jo vetėm do tė duhet t’i duam grekėt, por edhe t’i adhurojmė si Zoti ynė mbi kėtė tokė... Natyrisht PS-ja me kėtė veprim do tė vrasė dy zogj: Sė pari do tė kėnaqė padronen e saj, Greqinė, dhe sė dyti, siē na thotė haberi, Akademia Greke do tė dekorojė me ēmimin e paqes vetė Enver Hoxhėn... Qeveria shqiptare duke marrė shkas nga Akademia Greke do tė bėjė rivlerėsimin e figurės sė “Shenjtit apo Pejgamberit” tė socialistėve, E.Hoxhės...

 

Drejtėsia socialiste: Ata qė do tė vrasin pėr gjakmarrje do t’i dėnojė ligji, tė tjerėt vetėm “Maliqi”

Nė kėto ditė, shteti socialist dhe drejtėsia e tij, kanė zgjedhur kryeqendrėn e veriut, Shkodrėn, pėr tė kryer njė spektakėl gati butaforik pėr fenomenin e gjakmarrjes. E themi kėtė se nė kėtė spektakėl ėshtė e angazhuar tėrė drejtėsia (disa thonė dreqėsia socialiste), e deri Presidenti qė ėshtė edhe Kryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Nė kėtė spektakėl thuhet se vrasjet pėr gjakmarrje do tė dėnohen maksimalisht, dhe pėr kėtė do tė ketė vetėm njė nen, “Dėnim me burgim tė pėrjetshėm”. Nėse kjo masė ligjore ka diskutimet e veta, pse jo edhe njė ndihmesė pėr tė ndaluar kėtė plagė qė prej shekujsh kullon gjak tė pastėr shqiptarėsh, mbetet enigmė mas e dėnimeve qesharake e vrasjeve mė makabre qė ndodhin nė tėrė Shqipėrinė. Si vrasje pėr motive grabitjeje, masakrimi, pėrdhunimi apo edhe pėr shkaqe politike, e deri pėr shkaqe fare banale, ku nė themel kanė dorėn e kėtij dreq shteti, i cili me veprimet apo mosveprimet e tij stimulon kėto krime qė nė fakt janė mė tė shumta se vrasjet pėr gjakmarrje. Gjithsesi, shteti dhe drejtėsia socialiste kanė punėn e vet, por nėpėr Shkodėr kėto ditė kanė filluar tė qarkullojnė shumė habere tė “vjedhura” nga kampi rozė, tė cilat nė pėrgjithėsi thonė, se: “Socialistėt nuk mund tė dėnojnė me ligje krime tė tjera (natyrisht edhe kėtu do tė kenė spekullime), pėrveē gjakmarrjes, se ata qė vrasin pėr motive grabitjeje, droge, prostitucioni, trafiku tė armėve e tė tjera, nė pėrgjithėsi janė pjesė e vetė shtetit socialist, qė po t’i dėnojė ata do tė dėnojė veten, e atėherė fati dihet...”. Nė fakt kėtij haberi i dha fund njė shkodran pak hokatar, qė kur e lexoi haberin nė redaksinė tonė, tha: “Kėsaj i thonė vrasjet pėr gjakmarrje do t’i dėnojė ligji dhe tė tjerat “Maliqi”...”

 

Komisionet e “djathta” qė vajtojnė djathtas e votojnė majtas

Njė ndėr partitė pjesėmarrėse nė komisionet e niveleve KZZ dhe KZV nė votimet e ardhshme parlamentare do tė jenė edhe PDR, ose siē njihet Partia e Pollos. Pas kėsaj, shumė tė majtė, jo shumė tė mirinformuar, filluan tė shqetėsohen se komisionerėt e PDR janė opozitarė tė djathtė, e si rezultat rrezikohet humbja e kontrollit tė komisioneve qė numėrojnė dhe dhurojnė vota e pėr rrjedhojė pushtet e lezet. Ky shqetėsim u bė gangrenė nė disa parti tė majta qė hanė vetėm nė pjatėn e mėmės Parti Socialiste. Ky shqetėsim pa vonuar ra nė veshėt e shefit tė madh, F.Nano, i cili njė ditė qė ishte ngeshėm i mblodhi dhe u tha, more budallenjtė e dreqit, akoma s’e keni kuptuar se unė nuk jam aq naiv sa tė pranoj komisionerėt e Pollos pėr tė votuar kundėr nesh, ku pėr t’i bindur pėr kėtė thirri sekretarin e tij dhe i tha, ma thirr Pollon tė vijė kėtu. Nė fakt kėshtu u bė, dhe Pollo hyri brenda tek shefi mė i zverdhur se kurrė, por sa pėr tė mbajtur veten u mundua tė buqėqeshte. Nano, pėr ta ēuar deri nė fund kėtė “takim” pune me aleatėt besnikė, u tha: “Ja ku e keni Pollon dhe ju sė bashku me kėtė do tė pėrgatisni anėtarėt e komisioneve zgjedhore, qė do tė jenė besnikėt tanė”. Pollo u zu ngushtė para majtistėve tė vegjėl pasi kėshtu i iku djathtizmi i shtirur, madje pėr kėtė Pollo filloi tė belbėzojė, duke thėnė se komisionerėt e mi janė tė djathtė dhe me opozitėn e jo me ju... Nano, si gjithnjė i gatshėm, iu pėrgjigj Pollos: “Mos u mėrzit se komisionerėt e tu vėrtetė janė tė djathtė, por ama nga ata qė ne i kemi mėsuar vetėm tė vajtojnė djathtas, por tė votojnė majtas, se pėrndryshe ti vėrtet do tė jesh nė opozitė, por ama me ne jo ata tė Saliut qė do tė fitojnė pushtetin...”. Pas kėsaj, tė gjithė pjesėmarrėsit ulėn kokat dhe u betuan nė heshtje pėr tė kryer detyrat qė iu ka caktuar Partia mėmė...

 

Krijohet Shoqata e Vullnetarėve pėr Mbrojtjen e Fatos Nanos

Mbas pėrfundimit tė seancės parlamentare pėr heqjen e imunitetit deputetit dhe botuesit Nikollė Lesi, ku siē u mor vesh humbi Nano-Xhoana dhe fitoi Lesi. Madje humbja ishte aq e madhe sa dėshmitė tronditėse qė paraqiti z.Nikollė bėnė tė qartė se Kryeministri jonė ėshtė pjesė e kupolės kriminale mafioze tė vendit e rajonit, ku nxjerr miliona me trafiqet e armėve e tė tjera. Madje pas kėtij “zbulimi”, Kryeministri Nano duket se do tė shkojė andej nga erdhi, pra nga burgu i Bėnēės, por tashmė jo si hajdut ordiner, por si trafikant e kriminel. Nė kėtė situatė tė vėshtir u alarmua tėrė Partia Socialiste nė qendėr dhe rrethe, ku menjėherė u propozua krijimi i Shoqatės sė Vullnetarėve pėr Mbrojtjen e Fatos Nanos (si dikur  tė E.Hoxhės). Nė Rrethin e Malėsisė sė Madhe kėtė iniciativė e morėn 3-4 vetė kollarekuq, tė cilėt shpallėn krijimin e shoqatės, por qė mediat lokale dhe ato kombėtare nuk kanė pranuar ende ta “konfirmojnė” kėtė me pretekstin se pėr kėto duhen udhėzime nga Partia Socialiste. Mirėpo pėr ēudi nė redaksinė tonė erdhi njė nga kėta veteranė i cili kėrkoi reklamimin  e Shoqatės nga gazeta jonė, si e pavarur qė ėshtė. Ne nė fakt pranuam reklamėn por me kusht qė tė shikonim anėtarėsinė diku nė njė takim apo miting. Veterani kollarekuq na tha se e pranojnė kėrkesėn, por do tė mundohemi pasi mitingjet i zhvillojmė aktualisht natėn, si dikur nė ilegalitet. Gjithsesi, pasi lamė datėn dhe orėn, u ndamė. Redaksia jonė, sipas marrėveshjes dėrgoi njė gazetar, i cili gjeti nė vend 3-4 veteranė dhe 2-3 eurosocialistė, priti pėr disa kohė dhe masa e “madhe” e vullnetarėve tė paralajmėruar nuk po vinte, dhe pėrkundėr kėtyre erdhi njė turmė qenė qė shėtisnin lirshėm nėpėr qytet, qė si me komandė, pasi u afruan, filluan tė lehnin, ku pėr ēudi lehja e qenve u dukej organizatorėve se brohorisnin “Fatosi ėshtė i joni, nuk e lėshojmė shokun tonė Fatos nė kthetrat e Berishės, do ta mbrojmė me tė gjitha mjetet...” Dhe ne si “redaksi” nė kėtė “gjurulldi” shikonim si kėnaqėshin anėtarėt e kryesisė sė shoqatės tė vullnetarėve pėr mbrojtjen e F.Nanos. Madje kėta me qesėndi na thanė, e shikoni ju gazetarė se shoqata jonė ėshtė mė e fortė se ajo e vullnetarėve tė Enverit e vitit 1991?!... Ndėrsa ne tė shokuar disi vendosėm tė urojmė shoqatėn mė tė re, duke i uruar fatin e asaj tė vullnetarėve tė Enverit, pjestarė tė sė cilės kanė qenė pa dyshim edhe anėtarėt (jo zagarėt) e shoqatės nė mbrojtje tė Tos-Tosit... i cili do tė pėrfitojė shumė, por tė fituar do tė dalin edhe anėtarėt e shoqatės, veēanėrisht ata katėrkėmbėsha qė tashmė nuk do tė trajtohen si kafshė, por do tė mbrohen me ligj, ku askush nuk do tė guxojė t’i vrasė apo... t’i ofendojė e pėrbuzė.

Pėrgatiti pėr botim kėto habere

Ndue Bacaj

 

Ndalimi i drithėrave gjenetikisht tė modifikuara nuk majfton pėr tė mbrojtur florėn dhe faunėn. Nė botė mbillen 60 milion ha.

Drithėrat GJM kultivohen nė mbi 16 shtete nė botė. Vetėm nė vitin 2002 u mbollėn rreth 60 milion ha me dhjetra lloje drithėrash GJM. Nė Britaninė e Madhe vendimi pėr aprovimin apo refuzimin e kulturave GJM varet akoma prej pėrfundimeve tė kultivimit eksperimental 4-vjeēar nė 280 fusha me tre lloje drithėrash GJM.

    Megjithė faktin se kėta eksperimente janė pasqyruar si test i ndikimit tė drithėrave GJM nė lidhje me ambjentin, nė fakt testi kryesor ėshtė rezistenca e tyre ndaj barėrave tė kėqija. Studimet janė fokusuar edhe nė efektin e herbicideve ndaj florės dhe faunės nė fusha dhe ara, qofshin barėra apo insekte.

 

Bimėt rezistuese ndaj herbicideve jo gjenetikisht tė modifikuara

Pėrdorimi i herbicideve nė Britaninė e Madhe ka filluar para drithėrave GJM. Ka mundėsi qė nė tė ardhmen, ndalimi i drithėrave GJM tė drejtojė fermerėt nė pėrdorimin e drithėrave jo gjenetikisht tė modifikuara por qė janė tė shartuara pėr t’u rezistuar herbicideve. Nė pamje tė parė kjo mund tė duket diēka pozitive pėr ata qė janė kundra teknologjisė sė drithėrave GJM, megjithatė kėto shartime drithėrash mund tė ēojnė padashje nė pėrhapjen e herbicideve.

    Ndikimi i tyre nė florėn dhe faunėn evropiane mund tė jetė mė negativ se drithėrat GJM rezistente ndaj barėrave tė kėqija, sepse shumė prej shartimeve pėrdorin herbicide mė tė forta se drithėrat GJM. Shto faktin qė, si dhe me drithėrat GJM, rezistenca ndaj herbicideve mund tė pėrhapet te tė tjera drithėra dhe bimė.

 

Veēoritė e dėshiruara

Sidoqoftė kėto drithėra mund tė mos “trajtohen” aq rigorozisht si drithėra GJM, sepse nuk janė tė ndryshuar gjenetikisht. E vetmja pengesė pėr to nė Britaninė e Madhe qė duhet tė kapėrcejnė janė testet qė mund tė konfirmojnė qė ato janė me tė vėrtetė lloje tė reja. Drithėrat GJM mund tė ndalohen nė bazė tė rregullave ndėrkombėtare tė tregtisė sepse mund tė konsiderohen si rrezik pėr shėndetin e njerėzve dhe mjedisin, por kjo s’mund tė jetė e vlefshme pėr drithėrat e zakonshme qė janė rezistente ndaj herbicideve. Brian Johnson, kėshilltar mbi teknologjinė GJM nė shoqėrinė e mbrojtjes sė Natyrės Angleze (English Nature) thotė qė deshifrimi i gjenomit tė bimėve ka lehtėsuar punėn e shartuesve nė krijimin e bimėve jo GJM por me karakteristikat qė dėshirohen. Megjithatė, asnjėra prej kėtyre drithėrave nuk ėshtė hedhur nė treg nė Britaninė e Madhe, pėrveē misrit, i cili ėshtė nga natyra rezistent ndaj herbicidit atrazinė. Njė kompani tregtare ėshtė pėrpjekur tė marrė liēencė pėr tė tregtuar drithėra tė tilla, por aplikimi iu refuzua nė 1998-ėn pėr arsye tė rendimentit tė ulėt tė prodhimit gjatė testimeve. Por puna pėr tė kėrkuar zgjidhje tė problemeve tė drithėrave GJM dhe atyre jo GJM vazhdon. Kthimi i shpinės ndaj teknologjisė sė shartimit, qė mund tė japė tė njėjtat rezultate pa ndėrhyrje transgjenike, do tė ishte njė veprim i pamatur. Rregullat e ligjet qė ekzistojnė nė lidhje me kėto ēėshtje janė tė bazuara nė politikė, jo nė shkencė. Duket qė bimėt jo GJM mund tė anashkalojnė argumentin qė ngrihet kundėr bimėve GJM.

 

Shpėrbėrja e shpejtė

Glizofati konsiderohet si njė nga herbicidet mė tė dobishme pėr faktin se shpėrbėhet relativisht shpejt. Por shumica e herbicideve tė tjera nuk e kanė kėtė veēori. P.sh. nė Australi disa drithėra janė shartuar nė mėnyrė qė tė jenė rezistente kundėr njė spektri tė gjerė herbicidesh. “TT canola” ėshtė njėri nga kėto drithėra i cili toleron herbicidet triazine, pėrfshirė edhe atrazinėn, njė herbicid qė dyshohet sė shkakton helmim tė brektocave dhe ndotje tė lumenjve.

    Llojet e para tė “TT canola” u krijuan nga shkencėtarė nė Universitetin e Guelph-it, Ontario, Kanada. Canola u shartua me njė lloj fqinje Brassica rapa, e cila ka rezistencė ndaj triazinave. Njė lloj drithi tjetėr u bė rezistent ndaj familjes sė imidazolinės duke provuar alternimet me rrugė kimike deri sa u arrit prodhimi i llojit rezistent ndaj herbicidit tė lartpėrmendur.

    Kėto lloje drithėrash rezistente u miratuan pa andrallat qė zakonisht shoqėrojnė drithėrat gjenetikisht tė modifikuara. Pati kundėrshtime se imidazolinat dhe atrazinat janė mė tė dėmshme ndaj mjedisit se herbicidet si glizofati. Por Rick Roush, punonjės pėr pesė vjet nė Zyrėn e Administrimit tė Teknologjisė sė Gjenit dhe tani pedagog nė Univeristetin e Kalifornisė nė Davis, thotė se kėto dy canola janė mė problematike se ato gjenetikisht tė modifikuara pėr arsye se herbicidet e tyre kanė jetėgjatėsi. Atrazina ėshtė mė problematike se pėrhapet shpejt nė ujė dhe ka jetėgjatėsi tė konsiderueshme, thekson Chris Preston, punonjės shkencor nė Universitetin e Adelaides.

 

Pėrdorim nė rritje

Imidazolina ėshtė njė herbicid me jetė tė gjatė, aq sa e bėn tė pamundur rritjen e drithėrave pėr stinėn nė vijim. Australianėt qė janė kundra drithėrave GJM kanė injoruar faktin se shumica e canola-s qė pėrdoret toleron herbicidet, dhe tė tjera probleme qė pėrdorimi i herbicideve tė tjera ka.

    Nė Britaninė e Madhe pėrdorimi i atrazinės u rrit nga 34,000 kg nė vitin 1992 nė 130,000 nė vitin 2002. Kjo sepse mbillet mė tepėr grurė dhe misė rezistent nga natyra. Atrazina ishte njėra nga “kurat mė standarde” nėpėrmjet sė cilės gruri GJM rezistent ndaj glifozatit u testua nė fermat e Britanisė sė Madhe.

    Kritikėt thonė se misri rezistent ndaj glifozatit ka avantazh kur krahasohet me atrazinėn, por ky krahasim s’ka kuptim kur BE-ja e ka ndaluar me ligj. Sidoqoftė Britania e Madhe ka aplikuar pėr njė pėrjashtim nė lidhje me misrin.

    Ligji i BE-sė do tė thotė qė TT Canola s’mund tė kultivohet nė Evropė. Por kompania Clearfield sė shpejti do tė mundėsojė mbjelljen e lulediellit rezistent ndaj imidazolinės nė Turqi dhe kultivimin e bimėve tė ngjashme nė disa shtete tė Evropės Lindore dhe Jugore. BASF, firma qė prodhon rrėnjėt pėr kompaninė Clearfield, ka mundėsuar rritjen e grurit rezistent ndaj imidazolinės nė Australi.

    Pėrdorimi i herbicideve nė Britaninė e Madhe ėshtė nė rritje, megjithė mungesėn e drithėrave rezistente ndaj herbicideve, apo drithėrave GJM. Pėrdorimi i glifozatit ėshtė katėrfishuar brenda njė dekade. Nė fshatra fermerėt marrin kompensim pėr reduktimin e mbiprodhimit duke lėnė arat e pluguara pambjellė njėherė nė disa vjet. Megjithatė glifozati pėrdoret pėr tė parandaluar rritjen e barėrave tė kėqija nė ara.

    “Teknologjia e pėrparuar ekziston, por fatkeqėsisht mjetet e metodat pėr tė kotrolluar pėrdorimin e teknologjisė nė fshat mungojnė”, thekson Johnson, kėshilltar mbi teknologjinė GJM nė shoqėrinė e mbrojtjes sė Natyrės Angleze (English Nature).

Fatos Kopliku, Bilog molekular, punonjės shkencor nė Laboratorin e Sistematikės Molekulare, Muzeu i Historisė sė Natyrės, Londėr

 

Mesuesi I perjetshem I shkodraneve

Kam patur fatin e mire ta njoh nga afer. Edhe pse vetem ne vitin 2000 ai mori titullin mjaft te merituar “Doctor Honoris Causa”, une por edhe te tjere e kane thirrur me nderim “Profesor”. Ishte i pranishem ne cdo aktivitet, aty ku kerkohej prania e tij, por nuk ngurronte edhe te vinte kur e ndjente te vlefshme prezencen e tij. Profesor Faik Luli ishte nder miqte e mire te gazetareve. Nuk nguronte te te qortonte dhe realisht, ishte kenaqesi cdo fraze e dale nga goja e mendja e tij. Nje dite, krejt papritur mesova se mesuesi im, mesuesi i shkodraneve, mesuesi i perjetshem Faik Luli, u nda nga kjo bote. Ishte muaji i madhnueshem i Ramazanit, vetem disa dite para festes se Bajramit te Madh, kur shpirti i profesor Lulit filloi rrugetimin per ne Parajsen qiellore.

Profesor Faiku u lind me 6 maj 1928 ne nje familje shume te nderuar shkodrane. Ai ka vazhduar gjimnazin deri ne mature kur eshte perjashtuar nga te gjitha shkollat e Shqiperise per pikpamje demokratike. Maturen e mori ne Shkollen Pedagogjike,  Institutin e Larte Pedagogjik dhe Fakultetin Gjuhe- Letersi te Universitetit te Tiranes, i kreu me korrespondence dhe me rezultate shume te larta. Ne vitin 1948, eshte emruar mesues. Ka punuar ne Koplik te Siperm, Koplik Qender, Guri i Zi, inspektor i arsimit te qarkut dhe te rrethit, nendrejtor i shkolles 7- vjecare « 11 Janari » ne qytet, metodist ne Kabinetin Pedagogjik te qarkut, pedagog efektiv ne ILP, mesues i letersise dhe gjuhes shqipe ne Gjimnaz dhe se fundi, ka qene metodist ne Kabinetin Pedagogjik deri sa doli ne pension ne vitin 1983.

Nga viti 1996 dhe deri ne diten qe vdiq punoi si mesues i gjuhes shqipe dhe kryetar i komisionit te lendeve te shkencave shoqerore ne Medresene « Haxhi Sheh Shamia ». Ne vitin 1997 eshte zgjedhur kryetar i Shoqates se Intelektualeve Shqiptare « Kultura Islame » per Shkodren.

Ka mbajtur leksione e seminare prane Universitetit te Tiranes, ka pergatitur tema ne radio e TV. Ka marre pjese ne seminare shkencore, konferenca e simpoziume, kongrese per probleme arsimore, historike e kulturore brenda e jashte vendit. Ka botuar:

-    10 libra e tekste mesimore per metodiken e gjuhes shqipe e letersine nga kopshti deri ne arsimin e larte

-    20 libra per shkollen, historine e arsimit dhe kulturen islame

-    Mbi 200 artikuj, studime e kumtesa ne 40 gazeta e revista brenda e jashte vendit

-    Ka redaktuar 24 libra

-    Ka perfshire 25 materiale e studime ne botime te akademise se Shkencave, Universiteteve, Muzeut e Medresese etj.

Eshte vleresuar:

1. Me titullin “Arsimtar i Dalluar” viti 1962

2. Me urdherin “Naim Frasheri” Kl. I-re, ne vitin 1987

3. Me titullin “Mesues i Popullit” viti 1993

4. Me titullin « Doctor Honorir Causa » viti 2000

Eshte shquar gjithmone nga korrektesia, kembengulja dhe vullneti ne pune, ka qene shembull devotshmerie, perkushtimi, ndershmerie dhe mirekuptimi. Fjala e tij e embel, buzeqeshja e ngrohte, dashamiresia dhe ciltersia do te mbeten pergjithnje ne zemrat e atyre qe e njohen dhe punuan me te.

Eshte ndare nga jeta nje mesues i perjetshem. Kaloi ne duart e tija dhjetera breza nxenesish. Prodhim i dijeve te tija jane mijera nxenes, te cilet tashme kane marre rruget e jetes. Por ata nuk harrojne, se ishte profesor Faik Luli  ai qe u tregoi dijen e vertete, te mveshur edhe me nje cilesi tjeter qe jo cdo mesues ta ofron: thjeshtesine dhe taktin e jashtezakonshem.

Profesori u mungon te gjitheve, na mungon edhe ne gazetareve. Ishte nje kritizer i afte, fjale embel por gjithmone i drejte.

Pushofsh ne paqe Profesor Faik Luli….

redaksia e gaz.ShE dhe UGV

 

Ndahet cifti legjendar I muzikes shkodrane, lamtumire Ndreke Gjergji.

Askush nuk do ti kishte menduar ten dare njerin nga tjetri. Ndreka dhe Florinda, u betuan “deri sa vdekja te na ndaje” dhe keshtu ndodhi. I pari iku Ndreka, ndoshta papritur per shume prej nesh. Ata qe nuk e kane njohur, kane pranuar me trishtim vdekjen fizike, sapo kane degjuar emrin e njohur. Florinda ka pesuar goditjen me te rende, nuk humbi vetem bashkeshortin ideal, por edhe kolegun e pandare te skenes. Keshtu e ka jeta. Edhe kur nuk e mendon kurre ate, vdekja te vjen papritur, tem err gjene me te shtrenjte…

…

Po kush ishte Ndreke Gjergji ?

Lindi ne Shkoder me 18 tetor 1924. Shkollen fillore dhe te mesme i beri ne Shkoder, ne shkollen franceskane. Ne vitin 1945 thirret ushtar ne Tirane. Ne vitin 1946 terhiqet nga kori i ushtrise ne sektorin e tenoreve. Ne vitin 1949 me Ansamblin e Ushtrise, niset per nje turne ne BS.

Ndreka gjate karrieres se tij solistike, si kengetar me precedenca dramatike vokale, e kishte te veshtire dhe te kufizuar hartimin e nje programi te pershtatshem solistik. Megjithate ai realizoi shume here me sukses kenge popullore e sidomos duetet me bashkeshorten Florinden qe u bene te famshme. Me Ansamblin e Ushtrise, ne vitin 1951, niset per nje turne te gjate ne BS, Rumani, Bullgari, Maqedoni etj. Pasi u kthye ne Shkoder, vazhdon punen artistike si amator ne Shtepine e Kultures, ku punoi me mjeshtrin e madh Preng Jakova dhe me pianistin Gjon Saraci per disa vite duke pergatitur shume pjese madhore si tek veprimi muzikor “Drite mbi Shqipni” dhe opera “Mrika” te Preng Jakoves, “Oratori”, “Flete Lavdije” e Tonin Harapit, opereta “Lejlaja” etj. Ndreka shprehet keshtu per keta dy artiste: “Nga ata mesova dhe perfitova shume e ne saje te tyre, arrita qe te realizoj shume pjese te veshtira”.

Kete aktivitet kaq te gjere dhe te gjate, si profesionist dhe amator, Ndreka e realizoi ne saje te nje diapazoni shume te gjere vokal qe i kishte falur natyra. Timbi i tij prej tenori dramatiko-spint, i lejoi te realizoje edhe role te veshtira skenike edhe kenge te thjeshta dhe duete te ndryshme popullore.

Ne vitin 1958, eshte nder kuadrot e para profesioniste te Estrades se qytetit te Shkodres, se bashku me Florinda Fishten (Gjergji) dhe Klotilde Shantojen. Gjate koheqendrimit ne kete trupe, bashke me Florinden realizuan nje seri duetesh te suksesshme te cila u bene te njohura ne mbare Shqiperine dhe ne diaspore e Kosove.

Mori pjese ne shume festivale lokale dhe kombetare. Ne Festivalin e Kenges se Radio Tiranes, mori pjese me duetin “Lule t’bukra sjell pranvera”. Ne vitin 1961, ne Festivalin me kenge popullore ne Tirane fitoi Cmimin e II-te me kengen “Thuaje fjalen fjale” etj.

Gjate karrieres se tij shume te suksesshme, Ndreke Gjergji eshte dekoruar me medalje pune, Urdherin e Punes se Kl. III-te dhe Urdherin “Naim Frasheri” te Kl. III-te. Ne vitin 2000, Bashkia Shkoder e ka nderuar me titullin e larte « Krenaria e Qytetit » ciftin e pandare Ndreke e Florinda Gjergji, te cilet i qendruan basnike betimit « deri sa vdekja te ne ndaje »…

…

Jeta dhe vdekja, jane rrjedhoje e njera tjetres. Me vdekjen, fillon nje jete qiellore, te cilen besojme se Ndreka e ka merituar plotesisht ne Parajse. Ketu ne toke, ai ka lene te vetme Florinden, pjese e ciftit te mirenjohur Gjergji. Ndreka ka lene ketu te pavdekur nje karriere te gjate, te suksesshme, te jashtezakonshme muzikore. Sigurisht, i mungon te afermeve, miqve dhe te njohurve te tij, por edhe atyre qe e kane vleresuar per interpretimet e tij te paperseritshme.

Jo vetem per Florinden, te afermit por te gjithe shkodranet e shqiptaret, Ndreka do te jete prane tyre mes tyre. Per dhjetera apo qindra vite, ne Radio apo Televizione, ne kaseta apo CD, do te jehoje zeri i tij, bashke me te pandaren e tij, Florinden. Perhere do te jehoje: “Cifti Gjergji per ju interpreton….”. Eshte ky privilegji i merituar i nje artisti te kalibrit te Ndreke Gjergjit. Lamtumire…..

redaksia e gaz.ShE dhe UGV

 

Hyjnesha blu e lirikės erotike

Kam nė dorė vėllimin me poezi “Trėndafil i dirsur”. Ky vėllim vjen tek ne, jo me fytyrėn e njė poezie klasike. Nė gjetjet e kėsaj autoreje shohim se na vijnė situata sa origjinale aq edhe emocionale dhe nuk kemi si tė mos mbetemi tė befasuar.

    Ėshtė njė arsye qė mė ēon tė mendoj pėr vlerėn e kėtij materiali. Njė koncept i hijshėm njerėzor nė komunikim te kjo shoqėri qė po ndėrtohet, demokratizon dhe pėrligj mendimin e fjalės sė lirė.

    Meqė mė duhet tė pohoj se: “Jeta nuk ėshtė njė synim pėr t’u arritur por njė udhėtim”, atėherė nė proēeset e ecjeve pėrpara, njerėzit duhet tė rendin pas asaj shoqėrie qė mban nė gjirin e vet njerėz tė zgjuar, tė krijojnė me ta marrėdhėnie nė bashkėjetesė dhe nė s’mundeshin tė radhiten me ta krah tyre, le tė pėrftojnė nga ndjenjat dhe mendja e tyre. Kėshtu, duke iu qasur mė pranė kėsaj dėshire, i kundondodhur, mendoj se kėtė fat e kanė poetėt. Njė francez thotė: “Shqipėrinė e bėnė poetėt”...

    ... Nė vazhdė “Ata qė e shohin diellin njė orė pėrpara tė tjerėve”. Dhe mbetem gjithmonė te kėto pohime, qė prodhojnė ndjenja ēdo ditė dhe ēdo orė...

    “Trėndafili i dirsur” mė afron pėrpara orėt e bukura nė mendime qė tė ngacmojnė ndjenjat e qė mė bėjnė tė kėrkoj sa mė parė origjinėn e thinjave tė mia, rikthim nė rini... Ky libėr ėshtė ai trupėzim qė synon dashurinė dhe gėzimin njerėzor. Nė pasionin e kėsaj autoreje shoh ekzaltimin e heroinės sė erosit, liēensiozen qė, po ta pėrkthesh brenda atij konteksti ku ndiqet udhė e bukurisė, le t’i themi e shthurur, se po ta lexoj mė dashurisht, ajo nuk tė ēon kurrė nė rrugėn e mėkatit... Ėshtė mė mirė tė jesh i lirė nė mendim. Ėshtė bukur tė meditosh edhe ti, atje ku ndėrtohet njė kult “kullian”, ku bėn jetė liria e fjalės, e mendimit qė zbret hyjnoren dhe tė ndriēueshmen, aty te ēarēafėt e bardhė, pėr tė lundruar heshtazi “... nė pafajėsinė e avujve tė ngrohtė...”, poezia “Mish+mish”. Njerėzit gjithmonė rendin pas bukurive. Ato janė hyjnore dhe si tė tilla tek na afrohen nė ēfarėdolloj forme qofshin, mbeten pėr t’u dėshiruar...

    Kėshtu ndodh edhe me poezinė e Fatime Kullit, brenda saj vėrtitet njė jehonė ndjesish tė ēuditshme. Njė e veēantė stilistike e kohės, qė e parė me syrin e dashamirėsit, dialogon me atė lloj veēorie, qė me kurajon dhe dije tė mirėfilltė, po e jonizon poezinė e sotme shqipe me njė modul tė ri, ku spikat paraqitja e njė fjale tė pėrsosur brenda gjirit tė poezisė, tė njė poezie qytetare, qė nė shumė raste si te poezi e Tufės, Hatibit e ndonjė tjetri, i japin tė drejtė vetes ta demokratizojnė poezinė, gjithmonė duke menduar se i bėjnė nder asaj.

    Por, gjithmonė mbetet pikėpyetje komunikimi me lexuesin. Kritika ka bėrė njė stop tė madh. Ajo mund ta ndihmonte pėr tė shkuar te lexuesi disi mė e shkoqur. Atėherė mbetet ēėshtje kohe. Ajo gjatė kėsaj udhe nė pėrshkrim, do tė bėjė vetė analizėn e kėtyre ndjesive dhe paraqitjeve tė reja deri sa ato tė bėhen pėrgjithėsim qytetar.

    Poezi e gjithėkohėrave edhe sot, ka qenė dhe mbetet punė shijesh dhe jo ligjesh. Nė njė debat shijesh e ndjenjash, mbeten gjithmonė veēoritė e shpirtit dhe tė jetės, qė i bėjnė idetė e besueshme. Pėr rrjedhojė, kur njė autor apo autore, arrin tė bėhet i ndėrgjegjshėm pėr subjektin qė ka zgjedhur pėr ta pėrcjellė tė lexuesi, mendoj se nė pėrqindjen mė tė madhe do tė arrihet edhe komunikimi me lexuesin.

    Nė njė shoqėri individualitetesh qėndrojnė shumė mundėsi pėr profilizime autorėsh te arritjet e tyre tė lakmueshme me vlera tė prekshme. Jam me mendimin e prof.Jup Kastratit qė thotė pėr kėtė autore: “Nuk ėshtė e lehtė ta pėrcaktosh krijimtarinė e saj se me ē’metodė artistike ėshtė ndėrtuar...”. Me tė njėjtin mendim kaloj tek njė plan tjetėr i saj, tek njė gjendje ku hulumton njė psikologji qė kėrkon respekt pėr mendimin e lirė deri nė ato faza ku ajo nuk e tepron, aty ku na vjen njė poezi qė nė lakonizmin e llojit tėvet, vjen nė parafytyrimet tona, nė mėnyrė krejt tė barabartė dhe na bėn tė vėrtitemi rreth saj me njė konceptim tė hijshėm, pėr tė sjellė mė pas nga ky hulumtim, nota me shumė bemola, qė kumbojnė qiellės sa tė ndrojtura aq edhe tė bukura.

    Unė shoh njė dritė nė gjithė kėtė pėrfshirje poetike. Refleksioni shpirtėror i saj tashmė e ka krijuar konturin e vet. Coptohet njė ferexhe qė mpiks ndjenja e shpirt, e mė tej ky shpirt i drojtur tej njė skute lėshon njė pasthirrmė kėnaqėsie tė lehtėsuar, nga e brendėshmja e sė cilės dėgjohet: Liri!... Mendėrisht, duam apo s’duam, gjendemi tek ai pėrcaktim, te njė tharm i veēantė, te njė autore qė para ēdo lloj tundimi ajo nuk del jashtė shpirtit tė vet, ku asgjė e kundėrt nuk mund tė sundojė. Brenda kėsaj logjike, kam mendimin se kur njeriu arrin tė racionalizojė vetveten, ai arrin tė patetizojė nė ndėrgjegjen e vet atė ide, qė brenda informacioneve shpirtėrore qė gatuhen nė thellėsinė e tij, krijojnė konturin e vet ideor tė besueshėm.

    Por si vjen ky mesazh tek ne?!... Fjala, fjala mė bind e mė befason.

    E pėrdorur me lakonizmin e saj, bėn qė kjo poezi tė shquhet pėr origjinalitet, ku nė lirikėn e saj refleksive elementet e pėrdorur prekin ndjeshmėrinė si njė foshnje, por qė tė sugjestionon. Ka mendime se kjo lloj poezie i kalon caqet dhe normat morale, por unė nuk mendoj kėshtu. Fatime Kulli na afron njė kohė tė joshjeve tė jashtėzakonshme. Kėtu i bėhet thirrje shpirtit tė kėndojė dhe kur ai ndjen se duhet kėnduar, ty tė mbetet ajo kohė. Gjejmė njė arsye mė shumė pėr t’iu afruar kėsaj poezie, natyrisht me pak herrje, pastrim nga tepritė qė e rėndojnė, qė e largojnė nga dėshira e mirė lexuesin kur herė-herė nėpėr to gjen fjalė tė cilat e rėndojnė mjaft poezinė.

    Sidoqoftė, poezia e Fatime Kullit ka ngjallur edhe polemika. Nuk kam ndėrmend tė organizoj mbrojtje, por mendoj se gjithmonė jemi lodhur para paradoksesh qė na largojnė nga vėshtrimet. Gjithkush ka njė arsye pėr t’u mirėkuptuar. Ėshtė e vėrtetė se kėtu nuk kemi tė bėjmė me larmi temash, me tablo epiko-heroike. Kėtu poezia ka njė fytyrė. Kėtu marrin pėrparėsi skenat lirike, por me njė ngarkesė psikologjike qė na shpie direkt tek atmosfera tė kohės, tė cilat duhen kuptuar dhe veēuar, sepse ato vijnė pranė nesh me shumė ēaste sugjestive. Kjo poezi synon tė na sjellė njė mesazh njerėzor siē ėshtė dashuria, njė dashuri me tė gjitha intimitetet e saj. Fatimja nuk mban poeza, as pretendon qė tė na fisnikėrojė ndjenjat kombėtare, por te fjalėt e saj kėrkon qė kjo dashuri tė mishtohet te njeriu, njė me shpirtin.

    Kam parasysh njė poezi, “Testament nė Strugė”, tė poetes F.Aēka. Thotė diku: “Nga liria e brinjėve tė Orfeut e bėj vetė femrėn dhe rivalen e saj mė tė rrezikshme: Fjalėn...”. Pikėrisht kėtu dua tė ndalem, te fjala, te lakonizmi i saj, te kjo grua tekanjoze, qė arrin tė realizojė njė dėshirė nė epsh.

    Janė kėndvėshtrimet e saj, ku gjen rastin tė pėrkundė si njė ninullė tė jetės llastimin e saj si njė femėr e ēliruar, pėr tė arritur te ndjenja tė fuqishme.

    Nuk mbetet rast ku mendimi i shprehur tė mos kėrkojė pėrdėllimin nė dashurinė e pastėr, ku herė-herė merr pjesė dhe njė pesimizėm, femėror do ta quaja. Tė duket sikur kjo ofshan dhe shpėrbėhet nė dinjitet. Ah, jo! Brenda saj fshihet protesta e poshtėrimit. “... Mė thuaj, o i tėrbuar... shtrati i zemrave qė pėrkund ninullat e jetės...”. Nė pamje tė parė, sa fėminor tė duket ky varg, aq thellė fsheh njė psikologji njerėzore, ndjenja tė sinqerta, tė pafėlliqura, tė zhyera nė llumin e kohės. Te poezia “Robėrim pasioni”, mė duket sikur shoh njė tjetėr njeri. E mbulon pesimizmi. Aty ndjehet me tone tė larta vetmia dhe nė tė njėjtėn kohė, poshtėrimi femėror, i cili pėrkulet shpesh pa kushte, nė vetminė e njė tė dorėzuare, “... Nė gjakftohtėsinė e vetkėnaqėsisė, tė brishtėsisė Mishtore”.

    “Kam frikė”, ėshtė njė nga poezitė mė tė realizuara, po e citoj: “Jam livadhi, ankthi i nesėrm/Aromė luleje-zjarri/ku mbjell dhe vjel/Frutat e fshehura tė dashurisė sė ēmendur/Qė ēel nė trishtimin tim...”. Dhe mė tej, “Ndjej hapjen e tokės sime”, poezi e ndėrtuar mbi njė metaforė qė pėrshėndet atė domethėnie ku thėrmohet njė qetėsi ankthi mashkullor, qė cyt dhe nxit ndezjen e akullt tė liqenit, pėr ta shndėrruar nė njė “Gur-vullkani” dhe mė pas kjo figurė metaforike kthehet te ato fikse-kėnaqėsie, qė pėrshkojnė kėtė ndjenjė dashurore tė femrės, nė njė “Hapje toke tė pėrmbytur nga tėrbimi i malit...”.

    Dhe ja, njė thirrje, a njė britmė dashurie, “Kur do t’mė puthėsh”, ku autorja operon me vetveten, kur kėrkon siguri te vetja e saj pėr gjithė kėtė jetė qė ka njė pafundėsi gjėrash qė duhet tė zbulojė, “Ti goditje e ndėrgjegjes, kur do t’mė puthėsh pafundėsisht?”

    Dhe ja tek vijmė tek poezia e fundit “Etja vjell etjen”. Poezi pėrcjellore e ndjenjave qė ngacmojnė njė shpirt qė shtron trėndafila tė egjėr trishtimi, por qė mbetet gjithmonė skllav i njė durimi tė ngopur, qė mpin njė qenie tė dorėzuar te njė etje e uritur.

    Nė fund, njė libėr i ngjan njė shfaqjeje televizive, qė pėrbėn herė-herė tė drejtėn e atij qė s’i pėlqen ta ēensurojnė. Pėr mua, e thėna shkurt, ėshtė bisk dhe lule. Dhe Hamleti me flakė vere shkrihej pėr gjirin e bardhė dhe plot jetė! Dhe mua kėshtu mė duket, sikur kjo poete ndizet me flakė-vere. Shpesh gjendesh dhe ndjehesh i rrethuar nga pėrgjigje tė menēura. Pafundėsi gjėrash intime qė duhet t’i zbulojmė, gjithmonė nė kontekstin e asaj marrėdhėnieje dashurore tė pastėr dypalėshe. Ajo lajmon, “Mos e vritni kohėn duke qarė”. “Zbuloni atė qė ėshtė thelbėsore te vetja juaj”, thotė njė poet. Ma do mendja se e gjitha kjo pėshtjellė ndjenjash e shprehur lirisht ėshtė larg asaj etike konservatore. Shpesh nė paradokset tona, ngacmojmė atė qoshk tė ndėrgjegjes sė sėmurė, qė na bėn tė pavetėdijshėm dhe frikacakė. Kjo lloj forme qė kėrkon kjo autore tė sjellė nė letrat shqipe, duke ushtruar njė dashuri tė vėrtetė, nuk e mposht aspak fisnikėrinė. Kėto poezi janė tė gjitha letra dashurie. Dhe pse ndjehet njė shthurje poetike nė ndjenja dhe veprime tė autores, mendoj se ėshtė njė shthurje e bukur, e gjallė dhe origjinale. Misteri i saj ėshtė kėnga e fshehur ndėnė vargje, jo pėr t’u falur, por pėr t’u rrėmbyer nga muret e hermetizimit.

    Duke dashur gjithsecili me ndėrgjegje tė pranojė pėrgjegjėsinė pėr jetėn e tij, ma do mendja se Fatime Kulli kėrkon tė njėjtėn gjė, por nė vijim, asnjė nuk ėshtė i pagabueshėm... Faleni pėr ndonjė tepri!

    Ndėrsa unė, njė pyetje tė fundit autores: “A mendon se ke kurajon e zakonshme pėr t’i thėnė lirisė tėnde se mund tė bėsh edhe pa tė?...”

Agim Pepa

 

Kur fjala godet nė shenjė

Njė tufė me fabula tė fabulistit tė trevės sė M.Madhe, M.Duli, titulluar “Pasioni” na fton pėr herė tė parė nė jetėn kulturore-artistike tė kėsaj treve e mė gjerė nė promovimin e njė krijimtarie jo thjesht interesante pėr specifikėn e saj, por edhe mjaft defiēitare si gjini pėr lexuesin, sidomos nė metropolin verior. Ndryshe nga mjaft krijues shpresėdhėnės dhe tė arrirė nė vlerat e tyre krijuese artistike qė erdhėn nė letėrsi duke pėrjetuar artistikisht personazhe, njerėz, ngjarje, fenomene shoqėrore, lėvizje apo dukuri sociale, shkrimtari M.Duli nė sofrėn artistike pėlqen tė shtrohet me personazhe tė tillė si: Muji, ujku, bualli, delja, gjeli, brumbulli, bleta, ariu, dėrrasa, gozhda, bilbili, qė e thėnė ndryshe, qė nė hapin e parė ai rroket suksesshėm tė na sjellė kėnaqėsi estetike me gjuhėn e Ezopit.

    Pėrmes njė vargu mjaft elokuent, njė ndėrthurjeje tė kėndshme tė alegorisė me simbolin, pėrmes fjalės sė gjetur dhe ngjyrimit emocional autori stigmatizon vese, fenomene tė tilla si fodullėku, korrupsioni, hipokrizia, karrierizmi, egocentrizmi etj.

    Nė tė 26 fabulat e kėtij vėllimi, poeti me njė gjuhė tė kujdesshme, pėrmes njė vargu gjithė muzikalitet, me nerv dhe figuracion tė goditur, na sensibilizon me profilin e vet mjaft ambicioz, ku pėrjetojmė mesazhe me vlera morale dhe estetike tė konsiderueshme tė pėrcjella me njė vizualitet prej piktori jomodest pėrmes njė rrėfimi artistik interesant.

    Simboli dhe alegoria, dy figura tė ndėrthurura aq mrekullisht, shprehin vlerat artistike, pėrcjellin mesazhe, na lėnė nė mbresėn e nėnteksteve tė fuqishme, zhbirojnė vese, virtyte, i japin konkretėsi, gjallėri dhe emocion rrėfimit poetik nė tė 26 stacionet e vėllimit. Le tė ndalemi konkretisht nė disa prej tyre:

Kryetari

Si doli nga ai hall e mezi shpėtoi

Mori miushi pozicion heroi

E patė si u pėrlesha me armikun

Shikoni, shikoni sa plagė i kam lėnė

Vėrtet e besuan minjtė si guximtar

Nė mėnyrė unanime e zgjodhėn kryetar...

    Demaskohet kėshtu me njė varg mjaft komunikues, elegant dhe fjalėgoditur, vesi i ndyrė i martirizimit tė shpifur, aq i aplikuar nga individė tė shpėrfytyruar modernisht, qė dje si fuksqenie tė shtirosura, apo egocentristė idiotė u shpėrfytyruan keqas, sot na shesin demokratikllėk tė pafre, tė neveritshėm deri nė thembėr tė kėmbės. Modele tė tilla dėshtakėsh, apo skopjo-skrupolozėsh, tė aftė boshtėrisht si kuqalosh, nė vend tė zgjidhjeve interesante algjebrore apo matematike na servirin problema qė i torturon nė ēdo moment tė jetės, duke i ndjekur nga pas kudo, hija e hipokrizisė skandaloze me vetveten, tė paaftė tė kuptojnė progresin njerėzor, evoluimin, apo shanset e jashtėzakonshme tė hapėsirave tė lirisė qė sjell demokracia, mbeten kurdoherė me kokėn mbrapa duke gėrmuar nė kufoma, tamam siē bėjnė sorrat apo korbat, tė pafuqishėm t’i shpėtojnė baltės sė shpirtit tė tyre prej politikanėsh qorr-qorrsumbulla, siē i etiketon populli me humori e tij plot grotesk. Nė kėtė vėshtrim poezia “Kryetari” e Mehdiut, ruan, derivon dhe plazmon njė vlerė estetiko-filozofike tejet intriguese dhe me aktualitet tė fuqishėm social e filozofik. Ironia e vargut tė poetit zhbiron kujdesshėm: Njeriu strumbullar i antivlerės, piramidukfirmė, apo firmė piramiduke na hiqet si arkitekt i vlerės, duke zhbiruar artistikisht fenomenin social tė fodullėkut politik dhe tė hipokrizisė civile qė tek ne mjerisht pėrditė e sa vjen rrit “qytetarinė” e saj dhe komprometon demokracinė. Tmerri, apo paniku nga vetvetja, vjen si thelbi i gjithėkalbjes sė karikaturės sė politikanėve provincialė, qė nė ēdo rrethanė nuk i shqiten dot etheve tė pėrshtatjes pamoral, apo tė moralit pėrshtatės nė emėr tė kulltukut, qoftė edhe tė dukjes si dikushi deri edhe nė mediat tona.

    A nuk i pėrjetojmė pėrditė tė tillė qė nuk lėnė kamerė pa bllokuar pėr t’i thėnė opinionit qė, ja ne jemi. Sa precedentė tė tillė njeh historia jonė e re si fasada mė e ndyrė e politikės. Simbolika dhe alegoria ndėrthuren bukur nė njėra-tjetrėn tek fabula “Grindje e ujqėrve” duke vėnė kėshtu nė shėnjestėr ndėr dukuritė mė tė shėmtuara tė jetės politike shqiptare dhe mė gjerė ēka ridimensionon vlerat e fabulės dhe pėr rrjedhojė tė vetė autorit si krijues me njė vizion tė qartė bashkėkohor.

Dy ujq nė njė korie

Desh djalli e pėr njė fije

U coptuan faqe gjithė njerėzisė

Nė emėr tė paqes e tė mirėsisė

    Dhe mė poshtė poeti operon me ironinė e hollė qė arrin deri nė grotesk:

Krah njėri-tjetrit u mbėrthyen nė njė stan

Ku gjė tė gjallė aty nuk lanė

    Provincializmi politik dhe morali provincial, prej majmuni, morali qorr-qorrsumbulla, fodullėku dhe idiotėsia politike stigmatizohet bukur edhe tek fabula “Lufta e gomarit”. Gjuha alegorike, simbolika dhe ironia deri nė sarkazėm, ndonėse vetėm me 9 vargje, ndihmojnė qė autori tė pohojė me finesė artistike antivlerėn e njė dukurie njerėzore tė dhimbshme si snobizmi, apo mania mjerane pėr tė “sfiduar” me ēdo mėnyrė mjedisin qė diku-diku nė skenat tona, nė spektaklet tona, nė jetėn tonė po kthehet nė njė manierė patologjike nė nivel grotesk.

Edhe me plumb plot po t’ia ngarkosh samarin

Gjithnjė ai sfidon vetėm tė parin

stigmatizon mjeshtėrisht autori.

    Mjaft interesante ėshtė edhe fabula “Politika dhe VC-ja”, ku sarkazma gjen suksesshėm vetveten, ku autori duke anatemuar pėrmasat e viktimizimit shqiptar qė mjerisht arritėn deri nė absurd gjatė ’97-ės sė zezė, autori sikur kėrkon tė na thotė: Kujtoni Otranton-’97, kėtė legjendė tė sakrificės sublime njerėzore pėr t’i shpėtuar njėherė e mirė fytyrės dhe sjelljes primitive tė gjithė varianteve tė politikės primitive. Kujdes o njerėz nga demokracia levantine, apo levantizmi demokratik!

Kur bėhesh e keqe

Kur bėhesh e marrė

Sa njerėz tė pafajshėm

I shpie nė varr

    Kurse nė poezinė “Drejtėsi e korrupsion” autori vė nė thumb pėrmes rrėfimit poetik tė keqen e madhe sociale, por edhe politikėn imorale tė korrupsionit qė po fiton qytetari, nėse ligji nuk do tė jetė Maliq mbi tė. Nė tė kundėrtėn korrupsioni do tė kthehe nė Maliq dhe nuk do ta pėrfillė mė ligjin, sado i arrirė qoftė ky i fundit, apo sado modern qoftė kėshtjella e ligjeve me emrin Kushtetutė. Madje ajo do tė kthehet nė njė garniturė pėr konsum publik po na mori dhenė marrja e pashoqe shqiptare e korrupsionit nėn hijen e ligjit. Ja si shprehet poeti:

Kur tė bėsh kushtetutėn

Kushtetua jam vetė

Sa gjėra mė vlerė

Kam futur nė kuletė

    Ndėr poezitė mė tė arrira ėshtė padyshim edhe fabula “Pasioni”, me tė cilėn prezantohet vėllimi. Pėrmes apostrofit dhe groteskut duke denoncuar pasionin pėr tė kėqiat, ambjentimin me to dhe heshtjen pamoral para tyre, konformizmin shqiptar mjeran, poeti pohon me dinjitet artistik tė lakmueshėm, pėr ēdo poet fabulist:

O gjel kaposh, a mė dėgjon

Gjuetinė e minjve

E kam thjeshtė pasion

    Duke mbyllur kėtė shkrim do tė thoja se nė rrekjen pėr ta kthyer fjalėn nė njė domethėnie me substancė sa estetike, sa filozofike, ēka ėshtė edhe nė kodin intrigues dhe komunikues tė fabulės, poetit nė fjalė i mbetet mjaft punė pėr tė bėrė, por po kaq pėr lexuesin e vet jep shpresėn, jo pa domethėnie dhe taban nė rrugėn e afirmimit tė tij tė mėtejshėm si krijues nė njė terren mjaft serioz dhe delikat, siē ėshtė ai i fjalės pėr t’iu shmangur retorikės pa bereqet, apo fjalės sė drejtpėrdrejtė.

    Gjithsesi, vėllimin “Pasion” do ta cilėsoja, larg ēdo sentimenti vetjak, njė paralajmėrim me palcė pėr arritje tė reja dinjitoze nė trasenė e nisur nga autori nė fjalė.

Kadri Ujkaj, kritik letrar

 

“Harresa” e zakoneve ėshtė “braktisje” e vlerave

Nė ēdo kohė lindin njerėz, qė gjatė shekujve me bindje tė thella pėr tė ruajtur zakonet dhe vlerat e jetės sė trevave tė malėsisė. Populli shqiptar ka patur njė thesar tė madh vlerash autoktone. Populli nė shekuj ka trashėguar dhe ka ruajtur llojet e ndryshme tė kėngėve, krijimeve tė ndryshme, urimeve, fjalė tė urta, ku kėto janė treguar sidomos nė trevat e Shqipėrisė sė Veriut.

    Kėto janė manifestuar nė raste tė veēanta, si nė festa tė ndryshme gjatė 12 muajve tė vitit, apo nė raste dasmash. Do tė mundohemi tė krijojmė mundėsinė dhe kujtesėn, qė na kanė treguar tė parėt tanė pėr tė kaluarėn dhe atė mė kryesoren qė po jetojmė sot. Nuk ėshtė e lehtė tė “braktisėsh” vlerat e dokeve dhe zakoneve qė kanė patur paraardhėsit, ajo thjesht quhet “harresė”.

    Si lindi sofra e Malėsisė sė Madhe, dhe si trajtohet ajo sot? Sofra, nė Malėsinė e Madhe lindi nė bajrakun Hot, meqenėse ėshtė bajraku i parė. Pėr tė caktuar kryet e vendit nė sofėr ka qenė “bajraku” nga cili mal apo fushė ka ardhur miku. Dhe nė ēdo sofėr kudo qė janė shtruar, puna e parė kanė pyetur, a ka hot? Sofra ėshtė buka qė qet i zoti i shtėpisė nė raste gėzimi apo hidhėrimi. Sofra ėshtė prej druri e rrumbullakėt me diametėr 100cm, ku janė ulur 13 miq pėr tė ngrėnė dhe pėr tė pirė. Miqtė janė ulur kėmbėkryq duke ndenjut nė qilima apo posta ogiēi, kurse gratė nė stola druri. Ēdo familje malėsore sidomos nė Veri tė Shqipėrisė, ka patur 2-3 sofra pėr burra dhe gra. Kurse pėr fėmijėt ka patur njė “qeth” prej druri me diametėr 60cm, ku fėmijėt rrinin gjunjazi, nė njė dhomė tjetėr tė quajtur “akshihane” (kuzhinė).

    Zakoni i malėsorit ka qenė qė nė ēdo sofėr tė qėndrojė njė pjestar i familjes pėr tė parė qė nė sofėr tė mos mungojė gjė. I zoti i shtėpisė qėndron nė kėmbė me gotėn e rakisė dhe kalon sofėr nė sofėr duke i uruar miqve tė shtėpisė, atij nė krye tė vendit - hotit, “pritsh mirė”, kurse hotjani i pėrgjigjet “Ku m’pe he t’paftė e mira!”, duke i uruar festėn. Kėshtu vazhdojnė tė gjithė miqtė e tjerė duke i uruar dhe trokitur gotat me tė njėjtat fjalė.

    Motit, nė vitet mbas ēlirimit nė sofra fillonte kėnga e moēme malėsore, kėngė trimėrie, kėngėt e kreshnikėve Mujit dhe Halilit tė shoqėruar me lahutė, pėr Hajredin Pashėn, dikush nė sofrėn e dytė sa mbaronte lahuta, merrnin ēiftelinė dhe i dridhnin telat duke kėrcyer malėsorėshe, njė burrė i veshur me ēakēirė, xhamadan dhe qeleshe nė kokė, kurse gruaja e veshur me xhubletė, ēorapė leshi dhe rubė leshi. Mbas zakonit pėr t’u mbajtur rakia nė sofėr i ka takuar sofrės sė parė, por si burra tė menēur gjithmonė me pėlqimin e sofrave tė tjera deri tek e fundit.

    I zoti i shtėpisė, me gotė rakie nė dorė, duke pirė vetė, u thotė miqve “tė pijmė edhe pak”, por miqtė duke patur parasysh sofrėn e parė qė ka marrė vendim me dėshirėn e shtėpisė me fjalė tė tjera mbyllet pirja e rakisė, duke ēuar gotėn falėnderojnė tė zotin e shtėpisė me fjalėt “Zoti ta shtoftė bereqetin”.

    “Akshitė” (kuzhinieri) sjellin kusitė (tenxheret) plot me mish. I zoti i shtėpisė u thotė miqve “byrumni” dhe nė sofėr vijnė “kallajēat” (safa llamarine) me verė tė kuqe se shkon me mish tė “shogtė” (mish pa lėng). “Akshia”, gjithmonė i porositur nga i zoti i shtėpisė fillon dhe ndan mishin simbas shenjave qė ka patur bagėtia e imėt (dashi). I zoti i shtėpisė simbas sofrave dhe miqve qė ka patur ka prerė 3-4 bagėti tė imėta qė tė ketė shenjė “dallime” pėr 2-3 sofra se janė kallaballėk.

    Kryet e dashit i ka takuar gjithmonė atij qė ka ndenjur nė krye tė sofrės “hotjanit” dhe kėshtu me radhė, shpatulla tė dytit, eshkja me dhjamė dhe bishti tė tretit, e tjerė. Mishi ishte me bollėk nė njė sahan alumini, si nė moēmen e quanin mish me “shalcė” (tezgė). Simbas zakonit, atij qė i ka takuar shpatulla e bagėsitė ėshtė i detyruar pėr tė parė shpatullėn se ēfarė tregon. Mbasi shpatulla ėshtė e zhveshur mirė nga mishi i hidhet pak kripė dhe lihet nė njė rriskė buke nė sofėr, e shikon dhe tregon se ēfarė kallėzon nė di gjė apo jo.

    Deri nė vitet 67-68, mbasi ėshtė ēuar sofra, janė larė duart duke u qitur gratė e shtėpisė me legen dhe tase me ujė tė vakėt, sapun, peshqirin e varur nė shpatullėn e majtė, shpėrlanin gojėn simbas zakonit pėr t’ia lėnė bereqetin tė zotit tė shtėpisė. Nė fund pinin edhe nga njė kafe turke, ku gjatė kėsaj kohe vazhdonte muhabeti, fjalė tė urta dhe e mbyllnin me kėngė trimėrie me lahutė.

    Njė ndėr zakonet e bukura qė ka qenė “me falė gratė”, meqenėse ato gra tė asaj shtėpie u kanė shėrbyer mirė miqve dhe miqtė e sofrės janė marrė vesh me njėri-tjetrin dhe kanė vendosur nė atė kohė nga 50 lekė tė vjetra. Kėta lekė i grumbullonte “hotjani” apo kushdo njė pėrfaqėsues dhe kur janė ēuar pėr tė ikur, ia lėnė nė dorė tė zonjės sė shtėpisė duke i thėnė: “Sa pėr tė blerė ju gratė nga njė sapun”.

    Miqtė janė larguar nga i zoti i shtėpisė duke thirru: “O ta njifshim zanin e mirė”, duke qitur 2-3 herė pushkė dhe i zoti i shtėpisė u thotė: “O, ju kjoftė rruga e mbarė e njifsha mirė pėr ju”, duke i pėrshėndetur vetėm me 1 tė qitur pushke.

    Viti ’68-’04 janė bėrė tė dyja bashkė “harresa” dhe “braktisja”. Shiko njė pjesė rinie qė kėrkojnė kėngė dhe muzikė moderne, qė nė tė vėrtetė edhe ata vetė nuk e dinė se ē’ėshtė. Kjo ka filluar edhe nė datėlindje, fejesa apo dasmat e sotme tė interpretohen nė masė nga Vermoshi, Tamara, Vukli, Hoti, Bajza, Kopliku, Dukagjini, etj. Kėta tė rinj kanė harruar edhe llojet e kostumeve, veshjeve kombėtare qė kanė patur tė parėt tanė. Koha e sotme nuk ėshtė e pėrbashkėt me tė kaluarėn nė doke dhe zakone, ku kėta as sot nuk e imagjinojnė. Vetė tė rinjtė duhet ta dinė se nga e kanė burimin, mos “harroni” zakonet se kėsaj i thonė “braktisje” vlerash. Ato janė njė “kala” qė duhet shfrytėzuar nėpėr dasma dhe kudo me kulturėn malėsore, shkodrane, veriore.

Hasan Kurtaj

 

Me cubėri, Neshat Tozaj poshtėron Veriun shqiptar

Romanin tuaj tė turpshėm “Turpi” ēojeni atje ku turpi ka folenė, sepse nė Malėsinė e Veriut kanė folenė nderi, burrėria, urtia dhe besa

Lexova romanin “Turpi” dhe u befasova! Nuk do ta kisha besuar kurrė se mund tė gjendej nė tokėn shqiptare ndonjė anti-verior dhe anti-malėsor ne patologji kaq tė sėmurė, dhe me njė urrejtje kaq tė “fermentuar” ndaj bashkatdhetarėve tė tij. Na kanė sulmuar serbėt, grekėt dhe turqit, por asnjėherė nuk mohuan cilėsitė e rralla morale tė veriut shqiptar, dhe nė veēanti madhėshtinė e virtytit tė kėsaj treve, thellėsisht arbėrore, ose e thėnė mė shkoqur, pėrfaqėsuesja mė e denjė e krenarisė sė kombit tonė. Autori i romanit “Turpi”, zoti Neshat Tozaj, me njė revansh tė tipit fashisto-komunist, u hodhėt mbi kėto male duke harruar se mbi kėta shkėmbinj shekullor, u thyen helenėt, romakėt, sllavėt dhe osmanllinjtė. Ju pėrfaqėsuesit e kohėrave moderne sulmuat me “armėt” mė primitive dhe me strategjinė mė trashanike, duke i veshur malėsorit shqiptar veset mė perverse dhe absurde, tė cilat nuk i beson asnjė shqiptar i vėrtetė dhe as armiqtė mė tė urryer tė kombit tonė.

    Mbasi tė citoj (nė ligjėratė tė drejtė) disa nga referencat e romanit tuaj, do tė jap mendimin tim dhe do t’i lė lexuesit pėr tė na gjykuar: Ju shpreheni se romanin tuaj “Turpi” e paskeni shkruar i ngacmuar nga tregimi “Gjaku”, i Ernest Koliqit, madje shpreheni se librin ia dedikoni Ernest Koliqit!... Ju siguroj se asnjė studiues qė e njeh veprėn e Koliqit nuk ju beson. Ju keni marrė nga Koliqi vetėm aspektin e trashėgimisė gjenetike tė malėsorit, si hakmarrės, apo gjakmarrės, por trajtesėn tepėr origjinale qė i bėn Koliqi e keni manipuluar dhe keqinterpretuar nė mėnyrėn mė spekulative, me ngjyrat mė tė errėta duke njollosur penėn e intelektualit dhe ndėrgjegjen tuaj (nėse jeni vėrtet shqiptar)?!

    Pėr ta bėrė tė besueshėm romanin tuaj, keni spekuluar nė mėnyrė abuzive me dy figura tė shquara tė letėrsisė sonė, me poetin tonė kombėtar At Gjergj Fishtėn dhe me Migjenin. Madje, Migjenin e pėrdorni si mburojė! Migjeni trajton nė vargjet dhe nė prozėn e tij gjendjen e mjeruar tė malėsorėve pukjanė, por asnjėherė nuk i quajti sifilitikė, apo cuba! Fishta ynė i madh i ngriti nė “zenit” cilėsitė dhe virtytet e larta tė malėsorėve, si: besėn, nderin, bujarinė dhe trimėrinė e pafund dhe nuk gaboi. Tė gjithė udhėtarėt e huaj (njohės tė thellė tė kėsaj treve), si Bajron, Nopēa, Milan Shuflaj, Edit Durham, e sa e  sa studiues tė tjerė, folėn me superlativa pėr malėsinė dhe malėsorėt e veriut. Ėshtė gazetari, studiuesi dhe historiani i madh, Indro Montanelli, i cili nė veprėn e tij tė fundit “Shqipėria njė dhe njėmijė” (botim i v.2004, Shtėpia Botuese “Ugen”) i vė kapakun e florinjtė malėsisė dhe malėsorėve tė veriut. Por mė parė se tė citojmė kėtė autor, po e njohim lexuesin me atė “kryevepėr” qė keni shkruar ju, zoti Tozaj. Me sa duket, titulli i subjektit qė keni trajtuar ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr t’ia adresuar objektit qė i ka bėrė trajtesėn, vetė autorit... Meskiniteti juaj arrin kulmin kur shpreheni: “Nė fshat, si nė gjithė malėsinė, burrat kishin nga njė shkallė nė krah, pėr tė shkuar te tė dashurat e tyre, ndėrsa gratė prisnin tė dashurit e tyre. Nė fshat, si nė gjithė malėsinė, burrat kishin dashnore dhe gratė dashnorė (fq.155). Tė ushqyer keq, tė djersitur nga udhėtimi me shkallė tė gjatė prej druri nė krah, sepse kullat ishin larg njėra-tjetrės, tė ftohur nga mushkėritė, se ecnin nė borė e nė tė ftohtit e maleve, shpesh ata bėheshin tuberkulozė, sėmundje kjo e pashėrueshme; ata vdisnin tė rinj nė moshė, pėshtynin gjak dhe nuk e njihnin kėtė sėmundje. Byrazerėt, kumbarėt dhe miqtė e shtėpisė, kushėrinjtė, s’ishin nė shumicėn e rasteve veēse pretekste pėr t’i hyrė nė shtėpi njėri-tjetrit. Ky lloj poshtėlluku ishte pėrpjekja e dėshtuar dhe e dėshpėruar e tyre pėr tė ruajtur poligaminė. Nga kėto martesa dhe dashuri shpesh lindnin fėmijė sifilitikė ose sė paku mendje sifilitike qė mbanin gjallė tė gjitha tė kėqiat e trashėguara. Vetmia nė hapėsirat pa fund tė maleve dhe luginave i bėnte njerėzit me njė imagjinatė tė sėmurė, me kompleksitetin e inferioritetin dhe tė madhėshtisė (mendim kontradiktor, M.B.).” Pėr tė hedhur poshtė me pėrbuzje e indinjatė tė gjitha shpifjet dhe trillimet e romanit “Turpi”, tė Neshat Tozajt, do t’i referohemi romanit mė tė freskėt dhe mė tė goditur tė autorit italian, Indro Montanelli, duke shkėputur disa citime tė tij, pastaj lexuesi le t’i vendosė nė “peshore”.

    1. “O udhėtar qė shkon nė Shkodėr, mos u ndalo aty, vazhdo tė ecėsh mė lart dhe vetėm atėherė do tė kuptosh se ēfarė ėshtė Shkodra. E bekoj ēastin kur mė erdhi ideja tė shtyhesha nė malėsi. Po tė kisha pėrjashtuar nga itineraret e mia kėtė etapė tė lodhėshme dhe magjepsėse, nuk do tė merrja vesh se ēfarė ėshtė Shqipėria, sepse Shqipėrinė mė mirė e interpreton njė kullė malėsore se sa tė gjitha bulevardet e kryeqytetit”.

    2. Familja - “Ēdo kullė strehon njė familje dhe duke mos pasur veēse kotakte tė pakta me familjet e kullave tė tjera, kuptohet se bėrthama e vėrtetė e organizimit shoqėror tė malėsorėve ėshtė familja. Ajo ėshtė njė organizėm kompakt, moralisht i shėndoshė, i mbajtur bashkė nga autoriteti i gjithėpushtetshėm i kryetarit, i cili ngjan me njė despot.”

    Ja si do tė shprehej Montanelli pėr marrėdhėniet bashkėshortore: “Nė Evropėn tonė, ku dashuria ėshtė njė lėndė e trajtuar dhe e treguar me aq lehtėsi, ku jemi tė prirur tė besojmė se ajo ėshtė monopol i yni dhe i kohėrave tona tė qytetėruara, rralė kam parė njė solidaritet tė skalitur aq thellė mes bashkėshortėsh. Malėsori, ndjenjat e tij pėr tė shoqen i mban tė groposura thellė nė pjesėn e tij mė tė ndjeshme, tė pashprehura dhe ndoshta tė pashprehshme, por malėsori e do gruan e tij, e do pėr gjatė gjithė jetės, nuk e koncepton dot tradhėtinė, ėshtė njė burrė dhe njė baba i shkėlqyer”.

    Nuk mund t’i mbyll kėta rreshta pa i kujtuar zotit Tozaj se: Cubėria matet me njė epitet “gjysėm-opinge”... (tregues ky mjaft sinjifikativ). Nė zonat qė ai i quan “sifilitike” dhe tuberkuloze, jetėgjatėsia ėshtė nė kuotat mė tė larta dhe zhvillimi i intelektit tepėr i admirueshėm, pėr vetė faktin se djemtė e kėtyre maleve shquhen pėr shtatlartėsi. Ndėrsa pėr zhvillimin e intelektit kemi pėrfaqėsuesit mė autentikė: At Gjergj Fishtėn, At Prengė Doēin, At Shtjefėn Gjeēovin, At Ēiprian Nikėn, At Daniel Gjeēajn dhe sė fundmi “kalorėsin” dhe ambasadorin e letrave shqipe nė botė, tė madhin e tė papėrsėritshmin Martin Camaj.

    Nė romanin tuaj gjejmė shprehje tė padenja dhe tė huazuara nga segmentet mė negative tė qytetarisė shkodrane dhe konkretisht: “O zot na ruaj prej horrit, prej motorrit e prej malėsorit”. Ky citim i turpshėm e bėn akoma mė tė turpshėm romanin tuaj “Turpi”. Me sa duket kėtė “postulat” e keni tė huazuar nga ndonjė “student” i shkollės sė vagabondėve, ku ju mund tė keni dhėnė teorinė dhe pedagogjinė e Makarenkos...

    Zoti Tozaj, ata qė kanė thurur kėto epitete tė turpshme pėr malėsorėt, nuk janė askush tjetėr veēse njė pjesė e fundėrrinave tė borgjezisė dhe nėse ju do tė ishit njė hulumtues i mirė, do tė kishit konstatuar se janė pikėrisht kėto shtresa qė pėrdorėn “inēestin” nė marrėdhėniet e tyre seksuale brenda gjakut tė tyre dhe kėta na “dhuruan” sifilitikė, debilė dhe tė shėmtuar, ndaj kėto “fatura” mos i dėrgoni tek malėsorėt. Tė gjitha veset negative qė na i sollėn pushtuesit, u “fermentuan” nė zonat urbane, ndėrsa malėsorėt ruajtėn nė mėnyrė tė pėrkryer pastėrtinė e genit arbėr.

    “Mėsuesi dhe martiri i kombit, Luigj Gurakuqi, ēdo ditė dhe ēdo natė priste e pėrcillte malėsorė nė shtėpinė e tij bujare, por asnjėherė nuk u “ankua” se po “kruhej” nga morrat e malėsorėve. Madje, si pėr ēudinė e kėsaj borgjezie (tė ndyrė moralisht) ai, tė dy shoqėruesit e tij mė besnikė, Mark Milanin e Babun Celin, i zgjodhi nga malet e Dukagjinit.

    Fenomeni vėrtet negativ i gjakmarrjes nuk mund tė frenohet nė mėnyrėn si e trajtoni ju, pa dhėnė asnjė opsion konkret.

    Ju, zoti Tozaj, duhet tė keni atė kurajo qytetare tė pranoni se ai qė duhet tė operojė pėr ndalimin ose minimizimin e kėtij fenomeni ėshtė shteti. Kanuni vėrtet ėshtė arkaik, por nuk mund tė mohoni se pėr kohėn kur ai u hartua nga “maloku” Lekė Dukagjini, ishte njė kushtetutė e vėrtetė dhe tepėr e lakmueshme nga shtetet apo kombėsitė mė tė zhvilluara tė kohės. Ai duhet ruajtur si njė “relike” tepėr e ēmuar pėr brezat.

    Nuk duhet harruar se, ai qė e kodifikoi kanunin ishte kleriku, studiuesi dhe historiani patriot, At Shtjefėn Gjeēovi. Por, ēuditėrisht, patologjia juaj e urrejtjes ndaj klerit katolik nuk njeh kufi. Vlen t’ju kujtojmė (jo se ju nuk e dini), se duke filluar qė nga Marin Barleti, Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani, Kazazi e deri tek Fishta, Doēi, Gjeēovi e Mjeda, tė gjithė ishin klerikė katolikė. Ju siguroj se po tė mos ishin kėta “apostuj” tė fesė dhe tė shqiptarizmit, ju jugorėt do tė shkruanit me ciriliket greke dhe ne tė veriut me hieroglifet arabe. Ndaj ju rekomandojmė qė romanin tuaj tė turpshėm “Turpi” ta dėrgoni atje ku turpi ka folenė, sepse nė malėsinė e veriut kanė folenė nderi, burrėria, urtėsia dhe besa.

Mark Bregu

 

Artistit qė i shpėtoi vdekjes

Lotėt rrjedhin pa pushim nė faqet e rrudhura dhe nė fytyrat e njerėzve tė vuajtur pėr 50 vjet me radhė nė burgjet dhe kampet e shfarosjesw, me hekura tė lidhura nė duar e nė kėmbė dhe nė torturat mė ēnjerėzore. Tė tilla ishin burgjet me hekura e biruca ku u torturuan pėr vite me radhė njerėz tė pafajshėm nga diktatura komuniste. Tė tilla kanė qenė kampet e punės ku njerėzit vdiqėn nė baltėn e kanaleve nė kampet e shfarosjes si nė atė tė Tepelenės. Janė me qindra qė e pėsuan kėtė fat ēnjerėzor, bile janė vėrtetuar edhe raste tė varrosjes pėr sė gjalli, veprime qė janė kryer vetėm nė kampet naziste kundėr hebrenjve. U zhdukėn kėta njerėz dhe shumicės prej tyre nuk u dihet as sot varri. Kėta vuajtje kanė mbetur tė paharruara nė kujtesėn e popullit dhe jo vetėm tė atyre qė e pėsuan nė tė afėrmit e tyre.

    Me ardhjen e demokracisė, ata qė i mbijetuan vuajtjes u bėnė dėshmitarėt e gjallė tė kėtyre tragjedive qė brezat e ardhshėm tė vlerėsojnė tė kaluarėn dhe tė ēmojnė vlerat e demokracisė. Shpesh kėto ngjarje u bėnė subjekte pėr vepra arti pėrmes tė cilave artistėt tė pėrjetojnė historinė tonė tė dhimbshme. I tillė ėshtė edhe artisti i shquar i kinematografisė, Timo Flloko, i cili nė filmin “Vdekja e kalit” ka realizuar njė pjesė tė dhimbshme tė historisė sė popullit tonė. Nė kėtė film ne arrijmė tė shohim me trishtim ato qė kemi pėrjetuar nė tė kaluarėn e afėrme. Ky film, me lojėn e shkėlqyer tė kėtij artisti na risjell edhe njėherė pikėrisht kėtė tė kaluar dhe ditėt e zeza qė pėrjetuam nė diktaturėn komuniste. Me kėtė, ky artist u bė dėshmitar i gjallė i sė kaluarės si dhe njė avokat i tė gjithė atyre qė pėsuan kėto tragjedi. Vlera e kėtij filmi qėndron edhe nė faktin se ai dokumentoi artistikisht ngjarjet mė tė trishtueshme tė popullit tonė e veēanėrisht atyre qė u persekutuan. Shkas pėr tė shkruar kėtė shkrim u bė njė ngjarje e hidhur qė i ndodhi kėtij artisti, pikėrisht aksidenti qė pėsoi ky dhe regjisorja e shquar, znj.Vera Grabocka. E pėrjetuam me dhimbje kėtė ngjarje gjithė populli ynė, dashamir i artit tė tij, por mė thellė e pėrjetuam ne qė u persekutuam 50 vjet dhe qė ky artist u bė zėdhėnėsi ynė nė botėn e artit kinematografik.

    Falė Zotit kjo ngjarje pas dhimbjes qė shkaktoi pati njė fund tė mirė. Zoti Timo Fllok pėrsėri do tė dėshmojė para historisė me artin e tij, pėr ne, pėr gjithė njerėzit artdashės dhe pėr historinė tonė tė re.

    Pėr kėtė, nė emėr tė tė gjithė tė pėrndjekurve i uroj kėtij artisti jetė tė gjatė e krijimtari tė suksesshme dhe pėrmes gazetės “Shqipėria Etnike” ju sigurojmė se do tė jemi pėrherė pranė jush, pranė veprave tuaja artistike tė ēmuara. Pranoni z.Timo urimet mė tė mira pėr ju.

Shan Sokoli

 

Frederik Rreshpja: Poeti i kalibrit evropian

Kėto ditė doli nė qarkullim “Vetmi-a” poetike e poetit mė tė mirė lirik shqiptar kėto 70 vjetėt e fundit. Librin “Vetmi-a” e botoi Shtėpia Botuese Modaur. Nė kėtė libėr pėrfshihen poezi, ku 80% tė tyre janė krijime tė reja tė autorit. Frederik Rreshpja ėshtė shkollė mė vete e artit tė fjalės poetike. Nė vend tė parathėnies do tė lexoni mendime nga kritika evropiane dhe kolegė, bashkėmoshatarė tė tij tė letėrsisė. Gjithashtu shkrimin psiko-analizė tė botuesit dhe shkrimtarit Alfred Ziu.

(Pėrgatiti Fatime Kulli)

 

... vepra e Frederik Rreshpes ėshtė poezi e dorės sė parė tė kalibrit evropian.

Joans Joakin Lanch (Gjermani)

... qė nė rininė e tij, Rreshpja ka qenė njė poet tronditės

Robert Elsie (poet, Francė)

... poezia e Frederikut mua si njohės i letėrsisė shqipe mė ėshtė dukur poezi e kalibrit tė madh vėrtet.

Hoze Rivjera (poet kritik, Spanjė)

... ėshtė njė poezi tronditėse dhe me njė mjeshtėri qė ne amerikanėve na mungon

Henri Izrael (botues, SHBA)

... do tė kisha dashur qė Frederiku tė ishte rus ose unė shqiptar, pasi jam shumė i dashuruar me poezinė e tij jashtėzakonisht inteligjente dhe e ndjeshme. Ne kemi Pushkinin, Eseninin dhe shqiptarėt duhet tė jenė krenarė qė kanė njė poet tė tillė

Ivanov (kritik, Rusi)

... u trondita nga ky njeri qė pėrmban njė gjenialitet ballkanik qė ėshtė vendi i lindjes sė artit

Leo d’Rua (kritik, Francė)

... Frederik Rreshpja ėshtė ndėr poetėt mė tė mirė tė Shqipėrisė dhe mėnyra e tė shkruarit tė tij impulsive dhe spontante tė kujton Moxartin

Ismail Kadare

... poezia e Frederikut mė ka pėlqyer gjithmonė pėr mjeshtėrinė e veēantė

Dritėro Agolli

... nuk kam parė ndonjėherė njeri mė tė talentuar dhe mė fatkeq se Frederik Rreshpja

Mojkom Zeqo

... Frederik Rreshpja ėshtė njė poet i pazakontė dhe i ēuditshėm, i cili ka vendin e vet ndėr poetėt e gjallė dhe tė vdekur

Ali Aliu

 

Impresione

(Nė vend tė pasthėnies)

Poeti

Lirik

Frederik Rreshpja

    Njė rikthim i pėrjetshėm tek poezia,

do tė thotė rikthim tek nostalgjia e fjalės

    Nuk e di!

... janė luzma e pasionit, vetėdije prej rrėnjėsh apo harbim qė ngėrthen fjala,-vargonj-qė shndėrrohen nė njė fat shkatėrrimtar, nė verbėri, madje nė skllavėri,...

Troket vetmia! Vetmia kthehet nė ndėrgjegje e pėrēarė e vėrteta njė cilėsi trashanike e elementeve riprodhuese tė historisė, njė imazh i shkėlqyer dhe i vdekshėm i hiēit, njė sfidė e pėrkohshme e botės,... dhe, humbja, mbetet refleksion i jetės kombėtare, nevoja e shtetit mbi krijesat me instikt, njė demon hyjnor brenda vetvetes, njė fėmijė pėrbindėsh qė duhet t’i besojė etėrve,... kėshtu, nuk pėrvijohet njeriu poet “adhurues i lidhjes sė shkrimtarėve”, apo njeriu poet pėrpara atdheut si njė rrėfim historik,... ėshtė ndoshta vetėm njė okazion qė vjen pėr t’i kujtuar edhe njėherė “njerėzve seriozė” thėnien e Sokratit: “Martesa ime pėrfshin tė gjithė njerėzimin nė rrugėn e monogamisė”,... fati i tij tragjik ėshtė kadencė e rikrijimit tė poezisė,... ėshtė fati tė cilin ēdo njeri kėrkon ta fshehė,...

I vetmuar ėshtė ai nė mes tė njerėzve, apo ulur nė njė kafene, apo kalon pas xhamave tė librarisė, apo harruar nė njė cep trotuari, ashtu; instikt shpirtėror qė lėviz nė njė sipėrfaqe tė zhveshur,... gjithēka, tragjike dhe qesharake,... herė-herė si njė i tėrė nėpėrmjet veprimeve, herė-herė mė shumė se zhanri ose tipi, herė-herė si njė pėrzierje e iluzionit dhe tė pėrditshmes, herė-herė si njė impresion i cili depėrton nė thelbin e gjėrave, duke lėvruar njė monolog tė brendshėm, herė-herė si njė personifikim qė i drejtohet fantazisė bashkėkrijuese tė “njerėzve seriozė” pėr tė reflektuar ndaj botės sė tyre.

Ē’bėjnė “njerėzit seriozė”!

Ato nuk dinė tė lexojnė! Ato nuk dinė tė qeshin!

O Zot! Kjo botė e ēmendur ėshtė mėsuar me “njerėzit seriozė”... Ata gozhduan krishtin njeri, pėr tė shpallur njėherė e pėrgjithmonė seriozitetin e tyre... Prandaj, nuk mund ndryshe: njerėzit seriozė flasin pėr poetin njėsoj si pėr kurvat...

 

Ndoshta!

... edhe pse e pėrhasim shpesh, ėshtė pėr tė mos thėnė kėtu e pamundur ndoshta tepėr e ēuditshme tė ndeshesh sot njė poet lirik. Nė varfėrinė e njohjes njerėzore pėrgjithsa afron tė qenit lir(i)-ik mbetet nė pafajsinė e fjalės njė pėrlindje mistike. Natyrisht, duke kapėrcyer kuadrin gjuhėsor, mund tė pohojmė se nė hapėsirėn e kėsaj pėrthellėsie na mbetet thjesht tė bėjmė disa qartėsime.

Pikėsėpari, duhet tė kemi parasysh se njė fill lirik ekziston nė vetvete si njė ideal apriori dhe rrezaton njė formė tė kėmbyeshme pėr secilin qė do ta zotėronte. Ndoshta pėr faktin mė tė thjeshtė se sot poeti ka pushuar sė qeni Poet i vetvetes. Njė zėth i tillė, pra njė fill lirik i pėrket tė gjithėve dhe askujt, si tė ishte njė libėr mė vete: pėr tė gjithė she pėr askėnd. Pra, nuk mund ndryshe, brenda kėsaj hapėsire edhe poeti bėhet pjesė e tė gjithėve dhe askujt, sikurse ai nuk moralizon, nuk na mėson dukshėm, poeti dialogon pėr veten nėpėrmjet njė shqetėsimi tė bukur, njėkohėsisht duke ndjerė edhe atė ē’ka ai e parasheh si vetveten e qenies, e cila nuk ėshtė gjė tjetėr veēse fjala qė ēlirohet nga honet e brendshme tė saj, hapet dhe merr njė ngjyrim dhe njė akustikė tė mrekullueshme.

Duket sikur me kėtė parashtrim kemi arritur tė prekim nė mėnyrė shkollareske pėrmasat e tė qenit lirik, vetėm duke e regjistruar atė nė memorien tonė dhe pėr ta pėrdorur sa herė qė tė na nevojitet.

Edhe njė herė, pra, nė kuadrin e kėsaj hapėsire ngėrthehet i njė rendi tė caktuar shpirtėror dhe spektakolar. Si kategori studimi, gjithmonė brenda kėtij rendi, duhet tė dallohet gjithēka nga skemat e formės dhe pėrmbajtjes. Poeti lirik ėshtė njėkohėsisht larg pėrfshirjes si unitet i kėtyre tė dyjave. Njėherėsh, brenda kėsaj hapėsire, poeti lirik mbetet shkrifėrim dhe njė lidhje e paperceptueshme qė vepron brenda ēdo krijimi, njė lidhje kjo qė natyrisht nuk vjen nga pėrjetime tė drejtpėrdrejta me jetėn, por nga njė lidhje e afėrt me mistiken. Si!?

Nė formėn e shkėrmoqjes qė elementeve mistike duke synuar instinktivisht njė spektėr tjetėr tė ngjashėm me jetėn: spektėr i cili dallohet nga njė intensitet lidhėsish i kėtyre elementeve, tė cilat nė njė atmosferė transparente si poezia nuk mbeten mė lidhėsi elementesh por lidhėsi marrėdhėnies. Natyrisht, jo vetėm poezia, ajo qė pėrshfaqet si lirike tashmė pėrbėn pikėrisht kėtė lidhėsi marrėdhėnies, tė cilat vijnė e shndėrrohen, herė pas hershėm, nė ligjėsi. Kėto ligjėsi pėrcaktojnė identitetin dhe, siē theksuam mė sipėr, duke qenė se ėshtė njė prirje apriori gjithēka lirike zhduk nocionet jetė-poezi.

Dhe jo vetėm kaq, ajo qė ėshtė lirike nė vetvete ėshtė njėkohėsisht, pikėrisht ajo ēka ėshtė pėrcaktuar si fat, si porta e vetme nga ku mund tė shpėrthejė gjenia e krijimit: Narēiz i vetvetes duke i zgjeruar kėto pėrmasa nė kufijtė e hyjnores dhe fatit.

 

Ėshtė e vėrtetė!

... fjala-mallkim dhe privilegj, e pamėkatė, qė nga prologu dramatik nė qiell, fjala s’mund tė zgjedhė nga liria.

Atje ku synohet fjala zhduket liria.

Njėlloj lindėn fjala dhe nevoja, dhe me nevojėn e tė mbjellave tė lashtė u flijuan.

Kur lindi sė pari mendimi se u “krijua njeriu” ky ishte vetėm fati i tyre i jashtėm pėr t’u bindur se askush nuk ėshtė dimensioni i njėmendėsisė. Kush krijoi dhe fitoi botėn e tij imagjinare nė fillim u pastrua, u shugurua dhe mė pas u pėrfshi nė ritet e gjithpėrfshirjes.

Kish lindur krimbi i tokės njeri dhe fėmija i qiellit njeri sikurse nė mes tyre kishte lindur fjala:

si njė shumėsi gjėrash njėherėsh,

si njė vepėr poetike mė vete, tė cilėn nuk je i detyruar ta pėrfundosh dhe nuk kėrkon siguri pėr t’u mbajtur mend,

si dėshmi unike e njerėzve idiotė,

dhe dashuria nuk mund tė gozhdohet

nė asnjė pikė tė globit.

Tė gjitha brenda arekologjisė sė fjalės janė, atė qė dikush e quan alegori, tė tjerė zvarriten drejt asaj qė quhet histori. E thjeshtė mbeti e vėrteta shfigurim naiv i Lirisė.

Arsyeja mbetet shpirt pa trashėgimi,

pėrvoja di edhe tė vrasė.

Prangosur si njė pėrrallė e lashtė mbetet magjia e “Mikes sė vjetėr”: njė imazh grotesk pėrballė njė kaosi vigan kundėrshton pėrmasat e liliputit.

Aftėsia pėr tė krijuar fjalėn lindi me dėshirėn pėr tė pėrjetuar Qenien.

Vazhdimėsia i takon tė ardhmes, origjina qė ne spikasim ėshtė gjithmonė fillim: origjina garanton vazhdimėsinė.

 

Brenda kėsaj dinamike a nuk krijon edhe fjala instinktet e saj!?

Duke iu referuar pikėrisht instinkteve tė fjalės (sipas njė konsiderate teorike) supozojmė se ato kultivohen tek gjallesat, sikurse edhe fjala (tashmė si njė gjallesė) nė tė njėjtėn kohė ndėrlikon marrėdhėniet e saj nėpėrmjet njė pėrmbledhje gjithnjė e mė tė qartė nė radhė tė parė si substancė jetėsore, njėkohėsisht edhe si pjesėz me ngarkesa e vlera tė ndryshme semantike. Sipas kėtyre dy marrėdhėnieve, apo sipas kėtyre vlerave fjala sillet nė mėnyrė konservatore duke u pėrpjekur tė rivendosė koncepte nihilistike, madje tė tentojė pėr vendosjen e sinoreve tė vetė Logosit.

Kjo ėshtė e vėrtetė e ēuditshme, sepse na duhet tė kthehemi nė emrion tė fenomenit, tek lindja e fjalės. Lindja e fjalės pėrbėn njėherėsh edhe mos dimensionimin e saj. Si njė shkak i tillė, lindja e saj, nuk pėrbėn tjetėr, veē edhe vdekjen e fjalės.

Prandaj s’mund ta marrim si tė mirėqenė atė qė sot pėrdoret rėndom: “Fjala qėndron nė mish tė vet”. Fjala qėndron si njė kompromis midis lindjes dhe vdekjes ose siē mund tė shprehet ndryshe midis moshės sė saj.

Njėkohėsisht kėtu kemi tė bėjmė edhe me njė proces (mbase) psikologjik. Nė kurm tė fjalės diēka lind dhe vdes pa moshė, brenda njė fushe me rrezonancė tė caktuar veprojnė dy lloj instinktesh me njė pėrbėrje tė pėrbashkėt, duke krijuar njėkohėsisht shpėrzierjen e kėtyre instinkteve deri nė efekte epileptike, produkt ky (duke bėrė njė supozim tė shpejtė dhe apriori) i lėvizjeve tė diktuara nga parandjenjat, si dhe instinkte tė fituara nga vetė fjala.

Pra s’na mbetet tjetėr tė themi veēse fjala lėviz, fjala shkon, fjala largohet, fjala qėndron diku, pastaj zė njė pozicion tė dukshėm, aq sa ne, si njė send kėrkojmė ta mbajmė ndėr duar: nė dialektin e kėsaj lėvizjeje shpėrfaqet njė sentiment i ndrojtur nė pėrtėritjen e pėrbėrėsve nostalgjik, nuk rendet drejt tokės sė premtuar, apo lartėsive tė akullta tė dijes njerėzore, por krijohet njė hapėsirė e ngrohtė dhe e paqme, hapėsirė ku nuk duhet tė ndalemi, por tė ndjejmė... Kėshtu, nė tė njėjtėn kohė, fjala krijon njė raport tė caktuar me hapėsirėn dhe kohėn, duke vendosur njė hendek tė pėrzieshėm me to, dhe njėkohėsisht trazon njėherėsh qetėsinė e pėrjetėsisė. Duke iu referuar etėrve tė metafizikės udha qė ndjek fjala ėshtė udha drejt vetvetes, udhė e cila nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė rrotullim i gjėrave qė ajo arrin tė shohė.

Dialogu i pėrjetshėm qė fjala do tė zhvillonte me vetveten do tė pėrmblidhte nė vetvete njė dyshim tė caktuar i cili nuk do tė kishte lidhje me ekzistencėn se sa me dilemėn se ajo vetė lind e vdekur nga pena e poetit, apo ajo lind dhe vdes nė ndėrgjegjen e lexuesit. Sepse, brenda njė prurje origjinale nė njė integrim magjik nė rrėnjėt e saj shpėrzihen, simbolika, (bukuria nuk mbetet nė pushtetin suprem tė konsumit por nė dinjitetin e fjalės,...) Struktura kohore, (njė frymėzim i abstraguar nė vizionin e pafundėsisė qė mohon kohėn e njerėzve tė vdekshėm,...) Arsyeja poetike, (perceptim nė njė moment ndėrgjegjėsimi, madje nė njė moment negativ ndėrgjegjėsimi i cili do tė vinte nė dyshim atė ēka shpesh ndjenja bėhet mike e arsyes,...)

 

Sė fundmi, ēfarė do tė pėrlindej njėkohėsisht nga ēka thamė gjithėmėsipėr? Ankth! Anipse ka mbetur pak vend dhe pakėz kohė pėr poezinė. Pėr tė pėrngjizur edhe njėherė rilindjen, zgjimin, pėrndezjen, atė ē’ka nis si njė lėvizje, tė ēapitet fshehtas, tė frytėsohet nė sinoret e frytėsimit, drejtpėrdrejt, duke ndryshuar perspektivat e kohės si njė pėrshfaqje (semantike dhe konceptuale), duke arritur njėkohėsisht tė depėrtojė drejt pėrsosjes sė qenies, - ajo - fjala nė kėtillėsinė e saj arrin drejt pafundėsisė, drejt lirisė: Qenia bėhet e vėrtetė dhe fjala shenjt.

Alfred Ziu

Shkrimtar, botues “Medaur”