koka

nr. 79 / 2 gusht 2005

alukit

 

Cili ėshtė roli i deputetit...

Mė parė se tė jap njė mendim timin personal pėr rolin dhe detyrėn e deputetit, do tė bėj njė parantezė tė huazuar nga njė dijetar i madh gjerman emri i tė cilit nuk po mė kujtohet, por qė shprehet afėrsisht kėshtu: “Nuk mund tė kėrkosh moral tek ai popull i cili nuk ka plotėsuar kushtet minimale tė jetesės”. Jam i mendimit se nė dritėn e kėtij kėndvėshtrimi duhen gjykuar edhe kandidatėt e tė gjitha forcave politike gjatė kėsaj periudhe tė tejzgjatur tė kėtij tranzicioni tė ēuditshėm shqiptar.

Shqipėria, e dalė nga postkomunizmi, me njė standard jetese nga mė tė ulėtit nė Europė dhe nė botė, e veshur me “kostumin” e konformizmit dhe e mbathur me “opingat” e hajdutėrisė kolektive, me barkun qė ushqehej vetėm me margarinėn e “tolloni” (pa asnjė “lubrifikant” tjetėr), u bė vatra mė e ngrohtė pėr ngrohjen e “vezėve” tė korrupsionit, krimit, hajdutėrisė, trafikimit, drogės dhe prostitucionit. Nė kėto kushte dhe nė kėtė “klimė” pa dyshim qė ishte tepėr i vėshtirė seleksionimi i elementit pėrfaqėsues nė tribunėn e atij institucioni qė do tė bėnte ligjet dhe do tė projektonte tė ardhmen e kėtij populli. Konkurenca pėr tė dalė deputet i njė force politike u bė e ashpėr pėr vetė faktin se tė qenit deputet ishte vėrtet njė luks dhe njė privilegj qė tė siguronte pėrfitime nė tendera dhe nė shumė aspekte tė tjera me pėrfitim material, pa llogaritur rrogat marramendėse tė deputetėve, krahasuar kėto me rrogat e ulėta dhe pensionet qesharake tė atyre qė lanė me djersė dhe gjak ēdo pėllėmbė tė kėsaj toke! Deputetėt pėrfaqėsues vinin nga shtresa tė ndryshme tė shoqėrisė, por qė kishin njė “emėrues tė pėrbashkėt” qė quhet interesi material. Ky element (interesi material) bashkonte ekstremet e dy kaheve tė politikės nga e majta nė tė djathtė. Ata qė pėrfaqėsonin spektrin e majtė tė politikės dhe qė vinin nga shtresat tranzicionalisht “tė uritura”, u kėnaqėn kur ranė nė “kullotė”, ndėrsa ata tė cilėt gjatė sistemit totalitar kishin humbur gjithēka (pėrveē pėrbuzjes dhe urrejtjes klasore) tani filluan tė gjenin veten duke u bashkuar me varfanjakėt dhe kėshtu krijuan njė klasė tė “uriturish” qė e “kafshuan” tė mjerėn Shqipėri deri nė kockė, duke krijuar kapitalizmin mė pėrbindėsh tė globit tokėsor! Dhe jam i bindur se ky “skenar” do tė aplikohet nė vazhdimėsi deri sa ndėrgjegjja e “plagosur” e kėtij populli tė gjejė “medikamentin” e shėrimit. Deputeti nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė “pėrcjellės” qė lidh “gjeneratorin” me “konsumatorin”, ose parlamentin me elektoratin. Pa dyshim qė nėse ky qė (nė rastin konkret) po e quajmė pėrcjellės, ėshtė i cilėsisė sė mirė, atėherė prodhimi i energjisė sė gjeneratorit do tė vijė tek konsumatori pa humbje... Ēuditėrisht, gjatė kėtyre viteve tė postkomunizmit kemi parė nė Parlament “skena” nga mė qesharaket, me sharje dhe fyerje nga mė tė ulėtat, kemi parė deputetė qė ia kėpusin gjumė gjatė seancave tė parlamentit, kemi parė deputetė qė lexojnė shtypin, tė cilėt na kujtojnė leximin kolektiv tė shtypit gjatė viteve qė lamė pas. Sigurisht qė kėto veprime (tė pa kontrolluara) nuk i shpėtojnė syrit tė telespektatorit, i cili i ndjek nė ekranin e televizorit dhe ndjen “kėnaqėsinė” e njė shfaqjeje estrade, saqė tashmė ėshtė bėrė proverbiale shprehja: “Mos na bėni humor si nė parlament”, ose “Mbylleni televizorin se po na keqedukon fėmijėt”, nga batutat banale tė deputetėve gjatė replikave! Jam i mendimit se ia vlen t’u kujtojmė deputetėve shkodranė tė parlamentit tė ardhshėm, (tė cilėt besoj se do tė jenė mė seriozė dhe mė cilėsorė se paraardhėsit e tyre), se ish-deputeti i parlamentit tė viteve 1921-1924, Luigj Gurakuqi, ishte pėrfaqėsuesi mė i denjė i qytetarisė shkodrane dhe shembulli dhe simboli mė i shkėlqyer i ndershmėrisė, aftėsisė dhe qėndresės.

Dhe, natyrshėm na vjen pyetja: “A kemi parė ndonjė tė ngjashėm me kėtė burrė tė madh tė Shkodrės dhe tė mbarė kombit, gjatė kėtyre viteve tė pluralizmit?” Jo! E pra, Luigj Gurakuqi ishte djalė i tregtari, madje dhe beqar. Ai u privua nga ēdo gėzim dhe kėnaqėsi qė tė sjell “pranvera” e rinisė, pėr t’i sjellė pranverėn Shkodrės dhe mbarė Shqipėrisė. I bėj thirrje (pėrmes kėtij shkrimi) parlamentit tė ardhshėm shqiptar dhe Presidentit tė Republikės, qė nė hyrjen e Parlamentit tė vendoset busti ose shtatorja e kėtij vigani qė nderon mbarė kombin. Tė kėtij “shėn Franēesku” qė u vra me bark tė pangopur dhe me ēorape tė grisur. Ky “simbol” duhet tė jetė pasqyra ku ēdo deputet tė shohė “rrudhat” e shpirtit tė tij dhe t’i fshijė ato me kthjelltėsinė e shpirtit tė martirit tė kombit Luigj Gurakuqi.

“Pa idealistė kurrė nuk mund tė ndėrtojmė shtet!” (M.B.)

Le tė jetė ky shkrim modest njė “mesazh” tepėr dashamirės pėr tė gjithė vėllezėrit dhe motrat deputete qė do tė pėrfaqėsojnė Shkodrėn nė parlamentin e ardhshėm.

Mark Bregu

 

Spastrim i radhėve tė PD-sė

Ne mbledhjen é fundit te Kryesis se Partis Demokratike te Shqiperis ne Tirane me daten 25 Korrik, 2005, u be é ditur se Parita Demokratike do te filloje fushaten é spastrimit te rradheve te saj nga element qe kundershtojen dhe nuk perekrahin programin é Pds.

Tashme dihet se brenda PDs existojen fraksione qe jane kundershtar te Berishes dhe programit te tije. Kjo eshte par qe kur vet Berisha largoje nga puna deputetet qe nuk ishin ne perkrahje te programit te tij, si dhe disa Kryetar te Parive te Rretheve. Keta deputet te cilet Berisha nuk i lejoj te kandidonin per zgjedhjet é Korrikut 2005,  ishin Gjovalin Bzheta, i cili é thirri Berishen shoku Enver, Vini Minaroli, Uran Butka, Azgan Haklaj, Pellum Berisha, Shaban Memia dhe Emin Gjana

Keta deputet ishin ata qe kur nuk votuan per rizgjedhjen é Berishses si kryetar Partie, ku Berisha thot se nga 750 delegat, 700 votuan per te, d.m.th, Berisha mori 93% te votave. Kundersharet é tije, duke perfshir Uran Butken dhe Gjovalin Bzheten, é akuzuan Berishen se po formonte nje parti autoritare dhe jo-demokratike.

Kundersharet é Berishes brenda PDs kerkuan qe Partia Demokratike te reformohet. Reformatoret kerkuan keto ndryshime:

1. Te vendoset limiti tet vjecar per Kryetarine é Partis Demokratike te Shqiperis sikurse eshte per Kryetaret é Partive te Retheve.

2. Te lejohet pa reprezalje fryma kritike brenda Partis.

3. Partia Demokratike duhet te perkrahin te Persekutuarit Politike dhe te luftojne per kthimin é pasuris se tyre opo te kompensimit te plot te tyre.

4. Te njefet fakti qe Partia Demokratike ka ne bazen é vet te Persekutuarit Politik.

5. Te hiqet nga fuqia ligji 7501, i cili eshte aprovuar nga Berisha, ligj i cili nuk lejon te Persekutuar Politike te kerkojne token dhe pasurin é tyre.

6. Partia Demokratike duhet te mbaj zgjidhje brenda partiake per kandidatet per deputet dhe te mos ket emrime

7. Te gjith votuesit te paisen me “Krtet é Votimit” 

8. Listat é votuesve te publikohen tre muaj para votimeve dhe tu shperndahen te gjitha Partive politike, pa mar parasysh madhsin é ketyre partive.

9. Te mos mbahen diskutime dhe negociime te mshefta me Partit é majta, ne menyr te vecat me PS.

10. Komisionet Zgjedhore te Zonave dohet te perbehen nga anatr te te gjitha partive é jo vetem nga anatr te te dy partive te medha, PDs dhe PS.

11. Shqipetaret é Diaspores, qe perben rreth 1/3 se popullsis Shqipetare, duhet te lejohen te votojn ne Ambasadat é shteteve perkatėse.

12. Tu jepet kohe ne midia edhe partive te vogla.

Jo vetem qe Berisha nuk i mori parasysh keto pika, por ai i akuzoje reformatoret se ata ishim perkrahes indirek te LZHKs, Levizjes per Zhvillim Kombetar, krahi me konservative ne Shqiperi, dhe se ai do te spastrojen Partin Demokratike nga keto element “anti demokratik”. Ai akozoje disa  prej ketyre kundershatreve si bashkpuntor te Parits Socialiste dhe te Shikut. Ai tha se kryetari i ri Shikut, qe parashikohet te jet Shemzi Preci, ai qe ekzekutoje Pllumb Pllumbaj me 16 Qershor 1990, do te bej nje rishikim  te gjitha dosjeve qe Shiku ka hapur ne kohen é Nanos.

Fjalet me te ashperta ishin rezervuar per LZHKen é Nju Jorkut, ku zt. Bode akizoje kryesin é kesaj dege si agjent te Nanos qe kerkojen distabilizimine é Shqiperis. Ai duket se qedhimisht é tha kete  qe te fitojen simaptine é bosit tij, Berisha, sepse ai é dine mire qe  LZHKja eshte é perber kryesisht nga familjet me te persekuruara dhe patriotike te shqiperis, por qe é kundershtojen Berishen, por jo PD-nė.

Pervec kesaj, treshja besnike é Berishes, Ridvan Bode, Sekretari i Pergjithshem, Bamir Topi, Nenkryetar i Partis Demokratike te Shqiperis, dhe dhe Jozefina Topalli, nen-kryetare é Paris Demokratike te Shqiperis,  kerkuan qe Kryetaret é Partive te Retheve te paraqesin para Kryesis se partis Demokratike te Shqiperis listat é Aktivisteve, Propagandisteve, Kshidhetareve, Zedhenseve, Kordinatoreve, Financireve, Sekretareve, dhe nen-Kryetareve qe Kryesia te ket mundesi te verifikojne punen dhe qendrimin é ketyre personave dhe mendej te marrin “qendrimin perkates” ndaj tyre.

Deputetet qe folen ne menyrė anonime than se kjo treshe me Berishen ne krye, é kan uzupuar fryme demokratike bernda partis dhe se ky eshte vetem fillimi i nje lufte per spastrim politik brenda Partis Demokratike qe do te rezultojne ne persekutimin é personave qe deshohen si anti-Berishjan.

Stafi i Gazetes

Berisha: Do arrestoj gjithė bosėt e mafias

“Objektivi im, ėshtė anėtarėsimi i Shqipėrisė pas pesė vjetėsh nė Baskimit Europian”,-

deklaron pėr tė pėrjavshmen gjermane “Der Spiegel”, Kryetari i PD dhe kandidati pėr Kryeministėr i Shqipėrisė, Sali Berisha

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare 2005, Sali Berisha, planifikon te ule korrupsionin nė nivel tė pranueshėm, tė arrestojė tė gjithė bosėt e mafias dhe mendon se pėr momentin krijimi i shtetit tė mėvetshėm kosovar ėshtė zgjidhja mė e mirė. Pėrmbledhje nga njė interviste dhėnė sė pėrjavshmes gjermane, Der Spiegel. (18.07.)

"Nė vitin 1997 dhashė dorėheqjen, sepse toleruam sistemin e priamidave, qė i joshte njerzit me interesa tė larta dhe se shumica e njerzve besonin, qe qeveria ime kish qenė pasuruar me to. Sot ėshtė dėshmuar qė asnjė funksionar i lartė i Partisė Demokratike nuk ka qenė i involvuar nė kėto biznese,"- deklaron Berisha ne numrin e sotėm tė revistės Der Spiegel. Fituesi i zgjedhjeve parlamentare tė 3 Korrikut zotohet, se brenda dy- tre vjetėsh do ta ulė korrupsionin nė njė "nivel tė pranueshėm".

Ai thotė se nuk ka ndėr mbend tė arrestojė kryeministrin aktual dhe njėkohėsisht liderin e Partisė Socialiste, Fatos Nanon: "Nuk lė pėrshtypje tė mirė, kur arreston udhėheqėsin e ardhshėm tė opozitės, megjithėse Nano mezi sa s’pret tė marrė rolin e martirit." Berisha thotė, se ka nder mend t’i arrestojė tė gjithė bosėt e mafias, pavarėsisht se sa i lartė do tė jetė ēmimi: "Unė do ta paguaj atė,"- premton kryetari i Partisė Demokratike.

Objektivi im ėshtė antarėsimi i Shqipėrisė nė Bashkimin Europian pas pesė vjetėsh, ka deklaruar Berisha. Lidhur me njė bashkim tė mundshėm me Kosovėn, pretendi shqiptar pėr kryeministėr thotė: "Deri nė fillim tė viteve 80-tė bashkimi ka qenė synimi i madh i tė gjithė shqiptarėve. Ndėrkohė kanė ndryshuar kushtet si nė Tiranė, ashtu dhe nė Prishtinė. Besoj, se bashkatdhetarėt tanė atje preferojnė tė kenė shtetin e vet. Pėr momentin kjo ėshtė edhe zgjidhja mė e mirė,"- pėrfundon Sali Berisha, nė intervistė me revistėn e pėrjavshme gjermane, Der SPIEGEL.

Anila Shuka

“Kadareja dhe fjala shqipe”: FIGURINAT E FILDISHIT NĖ DHOMĖN E GJUETARIT TĖ ELEFANTĖVE
Nga Migjen Kelmendi
Jun 20, 2005, 20:34

Kėto ditė u publike nji fjalor ku pėrmbledhen fjalėt gege nė veprat e Kadaresė. Kėte publikim e nėnshkruen si pėrpilues Gjovalin Shkurtaj dhe Tefik Ēaushi.

Tridhetė vjet ma vonė nga viti 1972 dhe Kongresi i Drejtshkrimit, jo nga ndėrgjegja, po tė nxitun nga argumentet qė bombardojnė ndėrgjegjėn e tė dyve, argumente qė flasin dhe dėshmojnė pėr nji veprim shumė barbar nė vitin 1972 nė Shqipni, me tė cilin vendoset me u vra nji pjesė e madhe e asaj qė e quejmė Gjuha Shqipe, nji pjesė vitale e saj – Gegnishtja, Shkurtaj, Ēaushi dhe Kadare vendosin me dalė me nji dorė fjalėsh gege nė publik. Sado i vonuem, historikisht i vonuem, ky fjalor asht nji dėshmi e tillė qė meriton vemendjen tonė dhe na kthen te fillimi i tregimit pėr pėrpjekjet glotofage ndaj Gegnishtes, qė kishte kultura zyrtare nė Shqipninė komuniste. Kadare, si dihet, ishte pajtue dhe e kishte nėnshkrue dokumentin me tė cilin jo vetėm caktohet Standardi dhe Gjuha Zyrtare, por edhe heshtazi luftohet e shurdhohet publikisht nji gjuhė, e qė prej se dijmė pėr vete i kemi thanė - Gegnisht. Pėr me e kuptue ma mirė se ēka kanė ba ata “linguistat e vitit ‘72”, dhe tue qenė nji vend qė jeton me metafora dhe vetėm me metafora mundet me e nxanė jetėn, le ta kuptojmė Gjuhėn Shqipe si gjuhė me dy trungje: Tosknisht dhe Gegnisht. Kėta linguista, njisoj si Talibanėt me pėrmendoren e Budės n’Afganistan, pėr arsye krejtėsisht ideologjike e politike, kishin vendosė me e pre trungun e Gegnishtes, qė ishte ma i madh e me kunorė ma tė madhe, e me i ba vend pemės sė Tosknishtes, tue e shpallė nji pjesė tė Gjuhės Shqipe dominante mbi pjesėn tjetėr tė saj. Percepcioni metaforik i autorėve tė kėtij barbarizmi u thotė se ajo gjuhė, Gegnishtja, asht e dekun. Nuk egziston ma. Dhe, kėte e dijnė mirė ata, sepse janė vetė ata qė metaforikisht e kanė vra. E kanė vra me gjyq. Kanė marrė pjesė dhe e kanė nėnshkrue aktakuzėn. Me gjyq historik gjuhe. Meritueshėm. Ka qenė gjuhė anmiku klasor, ka qenė gjuhė Mbreti e Mbretnie, gjuhė tradhtarėsh, gjuhė kleri, gjuhė nacionalistash. Fundja gjuhė qė nė ate pėrplasje historike gjuhėsh kishte humb luftėn. Mirėpo, kėta vetė edhe s’janė pa shpirt. Jo se nuk e kanė dashtė ate gjuhė. Po. E kanė dashtė. Nė pėrgjithėsi, edhe Shkurtaj edhe Ēaushi edhe Kadare i donė gjuhėt, sepse janė njerėz tė civilizuem. Mirėpo, kjo gjuhė, Gegnishtja, ka pas tradhtue. Andaj edhe asht denue. Dhe, qe, mbas tridhetė vjete, nga ai trung, qė simbas percepcionit tė tyne asht i rrxuem pėrtoke, sot, disa prej tyne, Shkurtaj e Ēaushi, i sjellin tė pėrmbledhuna mbrenda nji fjalori do fjalė gege qė i kanė mbledhė nėpėr narracionin e Kadaresė, si dėshmi tė nji civilizimi tė dikurshėm, qė s’egziston ma. Sa thellė tė pavetėdijshėm janė pėr aktin barbar qė kanė ba kėta njerėz. Aq tė pavetėdijshėm sa edhe ēohen e i mbledhin si fletėt nga kunora e trungut tė premė fjalėt gegnisht, tue dashtė me thane se sa tė kujdesshėm janė, se sa zemėrgjanė janė, qe edhe dėshmia - vokabulari gegė i shkrimtarit Kadare – tue mos e kuptue hipokrizinė e aktit tė botimit tė kėtij fjalori. SAFARI LINGUISTIK Kėto fjalė tė hibernueme gegnisht, kėto fletė tė kputta e tė dekuna tė nji trungu tė premė, i pėrjetoj si dėshmi tė pakontestueshme tė nji vandalizmit kulturor ndaj trashėgimisė kulturore shqiptare dhe Gjuhės Shqipe. Po t’i kishin mbledhė kėto fjalė ndonji gjeneratė e re, e cila s’kishte me dijtė gja se ēka ka ndodhė me 1972, kisha me e pėrjetue si nji vetėdijėsim ekologjie gjuhėsore tė kėsaj gjenerate. Por, janė tė dy kėta emna, asht Kadare, qė jo vetėm s’janė koshient ekologjie gjuhe, por edhe kanė marrė pjesė vetė nė shpalljen e diēkaje tė gjallė si tė dekun, dhe sot na sjellin si trofe nga nji Safari Linguistik – do fjalė gege tė hapėrdame nėpėr naracionin kadarean.

Nuk e kuptojnė, njashtu si Safari protagonistėt, se ato fjalė qėndrojnė nė veprėn e Kadaresė si figurinat e fildishit nė dhomėn e gjuetarit tė elefantėve. Mysafirėt e kėsaj letėrsie kadareane nuk e shohin vrasjen qė i paraprinė figurinės prej fildishi nė veprėn e Kadaresė. Shkurtaj dhe Kadare me kėte fjalor na lshojnė nė dorė argumentin kundėr vetvetes. Njashtu si nji vrasės elefantėsh i cili na i lshon nė dorė figurinat e mbarueme prej dhambėve tė shnukun me dana tė elefantit; njisoj si industria e mobilieve na ofron tavolinėn prej mahagoni qindavjeēar, trungut tė sė cilės i kanė hi me sharrė; njashtu si nji flutur e hibernueme na rinė si dėshmi mizorie n’album; njisoj si vrasėsit e fokave foshnje ta japin pėr me e prek butėsinė e lėkurės sė zhvoshkun tė saj, mbasi ja kanė ngul thikėn nė qafė pėr me e mbytė ma shpejt. TĖ SHITUEM UTOPIE Po sa kanė qenė tė vetėdijshėm se kėta autorė tė fjalorit se ēka ka ndodhė dhe kush ka psue nė vitin ’72 nė Kongresin e Drejtshkrimit. Mendoj se kanė qenė tė shituem hiē ma pak se Enver Hoxha me Utopi, me idealizėm. Por, se nuk kanė qenė krejt tė marrė, e dėshmon ky fjalor. Sepse, s’ka qenė dasht me qenė shumė i menēun e me e kuptue se ēfarė akti primitiv, ēfarė akti jocivilizues asht “me e vra” nji gjuhė! Kadare, sa me e pasė ndėrgjegjėn e pastėr si nji nga nėnshkruesit, bile ka nis me i fut kapak fjalė, qė i shkėputke nga trungu i premė e i shembun metaforikisht pėrtoke i Gegnishtes. Fjalė qė i mbledhke nėpėr tokė, njashtu tė shkeluna e tė gjujtuna. Tė shkėrdhyeme e tė pshurruna. Po pse sot? Pse jo para disa vjetėsh? Nėse nė kohėn e Enverit s’ka qenė e mundun, pse nuk u ba kjo punė mbas shembjes sė Komunizmit? Fatkeqėsisht, kjo nuk flet pėr ndėrgjegjen e zgjueme tė kėtyne emnave, por pėr ndėrgjegjen e bombardueme nga faktet qė kanė nis me u botue e me u ba publike pėr vitin 1972: mungesa e lirive tė pėrgjithshme nė Shqipninė e vitit 1972 kur u caktue Standardi shqip dhe, sidomos, debakli qė ka pėsue Standardi 72 nė Kosovė. Nuk na prune kėte fjalor si nji akt mirėkuptimi ndaj nji gjuhe kėta njerėz. Por, Kosova asht nji argument shumė i madh i dėshtimit. S’ki ku me e mshef. S’ka tepih nėn tė cilin i nxen 2 milionė njerėz. S’ka tavan me e gjuejt pėr mos u pa. Kosova po shihet. Po shihet prej avioni. Kosova asht corpus delicti i kėtyne nėnshkruesve tė vitit 1972. U munduen 30 vjet me ja pėrshtatė realitetin gjuhėsor shqiptar nji dore vendimesh tė nji dore njerėzish mbrenda nji Kongresi, tue e pre e gjymtue e vivisektue trupin e Gjuhės Shqipe pėr me ja pėrshtatė nji kallupi tė paracaktuem. Por, nuk eci. 30 vjet ma vonė – Kosova po belbon nė Standard. Nuk din as me e folė as me e shkrue. Dhe kur u bindėn se qenka e zorshme me e zhdukė prej faqes sė dheut nji gjuhė, ata nisėn me ju bashkue. Me e kujtue. Me e marrė me tė mire. Me e limue. Prandaj ky fjalor, si dėshmi e ndėrgjegjės sė papastėr. Qe na i kena pasė pėrdorė do fjalė. Nuk asht e vėrtetė se e kena pasė vra krejt! E kena pasė vra veē pak! Pėr fatkeqėsi tė atyne nėnshkruesve e linguistave, e pėr fat tė Gjuhės Shqipe dhe Kulturės sė saj, Gegnishtja nuk ka dekė. Gjuha pandehet e dekun vetėm kur vdes edhe i fundit njeri nė rruzull qė e flet. Sot, Gegnishtja asht gjuha e jetės e jo ma pak se 4 milionė njerėzve. Ata jetojnė nė kėte gjuhė. Ata e flasin kėte gjuhė dhe e belbojnė Standardin. Dhe ky asht fakt. Fakt qė nuk mundet me u mposhtė edhe me 500 kadarea. Nga ky shkak Kadare, Shkurtaj dhe Ēaushi na e kujtojnė se kanė ndihmue me mbetė gjallė pakėz kjo gjuhė. Sepse, Gegnishtja u tregue e fortė, e pazhdukshme, e gjallė. Prandaj – paqe me Gegnishten. Qe fjalori me fjalė. Gegnishtja dhe fjalėt e saj tė hibernueme mbrenda naracionit kadarean, i japin nji ndriēim tė tjetėrt dhe tė panjoftun kėsaj vepre. Kjo vepėr papritmas e fiton edhe dimensionin e nji albumi me fjalė t’hibernueme tė nji gjuhe tė vrame, nė egzekutimin metaforik tė sė cilės kishte marr pjesė edhe vetė autori. Une jo se nuk i kam hetue, dikur kur e lexojsha kėte shkrimtar. Kėto fjalė vetėmsa ma kanė kujtue gjithmonė se ēfarė akti barbar i asht ba kėsaj Kulture e Gjuhe tue e shurdhue kėte idiomė. Po, Shqipnia, si e kam thanė shumė here, asht nji tregim qė bahet se kallxue ta ka ndonji i ēmendun!

Kur do tė kthehet liria e vėrtetė nė Shqipėr, qė tė jetojmė tė qetė nė kėtė vend

Shumė familje shqiptare jetojnė tė ndara nė kėto vite nga emigrimi qė u bė i vetmi mjet jetese dhe mbrojtjeje nė kohėt e vėshtira pas vitit ’97 nė Shqipėrinė e trazuar, tė frikshme, ku jeta u bė gjėja mė e lirė. Tė tillė hall pati edhe familja e Zef Ndoc Vokrrit nga Hajmeli i Shkodrės. Kjo familje e ndershme nga fisi i persekutuar Vokrri, ka provuar pushkatime, burgosje dhe internim. U pushkatua pa gjyq nga komunistėt Kolė Vokrri, u burgos babai i Zefit, Ndoci dhe Zefi me familje u internua deri nė vitet ’90. Kėtyre vuajtjeve iu shtuan dhe ngjarje tė rėnda siē i ndodhi kėsaj familje nė vitin e zi 1997. Banda social-komuniste vėnė njė gjobė tė madhe qė tė tėrhiqej nga detyra i zgjedhur i popullit kryetari demokrat i Komunės Hajmel xhaxhai i Pjerin Zef Vokrrit, ose ndryshe jeta e tij do tė diskutohej. Ishte Pjerini me njerėzit e vet qė organizuan mbrojtjen e familjes Vokrri deri kur banditėt u tėrhoqėn me turp pas 1 muaji presion. Po nė vitet ’97-’98 ndaj babait tė Pjerinit, Zefit, nė ditėt e votimit u ushtrua dhunė nga segmente tė lidhura me pushtetin, qė tė votonte kundėr dėshirės sė tij. E, nė kėto kushte Pjerini i ri nė moshė, djalė i vetėm i familjes u detyrua tė emigrojė nė kushte tė vėshtira duke vėnė jetėn nė rrezik qė tė mos shuhej familja e lodhur nga persekutimi. Pas njė udhėtimi tė rrezikshėm me skaf ai shkoi nė Itali. U soll rrugėve i rraskapitur e i uritur deri sa tė afėrm tė tij mblodhėn para dhe e dėrguan nė Francė (Marsejė), te motra e tij Elda qė jeton me burrin e saj Andrean legalisht. Kėsaj familjeje nuk iu shmangėn tė kėqijat as kėto ditė, si mė datėn 25.02.2005, kur u hodh nė erė makina e Kryetarit tė Komunės nga persona tė panjohur, armiq tė kėsaj familjeje. Kthimi tij nė Shqipėri i rrezikon jetėn, ku policia dhe shteti janė tė paaftė ta mbrojnė. Ende pra nuk ėshtė zbardhur akti terrorist kundėr Kryetarit tė Komunės, kushėririt tė tij, Zef Vokrri. Kthimi nė Shqipėri i Pjerin Zef Vokrrit rrezikon seriozisht jetėn e tij. Kėtyre vuajtjeve tė kėsaj familjeje e tė kėtij djali qė ka 5 jet qė s’e ka parė familjen e vet nė Shqipėri, i shtohet dhe meraku i prindėrve pėr ngjarjet qė ndodhėn, qė djali i vetėm tė largohet i frikėsuar. Pėr kėto fjalė qė shkruam dėshmojnė bashkėfshatarėt Mark Bardhoku, Kolė Daija e Jak Vokrri, tė pranishėm nė ngjarjet qė tronditėn opinionin e gjerė e bėnė qė Pjerini tė marrė rrugėt e botės sė lirė.

Zef Nika

 

Velipojė: Islamikėt vendosin tritol

Familja Urita Velipojė Shkodrės, ėshtė ndėr parat pas shembjes Murit Berlinit, sapo Shqipėrinė e vogėl komuniste nisėn lėvizjet e para demokratike, u angazhua veprimtari pėr hapjen e kishave. Komunizmi ishte shumė i egėr. Edhe elemenė terrorizmi islamik u bėnė xhelozė kur shihnin besimtarėt katolikė shkojnė edhe pėrmes shkopinjve gomės kishė, ku edhe priftėrinjtė kishin mbetur pa u pushkatuar, pasi ēonin meshė merreshin nga besimtarė shumtė dhe fshiheshin. Fshiheshin nga Sigurimi i Shtetit kėrkonte t’i vriste. listė pėr t’u vrarė ishin edhe disa katolikė shoqėroheshin me priftėrinjtė. Ndėr ta edhe besimtari katolik Ardian Gjon Urita. Por, pas vitit 1992, pas fitores PD- mbi komunizmin, fitore e cila, vėrtetė i pat zhgėnjyer shqiptarėt e veēanėrisht besimtarėt katolikė, pasi vendi u mbush me xhami e hoxhallarė, me terroristė, madje media ėshtė thėnė se edhe Osama Bin Laden ka jetuar Shqipėri, megjithėse besimi u legalizua, katolikėt vijuan jenė nėn kėrcėnimin e muslimanėve. Ardian Urita, nga presionet dhe duke parė veten rrezikuar me jetė, u detyrua braktisė Shqipėrinė. Por terroristėt islamikė i kėrkojnė vėllait tij, Pashko Gjeto Urita, adresėn e Ardianit. Sipas tyre, ai duhet vritet si antiislamik.

Pra, vėllai i Ardian Uritės ėshtė kėrcėnuar shumė herė, sidomos pas fitores kandidatit demokristian si Kryetar Komune, Dedė Kaēaj, Velipojė, zgjedhjet e pushtetit vendor 12 tetorit 2003.

Pashko Urita kish qenė krah kryetarit demokristian Kaēaj, pėrgjatė fushatės. Kėshtu, 16 qershor 2005, terroristėt i kanė shpėrthyer dyqanin me lėndė plasėse. Gjithashtu, disa ditė parė, pikėrisht 11 korrik, i kanė vėnė tritol makinėn personale oborr shtėpisė. Pas ndezjes makinės dhe shpėrthimit, ai ka arritur dalė falė fatit derėn e shoferit e kishte hapur dhe afėr njė kanal, ku ėshtė hedhur. Sipas policisė Velipojės ka qenė njė sasi prej rreth 100 gr tritoli. Ky fakt u i ditur vetėm para dy ditėsh dhe ėshtė e pakuptueshme pse me kaq vonesė, duke hedhur fillimisht hipoteza nga banalet nga ana e policisė, si: defekt motorik, shpėrthim karburanti etj. Por, ajo ēka ėshtė alarmante ėshtė fakti se terroristėt i kanė ēuar fjalė Pashko Uritės se nėse ai nuk tregon adresėn e vėllait, Ardian Urita do zhduket me gjithė familje.

Albert Vataj

 

 

Metamorfoza e njė lideri

Pėr shtatė orė me radhė, ai qė tė gjithė nėn zė e thėrrasin tashmė kryeministėr, dy ditė pas zgjedhjeve tw 3 korrrikut i kaloi sa nė kafen, apo nė restorantin e Hotel Sheraton nė Tiranė. Takoi tė huaj, njerėz tė medias dhe politikanė, iu pėrgjigj telefonatave dhe dėrgoi mesazhe, si dhe nuk refuzoi gotat me verėn e mirė dhe konjakun e zgjedhur. Nėse nuk ishte pėr shtatin e tij tė lartė, tė gjithė do tė mendonin se njė axhendė e tillė mondane, mund tė pėrballohej vetėm nga Fatos Nano. Por tashmė edhe nė kėtė drejtim, Sali Berisha e ka mundur liderin socialist.

Jo rrallė tashmė ai shihet nė restorante dhe kafeteri, duke shpenzuar kohė dhe orė tė tėra me njerėz tė opinionit publik, ndėrkohė qė media i ka hapur tė tėra dyert e mundshme, atij qė nė vitin 1996 u cilėsua nga Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve si njė nga dhjetė armiqtė e shtypit n botė. Sot, megjithėse marėdhėniet e tij me “Gazetėn Shqiptare” dhe “Top Channel” vazhdojnė tė jenė tė ngrira, fytyra dhe zėri i Sali Berishės vazhdojnė tė jenė tė pranishme edhe nė kėto media. Arsyeja ėshtė e thjeshtė: ai ėshtė rikthyer nė pozicionin e tij tė natyrshėm: atij tė prodhuesit tė lajmeve. 

Po ta pyesin sot, nėse atė ditė shtatori 1997 kur u rikthye zyrtarisht nė karriken e kryetarit tė PD, ai e kishte menduar kaq triumfal rikthimin e tij, pėrgjigja klishe’do tė kishte qėnė “Jo”. Por ata qė e njohin mirė, e dinė se kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Disfatizmi nuk ka qėnė asnjėherė pjesė e karakterit tė Sali Berishės. Njeriu i cili qė nė vitin 1990 tentoi tė merrte postin e ministrit tė shėndetėsisė, nuk ka reshtur angazhimin e tij nė luftėn pėr pushtet. Pushtet qė mendon se e meriton dhe e pėrdor pėr qėllime vizionare.

Mė shumė se kurrė kėtė duhet ta ketė menduar, atė ditė shtatori kur u rikthye nė PD, nė thellėsinė mė tė madhe tė abisit tė dėshtimit tė tij personal. Socialistėt ishin rikthyer nė pushtet, ai kishte dhėnė dorėheqjen si president, pasi kishte dėshtuar si kryetar i shtetit pėr tė ndalur diluvin e madh historik vitit 1997. Nė PD gjeti vetėm dy rojet, Papin dhe Betimin, banjot e prishura nė katin e parė, qė kutėrbonin erė tė rėndė dhe tė kalbur dhe nė arkėn e partisė vetėm 17 dollarė! Solli me vete Genc Pollon, Fatos Bejėn dhe Linda Ihsanin, si dhe hijen e njė mandati presidencial tė papėrfunduar dhe tė pamerituar. Solli me vete shijen e keqe tė 40 ditėve, gjatė tė cilave, ai refuzoi me kokėfortėsi t’i dorėzonte pushtetin socialistėve, megjithėse sovrani kishte folur qartė atė 29 qershor tė vitit 1997. Tė gjithė pėrfolėn fundin e tij. Edhe mediat, qė pritėn me skepticizėm aktin e tij tė prasmė autoritar, rrėmbimin e karrikes sė kryetarit tė PD-sė. Deri edhe “puppy” qė kishte vėnė pėrkohėsisht nė tė, Tritan Shehu, shprehu pakėnaqėsi. Deri edhe hija e tij e pėrjetshme Genc Pollo tentoi t’i zinte vendin. Deri edhe bodigardėt e tij e braktisėn dhe e sabotuan. Tė gjithė prisnin fundin e Doktorit.

Por harruan se Berisha me vete nė PD, kishte sjellė edhe asete tė tjera. Mes tyre, votėn e 27,5% tė shqiptarėve, qė i besuan atij kur u thoshte se rebelimi i kuq, ishte shkaku kryesor i rėnies sė shtetit, qė i besuan atij kur u thoshte se nė 9 mars, kur qeveria iu dorėzua socialistėve, kishte vetėm njė tė vrarė dhe ai quhej Artur Rustemi. Por atėherė Berisha ishte shumė afėr disfatės qė i kishte ndodhur, vizioni i tij historik pėr Shqipėrinė ishte cėnuar sipas tij nga kryengritja e armatosur e Jugut dhe Doktorit nuk i mbetej veēse tė pajtohej me vullnetin e mė tė fortit. Megjithatė ai kurrė nuk besoi se ai ishte vullneti i shumicės dhe koha do ta provonte se ai kishte tė drejtė.

Por nė njė pikė Berisha nuk arriti pėr shumė kohė ta bindte veten: se njerėzit nuk do tė pranonin kurrė qė publikisht dhe gjerėsisht ta rikthenin atė nė pushtet, pas njollave tė errėta dhe tė pashlyeshme nė kostumin e tij presidencial. Nė ēdo rast ai mbetej fajtor pėr linēimin e lirisė sė shtypit, tė asaj politike tė protestės, tė privacisė sė pėrdhunuar nga veshėt dhe dora e gjatė e me thonj tė paprerė tė SHIK-ut. Njerėzve pak u interesonte edhe atėherė si edhe sot, se ēfarė dyshimesh kanė ndėrkombėtarėt pėr lidhjet me botėn islamike, apo ndėrhyrjet e shumta nė punėt e Kosovės dhe Maqedonisė.

Ndonėse ende tė pamėsuar me njė shoqėri liberale dhe aktive, shumica e njerėzve mundėn tė artikulonin tezat pėr njė Shqipėri normale, pėrsa kohė kreu i shtetit shfaqej me petkun e njeriut tė hekurt, autoritar dhe arrogant me pushtetin e tij. Ishte kjo arsyeja qė edhe pse shumė nuk i dhanė votėn, gjithsesi mbėshtetėn atmosferėn liberale qė solli Fatos Nano menjėherė pas ardhjes nė pushtet. Nano me karakterin e tij moskokėēarės, tė shkrythur dhe tė shkathėt, paraqiste nė mėnyrė primitive konceptin e Shqipėrisė normale qė donin tė gjithė. Nė djall rritja ekonomike, nė djall misioni historik, nė djall zėri i plotė, por i ashpėr i tropojanit tė fortė. Nano nuk ishte njė gjeni si menaxher i shtetit, por tė paktėn njerėzit u ndjenė mė tė lirė, megjithėse mė tė varfėr.

 

U deshėn tetė vjet qė shumė prej nesh tė kuptonin se pjesa dėrrmuese e ėndrrės liberale qė propagandonte Nano, nuk ishte veēse njė imazh i fryrė nga mediat dhe opinionbėrėsit, qė kėnaqeshin me njė drekė apo darkė nėn shoqėrinė e kryeministrit. Nga burrat dhe gratė tė cilat Fatosi i merrte pėrqafe dhe i thėrriste nė emėr nė vizitat nė rrethe. Njerėzit donin njė lider normal dhe Nano u dhuroi pa kursim kėtė imazh. Berisha ishte ndėr tė parėt qė e kuptoi falsitetin e modelit tė ri. Ai denoncoi pėrmbajtjen, paaftėsinė, korrupsionin qė nxiti qeverisja rozė. Por harroi sėrish se gjithēka varet nga imazhi. Kokėfortė vazhdoi tė mos pranonte tė ndryshonte asgjė nė atė tė tijin, i bindur se kishte dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė historinė moderne tė Shqipėrisė.

Por vetėm kur edhe bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė si Pollo dhe Shehu e kundėrshtuan atė ashpėr dhe i bėnė thirrje tė largohet, ai me siguri qė duhet tė ketė kuptuar rėndėsinė e situatės dhe zgjedhjen e madhe qė duhet tė bėnte: tė kėnaqej me historinė dhe tė mbetej aty, apo tė ndryshonte dhe tė shpresonte tė rikthimi i ėndėrruar. Historia bėhet nga njerėz tė mėdhenj dhe momente tė vogla. Kjo duket pėrcaktoi edhe strategjinė e mėvonshme tė Doktorit: imazhi duhej ndryshuar.

Kjo nisi nga bashkėpunėtorėt. Pėr tė hequr tisin e kryetarit autoritar, nxitoi tė mbushte vendet e lena bosh nga spastrimi i radhės, me figura tė reja, ndonėse nuk hoqi totalisht dorė nga uniforma e dashnorit tė turmave. Paralelisht me protestat, qė i mblidhnin pak qindra njerėz nė Sheshin Skėnderbej, ai hapi dyert pėr shtypin dhe mediat. Nė fillim vinin pak, ose aspak. Por Berisha nuk hoqi dorė. Dilte dhe fliste pėr gjithēka. Shpesh nuk kish rėndėsi se ēfarė kundėrshtohej, e rėndėsishme ishte tė ishte i pranishėm. Ndėrkohė rinovoi selinė e partisė, e cila mė pas meritoi vėrtet emrin tė quhej Selia Blu. I riktheu imazhin e freskuar dhe tė forcuar. Nė shesh dilnin ende pak njerėz, por para ndėrtesės sė PD, filluan tė shtoheshin hyrje-daljet.

Ngadalė por vazhdimisht nė rritje, edhe tė pėrfaqėsuesve tė komunitetit ndėrkombėtar, shumė prej tė cilėve jo thjesht mendonin, por punonin intensivisht t’i hiqnin atij edhe pushtetin e vetėm qė i kishte mbetur: monopolin e opozitės. Pėr shumė vite me radhė komuniteti ndėrkombėtar besoi se faktori Berisha duhet t’i kalonte historisė. Koha do t’i provonte ata gabim. Keqqeverisja, pėrēarja e sė majtės, por edhe shtimi i besimit tek pėrkrahėsit e opozitės, roli i sė cilės nė opinion publik rritej, bėnė qė nė zgjedhjet lokale tė vitit 2000, Berisha tė pėrgatiste rikthimin qoftė edhe tė pjesshėm nė pushtet. Tirana dhe Durrėsi mbetėn prioritetet e tij kryesore. Tashmė makina e marėdhėnieve publike, kish filluar tė ēante edhe nė zyrėn e Doktorit. Ai e kuptoi se qė tė bėhej i pranueshėm pėr Shqipėrinė normale, duhet tė thyente zemrat e Shqipėrisė sė Mesme.

 

Sot nuk ėshtė momenti pėr tė analizuar nė detaje gabimet e Berishės nė tė shkuarėn, por reagimet e tij ndaj tyre. Teza e hapjes sė partisė qė ai hodhi atė vit, ishte ndoshta jo aq e sinqertė, por sė paku ishte shenjė se Doktori i Tmerrshėm, kish vendosur tė ndėrronte maskėn dhe tė shfaqej ndryshe. Njė vit mė vonė efekti ishte edhe mė i madh, por ishte sėrish forma dhe imazhi kryesisht i sė shkuarės, qė nuk i lanė shumė shqiptarė tė besojnė se votat e tyre nė zgjedhejt e vitit 2001 pėr Berishėn kishin qenė shumicė. Berisha kėmbėngulės vazhdoi luftėn e tij, por me mjete tė tjera.

Plot 500 ditėt e protestės sė pėrditshme, deri kur u ul nė tryezėn e kompromisit me Nanon, u shoqėruan me ndjekjen legale tė procesit tė dhunuar tė votimit. Kur emocionet ikin dhe shpirtrat qetėsohen, janė shifrat qė mbesin. Nė zgjedhjet e vitit 2001 fituan sėrish socialistėt, por Gjykata Kushtetuese vendosi mbi 40 mandate. Opozita gjithsesi zotėroi 55 vende nė parlament, rekord ky nė historinė e re tė opozitave politike nė Shqipėrinė e pas vitit 1990. Dhe nėse dikush mendon se presioni i rrugės nuk pati ndikimin e vet, e ka gabim. Pasi edhe protestat kishin ndryshuar. Ato ishin tė qeta dhe konsistente.

Pas 500 ditėsh socialistėt u thyen dhe Berisha u ul kėmbėkryq nė tryezėn e kompromisit mė tė madh politik nė vend, pas marrėveshjes sė 9 marsit 1997: zgjedhjen e presidentit tė vendit. Por ndėrkohė profili politik i opozitės kishte marrė njė shndėrrim pėrfundimtar drejt parlamentarizmit. Pas marrėveshjes sė tetorit 2001, opozita u kthye nė Kuvend. Menjėherė mė pas u bė pjesė e lojės sė votave. Shkarkimi i kryeprokurorit tė vendit dhe mė pas rrėzimi i qeverisė Meta, pati edhe autorėsinė e parlamentarėve tė Berishės. Duke mos patur numrat e duhur, sėrish ai arriti tė rrėzojė qeverinė e kundėrshtarėve tė tij.

 

Por zgjedhja e Moisiut ishte padyshim kulmi i suksesit tė Berishės. Nė krye tė vendit, katėr vjet pas rrėzimit tė njė Presidenti Demokrat, opozita solli nė presidencė njė njeriun e saj. Por pakkush i vuri rėndėsi qėllimit tė vėrtetė tė Berishės: Ai ishte nė nė kėrkim tė formulės qė do t’i garantonte atij rikthimin nė pushtet, para zgjedhjeve parlamentare. Megjithėse nė kėtė mision, Moisiu e sabotoi jo pak dhe rrallė, opozita imponoi futjen e njerėzve tė saj nė KQZ, Bankėn e Shqipėrisė, Komisionin e Pronave, KKRT, RTSH. Pakkush kujton se zgjedhjes sė presidentit konsensual I parapriu zgjedhja e njė drejtori konsensual tė RTSH, Artur Zheji, I cili ishte I pari qė hapi pa paragjykim tė posaēėm, ekranin shtetėror pėr opozitėn, deri dje tė diabolizuar. Tashmė kishte ardhur ora finale pėr Berishėn. Ata qė e njohin nga afėr e dinė sa vėshtirė e ka ai tė ndryshojė. Por tė gjithė janė dakort se nga koha kur ai nuk lėvizte nga istikami, edhe po ta kishte gabim, ka rrjedhur shumė shumė ujė harrese. Nga dalja e dėshpėruar pėrditė para kamerave nė konferencė shtypi, ai kaloi nė takime tė shpeshta dhe tė gjata me analistė dhe gazetarė tė njohur. Me ta shpenzonte mė shumė kohė sesa me anėtarė tė kryesisė. Ata u kthyen nė kėshilltarėt e tij mė tė mirė. Tek ata priste konfermėn finale pėr veprime tė tijat nė publik, pėr takime me kundėrshtarėt, pėr kafe me Ilir Metėn, apo vizita nė festat e Partisė Socialiste. Pakkush dyshonin se ēfarė vėrtet ndjente Berisha kur takonte me respekt Xhoana Nanon dhe I buzėqeshte bashkėshortit tė saj, por tė gjithė mahniteshin me sforcimin e madh tė Doktorit pėr tė reflektuar pranimin e kėtij modeli social, politik dhe bashkėshortor. Berisha mė nė fund kishte ndryshuar. Socialistėt qeshnin dhe ia quanin vetes edhe kėtė meritė: “E zbutėm dhe Doktorin”. Shpejt do ta kuptonin se pikėrisht kjo zbutje ishte dhe rreziku mė I madh I pushtetit tė tyre. Nė zgjedhjet lokale PD fiton pushtetin local nė shumicėn e qyteteve tė mėdha. PD nuk kaloi dot provėn e Tiranės dhe Durrėsit, por shembi idhuj nė Korēė, Elbasan, Librazhd, Lushnje e Sarandė.

Ky ishte momenti kur Zbutja e Doktorit, u kthye nė makthin e socialistėve, qė pėr dy vjet i provokuan jo rrallė atij pėrpjekje pėr “luftė”. Por Doktori e kishte kuptuar mė nė fund gabimin. Pėrkundėr demonizimit, nė parlament ai u kthye nė njė denoncues permanent tė korrupsionit rozė. Shpesh I konsideruar qesharak nga kundėrshtarėt, kur “shpikte” frazeologji popullore pėr korrupsionin, nga Orizaga tek Klani I Zemunit, nga Andi Keshi tek Duka I Krimit, nga NaēI I zi tek Zonja Mielli. Por ishin kėto togfjalėsha dhe jo imazhet e vjetėruara tė ngjarjeve tė 1997, qė vendosėn fatin e zgjedhjeve tė 3 korrikut.

 

Natyrisht qė Berisha nuk mund tė ndryshojė aq shumė sa shpreson ajo pjesė e moderuar e shoqėrisė qė sė fundmi I besoi votėn. Berisha do tė tentojė tė qeverisė me dorė tė fortė. Ai pranoi se nuk mendon se SHISH duhet tė ketė rol tė dorės sė dytė nė jetėn politike tė vendit dhe personat qė ai ka akuzuar pėr vite me radhė, duhet tė presin pasoja, nga kontrollet tatimore e deri ftesat nė prokurori. Komuniteti ndėrkombėtar do tė ndjekė me skepticizėm aktivitetin e qeverisė Berisha nė politikėn e jashtme, ndėrsa mezi ē‘pret ndonjė gafė tė tij kundėr Edi Ramės, qė do t’i rikthente shpejt stigmėn e autoritarit tė pandreqshėm dhe shdnėrronte kryebashkiakun nė njė hero pa meritė. Biznesi I vogėl, I mesėm por veēanėrisht ai I madh prźt me ankth mbajtjen e premtimeve pėr ulje taksash, por edhe qėndrim luajal prej qeverisė sė re. njerėzit e thjeshtė qė duan njė polici normale, kryqėzojnė gishtat dhe luten qė ai t’I japė fund iluzioneve tė Mėrgatės sė Qyqeve.

Njerėzit urojnė veten qė kėsaj radhe tė mos kenė gabuar rėndshėm duke I besuar ėndrrėn e tyre pėr njė Shqipėri normale, njė karakteri tė paparashikueshėm si Sali Berisha. Tani ai ka nė dorė t’I provojė tė gjithė gabim nė skepticizmin e tyre. Sali Berishės I duhet pėr ca kohė tė heqė dorė nga vizioni I tė parit tė vetes me mision nė histori. Ai duhet t’I tregojė shqiptarėve se ėshtė I aftė tė garantojė dhe realizojė normalitetin. Dhe ndoshta pak mė vonė kur koha, shėndeti dhe perėndia t’I lejojnė qė kur tė mbushė 70 vjeē, tė jetė pjekur, maturuar dhe urtėsuar, tė ketė ndryshuar aq sa tė rimarrė vendin qė dikur me nxitim historia ja la nė dorė 13 vjet mė parė. Shqiptarėt votuan ndryshimin, pasi besuan tek ndryshimi I Berishės. Edhe nėse asgjė nuk ėshtė e vėrtetė, edhe nėse gjithēka ėshtė vetėm imazh, kryeministri I ardhshėm blu duhet tė kuptojė se tashmė ndryshimin vėrtet duhet ta pėrēojė, pėrtej fotove tė Fadil Berishės dhe 130 mijė eurove qė kushtuan vetėm posterat e tij tė vėnė nė gjithė Shqipėrinė. Ndryshimi ndodhi, Berisha u rikthye nė pushtet. Tė shpresojmė qė ėshtė ky, akti I parė I normalizimit tė Shqipėrisė.

 

Emigron pas njė konflikti pėr njė pėllėmbė tokė

Familja Dibra nė qytetin verior tė Shkodrės, nė Shqipėri, ėshtė ndėr mė tė hershmet e kėtij qyteti 2500-vjeēar, me njė shtėpi dykatėshe karakteristike, sipas arkitekturės sė fillimshekullit tė XX, me oborr gjithė lule e pas tij njė sipėrfaqe toke e kthyer nė pemishte.

Njėri nga pinjollėt e kėsaj familjeje ėshtė Ardit Fiqir Dibra, i datėlindjes 27.11.1980, ish-student i Universitetit “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės, qė punonte me kohė tė kufizuar si barist tek “Ulqini” deri nė vitin 2004, njėri nga bar-restorantet e qendrės sė qytetit.

E kishte bėrė zakon qė ēdo ditė nė mėngjes tė dilte nė kopėsht. Nė tokėn pronė tė tij, tė trashėguar gjysh pas gjyshi, i gėzohej pemėve, por dhe mbillte fidanė tė rinj, duke pėrtėrirė traditėn frutikulturore tė tė parėve. Ndėrsa del nė njė nga kėto mėngjese, shpeh qė dikush i ka shtyrė gardhin, duke u futur disa metra nė tokė tė tij, ku dhe kishte hapur themelet. Nuk don t’u besojė syve dhe drejtohet andej. Sheh qė aty po punonin disa punėtore, prej tė cilėve mėson se po hidhnin themelet e njė shtėpie tė re. Ndėrsa bisedonte me ta, vjen me nxitim njė person i quajtur Xhevdet Abdullah Buna, i cili i tregoi se pėr kėtė zotėronte dokumenta tė rregullta, si tapi, leje ndėrtimi etj. Ardit Dibra kėrkon ta sqarojė qytetarin se ai i kishte cėnuar pronėn e tij dhe se pėr kėtė do t’u drejtohej organeve kompetente, e tė ndėrpristepunimet, por Xhevdeti nuk pranon tė vijojė mė tej dialogun, madje nis ta kėrcėnojė, duke i thėnė se “nuk ka lindė ende ai njeri qė tė mė dalė mua pėr para”. Madje largohet duke lėnė tė kuptonte se po shkonte tė merrte ndonjė armė apo diēka tjetėr qė do t’i vinte jetėn nė rrezik Arditit. Kur ai largohet, njėri nga punėtorėt i tregon se Xhevdeti ka paguar shuma tė mėdha pėr tė fallsifikuar ato dokumente dhe se ka lidhje tė fuqishme me njerėz tė pushtetit e tė gjyqėsorit dhe se Arditi, si njeri i ndershėm, do ta kishte tė vėshtirė tė nxirrte nė shesh tė vėrtetėn pa rrezikuar jetėn.

Arditi nuk don t’u besojė syve as veshėve, por nuk zgjat as pesė minuta, kur Xhevdet Abdullah Buna kthehet sėrish, kėsaj radhe duke fshehur diēka nėn njė kėmishė qė mbante nė dorė. Ai madje nis tė trillojė sikur Arditi mė parė e kishte fyer e kėrcėnuar, kėrkonte sherr, i thoshte se ai ishte nga njė fis qė nuk lejonte tė tilla gjėra e plumbit i pėrgjigjej me plumb, ashtu siē e pėrcaktonte edhe Kanuni i maleve nga kishte zbritur. Madje, gjatė njė zėnke ai e goditi Arditin nė ballė me njė send tė fortė duke e gjakosur, kėrcėnuan babain e Arditit, Fiqirinė, i cili nga frika prej kohėsh jeton i fshehur nė shtėpinė e tė afėrmve tė tij. Kėto kėrcėnime vijuan edhe mė pas. Edhe pse Arditi njoftoi shkallė-shkallė organet kompetente, ata s’merrnin asnjė masė e Xhevdeti vazhdonte ta kėrcėnonte Arditin, herė pėrmes telefonit e herė nė rrugė, herė natėn, e herė ditėn, sa Arditi, kur u bind se organet kompetente shqipare nuk vepronin, e ndjeu veten tė rrezikuar me jetėn dhe u detyrua tė emigrojė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku gjendet edhe sot.

Rasti i Ardit Fiqiri Dibrės ėshtė shprehje e korrupsionit nė pallatin e drejtėsisė dhe e mosveprimit tė organeve kompetente pėr tė mbrojtur liritė dhe tė drejtat e njeriut.

Vasel Gilaj

 

Dedė Makaj, viktimė e pafajshme e shtetit tė krimeve

Shqipėria ėshtė shtet frike, shtet krimesh. Edhe Dedė Nikoll Makaj nga Shėnkolli i Lezhės, lindur mė 9 qershor 1966, ėshtė njė ndėr viktimat. I rrjedhur nga njė familje antikomuniste, nuk bėri njė ditė tė qetė nė jetėn e vet. Daja i tij, Ndoc Marash Shkreli ėshtė pushkatuar nė pėrpjekje me forcat komuniste mė 5 shtator 1952, ndėrsa axha, i quajtur Gjok Ded Makaj, ka qenė i dėnuar 101 vjet burg politik. Gjithashtu, djali i axhės i Dedė Makaj, Nikolin Gjok Makaj ėshtė vrarė nė kufi duke ikur mė 1990 dhe kufoma e tij ėshtė gjetur e hedhur nė Lumin Buna gjashtė muaj mė vonė. Vetė Dedė Makaj ka qenė i internuar nga 21 qershori 1985 deri mė 1989, kur edhe nė Shqipėri filluan lėvizjet e para kundėr sistemit diktatorial mė tė pashembullt nė botė.

Edhe pas viteve 1990, bile edhe sot, Dedė Makaj e ka seriozisht jetėn tė kėrcėnuar, jo vetėm si antikomunist, por edhe nga fenomeni i gjakmarrjes, i cili funksionoi pas viteve 1990, duke zgjuar edhe hasmėritė e konfliktet e vjetra. E pra, tė parėt e Dedės kishin njė konflikt tė para vitit 1944, ku sipas Kanunit tė Lekė Dukagjinit, gjaku duhej marrė disafish. Dedė Makaj ka jetuar ilegal, madje edhe i ngujuar, sipas zakonit shqiptar, deri sa gjeti mundėsinė dhe mori rrugėt pa rrugė tė emigracionit tė detyruar, familjarisht. Vrasja e Rrok Makajt, vėllait tė Dedės, mė 13.04.1998, e mbetur ende enigmė ėshtė e saktė se ka si prapavijė ose hakmarrjen politike, ose atė tė gjakmarrjes. Gjithsesi, pushka e hasmit rri ngrehur edhe sot pėr kėtė viktimė tė pafajshme, pasi shteti shqiptar nuk ka asnjė ligj qė siguron viktimat e kėtij fenomeni. Paradoksal ėshtė fakti qė edhe Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, ėshtė veprimtar i Shoqatės sė Pajtimit tė Gjaqeve. Pra, Shqipėria ėshtė nė kushtet e njė shoqėrie primitive, pa shtet.

Rifat Ymeri

Malėsia e Madhe, treva shqiptare ku Kanuni sfidon ligjin

Njė sentencė e vjetėr e popullit tonė thotė: “Gur nga njė gur bėhet kalaja, fjalė nga njė fjalė lind belaja”, e kjo bela, apo mė shqip sherr, shpesh ka sjellė tragjedi tė vėrteta pėr fise, familje apo njerėz tė ndryshėm, qė nė mendjen e tyre ende “sundojnė” doket mesjetare tė Kanunit tė Lek Dukagjinit. Nė Shqipėrinė e Veriut tė tillė njerėz gjenden me shumicė, por nė veēanti nė Malėsi tė Madhe Kanuni sfidon pa mėdyshje shtetin dhe ligjet e tij. Pjesa mė e madhe e vrasjeve tė pambarim, qė tek ne quhen vrasje pėr hakmarrje apo pėr gjakmarrje, e kanė fillesėn tek njė fjalė apo disa fjalė tė cilat mund tė jenė fyese, rėnduese apo tallėse nė mes dy njerėzve, qė pėrball opinionit ai i rėnduari ose duhet tė marrė hak me pushkė, ose tėrė jetėn mbetet i turpėruar dhe i shmangur nga shoqėria. Tė gjitha kėto malėsorėt i “pleqėrojnė” me ligjin e egėr tė Mesjetės qė ne e quajmė Kanun, duke sfiduar hapur shtetin, i cili duhet thėnė se shpesh i fryn zjarrit tė kanunit, apo mė saktė tė gjakmarrjes e hakmarrjes. Ėshtė interesant tė thuhet se sunduesit apo pushtuesit e ndryshėm qė kanė kaluar nėpėr Shqipėri, e veēanėrisht nė pjesėn veriore jo vetėm nuk kanė bėrė asgjė pėr mbylljen e kėsaj plage shoqėrore qė ēdo ditė derdhte gjak tė pastėr shqiptarėsh, por pėrkundrazi e nxisnin kėtė vėllavrasje si mjet pėrēarjeje e sundimi. Komunizmi nė fakt e mbylli disi kėtė plagė, por mbyllja ishte vetėm e sipėrfaqshme dhe e pashėruar nė brendėsi, madje gjatė sundimit komunist u hapėn shumė inate e thashetheme tė cilat me tė ardhur pluralizmi e demokracia filluan tė ringjallen dhe bėhen shkak edhe pėr plagė tė reja shoqėrore, qė nga vrasjet, plagosjet, ngujimet e kėrcėnimet me gjakmarrje apo hakmarrje si diēka mė e gjerė nė konceptin e Kanunit. Njė rol negativ pėr shėrimin e kėtyre plagėve qė ia “faturojnė” Kanunit tek ne malėsorėt ėshtė koncepti i mosdenoncimit nė organet e policisė e drejtėsisė, tė personave qė u kan shkaktuar qė nga dėmi mė i madh (vrasja apo plagosja) e deri tek fyerjet, shpifjet, talljet, ofendimet apo zėnkat ordinere tė ēastit. Tė gjitha kėto malėsori kėrkon t’i zgjidhė vetė, ku mjerisht si mjeti i parė ėshtė pushka, qė siē dihet merr jetė njerėzish nė shumicėn e rasteve tė pafajshėm. Nė trevat tona shpesh gjakmarrja apo hakmarrja ėshtė kėrkuar jo vetėm tek tė gjithė pjesėtarėt e familjes, por shpesh edhe nė tė gjithė fisin, por fatmirėsisht qė nga prilli i vitit 2005 e kėtej ėshtė realizuar njė besėlidhje nga malėsorėt e Malėsisė sė Madhe, ku gjakmarrja apo hakmarrja do tė kėrkohet vetėm tek dorasi. Kjo besėlidhje nuk ėshtė nė nderin tonė qė pretendojmė tė kemi shtet qė na ēon nė Europėn e Bashkuar, por mjerisht lindi si domosdoshmėri qė e morėn pėrsipėr disa burra tė urtė malėsorė e mė gjerė, nė kushtet kur shteti pėr kėtė fenomen thuajse ėshtė inekzistent. Kjo besėlidhje vėrtet ngushton rrethin e atyre qė presin vdekjen pėr njė vrasje apo deri pėr njė fjalė goje qė mendohet e ka fyer ose mundur njė bashkėbisedues tė njohur apo tė panjohur, nė rrethana nė ndryshme. Gjithsesi, i ndjekuri apo i ngujuari ėshtė i detyruar tė fshihet apo tė largohet nga vendi i tij. Ėshtė disi interesante tė shėnojmė njė rast nė njė fshat tė Malėsisė sė Madhe, kur njė djalosh kapardisej nė njė lokal duke thėnė se “filani” vėrtet mė ka ofenduar, por unė ose do ta vrisja, ose ai ishte i detyruar tė largohej nga Shqipėria, dhe kėshtu ai u largua nga sytė kėmbėt se mė ka frikė mua, madje pėr kėtė ai ka rreth shtatė vite qė nuk guxon tė vijė kurrė nė vendin e tij pėr tė parė prindėrit e tij pleq, dhe as vėllezėrit e motrat e tij, tė cilėve u kam treguar se nėse vėllai juaj shkel nė tokėn shqiptare, ai menjėherė ėshtė nė gjak me mua, tė cilin do ta vras pa mėdyshje, se nuk e harroj kurrė zėnkėn qė kemi bėrė nė vitin 1998 dhe ai mė ka fyer e rėnduar nė sy tė shoqėrisė, aq rėndė sa mua mė lan vetėm Kanuni i cili thotė gjakmarrje... Ne si gazetė, duke pasur si objektiv sensibilizimin e opinionit kombėtar e ndėrkombėtar pėr tė gjithė ato fenomene negative qė dėmtojnė shoqėrinė tonė, qoftė edhe njė individ tė veēantė, vazhdimisht kemi shkruar e shkruajmė me kurajo, duke u atakuar me shtetin, parti politike apo grupe shoqėrore e individė bartės tė fenomeneve tė rrezikshme, vendosėm tė investigojmė pėr kėtė rast qė na bėri pėrshtypje. Pas investigimit tonė zbuluam me keqardhje se djaloshi qė hiqej nė trimėri ishte njė pjesėtar i fisit Brojaj, ndėrsa mjerani qė ndiqej pėr t’u vrarė ishte djali i familjes Hasanaj nga fshati Kamicė i Malėsisė sė Madhe. Meqenėse emri i djaloshit hakmarrės tė fisit Brojaj ėshtė i njohur edhe nė grupin e pajtimtarėve, ne nuk po ia shkruajmė emrin, se mbasi kėshtu mund t’i hapnim punė vetes me kėtė edhe ne si gazetė, ne po shkruajmė vetėm emrin e mjeranit tė familjes Hasanaj, i cili kudo qė tė jetė fshehur do ta lexojė gazetėn tonė kombėtare “Shqipėria Etnike” dhe kėshtu do tė struket mė mirė pėr t’iu ruajtur hakmarrjes sė fisit Brojaj. Gėzim Osman Hasanaj mėsuam se ishte ai qė duhej tė ruhej, madje ne shkuam si gazetė direkt nė familjen  e tij, ku na u tha se Gėzimi ishte i datėlindjes 30 tetor 1972 dhe kishte bėrė fjalė (ishin zėnė e bėrė zhurmė) nė vitin 1998 me njė djalosh tė fisit Brojaj, ku na u tha se djali juaj Gėzimi, kishte ofenduar e fyer rėndė djalin e Brojajve, tė cilėt e ndjenin veten aq tė fyer sa kėrkonin tė hakmerreshin ndaj familjes Hasanaj. Pėr disa kohė familja Hasanaj kishte qėndruar e ngujuar, ku gjatė kėsaj kohe djali i tyre Gėzim Hasanaj ishte larguar nga Shqipėria. Pas disa kohėve ndėrhyri grupi i pajtimtarėve dhe pushteti vendor dhe arritėn tė nxjerrin nga ngujimi familjen Hasanaj, ndėrsa djali i tyre u tha tė mos kthehej mė nė Shqipėri se pėrndryshe e pret hakmarrja. Ėshtė interesant se shteti nuk ėshtė marrė me kėto punė, pasi siē thonė ata nuk ka denoncime dhe nuk kemi asnjė punė me asnjėrėn palė. Familja Hasanaj njihet si njė familje pa asnjė problem as me shoqėrinė dhe as me shtetin, madje njihet si familje punėtore, e ndershme dhe patriote. Edhe pėr fisin Brojaj nuk ka fjalė tė kėqija, por opinioni i “droguar” thellė me ligjet mesjetare tė Kanunit nuk i lė kėto dy familje apo fise tė rregullohen, qė tė mos jenė nė hasmėri, por nė harmoni si dy shtėpi tė mira qė i njeh Malėsia e Madhe. Prindėrit e Gėzim Hasanajt me lotė nėpėr faqe na thanė se ka rreth shtatė vite qė nuk e kanė parė djalin e tyre dhe janė nė merak se ku ėshtė e si jeton, si dhe thonė ne jemi pleq e vdekjen e kemi afėr, e nuk e dimė a do tė bėjė Zoti emėr ta shohim djalin tonė Gėzimin edhe njėherė sa jemi gjallė. Ne si gazetė, nga kjo familje morėm edhe kėtė fotografi qė po e botojmė, tė cilėn e mbanin si shenjė kujtimi e meraku pėr djalin e tyre qė i ri e kishin kapur ligjet mesjetare tė Kanunit tė Lek Dukagjinit. Kėto ligje e kishin vendosur para alternativės: Nėse do atdheun e familjen, rri me to, por ama i vdekur, e nėse e do jetėn, largohu pėrgjithmonė nga atdheu dhe familja. Mjerisht kėtė hall e kanė mjaft familje malėsore e mė gjerė, por ne vendosėm tė trajtojmė kėsaj radhe kėtė rast disi mė tipik. Ne po e mbyllim shkrimin tonė duke uruar qė bota dhe Europa e qytetėruar tė na kuptojė e ndihmojė pėr tė shpėtuar jetėn tonė e tė fėmijėve tanė qė janė shpėrndarė si zogjtė e korbit nė dhena tė huaja e kėrkojnė shpėtim atje e jo nė vendin e tyre, qė edhe pse ndodhet nė mes tė Europės, ende nuk i ngjan asaj, por qė duke besuar nė Zotin nė qiell dhe botėn demokratike nė tokė, ne shpresojmė... se kjo shpresė po na mban gjallė prej shekujsh...

Ndue Bacaj, redaktor i problemeve sociale

 

A e njohin Gjergj Kastriotin shqiptarėt e Amerikės?

Shkak pėr kėtė shkrim u bė ceremonia e zhvilluar nė Detroit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės mė 28 nėntor 2002, me rastin e 90-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, tė cilėn e ndoqėm pėrmes ekranit tė TV “Rozafės” mė dt. 14 korrik 2005. Organizator i kėsaj ceremonie ishte shqiptaro-amerikani Ekrem Bardha. Gjėja e parė qė tė bie nė sy nė atė ceremoni ėshtė dekori festiv (nė fasadė). Aty ishin vendosur disa figura tė shquara tė historisė, por ēuditėrisht mungonte figura kryesore, Gjergj Kastrioti! Njėri nga protagonistėt kryesorė nė shpalljen e pavarėsisė, Dom Nikollė Kaēorri nuk dukej gjėkundi, ndėrsa ideologu dhe arkitekti i shpalljes sė pavarėsisė, Luigj Gurakuqi, bashkė me “tribunin” e maleve, Bajram Currin kishin “rrėshqitur” nė fundin e asaj fasade dekorative! Ajo qė binte nė sy ishte portreti (i zmadhuar) i Ali Pashė Tepelenės (koka e tė cilit u varros nė Stamboll). Kjo “preferencė” pėr tė ngritur nė piedestal njerėzit pa koka, tregon se shqiptarėt nuk e “preferojnė” kokėn dhe ndoshta ky “parim fatal” na ka ndjekur gjatė rrugės sė lodhėshme tė historisė, dhe qė faktikisht edhe sot, mbas 93 vjetėsh pavarėsi, po vuajmė pėr tė gjetur njė “kokė” tė vėrtetė pėr tė drejtuar “anijen” shqiptare qė po luhatet nė “dallgėt e turbullta” tė politikės dhe akoma nuk e ka gjetur “limanin” pėr t’u ankoruar. Ėshtė vėrtetė paradoksale tė aludosh nėse vėllezėrit e mėrgatės nuk dinė tė dallojnė heronjtė nga kriminelėt! Tė vendosėsh nė qendrėn e vendit mė demokrat tė botės, nė SHBA, portretin e kryepiratit dhe kryekriminelit tė shekujve XVIII-XIX, ėshtė paradoksi dhe ēudia mė e madhe. Ali Pashė Tepelena ėshtė shembulli mė tipik i kriminelit, ndaj ēasja e tij nė ceremoni tė tilla festive fyen kodin etiko-moral tė shqiptarėve, duke na veshur “kostumin” e krimit! Njė akt i tillė (pa precedent) “ligjėron” para botės sė qytetėruar tė gjitha veset mė negative dhe imoralitetin mė skajor qė mund tė mbartė njeriu! E pra, “kultivuesi” absolut i kėtyre veseve ishte Ali Pashė Tepelena! Kėto epitete nuk janė mllefe apo pjellė e fantazisė sė ndonjė individi, por fakte tė argumentuara historikisht dhe tė trajtuara me mjaft korrektesė nga dy prej historianėve mjaft prestigjiozė: Dom Ndoc Nikaj, nė “Historia e Shqypnisė”, ē’m’kohė t’vjetra deri m’t’tashmet, botim Shtypshkronja “Nikaj”, Shkodėr, v.1917; Tajar Zavalani, “Historia e Shqipnisė” (Mendimi shqiptar), Phoenix, Shtėpia e Librit, 1998. Jam i bindur se kėta dy historianė (tė paanshėm), njėri nga veriu dhe tjetri nga Elbasani, sfidojnė “nuancat” thellėsisht lokaliste tė Sabri Godos, i cili mė kot u mundua t’i “veshė” djallit kostumin e engjėllit...

Ali Pashė Tepelena ėshtė kontrasti mė i thellė dhe antipodi i Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriotit, ashtu siē ėshtė antipodi jeta dhe vepra e kėtyre dy figurave, pa asnjė pikė konvergimi. Kur kujtojmė Ali Pashė Tepelenėn, menjėherė na shfaqen nė “ekranin” e kujtesės masakrat qė ky kriminel ka ushtruar mbi suliotėt e Ēamėrisė, ku gra e vajza hidheshin nga shkėmbinjtė pėr t’i shpėtuar dhunimit tė kėtij satrapi tė skajshėm, tė kėsaj bishe qė nuk njeh asnjė “kod” tė moralit njerėzor. Tė njėjtin qėndrim ka mbajtur edhe me Himarėn, “zonjė”, bijtė e sė cilės u pėrleshėn si luanė me kėtė “kafshė” me fytyrė njeriu... Ali Pashė Tepelena “kulmon” nė krim dhe pabesi nė ngjarjet tragjike tė Kardhiqit tė Gjirokastrės. Mbasi i ishin dorėzuar nė besė 700 burra, duke i dorėzuar armėt, Ali Pashė katili urdhėron malėsorėt dhe mirditorėt (qė bėnin pjesė nė ushtrinė e tij) tė thernin 700 robėrit. Malėsorėt dhe mirditorėt (gegė) e refuzuan kėtė version duke i kujtuar Ali Pashait se “Kanuni i Maleve” nuk i lejonte tė vrisnin njerėz tė paarmatosur dhe tė dorėzuar nė besė. Atėherė Aliu ua la nė dorė grekėve, tė cilėt i therėn tė 700 burrat, sikur tė ishin bagėti!

Kėto fakte kryeneēe na shtyjnė tė pyesim vėllezėrit e diasporės nėse dinė tė dallojnė heronjtė nga kriminelėt, nėse dinė tė dallojnė Gjergj Kastriotin nga Ali Pashė Tepelena. Jemi gjithashtu tė mendimit se jugu i Shqipėrisė asnjėherė nuk ka qenė nė “krizė” pėr gjetjen e figurave qė nderojnė jo vetėm jugun, por mbarė kombin, ku vlen tė kujtojmė Gjin Bue Shpatėn, pėr tė vazhduar me Nolin, Konicėn, Gramenon, Butkėn, Topullin e deri tek “shqiponja” labe, Selam Musa Salaria, pa harruar suliotin e madh, Marko Boēarin. Nė ceremoninė e larpėrmendur, krejt nė kundėrshtim me dekorin, “shkėlqen” nė tė gjithė madhėshtinė, jehona e kėngės arbėreshe, aq bukur e kėnduar nga solistja jonė e madhe, Aurela Gaēe, e cila elektrizoi sallėn me pasazhet aq bukur tė intonuara, qė ngacmonin ēdo qelizė dhe akord tė shpirtit patriotik arbėror tė mėrgatės nė SHBA. Emocionet mbresėlėnėse tė kėsaj kėngėtareje tė talentuar lexoheshin nė sytė e tė pranishmėve ku malli dhe dashuria pėr tokėn arbėrore pėrcilleshin (nė mėnyrėn mė tė pėrkryer) nga lotė kristal qė rridhnin si gurrat e bjeshkėve, prej syve tė bashkatdhetarėve tė mėrgatės.

Cilido mund tė pyesė, “Pėrse u larguan arbėreshėt para 500 vjetėsh dhe pse nuk u kthyen mbas Shpalljes sė Pavarėsisė”?! Jam i mendimit se pėrgjigjja ėshtė fare e thjeshtė (edhe kėtė pėrgjigje duhet ta “regjistrojnė” nė kujtesė tė gjithė vėllezėrit dhe motrat e mėrgatės kudo qė janė): “Tokat e arbėreshėve bujarė u pushtuan nga osmanėt barbarė, pastaj u zotėruan nga pashallarėt mercenarė”. Kėtė pėrgjigje duhet ta kishte dhėnė me kohė Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė. E pra, njėri nga kėto monstra ishte edhe Ali Pashė Tepelena, dhe nėse koka e tij u varros nė Stamboll, ky nuk ėshtė shembulli i patriotizmit, por i tradhėtisė sė dyfishtė dhe egoizmit.

Kujtoj shkrimin e prof. Ylli Popės (sot kryetar i Akademisė sė Shkencave), shkruar nė gazetėn “Bashkimi”, datė 29-30 prill 1990, qė na emocionoi me atė shkrim tė guximshėm: “Tė zėvendėsojmė kohėn e humbur”, i cili pėr kohėn kur u shkrua ishte vėrtet njė “kryevepėr”. Ishte mjaft kuptimplotė njėri nga pasazhet e kėtij shkrimi ku shprehimisht thuhej: “Tė shembim njė murė dhe tė ndėrtojmė njė urė”. Dhe natyrshėm na vjen pyetja, “Vallė, mund tė ndėrtojmė ura solide pėr t’u lidhur me botėn e qytetėruar, nėse nė themelet e tyre vendosim “superstatin” e krimit dhe mohojmė “superstatin” e qėndresės dhe patriotizmit?!” Kėsaj pyetjeje duhet t’i pėrgjigjet akademia e lartpėrmendur dhe qeveria e ardhshme, e cila shpresojmė tė jetė shumė mė cilėsore (pavarėsisht nėse ėshtė e djathtė apo e majtė). Nuk mund tė ndėrtohet demokracia mbi “shtratin” e krimit. Vlen t’u kujtojmė vėllezėrve tė diasporės dhe nė veēanti ndonjė “nostalgjiku” tė sėmurė tė pashallarėve turq, ose pro-turq, se janė pikėrisht “namėt” e arbėreshėve dhe tė arvanitasve qė na kanė shoqėruar nė shekuj, ndaj dhe sot mbas 93 vjetėsh pavarėsi, e kemi kaq tė vėshtirė tė ndėrtojmė shtet tė vėrtetė! Kėtė konkluzion timin do ta ilustroj me dy shembuj mjaft konkretė: I ftoj lexuesit e kėtij shkrimi tė dėgjojnė me vėmendje tingujt e dy “sinfonive” qė na serviren nė dy kohė tė ndryshme: e para nga poeti arbėresh, Zef Serembe, dhe e dyta nga artisti i madh shkodran, Gjosho Vasija. Serembe: “Shqipėria pėrtej detit na kujton/se tė huaj jemi nė kėtė dhe/sa vite kaluan e zemra nuk harron/se turku pėrgjithmonė na la pa atdhe”. Gjosho Vasija: “Trembė prej kthetrave t’sulltanit/qė kish forcėn e shejtanit/iku Zoja prej vatanit/e u strehue n’Kishė t’Gjenacanit/edhe ne tė socializmit/ djegė e pjekė prej komunizmit/pesėdhjetė vjet veē lot e vajė/ndoqėm fillė rrugėn e saj”.

Siē e shihni, me tė njėjtat “nota” tė Serembes, analogon dhe artisti i madh i cili mori rrugėn e mėrgimit nė shkurt tė vitit 1991, Gjosho Vasija. Besoj se janė tė mjaftueshme kėto dy “trokitje” pėr tė ndėrgjegjėsuar dhe “zbutur” shpirtin dhe pėr tė kthjelluar mendjen e ēdo atdhetari me gjak arbėrori. Kėto “trokitje” duhet tė zgjojnė ndėrgjegjen e pushtetarėve dhe qeveritarėve tė ardhshėm, pėr t’i rikthyer atdheut tė Nėnė Terezės, krenarinė qė na dhuruan “korifejtė” e kėsaj toke, duke filluar nga mbretėresha ilire, famėmadhja Teuta, deri te “gjeniu” i arbėrit, Gjergj Kastrioti.

Ali Pashė Tepelena duhet kujtuar si njė “ėndėrr” e keqe, qė pėrfaqėson krimin, hajdutllėkun, tradhėtinė dhe imoralitetin. I vetmi vend ku mund tė ekspozohet portreti i Ali Pashait, janė kabinat elektrike: “Ndal! Rrezik vdekje!”.

Mark Bregu

Beteja e medias dhe lufta e zgjedhjeve

Njė luftė politike virtuale. Kėshtu do tė mund tė pėrmblidhej njė muaj e mė shumė gara mediale ndėrmjet mediumeve nė Shqipėri. Njė muaj e mė shumė sa zgjati fushata zgjedhore nė Shqipėri mediat kanė qenė pjesa mė e angazhuar dhe mė shtytėse e dinamikės sė politikės zgjedhore. Njė ngritje e pazakontė e mediave elektronike pėr njė vend kaq tė varfėr, ndoshta mund tė thuhet se janė mė tė mirat nė regjion, e bėnė fushatėn zgjedhore transparente dhe debatuese, herė herė e cilėsuar si luftė e ashpėr profesionale. Kjo luftė, padyshim, ka qenė ndėr mė tė kushtushmet dhe mė debatueset tė bėrė ndonjėherė nė Shqipėri, qė ka bėrė tė gjitha mediat  tė ofrojnė skema dhe projekte zgjedhore pėr tė kapur sa mė shumė hapėsirė mediale dhe ndikim tek opinioni publik.

Mediat elektronike nė Shqipėri na paraqiten si fenomen ballkanik i prezencės vizuele dhe koloritit profesional. Por pėr nuancat profesionale dhe pėr formulat e zgjedhura dhe tė prezantuara nga tė gjitha televizionet mė vonė.

Nė anėn tjetėr kishte njė fjetje tė dhunshme tė mediave tė shkruara, tė cilat, pėr arsyena tė ndryshme,  po pėrballen me vėshtėrsitė serioze tė krizės sė identitetit, inflacionit profesional dhe mungesės sė dėshirės pėr tė qenė ndryshe nga lajmet e mediumeve elektronike. Thjeshtė e shpjegueshme. Bėhėt gazetari e lirė dhe pa investime nė ndėrtimin profesional dhe hulumtues tė gazetarisė. Gazetari pa emocion thuhet nė gjuhėn profesionale. Kuptohet, hiq dy tri gazeta qė janė udhėheqėse nė treg edhe sipas sondazheve tė bėra.

Fushata zgjedhore, kėsaj radhe, mediumet e shkruara  i bėri gati tė pavėrejtshme dhe jo funksionale. I bėri te zhurmshme brenda llojit dhe asgjė mė shumė. I bėri sterile njėkohėsisht, sa qė vlera dhe depėrtushmėria e tyre ishte mė e vogėl se thashethemet e pėrditshme, qė ishin, gjithashtu, tė rėndėsishme nė kėtė fushatė zgjedhore. Ky konstatim mbėshtetet mbi tri sondazhet e realizuara nė Shqipėri ku thashethemet kuotohen mė mirė se gazetat e shkruara.

Pėr kėtė lloj mediumi nė Shqipėri, hapėsira dhe ndikimi i tė cilit po zbehet dhe ngushtohet, duhet njė qasje tjetėr dhe njė pėrkushtim urgjent, krejt ndryshe, edhe profesional por edhe ligjor. Pėr mediumet e shkruara nuk ia vlen tė shkruash mė shumė edhe pėr faktin e vetėm se 21 gazetat ditore, sa thuhet sė numėrohen nė tregun Shqiptar, nuk kanė njė pėrmbajtje qė tė ushqen dhe tė josh. Gjithmonė duke hequr tri gazeta qė tashmė janė etabluar si tė besueshme dhe me tirazh sa pėr tė mbajtur vetveten.

Dėmi tjetėr qė  po i bėhet opinionit publik me mediumet e shkruara, ėshtė prodhimi i perditshėm i analistėve dhe opinionistėve, tė cilėt nuk kanė ndonjė prejardhje tė mjaftueshme profesionale. Me paraqitjet e tyre, pa kriter editorial dhe profesional, kanė pėrcudnuar dhe inflatuar rolin e mendimit kritik nė proceset shoqėrore dhe politike. Ky inflacion i prezencės sė analistėve ka bėrė qė besushmeria tė mediat e shkruara tė bie ndjeshėm dhe niveli i ndikimit tė tyre ka arritur pikėn kritike- duke shkuar mė shpejtėsi ka zeroja. Depertueshmėria e kėtyrė editorialeve nuk kalon as cilėsinė e letėrkėmbimeve normale nė botėn e internetit.

Ky ėshtė alarm qė duhet tė nxef edhe vetė editorėt e gazetave, qė ende prodhojne dicka profesionale nė kėtė treg. Pėr faktin e vetėm se pikėrisht ata do tė jenė viktimė e kėsaj percudnie mediale tė krijuar si pasojė e shumėsisė sė gazetave nė njė treg kaq tė vogėl lexuesish.

Nėse dicka nuk ndryshohet nė perbajtjen ligjore dhe profesionale, edhe ato dy tri gazeta tė mira qė janė nė treg, do ta humbin funksionalitetin dhe do tė jenė viktimė e kakofonisė mediale tė krijuar.

Nė logjikėn e atyre qė lexojnė kėta rreshta do tė tingėlloje se unė qenkam kundėr tregut tė lirė, tė shprehjes dhe botimit tė lirė si dhe kundėr lirisė sė shtypit. Dhe konstatimi i logjikshėm do tė ishte se kėtė punė e rregullon vetė tregu. Po, ata qė konstatojnė njė gjė tė tillė do tė kishin tė drejtė sikur problemin ta trajtojnė thjeshtė nė mėnyrė dogmatike- pra vetėm nga aspekti i tė drejtės pėr tė botuar nė emėr tė lirisė sė fjalės dhe tregut tė lirė. Por, nga aspekti profesional dhe ligjor, si dhe biznesit, nuk mund te kenė asnjė justifikim pėr njė llojllojshmėri emrash tė gazetave nė shkallė vendi, kur pėrmbajtja dhe grafika e tyre ka njė ngjajshmėri tė hatashme. Pėrvec deshirės pėr tė publikuar dhe pėr ta pėrdorur gazetėn pėr qėllime personale, apo edhe mė keq, pėr tė qenė pjesė e njė presioni pėr shkaqe thjeshtė biznesi. Prandaj, nuk shoh asnjė arsye qė kjo lloj gazetarie tė mos lirohet nga konceptet frymėnxėnėse ku shkronjat pėrdoren si dhėmbė e jo si vlerė komunikimi.

Tė mediumet e shkruara, gjatė periudhės zgjedhore, mungoi lėmimi i detajeve, nėnvizimi i ndjenjave elektorale, pėrdorimi i dialogut, duke larguar nga prezenca nė shkrime gjuhėn e qartėsisė dhe tė qėndrimit analitik. Thėnė tė drejtėn, Shqipėria gjatė gjithė kėsaj kohe jetonte normalisht, ndonėse dhjetėra gazetarė jetonin dhe ishin te gatshėm tė jenė tė manipulueshėm, te benin ose tė ishin pjesė e njė skandali. Ishin disa gazeta qė mbanin fronin e joprofesionalizmit, sidomos ishin ato me ngjyrė partiake qė tregonin natyrėn e zezė tė profesionit tė gazetarisė-shpifjen.

“Zeri i Popullit” ishte ndėr ato gazeta qė pėrdori njė gjuhė keqėdashėse dhe shpifėse, shpeshherė shumė tė rrezikhsme. Kishte gjuhė policore dhė tė papėrmbajtur profesionalisht. Po pėrmend vetėm njė fakt nga qindra sa kishte gjatė peridhės zgjedhore.  Titulli i ballines se kesaj gazete, ditėn kur po votohej shkruante: “40 deputetė te LSI-se do tė japin dorėheqjen”.

Thėnia se gjuha dhėmbė nuk ka por eshtra thyen nuk ishte pjesė e moralit profesional tė stafit redaktues. Kuptohet, gjuha denoncuese dhe ad hominem ka edhe njė moral ku artikulshkruesi dhe stafi editorial dallojnė nga gjuha e tavolinės dhe thashethėmeve. Pėrndryshe c’kuptim ka qė njė gazetė tė ketė staf redakatues dhe kryeredaktor. C’kuptim do tė kishte qė tė kishte gazetarė qė hulumtojnė gjėrat. Sipas kėsaj logjike ata do tė shkruanin si t’ua do qejfi.

Tituj dhe gjėra tė tilla te kjo gazetė ka pasur tė shumtė, qė, natyrisht, nuk shkonin asesi me ngjyrėn elektorale tė zgjedhjeve. Gjuha e pėrdorur nė atė gazetė nuk i lė shije asnjė njeriu tė rėndomte, aq mė pak njė deputeti gazetar (nėse mund tė ketė gazetar dhe kandidat pėr deputet diku nė botė), qė udhėheq me gazeten. Lehtėsia e padurueshme e pėrdorjes sė fjalorit pėr tė ofenduar dhe shpifur, si nė rastin nė fjalė, nuk i takon as miqėve qė kanė tepruar me raki nė njė kafe tė mbyllur qyteti, e lėre me qė aso fjalė te perdoren nė gazetė, qe ėshtė organ partie, ku kushti i parė do duhej tė ishte bartja e idesė sė fushatės, qė totalisht i mungoi kėsaj gazete, e jo ofendimet ordinere. Natyrisht, ky pozim i poshtėrėsise profesionale ėshtė pėr tė ardhur keq pėr faktin se kjo gazetė degjeneroi tejmase duke vendosur shpifjet dhe fyerjet ne vend te gazetarisė. Ky lloj partizanizmi gazetar po aq sa ishte I guximshėm, sepse nė mbrojtje kishte pushtetin, ishte aq mė shumė i pagdhendur dhe pa fije shprese qė njė ditė tė kthehet nė normalitet sepse ishte pjesė e njė dorė njėrėzish, ndoshta edhe tė paaftė dhe tė pafuqishėm, pėr tė pėrdorė gjuha normale komunikimi.

 

Lufta ndėrmjet tė parėve

Pėrleshja ndėermjet fuqisė sė lekėve, teknikės digjitale dhe vizuelės si dhe pėrpjekėjes pėr paanėsi profesionale nė njėrėn anė, fuqisė sė pėrvojės, guximit, qėndrimi haptazi pro, profesionalizmit dhe impenjimit nė shoqėrinė shqiptare nė anėn tjetėr, mund tė quhet pamje e nivelit tė parė tė konkurencės profesionale nė tregun medial vizuel.

Nė nivelin e dytė beteja ishte mė e lehtė sepse vinte nė shprehje modestia profesionale e ndėrtuar nga njė figurė gazetarie dhe gjuha korrekte e pėrdorur nė lajme, qė dorėn nė zemėr e pamjaftueshme pėr tė qenė nė tregun parė tė konkurencės. Dhe njė dorė tjetėr qė qėllimshėm ikėn nga tregu I gazetarisė pėr faktin e tė qenurit pengė nga politika. Kėshtu mund tė pėrshkruhej konkurenca e mediumeve, qė sipas sondazheve, kalojnė kuotėn e shikueshmerisė normale nė tregun shqiptar. Prandaj eshtė arsye e vetme qė kėto mediume, pa mohuar kontributin e mediumeve tjera locale, tv trajtohen pėr analizė.

Formula e funksionimit editorial tė katėr mediave kryesore, Top Chanel, Klan, Vizion Plus dhe Tv shqiptar, ka qenė e ndėrtuar mbi mundėsinė dhe profesionalitetin qė ka ofruar stafi I tyre. Pėrcaktimi ishte I pėrcendruar nė emisionet qė kanė pasur shikueshmėri mė tė madhe gjatė viteve tė kaluara. Derisa Top Chanel ishte pėrcėndruar te emisioni dhe stafi I saj mė I suksesshėm-Top Shoė, duke eleminuar emisionin shqip, mė mirė thene spostuar rolin e Rudina Xhungės, si njė prej emisioneve politike tė ranguara larte nė listėn e sondazheve. Top Chanel percėndroi gjithė stafin tek njė figurė mediatike e re- Alban Dudushin, popullariteti i tė cilt nė tregun e emisioneve shqiptare ėshtė goxha i ranguar, por butėsia e tij para tė intervistuarve, pasojė kjo e inercionit nga formula e zgjedhur e emisionit Top Shoė, tregoi se statura e tij ishte ende e pamjaftueshme qė tė jetė bartės i debateve politike tė nxehta.

Nė anėn tjetėr, TV Klan, ishte percėndruar tė figurat e saja analitike dhe te boshti i kėtij televizioni-emisioni “Opinion”- i udhehequr nga Blendi Fevziu. Pėr tė kulmuar nė ditėn e zgjedhjeve me udhėheqjen briljante te Enkel Demit dhe me organizimin shumė dinamik dhe me shumė permbajtje tė ditės zgjedhore, tė dy drejtoreve te Tv Klan, Frangajt dhe Shkullakut si dhe stafit analitik qė kishin pranuar tė jenė pjesė e njė mozaiku zgjedhor tė aranzhuar. Kjo formė e zgjedhur nuk ėshtė meritė vetėm e Klanit sa edhe dėshirės pėr tė marrė pėrgjegjėsi dhe guxim intelektual qė tė jenė pjesė e kėtij projekti. Lubonja, Nano, Klosi, Bushati, Nazarko figurat me prezente dhe mė tė spikatura ne opinionin publik shqiptar, duke qenė pjese e stafit raportues dhe analitik ditėn e zgjedhjeve, i bėnė respekt  tė madh Klanit dhe stafit disajnues tė ditės zgjedhore. Me cka ngritėn nivelin e shikueshmėrisė dhe dallueshmerisė nga steretipiteti raportues nė televizionet tjera. Me kėtė u treguar se njeriu dhe ideja edhe pėr shumė kohė do tė jenė para fuqusė sė teknikės dhe imazhit tė ngjyrave dhe disejnit.

 

Zheji nga pozita e zotit dhe Fevziu i pakonkurencė

Vizion Plus ishte pėrcėndruar nė pjesėn e saj mė tė qėndrueshme dhe me me peshė tė ranguar sipas sondazheve- lajmet, duke bėrė njė pėrpjekje balansi me dy emisione tjera karshi televizioneve tjera: Pesė pyetjet e Babaramos dhe Farenhajt tė Sokol Ballės, te cilat u vune perballe shikueve dhe opinionit publik, nuk ishin tė mjaftueshme pėr njė pėrballje tė fuqishme konkuruese.

Tv Shqiptar u paraqit me figurėn e Zhejit nė pozitėn e zotit nė ekran- pėrmbajtja, qėndrimi dhe opinioni I tė cilit ishte krejtėsisht joprofesional dhe arrogant. Zhdukja e kėsaj pėrmbajtje, nė vazhdim tė fushatės, ishte profesionalisht e domosdoshme sepse Zheji, nėse pėr asgjė tjetėr,  kuptoi se e kishte tepruar me faktin se ishte vendosur nė njė ekran mbi tė gjithė (ndoshta edhe e meriton nė njė rrethanė tjetėr) duke uzurpuar me lirinė e padurueshme  pėr tė qortuar nga pozita e zotit.

Te kthehemi te perbajtja: Lufta mė e madhe ishte te formula e zgjedhur e gazetarisė, tashme e njohur dhe stereotipe tek percaktimet editoriale. Apo thėnė mė qartė, Cka ishte ajo qė i bėn Televizionet tė quhen anues dhe subjektiv nė njėren anė dhe tė permbajtur dhe objektiv nė anėn tjetėr. Shumė herė kjo formulė rezulton nė moskuptueshmerinė esenciale tė procesit dhe kulturės mediale.

Kjo kulmoi, nė njė momėnt, me shkėmbime tė ashpėra, se kush ėshtė me profesional se tjetri. Natyrisht se kjo ndodhi ndėrmjet dy tė mėdhenjėve:  Tv Klan dhe Top Chanel, qė pėr njė moment, replikat e tyre i shndėrruan nė kanonada ofendimesh tė panevojshme.

Televizioni Klan, megjithatė, mori qėndrim duke pėrkrahur formulėn e njohur profesionale, por gjithmone te trajtuar si e rrezikshme nga profesionistėt gjithandej ne bote: Se Joobjektiviteti nė gazetari kur ėshtė i domosdoshėm ėshtė formule e lirisė sė shprehjes dhe po pėrdoret me kujdes nuk dėmton kurr mediumin. Sidomos, nėse ėshtė qėndrim i bazuar mbi argumenta. Me gjasė edhe stafi i Tv Klan duhet tė ketė pasur parasysh kėtė formulė sepse situatat tė ndryshme kėrkojnė qėndrime dhe tė determinojnė tė ikesh nga formula dogmatike dhe tė hysh ke thelbi i problemit se nė tė vėrtetė nuk ka gazetari realisht objektive. Si duket formula e tė pėrditshmes ‘Ėashington Post’ dhe editoriali i kėsaj gazete i bėrė nė faqen e parė njė ditė para votimit pėr president tė SHBA-ve, kur kundershtarė ishin Bush dhe Gore, kishte titull: “Votoni per Gore”. Kjo ishte e mjaftueshme pėr tė dal nė pah subjektiviteti nė objektivitetin gazetar-qėndrimi. Kjo do tė thotė dhe ėshtė e mjaftueshme per te konstatuar se gazetaria edhe mund tė ketė qėndrim duke ‘shkelur” ate formulen sterile, lajmėro dhe mos thuaj asgjė.

Pjekja profesionale dhe impenjimet shumė tė hershme tė stafit tė klanit nė jetėn politike, me gjasė,  i ka bėrė ata mė mė guxim, duke arritur kurbėn nė pėrkrahje tė hapėt PD-sė dhe Berishės, apo mė mirė thėnė, duke qenė shumė kritikues ndaj Nanos, qė me njė automatizėm kuptohej si qėndrim editorial pro njė partie tjetėr.

Projektimet ne ekranin e Klanit dalloheshin me njė gjuhė tė fortė kundėr Nanos dhe stafit tė tij, ku rolin kryesor e luanin pamjet dhe kamermanėt. Dorėn nė zemėr kėsaj i gjuhe i ndihmonte edhe vetė Nano me elegancėn e tij gjuhėsore tė papėrgjegjshmerisė.

Gjuha pak a shumė e balansuar (kjo nuk ishte nė tri ditės e fundit nė zgjedhje dha pas zgjedhjeve), qe ishte jashta objektivave dhe qendrimit te stafit gazetar te TV Klan, kishte tė bėnte me emisionin Opinion, te Blendi Fevziut, i cili u vu pėrballė dhjetėra mysafirėve duke u vėrtitur me detaje pėrreth tė intervistuarve, duke shtrėnguar ata parreshtur me morsėn e pyetjeve, dhe provokonte mbi problemet morale, mbi vlerat politike dhe mbi jetėn private. Fevziu, jo rrallė, ishte protagonist i debatit, por edhe bashkepunetorė dhe antagonist. Kishte raste kur kjo atmosferė shndėrrohej nė atė tė njė ringu (ishte tamam ring, e jo vetėm fjalė e pėrdorur),  ku sfidonte edhe pjesemarresit qė detyroheshin tė thonin tė vėrtetėn, sepse ishin vėnė jo rrallė me shpatulla pėr muri.

Gjatė muajit qershor Televizioni Klan pėr njė moment u shndėrrua nė TV Opinion sepse boshti i pėrleshjeve dhe konkurenca me televizionet tjera ishte ne pikėrisht n’ora 22. Kėshtu, padyshim, formula e zgjedhur nga Fevziu, se temat pėrcaktojnė debatin e jo vetėm njerėzit  doli fituese. Doli qė njerėzit shkojnė pėr temėn e jo pėr karrikėn.

Ajo qė realisht kishte bėrė “Topi..” me dhjetėra njerėz tė angazhuar (mė erdhi keq pėr Altin Raxhinin, i cili mė kishte paralajmėruar qysh nė Maj, duke shprehur dyshimin dhe skepticizmin e tij pėr sukses tė kėsaj formule),  Fevziu e bėri krejtėsisht vetėm. U dallua ndjeshėm se pėrvoja dhe impenjimet e tij tė mėhershme nė jetėn politike dhe shoqėrore si dhe temat e zgjedhura e bėnė emisionin Opinion si pėrcaktues tė kualitetit profesional. Ky impenjim kaq i mundimshėm dhe profesionalisht sfidues e gjente Fevziun, jorrallė, tė shpėrcėndėruar nė emision, pėr faktin se temat ishin tė ndryshme dhe tė perditshme. Padyshim, fitues i ringut medial per keto zgjedhje mbetet Fevziu. Te tjeret mbeten dhe do tė vazhdojnė tė jenė konkurues me njėri tjetrin.

 

Dita zgjedhore dhe humbja e tė parit

Fuqia e shikueshsmėrisė sė “Topit…” aq e pėrfolur nuk nga sondazhet humbi si fluske saupuni. Dita e zgjedhjeve e bėri Klanin tė mobilizohej dhe tė mos frikėsohej nga fuqia e shikueshmėrise sė Top Chanel, i cili pėrparėsitė e krijuara nė shikueshmėri,  pėr dy vite rresht, i humbi pėr njė muaj, e posaqėrisht nė ditėn e fundit tė zgjedhjeve.

U pa se pėrcaktuesit e formulės zgjedhore nė TOP, nuk kishin dalluar cka ėshtė fuqi politike nė casje. Tė ndėrtosh project politik zgjedhor nuk ėshtė njėlloj sit ė bėsh portokalinė ta zėmė, apo Top Shoė dhe Good morning Albania, qė numėrohen me kulmin e shikueshmėrisė nė Shqipėri. Kjo do tė thotė se Televizionit nuk janė vetėm lemonade profesionale. Dhe po nuk I bashkėdyzove me fuqinė e lajmit dhe qėndrimit e humbin peshėn e ndikimit. Top Cjanel e tregoi mė sė miri kėtė fakt.

Dita e fundit e zgjedhjeve e tregoi fuqine e njeriut profesional ne Klan. Ata nga shumė tė Topit dhe konkurues tjerė medial edhe mund tė jenė konsideruar tė fjetur, krahasuar me mundėsitė profesionale qė kanė. Mund tė kenė qenė tė anashkaluar nga fuqia e Topit gjate vitit qe e leme pas, si pėr shkak tė impenjimeve tė gjata nė jetėn mediale dhe shoqeroro-politike, si edhe nga lodhja pėr tė qenė gjithmonė protagonist, por nė moment tė rėndėsishėm treguan se formula e tyre ishte me profesionalja dhe me e guximshmja nga te gjitha televizionet tjera konkuruese. Exit Pool ishte njė guxim tjetėr i ketij Televizioni, i cili nuk perfilli as presionet dhe as rrezikueshmėrinė qė mund t’i sillte ky sondazh. Sondazhi krijoi shumė zėra jostabil duke pėrfshirė edhe Fevziun. As ai nuk u pėrmbajt, me gjithė garancat qė kishte, duke mos  perballuar dot frikėn dhe skepsėn, qė ajo qė ishte prezantuar mund tė ishte edhe e vėrtetė.

I vetmi, drejtori i lajmeve tė Klanit, Shkullaku, ishte mė pėrmbajtėsor dhe mė i saktė nė shpjegimet e tija nė emisionin opinion.. Fjalia se ky ėshtė vetėm njė sondazh tregonte pėr fuqinė e tij nė qėndrime dhe nė besimin qė ai kishte pėr stafin e tij, tė pėrkrahur pakufishėm nga drejtori i tij.

I pėrparuar nė pjesėn vizuele, i investuar shumė si Televizion, Top Chanel, mbeti mė i humburi nė kėtė garė. Jo per faktin se pronari nuk investoi nė emisionet zgjedhore por e gjeti formulen mė tė gabuar pėr garėn mediale.

 

Tė gjitha gabimet e Topit

Te qenurit tė sigurt se ata janė Televizion numėr njė nė Shqipėri, stafi i Topit krijuan nje komoditet te panevojshem nė formulėn e tyre. Dhe Gabuan radhazi.

Gabimi i parė ishte formula e emisionit zgjedhor. Pėrcėndrimi i debateve nė zona zgjedhore dhe me kandidate tė panjohur, ishte gjetja mė e keqe pėr njė Televizion qė rangohej si Televizion i parė nė Shqipėri. Debati me kandidate lokal (do duhej tė zėjė vend para lajmeve kryesore-17-19- ta zėmė)  mund tė ishte interesant pėr atė zonė zgjedhore, por detajet qė ata shtronin para opinionit publik shqiptar ishin tė papėrfillshme pėr tė qenė tė shikueshėm dhe interesant. Dhe, natyrisht, qė asnjėri nga zonat tjera tė Shqiperise, e qė ėshtė shikues, nuk mund tė ketė koncentrim tė vazhdueshem pėr tė dėgjuar gjėra lokale tė shprehura me njė gjuhe lokale tė pa pėrdorshme pėr tė kuptuar problemet e zonės.

Gabimi i dytė ishte pėrcaktimi pėr udhėheqėsin e emisionit. Pak a shumė sqarova mė lartė arsyet. Megjithatė, me gjithė respektin per Top Shoė, si emisioni me I shikuar ne Shqiperi, sipas te gjitha sondazheve, Alban Dudushi ishte gjetje per te humbur tregun karshi Fevziut dhe pse jo edhe Arian Canit tė TV Arbėria. Butėsia prej Shoė gazetarit, nuk e lansoi Dudushin nė kėtė garė. Pėr tė mos thėnė se I bėri goxha dėm. Jo pėr fajin e tij sa pėr formulėn e zgjedhur nga ana e Topit.

Gabimi i tretė: Largimi nga koherenca apo spostimi i Rudina Xhunges, ose thėnė nė gjuhėn mė tė butė, skajimi i saj nga pėrmbajtja politike e dobėsoi shumė Topin karshi Fevziut. Xhunga me kėtė qėndrim do duhej tė jetė e ofenduar profesionalisht kurse Topi me kėtė humbi betejėn pėr faktin se ishte pėrcaktuar pėr Dudushin.

Gjuha dhe percaktimi ballkanik, me gjasė, se njė mashkull mund tė jetė mė bindės para opinionit publik mund tė ketė qenė argumenti i vetėm dhe me banal qė mund ta kenė pasur stafi editorial I TOP-it karshi Xhungės.

Gabimi I katėrt: ishte vendosja e Sonila Mecos nė cilėsinė e kukullės zgjedhore. Ajo mund tė ofronte pėr Topin mundėsi dhe pėrparėsi tė dukshme karshi opinionit publik me paraqitjet e saja. E vendosur pėr tė qenė prezente me gjuhėn e trupit dhe jo me trurin e saj, ishte defekti dhe ofendimi mė i madh qė i ėshtė bėrė kėsaj prezantuesje.

Gabimi i pestė: ishte dita e zgjedhjeve: Nuk dua tė hyjė nė detaje. Po pėrmend vetėm dy prej tyre. Futja e Formula Uno nė mes tė ditės nuk ishte vetėm gabim profesional por edhe qėndrim injorant i stafit te Topit. Nje snobizėm i papėrmbajtjshėm.

Gabimi i gjashtė: ishte perzgjedhja e nje figure kryesore si prezantuese e zgjedhjeve pas ores 10 te mjesit. Nuk mė kujtohet as emri. Kjo, me gjasė, u bė si pasojė e ruajtjes sė freksisė pėr Sonilėn. Porn ė kėso situate njė ditė s’ėshtė pėrditė. Edhe pėr faktin se ka shumė pak profesionsit tė kėsaj lėmie nė Shqipėri. Kėtė e dėshmuan Enkel Demi dhe Ilva Tare, por dorėn zemėr pėr arsyena tė ndryshme.

Njė figurė  krejtėsisht jo bindėse dhe jo profesionalisht jo e mjaftueshme, nuk te ngjallte asnje moment besushmerie. Ajo mund tė jetė prezantuese e mirė pėr lajme dhe tė ketė ze tė bukur, por ajo nuk kishte as mundesi, as pėrvojė  dhe profesionalizėm pėr tė marrė nė udhėheqje njė mision kaq delikat.

Gabimi i fundit ishte mungesa e Andi Bejtjės, drejtorit tė informacionit, nė ekran. E di qė shumė gjėra janė tė panevojshme por ne keso raste, sic jane zgjedhjet, prezenca e tij duhej Topit gjithėsesi. Edhe pėr faktin se ky kanal kishte humbur sigurinė nė pėrceptimin e realitetit profesional.

Gabimi me i rende ishte pėrqėndrimi tek formula politike e fitores- debati Nano-Berisha. Edh pse ėshtė legjitim ky pėrkushtim dhe mund tė kishte tė drejtė, megjithate formula e propozuar e pronarit te ketij televizioni ishte e gabuar.

Ai doli i gėnjyer me objektivitetin e afishuar karshi opinionit public sepse e kishte tė mbėshtjellur me falsitet. Ky falsitet doli edhe per faktin se e tradhetoi Nano me deklaraten publike kur pėrmes zėdhėnėsit tregoi arsyet se pse dėshiron tė bėhet debati nė Top Chanel. Duke  pėrmendur sondazhin si argument kryesor dhe duke e thirrur Fevziun pėr ta drejtuar emisionin si moment kompromisi.

Ka dy momente te renda kėtu: E para se nuk thirret njė gazetar tjetėr nga njė redaksi konkurente. Kjo tregon se investimi i tij nė gazetarė dhe gazetari qenka i instrumentalizuar, i dirigjuar dhe dehumanizues.

E dyta pronari i kėtij Televizioni me ftesėn e bėrė ka qenė ofendues pėr tė gjithė ata njerėz profesionist qė e kanė ndėrtuar atė gjigand medial. Gjithashtu, edhe mund tė mos ketė asnjė afinitet pėrafėrie ndėrmjet Nanos dhe Drejtorit tė Topit, por deklarimet e tilla publike e kanė dėmtuar idenė e objektivitetit, qė pretendonte ta kishte topi.

Megjithatė, pėr opinionin publik, me e ndershme do te ishte te mos fshihej lehtėsia e pėrkrahjes sė nanos dhe thjeshtė tė thuhet se “ne si televizion kemi qėndrim qe ta perkrahim njė politikė tė caktuar”. Sepse ėshtė e drejtė subjektive e njeriut dhe profesionistit qė nė njė moment tė caktuar tė merr qėndrim duke respektuar bindjet. Qėndrimi nuk ėshtė mėkat, pėrkundrazi heshtja dhe balansimi falso ėshtė mėkat profesional.

Nė tė vėrtetė nė njė moment tė caktuar ka pasur njė pėrzierje tė sistemit tė vlerave profesionale. Se cka ėshtė lajm dhe cka ėshtė qėndrim. Nė gazetari, megjithate, thuhet se ai qė ka qėndrim nė raportim ėshtė mėkat profesional. Por ai qė ka qėndrim pas lajmit tė bėrė numėrohet si guxim profesional dhe qėndrim parimor mbi ngjarjen.

Sidoqofte nga “Topi...” ka pasur njė pritje tė madhe prandaj edhe bėmė njė analizė mė tė detajuar te gabimeve. Dhe tė themi krejt sincerisht se Topi mbetet Televizion shume profesional dhe kėtė e tregoi Fitorja e Topit karshi TV Klan nė orėt e para tė mengjesit, kur Sonila Meco ishte nė  formėn e saj mė tė mirė pėr tė qenė aktere e ditės sė zgjedhjeve pėr tu zbehur mė vonė dhe pėr t’u bėrė e papėrfillshme karshi Televizionit Klan dhe Vizion Plus. Dorėn nė zemėr formula e mėngjesit tė Vizion Plusit ishte mė e fuqishmja.

 

Formula modeste e Vizion Plusit

Befasia e kėndshme e zgjedhjeve ishte Formula modeste e Vizion Plus. Stafi I kėtij Televizioni po bėhet i njohur pėr korrektėsi profesionale nė lajme por shpeshherė janė tė shprehura mungesa te siguria profesionale dhe ajo qė quhet “dhėmbėt e gazetarit nė profesion, ku qėndrimi ėshtė shumė mė I rėndėsishėm se cdo korrektėsi dhe objektivitet profesional. Tė preokupuar me kėtė formulė, stafi editorial i kėtij televizioni, arsyeshėm u pėrcendrua nė pikėn me popullore te saj, Drejtoreshen e lajmeve- Ilva Tare. E vendosur nė njė studio krejtėsisht ndryshe nga televizionet  tjera, ku vizuelja ishte permbajtja kryesore e studios, mund tė thuhet se autorja e projektit zgjedhor te Vizion plus u mbajt nė mėnyrė kompetitive me TV Klan, qė sipas sondazhit zgjedhor numėrohet e dyta nė shikueshmėri. Jo per faktin se doli apo nuk doli fituese, por ishte e vetmja qe solli seriozitet nė koherencėn dhe nė prezencėn e saj gjatė ditės sė zgjedhjeve.

Ajo qė nuk shkonte me ate pamje prej anije kozmike, krejtėsisht njė realitet virtual nė studio, ishte mundėsia e vogel teknike me botėn jashtė studios. Nje improvizim i qellimtė i kėsaj udhėheqjeje, me paraqitje telefonike nga tė gjitha rrethet, dukej se ishte permbushje krejtesisht formale e formulės sė televizionit-pamjen. Gjuha e gazetarėve shpeshherė ishte sterile dhe e pėrseritshme, pa pėrmbajtje faktesh, por e nevojshme pėr tė treguar  autenticitetin e lajmit, pra raportim nga vendi I ngjarjes. Kjo konkurencė qė i bėhej Televizioneve tjera kishte tė bėnte me kėmbėngulėsinė e Ilva Tares qė tė jetė ajo qė fillon dhe mbyll emisionin zgjedhor. Shume here relaksuese dhe me batuta e bente joshese prezencėn e saj ne ekran.

Formula e korrektesise profesionale qė ėshtė cilėsi shume konzervative e drejtoreshės sė lajmeve, duke mos provuar asnjėherė tė atakojė objektivitetin me lirinė e subjetivitetit nė qėndrim, e bėnė kėtė figurė mediale shpeshherė tė paatakueshme, qė pėr ata qė njohin gazetarinė, nuk ėshtė e mire dhe shume e lavdėrueshme nė jetėn e njė profesionisti prej gazetarie.

Por Tare vazhdon te jete ne boten e konkurences mediale per perkushtimin qe ajo ka ndaj lajmit, por gjithnjė duke hezituar tė kaloi vijėn e kuqe tė korrektėsisė dhe pėr tė marre guximin qė njė lajm ndonjeherė ta mbėshtjellė edhe me njė qėndrim qė e largon nga vija e thjeshtė e raportimit dhe lajmit.

Joobjektiviteti si duket nuk eshte liria e saj e te shprehurit, ndoshta edhe per faktin se e priton ballfaqimin me boten politike dhe mediale tė meshkujve. Sidoqofte ajo mbetet njė ndėr figurat mė interesante tė permbajtjes sė emisioneve zgjedhore.

Dy emisionet tjera: Pesė pyetjet e Babaramos dhe Farenhajt e Sokol Ballės jane impenjime shtese tė Vizion Plus. Formula e pėrballjes ishte me shumė nė funksion tė politikanėve se sa nė funksion tė opinionit publik. Edhpse respekti pėr shkronjat e Sokol Ballės eshte i vecantė, nga na tjetėr habit fakti se si ai vendosi te improvizoi njė emision pa pasur nje koherencė nga e kaluara. Ideja pėr tė qenė protagonist pėr njė moment tė rėndėsishėm politik dhe medial ėshtė me risk tė madh. Gati gjithmone ky lloj protagonizmi mė shumė krijon keqkuptime se sa vlerėsime. Edhe pėr faktin se Balla krijoi njė konkurencė tė panevojshme brenda vet Vizion Plusit, pėr cka shihet se nė udhėheqjen e kėtij Televizioni nuk ka bosht udhėheqės tė politikės redaktuese por ka edhe imponime prej pronari. Balla, realisht ishte me i pelqyeshem se sa kolegu i tij, por nuk i mjaftoi qe te jete me i shikueshem dhe me i perfolur ne opinionin publik. Nje gazetar me njė pėrvojė dhe me njė gazetari aq tė mirė dhe me njė talent tė vecante nė gazetarinė e shkruar, beri nje protagonizem te panevojshem medial.

Edhe dicka pėr Televizionin Shqiptar: Kėtu nuk mund tė flitet mė pėr gazetari dhe pėr televizion. Televizioni shqiptar don njė rivlerėsim dhe nje ndryshim rrėnjėsor. Keshtu si eshte nuk i duhet askujt, pra as Artur Zhejit, si drejtor i saj. Artur Zheji me gjasė ka shkuar pėr mision dhe jo pėr gazetari. Apo edhe mund ta kete arritur qellimin, Por ai e huqi profesionin dhe idene per cka ka shkuar. Nese nuk e ka harruar ndėrkohė arsyen e shkuarjes pėr tė bėrė drejtorin. Prandaj, taksat e paguara shqiptare duhen pėrdorur mė mirė pėr dicka tjetėr se sa tė pėrdoren pėr gojėn e mbyllur dhe pamjen e shėmtuar tė ekranit tė Televizionit shqiptar.

 

Frika nga fitorja e gazetarisė sė Klanit

Kėto zgjedhje nuk nxorėn asnjė figurė tė re mediale. Biles disa i nxoren nga funksionaliteti. Pak pėr fajin e gazetarėve e mė shumė pėr fajin e pronarėve. Gazetaria televizive nė Shqipėri kėsaj radhe instaloi disa norma profesionale: Qėndrimin, kompromisin, heshtjen dhe balansin. Dhe njė gjė tjetėr u pa me kėto zgjedhje. Nga kjo fushatė nervash, kompromisesh, luftės pėr konkurencė, investime dhe dhimbje ka vetem nje fitore: Gazetaria. Por frika me e qendrueshme per mua qendron ne faktin se Televizioni Klan shumė lehtė mund tė dehet nga fitorja e kėsaj beteje dhe tė rrėshqet atje ku gazetaria e ka mė sė lehti-vazhdimi i mbajtjes sė qėndrimit pro njė procesi dhe njė partie edhe pas zgjedhjeve. Ajo do ta shndėrronte kėtė Televizion nga njė fitues momental nė humbės tė madh. Pėr kėtė mbetet tė shihet.

Pėr fund edhe njė konstatim shtesė: Disa mediume jane kot nė treg. Dikush mund ta konsideroi edhe si pasuri mediale?! Por e vėrteta ėshtė se ato krijojnė njė konkurencė false dhe kėshtu si janė po dėmtojnė vazhdueshėm tregun medial. Ato njė ditė do tė vdesin, por mė mirė ėshtė qė kėtė ta bėjnė sa mė parė.

Sokol Pepushaj

 

Kuvendi i Kuēit, simboli historik i bashkėpunimit me fqinjėt, por i lėnė nė harresė...

15 korriku pėr shqiptarėt e veriut nė pėrgjithėsi dhe ne malėsorėt e Malėsisė sė Madhe nė veēanti, ėshtė njė ditė historike qė nuk harrohet lehtė. E, themi nuk harrohet lehtė sepse po kėtė datė nė vitin 1614, nė Kuēin historik, dikur pjesė e rėndėsishme e Malėsisė sė Madhe Etnike, u mblodh kuvendi famėmadh me pėrfaqėsues jo vetėm nga Malėsia dhe Shqipėria e Veriut, por mbi tė gjitha kėtu morėn pjesė pėrfaqėsues tė krejt Ballkanit tė asaj kohe, e kryesisht tė popujve sllavė qė ishin fqinjėt tanė prej shekujsh, dhe qė nė historiografinė tonė me shumicė shkruhet pėr njė “bashkėjetesė” tragjike e jo bashkėpunime, si nė rastin e Kuvendit tė Kuēit, pėr tė cilin menduam tė bėjmė kėtė pėrkujtimore tė shkurtėr. Gjithsesi Kuvendi i Kuēit ishte njė domosdoshmėri historike qė popujve tė Ballkanit e mė gjerė u imponoi koha e pushtimit otoman, qė rrezikonte fatet e qytetėrimit e besimit tė kėsaj pjese tė Europės plakė. Pikėrisht nė vazhdėn e mbijetesės u hodh ideja e bashkėpunimit jo vetėm tė popujve tė Ballkanit, por edhe mė gjerė, nė organizimin e njė lufte tė pėrbashkėt pėr ēlirimin e trojeve tė pushtuara nga djajtė e verdhė tė Azisė. Ide tė tilla nė fakt ishin hedhur shumė herė, por realizimi i tyre nuk kishte qenė thuajse kaq real sa mė 15 korrik 1614. Ėshtė interesant se pėr realizimin e kėtij kuvendi kishte njė rol mjaft tė madh jo vetėm konfirmimi i krerėve dhe drejtuesve shqiptarė (tė Malėsisė sė Madhe), qė do tė merrnin pjesė nė kuvend, por mbi tė gjitha zgjedhja e Kuēit tė Malėsisė sė Madhe si foleja mė e sigurtė ku do tė mblidheshin krerėt e popujve tė Ballkanit, dhe sipas dokumenteve sqarohet se malėsorėt ishin ata qė do tė siguronin punimet e suksesshme tė kėtij kuvendi. Kreu i kėtij kuvendi shkruhet se ishte konti i famshėm prej Kuēit qė njihet me emrin Lala Drekali, pra safi shqiptar, madje me lidhje gjaku tė shumė fiseve tė sotme tė Malėsisė sė Madhe e veēanėrisht i kastratėsve tė sotėm. Nė mes pjesėmarrėsve tė rėndėsishėm tė kėtij kuvendi gjejmė emrat e malėsorėve (Vojvodės) Gjelė Culi nga Boga, (Vojvodės) Vuk Keqi (apo Gjeēi) nga Kelmendi, dhe deri tė veriorėve Gjec Bardhi nga Mirdita dhe Gjin Gjergji nga Dukagjini etj. Nė listėn e kėtij kuvendi zėnė vend edhe shumė krerė e vojvodė tė Serbisė, Malit tė Zi e deri Bullgarisė sė asaj kohe. Duhet tė theksohet se lista pėrbėhet gjithsej nga 44 krerė, ku 25 tė parėt janė pėrfaqėsuesit qė morėn pjesė direkt nė kuvend dhe emrat qė shėnuam janė pikėrisht pjesėmarrės direkt, por janė edhe 19 pėrfaqėsues tė tjerė qė pėr arsye objektive nuk ishin pjesėmarrės direkt, por nė kuvend kishin dėrguar pėrfaqėsuesit e tyre fuqiplotė. Sqarojmė se edhe nė kėtė pjesė tė “kuvendarėve” tė Kuēit kishte pjesėmarrės nga treva tė tjera tė Malėsisė, Shqipėrisė sė Veriut dhe trevave tė tjera tė Ballkanit. Vendimet e kėtij kuvendi kishin nė themel luftėn e pakompromis kundėr pushtuesve otoman, si dhe kėrkohej ndihma e popujve tė tjerė tė Europės, si e atyre tė Anglisė, Gjermanisė, Francės, Austrohungarisė, Spanjės, republikave italiane tė kohės, si dhe shprehej mosbesimi ndaj Republikės sė Venedikut. Mbretėritė e sipėrshėnuara u angazhuan tė bashkėpunojnė me Kuvendin e Kuēit, por ndihma konkrete e tyre ishte e pjesshme, gjė qė bėri qė kuvendi tė ketė mė shumė vlera historike se sa veprime konkrete. Nė krye tė ushtrive ballkanase shkruhet se u vendos Kont Kapedani i njohur i kohės, Gjon Renesi, i cili siē shkruhet ishte me origjinė shqiptare, madje nga trevat e Veriut. Natyrisht ky kuvend ka rreth katėr shekuj qė ėshtė realizuar, por jehona e tij ende nuk ėshtė shuar, madje sot vlerat e tij duhet tė studiohen e vlerėsohen sepse i shėrbejnė bashkėjetesės sonė me fqinjėt e mė gjerė, nė Europėn e re e demokratike qė ofron shansin e bashkimit e jo ndarjes, e cila prej shekujsh na mundon...

Ndue Bacaj

 

Dashnor shembullor i fjalės sė lirė... avokat i sė vėrtetės

Meditime pėr librin “Shakaxhinjtė” e Nacionalizmit”

Mė parė se tė njihesha me Mark Bregun, jam njohur me shkrimet e tij publicistike, tė cilat pėrshkohen (fund e majė) nga pathosi nacionalist, nga serioziteti shkencor, nga guximi pėr tė thėnė tė vėrtetėn lakuriq, sado e hidhur tė jetė ajo. Mark Bregu ėshtė dashnor shembullor i fjalės sė lirė, me tė cilėn nuk abuzon asnjėherė, ėshtė avokat i sė vėrtetės, tė cilėn kėrkon ta shkundė nga pluhuri i harresės, kėrkon tė gėrmojė e ta gjejė atė kudo qė ėshtė, qoftė edhe nė labirintet mė tė errėta tė katakombeve.

Autori Bregu, edhe kur merr “zjarr” dhe kur “valon”, ėshtė fisnik dhe i vetėpėrmbajtur, fisnikėri kjo qė buron nga geni i tij prej gege, me shpirt tė pastėr kristian. Z. Bregu sjell pėrpara lexuesve vetėm njė pjesė tė publicistikave tė tij historike nė librin “Shakaxhinjtė” e Nacionalizmit” (debat historik). Njė libėr i veēantė nė llojin e tij, me diapazon tė gjerė kohor, duke fokusuar personazhe, aspekte dhe ngjarje nga mė madhoret e mė tė debatueshmet e historisė sonė kombėtare. Mark Bregu nuk vjen nga bota akademike, por ka pėrvojėn e gjatė hulumtuese tė pasionantit, kurajon dhe dėshirėn e mirė, talentin dhe ndjenjėn e thellė, stilin e tė shkruarit joshės e pėr t’u patur zili, duke krijuar profilin e vet autentik jo vetėm nė kryeqendrėn e Veriut, por nė njė hapėsirė shumė mė tė gjerė qė i kalon kufinjtė e Europės dhe madje deri pėrtej Atlantikut. Ēdo gjė reale sipėr tokės ka dy histori: historia e fshehtė mistike dhe ajo e dokumentuar. Autori, nė librin e tij turret tė zbulojė misteret, godet me “varrė” bumerangjet historike duke “notuar” shpesh herė nė kah tė kundėrt tė rrjedhės, por duke e orientuar “busullėn” e tij nė kahun mė progresiv tė mendimit intelektual, pasi nė gjithė botėn po rishikohen figurat dhe ngjarjet historike me qėllim qė historia zyrtare tė pasurohet dhe tė reflektohet ndaj mėkateve... Nga shtjellimi i lėndės qė merr nė analizė, autori arrin nė konkluzionin e dhimbshėm qė individualistė e anarkistė tė dyzuar e antagonistė mbeten shqiptarėt me njėri-tjetrin! Ambiciet personale i shtynė Dhimitėr Farėt, Karl Topiajt, Ballaban Pashėt, Esadistat e Haxhi Qamilėt, e sa e sa pashallarė e feudalė tė tjerė, tė cilėt pėrfunduan si lavire nė shtratin e kolaboracionizmit, duke u shėrbyer me devotshmėri tė huajve deri nė harresė se ka shqiptarė dhe Shqipėri! Letargjia e thellė nė mbretėrinė e orientit, mungesa e njė ideologjie unike dhe njė lėvizje kombėtare e mirėorganizuar bėri qė ne tė gjendeshim nė udhėkryq, kur u shkėrmoq karabinaja e kalbur turko-osmane, pėr tė cilėn dikush qau nga mallėngjimi dhe dikush tjetėr u rrebelua pėr tė ruajtur flamurin e grisur tė “baba davletit”! Prandaj autori Bregu, nė analizat e tij flet me fakte konkrete dhe i bėn njė arsyetim tė saktė, nacionalizmit foshnjarak shqiptar i cili mbeti i tillė pėr mėkatet e atyre qė dikush don t’na i servirė si “baballarė” tė kombit! Hipokrizi kjo qė e detyron Mark Bregun tė shigjetojė me pendėn e tij realiset e therėse njėkohėsisht. Libri “Shakaxhinjtė” e Nacionalizmit” frymėzohet nga idealet e pastra kombėtare, nga sakrificat e martirėve tė kombit, nga veprat dhe shėmbėlltyrat e tyre, mirėnjohja ndaj tė cilėve e bėn autorin tė skalitė njė mozaik publicistikash me njė ndjenjė tė fuqishme qė buron nga loēka e zemrės dhe pa stėrhollime tė tepruara  kumton faktin se Shqipėria indipendente dhe me bazament europian ėshtė vepėr e apostujve tė shqiptarizmės: Gjergj Kastriotit - “Atlet” i Krishtit, tė kordhėtarit mbrojtės tė qytetėrimit europian nga herezia orientale e stepave; ėshtė vepėr e Fishtės, Nolit, Naimit, Gurakuqit, Dedė Gjon Lulit, Boletinit, De Radės, Bajram Currit, Doēit e Koliqit. Shqipėria ėshtė djepi i Nėnė Terezės, mishėrimit tė humanizmit njerėzor nė shkallėn mė tė lartė tokėsore.

Mark Bregu artikulon rrjedhshėm atė qė historiografia shqiptare akoma nuk mund ta belbėzojė dot atė qė albanologėt e huaj ka vite e vite tė tėra qė na e kujtojnė se Mirdita, Himara, Dukagjini, Malėsia e Madhe, Puka e Kosova janė palci i nacionalizmit dhe virgjėria e shqiptarizmit. Nė qoftė se Shqipėria ėshtė vėrtet hallemadhe, arkaike e paditur dhe e plagosur rėndė, Mark Bregu fajin e kėrkon tek jeniēerėt e orientalizmit, sherrxhinjtė e politikės, njerėz qė pėr kėtė atdhe asnjė pikė djersė nuk e kanė derdhur, sahanlėpirės, lugatė tė pangopur pėr grada e ofiqe, pėrpara tė cilave Shqipėria nuk vlente asgjė. Ndėrsa sot na paraqiten si “martirė” tė shqiptarizmės! Gjithė libri i Mark Bregut ėshtė ndėrtuar nė funksion tė kėtij boshti, gjithēka vėrtitet rreth nacionalizmit nė kuptimin mė pozitiv tė kėtij nacioni, shpesh tė shpėrfytyruar nga tė mėdhenjtė ndaj tė vegjėlve. Autori, pėrmes fakteve qė trajton nė librin e tij, na shfaqet si njė polemist sfidant dhe elokuent, i aftė tė thyejė ēdo kornizė dogmatike, guximtar tė shkopsitė ēdo lloj fibulacioni hermetik dhe varrmihės ndaj ēdo mentaliteti antikombėtar. Autori nuk ka asgjė me Islamin, as me myslimanėt shqiptarė, tė cilėt janė vėllezėrit tanė tė njė gjaku dhe qė nė rrethanat historike u imponuan konvertimin me fenė e pushtuesit. “Nacionalizmi shqiptar ėshtė vepėr e tė gjitha besimeve fetare sė bashku”, ėshtė pėrfundimi i pakontestueshėm i autorit Bregu i cili nuk ka si tė pranojė gjestikulacionet e profetit tė rremė Abdi Baleta, kėsaj dhelpre dinake qė di tė pėrshtatet ēdo stinė, kėsaj mendjeje “brilante” pėr tė mbjellė mbrapshtira, specie pa kolonė vertebrale qė pėrshtatet si lėngjet pėr tė marrė formėn e ēdo ene, shėrbėtor i paskrupull i ēdo padroni, duke u vėrtitur nga njėri ekstrem nė tjetrin, i shkathėt si nėpėrka, pėr tė depėrtuar nė ēdo vrimė... Lajthitjeve tė Baletės aventurier, si “Katolikocentrizmi ėshtė aventurė dėshtake”, ku shprehet: “Edhe pse Mark Bregut s’mund t’i pėlqejė, paraardhėsit tanė e patėn fat historik qė jetuan 500 vjet nėn turkun... Do apo s’do Marku, (replikon i ēmenduri Baleta - shėnimi ėshtė i imi - P. Milani), ai qė sot njihet pėr komb shqiptar nuk pėrbėhet mė vetėm nga ata qė shkuan tė jetonin me ujkun, por nė shumicė dėrrmuese tė atyre qė bashkėjetuan me turkun nė njė Perandori. Edhe sikur tė jetė ashtu siē pretendon Marku, se myslimanėt, Islamin e paskan pranuar me forcė, tė detyruar nga turqit, duhet t’i falėnderojmė osmanėt pasi pėr tė mirėn e shqiptarėve kanė bėrė atė qė duhej. Pėr kalimin nė myslimanizėm duhet ta ndjejmė veten krenarė dhe jo mėkatarė, siē thotė Kadareja. (o tempera, o mores). Ka tė drejtė kur thėrret Mark Bregu, i cili nuk ka frikė tė pėrballet me kėtė Ballaban Pashė tė ri, tė pėrballet nė medjan pa shpatė e pa topuz, por me armėn e pathyeshme tė sė vėrtetės ku ndėr tė tjera polemizon: “Faktin e islamizimit me dhunė askush nuk mund ta mohojė, por qė ta quash fitore, pėrveē nostalgjikėve tė Haxhi Qamilit dhe tardhėtarėve tė kombit, askush tjetėr nuk mund ta quajė fat historik pushtimin 500-vjeēar osman”. Ky arsyetim i drejtė historik dhe filozofik ėshtė provuar katėrcipėrisht: Shqipėrisė dhe shqiptarėve fatkeqėsitė mė tė mėdha gjithmonė u kanė ardhur nga Lindja. Mark Bregu e ka sfiduar mrekullisht Abdi Baletėn, tė cilit i mungonte shėnjestra pėr gradimin e murtajave tė tij, gjėmimet e tė cilave ngjasojnė si gjėmė tė largėta nė qiellin e kthjellėt pa re. Pėrveē shqiptarėve, tė gjitha kombet e tjera tė Ballkanit qė ishin nėn Turqinė, ruajtėn njė homogjenitet fetar, nė raport me popullsinė. Shqiptarėt qė kanė ndėrruar besimin janė katėr herė mė shumė se bullgarėt, jugosllavėt, 32 herė mė shumė se grekėt dhe 45 herė mė shumė se rumunėt, gjė qė cilėn pėrveē Abdi Baletės, askush tjetėr s’mund ta quajė fat historik dhe ta trumbetojė si fitore!

Autori vlerėson maksimalisht tolerancėn fetare nė Shqipėri si njė rast unikal dhe natyrshėm kjo tolerancė e ka burimin tek ajo qė na rrėfen Noli ynė i madh i cili, duke analizuar psikologjinė tonė kombėtar ka thėnė: “Nė Shqipėri kemi katėr fe tė ndryshme qė nuk kanė zėnė rrėnjė nė zemrėn e kėtij populli pagan” (“Shqiptarėt”, Edw Josques, fq. 262). Por, ekzistenca e katėr besimeve fetare duhet pranuar pa mėdyshje se ka ndikuar jo pak negativisht nė dėm tė ēėshtjes tonė kombėtare (fatkeqėsisht akoma e pazgjidhur), pėr kėtė autori Bregu ėshtė i vetėdijshėm, nuk ėshtė hipokrit, nuk mund tė heshtė, nuk mund tė kapėrdijė “petullat” e pjekura nė ujė tė Baletės apo ndonjė tjetri, sipas tė cilėve Islami ishte shkaku i shpėtimit tonė kombėtar ose baraz me nacionalizėm! Mark Bregu nuk ėshtė fare radikalist apo katolikocentrist, siē e akuzon Baleta apo ndonjė tjetėr, pėrkundrazi nė vlerėsimet e tij ėshtė shumė mė pak qortues se sa shumė analistė shqiptarė tė besimit mysliman. “Nga tė gjitha besimet fetare, katolicizmi dhe bektashizmi kanė qenė dhe janė nė tė mirė tė kombėsisė” (Mehdi Frashėri, “Historia e Shqipėrisė”, fq. 48). Ndėrsa mendjendrituri tjetėr, Mit’hat Frashėri ka thėnė pėr shqiptarėt mercenarė se, turqit kishin njė proverb: “I thua shqiptarit tė vete nė skėterrė, ai pyet sa ėshtė rroga”. Prandaj Mark Bregu, nė polemikat e tij me Abdi Baletėn, ka tė drejtė tė pyesė pėr kė prostituon ky njeri qė edhe Nėnė Terezėn nuk ka ngurruar ta quajė lavire dhe agjente tė Vatikanit! Autori Bregu nuk ka bėrė asnjė herezi dhe nuk ka mbjellė asnjė lloj pėrēarjeje, por pėrsėrit njė tė vėrtetė qė e kanė thėnė burra shumė mė tė ditur se ai dhe vazhdojnė ta thonė akoma: “Shqiptarėt katolikė janė seksioni mė kompakt dhe janė pėrpjekur nė shekuj tė sjellin nė Shqipėri frymėn e civilizimit europian... Nė kėtė drejtim dhe marrshim qė janė angazhuar sot, shqiptarėt katolikė janė pjesa mė kompakte dhe mė perėndimore e shoqėrisė shqiptare, pėr hir tė besimit 2000-vjeēar dhe besnikėrisė sė tyre ndaj kėtij besimi”. (Prof. Sami Repishti, “Drita”, Nr. 2-3, fq. 149-150, v. XXIII). Unė, tek mendimi, polemikat dhe meditimet e Mark Bregut nuk shoh asgjė ekstreme, siē mund tė mendojė ndonjė dritėshkurtėr. T’i thuash tė bardhės e bardhė dhe tė zezės e zezė nuk ėshtė ekstremizėm, por detyrė dhe normė morale pėr ēdo intelektual dhe qytetar. Por, kur hidhet baltė edhe mbi dy figurat mė tė shquara tė kombit, si Gjergj Kastrioti dhe Nėnė Tereza, dhe ndaj superstratit gjenetik qė na bėn tė ndjehemi shqiptarė, reagimi dhe “pickimet” e Mark Bregut ndaj atyre qė vjellin vrer, janė nė funksion tė plotė tė mbrojtjes sė nderit dhe dinjitetit kombėtar. Kush ėshtė mė e bekuar se bleta, dhe ajo thumbon dhe vetėflijohet kur ndihet e kėrcėnuar.

Unė uroj pėrzemėrsisht mikun dhe kolegun tim Mark Bregu pėr librin me vlerė qė na ka dhuruar, i cili ėshtė nga ata libra qė tė bėn ta lexosh e ta rilexosh, e pse jo dhe tė mbash shėnime. Libri “Shakaxhinjtė” e Nacionalizmit” ėshtė nga ata libra qė mbeten dhe u mbijetojnė kohėrave, ashtu siē mbetet dhe mbijeton ideali i pastėr kombėtar nė jetė tė jetėve.

Prelė Milani, kryeredaktor i gazetės “Dukagjini”