koka

nr. 83 / 26 tetor 2005

alukit

 

Rėnia dhe lartėsimi I mitit Berisha

Nuk njoh rast tjetėr nė politikėn evropiane, ku njeriu qė u rrėzua nga pushteti (madje nė mėnyrė tė dhunshme), me akuzėn se u vodhi paratė shqiptarėve, tė kthehet nė pushtet pėr t'ua mbrojtur ato (paratė) shqiptarėve. Ky ėshtė Sali Berisha.

Pėrpara se tė analizosh arsyet e riardhjes sė Berishės nė pushtet, duhen analizuar arsyet e rėnies sė tij nga pushteti.

Pse ra Sali Berisha nga pushteti?

Shumica mendojnė se Sali Berisha ra nga piramidat. Disa investigime tė bėjnė tė mendosh se piramidat ishin instrumenti pėr tė rrėzuar Berishėn. Tjetėr arsye ishte rėnia e Berishės nga pushteti.

Raporti i tij i afėrt me amerikanėt ishte evident deri nė vitin 1995. Vetėm pas kėtij viti Berisha nuk po luante nė tė njėjtin kah me SHBA-nė. Kjo, ndoshta se ai nuk po i kuptonte dot. Nė njė intervistė pėr "Zėrin e Amerikės" tė para disa viteve, Berisha deklaroi: "Nė takimin e parė qė kam pasur me presidentin Bush nė Shtėpinė e Bardhė, e kemi filluar bisedėn me Kosovėn".

Pra, presidenti i parė i Shqipėrisė qė viziton Shtėpinė e Bardhė, nuk ka mundėsi ta fillojė bisedėn me Shqipėrinė, por me Kosovėn. Se kėshtu kishte vendosur presidenti i SHBA-sė. Dhe se kjo mund tė ishte arsyeja qė presidenti i parė i njė sistemi pro perėndimor tė kishte lindur nė kufirin Tropojė-Gjakovė. E thėnė mė thjeshtė, Berisha u pėrzgjodh nga amerikanėt pėr tė sensibilizuar opinionin ndėrkombėtar pėr Kosovėn nė radhė tė parė, e pėr tė ndėrtuar njė sistem demokratik nė Shqipėri, nė radhė tė dytė. Tek e fundit, vetė Sali Berisha, nė korrik tė vitit 1990, shkruante se "Pavarėsia e Kosovės, vjen pas demokratizimit tė Shqipėrisė".

Po cili ishte fillimi i Sali Berishės

Ai qė miqtė e Shqipėrisė, SHBA-tė kishin preferuar pėr kryetar shteti nė Shqipėri, Sali Berisha, po funksiononte. Edhe nė aspektin e jashtėm, edhe nė atė tė brendshėm. Berisha po e kryente shumė mirė detyrėn ndaj Kosovės. Sensibilizimi pėr kėtė ēėshtje mori pėrmasa tė papara deri atėherė. Madje kishte edhe analistė shqiptarė se akuzonin Berishėn pėr indiferencė ndaj problemeve tė brendshme, pėr arsye tė angazhimit tė madh ndaj ēėshtjes kosovare. Edhe nė aspektin e brendshėm, i preferuari i SHBA-sė po funksiononte. Berisha filloi reformat pėr ndėrtimin e njė shteti demokratik. Berisha pranoi humbjen e zgjedhjeve lokale vetėm tre muaj pasi kishte fituar mbi 75 pėr qind. Berisha pranoi rrėzimin e referendumit, kur i duheshin shumė mė pak vota se njė mandat deputeti pėr ta fituar atė. Pra, Berisha po tregonte respekt ndaj shtyllės sė njė sistemi demokratik, votės sė lirė. Por ky ishte vetėm fillimi.

Burgoset lideri i opozitės Fatos Nano. Nuk mund tė flas pėr akuza politike, por arrestimi i tij ishte jashtė procedurave ligjore. (Megjithėse Berisha pretendon se Nanon e arrestuan miqtė e tij mė tė ngushtė sot). Gjyqi ndaj tė "pestėve", megjithėse konform kuadrit ligjor, kundėr vullnetit amerikan. Zgjedhjet e 26 majit tė 96-ės, tanimė tė njohura dhe sikur tė mos mjaftonte kjo dhuna e pafalshme ndaj opozitės mė 28 maj. Vėrtet socialistėt ēuan nė prishjen e zgjedhjeve me tėrheqjen e tyre, por shteti demokratik mori fund mė 28 maj.

Megjithatė, SHBA-ja po toleronte kur shikonte se pėrballė Berishės ishin ish-komunistėt dhe se Fatos Nano, nė vitin 1993, kėrkonte largimin e ambasadorit amerikan nga Tirana. Madje, Kris Hillin e krahasonte me rrugeēėr rruge me biēak nė brez.

Pra, pėrsėri nuk ishte kjo arsye e domosdoshmėrisė sė rrėzimit tė Berishės nga pushteti. Ngutja ndėrkombėtare pėr ta rrėzuar Berishėn nga pushtetit, kishte tė bėnte me arsyen pse presidenti i parė pluralist u pėrzgjodh nga kufiri Shqipėri-Kosovė. Kosova ishte ndoshta gabimi i Berishės. Dhe kjo, jo se Berisha nuk e bėri mirė detyrėn e sensibilizimit tė ēėshtjes kosovare, por sepse Berisha kėrkoi tė merrte edhe atribute tė NATO-s. Pėr tė qenė mė tė kuptueshėm, po tregoj atė se ēfarė mund tė ketė biseduar presidenti Berisha me ish-presidentin Bush nė Vlorė, vetėm pak ditė pas zgjedhjeve tė 26 majit (sipas informacionit qė kam dhe besoj se ėshtė korrekt).

Opozita dhe ndėrkombėtarėt po i kėrkonin Berishės tė pėrsėriste zgjedhjet nė 40 zona, mė pas u ra dakord pėr 17. Xhorxh Bush i ka thėnė presidentit Berisha se nė rast se ti je i bindur se zgjedhjet ishin tė rregullta, mos i pėrsėrit as ato 17 zona. Por mė pas biseda ka vazhduar me njė pyetje tė Xhorxh Bushit pėr presidentin Berisha.

Bush-Berishės: "Ēfarė do tė bėnit ju, nė rast se nė Kosovė do tė kemi njė konflikt tė armatosur?"

Berisha-Bushit: "Do tė veprojmė si njė komb i vetėm".

Kjo ndoshta ishte pėrgjigjja pėr amerikanėt dhe ndėrkombėtarėt, qė bėri tė domosdoshėm rrėzimin e Berishės.

Si njė komb i vetėm nuk do tė thoshte gjė tjetėr, veēse njė luftė ballkanike pėr tė cilėn ishin tė interesuar veē serbėt.

Berisha, duke e pasur tė qartė se ishte i pėrzgjedhur pėr Kosovėn padashur kėrkonte tė merrte edhe kompetencat e NATO-s, luftėn.

Berisha nuk ishte garanci pėr SHBA-tė, se gjatė luftės me Millosheviēin, konflikti nuk mund tė pėrhapej edhe nė Shqipėri, ēfarė do tė ishte njė katastrofė pėr faktorin ndėrkombėtar.

Sali Berisha e la pushtetin me njė Shqipėri tė djegur, jo nga serbėt, por nga shqiptarėt.

Berisha iku nė hi. Se ēfarė roli luftarak luajtėn tė majtėt pėr kėtė shkrumbim, dihet. Por askush nuk e mendonte se Berisha do tė rikthehej prapė, pėrveē atyre qė nė fakt nuk kishin vendosur ta ekzekutonin politikisht, por vetėm ta spostonin. Kjo u duk qartė pas ngjarjeve tė 14 shtatorit, ku trojka evropiane kėrkoi izolimin e Berishės, duke menduar edhe aprovimin e SHBA-sė, por qė rezultoi e kundėrta. Nėnsekretarja e Shtetit mori nė mbrojtje Berishėn, duke thėnė se ai ka ide tė shkėlqyera pėr Shqipėrinė, por qė duhet t'i ushtrojė nė Parlament. SHBA-ja i dha pėrsėri legjitimitet Berishės, por si opozitė.

Dhe ja ku jemi pas 8 vjetėsh

Pėrsėri Berisha nė drejtimin e Shqipėrisė dhe pėrsėri me ndihmėn e SHBA-sė. Amerikanėt ishin tė prerė pėr mosprekjen e votės, kėsaj radhe.

Dhe pėrsėri Berisha vjen nė pushtet pėr tė njėjtat arsye. Pėr Kosovėn dhe pėr Shqipėrinė. Pėr Kosovėn, se jep garanci qė nuk mund tė pranojė Beogradin si kryeqytet tė saj, pra Berisha i duhet pėrsėri Kosovės, tanimė qė lufta u kapėrcye.

Dhe pėr Shqipėrinė se rezulton i pastėr individualisht nga piramidat, e si rrjedhojė mund tė jetė garanci nė luftėn kundėr korrupsionit.

Albert Vataj

 

Gazeta “Shqipėria Etnike” pėrfaqėson filozofinė sokratiane

Jo pėr servilizėm, as pėr diēka tjetėr, por gazeta “Shqipėria Etnike” sot pėrfaqėson filozofinė sokratiane “3ÅĆÅ1: U ± ¼ Äͽ” (njihni tė vėrtetėn!), prandaj ne nė pak rreshta po dėrgojmė shkrimin tonė, ndoshta pak i egėr por i vėrtetė e aspak shqetėsues pėr opinionin por pėr politikanėt tanė.

Duke shqyrtuar pėrbėrjen e parlamentit, jo thjesht pėr fiksim, apo ngaqė s’kemi pėr ēka shkruajmė pėr kėtė pjesė tė rėndėsishme tė jetės shqiptare, na duhet tė ritheksojmė se s’ka pse na mbetet nakėl si deri tashti, duke mos i thėnė gjėrat ashtu siē janė, ndodhemi para dilemės se si ėshtė parlamenti ėshtė elita shqiptare, jo e jo kurrė mos qoftė kėshtu si ėshtė sot. E, pėr t’i rėnė direkt, thuhet se gjen qė nga kontrabandistė me firman deri mafiozė tė klasit tė parė, plus kėsaj ka hajvanė qė nuk dinė tė shkruajnė shqip, lėre pastaj tė njohin ndonjė gjuhė tė huaj, kurse pėr moralin as qė flitet.

Duke mos ia ngrėnė hakun, diēka qė ia vlen ta theksojmė ėshtė se fitorja e tė djathtės nuk vihet nė diskutim. U desh qė tė ndodhte, por ama po tė shihet me kujdes se kush ėshtė bėrė parlamentar e nga vjen, e si ka hyrė nė jetėn politike, bėhesh pėr tė vėnė kujėn e s’tė mbetet gjė tjetėr veēse asaj thėnies sė sotme se nė daē tė shpėtosh veten e familjen duhen lėnė urgjent dy gjėra, e para duhani, e dyta Shqipėria. Kjo pra ėshtė tragjedia shqiptare tė dashur miq ndėrkombėtarė, opinionistė, politikanė, akademikė, klerikė e ku po dimė ne tė shkretėt, se po tė vazhdohet mė tej dalim gabimisht ku nuk duhet.

Duke iu lutur lexuesit qė tė mos keqkuptohemi, ky shkrim vlen pėr ata qė e duan Shqipėrinė shtet perėndimor e jo pėr aventurierėt, se me ta jemi tė ngopur.

E Zoti mos e dhashtė qė tė pėrfitojnė kėta tė fundit. Kjo pra ėshtė ēėshtja.

Ahmet Qosja, akademik kosovar nė Amerikė

 

Qeveritė: Berisha OK, Nano, njė legjendė e frishme

Shqiptarėt jetuan atė ēka u mungoi, shpresėn, ndaj edhe votuan kundėr korrupsionit e amoralitetit mė 3 korrik. Zgjodhėn normalisht tė vetmen rrugė qė kishin. Po si duket ky prolog ndryshimi? Analiza, pėr tė qenė si gjithherė tė paanshėm, ėshtė vėrtet e vėshtirė nė kėtė fillim tė vėshtirė. Por disa gjėra edhe preken.

Qė qeverisja e sotme ka njė sjellje krejt ndryshe nga ajo qė iku bashkė me Nanon, kėtė e sheh gjithkush, edhe militantėt e kangjellave rozė, sa qė edhe konjicioni ka kufizuar deri nė infinit mundėsinė e eksperimenteve Nanoiste. Pra, tė menduarit e shqiptarėve qė mė 3 korrik morėn vendim tė dėnojnė ashpėr sjelljet e pamoralshme tė njė modeli ekstravagant dhe banal, duket po ushqejnė e forcojnė “kėrcyellin” e shartuar mbi veprimin, tė mirė apo tė keq tė politikės, e cila deri sot fatkeqėsisht ka reflektuar sjellje jo tė hijshme, tė cilėn s’ka patur kush ta ndėshkojė deri mė 3 korrik qė u jetua njė ditė jetė.

Sot, nė fillimet e punės, tėrė sistemi qeverisės tė ngjan si pjesė organike e nevojave njerėzore, pa pretenduar tė analizojmė formėn dhe kohėn, larg qoftė edhe koston.

Lufta e ashpėr kundėr korrupsionit e bizneseve tė pista, nė pamje tė parė po e vesh ēdo ditė e mė shumė qeverinė me kostum respekti. Kuptimi e vlerėsimi po pėrmasohen saqė edhe tė majtėt, qė vodhėn edhe me tė majtėn edhe me tė djathtėn, s’mund tė thonė ndryshe, veēse OK. Ata, natyrshėm kundėrshtojnė, duke hedhur shqelma, por ama s’mund tė thotė asnjėri se filan ministėr i Qeverisė Berisha po vjedh. As barcaleta dhe sharje me “libėr” shtėpie s’dėgjon rėndom jo vetėm nga “analistėt” e kafeneve, por as nga qeveritarėt. Gjithsesi, sėrishmi pjesė e barcaletave banale ngelet PS-ja, ajo PS qė tė duket qersharake kur kundėrshton ligje qė deri dje nuk e kishte mendjen tek ato, por tek konsumi i energjive pėr tė mbrojtur imazhin e Nanos dhe pėr tė mbajtur nė tension psikologjik me pavlefshmėrinė e vetes tė tjerėt, duke tundur si flamur tė vetėm anti-Berishizmin.

Nano ėshtė tėrėsisht i pandjeshėm ndaj ndjenjave e ngjarjeve, i kundėrt katėrcipėrisht me Berishėn. Ky i fundit, vetėm pėrgjigje nga celulari personal i tij, u ka kthyer shumė njerėzve, ēka tregon se ai nuk ėshtė nė konflikt me nevojėn e njė imazhi fallco, tė cilin e ka reflektuar edhe Nano Ik-u edhe Edi Narcisti. Edhe ky mė i fundit, sė fundi nė Shkodėr e Malėsi tė Madhe, u pėrpoq tė imitojė Nastradinin, apo tė flasė si Kasandėr, por pa Kalin e Trojės qė Majko me nja dy a mė shumė copė centaurė, deputetas, e kanė thėnė qė shoku Nano ėshtė po aq i freskėt e finok sa dikur. Kėta dy amanetqarė tė Nanos, pra Edi dhe Pandi, qė mosha e tyre respektivisht 41 dhe 37 vjeē mund edhe t’i shndėrrojė nė armiq pėr pushtet, kanė njė rrugė tepėr tė vėshtirė riciklimi. Kapėrcyelli i parė ėshtė Bashkia e Tiranės vitin tjetėr. Pėrballė njė Berishe nė pushtet. Pėrmbi “pentagramin” e tyre, njė sy i vėmendshėm lexon imoralitetin nanoist qė dashuron thashethemet, batutat, brutalitetin, edhe me miqtė, thua se zemreku ėshtė sėrish Nano, ai burrė qė edhe fotoja u duket shqiptarėve si njė legjendė e frikshme.

Tė siguruarit e paqes pėr fjalėn e lirė, ku Berisha deklaroi se asnjė gazetar, i djathtė apo i majtė, s’do pėrballet me gjyqe, ka acaruar ata qė i tremben luftės kundėr trafiqeve, korrupsionit, padrejtėsive, pėrfitimeve abuzive, keqpėrdorimit tė pushtetit...

...Sa pėr qeveri tė dashur me korrupsionin e krimin, e kishim.

Sokol Pepushaj

 

Kur kodet mesjetare kėrcėnojnė qytetėrimin e shekullit XXI-tė

Pėr botėn e qytetėruar tė shekullit tė XXI duket disi i pakuptueshėm “sundimi” de facto i ligjeve mesjetare tė Kanunit e gjakmarrjes nė njė vend nė zemėr tė Europės, siē ėshtė Shqipėria. Madje ky ėshtė njė precedent i rrezikshėm pasi nuk shfaqet tek njė popull i “ēfarėdoshėm”, por tek ne, shqiptarėt tė cilėt pretendojmė me tė drejtė se jemi njė ndėr popujt themel tė Europės Perėndimore, ku pėr besimin e qytetėrimin e saj kemi ndoshta sakrificat mė tė mėdha qė prej qindra vitesh... Nė fakt nuk ėshtė detyrė patriotike tė denoncosh kėtė hall qė ka kapur Shqipėrinė nė pėrgjithėsi e Malėsinė e Madhe nė veēanti, por ne si media e shkruar e gjykojmė qė mė mirė ėshtė ta denoncosh tė keqen se sa tė kėrkosh ta mbulosh, dhe njė ditė do tė shpėrthejė mė keq, pse jo nė trajtat e njė lufte civile tė pashpallur. Ne si gazetė “Shqipėria Etnike” ka kohė qė jo vetėm e dėnojmė dhe denoncojmė kėtė precedent qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me qytetėrimin, por edhe e kemi konkretizuar me shembuj konkretė tė cilėt i di e njeh vetė shteti dhe organet e tij, tė cilėt mjerisht ende janė tė pafuqishėm tė pėrballen me trashėgimin mesjetar tė gjakmarrjes qė e ka bazėn nė Kanunin e moēėm tė Lekė Dukagjinit. Gjithsesi, edhe nė kėtė numėr menduam tė marrim njė rast tipik ku kodi i gjakmarrjes shtrihet jo vetėm pėrtej vrasėsit e familjes sė tij, por edhe tek tė afėrmit e “gjaksit” dhe strehuesit human tė tij... Historia fillon qė nė fundin e shkurtit tė vitit 2001, kur pėr motive tė dobėta Rrok Pacaj vret njė person tjetėr. Policia fillimisht arreston vrasėsin dhe djalin e tij Pal Pacaj, tė cilin mė pas e liron pasi nuk kishte dorė nė vrasjen qė kishte bėrė babai i tij. Krimineli Rrok Pacaj dėnohet nga gjykata me burgim tė pėrjetshėm, ndėrsa njerėzit e viktimės kėrkojnė tė hakmerren tek djali i vetėm i Rrokut, Pal Pacaj. Duke u ndodhur pėrballė njė hakmarrjeje tė paralajmėruar, organet e policisė, por edhe pajtimtarėt e gjaqeve mendojnė ta strehojnė Palin tek dajat e tij nė Lohe, konkretisht tek Ardian Melakuqi. Strehimi nė fakt zgjati disa kohė i sigurtė, deri sa nė kėtė shtėpi erdhėn dhe panė Palin halla e Ardianit me tė bijėn Lezen, tė cilat duket se treguan ku fshihet djali i vrasėsit (Rrokut). Pas kėsaj familja e viktimės u acarua aq shumė sa i ēoi fjalė Ardian Melakuqit, se ti qė fsheh e mbron gjaksin tonė je nė gjak me ne... Kėtė moment tragjik tė pėrfshirjes nė kodet mesjetare tė gjakmarrjes edhe tė pafajshmit Ardian Melakuqi e mori vesh edhe policia e shtetit dhe pajtimtarėt lokalė tė gjaqeve, tė cilėt kėrkuan tė bisedojnė me tė afėrmit e vrarė nga Rrok Pacaj, por ata nuk pranuan tė rregullohen me Ardianin, tė cilin e quajnė tė pėrfshirė nė fshehjen e Palit, tė cilin e kėrkojnė pėr tė marrė gjakun. Mjerisht as shteti e as pajtimtarėt nuk kanė arritur deri sot nė vitin 2005 tė marrin asgjė pėrsipėr pėr tė mbrojtur jetėn e pafajshme tė Ardian Melakuqit, i cili disa herė ėshtė kėrcėnuar me jetėn si i pėrfshirė pa dashje nė kėtė gjakmarrje. Shembulli mė i keq nga tė afėrmit e viktimės ėshtė dhėnė me vrasjen e burrit tė vajzės sė Rrok Pacajt mė 7 mars 2005, kur edhe ky mendohej se kishte strehuar djalin e Rrokut, Palin, qė njėkohėsisht ėshtė edhe daja i Ardian Melakuqit. Ne si gazetė menduam tė publikojmė kėtė rast pasi ka tė bėjė me jetėn e njė tė riu siē ėshtė Ardian Melakuqi, qė ėshtė i datėlindjes 4 nėntor 1976, pra ende pa i mbushur tė tridhjetat, por edhe i pafajshėm e i pa ngatėrruar me kodin mesjetar tė gjakmarrjes, qė mjerisht me gjithė punėn e shtetit dhe pajtimtarėve shoqėrorė, ende ėshtė i fortė dhe vazhdimisht ushqehet me gjak tė pastėr e tė ri shqiptarėsh, nė shumicėn e rasteve edhe tė pafajshėm siē ėshtė edhe rasti pėr tė cilin menduam tė sensibilizojmė sadopak opinionin e Malėsisė, Shqipėrisė dhe atė ndėrkombėtar, veēanėrisht atė me qytetėrim tė hershėm perėndimor e demokratik...

Redaksia

 

Opinion

Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Edvin

9 tetori 2005 shėnoi edhe fillimin e rėnies se shokut Edvin (Edi) Rama. Zgjedhja ne postin e lėnė vakant nga ish- kryesocialisti Fatos Nano, ishte hapi i pare drejt rrokullisjes, te paktėn nga zemrat e shume shqiptareve, te imazhit te krijuar me aq mund e sakrifica nga Edvin Rama.

Eshte vėrtetė e ēuditshme, por Edi u be viktime e vete euforisė se tij apo edhe te etjes pėr karriere politike, duke lėnė mėnjane karrierėn mjaft brilant si menaxher i pushtetit vendor. “Sapo deti u be kos”, dmth sapo Nano deklaroi dorėheqjen nga kryetar i PS-se pas humbjes se zgjedhjeve te 3 korrikut 2005, Edi, i kėshilluar apo edhe ne kokėn e tij, u sul ne selinė roze, te cilėn shume rradhe e kishte shkelur te paktėn qe nga viti 1998. Amullia e krijuar, ndoshta edhe vete skema e pėrdorur nga Nano, e solli qe ai shume shpejt, te kthehej ne lider te socialisteve. Konferencat nga podiumi i PS-se, ne nje kohe qe askush nuk ndihej pas humbjes, i dhanė Edit apo Edvinit (siē i pėlqente ta thėrriste dikur kryeministri aktual i vendit), “sigurinė” se fitorja e karriges “se te parit ne mes te barabartėve”, ishte thjeshte nje procedure. Teza e hedhur ne treg, zgjedhja e kryetarit sipas parimit “nje anėtar, nje vote” dhe shfrytėzimi i imazhit te krijuar si nje kryebashkiak i suksesshėm i Tiranės, i krijuan Rames iluzionin se tashme qėllimi eshte pranė realizimit. Me kete mendim dhe me polemikat e jashtėzakonshme qe e shoqėronin, por edhe me heshtjen inkurajuese te Nanos deri para ditės se Kongresit te 8-te, Edi mendoi se arriti “ėndrrėn” e jetės apo edhe suksesin maksimal, brenda nje kohe te shkurtėr si “lufte rrufe” pėr te marre fronin e “mbretit Nano”.

Dita e pare e Kongresit, ishte mesazhi i pare dhe i qarte se Edi nuk duhej ti hynte garės pėr kryetar. Pas mesazhit publik te Nanos me telefon, i shpėrndarė nga te gjitha mediat, kongresmenet treguan se janė dhe do te jene ndoshta pėr nje kohe te gjate, “te bindurit e heshtur” te kryetarit te pėrjetshėm socialist, Fatos Nano. Parimi “nje anėtar, nje vote”, u rrezua. Sekretari i Pėrgjithshėm Gramoz Ruci, u tregua i menēur: dha dorėheqje nga posti, madje duke marre edhe autorėsinė e propozimit te parimit te famshėm. Ndėrkohė Rama, ndoshta duke e pandehur veten nje orator qe mund te ndryshoje edhe realitetin e kongresmeneve, mori fjalėn dhe ajo cfare tregoi dita e nesėrme, “arriti ti binde” delegatet qe te votojnė pėr te. Pėrballė kishte nje individ, Rexhep Mejdani, i cili as nuk fitoi dhe as nuk do te fitoje ndonjėherė. Ngarkesat e te kaluarės, i kane zbehur imazhin “prej profesori” edhe tek me fanatiket e PPSH-se qe sot militojnė ne PS. Kongresmenet, ditėn e dyte, 9 tetor 2005, e morėn qarte mesazhin se Mejdani ishte thjeshte nje mjet ne dorėn e Nanos pėr te realizuar qėllimin. Kėshtu, me nje gur, ish- kryeministri “vrau” dy zogj: Nxori pėrfundimisht nga politika roze Mejdanin, por edhe i dha nje sinjal Rames. Gjithēka eshte e qarte: Ditėn e pare, Rames i tha se nuk do te kesh nje mandat te plote, aq me shume nga anėtarėsia sipas parimit “nje anėtar, nje vote”, por do te vazhdosh mandatin tim, i zgjedhur nga kongresmenet e mije, te cilėt ne 2003-in me zgjodhėn mua me mbi 80% te votave, ndėrsa Rama arriti te marre rreth 63% te tyre.

Skenari i Nanos, te cilin si pėr ēudi “i zgjuari” Edi e “hėngri kallėp”, zbėrthehet lehte. Ne krye te PS-se eshte nje individ, i cili ka dhėnė prova “pėr paqėndrueshmėri emotive por edhe psikike”. Ne kėto kushte, menjėherė pas kongresit doli edhe shprehja “e kemi vene ne krye, sepse ose Edi i ha kokėn Berishės, ose Berisha ia ha Edit”. Ne te dy rastet, Nano eshte i fituar. Nga ana tjetėr, Edi ka marre nje parti, e cila eshte pak te pėrcaktohet e ēoroditur. Pas humbjes se zgjedhjeve por edhe pushimit te pritshėm nga puna te armatės se militanteve socialiste, PS-ja do te kthehet ne nje katrahure te vėrtetė, ku fjala “unitet” shume shpejt do te kthehet ne akuza te tipit “ma mbaj pak kete kopilin, sa ti them kurve asaj tjetrės”. Ne kėto kushte, edhe ne zgjedhjet e ardhshme pėr pushtetin vendor 2006, PS-ja e ka te garantuar, ne mos humbjen, mosfitoren e zgjedhjeve. Kjo eshte nje kosto jo shume e vogėl pėr Edin e suksesshėm, i cili atėherė, siē e ka deklaruar, do te japė vete dorėheqjen. Nuk duhet harruar se Nanos kjo periudhe qetėsie, pse jo departizimi, i shėrben pėr te “luajtur letrat” ne prapaskenat e politikes drejt realizimit te ėndrrės pėr President. Nėse kjo nuk realizohet, me kongresmenet e tij te deri 2007-ės, e ka te lehte te rrezoje dhe te vendose ke te doje ne krye te PS-se. Nuk duhet harruar edhe nje fakt tjetėr. Krah i djathte, ose nr. 2 i PS-se, por me mandat te barazvlefshem nga Kongresi, eshte Pandeli Majko, sekretar i pėrgjithshėm. Pak kush ka dyshime se ai eshte atje, jo vetėm pėr te baraspeshuar “fenomenin Rama” tashme ne krye te PS-se, por edhe si nje njeri i besuar i Fatos Nanos. Majko ka edhe nje tjetėr avantazh, pasi eshte deputet, sekretar i pėrgjithshėm dhe automatikisht kryetar i Grupit Parlamentar te PS-se. Ne kėto kohe te vėshtira, nėse do te kete ndonjė privilegj, do te burojnė pėr socialistet dhe partine, vetėm nga ky drejtim, siē edhe do te pėrcaktohen politikat qe do te ndiqen ne Kuvend pėrmes votės.

Duke qene kryetar i PS-se, Rama harron se mund te ringrihet edhe nje tjetėr komision hetimor pėr punen e tij si ish- ministėr, por edhe kryebashkiak. Ne kėto kushte, Nano nuk do ta kete shume te vėshtirė, qe bashke me ndihmėn e ish- rivalit te tij te pėrjetshėm Berisha, me numrat ne Kuvend, te hakmerret nga Edvinit.

Shkėlqimi i dikurshėm i Rames, na kthen vite pas. Ishte koha kur pasi “ishte sjelle nga Parisi me thonj te paprere” nga Nano, ai do te vihej ne krye te ministrisė se Kulturės, pėr te filluar gjetje (te huazuara nga perėndimi ku qėndroi vite me rradhe) qe i krijuan imazhin e nje njeriu jo vetėm pjellor ne tru ( e kuptueshme pėr nje piktor), por edhe mjaft punėtor. Ne kėto kushte, ne vitin 2000 i kandiduar nga PS-ja ne pushtet, ai fitoi postin e kryetarit te Bashkisė Tirane. I ndihmuar me shume nga c’duhet prej pushtetit socialist, apo fale zotėsisė se tij, arriti te ndryshoje dukshėm imazhin e kryeqytetit. Karizma e tij filloi te rritej ndjeshėm, aq me tepėr, se edhe pse i propozuar dhe mbėshtetur nga PS-ja, ai nuk kishte marre tesere dhe deklarohej haptas si pėrfaqėsues i shoqėrisė civile. Menjėherė, filluan edhe vlerėsimet ndėrkombėtare, te cilat goje te liga, thonė se edhe i ka blere “me euro apo dollar ne dore”. Ne vitin 2003, ishte edhe triumfi i vėrtetė i karizmes se krijuar nga Edvini. Ne turin e pare te 12 tetorit, ai rifitoi mandatin e kryabashkiakut te Tiranės, por duhej bere edhe nje tjetėr votim, gjė qe u vendos nga KQZ-ja. Pėrballė kishte nje tjetėr karizmatik, avokat Spartak Ngjelen dhe ne loje, ishin aq vota sa pėr te pėrmbysur rezultatin e turit te pare. Megjithatė, e gjithė Tirana, te djathte dhe te majte, serish i besuan Edit dhe i dhanė nje vote plebishitare duke e nxjerre fitues. Ky ishte edhe “apogjeu” i Edi Rames, por si kryebashkiak i paparti i Tiranės.

Kohe me pas, filloi rėnia e tij, me afrimin ne strukturat e PS-se, me marrjen e teserės se firmosur nga Fatos Nano, pėrmes dorės se kryesocialistit te Tiranės, Musa Ulqini. Vitet dhe titujt e marre brenda dhe jashtė vendit, u shtuan dhe vetėm disa muaj para zgjedhjeve, Edi lėshoi “gjėmėn”: Te pėrēare dhe te ndare ne mes tone, por edhe me largimin e LSI-se, ne mund te humbim zgjedhjet! Kete e dinte mjaft mire edhe vete Fatos Nano, por ai donte te ndiqte instiktin e tij euforik dhe pėrgjigja e 3 korrikut 2004, ishte e hidhur. Ne nje moment vakumi tek socialistet, ēoroditjeje dhe trishtimi, nuk dolėn ne skene “amortizatorėt” e zakonshėm Majko, Mejdani, Ruci apo edhe te tjerė, por “gjeli” Edvin Rama. Eshte fillimi i rėnies se shpejte te Rames. Ai e ka te qarte: nuk do te mund te zgjidhet me kryebashkiak i Tiranės ne 2006-et! Me humbjen e shembullit te shkėlqyer te qeverisjes vendore socialiste, Bashkinė e Tiranės, PS-ja do te humbasė me siguri ne shkalle republike, aq me shume kur shqiptaret janė mėsuar, edhe gjate 8 viteve te fundit, te votojnė pėr inerci, duke njėsuar ngjyrat e qeverisjes qendrore me atė vendore. Edhe vete Rama e di se nje rikandidim ne 2006-ėn, eshte nje vetėvrasje politike dhe zhgėnjim personal. Siē u pa edhe ne Shkodėr, karizma karakteristike, ka filluar ti mungoje ne sytė e njerėzve. Rreth tij, ēuditėrisht janė shtuar moshat e thyera, ish- teserat e PPSH-se, por edhe disa te djathte, pjesa me e madhe te lidhur jo politikisht, por me interesa vetjake. Gradualisht ka filluar, por do te vazhdoje te konsolidoje pozicionin e kryesocialistit, duke i dhėnė me pak rendėsi atij te kryabashkiakut te suksesshėm. Gabimi themelor i Rames: trokiti ne kohe te papėrshtatshme dhe mori ne “kohe shtese” te nje ndeshje te humbur ish- partine ne pushtet, filloi te fshije nga memoria kolektive e njerėzve imazhin e “punėtorit” ne shėrbim te popullit. Fillimi i nje karriere politike, por veēanėrisht ngjitja brenda nje kohe te shkurtėr, sigurisht do te kenė te njėjtėn zbritje. Mbase nje dite do na vije keq po te mėsojmė se ne Paris, ish- kryebashkiaku i Tiranės Edvin Rama, do te kete hapur ndonjė ekspozite vetjake. “Thonj te paprere”, pas 6 viteve ne pushtetin vendor por edhe nje viti ne krye te PS-se, besojmė se nuk do te kete me!

Blerti DELIJA

Pėr njė reflektim tė sinqertė pas zgjedhjeve parlamentare tė 3 korrikut 2005

Agonia e partive tė vogla - mė nė fund njė realitet i pritshėm e i dėshirueshėm pėr Shqipėrinė

Zgjedhjet e fundit parlamentare u shoqėruan me jo pak probleme duke krijuar kėsisoj paqartėsi nė vullnetin e sovranit. Nė kornizėn e njė shkrimi nė gazetė, kjo problematikė, qė pėrbėn shqetėsim serioz pėr fatet e qeverisjes sė sotme e tė nesėrme, ėshtė e pamundur tė merret nė analizė. Ndryshe qėndron puna po tė evidentosh njė dukuri tė kėsaj performance disi tė turbullt, nė rastin kur merresh me trajtimin e njė dukurie qė pėrbėn fenomen. Nė kėtė hulli dėshiroj tė jap mendimin e kontributin tim, e konkretisht nė fatin pa konture tė qarta tė partive tė vogla.

Nė jetėn politike tė vendit tonė, fati i partive tė vogla apo partive bija, ka qenė nė vijimėsi interesant. Ky fat, me gjasė krijim ekuilibrash e shprehje e vullnetit tė votuesve, realisht nuk e ka kryer ndershmėrisht asnjė rast kėtė mision permanent. Partitė nė fjalė do t’i krahasoja me krijesat qė vuajnė pėrjetėsisht nga talasemia, e si tė tilla duhet tė ushqehen me “gjak” vazhdimisht e nė mėnyrė ritmike. Dy “bankat e mėdha tė gjakut”, PD e PS e kanė luajtur kėtė rol madje me pėrkushtim pėrgjatė gjithė historisė sė ekzistencės sė tyre. Partitė e vogla kanė parazituar nė ēdo kohė nė trupin e partive tė mėdha, me tė drejtėn e pasjes si pronė tė vetėn “mitrėn” qė i lindi.

Opinioni publik dhe orientimi i votuesve edhe nė vendin tonė fokusohet nė bindje tė majta, tė djathta dhe nė ato tė qendrės. Tė besosh e tė shpresosh nė kėto tri pole tė politikės ėshtė njė e drejtė pėr cilindo shqiptar e qė nuk mund tė kontestohet pėr asnjė shkak tė pėrfillshėm. Por njė fragmentarizim i asisojtė i elektoratit “Made in Albania”, nė mė tepėr se njėqind parti tė mėdha e tė vogla, i bėn dėm stabilitetit, qeverisjes dhe orientimit tė shqiptarėve. Numri i partive tė krijuara tek ne bie mė tepėr nė sy kur dihet numri i pėrgjithshėm i popullsisė dhe ndėrkohė, kur formacionet e mėdha politike janė konsoliduar bindshėm dhe kanė lėnė krejt pak hapėsirė pėr tė vegjetuar “simotrat” e tyre mė tė vogla. Ky numėr partish gjallon sot e kėsaj dite falė ekzistencės sė “fiseve”, “klaneve”, “grupimeve” tė tipit miq a bashkėpronarė, apo tė ndonjė shkaku tjetėr mė pak tė pėrfillshėm.

Partitė e vogla justifikohen me alibinė e krijimit tė mozaikut tė politikės shqiptare, e sipas tyre janė nė funksion tė dy grupimeve tė mėdha, tė cilat pėrbėjnė tashmė spektrin mė tė dukshėm tė politikės sė njė vendi me njėmijenjė halle, siē ėshtė Shqipėria. Dhe pėr ironi tė fatit kėto parti bija e mbesa, mbijetuan se ishin pjesė e garniturave tė partive tė mėdha dhe e “stolisėn” dekorin e pluralizmit, aq tė kėrkuar nga ndėrkombėtarėt pas daljes nga “vatha” e lindorėve tė pakorrigjueshėm. Nė finale tė kėtij arsyetimi duhet pohuar fakti se pėrfitimi ishte i ndėrsjelltė: partitė e mdėha e demokratizuan jetėn politike dhe ekonomike tė vendit dhe ato mė tė voglat pėrfituan nga shteti i radhės, financime e vende pune tė pamerituara nė administratėn e shtetit dhe atė publike. Nė shėrbim tė jetėgjatėsisė sė partive tė vogla, PD e PS krijuan e shfrytėzuan pėr interesat e tyre “Dushkun e madh” tė vitit 2005 e “Dushkun e vogėl” tė vitit 2001. Pėr ēdokėnd qė i ndjek me vėmendje zhvillimet politike nė Shqipėri, ėshtė e qartė se deri nė zgjedhjet e fundit legjislative tė 3 korrikut 2005, PS i dha jetė e pushtet tė pamerituar PSD-sė, PAA-sė, PAD-sė dhe PBDNJ-sė. Tė njėjtin rit kryen nė polin e kundėrt drejtuesit e PD-sė, me PR-nė, PBK-nė, PLL-nė e ndonjė forcė tjetėr politike tė po kėtij formati.

Mirėpo mė 3 korrik 2005 e nė ndėrkohėn qė e pason kėtė ngjarje tė rėndėsishme, partitė e vogla “hodhėn shtat” krejt papritmas. PD-ja tashmė nė pushtet bėn prikė me kėtė “pasuri” ilegjitime, ndėrsa PS-ja kuron plagėt e kėtij inkursioni tė hatashėm. Forcimi i muskujve pa shkuar nė palestėr i partive tė vogla, pėrmbushi mjaft dėshira e orekse. Pėr detajim mjafton tė pėrmendet fenomeni qesharak e absurd njėherėsh, ai i “xhuvelizmit” nė politikėn shqiptare. Kėshtu pėr ta rritur dukshėm nivelin e pėrfaqėsimit nė parlamentin e legjislaturės aktuale, PD-ja vuri nė rresht e nisi t’i mjelė aleatėt e saj, atė elektorat fluid qė ėshtė vėshtirė tė evidentohet. Tipik ėshtė rreshtimi amoral i PAA-sė e i PDS-sė, sa kohė ēuditėrisht e fakteqėsisht PDK-ja, parti e cila ka struktura dhe elektorat tė qėndrueshėm, mbetet jashtė strukturave tė qeverisjes “me duar tė pastra” tė PD-sė. U anashkaluan programet, idetė e premtimet e nė vend tė kėtyre tė fundit u ngritėn suka ku komikja del nė plan tė parė.

Nė kėtė rrugėtim tė turbullt PDS-ja u tregua disi mė e pėrmbajtur kur posti i njė ministrie tė rėndėsishme nuk mbeti vakant pėr zotin Milo. Joshja e pushtetit tė ofruar nga kampi i djathtė u sfumua nga presioni i egėr i krahut tė majtė tė politikės shqiptare. Falė kėtij fenomeni PDS-ja rreket tė “peshkojė” nė ujėrat e veta. Por manovra e natyrshme e PDS-sė nuk e nxori nė breg PS-nė. Kjo u trondit nga virusi i pėrēarjes dhe u shoqėrua fatmirėsisht me dorėzimin e pushtetit shtetėror tė mbajtur me paterica nė 3 a 4 vjetėt e fundit.

LSI u mundua tė pėrballet me dy forcat e mėdha politike tė vendit, nė kėrkim tė identitetit tė humbur tė tė majtės shqiptare. Parimi sipas tė cilit fiton i treti kur zihen dy individė nuk funksionoi. U harrua se ishte fjala pėr njė dyluftim tė mirėfilltė opinionesh, e se kėto tė fundit janė rezultante e prirjeve jo tė njėjta tė armatės sė tė majtėve nė Shqipėri. Pozicionimi i LSI-sė erdhi si konfrontim pėr tė shmangur gabimet nė qeverisje, e me besim tė tepruar tek lideri i saj, njė pėrfaqėsues i nomenklaturės sė lartė tė partisė nė pushtet. Pozicionimi majtas i LSI-sė ishte njė luks i tepėrt pėr tė. LSI u shfaq si njė zhgėnjim i pariparueshėm i elektoratit tė majtė. Ėshtė njė realitet i prekshėm bindja sipas tė cilės ardhja nė pushtet e doktor Berishės me tė tijtė ėshtė gafė e LSI-sė, e nominalisht e Ilir Metės, liderit tė saj.

Dinjitoze nė qėndrimet e veta u shfaq LZHK-ja. Nuk u bė garniturė e asnjėrit prej “dinosaurėve” tė politikės shqiptare. Megjithėse pa asnjė post ministror, LZHK-ja nuk mund tė mos mbetet njė shpresė pėr ndjekėsit e saj. Performancė tė pėlqyeshme nė zgjedhjet e 3 korrikut 2005 bėri PDK-ja, kontributi i saj deri sot mbetet nė hije dhe kjo falė qėndresės sė palėkundur tė zotit Lesi, pėr tė mos qenė palė me menaxhues jo tė urtė tė politikės e shtetit tė sė drejtės.

Pėrfundimisht pėr partitė e vogla me sa duket ėshtė rezervuar reparti i reanimacionit. Partitė e vogla tashmė janė nė koma. Agonia e tyre ėshtė njė realitet i pritshėm dhe i dėshirueshėm. Njė ligj elektoral proporcional i pastėr i nxjerr nė dritė kėto minoranca tė politikės, natyrshėm nėse vėrtet kanė vizione e jo orekse. Sikur nė kėtė pėrballje me PD e PS, “bijat” e “mbesat” do tė fitonin njė pėrqindje tė pranueshme, ato vėrtet do tė krijonin njė fytyrė tė vetėn e do tė mbijetonin me dinjitet.

Mark Preēi, pedagog nė Liceun e Agrikulturės Zadrimė

Gjakmarrja po merr jetė njerėzish

Pėrballė fenomenit tė gjakmarrjes ligji ėshtė impotent. Ēdo ditė nė Shqipėri ka shumė raste ku plumbi, shpėrthimi me lėndė plasėse apo therjet me thikė ēojnė nė varr viktima. Nė thuajse tė gjitha rastet viktimat janė tė pafajshme, pasi Kanuni shqiptar qė sot ėshtė ngritur deri nė institucion, meqė edhe ligjėrisht ekzistojnė shoqata pajtimi tė cilat edhe bashkėpunojnė me organet e drejtėsisė deri pėr tė mos dėnuar vrasėsit kur gjaku falet mes familjeve nė konflikt, vė nė shėnjestėr jo vetėm vrasėsit apo pėrgjegjėsit e konflikteve, por tėrė fisin. Njė konflikt gjakmarrjeje i hershėm ka pėrfunduar nė tentativė pėr vrasje me thikė ditėn e mėrkurė mė datėn 21 shtator, rreth orės 8 tė mėngjesit, nė vendin e quajtur “Tregu i Zdrales”, nė qytetin verior, Shkodėr, ku K.M. ka qėlluar shtetasin Flamur Fishiku. 29-vjeēari K.M. ka nxjerrė thikėn pėr tė vrarė Flamurin, i cili ėshtė plagosur rėndė dhe ėshtė shtruar urgjentisht nė spital, ku falė Zotit e fatit pas disa ditėsh mjekimi tė kujdesshėm i ka shpėtuar vdekjes.

Burime nga Policia e Shkodrės bėjnė tė ditur se pas denoncimit nga tė afėrmit e Flamur Fishikut, kanė arritur tė vėnė nė pranga autorin. Por e keqja nuk ka pėrfunduar me kaq. Flamur Fishiku, megjithėse krejt i pafajshėm, pasi konflikti i vjetėr mes dy fiseve ka patur tė tjerė persona nė mes, pas kėtij denoncimi ėshtė vėnė edhe mė shumė nė rrezik. Acarimi i gjakmarrjes ka ndezur mė shumė gjakrat. Kėto ditė ėshtė kėrcėnuar se do tė vritet. Madje deri se do i hidhet shtėpia nė erė me lėndė plasėse. Edhe gruaja Elvie Fishiku, djali Muhamed e dy vajzat Amina dhe Mevluda i janė kėrcėnuar. Ėshtė dashur edhe ndėrhyrja e Shoqatės sė Pajtimit tė Gjaqeve nė pėrpjekje tė sheshimit tė konfliktit, pėrpjekje e cila deri sot nuk ka dhėnė rezultat. Pra, jo vetėm jeta e Flamur Fishikut, por edhe e familjes sė tij ėshtė e kėrcėnuar.

Albert Vataj

 

Kujtesė Avokatit tė Popullit, Ermir Dobjanin

 

Ka disa ditė qė juve morėt dhe njė detyrė tjetėr pėrveē asaj tė Avokatit tė popullit. Dolėt vullnetar pėr tė monitoruar administratėn e majtė qė erdhi nė pushtet me grykėn e pushkės. Juve qė rrini kot qė nuk bėni asnjė gjė pėr detyrėn qė ke marrė pėrsipėr bashkė me njė grumbull hetuesish e operativesh. Natyrisht dhe me rrogat e majme. Ku keni qenė ju nė vitin 97 - 98, kur qeveria e dalė nga revolucioni hoqi tė gjithė ata oficerė qė kishte vendosur Partia Demokratike? Fatos Nano hoqi tė gjithė ata qė nuk mendonin si ai dhe nuk vepronin po si ai. Ju atėherė keni marrė nė punė tė gjithė ata qė morėn pjesė nė djegien e grabitjen e institucioneve. Ju kėrkoni qė kėta zullumqarė qė populli i pėrzuri me pėrbuzje me anė tė votės tė 3 korrikut, tė mos preken? Unė kam qenė oficer nė Gardėn e Republikės me gradėn major, n/kryetar i degės tė O.R.V, sapo erdhėt ju barbarisht na hoqėt nga puna bashkė me 30 e mė shumė oficerė, dhe na latė rrugėve. Pse nuk e ngrite zėrin atėherė, por tani vė ulurimėn. Ju mendoni se e keni privatizuar komplet Shqipėrinė? Pse keni frikė apo dyshoni qė ato mund tė pushohen nga puna? Kur ato nuk kanė bėrė as gjė, kanė ardhur nė mėnyrė tė rregullt dhe janė punėsuar. Jeni ju bashkė me drejtuesit e majtė tė shtetit qė i kthyet nė punė tė gjithė gjakatarėt, qė ju nė gjuhėn juridike i quani hetues, operativ, apo kryetarė tė degėve. Tė gjithė ata qė dolėn nė reformėn e domosdoshme tė 1992, kur u pėrmbys sistemi gjakatar i bijve tė Stalinit. A ke menduar ndonjė herė pėr ne tė mbijeturit e klasės sė pėrmbysur? A e di ti qė shumė nga ne nuk kanė shtėpi, punė jo se jo? A e di ti qė ne kemi 8 vjet qė endemi si ēifuti nė shkretėtirė pėr shkak se erdhėt ju nė pushtet? A e di ti more ombudsman, se marksistė leninistėt kanė hequr nga puna edhe pastrueset?! Ku ishe ti, more mbrojtėsi i popullit, kur ne protestonim pėrpara kryeministrisė, se ishim pa bukė, pa punė, pa asnjė lloj pėrkrahjeje? Juve nga zyra hapnit cepin e perdes dhe na shikonit me kėnaqėsi kur policia e dalė nga revolucioni na tėrhiqte zvarrė? Pse nuk dole tek dera qoftė dhe duke fėrkuar barkun? Kush ombudsman duhet tė na mbrojė ne? A je ti qė ndihmove kriminelin Selim Caka pėr ta vėnė prokuror nė krimet e rėnda? Juve jeni shprehur se Selimi do ndihmuar se ka merita nė grupin e Librazhdit aty nė zyrėn tėnde ėshtė bėrė dhe pazari se sa do merrje ti dhe sa do merrte njė ish hetues nga Librazhdi qė ka folenė nė presidencė? Selimi ka dalė i dėshpėruar nga pėrgjigja negative nė presidencė dhe te porta duke dalė ėshtė shprehur tani mė ngelet tė vras veten se para nuk kam mė, m'i morėn tė gjitha. Mbas disa ditėsh piu helmin qė kishte siguruar 28 vjet mė parė. Atje ku pėsoi krizėn nervore se kėmbėngulja e tij pushkatoi dy poetėt e rinj, Genci Leka dhe Vilson Blloshmi nė kėmbim tė teserės sė partisė.

Unė kam shumė besim se mbi kėtė katrahurė do hidhet dritė. Kėsaj i trembeni ju qė kėmbėngulni qė ata tė mos lėvizin. Sado qė gjykatat dhe prokurorėt mendojnė se ato gjėra kanė zėnė pluhur nė gjumė e harresės dhe lidhet miqėsore apo ryshfetet astronomike qė qarkullojnė. Ėshtė gjaku i derdhur dhe mallkimet e nėnave qė i lanė me shami tė zezė nė kokė pėr 58 vjet rresht, janė mallkimet e nuseve tė reja, apo ulurimat e fėmijėve nė djep qė kėrkojnė shpagim se i latė tė rriten jetimė. Kėsaj duhet t'i trembeni se do ndodhė, edhe pse mendoni se jeni tė pa prekshėm. Drejtėsi nuk ka pasur as njė herė dhe as nuk do tė ketė, por gjithsesi mendoj se diēka duhet tė sqarohet. Kaluan 60 vjet nga lufta e dytė botėrore dhe Holokausti kujtohet, por dhe fajtorėt dhe pse kanė vdekur janė dėnuar dhe nė Holokaustin Shqiptar s'ka se si mund tė ndodhė ndryshe. Ju nuk latė sigurimsa pa rikthyer nė punė, me pėrjashtim tė atyre qė kanė vdekur, se dhe ata qė janė ēmendur marrin shpėrblim nga fonde tė paprekshme tė krijuara nga ju.

Po pėrfundoj me njė thėnie qė oficerėve tė akademisė ruse u vendosnin nė gjoks kur niseshin pėr luftė, apo shėrbime tė detyrueshme: "Perfas-finem". Tė gjithė ata pėrpara se tė bėnin ēdo veprim kujtonin kėtė fjalė, tė shkruar nė gjoksin e tyre.

Bedri Blloshmi

 

Demagogjia me energjinė

Energjia elektrike, nuk ka ngjyre. Shprehja e pėrdorur shpesh gjate 8 viteve te fundit nga ish- qeveritaret socialiste, po vėrtetohet edhe ne kėto jave te para te qeverisjes se vendit nga qeveritaret demokrate. Te paktėn ne qytetin e Shkodrės, situata eshte mjaft e vėshtirė duke krijuar nje situate stresi te jashtėzakonshme pėr qytetaret. Nga ora 8- 17 dhe nga ora 00.30-03.30 pra afėrsisht 12 ore ne dite, arrijnė kėto dite kufizimet e energjisė elektrike ne Shkodėr. Kur para rreth 1 viti e gjysme, situata ishte e tille ne qytetin me te madh verior, te gjithė kujtojmė demonstrimet publike te pushtetarėve vendore, kryebashkiakut, kryetarit te Qarkut, deputeteve te PD-se dhe te mijėra qytetareve shkodrane, te cilėt me te drejte kėrkonin te mos diskriminoheshin ne grup, pėr shkak te mospageses se energjisė elektrike nga fqinji. Nga ana tjetėr, KESH-i ne Tirane justifikohej me nivelin e ulet te pagesės se energjisė nga Shkodra dhe ne demonstrime mungonin drejtuesit e emėruar ne nivel vendor nga dikasteret e kryeqytetit, Prefekti dhe administrata e tij.

Tashme prej disa javėsh, ne pushtet ne Shqipėri, pas zgjedhjeve te 3 korrikut 2005, ka ardhur PD-ja, opozita e dikurshme por pushtetmbajtesja e pėrhershme ne qytetin e Shkodrės. Gradualisht, dite pas dite, laku i kufizimit te energjisė, ka filluar ta shtrėngojė pėrherė e me shume qytetin. Dite pas dite, orėt me drita qėndrojnė pėrherė e me pak ne shtėpitė apo bizneset e shkodraneve, gjeneratorėt i janė kthyer zhurmues tradicionale. Aktualisht, kemi me pak se 12 ore ne dite energji. PD-ja ne pushtet, nuk dėgjohet me, pasi ne Tirane eshte ngritur i njėjti flamur si ne qytetin me te madh verior. Opozita e pėrhershme socialiste ne qytet, mjaftohet me deklarata anemike, por pa arritur “ne kėrcėnimin” me demonstrime publike rrugėve te qytetit. Frika e saj qėndron ne faktin se tashme ne opozite te plote, ne Tirane e Shkodėr pas 3 korrikut, do te beje qe pas te mos kenė asnjė qytetar shkodran, madje edhe ata te pakte qe janė militante te PS-se. Nga ana tjetėr, BSPSH dhe SPESH qe janė dy nder me aktivet ne kete drejtim, te paktėn gjate 8 viteve te fundit, nuk po ndjehen. Te cfilituara nga opozita e gjate, tashme mbase presin qe rolin e tyre pėrballė qeverise se djathte, ta marre Konfederata e Sindikatave.

Ne kėto kushte, populli nuk ka se cfare te beje, nuk ka se kujt ti drejtohen pėr tu bere zedhenes. Shoqėria Civile eshte mjaft e brishte pėr te marre kete rol, ndėrsa vete qytetaret nuk e disponojnė akoma “mekanizmin e vetorganizimit”. Kėshtu, Shkodra, kur tashme pėrfaqėsohet politikisht si ne Tirane ashtu edhe ne pushtetin vendor, po vuan tmerrėsisht mungesėn e energjisė. Ndėrsa familjet i janė rikthyer stresit, biznesi i vogėl, ai qe ka punėsuar apo vetėpunėsuar pjesėn me te madhe te qytetit, po falimenton gradualisht.

Duke u kthyer disa muaj me pas, duhet te kujtomė fushatėn e egėr zgjedhore, kur edhe energjia elektrike ishte nje nga mjetet pėr te justifikuar qėllimin, ardhjen ne pushtet. Ndėrsa PS-ja e “lėshoi pa fre” atė pėr mese dy muaj, PD-ja nėnvizoi se kjo eshte thjeshte demagogji elektorale dhe me ardhjen e saj ne pushtet, Shkodra nuk do te vuaje me mungesėn e energjisė. Duhet pranuar se “loja” e premtimeve me energjinė elektrike ne Shkodėr, ka patur peshėn e vet specifike edhe ne rezultatin pėrfundimtar te zgjedhjeve, te paktėn ne kryeqendrėn e Veriut.

Qeveria aktuale dhe ministri i Energjitikes Genc Ruli, kane te gatshme “recetėn” justifikuese te energjisė se munguar. A e gjeni dot? Sigurisht, nuk eshte shume e vėshtirė, ajo serish eshte POLITIKE. Qeveria e PS-se ka “shteruar” kaskadat e Drinit pėr qėllime elektorale dhe nuk ka blere qėllimisht energji elektrike pėr te krijuar kete situate. Lind pyetja: Kaq e sigurte ka qene PS-ja ne humbjen e saj me 3 korrik, sa te pėrpiqet qe pas kesaj date te mos kete me energji elektrike? Edhe nėse kjo eshte e vėrtetė, nje qeveri, e ardhur ne pushtet pėrmes vullnetit te popullit, para se te merret me shkurtime administrate, makinash e celularesh, taksash e te tjera, duhet te kujtohet se te paktėn ne Shkodrės, nuk ka energji te mjaftueshme as pėr ti pare ne fytyre te zgjedhurit e tyre, se biznesi te cilit iu ulen taksat po falimenton, se fėmijėt po fillojnė te kujtojnė kohen e pishave dhe te qiririt, se te moshuarit po rrezohen natėn teksa shkojnė pėr te kryer nevojat e tyre....

Ishte thėnė shpesh, para,gjate dhe pas fushatės elektorale se qeveria e re e kryesuar nga Berisha, do te ishte dashamirėse me Shkodrėn, te paktėn sa i takon energjisė elektrike. Te gjithė, te etur me pėr shume drite ne kete fillim mijėvjeēari te trete, pritem me kokėn lart, nga llambat qe dritat te ndizeshin dhe te qėndronin me shume ne shtėpitė apo dyqanet tona. Nuk ndodhi kėshtu. Edhe ne kėto momente qe po shkruaj kėto rradhe, e ruaj ēdo 2 minuta materialin ne kompjuter, pasi “nga ēasti ne ēast, nje dore e urdhėruar nga Tirana pėr oraret e kufizimeve kolektive”, mund te s’takoje ēelėsin e dritave dhe gjithēka duhet te nise nga e para.

Energjia elektrike nuk ka ngjyre, siē edhe qytetaret e Shkodrės, te cilėt pėrballė saj, duket te gjithė te bardhe. Tashme ka mbetur qe edhe ne qytetin tone, ne nje takim te pushtetarėve aktuale, dikush te ngrihet e ti thotė Berishės dhe Lesit: “Nuk duam drita, nuk duam ujė, nuk duam rend, nuk duam punėsim, nuk duam..... Vetėm pajtohuni!” Personazhet ndėrrohen, zakonet janė te njėjtat dhe ne qe vuajmė, jemi serish te njėjtėt, te paktėn qe nga koha e Pellazgeve.

Blerti DELIJA

 

Tirana, kryeqyteti i shėmtimit
Tirana m'āsht dukė gjithmonė kryeqyteti i shėmtimit. Ndoshta shumėkush kishte me m'dhānė tė drejtė po tė kishe thanė se nuk āsht nji qytet i hijshėm, por jo, une due me ju tregue pse āsht nji qytet i shėmtuem.
Prej 1925 deri nė 1939, Zogu e shndėrroi Tiranėn prej nji katundi oriental qi ishte, nė nji qytet mā tė kźnun, tue ndėrtue shumė vepra tė stilit neoklasik (ashtu siē e pėrtypte klasiken epoka fashiste, mbasi arkitektat vijshin prej Romet). Bāhet fjalė pėr ndėrtime qi edhe sot e kėsaj dite munden me u pa si t'paktat qi i japin Tiranės tonin e kryeqytetit. Por edhe privatėt ndėrtuene vila tė kāndshme pėr kah pikėpamja estetike, e me ēka tregojnė ata qi kanė banue mbrendė, edhe shumė komode.
Kam lexue nė kujtimet e nji ish-mėsuesi se, kur nė 1945, nė nji prej kėtyne vilave tė konfiskueme shtīne familjen e nji oficeri partizan prej Mallakastret, prindėt e kėtij ndezshin zjarrmin nė mes tė odės, mbasi, me tė drejtė, ishin mėsue e nuk mund tė rrijshin pa nji votėr ku tė shihshin flakėn e prushin e gjallė. Nuk kishin si me mendue qi kjo gja mund t'bezdiste fqinjėt e tyne nė katin e māposhtėm, mbasi ishte hera e parė qi jetojshin me fqinjėt kaq afėr. Si gjithė njerėzit e thjeshtė ndiejshin mungėsen e natyrės dhe tė kafshėve shtėpijake, e nuk mund tė zāvendesojshin lopėt e delet me nji "kotele" apo me nji "kone" - qi s'i hinte as nė sy.
Nejse, Tirana nuk āsht qytet i shėmtuem vetėm pse nuk ka lopė e gomarė nėpėr rrugė (?), e kėtu nuk mund t'i jap tė drejtė plakut nostalgjķk prej Mallakastret (āsht vetėm nji rasė qi Mallakastra vjen prej latinishtes mala castrum, pra: log i keq). Por kjo āsht historija jonė, pse siē ka vėrejt tash s'fundi nji studiues i censhėm i kulturės shqiptare, bāhej fjalė pėr njerėz: "tė porsazbritur nga stanet e gėrxhet e Shqipėrisė sė Jugut - kishin vendosur t'ia ndėrronin faqen qytetėrimit shqiptar tė kohės sė mbretėrisė jetėshkurtėr tė Zogut; dhe pikėrisht simbiozės delikate midis orientalizmit tė moderuar dhe modernizimit iluministo-romantik". (A. Vehbiu)
Por tue e lanė m'nji anė iluminizmin e romanticizmin e kohės sė Zogut, pse punėt kishin me u ndėrlikue s'tepėrmi, po thona edhe 'i herė se Tirana āsht nji qytet i shėmtuem - nji qytet kryegarnizon. Ndryshe krejt prej Shkodrės, qi āsht qytet i shkatrruem, por ruen aty kėtu gjurmėt e nji t'kaluemje tė madhe, qi syni i stėrvitun i zblon nė disa kānde magjike, tė cilat po zhduken pėrherė e mā shumė. Tirana ruen gjurmėt e nji katundi tė Shqipnķs sė Mesme (para 100 vjetsh nuk ka kenė kurrgja tjetėr veēse nji katund) ku shartohet orientalja me teknokracinė komuniste, qerpiēi me stilin zhdanovist, te i cili ndėrthuret demagogjia e prefabrikateve «monumentale» me planifikimin urbanistik. Arkitektura e kohės sė komunizmit, jo pėr fajin e arkitektave, nuk ka mujtė me i dhānė asnji vlerė shpirtnore banesave shqiptare, qi paraqiten tė zymta e dekadente, tė mbrapshta e pa sens estetik, tė vjetrueme pa u bā tė vjetra.
"O qytet me tulla tė kuqe qi qytet nuk je"
Tirana āsht e pėrbāme prej rrugėsh artificiale, gjuha qi flitet āsht aq e pėrzieme sa tingllon artificiale dhe babilonike, deri para dhetė vjetsh ka pasė edhe nji lagje artificiale (Bllokun e udhėheqjes), edhe ai lum i qelbun qi e pėrshkon tė duket se jeton mā fort artificialisht prej kontributit tė banorve sesa prej ndonji burimi tė largėt. Mbasandej ka vila italiane, godina ruse, pallate kineze e kulla arabe, e mā nė fund edhe nji liqen artificial ngjyrė baltet.
Tirana āsht e shėmtueme pse nuk ka nji identitet, e bā me kenė e vėrtetė qi kryeqyteti i nji vendi paraqet nji komb, duhet me u ruejt kur t'i thona kujt qi Tirana āsht kryeqyteti ynė. Nji shkrimtar i paraluftės e ka pasė quejt: "O qytet me tulla tė kuqe qi qytet nuk je!"
Tashti s'fundi āsht tue u folė pėr kthimin nė identititet, por, ku dojnė me e kthye Tiranen ketė s'e kam marrė vesht? Me kthye nė identitet Krujen, Beratin, Gjinokastrėn e Korēėn kishte me pasė nji kuptim, po Tiranen ku me e ēue, nė vjetin '30, apo nė nė vjetin '50? S'ma merr mendja se kthehet nė identitet tue e lye me ngjyra tė ndezta si me kenė tue lye kaēorre lepujsh apo si me kenė tue u bā gati pėr karnevalet e Rio-s. (Mos tė keqkuptohena: nuk due me thanė qi kanė bā keq pse e kanė lye, mbasi ngjyrat e ndezta ndihmojnė me ulė edhe nivelin e stresit).
E keqja mā e madhe e jona āsht tė mėsuemit me tė mbrapshten.
Tirana (njilloj si pjesa e tjetėr e Shqipnķs) ta turbullon synin me ato pallatet si koje (krodhe) buket tė deformueme prej lagshtinet, tė brejtuna prej hallesh e tė mykuna prej pakujdésit, ndėrtesa qi duken si me kenė shźjat rrugore qi tė ēojnė drejt ferrit. E nuk janė tjetėr veēse shźjat e fitores sė marrķs nė luftėn e saj me Natyren. Janė ndėrtesa qi duken si anije qi po kalben nė shķ, tue marrė kėshtu pėrditė e mā fort ngjyren e dheut, ngjyren anonime tė tokės qi i pėrpīn nė ēdo moment, pallate qi janė kthye nė nji parking shpirtnash, i cili i paraprīn nji parkingu tjetėr tė pėrhershėm diku nepėr kodrat pėrreth.
Pėrshtypja qi tė len āsht ajo e nji qyteti zhelesh, tė veshun si pėr ditė festet, si nji njerkė e vrazhdė qi ka uzurpue vendin e Nanės Natyrė.
Janė tė papranueshme ato forma pallatesh qi duken si arkivola vertikal me 40 dritare prej kah mā fort se me depėrtue drita, del jashtė tafti e atyne qi t'vdekun jetojnė mbrendė. Banesa tė kopjueme prej modelesh anonime tė marruna prej Uraleve deri nė Kamēatka siē vėren A. Vehbiu.
Pėrsipėr, tarracat e papėrdorshme filtrojnė me besnikķ shiun. Tarracat janė nji shźj tjetėr i mungesės sė lirisė, e cila shprehet te sulmi i hijshėm qi nji ēatģ e kuqe ndėrmerr drejt qiellit. Nė ēdo detaj tė atyne ndėrtesa ndihet mungesa e simbolizmit, mbasi gjithēka āsht plazmue brutalisht prej nji vullneti qi estetiken e ka pa, me tė drejtė, si anmiken numėr nji tė materializmit.
Po punimet qi kanė bā vjetėt e fundit nė kryeqytet? Kanė mbėrrit me e kthye nė nji plakė e lyeme qi s'ka njohtė kurrė ēasa lavdijet, por āsht mjaftue me u marrė nėn stjetull vetėm prej burrave tė vejė.
Mā s'parit po hamė, mbasandej po merrena me kopalla
Nji kapitull nė vete janė vilat e pasanikėve tė rķ, tė cilėt, shģ pse janė tė rķ si pasanikė, kanė mujtė me grumbullue me ngut nji farė pasunijet por s'kanė mujtė me mbėrrit atė pėr tė cilėn duhet nji jetė e tanė: kulturen. Atėherė tė kapė syni nė mes tė qyteteve tona: kulla alpine, chalets zvicerane, vila surrealiste me balkone jo-funksionale, qi duken herė si xhepa kangurėsh e herė si tenxhere me presion, sheh shtėpija qi kanė marrė diēka prej pagodave e diēka prej klubeve tė katundeve, tė dalin pėrpara vila ku alumini, ēementoja, hekuri e xhamat e errėt janė kombinue keqas me drunin e qarrit e tė gėshtejės. Shihen aty kėtu deri edhe arritjet mā tė fundit tė teatrit absurd: kulla alpine tė lyeme si shtėpijat e kasabave tė Marokut, nji bardhėsķ e pėrftueme me gelqere tė shueme keq qi ēohet leskra leskra, aq sa me t'u duk shtėpija si me i pasė ra gėrbula (lebra).
Atėherė ēka mbetė me bā?
Po pse nuk ndėrtojnė shtėpija tradicionale shqiptare, ose vila e pallate qi mos ta kenė mā atė epitetin e mnershėm: popullore. A s'mund tė ndėrtohen shtėpija jo-popullore, shtėpija tė banueshme, thjesht shqiptare: nė Korēė shtėpija korēare, nė Berat e nė Gjinokastėr shtėpijat e tyne karakteristike, nė Krujė tė vetat e kėshtu me rend.
Edhe pse, na ka pasė mbytė kjo «popullorja»: dikur partija popullore, mbasandej kuvendi popullor, teatri popullor, artistat e popullit, herojt e popullit, anmiqt e popullit, shtėpijat e popullit.... a tė fillojmė njiherė me pasė kuvende, teatra, artista, heroj, anmiq e deri edhe shtėpija qi tė jenė thjesht tė tillė, pa atė adjektivin "popullor", qi nuk shpreh asgja por vetėm largon prej kuptimit real. Kush e ka thanė se nji artist duhet me i pėrkitė tanė popullit, apo nji anmik duhet me kenė anmiku i tanė popullit? Kėto janė idena totalitariste qi sot nuk shkojnė mā, pse pėr me i pėrkitė tanė popullit duhet me pasė hi nė pėrjetsķ, nė amshim, aty ku koha nuk vepron mā, e kjo gja nuk mundet endé me u thanė pėr kohėn tonė, e cila ka vetėm nji ēansim (définition): āsht kohė dekadencet. T'i braktisim vizionet pan-komuniste qi dojshin me e pa at' regjim sub specie aeternitatis, tė paluejtshėm, dogmatik e t'pazāvendsueshėm nė sterilititin e vet, edhe urbanistik.
Akragantinėt (banorėt e Agrigentum) shkruente Empedokli: ndėrtojshin shtėpija e tempuj a thue se s'kishin me vdekė kurrė, e hajshin a thue se kishin me vdekė tė nesėrmen. Edhe qytetet tona tė mbushuna me klube (ēfarė shtrembnimit i kena bā kėsaj fjalė!), akshihane, qebabtore e paēaxhihane tė modave tė ndryshme, tė japin pėrshtypjen qi shqiptarėt duen me rekuperue kohėn e talonave e tė triskave, a thue se kanė frikė se po japin shpirt unshėm, kurse tempuj pėr me mbetė nė historķ nuk kam pa askund! Por antikėt kanė thanė: primum vivere deinde philosophari - ēka shqip tingėllon: mā s'parit po hamė, mbasandej po merrena me kopalla.

Ardian Ndreca

 

Toponomastika shqiptare na ē’shqiptarizon

Prej shumė vitesh nė rrethe tė ngushta intelektuale, por edhe nė masėn e gjerė tė njerėzve tė thjeshtė, diskutohet pėr emra tė ndryshėm fshatrash, katundesh, lagjesh, qytetesh e tjera, tė cilat tingėllojnė si emra jo tė gjuhės shqipe, por nė gjuhė tė huaj, ku nė Gegni mendohet se kanė prejardhje sllave. Trashėgimia e kėtyre emrave duket se ka ardhur si rezultat i fqinjėsisė sė gjatė me popujt sllavė, por edhe si rezultat i pushtimeve tė ndryshme tė paktėn qė nė kohėn e perandorisė sė Stefan Dushanit (1330-1355), ndėrsa ka edhe pak emėrtime nė gjuhėn latine apo italiane dhe greke, por kjo ėshtė mė e theksuar nė Shqipėrinė e Jugut, qė quhet ndryshe Toskėni. Gjithsesi, gjatė diskutimeve tė ndryshme shpesh ndesh njerėz tė cilėt shprehin habi se si ėshtė e mundur qė kėto toponime tė mos kėrkohej tė shqipėroheshin, siē janė bėrė me kohė nė shtete tė tjera tė Ballkanit dhe Europės... Pėrkundrazi, gjatė monizmit janė vendosur emėrtime tė reja tė lidhura me ngjarje, data apo njerėz tė ndryshėm koha e tė cilave ka perėnduar me rėnien e komunizmit, e si rezultat pas vitit 1990 toponomastika vazhdon tė tingėllojė jo shqiptare nė shumė fshatra, katunde, lagje, qytete e tjerė... Nė fakt, po t’i referohemi historisė sė Mbretėrisė Shqiptare do tė gjejmė njė pėrpjekje serioze e me vlera edhe pėr sot, nė toponomastikėn shqip tė Shqipėrisė. Pėr tė mbėshtetur kėtė punė me vlera shqiptarie mjafton tė kujtojmė se vetė Mbreti Zog I, gjatė mbretėrimit tė tij ishte i interesuar pėr shqipėrimin dhe emėrtimet e reja tė fshatrave, lagjeve e qyteteve, tė bazuara nė historinė, traditėn dhe vendndodhjen e tyre. Pėr tė realizuar kėtė punė tė rėndėsishme kombėtare, Ahmet Zogu kishte thirrur intelektualė, shkencėtarė, historianė, gjeografė, studiues, por edhe albanologė seriozė tė huaj pėr tė realizuar njė studim tė tillė. Studimi zgjati disa vite dhe mė 6 korrik 1938 miratohet nga Komisioni i Posaēėm dhe Qeveria Shqiptare toponomastika shqip e Shqipėrisė. Ne, pėr tė mos mėrzitur lexuesit tanė menduam tė japim vetėm shqipėrimet apo emėrtimet e reja nė trevėn e Malėsisė sė Madhe, tė cilat janė si mė poshtė:

Fshati Kamicė shqipėrohet Vau, Jubicė-Jupaj, Dobre-Nenkodėr, Palvane-Prroni, Potgore-Rranxė, Stėrbeq-Sterbaq, Bogiq-Trojet, Llazan-Vneshtė, Zagorė-Tejmali, Bogė-Rabė, Okol-Rreth, Kosan-Kosaj, Starė-Katund i Vjetėr, Goraj-Malishte, Pjetroshan-Pjetrushaj, Gradec-Qytezė, Vermosh-Orajt, Rahovica-Kodėr, Vrata-Grykė, Vraka-Brraka, Bratosh-Vllaznia, Bzhetė-Bardheti, Gruemirė Ēesme-Gruemirė Kroni e tjerė vazhdojnė pėr Malėsinė e gjithė Shqipėrinė. Natyrisht kėto qė shkruam ne janė mė kryesoret pėr trevėn tonė, tė cilat u shqipėruan apo siē thamė mė sipėr u emėrtuan rishtas duke u bazuar nė historinė e tyre apo nė pozicionin gjeografik qė gjendeshin... Mjerisht kjo toponomastikė shqip e Shqipėrisė nuk arriti tė zbatohet praktikisht nga qeveria dhe zyrtarėt e Mbretėrisė Shqiptare, pasi pas nėntė muajsh (7 prill 1939) Shqipėria u pushtua nga fashistėt italianė, dhe Mbretėria ra pėr tė mos u kthyer kurrė mė, e bashkė me Mbretėrinė u “harrua” edhe kjo punė e madhe shkencore me vlera tė pazėvendėsueshme shqiptarie. E, ndėrsa dekadat komuniste e fshehėn kėtė punė kolosale tė Mbretėrisė, ėshtė me vlera tė thuhet se Qeveria Demokratike, por edhe pushteti lokal ka arsye objektive tė vlerėsojė e punojė pėr realizimin e emėrtimeve shqipe tė fshatrave, lagjeve, katundeve, qyteteve e tjerė, qė siē thamė mė sipėr, puna e qeverisė mbretėrore tė vitit 1938 do tė kėrkonte vetėm pak punė e kohė pėr t’u bėrė bashkėkohore...

Ndue Bacaj

 

“Duart e pastra” tė Qeverisė Berisha nė emėrimin e Drejtorit tė Arsimit nė Shkodėr, Loro Mandi

Partia Demokratike dhe aleatėt e saj erdhėn nė pushtet mė 3 korrik 2005, mė sė shumti falė filozofisė pėr tė luftuar korrupsionin. Sllogani kuptimplotė, edhe pse realisht ėshtė gjetje e njė gjykatėsi tė huaj (italiani Di Pietro) “Me duar tė pastra”, grishi mjaft shqiptarė, qė pas 8 viteve qeverisjeje tė zhytur nė korrupsion qė nga sferat mė tė larta deri nė bazė, tė votojnė njė alternativė tjetėr: Djathtas! Edhe nė arenėn ndėrkombėtare perceptimi ishte i njėjtė. Gjatė kėtyre ditėve nuk kanė munguar inkurajimet e tė huajve nė pėrkrahje tė kabinetit qeveritar Berisha, siē edhe janė tė shumta nismat e Kryeministrit dhe Kėshillit tė Ministrave pėr tė luftuar korrupsionin. Mė shumė se asgjė tjetėr, Shqipėria ka nevojė pėr njerėz tė ndershėm nė udhėheqje dhe prova e parė ishte qeveria e ndėrtuar nga PD dhe aleatėt e saj.

Ndėrkohė, kėto ditė nga njė organizatė prestigjioze si “Transparency International” erdhi njė mesazh tjetėr: Shqipėria ka njė koeficient 2,4 nė luftėn ndaj korrupsionit, duke u rreshtuar ndėr vendet me administratėn mė tė korruptuar, madje edhe poshtė nivelit tė Afganistanit (?!) qė akoma ėshtė nė gjendje lufte. Sinjali qė i vjen Qeverisė Berisha kėrkon qė ky nivel tė ulet urgjentisht, duke sjellė nė qeverisje dhe drejtim tė tė gjitha niveleve individė me tė kaluar tė pastėr jo vetėm profesionale, por edhe shoqėrore e morale.

Ne qė e njohim nga afėr jemi mjaft tė ēuditur me lėvizjen mė tė fundit nė krye tė Drejtorisė Arsimore Rajonale tė Shkodrės. Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet tė pranojmė se arsimi ėshtė njė nga sektorėt mė problematikė dhe tė pėrfolur. Gjatė kėtyre 8 viteve, por edhe mė pėrpara, ka qenė njė nga postet mė tė preferuara dhe pėr tė zėnė vendin e Drejtorit Rajonal. Thuhet se jo vetėm qė ėshtė bėrė “tender” tė zėnė kėtė vend, por mė pas, vetė drejtorėt kanė organizuar “tendera” pėr njė vend pune. Qė tė gjithė drejtorėt gjatė punės nė krye tė Drejtorisė, por edhe mė pas, janė pėrmendur si milionerė “tė rinj”, tė pasuruar brenda njė kohe tė shkurtėr, pronarė tė mjeteve lėvizėse luksoze por edhe tė vilave personale dhe tė afėrmve. Me kėto shpjegime kėrkojmė tė sqarojmė se panorama nė arsimin shkodran nuk ėshtė as gri as e errėt, por e zezė e thellė.

Nė kėto kushte, nė krye tė Drejtorisė Arsimore Rajonale tė Shkodrės, vihet njė ish-koleg i yni, sindikalist, tė cilin ne tė paktėn sindikalistėt e arsimit, por jo vetėm, e njohim mjaft mirė pasi e kemi patur si kryetar jo vetėm tė SP tė Arsimit, por edhe tė BSPSH-sė Shkodėr. Pas njė periudhe tė gjatė nė drejtim tė BSPSH-sė, Loro Mandi ka dhėnė “dorėheqje”. Zyrtarisht u deklarua si shkak i kėsaj dorėheqjeje “motive personale”. Ndėrkohė nuk pati asnjė prononcim tė mėtejshėm tė z.Gėzim Kalaja, president i BSPSH-sė, por edhe as nga drejtuesit e BSPSH-sė qė e zėvendėsuan Mandin. Nė kėtė pjesė tė parė tė kėtij shkrimi mund tė themi thjesht: U arrit njė “kompromis” i leverdisshėm pėr tė dy palėt. Mandi u largua si i “dorėhequr” me nder, ndėrsa BSPSH-ja filloi tė marrė frymė dhe tė fuqizohet. Ne qė e kemi patur koleg por edhe “prijės” sindikalist, dimė edhe mė shumė nė drejtim tė aktivitetit si “mėsues” i anglishtes. Pyesni nxėnėsit e tij: Sa orė mėsimi u ka dhėnė “mėsues” Loroja gjatė kohės qė ka qenė kryetar i BSPSH-sė? Pėrgjigjja pa dyshim ėshtė zero. Mbase Loroja mund tė justifikohet me faktin se ka qenė “i zgjedhur sindikalist”. Ne po bėjmė njė pyetje tjetėr: Sa orė mėsim ka dhėnė “mėsues” Loroja qė nga koha qė ka dhėnė “dorėheqjen” nga posti i Kryetarit tė BSPSH-sė Shkodėr? Nuk mund tė themi zero, por thuajse asnjė. Ka patur njė “urdhėr” jo verbal tė drejtorėve tė arsimit pėr t’i paguar rrogėn “cik mė cik” ish-kryetarit edhe nėse nuk jep asnjė orė mėsimi. Arsyeja e urdhėrit ėshtė e qartė dhe nuk duhen shumė shpjegime.

Mendimi ynė si sindikalistė tė arsimit ėshtė se “Duart e pastra” nė Shkodėr, aq mė pak nė arsim, nuk mund tė pėrfaqėsohen nga njė Drejtor Rajonal si Loro Mandi. Mbase dikush e ka ditur ose mėsuar historinė e “dorėheqjes” sė Lorės dhe kėrkon qė pėrmes saj tė mbajė peng ose tė jetė thjesht njė marionetė qė pėrdoret pėr qėllime tė ndryshme, por kurrsesi pėr tė luftuar korrupsionin apo ringritur arsimin nė Qarkun e Shkodrės.

Nuk e dimė se nga kush ka ardhur propozimi i miratuar nga Ministri i Arsimit Genc Pollo, apo dikush tjetėr. Me njė emėr tė tillė, i pari nė kuadėr tė “Duarve tė pastra”, e turpėron kėtė slogan dhe tė gjithė ata tė cilėt duke e pėrdorur fituan besimin e shqiptarėve mė 3 korrik 2005.

Kėtė radhė mjaftohemi me kaq. Ėshtė njė letėr e hapur pėr Ministrin Pollo, Prefektin Kolombi, por edhe pėr vetė Drejtorin Loro Mandi, tė cilit nė fund i kėrkojmė qė, pėr hir tė transparencės, tė deklarojė publikisht pėr ē’arsye (pėrveē atyre “personale”) dha “dorėheqjen” nga posti i Kryetarit tė BSPSH-sė Shkodėr? Nėse nuk i pėrgjigjet kėsaj pyetjeje “drejtori” Mandi, jemi ne tė detyruar tė faktojmė “dorėheqjen” pėr arsye personale tė ish-kryesindikalistit tonė.

Redaksia

 

Universiteti i Tiranės: Temė studimore pėr Farmaceutikėn e Shkodrės

Pėr tė parėn herė Fakulteti i Mjeksisė i Universitetit tė Tiranės, dega Farmaci, cakton temė studimore tė kėsaj natyre pėr kryqendrėn e Veriut shqiptar, Shkodrėn, e cila nė vazhdimėsi ka rrezatuar dije e kulturė edhe nė kėtė fushė. Nė qershor tė kėtij viti, nė Fakultetin e Mjekėsisė, Departamenti i Farmacisė, studentja nga Tirana, Silvana Alia mbron diplomėn e saj me temė “Historiku i zhvillimit tė farmacisė nė Shkodėr”.

Nė punėn e saj kėmbėngulėse, studentja nė fjalė rrok e trajton ecurinė e shėrbimit farmaceutik nga hershmėria e deri nė ditėt e sotme. Mbėshtetja dhe plotėsimi me material faktik arkivor vėshtirėsohej nga fakti se arkiva e ish-Ndėrmarrjes Farmaceutike dhe ajo e Shtėpisė sė Propagandės Shėndetėsore nė Shkodėr, nė vitet 1995-1997 ėshtė asgjėsuar. Pra, s’ka mbetur asgjė nga kjo fushė nė kryeqendrėn e Veriut. Megjithatė, askush s’ėshtė shqetėsuar, biles as ngritur zėrin! Paradokse kėto qė ngjasin vetėm nė Shqipėri. Gjithsesi, le tė kthehemi tek shembulli i mirė.

Pėr zbatimin deri nė detaje tė plaftormės sė trajtimit tė temės dhe nė funksion tė plotėsimit tė saj nė anėn identifikuese dhe argumentuese tė ecurisė sė shėrbimit farmaceutik nė Shkodėr, studentja Silvana Alia pėrballoi e realizoi njė punė tė pėrshėndetshme, shumė tė vyeshme. Ajo, me durim dhe pikėsynime tė qarta shkencore, vjeli dhe grumbulloi material faktik e gojor nė tėrė farmacitė e qytetit tė Shkodrės, ku mori informacion tė gjerė nga farmacistė dhe ndihmėsfarmacistė, jo vetėm nė Shkodėr, por edhe nė Tiranė.

Falė punės me pasion e korrektėsi, temėn e diplomės e ka ndarė nė tre kapituj, pėrmes tė cilėve mban qėndrimin e saj narrativ e shkencor, tė mbėshtetur jo vetėm nė kritere shkencore, por edhe nė shfrytėzimin me kujdes tė gjithė literaturės sė shkruar pėr farmacinė, jo vetėm nė Shkodėr, por nė shkallė kombėtare.

Si rrjedhojė e hulumtimit, ajo ka arritur tė gjejė nė arkivat familjare dhe tė studiuesve shkodranė edhe dokumente autentike, fakte, elemente dhe dėshmi tė hershme pėr rregullin me norma etike tė punės nė farmaci, pėr pėrpjekjet e pandėrprera pėr ngritjen e nivelit shkencor, profesional etj.

Me syrin e saj vėzhgues, Silvana Alia veēoi edhe disa probleme nė punėn me kuadrin e lartė nė drejtim tė vlerėsimit tė tij nė detyrat drejtuese.

Ky punim diplome radhitet i pari nė bazamentin e shkruar pėr historinė e zhvillimit farmaceutik nė Shkodėr.

Realizimi i kėtij studimi ka qenė njė shkallė e punės shkencore dhe njė provė e sigurtė se Silvana Alia mund tė realizojė shumėēka mė shumė nė tė ardhmen. Nė hartimin e kėsaj teme diplome, shumė tė pėrshėndetshme, njė kontribut tė rėndėsishėm ka pa mėdyshje edhe udhėheqėsi shkencor i temėr, farmacisti i mirnjohur dhe me pėrvojė tė gjatė shkencore dhe praktike nė fushėn farmaceutike, shkodrani Bashkim Laēej. Edhe pėr prof.Mirela Miraēi s’gabojmė tė themi fjalė shumė tė mira. Bashkimi dhe Mirela kanė pa diskutim meritė e kontribut.

S’mund tė rrish pa thėnė fjalė pėrgėzuese edhe pėr autoritetin shtetėror, Fakultetin e Mjeksisė dhe Departamentin e Farmacisė tė Universitetit tė Tiranės, stafin e tij akademik qė ka nė vėmendje tema tė tilla pėr tė mėsuar tė shkuarėn me vlera tė plota, pėr tė mėnjanuar kulturat e pambrojtura.

Gjithsesi, mendojmė se nė tė ardhmen ėshtė e mira tė arsyetohet qė tema tė tilla diplome tė materializohen edhe nė fushėn e mjeksisė, stomatologjisė etj.

Jetlum Delaj

 

Ēfarė fshihet pas vetėvrasjeve tė adoleshentėve.

Ndodhemi para njė fakti tronditės: Fėmijė  11 – 16 vjeēar, qė konsiderohet si mosha e pubertetit, po vetėflijohen. Nuk ėshtė njė rast i izoluar, por disa. Tė vetėfjijuarit janė kryesisht nxėnės tė arsimit tė detyruar. Fatkeqėsisht vetėvrasja, qė ka gjalluar vitet e fundit nė shoqėrinė shqiptare, po pėrfshin edhe fėmijėt, ata qė janė nė kėrkim tė formimit tė identitetit.

     Akti po kryhet nė mėnyra nga mė tė ēuditshme : Me vetėvarje nė litar, duke pėrdorur fostoksinė, me hedhje nga lartėsitė etj. Pėr veprime tė tilla shqetėsohemi tė gjithė. Kėmbanat kanė kohė qė kanė rėnė, bėhet zhurmė mediatike dhe ka edhe gricje sociale. Pozohet problemi aq shumė sa shpirtėrat tanė tė trazuar pyesin si me habi : Si ka mundėsi ta bėjė njė veprim tė tillė vajza apo djali, nxėnėsi apo nxėnėsja jonė? Ēfarė e ka shtyrė ate ta marrė njė vendim tė tillė? Ai ( ajo ) s’dukej i (e) tillė…

    Tė gjithė merremi me pasojat, por jo sa duhet me shkaqet. Sigurisht diēka nuk shkon nė mekanizmin e sistemit tė edukimit dhe tė bashkėpunimit mes aktorėve dhe faktorėve qė e kanė pėr detyrė tė merren me kėte punė. Ndonjė pėrpjekje pėr ta lidhur dukurinė me ndikimin negativ tė fesė nė pėrgjithėsi dhe tė sekteve fetare nė veēanti ėshtė jo e plotė. Problemi ėshtė mė i thellė dhe mė i gjėrė. Ka pamjen e vet psikosociale, pedagogjike, por edhe shpirtėrore.

Prindėrit nuk njohin fėmijėt e tyre.

Ky ėshtė pėrfundimi i njė pyetsori tė shtresėzuar, i cili ka brėnda diēka tė vėrtetė. Njė pjesė e prindėrve nuk njohin tipet, tė tjerė nuk ia kanė idenė e krizave qė pėrjetojnė fėmijėt e tyre nė kufij tė njė moshe. Ka edhe prej asish qė s’duan t’ia dinė pėr interesat qė tė rinjtė kanė pėr jetėn, shkollėn, shoqėrinė dhe kulturėn nė tėrėsi. Jo pak prindėr i konsiderojnė tė pėrfunduara detyrimet ndaj fėmijėve me plotėsimin e kushteve pėr veshmbathje, ushqim dhe shkollim, kur ata kanė nevojė edhe pėr argėtim dhe edukim plotėsues. Disa prej nėnave dhe baballarėve nuk e dinė se kjo moshė ėshtė nė kėrkim tė identitetit dhe tė ideales, ēka nuk ėshtė e lehtė tė arrihet. Rrjedhimisht pėrceptimi i tyre pėr jetėn e shoqėrinė, dėshirat dhe tė ardhmen shpesh herė ėshtė iluziv dhe mund t’i nxisė ata nė kryerjen e veprimeve tė nxituara e pse jo edhe nė shkarje drejt aventurave. Njė moshė e tillė e ka veēori psikologjike dėshirėn pėr tė shijuar nė kėte botė vetėm lumturi e gėzim, pėr tė siguruar vetėm suksese dhe pėr tė bėrė qejf. Mirėpo jeta nuk mund tė mendohet kurrė fushė me lule, pa kthesa e tė papritura. E konceptuar ndryshe, ajo s’tė jep kėnaqėsi, nuk tė kalit vullnetin, kėte veti tė domosdoshme dhe tė pazėvėndėsueshme pėr jetėn e njeriut.Kishte tė drejtė kur dramaturgu i njohur, Bernard Shou, i kėshillonte tė rinjtė se nėse rruga nga kaloni nuk pėrbėhet nga kthesa e vėshtirėsi, dijeni se ajo nuk ju shpie gjėkundi.

     Mjaft tė rinj e kanė aq tė zhvilluar rebelizmin sa e shohin vetėvrasjen si njė formė pėr ta shprehur ate, duke harruar se jeta, sido qė tė vijė, ėshtė e bukur, prandaj duhet jetuar, duke marrė pėrditė prej saj gjėrat mė tė bukura.

     Fėmijėt kanė nevojė pėr jetė intensive sociale, pėr pjesėmarrje  vendimmarrje, pėr bashkėpunim e ndėrveprim me mė tė rriturit, pėr vlerėsim tė mundėsive e kapaciteteve tė tyre nė kryerjen e detyrave tė ngarkuara. Mosvlerėsimi i mendimeve dhe ideve tė tyre, siē ndodh ende nė disa familje, i hedh ata nė pasivitet, nė njė jetė tė vetmuardhe tė varfėr emocionale e shpirtėrore, i fut ata nė burgun e vetmisė. Mungesa  e aftėsisė sė tyre pėr tė dalė nga kjo situatė, sjell ēmendurinė, i hedh ata nė njė jetė boshe. Mund tė shkaktojė tek ata tronditje tė thellė shpirtėrore, qė mund t’i ēojė nė vetėvrasje, ose nė mendimin pėr ta kryer ate. Kushdo duhet ta kuptojė, aq mė shumė prindėrit, se vetėvrasja ėshtė njė dramė psikike e adoleshentit pėr t’iu larguar  dhimbjes morale e shpirtėrore, pėr ta shkarkuar tė keqen e grumbulluar.

    Janė kėto e tė tjera veēori, mėnyra tė menduari dhe tė sjelluri tė kėsaj moshe qė nuk njihen nga prindėrit, qė duhet t’ua mėsojė atyre shkolla, media dhe specialistėt e edukimit. Sa mė shumė jetė grupi, sa mė tepėr diskutime e debate tė hapura pėr kėto probleme nė familje, sa mė respekt ndaj mendimit tė lirė tė fėmijėve, sa mė shumė pjesėmarrje e angazhime tė tyre nė veprimtari kulturore e sportive, sociale e edukative, aq mė tepėr rritet shpresa tek ata pėr tė ardhmen, aq mė pak kultivohet mendimi pėr krime tė tilla si vetėvrasja.

Edhe shkolla ka pėrgjegjėsi pėr fenomenin.

I vetmi institucion qė mund e duhet tė kontribuojė mė shumė dhe nė mėnyrė mė tė kualifikuar pėr t’i pėrgatitur nxėnėsit pėr jetėn ėshtė shkolla, e cila duhet t’i ndihmojė ata nė kapėrcimin me kurajo dhe guxim tė boshllekut shpirtėror, qė tė triumfojė nė jetėn e tyre e mira, optimizmi, shpresa dhe suksesi. Askush mė shumė se shkolla nuk ka mundėsi tė formojė grupin, tė rrisė tek fėmijėt ndjenjėn e pėrgjegjėsisė dhe t’i motivojė ata pėr tė mos u dekurajuar para tė papriturave. Mėsuesit, drejtuesit dhe kontrolluesit e tė gjithė niveleve bėjnė mirė qė merren me mėnyrėn e organizimit tė mėsimit dhe tė edukimit, por gjykojmė se edukimi nė shkollė ka ende formalizėm, qė shprehet nė organizimin e disa bisedave, takimeve e veprimtarive qė as ju interesojnė nxėnėsve.Mjafton qė ata tė jenė nė rregull me planin, drejtorin, inspektorin! Pėrsa kohė puna edukative konceptohet si detyrim, e pėrgjithshme pėr tė gjithė nxėnėsit dhe e futur nė korrniza, efektet e saja do tė jenė tė papėrfillshme.

    Pamja pėr edukimin nuk ka kufi. Ai pėrfshin edhe mėsimin. Sa mė i lartė tė jetė niveli i tij, sa mė shumė tė bashkėpunojnė palėt me njėra tjetrėn, aq mė tepėr ndikohet nė formimin e preceseve, gjėndjeve dhe vetive psikike tė pėrsonalitetit, aq mė mirė pėrgatiten nxėnėsit pėr sfidat e sė ardhmes. Nė kėte proces mėsuesi dhe drejtori kanė rol parėsor.

    Nuk mund tė ketė edukim, qė i pėrgjigjet kėrkesave tė kohės, kur nė mjaft prej shkollave tona nuk ka situatė pune, ku secili prej aktorėve vepron me kokėn e vet, ku mbizotėron fryma e mosbesimit mes hallkave, ku komunikimi le shumė pėr tė dėshiruar, ku mungon filozofia e punės nė grup, ku drejtohet me autoritarizėm fallco, ēka ēon nė krijime konfliktesh artificiale,ku punohet ballazi, nė njė kohė qė dihet  se grupet e vogla dhe individėt kanė secili mė vete psikologji e tradita tė veēanta, probleme specifike tė shėndetit mendor dhe ērregullime tė ndryshme tė pėrsonalitetit. Ka ende fragmentarizėm nė inkurajimin e nxėnėsve pėr ēdo sukses qė arrijnė, pėr tė formuar tek ata ndjenjėn e vetėpėlqimit, tė vetėformimit dhe tė vetėvlerėsimit. Nuk u krijohet atyre atmosferė e nevojshme pėr t’i shprehur mendimet lirshėm, pėr t’i tėrhequr nė jetėn e grupit nxėnėsit qė , pėr nga tipi, jetojnė disi tė veēuar nga tė tjerėt dhe qė bota e tyre emocionale, pėr arsye nga mė tė ndryshme, ėshtė e varfėr. Nxėnės tė tillė, qė nuk e ndjejnė veten mirė nė grup dhe qė nuk kanė siguri, qė kanė frikė se mos tallen tė tjerėt me veprimin ose mosveprimin  e tyre, si rregull, ndodhen mes dilemės: ta vazhdojnė apo jo jetėn jetėn, qė , pėr fat tė keq, jo rradhė, triumfon kjo e fundit. Shkurt: puna edukative  nuk i pėrgjigjet ndryshimeve sociale tė ndodhura, as evoluimit tė vrullshėm tė zhvillimit psikik tė adoleshntėve.

    Sipas nesh kjo ndodh pėr mungesė profesionalizmi,  si dhe pėr njė formalizėm tė ēuditshėm nė punėn pėr edukimin, tė trashėguar nga e kaluara. Kėte boshllek mund e duhet ta mbulojė sherbimi psikologjik nė shkollė, ndonėse gjykojmė se psikologėve u mbetet shumė pėr t’u trajnuar, pasi ata nuk i plotėsojnė standartet pėr njė punė tė tillė.

Vetėvrasja ėshtė edhe fetare.

Fėmijėt manipulohen shpejt. Nėse njė adoleshent e kemi shtyrė tej mase nė krahėt e njė feje, cilado qoftė ajo, ai pushtohet emocionalisht dhe mund tė kryejė vetėvrasje nė besimin e dogmės sė ringjalljes, a thua se tė gjithė do tė bėhemi si Jezusi. Indokrinimi i kėsaj moshe ėshtė shumė mė i lehtė, pasi ngjall tek fėmijėt kėrshėrinė pėr ta provuar njėherė vdekjen. Predikues tė tillė fetarė, kryesisht pėrfaqėsues tė sekteve dhe tė njerėzve tė tjerė qė veprojnė pas tyre, nxitojnė ta shfrytėzojnė njė psikologji tė tillė tė fėmijėve. Jo pa qėllim ata shpėrndajnė fletėpalosje dhe ua dorėzojnė adoleshentėve, ku shkruhet : Vdis, qė tė ringjallesh! Nė tė njėjtėn linjė veprojnė edhe nė shkolla tek fusin materiale , libra, broshura etj me karakter fetar.        Duke vlerėsuar rolin e fesė nė qetėsimin e shpirtėrave, shkolla nuk duhet tė lejojė gjėra tė tilla. Aq mė tepėr qė ajo ėshtė laike, ndonėse ne mendojmė qė nė mėnyrė  organizuar mund tė pajisen nxėnėsit me njė lloj kulture tė pranueshme fetare. Ndėrsa ndaj sekteve, qė s’dihet me se merren, ē’funksion kryejnė dhe nga kush financohen, shteti duhet tė veprojė me shpejtėsi.

    Pavarsisht nga dėshira e mirė e fesė pėr ta luajtur rolin e saj plotėsues edukues dhe ekuilibrues, nė kushtet e vendit tonė kjo ėshtė disi e pamundur, si rezultat i kushteve historike tė zhvillimit tė saj, ku institucioni i besimit dhe i shpresės, i tolerancės dhe i qetėsisė sė shpirtėrave tė xhindosur, u mohua dhe u persekutuan nga komunizmi pėr afro gjysėm shekulli. Rrjedhimisht, pėr sa kohe krijimi i njė tradite fetare nuk ėshtė arritur, i takon shkollės, familjes dhe shoqėrisė ta marrė pėrsipėr misionin e edukimit dhe tė parandalimit tė fenomenit tė vetėvrasjes.

Prof.as.Dr  Qazim Dushku

Fran Gjoka.

Gjergj Kastrioti, 600 vjet (mė) pas

Gjate 365 ditėve te ketij viti, shqiptaret ne mbare globin, I janė pėrkushtuar kujtimit te 600- vjetorit te lindjes se Gjergj Kastriotit – “I madhi”. Titulli “I madhi” mbase duhej pėrmendur shume shekuj me pare, ashtu siē e mbante edhe Aleksandri i Madh. Gjate 25 viteve, 1443-1468 ai u be nje barriere e pakapėrcyeshme pėr perandorinė ushtarake te asaj kohe, Osmanlinjtė. I mbėshtetur vetėm ne nje grumbull « fshataresh » te Arbėrisė, Gjergj Kastrioti arriti te thyen ne shume beteja jo vetėm pashallarė, por edhe vete sulltanėt. Historia ka treguar shume dhe ne mjaft vende te ndryshme pers Kastriotin e madh, port ne do te donim ta perceptonim kete figure 600 vite pas lindjes se tij.

Jo vetėm ne historinė e shkruar nga shqiptaret, por edhe ne krijimet e shumta te te huajve pėr kete « Atlet te Krishtit », mese shumti pėrmendet emri me te cilin e pagėzoi sulltani, Skėnder Beg. Ndėrsa termi « Skėnder » ne gjuhen turke, eshte nje pėrshtatje e emrit « Aleksandėr », termi « Beg » eshte nje grade ushtarake apo ofiq. Sigurisht, kjo nuk ia zbeh aspak famėn Gjergj Kastriotit ne Evrope, por tenton ta « turqizoje » me shume se c’duhet « Heroin Evropian » te Mesjetės, i cili shpėtoi Kontinentin Plak nga pushtimi i Osmanllinjeve.

Nga ajo qe kemi lexuar jo vetėm ne shkrimet e shqiptareve, apo te huajve, konstaton jo pa keqardhje se pėrdorimi me I shpeshte I emėrtimit te heroit si Skėnder Beg, nuk eshte I rastėsishėm. Diku, ne nje nga filmat  dikurshėm, eshte pėrdorur termi se “nuk mund te bėhen Hasha” 500 vjet nen Turkun. Kėtij mentaliteti, nuk I ka shpėtuar as figura e Kastriotit. Edhe pse emri dhe figura e tij, “u shtiheshin” edhe ne ėndėrr turqve dhe sulltanėve, pėr ironi te fatit, pėr ta afruar sa me prone tyre, thirrej vetėm pak vite pas vdekjes (1468) me shume Skėnder Beg se Gjergj Kastriot. Nuk janė te pakte ata “studiues” qe e kane cilėsuar “tradhtar” Gjergjin, siē ka edhe te tjerė qe e konsiderojnė “rebel” ushtarak kundėr regjimit te Sulltanit, por vetėm pėr te marre pushtet pėr vete.

Nuk dėshirojmė te ndalemi tek ceshtja e besimit, pasi ajo eshte e qarte si drita e diellit, por nuk qėndrojnė aspak versionet edhe te historiografisė shqiptare pėr “paqendrueshmerine deri ne ateizėm” jo vetėm te babait te tij, Gjonit, por edhe vete Gjergj Kastriotit. Ka nga ata, qe ndoshta me “humor qesh e ngjesh” kujtojnė se Kastrioti nuk I ka shpėtuar dot “synetit” I cili e ka kthyer se bashku me emrin, automatikisht ne mysliman. Kete version, mendojmė se nuk mund ta mbroje, por edhe as ta pėrgėnjeshtroje askush dhe faktet nuk do te gjenden kurrė. Mbetet te vlerėsojmė atė qe na kane sjelle kronikanet e asaj kohe deri ne ditėt tona, por sigurisht, te paktėn princat, veēanėrisht Araniti qe lidhi krushqi me Kastriotin, do ta kishte ditur faktin e “muslimanizimit” te tij dhe ne kėto kushte, ai nuk do te kishte marre pėr dhėndėr nje Skender Beg. Ne kete linje, mbase e njejta gje, nuk mund te thuhet per Hamza Kastriotin, I cili me tradhetine ndaj xhaxhait te tij fillimisht e me pas Arberise, tregoi se jo vetėm nuk kishte gjak shqiptari ne deje, por nuk e lidhte asgjė me kete vend.

Me pak peshe ne kete linje, ka edhe versioni pėr nje besim “ortodoks” te Kastriotit. Me se shumti, kjo piste lidhet me Vojsaven, nėnėn e heroit, e cila, me shume duke u nisur nga emri se sa nga fakte reale, eshte paraqitur me origjine sllave. Nuk duhet harruar se behet fjale pėr Ballkanin e Mesjetės, ku kishte rreth 7 shekuj qe sllavet kishin ardhur nga stepat dhe Uralet. Vendėsit, ne kete rast Iliret apo Arbėreshėt me pas, kane qene zoter dhe eshte e pamundur qe me nje mėnyrė apo tjetėr, brenda 700 viteve, te mos ishin krijuar “oaze” familjare “te sllaveve te albanizuar”. Nuk eshte aspak ēudi, qe pikėrisht Vojsava te kete qene nje nga kėto “sllave” por qe ne dejet e saja, rridhte te paktėn 50% gjak alban ose arbėresh. “Ortodoksia” si besim e Kastriotit, hidhet poshtė edhe nga nje fakt tjetėr. Vojsava, edhe nėse ishte aq “sllave” dhe “ortodokse”, duke u martuar me nje princ shqiptar, me mentalitetin e asaj kohe, ata duhej te kenė vene kurore ne nje kishe katolike, nga nje prift apo murg I ketij besimi. Sipas eksperiencave te principatave homologe, as qe behej fjale se bashkėshortja e princit do te merrte fenė e bashkėshortit, siē edhe fėmijėt do te rriteshin sipas ritit katolik.

Megjithatė, faktet me kokėforta, janė vlerėsimet qe I kane ardhur Gjergj Kastriotit nga te huaj. Vlen te pėrmendet dhe te proklamohet, se qofte edhe thjeshte si ushtarak, apo kundėrshtar “dinjitoz”, Kastriotit nuk I ka ardhur asnjė vlerėsim as nga Sulltanėt, por as me vone nga Xhon- turqit qe ridimensionuan historinė. Po na ndjenin bir te tyre, do ti vinin emrin   e tij ndonjė institucioni, siē ndodhi shekuj me pas me Sami Frasherin apo pinjollėt e tij, pėr meritat e veēanta dhe kontributin pėr Turqinė. Te vetmet vlerėsime, madje maksimale, I kane ardhur nga Kisha Katolike dhe Papati, duke arritur kulmin me “Mburoje e Krishterimit” dhe “Atlet I Krishtit”. Nga ana tjetėr, duhet pranuar se as nga Venediku, as nga Papati dhe as nga Napoli, Kastrioti nuk u mbėshtet siē e meritonte.

Ndėrsa sot, teksa qeshte quajtur viti jubilar I 600 vjetorit te lindjes se tij, Kastrioti thuajse nuk pėrmendet. Duke perifrazuar nje koleg ne nje te pėrditshme, nuk duhej te kalonte dite pa e kujtuar me nje aktivitet. Nuk ndodh dhe deri ne fund, nuk do te ndodhe kėshtu. Edhe pse mund ta pėrdorim fare mire si nje “ikone” qe na lidh fort me rrėnjėt tona evropiane, si nje hero qe shpėtoi Evropėn nga turqizimi dhe islamizimi me dhune I sulltanėve, ndoshta duke qene nje “spirance” qe na afron edhe me ėndrrėn tone- Anėtarėsimin ne BE, nuk mund ta pėrdorim dot. Me se shumti, eshte pėr vete fajin tone. Ne historinė tone, ai rezulton me shume si nje mbrojtės I Arbėrisė (Shqipėrisė) nga pushtimi turk, sesa si nje “mburoje” e te gjithė Evropės se Mesjetės. Tjetėrsimi duket se ka filluar nga emri, I cili nuk thirret me siē e pagėzuan prindėrit Gjergj Kastrioti, pėr Skėnder Beg. A thua te jete rastėsi se ne shumicėn e krijimimeve dhe te raportimeve historike, eshte pėrdorur me shume emri turk I tij? A mos valle me shume e kemi kujtuar si nje person, I cili gjithsesi dėshironte te ishte Arbėria nen Turkun? Ndoshta kemi kėrkuar qe duke qėndruar ne kete “llogore” te justifikojmė faktin e te qenit nje vend ne zemėr te Evropės me nje popullsi ne mazhorance (ndoshta 70%) e besimit mysliman? E ne kete drejtim, nuk na mbetet veēse te themi se kemi qene, jemi dhe do te vijojmė te jemi, e keqja me e madhe e vete vetes sonė.

Ne kete pėrvjetor te 600-te te Kastriotit te madh, nuk na mbetet me te krenohemi me te si nje nga kombet formuese te Evropės, si nje mburoje, te paktėn pėr 25 vjet e Krishterimit Evropian, I cili I dha jete edhe Bashkimit Evropian drejt te cilit jemi nisur prej 15 vitesh. 

Ndėrsa duhej te ishte nje lajtmotiv Kastrioti, tashme na mbetet te kapemi fort pas Nene Terezės. Por edhe ne kete pike, ne skene dalin fqinjėt tanė, madje edhe India. Vendlindja ne Maqedoni, kalimi I jetės ne Kalkuta (Indi) duket se e kane zbehur perkatesine shqiptare, botėrisht te deklaruar te Nene Terezės. Pėr ironi te fatit, 19 tetori, Dita e Lumturimit te Nene Terezės kalon thjeshte si nje dite pushimi, e shėnuar me te kuqe ne kalendar, pa ndonjė aktivitet apo seri aktivitetesh.

Nje popull dhe komb qe nuk ka te kaluar, vėshtirė te kete te ardhme. Postulati fatkeqėsisht po vėrtetohet pėr ne shqiptaret. Edhe pse nje komb formues I Evropės, gjeografikisht ne zemėr te saj, mentaliteti zotėrues vazhdon te jete ai, I nje vilajeti ne Perandorinė Osmane. Ndėrkohė, edhe vete Turqia, tashme ka trokitur me force ne dyert e Evropės, por ne shqiptaret, sipas gjasave do te futemi shume pas saj ne BE. Ndoshta vazhdon forca e zakonit, vasaliteti nga Porta e Larte, qe nga viti 1468, kur vdiq Gjergj Kastrioti, te cilin qe pas vdekjes, te gjithė e kujtojnė si Skėnder Beg, duke mos e lidhur asgjė me Shqipėrinė, e aq me pak me Evropėn mburoje ė se cilės ishte pėr mese 25 vite.

Blerti DELIJA

 

SHKODER, VIZITE E AMBASADORIT HUNGAREZ -Vendosen kurora nė memorialin e revolucionit hungarez SHKODER: 49-vjetori i Revolucionit Hungarez solli para pak ditėsh nė Shkodėr, ashtu si ēdo vit Ambasadorin e Jashtėzakonshėm dhe Fuqiplotė tė republikės hungareze tė akredituar nė Tiranė, Sandor Szabo.Ky i fundit ka zhvilluar njė vizitė tė shkurtėr kortezie me kryebashkiakun e Shkodrės Artan Haxhi dhe shefen e marrdhėnieve me jashtė praėn kėsaj bashkie, Zemaida Mozali.Mė pas 1-shi i diplomacisė hungareze ėshtė nisur tashmė i shoqėruar edhe nga prefekti i Shkodrės Gjovalin Kolombi pėr tė vėnė njė kurorė nė pllakatėn qė pėrkujton kėtė ngjarje tė shėnuar por edhe tronditėse tė popullit hungarez, e inauguruar para pak vitesh nė rrugėn drejt stacionit tė trenit. Revolucioni antisovjetik hungarez i vitit 1956 kishte si zanafillė tė ashtėquajturin klubin “Pėtef” tė drejtuar nga Imre Nagi.Shpėrthimi i rezistencės antikomuniste i zuri nė gjumė organet e sigurisė hungareze teksa u vranė nė mes tė ditės edhe mjaft kuadro hungarezė tė regjimit tė kohės nga forcat e rezistencės tė parapėrgatitura me armatim. Nė kėto kushte, Kremlini e pa tė arsyeshmetė nėnshtronte nėn thundrėn e tankeve tė ushtrisė sė kuqe kėtė rezistencė tė inicuar nė vendin e ish-perandorisė austro-hungareze tė Hazburgėve.Me mijėra hungarezė antikomunistė e deri edhe fėmijė u vranė dhe u shtypėn me tanke nė sheshet e Budapestit nga ofensiva e ushtrisė sė kuqe.Me mijėra tė tjerė qė arritėn t’i shpėtonin valės sė parė tė spastrimeve u detyruan tė arratiseshin nga vendi. Ndėrkohė, inspiruesi dhe organizatori i klubit Pėtef, Imre Nagi u arrestua dhe u ekzekutua pa gjyq tė hapur nė njė zonė periferike diku pranė kufirit tė Hungarisė me Rumaninė. Nė tė njėjtin vit edhe nė Poloni u organizua njė lėvizje e tillė antikomuniste por shumė larg pasojave tragjike tė Hungarisė nė viktima… Vlen tė nėnvizohet se nė revolucioni hungarez tė vitit 1956 kanė marrė pjesė edhe disa ish-studentė nga Shkodra qė nė atė kohė kryenin studimet atje.Pas kthimit tė tyre nė Shqipėri me shtypjen nga forcat e ushtrisė sė kuqe tė kundėr’revolucionit hungarez, siē quhej deri nė vitin 1990, ata u burgosėn dhe u persekutuan si pjesmarrės nė kėtė lėvizje pėrkrah antikomunistėve hungarezė. Me ardhjen e demokracisė ambasada hungareze i dekoroi pak vjet mė parė nė njė ceremoni tė organizuar nė bashkinė e Shkodrės ku ishin tė pranishėm edhe ata, tashmė tė thinjur sė bashku me peshėn e viteve e tė vuajtjeve mbi supe. ARBEN LAGRETA

Agron Luka

 

Zbulohen: diskutim-kritika origjinale e Skėnder Luarasit mė 1954 dhe pėrgjigjia e Gjovalin Lukės

“Syndyqet misterioze” tė vitit 1954 dhe alibitė e mėvonėshme tė S. Luarasit & testamentarėve letrar tė tij.

Ky shkrim ėshtė vazhdimi i njė debati e polemike tė vjetėr tė vitit 1954, i rėnduar edhe mė tej me akrobacira e akuza shpifėse mė 1956-1957-1961 etj, nga Skėnder Luarasi ndaj Gjovalin Lukės.

Nė Mars tė vitit 1954, doli nė qarkullim libri Migjeni “VEPRA”, Mbledhė dhe shpjegue nga Gjovalin Luka.  Me atė rast nė “Lidhjen e Shkrimtarėve” ishte caktuar qė tė bėhej prezantimi, si dhe kritika e cila i ishte ngarkuar Skėnder Luarasit. Njė kopje e “Kritikės” sė S. Luarasit, sipas rregullit, iu dėrgua Gjovalin Lukės, pėr tė bėrė mbrojtjen. (Tani sė fundi ne i kemi gjetur kėto dy dokumente, sėbashku me materiale tė daktilografuara tė poezive e prozave tė Migjenit etj.)   

Siē na thuhet nga djali i S. Luarasit, babai i tij ia kishte lėnė tė shkruar kritikėn qė kishte mbajtur mė 1954, madje edhe me njė lloj “amaneti”. Nė debatet e replikat qė pata nė shtyp, nė vitin 2003, me artikujt e Dashnor Kaloēit, tė Petro S. Luarasit dhe me librin e Angjelina Ceka (Luarasi), unė nuk kisha ndonjė material origjinal pėr atė kritikė tė vitit 1954, dhe pėr pėrgjigjen e Gjovalin Lukės. Kisha njė farė dijenie se dikur me gjallje tė babait kisha lexuar diēka pėr atė ēeshtje.  Kėshtu kėrkova nė njė dosje tė veēantė ku ishin ruajtur nė dorėshkrime e daktilografime puna origjinale pėr Migjenin. Por aty, e as nė disa kėrkime tė tjera nuk i gjeta. Sidoqoftė, diēka jam orjentuar me atė ide nė pėrgjigjen time. Pėr tė qenė korrekt e ftova palėn akuzuese se mund t’ia vinja nė dispozicion verifikimi materialet tona, pėr t’u bindur me punėn e pavarur, korrekte e origjinale tė Gj. Lukės. Gjithashtu me tė drejtė i kėrkova dy Luarasėve, nė se fjalėt e cituara tė Skėnder Luarasit pėr kritikėn e 1954 (dhe ato pėr kokė uljen e babait tim dhe kėrkesė faljen pėr plagjiaturė etj…) ishin nxjerrė nga dokumentet e rregullta tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, apo nė se ato citoheshin sipas kujtimeve e shėnimeve tė lira dorėshkrimore apo tė daktilografuara mė vonė nga Skėnder Luarasi. Mirėpo nė kėtė pikė ata mbajtėn heshtje tė plotė!

(shih “Gazeta Shqiptare”, dt.15,16,17,18,19, 20 prill 2003, Dashnor Kaloēi, serial me 6 copė dy faqėshe tė mbrendėshme, kaluar edhe nė internet, ku sulmonte mbarė e mbrapsht sidomos “grupin komplotist” Dh.S.Shuteriqi, Gjovalin Luka, Vehbi Bala etj Kjo gazetė sipas marėveshjes Kaloēi-P.S. Luarasi nuk e pranoi replikėn time, megjithse e kishte pėr detyrim!; Pėrgjigjia jonė, nė RD, 27 prill 2003 dhe 29 prill 2003; reagim P. Luarasi cit.; Mosbotim nga RD i pėrgjigjes sonė me urdhėrin e A. Patozit; Pėrgjigje nga ne P. Luarasit, nė gazeta “Shkodra”, 8 maj 2003, f 6-7, “O Petro intelektuali: mos i kthe bragashet si mustaqet e Ēelo Picarit”; Pėrgjigje zbutur e P. Luarasit nė gaz. Shkodra dhe njė telefonatė pendese, dėrgim i disa materialeve familiare me lavdėrata tė Skėnder Luarasit nė adresėn e Gj. Lukės dhe e njė vjershe tė Petros me dedikim, “O Agron miku a ra Dulla nga fiku”!; Nė kėtė debat u pėrfshi edhe gaz. DRITA, qė shkroi edhe pėr “atentate letrare” e pėr “shtrirje dore”; Petro Luarasi e ka vazhduar solo polemikėn me disa “X”-“Y”, me njė lloj peshqeshi tė njė ish nxėnėsi “monarkist-republikan” te “55”  dhe me njė nga ata “mbrojtėsit ortodoksė” tė tipit tė “Trajtave tė Mbinjeriut”…)

Nė lidhje me diskutimin e vitit 1954, Petro S. Luarasi shkroi: 

 “Diskutimi i S. Luarasit” (2/4/1954)

Vepra e Migjenit ėshtė e redaktuar nga Gj. Luka, i cili pėrligj thėniet qė “Migjeni si ri, nuk qe edhe aq i arrirė nė gjuhėn e tij tė pasur. Si duket Gjovalin Luka e ka pranuar kėtė pikpamje dhe ėshtė pėrpjekur t’a zbatojė nė veprėn e Migjenit. Dhe kėshtu ngjet qė novelat qė dalin sot nė dritė pėr tė parėn herė, vetėm nėpėr 32 faqe (f. 128-160) hasim jo mė pak se 500 ndryshime prej origjinalit, tė cilat do tė kėrkonin 15 faqe tė tjera pėr tė vėnė nė “ndreqje gabimesh”. Materiali ėshtė 6 faqe me shembuj gabimesh. Si e gjeti tė drejtėn Gj. Luka pėr tė ndryshuar origjinalin e Migjenit”

(Cit. sipas Petro S. Luarasi, “A e “korigjoi” Gjovalin Luka veprėn e Migjenit “tė dhuruar” nga S.Luarasi”, “RD”, 30 Prill 2003, f 13.)

 Nė kėtė gjoja kundėreplikėn e sipėrcituar z. Petro shkroi me njė stil tepėr arrogant e cinik qė e meritonte pak si ndryshe…! Nga halli e akuzoi edhe ortakun Dashnor Kaloēi, tė cilit realisht ai vetė ia kishte dhuruar thuajse tė gatshme “Veprėn Madhore”, se “i kishte bėrė pasaktėsi, shkurtime dhe cungime”. Aq qe trimėruar, sa qė e pozicionoi S. Luarasin kundra tė gjithėve, duke shtuar… edhe Koliqėt, Gurakuqėt, Elsjetė, Pipat, si “guzhinjerė profesionistė qė ia kishin helmuar jetėn Migjenit”! Dhe do ta shohim se ku na ēojnė kėta, sidomos ky Pipa…        

Tash Petrua nxori nė lojė pėrfundimisht edhe “asin” e tij dhe kujtoi se mė kapi “mat”, duke shkruar: “Shiko dokumentin e Drejtorisė sė Arsimit, 11/VII/1953”.

(Po aty, RD, 30 Prill 2003, nė fotokopje; Ne e kemi risjellė kėtu pėr lexuesin atė me nder “dokument”)

O zoti Petro, ky nuk ėshtė dokument i “Drejtorisė sė Arsimit”, se po tė ishte duhej tė ishte njė pėrgjigje e protokolluar, me vulė zyrtare. Mė kupton? Kjo ėshtė thjesht njė copė letėr e njėanshme e juaja e bėrė me maqinė daktilografike. Edhe babai im ka shkruar me dosje letra, deri te E. Hoxha, por tė gjitha ruhen si nė kopje-dėrgesėn me kartelė vulė poste e si me pėrgjigjet e protokolluara e tė firmosura e vulosura nga Petrit Shijaku etj. Po tė dėshirosh t’i tregoj dhe besoj se do tė ngelėsh pa mend. Edhe kėto madje mund tė quhen dokumente, pas edhe ndonjė verifikimi tė origjinalitetit dhe autenticitetit nga specialistėt kompetentė. Se po tė ishte aq lehtė, do t’i prodhonim kėto dokumente si zogjtė nė inkubator. Dhe nga e more ti kėtė me nder “dokument” nė “Ministrinė e Arsimit”, mos ta nxori Ceka?!

Nė Gusht tė vitit 1953, siē edhe do ta mėsosh, Dh.S. Shuteriqi, botoi dy nga ato 7 (shtatė) novelat, qė babai jot dhe ti vetė e keni shkruar se mė 1947, ishin 7 (shtatė). Dhe pse Skėnder Luarasi nuk u ankua me atė rast me emėr direkt nė adresė tė Shuteriqit, sė paku nė shtyp, ose me ndonjė dokument tė rregullt?! Kush ia dha lejen “nga familia e Migjenit” Dh. S. Shuteriqit, motra Ollga apo motra tjetėr? Kėtė po ta sqaroj unė ty me “Kritikėn” e Skėnder Luarasit mė 1954. “Kritikėn” unė akoma nuk e po e quaj si dokument 100%, sepse mbetet pėr t’ia bėrė analizat e autenticitetit, origjinalitetit, kaligrafisė, ballafaqimit me materiale tė tjera etj. Po tė dėshirosh nė prezencėn tėnde dhe tė motrės shkojmė bashkėrisht te Moikom Zeqo, dhe le t’ia lėmė analizat grupit tė specialistėve tė MHK apo nqs dėshiron edhe nė specilistėt e kriminalistikės. Unė pėr vete jam i bindur 100% qė ky ėshtė njė dokument autentik, siē edhe pėrgjigjia e babait tim. Unė kam tė drejtėn t’i botoj, ashtu siē t’i kanė botuar ty gjith ato shkarravina pa kuptim. Pėr mua ai “dokumenti” yt ėshtė njė alibi e pandershme.  

  Petro S. Luarasi, principialisti, fillimisht mė mirė do tė kishte bėrė tė replikonte e akuzonte pėr korigjimet-ndryshimet qė i ka bėrė e motra Angjelina, babait tė pėrbashkėt si psh nė lidhje me Koliqin, Asim Jakovėn etj. (Krhs. bot. e 1957 me tė 2003 dhe skandalizohesh!)

Nė kėtė muaj, rastėsisht nė njė dosje me disa korespondenca tė vjetra, e gjeta diskutimin-kritikėn origjinale tė Skėnder Luarasit, kthimin e pėrgjigjes nga Gjovalin Luka, dhe njė kopie tė daktilografuar tė prozave tė Migjenit. Kritika e Skėnder Luarasit pėrbėhet nga 8 faqe tė daktilografuara dhe vende-vende ka ndonjė plotėsim me shkrimin e dorės sė tij. Fletėt janė tė zverdhura nga koha dhe tė lidhura me njė gjilpėrė tė ndryshkur. Pėrgjigjia e babait tim, ėshtė nė dy fletė ku janė shfrytėzuar tė dy anėt, pra nė 4 faqe. Prozat e daktilograuara janė rreth 36 faqe, tė zverdhura, tė lidhura me 8 copė kapse, edhe ato tė ndryshkura. Jam krejtėsisht i hapur, t’ia vė nė dispozicion organeve kompetente, pėr t’i bėrė analizat e autenticitetit dhe origjinalitetit. Jam gati t’ua vė nė dispozicion tė fotokopjuar families Luarasi, Petros junior dhe motrės sė tij Angjelinės.

(Sqaroj me kėtė rast se M. Zeqo, aktualisht drejtor i MHK ka bėrė edhe ai njė botim “Migjeni”, VEPRA, pregatitur pėr botim nga M. Zeqo dhe redaktuar nga Rozeta Uēi, Tiranė 1988, ku me atė rast kishte bėrė edhe njė “Kronikė”, ku nuk e pėrmend fare botimin e Gj. Lukės. Po kėshtu edhe J. Kastrati, “Migjeni”, VEPRA, 1961, qė nė “Bibliografi” nuk e pėrmend fare botimin e Gj. Lukės dhe pėr tė pėrfunduar me “botimin mė tė plotė” tė Angjelina Ceka Luarasi, tetor 2002 , “Ky botim u realizua nėn kujdesin e Zonjės Arta Dade, Ministre e Kulturės, Rinisė e Sporteve”. Angjelina, duke cituar kėto dy botime, nuk e merr mundimin ta vendosė nė Bibliografi botimin e Gj. Lukės, ndėrsa ka vendosur pėrkthimin nė frengjisht tė Migjenit, tė vėllait tė tij Kol Luka…)    

Gjovalin Luka u dėnua politikisht, personalisht nga Enver Hoxha mė 1955. (shih E. Hoxha, “DITAR” 1955-1957, Vėll. 1, f 77 etj)

Skėnder Luarasi pėrfitoi nga rasti pėr t’i sajuar Gjovalin Lukės, njė shpifje-akuzė direkt me emėr, me njė formulim mjaft tė maskuar, tė cilin as mė parė e as mė1954 nuk e kishte bėrė pasi ishte i pavėrtetė. Ai kishte nevojė pėr kėtė alibi fillestare, tė pasuar nga tė tjera… Nė librin qė shkroi mė 1956-1957 S. Luarasi shprehej: “Mė 1954, NSHB botoi librin Migjeni - VEPRA mbledhė dhe shpjegue nga Gjovalin Luka; me njė fotografi tė poetit, njė shėnim tė shkurtėr gjysmė faqe nė fillim mbi pėrmbajtjen, dhe ndonjė koment nė fund tė faqes pėr ēdo copė letrare. Nė fakt, ky vėllim pushton pjesėn mė tė madhe tė lėndės qė Skėnder Luarasi ja pati dorėzuar pėr botim Komitetit drejtonjės tė Lidhjes sė shkrimtarėve nė gusht 1948 pėr ta botuar me rastin e dhjetėvjetorit tė vdekjes sė Migjenit”.

(shih, “Migjeni”, VEPRA, Mbledhur dhe redaktuar nga Skėnder Luarasi, 1957, f 51, 54; Ky libėr njohu edhe njė ribotim mė 1961; Po atė vit doli Jup Kastrati, “Migjeni” VEPRA, Tiranė 1961; Mė pas kanė shkruar edhe autorė si V. Bala, Ll. Siliqi, R. Idrizi etj.)

Se pėr cilėn “lėndė” e kishte fjalėn S. Luarasi, me kėtė akrobaci, pėr atė tė Migjenit, apo pėr atė tė vetėn, ai nuk e shprehu qartė kurrė as mė 1957 e as mė vonė. Nga “lėnda” nė botimin e 1954, nė mėnyrė absolute pėrjashtohen komentet e Gj. Lukės, pra mbeten punė autentike e tij.  “Lėndėn e Migjenit” e patėn “pushtuar” plot autorė edhe mė parė edhe mė pas S. Luarasit, por ai heshti pėr ta…Nė tė vėrtetėn S. Luarasi pretendonte monopolin absolut “si i families sė Migjenit” etj, por aso kohe nuk ishte ky lloj “monopoli” tregėtar…Kėtė lėndė ka pushtuar edhe Angjelina dhe e ka tjetėrsuar babanė e vet qysh nė parathėnie, si njė kameleon qė ndėrron bindjet politike dhe interpretimet letrare sipas politikės, madje edhe nga ekstremi nė ekstrem… Dhe Angjelina na bėn telefonata me tė qara…   

Duke u trimėruar me pasazhin “e pushtimit” nė botimin e 1957 dhe me pjesėn qė i takonte Gjovalinit nė dorėshkrimin “Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar”, Kaloē-Luarasi  deklaronte hapur te G.Sh pėr “vjedhje-plagjiaturė, fallsifikim, masakrim etj nga ana e Gjovalin Lukės, duke shkuar edhe mė tej sikur ky e kishte pranuar fajin dhe kokėulur i  “kėrkuar falje” Skėnderit etj etj. Dhe akoma mė tej, na u ngrefos Petrua te RD-ja: “…nuk dimė qė ndonjė trim, pėrfshi edhe Gjovalinin, ta ketė pėrgėnjeshtruar kėtė historik tė 1957. Por ja qė “zemėrgjerėsia” e mbesės sė Migjenit u hapi oreksin “gojėve tė liga” qė bėnė tė paditurin, duke shkaktuar incident publik nė rrethet intelektuale tė Fierit e mė gjerė…”!

(RD, cit. 30 prill 2003, f 13)

Dhe si mund ta pėrgėnjeshtronte Gjovalini kur qysh nga 18 qershori 1955 e deri mė 15/01/1980, kur vdiq nė moshėn 59 vjeēare, ai vuajti tėrė pėrndjekjen barbare tė rekomanduar nga Enver Hoxha personalisht, ja lė gjykimit tė lexuesve!*

Tashti mendoj t’ia lėmė vendin dy personaliteteve tė ndjerė, nė origjinalin e 1954.

Kritika origjinale e Skėnder Luarasit mė 1954.

“VEPRAT” E MIGJENIT

redaktuara nga Gjovalin Luka

mars tė kėtij viti, dual nga shtypi “Veprat” e Migjenit, -poezi e prozė,- tė botuara nėn redaktimin e Gjovalin Lukės. Nė kėtė mėnyrė u mbush njė boshllėk i ndjeshėm nė botimet e klasikėve tanė, pėr tė cilėt, veēanėrisht kėto dy vjet, ka nisur tė bėhet njė punė m’e madhe, me daljen nė dritė tė “Historisė sė Skėnderbeut” tė Naimit dhe tė veprave poetike tė Mjedės, “Guxo” e “Vjersha dhe poema”. Botimi i “Veprave” tė Migjenit mund tė thomi se ėshtė pėrpjekja e parė pėr qitjen nė dritė tė veprės sė plotė tė njerit prej klasikėve tė letėrsisė sonė, - edhe pse aty redaktonjėsi, me tė drejtė, e pa me vend tė mos i botojė dy vjersha, dy proza nga ato tė njohurat e dy proza nga ato tė panjohurat e Migjenit.

Botimi i “Veprave” tė Migjenit pritej me padurim nga lexonjėsit pėr disa arėsye. Njė herė, “Vargjet e lira”, ashtu si ē’i botoi vetė poeti nė 1936, nuk u lanė tė qarkullojnė nga ēensura e Zogut dhe, kur u ribotuan nė 1944, edhe sepse atyre iu shtuan 8 kėngė tė reja, iu hoqėn dy prej kėngėve mė luftarake tė gjith veprės, -“Parathanja e parathanjeve”- qė niste me vargun kuptimplotė revolucionar “pėrditė pėrndojnė zotat”, varg qė lajmėronte perėndimin zotėrinjve tė ditės nė Shqipėri, - dhe “Blasfemi”, ku ai sulmon fenė e i quan klerikėt “sorra” qė “mbi kėshtjellat mijvjeēare” tė feudalizmit qėndrojnė. Pastaj, botimi i vitit 1944, doli me gabime, po ta krahasojmė me atė tė 1936-s, e me ndonjė korigjim qė e dėmtonte tekstin. Sė fundi, ish e nevojshme qė tė mblidheshin e tė botoheshin bashkė prozat e Migjenit. Kėtė punė e provoi ta bėjė mė 1948 Dh.S.Shuteriqi, te revista “Literatura jonė”, me rastin e dhjetė vjetorit tė vdekjes sė auktorit, po ai nuk mundi tė grumbullojė mė shum se 16 proza, ndėr 22 tė botuara nė shtyp. Kėtyre kėrkesave ėshtė munduar t’u pėrgjigjet Gj. Luka me redaktimin e “Veprave” tė Migjenit. Ai ka bėrė edhe mė shum, duke botuar jo vetėm dy vjershat e hequra nė 1944 dhe 6 proza tė tjera qė s’i pėrmbidhte botimi 1948, po duke shtuar edhe 5 proza tė panjohura, nga tė 7-tė (familia thotė se janė 8), qė ruhen. (Nė daktilografim shkruhet “ruante familia”, po kėsaj i ėshtė rėnė vizė dhe ėshtė shkruar me dorė “ruhen”. Saqrim yni. Ndėrhyrjet e tjera, mund t’i konstatoni me fotokopjen e plotė. A.L.)

 Kėshtu, ky botim i ri ka njė rėndėsi tė madhe pėr njohjen e veprės sė Migjenit, se grumbullon thuaj se gjithėēka ai ka shkruar dhe se ka lėndė tė re.

Migjeni shkroi nė njė kohė, kur mendimet e tij pėrparimtare e revolucionare ai nuk mund t’i shprehte lehtė. Edhe pse shkrimet e tij, njė nga njė, arritėn tė botohen nė shtyp, kur poeti i pėrmblodhi vargjet e tij nė njė vėllim, ēensura, mė nė fund ra n’erė tė rrezikut qė ato paraqitnin pėr regjimin satrap, pėr klasat nė fuqi. Qė tė mund tė ēfaqė mendimet e tij e tė mund tė botojė, Migjenit i u desh tė pėrdorė zakonisht simbolet, aluzionet, nėnkuptimet. Vepra e tij paraqit kėshtu disa vėshtirėsi pėr t’u kuptuar, sidomos pėr ata qė s’e kanė jetuar tė rritur kohėn e Zogut. Redaktonjėsit i u shtrua natyrisht si detyrė qė t’i pėrcjellė tekstet e auktorit me shėnime sqaronjėse. Tani, Veprėn e Migjenit mund ta lexojnė tė gjith me lehtėsi e me pėrfitim mė tė plotė. Redaktonjėsi ka shpjeguar edhe njė sasi fjalėsh e shprehjesh pak tė njohura.

Botimet e klasikėve bėhen me kritere tė ndryshme, Njeri prej kėtyre, fjala vjen, ėshtė qė tė botohen jo nė ortografinė aktuale, po me atė tė kohės s’auktorit, me ortografinė e auktorit vetė. Kėshtu, ribotimi nuk vlen vetėm pėr masėn e lexonjėsve, po dhe pėr studionjėsit e gjuhės s’auktorit. Njė botim tė tillė i bėri “Historisė sė Skėnderbeut” tė Naimit Prof. K. Cipo. Kėtė kriter ka ndjekur edhe Gj. Luka nė botimin e “Veprave” tė Migjenit: ai ėshtė pėrpjekur tė na japė tekstin origjinal, duke korigjuar vetėm ndonjė gabim shtypi t’origjinalit. Me shum tė drejtė, ai u bazua nė botimin 1936 tė vjershave e jo n’atė tė 1944. Te ky ribotim ai u mbėshtet me rezervė, vetėmpėr vjershat qė i u shtuan botimit tė parė, duke pėrdorė, pėr saktėsimin e tekstit, edhe njė dorėshkrim, - pėr fat tė keq, redaktonjėsi nuk na thotė se ē’qe ky dorėshkrim, - qė atij i ka rėnė nė dorė. Pėrsa u takon prozave, redaktonjėsi nuk kishte tjetėr udhė, veēse tė bazohej nė botimet e tyre nėpėr shtyp ose te dorėshkrimet qė ruan familia nga prozat e pabotuara gjer dje. Veēse redaktonjėsi mundi tė ketė vetėm njė kopie tė daktilografuar tė kėtyre dorėshkrimeve e nuk mundi tė bėjė korrektimin e kėsaj kopje nė bazė t’origjinalit. Po kėshtu, ai nuk pati parasysh edhe dorėshkrimin e 6 “kangėve tė fundit”, qė u botuan mė 1944 si shtojcė e “Vargjeve tė lira” e qė i bleu kėto kohėt e fundit, nga familia e poetit, Arkivi Historik i Institutit tė Shkencavet.

Pėr tė bėrė kėtė kritikė tė botimit tė “Veprave” tė Migjenit, ne krahasuam tekstet e vjershave me botimet 1936, 1944, si dhe me botimet e disa prej tyre nė revistat “Bota e re” dhe “Illyria”. Pėrdorėm edhe dorėshkrimin e 6 “kangėve tė fundit” qė ka AH. Nuk patėm mundėsi qė tė njohim dorėshkrimet e prozave gjer dje tė pabotuara tė Migjenit.

Si edhe botimit 1944, ashtu edhe kėtij tė sotmit, i kanė shpėtuar gabime tė shumta ortografike, qė, ndonjėherė, e kėmbejnė fytyrėn e ortografisė sė Migjenit. Njė herė, redaktonjėsi nuk i ka vėnė theksat mbi zanoret e gjata e mbi ato hundore, edhe pėr kėtė nuk bėn asnjė fjalė te “Shėnimi” me tė cilin fillon libri. Po kėshtu nuk shėnon as vetėn e tretė t’aoristit tė foljeve nė –ue, ai nuk e le si te auktori nė –j (tingėlloj), po e shkruan si ne sot, nė –i (tingėlloi).

Ka gabime qė ndryshojnė ose pėrdhunojnė kuptimin. Fq 29, vg 4, duhet “pėrdihet” (kapėrdihet, pėrmbyset “si vigan i vramė” dhe jo “pėrdridhet”. Fq 52, vg 16, duhet “varrė” (plagė “pa shpresė”) dhe jo “varė” (“pa shpresė”). Fq. 49, vg 12 nuk mbaron me pikėpyetje, por me pikė, ėshtė njė fjali pohonjėse, dhe kėshtu kuptimi del mė drejt e m’i fortė. Kėmbimi i shenjave tė pikėsimit prish punė edhe nė ndonjė vend tjetėr. Le tė shėnojmė se pikėsimi i Migjenit le shum pėr tė dėshiruar e kėtu redaktonjėsi duhej tė vinte dorė. Fq 55, nė vg 57-58 fjala “veri” tė shkruhej “véri”, sepse kėshtu e shqiptonte edhe e ka shkruar auktori. Fq 64, vg 7, duhet “jetėdhurimi”, neologjizėm i Migjenit, dhe jo “jetė dhurimi”. Fq 66, vg 8, duhet “n’u shprehen” (na u shprehėn) dhe jo m’u. Kėshtu edhe fq 69, vg 3, duhet n’i dhe jo “na i”. Etj.

Pėrsa u takon shėnimeve qė ka vėnė redaktonjėsi, ato janė tė mira e tė nevojshme, po ndonjėherė tė zgjatura ose jo dhe sa duhet tė qarta. Ka edhe ndonjė shėnim tė gabuar. Fq 96, sh 18, nuk thuhet se zakonin barabar tė linēit nė Shtetet e Bashkuara e kanė racistėt amerikanė kundėr zezakėve. Fq 110, sh 6, “toro” nuk do tė thotė ka, po dem, dhe jo vetėm dem i Spanjės. Fq 120, “tė smundė pathollogjikisht” nuk shpjegohet me vuejtjen “pėrbrenda nesh”, po me vuajtjen fizike, duke shtuar se kėtu Migjeni bėn edhe njė sarkazėm. Etj.

Disa fjalė s’ka qenė e nevojshme qė tė shpjegohen, se i njohim tė gjith: rrshqasin, lén, kuqlim, mni, hajde, mund, pa hiri, shtėpi e Zotit, tė vokėt, si s’ke marre, etj.

Nė shėnimet ka ndonjė informacion tė gabuar. Vjersha “Shpirtent shtegtarė” s’ka qenė botuar te “Illyria” e 27 majit 1934 e nuk dimė tė jetė botuar nė ndonjė organ tjetėr. “Ekstaza pranverore” gjindet edhe nė botimin 1936, fq 75, e jo vetėm n’atė 1944, si ē’thotė redaktonjėsi. Tėrė “Shėnimi” i pėrgjithshėm me tė cilin nis botimi i “Veprave” duhej t’ish m’i plotė e m’i qartė.

Nuk na duket i drejtė vendimi qė ka marrė redaktonjėsi pėr ta bashkuar me grupin “Kangėt e Pėrndimit” vjershėn “Kangė nė vete”, tė cilėn auktori deshi e e botoi nė njė ndarje tė veēantė me tė njejtin titull qė ka vjersha, edhe pse n’atė ndarje ai futi vetėm kėtė vjershė. Dėshira e auktorit duhet respektuar. Po kėshtu nuk na duket i pėrshtatshėm titulli “Skica dhe tregime”, nėn tė cilin i botoi gjith prozat e Migjenit Gj. Luka. Kuptimi i kėtij titulli ėsht ekzakt, po auktori nuk e pėrdor as fjalėn “skicė” as atė “tregim”. Nė vend tė kėtyre fjalėve, te Migjeni gjejmė “novelzė”, qė ai pėrdor pėrmbi titullin e prozės nė “Nė kishė”. Kjo fjalė duhej pėrdorur si titulli i prozave tė shkurtėra qė auktori botoi me gjallje tė vet, bashkė me “Zenelin”, qė doli fill pas vdekjes sė tij. Pėr sa u takon prozave tė pabotuara, me sa marrim vesh, ato Migjeni i titullon sė bashku “Refreni i qytetit tė veriut” dhe ky titull duhej t’ishte ruajtė, duke mos pėrzjerė kėto proza me ato tė mėpėrpashmet, sepse vetė auktori i pat ndarė.

Le tė ndalemi pak te 6 “kangėt e fundit”, sepse kėto patėm mundėsinė t’i shohim nė dorėshkrimin origjinal tė poetit. Fajin s’e ka redaktonjėsi. Fajin e kanė botonjėsit e vitit 1944, tė cilėt s’e kanė respektuar origjinalin. Redaktonjėsi nuk pat mundėsinė tė pėrdorė origjinalin qė bleu tani vonė AH.

E meta e parė nė botimin e kėtyre kėngėve, ėshtė se ato nuk mbajnė poshtė datat nė tė cilat i shkruajti Migjeni, data qė origjinali i ka. Kėto data janė shum tė vlefshme pėr tė njohur procesin e krijimit tė veprės sė Migjenit. Kritikėt qė janė marrė kėto dhjetė vjet tė fundit me auktorin, kanė menduar se kėto janė vjersha qė Migjeni i shkroi nė ēastet e fundit tė jetės sė tij. Kėshtu edhe Gj. Luka, shėnon fq 83, se “Vetmija” u shkrua nė sanatoriumin e Torre Peliēes, pranė Torinos; dhe fq 85, se “Nėn flamujt e melankolisė” qe vjersha e fundit qė Migjeni dėrgoi prej Torinoje. Dorėshkrimi i poetit na mėson se, vėrtetė janė dy vjershat e fundit tė Migjenit, po se ato u shkruan nė Pukė, e para mė 13 dhe e dyta mė 15 qershor 1937.d.m.th. katėrmbėdhjetė muaj para vdekjes sė poetit. Datat e tė tjerave janė kėto: “Kanga qė s’kuptohet”, maj 1936, “Njė natė pa gjum”, prill 1937, “Vuejtja” 9 maj 1937 (u botua te “Kombi”, korrik-gusht 1938), “Frymzim i pa fat” 13 maj 1937. Tė gjitha u shkruan nė Pukė. Kėto data na dėshmojnė sė pari se, keqėsimi i shėndetit, Migjenit i shkaktoi njė krizė tė rėndė shpirtėrore nė muajt prill-qershor 1937. Poeti lėshon tani klithmėn tragjike “pak dritė! pak dritė!”, klithėm qė hasim te vjersha e parė e kėsaj krize, mė prill 1937, “Njė natė pa gjum”. Ai zėmėrohet edhe kundėr artit tė tij, sepse nuk po sheh me sy ēfarė tė mirė solli kėnga e tij mbi dhe, -as qė ka shpresė tė shohė dot gjė:

Frymzim i jem qė mė djeg,

Ēporru kėtej! Nuk tė due!

Poeti, edhe pse sheh ndonjė “shźj jetese” nuk sheh rrugėdalje nė tė tashmen e afėrt tė vendit:

Nė prakun e ēdo banese

ku ka ndoj shej jetese

valon njė flamur

melankolie tė trishtueme.

Me rėndėsi ėshtė fakti qė Migjeni nuk e futi nė vėllimin e vjershave tė tij “Kangėn qė s’kuptohet”, edhe pse kėtė e ka shkruar pėrpara ose nė kohėn kur shkroi edhe ndonjė vjershė tjetėr qė gjindet te “Vargjet e lira” 1936, si “kanga skandaloze”, qė u botua te “Bota e re” nė 30 tetor t’atij viti. “Kanga qė s’kuptohet” mbaroi me njė tingull jo fort optimist, kur poeti flet pėr jetėn:

…qė dergjet e dergjet

dhe t’u u dergjė ndoshta do hesht’ e molisun…

Ka shumė tė ngjarė qė poeti tė mos ketė dashur ta futė kėtė tingull pesimist nė tėrėsinė e melodisė sė tij optimiste, edhe pse aty i ka shpėrthyer ndonjė tjetėr tingull pesimist, si dhe te vjrsha “Lagja e varfun”. Fakti nuk ėshtė pa rėndėsi. Migjeni, thellė-thellė, nuk ishte e nuk mund t’ishte me kėta tinguj pesimistė. Ai duhet tė ketė qenė i pari i vetėdijshėm se kėta tinguj e kishin arsyen te dhimbja e tij e tmershme se po e le jetėn nė vlugun e rinisė, nė kohėn kur talenti i tij kish marrė atė zhvillim tė shkėlqyer qė ne njohim, nė kohėn kur lufta e komunistėve pėr ēlirimin e popullit tonė sapo kishte filluar, nė kohėn kur njė pendė si ajo e Migjenit ish aq e nevojshme pėr popullin tonė.

Prandaj, botimi postum i 6 “kangėve tė fundit” nuk i shton asgjė veprės sė Migjenit, veē tingullit pesimist qė shkaktoi vuajtja fizike, afrimi i ēastit tė fundit tragjik. Botimi i tyre mė 1944, kur nga botimi i vitit 1936 u hoqėn dy nga vjershat mė tė forta tė Migjenit, ishte njė konēesion ndaj ēensurės sė Regjencės Kuislinge, qė, pėr demagogji mbylli njė sy e shurdhoi njė vesh. Regjencės s’kish si tė mos i pėlqente qė, ahere, tė njihej edhe Migjeni “pesimist”. Kėshtu “Vargjet e lira” e paguan ribotimin e tyre ndaj Regjencės demagoge e tradhėtare.

Nė dorėshkrimin e kėtyre 6 kėngėve, Gj. Luka bėri njė ndreqje teksti me rėndėsi, duke u bazuar te dorėshkrimi qė kish parasysh: si vargun e parė tė strofės sė fundit tė “Frymėzimit tė pafat” e zevendėsoi me vargun origjinal “frymzim i jem qė mė djeg”, varg qė e gjejmė edhe te dorėshkrimi i auktorit vetė. Porse botimi 1944 kish njė mori gabimesh ortografike dhe gabime tė tjera qė ndryshojnė kuptimin. Te kėnga “Njė natė pa gjum”, vg 5 i strofės 4, ka qenė botuar kėshtu: “Por pishė nuk kam e vetėm janė burrat, shokėt…”. Duhej tė qe kėshtu: ”por pishė s’kam e largė janė burrat, shokėt”. Si ē’e shpjegon dhe redaktonjėsi, “burrat, shokėt” janė “revolucionarėt e kohės”. Fjala “vetėm” e botimit 1944 tė le tė kuptosh se kėta janė revolucionarėt e Shqipėrisė, tė cilėt janė lidhur pak e aspak me lėvizjen revolucionare tė pėrbotshme. Fjala “largė” e origjinalit e kėmben kuptimin: “burrat, shokėt” janė revolucionarėt e jashtėm, ata tė vendeve tė tjera, tė cilėt, duke qenė “largė” nuk e ndriēojnė dot Migjenin (“pishė s’kam”). Poeti e ndjen se nuk ėshtė sa duhet i qartė ideologjikisht, ai ndjen nevojėn qė ta njohė mė mirė ideologjinė revolucionare, marksizmin, rrugėn drejt revolucionit; ai e ndjen se nuk e ka sa duhet tė qartė rrugėn e shpėtimit, ai e ndjen nevojėn e ndihmės s’atyre qė janė “largė”, pėr t’ia drejtuar udhėn. Kėta “burra e shokė” s’mund tė jenė tė tjerė veēse bolshevikėt e B.S., tė cilėt janė “largė” akoma, sepse influenca e tyre, qė ushtrohet mbi tėrė botėn, nuk ėshtė akoma sa duhet e madhe nė Shqipėri, ku lėvizja komuniste ėshtė fort e re, me fare pak eksperiencė, fare pak e organizuar. Migjeni me tė drejtė dėshiron qė “shokėt” t’i ketė mė pranė, po pa tė drejtė dėshpėrohet kur thotė se atė nuk po e dėgjon njeri, se po “ēirret kot mė kot”, se ėshtė mė mirė tė mbyllė gojėn, - hesh, more hesht!" – dhe kėrkon tė harrohet nė “gjum dhe andrrim”. Kėtė gabim ai e kuptoi dhe prandaj nuk e botoi edhe vjershėn.

Edhe nė vg 2 tė strofės 5 t’asaj vjershe duhet zevendėsuar “fjala” me “parola”, qė do tė thotė “parulla” e qė e jep nė mėnyrė tė saktė idenė e poetit. Strofės sė dytė tė “Frymzimit tė pafat” i duhet hequr vg 4. Si vg 3, duhet vėnė ky i dorėshkrimit: “mjaftė me plagė qė s’kanė sherim”. Theksi pesimist i vjershės nė kėtė mėnyrė shtohet, po mendimi i poetit del m’i qartė e m’i plotė.

Nė vg 1 tė “Vetmisė”, fjala “plakė” duhet zevendėsuar me “plakosė”. Poeti e ka bėrė me kalem korigjimin nė dorėshkrim dhe korigjimi ishte me vend: “mė plakos mėrzitja” dhe jo “mė plakė mėrzitja”. Gjejmė edhe njė herė mė shum kėtu influencėn e toskėrishtes mbi gjuhėn e poetit. Vjersha ka edhe dy korigjime tė tjera me kalem dhe botonjėsit e vitit 1944 kėto korigjime tė fundit i kanė pranuar, kurse tė parin jo, - edhe pse kėshtu prishej kuptimi. Migjeni ka bėrė korigjime tė tilla edhe te vjersha “Nėn flamujt e melankolisė”, ku shkruante “flamuret” dhe e bėri me tė drejtė “flamujt”.

Botimi 1944 nuk e ruan rendin kronologjik sipas tė cilit i ka shkruar nė radhuan e tij 6 kėngėt Migjeni. Gj. Luka e ndryshoi edhe njė herė tė dytė kėtė rend. Duhej respektuar rendi i origjinalit.

Me tė drejtė, Gj. Luka i ka botuar bashkė me kėto 6 kėngė edhe postumet “Hidhet e pėrdridhet” dhe “Malli rinuer”, qė mė 1944 u botuan te grupi “Kangėt e Pėrndimit”, duke pėrdhunuar kėshtu “Vargjet e lira” qė botoi me gjallje poeti.

Tė 8 kėngėt, qoftė nė botimin 1944, qoftė te “Veprat” nuk duhej tė botoheshin me titullin “kangėt e fundit”, sepse nė mes tyre ka dy vjersha tė padatuara, si ato tė dyja qė pėrmendėm mė lart, dhe njė tė datuar “maj 1936”. Si titull m’i pėrshtatshėm mund t’ishte “postume”, me qenė se poeti nuk u dha vetė njė titull tė pėrbashkėt.

Gjėj m’e re e mė me rėndėsi qė sjell ky redaktim i veprave tė Migjenit, ėshtė botimi i 5 nga tė 8 (familja thotė se janė 8) prozat e panjohura t’auktorit. Dy prej kėtyre i botoi nė gusht 1953, revista “Letėrsija jonė”, - “Tė ēelen arkapijat” dhe “Studenti nė shtėpi”. Nė kėto tregime ne gjemė njė akuzė shum tė fortė e njė sarkazėm therėse kundėr regjimit tė Zogut e kundėr klasave nė fuqi. Kjo akuzė ėsht edhe mė m’e hapėt e mė direkte se nė gjith prozat e botuara tė Migjenit. Kuptohet pėrse auktori, qė i kishte shkruar mė 1936, - me sa mėsojmė, - nuk i botoi dot pėr sė gjalli. Qoftė pėr gjatėsinė e disa prej tyre, qoftė pėr sigurinė e madhe tė pendės, Migjeni na paraqitet kėtu nė ngritje t’aftėsive tė tij tė mėdha prej prozatori. Me kėto tregime, pa asnjė dyshim, ai ze vendin e parė mbi gjith tregimtarėt e letėrsisė sonė tė kaluar. Kėto tregime i shtojnė tema tė reja prozės sė Migjenit, e pasurojnė nė mėnyrė tė veēantė kėtė prozė.

Po, me sa duket, edhe kėto tregime u botuan me gabime tė shumta. Ne nuk mund tė flasim pėr kėto gabime, sepse nuk e njohėm origjinalin. Po kėto gabime mund t’ ishin evituar, sikur familja tė vinte nė dispozicion tė redaktonjėsit origjinalin. Edhe tė dy prozat qė botoi revista “Letėrsija jonė”, me gjith se u botuan me lejen e familjes dual me gabime tė njejta qė gjejmė te “Veprat”.

Botimi i “Veprave” tė Migjenit, qė pritej kaq shum nga lexonjėsit, mbushi njė zbrazėtirė tė vėrtetė. Po kujdesi i redaktonjėsit nuk qe i mjaftuar. Redaktonjėsi, edhe pse i u pėrgjigj kėrkesave kryesore, me botimin e teksteve tė ēensuruara ose tė pa njohura, ai nuk i u pėrgjigj si duhet kėrkesės tjetėr po aq kryesore, qė tė na japė njė tekst vėrtet besnik. Mendimi ynė ėshtė qė nė kėtė botim, ortografija e auktorit duhej respektuar pėr aq sa nuk prekej fonetika e origjinalit. Vepra duhej vėnė pra n’ortografinė e sotme. Duheshin botuar gjith tekstet nė renditjen qė ka vėnė Migjeni me gjallje tė tij, qoftė ato tė botuara, qoftė tė pabotuarat. Gjith tekstet duhej tė ballafaqoheshin nė botimet e ndryshme tė tyre, duke u marrė pėr bazė botimi i fundit qė bėri auktori me gjallje. Duheshin vėnė shėnime pėr gjith ndryshimet qė gjejnė nga botimi nė botim. Pėr tekstet e pabotuara, si dhe pėr ato qė iu shtuan botimit 1944 tė “Vargjeve tė lira”, duheshin pėrdorė dorėshkrimet origjinale qė ekzistojnė, dorėshkrime qė familija e ka pėr detyrė morale t’i vejė nė dispozicion tė studionjėsve, qė vepra e auktorit tė dalė ashtu si ē’e ka dashur ai. Do tė kishte qenė shumė mė mirė qė botimi tė kish njė parathėnie tė redaktonjėsit, ku tė flitej mbi jetėn e veprat e auktorit, dhe tė pasurohej me disa klishe nga fotografitė e ndryshme tė Migjenit qė ekzistojnė dhe me disa faksimile tė dorėshkrimeve. Tė shėnojmė se formati i librit ėshtė tepėr i gjerė pėr njė vepėr jo kaq voluminoze sa ajo e Migjenit.

Me gjith tė metat, botimi i “Veprave” tė Migjenit ėshtė njė kontribut i ri i vlefshėm pėr njohjen e klasikėve tanė.

Pėrgjigjia e Gjovalin Lukės.

Pėrveē vėrejtjeve qė do tė shenoi shprehimisht, pjesėt e tjera tė kritikės m’u dukėn krejet me vend. Pėr gabimet qė mė vihen nė dukje ndėr to, s’mė mbetet tjetėr veēse t’i pranoj dhe t’ “ul kurrizin”.

Pjesėt e kritikės, ose ma mirė, ēeshtjet qė nuk mė duken krejt tė drejta apo ekzakte, janė kėto qė po rradhis ma poshtė:

1.Gjykimi mbi interpretimet e mija prej ma se 30 faqesh pėr prodhimet e ndryshme tė Migjenit, nuk mė duket i drejtė qė tė bahet nė kritikė krejt kalimithi dhe nė kėt mėnyrė: “Pėrsa u takon shėnimeve qė ka vėnė redaktonjėsi, ato janė tė mira e tė nevojshme, po ndonjėherė tė zgjatura ose jo dhe sa duhet tė qarta”… Sa janė tė nevojshme e tė mira, sa janė tė zgjatuna dhe jo tė qarta, nuk nxirret gjatė gjith kritikės prej 8 faqesh. Kjo, qoftė nė lidhje me anėt negative ose pozitive. Unė mendoj se, sigurisht, jo aq sa asht shkrue mbi besnikinė e riprodhimit tė tekstit tė Migjenit (gabime ortografike, gabime shtypi, krahasime me materiale tė panjohtuna deri mė sot, etj) por mjaft vend i duhej kushtue edhe gjykimit mbi interpretimet e bame nga unė (jo vetėm fjalorit). Ndoshta nuk meritojnė tė mirren parasyshė ato interpretimet? Atėherė, le tė thuhet. Mue mė duket se ndėr shėnimet e mija ka disa pozicione interpretimi qė janė krejt tė reja ose edhe tė tjera qė kanė hedhė dritė mbi disa ēeshtje tė mbetuna deri mė sot me pikėpyetje. Do tė mjaftonte vetėm ndonjė krahasim me gjykimin mbi vargjet ose mbi proza tė ndryshme tė shkrueme ma pėrpara pėr tė gjetė mjaft ndryshime gjykimi mbi kėtė ose mbi atė ēeshtje. Tė krahasohen p.sh. gjykimet e mija me ato tė shokut Dh. Shuteriqi nė “Letėrsija e re shqipe”, ose edhe me analizėn e shokut Vehbi Bala. Unė nuk e kam quejtė t’arsyeshme qė tė bajshėm nė veprat riferime mbi gjykime tė dhanuna ndryshe dhe jo tė drejta, sepse kėsaj ēeshtje do t'ishte interesante t'i kushtohej njė studim i veēantė. Dhe tani, pėr kėtė punė vlerėsimi e interpretimi, vall a asht e drejt qė kritika tė shkruej vetėm kalimthi?   

2. Nuk mė duket e drejtė qė tė vihet nė qendėr tė kritikės pėr “Veprat” ēėshtja e 6 poezive, dorėshkrime tė zbulueme ma vonė, sado qė thuhet se unė nuk kam qenė nė dijeni tė tyne kur kam redaktue “Veprat”. Kjo do t’ishte diēka si aneks, si njė kontribut i matejshėm pėr studimin e veprės sė Mgjenit, por jo si metėr pėr tė caktue vlerėn e “Veprave”, siē ban kritika nė konkluzionet e faqes 8.

3. Vėrejtjet ortografike qė mė bahen nė faqen 3 mė duket se duhen ndamė nė dy ēėshtje qė s’mund tė pėrzihen: a) gabime shtypi dhe daktolografimi b) korigjime t’ortografisė sė Migjenit me qėllim e nė bazė tė njė kriteri nga vetė redaktuesi. Kėto janė punė tė ndame dhe prandaj nuk mund tė jepet pėr to sė bashku njė gjykim, siē ban kritika: “Si edhe botimi 1944, ashtu edhe kėtij botimi i kanė shpėtuar gabime tė shumta ortografike…”. Gabimet e shtypit dhe tė daktilografimit qė pėrmenden nga kritika janė kritikue me vend, por me gjithė kėtė unė mendoj se fjala “tė shumėta” e shton shumė numrin e vėrtetė tė kėtyre gabimeve. Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė dytė unė mendoj se kam unė tė drejt si kriter. Pse? Unė kam heqė hundaket e theksat e tjerė sepse vetė Migjeni nė prodhimet e fundit tė tij kishte fillue t’i eliminonte. Unė duhet tė kritikohem, po pse s’kam bamė shėnim kund mbi kėte kriter pėr tė kėnaqė kėshtu studiozin, por jo pse kam hjekė hundaket e theksat e tjera.

4. Nuk asht e drejt vėrejtja: “Ekstaza pranverore gjindet edhe nė botimin e 1936, fq 75 e jo vetėn n’atė tė 1944 siē thotė redaktonjėsi” (Kritika nė fund tė faqes 3). Qysh nė fillim tė “Veprave”, nė shėnimin e parė, mbasi kam tregue se me ē’baza fillon e me ē’poezi mbaron vėllimi i vjetit 1936, kam shkrue: “Ēdo vjershės i asht shėnue data e botimit tė mavonshėm, mbasi vėllimi i vjetit 1936 nuk doli nė qarkullim”. Pra, si tė gjitha vjershat e tjera tė vėllimit, edhe “Ekstaza pranverore” asht botue me datėn e mavonshme.

5. Nuk mė duket i drejt interpretimi i kritikės pėr kuptimin e fjalėve “tė smundė patollogjikisht” (Kr. faqe 3, rreshti 32 – i vetmi rast kur kritikohem pėr njė ēėshtje interpretimi). Kėsaj ēėshtje, pikėsėpari i duhet bamė njė korigjim, te Migjeni nuk gjindet fjala “pathollogjikisht”  (siē shkruhet nė kritikė) por “pathollogjisht”. Ska dyshim se Migjeni e ka pėrdorė si sarkazėm tue pasė para syshė patologjinė. Pra fjala “sėmundė pathologjisht”, fjalė pėr fjalė “sėmundė nė mėnyrė tė pėrmbrendėshme”. Si e shpjegon kritika atė me vuajtjen fizike s’merret vesh fare. Njė interpretim i tillė nuk justifikohet as nga gjithė ideja e skicės sė Migjenit. Ideja qėndrore e gjith skicės asht kjo: “Tė jesh i gėzuem edhe pse n’anė tjetėr zemra tė pėlset” (fjalėt e vetė Migjenit disa rreshta ma nalt nė tė njajtėn skicė). Pikėrisht kėt ide pėrsėrit me sarkazėm “tė smundė pathollogjisht” edhe njė herė Migjeni nė mbylljen e skicės. Me ē’arėsye kėtė mbyllje me pėrmbajtje ma tė thellė, kritika don ta reduktojė nė njė “vuajtje fizike” tė poetit e tė shokut tė tij.

6. Kritika (faqe 4, rrjeshtat 29-32) ka plot tė drejtė pėr vjershėn “Vetmija” por jo edhe pėr vjershėn “Nėn flamujt e melankolisė”. Nė shėnimin e kėsaj tė fundit nė “Veprat” unė kam shkrue: “Vjersha e fundit qė Migjeni dėrgoi nga Torino. Nuk dihet   se kjo vjershė asht shkrue atje apor ma parė”. Ky shėnim s’ka ndonjė gabim. Ka disa dėshmitarė qė vėrtetojnė se vjersha u dėrgue nga Torino. Tashti qė qenka zbulue data e shkruemjes  saj, del qė Migjeni e ka mbajtė kohė pa e dėrgue pėr botim, por jo qė ajo nuk asht dėrgue nga Torino, siē len me kuptue kritika.

7. Nuk jam dakort me mendimin se “botimi postum i 6 kangėve tė fundit nuk i shton asgjė veprės sė Migjenit”. (faqe 5, rreshti 36). Unė mendoj se edhe kėto kanė anė pozitive qė “shtojnė meritat e Migjenit”.

8. Nuk mė duket e drejtė qė tė ēfaqet mendimi pėr tė zavendėsue te “Frymzim i pa fat” njė varg ma optimist me njė varg nihilist (faqe 4, rr. 35). Unė mendoj se ai varg mund tė citohet nė shėnime, por pėr bazė duhet marrė vargu qė ekziston, mbasi ky varg asht ma i drejt – derisa vetė auktori ka ēfaqė dy mendime.

9. Nė faqen 7 tė kritikės, rreshti 9 thuhet nė lidhje me postumet:”Duhej respektuar rendi i origjinalit”. I cilit origjinal? Dorėshkrimet qė janė zbulue ma vonė apor rendi i 1944 qė asht njė rrėmujė? Renditjen unė e kam bamė tue dhanė njė shėnim mbi te nė fund tė faqes 73. Pse u dashka me doemos nė kėtė rast tė respektoja origjinalin, d.m.th. njė radhitje qė (simbas tė dhanave qė kam unė) e ka bamė Arshi Pipa?

10. Nė lidhje me tregimet e pa botueme, nė kritikė thuhet se “u botuan me gabime tė shumėta” dhe nuk jepet ndonjė fakt qė tė provojė se kėto gabime janė tė shumėta; pėrkundrazi menjėherė mė pas thuhet se “nuk mund tė flasim pėr to sepse nuk e njohim origjinalin”. Si mund tė qėndrojnė bashkė dy mendime qė rrėzojnė njani tjetrin?

11. Nuk asht e vėrtetė thanja: “Edhe tė dy prozat qė botoi revista “Letėrsija jonė”…duall me gabime tė njejta qė gjejmė te “Veprat”. Njė krahasim sado i nxituem e prej kujdo do tė tregonte se nė “Letėrsija jonė” ka mjaft gabime qė nuk gjinden te “Veprat”.

12. Konkluzionet e faqes 8 mė duken me gabime. Aty thuhet: “Mendimi i ynė ėshtė se duheshin botuar gjithė tekstet nė renditjen qė u ka venė  Migjeni me gjallje tė tij, qoftė ato tė botuara qoftė tė pa botuarat. Gjithė tekstet duhej tė ballafaqoheshin nė botimet e ndryshme, duke u marrė pėr bazė botimi i fundit qė u bėri auktori me gjallje. Duheshin vėnė shėnime pėr gjithė ndryshimet qė gjejmė nga botimi nė botim. Pėr tekstet e pabotuara si dhe pėr ato qė i u shtuan botimit 1944 tė “Vargjeve tė lira” duheshin pėrdorė dorėshkrimet origjinale qė ekzistojnė, dorėshkrime qė familja e ka pėr detyrė morale t’i vejė nė dispozicion tė studionjėsve…” . Kėtu mė vehen nė dukje disa porosira tė padrejta. E para, renditjen e tekstit unė e kam bamė pikėrisht si e ka bamė “Migjeni me gjallje tė tij”, natyrisht mbi ato tė dhana qė kishem unė. Si mund tė mė kėrkohet mue renditje tjera plotėsuese tė Migjenit qė zbulohen mbas daljes sė “Veprave”?  Deri pėrpara zbulimit tė dokumentave dihej si renditje e vetė Migjenit vetėm vėllimi i 1936.  Kėtė renditje unė e kam respektue me rigorozitetin ma tė madh. Qė tė ketė pasė renditje nga Migjeni pėr pjesėt e pabotueme unė edhe sot nuk e dij se ka dhe se si asht. Ndoshta kėtė renditje e ruen nė syndyqet e tij misterioze Skėnder Luarasi e s’ja tregon kujt. Po unė nuk kam faj.  E dyta. Gjithė tekstet qė diheshin unė i kam ballafaque e pikėrisht “duke u marrė pėr bazė botimi i fundit qė bėri auktori me gjallje tė tij” d.m.th. Vėllimi i 1936-ės dhe prozat ndėr revistat. Materiale tė tjera s’kisha mundėsi qė tė konsultoja – prandaj pse tė mė ngrihet nė konkluzion si njė punė qė s’e kam bamė kjo puna e ballafaqimit? Kritika duhet tė pėrmendte, nė qoftė se ka dobėsi ballafaqimi, por jo ta mohonte fare punėn ballafaquese qė vėrehet ndėr shumė shėnime qė nga fillimi deri nė fund tė vėllimit. Si mund tė mė kėrkohet mue qė "duheshin pėrdorė dorėshkrimet origjinale qė ekzistojnė, dorėshkrime qė familja e ka pėr detyrė morale t’i vejė nė dispozicion…” Mua mė duket se as sot e kėsaj dite ne nuk dijmė sa dorėshkrime ka i mistershmi Skėnder Luarasi. As unė dhe as njė shok s’ka mundė t’i sigurojė kėto dorėshkrime deri mė sot plotėsisht – e si mund tė “pėrdoreshin kėto dorėshkrime”?

Kėto janė vėrejtjet e mija.

Po e pėrsėris: “nuk due n’asnjė mėnyrė tė mbuloj me anėn e kėtyre vėrejtjeve, kritikat tjera tė drejta tė shumta. Po t’ishte fjala pėr t’i pregatitė pėr botim publik kėto shėnime, do tė mė duhej tė shkruejshem edhe nja tri faqe tė tjera autokritikė. Pjesa mė e madhe vėrejtjeve tė mija, nė qoftė se gjykohen t’arėsyeshme ndreqen me ndonjė retushė dhe shtojca tė vogla.

Z. Angjelina Ceka (Luarasi) dhe Z. Petro Luarasi e keni fjalėn ju!

Do ta kisha pasur, mė tė favorshme dhe mė tė lehtė tė kisha vazhduar tashti me tė gjitha rrjedhimet dhe konkluzionet, qė rrjedhin fare normalisht, sepse me ne ėshtė e vėrteta dhe ndershmėria. Njė kėrkesė kam, mos u kapni te gabimet ortografike e te shenjat e pikėsimit, pėr tė bėrė tym. (As unė sot nuk i di mirė, mė duket se edhe Petrua aty-aty ėshtė. Gabime ortografike ka edhe Skėnderi sa tė duash.) E kam sqaruar nė pėrgjigjet e mija, se nė 1954 niveli i shtypshkrimit, niveli i korrektorėve letrar, niveli personal gjuhėsor e niveli i njė gjuhe drejtshkrimore ishte krejt ndryshe. Nė njė sasi tė madhe librash, deri edhe nė veprat e klasikėve tė marksizėm-leninizmit ku angazhoheshin gjuhėtarė shumė mė tė mirė se S. Luarasi, kam konstatuar me dyzina gabimesh. Babai im sigurisht se nuk mund t’i bėnte ato redaktime qė rekomandonte e rekomandoi sh. Luarasi, me mendjen qė ta dėgjonin atje lart…

A e shikoni tashti se Gj. Luka nuk kishte “pushtuar/rrokur” asnjė lloj materiali tė zotit Skėnder, sepse ai as mė 1954 nuk i ka pasur ato 5-6 prozat e pa botuara dhe as qė i kishte konsultuar. Dhe si mund t’i kishte mė 1947-1948?! Sepse, edhe sikur ta zėmė si tė mirėqėnė qė Gjovalini i kishte marrė nga “arkivi” ato 5 copė novelat e pa botuara, kopjuesi “me shumė gabime” nė atė daktilografim do tė ishte vetė shoku Skėnder! Po pse Skėnderi t’a bėnte kėtė lloj mashtrimi me qėllim, tė akuzonte tjetrin, pėr gabimet e veta?!

Mirėpo puna ėshtė se shoku Skėnder e dinte pjesėrisht edhe atė “lejen nga familia” e vitit 1953 akorduar sh. Dh.S. Shuteriqi pėr tė botuar 2 copė novela. Ai nuk i ka pasur ato 7-8 novelat mė 1953-1954, as nė dorėshkrim e as nė daktilografim. Ai madje as nuk e dinte mirė se sa ishin 7 apo 8, apo…Duke u nisur vetėm nga ndryshimet Shuteriqi-Luka, ai luajti paksa me njė bllof, sikur u kishte hedhur ndonjė sy tė shpejtė edhe dorėshkrimeve tė pa botuara “tė families”, te motra tjetėr e Migjenit. Ashtu siē ju a kam shkruar “familia” nuk ishte vetėm zonja Ollga e zoti Skėnder, dhe mė vonė do t’ua tregoj mė hollėsisht…Z. Angjelina vetė as sot nuk e fut vėllanė “si ndonjė nip i families sė Migjenit” dhe as z. Petro juniori nuk ia jep motrės “dorėshkrimet origjinale” tė “Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar”…!

Nė tėrė kėtė mesele dava (tr.) ka njė tė vėrtetė, qė po e ripėrsėris: Gj. Luka, nuk e konsideronte atė botim tė 1954 si fundi apo fjala e fundit dhe me vetėdije e kishte lėnė rrugėn tė hapur. Siē e kam shkruar Gjovalini e kishte ndihmuar sh. Skėnder, kur kishte pasur mundėsi dhe ajo “autokritika” aty rrahte…

Por, Gj. Luka nuk ishte njėherė andej njė herė kėndej…, pastaj me “shokėt e largėt komunistė bolshevikė sovjetikė”, duke ndėrruar fjalėn “vetėm” me “larg”…pastaj te “shokėt e afėrt Koliqi e A. Jakova… tė 1956”. Nuk e keni librin origjinal tė 1957?! Apo kėta janė zotėrinjtė e afėrt tė rradhės tė ēiftit Ceka dhe tė Zonjės Dade?!

Kėtu kam edhe dy pyetje:

1. Ekzistojnė ato shėnimet origjinale me laps, nė dorėshkrimet origjinale, apo janė fshirė nga koha?!

2. I  keni dorėzuar origjinalet e “dorėshkrimeve” nė Arkivin e MHSH apo i ruani

      akoma nė syndyk?!

   

E gjykova tė arsyeshme t’ua lė vendin dhe rradhėn juve sė bashku apo tek e tek, tė reflektoni dhe tė shkruani qėndrimet tuaja. Do t’ju pres ca kohė dhe pastaj do jap gjykimet e mija, megjithse edhe me kaq mjafton. Jam i hapur edhe pėr telefonata “pa qarje e pa atentate letrare”! Mbledhjet, korigjimet e redaktimet e “Migjeni”, VEPRAT , nė vazhdim, sipas porosive tė vitit 1954 tė z. Skėnder Luarasi, siē kam shkruar edhe mė parė, ia ngarkoj si detyrė Petro S. Luarasit. (Me kėtė rast urime edhe pėr atė shkollėn 9 vjeēare me emrin  “Skėnder Luarasi”, inauguruar nga shoku Edi Rama) Me atė fletėzėn me minimumin, “Ndreqje gabimesh” po e mbyll: “Oh, sa engjuj tė bukur pėrpara derės sė ferrit” – Tiranė, e shtunė 18 qershor 1955…

[Shėn: Me sa mbaj mend nė largėsi kohore, aty nga pas vitet 1960 nė internim, tre persona nga Tirana, tė shoqėruar me nja dy civilė dhe me policinė e Roskovecit, na bastisėn shtėpinė. Ndėr tė tjera, nė njė komodinė (ku mbahej edhe DTT) ata morėn edhe njė “Dosje”, ku kishte edhe materiale me njė shkrim dore me bojė jeshile. Mendoj se ata duhet tė kenė marrė edhe materiale nga tė Migjenit, sepse kanė shpėtuar disa pjesė tė tjera….A.L.]

 

Kalk i njė kohe qė s’ka arsye  tė pėrsėritet

Shekulli i 20-tė besoj se ishte ende njė vogėlush qė besonte se pas mjegullės shkrep dielli. Perandoria osmane gjithsesi po reformohej. Troje nga shtrati i saj tashmė janė shkėputur dhe kanė formuar shtete. Lėviz edhe Malėsia. Lyp tė drejta si pėr tė patur njė komandė tė vetėn, njė bajrak me shkabė si e pati herėt fort Gjergj Kastrioti etj. I trėmbet Malit tė Zi kinse ky ca llokma shqipėrie ka dėshirė me i bashkue me tė tijat.

Kėtė dėshirė e pėrcjellim nė Saraje tė Shkodrės. Shqyrtohet njė kėrkesė dhe formulohet njė ftesė. Me gjasė Sulltani ėshtė nė njė linjė me kėrkesat e malėsorėve. Garant hyn Turgut Pasha. Shefqeti shtron gosti nė Kremlin. Me sy t’i matėsh them se ishin pesė a gjashtėqind trima. Nga kėta sak treqind ishin malėsora e kusur nga rrethinat. Me martina tė shumtėt. Nuk ta hiqte armėn sunduesi i kohės pėrveēse po tė shndėrroheshė nė kriminel. Natyrshėm dhe armė tė reja nuk tė jepte. Se na e dinte vesin. Pak nga natyra e pak nga arma e re, malėsori harron krejt se ku i ka kufijt e vet. E pėrmend kėtė detaj se mėkėmbėsi  i vezirit Turgut, na thotė t’ja dorėzojmė ato batallica e t’ju japim tė reja. Taraboshi u bė sukė nga ky lajm.

Na japin tre sahat kohė me u shlodhė. Jemi tė ndėrgjegjshėm se duhet aq kohė sa me na paisė me petka e me pushkė tė reja. Por veshėt nuk u bėjnė pritė lajmeve qė s’ndihen. Tesha tė reja s’ka, pushkė jo e jo! As karakatinat qė na i morėn mos o Zot se na i japin prapė! Ngado tė hedhėsh synorin dalloje topa e kalorės tė gatshėm pėr sherr. Besa u pre me briskun e rrojtarit, nė rriska aq tė vogla sa s’ngjitet assesi.

Dhe fjalėt e zeza na u tha t’i marrim pėr prikė. “Uleni kryet berra. Nuk e meritoni me ju thanė burra se nuk dini me e nderue Sulltanin as Stambollin. Parinė e Shkodrės e tallni. Kurvėroni me Austrinė. Me Krajl Nikollėn jeni njė mollė e pandarė. Njėrzit me veladonė ju tregojnė vetėm humnerat. Hy, trapat e Ballkanit, shporruni! Nė se nuk u ka zėnė kosa ndryshk kositni. Nė se nuk ua ka ndrėnė miu pallėn, lėroni ato stėrkeqe e mbillni mel e tepė. Peshk nė Cem mundeni me zanė nė se rrini urtė…”

Grumbullimi i malėsorėve pėrsėritet nė Rapshė. E nis kuvendin njė Frat. Bekoje o Zot kėtė tubim e kėta kreshnikė se besojnė nė Ty e jo nė Tunduesin! Prifti nuk e zgjat. E merr fjalėn Vojvoda i Traboinit.

“Tash pesėqind vjet vetvritemi se na irriton turku. Me Malin e Zi jemi tė nji babe e i tė njajtit fis ēprej ditėve tė lumnueshme tė Balshės. Deri mė tash, marrisht jem kacagjelue mė kėtė vėlla tė Madh. T’ja shtrijmė dorėn e pajtimit Knjazit e t’i kėrkojmė ndihmė pėr pak liri e tė drejta ma tepėr!”

Usulli ėshtė kalku i njė formule tė thjeshtė: Me e njoftė Nikollėn, e me ndihmėn e tij me u librue nga zgjedha.

Paria e Malėsorėve shkon nė Cetinė. Po mė shkojnė ndėrmėnd fjalėt e Jezusit, kėshillom Krajli. Shkoni mirė ndėrvedi. Merruni vesh me shoshojnė dhe jepni pėr Sarajet di. Shkoni mirė ndėrvedi. Merruni vesh me shoshojnė dhe jepni pėr Sarajet diē, ē’tė mundni, teembramja fiq tė thatė e arra. Ne nuk mendojmė tė kemi krushqi me tė Pahajrėn e Motit dhe hejbet tuaja bosh nuk i kthejmė.

Pak barot, ndonjė pushkė e dy a tre urtanė i duam prej derės Sate o vėlla i Madh! Pėr ne, Janko Vukotiē-i, Bllazho Boshkoviēi, Mitro Martinoviē-i, Mėhill Spasi e Stojan Popoviē-i janė brumi i njė magje-je. Kur t’i mprehė kėmbėt e dhėmbėt e tė turret nėpėr viset tona Shefqeti, kemi dėshirė me e detyrue me folė me vedi…

Me t’pahajrin jam tėrhiq e mos kėput. Nė majė tė hundės e kam Turgutin si rob Zoti, por kur nuk ke se ē’ka me i ba gomarit nuk ke pse me i ra samarit…

Fjalėt e tė dy krahėve janė tė krehura me gėrhanė.

Prijės tė malėsorėve janė Janko Vukotiē e Mėhill Spasi. Ky i fundit erdhi vetė. Pėr kėtė shkak nuk e shenjtoi Nikolla.

Pėrsėritet koha e Mujėsit.

Zana e Bjeshkėve tė Namuna vikat: Po digjet Kastrati! Duhet me ua ndalė turrin tė mallkuemve…

Dedė Gjon Luli me dhjetė harushana u del n’pritė. Merr njė plumb nė gjoks Nikollė Deda e vikama e Dodė Preēit i tremb taborret e sulmit.

Kastratas ngjiten nė Podgoricė me ble armė. Kremlinėt e Rapshės e tė Cemit, bien. Dorėzohen komitėt e Traboinit, Grudės, Selishtės e tė Pikalės. Nėn thundėr tė mėsymėsve dhe Vranja. Dinoshas e Majehelmas u kanė marrė dy topa mėsymėsve me pahir. Nuk pėrmbahen hotjanė e grudianė. Lėvizin si trimat e Moisiut. Toka e Shenjtė kėrkohet edhe tash, nė kohėt mė tė vonshme. Krahėt i kanė mė tė fortė kėso here. Janė me Ta djem trima e tė urtė. Mos janė sokolat e sokolave, idhnakėt triepshianė? Nuk pėrmbahen. Marrin turr gjithkah ku mjerimi struket. Hanxharėt e Tyre mbrrijnė gjithkund.

Tuzi pėrvėlohet. Shipshaniku nuk rrėzohet kollaj. Nata e dytė e lodh. Ahmet Beu vė nėn komandė jeniēerė tė ardhur prej Sarajeve tė Shkodrės. Besa edhe mercenarė. Kėta i pėrzien me disa kodosha prej Dinoshe, Tuzi e Mileshi dhe i ndėrsen me e mposhtė Deēiēin, e me ja thye qafėn shkabės. Se kanė pėr turp pse u bėhen turinjtė pėrshesh. Traboinasit e Grudianėt janė zotėr tė Deēiēit.

Flaka e Gjeto Daka janė sinonime mesvedi.

Vukėl e Nikē, Shkrel e Shalė lidhin usull me Kastrat e Grudė pėr tė ndėrtue gardhin e mbrojtjes. Lypet dhe ndihmė prej shkodranėve me gjasė me kulm e themel. Kėta nisėn vėrtet por jo nė ndihmė tė malėsorėve. Me pėrēina asqerėsh i kanė radhėt. Mbrrijnė nė Bratilė, ngulin furkėn me shkabėn e ngordhur nė majė, e rituali pėrsėritet nė Milesh, Gjelevik, Dinoshė. Kufi ėshtė Ura e Rzhanicės. Mė pėrtej mollat janė tė tharta. Kėndej urės, nė duart e tyre janė Nėnhelmi, Gllavica, Maja e Vranjės dhe katundi vetė.

Malėsorėt fusin gishtin nė gojė e bishtin ndėr shalė. Pelerina e tradhėtisė ėshtė tmerrėsisht e zezė. Por frymėmarrja e tyre nuk zgjat. Kanė nė ndihmė Kuēin e Zetėn, nė atė rinisje tė sulmimit. Pastrimi nis nė Qafė Kishė e pėrfundon nė Prrua tė Thatė. Jo me plumba i pėrzėnė mercenarėt. Me hunj, me gurė e me shkelma. Edhe ky ėshtė njė parkim i urrejtjes patologjike qė ka me gjasė shkodrani i pashkodranizuar pėr malėsorėt. Kėta mėsymės pėrtalleshin sak nga stėrnipėrit e Roza Fatit.

Turguti  ngutet me zbitė nė Sarajė se Mirdita shtėrngon nofullat.Nuk ka besė mė tek horrat  qė paguhen me skude.

Nė Shėn Gjin ankoroheshin avullore.Nuk dihet sa asqerė kanė nėpėr borde. Por janė shumė por ec e binde gjeneralin osman! Ky lyp pėrforcime nga Prizereni e Prishtina. Njė grusht shqiptarėsh prej Gucije vihen nėn komandėn e Et’hem Pashės por nuk gjejnė vojvodė pėrkryekarvanar. Turguti frikėsohet edhe nga Krajli i Malit tė Zi, sepse ky po ja lidh mirė e mirė ushkurėt Qemal Begut. Ka pezm edhe prej kthimit nė Grudė tė Sokol Bacit. Kryepari i Grudės pati qėnė kėshilltar nė Oborrin e Sulltan Hamitit. I gjithėfuqishmi i paska thėnė me mėllef: Ti, Sokol njerėn gjurmė e hedh ne Cetine e tjetrėn ne Vjenė.Veėm bolet ke nė Stamboll.

Nė tetė sokola nis jetėn e komitit nė Bjeshkėt e Grudės.E ndjek Hafiz Pasha.Sokol Baci zė njė maje mali e i gėrmushet ditėkeqit. Ka pamjen e luanit tė shituem.Lyp besėn e maleve tė mos e lidhin me vargoj.

Ndėrkoha punon pėr malėsorėt. Janė pėranės Cemit. Frika e gjumi nuk mjaullijnė andejpari.

Turguti ka punė me xhindėt. Nė asnjė qafė nuk po shfaqet Et’hem Pasha.

Zana e Bjeshkės sė Trieshit ka redin e vikamės: Njė mbrashti e madhe ashtė nisė pėr rrugėtim. Po don me pushtue Kombin.Luej vendit Kelmend.

Selca mbyll shtigjet.Shkon hurrē rropatja e Xhafėrr Begut me e ndalė vrapin  e dy ēetave me triepshjanė.Xhafa ndėrron drejtim.Mėsyn  Vuklin. Boga nuk lėshon pe. Stepet Turguti e Et’hem Begu.Por mjerisht shterr edhe mushti i qėndresės sė malėsorėve. Palėt ngritėn bajrakėt e bardhė.Por Fuqitė e Mėdha s’pajtohen me kėtė statu-cuo tė njė paqe tė rreme.

Zanė, hyj garant, Sulltan e Malėsi le tė bien nė ujdi.

Porta e Lartė fal.Falja merret peng, kinse pranohet .Falja fiksohet nė celuloid.

Gjeto Gjeka , Donat Gjegjaj, Ernesto Cozzi,

Dedė Ēoku, Sebastian Hila, Shuk Serreqi, Lorenc Mitroviē,

Pjeter Gjokė Doda, Karlo Prendushi, Luixh Bushati, Gjekė

Mali, Mati Prendushi, Dedė Gjon Luli, Jak

Serreqi, Luigj Bumēi, Gjelosh

Gjoka, Kolė Dedė Gjon Luli,

Kolė Pali e Gjeto Daka,

ani pse martirėt traboinas janė njėzete nėntė.

Njė listė me grudianė tė martirizuem e vėndet ku u lanė me gjakprej tyre, e sjell pėr dėshmi Prele Zef Vuskani,vonė nė motin 1963. Nė kėtė listė shenjohet edhe triepshiani me pak fat, Tomė Gjeku i Gjekė Maxhit ,i cili mori plagė e jetoi edhe pak ….

Nga seria e rrėfimeve te Triesh,1964, Pjetėr Tomė Cacaj-t

Dashamir Cacaj

Liqeni i Shkodrės mes historisė sė shkuar dhe tė ardhmes

Njė nga trashėgimitė natyrore mė tė mrekullueshme qė vetė Krijuesi u fali trojeve tona tė Malėsisė sė Madhe etnike, Shkodrės e mė gjerė, ėshtė padyshim edhe Liqeni i Shkodrės qė e njohim sot. Historia e kėtij liqeni ndėr shekuj ka qenė e lidhur me evolucionin e gjatė natyror dhe me vetė jetėn e banorėve autoktonė tė trevave qė e rrethojnė.

Tė paktėn 2200 vjet mė parė vėrtetohet se ky liqen ekzistonte dhe u shėrbente banorėve pėrreth. Pėr kėtė mjafton tė citohet Tit Livi i cili shkruante se liqeni nė atė kohė njihej me emrin Labeatis Lacus - Liqeni i Labeatėve, pra i fisit ilir qė banonte trevat tona nė afėrsi tė kėtij liqeni. Gjithashtu ky autor shkruan se nė atė kohė kishte monedha qė nė njėrėn anė kishin fytyrėn e mbretit ilir Genti, dhe nė anėn tjetėr kishte lundrėn (mjetin e kohės me tė cilėn lundrohej nėpėr liqen). Madje edhe vula e kėtij fisi (Labeatėve) kishte lundrėn. Duke iu referuar studiuesit Theodor Ippen mėsojmė se nė periudhėn e Perandorisė Romake nėpėrmjet Bunės dhe liqenit kishin udhėtuar pėr nė Podgoricė (Dioklea) tjegulla italike. Rreth shekullit IV-VI ky liqen shpesh emėrtohej Liqeni i Diokleatėve, provincės ilire tė romakėve nga vinte Perandori Diokleciani. Emėrtime tė mėvonshme mėsohet se kanė qenė si Liqeni i Prevantelisė (edhe ky emėrtim province tė Veriut tė Ilirisė), apo Liqeni Ilirik, e deri nė shekullin XVI qė shkruhet Liqeni Pensas, ku sipas disa autorėve thuhet se ky emėrtim vinte nga pesė fiset e fuqishme tė Malėsisė sė Shkodrės qė zotėronin trojet pėrreth liqenit, apo pesė burimet kryesore qė furnizonin me ujė. Nga shekulli XVII deri nė atė tė XIX, emėrtimet e liqenit ishin mė shumė lokale, sipas zotėrimit tė fiseve, si Liqeni i Hotit, Liqeni i Kastratit, Liqeni i Koplikut e deri Liqeni i Shkodrės. Ėshtė interesant tė dihet se shpesh nė historinė e shkruar apo gojėdhėna thuhet se ky liqen ka qenė thjesht njė lumė i qetė, apo nė moēalishte qė ndryshonte nga baticat e zbaticat qė sillnin motet. Nga shekulli XVI deri nė shekullin XIX ka shumė dokumente qė vėrtetojnė se nė Virė tė Kastratit, apo andej kufirit tė sotėm shtetėror nė Viri-Pazar kanė ekzistuar limane apo porte tė kohės qė shėrbenin pėr lundrat dhe anijet qė transportonin mallra dhe njerėz nga njėri breg nė tjetrin.

Njė gojėdhėnė interesante qarkullon edhe sot qė dikur Liqenin e Shkodrės e quanin Liqeni i Leshit (pėr kėtė nuk ka gjė tė dokumentuar), pasi nivelin e ujit thuhet se e kishin rritur banorėt e trevave pėrreth tė cilėt kishin bllokuar me leshin e bagėtive pėrpisat apo mė saktė lumenjtė nėntokėsorė qė kalonin pėrmes Malit tė Krajės e derdhnin ujin nė Adriatik, gjithsesi gojėdhėna mbetet gojėdhėnė. Ėshtė e sigurtė se nė dy anėt e brigjeve tė liqenit tė dikurshėm ishin tė ndėrtuar qendra urbanistike, manastire, kuvende e objekte tė tjera besimi e qytetėrimi, rrėnojat e tė cilave mund t’i gjejmė edhe sot ndonėse njė pjesė i ka mbuluar uji. Vlen tė theksohet se njė studim i vitit 1910 i njė inxhinieri me emrin Briot thotė se nga viti 1870 deri nė ditėn e studimit, pra pėr 40 vjet rritja e ujėrave tė liqenit kishte pėrzėnė 12 mijė ha tokė pėrreth tij, dhe se po tė ulej niveli vetėm 3 metra pėrfitohet pėrsėri kjo sasi toke... Studime tė tilla shpesh inicohen edhe sot, por pa punė konkrete.

Liqeni i Shkodrės sot njihet si mė i madhi i kėtij lloji nė tėrė Ballkanin, ku ka njė sipėrfaqe mesatare prej 368km2. Gjatėsia e liqenit, sipas studiuesve ėshtė 45.2km, ndėrsa gjerėsia mesatare 8.2km, ku maksimalja shkon deri nė 26km. Thellėsia e ujėrave tė liqenit shkon mesatarisht 7 deri 10 metra, ndėrsa maksimalja regjistrohet nė 44 metra thellėsi. Pas vitit 1913 si shumė troje shqiptare edhe Liqeni i Shkodrės u nda padrejtėsisht, ku sot vetėm 149km2 i pėrkasin Shqipėrisė, ndėrsa 219km2 Malit tė Zi. Natyrisht bashkė me kėtė sasi tė ujėrave Mali i Zi ka pėrfituar brigjet perėndimore tė kėtij liqeni sė bashku me historinė qindra-mijėra vjeēare tė rrėnojave tė manastireve, kishave, qendrave urbane qė dikur rrezatonin qytetėrim e zhvillim, e ndėrsa sot dėshmi autentike tė kėtyre trojeve ilire ku banonte fisi famėmadh i Labeatėve dhe pasardhėsit e tyre... Lartėsia e liqenit mbi nivelin e detit ėshtė rreth 6m (5,6m). Ujėrat kryesorė qė mbushin liqenin vijnė nga Lumi Moraēa, i cili ka dy degė kryesore, atė tė Zetės dhe tė Lumit Cem qė formohet nga bashkimi i Cemit tė Selcės me Cemin e Vuklit. Gjithashtu nė liqen vijnė edhe ujėrat periodikė tė Prronit tė Thatė, Rrjollit, tė Dheut tė Vrakės e tjerė. Influencė jo tė vogėl nė sasinė e ujėrave tė liqenit kanė edhe burimet brenda kėtij pellgu ujor, si pėr shembull Syni i Sheganit e tjerė. Nė ujėrat e liqenit rritet mjaft bimėsi nėnujore tė cilat ushqejnė gjallesat ujore, kryesisht peshqit e shumtė qė popullojnė liqenin tonė, si krapi, saraga, qefulli, mlyshi, kubla, ngjala, karasi (i kultivuar vonė), por ka edhe pak troftė e lloje tė tjera peshqish jo kaq tė rėndėsishėm, si nila, skorta e tjerė. Nga studiues tė ndryshėm thuhet se ka rreth 45 lloje peshku, ndėrsa nė liqene mund tė gjenden edhe 12 lloje tė tjera tė cilat lėvizin nėpėrmjet Bunės nė Detin Adriatik e anasjelltas. Bimėsia pėrreth liqenit dikur ka qenė mjaft e zhvilluar, si nė bimėt njėvjeēare e mbi tė gjitha ato drunore shumėvjeēare si frashni i ujit, shelgu, verri e tjerė. Masivi i kėtyre bimėve drunore formonte njė kordon tė gjerė e tė gjatė pyjor nga mė tė pasurit dhe me vlera klimaterike dhe gjuetie. Tashmė ka disa vite qė banorėt e kėsaj zone kanė filluar tė ruajnė e gjallėrojnė kėtė brez bimėsie qė do kohė tė arrijė aty ku ishte para ēmendurisė socialiste-kooperativiste. Ėshtė pikėrisht shkaku i shkatėrrimit tė kėtij brezi tė pasur me bimėsi qė ka influencuar nė pakėsimin e llojeve tė shpendėve, por edhe kafshėve tė egra, qė e kishin tė lidhur jetėn me liqenin dhe brigjet e tij. Thuhet se nė pellgun e Liqenit tė Shkodrės jetonin rreth 250 lloje shpendėsh tė egra. Pėrveē rosės, balēes (bajukės), karabullakut, dikur edhe nė bregun tonė tė liqenit jetonte pelikani, qė tani gjendet vetėm nė bregun perėndimor qė zotėron Mali i Zi. Gjithsesi njė influencė negative pėr pakėsimin e shpendėve ka edhe gjuetia pa kriter e kėtyre viteve nė demokraci... Por, me sa duket mė nė fund Liqeni i Shkodrės nuk do tė lihet nė mėshirė tė fatit, pasi po flitet pėr shpalljen e tij Park Kombėtar, ēfarė do tė thotė ruajtje dhe kujdesje pėr liqenin, brigjet pėrreth sė bashku me bimėsinė e nevojshme. Nėse arrihet kjo, ne me plot gojė mund tė themi se shteti dhe qeveria i kanė bėrė njė dhuratė tė mrekullueshme trevės sonė (Malėsisė sė Madhe dhe Shkodrės), pasi liqeni dhe brigjet e tij do tė shfrytėzohen pėr qėllime turizmi, gjuetie tė kontrolluar, transporti ujor, shfrytėzim me ligj e normativa tė bimėsisė pėrgjatė brezit pujor qė do tė ruhet. Mbi tė gjitha rregulli, ruajtja dhe mirėmbajtja e liqenit dhe asaj pjese qė do tė shpallet Park Kombėtar, do tė bėjnė qė brigjet e liqenit qė nga Kamica, Jubica, Stėrbeqi, Kalldruni, Kopliku e deri nė Shirokė e Zogaj tė jenė plazhe tė mrekullueshme pėr pushues vendas e tė huaj. Natyrisht kėto brigje do tė kenė lokale e hotele nga mė luksozet, tė cilat do tė jenė nė punė gjatė gjithė vitit, si nė kohėn e plazheve edhe nė periudha tė tjera, pasi prezenca e ujit tė liqenit dhe brezave tė pyjeve e bimėsisė tjetėr do tė krijojnė njė mikroklimė apo klimė tė mrekullueshme pėr shėndetin e njerėzve nė ēdo stinė, madje siē thuhet kėtu mund tė ndėrtohen edhe spitale tė ndryshme si sanatoriume e tjerė. Duke u shpallur Liqeni i Shkodrės Park Kombėtar, siē dihet ēdo veprimtari do tė kontrollohet dhe do tė mbėshtetet nė ligje e vendime pėrkatėse, ku qoftė turizmi, gjuetia, ndėrtimet e tė tjerė do tė kenė njė taksė gjė e cila sjell tė ardhura direkt dhe indirekt pėr shtetin dhe pronarėt ligjorė tė pjesėve tė tokave rreth liqenit, tė cilėt nuk kanė asnjė arsye tė frikėsohen pėr shpronėsime e humbje tė drejte ndaj kėsaj prone, pasi ne jemi futur nė rrugėn pa kthim tė kapitalizmit e demokracisė... Duke pėrfunduar, urojmė qė sa mė parė premtimi i shtetit shqiptar tė bėhet realitet, qė Liqeni i Shkodrės dhe rrethinat e tij tė bėhen vėrtet Park Kombėtar, pasi kėshtu zonės sonė halleshumė do t’i hapet perspektiva e realizimit tė zhvillimit, punėsimit e pėrfitimit nga turizmi, tregtia dhe shėrbimet nė kėtė park qė padyshim do tė zgjojė interesin edhe tė vendeve perėndimore me tė cilat kėrkojmė tė bashkohemi...

Ndue Bacaj

 

A ka qenė Fan Stilian Noli komunist?!

Jam i mendimit se kundėrshtarė tė ēdo spektri politik mund tė ngrejnė akuza ndaj njėri-tjetrit, qofshin kėto tė vėrteta ose tė pavėrteta, ndėrsa historianėt mendoj se duhet tė jenė tė paanshėm dhe nė veēanti kur ėshtė fjala pėr figura tė dimensioneve tė mėdha, siē ėshtė Fan Noli. Nėse sistemit qė lamė pas i interesonte tė pėrvetėsonte ndonjė figurė, pėr ta pėrdorur si “dekor” nė spektaklin e tij, kjo nuk mund tė pėrdoret nė kėtė klimė tė re, qė na e solli demokracia. Sot, pėrgjegjėsia e historianėve ėshtė e dyfishtė, ata nuk duhet ta sjellin “kostumin” e konformizmit nė anėn tjetėr, por duhet tė veshin kostumin e ri, atė tė sė vėrtetės.

Kam patur rastin tė marr pjesė nė njė simpozium ndėrkombėtar tė organizuar nė Shkodėr: “Shkodra nė shekuj”, simpoziumi i dytė, 16-17.XI.1998. Kam mbetur i befasuar nga kumtesa historike tė pėrgatitura nga njerėz tė indoktrinuar, madje deri nė shkallėn mė tė lartė (tė papėrgjegjėsisė). Ky “spektakėl” absurd mė ka lėnė njė shije mjaft tė hidhur dhe me shumė vėshtirėsi “fitova tė drejtėn” pėr t’i dhėnė pėrgjigjen e merituar njė “pseudo-historiani”, i cili me njė papėrgjegjėsi tė pashembullt quante “rebelim” Revolucionin e Qershorit 1924, dhe “Martirin e Kombit”, “Heroin dhe Mėsuesin e Popullit” Luigj Gurakuqin, bashkė me Fan Nolin, drejtues tė “rebelizmit”!... A mund tė shprehej njė frazė e tillė aq banale pikėrisht nė njėrin nga auditorėt e atij universiteti qė mban emrin e Luigj Gurakuqit?! Janė pikėrisht kėta “kualitete” qė drejtojnė katedrat e historisė dhe qė “shtemperojnė” breznitė dhe gjeneratat e studentėve duke u “mėkuar” anti-historinė. Ndonėse u zgjata me kėtė parashtesė, mendoj se ishte e nevojshme. Pra, siē dhe e kemi trajtuar nė titullin e kėtij shkrimi, ēėshtja shtrohet nėse Fan Noli ka qenė komunist. Njė miku im (me tė cilin shpesh herė e kemi debatuar kėtė ēėshtje) mė solli njė argument tė ri, i cili mendoj se ia vlen ta trajtojmė, mė tepėr pėr tė ndriēuar tė vėrtetėn pėr njė “Martir” i cili nuk jeton. Ja si shprehej Faik Konica, mbasi merr mesazhin e fitores nga Noli:

Faik Konitza, Kryetar i “Vatrės” dhe editor i “Diellit” i kablloj Nolit mesazhin pasonjės: “Lutemi bėni tė njohur Ushtrisė Kombėtare, simpathitė t’ona prej zemre pėr veprimin patriotik tė saj” - Faik Konitz.

Mė 10 qershor Ushtria Kombėtar hyri nė Tiranė. Konitza pėrsėri pėrhiron Ushtrinė Kombėtare me kėto fjalė: “Boston, 12 qershor 1924. “Vatra” uron Ushtrinė Kombėtare dhe udhėheqėsit civilė e ushtarakė tė revolucjes shpėtimtare pėr suksesin e ēkėlqyer...”. Me bekimin e Konicės dhe tė “Vatrės”, Noli mė 17 qershor formoi kabinetin, si pason: Noli, Kryeministėr; Sulejman Delvina, Ministėr i Punėve tė Jashtme; Kolonel Kasem Qafėzezi, Ministėr i Luftės; Luigj Gurakuqi, Ministėr i Financės; Qazim Kaculi, Ministėr i Punėve Publike; Stavro Vinjaku, Ministėr i Drejtėsisė. Ahmet Zogu me disa shokė tė tjerė u arratisėn nė Jugosllavi. Reaksionarėt e tjerė u shpėrndanė nė shtete tė ndryshme: Itali, Greqi e gjetkė. Qeveria Noliane gjatė gjashtė muajve qė qėndroi nė fuqi korri njė sėrė suksesesh me rėndėsi. Thuhet se balancoi buxhetin. Kjo ishte njė mrekulli e dorės sė parė, se buxhetet kurdoherė tregonin defiēite. Njė sukses tjetėr dhe qė vlen tė theksohet si sukses Nolian, ishte qė fitoi Shėn Naumin nė Gjykatėn e Hagės (nė Gjykatėn e Lartė), ndonėse shpenzoi nja dhjetėmijė dollarė, por qė mė nė fund Zogu ia fali Jugosllavisė. Mė 24 dhjetor Zogu, nėn mbrojtjen dhe ndihmėn direkte tė forcave jugosllave u kthye nė Shqipėri dhe Noli mori udhėn e arratisjes. Cilido shqiptar me koshiencė nacionale dhe vetėdije mund tė konkludojė: Kush ishte tradhėtar, Ahmet Bej Zogolli, apo Fan Stilian Noli?

“Tė shkruash pėr ngjarje me karakter nacional pėrveēse duhet tė kesh informacion tė mjaftueshėm historik, nė radhė tė parė duhet tė kesh koshiencė, edukatė dhe guxim qytetar. Duhet tė zhvishesh nga ēdo paragjykim partiak, religjioz dhe krahinor, tė braktisėsh ēdo “veshje” tė mban erė servilizmi dhe konformizmi, dhe tė veshėsh “kostumin e sė vėrtetės”, atė kostum qė kurrė nuk vjetėrohet, qė kurrė nuk griset” (M.B.).

Ėshtė folur dhe shkruar kaq shumė pėr Nolin, se ai ishte komunist, madje i janė vėnė edhe epitete si “Peshkopi i kuq”, agjent i rusėve, etj., etj. Ai ėshtė taksuar aq shumė se na solli nė Tiranė ambasadorėt sovjetikė etj., etj.

Biografi dhe sekretari i Nolit (nė “Vatra”), z.Qerim M.Panariti, na e paraqet krjetėsisht ndryshe ardhjen e delegacionit sovjetik nė Shqipėri dhe citon pikėrisht kėshtu: “Mė parė se tė mbarojmė karrierėn politike tė Nolit, na duket se kėtu ėshtė vendi qė tė shpartallojmė njėherė e pėrgjithmonė “legjendėn” se gjoja Noli lidhi relacione diplomatike me Rusinė Sovjetike. Legjendat kur hyjnė nė shtyp, bėhen pjesė e historisė dhe pėrsėriten prej atyre qė s’kanė ndjenjė historike, ose janė armiq tė fakteve. Njėri nga personat qė publikoi nė shtyp kėtė legjendė ishte i ndjeri Constantine Chekrezi, i cili ndonėse qe patriot i dorės sė parė, punėtor i palodhur, gazetar i shkathėt dhe historian, mjerisht zoti Chekrezi ishte armik i fakteve dhe pėrhapės i legjendave si fakte. Faktet realisht janė kėshtu: Nė fillim tė dhjetorit 1924, njė mision sovjetik nėn kryesinė e M.Krakovietskit, arrin nė Durrės. Noli, ndonėse ishte Kryeministėr i Shqipėrisė, kėtė lajm e mėsoi prej Ministrit tė Inglisė nė Tiranė, Sir Harry Eyres dhe porsa shkoi nga zyra lajmprurėsi, Noli thirri menjėherė mbledhjen e Kabinetit. Shumica e shokėve tė Kabinetit shprehen mendimin qė misioni sovjetik mos tė pranohej nė Tiranė. Noli nguli kėmbė qė kjo s’ėshtė mėnyrė fisnike nga pikėpamja diplomatike, qė tė pėshtyjmė nė surrat njė mision diplomatik tė njė shteti tė madh si Rusia. Mė nė fund misioni nė fjalė erdhi nė Tiranė ku qėndroi disa ditė, por relacione diplomatike nuk u nėnshkruan midis Shqipėrisė dhe Rusisė deri nė vitin 1945. Pyetje vėrtet interesante. Mjerisht zbulimi i kėsaj intrige nuk do t’u pėlqejė admiruesve tė Gurakuqit, i cili s’ishte nė simpati pėr Reformėn Agrare qė u mundua tė bėnte Noli nė Shqipėri. Konsulli i Shqipėrisė nė Vjenė, Nush Bushati, protogje e Gurakuqit, i cili mori urdhėr nga miku qė tė vizojė pasaportat e Misionit Rus me qėllim qė tė “ngjyente” Nolin me bojėn e kuqe. Kundėrshtarėt e Nolit s’kanė hequr dorė edhe sot qė t’i ngjitin vulėn e kuqe. S’kanė hequr dorė as sot kur Noli s’ėshtė mė me ne, qė tė mbrojė veten. Po tė kishin vetėm dy pare mend, kundėrshtarėt e Nolit dhe pakėz fisnikėri, do ta merrnin me mend qė edhe sikur tė donte Noli tė lidhte relacione diplomatike me Rusinė Sovjetike, kushtet politike tė Shqipėrisė nė dhjetorin 1924 ishin aq tė mėrzitura, sa Noli pothuajse po pėrgatitej t’i linte shėndetin Shqipėrisė pėrgjithmonė. Ministri i Shqipėrisė nė Beograd, Ali Riza Kolonja, mė 13 dhjetor lajmėroi Tiranėn se Zogu ishte gati tė sulmonte Shqipėrinė nga Prizreni me forcat ushtarake tė Jugosllavisė. Kėshtu pra, si Noli, dhe Rusia Sovjetike do tė ishin krejtėsisht tė ēmendur qė tė lidhnin relacione diplomatike nė njė kohė kaotike tė tillė. Siē mund tė konstatojmė nga tė dhėnat e sipėrpėrmendura, na rezulton plotėsisht se Revolucioni “Demokratiko-Borgjez” i Qershorit 1924 ishte vėrtet revolucion demokratik dhe aspak bolshevik, siē mundohen ta komentojnė anti-Fannolistėt dhe epigonėt e feudalėve dhe salep-sulltanėve, qė edhe sot nė mijėvjeēarin e tretė (nė shekullin e kompjuterave) shohin ėndėrra stepash me Haxhi Qamilė. Nėn maskėn e “demaskuar” tė antikomunizmit, orvaten tė baltojnė figurat mė tė shquara tė nacionalitetit arbėr, me pėrpjekjet e tyre tė dėshtuara pėr tė “ndėshkuar” idealistėt dhe intelektualėt e patriotėt mė tė shquar, pėrfaqėsuesit mė tė denjė tė ndėrgjegjes tonė nacionale. Janė ata monstra qė “vjellin” ēdo ditė helm kundėr Europės. Harrojnė kėta pseudo-shqiptarė se duke pretenduar tė “pėshtyjnė” mbi Europėn, godasin themelet e atdheut tė tyre, i cili ėshtė i ndėrtuar nga vetė Krijuesi brenda kufijve tė kėtij kontinenti. Vlen t’ju kujtojmė kėtyre dėshtakėve se Fan Stilian Noli ėshtė ndėr tė parėt “maratonomakė” tė qytetėrimit Europian. (Ref. Albumi II, fq.74. Prej Qerim M.Panariti, Boston, Massachussets, 1966).

Mark Bregu

 

Mark Milani, trimi dhe besniku i Dukagjinit krenar

Njėri nga burrat mė tė spikatur tė Dukagjinit, nė trimėri, besė e bujari, ėshtė edhe biri i Shoshit, Mark Milani.

Mark Milani u lind nė Pepsumaj tė Shoshit nė vitin 1890. Ishte i biri i burrit tė dėgjuar tė Dukagjinit, Milan Ēuni (njė burrė qė pėrveē besės, trimėrisė dhe bujarisė sė trashėguar ndėr breza, Zoti i madh i kishte dhuruar edhe atė hijeshi tė rrallė dhe atė kontribut tė spikatur qė ngjasonte me njė lis mali). Mark Milani trashėgoi nga i ati vetitė dhe cilėsitė mė tė shkėlqyera tė njė burri malesh ku kryefjala ėshtė fisnikėria, trimėria, besa e bujaria. Besėn e maleve Mark Milani e ngriti deri nė kuotėn maksimale tė vlerave, duke e kthyer nė “ideal” tė tij, me sakrifica tė panumėrta, deri nė martirizim, duke sfiduar ēdo legjendė e ēdo Kostandin. Nė gjeografinė varfanjake qė pushtonte kėtė krahinė, Mark Milani ishte ndėr ata tė mėkėmbur tė pakėt, por qė kurdoherė u gjend pranė mė nevojtarėve, nė ēdo moment gėzimi apo fatkeqėsie, duke shpalosur vlerat e bujarisė. Njė ndėr cilėsitė e kėtij burri tė rrallė ėshtė mėnyra e komunikimit ndėr kuvendet e burrave, natyra e tij e qetė dhe e matur, biseda e rrjedhshme dhe artikulimi mjeshtėror i fjalėve, tėrhiqte vėmendjen e bashkėbiseduesve. Ndonėse Marku ishte njė besimtar i krishterė i devotshėm, ai kurrė nuk abuzonte me betimet fetare, (njė cilėsi mjaft e rrallė kjo pėr njė besimtar tė vėrtetė). Betimi lajtmotiv i Mark Milanit ishte “pasha besėn”. A ka gjė mė tė shenjtė dhe mė tė shtrenjtė se besa e burrit? Pa as mė tė voglin dyshim, Mark Milani ishte simboli autentik i njeriut qė mban besėn dhe kėtė vėrtetėsi absolute, lexuesi do ta “prekė” gjatė leximit tė kėtij shkrimi. Ndonėse (siē e thamė mė lart) Marku u rrit nė njė mjedis sa tė varfėr, aq dhe tė prapambeture, nė njė kohė kur retė dhe stuhitė e stepave aziatike pėrveē varfėrisė kishin mbjellė edhe injorancėn, kur bashkėfshatarėt pėrdornin vetėm zhgunin dhe shajakun, Mark Milani ishte i pari qė pėrdori kostumin e stofit (njė luks ky tepėr i madh pėr kohėn dhe ambjentin qė e rrethonte).

Ai, pėrveē atyre virtyteve qė cilėsuam mė lart, shquhet si njė patriot e atdhetar i shkallės mė tė lartė. Ėshtė ndėr burrat mė cilėsorė, me njė shkallė ndėrgjegjėsimi maksimal nė mbrojtjen e trojeve arbėrore. Nuk ka veprimtari mendore apo luftarake nė Dukagjin ku tė mos gjendet mendja dhe pushka e Mark Milanit. Nuk ka vend ku tė mos shpaloset me tė gjithė madhėshtinė shpirti i madh i sakrificės dhe dashuria e pakundshoqe pėr fisin, fenė dhe tokėn amtare tė tė parėve. Ishte viti 1910 kur malėsorėt e Dukagjinit i dolėn pėrpara Gazi-Turgut Sheuqet Pashės dhe si njė digė e fuqishme ndaluan vėrshimin e vrullshėm tė stuhive aziatike, duke “shkruar” me gjak tė kulluar arbėrish njė ndėr faqet mė tė lavdishme tė historisė sonė nacionale mbi Qafėn e Agrit dhe duke e kthyer kėtė qafė nė njė “Termopile” tė vėrtetė. Mark Milani, sė bashku me qindra burra tė tjerė tė Shoshit, Shalės, Mėrturit, Toplanės, Dushmanit e Pultit, tė udhėhequr nga strategu Mehmet Shpendi (i Shalės), Deli Marashi (i Shoshit), Prel Tuli (i Mėrturit), Smajl Preka (i Toplanės), Avdi Kola (i Gimajve), Ndokė Mirashi e Babun Celi (i Shoshit) e shumė tė tjerė, mbas dy javėsh qėndrese titanike, i thyen forcat turke duke ngritur nė “zenit” krenarinė e bjeshkėve tė Dukagjinit, ashtu siē pati ngritur Leonidha krenarinė spartane nė betejėn e “Termopileve”, (Ref. “Hylli i Dritės”, N.11, fq.571, v.1937, Gazeta “Dukagjini ynė”, fq.213).

Njė ndėr aktet madhore tė shpirtit patriotik dhe liridashės sė Mark Milanit na shfaqet nė vitin 1915 nė betejėn e ashpėr tė Qafės sė Gurit tė Kuq kundėr forcave pushtuese serbo-malazeze. Serbo-malazezėt, nė kėrkim tė realizimit tė ėndrrės sė tyre tė kahershme, mbasi pushtuan Shkodrėn, iu vėrsulėn Dukagjinit duke vėnė nė efiēencė tė plotė tė gjithė arsenalin e armėve dhe tė dredhive tė tyre tradicionale. Shoshi, Shala e Toplana shkuan menjėherė nė ndihmė tė bajraqeve kufitarė tė Pultit, i cili ndizej flakė, por qėndronte stoik, duke skuqur me gjak tė kulluar arbėrish ēdo pėllėmbė tė tokės sė tij tė shenjtė. Kullat dhe stanet ishin kthyer nė kėshtjella qėndrese, ku bijtė e shqipeve “vulsonin” me grykat e pushkėve “traktatin” e qėndresės. Fisi i Shoshit, i prirė prej Lulash Gjeloshit, Lekė Prelė Alisė, Ndokė Mirashit, Mak Milanit, Binak Pjetrės, Gjon Marashit, Ukė Stakės e Babun Celit, shkruan njė epope tė re e cila ėshtė pėrjetėsuar nė “Eposin e pavdekshėm tė shqipeve” me vargjet metaforike qė vetėm gurra e kristaltė e bjeshkėve mund t’i pėrcjellė: “Ē’bani Shoshi n’kuje t’Planit/u tmerrue dhe zana e malit”.

Si spartanė tė vėrtetė qėndruan viganėt e Shalės dhe tė Toplanės sė vogėl, ndėrsa pėr qėndresėn e Planit qė patėn mbi 79 tė vrarė e tė masakruar barbarisht, asnjė epitet nuk mund tė pėrdoret veē fjalės “Trojanė tė vėrtetė tė Dukagjinit”. Kėtė qėndresė dhe stoicizėm tė pashembullt, populli e ka pėrjetuar nė vargje: “Dukagjini ban medet/Pėr kėt luftė qė u ba simjet/Nuk sheh tufė tuj u l’shue/Nuk sheh arė tuj u lėvrue/S’ndien ēoban n’zabel tuj k’ndue/Po kjajnė loket me shami/Po vajtojnė pėr djemt e ri/T’tanė na i preu Mali i Zi/Na rrenoj stane e shpi”. Njė shembull episodik dhe qė evidenton menēurinė e Mark Milanit ėshtė edhe ngjarja qė po citojmė mė poshtė:

Nė prag tė pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, Mark Milani sė bashku me Ukė Stakėn, Dedė Ndoun e 40 burra tė tjerė, kryejnė njė aksion (sa trimėror, aq edhe tė zgjuar). Italianėt kishin strehuar nė oborrin e Kishės sė Shoshit, gjoja nėn kujdesin e Padėr Palit, si person i paprekshėm nga e drejta zakonore e kodifikuar nė “Kanun”. Por kjo lojė djallėzore e italianėve u sfidua nga Mark Milani dhe shokėt e tij, tė cilėt sulmuan depon dhe pėrzunė forcat e huaja, pa i shkaktuar asnjė dėm Kishės sė Shenjtė. Qė nė vitin 1922, Mark Milani gjendet i rreshtuar pėrkrah forcave mė progresiste opozitare. Nė Revolucionin e Qershorit (1924) e gjejmė pėrkrah forcave Noliste dhe shoqėruesi mė besnik i patriotit dhe ideologut tė shquar, birit tė Shkodrės, Luigj Gurakuqit, bashkė me shokun e mikun e tij Babun Celin. Siē e thamė mė lart, Mark Milani ka qenė njė nga luftėtarėt mė aktiv edhe kur forcat e armatosura tė Shoshit e Shalės, nė mbrėmjen e 29 majit 1924 sulmuan dhe morėn Kodrėn e Shėngjergjit (qendėr e rrethit tė Dukagjinit). Mbasi i ēarmatosėn forcat e xhandarmėrisė, i lanė tė lirė tė largoheshin. “Njė akt ky tepėr fisnik, qė shfaq madhėshtinė e shpirtit dukagjinas dhe hedh poshtė ēdo shpifje apo insinuatė tė ndonjė dashakeqi qė ėshtė pėrpjekur t’i etiketojė si njerėz tė egjėr ose barbarė!... - autori).

Forcat fannoliste dukagjinase tė Shalės, Shoshit e Pultit marshuan gjatė gjithė natės dhe ditės sė nesėrme, duke marrė postkomandėn vendore tė Mesit dhe mė 31 maj sulmuan dhe rrethuan komandėn e Qarkut tė Shkodrės. Nė kėtė veprim luftarak u shquan: Babun Celi, Zef Delia, Binak Pjetra, Nikė Gjoni, Palė Mėhilli, etj. Luftimi qe mjaft i ashpėr dhe pėrfundoi me vrasjen e Nėnkomandantit tė Qarkut nga Gjelosh Marku, i cili ka qenė nė njė pritė me Mark Milanin, Babun Celin dhe Zef Delinė (Ref. “Dosja e Gjyqit Politik tė Shkodrės”, dok.17, Fondi i Ministrisė sė Brendshme, AQSH, Tiranė, 1927).

Pas kėtij aksioni tė suksesshėm, Mark Milani, Babun Celi dhe shokėt e tjerė kryengritės tė udhėhequr nga Ndokė Gjeloshi, filluan marrshimin drejt Lezhės, duke sulmuar nė fillim postėn e Gjadrit, e cila ishte pikė nyje, pastaj vazhduan me intensitet mėsymjen drejt Lezhės. Toger Vasė Kiri kishte zėnė kodrat e qytetit, Xhemal Bushati sulmoi nga ana tjetėr e Drinit duke u bashkuar me forcat qė sulmonin drejt Rraboshtės. Kapiten Mark Raka sulmoi nga drejtimi Rraboshtė-Malėsia e Lezhės. Pushka vazhdoi nga tė gjitha anėt dhe mbas njė luftimi tė ashpėr, Lezha u mor dhe fuqitė kundėrshtare u thyen keqas. Major Geraldi nuk dihet se ē’drejtim mori. Nė luftime mbetėn 13 vullnetarė tė vrarė dhe 6 tė plagosur. (Ref. “Ora e Maleve”, 6 qershor 1924).

Pas marrjes sė Lezhės, Ndokė Gjeloshi me pararojėn e Ushtrisė Kombėtare, tė pėrbėrė prej 18 vetėsh, marrshoi drejt Tiranės duke ndjekur e ēarmatosur grupe-grupe forcat mercenare zogiste tė vėna nė ikje dhe nė panik tė plotė. Ndok Gjeloshi hyri nė Tiranė dhe njoftoi Komandantin e Forcave tė Veriut, Kolonel Rexhep Shalėn, se Tirana u mor dhe kėshtu nė Kryeqytet hynė triumfalisht forcat e Ushtrisė Kombėtare, tė cilat kishin kaluar nė anėn e Fan Nolit, duke konfirmuar plotėsisht rėnien e satrapit dhe fitoren ngadhnjyese tė forcave demokratike, ku ushtria luajti rolin parėsor. Mark Milani pėr tė parėn herė ėshtė njohur me Bajram Currin nė kullėn e Babun Celit, natėn e Shėnkollit, me qiri tė ndezur e mish fėrliku, bash ashtu si pritet miku. Atė natė, nė shtėpinė e Babun Celit u zhvillua (mes bisedash tė tjera) edhe ky dialog: Kapidan Bajram, - i tha i zoti i shtėpisė, Babun Celi - dimni asht tuj mjatė i ashpėr, por bukė e bylmet kena pėr ty e shokėt tuej. Je burrė i moshuem, prandej mos lėviz prej kėndej se Ahmet Zogu ka me ta hangėr kryet me pare, e tė garantoj se kurrkund ma i sigurtė sesa nė gjoksin e bjeshkėve tė Dukagjinit nuk ke me kenė. - Paē faqen e bardhė, o Babun Celi, se tė njajtėn fjalė ma ka thanė edhe Mirash Ndou i Shalės. Faqebardhė qofshi ju e tė gjithė Dukagjini, por unė kam vendosė me kalue ket dimėn-koēak nė Malėsi tė Gjakovės, se jam bir i atyne maleve. Po mė strehuan se jam bir i tyne, po mė prenė nė besė, prejnė birin e tyne. Kurrė Dukagjini nuk e prishi besėn, por si pėr ironi tė fatit, ma se nji herė djemt e ksaj treve krenare u prenė nė besė nga tė pabesėt dhe faktet flasin: Mė 20 nandor 1926, kryengritėsit, herėt pa ague drita, u nisėn drejt Shkodrės, kaluen pėrmes Gurit tė Kuq nė Prekal, Ura e Shtrenjtė, Drisht dhe gjithė entuziazėm mbėrritėn nė Mes. Kėtu, nė luftim e sipėr u vra Kolė Binaku nga Shala. “Me 21 Nandor (shkruan Dom Lazėr Shantoja), kryengritėsit banė marrėveshje me krenėt e Post-Ribės, por kta tė fundit e shkelėn marrveshjen duke ju ra kryengritėsve mbas shpinde”... Gjithsesi, kryengritėsit dukagjinas arritėn tė zaptojnė postkomandėn e xhandarmėrisė duke zėnė rob tė gjithė efektivin e saj, tė cilėt jo vetėm qė nuk i keqtrajtuan, por me njė mirėsjellje naive i lanė tė lirė tė ktheheshin nė Shkodėr”.

Deri nė pranverėn e vitit 1927 vazhduan raprezaljet e tmerrshme zogiste. Nė kėtė kohė, pasi kishte vrarė, djegur e pjekur e plaēkitur Dukagjinin, Ahmet Zogu nxori njė amnisti pėr dorėzimin e tė arratisurve, tė cilėve u premtonte se po tė dorėzoheshin do t’i linte tė lirė. Hasan beg Bushati u ēoi fjalė Mark Milanit dhe shokėve tė ēetės sė tij tė dorėzohen duke u thėnė: Hajdeni nė besė tė Zotit dhe timen. Jam i shtėpisė sė Begut tė Bushatit, derės sė Lekė Dukagjinit, ju veē dorėzohuni se hyj unė garant me ju lirue e me ju kthye nė shtėpitė tuaja. Mark Milani u pati thėnė shokėve se nuk kemi si me u dorėzue o burra, se nuk i xehet besė kėtij “pelivani”. Tė lodhun nga arratisja dhe vuajtja e gjatė, i besuan amnistisė dhe dorėzanisė sė Hasan Begut. Mark Milani u dorėzua vetė duke bėrė gabimin fatal qė i kushtoi jetėn. Hasan Begu i dorėzoi dhe u doli nė gjyq dėshmitar duke deklaruar se kėta kriminelė tė urryer e tė rrezikshėm i kishte kapur nė male dhe i kishte sjellė me forcė pėrpara drejtėsisė pėr tė dhėnė llogari pėr krimet e kryera. Mark Milani (sipas dėshmisė sė shokut tė tij, i dėnuar me litar, por qė shpėtoi), - Martin Marashi i Toplanės, iu drejtua Hasan Begut: Ku e ke besėn e Zotit, o Hasan Begu, qė na the “hajdeni nė besė tė Zotit!”? Si nuk tė skuqet faqja, he burrė! Njiherė hangre fjalėt tueja, e tash vjen e shpif pėr t’i hy nė qejfė hyqymetit! Pasha njatė Zot qė na ka falė, o Hasan “trimi”, ti veēse na rrejte, se kurrė pėr ket jetė nuk kishe mujtė me na kapė e me na pru nė ket vend”. Mark Milani dėnohet me varje nė litar. Kėshtu shuhen yjet dhe idealistėt, fatosat e pavdekshėm tė lirisė. Tė njėjtin fat pėsoi edhe Babun Celi, kėshtu ngritėn nė “zenit” madhėshtinė e maleve, bijtė e bjeshkėve krenare tė Dukagjinit, duke fituar pavdeksinė dhe duke sfiduar tradhėtinė. Mark Milani ėshtė njėri nga bijtė mė tė shquar tė Dukagjinit. Ai nuk ka vdekė, piskama e tij ushton nė ēdo majė malit: “Kujdes, ruajuni nga tradhėtia...”.

Mark Bregu

 

Heroinės Marije Shllaku Kosova iubė shtėpi e toka ujė me pi

Fotografia. Gjithmonė aty. Nė tė njejtin vend. Nė tė vėrtetė largohesh nganjiherė. Si era. E me vete mė merr. Shkon ku ke shkelė dikur. E, edhe ma pėrtej. Fusha e male kapėrcen. Kudo qė ndigjohet fjala e ambėl NANĖ, tė cilėn aq shumė e deshe. Dhe, saora, ēilembyll sytė, prapė kėtu. Ku je.

E qetė. E pafjalė. Nji heshtje me dhimbje krenare. Heshtje qė flet shumė.

I flet njėnit ndėr tė paktėt e sotėm, qė tė njohėn sė afėrmi. E kurrė s’tė harruen. Jeton mbrenda tyne. Ti i rrite.

Tė shikoj pėrditė. Bashkėbisedojmė nė nji dhomė. Ti, atje, nalt, nė mur, e unė nė shtratin tim tashma tė lodhun.

Vajzė e re. Njizetekatėrvjeēare. Dhe e re mbete pėrjetėsisht. E pastėr dhe e bukur. Bukuri e papushtueshme.

Pra, ne njihemi. Ma saktė, tė njoh unė ty. Nga travajat e shumta qė tė ranė pėr hise e i pėrballove me qėndresė legjendare, nuk pate kohė me e njoftė ma tė voglin vėlla tandin, i cili pėr herė tė parė e tė fundit, tė pa para gjashtėdhjetė vjetėsh- nji fjalė goje! Kur ta ndigjoi zanin kumbues, qė djersėt ia nxori prokurorit. Kur mėsoi pėr bėmat tueja heroike nė tė mirė tė tokės qė tė lindi. Dhe kur pa se si u talle me vdekjen, ti, vajzė kapedane- ORLEANE SHQIPTARE. Dhe qė nga ajo ditė, si shumė tė tjerė, ushtar i yti mbeti. Nji ushtar qė nė jetė pati rrėmore shumė.

Motra ime e shpirtit, sokoleshė mali!

Sytė tu rrezatojnė mbrenda meje. Dritė e forcė mė japin. Ata mė kanė mbajtė gjallė edhe kur u pėrballa me vdekjen!

Dy botė nė nji. Ti dhe unė. Bashkėbisedojmė. Ma saktė, flet ti. I flet motra e madhe vėllait tė vogėl shtatėdhjetepesėvjeēar.

Pse ndryshe nga shumė e shumė vite ma parė, pamja jote e kėtyne   kohėve tė fundit, ma saktė, e kėtyne gjashtė viteve, po mė befason? Ndjehesh ma  e qetė, ma e gėzueme. Edhe krenarinė e mbrendshme ta ndjej disi ma tė thellė. Ngjan me timonierin, qė bashkė me shumė e shumė shokė, ma nė fund, nė luftė me stuhinė, e ka nxjerrė anijen nė breg.

Pra, tė shoh tė pėrtrime. Dhe ke tė drejtė. Ka gjashtė vjet, motėr, qė KOSOVA po merr frymė lirisht. U shporr nji herė e pėrgjithmonė shkerbja e Uralit, tė cilėn ti me shumė trima, e luftove me guxim e zgjuarsi tė rrallė. Sė fundi, me ndihmėn e Zotit nė radhė tė parė, nipat e mbesat tua e shporrėn nga trojet tona pushtuesin shekullor gjakatar. Doli profecia jote: Gjaku im nji ditė ka me u ba liria e Shqipnisė.  Dhe tjetra: “…S’ka dyshim se mbas vdekjes sonė, djemtė e vajzat shqiptare do ta vazhdojnė luftėn, derisa Kosova t’i bashkohet Shqipnisė.„

Fjalėt tua tė fundit, para tytave tė kuqe, ishin:

“KOSOVĖ!

Sa shpresėmadhe tė gjeta, e sa zemėrplasun po tė la! Po edhe nė kėtė ēast tė mbramė, po i lutem Zotit: GJAKU IM  T U BAFTĖ DRITĖ!

Dhe,  d r i t ė  u ba. Kosova pėr tė cilėn ti u flijove, e fitoi LIRINĖ.

Tė skalituna mbeten thaniet tueja:

“Ne luftuem qė pjesėt ma tė dhimbshme tė atdheut t’ia kthenim Nanės Shqipni.“

Ndėr tubime bahej thirrje:

“Mos t’i lėshojmė kėto fusha tė bukura! Mos me ia dorėzue shkjaut nė asnji mėnyrė armėt tona!„

“Rregullisht mbaja fjalime, tue ua ngritė moralin. Dhe morali ynė ishte i naltė. Ai kurrė nuk na tradhtoi.“

Baje thirrje:

“Shqiptarėt nuk duhet tė shkojnė me luftue nė tokė tė huej.“

Ti e sqaroje edhe faktin e turpshėm:

“Partizanėve tė Serbisė po u ndihmojnė partizanėt e Shqipnisė.“

Lufta kishte dhimbje. Kur u vra Mehmet agė Berisha, u shprehe: “M’u thye njenin krah.„ E, pėr vrasjen e Pjetėr Tomės, rojes tande besnike, u shprehe: “Vrasja e Pjetėr Tomės mė ka goditė thellė.„

I pate thanė Shaban Polluzhės:

“Kam ardhė me u ba kurban pėr kėtė tokė. Duhet ta mbroj edhe unė, siē po e mbron ti. Ne duhet tė jemi tė bashkuem. T’i lamė mbanesh mosmarrėveshjet. Pėr kėtė edhe ta kam mėsye. Kam ardhė me t’u lutė…

Pėr hir tė Zotit, pėr hir tė Atdheut, tė Kosovės, edhe pėr hatrin tim, thirre Mehmet Gradicėn e pajtohu me tė! Bashkohuni! Po s’u ba kjo, ka me na dėnue historia, e ndoshta ty ma shumė, se sot ti je baba i Kosovės.„

E, kur qe arritė kjo, Shabani u pat shprehė: “Kjo ēikė mė bani me u pajtue, me u besatue pėr luftėn qė na pret me shkjaun.„

Ishe procesmbajtėse nė tubimin historik tė Dobėrdolit, (4- 5 gusht 1945), ku morėn pjesė afro dyqind burra zamėdhenj nga trojet tona. Mes tyne, ti, vajzė e vetme, the nė atė tubim:

“Motra dėshiron me vdekė me ju, e ju bashkė me tė. Sa tė jemi gjallė, tė mos ju iu dorėzohemi sllavokomunistėve! Ma mirė me vdekė me gratė e fėmijtė tanė, e me i pa tue vdekė, sesa serbi me na i pre! Tek ne mbetet qėndresa, besimi e bashkimi. Me armė nė dorė, ne do ta fitojmė lirinė! Pra, le tė bashkohemi e tė betohemi pėrpara Flamurit tonė kombtar, se kambė e sebit nuk ka me shkelė kėndejpari! Le tė bahemi barrikadė, kala nė kufi! Le tė pėrdoret gjaku ynė nė vend tė zallit e gėlqeres, e trupat tanė si gurė!„

E burrat, shumė prej tyne tė pėrlotun, t’u pėrgjigjėn njizani:

“Ti, motėr shqiptare, na ke ndihmue nė kohėt ma tė vėshtira. Ti parnove vdekjen me ne, e edhe ne e pranojmė vdekjen me ty! Rroftė motra jonė!„

Gjithmonė mes flakėve. E kudondodhun.

“Nė luftė e sipėr, e kisha pėr detyrė qė tė plagosunve randė, me u hapė plagėt pėr me vdekė ma shpejt, dhe me ua asgjėsue dokumentet. Kurse tė plagosunve tjerė, me u shėrbye e me u dhanė kurajo.„ Kėshtu shkrove nė hetuesi. E vetėdijshme se populli tė donte dhe tė mbronte, u shprehe: “Populli mė donte e mė ruente si di Zoti.„

Nė Gllogjan more plagėn e parė e u mjekove nė shtėpinė e Dan Pjetrit, nė Dobėrdol tė Ujmirit- qendėr e ONDSH-sė. Gjashtė muej tė strehuen, tė mbrojtėn ma shumė se birin e tyne, tue rrezikue, gja qė ma vonė edhe e paguen shtrenjtė.

Dhe beteja e fundit- ajo e Siqevės.  Nji pėrleshje e pėrgjakshme me forcat armike disa herė ma tė mėdha nė numur. Nji qėndresė heroike. Armiku e pagoi shtrenjtė, po edhe nga ēeta u vranė 28 luftėtarė lirie e dhjetra tė tjerė u plagosėn randė. E, pėr kėtė skenė, shkrove: “Oh, ē’kanė pa sytė e mi! Dhimbje qė nuk pėrshkruhet„   Dhe pak ma poshtė: “Rrobat m’u mbushėn me gjak…Mbeta e vetme nė mes tė pyllit…„

M’u kujtue njena nga pyetjet qė tė banė nė hetuesinė sllavokomuniste, nė nji kohė kur kishe shumė plagė lufte tė pashėrueme:

“Qysh kur je marrė me politikė?„

Dhe ti, nė atė gjendje, vajzė e re, e vetėdijshme pėr ēka tė priste, u pėrgjigje:

“Po, qysh herėt, qė nė moshėn njizet vjeēe jam marrė me politikė, nėse mund tė quhet politikė dashunia pėr Atdheun. Jam pėrpjekė, qysh se di pėr vete, pėr nji Shqipni etnike, tė bashkueme me pjesėt e saja tė shkėputuna-Kosovė e Ēamėri.„

…Mė fal, motėr, qė po tė ndėrpres. Pse pikėrisht nė kėtė moshė kaq tė re, jeta jote mori kėtė kahje? Le prindėt, Shkodėrlocen tande, braktise edhe studimet, e u hodhe nė zjarrin e luftės. Ēfarė tė nxiti, tė ngacmoi?

“Qė fėmijė jam edukue nga prindėt me dahsuninė pėr Atdheun. Po qartėsinė politike ma thelluen nė shkollė profesorėt e nderuem qė kisha. Gjithmonė e kam urrye pushtuesin, pra edhe fashizmin. Po kur komunistėt vranė nė Tiranė intelektualin patriot Ludovik Zojzi, e pak ma vonė edhe Iliaz Agushin, apostullin e shqiptarizmės, pezmi im arriti kulmin. Dhe vendosa qė edhe unė tė baja diēka pėr Atdheun. Tash para meje kisha dy palė armiqsh: fashizmin e komunizmin, si njeni, tjetri. Po ky i fundit ndoshta edhe mė i zi, sepse e tjetėrsonte njeriun. Iu drejtova Kosovės, e cila nė njėfarė mėnyre po merrte frymė lirisht. Ajo kishte nevojė pėr kuadro. Se, nuk dihej ē’mund tė sillte mbarimi i luftės. E, siē dihet, ndodhi ma e keqja. Mandej ngjarjet rrodhėn ashtu siē rrodhėn…

Po shoh se ti don me ditė diēka ma shumė pėr jetėn time. Jeta s’u matka me vite, por me pėrjetime, me gjallninė e lėvizjeve. Katėr vitet e mia- 1942- 1946, kanė qenė tejet tė ngjeshuna. Arritje e dhimbje, gjithmonė me njė qėllim tė vetėm: ēdo gja nė shėrbim tė kombit. Partia ime ishte Atdheu, liria. Kam krye vetėm detyrėn. Asgja ma shumė. Randėsi ka se kurrė nuk dredhova rrugė. Ndaj ndjehem e qetė qė dhashė ma tė mundshmen time, aq ma tepėr sot kur Kosova fitoi lirinė.

Kam pėrjetue shumė dhimbje, por lufta e drejtė t’i zbutka plagėt. U rrita nė beteja, mes luftėtarėve tė shquem, siē ishte nė radhė tė parė Ymer Berisha, mandej Mehmet Gradica, Shaban Polluzha, Ukė Sadiku, Ndue Pėrlleshi e shumė e shumė trima tjerė. Ata ishin dhe mbetėn krenaria e trojeve arbnore. Kosova asht djep herojsh. Unė, shkodrane, e ndjej veten si bijė e Kosovės, e nė radhė tė parė si bijė e familjes sė Dan Pjetrit.

…Don me ditė diēka edhe pėr fėmijninė time. Pse ma kujtove

Nji vajzė si gjitha tė tjerat, po disi me rrebe. Mė tregonte nana Dilė, ndjesė pastė, se kurrė nuk paskam luejtė me kukulla. Edhe fustanet s’i paskėsh pėlqye shumė. Ma shumė vishesha si djalė. Me ta edhe lueja ma shumė, e sigurisht qė edhe grindesha. Kur shkoja nė shtėpi e ēaraveshun, nana mė thonte: “Kot ke lindė vajzė Mė ka pėlqye pėrherė rregulli e pastėrtia. E kam dashtė shkollėn. Kam ditė me ndigjue e me vėzhgue. Jetova me hallet e familjes. U pėrpoqa me i ndihmue. Po shpejt ua ktheva shpinėn. Tjetėr rrjedhė mori jeta ime

U ēmalle kur tė erdhi Roza, motra jote e madhe? A tė pėrqafoi edhe nė emrin tim?

“Mė gėzoi tej mase kur mė tha se Kosova ishte nė prag tė lirisė. Por ardhja e Rozės mė 4 mars 1999, mė krijoi njė plagė. Ishte pinjolli i fundit i derės sė Mark Simon Shllakut. Derė qė u mbyll pėrgjithmonė…„

Jo, motėr, nuk u shkymb dera e Mark Simon Shllakut. Ajo do tė mbetet e paharrueme, si shumė dyer tė tjera nė kėto troje tė stėrlashta.  Se ajo derė lindi heroinėn Marije Shllaku. Tė lindi ty, motra jonė!

Shefqet Kelmendi

 

LE TĖ ADUROJMĖ PĖRĖNDITĖ ILIRE, JO ”PĖRĖNDITĖ”  PUSHTUSE

Nė prag tė ndeshjės Shqipėri –Turqi disa medje tė shkruera dhe vizive citonin : A do ta ndihmojė Shqipėria vėllaijn   e madh pėr Botėrorin e ardhėshim? A janė tė motivuar kuqezinjet tanė pėrballė miqėve turq?.

Ndėrsa tė nesėrmėn e pėrbadhjes   disfatiste, gazeta jonė mė e madhe sportive kombėtare “Sporti Shqiptar”nė kryetitullin e ditės nėnvizonte me tė kuqe:Fitoi miqėsia!Ajo ndeshje  tani i pėrket sė shkuerės dhe nuk jam nė gjėndje as nuk dua tė  di nėse e ndihmuam  ”Vėllaijn e madh”  apo nėse fitoi miqėsia shqiptaro-turke.Edhe nėn kthetrat e djallit tė shpellės po  tė qėndrosh pėr njė kohė  shumė tė gjatė , vjen njė ditė qė edhe pas ndarjes sė shumėpritur ndjenė njė farė nostalgjie   pėr motin e shkuar nėn shoqėrinė  katallanit.Kėshtu ngjet nė pėrgjethsi me shumicėn e popujve ish kolonjal tė cilėt ndonse janė tė vetėdishėm pėr targjeditė qė kanė pėsuar nga kolinizatorėt kahershėm, prap se prap nė sajė tė iferioritetit dhe rrethanave historike diktuse       aspektin kulturorė dhe shpirtėror ndjejnė njė afrimitet  sikur tė mos kishin pėsuar gjė prej gjeje nga ish kolonizatorėt e tyre. Nė sajė tė temparamentit liridashės krenarisė dhe kokfortėsisė tipike ilire tek ne shqiptarėt ky fenomen ėshtė mė i zbehtė se tek ish kolonitė spanjole,angleze, franceze etj , tė cilat huazuan zakone, doke, dikush gjuhėn dikush gjuhėn edhe fenė. ( kuptohet shumė  gjera huazuam edhe ne)  )Ky vitalitet dhe pozivitet nocjonal nuk mundė tė shpėrfetyrohet nga fraza banale tė formuluera pa vėnė nė funksjon diafragmėn e tė mendueriut qoftė nga politikan servil  e medjokėr, qoftė nga medje tė papėrgjegjshme apo nostalgjik tė botės sė vjetėr orjentale

Tė thush populli vėlla turk ėshtė falsitet  anti historik ėshtė papėrgjegjshmėri kombėtare, ėshtė rėnje naļve me tė dya kėmbėt nė kurthėn e vjetėr tė shovenėve antishqiptarė qe besimet tona fetare kanė dashur qė t’i identifikojnė me kombėsitė e tyre duke dashtė tė na zhdukin si komb dhe tė   gadhabrojnė trojet tona etnike.Tė thush populli vėlla turk qoftė edhe  pėr truk politik apo medjatik ėshtė sa   aventureske aq edhe fyese e poshtėruse sė pari pėr mysimanėt shqiptarė tė cilet nuk kanė vėllezer tė tjerė gjaku pėrveē  se katolikėt  dhe ortodokėst e tė ketij vėndi me tė cilėt jetonė nė paqė dhe relativisht nė harmoni duke pėrbėrė njė shembull unikal  nė botėn e sotėme  tė mbushura me plagė tė vjetra dhe tė mbarsur  me vrerin e urrejtjės etnike e luftrave tė reja fetare .Pėr hirė tė besimit ne nuk mundė tė bėhemi vėllezėr me latinėt, anglo-, saksonėt,sllavėt, turqit apo arabėt.Pasi po tė pranojmė  vallėzėritė  fetare apo intėrnacjonalizmin proletar  duhet tė humbasim atė qė kemi mė tė shtejtė se ēdo besim tjetėr  indin tentakular nacjonal ilirjano-arbėrorė Ne si popull fatėkeqėsisht jemi popull i pa vėlla !Njė fjalė e urtė thotė villaijn  t’a bėn vetėm nėna dhe askush tjetėr. Po tė  kėrkojmė vėlla kur nuk e kemi ėshte o idjotėsi ose hipokrizii   prandaj le ta duam   mikun si mik   komshinė si komshi  dhe jo t’i bėjmė tė gjithė vėllezer.Para disa vitesh njė profesor holandez mė tha:   Ne holandezėt kur   fitojmė  nė futboll ndaj gjermanėve kemi festė kombėtar pasi gjermanėt na kanė pushtuar nė Luftėn e Dytė Botėrore dhe ėshtė krenari pėr ne tė hakmerremi  qoftė edhe nė futboll.Ne duhet tė jemi tė vetėdishėm se romakėt,bizantinėt dhe turqit kanė qėnė nė tė shkuerėn pushtuesit tanė shumė shekullorė pa pėrmėnde pushtimet mė afarshkrtėra ( gote,bullgare,normnane, serbe deri tek pushtimet mė tė reja tė shekullit tė 20-tė). Nė qoftė se nė vend tė armiqėsirave tė vjetra ngremė ura bashkėpunimi dhe  miqėsira tė reja ėshtė diēka progmatiste dhe progresive qė na bėn me tė vertetė civil.Ne duhet tė shohim dhe tė ecim vetėm pėrpara aty ku e kemi vėndin nė gjirin e popujve evropjan pasi jemi mė tė moēmit e kontinentit plak.Nė qoftė puna pėr adhurim le tė adhurojmė pėrenditė tona ilire jo “pėrditė”pushtuse tė cilat janė shkaku  i gjėndjės sonė arkaike dhe pėr rrjedhojė i pėrbuzjes  dhe pėrēmimit masiv deri nė rracizėm tė shqiptarve kudo nė Evropė      Kush do qė   arrimė deri aty sa  t’i thotė   dikujt  vėlla i pa qėnė , atėherė atij i  duhet   thėnė ndal se ke rėnė nė vasalitet dhe pėrulje tė neveritėshme anti kombėtare

PRELĖ MILANI

Gazeta “Shqipėria Etnike” pėrfaqėson filozofinė sokratiane

Jo pėr servilizėm, as pėr diēka tjetėr, por gazeta “Shqipėria Etnike” sot pėrfaqėson filozofinė sokratiane “3ÅĆÅ1: U ± ¼ Äͽ” (njihni tė vėrtetėn!), prandaj ne nė pak rreshta po dėrgojmė shkrimin tonė, ndoshta pak i egėr por i vėrtetė e aspak shqetėsues pėr opinionin por pėr politikanėt tanė.

Duke shqyrtuar pėrbėrjen e parlamentit, jo thjesht pėr fiksim, apo ngaqė s’kemi pėr ēka shkruajmė pėr kėtė pjesė tė rėndėsishme tė jetės shqiptare, na duhet tė ritheksojmė se s’ka pse na mbetet nakėl si deri tashti, duke mos i thėnė gjėrat ashtu siē janė, ndodhemi para dilemės se si ėshtė parlamenti ėshtė elita shqiptare, jo e jo kurrė mos qoftė kėshtu si ėshtė sot. E, pėr t’i rėnė direkt, thuhet se gjen qė nga kontrabandistė me firman deri mafiozė tė klasit tė parė, plus kėsaj ka hajvanė qė nuk dinė tė shkruajnė shqip, lėre pastaj tė njohin ndonjė gjuhė tė huaj, kurse pėr moralin as qė flitet.

Duke mos ia ngrėnė hakun, diēka qė ia vlen ta theksojmė ėshtė se fitorja e tė djathtės nuk vihet nė diskutim. U desh qė tė ndodhte, por ama po tė shihet me kujdes se kush ėshtė bėrė parlamentar e nga vjen, e si ka hyrė nė jetėn politike, bėhesh pėr tė vėnė kujėn e s’tė mbetet gjė tjetėr veēse asaj thėnies sė sotme se nė daē tė shpėtosh veten e familjen duhen lėnė urgjent dy gjėra, e para duhani, e dyta Shqipėria. Kjo pra ėshtė tragjedia shqiptare tė dashur miq ndėrkombėtarė, opinionistė, politikanė, akademikė, klerikė e ku po dimė ne tė shkretėt, se po tė vazhdohet mė tej dalim gabimisht ku nuk duhet.

Duke iu lutur lexuesit qė tė mos keqkuptohemi, ky shkrim vlen pėr ata qė e duan Shqipėrinė shtet perėndimor e jo pėr aventurierėt, se me ta jemi tė ngopur.

E Zoti mos e dhashtė qė tė pėrfitojnė kėta tė fundit. Kjo pra ėshtė ēėshtja.

Ahmet Qosja, akademik kosovar nė Amerikė