nr. 84 / 16 nëntor 2005
Fituan
demokratėt, gėzojnė socialistėt Takoj njė socialist, ish-kandidat pėr
deputet. Ishte shumė i qeshur, nė qejf tė madh, si budalla. -Hajr, - i them, - ndonjė gėzim? -Po, - thotė, - ku ka gėzim mė tė madh se
16 orė pa drita nė Shkodėr. E gėzofshi Sali Berishėn... Nejse, nguli kėmbė pėr kafe e pije nga ato
qė preferon Nano. Shkuam nė atė lokal ku shkon edhe Nano, por kohėt e fundit
edhe ministrat e Berishės. Aty na u grumbulluan njėri pas tjetrit shumė miq e
shokė. Bashkuam tre tavolina. Patėm demokratė tė flaktė e socialistė tė
flaktė. Demokratėt shfaqėn mėrzi, socialistėt
gėzim. Demokratėt duan drita dhe e dinė se sdo tė kenė kėtė dimėr,
socialistėt kėnaqen se do rrinė nė terr. Demokratėt presin dyfishimin e
rrogave e pensioneve, lėvizjen e lirė tė shqiptarėve, rritjen e prodhimit,
legalizimin e banesave pa leje, kthimin e pronave, pagesėn e viteve tė burgut
politik, socialistėt kėnaqen me skepticizmin e tė parėve. E pra, tė humburit, socialistėt,
rrėkėllejnė gotė pas gote nga gėzimi, tė fituarit, demokratėt, rrėkėllejnė
gotė pas gote nga mėrzia. Ti e prek kėtė realitet, bėn shaka me tė
dyja palėt, por smund tė mos thuash: Tė gjorėt modele, kaq tė ngurta e kaq
tė lėngshme qė skanė substancė ēlirimi, lirie, logjike. Kėtu mund tė
mendohet se e ka bazamentin e keqja qė serviret, deshifrohet e pranohet si e
mirė. Nė tė vėrtetė, shqiptarėt spo e kuptojnė se qysh me Enver Hoxhėn e
kėtej e kanė ndjeė veten tė pėrballur me servilė e budallenj, me spiunė e
njerėz pa substancė morali. E, ata qė kanė drejtuar shoqėrinė, kanė qenė tė
aftė ti ruhen pikėrisht kėsaj paaftėsie tė tyre, duke reflektuar buzėqeshje
e premtime pėrgjatė fushatave, duke lėvizur si urithi nga njė parti nė tjetrėn,
saqė edhe pse humb partia, kamaleonėve nuk u humb kurrsesi fuqia. A nuk mund
tė merren si shembull nė kėtė linjė Neritan Ceka, Skėnder Gjinushi, Genc
Pollo, Arben Imami, Sabi Godo, Genc Ruli, Vangjel Dule, Lufter Xhuveli,
Paskal Milo. Ka ngjarė kėshtu se nuk janė ndėshkuar me
votė figurat e rėndomta. Mė sė pari pėr tė dhėnė njė mesazh, siē iu dha mė
tre korrik Agron Dukės e Anastas Angjelit. Pra, me fjalė tė kuptueshme, e keqja po
shėndoshet vėshtirė nė Shqipėri, pasi nė drejtim tė punėve tė kėqija kanė
qenė njerėz tė kėqinj, monstra qė jo vetėm spranojnė arsye, por as i japin
kujt arsye. Po materializohet njė fenomen qė mbase do
tė ketė kosto nėse qeveria e re nuk e fokuson nė vėmendje tė punės. Shumė
prej atyre qė e kanė braktisur Shqipėrinė dhe kanė fituar nėnshtetėsi tė huaj
prej vitesh, sot janė rikthyer, si dallėndyshet. Ata po zėnė vende drejtuese
nė shoqėrinė shqiptare, normalisht pasi kanė lėnė kazanėt ku lajnė pjata, apo
fshesat e rrugės e koshat e kanaēeve haleve tė Perėndimit. Kėshtu, mendojmė
se shpėrfillet besimi i votės, pasi ata mendjendritur, kur ishte pėrballja
e madhe, pėrpjekja e shenjtė pėr fitore pėr njė qeverisje Me duar tė
pastra, ikėn. Kėta kapacitete as nuk votuan mė 3 korrik, pasi serdhėn
kėtu, se nuk e dinin kush fiton. Ndėrsa tortės iu turrėn qafirėt. Njerėzit bosh, pa ide, me karakter tė
paqėndrueshėm, fort problematikė pėr ata qė i njohin prej afėr, nė kėto 15
vjet e kanė gjetur veten tė favorizuar, madje tė pėrkryer, nė drejtimin e
atyre qė votojnė, punojnė, lodhen mitingjeve e protestave, hidhėrohen kot e
gėzohen kot. Shteti i duarve tė pastra kėrkon njerėz tė
pastėr, tė respektueshėm prej shumicės. Po si do matet thua ti
respektueshmėria? Ja njė shembull: Ministri i Arsimit dhe Kulturės, Genc
Pollo, zbret nga makina nė derė tė njė lokali nė Shkodėr. Tėrė klientėt, si
me komandė u ngritėn nė kėmbė pėr tė respektuar Ministrin. Por tė gjithė, si
me automat, u ulėn nė karriget e veta dhe e shpėrfillėn portofolin e tij,
kur pas tij zbriti deputeti qė e shoqėronte. Dhe e dimė se gjithė Shkodra e
di pėr kė bėhet fjalė edhe pa ia thėnė emrin, edhe pa thėnė se ėshtė deputeti
mė i paaftė nė gjithė botėn. Nė fakt, nė tė njėjtin lokal, identikisht kėshtu
i pat ngjarė edhe kryesocialistit Edi Rama, kur i panė mbrapa njė grabitės. Gjithsesi, qėllimi ynė i mirė ėshtė
misioni ynė i mirė; tė gjykojmė e analizojmė mbi fenomenin, pa u krehur
bishtin as tė djathtėve, as tė majtėve. Pra, shpėrfillja e ministrit ėshtė njė
fenomen. Edhe nė kėtė rast u kėnaqėn socialistėt e u hidhėruan demokratėt.
Kėta tė fundit, se nuk i linte sedra ti jepnin dorėn, se i acaronte prania e
njė deputeti torollak qė mbante telefonin tek veshi qysh nė derė tė makinės e
deri sa kamerieri i qėndroi njė copė herė gatitu nė pritje tė porosisė. Ne
smund tė themi kuptoi gjė ministri apo jo, por mund tė themi se shumė
deputetė qė sjanė tė respektuar as nga krahu politik qė kanė marrė votat,
ēojnė nė mospėrputhje tė imazhit tė shtetit, me natyrėn e moralin e kombit. Mund tė themi gjithashtu se kodi i
rreptė i ndėshkimit edhe pėr deputetin, i cilitdo krah qoftė, kushtėzon
ndėrlikimin e kontrollit, rrit reflekset qė reflekton shoqėria ndaj raporteve
potencialisht tė egra, duke automatizuar sjellje qė nė vetvete dhe nė kohė
jo tė largėta, realizojnė zbutjen e shoqėrisė, shkrirjen e interesave,
eliminojnė hidhėrimin kot e gėzimin kot. Sokol Pepushaj Jozefina
Topalli, gruaja qė transmeton vetėm virtyte Duket se shqiptarėt, ashtu sikurse Dantja,
janė vetė prezent nė Ferrin, Purgatorin e nė Parajsėn e vogėl shqiptare... tė
kuptohemi Parajsa ėshtė vetėm pėr njė pakicė tė vogėl njerėzish qė kanė
blerė vendin me shuma tė majme, marramendėse duke korruptuar edhe vetė
Parajsėn. Ēdo ditė ndeshemi me mashtrimin, gėnjeshtrėn, zilinė, tradhėtinė qė
tė pengojnė tė ecėsh nė rrugėn tėnde. Me paturpėsinė mė tė madhe kalojnė,
kthejnė kokėn dhe qeshin me ironi duke ngurruar qė tė thonė atė qė duhet ta
thonė me pėrulje: Mė fal! Tashmė kjo fjalė nuk ekziston nė fjalorin
e mykur tė shqiptarėve. Gjithēka qė tė ofron ky vend ėshtė njė shirit i zi
filmi, ku pothuajse asgjė nuk merr ngjyrė. Po nė realitetin e hidhur tė
shqiptarėve nuk ekziston njė Beatriēe?! Njė shpirt i mirė qė shkul nga
rrėnjėt llumin, pisllėkun nė tė cilin janė zhytur dikush mė shumė e dikush mė
pak. Po kush ėshtė Beatriēja, klith njė zė i mekur brenda shpirtit?! E kush
tjetėr pėrveē gruas shqiptare ku zgjuarsia, intuita e humanizmi qė e
karakterizojnė atė do tė shėrbente mė mirė pėr tė nxjerrė Shqipėrinė nga
ferri i pėrditshėm. E mėsuar me panoramėn mashkullore qė pėrfaqėson politikėn
shqiptare, padashur kalon nė njė sėmundje tė pakuptueshme pesimizmi, por...
Do tė mjaftonte vetėm njė rreze drite pėr tė ndryshuar brenda saj. Zgjedhja e
Kryetares sė Parlamentit, politikanes sė hekurt shqiptare, znj.Jozefina
Topalli ka bėrė qė mė nė fund politika shqiptare tė emancipohet. Prezenca nė
njėrėn prej seancave tė Parlamentit Francez tė Kryetares sė Parlamentit
tregon se Shqipėria, edhe pse njė vend i vogėl qė akoma ėshtė duke kaluar nė
rrugėn e tranzicionit nxjerr nga gjiri i saj njerėz intelektualė tė
rėndėsishėm dhe gjithashtu tė njohur nė rrethin e personaliteteve tė botės.
Zgjedhja e njė gruaje nė krye tė Kuvendit tė burrave, tregon se vendi ynė po
bėn hapa pėrpara, megjithėse tė ngadaltė nė rrugėn e integrimit tė saj nė BE.
Duhet shumė punė pėr tė zgjidhur problemet e shumta qė shqetėsojnė popullin e
thjeshtė shqiptar. Inteligjenca, intuita, eleganca, bukuria
do tė jetojė gjatė tek ēdo femėr shqiptare e pėrfaqėsuar denjėsisht nga
Kryetarja jonė e Parlamentit, znj.Jozefina Topalli. Bija e Shkodrės
transmeton me sjelljen, fjalėn e saj, virytet mė tė mira tė femrės shqiptare,
ajo ėshtė idhull pėr studentet e saj dhe gonxhe pėrherė e ēelur nė acarin e
tranzicionit. Arminda Melengu Analzė politike e situatės nė Shqipėri A po bėhet Shqipėria nėn Berishėn njė vend
anti-amerikan? A mund tė shpėtohet Shqipėria? Kanė kaluar 15
vjetė qė nga rėnia e komunizmit nė Europėn Lindore. Shumica e vendeve tė
Europės Lindore kanė vendosur njė demokraci tė zbatueshme, ndėrsa Shqipėria
jo. Pėrse po i ndodh Shqipėrisė njė gjė e tillė, kur nė fillim tė 1990 pati
njė lėvizje tė vėrtetė demokratike? Ishte e pastėr, e thjeshtė, demokratike,
ishte antikomuniste. Por ajo lėvizje, ndryshe nga ato tė vendeve tė Europės
Lindore, u rrėmbye nga komunistėt, Armata e Vjetėr e cila, fillimisht u
pėrpoq ta shtypte kėtė lėvizje, por pastaj e ndryshuan strategjinė e tyre
duke u infiltruar nė kėtė lėvizje dhe duke pushtuar udhėheqjen e saj. Nė vitin 1990,
Ramiz Alia, Kryeministėr nga Partia Komuniste e Shqipėrisė. I tha Byrosė
Politike se Ka ardhur koha ta lejojmė pluralizmin nė Shqipėri, por duhet tė
sigurohemi qė tė gjitha partitė, cilido qoftė emri i tyre, duhet tė udhėhiqen
prej nesh, Armata e Vjetėr. Kėrkesa e tij u pėrkrah dhe mbeti njė realitet
nė jetėn e vendit tonė qė atėherė. Mund tė shohėsh tė gjitha partitė
politike, qoftė PD, PS, PR etj., dhe tė kuptosh se tė gjitha udhėhiqen, nė tė
vėrtetė, nga ish-komunistė, Armata e Vjetėr. Ky ėshtė problemi i demokracisė
shqiptare. Pavarėsisht kush fiton, filozofia politike mbetet e njėjta. Ėshtė
njė filozofi e fshehtė komuniste. Nuk ėshtė pėr tu ēuditur qė PS ose partitė
e tjera tė majta nuk janė tė gatshme tė lejojnė qė nė Shqipėri tė vendoset
demokracia. Ajo qė na shqetėson ėshtė Partia Demokratike, e cila duhej tė
ishte mbrojtėse e vlerave tė demokracisė dhe njė parti tek e cila duhej tė
drejtonin shikimin tė tjerat. Qė PD tė jetė demokratike, duhet tė reformohet.
Pėr ta bėrė kėtė, duhet tronditur udhėheqja e kėsaj partie. Ka patur
pėrpjekje pėr ta bėrė kėtė, por sa herė qė janė pėrpjekur, reformistėt, tė
cilėt janė tė rinj, tė krishterė dhe pro-amerikanė, kanė dėshtuar. Pastaj ata
janė detyruar nga Armata e Vjetėr, ose ta lėnė Shqipėrinė, siē ėshtė rasti i
Eduard Selamit, ose tė tėrhiqen tė mundur, siē ėshtė rasti i Gjovalin Bzhetės
dhe Edi Ramės, tė bashkohen me parti tė tjera, siē ėshtė rasti i Dashamir
Shehut, ose tė nėnshtrohen, siē ėshtė rasti i Ekrem Spahisė. Ja disa nga problemet e PD sot: Ajo nuk lejon
disidentė brenda partisė. I vetmi kėndvėshtrim duhet tė jetė ai i Berishės,
qė i pėrket Armatės sė Vjetėr. Ai e pėrjashton kėdo qė tė guxon ti
kundėrvihet. Ky ėshtė njė qėndrim tė cilin ai e ka patur ndėrsa ka punuar pėr
partinė komuniste deri nė vitin 1990. PD nuk lejon zgjedhje brenda saj, sepse
ata, Armata e Vjetėr, e di mirė se nėse lejohen zgjedhje tė tilla, ata mund
ta humbasin pushtetin shumė shpejt. Kjo gjė e kufizon fuqinė e bazės qė ka
drejtues mė tė rinj dhe rrit fuqinė e udhėheqjes nė Tiranė, qė i pėrket
Armatės sė Vjetėr. Ajo nuk e lejon brezin e ri tė bėjė pėrpara nė parti, nėse
nuk janė tė arsimuar nė Francė dhe nuk kanė pikėpamje totalitariste. Vėreni
udhėheqjen e PD. Nė njėfarė mėnyre, tė gjithė kanė studjuar nė Francė. Ajo nuk
ėshtė njė parti demokratike perėndimore, sepse lufton ēdo pikėpamje angleze
apo amerikane qė i paraqitet udhėheqjes sė saj. Asnjė nga drejtuesit e saj
nuk ėshtė arsimuar nė Britani apo Amerikė, atje ku besojmė se ėshtė
demokracia e vėrtetė. Pėrkundrazė, kur disa tė rinj u kthyen nga Amerika nė
Shqipėri, pasi ishin detyruar tė kėrkonin strehim para 20 vjetėsh, ata u
quajtėn antishqiptarė, agjentė amerikanė, mbėshtetės tė Nanos etj. Ata ishin
plot energji, ndershmėri, integritet dhe shumė punėtorė, dhe dėshironin tė
pėrhapnin vlerat amerikane nė Shqipėri. Kjo gjė e trembi udhėheqjen e PD. PD
shpenzoi mė shumė kohė dhe energji nė pėrpjekje pėr ti diskredituar ata, nė
vend qė tė tregojė dėshtimet e PS. PD e bėri kėtė sepse i trembet vlerave
amerikane nė Shqipėri. Ajo ėshtė njė
parti antikatolike, sepse nga 16 kėshilltarėt e Berishės, asnjėri prej tyre
nuk ėshtė katolik, sikur katolikėt tė mos ishin tė aftė pėr kėtė punė. Pėr mė
tepėr, asnjė nga ministrat nuk ėshtė katolik, pėrjashto Aldo Bumēin, i cili,
meqė ra fjala, ka studjuar nė Qipron Turke. Dhe, kur udhėheqėsi i kėsaj
partie, z.Berisha, po kandidonte pėr Kryeministėr, vizitoi Kishėn Katolike nė
Hardsdale, nė Nju Jork, por pas zgjedhjes sė tij, ai e vizitoi pėrsėri Nju
Jorkun, por nė vend qė tė shkonte tek i njėjti komunitet, u takua me Armatėn
e Vjetėr tė Vatrės, si Agim Rexha dhe Agim Karagjozi, dy shqiptarė tė
papunė, nostalgjikė tė kohės sė sundimit tė Enver Hoxhės nė Shqipėri. Ėshtė njė parti
pro Lindjes sė Mesme, sepse nga viti 1992 deri nė 1996, kur ishte partia
drejtuese nė Shqipėri, Shqipėria u bė anėtare e Lidhjes sė Kombeve Islamike
dhe shumė arabė qė aktualisht njihen si terroristė qė janė pėrpjekur tė
vendosin kampe terroriste nė Shqipėri, kanė marrė nėnshtetėsi shqiptare. Mė
26 nėntor 1998, USA Today shkruante qė Besohet se Bin Laden ka ngritur njė
veprimtari shqiptare qė nė vitin 1994. Peter Symonds shkruan nė The Chicago
Tribune, mė 7 maj 2005, se dy agjentė tė SHIK-ut, Astrit Nasufi dhe Flamur
Gjymisha, kanė vėrtetuar se kishin dijeni pėr Mustafa Osama Nasar, i cili
kishte pranuar qė ishte pjesėtar i Jaama-al-Islamia, me bazė nė Egjipt,
jetonte nė Shqipėri qė nga viti 1995. Mendohet se ai ėshtė arrestuar nė
rrugėt e Milanos, mė 17 Shkurt 2003. Mendoni qė kjo ka ndodhur ndėrkohė qė
Berisha ishte President i Shqipėrisė. Tani qė ka ardhur pėrsėri nė pushtet,
kjo lidhje dhe admirim pėr Lindjen e Mesme po bėhet edhe mė e qartė. Si
drejtues i kėsaj partie dhe Kryeministėr i Shqipėrisė, Sali Berisha takohet
me Ambasadorin e Iranit nė Shqipėri dhe shpreh mbėshtetjen e tij pėr
programin WMD tė qeverisė sė Iranit, duke injoruar faktin qė Presidenti i
Iranit kishte deklaruar qė Izraeli duhet tė fshihet nga harta dhe qė kanė
dėrguar jihad-istė pėr tė luftuar
kundėr forcave amerikane nė Irak. Ai zgjedh Dritan Mishėn si zėdhėnės,
ndėrkohė qė ky kishte studjuar jehad
nė Libi. Partia Socialiste ka kėrkuar tė bėhen hetime tė pavarura pėr faktin
se si mbi 12.000 tė huaj kanė fituar nėnshtetėsinė shqiptare nė vitet
1992-1996, shumė prej tė cilėve janė arabė qė dyshohen tė kenė qenė
terroristė qė kanė kėrkuar tė vendosin kampe terroriste nė Shqipėri, Kosovė,
Bosnjė dhe Maqedoni. Ėshtė njė parti
anti-amerikane, sepse kanė caktuar Edit Harxhin, njė anti-amerikane, tė
pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Washington tė Shteteve tė Bashkuara. Ajo, e cila
ishte martuar me njė turk dhe kishte jetuar jashtė Shqipėrisė qė nė vitet
1990, dhe ishte pėrjashtuar nga UNMIK pėr fallsfikim, ka thėnė se CIA ėshtė
pėrgjegjėse pėr kaosin e 1997-s nė Shqipėri. Udhėheqėsi i saj
ėshtė takuar me Ambasadorin e Iranit nė Shqipėri, duke e ditur se SHBA ėshtė
nė prag tė njė sulmi ndaj Iranit. Ai zgjedh Dritan Mishėn si zėdhėnės, duke e
ditur se kishte studjuar jehad nė
Libi dhe duke injoruar marrėdhėnien qė ka Amerika me Libinė. PD luftoi degėn
e NMD nė Nju Jork, e cila ka sjellė nė Shqipėri tė rinj nga Amerika pėr tė
kandiduar pėr nė Parlament. PD i sulmoi ata si agjentė tė Amerikės,
mbėshtetės tė Nanos dhe antishqiptarė. PD ka shpenzuar kohė dhe para nė
pėrpjekje pėr tė diskredituar dhe shkatėrruar kėtė Lėvizje, vetėm se pėrbėhej
kryesisht nga shqiptaro-amerikanė tė arsimuar, tė cilėt ikėn nga Shqipėria
kur Berisha po i shėrbente akoma regjimit komunist, tė cilėt i donte tė
ktheheshin nė Shqipėri pėr ti shėrbyer atij nė vend qė tė shėrbenin duke sjellė
vlerat amerikane nė Shqipėri. Kjo ishte e papranueshme pėr Armatėn e Vjetėr,
e cila deri nė vitin 1990 e quante Amerikėn Superfuqia e Ligė Kapitaliste qė
kėrkon ti imponojė vullnetin e vet gjithė botės. Ata nuk i pėrdorin kėto
fjalė sot, por akoma i besojnė. Ėshtė njė parti
kundėr tė Pėrndjekurve Politikė, sepse asnjėri nga kėshilltarėt apo ministrat
nuk ėshtė nga familjet e tė Pėrndjekurve Politikė. PD lufton kundėr tė
drejtave tė tyre pėr pronėn apo kompensimin e drejtė, nė vend qė ti ndihmojė
ata. Armata e Vjetėr ėshtė ajo qė i pėrndoqi kėto familje pėr 50 vjet dhe
vazhdon ta bėjė akoma sot. Ata e dinė se fuqizimi i familjeve tė tė
Pėrndjekurve Politikė do tė thotė fuqizimi i armiqve tė saj. Kjo do tė thotė
se udhėheqjes sė PD mund ti duhet tė heqė dorė nga prona qė u kanė marrė
kėtyre familjeve padrejtėsisht, nė mėnyrė tė jashtėligjshme dhe me forcė 40
vjet mė parė. Ajo ėshtė njė
parti pėrjashtuese nė vend qė tė jetė njė parti pėrfshirėse. Udhėheqja e
kėsaj partie pėrbėhet nga miqtė e Armatės sė Vjetėr, qė kanė shkuar nė
shkollė sė bashku, qė ishin anėtarė tė sė njėjtės parti, Partisė Komuniste,
qė kanė punuar pėr tė njėjtėn parti, Partinė Komuniste dhe qė kanė mbrojtur
njėri-tjetrin. Ata nuk i besojnė askujt tjetėr pėrveē njėri-tjetrit. Ata vuajnė
nga demo-fobia. Ajo inkurajon
kaosin nė Ballkan, duke luftuar pėr Shqipėrinė e madhe. Nė fillim, udhėheqja
e PD kėrkoi pavarėsinė e kushtėzuar tė Kosovės, ndėrsa tani kėrkon pavarėsinė
e plotė. Jam dakord me kėtė, por hapi tjetėr, pasi Kosova tė jetė bėrė e
pavarur, do tė jetė tė bashkohet me Shqipėrinė. Pastaj, pjesė tė Maqedonisė,
tė populluara nga shqiptarėt, do tė kėrkojnė tė njėjtėn gjė, gjė qė e bėri tė
qartė Z.Arben Xhaferi tek Express Newspaper mė 3 nėntor 2003, duke u
shprehur se Kosova,Maqedonia dhe Mali i Zi duhet ti aneksohen Shqipėrisė.
Nėse do tė ndodhte kjo, Ballkani do tė binte nė kaos, dhe kjo do tė ishte
shkatėrrimtare pėr Shqipėrinė, duke qenė se tėrė kėto zona janė tė populluara
nga shqiptarė myslimanė, tė cilėt do tė ishin mė tė kėnaqur tė sulmonin
komshinjtė e tyre kristianė, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia apo
popullsinė e tyre tė vogėl katolike. Krijimi i Shqipėrisė sė Madhe ishte dhe
mbetet njė ėndėrr e Armatės sė Vjetėr. Prandaj,
pavarėsisht kush vjen nė pushtet nė Shqipėri, Shqipėria nuk mund tė shpėtohet
nė kėtė moment. Asnjėra nga partitė politike nuk e ēan kokėn pėr kėtė tani.
Ajo pėr tė cilėn kujdesen mė fort ėshtė qė tė mos lejojnė njė forcė tė tretė
politike ta bėjė kėtė. PD dhe PS, qė janė partitė mė tė mėdha pėr momentin,
bėjnė sikur luftojnė dhe hahen, por tė dyja kujtohen se po punojnė nėn tė
njėjtin udhėheqės, Armatėn e Vjetėr, dhe qė misioni i tyre ėshtė tė sigurohen
qė cilado parti qė tė vijė nė pushtet, udhėheqja tė mbetet nė duart e Armatės
sė Vjetėr, ish-komunistė. Nė njė vėzhgim tė bėrė kohėt e fundit, 70% e tė
intervistuarve thanė se nuk besojnė qė Shqipėria do tė shohė njė demokraci
perėndimore nė 20 vitet e ardhshme. Ata besojnė se problemi ėshtė Armata e
Vjetėr, e cila nuk e lejon kėtė. Kur u pyetėn se ēfarė do ta shpėtonte
Shqipėrinė, 68% u pėrgjigjėn se nevojitej njė forcė e tretė politike,
krejtėsisht e lirė nga Armata e Vjetėr, qė interesohet vetėm pėr ēėshtjet e
brendshme me tė cilat pėrballet Shqipėria gjeografike. Tė gjithė kėta besojnė
se forca e tretė politike duhet tė jetė pro-amerikane dhe pro-britanike, dhe
jo pro-franceze apo pro-Lindje e Mesme. 90% e tė intervistuarve besojnė se
Shqipėria nuk po shkon nė drejtimin e duhur nėn PD, por kjo ėshtė mė pak e
korruptuar se PS. Mbi 85% besojnė se katolikėt kanė qenė dhe vazhdojnė tė
jenė tė diskriminuar nga Partia Demokratike e drejtuar nga Berisha. Qė Shqipėria tė
ketė njė demokraci tė zbatueshme dhe tė fitojė miratimin e popullit shqiptar
dhe tė botės, ne kemi nevojė pėr njė parti tė lirė nga Armata e Vjetėr, qė tė
jetė pro-amerikane, qė tė lejojė reforma brenda partisė, tė sigurojė
mbrojtjen e minoriteteve, sidomos tė katolikėve, tė luftojė terrorizmin, tė
zgjidhė njėherė e mirė ēėshtjen e tokės, tė luftojė korrupsionin dhe
nepotizmin dhe tė pėrqendrohet nė zgjidhjen e problemeve me tė cilat
pėrballet Shqipėria gjeografike, nė vend qė tė shkojnė mė tej, duke u
pėrpjekur pėr njė Shqipėri tė madhe. Editorial office DIPLOMACIA ESHTE
ART E SI E TILLE NUK KUPTOHET NGA TE GJITHE. Diplomacia
duhet kuptuar e jo thjeshte lexuar apo akoma me keq akoma, vetem
degjuar. Ne dplomaci shpesh here thuhet diēka duke synuar
nje tjeter.efekt, mbase diametralisht te kundert. Duke
qene se diplomacia eshte art me vete, na del si detyre qe me pare ta njohim
ate e mepastaj ta komentojme. Po ta shikosh nje pikture te Pikaso,
nje syri normal mund ti duket e rendomte dhe gjykimi i menjehershem do te
ishte negativ por nje kritiku te rafinuar do ti duheshin dhe dite te
tera per ta kuptuar e me pas per ta komentuar ate qe donte te shprehte
ne te vertete autori. Aq me
teper nje mjek si z. Mirdita e din mire qe edhe ne zanatin e tij paraqitja e
jashtme e pacientit mund te jete krejtesisht ne kundershtim me situaten e tij
te brendeshme shpirterore apo organike. Nese
Mustafaj nuk do te kishte bere nje deklarate te tille
mbi Kosoven, mbase parlamentaret socialiste, pas vite
heshtjeje, nuk do te kishin dale hapur ne mbeshtetje te pavaresise
se Kosoves pa kushte, gje per te cilen nuk u prononcuan as edhe
njehere kaq prere gjersa ishin ne pushtet. Pastaj te pretendosh me
siguri te plote qe Kostunica eshte diplomat me i zoti se Mustafai yne,
eshte shenje dobesie dhe inferioriteti e atij qe e mendon. Sigurisht nje nder
elementet me negativ te qenies shqiptare eshte hyjnizimi i te huajit gje
qe duhet luftuar radikalisht e pamedyshje. Se ē'fare diplomacie paten serbet
(Millosheviēet, Mlladiēet, apo Kostunicet) keto 15 vitet e fundit e tregojne
vete rezultatet e kesaj periudhe kohore. Nga zoter te Jugosllavise,
serbet, jane tkurrur e do vazhdojne te tkurren edhe me tej pas daljes
eminente nga aleanza e Malit te Zi, pas zgjidhjes perfundimtare se ēeshtjes
se Vojvodines e asaj te Sanxhakut. Ajo diplomaci agresive dhe teper e
parashikueshme e Kostunices dhe e diplomateve te tjere serb do ta ktheje
Serbine perfundimisht ne territorin e principates se dikurshme serbe. Ja pra
rezultati i asaj diplomacie qe mjeku Kastriot Mirdita e hyjnizon si superiore
ne artikullin e sjellur me poshte !!! Rastet
ne diplomaci ku shprehet nje gje per efekt te nje reaksioni zingjir e qe
prodhon nje efekt tjeter te deshiruar jane te pranishme ne historine e
njerezimit qe ne antikitet e deri me sot. Romaket proklamonin ne senat shpesh
here dobesine e tyre dhe shprehnin friken ndaj nje sulmi te mndshem nga ana e
barbareve e ne krah tjeter pregatitnin armet per ti sulmuar
barbaret e keta te fundit shpartalloheshin pasi ishin te bindur qe nga
Roma e dobet nuk mund tu vinte me asnje e keqe. A nuk
eshte valle nje shembull konkret ai i shekullit te kaluar kur
diplomazia e diktatorit Hoxha nga njera ane ēirrej e hakerrohej ndaj
"qenit serb" qe dhunonte vellezerit kosovar e nga ana tjeter i
priste vllezerit ne kufi me tyten e armes? Per ne
shqiptaret nuk eshte koha e nacionalizmit te semure por e logjikes, aresyes
dhe inteligjences duke i pare gjerat ne largpamesi e mundesisht ne menyre
unitare ne spektrin e politikave kombetare. Koha e nacionalizmit
primitiv e tribal qe dikush e proklamon si domosdoshmeri per ne shqiptaret
nuk gjen me vend ne shoqerine tone, pasi ate jua kemi lene perfundimisht
ne dore serbeve. Ne diplomaci e sotme diskutohet, terhiqet dhe leshohet por
nuk luftohet ne emer te nacionalizmit, kulteve apo dogmave. Kete ne
jemi duke e kuptuar, ndersa serbet jane akoma te vonuar. Gjithesesi,
qendrimi i Moisiut dhe Mustafajt ne OKB duhet pershendetur ne pergjithesi per
ate qe ka prodhuar, pasi ka shenuar per here te pare nje qendrimi zyrtar dhe
publik te nje qeverie shqiptare pro pavaresise se Kosoves, qofte ajo e
kushtezuar apo e pakushtezuar. E rendesishme eshte qe ēeshtja e Kosoves nga
ai moment u shnderrua ne nje debat te hapur mes kancelerive per jave te tera
e ne kete sensibilizim ndaj ēeshtjes se Kosoves luan rolin e vet e pa un
djere shume dhe politika e jashtme shqiptare. Ne
diplomaci i nderuar mjek, shpesh here ka me shume rendesi se me ke shtrengon
duart dhe lidh pakte nen tavoline sesa ajo qe shprehet para
mediave. Kete
radhe, mbase per here te pare mbas nje shekulli, populli shqiptar
ka zgjedhur nje qeveri pa qene nen presion te armeve, ndaj na takon qe ti
japim kohen e duhur e te vleresojme me qetesi nese qeveritaret tane do te
jene te denje per te justifikuar besimin qe moren. Gjeja me
e thjeshte ne kete bote eshte te kritikosh ate qe punon, por eshte momenti qe
perhere te pare ne shqiptaret te kerkojme te bejme gjene me te veshtire per
karakterin tone, te mbeshtesim pa rezerva ate qe punon pasi dhe ai do te
ndjehet ne faj nese nuk e perligj mbeshtetjen tone. Mjaft me idene nje
shqiptar, nje gjeneral. Le te shtojme nje here e mire radhet e "ushtareve"
sepse jane ata qe e bejne "luften", sigurisht luften per te fituar
paqen, stabilitetin dhe mirekuptimin ne rajonin e martorizuar te gadishullit
Ballkanik. Alban Kraja Kryetar
i Lidhjes Nacionale Shqiptaro - Arberesh ne Itali. Shteti, Qytetari dhe Matteo Ju lutem, merreni seriozisht! Dritat! Fraza me e
tmerrshme te paktėn pėr qytetaret e Shkodrės. Stresi me I madh dhe I
padurueshėm jo vetėm pėr te rriturit, por edhe fėmijėt, te cilėt kane mėsuar
edhe kuptimin e termit kufizim. Ne dhjetor duhet te mbushe 5 vjeē dhe do
tia festojmė edhe po nuk pati drita, dhe im bir, Matteo e kupton se kur ikin
dritat, kemi te bėjmė me kufizime nga KESH. Pasi mėsoi emrin e Fatos Nanos si
shkaktar pėr ikjet e dritave deri para 3 korrikut, por edhe si bamirės pėr
tre muajt e amnistisė kombėtare te energjisė, tashme Matteo ka filluar te
artikuloje emrin e Sali Berishės, aktualisht si shkaktar I ikjes se dritave,
por ndoshta pas pak kohesh edhe si bamirės i stabilizimit te situatės. E
njėjta gjė pėrcillet edhe nga kolege te mije, fėmijėt e te cilėve apo edhe te
afėrmit e tyre te mitur, kane mėsuar shume mire edhe emrat e ish- drejtuesve
te KESH-it. Por Matteo, siē edhe
bashkėmoshatarėt e tij, nuk e di se pas dy emrave Fatos dhe Sali apo edhe
termit kufizim, fshihet njė gjigand, I cili si rregull duhet te jete njė
personazh I mire: Shteti! Nuk jam munduar dhe nuk mundohem ti shpjegoj njė 5-
vjecari domethėnien e njė termi, te cilin edhe unė, ne kėto 15 vitet e
fundit, megjithe profesionin qe me impenjon te njoh kėtė koncept, nuk kam
arritur ta zbėrthej. Ne rastin me te mire, nuk arrij te kuptoj se si
funksionon Shteti, cilat janė detyrat dhe te drejtat e tij. Sigurisht I dashur
Matteo, (I cili edhe pse njeh mjaft mire shkronjat dhe numrat, nuk do te mund
ta lexoje te plote kėtė shkrim edhe pėr 2-3 vite), kur unė dhe te tjerė po
punonim pėr kėto dite, ti nuk kishte lindur. Madje edhe Joni, i cili u be
mjaft i famshėm nga babai I tij, Gjebrea kantautor, nuk kishte ardhur akoma
ne kėtė bote, ku problemi me I madh, te paktėn deri tani, ėshtė energjia
elektrike. Ne mes teje Matteo dhe Jonit, mendoj se janė te paktėn 10 vite
diference ne moshe. Ėshtė e vėshtirė
tia shpjegosh njė te rrituri se cfare do te thotė shtet, aq me shume njė 5
vjecari, I cili gjate fushatės se fundit zgjedhore, si edhe te tjerė
bashkėmoshatarė, ka fiksuar sloganin na bajme shtet. Kur te rritesh Matteo
dhe te kesh mundėsi te lexosh kėto rreshta, do te kuptosh edhe pėrqasjet qe
unė kėrkoj te gjej, pėr te te lehtėsuar ty, por edhe shume te rriturve,
kuptimin e Shtetit. Ne njė pėrrallė qe
ty te pėlqen dhe shpesh me tregon Borėbardha dhe 7 xhuxhėt, ėshtė edhe
personazhi I Shtrigės. Ajo ėshtė njė grua e bukur dhe e hijshme, por
shėmtohet shume kur dėshiron ti beje keq Borėbardhės. Megjithatė, Shtrigės
duhet ti shkohet edhe pak Pinok, te cilit I rritet shpesh hunda dhe ti e di
perse Matteo. Duhet te merret pak edhe nga Kuēedra, e cila bllokon ne njė
tjetėr pėrrallė ujin e burimit. Unė nuk jam shume I afte te tregoj pėrralla,
edhe pse pėr te qene realist, disa me kujtohen. Nėse arrin ti pėrmbledhėsh te
gjitha kėto, sigurisht kur te rritesh pak dhe te mund te lexosh kėto rradhe
Matteo, mund te krijosh njė ide pėr Shtetin.
Borėbardha ėshtė
sigurisht qytetari. Ndoshta edhe kėtij personazhi, I duhen shtuar disa cilėsi
te marra borxh nga te tjerė personazhe te fabulave. Pinoku, por ne momentin
kur atij I rriten veshėt duke I ngjare njė gomari, mund te ishte njė shtese
interesante. Mbase I duhet shtuar edhe ndonjė cilėsi e Shrekut, qofte edhe
nga pamja prej budallai. Ti, Matteo je akoma
shume I vogėl si edhe shume bashkėmoshatarė, pėr ta ditur se ne cilėn ane je,
nėse je Shtriga apo Borėbardha? Megjithatė, tani pėr tani, ti dhe te gjithė
fėmijėt e tjerė, jeni Borėbardha, madje duke I hequr edhe Pinokun me veshe te
gjate gomari dhe Shrekun jo shume simpatik ne pamje. Jeni vėrtetė si
Borėbardha. Ashtu si ajo ne pėrrallė, ju ne realitet tashme, pa patur asnjė
faj, vuani jo duke lare me duart e njoma dyshemenė e Kėshtjellės se Shtrigės,
por duke mėsuar para kohe fjalėn kufizim, inflacion, papunėsi,
vrasje, kriminalitet etj, te cilat jo vetėm do ti pėrkthente ne shqip,
por do ti shpjegonte mjaft mire pėr ju, xhaxhi profesor Edmond Tupja. Tamam
si Borėbardha qe duhej ti gėzonte jetės se saj ne mes te mirave, edhe ti
Matteo dhe thuajse te gjithė moshataret e tu, duhet te mėsohen para kohės me
atė qe ua ofron jeta, madje qe ne vitet e para. Faji kryesor ėshtė I
Shtrigės, Matteo, te cilėn tashme edhe pėr hatėr te mėdhenjve, po e quaj
Shtet. Por ėshtė edhe I disa Borebardhave te pėrrallės tende qe te pėlqen aq
shume. Shtriga ka faj se nuk na le dritat si ne te gjithė vendet e tjera ku
tregohen kėto pėrralla. Ajo e do atė vetėm pėr vete duke na e lėne ne me
orare, te cilat ti I quan kufizime. Shtriga ka faj edhe pėr ujin, I cili
mungon edhe kur ti, qe sapo ke mėsuar, dėshiron te lash me duart e tua
fytyrėn. E njėjta Shtrige ka faj edhe pėr rrugėt me balte dhe ujė, ku ti
ankohesh qe je stėrpikur, apo edhe se nuk mund te vraposh pasi ke frike se
bie ne gropėn e hapur te njė kanalizimi. Megjithatė Matteo,
edhe pse e ke mėsuar ndryshe, edhe Borėbardha ka disa faje, te paktėn ne
pėrrallėn e pėrditshme te jetės. Borėbardha edhe kur ka drita, nuk e paguan
atė xhaxhin qe vjen tek dera pėr te marre paratė. Edhe pėr ujin, disa
Borėbardha, kėshtu veprojnė. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė pėr te gjitha
Borebardhat. Po si ta shpjegoj?.... Megjithatė, pėr rrugėt me ujė, me gropa
apo me puseta te hapura, me tepėr e ka fajin Shtriga. Ajo ka edhe faje te
tjera. Pėr shembull, ajo nuk I bėn me zor Borebardhat e kėqija te paguajnė
atė xhaxhin e dritave apo edhe te ujit. Ne ēdo fshat tjetėr, ku ka njė
Shtrige dhe njė Borėbardhė, si edhe ne Shkodėr, ka Borėbardha qe nuk duan te
japin para pėr xhaxhat e KESH-it apo te Ujit. Por Shtriga, duke ndryshuar
pamje dhe duke u paraqitur si e re dhe e mire, arrin ti binde. Eh
more Matteo! Ti
je shume I vogėl ende. Nuk mund te kuptosh si edhe shume te rritur. Mjaft ke
mėsuar pėr njė 5 vjeēar, ndoshta edhe pėr njė 10 vjeēar. Ne pėrrallėn tende,
Shtriga ne fund mundet, ndėrsa ne kėtė pėrrallė qe po pėrpiqem te te
shpjegoj, ajo ėshtė shume e forte dhe pėrherė e me shume behet e keqe. Fytyra
e saj deformohet dhe I ngjet pėrherė e me shume Kulcedres qe nxjerr flake nga
goja. Borėbardha, qe siē e di, ėshtė njė fėmijė I parritur, ne pėrrallėn
tone, behet pėrherė e me e vogėl. Madje, disa here, ėshtė aq e vogėl, sa
Shtriga nuk e ve re fare. Ke dėgjuar
ndonjėherė pėr te Drejtat e Njeriut? E cpyetje me shume kuptim. Ti sapo ke
mėsuar te numėrosh deri ne 20 apo te shkruash 24 shkronja. Megjithatė, e di
ti kur thua se ke dėshirė te shikosh tek Bang- Bang filma vizatimore dhe
unė te lejoj, madje dhe 2-3 ore radhazi? Kjo ėshtė njė e drejte e jotja qe do
ta kuptosh shume mire kur te rritesh edhe pak. Po kur unė te them te shkosh
ne krevat natėn, te kujtohet? Me te vėrtetė qe I ngjaj pak Shtetit apo
Shtrigės, por kur te rritesh, do ta kuptosh se e kam patur pėr te mirėn
tende. Kėshtu kane vepruar edhe me mua kur kam qene fėmijė, kėshtu do te
veprosh edhe ti me fėmijėt e tu nesėr. Tani kam vajtur
vėrtetė larg. Dritat kane ardhur tash njė cope here. Ti Matteo po fle dhe ne
atė boten tende te gjumit, po shikon ne ėndėrr Borėbardhėn, ndoshta edhe
Shtrigėn, ndoshta edhe kufizimet. Je me fat qe kur dritat do te riikin, ti
do te jesh ne gjumė. Ne mėngjes, do te ndricoj drita e diellit, pa patur
nevoje pėr dritėn e Shtrigės. Ti nuk mund ti
lexosh nesėr, ndoshta as pas 1 viti apo 2, kėto qe po shkruaj sonte.
Padashur, je bere personazh I kėsaj pėrrallės sonė ne madhe, si edhe shume
bashkėmoshatarė te tu. Ne kuptimin me te plote, kjo ėshtė njė pėrrallė, edhe
pse shpesh behet disi e zymte, por edhe tragji- komike. Kur dritat ikin, ti
Matteo fiton njė lirshmėri dhe oratori te papare, duke na bere te mos e
ndjejmė shume nevojėn e dritave, te cilat kur vijnė serish, ua dimė
rendesine. Shpesh, ne nuk luajmė mė me ty dhe ti, kur pėr te pare lajmet ne,
nuk mund te shohėsh Bang- Bang, ndoshta thua: Ishalla ikin dritat! Edhe kjo
ėshtė pjese e jetės sonė, e pėrrallės sonė. Do te dėshiroja me
gjithė shpirt qe kur ti te jesh ne gjendje te lexosh por edhe te kuptosh kėto
rreshta, te kemi kushte te tjera: me shume drita, me shume ujė, me pak gropa
apo puseta me balte ne rrugėn e kopshtit. Qe ta kuptosh ti: te mos kemi
Shtrige! Tamam, Shtrige(Shtet) do te kemi gjithmonė, por te vendose sa me
rradhe atė maskėn kur dėshiron ti beje keq Borėbardhės. Mire do te ishte qe
kur te rritesh ti Matteo, Roni, Kledi, Sara, Nilidoni dhe te gjithė fėmijėt e
tjerė, kėto rreshta ti lexoni si njė pėrrallė, e treguar nga unė, por qe nuk
ka ndodhur kurrė, ose ka ndodhur ne njė vend te cilit nuk duam tia dėgjojmė
emrin. Blerti DELIJA Zhbėrja e
diplomacisė shqiptare Nė hartėn e botės, Shqipėria duket e
vogėl, por nga vlerat e saj historike dhe vlerat morale tė popullit ėshtė e
madhe. Tė qenit shqiptarė ėshtė nder, por tė
pėrfaqėsosh Shqipėrinė nė botė ėshtė e vėshtirė. Nė vitin 1920 vendi ynė u
pėrfaqėsua nė Amerikė si ambasador me njeriun mė tė ditur tė kėtij kombi, siē
ishte Faik Konica. Figura e tij si politikan, si njohės i historisė,
letėrsisė e i filozofisė e bėri tė njohur nė arenėn ndėrkombėtare Shqipėrinė
e asaj kohe. Faik Konica mbeti modeli i diplomatit tė shkėlqyer pėr shumė
breza diplomatėsh tė mėvonshėm dhe i tillė model ėshtė edhe nė ditėt tona. Nė kohėn e diktaturės, diplomacia
shqiptare u pėrfaqėsua nė botėn e jashtme jo mė me njerėz tė ditur si Konica
e diplomatė me njohje tė gjithanėshme, por me njerėz politikė qė kishin
mbaruar Shkollėn e Partisė dhe qė nuk njihnin asnjė filozofi veē asaj tė
marksizėm-leninizmit. Njė traditė e tillė u vijua deri nė vitin 1990 e mė
pas. Ėshtė pėr tė qeshur qė nė vitin 1990 Ramiz Alia dhe Byroja Politike
vendosėn tė ēonin nė Parlamentin Europian Luigj Pjetrin, njė inxhinjer i HC
Koman, vetėm se dinte disa fjalė anglisht. E tillė ishte filozofia e shtetit
tė asaj periudhe. Me ardhjen e demokracisė, rinisė sonė iu
krijuan hapėsira tė reja arsimimi nė universitetet mė tė njohura deri nė
SHBA. Kjo rini ra nė kontakt me vlerat mė tė mėdha tė dijes bashkėkohore dhe
u kompletua me njė sistem tė tillė njohurish e dijesh qė nuk i kishte patur
kurrė. Nė kėtė drejtim, shteti ynė ka shumė mundėsi qė tė gjejė njerėz shumė
tė ditur dhe tė aftė qė tė pėrfaqėsojnė vendin tonė nė botėn e jashtme. Kohėt
e fundit Ministri ynė i Jashtėm, z.Besnik Mustafaj, nė kuadrin e reformės nė
diplomaci, pėrmendi emrin e zonjės Edit Harxhi pėr ambasadore nė Amerikė.
Bile u tha se kjo zonjė do tė zėvendėsonte figurėn e F.Konicės. krahasimi i
zonjės Harxhi me figura si Konica dhe Fishta ishte njė lapsus diplomatik dhe
njė krahasim i gabuar dhe jo bindės pėr asnjė shqiptar. Shembulli i emėrimit tė zonjės Harxhi si
ambasadore dhe i krahasimit tė saj me Konicėn mė solli ndėrmend njė ngjarje
reale tė kohės sė monizmit, qė tregon se si pushteti fryn disa njerėz me
merita qė nuk i kanė patur kurrė. Qe njė vajzė fshatare qė u martua nė
Iballė tė Pukės. Megjithėse nuk kishte asnjė shkollė apo ndonjė vlerė tė
veēantė, vetėm se ishte anėtare partie e emėrojnė Kryetare Kooperative nė atė
kohė. Nė njė takim me E.Hoxhėn nė Tiranė, diktatori i thotė tė pranishmėve:
Shikoni Lulė Zefen e cila ėshtė Kryetare Kooperative dhe sundon aty ku ka
qenė Kol Bibė Miraka. Ja, pra e ka zėvendėsuar Kol Bibėn, Lulė Zefja. Harronte atėherė diktatori se z.Kol Bibė
Miraka kishte mbaruar nė Austri pėr shkencat politike dhe e krahasonte njė
grua gjysėm analfabete me atė. Rasti i znj.Harxhi na bėn tė mendojmė se
akoma jetojmė me mentalitetin e sė shkuarės. Opozita me znj.Dade flet se
znj.Harxhi ėshtė figurė e pėrfolur pėr korrupsion dhe kėshtu qė edhe pa u
miratuar politika jonė i zhvlerėson figurat e saj pėrfaqėsuese nė botėn e
jashtme. Ėshtė koha qė politika shqiptare tė
shkėputet nga mundėsitė e sė shkuarės dhe tė gjejė rrugė e konsensus qė
Shqipėria jonė tė pėrfaqėsohet nė botėn e jashtme me njerėz tė ditur, tė
cilėt sot i ka si kurrė ndonjėherė dhe qė do tia rrisnin vendit tonė vlerat
e tij nė arenėn ndėrkombėtare. Shan Sokoli Burrel:
Policia e Shtetit, vegėl e neokomunistėve shqiptarė tė Fatos Nanos Nga njė instrument nė shėrbim tė popullit
dhe nė mbrojtje tė vlerave tė lirive dhe tė drejtave tė njeriut, Policia e
Shtetit nė Shqipėri ishte vegėl e verbėr e neokomunistėve tė Fatos Nanos nė
pushtet pėr 8 vite. Njė nga viktimat mė tė njohura tė dhunės policore ėshtė
Ruzhdi Bajram Sadiku, i datėlindjes 18 gusht 1973, banor i Lagjes Partizani
nė Burrel tė rrethit Mat. Babai i tij, Sadiku, ishte kryetar i PD-sė deri nė
vitin 2000 dhe gjithmonė aktivist i flaktė i idealeve demokratike tė kėsaj
force politike. Edhe Ruzhdiu do tė ndiqte rrugėn e tė atit, duke u
anėtarėsuar nė PD qė nė vitin 1992, nė moshė fare tė njomė. Nė vitin 1994 ai
do tė zgjidhej kryetar i Forumit Rinor tė PD-sė dhe nė vitin 1997 do tė ishte
sekretar i PD-sė. Ruzhdiu ishte gjithmonė anėtar i PD-sė nė komisionet
zgjedhore, siē edhe nė tetor 2003 pėr votimet e pushtetit vendor, kohė kur u
bė edhe viktimė e dhunės policore. Pasi ka refuzuar tė firmosė procesverbalin
pasi qendra e votimit ishte pre e turbullimeve tė disa njerėzve gjatė ditės
sė votimit, pranė qendrės sė votimit, u ndal njė furgon policie. Nga ai
zbritėn 6-7 policė tė veshur me uniforma antiplumb dhe me maska, tė cilėt nė
qendrėn e votimit, nė prani tė 10 personave, megjithė protestėn e
pėrfaqėsuesit tė Partisė Republikane nė kėtė qendėr votimi, e rrahėn
egėrsisht pėr 5-6 minuta. Tė pangopur nė egėrsinė e tyre, si vegla qorre tė
pushtetit politik, nė kundėrshtim me ēdo ligj e status, e marrin Ruzhdiun dhe
e fusin edhe nė furgonin e policisė, ku nga goditjet dhe rrahja ai humbet edhe
ndjenjat. U zgjua vetėm nė spitalin e Burrelit, ku personeli i tij i tha se
disa njerėz e kishin gjetur diku nė njė kanal, nė afėrsi tė lagjes
Partizani tė Burrelit. Tashmė Ruzhdiu ishte vėnė nė shėnjestrėn e policisė
politike. Pas tre muajve, teksa kthehej nė shtėpi, nė afėrsi tė rrugės
Qafė-Tuk, dikush iu afrua, e pyeti pėr orėn dhe mė pas i kėrkoi edhe njė
cigare. Rruga ishte pak e frekuentuar nga kalimtarėt dhe duke pėrfituar nga
kjo, edhe dy individė tė tjerė iu bashkuan tė parit dhe filluan ta rrahnin
duke e goditur ashpėr dhe duke i thėnė se ti qė organizon kėto gjėra, ti nuk
lejon gjėra nė qendrėn e votimit. Meqenėse herėn e parė ishte goditur nga
vetė forcat e policisė, para qendėrs sė votimit, Ruzhdiu nuk e pa tė
arsyeshme tė bėnte denoncim nė polici. Nė rastin mė tė mirė, ēėshtja e tij do
tė mbyllej sa hap e mbyll sytė, ndėrsa nė rastin mė tė keq, do tė kishte
raprezalje nga ana e qeverisė nė fuqi dhe veglave tė saj qorre. Ai u
konsultua pėr kėto ēėshtje edhe me anėtarė tė tjerė tė PD-sė, tė cilėt edhe
ata nga ana e tyre e kėshilluan tė mos shkonte nė polici, pasi rezultati
dihej qė mė pėrpara. Pas agresionit tė dytė mė 15 janar 2004, dhe si pasojė e
kėrcėnimeve telefonike tė kryera qė nga tetori 2003, Ruzhdiu mbylli linjėn
telefonike dhe iku nė Tiranė, pėr tu fshehur tek njė kushėri nga ana e
nėnės, emrin e tė cilit nuk mund ta bėjmė publik pėr arsye tė sigurisė sė
jetės sė tij. Ai qėndroi atje njė muaj e gjysėm. Me gjithė frikėn qė e
pėrshkonte, Ruzhdiu mori pjesė nė njė manifestim tė madh mė 20 mars 2004 nė
Tiranė. Gjatė kėtij manifestimi, pėr tė mos rėnė nė sytė e policisė dhe tė
njerėzve nga Burreli qė e njihnin, Ruzhdiu qėndroi me anėtarė tė PD-sė nga
Tirana. Megjithė fshehjen e tij, miq tė tij nė PD i thonin se qeveria
arrestonte anėtarė tė PD-sė dhe me kėshillėn e tyre, ai mori njė vendim tė
rėndėsishėm pėr tė garantuar jetėn e tij. Ai qėndroi i fshehur nė Tiranė njė
muaj e gjysėm dhe mė pas mori vendimin pėr tė lėnė Shqipėrinė, pasi jeta e
tij ishte nė rrezik sapo tė dilte nga klandestiniteti. Ngjarjet tė ēonin tė
gjitha nė kėtė linjė. Mė 25 dhjetor 2002, babai i Ruzhdiut u vra nė njė rrugė
tė lagjes Partizani nė Burrel, ndėrsa i biri ishte nė punė. Sipas disa tė
dhėnave, dėshmitarė ishin disa fėmijė qė kanė parė edhe skenėn: Njė veturė
ėshtė ndalur, njerėz me maska kanė dalė prej saj dhe kanė qėlluar mbi babanė
e Ruzhdiut. Ky i fundit ka tentuar mė pas tė mėsojė se cilėt ishin fėmijėt qė
panė ngjarjen, por pa sukses. Dy javė pas mbėrritjes sė Ruzhdiut nė Francė, e
ėma e njoftoi se ishte vrarė Islam Dauti, anėtar i PD-sė. Pasi e kishin
thirrur nė komisariatin e policisė, Dautin e gjetėn tė vdekur si pasojė e
disa goditjeve me thikė. Rasti i demokratit Ruzhdi Sadiku ėshtė njė nga tė
shumtėt e dhunės policore tė ushtruar nga policia politike e neokomunistėve
tė Fatos Nanos nė pushtet pėr 8 vite nė Shqipėri. Jetmir Delaj Mbrojtja e
votės e detyron tė largohet nga atdheu Edhe zgjedhjet e 3 korrikut 2005 treguan
se nė Shqipėri akoma nuk ėshtė vendosur standardi i kėrkuar nga
ndėrkombėtarėt. Thuajse i gjithė spektri politik shqiptar ka rėnė dakord se
edhe kėtė herė, pas 15 viteve demokraci, zgjedhjet nuk kanė qenė tė lira dhe
tė ndershme. Pėr kėtė Parlamenti Shqiptar vendosi edhe krijimin e njė
komisioni hetimor, i cili me sa duket edhe ai nė mazhorancė deputetėsh tė
PD-sė dhe PS-sė, nuk do tė hedhė dritė mbi tė vėrtetėn. Megjithatė, si nė gjithė Shqipėrinė, edhe
nė Shkodėr ekzistojnė prova tė gjalla tė manipulimit tė zgjedhjeve nga dy
forcat e mėdha, kryesisht nė kurriz tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, LZHK.
Nė qytetin mė tė madh verior, ku mendohej se edhe LZHK do tė kishte njė
rezultat shumė tė mirė, edhe presioni i dy forcave tė mėdha politike, ishte
mė i madh duke kėrcėnuar haptas komisionerėt e tė gjitha niveleve. Nė
zgjedhjet e 3 korrikut, komisioner i LZHK-sė ishte edhe Luan Dani. Duke parė
zhvillimet aspak tė shpejta demokratike gjatė 15 viteve, ku PS dhe PD i
lėshonin vendin njėra-tjetrės, Luani mendonte se LZHK do tė ishte njė
alternativė mė e mirė pėr tė gjithė shqiptarėt. Kėshtu, ditėn e votimit, ai
ishte i bindur se si komisioner do tė jepte ndihmesėn maksimale pėr tė
ruajtur votėn, tė cilėn elektorati shkodran do tia jepte njė force tė re dhe
ambicioze, siē ishte LZHK-ja. Gjatė ditės sė zgjedhjeve, si komisioner i
LZHK-sė, Luan Dani do tė pėrballej me presione tė hapura deri nė kėrcėnime tė
komisionerėve tė PD-sė dhe PS-sė. Kjo pėr faktin se votat e LZHK-sė, tė cilat
kjo forcė i kėrkonte nė mazhoritar, rrezikonin direkt kandidatėt e dy forcave
tė tjera kryesore, PS dhe PD, tė cilat me proporcionalin kishin bėrė pazar
me aleatet e tyre pėr tia dhuruar atė. Megjithatė, duke qenė i vendosur nė
mbrojtjen e votės sė lirė tė shkodranėve, Luani nuk iu pėrkul presioneve dhe
kėrcėnimeve mė 3 korrik 2005. Megjithatė, kėto presione madje dhe kėrcėnime
nuk iu ndanė as pas zgjedhjeve, duke ia bėrė tė padurueshėm dhe tė rrezikshėm
pėr jetėn qėndrimin nė vendlindje. Nė kėto kushte Luan Dani, mbrojtės i votės
sė lirė dhe i demokracisė shqiptare, u detyrua tė largohet nga atdheu pėr tė
siguruar jetėn e tij. Kjo ėshtė historia e dhimbshme e Luanit,
por edhe e shumė shkodranėve e shqiptarėve, tė cilėt pas 15 viteve janė
pionierė tė mbrojtjes sė votės sė lirė tė shqiptarėve, e cila fatkeqėsisht
edhe pėr shumė vite nuk do tė jetė e lirė dhe e garantuar nė Shqipėri. Albert Vataj Rotacioni politik sjell edhe revanshin e demokrateve. Nje nga viktimat e para te ketij revanshi eshte edhe
nje 50-vjecar nga Shkodra i cili po kercenohet sistematikisht nga te
sapoardhurit ne pushtet. Tashme nuk perben me nje cudi. Ajo qe shumekush e kishte parashikuar po
ndodh dita-dites. Revanshi i demokrateve te sapoardhur ne pushtet po kercenon
qytetaret shqiptare te cilet fajin e vetem e kane qe jane perkrahes te
Partise Socialiste e sapodale ne opozite. Largimet nga puna, konfiskimi i
pasurive, vendosja e gjobave nga me te ndryshmet e deri tek arrestimet e
pamotivuara me pretekst luften kunder korrupsionit jane disa nga praktikat qe
po ndiqen ne keto muaj te pare te qeverisjes se Partise Demokratike. Nje nga
keta individe eshte edhe 50 vjecari Memli Kraja nga lagjia
« Partizani » e Shkodres i cili po provon prej disa ditesh
represionin deri ne kercenime fizike te drejtuesve te rinj te pushtetit qe
shohin tek ai kundershtarin e vendosur te sistemit te sapovendosur ne Shqiperi.
Anetar prej shume vitesh i PS dhe nje nga eksponentet me aktive te saj ne
degen e Shkodres, Kraja edhe pse ishte prej disa kohesh jashte vendit se
bashku me familjen, u kthye ne atdhe per te dhene kontributin e tij gjate
fushates per zgjedhjet parlamentare te 3 Korrikut. Gjate diteve te fushates
ne levizjet e vazhdueshme ne zonat zgjedhore te Shkodres ai ishte nje nga
njerezit me aktive dhe me te angazhuar te socialisteve dhe kjo nuk kishte
sesi te mos binte ne sy te kundershtareve politike te cilet nuk harruan
kontributin e tij ne fitoren e dy kandidateve per deputete te PS pikerisht ne
ato zona zgjedhore qe prej 15 vitesh konsideroheshin si bastione te Partise
Demokratike. Situata per 50-vjecarin nisi te behej e padurueshme qe ne ditet
e para te Korrikut 2005 kur persona dikur me precedente penale nisen ta
kercenojne cdo dite me eliminim fizik sa nepermjet telefonit aq edhe ne
menyre te drejtperdrejte. Tani ka ardhur dita jone. Do jesh me shume fat nese
shkon ne burg pasi mund te te ndodhe edhe me keq keshtu mesohet ti kene
thene atij keta persona te cilet ai shprehet se nuk I njeh por qe me shume
mundesi I trembet nje hakmarrje edhe me te eger nese I denoncon. Krahas
kercenimeve nga individet prane PD-se, 50-vjecari po merr mesazhe edhe nga
pushtetaret e rinj te emeruar nga kjo force politike. Disa here gjate dy
muajve te fundit, edhe pse nje qytetar shembullor dhe I respektuar ai eshte
shoqeruar ne komisariatin e policies gjoja per sqarime te ndryshme nderkohe
qe prej me shume se nje muaji dyqani qe ka ne pronesi ne lagjen ku banon
qendron I mbyllur si pasoje e kontrolleve te vazhdueshme te policive tatimore
dhe bashkiake te cilet ne cdo rast kerkonin shkak per ti bllokuar
aktivitetin. Ne keto kushte ai eshte detyruar te mos e vazhdoje me
gjate aktivitetin ne njesine e tij tregetare. Edhe pse sic e kishte
planifikuar do rikthehej te sistemohej ne qytetin e lindjes, ne shtepine e
tij ne lagjen « Partizani » se bashku me gruan dhe dy djemte, Memli
Kraja e sheh te pamundur jetesen normale dhe te qete ne keto kushte te nje
represioni te vazhdueshem dhe gjithnje ne rritje te pushtetareve aktuale.
Megjithese me dhimbje per ate qe mund te lere pas ai e pranon se rruga e
mergimit, larg miqve dhe te afermve eshte zgjidhja e detyruar per te shpetuar
nga kjo situate aspak e sigurte per jeten dhe te ardhmen e tij dhe te
familjes. Alban NEGRI Bujar Seferi,
shembull i demokracisė shqiptare Familja Seferi nė Shkodėr ėshtė ndėr mė tė
persekutuarat nga Pushteti Popullor gjatė viteve tė diktaturės komuniste nė
Shqipėri. Nga strukturat partiake moniste tė kohės, ajo ėshtė cilėsuar si
kulake dhe pėr kėtė arsye i ėshtė konfiskuar pasuria e luajtshme dhe e
paluajtshme. Pinjoll i kėsaj familjeje ėshtė edhe Bujar Zija Seferi, i datėlindjes
17 qershor 1971, lindur dhe banues nė Shkodėr. I bindur nė idetė demokratike
tė trashėguara nga familja e tij, Bujari ėshtė ndėr aktivistėt e parė tė
lėvizjes demokratike, ndėrsa ėshtė anėtar i Shoqatės Politike Antikomuniset
13 Dhjetori 1990. Bujari ėshtė edhe nipi i Caf Sustės (daja i Bujarit), i
cili nė vitin 1982 u vra nga Sigurimi i Shtetit. Mė pas, pjesėtarėve tė
familjes sė Bujarit i janė mohuar dhe cėnuar tė gjitha tė drejtat mė
elementare tė jetės, si shkollimi, punėsimi, strehimi etj. Me fillimin e erės sė demokracisė nė
Shqipėri, familja Seferi ėshtė ndėr tė parat qė pėrqafoi idetė demokratike.
Mė 2 prill 1991, menjėherė pas zgjedhjeve tė fituara pėrmes manipulimit nga
komunistėt akoma nė pushtet, Bujari ėshtė pjesėmarrės nė demonstratė dhe
madje plagoset nga forcat e errėta tė Sigurimit tė Shtetit. Edhe gjatė
trazirave tė vitit 1997 tė revolucionit neo-komunist tė udhėhequr nga Fatos
Nano dhe klika e tij, Bujar Seferi dhe njė kontribut tė shquar nė mbrojtjen e
institucioneve demokratike. Nė protestėn e madhe popullore tė 14 shtatorit
1998, e cila erdhi si rrjedhojė e natyrshme e vrasjes sė liderit tė Dhjetorit
Azem Hajdari, Bujari arrestohet dhe keqtrajtohet pėr 3 orė pa asnjė arsye
ligjore. Pas kėsaj ėshtė paralajmėruar se dot ė pėrdoret dhunė ndaj tij dhe
familjes nga forcat e errėta neo-komuniste nė pushtet. Gjatė viteve tė qeverisjes okulte tė
qeverisė socialiste, e njohur botėrisht si ndėr mė tė korruptuarat nė Evropė
e botė, ku mbizotėronte frika pėr tė nesėrmen e pasigurtė, bandat e
armatosura pėr tė eliminuar kundėrshtarėt politikė, jeta e Bujar Seferit dhe
e shumė demokratėve tė tjerė u bė e pasigurtė dhe e padurueshme. Ai ka patur
kėrcėnime tė hapura pėr jetėn nga struktura shtetėrore, me dha pa uniformė
dhe jeta e tij u bė vėrtet e pasigurtė dhe e rrezikuar. Ėshtė njė shembull i
demokracisė shqiptare. Ndue Bacaj NDERKOMBETARIZIMI
I KRIZES ENERGJETIKE Pas deklaratės sė
ministrit tė Energjetikės Genc Ruli vetėm pak kohė mė parė sipas sė cilės jo
vetėm Shqipėria por i gjithė rajoni i Ballkanit po kalon krizė energjetike, u
habita jashtė mase. Si ėshtė e mundur
qė as dy muaj pas mbarimit tė sezonit turistik tė verės tė pllakosė kjo krizė
furnizimi me drita nė Ballkan?!, mendova pa e vrarė mendjen shumė pėr
errėsirėn mbi 16-orėshe qė ka pushtuar Shkodrės pasi ky qytet ka kaluar edhe
periudha tė tėra me vetėm 4-5 orė drita nė ditė. Teksa po bluaja kėtė
konstatim tė cuditshėm tė ministrit tonė tė nderuar kurioziteti nuk mė la qė
tė mendohesha gjatė.I bėra njė telefon njė mikut tim nė Ulqin pėr ti qarė
hallin pėr kėtė krizė tė paparė ndonjėherė nė qytetezėn turistike bregdetare
qė nuk njeh gjumė ngaqė jam mėsuar qė tė paktėn gjatė stinės sė verės tė
kaloj disa fundjava atje.. -Nuk e di se cfarė
ka thėnė ministri juaj por sa pėr nė Ulqin po tė siguroj se drita ka dhe jeta
e natės vazhdon ende non-stop ashtu si dhe nė gusht kur ishe edhe vetė. Pėrgjigja nga ana
tjetėr e celularit ishte e thjeshtė dhe e qartė. Mbeta i shokuar jo
vetėm nga pėrgjigja por edhe ngaqė mu duk vetja si jashtė kohės nga pyetja qė
i bėra, ndonėse tė stisur nga Ruli. Komenti i mėtejshėm
nė kėtė mesele do tė ishte i tepėrt. Kur komuna e Ulqinit
as qė e diskuton furnizimin non-stop me energji elektrike, kushdo mund tė
imagjinojė lehtėsisht se sa problem mund ta kenė, fjala vjen Podgorica,
Cetina, Budva, Beogradi, Novi Sadi, Sarajeva, Zagrebi, Sofja, Bukureshti e
pėr tė mos shkuar deri te pjesa evropiane e Stambollit apo Selaniku dhe
Athina. Problemi qė vėrtet
meriton tė shqetėsojė edhe qytetarin mė tė thjeshtė qėndron nė faktin se edhe
sot pas 15 vjet hapjeje tė vendit tonė ka ende politikanė aq tė vegjėl qė
vėrtet pandehin se ekzistojnė nė kufi klonet e para viteve 90 kur shqiptarėt
e ngratė, krejtėsisht tė izoluar nuk dinin se ēfarė bėhej jashtė vendit tė
tyre.Ndaj, pėr tė mbuluar paaftėsinė e tyre mundohen qė ta kalojnė topin edhe
nė fushėn e fqinjve pėr tė na ngushėlluar se edhe tė tjerėt nuk janė mė mirė
se ne duke harruar se sot ka njėmijė mėnyra pėr njė verifikim kaq tė
thjeshtė. Duke iu rikthyer
xhevahires sė fundit tė ministrit shqiptar tė Energjetikės Genc Ruli nuk mė
rrihet pa kujtuar lojėn e tij akrobatike por aspak bashkėkohore (ndonėse ka
drejtuar njė institut pėr studime bashkėkohore-A.L.) menjėherė pas fitores sė
zgjedhjeve tė 22 marsit 1992 nga Partia Demokratike kur arriti tė futej edhe
si pjesėtar i kabinetit Meksi si i vetmi nga ish-ministrat demokratė tė
suksesshėm tė qeverisė sė Stabilitetit qė u patėn shpallur heretikė nga
Berisha vetėm gjashtė muaj pas formimit tė saj nė qershor 1991. Por sot kohėt kanė
ndryshuar.Ruli ka mjaftuar qė vetėm ta kthejė mbrapsht kostumin e ministrit
tė Financave tė ish-Kryeministrit Ylli Bufi (ky i fundit deklaronte nė atė
kohė se ka bukė vetėm pėr gjashtė ditė, ēka pat shkaktuar jo pak incidente e
viktima nė depot e ushqimeve nė Pukė si pasojė e panikut tė pėrhapur -A.L.)
pėr tu pėrshtatur pa problem me kohėn pėr ndryshim. Veēse pėr tė
justifikuar problemet e shumta qė mund tė ekzistojnė nė KESH apo edhe
paaftėsinė pėr tė gjetur zgjidhjen e kėsaj situate kritike tė furnizimit me
energji elektrike, zoti Ruli mund tė justifikohej apo edhe tė kėrkonte ndjesė
nė njė mijė mėnyra por jo tė pėrdorte si alibi kėtė pėrralė, madje tė treguar
edhe keq qė sot nuk e pėrtyp askush. ARBEN LAGRETA
Por ja qė
ngjet edhe kėshtu! Deri sa ndodhi ajo qė do tju tregoj,
ngjarje tė tilla tė cilat mendonim se nuk mund tė ndodhnin mė nė qytetin
tonė, mė bėnin kurioze dhe nuk e fsheh mė dukeshin interesante. Kur flisnin
pėr rrezik mė dukej se ashtu kėrkonin qė ngjarja e tyre tė bėhej e
pėlqyeshme, mė dramatike. Ajo qė dua tju tregoj ka filluar diku njė
vit mė parė. I afėrmi im Skerdilaid Frano Tyli mė tregoi se dashuronte njė
vajzė shumė tė mirė dhe se kishin vendosur tė martoheshin. Deri kėtu ska
asgjė pėr tu shėnuar. Dy ditė mė vonė mė tha se kishte probleme sepse vajza
ėshtė e besimit tjetėr dhe njė xhaxha i saj kishte thėnė se ajo vetėm e
vdekur martohet me atė bastard. Ata filluan tė takoheshin fshehtas. Dhe nė
familjen tonė filluan pakėnaqėsitė, sikur lindėn nga njė gropė e harruar qė
pėr ēudi kishte qenė gjithnjė aty. Familjet tona filluan tė shihnin
njėra-tjetrėn nė fillim shtrembėr e pastaj sikur mezi prisnin tė nisnin
sherr. Xhaxhai i vajzės njė ditė i tha njė kushėririt tim, se jeni bėrė mė
duket pėr pak dru. Kjo gjė ndezi gjakrat e kėshtu filluam tė ruheshim.
Skerdilaidi u bė si njė tabelė qitjeje, i cili vetėm heshte. Mbi tė binin
akuza pa thėnė aspak tė vėrtetėn. Njė ditė i thashė se pse rrinte ashtu. I
mėrzitur, mė tha: Kur tanėt bėjnė kėshtu, merre me mend se ēheq ajo e
ngrata. Mė vonė mė tregoi se kėshtu si mori kjo punė e vetmja rrugė qė i
kishte mbetur ishte tė martoheshin dhe tė zhdukeshin nga ky vend. Tė zhdukemi
ne dhe tė dy palėt tė shpėtojnė nga rreziku i ngjarjeve tė rėnda. Ishte e
ēuditshme, ja qė ndodhkan dhe me tė vėrtetė kėto gjėra. Mė 17 mars vetėm nė
prezencėn time dhe tė dy shokėve tė tjerė, u martuan. Punonjėsit shtetėrorė i
shikonin tė ēuditur. Kishin harruar tė blinin bombonet e zakonshme. Do tjua
sjell unė mo vonė, u thashė si pėr tu justifikuar. Gjithēka ishte
parapėrgatitur. Dy ditė mė vonė ata ikėn nė mėnyrė klandestine. Ikėn pėr tė
mos u kthyer, ose do tė kthehen dikur pas shumė vitesh, kur tė jenė me fėmijė
dhe faji i tyre tė jetė harruar. Tani tė dyja palėt janė tė zemėruara dhe
zgjidhja ėshtė interesante. Tani qė kanė kėputur qafėn justifikimi ėshtė i
lehtė. Atje skemi se ēfarė tu bėjmė. Sigurisht shtrohen shumė probleme si
arsye pėr zemėrimin e tyre, por jo e vėrteta. Ata janė shumė tė mirė dhe e
duan shumė njėri-tjetrin. Ja, kjo ishte ajo ēfarė doja tė tregoja. Le tė jenė
kėto rreshta dhurata pėr dasmėn e tyre. I falėnderoj botuesit e gazetės qė
kanė guximin qytetar ta botojnė shkrimin dhe qė do ta fusin nė internet, se
kėshtu do ta marrin dhuratėn time atje ku janė. Ju pėrqafoj shumė tė dyve. L.B. Njė nxėnės i
shkruan xhaxhi ministrit Ishte pasdite vonė. Ai ishte kthyer nga
shkolla. Tek gjendej mes librash dhe fletoresh, mendja e tij ishte zhytur
thellė nė ėndrrat e tij tė ēmendura fėminore. Ishte zhytur thellė nė atė
botėn e tij tė madhe ku fshihte me mijėra ėndrra nė sirtare. Teksa mendonte
dhe fluturonte sa nė njė dėshirė, e sa nė njė tjetėr, mendja i vajti tek
shkolla e tij (gjithmonė nėse ajo mund tė quhej e tillė). Edhe gjithė ajo
botė e magjishme qė jetonte brenda tij e cila kishte veshur mantelin qė
tjetėrsonte gjithēka rreth tij, madje edhe varfėrinė e madhe qė kishte prekur
shtėpinė edhe fshatin, nuk kishte mundur dot tė fashiste nga syri gjendjen qė
ndodhej shkolla ku ai mėsonte. Ajo ndodhej larg shtėpisė dhe ai ēdo mėngjes
herėt e bėnte rrugėn nė kėmbė pėr tė shkuar nė shkollė. Gjithmonė nėse ajo
mund tė quhet shkollė. Sigurisht atij gjithmonė shkollė i ishte dukur, e pėr
kėtė nuk kishte as mė tė voglin dyshim, por... Mė pas, ashtu pa pandehur mendja i vajti
tek dėshirat e tij. Ai do tė rritej njė ditė, dhe... kishte aq dėshirė tė
shkonte sėrish nė shkollė, por a do tė mundej vallė?!.. Do tė vinte njė ditė kur do tė mbaronte
shkollėn e tij, aty nė fshatin e varfėr, por ēdo tė ndodhte mė tej?!...
Papritur i lindi njė ide qė i ndryshoi ēehren e fytyrės sė tij tė vogėl e tė
brishtė. Nė ēantėn e tij rrėmoi njė copė letėr dhe
stilolapsin dhe nė vend qė tė fillonte tė bėnte detyrat e shtėpisė, atij i
duhej tė bėnte diēka tjetėr. Kishte dėgjuar nė lajme se dikush, njė
zotėri qė ai nuk e njihte dhe nuk ia mbante mend emrin, kujdesej pėr shkollat
e mbarė Shqipėrisė. Ai njeri ishte qeveritar dhe qėndronte atje tek qeveria e
tij. Meqė kujdesej pėr shkollat e gjithė Shqipėrisė, ai zotėri patjetėr do tė
kujdesej edhe pėr shkollėn e tij. Mė nė fund iu kujtua edhe emri, ai zuhej
zoti ministėr. Ai e kishte parė zotin ministėr tek fliste nė televizor dhe i
kujtonte shumė mirė fjalėt e tij. Ai kishte thėnė se mėsimi do tė zhvillohej
sipas metodave europiane, se do tė hapeshin shkolla tė reja, dhe ambjentet e
shkollave do tė ishin bashkėkohore. Zoti ministėr kishte thėnė edhe disa
fjalė, por ai i ngatėrronte dhe nuk i mbante mend, i kishte harruar. Edhe
mėsim sipas metodave europiane apo ambjente bashkėkohore ishin tė
pakuptueshme pėr tė, megjithatė e dinte se kishin tė bėnin me pėrmirėsimin e
shkollės dhe mėsimdhėnies. Tė paktėn kėshtu mendonte ai. E sigurisht kjo
ishte njė gjė e mirė pėr fėmijėt e vegjėl. Po sikur zoti ministėr tė mos e dijė se ku
ndodhej shkolla e tij?! Sikur tė mos e dijė se shkolla e tij duhej
ndryshuar?! Mbase ai nuk ka qenė asnjėherė nė fshatin e tij dhe me tė drejtė
nuk kishte si ta dinte ku ndodhej shkolla e tij, ai madje nuk kishte si ta
dinte se ajo shkollė ekzistonte ndopak... Atėherė dikush duhej ta lajmėronte zotin
ministėr, por kush do ta bėnte njė gjė tė tillė?!... Po sikur ta bėnte ai
vetė?!... Po, kjo ishte njė ide e mirė... Ai duhej ti tregonte zotit ministėr se nė
fshatin e tij ishte njė shkollė dhe gjithashtu duhej ti tregonte edhe
adresėn e fshatit. Dhe filloi ti shkruante njė letėr zotit ministėr. I dashur zoti ministėr! Unė qė po tė
shkruaj quhem Bledi. Jam njė nxėnės nė klasėn e katėrt dhe jetoj nė njė fshat
malor. E di qė fshati im ėshtė shumė larg vendit ku rrini ju, zoti ministėr,
dhe nuk e di a mund ta njihni fshatin tim. Si tju them, ėshtė njė fshat i
varfėr dhe shumė i vogėl. Vendosa tju shkruaj sepse ju kam parė nė
lajme dhe e di qė ju kujdeseni pėr shkollat e mbarė vendit. Ju kam dėgjuar tė
thoni disa gjėra qė unė tju them tė drejtėn nuk i kuptoj sepse janė fjalė
shumė tė mėdha, por ma do mendja se pėr rregullimin e shkollave e keni pasur
fjalėn. Mendoj se prandaj jeni ministėr sepse vetėm ju dini tė thoni ato
fjalė aq tė mėdha, sepse po tė dinte, edhe babai im do tė ishte bėrė ministėr
si ju. Por le tė dalim tek problemi qė desha tju them unė. Nuk e di a tė
thashė qė unė jam nė klasėn e katėrt dhe kėtu nė fshatin tim ka njė shkollė,
por si tju them zoti ministėr, ajo ėshtė e prishur. Mė pėrpara ajo nuk ka
qenė asgjė, e asnjėherė nuk ėshtė kujdesur askush pėr tė, dhe tani ne e kemi
shkollė. Si tjua pėrshkruaj?! Ajo ėshtė e vogėl, e
palyer, e vjetėr... Dimrit bėn shumė ftohtė dhe dritaret nuk kanė xhama dhe
ne nuk kemi as me se tė ngrohemi. Mėsimi nuk mund tė zhvillohet nė rregull
sidomos kur bie shi, sepse i gjithė shiu bie brenda. Bangat janė tė thyera,
por mirė qė i kemi kėto sepse nė klasė tė dytė mbaj mend qė nuk kishim fare
dhe mėsimin e bėnim pėrtokė. Dėrrasa e zezė mungon... Ne jemi disa fėmijė qė mėsojnė nė atė
shkollė dhe po mendoja sikur ta rregullonim pak, tė vinim xhamat nė dritare
qė tė mos hynte shiu dhe tė ftohtėt brenda dhe tė blinim disa banga ku tė
mund tė uleshim, sigurisht edhe dėrrasėn e zezė... E di, zoti ministėr, ndoshta po kėrkoj
shumė, sepse unė njoh disa shokė tė mirė, nė fshatin kėtu afėr, qė nuk kanė
shkollė fare. Ata mė dhimbsen sepse nuk mund tė shkojnė fare nė shkollė,
kurse ne e kemi njė. Pastaj mė vjen edhe keq sepse e di qė tė gjitha kėto, qė
tė rregullohen duhen para dhe ti ndoshta nuk ke ku ti marrėsh, prandaj tė mė
falėsh zoti ministėr, sepse ndoshta po gaboj. E di, zoti ministėr, kur tė mbaroj kėtė
shkollė nuk kam shkollė tjetėr. Meqė as afėr fshatit tim nuk ka njė shkollė
tė mesme do tė mė duhet tė qėndroj nė shtėpi. Do tė ruaj bagėtinė, kėshtu
ndihmoj edhe familjen time meqė nuk do tė shkoj nė shkollė. Edhe pse mami e
babi nuk mė kanė thėnė gjė, unė e di qė sapo tė mbaroj shkollėn tetėvjeēare
duhej tė shkoja nė shkollė tė mesme, e mė pas nė universitet. Por, meqė unė
nuk kam shkollė tjetėr kėtu afėr fshatit tim, nuk kam se ētė bėj. Jo, zoti ministėr, nuk po kėrkoj njė
shkollė tė mesme afėr fshatit tim, sepse e di qė pėr ta ndėrtuar duhen shumė
para dhe ju nuk keni, unė ju kėrkoj vetėm tė na rregulloni shkollėn tonė,
meqė keni thėnė vetė se do ti rregulloni tė gjitha shkollat e vendit. Po ju
zoti ministėr a keni qenė nė shkollė. Mos ndoshta edhe ju keni pasur njė
shkollė tė shkatėrruar si kjo e imja. Sa mirė do tė kishte qenė sikur tė
ishte ashtu sepse ndoshta edhe unė do tė kisha mundėsinė tė bėhesha ministėr,
ashtu si ju. Sepse unė kam menduar gjithmonė qė tė bėhem ministėr. Pasi tė mė
lėsh vendin, d.m.th. pasi ju tė plakeni, unė do tju zėvendėsoj dhe do tė
rregulloj tė gjitha shkollat qė ju kanė mbetur pa rregulluar, edhe shkollėn
tonė, nė qoftė se ju nuk e rregulloni, por mendoj se tani qė unė po ju tregoj
adresėn, ju do ta rregulloni atė, apo jo?! Por, si mund tė bėhem unė ministėr si ju,
kur nuk do tė bėj as shkollėn e mesme e as universitetin?! Le pastaj qė unė nuk i di fare ato fjalėt
e mėdha qė ju i thoni nėpėr lajme. Sa keq, ndoshta unė nuk do tė bėhem kurrė
ministėr si ju... Tani zoti ministėr po e mbyll letrėn time
sepse mė duhet tė bėj detyrat e shtėpisė. Tani qė ta tregova adresėn e
fshatit tonė, shpresoj tė na e rregullosh shkollėn... E palosi letrėn dhe e futi nė zarf. Por
nuk dinte nė ēadresė ta dėrgonte. Sipėr zarfit shkroi: Zotit ministėr qė
rregullon shkollat. Kjo ishte letra e Bledit tė vogėl qė ia
shkroi zotit ministėr qė ti rregullonte shkollėn e fshatit tė tij. Por, a do ta lexojė ndonjėherė kėtė letėr
zoti ministėr?!... Emiranda Lukaj A i ka borxh
pushtetari shtetasit? Natyrisht, pėrtej mundėsisė pėr tė qenė
pėrfundimisht i pastėr nė krijimin imagjinar, operimi me realitetin ėshtė
dhe duhet njė domosdoshmėri, ndryshe, a mund tė realizohet sadopak aktiviteti
ligjor i njė shtetari sot? Pėrgjithėsisht, shtetarėt u janė borxhli
individit mė tė skajshėm, gjer nė palc. Ndofta ato pėrpiqen tė kompensojnė
mundėsinė nė njėfarė mase, tė balancimit mes atyre qė janė tė lehtė pėr tu
rrjepur dhe atyre qė ėshtė e vėshtirė tu vėsh gėrshėrėn. Gjithsesi, pa
shqetėsim shpirtėror (por jo moral) nuk mė vjen rėndė ta indentifikoj veten
si pjestar i grupit tė parė, por ajo qė mė ngatėrron nė lirshmėrinė e tė
ligjėruarit ėshtė antipodi im. Vėrtet mė ka borxh pushtetari...?! Jam i bindur se Po! Pėrtej kėtij pohimi ngutem tė shpjegoj se
trajtimet e kėtyre problemeve nė shtyp, nė masmedia, pėr realitetin e
pėrafėrt tė zonave rurale, ėshtė e nevojshme pavarėsisht qė mund tė mos jetė
e kohės. Kuptohet qė fokusimi ėshtė Tirana, njė
kuadrat qendror i pėrcaktuar, pak mė pak degėzimet nėpėr bashki qytetesh...
Ėshtė e qartė se sa nė segmentet e komunave tė fshatrave... pa i zėnė nė gojė
kryepleqtė... Megjithatė, po nė kėto kodrina tė pakitura jetohet?! Gjithė kjo hapėsirė kėrkon gjithė ato
probleme tė shkruari... A mė ka borxh kryetari i komunės sime?
(B.f.) Pėrballimi konkret i imi me dy kryetarėt,
tė komunės sime dhe tė kėshillit, qartėsisht nuk ishte sipas denoncimit tim
se njė Mit Sokol mė administron nga 4 dynym tokė me tapi, 1 dynym por,
pėrpjekje pėr tė vendosur pikėn mbi i zyrtarizimin e mungesės sė pronės, dhe
kurrsesi jo mundėsinė pėr tė ma kthyer pronėn e grabitur, (gjė qė nė fakt, u
takon ligjėrisht). Ezaurimi i mundėsisė sė parė nuk ėshtė
dobėsi, por tolerancė logjike. Ndėrsa abuzimi i ēdo ligji dhe logjike duke
lejuar punonjėsin e administratės, agronomin e komunės te avokatėt qė tė
rivendosė njė pronė tjetėr mbi, konkretisht pronėn time, tashmė ėshtė hapur
porta e ēdo ligji a natyrshmėrie logjike duke i lėnė mundėsi fyerjes
shtetarshe... Jam shumė i qartė se aktiviteti zyrtar i
njė shtetari nuk mund tė pėrcaktohet nga njė veprim sado konkret apo sado i
rėndomtė tė jetė ai, sepse njė veprim apo dy suportohen nė brendinė e
aktivitetit global, nė pikėsynimin e qartė perspektiv tė tij. Njė kryetar komune sėshtė as mė shumė e
as mė pak por njė kryetar komune, qė do tė thotė kryetar i njė komuniteti,
udhėheqės i tyre shpirtėror dhe fizik. Ai kryetar qė shpalos tė tilla fijėza
bashkėpunimi sa mė efikase, qoftė moralisht, ia ka arritur qėllimit pėr tė
hapur portat e suksesit. Dhe, prapė pavarėsisht njė kryetar komune (nė rastin
e rėndomtė tė problemit) nuk ka se si tė mos jetė borxhli, qoftė edhe ndaj
njė individi tė caktuar, por problemi shtrohet qė kėto individė gjithsesi tė
mbesin individė. Janė tė tilla raportet nė komunėn e Bushatit? (Konkretisht)
Jam i vetėdijshėm qė ndjej se mė ka borxhe udhėheqėsi im shpirtėror dhe
fizik? Nė vėshtrimin e parė mė duket se po! Dhe e gjitha kjo nuk ka se si tė
mė shqetėsojė. Nė tė vėrtetė mė shqetėson fakti i mosnormalitetit dhe i
mosngjyrimit tė sė vėrtetės me bojėn qė meriton. Sepse, nė fund tė fundit
ndoshta arrin tė krijohet njė bindje tek unė se kuptohet ky realitet, mundet
normalisht tė dallohet aktiviteti ligjor i njė pushtetari me aktivitetin
propagandistik dhe horizontal tė tij? Le ti referohemi shembullit tė parė.
Agronomi i komunės vazhdon tė paguhet nga taksapaguesit ndėrsa ai tė krijojė
precedente ngjarjes konfliktuale. Kryetari i komunės bėn tė paditurin, madje
dhe pasi ti lexojė kėto radhė do tė thotė: Pėrse e ka fjalėn
artikullshkruesi ose kėtė punė kanė artikullshkruesit! Kur, nė fakt vetėm njė
pėrballje do tė evidentonte punėn antiligjore tė konkretisht, agronomit tė
tij. Por a mund tė ndodhė ndryshe kur vetė ai (kryetari) disponon njė koncept
modernist. Punėson ata qė janė nė gjendje ekonomike mė tė mirė nga ato tė
dobėtit, mbasi ata tė dobėtit nuk janė as pėr vete. A nuk ėshtė i drejtė
ky koncept? Ndoshta nxitja pėr tė nisur trajtimin e kėtij problemi sa global
aq i rėndėsishėm u bė, nė fakt vendimi i Kryetarit tė Komunės Bushat
(konkretisht). Pezullimi i tė gjitha rojeve tė rezervuareve dhe zėvendėsimi i
tyre, jo si njė aktivitet konkret por si hapėsirė pėr tė devijuar atė rrogė
(rrogė i thėnēin) nė persona tė tjerė, tė aktivitetit X-Y. Evidentimi i kėsaj
ngjarjeje nuk ka 100% mision tė evidentojė njė veprim banalo-absurd, por tė
pėrpiqet tė shfaqė njė tėrėsi koncepti absurd. Rrezikshmėria jo e mos
zbatimit tė ligjit (nė fund tė fundit), por e krijimit tė tij. Pėrfytyroni sa
e rėndomtė do tė jetė pėrpjekja e zbatimit tė kėtij krijimi. Ligji dhe Maliqi
nuk ėshtė i arkivuar nė celuloid, por ato i shohim tė pėrshkojnė kryq dhe
tėrthor hapėsirėn e mungė tė tjetės sonė. Dhe nga kėtu duhet tė niset ēdo
individ pėr tė shkuar tek vetė pyetja Mė ka borxhe mua pushtetari? Ose mė
saktė A vėrehet nė nevojat e jetės sime personale dora ligjore e tij?... Jak Rrotaj PSE LIHET JASHTE UNIONIT TE SHQIPERISE, UNIONI I
GAZETAREVE PROFESIONISTE TE VERIUT? - Kemi kenaqesine te kemi ne rradhet tona antare nga
thuajse e gjithė hapėsira gjeografike nga Tirana e lart: Shkodra, Lezha,
Puka, Malėsia e Madhe, Mirdita, Tropoja e Kukėsi, rreth 80% te te gjithė
personave qe merren me gazetari. - Jemi krenare qe President Nderi ėshtė z. Nikolle Lesi,
krijues I medias se pavarur ne Shqipėri dhe deputet I fjalės se lire ne
Kuvend; Antar Nderi z. Pjeter Arbnori, ish- kryetar I Kuvendit, deputet 5 here
rradhazi dhe njėkohėsisht publicist e disident I njohur; Antar Nderi prof.dr.
Hamit Boricin, krijues I Fakultetit te Gazetarisė ne Shqipėri; Antar Nderi z.
Alban Kraja, pionier I shtypit te shkruar dhe ish- drejtor I Lajmėtarit te
Shkodrės, President I Lidhjes se Shoqatave Shqiptare dhe Arbėresh te Italisė. - Unioni I Gazetareve Profesioniste te Veriut ėshtė
botues I te parit Fjalor Enciklopedik Gazetare dhe Publicistė Shqiptare dhe
njė faktor I pamohueshėm ne krejt trevėn e Veriut te Shqipėrisė, kandidat pėr
antar I Federatės Ndėrkombėtare te Gazetareve (IFJ) si dhe nder te paret qe
hapur, ne faqet e KJ pėrcolli problemet e jashtėzakonshme qe po vuan
gazetaria shqiptare. Nėse do te behet
diēka ne interes e gazetareve dhe te mediave ne Shqipėri, nisma duhet te jete
gjitheperfshirese. Nėse do te tentohet qe te gjithė, te vihen para faktit te
kryer, duke u vetzgjedhur dhe vetėvendosur, nuk do te behet asgjė me shume se
sa njė tjetėr Shoqate, e miratuar ne njė Gjykate dhe me njė kryetar qe mban
pas vetes vulėn. Mendimi na erdhi
spontan, teksa ne hotelet luksoze te Tiranės, brenda njė kohe te shkurtėr, u
organizuan dy tryeza, ne lidhje me problemet qe shqetėsojnė gazetaret dhe
mediat ne pėrgjithėsi. Sigurisht, nuk ishin te pakte gazetaret VIP, disa prej
te cilėve prodhime te Shkollės Shqiptare Veriore te Gazetarisė, apo edhe
pinjollė te lindur e rritur ne qytete te ndryshme te vendit, por me AND
Gazetarie Veriore. Kishte gjithashtu, edhe mjaft kolege te nderuar me
origjine nga Jugu, por te tiranizuar (ne kuptimin e qytetit, Tirane).
Termat e pėrdorur me sipėr, nuk kane aspak qellim te evidentojnė ndarje te
ndryshme ne mes gazetareve, por paraqesin realitetin e grupimeve te ndryshme
mbi baza krahinore, kulturore dhe te interesave te pėrbashkėta, veēanėrisht
kur shoqatat kombėtare me qendėr ne Tirane, duket se funksionojnė vetėm ne
raste shume te rradha, pėrgjithėsisht kur koleget e tyre dhunohen fizikisht. Jemi koshiente se ne
Tirane, ėshtė pėrqendrimi me I madh I mediave te shkruara por edhe atyre
elektronike, rrjedhimisht edhe I gazetareve apo punonjėsve te tjerė te tyre.
Megjithatė jemi po koshiente, se problemet me te mėdha, I kane gazetaret te
ashtuquajtur te rretheve, duke filluar nga liria editoriale, kushtet e punės
dhe trajtimi financiar. Nėse dikush duhet te marre pėrsipėr te rregulloje
diēka ne panoramėn mediatike shqiptare, ne fokus duhet te jete jo vetėm
Tirane, por edhe qendra te tjera ku gazetaria ka arritur ne disa standarde te
kėnaqshme, ku veēohen Shkodra, Lezha, Elbasani, Korēa, Vlora etj. Ndoshta
mendimi ynė nuk do te jete pėrfundimtar, por mendojmė se do te ishte I
vlefshėm ne njė tryeze, ku mesa duket, problemi I vetėm ėshtė etika. Edhe me herėt, duke
pėrfituar nga dashamirėsia e gazetės KJ, ne kemi shprehur opinionet tona
botėrisht dhe jemi plotėsisht dakord edhe me ato qe kemi dėgjuar pėrmes
mediave, ēka ėshtė diskutuar ne tryezat e kolegeve tanė ne Tirane kėto dite.
Gjithsesi, mendojmė se hapi fillestar ėshtė ngritja e njė Urdhri apo Komiteti
te Medias e Etikes, por qe duhet te shoqėrohet me njė sere masash pėr te
krijuar njė klime lirie por edhe kushtesh normale pėr punėn e gazetareve. E
ne kėtė pike, duhet detyrimisht te merret mendimi I gazetareve apo edhe I
shoqatave, te cilat megjithėse kane te njėjtin status si ato te Tiranės, janė
me pak ne vėmendje pasi nuk kane shume VIP-a ne rradhet e tyre, dhe cfare
ėshtė me e rėndėsishmja janė me larg mbretit. Nuk mendojmė se
ėshtė e udhės te sqarojmė se kush ėshtė Unioni I Gazetareve Profesioniste te
Veriut (www.ugpv.org), por shkurtimisht mund te
citojmė diēka, e cila mendojmė se pėrbėn interes edhe pėr te gjithė ata, qe
sot, pėr here te pare mėsojnė pėr kėtė shoqate. Kemi kenaqesine te
kemi ne rradhet tona antare nga thuajse e gjithė hapėsira gjeografike nga
Tirana e lart: Shkodra, Lezha, Puka, Malėsia e Madhe, Mirdita, Tropoja e
Kukėsi, rreth 80% te te gjithė personave qe merren me gazetari. Jemi krenare qe
President Nderi ėshtė z. Nikolle Lesi, krijues I medias se pavarur ne
Shqipėri dhe deputet I fjalės se lire ne Kuvend; Antar Nderi z. Pjeter
Arbnori, ish- kryetar I Kuvendit, deputet 5 here rradhazi dhe njėkohėsisht
publicist e disident I njohur; Antar Nderi prof.dr. Hamit Boricin, krijues I
Fakultetit te Gazetarisė ne Shqipėri; Antar Nderi z. Alban Kraja, pionier I
shtypit te shkruar dhe ish- drejtor I Lajmėtarit te Shkodrės, President I
Lidhjes se Shoqatave Shqiptare dhe Arbėresh te Italisė. Unioni I Gazetareve
Profesioniste te Veriut ėshtė botues I te parit Fjalor Enciklopedik Gazetare
dhe Publicistė Shqiptare dhe njė faktor I pamohueshėm ne krejt trevėn e
Veriut te Shqipėrisė, kandidat pėr antar I Federatės Ndėrkombėtare te
Gazetareve (IFJ) si dhe nder te paret qe hapur, ne faqet e KJ pėrcolli
problemet e jashtėzakonshme qe po vuan gazetaria shqiptare. Siē edhe kuptohet,
ne jemi ne dijeni te krijimit te Unionit te Gazetareve te Shqipėrisė,
qėllimeve te tija. Vete Aleksandėr Cipa dhe Andrea Stefani, te prezantuar si
iniciatorė te kėsaj shoqata apo sindikate, kane zhvilluar takim me ne ne
Shkodėr. Kane marre mbėshtetjen tone te plote, por njėkohėsisht u kemi
sugjeruar qe tu shkojnė gjerave deri ne fund, pėr te mos krijuar thjeshte njė
tjetėr Shoqate, ne shėrbim te interesave te ngushta te disa individėve. Na
premtuan se do te na vene ne dijeni pėr ēdo hap, ndėrkohė ne Tirane
zhvillohet njė tryeze dhe askush nuk kujtohet pėr gazetaret e Veriut. Edhe Remzi Lani,
drejtor I Institutit te Medias, verior, ėshtė I mirėnjohur me ne. Kemi
zhvilluar disa here takime edhe ne Shkodėr, por edhe ne Tirane dhe ėshtė
shprehur I gatshėm ten a ndihmoje ne shume drejtime. Ne thjeshte,
kėrkojmė te jemi pjese e tryezave, te cilat teorikisht, duhet te vendosin jo
vetėm pėr fatin e gazetareve ne kryeqytet, por edhe ne rrethe. Duam edhe net
e japim mendimin tone, pasi meritojmė te paktėn te ushtrojmė te drejtėn e
fjalės. Nuk duam poste drejtuese ne asnjė Union, por te diskutojmė sit e
barabarte mes te barabartėve. Ndėrkohė, ne tashme
kemi shpėrndarė opinionin tone permes njė Promemorie, te cilėn permes postes
elektronike e kane marre edhe Kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit
Topalli, Presidenti Moisiu dhe Komisioni I Medias ne Parlament. Topi ėshtė ne
fushėn e shtetit tashme. Hapi I pare ėshtė hedhur, veprimi ose mosveprimi
ėshtė ne dorėn e tyre, por ne interesin ose demin tone. Do te kėrkonim qe te
gjithė ata qe ndjehen te prekur nga kėto rreshta, ti marrin thjeshte si
sugjerime kėto qe po shkruajmė. Njėkohėsisht kėrkojmė qe te reflektohet dhe
te ftohemi ne takimet e rradhes. Blerti DELIJA President i Unionit
te Gazetareve Profesioniste te Veriut Koordinatorėt e lidhjes shqiptare nė botė Binjaket Naim dhe
Sami Flamuri , i njojta kur isha ne Kongresin e Ne vitin
1940bashke me luftetaret Hasan Isufi , Nogusha
600-vjetori i
lindjes sė Gjergj Kastriotit dhe ēėshtja shqiptare Kėtė vit mbushen plot 600 vjet nga lindja
e Gjergj Kastriotit, Heroit tonė Kombėtar, gjeniut tė papėrsėritshėm
ushtarak, diplomatik e me radhė, qė me luftėrat e tij nė mbrojtje tė trojeve
shqiptare, gjithashtu duke u bėrė pengesė kryesore e invadimit osman drejt
Europės Perėndimore, hyri nė histori si epoka heroike shqiptare (Albane). Kjo
epokė u vulos nė altarin e historisė nė sajė tė tij e vetmohimit brilant tė
princave e fisnikėve shqiptarė, bashkė me trupat e tyre besnike qė u flijuan
duke mbrojtur trojet tona me tė drejtėn sublime tė trashėguar qė nga koha
ilire e deri nė ditėt tona, ku shumė shqiptarė tė Kosovės sot u flijuan nė
mbrojtje tė trojeve shqiptare. E thashė kėtė tė fundit, jo thjesht e sa pėr
tė bėrė njė shkrim, por pikėrisht se sivjet shqiptarėt kremtojnė 600-vjetorin
e gjeniut tė tyre, e nė tė njėjtėn kohė desht Zoti shqiptarėt e Kosovės janė
tė thirrur nga komuniteti ndėrkombėtar pėr tė vendosur pėr tė ardhmen e
Kosovės e fatin e saj, e qytetarėve tė saj europianė. Mund tė thotė ndokush,
ēka hyn Skėnderbeu pėr ēėshtjen e Kosovės? E me tė drejtė konventat
ndėrkombėtare bazohen nė disa principe klasike tė firmosura nga shtetet
pjesėmarrėse nė to. Gjithashtu duhet tė theksoj se ato janė bazė e garanci
pėr problemet e ndryshme globale, por nė tė njėjtėn kohė rasti ynė ėshtė unik
e imponues, e fatkeqėsisht i papėrsėritshėm, se kemi tė bėjmė me njė shtet
siē ėshtė shteti Serb, qė udhėhiqet nga njė mentalitet i kohės sė kaluar, pėr
tė mbajtur peng shpirtėrat e bashkėkombasve tė vet, thjesht pėr pėrfitime
politike e ekonomike, duke qenė dėmi i mos-zhvillimit tė tyre por
fatkeqėsisht edhe dėmi ynė, duke na detyruar tė shfletojmė historinė e tė
ballafaqohemi me ta pėr tė mos i lėnė shteg diplomacisė serbe tė abuzojė sot
me ēėshtjen kosovare (Dardane). Ata me qėllim anashkalojnė nė njė kohė
tjetėr, duke u paraqitur si martirė nė mbrojtje tė Europės, e nėpėrmjet kėsaj
strategjie kėrkojnė si shpėrblim atė qė su takon, se po ta shohim me kujdes
e me logjikė tė ftohtė, atėherė bindemi se ia vlen tė luftojmė nė dy fronte.
Nė tė parin ėshtė periudha e Skėnderbeut e tė vėrtetat e asaj kohe, plus
kėsaj duhet tė jemi aktiv e pasionantė nė mbrojtje tė vlerave civilizuese, ku
ėshtė taksativ parimi fondamental i vetėvendosjes. Pra, nė tė dyja anėt jemi
tė fituar, gjithashtu duhet tė jemi tė bashkuar e shumė tė kujdesshėm ndaj
provokimeve nga zyrtarėt e sotėm serbė e mbėshtetėsit e tyre. Pėr ato ēka
thashė mė lart, i del pėr detyrė historianėve shqiptarė ta shpjegojnė se si
ėshtė e vėrteta, e me kėtė rast i bėj thirrje tė rreshtohen totalisht nė
betejėn finale pėr nacionalitetin shqiptar, nė mbrojtje tė ēėshtjes
kombėtare, e mos tė kenė frikė se nuk ėshtė betejė me armė, por me bisedime e
darka e dreka, duke pasur garant OKB-nė e shumė institucione tė tjera
ndėrkombėtare e civile. Prandaj ėshtė nė turpin e tyre mos-angazhimi pėr kėtė
ēėshtje kardinale, se flet pėr ekzistencėn tonė nė radhė tė parė, e tė tjerat
mė pas, por edhe tė Ballkanit, duke mos pėrjashtuar nė asnjė sekondė
ekzistencėn e vetė shteteve ballkanike, qė pėr njė fjalė goje janė gati ti
bėjnė m... ēdo gjėje vetėm e vetėm qė ti shkojnė idiotllėkut tė tyre deri nė
fund. Thjesht nga ky arsyetim, europianėt besoj se do tė jenė tė logjikshėm e
realistė, e sdo pėrdorin huqet e tyre kundėr ēėshtjes shqiptare, se fundi i
fundit shqiptarėve do i kenė njė borxh shumė tė madh, e tė pashlyeshėm, se janė
pikėrisht shqiptarėt qė ranė fli pėr tė mbrojtur Europėn Kristiane nga
invazioni turk. E kundėrta ndodhi me serbėt. Atyre nuk iu prek asnjė fije
floku nga turqit, duke e prerė nė besė armatėn e Skėnderbeut nė pėrballje me
hordhitė turke, e realiteti duhet dhe ėshtė i lexueshėm pėr tė gjithė, e
europianėt kėtė e dinė mė mirė se askush. Kjo ėshtė e vėrteta e ska tjetėr,
e pėr kėtė janė tė bindur tė gjithė. Me tė drejtė apo pa tė drejtė, nė kėto
momente qė po pėrgatiten bisedimet pėr tė ardhmen e Kosovės, ne shqiptarėt
jemi pozicionuar gati tė gjithė qė SHBA tė jetė interlokutori i kėtyre
bisedimeve, me arsyetimin e drejtė se shteti amerikan ėshtė miku ynė, pra i
ēėshtjes shqiptare, kurse pėr europianėt ka njė stepje e frikė se mos ata
influencohen nga strategjia e fundit e politikės serbe, qė e ka lidhur ēdo
gjė me besimin kristian-ortodoks, duke u mbėshtetur vetėm nė njė betejė ndaj
trupave turke nė tokėn Dardane, e populluar totalisht nga shqiptarėt. Ky pra
ėshtė arsyetimi serb, e nėpėrmjet kėsaj strategjie tė pandershme dhe aspak tė
vėrtetė, se e kaluara nuk ėshtė kėshtu, e kjo u bazua nga dokumente
origjinale apo pjesėmarrės direkt nė betejėn e 1389, siē ishin tė gjithė
princėt ballkanikė dhe ato shqiptarė tė rreshtuar nė armatėn e Ballkanit,
plus aleates sė kėtyre trupave, Republikėn e Venecias, qė ndihmoi me trupa e
armatim armatėn ballkanike e jo atė serbe, nė veēanti siē abuzohet nga
historianėt serbė. Pra, duke i ikur teorizimeve tė palės serbe e aleatėve tė
saj, ēėshtja shqiptare nga ato paraqitet nė njė kėndvėshtrim irreal e jo i
kohės, gjithashtu e pabazuar nė fakte. Shqiptarėt europianė duhet tė kėmbėngulin
qė ēėshtja shqiptare tė meritojė respekt nė kancelaritė perėndimore,
pavarėsisht oshilacioneve tė brendshme qė i kemi me tepri. Ne, historikisht
kemi qenė, jemi sot e mot gjithė ditėn e ditės europianė, duan apo nuk duan
ata qė gėzojnė kėtė emėr sot, se po tė mos ishin shqiptarėt, europianėt sot
nuk e di se si do tė quheshin, emrin ta gjejnė vetė e tė vėnė sedrėn nė punė,
ku siē duket ky ėshtė arsyetimi amerikan. Prandaj ata janė shumė tė kjartė,
bile fatkeqėsisht mė tė kjartė se pėrfaqėsuesit tonė politikė, apo elitat e
ashtuquajtura, e tė vetėshpallura. Kaq e vėrtetė ėshtė kjo, saqė dy
kongresmenėt amerikanė, tė nderuar, paraqitėn para Kongresit Amerikan bėmat e
mrekullueshme tė shqiptarėve e prijėsit tė tyre legjendar, Gjergj Kastriotit
- Skėnderbeut, nė mbrojtje tė Europės e civilizimit tė saj. Pikėrisht kėshtu
duhet tė veprojnė anėtarėt e delegacionit shqipar. Duke i dhuruar nga njė
libėr tė shkruar nga Marin Barleti zoti Ahtisari, e deri anėtarėve tė KE, apo
BE, ose Grupit tė Kontaktit, e po tė jetė nevoja tia dhurojnė kėtė libėr
edhe delegacionit serb e aleatėve tė tij, qė tė kuptojnė se serbėt nuk kanė
aelatė, se nė momente historike ato ishin zbythur pėr tė ruajtur bythėn e
vet, duke lėnė nė baltė europianėt e duke krijuar aleancė tė fshehtė me
armiqtė e saj, nė momentet mė tė vėshtira pėr Europėn. Kjo pra ėshtė e
vėrteta qė demaskon lėvizjet e fundit tė politikės zyrtare serbe, e kėtė ata
e dinė shumė mirė, por me hipokrizi e nė mėnyrė amatoreske (bllof), nga tė
akuzuar lozin rolin e akuzuesit. Kjo smund tė durohet, e nė tė njėjtėn kohė
na detyron ti pėrgjigjemi me tė njėjtėn monedhė, por gjithsesi ne nuk kemi
humbje nga kjo lojė, pėrkundrazi dashtė pa dashtė, serbėt po na ndihmojnė
duke detyruar perėndimorėt tė shfletojnė historinė e siē e thashė mė lart,
erdhi shpėrblimi i parė. Kongresi Amerikan po njihet me dokumente historike
tė kombit shqiptar e virtyte tė tyre nė mbrojtje tė vendit tė vet, e nė
mbrojtje tė civilizimit europian, duke sakrifikuar e pėsuar si askush tjetėr,
pėr tė mbrojtur atė ēka u desh tė mbrohej, por fatkeqėsisht duke u harruar
nga ata qė i panė hajrin kėtij civilizimi, ku shqiptarėt u masakruan pėr kėtė
gjest fisik. Pasojat janė evidente saqė sot kombi shqiptar ka frikė tė
kėrkojė atė qė kishte tė shenjtė, Atdheun e vet. Pra, shtatė milion shqiptarė
tė jenė bashkė nė njė shtet, duke qenė pjesė e kėsaj Europe moderne e
civilizuese, e pėr kėtė mos tė kenė dyshim askush, se ne ishim, jemi e do tė
jemi komb europian, e kėtė Europa do ta shohė e do bindet plotėsisht pėr kėtė
tė vėrtetė. Nikolin Pemaj Transparenca
me paratė e taksapaguesve duhet tė fillojė me publikimin e tenderave Tė gjithė shqiptarėt, nė njė mėnyrė apo nė
njė tjetėr, direkt apo indirekt janė ata qė me paratė e tyre mbajnė nė kėmbė
atė strukturė tė nevojshme, e cila quhet shtet. Qė nga qytetari mė i thjeshtė
dhe deri tek Presidenti i Republikės, nė varėsi tė pozicionit, tė tė
ardhurave apo edhe tė fitimit, derdhin nė arkėn e shtetit njė sasi parash tė
pėrvitshme qė shpenzohet nga institucione tė ndryshme tė vendit. Ky kontribut
ėshtė vėrtet i domosdoshėm pėr tė garantuar disa shėrbime jetike pėr
qytetarėt, siē janė arsimi, policia, pėrkrahja sociale etj. Njė pjesė shumė e
madhe e kėtyre parave pėrdoren nga dikastere tė ndryshme apo institucione tė
pushtetit vendor edhe pėr investime tė ndryshme, rikonstruksione apo riparime
nė interesin mė tė gjerė tė komunitetit. Nė kėtė pikė fillon edhe detyrimi i
kėtyre strukturave shtetėrore qė tė realizojnė transparencėn e nevojshme me
paratė e taksapaguesve shqiptarė. Tenderat janė disa mekanizma tė ekonomisė
sė tregut tė cilėt synojnė vendosjen nė njė start tė barabartė tė tė gjithė
individėve, tė cilėt duan ti shėrbejė komunitetit, duke pėrdoru fonde tė
mbledhura nga taksat e qytetarėve. Pra, drejtpėrsėdrejti, nėse bėhet njė
investim 10 milion dollarė nga buxheti i shtetit, si rregull ai ėshtė fryt i
parave tė derdhura nga taksapaguesit. Kjo nuk ėshtė njė aksiomė, pasi ka
raste kur kėto para nxirren edhe nga privatizime strategjike, siē mund tė
jenė bankat e ndryshme ish-shtetėrore apo edhe nga donatorė tė huaj tė
ndryshėm. Nėse kėto bėhen me kredi tė dhėna nga institucione tė ndryshme tė
huaja apo edhe vendase, sėrish ato konsiderohen investime tė taksapaguesve,
pasi borxhi do tė shlyhet nga shteti me paratė qė mblidhen prej tyre. Pėrgjithėsisht tenderat kanė njė procedurė
tė saktė. Nė varėsi tė vlerės tė njė tenderi, realizohet konkurimi i firmave
apo individėve tė ndryshėm. Si rregull thuajse tė gjithė tenderat duhet tė
jenė tė hapur, publikė dhe me akses tė barabartė pėr tė gjithė. Fiton apo
duhet tė fitojė ai individ, firmė apo kompani qė jep ofertėn me kosto mė tė ulėt,
por edhe me cilėsi mė tė lartė. Si ēdo proces, edhe tenderimi ka hilet e
veta, sigurisht duke shkelur apo anashkaluar pak ligjet e aktet nėnligjore tė
shtetit. Gjithēka fillon qė nga shpallja e tenderave, nėse ato shpallen. Ka
afate fikse tė pėrcaktuara pėr shpalljen e tyre dhe nė jo pak raste pėr tė
favorizuar njė firmė, tenderat shpallen nė njė kohė kur konkurentėt e tjerė,
pėrveē atij qė ėshtė vendosur qė do tė fitojė, nuk kanė mundėsi tė pėrgatisin
dokumentacionin e nevojshėm. Ka raste kur njė tender, duhet tė publikohet nė
shumė media qendrore dhe vendore dhe pėr njė numėr tė caktuar ditėsh. Tė
gjitha kėto janė para dhe madje shumė, duke ditur koston e lartė tė botimit
nė gazeta apo media televizive nė Tiranė. Hileja e radhės ėshtė njė faturė fiktive,
ku njė gazetė apo TV vėrteton se X njoftim pėr tender ėshtė dhėnė pėr 10
ditė, ndėrsa realisht ėshtė dhėnė vetėm 1 ditė. Kjo nė kėmbim tė njė pagese
ekstra pėr median e papėrgjegjshme, por duke siguruar njė fitim tė majmė edhe
pėr institucionin (titullarin) qė duhet tė shpallė publikisht kėtė tender nė
media. Hileja mė e madhe ėshtė mospublikimi nė media fare i njė tenderi dhe
kjo pėr tė favorizuar direkt njė kompani apo firmė. Tė gjitha kėto kanė
ndodhur si me tendera tė hedhur nga pushteti vendor (qark, bashki e komuna),
por edhe nga dikastere qendrore. Po tė jetė nevoja, ne mund tė servirim edhe
prova konkrete, madje edhe fatura. Po kufizohemi nė trajtimin e fenomeneve
duke qenė koshientė se faktet konkrete janė tė gjalla, madje edhe nga vetė
ata tė cilėt nė tryeza kafeneshė na i kanė treguar ne me mburrje. Deri nė kėtė pikė ne kemi folur pėr
pabarazinė nė tendera, e cila thellohet edhe mė tej, me mėnyrėn e paraqitjes
sė ofertave, kur duhet tė favorizohet njė kompani apo firmė. Le tė themi se
bashkia X apo dikasteri Y kanė menduar qė tė favorizojnė nė njė tender firmėn
Z. Atėherė, titullari i kėsaj tė fundit, direkt apo me ndėrmjetės, thirret
dhe i sugjerohet pėr dy firma tė tjera fantazėm, apo nė rastin mė tė mirė, me
kosto pak mė tė lartė se ajo e paraqitur nga ai. Nė kėtė moment, nė lojė
futet vetė titullari i firmės Z, i cili kontakton me miq apo me tė njohur dhe
realizon skemėn, ku nė njė tender publik nuk lejohet mungesa e konkurencės.
Nėse nuk ka mundėsi tė gjejė dy firma fantazėm, atėherė futet nė lojė
pėrqindja. Kur i qėndrojnė lojės dhe i binden rregullave tė firmės Z, dy
firmat e tjera sė bashku marrin njė pėrqindje nga 5-10% tė vlerės totale tė
tenderit. Ekziston edhe zgjidhja tjetėr qė firma Z tė marrė tenderin dhe
vetėm 15-20% tė shumės totale dhe tia kalojė njėrės apo dy firmave tė tjera
mė tė vogla realizimin e punimeve. Sqarojmė se pėrqindjet e mėsipėrme
varjojnė nė varėsi tė vlerės totale tė tenderit qė hidhet. Ndėrkohė, nė kėtė
pazar tė mirėfilltė dhe pa thonjėza, ka pjesėn e vet edhe titullari i
institucionit qė hedh tenderin, e cila si rregull, varion nga 15-20% tė
shumės totale, sėrish edhe kjo nė varėsi tė vlerės totale tė parave. Mekanizmi i mėsipėrm, i cili nuk jepet nė
detaje edhe pėr arsye tė ruajtjes sė konspiracionit tė burimeve tė informimit
tonė, shpjegon pasurimin brenda pak viteve tė shumė individėve, kryetarėve,
drejtorėve apo edhe niveleve tė tjera mė tė ulėta. Mund tė themi se kėto
skema janė pėrdorur deri nė fund tė qeverisjes sė PS-sė. Tashmė me Qeverinė
Berisha dhe me moton Me duar tė pastra, mendojmė dhe dėshirojmė tė
ndryshojė diēka. Vetė gazeta Shqipėria Etnike kėrkon tė japė shembullin e
para pėr tė mundėsuar transparencėn me tenderat, nė tė gjitha nivelet dhe
madhėsitė monetare tė tyre. Nė kuadėr tė bashkėpunimit qė na ka kėrkuar
haptas Kryeministri Berisha, ne jemi tė gatshėm qė pa asnjė lloj pagese, tė
vėmė nė dispozicionin e institucioneve tė ndryshme, vendore apo qendrore
hapėsira pa kufizim nė faqet tona, pėr tė shpallur tendera tė ndryshėm. Jemi
tė bindur se pėr ndėrtimin e njė demokracie tė vėrtetė, transparenca me
paratė e taksapaguesve shqiptarė ėshtė jetike. Nė kėtė pikė ne dėshirojmė tė
japim kontributin tonė pa asnjė pagesė nė ndryshim si motrat tona, apo edhe
TV e Radio tė cilėt ofrojnė tarifa tė kripura. Ne ju vėmė nė dispozicion
hapėsirėn pa kufizim, ndėrsa pėrkushtimi dhe ndershmėria janė nė dorėn e
atyre qė u kemi dhėnė votėn. Ne jemi dhe kėrkojmė transparencė, atė qė kemi
mundėsi, ua ofrojmė. Topi ėshtė nė fushėn tuaj, zotėrinj ministra, kryetarė
bashkishė apo komunash, drejtues ndėrmarrjes dhe institucionesh. Blerti Delija Sokol Pepushaj Meditime nga
Diaspora. Pas leximit tė njė libri Libri Zonja e
zezė Nexhmije Hoxha i Fahri Balliut Sa e ēuditshme qenka mendja e njeriut, pėr
shumė gjėra don qė tė mos i rikujtojė, por ēuditėrisht nuk u shlyekan, por
fjetkan pėr njė kohė, ndofta tė papėrcaktuar, dhe njė faktor sado i vogėl u
bėka shkak dhe u rizgjoka gjithēka si nga e para. Njė fragment nga libri
Zonja e zezė Nexhmije Hoxha e zotėri Fahri Balliut qė thotė: kėta blenė tė
ardhmen e tyre nė kurriz tė shokut apo mikut tė masakruar nga vetė kėta. Ky
fragment i vogėl nė mes tė shumė analizave dhe fakteve qė bėn zotėria i mė
sipėr, mė kthyen nė ngjarje tė veēana tė shumė personave, ndėr tė cilat edhe
tė vetes sime, qė realisht kanė ndodhur, tė ushqyer, sė pari nga shpirtėrat
katran tė zinj tė atyre qė i bėjnė, tė mbėshtetur dhe tė inkurajuar nga
partitė e tyre, tė motivuara me mashtrime dhe fallsifikime nga mė tė
tmerrshmet. E lexova me shumė vėmendje kėtė libėr, siē
lexoj shumė e shumė tė tjerė dhe nė kėtė libėr ēuditėrisht para syve tė mi u
shfaqėn qindra jetė njerėzish tė ndershėm tė cilėt u flijuan nga
pseudopatriotė dhe njerėz me formė trup engjėj, por me shpirt katran tė zi
dhe tė lindur pėr tė fabrikuar intriga dhe dallavere nga mė tė ndyrat, nga mė
antinjerėzoret. Njė pedagog i imi, i cili nuk ishte mė i
ri se gjashtėdhjetė vjeē, kur mė dha mua mėsim ishte shkolluar dhe marrė
titullin Doktor shkencash nė Universitetin mė nė zė tė Vjenės, i cili nė
ēdo qelizė tė trupit tė tij reflektonte edukatė dhe mirėsi. Nė bisedat qė zhvillonte me studentėt e
tij pedagogjikas nė orė tė lira, shpesh na thoshte: dėgjoni nxėnės, njeriu i
keq nganjėherė ėshtė mė i keq edhe po tia ketė marrė shpirtin kėrkon tia
pėrdhunosė trupin. E ēuditėrisht, kjo thėnie e kėtij profesori tė nderuar,
qė gjithēka tė shenjtė kishte Atdheun, ēuditėrisht mė shoqėroi pėr njė kohė
shumė tė gjatė dhe shumė gjėra qė ndodhnin gjatė jetės mė sillnin nė mend
kėtė thėnie. Arrestimi im i dha pushtetit tė atyre
viteve shumė drejtorė, punonjės operativė apo sekretarė partie etj. Sa bukur
ėshtė thėnia e popullit: u bė deti kos, merrni nga njė lugė tė gjithė. Nė
momentin qė mė arrestuan pa pasur parasysh qė po merrej njė jetė, qė po
shkatėrrohej njė familje, qė po vriteshin qindra zemra fėmijėsh, si hienat u
mblodhėn 43 burra e gra qė tė dėshmonin nė atė kohė dhe tė pėrfitonin ndonjė
gradė, ndonjė lėvdatė apo kushedi edhe ndonjė mik pushtetar, pra njė
kontigjent prej 43 vetash qė po varrosnin njė vajzė tė re pėr sė gjalli nė
qelitė e burgut tė atij sistemi. Shumė u ngritėn me detyra, u bėnė drejtorė
(drejtorė partie tė paarsimuar), u bėnė operativė sigurimi apo mė mirė tė
themi spiunė, sepse ishin robotė tė dirigjentėve tė tyre e tė tjerė, e tė
tjerė, pra ishin njė turmė mjeranėsh qė po donin tė pėrfitonin dhe tė fusnin
dokumenta partie nė xhep, e tė merrnin rroga tė majme dhe tė pėrfitonin
poshtė e lart me fjalėn e artė tė tyre nė gojė qė ishte ideali i Partisė.
Dashtė Zoti e kėta mjeranė tė kenė qėndruar tė paktėn nė atė copė karton qė e
mbanin si tė shenjtė nė atė kohė e tė mos ta kenė zėvendėsuar me tjetėr nė
kėtė kohė. Vallė a ėshtė e thėnė qė gjithmonė do tė
vuajė i ndershmi, i zgjuari dhe i afti? Sa bukur e analizon zotėri Balliu nė njė
fragment njeriun e ndershėm: i ndershmi, ndjenjat i ka tė shenjta dhe nuk
mund ti japė me qera, ashtu siē bėjnė servilėt dhe hipokritėt. Tė takuarit
me zonjushėn Angja Kovaēi, them zonjushėn ngaqė atėherė kur kjo do tė
krijonte familje, ia pushkatuan tė vėllain dhe kėtė e futėn nė burg dhe e
dėnuan 25 vjet, (ėshtė fjala pėr priftėrinjtė e Shkodrės, tė cilėt u
pushkatuan rreth viteve 60) e kjo iu nėnshtrua kėtij dėnimi pa i hequr as
edhe njė ditė. Sot ėshtė njė femėr e moshuar dhe ajo qė ėshtė mė e keqe edhe
sot e kėsaj dite ėshtė nė kushte tepėr tė vėshtira ekonomike, me njė ndihmė
mujore prej mė pak se 90 eurosh nė muaj dhe pa pėrfituar asgjė nga burgu i
stėrzgjatur i saj, apo nga pushkatimi i vėllait. Pra, pėr tu ēuditur, a mos
vallė e lanė nė kėtė gjendje edhe sot e kėsaj dite ndershmėria e saj dhe ajo
edukatė e marrė nė konviktin e jezuitėve nė Shkodėr?! Atėherė lind nevoja e njė pyetjeje, vallė
kush pėrfitoi nė kėtė rast tė ardhurat materiale qė do ti takonin kėsaj!!! Pėrsėri kthehem te libri qė pėrmenda mė
sipėr, i cili pėrshkruan shumė vrasje, shumė zhdukje, shumė padrejtėsi etj.
Nė tė vėrtetė si model tė njė intriganteje tė jashtėzakonshme unė kam patur
Efti Biden e pėrshkruar me tepėr mjeshtėri nga Rafael Xhovanjol tek libri Spartaku
ose janė personazhet e tė madhit Shekspir tek tragjeditė e famshme tė tij,
por realisht dhe ēuditėrisht pėr 50 vjet nė Shqipėri u perfeksionuan aq shumė
kėta njerėz realė Makbethianė, qė nuk lanė gjė pa shpifur dhe trilluar kundėr
njerėzve tė ndershėm dhe tė aftė. I ndershmi nuk mund ta besojė pėr plumbin
qė i vjen pas shpine, por ama ky plumb e godet tė ndershmin. I afti nuk ka kohė pėr tu marrė me
skenarė, nė kėtė rast pėrfiton ai person qė jetėn don ta jetojė nė kurrizin e
tė tjerėve. Konkretisht, mė kujtohet njė koleg i imi,
njė poet i madh antikomunist, i cili pėrfundoi nė litar mė 10 gusht 1988, pra
ėshtė njė kohė shumė e vonė. Si mund tė hidhet nė litar njė poet, vetėm pėr
mendimet e veta tė lira, vetėm pėr aftėsitė e padiskutueshme profesionale,
vetėm pse ėshtė njerėzor dhe besimtar i Zotit, apo duhet tua lėshojė vendin
njerėzve me partishmėri, tė paaftėve, servilėve qė i mbajnė pallton cilitdo
qė u servir njė karamele mė shumė, e fatkeqėsia mė e madhe, kėta mjeranė
ndėrrojnė xhaketat sipas situatave qė u pėrshtaten. Sa bukur e thotė Malėsia
njė shprehje pėr ata njerėz qė nuk kanė shtyllė kurrizore, Lėkurana, pra
njerėz tė pa asgjė tjetėr vetėm lėkurė. Sa njerėz u dekoruan, sa njerėz u
shpėrblyen pas vrasjes sė poetit Havzi Nela, sa hiena sillen tani rreth atij
litari me tė cilin ėshtė njė poeti, tė cilit i kanė marrė shpirtin po jo
nderin dhe personalitetin, ai ėshtė madhėruar si Gjallica dhe ata kanė mbetur
disa mikroorganizma qė ushqehen ndėr kėrma. Ja sa bukur e thotė vetė poeti nė njė ndėr
poezitė e tij: Kėshtjella feudale, tundet e lėkundet Si njė varkė e thyeme mbi valėt pėrkundet Tirani mizor me detin sot po mundet Thellė, gjithnjė mė thellė, nmes tė dallgėve po
futet... Vallė a do tė kuptoheshin kėto vargje tė
kėtij poeti nga njerėzit e panivel tė asaj kohe? Kurrsesi jo! E kėto do tė
quhen armiqėsore pėr ata qė edhe i morėn jetėn. Ashtu si nuk u dit nė ato vite tė dėnimit
tim se ku binte Bjeshka e mrekullueshme, Sylbica dhe pėrkrenarja e saj,
madhėshtorja Gjerovicė. Dashtė Zoti dhe pastė reflektim tė sinqertė ndaj
martirėve tė masakruar ndėr 50 vjet sistem totalitar. Unė, nė pėrfundim tė
kėtij shkrimi do tė doja tė jepja njė mesazh qė shpresoj tė zėrė vend nė
mendjet e njerėzve, pasi shoqėria qė e harron tė kaluarėn ėshtė destinuar ta
pėrsėrisė prapė atė: Ruajuni nga gjysmėinteligjenca, qė ėshtė
mėma e mendjemadhėsisė, arrogancės, burimi i ēdo gabimi dhe budallallėku,
shkak i zgjidhjeve tė rrėmbyera, i hamendjeve tė thėna si tė vėrteta. Ajo
sheh vetėm njė pjesė tė ēėshtjes e njė fragment tė sė vėrtetės. Rukije Rama, Bruksel Incidenti Papulias ose vasaliteti I rradhes I
Shqiperise Pa me te voglin
dyshim, presidenti I Greqise, politikani I mirenjohur grek Papulias, jo vetem
qe e konsideron Gjirokastren dhe Saranden si pjese e Vorio- Epirit, pore she
qe tashme, I jane bashkuar de facto shtetit Helen. Ky eshte arsuetimi
me normal, edhe I shqiptarit me pak nacionalist, pasi ka mesuar per
nderprerjen e papritur te vizites se Papulias me date 1 nentor 2005 ne
Gjirokaster, paso kishte kapercuar kufirin ne Kakavije per te zhvilluar nje
takim me homologun shqiptar Moisiu. Qe Vorio- Epiri,
madje duke u afruar deri ne bigjet e lumit Shkumbin, akoma vazhdojne te
konsiderohen toka greke nga zyrtare te larte shteterore dhe hierarke te
Kishes Ortodokse Greke, kjo nuk perben me ndonje habit e jashtezakonshme.
Fakti qe nje ligj lufte ne mes Greqise dhe Shqiperise, qe daton ne vitin
1940, eshte akoma ne fuqi, edhe pse shteti Helen nuk eshte me mbreteri e
Jorgos, eshte prova me e mire e ketij fakti. Qe Greqia nuk eshte aspak
dashamirese nga Shqiperise dhe shqiptareve, por edhe Kosoves, e tregojne mese
miri vrasjet, keqtrajtimet e emigranteve tone atje, por edhe mbeshtetja qe
Athina zyrtare, duke ecur ne nje drejtim krejt tjeter me diplomacine e BE-se
dhe SHBA-se, I japin Jugosllavise se mbetur ne lidhje me ceshtjen e Kosoves.
Megjithate, ne kemi te bejme me nje politike shteterore, te pavarur dhe
boterisht te njohur si jodashamirese (termi me I zbutur qe mundem te gjejme!)
ndaj shqiptareve nga helenet ne Ballkanin e perbashket. Gjeneza e kesaj
dashurie ne mes dy popujve miq sic I pat cilesuar edhe ish- diktatori
Enver Hoxha ne nje liber kujtimesh, ne kthen ne kohen e pellazgeve dhe te
vjetersise se ketyre dy popujve Evrope- formues. Eshte krejt normale qe te
mos kthejme koken pas, pasi nuk gjejme nje pellembe toke per te ngulur nje
gozhde miqesie ne mes dy popujve. Nje pike interesante eshte viti 1821, I
cili daton edhe si vit I Pavaresise Greke ndaj Turqise, ku serish shqiptaret
te tipit Bocari, ndoshta di pararadhes se denje te internacionalizmit
proletar qe filloi ne vitin 1945 ne Shqiperi, dhane gjithcka per pavaresine
e nje shteti, qe per hir te realitetit, eshte fatkqesi qe e kemi fqinj, por
edhe fatkeqesi qe eshte I vetmi shtet I BE-se qe ne kemi ne kufi. Shume here,
une dhe shume te tjere, mallkojme Krijuesin qe ne mes Italise dhe Shqiperise
vendosi nje det, ndersa ne mes nesh dhe Shqiperise, vetem nje kufi te
thjeshte tokesor. Ne kohet moderne,
Greqise I duhej vetem nje pretekst I thjeshte per te zbatuar parimin
makiavelist Qellimi justifikon mjetin. Sulmi I vitit 1940 I Italise se
Musolinit ndaj shtetit Helen, nga nje ushtri ne perberje te se ciles me hir
apo pahir pati edhe shqiptare, mese shumti te besimit islam, vlejti qe te
shenoje ne historine e marredhenieve ngrirjen me te gjate ne mes dy vendeve.
Nen pretekstin se jo vetem nga toka shiptare, por edhe me forca shqiptare, u
sulmua Greqia, parlamenti dhe mbreti Jorgos vendosen ligjin e luftes, I cili
edhe sot, pas mese 55 vitesh, eshte ne fuqi. Grekeve nuk u interesonte se ne
ate kohe, si edhe shume vende te tjera, Etiopia psh, quheshin pjese e
perendorise italiane te Savojes, e qeverisur nga fashisti Benito Musolini por
edhe mbreti Vuktor Emanueli III. Sigurisht, ne rradhet e sulmuesve italiane
ndaj Greqise, me hir apo pahir, si shqiptare kishte edhe kombesi te tjera.
Por gjendja e luftes u vendos vetem me Shqiperine (?!). Me mbarimin e
luftes, nuk kishte perfunduar akoma plani I Greqise kunder shqiptareve. Nuk
ka nje shifer te sakte, por ishin me mijera shqiptaret- ēame, te cilet u
perzune me dhune te te gjitha llojeve nga trojet e pronat e tyre ne shtetin
Helen. Preteksti ne nje fare menyre, ishte vijim I planit qe filloi me ligjin
e luftes: Shqiptaret- ēame kane
bashkepunuar me pushtesit fashiste, vecanarisht gjermanet, gjate viteve te
okupimit te vendit. Eshte krejt e kuptueshme, se nje genocid I tille, I
ligjeruar ne mes te Evropes qe pretendonte shume pas Luftes se Dyte Boterore, nuk u reazlizua edhe pa heshtjen e shteteve
te tjera, te cilat ishin jo vetem ne krah te Greqise, por edhe kunder
Shqiperise, e cila po pergatitej te kthehej ne nje shtet komunist. Nje
rremuje sado e vogel, pasoje e ardhjes se mijerave cameve ne Shqiperi, do te
ishte nje rast I mire per nje destabilizim, I cili nuk ndodhi, edhe I
rregjimit komunist qe paso kishte nisur te instalohej. Nga ana tjeter,
Greqia, nje shtet nder te paktit qe ne pasaporten e vendit, shenon edhe
perkatesine shqiptare, do te purifikonte edhe me shume shpirtin, duke
larguar dija dhjetera mijera muslimane, aq me shume shqiptare, sic ishin
pjesa me e madhe e cameve. Me pas, vijme tek
incidentet shume te renda te vitit 1949, kur edhe u shkrehen arme ne drejtim
te shteteve dhe qytetareve respective, madje u kaluan me forca te armatosura
edhe kufinjte shteterore. Gjate viteve te
diktatures komuniste, shteti shqiptar u perpoq te perdorte minoritetin grek
si nje amortizator te marredhenieve, te cilat per hir te se vertetes,
asnjehere nuk ishin te mira, aq me pak, sic shprehet sot politika, te
shkelqyera. Ne Greqi, por edhe
ne qarqe te fuqishme te diaspores greke ne bote, nuk eshte shuar asnjehere
endrra e Vorio- Epirit, madje duke vene si kufi edhe lumen Shkumbin. Ketu
gjenerohen te gjitha incidentet, konfliktet, vrasjes e dhunimet, por qe kane
si premise historike te famshmin ligj te luftes. Duke konsideruar se
Shqiperia dhe shqiptare, jane ne borxh ndaj grekeve dhe interesave te tyre,
vazhdimisht Athina zyrtare, ka kerkuar llogari, po,po, ka kerkuar llogari tek
shteti shqiptar ne lidhje me trajtimin e nje minoriteti, thuajse aspak te
perfillshem numerikisht, por shume te fuqishem ekonomikisht ne vendin tone.
Mendojme se asnje minoritet tjeter ne Evrope e Bote, nuk gezon me shume liri
dhe te drejta, deri ne abuzim ne kurriz te shumices etnike shqiptare, sesa
minoriteti grek ne Shqiperi. Fakti me evident eshte se nje parti si PBDNJ-ja,
me nje furgon elektorat, eshte ne qeverisje si te majte ashtu edhe te
djathte keto 15 vitet e demokracise eshte nje element vertetues. Politika
shqiptare, pavaresisht nga ngjyra e saj, ka deshire te jete vasale e
mirefillte e politikes greke. Ketu qendron edhe thelbi I incidentit me te
fundit te presidentit grek Papulias ne Shqiperi. Ndersa kishte mberritur
ne Konsullaten Greke te Gjirokastres, Papulias I keshilluar sigurisht nga te
tijet, vendos te braktis takimin e parashikuar ne Sarande me homologun
shqiptar Papulias dhe te kthehet perms Kakavijes nga erdhi. Shkaku zyrtar te
pakten, eshte nje tubim mese paqesore dhe mese demokratik I rreth 100 cameve
ne afersi te hotelit ku do te mbahej takimi presidencial (?!). Nje veprim I
tille diletant ne diplomacine edhe te nje vendi afrikan te botes se trete dhe
jo me te nje shteti anta rte BE-se, eshte vertete nje incident diplomatic,
por me pare fyerje kombetare ndaj kreut te shtetit, I cili perfaqeson
Shqiperine. Ndersa politika greke, sic eshte e kuptueshme fajesoi Shqiperine,
nga ana jone e kufirit, filluan ndjesat zyrtare qe nga Presidenti, Ministri I
Jashtem, ish- ministra, drejtues te forcave te ndryshme politike. E pra ishte
momenti qe shteti te tregonte se pas 8 viteve socialiste te
internacionalizmit proletar ku kishim ne krye nje filogrek si Nano, qe
kalonte 3 nga 7 ditet e javes ne Greqi, se ne kemi filluar te luftojme
realisht per te fituar pavaresine politike nga shteti Helen, ose te pakten po
perpiqemi te tregojme se nuk jemi vasale ne nivelin e paraardhesve tone. Kjo
eshte normale per nje qveri dhe koalicion te qendres se djathte, tipar themelor
I te cilit duhet te jete nacionalizmi, por edhe I nje kryeministri si Sali
Berisha. Megjithate, nudk uhet hrruar se PBDNJ-ja e Dules, jo vetem eshte ne
qeveri si gjithmone, por eshte mjaft e fuqishme edhe brenda saj. Te shkretet ēame (te
cilet jane te tille pasi jane shtetas shqiptare dhe duhet qe duhet te
kerkojne mbeshtetje per te drejtat e ligjshme nga nje shtet letrash si I
yni), kerkoni thjeshte te sensibilizonin opinionin per ceshtjen e prones se
tyre, e cila nga nje prokuror grek I larte, ka filluar te shitet, blihet apo
edhe tjetersohet. Duke perfituar nga vemendja e mediave vendase dhe te huaja
per takimin presidencial, kishin pergatitur edhe pankarta, por pa me te
voglen fyerje apo denigrim per Greqine apo presidentin Papulias. Nga ana e
tij, ky I fundit I kishte bere llogarite mire. Jo vetem nuk lejoi qe ceshtja
came te nderkombetarizohej me shume, por edhe ritregoi imazhin e shtetit
shqiptar, I cili sipas tij, nuk eshte I afte te siguroje edhe nje takim ne
mes dy presidenteve. Akuza e hedhur nga njue vend I BE-se, drejt nje vendi qe
akoma nuk ka nenshkruar marrveshjen e stabilizim- asocimit me BE-se, I
shkakton dem jo te vogel ketij fundit. Mbase Papulias, edhe
pse politikan me pervoje te gjate, ka harruar apo nuk do te kujtoje protestat
1000 here me pak demokratike dhe me shume agresive te grekeve gjate vizites
edhe te presidentit amerikan Bush ne Greqi. Ai ka harruar edhe manifestimet e
kudondodhshme anti-globaliste, edhe para Selise se OKB-se ne Nju Jork, ku
madje jane djegur edhe flamuj amerikan. Ai ka harruar edhe vezet e thyera nga
protestues te ndryshem ne koken e ish- kryeministrave me te njohur te
Frances, Anglise, por edhe te kryeministrave dhe ministrave aktuale. Papuliasit, I cili
besojme se do te kete pak shanse ta marre ne dore kete artikull, I kujtojme
nje shprehje legjendare Liria ime perfundon aty ku cenohet liria e tjetrit.
Vertete qe eshte nje president I nje shteti demokratik si Greqia, por edhe
ajo eshte pjese e nje kuadri ligjor te Lirite dhe te Drejtave te Njeriut te
perbotshem, qe garanton lirine e protestes dhe demostrimit paqesor, ne cdo
kohe, vend e moment. Ai nuk mund te cungoje lirite e te drejtat e qytetareve
te tij greke, dhe aq me pak te qytetareve te nje shteti tjeter, sovran, sic
eshte Shqiperia. Asnje individ apo grup individesh, askund ne Bote, nuk ka
autoritetin per te cunguar qofte edhe nje liri apo te drejte te cdo qytetari.
Papulias, jo vetem I sheh Shqiperine e shqiptaret si qytetare te botes se
trete, por edhe nga nje lartesi qe nuk I lejohet as edhe Zeusit te tij grek. Nje gje eshte
sigurte. Nese do te arrijme nje dite te trokasim dhe te futemi perms dyerve
te BE-se ne familjen e fuqishme evropiane, kjo nuk do te jete per merite apo
mbeshtje te Greqise. Kete duhet ta kuptojne mire, qarte, njehere e pergjithmone, shtetare dhe pushtetare
aktuale te Shqiperise, te tjere qe do te vijne dhe shkojne, pasi qytetaret e
kane kuptuar prej kohesh aksiomen historike. Nuk na ka ardhur dhe nuk do te
na vije asnje e mire nga Greqia, te pakten ajo qe njohim ne qe nga krijimi I
saj dhe deri me sot. Jane dhunimet, plagosjet, vrasjet, denigrimet e
bashkekombasve tone qe na e forcojne kete bindje. Pa u mbushur 24 ore nga
pezullimi I vizites se Papulias, u vra nje shqiptar, sipas grekeve, nje
kriminel I rrezikshem. Vetem disa ore me pas, disa dhjetera emigrante u
keqtrajtuan. Nderkohe, pas veshi te gjithe ata qe jetojne ne Greqi, kane
nje tjeter operacion Fshesa, fenomen I zakonshem pas tronditjeve te rradhes
te Shqiperise me Greqine. Si gjithmone, nuk
kemi ditur dhe nuk dime te zgjedhim aleatet, pasi miq veshtire te kemi.
Ndoshta me shume per fajin tone. Prej shekujsh jemi mesuar te qendrojme me
kembe te hapura ne mes dy shteteve, apo me keq akoma, mes dy kontinenteve.
Mjaftojme te permendim te famshmet Lidhje e Prizrenit 1878 por edhe
Pavaresia 1912, kur e gjithe Evropa luftonte per paversi ndaj Turqise, ne
mjaftoheshim si edhe sot, me Pavaresi te kushtezuar e thene troc, me
Vasalitetin tone tashme, Tradicional. Historia vazhdon, perseritet,
ndryshojne veshjet, personazhet, por jo mentalitetet, Fatkeqesisht! Blerti DELIJA Gjuha shqipe dhe fėmijėt jashtė Shqipėrisė. Emigracioni ėshtė
njė fenomen social me karakter ndėrkombėtar. Edhe Shqipėria nė kėtė aspekt
nuk bėn pėrjashtim.Periudha e tranzicionit u shoqėrua me njė hemoragji tė
pandalshme tė proēesit tė emigrimit nė drejtim tė vendeve perėndimore, nė
kėrkim tė kushteve mė tė mira tė jetesės, sigurisė pėr tė ardhmen dhe
kualifikim arsimor tė fėmijėve. Pra, emigrimi nė pėrgjithėsi dhe fėmijėve nė
veēanti, krahas tė mirave mbart me vete edhe rrezikun e njė fuzioni apo
asimilimi gradual tė gjuhės, sidomos tek fėmijėt dhe tek rinia shqiptare, qė
jeton aktualisht nė emigrim. Faktet ekzistuese sė njė kombi pėrcaktohen nė fund
tė fundit nga gjuha. Popullsia e njė vendi, qė pėr arsye tė ndryshme nuk e
shkruan dhe rradhė herė e flet gjuhėn e tij amtare , ėshtė i prirur tė
rrezikohet, pasi gjuha ka qėnė embetet njė ndėr komponentėt kryesorė tė
kulturės sė njė kombi. Kur njeriu nuk e
ka nėn kėmbė tokėn e vet, humbet diēka nga qėndrimi i tij vertikal , humbet sigurinė, bėhet mė skeptik
ndaj vetvetes. Ėshtė interesant fakti se gjuha ka njė zhdėrvjellėsi nė tė
folur, ėshtė shumė burrėrore dhe mjaft e bukur. Kėtė e kanė vėnė re edhe mjaft
albanologė, kur dėgjohet e folura e shumė vendeve tė Europės, duke krahasuar
me shqipen, gjuha jonė ka njė tingull tė veēantė dhe mjaft impulsive. Pra,
shqipja ėshtė vazhdim i gjuhės ilire dhe i pėrket grupit tė gjuhėve
Indo-Europiane, pra veēohet si njė nga mė tė vjetrat nė Europė dhe Ballkan. Ėshtė detyrė
imperative e mėsuesve atdhetar shqiptar pėr tu mėsuar dhe shkruar gjithnjė
shqipen brezave emigrues e shoqėruar me njė pėrkushtim nė hapjen e shkollave
tė reja. Shqiptarė tė vėrtetė ka plot , si ata qė dėrguan libra, hapėn
shkolla, hartuan programe, mėsues qė punojnė me devotshmėri vite me radhė
jashtė shqipėrisė. Kėtu, mė vjen
ndėrmend njė thėnie e njė emigranti me banim nė Gjermani : Gjuha ėshtė e
vetmja armė qė vėrteton se jemi shqiptarė. Pra me kėtė rast u bėn thirrje
mėsuesve atdhetarė, prindėrve emigrant, qė janė tė parėt qė u mėsojnė
fėmijėve tanė jashtė Shqipėrisė, si ta flasin dhe ta shkruajnė pa ndėrprerje
shqipen, gjuhėn qė tė parėt tanė na e lanė pėr ta pėrdorur pėrgjithmonė tė
pastėr , tė kulluar. Historikisht
mėrgimtarėt shqiptarė, kanė punuar dhe janė pėrpjekur qė fėmijėve tė tyre tu
mėsojnė dhe ta ruajnė gjuhėn shqipe. Kjo traditė e ēmuar, si amanet i rėndė
qė se tret dheu i huaj , deri nė ditėt tona. Hemoragja e pas viteve 90 tė
shekullit tė kaluar, tashmė tė shpėrngulur nga atdheu , pėr njė jetė mė tė
mirė, me gjithė familjen, me djem e me vajza , ka detyruar mėrgimtarėt
shqiptarė, kėtej e matanė kufijve shtetėrorė, qė tiu pėrshtaten kėrkesave tė
reja tė epokės sė globalizmit, ku ėshtė bėrė eminent rreziku i humbjes sė
kulturave nacionale, pra, dhe tė gjuhės nga breznitė e reja. Ėshtė pėr tu
theksuar se tashmė pėr fėmijėt e mėrgimtarėve janė hapur shkolla tė shumta nė
vende tė ndryshme, ku fėmijėt marrin nė mėnyrė tė organizuar mėsime
plotėsuese nė gjuhėn amtare, nga mėsues patriotė e pasionant, tė cilėt, nė tė
shumtėn e rasteve e japin ndihmėn e tyre vullnetarisht. Shembujt janė tė
shumtė dhe gjendja e kėtyre shkollave, mund tė themi se pėrfshin hapėsira tė
reja, ku jetojnė e punojnė shqiptarėt emigrantė. Nė pėrgjithėsi, pėr ēeljen
dhe mbarėvajtjen e kėtyre shkollave, kanė dhėnė ndihmėn e tyre dhe drejtuesit
e pushtetarėt lokalė si nė Nju Jork, Bruksel, Hamburg, Berlin, Frankfurt,
Oslo. Greqi etj. Ėshtė pozitv fakti, ku nė shumė qytete nė Amerikė, aty ku komunitetet shqiptare
janė tė organizuar, janė ngritur dhe funksionojnė shkolla dhe kurse tė gjuhės
shqipe. Po kėshtu nė Kanada janė hapur shkolla shqipe. Nė Europė ka shembuj pozitivė
si nė Zvicėr, Gjermani, Suedi ,Itali etj , ku funksionojnė shkolla tė
mbajtura nga vetė shqiptarėt , sidomos nga ata tė Kosovės dhe tė trojeve tė
tjera ku jetohet prej shqiptarėve. Synimi i kėtyre vendeve dhe shkollave
mbetet i qartė; fėmijėt e mėrgimtarėve
tė zotėrojnė mirė shkrim-lexim nė gjuhėn amtare shqipe, ta kultivojnė atė dhe
letėrsinė shqipe, tė njohin historinė dhe gjeografinė etnike tė vendit tė tė
parėve, si dhe artin, kulturėn dhe traditat kombėtare. Rėndėsi e veēantė, nė
kėto shkolla shqipe , u kushtohet veprimtarive tė lira jashtė klasės, si puna
me librin etj. Nė ekranet televizive kemi dėgjuar cicėrimat e bukura e
krenare tė fėmijėve shqiptarė nė gjuhėn e bukur shqipe, me tubime tė tyre e
tė prindėrve. Vėrtetė jetojmė nė njė shoqėri tė lirė e tė hapur, vėrtetė jemi
pėrkrahės tė globalizmit, por nuk do te dėshiroja kurrė, qė gjuha jonė tė mos
shkruhej e pėrdorej nga shqiptarėt e tė gjitha brezave qė do tė vijnė.
Mundėsitė pėr ta mbajtur tė gjallė gjuhėn e bukur shqipe tek fėmijėt, nipėrit,
mbesat dhe stėrnipėrit tanė, pavarėsisht se ku lindin e ku jetojnė,
ekzistojnė. Ata pavarėsisht nga mjedisi i huaj ku jetojnė e punojnė, nga
rrethanat aspak favorizuese pėr tė pėrdorur gjuhėn shqipe, askush nuk i
pengon , tė flasin vetėm shqip nė familje, tė komunikojnė me fėmijėt e tyre
vetėm pėrmes gjuhės amtare. Fjala vjen, tė mos na duket vetja modern kur nė
ēdo fundjavė ose nė njė drekė me familjen kalojmė nė njėrin prej lokaleve
angleze, italiane, gjermane, greke, etj. Tė mos fyhemi nėse flasim nė
ambiente tė tilla familjare nė gjuhėn shqipe. Pėrkundrazi ta ndiejmė veten
edhe mė krenarė. Shqiptarėt e Kosovės, Malit tė Zi, Maqedonisė vazhdojnė tė
jenė mė nacionalistė nė ruajtjen dhe transmetimin e traditės, tė normave,
vlerave kulturore, simboleve dhe kulturės materiale duke pėrfshirė gjuhėn tek
brezat pasardhės, ēka duhet pėrgėzuar e pėrshėndetur nė vendet etjera tė
Europės dhe Amerikės. Pėr shqiptarėt emigrues,me gjithė pėrpjekjet pėr
ruajtjen, shqipja po bėhet sa e largėt dhe e huaj pėr fėmijėt. Ėshtė normale
qė duke jetuar nė njė shoqėri ku flitet njė gjuhė tjetėr,
kuptohet dhe tendenca e kufizimit dhe shqiptimit tė shqipes. Fėmijėt po
projektojnė tė ardhmen e tyre aty ku rriten. Ndaj komuniteti prindėror duhet
tė tregohet i kujdesshėm nė ruajtjen e shqipes. Nė demokracinė
gjermane, nuk gėzon respektin se i kujt je, pėr ēfarė kontributi ke dhėnė,
prandaj pėr ne shqiptarėt dhe brezat qė kemi, modeli gjerman i shkollės dhe i
edukimit ėshtė njė model qė duhet imituar nė rrugė origjinale nga shqiptarėt
mėrgimtarė. Nuk duhet tė pretendohet tė gjendet njė zgjidhje mrekulli, por tė
bėhet ajo qė ėshtė e mundur qė varet nga ne shqiptarėt. Esperimentohet nė
Shqipėri njė abetare mbarėkombėtare . Efekti i saj nė diasporė e gjetkė fare
pak ndihet, duke pėrjashtuar disa tė interesuar pėr kėtė lloj tė ri tė
shqipes. Pak muaj mė parė u krijua Kėshilli ndėrakademik Kosovė-Shqipėri, pėr
njė shqipe standarte. Tė dy Akademitė, duke pasur parasysh se gjuha shqipe
ėshtė tipari kryesor i kombėsisė shqiptare, mjeti themelor qė siguron
ndėrlidhjen shpirtėrore ndėmjet hapėsirave e vendeve qė flasin shqip ,
synojnė qė zotėrimi dhe pėrvetėsimi i shqipes standarte tė jetė objekti
themelor i brezave tė sotėm. Shpresojmė se
Kėshilli ndėrakademik do tė merret me vrojtimet dhe vlerėsimet e politikės
gjuhėsore ,qė dalin nė fushėn e gjuhės standarte dhe tė pėrdorimit tė saj nė
diasporė. Emigracioni ndėrkombėtar shqiptar ėshtė shpėrndarė nė Greqi, Itali,
Gjermani, Mbretėri e Bashkuar, Belgjikė, Francė, Sh.B.A, Kanada, Zvicėr,
Turqi, Austri etj. Janė mė shumė se 1/3 e fėmijėve qė jetojnė e mėsojnė shqip
nė kėto vende. Me gjithė
prejdispozitėn e prindėrve pėr tė kontribuar nė ngritjen e shkollave dhe
mėsimin e gjuhės amtare ende ka probleme nė kėto vende. Pėrshembull kėrkohet
legalizimi nė rrugė shtetėrore pėr nisma tė veēanta, qė duhet ndėrmerren dhe
qė kėrkohet tė mendohen nga organet Kombėtare, si nė vendin tonė dhe nė
vendet e tjera, ku kėrkohet tė ngrihen kėto shkolla. Nėse ne shqiptarėt bėjmė
tė pamundurėn pėr ruajtjen e gjuhės shqipe, qė edhe shteti shqiptar tė
programojė diēka tė frytshme, pra tė organizojė dhe tė drejtojė veprime drejt
rrafshimit tė dallimeve tė krijuara si pasojė e ndarjeve
politiko-administrative qė sjellin jo pak vėshtirėsi nė komunikimin kombėtar.
Vetėm kėshtu u vijmė nė ndihmė nė ruajtjen e gjuhės shqipe fėmijėve shqiptarė
qė jetojnė jashtė Shqipėrisė. Shkolla e familjes mėrgimtare pėr mėsimin e
gjuhės shqipe, kėrkon veē tė tjerave tė mbėshtetet mė mirė nga shkolla me
mėsues e programe shkencore. Me tė drejtė
preokupohemi pėr analfabetizmin, por ēemėr ti vemė atyre dhjetra qindra
fėmijėve shqiptarė, qė ende vetėm se belbėzojnė nė gjuhėn shqipe pa lė tė
njohin historinė, kulturėn, gjeografinė e traditat. Kėsaj drame i duhet dhėnė
fund! Shumė pėrgjegjėsi kanė
intelektualėt shqiptarė nė emigrim. Ata duhet tė jenė aktiv e krijues nė
organizimin sa mė efektiv tė kurseve, shoqatave dhe shkollave pėr mėsimin e
gjuhės amtare. Indiferentėt dhe dembelėt dhe ata qė nuk vazhdojnė rrugėn e
Rilindasve tanė, historia do ti dėnojė, jeta pėrtej varrit do ti turturojė.
Nga Bostoni i Amerikės Konica shprehej : Erdhi mė nė fund dhe pėr gjuhė
shqipe koha e lulėzimit, koha plot shpresė! Me tė katėr anėt, njė zjarr i
bukur zien nė zemėr tė djalėrisė, dhe, plot me dėshirė, trimoshėt e dheut
tonė po pėrpiqen pėr zbukurimin e shqipe. I vlerėsojmė, i
pranojmė dhe i respektojmė vlerat gjuhėsore e kulturore tė popujve tė tjerė.
Dhe respekti pėr tė tjerėt ka vlerė e besueshmėri, kur nė radhė tė parė
respekton vlerat e kombit tėnd.! Me kėtė shkrim
problemor, kuptohet qė nuk pėrfshin gjithēka. Ndaj le tė shėrbejė pėr tė
ndriēuar sadopak e me kulturė qytetare njė ngjarje qė ka hyrė nė jetėn e
pėrditshme shqiptare, mundėsinė pėr ta
mbajtur gjallė gjuhėn e bukur shqipe tek fėmijėt mėrgimtarė., duke
ngulmuar mė shumė se deri tani pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e brezave tė rinj
pėrmes fjalės sė bukur shqipe. Vetėm kėshtu rritet krenaria e kombit tėnd,
brenda Shqipėrisė dhe jashtė saj. Fran Gjoka Mėsuesi dhe
demotivimi i nxėnėsve Edukimi qytetar ka qenė gjithnjė pjesė e
edukimit tė pėrgjithshėm. Nė kėtė kontekst, shqetėsimi i shoqėrisė pėr
pėrgatitjen e tė rinjve si qytetarė tė ndėrgjegjshėm ka qenė detyrė kryesore
nė shumė vende tė botės. Kėtė detyrė shoqėria nė radhė tė parė ia ka besuar shkollės,
si institucioni i specializuar nė edukim, e nė kėtė shkollė gjithnjė mbetet
parėsore puna e mėsuesit. Nė kėtė shkrim nuk kam ndėrmend tė trajtoj thjesht
njė temė tė karakterit pedagogjik pėr punėn e mėsuesit, por atė tė rolit tė
tij nė motivimin e nxėnėsve nė mėsim. Nė vitet e para tė rrugės pėr nė
demokraci e veēanėrisht nė vitet 1991-1995, nė shkollėn tonė u akumulua njė
pėrvojė nė lidhje me nevojėn dhe dėshirėn pėr tė ndryshuar nė profesionin e
mėsuesit. Qė nė fillimet e kėtyre viteve dolėn nė plan tė parė tri pyetje:
Ēdo tė thotė tė ndryshosh? Pse duhet tė ndryshosh? Si duhet tė ndryshosh? Nė
qoftė se nga ky fillim kanė kaluar pak vite, nuk ėshtė aspak i rastėsishėm
pėrkimi me slloganin Koha pėr ndryshim, qė pėrshkoi fushatėn zgjedhore qė kaloi.
Brenda problemit ēdo tė thotė tė ndryshosh u bėnė pėrpjekje pėr tė
pėrcaktuar qartė se ku do tė ēohet shkolla shqiptare. U vlerėsua me
objektivitet e djeshmja e shkollės shqiptare megjithė arritjet e dobėsitė e
saj, gjithashtu u bėnė pėrpjekje pėr ta bėrė shkollėn tonė tė komunikojė me
shkollėn evropiane. Brenda problemit pse duhet tė ndryshosh, u pa se ka
ndryshuar qėllimi final i shkollės shqiptare, e cila dje kishte formimin e
njeriut tė ri dhe sot pėrgatitjen e qytetarit evropian me individualitet
kombėtar. Nevoja pėr ndryshim diktohej nga fakti se kishte ndryshuar tani
kahja e zhvillimit tė shoqėrisė shqiptare. Mėsuesit shqiptarė nuk mund tu
pėrgjigjeshin rrjedhave tė reja me konceptet e praktikat e kaluara. Pėrsėri
nevoja pėr ndryshim ishte se dje shkolla jonė kishte kontakte tė zbehta, tė
tėrthorta, tė kontrolluara me shkollėn evropiane, e sot kontaktet janė tė
drejtpėrdrejta e tė lira. Sė treti: Ēfarė duhej tė ndryshonim?... dhe kishim
ndryshimin nė planin social. Midis morive tė problemeve u veēua e domosdoshme
tė ndryshohej sė pari raporti mėsues-nxėnės, si njė raport partnerėsh tė
barabartė. Shkalla e fleksibilitetit tė kėtij raporti kushtėzon edhe
realizimin e misionit final tė shkollės nė njė shoqėri demokratike qė ėshtė
pėrgatitja e qytetarit tė ardhshėm. Nė lidhje me kėtė raport, dje mėsuesi
tutor i nxėnėsit, i jepte zgjidhje tė gatshme atij, diktonte informacionin
dhe i servirte moral tė gatshėm. Sot, mėsuesi nuk duhet ti japė zgjidhje tė
gatshme, por ti japė mekanizmin pėr tė zgjidhur situata dhe probleme, duhet
ti japė alternativa tė ndryshme pėr tė njėjtin problem, nuk duhet ti japė
definicione por e shpie atė tė definojė vetė. Nė lidhje me raportin
individ-grup, shkolla ėshtė mikromjedisi mė i rėndėsishėm pėr socializimin e
nxėnėsit duke i dhėnė kėtij mundėsinė tė njohė marrėdhėniet brenda grupit,
rregullat qė harmonizojnė raportet nė grup, pėrgjegjėsitė qė ka ēdo anėtar i
grupit, interesat brenda grupit, homogjenitetin dhe heterogjenitetin e grupit
ose e shprehur me fjalė tė tjera, jeta nė klasė (grup) e pėrgatit nxėnėsin
duke i dhėnė atij mekanizmin e komunikimit, bashkėrendimit dhe
fleksibilitetit (tė shprehė dhe tė mbrojė i lirė mendimin e vet). Nė planin e
njohjes (informativ) shkolla ka pėr detyrė tė realizojė tre elemente
themelore: dije-shprehi-qėndrime. Dje shkolla ka realizuar dijet-shprehitė,
kurse qėndrimet i ka kuadruar sipas kodit komunist, ndėrsa sot elementi i
tretė, qėndrimet, duhet tė kultivohen nė mėnyrė individuale duke qenė pasojė
e njohjes, pėrvetėsimit cilėsor tė informacionit tė nxėnėsit. Stadi aktual i
zhvillimit tonė shoqėror qė po kalojmė bėri qė tė rimendohet se ēfarė duhet
ta karakterizojė njė mėsues tė mirė. U mendua pėr kushtet e mundshme pėr njė
arsimim, kualifikim dhe zhvillim personal tė mėsuesit pėr tėrė kohėn e punės
sė tij, jetės sė tij profesionale. Skema tė reja pėr pėrgatitjen e
kualifikimin mė fleksibėl, tė integruara, tė hapura, efikase nė kosto u
menduan e u realizuan teorikisht e praktikisht, por pėr pak kohė, tani u
zbehėn, u rralluan dhe u bėnė formale. Mėsuesi aktualisht, asnjė pėrpjekje
individuale a tė organizuar nuk bėn pėr ngritjen shkencore a profesionale.
Kualifikimet 5, 10 apo 20-vjeēare mbeten formale. Duke pretenduar se nuk u zgjata pa qėllim,
cili ėshtė konkretisht mėsuesi i sotėm qė do tė realizojė kėto shndėrime (qė
natyrisht nuk varen absolutisht prej tij)? Pėrgjithėsisht mėsuesi i sotėm
ėshtė produkt i kohės sė sotme. Pėrvoja e gjatė si mėsimdhėnės dhe duke u
marrė konkretisht me probleme tė aftėsimit dhe kualifikimit tė mėsuesve, mė
imponon tė shkruaj edhe disa radhė pėr punėn e jo pak mėsuesve, por vetėm nė
aspektin e motivimit tė nxėnėsve, qė ka lidhje pėr sa mė sipėr. Nė njė
sondazh tė bėrė nė vitin shkollor qė kaloi nė dy shkolla tė rrethit, tek njė
masė e madhe mėsuesish, rreth 85%, nuk dinė se ēfarė ėshtė motivimi, ta
kuptojnė atė si komponent psikologjik qė ka tė bėjė me rritjen e interesit
dhe kureshtjen e nxėnėsit, pėrqendrimin e vėmendjes dhe se vetė motivimi
ėshtė i pranishėm nga minuta e parė deri tek e fundit, se problemi i tij
ėshtė i rėndėsishėm e kompleks, qė ka karakterin e tij social, njėherėsh dhe
natyrėn e vet edhe pedagogjike. Sa i njohin mėsuesit kategoritė e motiveve?
Personaliteti i mėsuesit gjithnjė ėshtė parėsor nė kohė nė zbulimin, njohjen,
shndėrrimin e nxitjen e motiveve pėr mėsim. A e kanė shumica e mėsuesve sot
kėtė personalitet? Njė mėsues qė nuk ėshtė vetė i motivuar, nuk pretendohet
qė ai tė motivojė nxėnėsin. Mėsuesi motivon apo demotivon kurdoherė dhe kudo
me praninė e tij, autoritetin e tij, fjalėn, sjeljen nė rrugė, nė oborr,
mjedis, lokal, klasė etj. Duke folur konkretisht, nuk motivon njė mėsues qė
tejkalon praninė nė lokale ndėrsa nxėnėsit e presin nė klasė pėr mėsim. Nuk
motivon njė mėsues qė i thotė shoferit qė e ēon nė punė: thuaj se ėshtė
prishur furgoni e mos tė shkojmė sot nė punė. Demotivon njė mėsues qė
ofendon nxėnėsin, njė mėsuese me kėrthizė jashtė. Nuk motivon njė mėsuese qė
imponon klasėn tė nxjerrė sa mė shumė lekė pėr festėn e 7 Marsit. Demotivon
njė mėsuese qė abuzon me fotokopjimin qė u bėn nxėnėsve. Vėrehet njė mangėsi
e madhe nė formimin shkencor dhe profesional tė njė mase tė madhe mėsuesish
tė rinj qė reflektojnė ndėr tė tjera edhe punėn e pedagogėve tė tyre.
Demotivon njė mėsues qė pėr tėrė vitin shkollor ka shpjeguar jo mė shumė se
7-8 herė mėsimin para nxėnėsve, por duke aktivizuar nxėnės tė mirė pėr lexim
dhe thėnie tė mėsimit tė ri. Njė masė e madhe mėsuesish biles edhe me njėfarė
stazhi nė punė nuk kanė fare tė qartė konceptet strategji mėsimore, metodė,
teknikė e mėsimdhėnies. Demotivon njė mėsues qė nuk di tė planifikojė njė
ditar mėsimor, kur nuk di fare se ka kritere dhe komponente qė e pėrbėjnė
kėtė ditar. Nuk motivon njė mėsues qė kopjon nė autobus ditarin e njė kolegu
tė tij, njė mėsues qė hyn nė mėsim pa hartė, kur e ka atė nė shkollė, njė
mėsues qė u imponon nxėnėsve tė shesin fletoret e punės vetėm pėr tė patur mė
pak punė nė klasė apo me punėt me shkrim. Duke e quajtur tė tepėrt zgjatjen
me shembuj tė tjerė, qė prindėrit dhe opinioni tashmė i di, si mund tė
pretendohet se ky lloj mėsuesi ka tė qartė se motivimi ėshtė i lidhur me
nevojat, kėrkesat, dėshirat dhe interesat e nxėnėsve. Duke mos qenė i
ndėrgjegjshėm mėsuesi pėr kėtė, ai padashje bėn, me abuzimin e tij, njė krim
ndaj nxėnėsit. Kushtet e vėshtira, si paga, rendi etj., pa pretenduar pėr tė
gjitha se cilat janė, nuk e justifikojnė aspak pozicionin e kėtyre mėsuesve.
Kėto po prishin imazhin e nderuar tė shkollės sonė nė pėrgjithėsi. Mėsuesi po mbetet nė njė sfond tė ngushtė
tė punės sė tij, pa bėrė pėrpjekje pėr ta zgjeruar kėtė sfond. Nė kėtė
kuadėr, si mė i rritur, nuk e ndihmon nxėnėsin pėr tė krijuar ndjenjėn
pozitive tė vlerėsimit nė mėnyrė qė ky tė marrė vendime mbėshtetur nė vlerat
e veta. Shpesh mungon kujdesi pėr tė mos i paraqitur nxėnėsve sa tė jetė e
mundur materiale apo drejtojė pyetje qė krijojnė atmosferė negative,
pesimiste dhe dekurajuese pėr nxėnėsin. Ai e dhunon nxėnėsin duke mos i
dhėnė siguri qė tė punojė pėr tė rritur tek ai ndjenjėn e vetėsigurisė. Mikel Pjetrushi Tė ruajmė dhe
tė konsolidojmė aleancat tradicionale Nuk mjafton zhvillimi ekonomik apo
kulturor pėr tė garantuar ekzistencėn e njė shteti. Historia e dy luftėrave
botėrore na ka mėsuar se arma mė e fuqishme pėr tė garantuar ekzistencėn e
njė shteti ėshtė diplomacia. Ajo menaxhon funksionimin e marrėdhėnieve mes
shteteve duke u bėrė rregullator i interesave tė palėve aleate, duke
pėrfshirė tė gjithė komponentėt ekonomiko-financiarė, kulturorė, historikė
dhe ushtarakė. Pėr fatin tonė tė keq, duke filluar tek
qeveria e parė e Ismail Qemalit, e nė vazhdim diplomacia e qeverive pėrkatėse
nuk ka qenė nė nivelin e dėshirueshėm dhe pėr pasojė Shqipėria e vogėl
lėkundej si njė varkė nė detin e trazuar tė politikės, pa i funksionuar
asnjėherė me efiēencė sistemi i drejtimit, dhe kjo pikėrisht sepse nė
Shqipėri drejtuan nė ēdo stinė mbeturinat e nomenklaturės sė sistemit
feudal, trashėguar qė nga sundimi osman pesėshekullor. Kjo nuk ka ndodhur pėr
mungesėn e kualiteteve nė drejtimin e politikės dhe tė diplomacisė shqiptare,
por kryesisht pėr mungesėn e vullnetit tė mirė nė pėrzgjedhjen e tyre. Dhe
konkretisht, kėto kualitete mjaft cilėsore u asgjėsuan fizikisht ose u dėbuan
nga Shqipėria! Tė tillė ishin Faik Konica, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Mehdi
Frashėri, Llazar Fundo, Sejfulla Malėshova e plot tė tjerė qė aspiruan pėr
njė Shqipėri tė lirė, sovrane dhe me profil tė standardizuar perėndimor. Pas
daljes nga pushtimi osman, nomenklaturat e shtetit shqiptar ndryshuan vetėm
nė formė, duke pėrqafuar ideologji tė cilat nuk pėrkonin aspak me traditat e
paraardhėsve tė hershėm arbėr. Edhe kur gjashtė Fuqitė e Mėdha na ofruan
shansin pėr tė ripėrtėrirė vlerat e konsumuara nga ndryshku pesėshekullor,
duke na sjellė njė prijės gjerman pėr tė organizuar dhe drejtuar shtetin e ri
shqiptar, u ngritėn nė rebelim mbeturinat e llavės sė vullkanit aziatik, me
Haxhi Qamilin nė krye dhe e detyruan tė largohej nga kishte ardhur. Ky ishte
barometri mė konstant me tė cilin Europa na e mati pulsin, ndaj pėr pasojat
e mėvonėshme fajin nuk duhet ta kėrkojmė nė Europė, por nė mentalitetin
abstrakt tė atyre qė drejtuan shtetin shqiptar, tė asaj politike dhe
diplomacie qė kishte mbetur e magazinuar nė stallat e mushkave tė
orientit! Edhe sot spekullohet nė mėnyrė abuzive me vargun e Fishtės: Moj
Evropė, moj kurvė e motit, vargje dhe shprehje tė thėna nė rrethana tė
caktuara (emocionale). Po tė ngjallej At Fishta dhe tė shikonte se si vetė
shqiptarėt po i dėrgojnė pa doganė vajzat dhe gratė shqiptare nė kazinotė
dhe semaforėt e Europės, padyshim qė jo vetėm vargjet qė cituam mė lart, por
edhe Lahutėn do ta kishte grisur. Kjo ėshtė diplomacia, kėta janė
politikanėt qė e quan atdheun e Gjergj Kastriotit nė buzė tė humnerės. Nuk
pretendoj se jam diplomat, por faktet qė trajtoj kanė nė brendinė e tyre
dhimbjen dhe turpin, dhimbjen pėr Shqipėrinė dhe turpin pėr ata qė na
drejtuan. Ndaj dhe e quaj tė nevojshme dhe tė domosdoshme tė rikuperojmė dhe
tė ripėrtėrijmė aleancat tradicionale, duke pėrdorur njė diplomaci tė
sinqertė, koshiente dhe standarde ndaj atyre aleatėve tė natyrshėm qė na u
gjendėn pranė nė ditėt mė tė vėshtira: Austria dhe Gjermania e kanė dhėnė
shembullin qė nė fillimet e shekullit tė kaluar, ndėrsa Shtetet e Bashkuara
filluan qė nė vitin 1920 dhe e finalizuan mė 1999 duke udhėhequr me dinjitet
Aleancėn Atlantike nė ēlirimin e Kosovės. Mė nxiti pėr tė bėrė kėtė shkrim
fjala e Gjeneralit tė nderuar (nė pension), z.Rahman Perllaku, mbajtur nė
Prizren nė Kongresin e Parė tė Lidhjes sė Shqiptarėve nė Botė, qė u zhvillua
mė 26-27 nėntor 2001. Ai, ndėr tė tjera, tha: Tė ruajmė aleatėt dhe
aleancat, se humbja e tyre na ka kushtuar shtrenjtė gjatė gjithė historisė.
Tė ruajmė dhe tė forcojmė marrėdhėniet me Aleancėn Atlantike, tė udhėhequr
nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, si faktor primar dhe garanci pėr tė
ardhmen e Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Ky episod i gjeneralit (ku kam patur
rastin tė jem prezent dhe pranė tij), mė ka shtyrė tė hulumtoj ku e kanė
zanafillėn lidhjet e miqėsisė me SHBA-nė dhe konstatimi bėhet prezent kur
mora nė dorė librin e vyer tė tė ndjerit Tajar Zavalani, Historia e
Shqipėrisė (mendimi shqiptar), 1998, ku nė faqet 256-257 gjejmė citimin tė
cilin besnikėrisht do ta trajtojmė: Presidenti Willson i Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės refuzoi nė parim tė nderonte kushtet e Paktit tė
Fshehtė tė Londrės. Por duke dashur tė lehtėsonte pėrfundimin e njė
marrėveshjeje, delegacioni amerikan pranoi qė Italisė ti jepej mandati mbi
Shqipėrinė, nė emėr tė Lidhjes sė Kombeve, qė u krijua nė Konferencėn e Paqes
nė Paris. U pranua gjithashtu qė Vlora me gjithė rrethina tė pėrvetėsohej nga
Italia. Duke parė kėtė gjendje tė zymtė nga ēdo anė, delegacioni shqiptar
pranoi parimin e njė mandati tė pėrkohshėm pėr Shqipėrinė, por me kusht qė
shqiptarėt vetė tė zgjidhnin fuqinė e madhe pėr tė ushtruar kėtė mandat.
Qėllimi duhej tė ishte vetėm e vetėm pėr tė mbrojtur Shqipėrinė nga
ndėrhyrjet e jashtme, pa cėnuar kurrsesi pavarėsinė e saj kundrejt botės sė
jashtme dhe vetėqeverimit tė saj nė punėt e brendshme. Ndėrsa Presidenti
Willson ndodhej nė Amerikė, anėtarėt e tjerė tė Kėshillit Suprem - Clemenceau
(Klemanso), vendosėn ta copėtonin Shqipėrinė duke i dhėnė Korēėn e
Gjirokastrėn Greqisė, Shqipėrinė e Veriut Jugosllavisė dhe Vlorėn Italisė,
bashkė me njė mandat mbi atė pjesė tė vogėl qė mbetej. Argumenti i pėrdorur
pėr kėtė shitje nė ankand tė njė vendi tė vogėl dhe tė pambrojtur ishte se
shqiptarėt nuk kishin qenė tė zotėt tė qeverisin veten, prandaj ishte mė mirė
ti ngarkohej Serbisė e Italisė detyra pėr tė zhvilluar tokat shqiptare. Mos
e dhėntė Zoti qė kjo histori e dhimbshme tė pėrsėritet nė kohėn qė po
kalojmė (autori-M.B.). Nga pikėpamja ekonomike, vendimi i Kėshillit Suprem
do ti jepte Jugosllavisė mbas mendimit tė atyre qė e nėnshkruan, mundėsinė
pėr tė dalė nė det dhe pėr tė ndėrtuar njė hekurudhė gjatė Luginės sė Drinit
deri nė Grykėn e Bunės. Nga ana tjetėr, pėrfundon vendimi i Kėshillit Suprem,
zotėrinjtė Clemencau dhe Lordy George ranė dakord qė kusuri i Shqipėrisė tė
vihet nėn mandatin e Italisė, mbasi besojnė se kjo ka pėr tė kėnaqur
plotėsisht prirjen e shqiptarėve drejt bashkimit dhe vetėqeverimit: Julian
Golard, LAlbanie cu. (1921), fq.206. Vlen tė theksojmė se ky argument u pėrdor
si pėrgjigje e Presidentit Willson i cili protestoi rreptėsisht kundėr kėtij
vendimi qė cėnonte ēdo parim drejtėsie dhe njerėzimi qė tė mos themi gjė mbi
premtimet e bujshme tė fuqive perėndimore gjatė Luftės sė Parė Botėrore.
Pikėrisht kėtė argument pėrdori Presidenti i Shteteve tė Bashkuara pėr tė
hedhur poshtė njė vendim qė ishte marrė nė mungesėn e tij dhe qė ishte i
bazuar mbi njė traktat tė fshehtė, tė cilin Amerika nuk e kishte nėnshkruar.
Presidenti Willson e pėrfundonte deklaratėn e tijme njė parashtresė parimesh
themelore, tė cilat nuk e kanė bjerrė fuqinė morale dhe qė sot marrin njė
tingull tė ri mjaft aktual e domethėnės. Amerika ėshtė faktori absolut nė
pėrpjekjet e saj titane pėr pavarėsinė e Kosovės. Diplomacia shqiptare duhet
tė jetė e matur dhe tepėr e ekuilibruar nė kėto momente deēizive kur fati i
Kosovės ėshtė vendosur nė balancėn e preēizionit mė tė lartė dhe mė
pėrcaktues pėr ardhmėrinė e vėllezėrve tanė tė njė gjaku. Projektin e
miqėsisė 85-vjeēare (1920-2005) e skaliti dalta mjeshtėrore e arkitektit tė
demokracisė dhe mbrojtėsit dinjitoz tė tė drejtave tė shteteve tė vogla dhe
tė drejtave njerėzore nė pėrgjithėsi, Presidentit tė nderuar dhe tė
pavdekshėm tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Willson. Nė vazhdimin e
veprės sė tij, Presidenti Bill Clinton u bė simbol i ēlirimit tė Kosovės duke
drejtuar plot dinjitet koalicionin e fuqishėm tė forcave Euro-Atlantike me
iniciativėn e tij gjeniale. Mark Bregu Kur Ismail Qemali deshi ta ndante Shqipėrinė nė kantone Po afrohet 28
Nėntori, dita e Shpalljes sė Pavarėsisė, dita qė shėnon shkėputjen
pėrfundimtare nga pushtimi pesėshekullor osman. Demokratėt, kėtė datė
historike (duke e bashkuar dhe me 28 nėntorin e kthimit tė Gjergj Kastriotit
nė Krujė dhe ēlirimin e saj), menduan ta quajnė si njė datė unikale dhe
pėrgjithėsuese, bashkė me ēlirimin nga thundra nazi-fashiste (dhe kėtu nuk
shoh asgjė negative). Faktikisht, mė 28-29 Nėntor 1944 (ndonėse kam qenė afro
9 vjeē) nuk kam qenė nė Shkodėr, por sipas mendjes time asnjė tė keqe nuk
shoh nė kėtė mes pėr ēėshtjen e datės 28 nėntor, nėse kėtė do ta quajmė ditėn
e lirisė. Ky konfondim datash mė duket tepėr abstrakt dhe mė shuė se njė
kapriēio. Jam i mendimit se njė shtet, kur ēlirohet kryeqyteti duhet
konsideruar i ēliruar. Tirana u ēlirua mė 17 nėntor. Mbas kėsaj date kemi
vetėm 12 ditė luftė, d.m.th. pushtuesi ishte nė ikje. Atėherė, pėr tė shuar
grindjet me dy forcave mė tė mėdha politike ofroj mendimin qė data 17 nėntor
1944 tė quhet dita e lirisė (ose dita e ēlirimit nga okupatorėt
nazi-fashistė). Kjo ishte nė formėn e njė paranteze, ndėrsa titullin e
shkrimit do tė mundohem ta trajtoj me besnikėri sipas referencave historike. Mė parė se tė flasim pėr ditėn e shenjtė
tė Pavarėsisė na duhet tė kalojmė nė ekranin e kujtesės ato figura titanėsh
qė pėrgatitėn premisat, sepse Pavarėsia nuk erdhi nė mėnyrė spontane, por si
njė anije triumfatorėsh qė lundroi pėrmes lumenjve tė gjakut, pėr tė arritur
nė bregdetin e Vlorės. Rezistenca antiosmane e ka zanafillėn nė
vitin 1389 (nė betejėn e Fushė-Kosovės), kur Drenica trime nxjerr nga gjoksi
i saj obeliqin qė ther njėrin nga sulltanėt mė tė pėrbindshėm tė Perandorisė
Osmane, Sulltan Muratin. Pastaj kemi Kastriotėt, Gjon dhe Gjergj Kastriotin
dhe tė gjithė prijėsit e tjerė tė Arbėrisė. Mbi 100 kryengritje antiosmane
kemi mbas vdekjes sė Gjergj Kastriotit. Rrethimi i fundit i Shkodrės shėnon
preludin e lavdisė sė rezistencės supernjerėzore, ku pėr afro njėvit
rrethim (1478-1479) shkodranėt, tė udhėhequr nga Anton Loredani, komandanti
legjendar venedikas, shkruajnė njė ndėr faqet mė tė ndritura tė historisė.
Cilit mė parė se kėtij trimi duhej ti ishte ngritur monumenti nė Kėshtjellėn
e Rozafės?! Qėndresa e klerikut dhe filozofit Pjetėr Bogdani ėsht njė zjarr
tjetėr i pashuar qė mban tė ndezur kujtesėn e ēdo atdhetari tė ndershėm.
Lidhja e Prizrenit ėshtė sirena mė e fuqishme e zgjimit tė ndėrgjegjes
nacionale. Fatosat e kėsaj lidhjeje i japin mesazhin mė tė fuqishėm
Perandorisė Osmane dhe lajmėrojnė Europėn se ne jemi pasardhės tė ilirėve
dhe jo tė turko-tartarėve. Iljaz Pashė Dibra, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi,
janė martirėt e pavdekshėm tė kėtij evenimenti madhor. Lidhja e dytė, na
sjell nė skenė Haxhi Zekėn (1880), shkodranin e madh Hodo Sokolin, qė shkul
me pėrbuzje gradat e Stambollės pėr ti kthyer krenarinė Shkodrės. Internohet
nė shkretėtirat dhe burgjet e Anadollit. Kush duhet tė kishte pėrmendore nė
Shkodėr para kėtij martiri?! Preng Bibė Doda kalon 29 vjet i internuar nė
shkretėtirat e Anadollit (1880-1909). Idriz Seferit i vendoset litari nė
majėn e lisit, por sfidon vdekjen duke u pėrjetėsuar nė histori si martir.
Kosova nuk hesht. Si njė feniks ngrihet Isa Boletini, qė dridh portat e
Stambollit. Dasho Shkreli me kohė ia ka zbardhur faqen Shkodrės duke e
mbushur tokėn me koka asqerėsh turq. Ēuditėrisht edhe ky ska monument! Dedė
Gjon Luli e Mehmet Shpendi hyjnė triumfalisht nė eposin e kreshnikėve duke i
zbardhur faqen Shkodrės, Malėsisė, Dukagjinit e mbarė Shqipėrisė. Ēuditėrisht
asnjėri nuk ka monument! Si tufane ngrihen Dom Nikollė Kaēorri e
Gjin Pjetėr Previzi, njėri nga Lura e tjetri nga Kurbini. Ideatori dhe
projektuesi i Pavarėsisė ėshtė superstati i qytetarisė shkodrane, Luigj
Gurakuqi. Tė gjithė kėta lumenj zbresin nė Vlorė,
pėr ti vėnė asaj kurorėn e lirisė. Nė Vlorė zbresin trimat nga tė katėr
anėt e Shqipėrisė, tė gjithė me kontributet dhe vlerat e tyre. Ismail Qemali
ngre flamurin dhe shpallet mvetėsia e Shqipėrisė. Aktiviteti i Ismail Qemalit
pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe krijimin e Shtetit tė parė Shqiptar ėshtė i
njohur dhe askush nuk mund ta mohojė, por nė tė njėjtėn kohė ky aktivitet
duhet tė vendoset (me shumė kujdes) nė peshoren e historisė, duke i
bashkangjitur edhe gabimet e mėdha dhe fajet tė cilat mund tė na japin njė
konstante reale pėr kėtė figurė tė cilėn e kthyen nė mit dhe qė nė raport
me figurat qė trajtuam mė lart nuk na rezulton si i tillė (mendimi im). Duke
iu referuar librit tė Profesor Arben Putos Pavarėsia e Shqipėrisė dhe
Diplomacia e Fuqive tė Mėdha, 1912-1914, do tė shohim bashkėpunimin e
fshehtė tė Ismail Qemalit me majorin turk Beqir Gabreneja. Pra, Ismaili bėnte
lojė tė dyfishtė, nga njėra anė me gjashtė Fuqitė e Mėdha, dhe nga ana tjetėr
me Portėn e Lartė. Dėshira e tij pėr tė sjellė nė Shqipėri njė prijės turk
dhe pikėrisht Izet Pashėn, ėshtė shfaqja mė konkrete e nostalgjisė sė tij pėr
Perandorinė sė cilės i kishte shėrbyer disa dekada, madje duke harruar edhe
shuplakėn qė pati ngrėnė nga Kryeministri turk brenda sallės sė Parlamentit.
Kėtė episod dhe bashkėpunimin e Ismail Qemalit me majorin turk (tė
sipėrpėrmendur) e kam trajtuar gjerėsisht nė librin tim Shakaxhinjtė e
Nacionalizmit. Por ky episod nuk i kishte pėlqyer njė mikut tim, dhe mė
sugjeroi se burimi historik nga e kisha marrė informacionin i pėrket
periudhės komuniste. Vlen tė theksojmė se ishte pikėrisht ky bashkėpunim i
fshehtė i Ismail Qemalit me Xhon-turqit qė i detyroi Fuqitė e Mėdha tė
ndalonin ēdo formė bashkėpunimi me Portėn e Lartė, dhe ky vendim u mor mė
datėn 29 korrik 1913, ku citohet: 1-Shqipėria formohet si Principatė Autonome
Sovrane... nėn garancinė e gjashtė Fuqive tė Mėdha...; 2- Ēdo lidhje
Syzereniteti midis Shqipėrisė dhe Turqisė pėrjashtohet. Duke qenė se libri i lartpėrmendur ėshtė
shkruar nė periudhėn komuniste, dhe qė nė mendjen e mikut tim apo tė ndonjė
tjetri ėshtė krijuar bindja se ēdo gjė qė ėshtė shkruar nė atė kohė ėshtė
antihistorike, mendova qė tė servir njė fakt tjetėr historik, nga njė
historishkrues mjaft prestigjioz dhe qė askush nuk mund ta akuzojė si
komunist, dhe ky historian ėshtė mjaft i njohur: Historia e Shqipėrisė
(mendimi shqiptar), Tajar Zavalani, 1998, fq.248-249. Citimi i drejtpėrdrejtė
i autorit: Kupa e helmit pėr nacionalistėt shqiptarė u mbush kur Ismail
Qemali u kthye nė Shqipėri pikėrisht ndėrsa po luhej akti iu fundit i dramės
shqiptare. Duke ardhur nga Zvicra, ai ishte ndalur nė Romė dhe ishte takuar
me Ministrin e Jashtėm italian, San Ciulianon. Ata bashkė kishin hartuar njė
plan pėr tė zbėrthyer njėherė e mirė ēėshtjen shqiptare. Mbasi zbritėn nė
Vlorė, Ismail Qemali shkoi nė Durrės, i shoqėruar nga paria e Vlorės. Nė
Durrės u mblodh kabineti nėn kryesinė e Princ Vidit, pėr tė dėgjuar
hollėsirat e planit shpėtimtar. Thelbi i projektit ishte qė Shqipėria tė
ndahej nė tri kantone tė vetėqeverisura sipas modelit zviceran. Princ Vidi
duhej tė largohej, kabineti tė jepte dorėheqjen dhe Shqipėria tė qeverisej
nga Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit (KNK). Princ Vidi, bashkė me tė
gjithė ata qė u ndodhėn nė atė mbledhje, duke pėrfshirė edhe Isa Boletinin, e
hodhėn poshtė me zemėrim dhe indinjatė planin e Ismail Qemalit. Ismail
Qemali, kur e pa se nuk i ndezi, u kthye nė Vlorė dhe formoi Komitetin e
Shpėtimit Kombėtar me disa vlonjatė dhe refugjatė nga Shqipėria e Jugut.
Komiteti i dėrgoi njė shkresė Fuqive tė Mėdha, duke kėrkuar qė Komisioni
Ndėrkombėtar i Kontrollit ta autorizojė kėtė komitet tė marrė qeverinė nė
dorė dhe tė instalohej nė Vlorė duke caktuar Vlorėn kryeqytet. Ta bėnin Shqipėrinė, Zvicrėn e Ballkanit,
kishte qenė ėndrra e pionierėve tė Rilindjes Kombėtare. Por tė krijohen tre
kantone autonome nė rrethanat e verės sė vitit 1914 nuk ishte gjė tjetėr veēse tė krijoheshin
tri zona influence: Austriake nė Veri, Italiane nė qendėr dhe Greke nė
Jug...! Prandaj nuk ėshtė aspak ēudi qė plani i Ismail Qemalit u kritikua ashpėr
nga opinioni nacionalist shqiptar dhe mė nė fund autori u detyrua tė shkojė
nė Itali, ku vdiq mė 1918. Pėr tė shlyer ēdo acarim ndjenjash mbas
kėtij episodi tė vajtueshėm, Princ Vidi shkoi tinėz pėr tė vizituar Vlorėn,
ku u prit me shumė entusiazėm. Delegatėt e qytetit dhe tė refugjatėve nga
viset e okupuara iu lutėn qė tė kujdesej pėr fatin e tyre. Porsa u kthye nė
Durrės, Princ Vidi mblodhi pėrfaqėsuesit e Fuqive tė Mėdha duke i porositur
tė bėjnė demarrshe pranė qeverive tė tyre qė tė pėrmbushin detyrimet qė
kishin marrė ndaj Shqipėrisė dhe ndaj atij personalisht. Por Fuqitė e Mėdha
nuk kishin ndėrmend tė merreshin me ēėshtjen shqiptare, veēse pėr tė bėrė
intriga kundėr njėra-tjetrės. Ato ishin duke zėnė pozita nė parashikimin e
luftės sė pėrgjithshme qė pritej tė fillonte fatalisht me njė shpėrthim tė
vrullshėm mbas vrasjes nė Sarajevė tė Arqidukės Franc Ferdinand, i cili ra
viktimė e njė grupi terrorist serb. Durrėsi ngjasonte me njė vapor qė po
mbytej. Rebelėt e kishin rrethuar dhe gati izoluar nga pjesa tjetėr e
Shqipėrisė. Fuqitė e Mėdha, me pėrjashtim tė Italisė, i tėrhoqėn luftanijet e
tyre nga limani. Hasan Prishtina me Isa Boletinin bėnin plane pėr tė filluar
kryengritjen nė Kosovė. Italia donte tė shkėpuste konēesione duke pėrfituar
nga kriza financiare e qeverisė kombėtare. Austro-Hungaria orvatej tė shtynte
Princ Vidin ti shpallte luftė Serbisė, megjithėse ambasadori i saj nė Londėr
kishte votuar kundėr dhe pėr neutralitetin e Shqipėrisė. Misioni ushtarak
hollandez u largua nga Durrėsi, ku tė huajt po bėheshin gjithnjė e mė tė rrallė.
Edhe Princ Vidin e kėshillojnė nga ēdo anė tė kthehej nė vendin e tij. Ai nis
mė sė pari dy fėmijėt dhe vetė qėndroi me shpresa se diēka do tė ndryshojė nė
kėtė situatė qė ishte krijuar. Ndėrkaq, rebelėt okupojnė Vlorėn pa luftė,
mbasi Osman Haxhiu i Komitetit tė Shpėtimit Kombėtar i bindi se ēdo
rezistencė ishte e kotė. Mė nė fund, Princ Vidi vetėvendosė ta lėrė
Shqipėrinė mė 3 shtator 1914. Me njė proklamatė drejtuar popullit shqiptar,
ai shpjegon se po shkonte nė Perėndim pėr tė vazhduar punėn qė kishte nisur
nė Shqipėri. Nė mungesė tė tij, Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit do tė
merrej me punėt e Qeverisė. Princi dhe Princesha Vid lundruan nėpėr Adriatik
dhe u degdisėn nė Gjermani duke kaluar nėpėr Lugano. Shqiptarėt vėzhgonin me
trishtim largimin e mbretit tė tyre sikur tė ishte njė shpresė qė po venitej.
Europa ishte nė buzė tė humnerės dhe Shqipėria e dizintegruar do tė pėrlahej
sė shpejti nga njė tufan u stuhishėm. Ēėshtja nėse Ismail Qemali kishte
vepruar mirė apo keq, kur ai kėrkoi ta ndante Shqipėrinė nė tre kantone,
tashmė besoj se ėshtė mė se e kuptueshme nga ēdo shqiptar i vėrtetė. Ajo qė
na ēudit ėshtė fakti qė kėtė veprim e marrim vesh me kaq vonesė dhe ēudia e
dytė ėshtė: Kujt i intereson tė fshehė apo tė vjedhė historinė?! Cilido, me tė
drejtė mund tė pyesė: Kujt i ka interesuar ta kthejė Ismail Qemalin nė njė
mit, kur nė peshoren e historisė vlerat e tij janė nėn kuotėn e atyre
burrave qė trajtuam qė nė fillimin e kėtij shkrimi. A nuk kemi tė drejtė tė
pyesim pėrse nė Monumentin e Shpalljes sė Pavarėsisė (tė vendosur nė Vlorė)
nuk janė skalitur figurat e dy personaliteteve nga mė tė shquarat nė
Shpalljen e Pavarėsisė, Luigj Gurakuqit dhe Dom Nikollė Kaēorrit?! Jam i
mendimit se qėndresa ndaj ēdo pushtuesi ka qenė gjithėpėrfshirėse, qė nga
Mitrovica deri nė Gjirin e Artės. Por, kur flasim pėr figurat e dimensioneve
tė larta, nuk duhet tė ndryshojmė polet ose e thėnė mė shqip, nuk duhet ti
spostojmė nga Veriu nė Jug. Krahinorizmi, religjionizmi dhe idealizmi duhen
respektuar nė mėnyrė proporcionale sepse nė ēdo krahinė, nė ēdo besim dhe nė
ēdo ideologji ka kualitete dhe kėto duhen evidentuar pa asnjėlloj paragjykimi
dhe shkalla e pėrfaqėsimit duhet tė jetė nė proporcion tė drejtė me sasinė
numerike tė ēdo religjioni nė tė gjitha institucionet. Urojmė qė 28 Nėntori,
dita e Shpalljes sė Pavarėsisė tė jetė dita e solidaritetit, unitetit dhe
bashkėjetesės si tė barabartė. Urojmė nė tė njėjtėn kohė njė rishikim dhe
rishqyrtim tė historisė, duke nxjerrė nė dritėn e diellit tė gjitha ato figura
tė cilat (padrejtėsisht) qėndruan nė hije. Urojmė gjithashtu qė Akademia e
Shkencave, nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit dhe Kulturės tė caktojnė
njė komision (kompetent profesionalisht dhe tė denjė moralisht) pėr
vlerėsimin e figurave dhe tė mos ngjasin mė gafa tė tilla, tė hidhet baltė
mbi figurat mė tė ndritura tė nacionalitetit tonė. Urojmė qė nė 600-vjetorin
e tė madhit Gjergj Kastrioti, tė skuqet sadopak fytyra e atij qė deshi ta
baltojė. Kam lexuar para dy apo tre vjetėsh nė
gazetėn Shqipėria Etnike njė shkrim tė publicistit Ndue Bacaj, me njė
titull mjaft interesant dhe qė ngjasonte mė shumė si njė satirė: Flamuri nė
Deēiq - shkopi nė Vlorė! Me sa konstatojmė, autori ka bėrė njė gjetje mjaft
tė bukur dhe tė bazuar mbi vlera dhe fakte historike. Pėr tė ngritur flamurin
e Arbėrisė mbi Bratilė u derdh gjak i kulluar malėsorėsh trima, ndėrsa
ngritja e flamurit nė Vlorė ishte mė tepėr njė akt diplomatik, i arritur
pėrmes pushkėve, krismat e tė cilave zgjuan ndėrgjegjen e trazuar tė Fuqive tė
Mėsdha dhe vetė Ismail Qemali ishte njė gjetje e kėsaj diplomacie pėr ti
treguar vetė Perandorisė Osmane se ėshtė pikėrisht Ismail Qemali njėri nga
diplomatėt dhe personalitetet e asaj perandorie qė do tė mbajė nė dorė
flamurin e Arbėrisė dhe qė do ta konfirmojė shkėputjen pėrfundimtare tė
Shqipėrisė nga Perandoria Turko-Osmane. Ngjarjet e mėvonėshme tė trajtuara nė kėtė
shkrim me njė korrektesė ndaj referencave historike, na rezultojnė se Ismail
Qemali, nga frika apo nga nostalgjia, e kishte mjaft tė vėshtirė tė shkėputej
nga mitra osmane. Sido qė tė jetė edhe pėr aq sa mundi tė bėjė pėr
Shqipėrinė, duhet ti rezervojmė respet e mirėnjohje, por nė asnjė mėnyrė nuk
mund ti bėjmė kult duke e mitizuar. Ai, mė shumė se njė figurė historike
duhet tė mbetet simbolike si shpalosės i flamurit mbi ballkonin e njė godine.
Ndėrsa ata trima qė e ngritėn mbi shkėmbinj, mbi shkėmbinj i kanė monumentet. Ky shkrim duhet tė vlejė si njė trokitje
pėr mė shumė pėrkujdesje nė ngritjen e shtatoreve. Qyteti im, Shkodra, duhet
tė pasurohet me monumente duke e filluar me Hodo Sokolin, Dasho Shkrelin,
Dedė Gjon Lulin e Mehmet Shpendin. Mbasi tė kemi kryer detyrėn ndaj kėtyre
korifejve, atėherė mund tė mendojmė pėr mbrojtėsin hoerik tė Rozafės nė
rrethimin e fundit tė Shkodrės, venedikasin trim, komandantin e paepur, Anton
Loredani. Monumenti i kėtij miku tė madh tė qytetit tonė duhe tė ngrihet nė
Kėshtjellėn e Rozafės, si dėshmi e kulturės dhe mirėnjohjes shkodrane. Mark Bregu Nėn Hijen e shokut Tito
Sami Flamuri
Hyrja e Ulqinit pėr
shumė vjet me rrallė porsi fantazėm e gjallė e pėrcjellė njė tabelė, me njė
slogan: TITO TO SMO MITITO JEMI NE
!? Gjeneratat e reja,
as qė nuk pyesin mė, se kush ishte ky njeri qė kurė, nga nacionalistėt
shqiptar u pėrmende emri tij denimi ishte me vdekje. Dhe pse, pikrishtė ky
qytet i bukur bregdetar josllavė, ende kėrkon kohrat e shkuara, pra mbizotron
ende nėn hijen e shokut Tito,! po kush ėshtė vallė ky TITO
as qė do e
vrass mėndjen tju tregojė
Vazhdojmė duke ecur
nėn hijen e shokut Tito, kurse ai, dmth, Josip Broz i ashtuquajtur Tito,
vdiq qė me vitin 1980. E mbajė mend, atė ditė, si besoi dhe ēdo bashkė
moshatar i imi, jo qė na u dhimbste plaku kryetar,
por pėr fatė tė keq, u ndalua loja e futbollit (kėmbėtopit), ndėrmjet Hajdukut
tė Splitit, dhe Yllit tė kuq, tė Beogradit apo Crvena Zvezdes. Oh!!! Kjo, ishte diēka e pa menduar, por
gjithė ajo, ish Jugosllavi qėndronte sikurse, dikush ti bėnte magji, e
tėra e magjepsur, ndajė figurės madhėshtore, tė
shokut Tito; e tėra e bashkuar nė dhimbjen ndajė tė
madhit, bir, tė popujve jugosllavė, shkojė Tito mbeti Tito
Kaluan vite, dhe
mote, stinat u ndėrruan njė pas njė, por jah! ende hija e tijė nuk zbehet nė shehrin tonė, ēdo kundė tė pėrcjellė, nė Ulqin po aty,
ku tė ēonė, rruga ashtu kot, pėr nė komunė, ende nė ēdo zyre, porsi njė
pėrbindesh, po aty, e gjejmė fotografin e shokut Tito, nė shitore kėpucesh
ende me mbishkrime tė vjetra ēirilicė ende rami, me shokun Tito. Nė pragė tė 2006 kaluan 25, vjet nga vdekja, Titoa,
kapi dhe malin, mali, eliminoj natyrshėm figuren artificiale, Tito! por mileti, milet hesapi . Nisesh pėr nė shkollėn, mė tė madhe
nė Ulqin, shkollen fillore aty ku mbruhet ajka, rinis dhe thelbi mė i ėmbel i
sė ardhmes sė Ulqinit jah! dhe aty e kemi shokun Tito po kėto kalamanjė, si
ta shpjegojn qė bota ka hecė pėrpara, kurse emri shkollės tyre ka mbeturė, MARSHALL
titull i shpikur ushtarak qė ishte njė ndėr titujte e nderit
pėr shokun TITO
habitem duke shkruar kėto rreshta ; se ėshtė e vėrtet kjo vallė!
qė ēke me tė!, ky fatomorgan si fanepsje, po mbronė njė harres qė nuk i ka
takuar dhe as qė ka lidhje me popullin e kėtijė vend
habia mbet akoma! Nė botėn e ēudirave siē mundet lehtėsisht tė
ndodhė nė Ulqin, emri i shokut Tito, nga Ulqinakėt pėrshperitet si njė njeri
profetik nga tėra strukturat dhe nivelet. I kam ndėr mėnd, plakat e mėhalles;
edhe pse nuk e kinin dijeni gjuhėn nashke, me adhurim tė plotė, duke
mbushur ujė tek pusi i mėhalles sime, thonin; uf moj hanko, ka qeen i mir,
pėr ne, jahupaa moj maa, ku me e marr ma ere nji acishit, ai paaa (billo pa
proshlo) jahuuu
Pse, qytetet e vogla
si Ulqini, dhe gjithė vendet ish- Jugosllave, vuajnė nga kjo
fantazem-nostalgji pėr kohrat e mira,
nuk ėshtė vėshtire tė gjegjet. Njė komunitet i vogėl gjithmonė, mundohet tė
kapet nga ndonjė dorėzė shpėtimtare, e cila e bėn tė mbijetoi sa pėr tė qenė gjallė, ne vėndin e pushtuar
nga mė se 100 vjet
Ulqini mbijetojė me njė
servilizėm, ndaj pushtetit me njė bindshmėri ndajė figures dhe veprės e tė madhit Tito TITO JEMI NE
..,nė hipnozen e
magjistarit tė quajtur Jugosllavi. Gėnjeshtra ishte njė
mjet, qė nė saj tė kėsajė shpikje u prodhuan gjitha luftėrat, pėr hir tė
ruajtjes sė JUGOSLLAVIS. Nė emėr tė kėtijė qellimi u bė, Gjenocidi nė
Vukovar, Bosne dhe Kosovė. Deri sa ruhet ky parim dhe kjo, hije mbrohet,
kurren e kurres vendi imė i mjerė nga koka, nuk do tė zgjohet. Populli imė
vuanė nga amnezioni shekullor dhe asimilimi i tėrsishėm i gjitha vlerave
kombėtare. Rasti me tragjikomik
i takonte gjeneratave mė tė hershme, dhe qė ishte koha e fundit tė 1950-tave, tė shekullit tė kaluarė; si
mos mė mire, u pėrhapė lajmi se profeti, me falni
shoku Tito, do vinte, mė sė fundi nė Ulqin. Kjo ditė e shenuar sipas,
zhargonit komunist, do ishte dhe
kulminimi mė i madhė pėr njė qytet aq tė vogel, aq tė ngushtė,
nėnkutoni kasabaja e piratve tė dikurshėm. Po na vjen ai, pra i madhi, kush pra po i madhi shoku Tito,Tito
. Dhe ēka bėn vaki, Ulqini pėr tė mirpritur,
diktatorin e famshėm, prijėsin e
prijėsave dhe birin mė te madhe tė popujve dhe pakicave jugosllave, si mos mė mirė aty njė ndėr
kuzhinjerėt e mrekullueshėm ulqinak, do e pergadisinė gostin mė tė bukurė
banquetin- mė tė madhe qė ndonjehėr ėshtė, pėrgaditur nė Ulqinin tonė.
Regjimi i sistemit tė pėrbetuar, ēdo kushė qė shfaqej si i dyshuar!, nė mesin e tyre dhe i ndjeri
gjyshi imė Xhemal Rama, menjiherė u futen nė birucburgim, vetėm e
vetėm, se po na vjenė shoku TITO
Ndodhė diē e
papriturė; po, po telefonata nga Podgorica(Tito grad), shoku Tito e ka
ndryshuar mėndjen!. Dhe kėshtu, gjithė njerzia u lėshuan, pėr tė ngrėn,
dromcat e majmė tė banquetit me shpesėt, peshqit dhe kafshet e bollekshėm tė
kėtijė vėndi, gjithė u ngopen ushqimi u soss!?. Por jah, dhe
telefonata tjeter! erdhi furishėm!, Tito me nė fundė, do vinte nė Ulqinin e
bukur! ?,
., ēka, ndodhi oh!;jo jo, kjo nuk, ka mundėsi dhe sikurse, nė njė
ėnderr tė keqe, kuzhinjeri kryesor nuk besonte!!!, ai i cili me aqė,
devotshmėri dhe pėrkushtim e kishė pėrgaditur, banquetin marramendės!, vjenė
haberi, lajmi po, po, se shoku TITOO vjenė!, kuzhinjeri nuk kishte mė USHQIMIN E
paraparė tė TITOS, kjo u zhduk nga POPULLI, ketijė tė gjorė, mu nė
vend i ra pika, infrakt nė zemėr, vdiq i shkretti, pėrgjėssia madhe ishte
shumė pėr tė gėlltiture. Shoku Tito, ska me hangėr banquetin e tij!
.
Po Tito, prap nuk erdhi, ndrroi mendje! nuk erdhi, kurrrr, mjafton kaq
por
gjellbėrsi shkojė nė harress
O Zot!, ende sot
jetojme nėn hijen e Titos dhe googlave
te tijė, qė sot vetėm kanė ndryshuar emrin... Nga Naim Flamuri FilmiKukumiKu-kuu!!! Film? Me datėn e paraparė
te 30 shtatorit, opinioni mbarė kombėtar pas ēmimit, special tė juris sllave
nė Sarajevė dhe nėnkuptohet donatorit tė Jadran Filmit dhe Ministris sė
Kultures Kosovare te ministrit me vath nė veshė dhe mbasė 800.000 tė
shpenzuara pėr kėtė film,dhe pas shumė pritjeve dhe etheve, pėr shfaqjen e
kinse nė thonjza tė filmit kosovarė nė Prishtinėn kryeqytetin e Kosovės
martire binte shi!... Gjithė paria dhe paparia, ishte aty, qė me makth tė
mbledhur nė drojtje tė pakuptimt shijuan pėr te parė,KUKUMIN...40 minuta para
mbarimit tė shfaqjes: UNMIKU hetoj qė pranė ministris sė kultures kosovare
janė vėn bombat WAU, po ky ėshtė vallė, pjesė e skenarit tė filmit!?,
gjithessi sikur tė ishte, -Kukumi- i realizuar nga Isa Qosja prej, Vuthajsh
tė Gusis tė shpopulluar dhe shkrimtarit nga Kraja e Shkodres sė shpopulluar,
simbass mendimit timė modest por jo dhe laik, pa medyshje do i pėrmbushte
pritjet e mija. Mirė, sidoqoft ne
vajtem kėmbngulem prapė, si grupė, shikonjsish-kqyrsit, kosovar tė shtunen e
1 Tetorit tė bekuar dhe, ja salla ishte e shprazėt, filmi,
filloj..........................me tė vėrtet si kėto pika..., film i
shprazėt, dialog i shprazėt, me pejsazhe tė zhbrazėta..... Nuk e kuptoj nė
postraumem e luftes qė dikush qellimisht do ia paraqesin botes njė
mikrokozmos ēoroditės tė kinse, njė grup tė ēmendur qė gjendet i lirė,
pikrisht, kishe nė Ēmenduristanin gjoja,
Kosovėn e pasė lirimit tė nga
shkjiet me 1999. Njė grumbull i vogel statistash me flamuj kombėtar ecin
rruge dhe kėtu tre veta tė marrė kinse!, i bashkangjiten turmės, kushė ka mė
shumė, tė meta kėtu, nuk e marrim vesh mbase regjisori! .Filmi
pėrshkohet me padyshim njė kanavas i
bukur i ngjyrave, ku me njė rrjedhshmėri te stėrngadalt, kinse rrjedhin
ngjarjet, kėtu shifet, pa maturia e regjizorit qė nė mungess shumė vjeēare tė
mos punimit tė filmave tė duket njė diletant dhe ANTIAMERIKAN, pėrdhos
flamurin Amerikan dhe atė nuk e paraqet asgjėkundi, vetėm e vetėm, mundohet tė
tregoj qė dinė ēfarė ėshtė filmi. Kjo dhe duhej tė jetė njė film i shkurtėr i
tija po tė dinte, dhe jo njė stėrmundim qė tė lodhė dhe tė le, pėr tu
dėshioruar, shih habin, rolin kryesor
tė filimit ,ala DON KISHOT me ndikime tė Fellinit dhe Kusturices, na
paraqitet djali i regjisorit Donat
Qosja. Nuk e marr vesh qė
koncepti filmit tė cunguar edhe njė herė tregonė, qė faji ėshtė i joni qė
lejojmė njėrzit e tillė, nė munges kritike tė kurdisin, pavizionet e tyre
shpirtngushtė!. Duke u nėnshtruar gjithnje sunduesit nė film, Isa Qosja; na
lėshoj mjekrėn tė tėrve.Gjithė juve qė do zhgėnjeheni, si ne, nga kjo paraqitje filmike, ju lutemi mos tė
dėshproheni. Tė kuptojnė
demokracin qė regjisorat e kalibrit tė Isa Qoses dhe intelektualve si Mehmet
Kraja e kanė sjellur, kuptimin e kobit dhe ndjelljes e sė ligės Kosovės
KATASTROFF tmerr POSTAPOKALIPT,
ēfarė kompleksesh, paranojė!, ka regjisori qė shpiki kėte tendencė,
negative nė film. Kėtu dhe ėshte gabimi i filmit sipas patjetėr mendimit timė
modestė. Mungon shembulli i humanizmit pėrdellimit dhe traditės. Kjo dritė
munguse-LUMIERE-, i lypet mė tepėr se kurr shikuesve te sotėm kosovarė; ta
ndriēojė kėte pamje, tė jetės nė
Kosovė. Nė filmin
KUKUM-shihet;Sofra e drunit me sahan, ku hanė me njė lugė, gjithė familja
ėshte dhe mbet e kaluar, kurse kėte pamje qė e theksova nga filmi tė rėndon
nuk tė ngushllon, kėtu qart shprehet shkolla pansllavite, qė ka kryer mirė
misionin tė fitosh ēmime duke sharė, veten i thojnė krizė mendore dhe
ngushtim shpirtror ka vėnd vetėm nė
institucione pėrkatse .Kur Kosova tė qesin nga studio saj 20 filma nė vitė
mbase dhe ky film shterp do zėnte vendin e vet. |