12 amerikanë betohen për shërbim vullnetar në Shqipëri, mësuan traditat në familje mikpritëse! Historia e Joseph që mësoi gjuhën shqipe për 2 muaj

0
Shkruan Ledina Jakimi

Joseph, është nga Ohajo i SHBA-së. Prej dy muajsh ai së bashku me 11 amerikanë të tjerë, ndodhen në Shqipëri, për një qëllim fisnik. Të kontribuojë vullnetarisht në vendin tonë, në mësimdhënie të gjuhës angleze, edukim shëndetësor, si dhe në fushat e zhvillimit gjinor, atë rinor, por edhe për të shkëmbyer kulturat e dy vendeve.

“Jam Jozef, 23 vjeç. Jam nga shteti i Ohajos në Amerikë. Kam ardhur dy muaj e gjysmë më parë.  Po, ne kemi mësues këtu në korpus. Është një vend kaq I bukur, mikpritës. Është kënaqësi të njohurit këtu. Gjithçka ishte shkëlqyer. Ushqimi në Shqipëri është i shkëlqyeshëm. Byreku. Ishte një familje zemërmirë, mikpritëse. Ishte vështirë për ne këtu. Kur erdhëm këtu nuk dinim asgjë. Familja jonë na ndihmoi dhe ishte e lehtë. Ne kemi mësues anglishte, unë do punoj në Fushë-Arrës. Për dy vite do qëndroj këtu”, tha Jozef.

Edhe pse ka vetëm pak kohë këtu, ai ka arritur të mësojë mjaft mirë gjuhën tonë, por edhe të përshtatet me traditat e vendit dhe kjo falë familjes që e ka mirëpritur në Lezhë. Një prej mikpritësve, është edhe Familja Gjoni. Për ta kjo është eksperienca e dytë dhe janë të lumtur që pjesë e tyre është bërë edhe 25 vjeçarja Katie, të cilën e përshkruajnë me fjalët më të mira.

“Jemi familja Gjoni vijmë nga Lezha. Unë jam Gëzimi. Është eksperienca e dytë që kalojmë me vullnetarë. Eksperienca e parë ishte në prag të pandemisë. Erdhi përsëri ftesa e dytë dhe ne e pranuam me zemër të hapur. Edhe pse nuk e dinim se kush është, apo do i pëlqente familja. Këtë radhë kishim një vajzë. Jemi munduar që ta ndihmojmë, mësojmë gjuhën, traditat. Një familje pritëse ka për detyrë të rregulloje kushtet që ajo të ndihet mirë, ta shoqëroje në çdo moment, të shërbejmë bashkë, të kujdesemi për të përditshmen e saj ashtu si me fëmijët tonë. Si me e pasur një fëmijë të katër. Është eksperiencë, jo për mu që e kam, por besoj për të gjithë do jetë një eksperiencë e mirë. Një njohje e re. Është diçka që na surprizon. Edhe pse periudhë e shkurtër, jo gjuha, jo fjetja”.

“Ketit, në fillim i mësova kafenë turke. Bashkëpunuam si të shtrojmë një tryezë, rutinën ditore. Mënyrën e jetesës na e ka ndryshuar. Ajo ndikon dhe në lagje. Përshtateshim. Na qëlloi vegjetariane, por gjithsesi ajo gjeti mënyrën e vet që të përshtatet”.

“Jam Aleks dhe jam nga Florida. Më ka pëlqyer mikpritja shqiptare. Kam dashur të njoh kultura të reja. Më është dashur dy vjet që të vija këtu. Kisha dëgjuar për Shqipërinë, por më është dashur të studio për të”.

Të veshur me veshje popullore e dukë kërcyer valle tradicionale, vullnetarët e Korpusit të Paqes në vendin tonë,  u betuan për detyrën e tyre e cila nis javën e ardhshme, gjatë një ceremonie ku pjesë ishte edhe ambasadorja Yuri Kim.

“Kemi punuar për 12 javë me vullnetarët. Marrin trajnime për sigurinë, shëndetin e tyre dhe sit ë kryejnë shërbimin sa më mirë. Rreth 900 vullnetarë kanë punuar dhe jetuar në Shqipëri që nga 92’ dhe 12 këtë vit. Këto Amerikanë do shërbejnë si mësues anglishteje, në sektorin shëndetësor dhe në shërbim. Ata kanë jetuar në familje pritëse shqiptare dhe kanë ndarë kulturën e tyre. Kanë pasur dhe mësim intensive të gjuhës shqipe”

Nga viti 1992, në vendin tonë kanë kontribuar rreth 900 vullnetarë, ndërsa 12 vullnetarët e ardhur këtë vit, janë të parët që pas shfaqjes së pandemisë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu