12 fakte që nuk i dinit për Kleopatrën

0

Historia nuk ka qenë bujare me të fundmen e faraonëve të Egjiptit. Ajo cilësohet si një mbretëreshë manipuluese që magjepsi dy liderë nga perandoria më e madhe në botë dhe se ishte e gatshme të vriste për të drejtën e saj për të sunduar. Por jo.

Ajo ishte një politikane e zhdërvjelltë, grua shumë e ditur, nuk ishte egjiptiane dhe nuk ishte një “femër fatale”…dhe nuk vdiq nga një gjarpër.

E lartësuar në art dhe kinema, teksa për të janë bërë thashetheme prej 2000 vjetësh, Kleopatra ishte shumë e ndryshme nga ajo që na ka përcjellë historia. Për të dhënë drejtësi për këtë personazh karizmatik, ja disa fakte pak më pak të njohura, dhe ndoshta të papritura, për jetën e saj publike dhe private.

1- Nuk ishte egjiptiane

Ishte maqedonase, si e gjithë familja e saj. Në fakt e kishte prejardhjen nga një prej gjeneralëve të Aleksandrit të Madh, të cilët pas vdekjes së luftëtarit kishin ndarë mbretërinë e tij. Ajo u lind në vitin 69 pes, nga një konkubinë e faraonit Ptolemeut XII, dhe për këtë arsye i përkiste dinastisë së Ptolemeut. Ajo ishte e fundit sovrane e epokës helenistike dhe ndoshta e vetmja nga familja që kishte dhunti politike, aq sa hipi në pushtet kur ishte 18 vjeç dhe qëndroi aty për rreth dy dekada.

2- Nuk ishte e bukur, por ishte inteligjente

Imazhi i femrës fatale iu “ngjit” gjatës Rilindjes (në atë kohë ishte imagjinuar edhe si suedeze bionde). Por Plutarku, historiani grek i cili gjurmon portretin më besnik të saj, nuk i përshkruan aq shumë bukurinë, se sa inteligjencën dhe simpatinë. Nga i ati i saj kishte marrë një hundë si shqiponjë, dhe madje edhe stili i flokëve, me të cilin ajo është paraqitur në monedha nuk ishte i bukur. Gjithashtu ajo zakonisht vishej si burrë (në traditën e grave Faraone).

3- Lexonte shumë

Kleopatra ishte një person shumë kurioz dhe e kulturuar. Ishte rritur me tragji-komeditë greke dhe dinte bazat e astronomisë, gjeometrisë, aritmetikës dhe mjekësisë. Ajo ishte shumë e zgjuar në retorikë dhe veçanërisht në gjuhë. Dinte të paktën 8 gjuhë dhe i pëlqente të studionte në perfeksion për të ndjekur traditën e familjes së saj.

4- E kishte origjinën nga një familje vrasësish

Në luftën për pushtet, Kleopatra kishte vrarë, nëpërmjet trupave të të dashurit, Cezarit, vëllanë-bashkëshort, Ptolemeu XIII. Por kjo nuk ishte e vetmja vëllavrasje në shtëpi. Babai i saj, Ptolemeu XII, kishte ekzekutuar të bijën Berenice IV, e cila kishte provuar që t’i merrte pushtetin; xhaxhai i saj kishte eleminuar bashkëshorten, pas vetëm 19 ditësh martesë, dhe stërgjyshi Ptolemeu VIII ishte vrarë nga nipi, për t’i marrë fronin.

5- Nuk hante burra

Nuk dihen marrëdhënie të tjera, përtej atyre me dy liderët romakë Jul Cezarin dhe Mark Antonin. Nuk e dimë nëse me ta ishte dashuri e sinqertë: Kleopatra me siguri e dinte se si të përfitonte nga bukuria e saj për të konsoliduar pushtetin politik. Cezari kishte më shumë se dy herë moshën e saj (52, kundër 21 të mbretëreshës), dhe me të, llogaria politike ishte më e dukshme. Mbretëresha e përdori atë për të rimarrë Aleksandrinë dhe pushtetin e uzurpuar nga vëllai i saj Ptolemeu XIII. Me Mark Antonin, me të cilin pati tre fëmijë, ishte ndoshta dashuri e vërtetë, edhe pse mbretëresha u akuzua nga kundërshtarët politikë në Romë, se e kish joshur atë me magji.

6- Viktimë e thashethemeve dhe e fushatave shpifëse

Si ajo e orkestruar nga trashëgimtari i Cezarit, Oktaviani, për të dobësuar rivalin Mark Antonin, i dashuri i Kleopatrës. Në një korrespondencë kërcënuese që i parapriu përplasjes direkte, Oktaviani akuzoi mbretëreshën se e kalonte kohën duke u dehur dhe duke bërë orgji, apo se e kishte joshur Mark Antonin me magji. Kleopatra nuk u prek dhe shfrytëzoi llafet e Oktavianit, për të bërë bashkë një flotë të fuqishme, që t’u bënte ballë romakëve.

7- Ishte xheloze

Kleopatra ishte shumë posesive dhe xheloze ndaj Antonit dhe fakti që ky i fundit ishte një feminist, nuk ndihmonte aspak. Kronikat raportojnë se Antoni kishte kërkuar një portret të bijës së mbretit Herod, e njohur për bukurinë e saj, duke bërë që Kleopatra të shpërthejë. Me t’u kthyer në Romë, Antoni u martua me motrën e rivalit të tij Oktavianit, për të sanksionuar zyrtarisht ndarjen e territoreve romake pas vdekjes së Cezarit. Dhe ndërsa gruaja e tij ishte shtatzënë u kthye tek Kleopatra, e cila nuk e la më të shpëtojë përsëri, dhe u martua me të sipas riteve egjiptiane.

8- Nuk vrau për dashuri

Por preferoi të vdesë si një mbretëreshë, në vend se të përfundonte në zinxhirë para popullit romak, pas triumfit të armikut Oktavian. Vetëvrasja e saj ishte një akt krenarie, thirrja e fundit e lirisë, pasi ishte përpjekur, sipas disa burimeve, që të joshte edhe Oktavianin, kur ai erdhi për të në Aleksandri. Ky version duket më i besueshëm se sa vetëvrasja për dashuri e Antonit, i cili duke besuar që mbretëresha kish vdekur, u hodh mbi shpatën e tij.

9- Nuk vdiq nga gjarpri

Edhe rrethanat e vetëvrasjes së Kleopatrës duken të imagjinuara. Vështirë se mbretëresha është vrarë duke lënë t’i kafshojë gjirin një gjarpër, i sjellë në një shportë fiqsh. Gjarpri i vërtetë (Vipera Aspis) në fakt nuk ekziston në Afrikën e Veriut. Gjarpëri tjetër më bindës, Kobra i Egjiptit që ishte i shenjtë për faraonët (Naja Haje) ishte shumë i madh për t’u futur në një shportë. Ndoshta Kleopatra vdiq e kafshuar nga një echide careened (Echis carinatus), një gjarpër origjinale në Lindjen e Mesme, më pak se një metër i gjatë dhe vdekjeprurës.

Por një teori e fundit tregon se Kleopatra nuk vdiq pasi u pickua nga një gjarpër, por thuhet se kishte pirë helm. Studiuesit thonë se pickimi i gjarprit do t’i kishte shkaktuar asaj një vdekje të ngadaltë torturuese, dhe se Kleopatra duhet ta kishte ditur këtë nga interesat e saj rreth mjekësisë.

10- Një mendje mjekësore

Sipas studimeve të fundit, Kleopatra kishte studiuar shkencë dhe mjekësi siç bënin shumë femra në Egjipt, dhe shkroi një traktat të quajtur “Kozmetika”, jo në lidhje me makiazhin, por për mjetet juridike mjekësore.

11- Basti me Mark Antonin

Ekziston një histori e famshme se si Kleopatra një herë piu një koktej me një margaritar të tretur në mënyrë që të fitonte një bast me Mark Antonin.

Sipas gojëdhënave, çifti vuri bast nëse Mbretëresha e Egjiptit do të mund të shpenzonte një pasuri të madhe në një vakt të vetëm. Prandaj ajo futi një perlë në koktejin e saj dhe e piu.

12- Nuk dihet se ku ndodhen eshtrat e saj

Para se të vriste veten, Kleopatra shprehu dëshirën e saj për t’u varrosur ngjitur me Mark Antonin. Kronikat thonë se Oktaviani ia plotësoi, por varri i çiftit nuk është gjetur.

Në vitin 2009, egjiptologu Zahi Havass njoftoi se ai kishte zbuluar vendin ku të dy ishin varrosur, një dhomë e fshehur nën tempullin e Taposiris Magna, 50 km në perëndim të Aleksandrisë, ku u gjetën 10 mumjet që i përkasin fisnikërinë e kohës. Gërmimet vazhdojnë, por zbulimi ende nuk është konfirmuar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu