1919-2024, 105 vjetori i shoqërisë Vllaznia dhe ‘Gjyrezët e Shkodrës’

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Sporti dhe arti kanë një rëndësi të madhe për qytetin e Shkodrës. Sporti dhe arti kanë luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, kulturorë dhe intelektual të Shkodrës. ‘Shoqëria kulturore e sportive Vllaznia’ dhe ekipi i Vllaznisë kanë lënë ‘gjurmë’ të pashlyera, jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë. Shumë familje të nderuara shkodrane, kanë luajtur një rol të madh, për zhvillimin e ekonomisë, kulturës, sportit dhe artit, duke ruajtur traditën e hershme dhe duke e çuar më tej në vite.

Në këtë shkrim nuk kam ndërmed ta ‘personalizoj’ ose ‘familjarizoj’, por ‘Gjyrezët e Shkodrës’, krahas shumë familjeve të tjera shkodrane, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet politike, ekonomike, kulturore e sportive në shërbim të kombit shqiptarë dhe qytetit të Shkodrës. Familja Gjyrezi një prej familjeve më të vjetra të qytetit të Shkodrës, ka një rol të rëndësishëm në zhvillimet politike, atdhetare, kulturore, sportive, artistike, kapitaliste e tregtare në Shkodrën 2400 vjeçare. Shumë pjestarë të ‘Gjyrezve’, kanë qenë pjesë e zhvillimeve politike, kulturore, sportive dhe ekonomike në Shkodër në 105 vite e me shume. Sulejman Gjyrezi krahas shumë patriotëve dhe atdhetarëve shkodranë, ka qenë pjesë e Komisionit të degës së Shkodrës për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878-1881).

Muhamet Gjyrezi ka qenë Kryetarë i Bashkisë së Shkodrës në periudhën Qershor-Dhjetor 1924. Rasim Gjyrezi dhe Agron Gjyrezi janë ‘Martirë dhe Dëshmorë’ të demokracisë 1991-95. Ekonomia dhe zhvillimet kapitaliste, kanë një rol të madh, për zhvillimin e qytetit dhe kombit, d.m.th. dijes kulturës, sportit dhe artit. Pa ekonomi dhe zhvillime kapitaliste, bota shpirtërore dhe aktiviteti artistik, sportiv e kulturorë, dija nuk kanë të ardhme. Gjyrezët krahas shumë familjeve shkodrane, kanë ndikuar për zhvillimet eonomike të kapitalizmit në Shkodër. Biles një kusheri i imi, me të drejtë thotë, se me ‘shkatërrimin e zhvillimeve kapitaliste’, është pengur zhvillimi ekonomik i qytetit të Shkodrës.

Në këtë kontekst ‘Gjyrezët’ kanë qenë pronarë tokash dhe kanë bërë tregti, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Prizren, Pejë e Europe. Me adhjen e komunizmit, diktaturës ‘Gjyrezët’ janë shpronësuar e konfiskuar me ligjet e dhunshme të diktaturës. Meqë sot është 105 vjetori i shoqërisë kulturore e sportive ‘Vllaznia’, por përmendi disa emra të ‘fisit’ Gjyrezi, që janë marrë dhe lënë gjurmë në sport, art dhe drejtim.

Në fushën e sportit në vite 105 vite janë shquar: Syrrija, Asllani, Sulejmani, Hodoja, Agroni, Clirimi dhe si drejtues të sportit, Fatosi dhe Astrit Gjyrezi. Në fushën e artit, kulturës, aresimit dhe gazetarisë në 105 vite, janë shquar: Skenderi, Gëzimi, Amila, Mila, Nuti, Bushi, Qamili, Sokoli, Artani dhe Mërgim Gjyrezi. Në fushën e zhvillimit, ekonomisë, drejtimit dhe inxhinjerisë në 105 vite janë shquar: Qazimi, Rasimi, Heti, Teufiku, Mahiri, Remzia, Astriti dhe Bashkim Gjyrezi, duke mos harruar ‘brezim e ri’ të Gjyrezve të cilët janë shkolluar në Shqipëri, SH.B.A. e Gjermani etj.. Familja Gjyrezi krahas disa familjeve shkodrane, kanë qenë gjithashtu themelues i shoqërisë Vllaznia (aksioner i ekipit të futbollit Vllaznia) në vitin 1919. Gazetari Besnik Dizdari ka publikuar për herë të parë listën me 75 themeluesit e Shoqërisë “Vllaznia” më 16. shkurt. 1919. Gadi një shekull, 105 vjet më parë, krijimi i Shoqërisë ‘Vllaznia’ u konsiderua si ‘zgjim i djelmnisë shqiptare në fushën politike, letrare, teatrale, muzikore, e gjimnastikore’. Ky gjest i rinisë shkodrane, në kushtet e luftës për qëndresë kombëtare ishte një kontribut dhe një manifestim i shkëlqyer i identitetit kombëtar dhe vlerave tona më të mira qytetare.

Bashkimi i shkodranëve në Shoqërinë ‘Vllaznia’ pa dallim përkatësie fetare, bindje e ideje është ndër mesazhet e mëdha të pasurisë të pashterur shpirtërore dhe aspiratës shqiptare për ndërtimin e një shoqërie të bashkuar e të përparuar. Historiani i njohur shkodranë Xhevat Repishti shkruan:“Në pranverën e vitit 1919, që flet në kahun e rrymës që kërkonte shpëtimin e vendit, duke u mbështetur në mundësitë dhe patriotizmin e vendit, është themelimi i Shoqërisë “Vllaznia” dhe veprimtaria e pasur dhe e suksesshme e kësaj shoqërie”. Repishti vazhdon më poshtë: “Koha për themelimin e Shoqërisë Vllaznia ishte zgjidhur drejt. Deri në fillim të vitit 1919 rinia shkodrane tubohej më shumë në dy shoqata kulturore me ndarje fetare: ‘Shoqëria Mustafa Pasha’, për myslimanët e themeluar në vitin 1914 dhe ‘Vaso Pasha’, për katolikët e ngritur më 1913. Këto shoqëri patën në gjirin e tyre baza të shëndosha atdhetare, të përbërë nga elementë përparimtarë dhe të devotshëm për Atdheun. Këto baza si edhe ajo veprimatri politike, që kishin zhvilluar secila, qenë shtrat për të ecur përpara”. Për merita të vecanta, Këshilli Bashkiak Shkodër me datën 21.10.2014 i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi”, grupit themelues të Shoqnisë Vllaznia me motivacion: ‘Krijues dhe themelues të mrekullisë që quhet ‘Vllazni’.

Kjo trashigimi e vyer me të cilën krenohet Shkodra, shkollë e sigurtë edukimi ku rriten breza të tërë sportistësh me tiparet më të mira që karakterizojnë Shkodrën dhe sportëdashësit e saj’. Krahas shumë patriotëve dhe qytetarëve shkodranë si: Xhemal Ef. Naibi, Mihallaq Kamballuri, Musa Juka Riza Beg Kopliku, Pashko Ashiku, Zef Serreqi, Lazer Kraja, Nush Guli, Dervish Sula, Sulejman Dibra, Shaqir Miloti, Fetah Llazani, Osman Shehu, Ndrek Kaçulini, Ismail Xhabia etj. aksionerë të shoqërisë Vllaznia kanë qenë edhe Qemal Gjyrezi dhe Ibrahim Gjyrezi. Emrat e aksionerëve të tjerë të shoqërisë Vllaznia, janë të publikuar në klubin Vllaznia. (Kërkoj ndjesë për mos përmendjen e emrave të tyre, për arësye botimi në gazetë).

Sot drejtuesit e Shkodrës, duhet të nderojnë dhe vlerësojnë kontributin e këtyre aksionerëve, që ishin ‘Krijues dhe themelues të mrekullisë që quhet Vllazni’. Kjo trashigimi e vyer me të cilën krenohet Shkodra me të vërtetë duhet ruajtur, vleresuar e çuar më tej. Mbas 105 vitesh dhe mbas 30 vitesh të ‘rënies së komunizmit dhe dikaturës’, Shkodra sot ka drejtues të aftë, që do të zhvillojnë kapitalizmin, ekonominë e tregut në Shkodër dhe do të çojnë përpara sportin, kulturën, dijen, universitetin dhe artin.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu