21-Janari kërkon shpagim, kërkon drejtësi!

0

Shkruan Zef Ndreka

Nuk ka si të harrohet masakra qeveritare me 21 janar të vitit 2011, ditën kur në protestën parësore pranë kryeministrisë, katër qytetar me duar në xhepa, krejtësisht të pa fajshëm, u qëlluan me armë zjarri duke gjetur vdekjen. Ishte rast i përseritur, që na kujtonte në atë kohë 2-Prillin në Shkodër, ku mbetën të vrarë katër përsona.
Edhe pse kanë kaluar mbi 30 vite, vrasësit e vërtetë ende nuk janë artikuluar nga drejtesia.
21-Janari në radhë të parë mbetet akoma meraku i familjarëve, i fëmijëve të mbetur jetim pa dy prindër, e mbi të gjitha i drejtësisë për të treguar se edhe në këtë vend të drejtuar nga tribalët, më në fund do të funksionojë e të ndëshkohen të pa prekshmit.
Askush nuk mundet të bëjë avokatinë e asaj masakre. Sidomos përsonat përgjegjës e urdhërues dhe të tjerë që u dënuan në atë kohë me një gjyq qesharak poshtërues për drejtësinë, për ta mbyllur atë histori mizore me dënime të dy gardistëve.
Zingjirët urdhërues do të thirret nga SPAK-u. Ato, do të kenë mundësinë të sqarojnë në detaje pa e manipuluar ngjarjen. Aty, do të dëgjojmë saktësisht pretendimet e ish Kryeministrit Berisha, të ish Ministrit të Brëndshëm Basha dhe të ish Komandantit të Gardës së Republikës me vartësit e tij, për pyetjet që kam:
– Ku i kanë parë dhe ku janë thikat me helm, çadrat dhe stilolapsat pistoletë?!
– Përse u ndërhy në fshirjen e serverit?!
– Përse nuk ju dorëzuan prokurorisë 6 gardistët kur ju pre fletë-arresti nga prokuroria?!
– A u urdhërua mjeku për të bërë ekspertizën në favor të urdhëruesve dhe mashtrimeve justifikuese të tyre?!
Të gjitha këto janë mëkate, sigurisht të dirigjuara nga Berisha. Por përgjegjësitë duhet dhe do të dalin për çdo njërin të përfshirë në këtë ngjarje. Gjaku nuk humb!
Është edhe Gjykata e Strasburgut me vendimin e tij, që përcaktoi përgjegjësitë e gjithë atij zinxhiri komandues të masakres shtetërore të 21-Janarit të vitit 2011, vendim nga i cili edhe po të dojë, SPAK-u nuk mund të luaj.
21-Janari, do të jetë çështje e drejtësisë jo vetëm për Berishën…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu