Një përsonalitet i rrallë i Shqipërisë!

0
Shkruan Zef Ndreka
Historia e pluralizmit politik shqiptar, nuk mund të lerë në harresë themesuesit e partisë së parë opozitare, e njërin prej tyre, themeluesin autentik të PD-së, Prof.Dok Edmond Trako.
Koha politike e fillimit të pluralizmit shqiptar, sa vjen dhe i lartëson figurat e para që me një guxim e trimëri të rrallë i dolën ballas diktaturës më të egër dhe me një lëvizje e frymë antikomuniste, frymëzuan popullin mbarë dhe arritën që brënda një kohë rekord të organizonin mitingje në çdo cep të vendit, duke e përmbyllur me mitingun më madhështor në qytetin studenti, në Sheshin “Demokracia”, ku bashkë me qytetarët e Tiranës ushtuan fuqishëm thirrjet: “E duam Shqipërinë Demokratike”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Liri-Demokraci”.
E këto thirrje që buronin nga gjokset e të rinjëve, të rejave, studenteve nga gjithë Shqipëria, të qytetarëve etj, zbritën në tokë pluralizmin që tani e kemi.
Edmond Trako, njëri nga intelektualët e rrallë të Shqipërisë, Profesori i Universitetit të Mjeksisë, ka një rol të pa mohueshëm dhe vendimtarë në atë kohë të trazuar.
Ai, së bashku me të ndjerin Gramoz Pashko, me Arben Imamin, Arben Demetin, Preç Zogaj, Azem Hajdarin, Eduard Selamin, Aleksandër Meksin
dhe disa të tjerë që ju bashkuan lëvizjes studentore dhe lëvizjes mbarë popullore, krijuan Programin e Parë Politik të PD-së dhe më pas Statutin e kësaj partie.
Stuhia e kësaj lëvizjeje të pa parë në Shqipëri kishte si frymëzim pikërisht këto përsonazhe të pa harrueshme, këto përsonalitete të fushave të ndryshme të cilët më tepër se asgjë tjetër punuan dhe luftuan si idealist, për pluripartizmin, për të ardhmën e vëndit, për demokracinë.
Ishin këto përsonalitete që jo rastësisht i bashkoi koha.
Edmond Trako, njëri prej tyre si askush tjetër, i diplomuar me medalje të artë!
Trako, bashku me Zogajn dhe Selamin, ishin të parët si delegacion zyrtar i PD-së në Belgjikë e Francë, ku prezantuan PD-në në kancelarite politike të këtyre vendeve dhe më pas, janë po këta që i hapën dyert PD-së për anëtarësim në familjen e partive popullore europiane.
Edmond Trako pati edhe “fatin e arte”, ashtu siç kishte fituar me zotësinë e vet medaljen e artë në diplomimin si mjek, ai mori me vete një copë bronzi nga përmendorja e shkulur e Enver Hoxhës dhe e dërgoi në Francë presidentit të saj kohe.
Më pas, Edmond Trako u shqua edhe në fushën e diplomacisë. Si Ambasador i Shqipërisë në Portugali, më pas në Argjentinë dhe së fundi në Australi, ai ka qënë serioz dhe i suksesshëm.
Trainimet dhe diplomat e shumta të Trakos e rrjeshtojnë atë në një përsonalitet të shquar të Kombit.
Por sot, kur mendon se ka Kryetarë Bashkishë, Kryetarë partishë pa diploma, që kërkojnë të marrin në dorë frenat e shtetit e të drejtojnë vendin, ndjen keqardhje dhe e para gjë që të bie ndër mend është të ikësh sa më larg, larg tyre e më keqardhje për vendlindjen.
Historia e pluralizmit në Shqipëri dihet, është shkruar. Por përsonazhet nuk harrohen, as nuk bën të harrohen. Nuk bën të mos kujtohen, madje edhe të përsëriten shkrimet, që të mos zërë vend gënjeshtra.
Por siç ndodh rëndomë, historia shkruhet siç ju ka shkuar e ju shkon për shtat liderëve. Siç është konkretisht edhe rasti i Berishës, i cili për shkak të përvojes komuniste në Partinë e Punës, pati nuhatjen dhe nxitjen jo vetëm të Ramiz Alisë për të marrë nën kontroll këtë parti që lindi e pastër si drita e diellit.
Komunistët shqiptarë, më në krye Ramiz Aliaj në atë kohë, përdorën zgjatimet e tyre komuniste për të kontrolluar tërësisht pluralizmin. Si në asnjë vend tjetër, demokracia në Shqipëri nuk eci me ligjet e saj, por e kontrolluar. Ndaj tranzicioni në Shqipëri ka një tejzgjatje pa fund.
Por, duhet theksuar, se grupimi i përsonaliteteve që përmenda më lart, e nuhatën shpejt se demokracia po devijonte nga shinat e saj dhe katovica ishte hedhur në veprim.
Për hir të së vërtetës, Edi Rama që ju bashkua në fillim lëvizjes, ishte i pari që u largua apo u dëbua nga Berisha.
Më pas, historia na kujton grupin e mocionistëve që në atë kohë nuk ishte e lehtë falë autoritarizmit të Berishës dhe rrezikut për humbjen e zgjedhjeve të radhës, megjithatë, koha ju dha të drejtë.
Fjalimet e Edmond Trakos, Arben Imamit, Gramoz Pashkos, Preç Zogajt, Azem Hajdarit, Shahin Kadaresë, Ridvan Peshkopisë etj, mbetën fjalime profetike.
Demokracia jonë ka nevojë ende për frymëzime nga të tillë njerëz me kurojo dhe me vizion, ku njëri nder to është Edmond Trako.
Më poshtë janë një pjesë nga fotot ku shquhet veprimtaria politike dhe diplomatike e Trakos.
Fotot flasin shumë. Ai, përkrah Azem Hajdarit, Gramoz Pashkos, Selamit e Zogajt, Berishës e Demetit, Imamit dhe personazheve të tjerë në Shqipëri, fotot me 11 presidente të vendeve të ndryshme, foto të ngjarjeve të 2 Prillit në Shkodër kur janë vrarë katër protestuesit dhe njëri prej tyre i ka vdekur në dorë Edmond Trakos në spital, fotot e plumbave të ngjarjet se Shkodres dhe të një copë bronxi nga busti i diktatorit që ja dhurojë Presidentit francez, mitinxhet e parë në Shkodër, Burrel, Korçë dhe qytete te tjera, flasin më shumë se fjalët.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu