Zhdukja “misterioze” e Ervis Martinajt, oficeri Lami shtyn dëshminë, pista e hetimit

0

Gjykata ka vendosur masë sigurie arrest me burg, për oficerin e policisë Jeton Lami, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas akuzës Lami ka shoqëruar personin në kërkim Ervis Martinaj dhe nuk e ka arrestuar atë sipas urdhër-kërkimit policor.

Në vendimin e Gjykatës së Kurbinit thuhet ndër të tjera se Martinaj mund të jetë rrëmbyer. Por provat shkresore janë në dosjen hetimore. Sipas asaj që shkruhet në vendim, Lami është arrestuar dhe ka refuzuar marrjen në pyetje në rastin e kërkuar nga gjykata, duke e shtyrë për një moment të dytë.

Vendimi i plotë i datës 25 gusht 2022.

Objekti:
1- Marrja në pyetje të personit nën hetim Jeton Lami i biri i Lutfi dhe Hike i datëlindjes 30.01.1994, lindur në Tiranë dhe banues në rrugën “Azem Galica” Kamëz, me arsim bazë policorë, me kombësi e shtetësi shqiptare, i padënuar, ndaj të cilit Gjykata ë rrethit Gjyqsor Kurbin, me vendim nr. 893, datë 23/08/2022 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal
2- Mosndryshimin e vendimit nr 893 datë, 23.8.2022 të Gjykatës së Rrethit Kurbin me të cilin është caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” të parashikuar nga neni 238 i K. Pr Penale ndaj personit në hetim. Jeton Lami si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K. Penal, pasi është pikërisht personi ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” dhe se kushtet e kriteret e caktimit të masës së sigurimit ndaj tij dhe nevojat e sigurimit nuk kanë ndryshuar
Kundër personit nën hetim Jeton Lami, i biri i Lutfi dhe i Hike i datëlindjes 30.01.1994 lindur në Tiranë dhe banues në rrugën “Azem Galica” Kamëz, Tiranë me arsim bazë policor, me kombësi e shtetësi shqiptare, i padënuar, mbrojtur në gjykim nga avokati, Gentjan Rumano, me nr. 2836 licence, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë dhe avokat Elton Domi, me nr. licence 6204, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë, të zgjedhur

I Dyshuar:
Për kryerjen e veprës penale “shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal
Gjykata pasi dëgjoi pretendimet përfundimtare të prokutorit, i cili kërkoi pranimin e kërkesës sipas objektit dhe pretendimet përfundimtare të personit në hetimi i cili kërkoi përmes mbrojtësve caktimin e një mase më të butë sigurimi se ajo e “arrestit me burg” si ajo e “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose në mënyrë alternative “arrest në shtëpi” duke pretenduar se nuk ekziston rreziku i prishjes apo dëmtimit të provave sepse janë administruar dhe as rreziku i ikjes pasi ka bashkëpunuar me organin e procedures dhe i rrezikohet jeta nga izolimi për shkak të profesionit, pasi administroi dhe vlerësoi provat dhe shqyrtoi çështjen në tërësi.

1-Ndaj personit në hetim, shtetasit Jeton Lami, Gjykata e Rrethit Gjyqsor Kurbin, me vendim nr. 893 datë 23.08.2022 ka bërë caktimin e masës së sigurimit personal “arrest me burg”. Ky vendim është marrë në mungesë të këtij shtetasi.
1.1- Gjykata bazuar në provat shkresore të bashkëlidhura me të procedimit penal Nr. 203 të vitit 2022 çmon se janë kushtet dhe kriteret e përgjithshme e të veçanta të parashikuara nga nenet 228/3 dhe 229 K Pr. Penale, për caktimin e një mase të sigurimit personal shtrënguese, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova që shtetasi Jeton Lami të ketë kryer veprën penale që u përmend më sipër për atë të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Po ashtu Gjykata çmoi se ndodhemi edhe para kushteve të veçanta që parashikon neni 228/3 i K Pr Penale. Ky shtetas mund të shmanget nga përgjegjësia penale dhe mund të largohet për shkak të dënimit që mund të marrë, i cili duke shfrytëzuar funksionin e tij si punonjës i Policisë së Shtetit ku me veprime aktive dhe mosveprime ka ndihmuar personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Ervis Martinaj, për t’iu shmangur organeve të drejtësisë duke mos ekzekutuar urdhërimet e një vendimi gjykate për arrestimin e tij, i cili është shpallur në kërkim për vepra të rënda penale dhe DYSHOHET SE KY I FUNDIT EDHE (ËSHTË) RRËMBYER ngjarje për të cilat është regjistruar procedimi penal nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin me nr. 203 të vitit 2022.
Duke marrë parasysh kushtet dhe kriteret e mësipërme gjykata çmoi si të drejtë caktimin e masës së sigurimit ndaj personit nën hetim Jeton Lami, atë të parashikuar nga neni 238 i K Pr Penale për shkak të rrezikshmërisë relativisht të lartë të veprës penale “shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 K. PENAL.
Në këto kushte gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin përsa i përket caktimit të masës së sigurimit “arrest me burg” në mungesë të parashikuar nga neni 238 K Pr. Penale ndaj personit nën hetim Jeton Lami.
1.2- Në datë 23.08.2022 ora 13.04 minuta oficerët e policisë gjyqsore në zbatim të urdhërit të prokurorit për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës të sipërcituar bënë kapjen e personit dhe mbajtjen e procësverbalit përkatës.
2- Kështu në nenin 248 të K Pr. Penale parashikohet se:
1. Jo më vonë se tre ditë nga zbatimi i masës, gjykata e merr në pyetje personin për të cilin ka vendosur arrestin në burg ose në shtëpi. Për masat e tjera të sigurimit shtrënguese ose ndaluese, gjykata procedon me marrjen në pyetje brenda pesë ditëve nga zbatimi i masës. Mbrojtja ka të drejtë të njihet me aktet dhe të marrë kopjet e tyre.
2. Nëpërmjet marrjes në pyetje Gjykata verifikon kushtet dhe kriteret e caktimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit parashikuara nga nenet 228, 229 dhe 230 të këtij Kodi. Kur këto kushte nuk ekzistojnë gjykata vendos revokimin dhe zëvëndësimin e masës. Në të kundërt gjykata vendos vazhdimin e zbatimit të saj.
Gjykata depoziton vendimin e arsyetuar brenda 48 orëve
3- Në pyetjen e të arrestuarit marrin pjesë prokurori dhe mbrojtësi, të cilët lajmërohen nga sekretaria e gjykatës.
4- Gjatë debatit gjyqësor palët kanë të drejtë të paraqesin prova me përjashtim të provave me dëshmitarë… Prokurori nuk mund të marrë në pyetje personin e arrestuar përpara se Gjykata të procedojë sipas paragrafit 1 të këtij neni.
2.1 Në interpretim të kësaj dispozite gjykata vlerëson se marrja në pyetje e personit për të cilin është vendosur masa e sigurimit personal shtrënguese “arrest me burg” në mungesë të tij ka si qëllim të verifikojë në një gjykim kontradiktorë ekzistencën e kushteve dhe kriteret ligjore për vendosjen e një mase të tillë.
Duke qenë se vendimi i gjykatës është marrë në mungesë të shtetasit të arrestuar, atij duhet t’i jepet mundësia të paraqesë qëndrimin e tij dhe provat përkatëse në lidhje me ekzistencën ose jo të nevojave të sigurimit. Gjithashtu Gjykata duhet të verifikojë edhe procedurën e zbatimit të masës së sigurimit “arrest me burg”. Pra nëse është kryer ose jo në përputhje me kërkesat e nenit 246 të K Pr Penale, sipas të cilit:
1. Oficeri ose agjenti i policisë i ngarkuar me zbatimin e vendimit të arrestit i dërgon personit ndaj të cilit është marrë masa kopjen e vendimit dhe e njeh menjeherë me letrën e të drejtave sipas paragrafit 2 të nenit 34/b të këtij Kodi.
2. Policia gjyqësore mban procesverbal për veprimet e kryera. Procesvervali i dërgohet gjhkatës që ka dhënë vendimin dhe prokurorit
3. Marrja në pyetje e personit të arrestuar duhet të bëhet brenda një afati sa më të shkurtër pasi përkon me respektimin e të drejtës së personit për një proces të rregullt ligjor. Ku marrja e vendinit që kufizon lirinë e levizjes së personit si e drejtë themelore e tij duhet të bëhet duke i dhënë mundësinë atij të mbrohet në një gjykim publik kontradiktor dhe në “barazi të armëve” (neni 42 i Kushtetutës dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”
Për ketë arsye ligji procedural penal parashikon se marrja në pyetje duhet të zhvillohet jo më vonë se tre ditë nga zbatimi i masës.
4. Në ccështjen në gjykim, Gjykata ccmon se nga policia gjyqësore që ka zbatuar vendimin e gjykatës është verpruar në përputhje me kërkesat e ligjit. Kjo pasi rezultoi se oficerët e policisë gjyqësore i kanë dokumentuar veprimet përkatëse në procesverbalin përkatës të cilin ia kanë dërguar gjykatës dhe prokurorisë dhe i është bërë e ditur dhe drejta për të zgjedhur mbrojtës.
5. Gjykata, personi nën hetim e mori në pyetje brenda tre ditëve nga ndalimi i tij. Konkretisht ai u ndalua me datë 23.08.2022 ora 13.04 PM. Ndërsa marrja në pyetje u realizua në datë 25.08.2022
5.1 Në lidhje me ekzistencën e kushteve dhe kritereve për vendosjen e masës së sigurimit arrest me burg dhe verifikimit të shakllës së nevojave të sigurimit, gjyakta ccmon se ato nuk kanë ndryshuar referuar faktit se personi nën hetim mbajti qëndrim mohues, DUKE MOS PRANUAR TË MERRET NE PYETJE NGA ANA E GJYKATËS, POR EDHE PROKURORISË DUKE THEKSUAR SE ËSHTË DAKORT ME QËNDRIMIN E MBAJTUR NGA MBROJTËSIT ku lidhur me provat vërtetësinë e tyre dhe veprën penale që i atribuohet do të mbajë qëndrim në një moment të dytë.
5.2 Në këtë seancë gjyqësore të marrjes në pyetje, përsoni nën hetim, nëpërmjet mbrojtjes së zgjedhur theksoi se jemi në kushtet e caktimit të një mase më të butë sigurimi, pasi nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për caktimin e një mase shtërnguese si ajo e arrestit në burg, duke e zëvëndësuar dhe caktuar masën e detyrimit për t’u paraqitur policinë gjyqësore, parashikuar nga neni 234 K Pr Penale, ose në mënyrë alternative “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K Pr. Penale duke pretenduar se nuk ekziston rreziku i prishjes apo dëmtimit të provave sepse janë administruar dhe se rreziku i ikjes pasi ka bashkëpunuar me organin e procedurës dhe i rrezikohet jeta nga izolimi për shkak të profesionit duke mos argumentuar, referuar nenit 230 pika 1 të KPr Pebale , organi i akuzës ccmon se masa e arrestit në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë se veccantë të veprës dhe të pandehurit.
6. Sa më sipër, Gjykata vlerëson se vendimi për caktimin e masës së sigurimit në mungesë është bazuar dhe nuk ndryshon dhe të vijohet me zbatimin e tij, për shkak të rrëzikshmërisë së veccantë të veprës penale dhe autorit, profesionit të tij mënyrës së kryerjes së veprës penale dhe qëndrimit të tij në raport me aspektin penal dhe veprën penale që i atribuohet duke mos dhënë shpjegime dhe në mungesë të provave të tjera shkresore që nuk u paraqitën nga mbrojtësit apo personi nën hetim duke velrësuar gjykata vetëm ato që janë paraqitur nga organi i akuzës dhe janë administruar dhe vlerësuar më pare.
Për këto arsye Gjykata bazuar në nenet 228, 229, 232/dh, 238, 246 dhe 248 të Kodit të Pr Penale vedosi:
1. Pranimin e kërkesës
2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasin Jeton Lami të parashikuara nga nenet 232/dh, e 238 të K Pr Penale të vendosur me vendimin nr. 893 date 23.08.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.
3. Urdhërohet Komisariati i Policisë Kurbin, për ndjekjen dhe ekzekutimin e këtij vendimi.
4. Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda pesë ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit në Gjykatën e Apelit Tiranë.
U shpall sot në Kurbin me datë 25.08.2022 / Nga Basir Çollaku

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu