Nr. 49 i gazetës në print

0
Kokaweb
Psikopatoallamanjakoterrorokomunisti Abdi Baletë Gurabardhi u jep leksion Amerikës, kamikazëve dhe gazetës “Shqipëria Etnike”

Çdo popull dhe çdo komb e ushqen ndjenjën e nacionalizmit dhe kjo është më se normale. Gjatë shekujve të kaluar (për shkak të luftërave të padrejta), shumë shtete të vogla u pushtuan nga të “mëdhatë” dhe u kthyen në koloni. Edhe ne shqiptarët e patëm këtë fatkeqësi, të kalojmë disa herë pushtime, që nga helenët, romakët, sllavët dhe deri tek pushtuesit osmanë, pa përmendur pushtuesit kalimtarë, gotët, hunët etj. Padrejtësia që iu bë kombit tonë gjatë fillimit të shekullit të kaluar dhe sidomos pas vitit 1913, duhet të jetë plagë e hapur në ndërgjegjen e Europës, e cila padrejtësisht i ndau trojet tona. Por, me sa duket, Europa po e korrigjon gradualisht fajin e kancelarive të saj paraardhëse.

“Kryqëzata” Euro-Atlantike kundër Serbisë së Millosheviçit është veprimi më konkret dhe më bindës. Çlirimi i Kosovës është “preludi” i një atmosfere dhe klime të kthjellët për të gjithë bashkëkombasit kudo që janë. T’i kujtosh Europës apo Amerikës, të kaluarën dhe të mohosh çlirimin e vëllezërve kosovarë nga thundra serbe, nuk është gabim, por faj i qëllimshëm dhe goditje ndaj paqes së brishtë të Kosovës, e cila kërcënohet çdo ditë nga forca të errëta dhe destruktive dhe pikërisht, në një kohë që ajo gjendet nën mbrojtjen ndërkombëtare. Fuqitë e mëdha që ndodhen në Kosovë, çdo ditë “monitorojnë” ndërgjegjen e qeverisë dhe të shtetit kosovar për të konstatuar aftësitë e tij shtetformuese, dëshirën dhe vullnetin për bashkëjetesë multietnike, dhe shkallën e tolerancës.

Pikërisht në këtë klimë, na vjen në Shkodër Abdi Baleta, duke shpalosur strategjinë e tij revanshiste me metodat më absurde dhe më primitive. Baleta, u bie sirenave të alarmit, për të rrokur armët në luftë për bashkimin e trojeve shqiptare me të gjithë llojet e armëve, madje edhe me kamikazë! (Shih “Studio e hapur”, dhënë në “Shkodra TV1”, gusht 2003). Në këtë emision, Baleta i “armatosur” me veprat e Enver Hoxhës lëshoi kushtrimin kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Europës Perëndimore dhe të gjithë fqinjëve ballkanas. Ndër deklaratat e tij (të papërgjegjshme), do të citonte Stalinin dhe Enverin. Ai shprehej se “Të gjitha shtetet e lartpërmendura na japin helmin, dikush me doza të mëdha, dikush me doza të vogla”. Sipas Baletës, Amerika na paska sulmuar padrejtësisht Irakun dhe se paska ndërhyrë në punët e brendshme të Sadam Hysenit.

Në qoftë se do të pranojmë arsyetimin e Baletës, atëherë duhet të quajmë agresion çlirimin e Kosovës, të rikthejmë trupat serbe në Kosovë dhe t’i japim pafajësinë Sllobodan Millosheviçit.

Ky është gjykimi i juristit të të drejtës ndërkombëtare dhe “nacionalistit” Abdi Baleta. Niveli i intervistuesit të Baletës e arriti kulmin me pyetjen më absurde: “Çfarë u sugjeroni ju, zoti Baleta, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thua se do të merrte mendimin për ngritjen e ndonjë kooperative bujqësore!…

Polemikën me Baletën e kam filluar që më 6 prill 2001, me gazetën “Ora e Shqipërisë”, me shkrimin “Nacionalizmi shqiptar nuk është vepër e islamizmit por e të gjitha besimeve fetare së bashku”.

Ndaj shkrimit tim të lartpërmendur, Baleta reagon fuqishëm me një shkrim “sensacional” “Kush fshihet pas trillimit – Komunizëm Islamik” – shkruar në gazetën e tij “Rimëkëmbja” të datës 17 korrik 2001. Duke qenë se këtë artikull e kam gjetur me shumë vonesë, mendova që përgjigjen t’ia kthej, duke cituar (në ligjëratë të drejtë) të gjitha thëniet e Baletës, ku emri im lakohet mbi 30 herë. Jam i bindur që nëpërmjet kësaj replike, lexuesi do të konkludojë se cili prej nesh ka apo nuk ka të drejtë. Duhet nënvizuar se polemikën mbi dyvjeçare e kam zhvilluar në gazetën “Shqipëria Etnike” (e pavarur dhe mjaft prestigjioze), me shpresë se kjo do të jetë e fundit me Baletën. Jam i bindur se çdo lexues, me kulturë dhe mendje të kthjellët, çdo qytetar me sens patriotik dhe vizion perëndimor, do të kuptojë (nëpërmjet këtij shkrimi) se si i jam përgjigjur “vikamave e psikamave” shurdhuese të Baletës, duke i “amortizuar” ato me forcën e fakteve.

Në artikullin e sipërpërmendur, Baleta ka lakuar emrin tim 32 herë, duke deformuar dhe anatemuar në mënyrën më bizare thëniet e mia. Specialist i lindur për ti tjerrë gjërat deri në këputje, dhe kjo vjen në mënyrë të natyrshme tek të gjithë ata të cilët gënjeshtrën dhe shpifjen i kanë armët më të preferuara. Në shkrimin e sipërpërmendur, Baleta ka shfrytëzuar plot tri faqe gazete, ku do të citojmë trajtesat e tij dhe përgjigjet e mia sa më shkurtimisht që të jetë e mundur.

Baleta: Katolikocentrizmi është aventurë dështake. Këtë djallëzi politiko-fetare, Mark Bregu mundohet ta servirë edhe me ambalazh tërheqës folklorik, kur thotë se “shqiptarët e vërtetë” nuk e pranuan myslimanizmin dhe morën malet e u rrasën nëpër shpella të jetonin më mirë nën ujkun, por jo nën turkun.

Përgjigje: Ky fakt historik është pranuar katërcipërisht dhe askush nuk mund ta mohojë, por kjo nuk do të thotë se Mark Bregu është antimusliman, dhe se kundërshton bashkëjetesën me vëllezërit muslimanë të një gjaku. Nuk ekziston asnjë fakt që unë të kem bërë propagandë ndaj ndonjë muslimani për t’i mbushur mendjen për të ndërruar fenë. Fakti që unë kam një vëlla (probatin) të besimit musliman dhe që quhet Adem, hedh poshtë shpifjen “katolikocentrist” të Baletës dhe zbulon “nudo” qëllimin e tij përçarës.

Baleta: Marku mbase ëndërron të jetojë me shkjaun apo latinin dhe jo me “turqit e rinj” të Shqipërisë, por për sa kohë të jetë në Shqipëri, do ta ketë të pamundur ta realizojë këtë ëndërr.

Përgjigje: Në radhë të parë, shqiptarët as nuk janë turq dhe as që mund t’i bëjë të tillë propaganda e dështuar e Baletës. Për sa i përket bashkëjetesës me shkjaun apo me latinin, kjo është krejtësisht normale, ata janë fqinjët tanë dhe banorë të të njëjtit kontinent – Europës. Europa aspiron për bashkimin e qytetarëve të saj, do apo nuk do Baleta. Teorinë e “Bashkekzistencës paqësore” e pati shpikur Hrushovi, aty rreth viteve 1959-1960, por për komunistët (fanatikë dhe të pareformuar), spiunat e Baletës, të cilët vazhdojnë të “mrizojnë” nën hijen e mustakëve të Stalinit, kjo teori quhet e gabuar.

Baleta: Edhe pse Markut mund të mos i pëlqejë sot, paraardhësit tanë e patën fat historik të jetonin 500 vjet nën “turkun”, fillimisht si të krishterë, pastaj shumica si myslimanë. Është e vërtetë se edhe gjaku është trazuar dhe kjo është një gjë që nuk zhbëhet. Do apo s’do Marku, ai që sot është e njihet për komb shqiptar nuk përbëhet më vetëm nga ato që shkuan të jetonin me ujkun, por në shumicë dërmuese nga ata që bashkëjetuan me turkun në një Perandori.

Përgjigje: Këtë fakt askush nuk mund ta mohojë, por në të njëjtën kohë askush përveç nostalgjikëve të Haxhi Qamilit dhe tradhëtarëve të kombit, nuk mund të quaj fat historik pushtimin 500-vjeçar osman. Ndërrimi i fesë nga shumica dërmuese e shqiptarëve, u bë në mënyrë të dhunshme dhe në asnjë mënyrë kjo shumicë nuk mund të marrë “statusin” e cilësisë. Këtë “status” mund t’ia japin vetëm monstrat e diplomatit dhe politikanit të dështuar Abdi Baleta. Duhet t’i kujtojmë Baletës se ky konvertim ishte aq i “vullnetshëm” sa ç’ishte i “vullnetshëm” kolektivizimi në kohën e “mbretërimit” të tij.

Baleta: Duke njohur më mirë të vërtetën, do të kuptojmë përse prifti katolik, Gjergj Fishta i këshillonte malësorët të rrinin “njitë me Mbret t’Stambollit, për me i bamun ballë Nikollit”, dhe asnjëherë nuk u ka thënë malësorëve, gëzohuni për shpellat e Malit të Zi, për inat të muslimanëve osmanë.

Përgjigje: Ju e keni mjaft të vështirë ta kuptoni dhe interpretoni filozofinë fishtjane. Ju kuptoni dhe interpretoni vetëm veprat e “Hoxhës”, prandaj po ju interpretoj me ligjëratë të drejtë thëniet filozofike të Fishtës: “Të rrijmë njitë me mbret t’Stambollit / sa t’i bëjmë ballë Nikollit / mandej nji ditë ka me ague / që edhe turku do t’marrë në thue / E m’at’herë shka asht toskë e gegë / t’mblidhna tok si kokrrat n’shegë / E t’ia japim turkut t’shtymen / që s’ndrron vesin veçse qymen / E ta l’shojmë kambë picingul / e t’ia thejmë qafën n’Mosul” (Azi e Vogël). Ndërsa për shpellat e Malit të Zi, duke iu referuar rezistencës anti-osmane, atë popull e quaj vital dhe nëse ju “shoku” Baleta dëshironi të verifikoni “shpifjet” e mia, shkoni në Malin e Zi dhe shikoni se çfarë infrastrukture kanë ndërtuar “shpellarët” që dijnë të bëjnë shtet. Atje do të shikoni muzeumin ku ruhen çallmat dhe flamujt e pushtuesve aziatikë që lanë kokat e tyre ndër ato shpella. Mllefet dhe urrejtja juaj për malazezët përputhet plotësisht me prejardhjen tuaj stepore. Do të bënit mirë që mllefet dhe urrejtjet t’i zëvendësonit me arsyen e shëndoshë.

Baleta: Marku është i dënuar të jetojë bashkë me muslimanët shqiptarë edhe sikur këta, sipas analizave që bën Marku, të dalin “aziatikë”. Marku duhet të gjejë shpellën ku me u rrasë.

Përgjigje: Bashkëjetesën me muslimanët me gen arbër e kam dhe do ta kem për nder dhe këtë nuk e quaj dënim. Ndërsa aziatikët (duke iu hequr thojzat tuaja djallëzore), do t’i respektoj si minoritarë. Dua t’ju kujtoj se këta aziatikë kurrë nuk do të arrijnë të përsërisin “epopenë” e palavdishme të Haxhi Qamilit; sepse Dedë Gjon Lulat dhe Bajram Currat do të ngrihen si uraganë mbi çdo pushtues. Mark Bregu është qytetar, jeton në mes të Shkodrës, duke ruajtur vlerat dhe krenarinë e parardhësve. Shpellat i gëzofshin idhtarët e osmanëve dhe të talebanëve.

Jetoj në tokën e shenjtë të Kastriotit, në mes të Europës. Kush e ndjen veten të huaj në këtë truall, t’iu drejtohet stepave nga ka ardhur.

Baleta: “Historia mbetet ashtu siç është bërë”. Fanatikët katolikë e kanë çarë me kohë daullen duke i rënë papushim avazit se shqiptarët u kthyen në muslimanë me dhunë e shtrëngim. Sado ta vërvisin topuzin e tyre, këto daulle mund t’i dëgjojnë vetëm ata dhe ndonjë shurdh që i buçasin veshët nga marrshet e fanatizmit të tyre.

Përgjigje: Ju, që keni mohuar Gjergj Kastriotin, Pjetër Bogdanin dhe keni denigruar Nënë Terezën, mund të trillonim çdo lloj shpifjeje, ndaj nuk ia vlen të kalojmë në përsëritje se si u bë proçesi i islamizimit. Ndërsa për çështjen e rënies së daulleve, ato hyjnë në folklorin e importuar dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me “katolikocentristët” arbër. Ato mund të argëtojnë veshët e “dyllosur” me ndryshk aziatik. I gëzofshi Abdi aga.

Baleta: Sipas “histori shkruesit” Mark Bregu, ekzistokan me qindra fakte që vërtetojnë se 90% e shqiptarëve të islamizuar, u islamizuan nën një dhunë e terror të paparë. Studiuesi nga Kosova, Nexhat Ibrahimi ka vënë në dukje se edhe prijës fetarë në Kosovë, si Dom Lush Gjergji, Dom Shan Zefi apo edhe intelektualë katolikë e muslimanë i përmbahen rrymës katolikocentriste dhe trillimeve të Pjetër Bogdanit për islamizimin me dhunë të shqiptarëve. Ndonjë si Engjëll Sedaj, shpalli që deri edhe emrat shqiptarë dhe shqipëri qenkan të imponuar me dhunë nga Perandoria Osmane.

Sipas Dom Lush Gjergjit, sundimi osman kishte si qëllim zhdukjen e shqiptarëve si popull. Kujt dhe pse mund t’i shërbejnë thënie të tilla spekulative, kur dihet se populli shqiptar është shëndosh e mirë, megjithëse u islamizua.

Përgjigje: Faktet që servir Mark Bregu nuk janë pjellë e fantazisë së tij, por argumenta historikë të shkruara nga historianë të shquar. Më vjen keq që jam i detyruar t’ju rekomandoj literaturë. Studioni “Historinë e Skënderbeut”, “Rrethimi i fundit i Shkodrës” – të Marin Barletit, dhe nuk keni nevojë për asnjë literaturë tjetër. Po të doni lexoni “Kështjellën” e Ismail Kadaresë dhe “Urën me tre harqe”. Dom Lush Gjergji, Dom Shan Zefi, Engjëll Sedaj, Kadareja apo ndonjë tjetër e kanë për detyrë t’ju tregojnë shqiptarëve të vërtetat historike dhe jo të fshehin apo t’i manipulojnë me trillime siç bën Ferraj, Baleta apo ndonjë përrallaxhi tjetër.

Emri shqiptar dhe Shqipëri është sajesë osmane. Do të mjaftonte fakti që në vitin 1702 u bë Kuvendi i Arbërit. Përse para 300 vjetësh quheshim arbër, mos vallë ky popull nuk ka ekzistuar para 300 vjetësh?

Ju, po ta njihnit mirë historinë, nuk do të flisnit me aq urrejtje për malësorët, kur dihet historikisht se gjithë bregdeti dalmatin është me prejardhje ilire. Ju kujtojmë se vetëm pas vitit 1180, këto vise u pushtuan nga sllavët dhe se pushtuesit i kthyen në fenë ortodokse me dhunë, ashtu siç ju kthyen ju osmanët në muslimanë. Pra edhe ata ishin katolikë. Serbo-sllavët asimiluan në Malin e Zi disa krahina arbëre, siç janë fiset e Kuçit, Vasoviçit, Drekalloviçit, Bjellopavliçit, Zogoviçit, Gashiqit, etj., (Shih “Rrënjët tona etnike”, M. Krasniqi, Prishtinë, 2002). Ju, dashje ose pa dashje, duke ia “faturuar” Malin e Zi Serbisë, i bëni një shërbim të vyer makinës serbe dhe shovinizmit sllav.

Baleta: Në librin e Nexhat Ibrahimit (f. 228) është cituar pohimi i studiuesit serb Vladislav Shariq: “Kalimi në fenë Islame ka qenë tolerant në pikëpamje fetare dhe rrallë janë detyruar të krishterët të kthejnë në fenë islame. Të krishterët e kanë ndërruar fenë vullnetarisht. Me forcë janë islamizuar fëmijët e krishterë të marrë jeniçerë”. Përse vallë, Mark Bregu me shokë, janë më të interesuar se një studiues serb, të bëjnë të besueshme se të krishterët shqiptarë janë muslimanizuar me forcë?! Vetëm se duan t’i shërbejnë katolikocentrizmit për “vetë përcaktim të ri të shqiptarëve” (sikurse e ka pagëzuar këtë lëvizje për prozelitizëm Dom Lush Gjergji). E vlen të përmend edhe një herë se Arso Milatoviç, ish-diplomat jugosllav në Tiranë në vitin 1950, më 26 prill 1988 në “Borba” të Beogradit, ka botuar artikullin “A i njohim shqiptarët”, ku ndër të tjera ka theksuar: “Me dëshirën që të çlirohen nga pushteti i fqinjëve sllavë, shqiptarët pranuan Islamin”. Arso Milatoviç, urrejtjen për shqiptarët muslimanë nuk e ka patur më të vogël se Mark Bregu, por një njeri serioz nuk ia lejon vetes të thotë gjëra absurde, për të cilat do të qeshin. Prandaj nuk ka mashtruar si Marku.

Përgjigje: Ndaj shqiptarëve me argjinaturë dhe themele të palëkundëshme, si Mark Bregu, sllavo-serbët nuk kanë qenë aspak më të kursyer se sa osmanët. Stërgjyshërit dhe gjyshërit e Markut mbajtën të njëjtin qëndrim si para të tmerrshmit Turgut Pasha (në Qafën e Agrit në vitin 1910), po ashtu edhe ndaj serbëve më 1915, duke larë bjeshkët e Dukagjinit me gjak të kulluar arbërish të papërkulur, ndaj Baleta dhe ndonjë mercenar tjetër i ngjashëm me të, ndjejnë trishtim dhe urrejtje për njerëzit e “shpellave”. Nexhat Ibrahimi dhe Arso Milatoviç, nuk janë asgjë më pak veçse hibridi xhonturko-bizantin dhe Baleta, një idhtar i tyre i devotshëm. Vetë këta autorë, që citon Baleta, e denoncojnë qëllimin e tij dhe vërtetojnë katërcipërisht termin “xhonturko-komunist”, të “pagëzuar” nga “monsinjori” Mark Bregu. E gëzofshi, o Abdi Baleta. A nuk është ky një bumerang për diplomatin Abdi Baleta. Shikoni me kujdes kë thërret Abdi Baleta si dëshmitarë; ish punonjësin e Ambasadës Jugosllave në Tiranë – Arso Milatoviçin! Duke patur parasysh se (sipas fakteve historike) kishat katolike dhe ato ortodokse (të ritit bizantin) të besimtarëve arbër të para vitit 1180, u rrënuan nga sllavo-serbët, dhe më vonë nga pushtuesit osmanë, duke patur parasysh faktin se priftërinjtë serbë, edhe taksat e kishës i merrnin me ndihmën e qeverisë turke. Atëherë shumë lehtë do t’i zbulojmë lidhjet mes Nexhat Ibrahimit, Arso Milatoviçit dhe futjen në rezonancë me mendimin e tyre të Abdi Baletës. Thoni pastaj se Abdi Baleta nuk “punon” për kombin. Trillimet “katolikoncentristë” të fantazisë baletiane janë mjaft të ngjashme me përrallat arabe…

Baleta: Edhe sikur të jetë ashtu si pretendon Mark Bregu, se muslimanët ose (muslimanizmin) e paskan bërë osmanët me dhunë, duhet t’i falenderojmë osmanët, që për të mirën e shqiptarëve kanë bërë atë që duhej. Në rast se ende disa fanatikë guxojnë të thonë se kanë qenë tradhëtarë ata që kanë ndërruar fenë, duhet t’u themi se tradhëtarë, sipas kësaj logjike dalin ata që nuk e ndërruan fenë, sepse nuk shkuan me shumicën për të mirën e përgjithshme. Për kalimin në muslimanizëm, nga çdo pikëpamje, shqiptarët duhet ta ndjejnë veten krenarë dhe jo mëkatarë siç thotë Kadareja.

Përgjigje: Të quash fitore, madje dhe të mburresh se u ktheve në fenë e pushtuesit, është diçka më shumë se çmenduri; dhe konkretisht, kur kujton pasojat katastrofike të këtij veprimi, që edhe sot ndjehemi në mes të Europës si një “moçal” aziatik. Përsa i përket shprehjes, se duhet të shkosh pas shumicës, na kujton “vijën e masave”, kjo tregon se Baleta e ka të vështirë dhe të pamundur të shkëputet nga “mitra” jeshile dhe e kuqe… xhonturko-komuniste, ai është i lidhur si Prometeu, veçse mbas reminishencave të sistemit të dështuar që lamë pas. Përsa i përket kthimit të shumicës në fenë muslimane, Baletës do t’i kujtojmë një thënie të “gjyshit” të tij – Leninit: “nuk e kam quajtur veten asnjëherë viktimë të shumicës, kur ajo nuk e ka kuptuar problemin”, – shumica është turmë. Ndërsa për Kadarenë, mund t’ju them se ai thotë të vërtetën. Por, e vërteta dhe Baleta janë dy…

Baleta: Kam ngurruar të përdor në polemikat e mëparshme disa citate që të tërheqin drejt teologjisë. Por në këtë polemikë ka vend t’i kujtoj Mark Bregut fjalët e Ali Khan (kryetar i Qeverisë “Islamike” Shqiptare në mërgim, SHBA): “Shqiptarët e përqafuan Islamin, sepse e panë si fe më të pastër e më të përparuar, më të afërt me Zotin. Sikurse bënë bogumilët sllavë, për t’u mbrojtur nga inkuizicioni i krishterë, sikurse bënë Albigenezët dhe katarët në Francë. Me këtë rast, për Mark Bregun dhe të ngjashmit me të duhen përmendur edhe fjalët e Shën Jeronimit: “Më e keqja është të jesh injorant për injorancën tënde”.

Përgjigje: Në radhë të parë, më vjen mirë kur një komunist i “stazhionuar”, si Abdi Baleta, iu referohet teologëve arabë, si Ali Khan. Përkimi i referencave të teologut islam (pa asnjë argument konkret), me komunistin fanatik Abdi Baleta, vërteton katërcipërisht thënien time se, komunizmi shqiptar ishte një përzierje xhonturko-bizantine, ose “komunizëm islamik”.

Baleta nuk na e zbërthen thënien e Khanit, se Islamizmi na qenka më i pastër se fetë e tjera. Në qoftë fjala për anën shpirtërore dhe morale, nuk besoj se qëndron më lart, përkundrazi, e drejta për t’u martuar shtatë herë e ulë imazhin moral të mashkullit dhe përbuz dhe injoron femrën.

Në qoftë se është fjala për synetllëkun, ai është aplikuar njëmijë vjet para Krishtit, pra është rit i huazuar nga paganizmi. Po të jetë fjala, si fe e përparuar, asnjë vend islamik nuk bën pjesë ndër vendet e zhvilluara. Fakti që në Europë kanë emigruar mbi 18 milionë nga vendet islamike dhe ato komuniste, hedh poshtë “filozofinë” e Khanit, si religjion fetar dhe të Baletës si përfaqësues i një ideologjie të dështuar. Duke sjellë dhe “argumentin” se feja Islame është më afër me Zotin, kemi një gabim trashanik, dhe anti-historik, për vetë faktin se të dyja fetë janë monoteiste dhe se feja e krishterë e njihte Zotin, afro 600 vjet para fesë Islame. Ndërsa për citimin që Baleta i bën Shën Jeronimit, ai citat duhet t’i vlejë më shumë Baletës dhe stafit të tij, të cilët janë vetë sinonimi i injorancës.

Baleta: Atyre që guxojnë të thonë se muslimanët duhet të kthehen në fenë e të parëve, u duhet thënë se feja e të parëve është në radhë të parë ajo e nënës dhe e babait, pastaj e gjyshit dhe e gjyshes dhe kështu me radhë duke u larguar sa më shumë.

Përgjigje: Në radhë të parë, unë si individ, as nuk e kam aplikuar ndonjë herë metodën e propagandës, për t’i bindur vëllezërit muslimanë të ndërrojnë fenë, por nëse ndonjëri i kthehet fesë së të parëve, pse shqetësohet kaq shumë Baleta. Përse Baleta “udhëzon” që në radhë të parë të njohim fenë e nënës e të babës, pastaj të gjyshit dhe të gjyshes dhe kështu me radhë, duke u larguar sa më shumë. Baleta e di mirë se sa më shumë të “sondojë” në thellësitë e brezave, aq më shumë do të ndeshim në themelet kristiane të kombit tonë dhe kjo është e papranueshme për “nacionalistin” pa nacionalitet.

Baleta do të bënte mirë që të shkonte në Greqi dhe t’u bënte “leksion” atyre mijëra shqiptarëve që e ndërruan fenë për një grusht dhrahmi.

Përse diplomati Baleta nuk gjen ndonjë zgjidhje për t’i “shpëtuar” nga krishtërimi vëllezërit muslimanë të Greqisë, dhe për t’i dërguar në ndonjë vend të zhvilluar Islamik? Më në fund, grekët nuk po i hedhin nga shkëmbinjtë, siç i hidhte Turqia. Nëse ata janë fetarë të vërtetë, le t’u ngjiten “shpellave” si paraardhësit e Mark Bregut dhe të ngjashëmve të tij.

Së fundi, finalja e “suksesshme”, ishte prania e tij dhe qitja me “dy gryka” në Shkodra TV1 dhe TV “Kopliku”, në emisionin “Studio e hapur”. I armatosur me veprat e Haxhi Qamilit dhe të Enver Hoxhës, shpalli xhihadin (luftën e shenjtë), duke sulmuar Europën, SHBA dhe të gjitha shtetet fqinje dhe duke kërcënuar me të gjitha llojet e armëve, po qe nevoja dhe me kamikazë! Të gjitha këto në emër të bashkimit të kufinjve etnikë, në kundërshtim të plotë me vullnetin dhe strategjinë e Qeverisë dhe të Shtetit Shqiptar, e të politikës së tij të jashtme. Në kundërshtim të plotë me strategjinë e të gjitha forcave politike shqiptare, me Këshillin e Sigurimit dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Abdi Baleta kërkon ndryshimin e kufinjve me dhunë! Jemi të mendimit se revanshizmi i Baletës stimulon në mënyrë direkte të ashtuquajturën “Armatë Kombëtare Shqiptare”; minon përpjekjet e Kosovës për pavarësi dhe prish imazhin e Shqipërisë në botë, duke na etiketuar “terroristë!…

Guximi i shfrenuar i Baletës për të vënë “gojë” mbi “Simbolin e Paqes” Papën e Shenjtë, përbën një nga aktet më destruktive.

Të thuash se Papa bën politikë “katolikocentriste”, sepse kërkon që Europa të bëhet kristiane, kjo është tepër absurde, kur dihet mirëfilli se Europa (qoftë ajo Perëndimore, apo ajo Lindore), në përgjithësi është e besimit kristian. Nëse Baleta dëshiron t’i ndërrojë besimin Europës, le të japë alternativa konkrete që e konkurojnë Europën dhe Amerikën dhe unë do të jem i pari që do t’i shkoj pas.

Në qoftë se Baleta do të gjejë në vendet islamike tetë shtete më të zhvilluara se SHBA, Japonia, Gjermania, Franca, Anglia, Italia, Kanadaja dhe Rusia, atëherë Baletës do t’i japim çmimin “Nobel” dhe Mark Bregu do të jetë i pari që do të kthehet vullnetarisht nga “katolikocentrist” në islamik dhe Baletën do ta njoh si President të të gjithë globit. Përsa i përket shkrimit të “Rimëkëmbjes” të datës 2 shtator 2003, shkruar në faqen 10 të saj, do të sugjerojmë: Mundohuni të nxirrni edhe emrat e autorëve të shkrimit dhe hiqni maskat. Po citojmë artikullin “Shqipëria Etnike zbulon se turqit na bënë shqiptarë”. Shprehjet, budalla dhe injorantë, të përdorura nga autori (anonim), pa emër dhe pa fytyrë, nuk tregojnë asgjë tjetër veçse pafytyrësinë e gazetës suaj dhe ndonjë bashkëpunëtor (kopil), i cili nuk njeh atësi. Autori në fjalë ka tjerrë me “furkën” e Baletës lesh dhije dhe kjo nga vetë fakti se në çdo rresht kundërmon erë “sqapi”. Autorin (pa emër), kaq shumë e ka lodhur “Shqipëria Etnike”, saqë i drejtohet All-ahut për ndihmë, sepse Zotin nuk e njeh! Kujton ky debil se Zoti flet vetëm arabisht! E pra ne, “katolikocentristët” (e “SH.E.”) asnjëherë Zotit nuk i thërrasim në gjuhën latine Dio, ndonëse nuk jemi aq “nacionalistë” deri në ekstrem… Do të citojmë një fragment të anonimit të “Rimëkëmbjes”: “Gazeta që nxjerr Pepushaj në Shkodër duhet të ndryshojë emrin nga “Shqipëria Etnike” në “Arbëria e latinizuar”, që të jetë konseguente në qëndrimin e saj, sepse të “squetit” që bëjnë veprime prej budallai dhe “injorantët” e kulturuar që inkurajojnë këto veprime e dinë se bëhen shum qesharakë”. Vlen t’i kujtojmë debilit të shkrimit se Arbëria ndodhet e latinizuar që në Nëntorin e vitit 1908, kur “katolikocentristët” e shquar Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Preng Doçi, Mati Logoreci, etj. vendosën në Kongresin e Manastirit “alfabetin latin”. Këtë veprim madhor do ta përshëndeste edhe kleriku i nderuar musliman Hafiz Ali Korça. Alfabetin me germa latine e përdor edhe Turqia moderne e Ataturkut, që në vitin 1924. Më thuaj, o debil, i “Rimëkëmbjes”, çfarë faji ju ka Pepushaj dhe “SH.E”, pse akoma keni mbetur në Turqinë e sulltanëve…

Mark Bregu

 

A duhet të kenë program veprimi shqiptarët?

Në veprën “Udhëtari dhe hija e tij”, faqe 176, filozofi gjerman Friedrich Nietzche shkruante: “Fatalizmi turk ka gabimin themelor të vendosjes së Njeriut dhe Fatit njërin përballë tjetrit si dy gjëra të ndryshme. Njeriu, thotë ai, mund t’i rezistojë fatalitetit, të përpiqet ta bëjë atë të kotë, por fataliteti si përfundim fiton gjithnjë, kështu gjëja më e arsyeshme është t’i nënshtrohesh ose të jetosh sipas qejfit tënd”.

Rreth një shekull para shembjes së saj, Turqia i kishte sakrifikuar të parat interesat e popullit shqiptar në Ballkan.

Kur Nietzche shkruante këto radhë, shumica e shqiptarëve e njihnin vete “turq elhamdylillah” (turq i qofshim falë zotit), (Eqerem Bej Vlora – “Kujtime”). Kjo i shërbeu pushtuesit që interesat e shqiptarëve në shumicë si “turq” t’i sakrifikojë pa shumë dhimbje për të garantuar interesat e turqve të vërtetë.

Shtratin juridik të shitjes së interesave të shqiptarëve e hodhi sulltani me nënshkrimin e Konventës së Akermanit të 7 tetorit 1826. Me khatt-i sherifin (dekretin) e 3/15 gushtit të vitit 1830, të hartuar në zbatim të tij, ai sanksionoi se: “Të gjithë muslimanëve u ndalohet banimi në Serbi, përveç atyre që u takojnë garnizoneve të qyteteve”.

Me konvertimin fetar, sulltani i kishte bërë shqiptarët pjesë të bashkësisë së pafundme mongolo-muhamedane-orientale dhe me këtë akt të tij ai sakrifikoi interesat e tyre, që trojet e tyre të bëheshin pre e invazorëve të rinj serbë. Po në khatt-i sherif ai i kishte garantuar serbëve të drejtën e besimit, pasi në pikën 1 të tij kishte sanksionuar se: “Popullit serb i pranohet liria e besimit në kishat e veta”. (Historia e Shtetit dhe e të Drejtave të Popujve Jugosllavë, f. 263-264).

Shqiptarët për shkak të pozitës gjeografike dhe duke qenë popull ishullor, një nga racat komb, asnjëherë nuk kanë patur përkrahje të drejtpërdrejtë nga asnjë fuqi e kohës. Duke qenë nën trysni të vazhdueshme edhe ndërgjegja kombëtare e tyre do të zgjohej të paktën një shekull më vonë edhe se tek kombet e tjerë të Ballkanit. Ashtu si në Evropë, një rol të rëndësishëm në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare të popujve të Ballkanit luajti Kisha Katolike si dhe Kisha e Lindjes.

Ndërsa për shqiptarët ishte bërë pengesë thuajse e pakapërcyeshme përqafimi i fesë së krishterë me dy qendrat e saj dhe pas 15 shekujsh dhe i fesë muhamedane, por dhe kjo e ndarë në sekte. Duke qenë me larmi besimesh shqiptarët nuk kishin një mendim, nuk mbanin një qëndrim për problemet e tyre dhe për rrjedhojë nuk mund të ndërmerrnin as veprime të përbashkëta. Kjo ishte pasojë e copëzimit të kohezionit shpirtëror dhe etnik të tyre, që mund të thuhet se është dhe dëmi më i madh e afatgjatë që u shkaktoi shqiptarëve pushtimi turk.

Khatt-i sherifi i sulltanit qëndronte si Shpata e Demokleut mbi kokën e shqiptarëve. Çdo humbje lufte e Turqisë me Rusinë, do të thoshte përfitim territoresh nga Serbia dhe spastrim etnik nga trojet e veta të elementit shqiptar që në shumicë e njihte veten si “turk”.

Por kombi shqiptar pati fatin historik se pjesa e besimit katolik asnjëherë nuk i kishte shkëputur lidhjet me Perëndimin dhe shpirtërisht mbeti pjesë e pandarë e tij. Megjithëse gjithnjë në zvogëlim në numër dhe hap pas hapi e izoluar nga pushtuesit turq në territoret më të varfëra të vendit, popullsia katolike me shumë sakrifica, edhe në pushtimin më të egër turk, hodhi bazat e kombit shqiptar.

Është meritë e padiskutueshme e saj që asnjëherë nuk e vuri në dyshim identitetin e saj si shqiptare siç kishte vepruar popullsia shumicë. Ishte kjo pakicë gjë që i dha identitetin dhe e shpëtoi kombin shqiptar nga boshnjakzimi. Ky është dhe një nga shkaqet e rëndësishme që në Shqipëri ka harmoni midis shqiptarëve të të gjitha besimeve sepse ekzistenca e kombit është meritë në radhë të parë e pakicës katolike dhe nuk mund të sulmojë drejtpërdrejtë e hapur dezertori qëndrestarin. Kjo e vërtetë në përgjithësi nuk pranohet nga popullsia shumicë e besimit muhamedan dhe as ajo ortodokse, megjithëse koha mësoi se boshnjakët vetëm për shkak të konvertimit fetar në fenë muhamedane, hynë në shekullin XXI pa identitet të përcaktuar kombëtar. Ata, nga presioni serb, meqenëse nuk mund të deklaroheshin “turq” pas largimit të Turqisë nga Ballkani krijuan të ashtuquajturin komb musliman të padëgjuar në asnjë periudhë të historisë që thuajse i la pa atdhe.

Por pranimi i kësaj të vërtete i kushton shumicës humbjen e privilegjeve që i ka fituar që nga konvertimi në fenë e pushtuesit turk, privilegje që si shumicë në përgjithësi kërkon t’i mbajë për vete, e të mos u japë jo më shumë por as atë që u takon qëndrestarëve.

Rrugën më të lehtë për momentin, fatkeqësisht kanë ecur dhe gjatë shekullit XII nipat e bashkëluftëtarëve të Ali Pashë Gucisë e të luftëtarëve të tjerë të Lidhjes Shqiptar të Prizrenit, të cilët për të patur privilegje kanë ndërruar përveç fesë edhe identitetin kombëtar. Duke vënë në fund të mbiemrit prapashtesën -iç ose dhe -viç, shumë shqiptarë të Plavës, Gucisë, Sanxhakut, etj., në Jugosllavinë e II-të, janë deklaruar të kombësisë muslimane, duke eleminuar kombësinë shqiptare në Sanxhak dhe duke e zvogëluar numrin e tyre në disa dhjetra mijë në Mal të Zi. Këtë konvertim ata e kanë bërë pasi nuk mund të duronin statusin e popullit të dorës së dytë që e kishin shqiptarët gjatë gjithë sundimit serb, por edhe kësaj radhe synonin të realizonin përfitimet që u jepte statusi i kombit shtetformues që e kishin muslimanët në Jugosllavi.

Duke patur të hedhura themelet e identitetit kombëtar të shqiptarëve nga pjesa katolike e popullsisë, për të patur argumenta shkencorë në rastin e shpërbërjes së Perandorisë Osmane dhe duke i parë si rrezik përpjekjet e turqve që t’i joshin shqiptarët muhamedanë që të barazojnë fenë me kombësinë, veçanërisht shtetet gjermanike, por dhe të tjerët realizuan studime të hollësishme për përbërjen etnike të territoreve nën pushtimin turk. Kjo u shërbeu atyre dhe për të kthjelluar mendjet e shqiptarëve muhamedanë se ata nuk janë turq, por një rracë elite dhe më superiore se pushtuesit, ndoshta rast i vetëm në histori, kur pushtuesi më shumë ka marrë se u ka dhënë të pushtuarve, se ata janë pasardhës të drejtpërdrejtë të pellazgo-ilirëve, etj.

Njëri prej themeluesve të Shoqatës së Gjeologëve të Francës, Ami Boue, pas udhëtimit dy vjeçar (1836-1837), në viset e Ballkanit, të pushtuara nga Perandoria Osmane, ka botuar gjithçka kishte parë gjatë udhëtimit nëpër “European Turkey”. Në bazë të të dhënave të botuara prej tij, në atë kohë në Ballkan jetonin 1.6 milion shqiptarë dhe 900 mijë serbë. Sipas këtij autori, në Ballkan jetonin më shumë shqiptarë se sa grekë dhe dy herë më shumë shqiptarë se sa serbë (H.P. Rullman “Ikje masive”, f. 14). Prej këtyre të dhënave duhet të mendohen, të rishikojnë qëndrimet e tyre, e mbase dhe të reflektojnë disa historianë e analistë politikë të besimit muhamedan në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, etj., të cilët janë përpjekur e përpiqen të “argumentojnë” se asimilimi i shqiptarëve në fenë muhamedane i shpëtoi ata nga asimilimi serbo-grek, që është një nga përfundimet që mund të ketë më pak argumente shkencore.

Kur turqit erdhën në Ballkan, shqiptarët kishin rreth 14 shekuj krishtërim, gati dhjetë shekuj para sllavëve. Shqiptarët e përqafuan krishtërimin në shekullin e parë, ndërsa serbët, rusët, etj., në shekullin e dhjetë e më vonë. Duke qenë në numër më të vogël se shqiptarët dhe nën të njëjtin pushtues as serbët dhe as grekët nuk kishin as mjete dhe as mundësi praktike për asimilimin e shqiptarëve.

Këta historianë e analistë, në të vërtetë duke e kuptuar si fajin historik të shqiptarëve asimilimin në fenë e pushtuesit, pas 14-18 shekujsh krishtërim, që në fakt u solli rreth 3 shekuj privilegje, por nuk dihet sa shekuj do të vazhdojnë të kthejnë reston, bien nga shiu në breshër. Me trajtimin e problemit shqiptar në kufinjtë e Shqipërisë Londineze dhe tepër të ngushtuar nga pushtuesit sllavë, sikur këta janë shqiptarët, ata i bëjnë një shërbim të çmueshëm armiqve të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Gjatë gjithë historisë njerëzore, kufinjtë politikë nuk janë vendosur njëherë e përgjithmonë.

Në veprën e tij “Studime shqiptare – Jena 1854”, Georg von Hahn i përfshin brenda kufinjve të Shqipërisë të katër vilajetet shqiptare, atë të Janinës me sipërfaqe rreth 17900 km2, të Manastirit me sipërfaqe rreth 28500 km2, të Kosovës me sipërfaqe rreth 32900 km2 dhe të Shkodrës me sipërfaqe rreth 10800 km2.

Në këtë periudhë Serbia ishte një shtet më i pazhvilluar edhe se viset shqiptare, nën pushtuesin turk. Në Serbi më 1898 kishte 28 ndërmarrje me 1702 punëtorë industrialë, kurse më 1903 kishte 105 ndërmarrje të vogla me 4060 punëtorë industrialë (f. 342 e H.SH.D.P.J.). Një numër të tillë punëtorësh e kishin dhe qytete të veçanta kryesore shqiptare si Shkupi, Shkodra, Janina, Manastiri, Berati, etj.

Megjithëse shumicë në të gjitha këto territore, një grup i motivuar fshatarësh serbë të pashallëkut të Beogradit duke u mburrur para Evropës se ruajtën besimin e krishterë, vranë, masakruan, torturuan e përzunë nga vatrat e tyre disa qindra mijë shqiptarë.

Duke u mbështetur në të dhënat e arkivave serbe të Beogradit dhe të mjaft autorëve serbë, studiuesi shqiptar Sabit Uka, në studimin e kryer prej tij “Vendbanimet e Sanxhakut të Nishit të banuara me popullsi shqiptare…” ka arritur në përfundimin se deri më 1877-1878 në këtë sanxhak i cili ishte i përfshirë në kuadrin e Vilajetit të Kosovës, ka patur gjithsej 545 fshatra nga të cilat 347 prej tyre me popullsi thjesht shqiptare dhe 198 fshatra me popullsi të përzier shqiptare, serbe, çerkeze, hebreje, etj. Ndërsa dhe në shumicën e qyteteve dhe qytezave të këtij sanxhaku: Prokuplje, Kurshumli, Leskovc, Vranjë, Nish, Pirot dhe Bellapalankë, popullsia shqiptare ka qenë dominuese.

Duke qenë se shqiptarët nën dhunën e pushtuesit ishin asimiluar në fenë muahmedane dhe ishin deklaruar si “turq”, Serbia u paraqit si çlirimtare e territoreve të krishtera nga okupimi turk. Sllavët kryen masakrat më të padëgjuara kundër shqiptarëve për shkak të përkatësisë etnike. Ky përbën dhe gjenocidin më të madh të ushtruar ndaj popullit shqiptar për shkak të përkatësisë etnike jo-sllave në sytë e Evropës.

Por rezulton se edhe vetë Evropa në Kongresin e Berlinit e miratoi khatt-i sherifin e sulltanit për spastrimin etnik të territoreve shqiptare prej shqiptarëve për shkak të konvertimit prej besimit të krishterë.

Në nenin XXXV të akteve të këtij kongresi ishte sanksionuar se: “Në Serbi askujt dallimi në fe dhe besim nuk mund t’i kundërvihet si shkak që të jetë i përjashtuar, ose të jetë i paaftë për gëzimin e të drejtave qytetare dhe politike, që të mos jetë i pranuar në shërbimet publike, thirrje dhe nderime, ose që të mos ushtrojë zeje të ndryshme dhe (të merren) me industrinë në cilindo vend qoftë. Liria dhe ushtrimi i ritualit kishtar publik do t’u garantohet të gjithë qytetarëve serbë si dhe të huajve, dhe kurrfarë pengese nuk mund t’u bëhet me rregullimin hierarkik të besimeve të ndryshme, as marrëdhënieve të këtyre me eprorët e kishave të veta”. Për këtë dispozitë protestoi Aleanca Izraelite, por jo shqiptarët që ishin disa herë më shumë në numër (H.SH.D.P.J. f. 329).

Në lidhje me shpërnguljen e spastrimin etnik të shqiptarëve nga territori i Sanxhakut të Nishit një mësues serb i Leskovcit, Josif H. Kostiçi, shkruante: “Kanë qenë shumë turq, të cilët zhveshur e zbathur në dimrin më të madh të dhjetorit kanë ikur në këmbë nëpër borë dhe kanë lënë shtëpitë e tyre plot mall. Atë natë shmë fëmijë në qerre apo në krahët e nënave, në djepe, kanë vdekur nga të ftohtit e madh. Familjet turke ikin dhe tërhiqeshin në luginën e lumit të Moravës Jugore nëpër të ftohtit më të madh. Pranë rrugës, nëpër grykën e Gudelicës, deri në Vranjë dhe Kumanovë, shiheshin fëmijë të hedhur e të vdekur e pleq të ngrirë. Tërheqja ka qenë tragjike, kuajt dhe qentë tërhiqnin ngadalë qerret nëpër borë, sepse saja ka patur pak”. Ndërsa po ky person në një raport tjetër shkruante: “Prej ushtarëve tanë që i ndiqnin turqit, pas thyerjes së tyre në Gudelicë, Pirot dhe Vranjë, kam dëgjuar se kanë hasur në grumbuj të ikurish në gjendje dhe më të mjerë. Edhe atë pasuri që kishin marrë me vete, të gjithë e kanë hedhur rrugës që të iknin dhe të shpëtonin më lehtë. Shumë shtazë nga uria dhe lodhja janë gjetur të ngordhura, ose nga akulli ose të dërmuara nga rrëshqitja. Disa fëmijë të hedhur, të humbur apo gjysëm të vdekur nga lodhja dhe uria kanë qenë të ënjtur dhe të fryrë si tupani” (Emin Pllana në “Shkaqet dhe mënyra e shpërnguljes së muhaxhirëve shqiptarë…”). Ishte projekti i Serbisë së Madhe i Garashaninit i gjysmës së parë të shekullit XIX dhe synimet e Rusisë për “përmirësimin” e pozitës së të krishterëve nën sundimin Osman që çuan në këtë tragjedi të popullit shqiptar. Ky popull kurrë nuk do të pajtohej me këtë gjendje. Sipas autorit serb Branisllav Nushiq “…as çerkezi, as shqiptari të përzënë nga Serbia nuk e ndjejnë veten në Kosovë si në shtëpinë e vet, të gjithë muhaxhirët vajtojnë për vendet e tyre të vjetra…” (E. Pllana, po aty).

Në librin “Kosova djep i shqiptarizmit”, Tiranë 1943, faqe 31, atdhetari Hamit Kokalari citon disa shkrimtarë të shquar evropianë që kanë trajtuar me objektivitet çështjen shqiptare ku përmendet shkencëtari i shquar italian Roberto Almagia, që pas përfundimit të studimeve etnografike mbi Shqipërinë, tregon zonat e banuara kompaktësisht nga shqiptarë. Sipas tij, vija etnike shqiptare niset nga Novi Pazari, vete në Lindje mbasi bën një të kthyer të vogël në Jug, mandej drejtohet për në ekstremin verior afërsisht në rrethet e Nishit, zbret gjer në një pikë të ndodhur në veri-lindje të Vranjës, kthehet në Perëndim për të zbritur mandej drejt Jugut mbasi e lë jashtë Vranjën dhe vazhdon gjithnjë drejt Jugut në drejtim të Manastirit, mbasi merr mbrenda Preshevën, Kumanovën, Shkupin, Tetovën, Gostivarin e Kërçovën. Në veri-perëndim kjo vijë etnike përfshin brenda Rozhain, Tutinin, Istokun, Plavën, Gucinë, Podgoricën, Hotin, Grudën dhe Ulqinin.

Po kështu në hartat etnografike të dy shkencëtarëve të shquar gjermanë Kiepert (Berlin 1876) dhe Kettler (Flemming, Berlin 1920), që sipas këtij autori, meritojnë të merren më shumë për bazë sepse janë veprat e ty autorëve të shquar dhe me autoritet dhe mbasi janë prej kombësie gjermane, duhen konsideruar gjithashtu objektivë dhe të paanshëm “është tokë shqiptare katërkëndëshi që përmblidhet midis një vije që në Veri vete nga Novi-Pazari në Leskovac; në Lindje nga Leskovaci në Kumanovë, Shkup, Veles; në Perëndim nga Novi-Pazari në Guci e në bregun ekstrem veri-perëndimor të liqenit të Shkodrës.

Por historiografia e shtetit të cunguar shqiptar, këtë tragjedi të kombit shqiptar ku u ushtrua gjenocid dhe u spastruan mbi 15 mijë km2 të Sanxhakut të Nishit, të Sanxhakut të Novi-Pazarit e të Vilajetit të Shkodrës e ka përmendur shumë rrallë ose fare. Edhe historianët shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, duke menduar se “kështu ka qenë shkruar”, rrallë e kanë trajtuat këtë problem dhe kanë vetëm Kosovën e ngushtë si nyjen Gordiane të çështjes shqiptare.

Shumë rrallë, ose në raste të veçanta, është trajtuar problemi i mbi 300 mijë shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e tyre stërgjyshërore dhe që u vendosën me banim kryesisht në Kosovë e rajone të tjera shqiptare, por edhe në Turqi. Për të harruar e për t’iu dukur të vogla krimet e kryera ndaj shqiptarëve, si dhe për t’iu shërbyer më mirë qëllimeve të tyre ekspansioniste ndaj trojeve shqiptare, serbët në mesin e shekullit XIX shpikën mitin e Kosovës si “djepi i Serbisë”, pa patur asnjë  bazë historike.

Kjo shpikje u erdhi në ndihmë serbëve për të vazhduar gjenocidin ndaj shqiptarëve, në mënyrë të stërholluar, edhe pas Konferencës së Londrës të vitit 1913. Në bazë të statistikave turke, numri i shqiptarëve që u përfshi brenda kufijve të Serbisë e të Malit të Zi, ishte mbi 800 mijë, ose më shumë se sa mbetën brenda kufijve të shtetit shqiptar. Po kështu qindra mijë shqiptarë u përfshinë në kufijtë e shtetit grek. Nën shembullin e Greqisë, që në bashkëpunim me Turqinë, realizoi spostimin etnik të rreth 17 mijë km2 të Epirit të Jugut nga shqiptarët e besimit muhamedan dhe këmbimin me popullsi të krishterë të gjitha kombësive, edhe Serbia lidhi marrëveshje me Qeverinë Turke për deportimin e shqiptarëve të këtij besimi për në Turqi, si turq. Gjatë gjithë kësaj kohe shqiptarët bënë përpjekje maksimale për t’iu kundërvënë këtyre ambicjeve, por elementi shqiptar në trojet e tij u gjymtua.

 

Cili ka qenë qëndrimi i qeverive shqiptare nga shpallja e pavarësisë?

Inferioriteti, dyshimi në aftësitë e veta, mosnjohja e vlerave të popullit të vet, kanë bërë që Qeveritë Shqiptare të mos mbajnë një qëndrim realist dhe në këto kushte ato kanë bërë një trajtim fatalist të problemeve madhore. Realizimi i aleancave të gabuara ku armiqtë janë vlerësuar si miq dhe miqtë e vërtetë si “armiqtë më të mëdhenj të popujve”, “xhandar ndërkombëtar”, i ka trimëruar shovinistët fqinjë. Ata në mënyrë të hapur ose të fshehtë, asnjëherë nuk i kanë pushuar përpjekjet e tyre për të fshirë nga harta shtetin shqiptar të Konferencës së Londrës, duke kërkuar deri zbatimin e Protokollit të Korfuzit, për kantonizimin e Shqipërisë, në dhjetor 2002. Qeveritë shqiptare të pas Luftës së Parë Botërore u ndeshën me pretendimet greke për Epirin e Veriut, të serbo-jugosllavëve për Shkodrën, etj. Dhe qeveritë shqiptare krenohen se kanë mbrojtur kufinjtë e shtetit shqiptar duke ndërtuar dhe qindra mijëra bunkerë në 28748 km2, kur trojet etnike shqiptare deri në Kongresin e Berlinit dhe me shumicë absolute shqiptare ishin rreth 100 mijë km2.

Vetëm SHBA që kur u paraqitën si fuqi e madhe botërore në Konferencën e Paqes të Versajës e deri më sot, kanë përkrahur realizimin e të drejtave të popujve të vegjël në përgjithësi e të popullit shqiptar në veçanti. Prandaj është detyrë si e Qeverisë së PD-së që ishte e para që farkëtoi miqësinë midis dy qeverive të dy popujve, dhe e qeverive të majta që të deklarojnë pa asnjë ekuivok përparësinë e përhershme të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, gjë që e kanë bërë. Si qeveritë, ashtu dhe çdo shqiptar, kudo ku jeton e punon duhet të kuptojë çdo fitore e arritje të SHBA-së në vendosjen e demokracisë në Botë edhe si fitore të drejtpërdrejtë të shqiptarëve, pasi periudha më e errët e historisë për shqiptarët ka përfunduar njëherë e përgjithmonë. Shqiptarët duke qenë pjesë e Evropës, duhet t’i shikojnë marrëdhëniet e tyre me SHBA-në në mënyrë realiste. Me ndihmën e SHBA-së mund të shfuqizohen dispozitat raciste të Kongresin të Berlinit, të miratuara me vetëdije kundër shqiptarëve. Për rolin e Amerikës në histori, diplomati i shquar H. Kisinger, në librin “Diplomacia” ka cituar ish-Presidentin e SHBA-së U. Uillson: “Ndodhi sikur të ishte Vullneti i Zotit që një kontinent mbeti i pashfrytëzuar, duke pritur një popull paqësor, i cili donte lirinë dhe të drejtat e njerëzve më shumë se çdo gjë tjetër, të vinte e të ngrinte një shtet vetmohues”. Sado të mëdha të jenë pretendimet e shqiptarëve ato kurrë nuk mund të realizohen në masë të plotë.

 

Roli i faktorit shqiptar në zgjidhjen e problemit të Kosovës

Sot shqiptarët nuk kanë asnjë arsye që të jenë inferiorë, por duhet të jenë vigjilentë. Megjithë përpjekjet që bëjnë serbët për të paraqitur Kosovën pjesë të Serbisë, ata vetë kanë qenë dhe janë të interesuar që Kosova të dalë më vete, por duke realizuar projektet e Akademisë Serbe të Shkencave për të shkëputur prej saj territore sa më të mëdha të jetë e mundur. Duke ecur në këto gjurmë, Kryeministri serb Gjingjiç së fundi kërkoi që serbët të bisedojnë vetë me shqiptarët drejtpërdrejtë, ose Kosova të federalizohet. Ky qëndrim është në vazhdën e strategjisë antishqiptare serbe, të V. Gjorgjeviçit, N. Pashiçit, A. Raknoviçit, S. Millosheviçit e të ideologëve të tyre.

Sanxhakun e Nishit me sipërfaqe rreth 10 mijë km2 dhe Sanxhakun e Novi-Pazarit me sipërfaqe 8867 km2, serbër i spastruan ose iu ndryshuan strukturën etnike duke i detyruar shqiptarët që të deklarohen muslimanë duke ushtruar dhunë, duke kryer masakra e gjenocid të paparë ndaj shqiptarëve. Me bisedimet e drejtpërdrejta me shqiptarët, serbët kërkojnë të legjitimojnë spastrimin etnik të këtyre rajoneve.

Pas një marrëveshje të drejtpërdrejtë, serbët do të thonin: “Vërtetë shqiptarët ishin viktima dhe nuk ishin palë në luftën sllavo-turke të 1876, kur këto rajone u pushtuan nga trupat e carit të Rusisë për llogari të serbëve, por ata tani janë dakord pasi janë të kënaqur edhe me një të tretën e ish-Vilajetit të Kosovës, me 10887 km2 të Kosovës së sotme.

Në këto kushte shqiptarët nuk mund të legjitimojnë para Evropës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, pushtimin nga serbët të territoreve të tyre etnike. Ata nuk duhet të bien pre e propagandës së qëllimshme serbo-sllave dhe të disa qarqeve antishqiptare se Evropa po e trajton dhe do ta zgjidhë në favor të tyre problemin e Mitrovicës. Realizimi i standarteve demokratike duhet të shikohet në mënyrë të barabartë për dy popuj si për serbët dhe për shqiptarët. Shqiptarët duhet të përmbushin kërkesat për kthimin e serbëve të larguar nga Kosova nga frika e ndëshkimit për masakrat që i kryen ndaj shqiptarëve.

Evropa i shpërbleu serbët e Millosheviçit e Karaxhiçit me rreth 26000 km2 të Bosnjes sllave dhe nuk ka arsye që këtë qëndrim ta përsërisë dhe me shqiptarët. Nëse Evropa nuk reflekton në kushtet e reja, atëherë shqiptarët duhe të kërkojnë pa ekuivok ndihmën e SHBA-së që nuk janë përgjegjës për krimet e kryera ndaj tyre.

Prandaj shqiptarët duhet të paraqiten me kërkesë realiste dhe jo kërkesa maksimaliste, por as me qëndrime fataliste minimaliste që gjithçka të bëhet “si e ka shkruar Allahu”.

Duke mos u vënë para përgjegjësisë për genocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve në shekullin XIX në rajonin e Nishit etj. serbët vazhduan të njëjtat metoda edhe në shekullin XX ndaj shqiptarëve të Kosovës. Pa e ndjerë veten përgjegjës për krimet ndaj shqiptarëve, Millosheviçi edhe pas hekurave në Gjykatën e Hagës, sulmoi Presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, personalitet i shquar i kulturës dhe i politikës shqiptare, se nga Kosova janë përzënë 360 mijë serbë. Duke ecur me parimin se “shpif, shpif se diçka mbetet” ai dhe në gjyq manipuli për numrin e serbëve.

Në bazë të rezultateve të regjistrimit të popullsisë, në Kosovë, në vitin 1971, kur ka qenë numri më i madh i serbëve, ka patur 228.264 serbë. Pas 10 vjetësh, sipas regjistrimit të përgjithshëm të Kosovës më 1981 numri i serbëve ka rënë në 210.000. Këto dy regjistrime janë drejtuar dhe njohur nga serbët. Ndërsa në bazë të të dhënave të njohura ndërkombëtarisht më 1999, popullsia shqiptare në Kosovë përbënte mbi 90% ndërsa serbët, malazezët, boshnjakët, romët, etj., më pak se 200 mijë. Numri i serbëve në Kosovë ka qenë rreth 200 mijë më pak se sa fallsifikon diktatori i Beogradit. Pretendimi i diktatorit është shumë larg të vërtetës edhe sikur të përfshiheshin në popullsinë e Kosovës të asaj kohe rreth 100 mijë forca ushtarake e policore serbe të instaluara në mënyrë të pandërprerë aty për dhunimin e të drejtave, lirive më elementare njerëzore të shqiptarëve. Vështirësitë ekonomike dhe krimet e kryera ndaj shqiptarëve që nga viti 1981 kanë bërë që serbët të largohen vetë, me vullnet të lirë nga Kosova, para hyrjes së trupave të NATO-s më 1999 dhe aspak nga dhuna e shqiptarëve, siç pretendoi Millosheviçi.

Shqiptarët kudo që janë, duhet të bëjnë përpjekje që gjyqi i Millosheviçit, Milutinoviçit e bashkëpunëtorëve të tyre në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi të jetë fillimi i fundit të genocidit serbo-sllav ndaj shqiptarëve.

Propaganda antishqiptare serbe, prej gati një shekulli e gjysëm, qëkur serbër krijuan përrallën për Kosovën djepi Serbisë e ka bërë efektin e vet jo vetëm te Bashkësia Ndërkombëtare, por dhe tek shqiptarët të cilëve iu duket arritje e madhe deklarata e Kryeadministratorit Shtajner se Mitrovica Veriore është pjesë e pandashme e Kosovës. Kosova gjithnjë është paraqitur si një parajsë pa të cilën serbët nuk mund të jetojnë. Kjo luftë psikologjike ka bërë që shqiptarëve t’iu duket arritja e kërkesave maksimaliste me pavarësinë e Kosovës. Paraqitja nga pala shqiptare me kërkesa të përgjithshme dhe jo me kërkesa të detajuara e konkrete, është arritja më e madhe për serbët. Shkëputja e Kosovës në kufijtë e vendosur nga vetë Serbia, pavarësisht nga propaganda është arritja më e madhe për ta dhe kurrsesi për shqiptarët.

Shqiptarët duhet t’i bëjnë të njohur organizatave vendosëse se si rrjedhojë e shpërnguljes së qindra mijë shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, e nga rajone të tjera shqiptare, pas Kongresit të Berlinit, Kosova sot ka dendësinë më të madhe të popullsisë në të gjithë Ballkanin prej rreth 200 banorë për km2. Me rreth 320 mijë ha tokë arë, Kosova ka sipërfaqen më të vogël të tokës së punueshme për frymë të popullsisë në të gjithë Evropën, prej rreth 1500 m2. Kjo sipërfaqe është edhe më e vogël se në shtetin shqiptar dhe për rrjedhojë Kosova plotëson pak më shumë se gjysmën e nevojave të saj për drithëra buke e për rrjedhojë për produkte bujqësore.

Ndërsa në bazë të të dhënave të botuara në tekstin universitar të Akademik Mark Krasniqit të “Gjeografisë Ekonomike të Jugosllavisë”, Serbia si ish-Republikë Jugosllave ka rreth 2.7 milion ha tokë pjellore ose rreth 3 herë më shumë se Kosova për frymë të popullsisë, ndërsa Vojvodina rreth 1.7 milion ha tokë të punueshme (rreth 80% të sipërfaqes së përgjithshme, shënimi im Gj.K.) ose rreth 5 herë më shumë se Kosova për banorë.

Shqiptarët nuk duhet të quajnë sukses se nuk ndahet Mitrovica. Pavarësia e Kosovës në kufijtë e imponuar me vendimet e administratës serbo-sllave, që i kanë shkëputur asaj dhe Luginën e Preshevës me tre komuna Preshevë, Bujanovc, Medvegjë, me sipërfaqe të përgjithshme 1284 km2, me shumicë shqiptare, cungimi i bërë edhe me qëllim që Kosova të mos ketë pikë takimi me Koridorin Transevropian X-të Selanik-Shkup-Beograd etj., është arritja më minimale e shqiptarëve.

Shqiptarët që gjatë gjithë historisë ishin shumicë absolute në Kosovë, duhet të ndërgjegjësohen që kërkesat e drejta të Bashkësisë Ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të serbëve dhe të pakicave në Kosovë dhe për kthimin në Kosovë të disa dhjetëra mijëra serbëve të larguar pas luftës NATO – ish-Jugosllavi më 1999, duhet të shoqërohen dhe me realizimin e të drejtave të tyre.

Paralelisht dhe në të njëjtën kohë ata duhet të kërkojnë kthimin në trojet e tyre stërgjyshërore, në trojet e Shën Elenës e Shën Kostandinit të Madh, jo më pak se gjysëm milion shqiptarëve, kryesisht në rajonin e Nishit, por edhe të Sanxhakut me statusin e pakicës brenda shtetit të ardhshëm të Serbisë. Të parët e tyre u spostuan me dhunën më të egër të pashembullt para rreth një shekulli dhe kanë të drejtën e kthimit në trojet e tyre, pasi Evropa tashmë ka miratuar dokumenta të rëndësishme për të drejtat e njeriut.

Hebrejtë, duke qenë kompaktë e të vendosur, me të drejtë u kthyen në trojet e veta stërgjyshërore në Palestinë, pasi mërgimit të dhunshëm mijëvjeçarësh. Edhe shqiptarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm se ata nuk do t’i presë askush me lule dhe Bashkësia Ndërkombëtare nuk dëshiron të gërvishtë plagën që serbët e kanë krijuar në sytë dhe me miratimin e saj.

Realizimi i objektivave të shqiptarëve kërkon në radhë të parë një ndërgjegjësim të tyre. Shqiptarët, për fatin e keq të tyre në konceptin e Niçes, asnjëherë nuk kanë qenë pushtues të fqinjëve, që në kushtet aktuale ka të paktën një anë pozitive se askush nuk mund t’i akuzojë se kanë dhunuar të drejtat e popujve të tjerë. Zemërgjerësia e tyre ka arritur deri në atë shkallë sa t’ju lënë serbëve objektet e kultit të ndërtuara prej tyre si kisha, manastire, etj., pasi në shekullin VII kur u dukën më me shumicë në Ballkan “… serbët ishin në fazën e zhvillimit klano-fisnor…” (H.SH.D.P.J., faqe 5) dhe kuptohet nuk kishin shkallë zhvillimi për t’i ndërtuar ato objekte.

Në artikulimin e kërkesave të tyre, shqiptarët duhet të marrin shembull nga shoqata për kthimin e gjermanëve në Vojvodinë. Është i njohur fakti se deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, në Vojvodinë banonin prej shekujsh mbi gjysëm milioni gjermanë. Ata u shpërngulën thuajse plotësisht nga Vojvodina menjëherë pas luftës se kishin vepruar si banorë të Rajhut. Por tani ata kërkojnë që sllavët t’ju kthejnë pronat e tyre në mbi 600 mijë ha tokë të punueshme ose rreth 40% të sipërfaqes së tokës së punueshme në këtë krahinë dhe prona të tjera të paluajtshme që kanë patur në pronësi.

 

Cili duhet të jetë qëndrimi shqiptar për problemin e Epirit?

Rritja e besimit të shqiptarëve tek vetvetja si në kohën e lavdishme të Skënderbeut, kur për një çerek shekulli një grusht shqiptarët përballuan fuqinë më të madhe të kohës dhe mposhtjen e fatalizmit turk të ngulitur thellë në ndërgjegjen e shumicës së tyre, gjatë rreth 500 vjetëve të pushtimit osman, do t’i bëjë ata të ndërgjegjshëm që jo t’iu kërkohet llogari, por të kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre të nëpërkëmbura veçanërisht gjatë dy shekujve të fundit.

Kësisoj, shqiptarët në vend që të kërkojnë Epirin e Jugut si popull dhe truall shqiptar gjatë gjithë historisë së njohur disa mijëra vjeçare, nuk duhet ta paraqesin sukses mbrojtjen e Epirit të Veriut. Në vend që të kërkojnë hapjen e shkollave shqipe për mbi 3 milion shqiptarët e besimit të krishterë dhe arvanitasit që banojnë në Greqi, pa llogaritur rreth 500 mijë emigrantët shqiptarë të viteve ’90, duhet të hedhin poshtë akuzat e vazhdueshme greke për respektimin e të drejtave dhe shkollimin e rreth 60 mijë ardhacakëve grekë sa jetojnë në trojet shqiptare në Shqipëri. Por kjo nuk realizohet me shoqata të tipit “Çamëria” që mbasi janë trajtuar si vëllezër e bërë qytetarë e pronarë të pronave më të mira në Shqipëri, nuk e orientojnë popullsinë shqiptare të spastruar nga trojet e tyre etnike në Epirin e Jugut për shkak besimi, që të kthehen e të banojnë përjetësisht në pronat e stërgjyshërve të tyre si nënshtetas grekë me statusin e pakicës, por që të marrin thjeshtë pronat e konfiskuara e të bëjnë tregti me to.

Shqiptarët nuk duhet të mburren se kanë neutralizuar pretendimet greke për Epirin e Veriut, por duhet të synojnë kthimin e shqiptarëve të Çamërisë në trojet e tyre në Epirin e Jugut dhe realizimin e të drejtave të tyre duke treguar kujdes për të mos e komprometuar çështjen shqiptare thjeshtë me çështjen e çamëve muhamedanë, siç do t’i interesonte dhe Greqisë, se çamët ortodoksë janë aty.

Heqja dorë nga mentaliteti që erdhi bashkë me pushtuesin turk dhe realizimi i unitetit në mes shqiptarëve nuk duhet parë as i pamundur, as si tragjedi.

Shqiptarët duhet të kenë një qëndrim të qartë ndaj këtij problemi. Nuk është faji i grekëve dhe i serbëve pse shqiptari Ballaban Pasha udhëhoqi turqit mongolë për të kryer krimet më të mëdha ndaj bashkëvëllezërve të tij, gjë që pas rreth 500 vjetësh e përsëriti një shqiptar tjetër i besimit ortodoks Napolon Zerva që udhëhoqi trupat greke për djegien e fshatrave dhe vrasjen e shqiptarëve në Jug të Shqipërisë. Nuk është faji i grekëve, pse dhe në shekullin XXI, propagandën antishqiptare që zhvillon lobi greko-amerikan “për dhunimin e lirive të pakicës greke në Shqipëri” e udhëheq shqiptari i besimit ortodoks Nikolas Gaxhe.

Ndoshta kjo vjen dhe se shqiptarët jo rrallë e shikojnë armikun në radhët e tyre. Ndërsa dje diktatura komuniste arriti të realizojë përçarjen ndërnjerëzore e ndërfamiljare duke deformuar e degjeneruar shqiptarin si qenie shoqërore, sot shqiptarët akuzojnë njëri-tjetrin si grek, serb, agjent i këtij ose i atij shërbimi të huaj etj. Edhe krimet mes veti nga shqiptarët në Kosovë u kryen me këtë motiv.

Jo pse qenë ksenofobë, as për meritë të tyre por për shkak se territoret shqiptare përbënin dhe kufirin ndarës të Perandorisë Osmane me Perëndimin dhe gjatë sundimit gati 500 vjeçar osman investimet më të mëdha ishin deri në ndërtimin e ndonjë ure, por dhe për faktin se territori i shtetit të njohur shqiptar ishte një territor malor e i varfër dhe nuk ishte joshës për migrimin e popujve të tjerë, shteti shqiptar Londinez ka sot popullsinë më homogjene në botë nga pikpamja etnike me mbi 95% shqiptarë. Ndërsa disa “patriotë të mëdhenj” mundohen të gjejnë në mes të shqiptarëve serbë, grekë etj. Me këto qëndrime, siç duket, këta të quajtur shqiptarë kanë marrë përsipër realizimin e projekteve antishqiptare për ta paraqitur dhe Shqipërinë multietnike siç po përpiqen në Kosovë ku popullsia shqiptare kalon mbi 90%. Ky homogjenitet kombëtar është realizuar vetëm në Gjermani, por edhe aty në mënyrë të dhunëshme. Ndërsa njihet si homogjen nga pikpamja kombëtare shteti grek për shkak të homogjenitetit të dhunshëm fetar, megjithëse përveç sllavëve, turqëve e të tjerëve, ka nënshtetas të tij mbi 3 milion shqiptarë e arvanitas, të cilëve nuk u njeh asnjë të drejtë e me ta kërkon të rrisë krenarinë greke.

Shqiptarët s’duhet të fajësojnë veten. Ata duhet të mendojnë atë rrugë që i çon jo në ndarje por në unitet mendimi e për rrjedhojë dhe në unitet veprimi. Kjo do t’u japë të drejtën që të kërkojnë realizimin e interesave të tyre kombëtare dhe t’i bashkangjiten Evropës si shqiptarë e jo të ndarë në disa shtete, në disa besime. Por kjo kërkon një përgatitje serioze nga ana e tyre, pasi pse di shkrim e këndim më shumë se atdhetari Isa Boletini në fillim të shekullit, kjo nuk do të thotë se i ke as aftësitë minimale profesionale e përfaqësuese dhe të drejtën të shkosh në bisedime me serbët për çështje madhore për të cilat serbët kanë dezinformuar prej shekujsh opinionin ndërkombëtar dhe kanë përkrahjen e Bashkësisë Sllave që zotëron mbi 60% të territorit e përbën një të tretën e popullsisë së Evropës.

Pothuajse që nga viti 1981 shqiptarët e Kosovës u përjashtuan nga shkollimi i rregullt. Shkollat paralele e jashtë ligjit serb për gati një dekadë, nuk kanë nxjerrë dhe nuk mund të nxirrnin personalitete për t’u ndeshur me akademinë e institucionet serbe me traditë, që na pëlqen ose jo thuajse gjatë shekullit të XX sunduan perandorinë e sllavëve të jugut dhe më shumë se gjysmën e shqiptarëve. Prandaj nga radhët e shqiptarëve nuk duhet të dalin trima që marrin përsipër bisedime pa përgatitje paraprake, pa ndihmën e ekspertëve shqiptarë por edhe të ekspertëve ndërkombëtarë të historisë e të drejtës, ku përparësinë absolute duhet ta kenë ekspertët e paanshëm e të aftë amerikanë.

Tani fillon zgjidhja afatgjatë e problemve të shqiptarëve. Por kjo kërkon mund e përpjekje dhe që e vërteta të shikohet në sy. Nuk mund të kesh sukses duke luajtur me vetëdije rolin e strucit, duke mos parë në sy gabimet e duke i paraqitur dështimet si suksese. Shqiptarët e kanë shembullin nga duhet të udhëhiqen për veprim. Ata duhet të studjojnë në mënyrë të hollësishme rezistencën e popullsisë katolike, sakrificat e vuajtjet e saj mbinjerëzore 5-shekullore për të mos u asimiluar në fenë e pushtuesit. Vetëdija kombëtare e kësaj pjese të popullsisë dhe shpirti i saj Perëndimor, ishte bazë e mjaftueshme për hedhjen e themeleve të kombit shqiptar dhe për të krijuar deri në shpalljen e pavarësisë, përveç disa vjershave të N. Frashërit, gjithçka pozitive krijoi ky komb.

Edhe në këtë drejtim mund të na vijë në ndihmë filozofi gjerman Niçe. Duket sikur ai i ka njohur e ka shkruar posaçërisht për shqiptarët: “Kush kërkon të ndahet nga një fe apo nga një parti besën se është e nevojshme që ta hedhë poshtë atë. Po ky është një mendim fodull. Është vetëm e nevojshme që ai të dallojë qartë se çfarë grepash e mbanin tërhequr deri tani me këtë parti apo këtë fe dhe se si këto tani nuk e pengojnë më, cilat opinione e kishin shtyrë nga ajo anë dhe se si tani e shtyjnë gjetkë. Vetëm për arsye të ngushta të ndërgjegjes ne kemi shkuar nga ana e asaj feje ose e asaj partie; pra nuk duhet të shtiremi për këtë kur ndahemi prej tyre”.

Për të realizuar objektivat e tyre shqiptarët duhet të ndahen nga gjithçka negative ju la trashëgim pushtuesi osman sepse po të mbeten urë do të jenë gjithnjë të lëkundur. Ata duhet të luftojnë korrupsionin, që sipas dr. Franjo Racki në “Starine knj. XX. JAZU, Zagreb 1888, fq. 71”, të cituar nga prof. M. Karsniqi në “Krishtenizimi ndër shqiptarë “… rrënjët e të cilit në popullin shqiptar janë që nga sundimi i tij nga ana e pushtuesit osmano-turk”.

Avokat Gjet Kola

 

Ekrem Bardha dhe krenaria e të qënit shqiptar

-Shumëçka rreth jetës e veprës së shqiptarit të madh-

-E shoqja, Lumturia, gjatë kohës së diktaturës, udhëton nga Detroiti në Greqi dhe mes lumit që kufizonte Shqipërinë merr gurë nga të tokës shqiptare–Ekrem Bardha ofron mesazhe pajtimi, përparimi, qytetërimi-

-Qyshse Ekremi fitoi 30 dollarët e parë e deri sa arriti të punësojë në bizensin e vet mijëra njerëz, edhe qytetarë amerikanë-

-Miqësirat e lidhjet e Ekrem Bardhës me presidentin amerikan Xhorxh Bush, senatorin Bob Dole, me Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosen, Ismail Kadarenë, Sali Berishën, Leka Zogun, etj. dhe tashti e mbrapa edhe me gazetën famoze “Shqipëria Etnike”-

 

Plot 50 vjet më parë, më saktë para mesit të natës së 17 qershorit 1953, katër vetë (njëra ishte grua), të prirë nga një djalosh i ri që kryente shërbimin ushtarak në një repart pune dhe që kishte formuar bindjen se “Fajtorë për largimin tonë ishin ata që na mohuan të drejtën të jetonim të lirë në atdheun tonë”, duke rrëshkitur si hije që të mos binin në sy të patrullave që ruanin kufirin, lanë shtëpinë e tyre në fshatin Radanj të Kolonjës dhe u arratisën në Greqi.

Kjo qe familja e nderuar e Ekrem Bardhës, për të cilën më pat folur me respekt të veçantë miku im nga Leskoviku, Lutfi Shehu. Ai e kishte patur Ekremin shok të lodrave dhe kishin kryer bashkë shkollën fillore. Kurse vëllai i tij, Petriti, dikur partizan, ia kishte shpëtuar jetën dajiu i Ekremit, ballisti Kaja Vasha, sikurse pas çlirimit edhe Petriti e shpëtoi atë nga pushkatimi, duke dëshmuar me guxim në favor të tij para gjyqit komunist.

Pas përmbysjes së diktaturës, në korrik të vitit 1991, mësova nga gazetat se në Shqipëri qe kthyer nga Amerika Ekrem Bardha, i cili qe akomoduar në Hotel “Dajti”, ku për koinçidencë, shef i pritjeve qeveritare qe vëllai im, Spartaku.

E bisedova me Luftiun dhe menjëherë u nisëm nga Durrësi për ta takuar. Spartaku qe miqësuar shpejt me Ekremin, kështu që nuk na u desh të prisnim gjatë. Takimi qe shumë i përzemërt dhe i mbushur me emocione. Unë isha tepër kureshtar edhe ngaqë takoja për herë të parë një të arratisur, që kishte ikur si ushtar në kërkim të lirisë dhe qe kthyer si gjeneral i demokracisë. Sidoqoftë vetë Ekremi u tregua shumë i qetë. Kishte një vetëzotërim të admirueshëm, një shikim të ëmbël dhe e folura e shtruar i shkonte natyrshëm lëvizjeve të ngadalta të trupit të tij.

Ekremi kujtonte me imtësi gjithçka. Kështu ata folën për Leskovikun, shkollën e tyre, mësuesit, si i ndershmi dhe i pasionuari Koli Vreto, nipi i patriotit kolonjar Jani Vreto, Postenani dhe shokët me rradhë, duke filluar nga Mina Qirici, për të cilin Ekremi u hidhërua shumë kur mësoi se kishte vdekur aksidentalisht.

Unë prisja që Ekremi të shante komunizmin e komunistët; por jo. -Ashtu ishin kohët, – tha. -Tani duhet të shohim përpara.

Më pas unë shkrova romanin “Lotët e Zambakut” ku përshkruaja dhe peripecitë e jetës së oficerit Lutfi dhe “armikut” Ekrem, që edhe pse në jetë kishin marrë rrugë të ndryshme, përsëri kishin hequr brenga dhe vuajtje të mëdha. Diktatura e ka në program shkaktimin e dhimbjeve dhe dramave njerëzore.

Kur Ekremi filloi nga bizneset në Shqipëri, takoheshim në lokalin e tij “Piazza” dhe bisedonim edhe për jetën që kishin kaluar dhe që qe mjaft interesante. Por e plotë jeta e këtij shqiptari të madh, m’u paraqit në librin e vetë Ekremit “Larg dhe pranë Shqipërisë”, të botuar me aq kujdes nga “Onufri” dhe që si lajtmotiv ka këto fjalë të vyera: “Nëse ka diçka që më ka ndjekur gjatë gjithë jetës sime është pikërisht dashuria për atdheun, edhe në kohën e fatkeqësive edhe në atë të suksesit. Jeta në demokracinë amerikane më bëri të reflektoj mbi shumë gjëra. Kuptova që nuk duhet të hakmerremi për të shkuarën, por të punojmë për të ardhmen, të ndihmojmë në përparimin dhe në mbarëvajtjen e atdheut tonë. Çdo shqiptar duhet të pyesë veten ç’kam bërë dhe ç’duhet të bëj për Shqipërinë dhe së bashku kemi shumë për të bërë…”.

Duke shpalosur cilësitë e rralla të karakterit të tij, Ekremi, shkruan shumë thjeshtë dhe me modesti. Këto cilësi atij nuk ia lëkundën as pasuria e madhe e as reputacioni që ai gëzon. Por ajo që të bie menjëherë në sy, është ruajtja për një kohë kaq të gjatë larg Shqipërisë, e pastërtisë dhe bukurisë së gjuhës sonë. Asnjë fjalë të huaj nuk gjen në librin voluminoz të Ekremit. Gjuha qe e vetmja gjë që ai mori me vete, kur u largua, ndaj e ruajti me fanatizëm atë si gjënë më të shenjtë.

Kam parë njerëz që kanë ikur nga Shqipëria vetëm për dy-tre vjet dhe zënë e përkëdhelen me një aksent gati qesharak e me fjalët gjysma-gjysma thuase këtu qëndron kultura. Por shohim edhe njerëz të letrave, politikanë e intelektualë që përdorin pa kursim fjalë të huaja, kur e kemi aq të larmishme e me kaq muzikalitet gjuhën tonë shqipe. Atyre u duhet thënë: mësoni nga Ekrem Bardha.

Por Ekremi e do kaq shumë gjuhën e të parëve të tij pasi do shumë atdheun e vet. Ekrem Bardha gjithmonë ka qenë krenar që është shqiptar. Në veshët e tij përherë kanë tingëlluar aq drithëruese fjalët e këngës popullore:

Melesini maja-maja

E rreh topi e kumbaraja

Zylyftar mustaqe verdhë

Prit nizamët se t’u derdhë

Të vinë, mirëse të vinë,

Te pusi e kam Mersinë.

Ai e komenton kështu jehonën e kësaj kënge që i kushtohej trimërisë së njërit prej kapedanëve të Ali Pashë Tepelenës: “Poda ishte ngjitur me fshatin tonë dhe më dukej sikur Zylyftarin e shihja veshur me fustanellë, me kobure në brez dhe me shpatë të gjatë. Prej fjalëve të këngës kuptohej se Zylyftari nuk tronditej aspak kur i jepnin lajmin se ushtria turke po sulmonte Melesinin, aty ku kishte zënë vend me çetën e tij. Ai i thoshte lajmëtarit se Mersini e kishte mbyllur shtegun tek pusi, prandaj s’ua kishte frikën.

Ai e di mirë se ne kemi një histori të lavdishme. Vetëm Kolonja, Leskoviku e Dangëllia kishin nxjerrë aq e aq burra të shquar si vëllezërit Frashëri, Petro Nini Luarasi, Themistokli Gërmenji, Zalo Prodani, Sali Butka, etj.

Kur familja e tij la Konicën, për të ardhur në Radanj, pat dëgjuar babanë e tij Sulon, një fannolist që kishte kryer gjimnazin e famshëm “Zosimea” dhe qe kthyer nga Amerika për të fejuarën Bulenë, të thosh: “Leskoviku ka një të mirë, se prej këtej mund ta shoh Konicën sa herë të dua”. I edukuar qysh i vogël me këtë dashuri, Ekremi që atje nga Detroiti i mbuluar me borë, shtyhet nga kujtimet e vendlindjes dhe i thotë të shoqes që të shkonin në Greqi dhe nga Konica që padrejtësisht u kishte mbetur grekëve, të shihnin e të çmalleshin me luginën e bukur të Leskovikut, me Melesinin e Nemerçkën. Ah sikur të shihte edhe Radanjin e tij apo Shelegurin plot pisha e burime të ftohta. Në libër ai shkruante: “Në Amerikë kisha çdo gjë që dëshiroja, megjithatë, vazhdimisht ndjeja një boshllëk dhe atë s’mund ta mbushte asgjë: ishte malli për atdheun”. Dhe ai lumturohet kur gruaja e tij, Lumturia, e ndjekur me sy nga rojet e kufirit matanë, futet në lumin që ndante dy shtetet e mbledh gurë nga të tokës shqiptare. “Kur u kthye ime shoqe, e përqafova sikur të më kishte sjellë xhevahire. Ata gurë të zakonshëm lumi, i morëm me vete në Detroit si kujtimin më të çmuar… Jua tregoja vizitorëve që vinin në shtëpi, duke u thënë se nuk ishin gurë çfarëdo, por gurë atdheu, gurë nga vendlindja ime”.

Shtëpia e Bardhajve tani është rrënuar, por Ekremi sa herë vjen në Shqipëri, do vijë patjetër në fshatin e tij, se kujtimet e rinisë ia mbushin zemrën me gëzim e mallëngjim. Ai bën sa mundet për fshatin e tij. Kam parë shtylish, (siç i themi ne kolonjarët), njerëz që s’para kujtohen për vendlindjen e tyre. Le të mësojnë nga Ekrem Bardha.

Ekremi i do shumë njerëzit. Ai është i prirur të shohë gjithçka të mirë ata kanë. Vetë ai, të mirën nuk e harron kurrë. Por mbi të gjithë, ka dashur e respektuar prindërit e tij, e sidomos nënën, që, pas vdekjes së të shoqit, krejt papritur më 1939, mori drejtimin e familjes dhe veç pesë fëmijëve të saj, rriti edhe dy djemtë e kunatës, paçka se njëri prej tyre, me tradhëtinë e tij që buronte si nga karakteri i mbrapshtë, ashtu edhe nga përçarja që solli ideologjia komuniste, u shkaktoi atyre një tragjedi të vërtetë. Nënë Buleja, mbetet modeli i nënës së mirë shqiptare. E urtë, e mençur, e palodhur e shumë mikpritëse, ajo mban lart në çdo rrethanë dinjitetin e familjes së saj. Edhe ditën kur u bind se duhej të arratisej ajo bëri një gjest fisnik. Gatoi një revani, e shkoi e ua ndau të rinjve që qenë mbledhur tek oborri i shkollës. “Edhe tani, – shkruan Ekremi, – habitem me guximin dhe gjakftohtësinë që tregoi natën që do të arratiseshim. Ndoshta donte t’i takonte. Pavarësisht nga ç’mund të ndodhte, ajo donte ta kujtonin për mirë”. Por, Buleja, ishte dhe trime. Ajo përballoi situata shumë të vështira në jetë, deri dhe arrestimin e të vëllezërve dhe të djalit Samiut, internimin e farefisit dhe provokimet e poshtërimet e njerëzve të pushtetit e të sigurimit. Burrëreshë, nënë Buleja u tregua edhe në emigracion. Ajo ruajti harmoninë e mirëkuptimin në familje, mbajti gjallë traditat, ruajti zakonet e deri gatimet shqiptare (që krahina e Leskovikut i ka të dëgjuara) dhe bëri të pamundurën që t’i martojë djemtë me vajza shqiptare nga familje të mira. Këtu e ka shpjegimin dhe veprimi kuptimplotë i Ekremit që ujësjellësit që ndërtohej në Radanj, t’i vinte emrin e nënës së tij të mrekullueshme. “Kur u hoq çarçafi dhe pashë koritën në formën e dy pëllëmbëve të bashkuara dhe sipër saj emrin Buleja skalitur mbi një gur, u mallëngjeva. Më dukej se nëna ime ishte diku aty pranë dhe po më uronte”. E në pastë ndonjë, që u kthen krahët të tjerëve, e sidomos të afërmve e prindërve, le të mësojë nga Ekrem Bardha.

Po ta gjykosh çështjen nga kalvari që kaloi familja e tij, duket e justifikuar dhe urrejtja që Ekremi duhet të ketë grumbulluar në vite. Por, përkundrazi, në tërë librin e tij, ai flet vetëm për tolerancë e mirëkuptim. Jo rastësisht ai përshkruan një ngjarje të rëndë, kur partizanët vrasin djalin e Dervishit të Tri Urave, Hajdar Ramollit dhe gjatë varrimit, ndërsa të pranishmit thërrisnin “Hakmarrje, hakmarrje”, ai foli: “Mos zini në gojë hakmarrje, se lëndoni zotin dhe mua. Për djalin tim, nuk dua as t’i vejë gjaku nga hundët ndonjërit, kushdo qoftë. Djalin ia kam falur Shqipërisë. E pati këtë fat im bir, por nuk dua që të vriten të tjerë për shkak të tij”.

“Nëna i kuptonte shumë mirë ideologjitë dhe dinte se ç’do të thoshte që i vëllai dhe nipi ishin në anë të kundërta. Megjithatë, besonte se ata i kishin mendtë në kokë, dhe s’mund të vriteshin për shkak se njëri mbante në kapele një shqiponjë dhe tjetri një yll. Ajo i lutej zotit, si për vëllanë ballist ashtu dhe për nipin partizan, që të shpëtonin gjallë nga lufta dhe të gëzonin të ritë e tyre. Kurse kapitullin “Ballisti shpëton nga vdekja partizanin, partizani shpëton nga plumbi ballistin”, ai e mbyll me fjalët: “Po të kishte pasur Shqipëria më shumë burra të tillë nga të dyja krahët, sot do të ishim ndryshe”. Fatkeqësisht ne ende kemi të tillë inatçorë fanatikë të tejkaluar që vazhdojnë të marrin hak dhe duke bërë gam-gam s’e njohin fjalën e pajtimit. Le të mësojnë nga Ekrem Bardha.

Pas kampit të Llavrios në Greqi dhe një qëndrimi në Gjermani, Ekremi me interesimin e vëllait, Niaziut (edhe ky i arratisur me vëllanë tjetër Samiun, që ra në kurthin e sigurimit kur u fut përsëri në Shqipëri), u vendos në SHBA, në vendin ku liria nuk qëndronte vetëm në Statujën e vendosur në Liberty Island fare pranë Ellis Island, që në shqip do të thotë “ishulli i emigrantëve” dhe që në fjalimin e tij të parë presidencial, më 20 janar 1981, Ronald Regan aq bukur e ka përmbledhur: “Duhet kuptuar se asnjë arsenal i botës apo asnjë armë e këtij arsenali nuk është aq e fuqishme sa vullneti dhe forca morale e njerëzve të lirë”. Pa asnjë cent në xhep, nevoja dhe intuita e shtyu Ekremin të punonte në çdo lloj pune – kopështar në një serë lulesh që Ekremi, kur sa s’fluturoi nga gëzimi tek mori në dorë çekun me tridhjetë dollarët e parë. Ai e vuri vath në vesh porosinë e pronarit të tij, se “Të paguash ose të shpenzosh më shumë se sa fiton, do të thotë të falimentosh”. Pastaj ai dhe vëllezërit e tij u futën në uzinën e autombilave “Ford” ku paguheshin më mirë. Dhe si gjithmonë, fitimet e pakta ua dorëzonin nënës, Bulesë, e cila pasi i mbështillte me shami, i fuste në baulen e saj duke u bërë kështu banka e parë e kursimeve për ta. Kur si pasojë e krizës ekonomike të vitit 1959, ai u pushua nga puna, nuk u dëshpërua, por vazhdoi të bridhte poshtë e lart qytetit në kërkim të ndonjë pune tjetër. Vijon pastaj, puna e stilistit në një kolegj për floktore grash, çka qe pak e rëndë për botëkuptimin tonë ballkanas, por që pas kualifikimesh e veprimesh të guximshme investuese, arriti të ketë sallonin e tij “Bradha” ku bëri emër dhe para. Por duke qenë se Ekremi nuk pajtohej kollaj me atë çka kish arritur dhe meqenëse donte pjesë në kategorinë e njerëzve që kanë dëshirë të provojnë, pyeste veten: “Këtu do të mbetesh tërë jetën? Me gërshërë do të plakesh? Nuk e sheh se Amerika ka edhe mundësi të tjera?” Prandaj me punë të palodhur dhe besim të madh tek vetja, vazhdon kurse, bën praktikën si kamarier (1300 orë pune pa asnjë shpërblim) dhe si përvetëson teknologjinë e panjohur më parë, përshkon një rrugë sa të vështirë aq dhe të suksesshme, nga restoranti i parë Mcdonald’s i tij deri tek i tetëmbëdhjeti. Ja ç’thotë vetë Ekremi për këtë: “ndjehesha si me krahë, për faktin se një shqiptar, i cili tridhjetë vjetë më parë nuk dinte se ç’ishte tregtia, arriti të zotëronte tetëmbëdhjetë restorante… Në kryeqytetin e industrisë automobilistike amerikane. Në këtë varg restorantesh janë punësuar mbi një mijë vetë dhe shtypi amerikan e merr si shembull suksesi. E theksoj edhe një herë se pasioni dhe ndershmëria janë të domosdoshme për të arritur rezultate të qëndrueshme”. Të gjithë ata që duan të punësohen dhe pse jo edhe të pasurohen sipas ligjeve të shoqërisë kapitaliste, le të mësojnë nga Ekrem Bardha.

Por Ekremi jetoi e punoi gjatë në një vend demokratik, ndaj nuk kish si të mos interesohej për vendosjen e demokracisë së vërtetë në atdheun e tij, në Shqipëri. Gjithashtu, duke qenë atje ku përherë mbeteshin aktuale fjalët e Tomas Xhefersonit (1790) se “çdo njeri apo grup njerëzish në këtë botë, ka të drejtën e vetëqeverisjes”, patjetër që do të ish i ndjeshëm ndaj çështjes sonë kombëtare dhe konkretisht ndaj Kosovës dhe Çamërisë. Ai shfrytëzon për këtë tërë mundësitë që i jep njohja me personalitete të shquara të politikës amerikane, deri tek presidentët e nderuar të këtij vendi, me potencial të jashtëzakonshëm dhe liderë të tjerë të politikës ndërkombëtare, duke ecur kështu në rrugën e shkelur nga kolosët e shqiptarizmit, Noli e Konica. Ndërhyrja e tij, takimet, deklaratat, letërkëmbimet me burra shteti si Bill Klinton, Xhorxh W. Bush, Toni Bler, Romano Prodi, senatori Baker Larry Engelburger etj., etj. dhe veçanërisht kongresisti William S. Broomfield, mikun e përkrahësin e patundur të shqiptarëve. Për problemin e Kosovës, Ekrem Bardha nuk i rresht përpjekjet për asnjë çast. Ai mban lidhje të drejtpërdrejta me gjeneralin Wesley Clark, James Ruben, Richard Holbrooke, Eliot Engel, Bob Dole, etj. por dhe me intelektualë të tjerë drejtues të rezistencës kosovare si I. Rugova, A. Demaçi, R. Qosja, I. Krasniqi, M. Krasniqi, B. Bukoshi, A. Gashi, etj., pa përmendur Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, Sali Berishën me shokë. Ekremi si dhe miku i tij A. Athanasi, i pret me nderim të gjithë drejtuesit e Shqipërisë demokratike e shkëmben me to mendime për të ardhmen e kombit. Si një diplomat mjaft i zoti, Ekremi ka ditur të bëjë miq të mirë dhe me shumë influencë. Ja se si i shkruan atij presidenti Bush fill pas zgjedhjeve, më 15 janar 2001: “Dick Cheney dhe unë duam t’ju falenderojmë për gjithçka ju keni bërë për ne, udhëheqja juaj, energjia dhe koha që ju na dedikuat bujarisht, ishin vendimtare për suksesin e fushatës sonë. Unë ju jam mirënjohës për punën tuaj këmbëngulëse dhe i nderuar që ju bënit pjesë në grupin tim. Pres me kënaqësi që të udhëheq vendin tonë të madh”.

Dhe Ekrem Bardha nuk kërkon asnjë privilegj a përfitim për vete. Ai mendon për atdheun. Veprimtaria e tij është e pafund. Ai drejton me aftësi Klubin Republikan Shqiptaro-Amerikan, etj. dëshmon para nënkomisionit për organizatat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut të komitetit për punët e jashtme të kongresit amerikan dhe mban të ndezur flakën e mbrojtjes së patriotit Pjetër Ivezaj, i cili arrestohet në Mal të Zi ngaqë qe veprimtar në demonstratat që organizonin shqiptarët në Amerikë, për të denoncuar shtypjen që jugosllavët u bënin vëllezërve shqiptarët të Kosovës dhe trevave të tjera etnike.

Kjo veprimtari politike kaq energjike dhe e shumanëshme është ndofta ana më e ndritur që përcakton Ekremin si një shqiptar që e di mirë se ku janë kufinjtë e vendit të tij. Intelektualët dhe sidomos politikanët profesionistë kanë se ç’të mësojnë në këtë drejtim nga Ekrem Bardha.

Por, punën në shërbim të atdheut, Ekremi nuk e lë me kaq: “Si shqiptar nga diaspora, i vëmendshëm gjithmonë ndaj problemeve të Shqipërisë, kam pasur dhe kam dëshirë t’i qëndroj pranë popullit shqiptar” dhe e sheh me vend të vlejë gazetën “Illyria” e cila veç shqiptarëve lexohet edhe nga të tjerë, shpesh senatorë, kongresistë apo studiues të interesuar për çështjen tonë. Duhet theksuar se puna e paqme dhe cilësore e kësaj gazete është vlerësuar. Kështu ish-senatori, kandidat për president i Amerikës, Bob Dole, është shprehur: “Illyria ka pasqyruar në mënyrë të shkëlqyer luftën e vazhdueshme të shqiptarëve në Kosovë, si dhe rrugën drejt demokracisë në Shqipëri”. Kurse nderi i kombit, Ismail Kadare, ka thënë: “Në këtë kohë pasionesh, shpeshherë të mbrapshta, Illyria ka meritën të mos ndikohet prej tyre, të jetë e paanshme dhe të ketë të shenjtë vetëm një pasion: lirinë dhe lumturinë e popullit shqiptar. Me këtë shenjë dhe këtë flamur, ajo do të jetë përherë e dashur dhe e nderuar nga të gjithë”. Gazetarët tanë, kanë se ç’të mësojnë në këtë aspekt nga Ekrem Bardha.

Shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo nata e pesëdhjetë viteve më parë, kur katër njerëz si hije linin shtëpinë e tyre dhe të detyruar nga diktatura më e egër, merrni arratinë pa e ditur se si do t’i vinte filli. Por as vitet e gjata dhe as ndonjë rrethanë tjetër nuk mundi të ndryshojë dot dashurinë gati proverbiale të një biri të shquar të Kolonjës dhe të tërë Shqipërisë. Atë fati e kish detyruar të piqej para kohe. Si i vdiq i ati, në moshën shtatë vjeçare u detyrua të punonte duke kullotur shqerrat ose dhentë, të mblidhte bar të njomë për lopën, të shpinte kafshët për ujë, të priste purteka për gardhin, të vadiste kopshtin e të mblidhte kumbulla. Ndërsa tani që është shtatëdhjetë vjeç, vazhdon të punojë me të njëjtin entuziazëm për Shqipërinë tonë të shtrenjtë, duke u bërë kështu një shembull i madh frymëzimi për cilindo bir të kësaj toke të lashtë.

Shpend Topallaj

 

Kush del mbi aftësitë, bie në paaftësi

Gazeta “Panorama” e datave 7, 8, 9 e 10 gusht 2003 botoi polemikën e Ismet Totës me përfaqësuesit e klerit katolik shqiptar. Unë nuk dua të merrem me qëllimin e botimit të kësaj polemike por sidoqoftë ai shkrim është intrigues, çon peshë dëshirën për t’u vënë sa më arsyeshmë pikpamje degraduese të shpirtit njerëzor. Nëse ndokush pyet: A nuk mjafton përgjigja e At Gjergj Fishtës për ta mbyllur përfundimisht atë polemikë?! Unë do t’i thoja se masave të gjera u nevojiten përgjigje më të kapshme, mbasi ironia e konkretizimi nuk kanë të njëjtin rol, pastaj një temë për fat të keq e mprehtë si kjo na detyron të kontribuojmë në sqarimin sa më bindës sidomos për të rinjtë që kanë shumë nevojë t’i mbështesin bindjet e tyre mbi themelet e një arsyeje të shëndoshë. Nëse koha kur I. Tota zhvilloi këtë polemikë e deri më sot do ta kishte zvogëluar numrin e Ismet Totave, ky shkrim imi s’do të ishte fare i nevojshëm. Por mjerisht në vendin tonë për shkaqe që tashmë dihen, numri i ateistëve ka marrë përpjestime të hatashme. Biles ka shumë prej atyre që dyshimi i mban pezull në kolovajkën e luhatjes. Kështu mospërballja me sulmet ateiste do të konsiderohej dorëzim pa kushte, atyre që i gëzohen këtij dorëzimi si djalli shtimit të rrallëve të tij. Kështu do të lihej e lirë të vringëllonte shpata e ateizmit për të nxjerrë sa më shumë prej nesh jashtë luftimit në këtë duel në mes të besimtarëve e ateistëve. Dihet me ç’mjeshtëri djallëzore e me ç’dhunë tmerruese e mprehi Enverizmi atë shpatë vrastare ndërgjegjesh. Dihet sa e vështirë është të nxjerrësh ujin e një gati të mbyturi në ujë pale helmin e një veprimtarie gati 50 vjeçare. Kjo e vërtetë e trishtueshme duhet të na mbajë ne shqiptarëve në frontin e kësaj lufte deri në ngadhnjimin e saj përfundimtar. Në mos ne duhet të bëjmë detyrën që na ngarkon ndërgjegja. Ne duhet ta bëjmë armën e ateizmit më të pa efekt se armët lodra për të zbativur fëmijët. Tani  le të vëmë edhe një herë përballë pikpamjet e kundërta të mbrojtura prej kohe nga njëra e tjetra palë kush me logjikën e shëndoshë e kush pa kurrfarë arsyeje. Në pjesën e polemikës së Ismet Totës e botuar nga “Panorama” më 7 gusht të këtij viti shkruhet: “Mistika e re”: Mjafton mendimi për ta ndarë mistikën në të re e të vjetër për të parë sa pa logjikë u fillua kjo polemikë. Lufta kundër mistikës, si mund të quhet edhe ajo mistike?! E vetmja cilësi e sfidantit është guximi, por nëse është i pashoqëruar nga arsyeja shndërrohet në marrëzi. I. Tota na jep këtë opinion për Fishtën: “Unë mund ta dua talentin e tij, por i urrej idenë fetare. Dihet se urrejtja ia mbyllë gojën logjikës e flet vetë në vend të saj. Mua më vjen keq që Fishta e ka shtrydhur sadopak mendjen për t’iu vënë I. Totës të padenjë për këtë polemikë. Për t’i dhënë përgjigje klerit katolik lypset përkthyer libri i Luigj Fajerbahut duke harruar se shumica e klerikëve katolikë i kanë kryer studimet në vendet ku flitet gjermanishtja, përveç kësaj ka qenë e vështirë të gjesh një klerik katolik pa njohuri të mjaftueshme për një gjuhë të rëndësishme siç është gjermanishtja. Unë nuk mendoj se At Anton Harapin e shqetësojnë fishekët broçkulla të armës së Ismet Totës, por keqardhja për viktimën e atyre broçkullave. Më tutje I. Tota pretendon se pikëpamjet e tij janë edhe të shkrimtarëve më të mëdhenj të kohërave. Në të vërtetë këto pikëpamje janë të atyre që duke mos mundur të arrijnë famën e dëshiruar me art, e kanë vënë atë grimë prirje që kanë pasë haram në shërbim të ateizmit, për me mujtë me u ba të famshëm për shpikjen e përpunimit të këtij vreri. Le ta vërtetojmë këtë me shembuj se cilët nga këta mjeshtra të fjalës janë ateistë: Dante, Shekspir, Gëte, Dostojevski, Balzaku, Shiler e sa e sa që do të lodhesh goja duke i numëruar. Gabimet apo fajet e ca klerikëve të çdo kohe janë të një vlere të papërfillshme në krahasim me shërbimet e jashtëzakonshme që ia kanë bërë njerëzimit në edukatë e kulturë të dlirët në dobi të shpirtit e të mendjes. Katoliçizmi duke mos konsideruar asnjë njeri të përsosur veç Krishtit Zot e njeri thotë në uratët kryesore:

“Në këtë jetë hiri e pa hiri,

Shtatë herë n’ditë gabon ma i miri.”

Kurrë s’kam për të shkuar në një ndërtesë lutjesh, thotë ky i ashtuquajturi i pagabueshëm, duke i quajtur tempujt ndërtesa të përçmuara ku priftërinjtë rrotullohen me pompë e hipokrizi, thua se priftërinjtë vallëzojnë në meshë se kisha sipas zotërisë së tij qenka sallë vallëzimi. Këtu ai tregon mangësi të pa konceptueshme ndaj riteve të fesë katolike, e si mund të kundërshtosh parimet e një feje së cilës s’ia njeh ritet ngaqë nuk të rrihet t’ia shohësh as anën e jashtme. Kusht i parë që ta favorizon luftën kundra diçkaje është ta njohësh atë gjë në mënyrë të përkryer, përndryshe ajo diçka të shndërron në hiç. “Kishat janë ndërtuar me djersën e katundarit të gënjyer e të skllavëruar”. Sipas z. Totës edhe kishat e qyteteve qenkan të ndërtuara me “djersën e fshatarëve”. Ai ankohet për luksin e kishave. Dihet se luksi më i madh i kishave janë punimet artistike e kjo është djersa e atyre artistëve që e derdhën aty në shenjë mirënjohje ndaj zotit që u dhuroi talentin. Mos vallë ateistëve ua vrasin sytë edhe veprat e artit vetëm e vetëm ngase ndodhen në kisha. Mos vallë edhe pjesët e famshme muzikore të kompozitorëve të mëdhenj të botës?! Mos vallë e bezdis shqisën e të dëgjuarit gojtaria e priftërinjve në predikimet e tyre plot moral të kulluar.

Vetëm ai të cilit djalli ia shndërron bukuritë më madhështore në shëmtimet më të neveritshme kisha i duket burg e prifti gardian. S’ka pasuri bota ma krejt të artit se sa veprat kushtuar kishës. Për fat të keq numri i kishave me kryevepra të arteve figurative është i vogël, mbasi këto shihen në kishat e vendeve ku jetuan autorët e këtyre kryeveprave prandaj kush i thotë vetes se i ka dy pare mend ndjen keqardhje për numrin e vogël të kishave me kryevepra artistike, nuk janë priftërinjtë ata që me luksin e kishave dëmtojnë ekonominë botërore, përkundrazi janë njerëzit kundra parimeve kishtare. Kisha bën çmos të zbatohet sa më me rigorozitet urdhrimi i Zotit “Mos vra” e kundërshtarët e këtij urdhri shkapërderdhin mijëra miliarda sterlina për me ia shue pangopshmërinë këtij vesi kaq të mallkuar. Po aq në mos ma shumë përpinë droga, aq e luftuar nga kisha e sa të tjera e të tjera para gëlltisin veset kundra të cilave kisha është e angazhuar totalisht. Sa njerëz të klerit shërbejnë në vendet më të vështira të kësaj bote kush përveç njerëzve të klerit katolik japin shembuj kaq shenjtërues? Klerikët katolikë për hir të angazhimit të plotë ndaj familjes së madhe njerëzore i kanë mohuar vullnetarisht vetes të drejtën për t’iu gëzuar jetës prindërore e Ismet Totat këtë e quajnë “komoditet” kleri katolik nuk merret me hallet e njerëzve. E kush merret me hallet e njerëzve, ateistët?! Sa ateistë kanë sakrifikuar sadopak për të mirën e të tjerëve e sa ateistë kanë bërë kërdinë njerëzimit duke u pirë gjakun popujve të tjerë me etjen e panterës Danteske. Të gjitha të këqiat njerëzimit i kanë ardhur nga ateistët e shpallur e të pashpallur, “punën që bëjnë priftërinjtë do ta bënte kushdo tjetër”, e kush do ta bënte mos vallë ateistët?! “Revista “Hylli i Dritës” është organ i klerit katolik që vetë shkruan e vetë vulosë”. Në të vërtetë revista “Hylli i Dritës” është krenaria e revistave shqiptare në të gjitha kohërat. Roli i jashtëzakonshëm që kjo revistë ka luajtur në kulturën shqiptare e vë jo vetëm në krye të shtypit shqiptar, por edhe e rendit diku nga kryet e vendit të revistave europiane. Drejtuesit e bashkëpunëtorët e revistës “Hylli i Dritës” janë figurat më të pazëvendësueshme deri më sot. Ndërsa ateistët për hir të parimeve të djallit e shkelin me të dyja këmbët këtë krenari kombëtare. Kolibrin do ta bënte të mençur aftësia për të njohur epërsinë e shqiponjës, jo pretendimi i matjes së tij me shqiponjën. Ankohet I. Tota se nuk u thotë kush ndal atyre të “Hyllit të Dritës”, e për çfarë t’u thonë ndal të mos bëjnë propagandë fetare e t’i lënë Ismet Totat të bëjnë propagandë ateiste pa u kundërshtuar?! Klerikët katolikë janë kampionët e demokracisë, ateistët janë kampionët e tiranisë e këtë e dëshmojnë më së miri diktatorët e çdo ngjyre me komunistët në krye. “Patër Anton Harapi mbron dogmën” thotë Ismeti “e unë arsyen”. E marshalla çfarë arsyetimi. Sipas Ismet Totave dogma qenka e kundërta e arsyes. Në të vërtetë dogma është thelbi i një parimi pozitiv, ose negativ. “Si i ri që jam më pëlqen të guxoj”. Guximit duhet t’i prijë maturia. Në mos i priftë maturia, i prin marrëzia, mbasi më pak se kushdo di ai që kujton se di. Pastaj pyet: “Ç’hyn gjithë ai mallkim për Marksizmin”. Marksizmi meriton mallkime më shumë se skëterra e djallit e ferri i djallit është i të këqinjve e Marksizmi është ferri për të mirën e kësaj bote. Përhapja e ideve marksiste aty ku injoranti është si një letër e bardhë mbi të cilën mund të shkruhet ideja e prapë është mëkati më i pafalshëm. Helmimi i ndërgjegjes tënde është një vetvrasje, helmimi i kushedi sa ndërgjegjeve është vrasje masive apo gjenocid shpirtërash. Kulmi i zemërligësisë është përpjekja për ta shndërruar njeriun në djall. Djalli për ta bërë sa më të besueshme tezën e tij, thotë “S’ka zot, as djall”, pranimi i kësaj teze ia arrin plotësisht qëllimit mbasi njeriu po të mohojë Zotin pohon djallin pa qenë nevoja ta përdorë fjalën pohim. Puna është të mbetet i shkretë vendi i ndërgjegjes pa atë boshllëk e mbush me çfarë i intereson atij. Jezusi, shpjegon Ismeti qe vetëm respekti për normat gjuhësore na detyron t’ia shkruajmë emrin me shkronjë të madhe, nuk është as historian, as kritik. Krishti, more Ismet e kompani, kaq i rëndësishëm është për botën, sa lindjen e tij e quajti lindjen e erës sonë që në të vërtetë është era e Krishtit, prandaj kur bota e qytetëruar don të përcaktojë një periudhë historike thotë kaq para apo pas Krishtit. Sepse me emrin e tij lidhet epoka më e ndritshme e më e pavdekshme. Krishti është shtjelluesi i asaj doktrine që ka për themel dashurinë më të dlirtë prandaj kjo doktrinë do të jetojë sa vetë dashuria, prandaj urrejtja e veprimet e saj veç se rrisin distancën me të. Krishti vërtetë siç na thotë Ismet Tota nuk është njeri diplomash po more z. Ismet e ortat tuaja vërtetë mendoni se edhe Krishti Zot iu nevojitkan diplomat e shkollave tona?! Krishti është mësuesi i më të aftit mësues e Kristianizmi e kryesisht katolicizmi është shkolla e shkollave. Jezusi lindi erën që quhet era e Krishtit e Ismet Totat i qajnë hallin e mungesës së shkollës arsimuese. Nuk mund të besohet se quhet mendje ajo që orvatet të shvleftësojë meritat filozofike të Krishtit. Ne që lëshojmë dritë, thotë Ismet Tota, duhet të na ndjekë populli që don të përparojë. Ky pretendim na kujton vargjet:

“Një yll drite ka Shqipnia

Lum kuj i bien rrezet e tija”

E pra I. Tota është një bashkëkohës i Enver Hoxhës si shumë të tjerë pa të cilët diktatori jonë nuk do të mund të çonte në vend të gjitha tekat e tija. Terrori enverist hodhi poshtë në mënyrë kategorike gënjeshtrat e Ismet Totave për gjoja dëshirat e priftërinjve katolikë për komoditet. Ata treguan se komoditeti i tyre është qëndresa heroike ndaj torturave më çnjerëzore dhe dhënia e kësaj jete pa kurrfarë ngurrimi për fe e atdhe. “Detyra e shoqërisë së organizuar është të sigurojë lirinë e ndërgjegjes”. Ja pra si e siguroi lirinë e ndërgjegjes shoqëria e organizuar ateiste e Ismet Totave tek “Njeriu ynë i ri”, “Vepra më e shkëlqyeshme e Partisë së Punës”. Një fuqi e mbinatyrshme është e papranueshme për cilindo njeri që ka sadopak respekt për trutë e veta, thotë autori i kësaj polemike. Në këtë rast shumë mirë bën Ismeti që në vend të përmendë mendjen përmend trutë, mbasi duke përmendur trutë në vend të mendjes qeniet e këtij parimi i afrohen shumë kafshëve, e ndjejnë veten më afër kafshëve me më pak intuitë. E mirë nëse natyra do të ishte një qenie e përsosur që krijon përsosmërira ne do të mund ta quanim Perëndi, por ajo që ne quajmë natyrë s’ka si të jetë krijuese. Natyra është krijim jo krijesë. Dihet se krijimi nuk krijon krijesën, ndërsa krijesa krijon krijime e krijesa. Dihet gjithashtu se njëshi ka lindur para numrave të tjerë ndaj pa qenë njëshi s’mund të bëhen shumë, njeriu është përmirësimi i një forme më të ulët qenie bën sikur filozofon Ismeti, të tilla hipoteza ai përpiqet t’i shndërrojë në të vërteta. Njerëzit për t’u adhuruar sot e gjithmonë janë ata që përleshen me elementet e natyrës. Sipas shkruesit të këtyre fjalëve elementet e natyrës janë armiqtë më të mëdhenj të njerëzimit. Nëse edhe ky mund të quhet mendim, mendimet e tjera s’kanë si të kenë të njëjtin emër me këto. Këtë mendim e të tjerë të kësaj cilësie mund t’i përqeshë edhe ateistët tjerë, por e përbashkëta e tyre është dëshira për të mohuar krijuesin e Gjithësisë. E kjo dëshirë është pjella më difektoze e çmendurisë infektuese… Është një sëmundje mendore që kush e ka i pëlqen ta ketë, e të bëjë sa më shumë si veten. “Problemi i përjetshëm i njerëzimit ka qenë sundimi i natyrës”, kjo arritje do të na bënte ne fuqia e mbinatyrshme. Përveç plotësimit të tekës së lakmisë djallëzore, çfarë i intereson njeriut të sundojë natyrën, ndërsa feja na mëson të sillemi sa më mirë me natyrën përndryshe rrezikohet ekzistenca e jetës tokësore, duke plotësuar kështu dëshirën e djallit ateist që aspiron vetëm shkatërrimin e çdo gjëje. Këndonjësi i këtyre rradhëve thotë Ismet Tota e din shumë mirë “Përrallën e Adamit e të Evës”. Logjika më e thjeshtë thotë: Pa qenë një, s’bëhen dy, e pa qenë dy s’bëhen tre. Adam e Evë në gjuhën hebraike do të thotë burrë e grua, apo mashkull e femër. E pra a nuk janë dy mrekullitë mahnitëse krijimi i sekseve e materia e shtimit të qenieve?! A është e mundur të jenë këto mrekulli pa autorë?! Pra nuk është përralla e Adamit dhe e Evës, por e vërteta e tyre më bindëse. E vërteta nuk varet në të besuarit e njërit, apo të tjetrit, por në ekzistencën e saj të pamohueshme nga kush ka arsye të mjaftueshme për të vërtetën. Të vetmet ku nuk hyn në punë krahasimi janë mrekullitë. A ka si të quhet arsye ajo që as të gjitha mrekullitë e Universit nuk e bindin se kanë një autor?! Ateistat thonë: “Po të pranonim ekzistencën e një Zoti do të duhej të pyesnim: Po Zotin kush e krijoi?”, e atë para tij e kështu me rradhë. Zoti është më i pambarim se të gjitha pyetjet e përgjigjet, është më i pambarim se vetë pambarimi sepse Zoti është krijuesi i pambarimit e këtë të vërtetë e dëshmojnë të gjitha mrekullitë e tij, e njeriut vetëm për t’i parë kalimthi këto mrekulli nuk do t’i mjaftonte as një jetë e gjatë e kohës. Misteri që na rrethon qoftë edhe për njeriun me zgjuarsinë e të gjithë dozën e zgjuarsisë së njerëzimit brenda kokës së tij. Është mollë më e ndaluar se ajo që hëngri Eva, sepse po ta krahasonim misterin me një mollë, kjo mollë do të ishte e madhe sa gjithësia e më e pakafshueshme se metali ma i fortë, prandaj ne në vend t’u hyjmë zbulimeve të kurreshtjes ma e pakuptimtë është më mirë të adhurojmë krijuesin e mendjes tonë me të drejtë të kufizuar brenda caqeve të vëna në dispozicion të njerëzimit. “Bëje vrapin sa e ke hapin”, na mëson fjala e urtë e popullit, përgjigja që mund t’u jepet atyre mendjengushtëve që pyesin: Pse nuk e shohim Zotin?, është: Zotin e shohim në çdo mrekulli të tijën një varg të atyre mrekullive e kemi edhe brenda qenies tonë. Ne duhet të falenderojmë klerikët që na mësojnë si ta adhurojmë mirë e më mirë krijuesin e gjithësisë. Ata që për mungesë logjike shkasin në krahun e ateistëve kujtojnë se arritjet shkencore të njerëzimit janë në favor të tezës së ateizmit. Aftësitë për veprimtaritë në fusha të ndryshme të jetës njeriu nuk i ka të vetat para se t’ia dhurojë krijuesi i tij, figurat e mëdha të njerëzimit janë të paracaktuara për të qenë të tilla. Shkencëtarët e kanë terrenin e veprimtarisë së tyre të pregatitur më parë se të vinin në këtë botë. Atyre u dhurohet aftësia që i çon me dorë në materiet e vendosura në këtë planet për të plotësuar nevojat e njerëzimit, pra zbulojnë ato çfarë u krijuan të zbulohen prej tyre. Po të pranohet teza se “materia krijoi idenë e gjithçka u krijua vetiu” foljet më kote në botë, gjithësinë nuk e ideoi as s’e krijoi askush, a nuk do të ishte çudia më e çuditshme?! Të thuash se një orkestër nuk mund të ekzekutojë pa drejtues e universi i qindra miliarda galaktikave ku kryhen lëvizje të papërfshishme nga numrat drejtohet vetvetiu cila arsye e painfektuar nga marrëzia mund ta pranojë?! Ateistët flasin për misteri si të ishte i mbuluar me një shami, prandaj mund të flasin për të si për çdo gjë që mund t’ia bëjë analizat e pra edhe ata vetë e thonë atë të vërtetën se udhëtimi në gjithësi kërkon miliarda vite dritë e se njeriu deri tani ka kryer udhëtimin prej një sekondi dritë, Tokë-Hënë. Ky depërtim i shkencës në misterin e gjithësisë do të mund të krahasohet me depërtimin e një milimetri thellësie në sipërfaqen e pikës më të thellë të Oqeanit Paqësor, e përpjekjet për kaq depërtim kanë filluar që në fillim të historisë së njerëzimit. Feja e quan shkencën një dhuratë e Zotit me anë të së cilës mund të zbulosh e të përpunosh atë që Zoti i vuri në dispozicion shkencës për t’i shërbyer njerëzimit e njëkohësisht të pasqyrojë kujdesin e Zotit për ne. Shkenca që ateistët përpiqen ta bëjnë avokate të tezës së tyre është denoncuesja më e pa kundërshtueshme e pretendimeve të ateizmit. Shkenca është zbuluesja e atyre mrekullive që i janë caktuar t’i zbulojë ato mrekulli janë sa të shumta, aq të mrekullueshme. Shkencëtarët ateistë që mundohen ta bëjnë shkencën vulë të bindjeve të tyre afetare i vënë mburrjes së tyre vulën e neverisë, duke treguar kështu mosmirënjohjen më të dënueshme kundrejt dhuruesit të talenteve të tyre, si i duke mbyturi në ujë që përpiqet të kapet qoftë edhe për vetë ujin, ateistët mundohen të gjejnë ndonjë farë grremçi për të varë parimet e veta. Njëra nga pikat më të synuara prej tyre janë fatkeqësitë e disa njerëzve, shfrytëzimi i dhembjes së tjetrit për realizimin e qëllimeve të tua është njëra nga ligësitë më të pafalshme. Çdo fatkeqësi është një gur prove për durimin që iu prinë virtyteve drejt ngadhnjimit. Dihet se edhe sikur këto prova të zgjasin sa jeta më e gjatë e një njeriu, ç’kohë është kjo në krahasim me atë të Amshimit? Ku njeriu pa pikë dyshimi gjen shpërblimin e qëndrimit të tij ndaj problemve të kësaj bote. Feja thotë se Zoti e pajisi njeriun me aq dije sa i duhet të ketë në këtë botë, e shenja më domethënëse e kësaj doze të kufizuar diturie është të kufizuarit e kohës së të jetuarit në këtë botë. Ateistët me aq pak mendje që u ka dhënë Zoti mendohet t’i bëjnë të gjitha të pamundurat të mundura. Duke mos parë rrugëdalje tjetër, ateistët bëjnë çmos t’ia lënë natyrës autorësinë e të gjitha mrekullive. Kjo do të mund të besohej vetëm nëse natyra do të ishte një krijesë krijuese e jo një krijim siç është në të vërtetë. Ateistët një pikë mbështetjeje të fortë për mohimin e ekzistencës së Zotit mendojnë mohimin e Amshimit. Lind pyetja: Nëse nuk do të ekzistonte Amshimi, cili do të ishte kuptimi i krijimit të njeriut?! Si mund të mendohet se autori i mrekullive të panumërta të mund të krijonte kryeveprën e tij kaq pa kuptim?! Kur këtë nuk do ta bënte as njeriu më me pak mendje. Ateistët ngulin këmbë kundër mrekullisë së ringjalljes meqenëse kjo mrekulli ndodh shumë rrallë. Me të drejtë Bibla thotë: “Për Zotin nuk është asgjë e vështirë”. Të krijosh është më e vështirë se të ringjallësh. Zoti çdo mrekulli të tijën e bën me të njëjtën lehtësi. Veprimtaria e ateistëve e bën kundërshtimin më të justifikueshëm, kundërshtimin e ekzistencës së Parajsës e të skëterrës. Por cila logjikë e pranon mosshpërblimin e të mirëve e dënimin e të këqinjve, mbasi siç dihet ka faje të falshme e krejtësisht të pafalshme e po të mos ekzistonte skëterra i miri e i keqi i kësaj bote do të gëzonin të njëjtat të drejta të ligjit Hyjnor. Kjo indiferencë do t’i jepte të drejtë padrejtësisë, e a mund të jetë indiferent më i drejti i Gjithësisë?! Asnjë keqbërës nuk mund t’i justifikojë kurrsesi veprimet e tija, mbasi aq mendje sa të dallojë të keqen nga e mira e ka çdo njeri. Bota e sotme, më e pasur se kurrë dhe më e varfër se kurrë ka nevojë më shumë se kurrë për derën e Zotit për këshillat e klerikëve që na mësojnë si të kapemi pas ndërgjegjes e caktuar prej Zotit të na prijë në rrugën e shpirtit. Nëse i konsiderojmë klerikët si Ismet Tota, ne përçmojmë fjalën e Zotit me të cilën ata na ushqejnë ndërgjegjen, prandaj ne duhet t’u shprehim mirënjohjen tonë. Unë shpresoj të jetë ky shkrim një shenjë ndihme në orientimin e të rinjve nga drita e së vërtetës. Do të isha shumë i lumtur sikur me këtë shkrim t’i shtoja edhe një shkrim të dobishëm kësaj teme. Në qoftë se nuk ia kam arritur mbetem i kënaqur me përpjekjen time qëllimmirë, mbasi Zoti vlerëson më shumë qëllimet se mundësitë. Lus Zotin që ky shkrim të frymëzojë ata që dinë ta përmbushin këtë detyrë më me efikasitet se aftësia ime.

P.S. Një i njohuri im ateist, pasi e lexoi këtë shkrim me shumë vëmendje me qëllimin për të gjetur në të çfarë i nevojitet për ta hedhur poshtë, më tha: “Meqenëse Universi është pafundësi, sipas teje a mund të ekzistojnë dy pambarimësi?” Unë atij: “Pamundësitë njerëzore për eksplorimin e Universit e kanë detyruar shkencën t’ia ngjisë udhës së tij “Infinit”. Gjoja për të justifikuar me mburrje pamundësinë e eksplorimit. E çfarë mund të thotë njeriu tjetër për udhën e Universit udhëtimi nëpër të cilën do të zgjaste miliarda vite drite? Kjo do të thotë “pafundësi për shkencën tokësore, por jo për krijuesin e tij.

Nëse njeriu kërkon të dalë përtej aftësive të dhuruara, rrëzohet në humnerën e paaftësive të turpshme. Uroj t’ia vëmë sa më shumë veshin ndërgjegjes e aspak tekave të kureshtjes. Uroj të kemi sa më shumë besimtarë e sa më pak ateistë. Uroj të jetë ky shkrim fillimi i një vazhdimi sa më të frytshëm.

Gjokë Vata

 

Festa e Reçit e manipuluar prej dreqit

Rreth gjysëm shekulli gjatë regjimit komunist “Lufta e Reçit” u përkujtua nga pushteti e partia (e Punës) me një pompozitet të pashoq, duke bërë që kjo ngjarje e “zakonshme” e qëndresës së gjatë të Veriut të Shqipërisë për liri e identitet të “rritet e madhështohet” aq shumë sa për dekada të tëra hijezoi dhe errësoi ngjarje e luftëra që për nga madhësia, qëndresa, gjaku e rëndësia, lufta e Reçit do të dukej një “lilipute” e vërtetë. E sa për ilustrim po kujtoj kryengritjen e vitit 1911 që solli ngritjen e flamurit të Gjergj Kastriotit për herë të parë pas katër shekujsh e gjysëm robërie Otomane në Malësi të Madhe dhe krejt Shqipërinë (Etnike), e ky flamur i ka rrënjët në gjakun e qindra malësorëve e më gjerë që dhanë jetën për amanetin e të parëve. E dyta është Lufta e Koplikut e vitit 1920 e cila ka karakter popullor, por edhe shtetëror, ku malësorët e shkodranët në veçanti e shqiptarët në përgjithësi jo vetëm luftuan në mbrojtje të trojeve të tyre nga shovinistët serbo-malazezë, por edhe grisën, si një letër pa vlerë vendimet famëkeqe të Europës plakë të vitit 1915-1920. Pa dyshim edhe kjo luftë mori në gjirin e saj qindra dëshmorë të lirisë. Mjerisht këto dy ngjarje, por edhe të tjera thuajse nuk u kujtuan fare, pasi me to nuk mund të bëhej asnjë manipulim ideologjik apo bolshevik, sepse ato i përkisnin gjithë shqiptarëve patriotë e nacionalistë që e donin vendin e tyre të lirë, pa pushtues material apo moralë… Madje gjëma e komunizmit në Shqipëri as nuk dëgjohej fare. Ndërsa “Lufta e Reçit” ndonëse ishte luftë nacionalistësh u zhvillua në zenithin e kultivimit të komunizmit, që e kishin sjellë e mbjellë Mugoshët, Popoviqët e viqët e tjerë sllavë. Gjithsesi manipulimi me këtë luftë ishte aq i dhunshëm sa jo vetëm nuk kundërshtohej, por përkundër kishte një organizim shtetëror që përfshinte çdo qelizë të institucioneve të shtetit komunist. Për këtë mund të kujtohen organizimet në kooperativa e ndërmarrje, ku punëtorë e kuadro ishin të detyruar të shkonin në fshatin Reç për të marrë pjesë në tubimin përkujtimor, ku tashmë njihej si festa e Reçit. Padyshim lufta e klasave nuk harrohej as këtu, ku të deklasuarit ose nuk liheshin të dilnin në festë, ose vendoseshin larg tribunës nën survejimin e vigjilentëve të Partisë. Për ta bërë sa më tërheqëse këtë festë Pushteti e Partia organizonin një lloj tregtie diçka më të pasur se ajo e përditshme. Këtu mund të blije edhe pak birrë apo ushqime të tjera të ndaluara apo harruara, mund të blije edhe ndonjë prodhim industrial që mungonte, por edhe këtu në përgjithësi funksiononte rradha dhe miku… Udhëheqësit e Partisë e pushtetit komunist vinin e mbanin ndonjë fjalim të mbushur plot lëvdata e gënjeshtra që duartrokiteshin pa prerë nga njerëzit e “rinj” që i kishte krijuar partia dhe i vinte po partia në rreshtat e parë të tribunës. Fjalime mbanin edhe veteranë e çfarë veteranësh, ku me broçkullat e mësuara nga partia fillonin e mbaronin. E si për ironi të këtij tubimi farsë veteranët apo heronjtë e vërtetë të kësaj lufte ishin vrarë, denigruar, apo harruar nga Partia e pushteti e në vend të tyre ishin krijuar të tjerë, të cilët disa ishin pikërisht koburet e partisë që asgjësuan nacionalistët trima që i thanë pushtuesit italian “Ndal beg se ka hendek”.

E disa nga këta nacionalistë trima që iu gjendën Reçit në ditët e vështira të 30 dhe 31 gushtit 1943, janë Taro Keçi, Gjon Martini, Llesh Marashi, Rrok Kanti, Jup Kazazi, etj., e fati i tyre dihet nën komunizëm që u shkatërroi jetën dhe u vodhi historinë. Por një fat më të mirë nuk kishin as shumë komunistë apo të lidhur me lëvizjen Nac-çl që drejtonin komunistët, ku për këtë po shënoj vetëm dy emra të spikatur, të parin komunistin Sadik Bekteshi, i cili ishte shembulli i trimërisë së kësaj lufte, por që dalëngadalë komunizmi e hëngri si pjellën e vet… Ndërsa i dyti ishte nacionalisti i lidhur me lëvizjen nacional-komuniste, dom Luigj Pici, që ishte edhe anëtar i Këshillit Nac-çl të Qarkut Shkodër, e që në luftën e Reçit ishte trupi i vërtetë i kësaj qëndrese, por që ulkonja e kuqe i ndërseu këlyshët e saj që të shqyejnë, e kështu bënë. Ndërsa si shpërblim këlyshët e kuq u rritën e u bënë qenër, duke u dhënë vendin e heronjve… edhe pse nuk dinin me folë, por vetëm lehnin. Dhe çudia ndodh shpesh edhe sot… Mjerisht edhe pas rrëzimit të komunizmit, në vitet e pluralizmit e demokracisë nuk u korrigjua thuajse asgjë nga pompoziteti i luftës së Reçit, me përjashtim se u pranuan në tribuna e u përmendën emrat edhe disa nacionalistëve që i kishte grirë lufta e klasave. Por vitet e demokracisë bënë punën e tyre dhe filluan të përkujtohen ngjarje e data të tjera më të rëndësishme, duke e zbehur disi pjesëmarrjen në “Festën e Reçit”. Por si me magji në përvjetorin e 60-të, kur ndodhen në pushtet pasardhësit e komunistëve (Socialistët) arritën të rikthejnë deri diku pompozitetin e kësaj “Feste” që me sa duket (ndonëse me pak vonesë) është pjesë e trashëgimisë që baballarët ua kanë lënë amanet. Gjithsesi të bën përshtypje se organizimi i sotëm me atë të kaluar ngjasojnë si dy pika uji. Së pari angazhimi dhe detyrimi i të gjithë institucioneve shtetërore për të marrë pjesë së bashku me administratën e punonjësit e tyre në këtë përkujtimore. Së dyti, organizimi i autobuzëve e mjeteve të tjera joshëse për të lëvizur disi në mënyrë të rehatshme pjesëmarrësit në tubim. Së treti, vënia si detyrë partie e të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe veteranëve (të partive të majta) për të dalë në festë të Reçit. Së katërti, paralajmërimi se në këtë festë do të marrin pjesë Kryeministri (Fatos Nano për të majtët) dhe Presidenti i Republikës që ngreh sadopak të djathtët. Dhe e fundit, si për koinçidencë si në shumicën e rasteve në kohën e komunizmit, që nuk vinin madhorët e paralajmëruar, por vogëlsorët e dërguar, edhe në këtë rast kështu ndodhi… Por mua kjo nuk më shqetëson, pasi halli është tjetërkund. Por më duket e çuditshme sepse kjo luftë që duhet të kujtohet si ditë zie për bijtë e humbur jo në luftë për atdheun, se ia kemi borxh, por për bijtë e humbur nga regjimi antinjerëzor që vodhi këtë luftë, e mbi të gjitha rreth gjysëm shekulli jetë e zhvillim europerëndimor, duke na larguar nga kontinenti që i përkasim po aq vite sa regjimi komunist sundoi e mbrapshtoi. Dhe siç shihet trashëgimia e vetme e këtij regjimi është mbrapshtia që po duket në çdo fushë të jetës, edhe pse kemi kaluar 13 vjet pasi komunizmi thuhet se “Vdiq”, por që në këtë vdekje kërkon të marrë jo pak nga ne, ndërsa ne ende jemi të turbulluar… që nuk dihet sa do të vazhdojë…

Ndue Bacaj

 

Lajme të trishtueshme për shqiptarët, por të gëzueshme për “fqinjët” dhe zagarët

Koridori i 10-të para koridorit të 8-të

Për shqiptarët duhet edhe 17 vjetë pritje për të kapur “trenin” e Europës

Tashmë lajmi i keq për ne është konfirmuar, pasi Bashkimi Europian vendosi që Korridori i 8-të do të financohet pas vitit 2020. Pra siç shihet ne duhet të shpresojmë edhe për 17 vjet të tjera në pritje të fillimit të ndërtimit të rrugës së ëndrrës sonë për në zemër të Europës. Mjerisht ky vendim është marrë në qershor të këtij viti, kur presidencën e BE e kryesonte fqinja jonë Greqia, e cila në gojën e pushtetarëve tonë hiqet si mikja më e madhe, madje edhe si kujdestarja që do të na ulte në sofrën europiane. Siç edhe mësohet sot kur e vërteta doli lakuriq, Greqia paska qenë iniciuesja dhe financuesja e këtij vendimi ogurzi, duke tërhequr fondet e Korridorit 8, për ato të Korridorit 10-të që asaj i intereson. Gjithsesi pushtetarët e sotëm socialistë si miqtë apo më saktë shërbëtorët e Greqisë, nuk e dimë si do të justifikohen të paktën për miqësinë, që siç thuhet miku i mirë në ditë të vështirë. Por ne shqiptarëve na shkon mendja se pushtetarët tanë jo pak kanë ndihmuar Greqinë në realizimin e këtij projekti ogurzi. Korridori 8 i cili ishte një pjesë e rrugës Egnatia që lidhte dikur Shqipërinë po me pjesët e tjera të kontinentit, ka një koinçidencë të madhe me gjerësinë Perëndim-Lindje të shtrirjes së vërtetë të Shqipërisë Etnike. Vini re, kjo fillon në Durrës – Rrogozhinë – Elbasan – Qafë-Thanë – … Shkup e vazhdon deri në Varna… Ndoshta edhe kjo ringjallje historike ka trembur fqinjët hileqarë dhe Qeveritarët zagarë…

 

Serbia bën realitet deklaratat e Fatos Nanos

Kur në tavolinat e të mëdhenjve të Europës e Botës ishin hedhur “zaret” për të korrigjuar disi një padrejtësi gati shekullore për Kosovën, udhëheqësi “legjendar” i Partisë Socialiste, por edhe i qeverisë e shtetit të mëvonshëm, bëri tri deklarata që tronditën kombëtarët dhe çuditën ndërkombëtarët. Së pari, Nano në Kretë (Greqi) pasi u përqafua me Millosheviçin, deklaroi se Kosova është çështje e brendshme e Serbisë. Së dyti, nga Lisbona u tha shqiptarëve të Kosovës se kryeqyteti i tyre është Beogradi, ndërsa në Krans-Montana rikonfirmoi këto dy deklarata, por me një fjalor pak më “modern”. Gjithsesi bota e qytetëruar nuk ia vuri veshin Fatosit të Shqipërisë, Greqisë apo Serbisë, por ndihmoi në çlirimin e Kosovës nga kolonizatorët barbarë serbë. Dhe për këtë pavarësi shqiptarët paguan çmimin më të lartë të një kombi që e dëshiron lirinë e qytetërimin. Ndërsa Kosova është e lirë, Millosheviçi është në Hagë duke u gjykuar si kriminel i pashoq lufte, por Serbia vazhdoi e vazhdon të pjellë këlyshë të tjerë të mbarsur nga Millosheviçët, të cilët nuk janë aspak më njerëzorë e të qytetëruar se paraardhësit e tyre. E kjo vërtetohet edhe me kushtetutën e tyre që i “shtuan” nenin famëkeq që e cilëson Kosovën përsëri si pjesë të Serbisë, që zoti Majko e cilësoi si kushtetuta e konfliktit. Gjithsesi Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë reagoi tamam si një shqiptar i vërtetë, por ende nuk e dimë nëse ai e ka marrë vesh se shteti Serb para tavolinave europiane e më gjerë do të paraqesë si argument shtesë edhe deklaratat e Shefit të tij Fatos Nano, e atëherë druaj se Majko do të shndërrohet në një Nako Spiro të dytë, por shpresojmë jo me pasojë vetvrasjen fizike, por atë politike. Shenjat duken pasi Qeveria e kryesuar nga Nano ende nuk ka reaguar, madje kësaj preambule kushtetuese të shtetit të “Ri” serbo-malazez…

 

Konsullata serbo-malazeze në Shkodër për të mbrojtur shkjetë jabanxhi, ndërsa shqiptarët vendali në Mal të Zi kush do t’i mbrojë!

Sipas burimeve të mirëinformuara e deklaruara së shpejti në qytetin e Shkodrës do të hapet (ose më saktë rihapet) Konsullata e unionit Serbi – Mal i Zi. Kjo konsullatë si qëllim primar ka mbrojtjen e pakicave (jabanxhinjtë e vërtetë në Shkodër e më gjerë), dhe mbështetjen e tyre në aktivitetin andej e këtej kufirit. Kjo konsullatë qenka siç thuhet një realizim i kërkesave që Shoqata e Pakicave (kryesisht shkje) i paska bërë atdheut mëmë (Serbi – Mali i Zi). Dhe Shoqata “Moraça-Rozafa”, siç njihet emri i saj, duket se paska një rol të dorës së parë në punët e kësaj konsullate, e cila do të funksionojë kryesisht në pajisjen me viza të anëtarëve të shoqatës. Gjithashtu thuhet se personeli i kësaj konsullate fillimisht do të përbëhet nga pjestarë të “Moraça-Rozafës”, të cilët do të kenë funksionet përkatëse. Ne nuk kemi asgjë me këtë zhvillim të ri që shpresojmë t’u shërbejnë edhe qytetarëve të tjerë që nuk kanë punë me pakicat serbo-malazeze, por na shqetëson fakti se përkundër kësaj pakice që në Shqipëri nderohet e respektohet, “pakica” e shqiptarëve autoktonë që ndodhet në trojet e veta brenda kufirit serbo-malazez, jo vetëm nuk respektohet, por shpesh persekutohet e privohet. Dhe për t’i mbrojtur e mbështetur vëllezërit tanë atje, shteti jonë duhet të vinte kushte që për njëherësh të hapte një konsullatë në Mal të Zi, të paktën në Tuz…

 

A ka agjentë të UDB-së që figurojnë si kandidatë për zgjedhjet e pushtetit lokal?!

Në ambjente të ndryshme jozyrtare, por edhe zyrtare është folur vazhdimisht se pas vitit 1990, në territorin e Prefekturës Shkodër janë rekrutuar rreth 250 agjentë të UDB-së. Shpesh në ambjente intime flitej edhe me emra, e këta emra ishin edhe intelektualë, por edhe “çobanë” etj., madje shpesh koinçidonte edhe ndonjë emër i njohur e me reputacion. (Të themi realitetin këta emra i përkisnin gjithë spektrit politik, por me avantazh të kampit të majtë). Sot në vitin 2003, kur UDB-ja ka ndërruar emër, por jo strategji, thuhet se të kandiduarit për Kryetar apo Këshilltarë nuk i janë nënshtruar kontrollit të pastërtisë së figurave, të paktën të pastërtisë nga agjentët e huaj, çfarë të bën të dyshosh në deportimin e agjentëve të “UDB-së” në të gjithë hierarkinë e ardhshme të Pushtetit Lokal. E nëse është kështu, mund të themi me plot gojë se edhe “Demokracia” e paska të lidhur kalin si Komunizmi në Beograd apo…

Ndue Bacaj

 

Ambasada e Shqipërisë në Athinë dhe sheikët e pasaportave

Titulli i mësipërm i këtij shkrimi nuk është aspak një truk gazetaresk. Pa dyshim ambasada e Shqipërisë në Athinë është një organizëm i qarkuar dhe i dominuar prej Mafies. Ajo më së shumti vepron në shërbim të një rrjeti mafioz. Për shqiptarët është e njohur se si deri në vitin 97 shuma të mëdha të kursimeve të tyre përfunduan në arkat e mafiozëve të piramidave e jo në bankat legjitime të shtetit. Po ashtu edhe në Ambasadën tonë në Athinë shumica e veprimtarisë së saj ekonomike është në duart e Mafies dhe kontrollohet prej saj.

Pa dashur të lodhim lexuesin me teori dhe politikë, mjaftohemi të sqarojmë atë se si mund të përballet për një problem të tij në Ambasadë dhe si mund të zgjidhë rastet kur një shqiptar emigrant do të procedojë për të aplikuar nxjerrjen e pasaportës pranë kësaj përfaqësie. Ai duhet të veprojë në tre mënyra:

Mënyra e parë: Duhet të pyesë ose të ketë dijeni në qoftë se ka ndojnë punojnës mik a farefis brenda në Ambasadë. Në qoftë se ka është me fat, në të kundërt duhet të kalojë në mënyrën e dytë të zgjidhjes së problemit;

Mënyra e dytë: Duhet të marrë vazhdimisht në telefon numrin 2107259010 e vënë sa për sy e faqe në shërbim të atyre që e aplikojnë këtë pasaportë. Këtë telefon zor se e ngre kush. Në rast se fati është me të dhe në telefon i përgjigjet dikush, nuk duhet të gëzohet gjatë pasi në anën tjetër të telefonit një zë femre do t’i përgjigjet se nuk mund të mbyllë takim për këtë javë për të aplikuar për pasaportë, por duhet të marrë javën tjetër sepse këtë javë u mbyllën të gjitha takimet (të jetë i sigurtë emigranti se edhe javën tjetër do të marrë të njëjtën përgjigje). Askush nuk mund të aplikojë për pasaportë në mënyrën e dytë ose e thënë ndryshe në rrugën ligjore. Pse? Sepse pasaporta nxirrte vetëm në mënyrë të tretë;

Mënyra e tretë: Me këtë mënyrë mund të nxirret me të vërtetë pasaportë shqiptare, vetëm se ajo është ca e kripur. Po si mund të realizohet kjo mënyrë? Po e tregojmë (të më falë lexuesi se qëllimi i këtij shkrimi nuk është t’i bëjë reklamë me para e pa para punës së Mafies së Ambasadës për të rritur fitimet e saj, pasi ajo nuk ka nevojë për një gjë të tillë, meqenëse ajo e ka në dorë edhe gurin edhe arrën). Duan apo nuk duan nevojtarët aty do të venë pasi nuk ka dy ambasada që ata të konkurojnë me njëra-tjetrën, kështu që mafia i ka fitimet e sigurta. Aplikimi me mënyrën e tretë është i thjeshtë. Ai që kërkon pasaportë duhet të vejë përpara Ambasadës (kurrsesi brenda saj pasi nuk do të kishim mënyrë të tretë). Të rrijë aty tek grumbulli i madh i bashkëvuajtësve të tjerë. Aty me siguri dikush do t’i ofrohet dhe do ta pyesë se si e ka hallin. Hallexhiu do t’i thotë se kërkon të aplikojë për pasaportë dhe ka ardhur prej Krete (p.sh.), mbasi këta të ambasadës nuk e ngrejnë telefonin. Ai dikush që e pyeti i bën ofertën; Zotëri (ose Zonjë), në qoftë se do pasaportë duhet të mbyllësh takim e për këtë duhet praprakisht të më japësh mua 300 Euro. M’i lini mua kaq para, më thoni si ju quajnë. Urdhëroni numrin tim të telefonit. Më jepni numrin tuaj dhe do të vini ditën që do ju lajmëroj unë me telefon për të bërë takimin në ambasadë e të aplikoni për pasaportë. Deri tani nuk ka ndodhur që menaxherët të cilët punojnë përpara Ambasadës t’i gënjejnë klientët e tyre. Me këtë punë dhe vetëm me këtë punë ata mbajnë familjet e tyre dhe shtojnë fitimet për vete dhe për bashkëpunëtorët e tyre. Kjo punë për ta ka vazhdimësi përderisa bashkëpunëtorët e tyre të jenë në vendet e tyre të punës aty, brenda në Ambasadë. Ndryshimet e personelit të Ambasadës herë pas here i shkaktojnë probleme të vogla, por lehtësisht të kalueshme personelit që punon jashtë Ambasadës si strukturë paralele e saj ose e thënë realisht ambasadës së vërtetë, pasi është kjo strukturë që u zgjidh në kohën që kërkojnë emigrantët problemin e tyre. Natyrisht, këtu nuk duam të errësojmë aspak edhe rëndësinë e Ambasadës brenda godinës, pasi pa një bashkëpunim të ngushtë dhe produktiv midis tyre nuk do të kishim arritur në këto maja të shërbimit të “shkëlqyer” ndaj emigrantëve. Që Ambasada e Republikës së Shqipërisë është një vend që qelbet prej korrupsionit, mjafton që lexuesit t’i japim shembullin e dy pjatave: njëra e pastër dhe tjetra e papastër e të vendosura në një ambjent të hapur. Ku do venë mizat? Natyrisht, në pjatën e papastër. Kështu shpjegohet edhe grumbullimi i menaxherëve që punojnë jashtë Ambasadës. Ata kërkojnë ushqim d.m.th. para dhe para ka në Ambasadë e ashtu si janë të organizuara bletët në një koshere, ashtu edhe bletët manaxhere mbledhin jashtë kosheres nëpër lule emigrante pjalmin që është në formë Euro dhe pasi janë ushqyer për vete, fusin edhe një sasi të madhe në kosheren-ambasadë. Tek dera e kosheres janë vendosur bletët-policë roje e në qoftë se dikush mundohet të ngacmojë kosheren, atëherë nëna mbretëreshë-krye sheiku i kosheres-ambasadë u jep urdhër bletëve-roje-policë e kështu emigranti hallexhi që është treguar pak i irrituar përpara kosheres-ambasadë mund të pickohet prej bletëve-policë me shkop gome dhe në rastet kur është alergjik mund të përfundojë për karantinë dhe mjekim në një vend që quhet Shqipëri.

Soj-Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë

Ç’ndodh brenda në koshere?

Pra le të shohim problemin brenda Ambasadës. Kush është tek telefoni që mbyll takimet me emigrantët çelësi i artë i mafies. Tek ky telefon rri e punësuar gruaja e konsullit të Ambasadës, zotit (Zot na ruaj nga zotërinj të tillë) Gaqo Simaku.

Ky zotëri ka punësuar në ambasadë edhe motrën e gruas së tij (kuptohet për të mirën e shqiptarëve emigrantë, pasi siç dihet soji i gruas së konsullit tonë është i lindur për shërbime të vyera nëpër ambasada e ky fakt në vetvete përbën një fat historik për të tërë shqiptarët kudo që ndodhen). Kuptohet, Ambasada e jonë në Athinë është pronë e një grupi a rrjeti miqësor që zor se mund të mendohet që ndodhen aty për t’i shërbyer shtetit shqiptar dhe shtetasve të tij, por është e qartë, vetëm interesave të veta e të sojit nga i cili rrjedhin. Familjarizimi dhe sojëzimi i vendeve të punës në një përfaqësi diplomatike tregon vetëm për këtë gjë.

Gjithashtu kuptohet se ç’diplomaci mund të bëjë kjo soj ambasade. Kështu termi Ambasadë e Republikës së Shqipërisë në Athinë mund të zëvendësohet më logjikisht me termin: Soj-Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë.

Tre muaj burg për emigrantët shqiptarë pa pasaporta.

Më ka rastisur të diskutoj me një shtetas amerikan që ka një aktivitet privat në Greqi. Ai më tregoi se kur i mbaroi afati i pasaportës, shkoi pranë Ambasadës Amerikane në Athinë dhe u pajis për njëzet minuta me pasaportë të re amerikane që nga momenti që u paraqit atje për këtë problem. Ndërsa shteti shqiptar, që aq shumë ua ka nevojën emigrantëve të tij, në të vetmin detyrim të drejtpërdrejtë që ka ndaj tyre për pajisjen me pasaportë, mundohet t’u nxjerrë shpirtin. Ky shtet e ka shumë të vështirë të sjellë aparatura për plotësimin e pasaportave në Ambasadë. U kujtojmë pushtetarëve të sotëm se ish-Bashkimi Sovjetik (u japim këtyre një shembull që e dinë dhe e kanë për qejf) në Luftën e Dytë Botërore brenda një muaji i ktheu kombinatet e prodhimit të traktorëve në kombinate të prodhimit të tankeve. Ndërsa shteti i drejtuar nga Qeveria aktuale nuk mund t’i mbushë për tre muaj një pasaportë qytetarëve të tij!!!

Të kesh pasaportë do të thotë të kesh liri. Shfaqja kryesore e lirisë është e drejta për të lëvizur lirisht. Shumë shqiptarë nuk kanë liri pasi nuk kanë të drejtë për të lëvizur. Pa pasaportë një emigrant e ka të pamundur të lëvizë, të punojë, të jetojë, të përkujdeset për familjen dhe fëmijët e tij.

Mos aftësia e shtetit shqiptar për të pajisur emigrantët në më pak se tre muaj me pasaportë përkthehet saktësisht heqje lirie për tre muaj dhe në rastin kur qytetari është emigrant dhe më shumë pasoja të më pastajme. Kjo mos aftësi përkthehet edhe si papërgjegjshmëri shtetërore e qeveritarëve.

Fantazoni për një moment (që mos ndodhtë kështu) se ç’mund të bëjë një qeveri që nuk pajis dot me një copë letër qytetarët e saj në rast se ndodh një fatkeqësi natyrore p.sh. një tërmet?! Kjo qeveri ekziston vetëm de juro se de facto ajo është një kufomë që s’po e dërgon dikush në varreza, por po e lë të qelbë tërë Shqipërinë. Nëpër faqet e shtypit shqiptar dendur po lexojmë se si po “përpiqen” politikanët tanë për të hequr sistemin e vizave me vendet e Ballkanit dhe me ato të BE-së. Do Zoti e nuk i pranon Evropa qëllimet e tyre të mira se mirë do të bredhin pa viza nëpër Europë, por si do të na lejojë Europa pa pasaporta?!

Ambasada Shqiptare në Athinë është pasqyrë e shtetit shqiptar dhe përfaqësuese e denjë e tij. Mjafton një i huaj ose emigrant shqiptar të shohë këtë Ambasadë dhe do krijojë një ide të qartë për shtetin dhe Qeverinë e Shqipërisë. Edhe kemi edhe s’kemi. Kemi ambasador për shkak se kemi ambasadë dhe e kërkon puna proçeduriale. Kemi ambasador vetëm të ambjenteve të brendshme të godinës-ambasadë. Në fakt nuk kemi ambasador. Po të kishim ambasador, do të kishim një njeri tek i cili do të gjenim ndonjë zgjidhje. I pyetur për sa ndodhin rreth tij dhe ambasadës së tij, ai “nuk” di se gjë. Ai “nuk” di se shqiptarët përpara godinës së tij vidhen, rrihen, ofendohen dhe denigrohen për shkak të ambasadës së tij. Ai nuk ka lidhje fare me 500-700 shqiptarët e përditshëm para syve të tij për çdo ditë.

Ai kalon hijerëndë përbri tyre, por kurrënjëherë nuk merr mundimin t’i pyesë nëse kanë ndonjë vështirësi, për arsyet përse vijnë në ambasadë. Ai si ambasador i “shkëlqyer” as që denjon t’u hedhë sytë bashkatdhetarëve të tij. Dhe është ky zotëri, i cili kur u emërua në këtë post që gëzon sot, deklaroi në shtyp se do t’u dalë zot emigrantëve shqiptarë. Dhe e mbajti fjalën duke u shfaqur si një zot i keq për ta. Do të ishte banale të thoshim se z. Zeneli nuk di se ç’bëhet brenda dhe jashtë selisë së tij. Zor se tek ky njeri, i cili ulet në një karrike të nderuar, mund të dallosh vlera të një ambasadori. Ai është një njeri të cilin partia e ka vënë atje ku duhej një militant i saj. Por shqiptarëve u duhet një diplomat. Siç duket, ai ndjen kënaqësi kur sheh mijëra njerëz poshtë hundës së tij që rropaten për shkak të tij. Por mund të jetë edhe ndryshe.

Ai mund të jetë njeri me shpirt të mirë, por s’ka fuqi. Në ambasadë është sistemuar një familje e tërë, ajo e konsullit Simaku dhe pikërisht në ato vende në të cilat janë problemet. Ky i fundit ndjehet të jetë numri 1 i Ambasadës. Pothuajse të gjitha gjërat kalojnë në duart e familjes së tij.

Siç e thashë më lart, një emigranti i duhet të paktën 300 Euro të shpresojë për pasaportë. I llogaritur në naftë, një shqiptar në hallin e tij përpara Ambasadës është i barasvlefshëm me 10 fuqi naftë. Pra 10 fuqi shumëzuar me 30 Euro del 300 Euro. Përjashtim nga ky ekuacijnn mund të bëjnë shumë pak persona. Shqiptarët që kanë nevojë për pasaporta janë me qindra dhe mijëra. Kjo shumë e shumëzuar me 300 Euro ose me 10 fuqi naftë për kokë del një shifër shumëmilionëshe në Euro. Kuptohet se sa i madh është prodhimi bruto dhe neto dhe se sa janë fitimet e sheikëve të Ambasadës. Kryesheiku i Ambasadës (ai nuk mban çallmë) padyshim është Abu Al Ualid Ibn Gaqo Simaku.

Ai ka të tërë familjen e vet në fushën e prodhimit të naftës (pasaportave). Aty ai drejton vetë, ka gruan, motrën e gruas dhe… Ky njeri duke e ditur fuqinë e vet ekonomike e politike, nuk do t’ia dijë për asnjeri. Në qoftë se një njeri dallohet nga gjallesat e tjera, pasi njeriu ka edukatë dhe kulturë, ndërsa në gjallesat e tjera mungojnë këto dy cilësi. padyshim që z. Gaqo Simaku hyn tek gjallesat e tjera. Këtë përshtypje ai ta krijon sapo ta shohësh se si sillet me emigrantët tanë. Ulërimat e tij dhe sharjet që ai u drejton njerëzve, kur ato janë në pikë të hallit, të bën të kërkosh nëpër fjalor termin që do t’i përshtatej më mirë: kafshë diplomatike.

Alban Gozhda

Gazetar i “Iliria” – Athinë

Bashkëpunëtor i “Shqipërisë Etnike”@

 

Me shpresën tek drejtësia

Po e nis kështu këtë shkrim me shpresën që do të më botohet pa patur nevojën e futjes së ndonjë miku, ose i sigurtë që stafi botues nuk do të interesohet për përbërjen time politike, siç më pat ndodhur vite më parë (kuptohet në sistemin monist) kur për një shkrim që bëra në një organ të komitetit të partisë m’u bë biografia sikur do të më dërgonin jashtë shtetit, ose të më dërgonin ushtar në një repart special e jo në NBU (Ndërmarrja Bujqësore Ushtarake në atë kohë) që në vend të mësonim për armën, mësonim si të prashitnim patate e të mbillnin thekër. Nejse, “Të shkuara, të harruara”, thotë populli, por jo gjithmonë duhet të mendojmë ashtu. Fjala e urtë thotë “Feja na mëson – Duhet të falim”.

Çdo njeri e ka historinë e tij, për kohën që jeton, ato që lë të mira do t’i kujtohen, natyrisht edhe anët negative do të përmenden, por kam qenë dhe jam që deri tani që po shkruaj këto rreshta mos të numëroj anët e zeza, duke menduar që shumë njerëz duhet ta kuptojnë sekretin për atë që kanë bërë dhe natyrshëm do të ndryshojnë… Mendova se shumë prej të zezave, ose padrejtësive ishin pjellë e sistemit që kaluam, por duke e patur shpresën se në demokraci do të veprojë ligji i vërtetë dhe i saktë për të gjithë, unë po zhgënjehem. Një ndër të drejtat themelore të njeriut është e drejta e pronës, por kjo e drejtë mohohet nga shteti i sotëm. E dini të gjithë se prona nuk ka shkuar tek i zoti – Ligj 7501 për tokën, do të ketë jetë të gjatë përderisa do të jenë në pushtet ata që nuk kanë patur pronë, por për shumë arsye që dihen nga të gjithë (këtu nuk po zgjatem) ai ligj kënaqi më shumë shqiptarë se sa hidhëroi (hë për hë). Por shtoj se ligji 7501 nuk është zbatuar, këtë e deklaroj me përgjegjësi duke u nisur nga fakti se kam qenë kryetar komisioni i shpërndarjes së tokës në Bushat (fshat në të cilin jeton një popull i kulturuar dhe i civilizuar) dhe po në këtë fshat kemi patur konflikt deri në tragjedi për çështjen e tokës pa përmendur konfliktet në të gjithë Shqipërinë për çështje pronësie, e cila do të vazhdojë deri sa të jetë ky ligj. Si shumë pronarë që e dinë ku e kanë tokën dhe shpresojnë ta marrin atë ose shpërblimin (kompensimin) e saj, dhe unë për të mos patur konflikte me shokët (bashkëfshatarët e mi) po sipas ligjit u përpoqa ta marr tokën, por ja që konflikti më doli me burrin më të fortë (shtetin tonë demokratik) i cili më bëri të njoh dhe qelitë e burgut, duke më shoqëruar në komisariat dhe pastaj në ato dhomat e errëta për të cilat kisha dëgjuar e jo provuar.

Historia qëndron kështu: Në krye Bushat ku po ndërtohet superstrada Lezhë-Shkodër tek ish kilometri 107, e sot nuk e di sepse numrat e kilometrazhit i di firma Papenbug që po e shtron, rruga e zë një pjesë të tokës për të cilën jam kompensuar, por jo për të gjithë sipërfaqen dhe unë iu drejtova organeve të drejtësisë duke zhvilluar gjyqin. Dhe vendimi i gjykatës në bazë të gjitha dokumentacionit që paraqita më njohu të drejtën e njohjes së pronës time sipas ligjit dhe trashëgimi, por shpërblimi jo për një pjesë të cilën e quajtën shtet. Po kush ia la shtetit që ajo sipërfaqe është e matur dhe e kadastruar me çertifikatën e pronësisë e kujt t’i drejtohem unë. Ja po shkruaj këtë artikull, pa le se një pjesë e madhe e opinionit publik e di si ka qëndruar pa vazhduar punimet, kush ka kaluar në atë zonë.

Hej drejtësia shqiptare – Na e more 50 vjet, nae  dhuron me racion, na bën të gjithë pronarë dhe atë që nuk kishin, mirë disa prej tyre po e shesin sot dhe. Na kujtohet thënia e fshatarëve në vitin 1946, kur Enveri u pat dhënë tokën atyre që sot një pjesë e shet dhe pjesa tjetër e ruajti 50 vjet (titullin kulak) e thëna që “Po flasim një pjesë rruxare për reformën agrare që na dha tokë pa pare”.

Tomë Shkreli

 

Përse do të fitojë demokristiani Ndue Lelçaj në Kelmend

Po të udhëtosh nëpër fshatrat Brojë, Tamarë, Vukël, Nikç, Kuzhnje, Selcë, Gropa, Lëpushë dhe Vermosh të Komunës së Kelmendit dhe të pyesësh banorët kelmendas se kush do të fitojë zgjedhjet e 12 tetorit 2003, menjëherë dëgjon unison përgjigjen: Do të fitojë Ndue Lelçaj! Po t’u kërkosh kelmendasve përsenë, atëherë do të dëgjosh përgjigje nga më të ndryshmet, si këto:

-Ndue Lelçaj fiton se është me arsim të lartë.

-Ndue Lelçaj fiton se është më popullori në Kelmend.

-Ndue Lelçaj fiton se është mësuesi ndër më të mirët në Malësinë e Madhe.

-Ndue Lelçaj fiton se Kelmendi ia ka borxh që para 3 vjetësh kur i vodhën votat.

-Ndue Lelçaj fiton se ka me vete të gjithë shtëpitë e mira dhe të gjithë burrat e mirë të Kelmendit.

-Ndue Lelçaj fiton se ka zotin me vedi dhe ka shpirt demokristian!, etj., etj., etj.

 

E pra kush është Ndue Lelçaj?

Mësuesi 55 vjeçar, me arsim të lartë, me 37 vjet punë në arsim, me cilësi të larta morale, me kapacitet intelektual në rritje, edukator i shkëlqyer i brezit të ri, shumë njerëzor në marrëdhënie dhe komunikim me njerëzit, është tepër krenar që është Selcjanë dhe banon po aty në Selcën e bujarisë, në Selcën e trimërisë, në Selcën e besnikërisë malësore.

Dukuritë e para të përgatitjes profesionale me një nivel të lartë pedagogjik dhe psikologjik u njohën tek Ndue Lelçaj rreth vitit 1979, kur ai mbaroi Institutin e Lartë Pedagogjik me nota të shkëlqyera.

Elementet e para të kërkesave për njohuri të reja në fusha të ndryshme të mësimit dhe edukimit janë korespondencat personale që ka krijuar ai me institute studimore e shkencore, me studiues e krijues të ndryshëm gjatë gjithë karrierës 37 vjeçare. Njohja e historisë së Kelmendit, njohja e traditave dhe folklorit vendas, njohja dhe respekti për figurat e shquara kelmendase gjatë gjithë historisë, cilësitë e rralla të burrave të kësaj zone kanë qenë gjithmonë burim frymëzimi për Ndue Lelçajn që të edukojë rininë me cilësitë më të larta njerëzore me dëshirën që të rrisim sa më shumë Nora e sa më shumë Prek Cala për Kelmendin. Për meritat në punë dhe sjelljet në shoqëri, Drejtoria e Arsimit Malësi e Madhe e ka nderuar disa herë duke e vlerësuar si një ndër mësuesit më të mirë të rrethit.

Pas viteve ’90, Ndue Lelçaj ingranohet në lëvizjen për rrëzimin e komunizmit dhe  për 4 vite me radhë zgjidhet anëtar i Këshillit në Komunë dhe kryeplak i fshatit Selcë.

Në zgjedhjet vendore të vitit 2000 kandidon për kryetar komune për Partinë Demokristiane ku arrin rezultate mjaft të larta falë reputacionit të tij në popull, pavarësisht se gjyqet zgjatën 8 muaj dhe u gjend i pa përkrahje për të mbrojtur votat. Brumosja e tij me ndjenjat e dashurisë së madhe për Kelmendin, me dëshirën për të dhënë kontributin e vet modest, me detyrimin moral që Kelmendi mund të ndryshojë për të mirë në favor të kelmendasve me njerëz të shkolluar, me metoda bashkëkohore, Ndue Lelçaj shpalli kandidaturën për kryetar komune në zgjedhjet e 12 tetorit 2003.

 

Pse do të fitojë Ndue Lelçaj?

1. Ndue Lelçaj ka mbështetje mbarëpopullore në Kelmend. Janë të shumtë nxënësit e tij, tani të rritur, që mbajnë në kujtesë kujdesin e tij, dashurinë e tij dhe dëshirën për t’i mësuar më mirë se vetveten, prandaj e duan.

2. Kandidati demokristian ka një mbështetje të fuqishme nga të gjithë intelektualët kelmendas, si nga ato që jetojnë e punojnë në Kelmend, ashtu dhe ato që jetojnë në qytete dhe zona të tjera jashtë Kelmendit, pasi e njohin për ndershmëri dhe për kapacitet intelektual.

3. Mbështetje të fuqishme janë duke i dhënë edhe nxënësit e tij që jetojnë në Amerikë, Itali, Gjermani, etj., që porosisin familjet e tyre që të respektojnë mësuesin që u ka mbajtur dorën për të shkruar germën “A” që në klasën e parë.

4. Të gjithë ato elementë që para tre vitesh i vodhën votën, i vodhën proçes-verbalet dhe mbas 8 muaj gjyqesh, e quajtën të humbur me zor, por fallso, sot që Ndue Lelçaj kandidon, ato duan të shlyejnë fajin dhe po e përkrahin drejt fitores. Borxhi shkon tek i zoti.

5. Kësaj here kandidati demokristian Ndue Lelçaj do të ketë një mbështetje të fuqishme nga Partia Demokristiane dhe kryetari i saj Nikollë Lesi, i cili që tani e ka lidhur kandidatin me negociata për binjakëzim me komuna të fuqishme italiane e gjermane dhe shumë shoqata joqeveritare hollandeze, gjermane dhe norvegjeze për ndihma dhe bashkëpunim.

6. Ndue Lelçaj do të fitojë sepse është njeri i ndershëm, ai garanton qeverisje vendore pa vjedhje e pa korrupsion, ai garanton që çdo gjë që vjen për popullin do të shkojë tek populli, ndërsa hajduti dhe i korruptuari, para ligjit.

Problemet shqetësuese në Kelmend, si rregullimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore Tamarë-Vermosh, përmirësimi i furnizimit me energji elektrike, rregullimi i rrjetit shpërndarës, pajisja me 2 transformatorë 100 kw, përmirësimi rrënjësor i shërbimit shëndetësor, përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve në shkolla, drejtësia dhe mos cënimi i ndihmave sociale nuk janë premtime, por detyra të përditshme e të përhershme të kryetarit të komunës që realizohen me fondet e Komunës.

7. Faktori fitues është se kandidati demokristian, Ndue Lelçaj, ka të drejtën e zotit me vete, ka popullin trim e patriot kelmendas me vete, ka shokë, ka miq, ka dëshirën e thellë njerëzore për të zhvilluar e për të ndërtuar ëndrrën e tij, vendin e tij të lindjes.

Vasel Gilaj

 

Këshilli i Qarkut Shkodër mendon, premton e deklaron: Velipoja kufizohet me Shllakun!

Sapo mora një letër nga një mik imi anglez i cili është analist dhe studiues i Shqipërisë së Veriut, ku më shkruan për botimin e fundit “Qarku Shkodër”, ku më thotë se si ka mundësi që Qarku i Shkodrës të mos i dij kufijtë e Komunës së Shllakut. Të them të drejtën nuk e kisha lexuar këtë botim, por u interesova dhe e gjeta. Menjëherë shoh faqen 75 ku thotë Komuna Shllak. Ajo kufizohet si më poshtë: Në veri me Komunën Berdicë; në jug me Komunën Barbullush; në lindje me Komunën Hajmel dhe Bashkinë e Vaut të Dejës; në perëndim me Komunën Velipojë dhe Komunën Dajç. Me këtë pozicion të vendosur në këtë botim më kishin transferuar rreth 200 km nga Dukagjini për në Zadrimë. Është ky një gabim që çorienton çdo njeri të huaj dhe di të shohë hartën. Dua të pyes, ky gabim a është me qëllim apo diskreditim në heshtje i kësaj treve që askush të mos dijë të vijë në Komunën e Shllakut? Dua t’u them autorëve të këtij botimi, Artur Luka, Merita Kazazi, Liri Çekaj, t’i hedhin një vështrim hartës së Shqipërisë, ku Shllaku shtrihet në zonën malore rreth malit të Cukalit dhe kufizohet në veri me Shoshin; në lindje me Temalin e Qerretin e Pukës; në perëndim me Postribën; në jug me Gurin e Zi. Të dashur autorë, pyeteni Kryetarin e Këshillit të Qarkut, ku të parët e tij e kanë patur origjinën në “Prrue Mos”, të Shllakut se ndoshta i kujtohet ndonjë fjalë nga gjyshi apo babai i tij.

Edhe një herë dua të shpreh vlerësimet në të dhënat e grumbulluara mbi gjendjen sociale-ekonomike, por shpresoj që të jemi më të saktë ku mjaft të dhëna nuk janë reale. Mos harroni kufinjtë territorialë të Qarkut, ku 2/3 e Lumit Drin e Liqenit të Komanit i përkasin Shkodrës dhe jo Tropojës, ku që nga viti 1992 Rrethi i Tropojës mban 2 tragetet e mëdha, ku nuk kemi qenë të aftë që njëri prej tyre të administrohet nga Këshilli i Qarkut Shkodër, ku çdo ditë Shkodra humb miliona lekë nga ky biznes. Ku trageti “Dardania” e “Trageti i Ri” nuk i përkasin Shkodrës. Është mirë që ky institucion të mbrohet me vepra, jo me fjalë. Botime të tilla në gjuhë të huaja të jenë më të sakta, ku mjaft njerëz kanë interes për të investuar dhe ditur burimet që janë këtu.

Zef Nika

 

Nga Detroiti bëjmë thirrje: Të ndalojmë hakmarrjen!

Vëllezër shqiptarë, prindër të nderuar, nëna e motra shqiptare kudo që jeni, brenda dhe jashtë atdheut.

Nga brengosja dhe dhimbja jonë e madhe për temën e lartpërmendur “Ndal hakmarrjen!”, po paraqesim kërkesën më aktuale të jetës së përditëshme që i brengos shqiptarët.

Historia jonë nëpër shekuj është e lavdishme dhe krenare, të thuash u la me gjak çdo pëllëmbë e trojeve tona për të gëzuar lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë të përbashkët shqiptar. Ai heroizëm që treguan shqiptarët si popull nëpër shekuj është barazi me kalvaret e më të vështirave, të vuajtjeve të mëdha e të papërshkruara e në vazhdim, të skamjeve, sakrificave, dhimbjeve, cënimeve apo nëncënimeve, përbuzjeve apo përuljeve, masakrave, burgosjeve dhe pushkatimeve, përdhunimeve e deri tek e finalizuara për shpërngulje anë e kënd kontinenteve të botës. Një popull me një gjuhë me tradita të përbashkëta kombëtare, jetësore, tokësore, historike e kulturore jetën e shkuan me dhimbje, me copëtimin e zemrës, shpirtit e idealit të përbashkët, po për çudi i ndarë nga ky popull i martirizuar nga aspektet e lartpërmendura me pa të drejtë e pa mëshirë. Na ndanë fuqitë e mëdha europiane e shtetet fqinjë serbë, malazezë, grekë e maqedonas, të cilat shtete fqinjë kanë ushtruar e çfarë nuk lanë pa ushtruar si në Kosovë, Çamëri, Prevezë, tek shqiptarët në Maqedoni, shqiptarët në Mal të Zi e kësaj pamëshirësie iu shtuan pesëdhjetë vjet të komunizmit që ata të parët me gjenocide e eleminime për të na zhdukur si racë njerëzore, pra racën shqiptare ap gjakun ilir të vërtetuar me tetëmijë vjet para Krishtit, duke na djegur e pjekur e detyruar eksode nga ana e të gjithë sunduesve na sollën ku na sollën! Në tjetrën anë sistemi komunist, aq i egër dhe i pamëshirshëm na i hoqi elementet më të bukura njerëzore dhe kombëtare të krenarisë sonë e besimit shpirtëror sa na bënë që të dyshojmë në njëri-tjetrin. Pra, izolim kombëtar, pa të drejtë të shprehjes së ndjenjave dhe së fundi burg e katandisje të varfërimit total.

Ajo mënyrë jete shkaktoi eksodin e mijëra shqiptarëve nga shteti mëmë, Shqipëri dhe trojeve të tjera shqiptare.

Të gjithë martirët, dëshmorët, heronjtë e heroinat e të gjitha kohërave apo plejadave dhe deri në ditët tona praktike e sypamëse me Kosovën e përgjakur nga Serbia dhe politika e saj antishqiptare, ashtu edhe të shteteve të tjera fqinje ndaj këtij populli, jetën e bën edhe më të dhimbshme. Por mbi të gjitha këto vuajtje dhe mjerime, luftë për mbijetesë e ekzistencë si popull, nëpër të gjithë atë rrjedhë tek ne krijuan një histori të pavdekshme, heroike dhe legjendare që kurrë s’duhet të harrohet në të mirë të unitetit tonë shqiptar.

E gjithë kjo u la me gjak dhe është një e vërtetë e madhe historike. Në tjetrën anë, brenda jetës sonë të shekujve që posa përmendëm dhe të ditëve tona për çudi, po të grindjeve që na lanë sunduesit, por edhe nga mos vetëdija jonë i lejojmë vetes si vëllezër, fis, bajrak, krahinë apo komb të biem në një situatë alarmuese?!

Lot e dhimbje që i përshkojnë edhe ditët tona, vajin që dëgjojmë dhe përjetojmë tek nënat dhe motrat, gjyshët e gjyshet tona për gjakderdhje të panevojshme në brendi të shqiptarëve; është dhimbje që na brengos të gjithëve. Ngatërresat si të hershme apo të tanishme, po bëjnë që të shkojnë jetë njerëzish të bijve dhe bijave tona. Tani për tani është shqetësimi më i madh vëllazëror e kombëtar.

A nuk mjaftojnë lotët e njëpasnjëshëm të nënave tona e mbarë pjestarëve të familjes që u dërgojnë lule në ato varreza për të kujtuar viktimat pa ditur se pse vdiqën?! A nuk të lodhin e ta këpusin shpirtin fëmijët që mbesin jetimë të veshur foshnje me rroba të zeza në shenjë pikëllimi e trishtimi?! Sa mbetën të shkretë pa ditur t’i japin vetes drejtim nga t’ia mbajnë apo kush t’i rrisë?!

Në sytë e tyre sheh terr dhe zi, lodhje e mjerim, vetmi e mosprezencës së ngrohtësisë prindërore; të këputur në zemër se as për ta e as për nënë e baba nuk i nxenë më dielli si i ka nxehur. Vëllezër, kështu krijohen plagët e rënda e të pashërueshme për vëllazëri dhe komb dhe duhet t’i ndalim.

O vëllezër shqiptarë, ndalojeni hakmarrjen e mos ta shikojmë trimërinë duke u vrarë me njëri-tjetrin: arma sa ka grykën, aq ka fatin; mos t’i lejojmë vetes t’u veshim të tjerëve rrobat e zeza pa nevojë. Kështu do të gëzojmë jetën e përbashkët dhe nuk do të lëmë rrugëve dhe pa shpresë fëmijët jetimë. A është më e ëmbël dhe më e bukur, më e dashur dhe njerëzore e po ashtu kombëtare; e mbi të gjitha më e gëzuar për ne – kishte për të qenë – sikur ato viktima të vrasjeve për hakmarrje, apo çdo lloji tjetër qoftë të ishin gjallë e në brendinë e luleve më të bukura rinore për të na gëzuar së pari prindërit e vet si dhe mbarë shoqërinë shqiptare.

Mosni, po duroni, sikur kanë duruar të parët tanë me besë e burrëri, fisnikëri e bujari, pa prerë në besë shoqi-shoqin, e me të cilën besë, dhuratë më e madhja ndër shqiptarë që na e njeh edhe bota europiane – duaje dhe nderoje njëri-tjetrin. Mos t’u shkojë mendja me vra vëllau-vëllanë, mos me përdhosë e dhunuar motrat e tjetërkujt se ato janë bijat tona që sot apo nesër të gjeti edhe ty ai fat i zi, nuk të jep shpresë as gëzim për të jetuar. Ec dhe nisu nga vetja, se sikur ke dëshirë që familja jote të jetë e lumtur në të drejtën që t’i ka falë Zoti për të jetuar, ashtu nisu ti, ashtu të mendojë edhe ai tjetri. A s’na vrau por pak armiku nëpër shekuj pa ia kthyer armën njëri-tjetrit si në atdhe me aq vuajtje e skamje e po ashtu edhe jashtë atdheut të tretur e të humbur nëpër botë! Mos lakmoni pasurisë së pamerituar e djersës së tjetërkujt për ta gëzuar vetë atë lumturi e begati fare të shkurtër; se djersa e tjetrit të vret e është rrugë që s’të krijon jetë për të jetuar.

Vëllezër, ndalojeni hakmarrjen e t’i shkojmë rrugës së Besëlidhjes së pjesës së Malësisë: Hot, Grudë, Triesh, Koje e Luhar e vendosur që nga 28 qershori i vitit 1970 dhe ruhet edhe sot dhe ka për t’u ruajtur si sytë e ballit. Vetëm dorëvrasësi si dhe pjesëtari i ngatërresës është fajtor, të tjerët në liri të plotë. T’i shkojmë besës së Rugovës të po atij viti; Kosovës së dashur me besë kombëtare e patriotike për faljen e gjakut të vitit 1990 me në krye Anton Çetën.

Ngjarjet e ditëve tona që ndodhin në Malësinë e Madhe dhe në Shkodër me rrethina, Dukagjin, Mirditë, Tropojë, Pukë e Peshkopi, Lezhë e Vlorë, e pjesë të tjera të trojeve shqiptare na obligojnë të gjithëve, o vëllezër, të ndalim hakmarrjen. Si burrat t’i falim ata që s’kanë faj e që s’vënë dorën në krime, por t’i lëmë të qetë të jetojnë e veprojnë si botë e civilizuar e familjes europiane. Me dorëvrasësin apo fajtorin e krimit të merret në radhë të parë gjyqi i shtetit, por të mos e përkrahë as vëllazëria, fisi a bajraku, krahinat që ekzistojnë në truallin shqiptar. Në këtë mënyrë e në këtë akt fjator mbetet vetëm vrasësi dhe pjesëtari i ngatërresës.

Mendoni atë Gjergj Kastriot, kur pajtoi krerët e shqiptarisë në të mirë të kombit dhe për ditët tona kujtoni nënën e dashur, Nënën e Shenjtë, Nënë Terezën, nënën e bamirësisë shqiptare të të gjithë botës për fëmijë të miliona të lënëve në Kalkutë të Indisë, por edhe të mbarë botës që u dha bukë e shpresë për të jetuar, e po ashtu shpirtin e ruajtur për ndjesira ndërkombëtare. Duke kujtuar rrezatimin e fytyrës së saj dhe të shpirtit të saj si hyjni edhe ne si komb shqiptar të lidhim besën e re e të ndalim hakmarrjen që nuk na sjell kurrfarë lumturie as gëzimi, vetëm lot e dhimbje me plagë të pashëruara, si sot si nëpër shekuj.

Në shenjë të respektit, të ndarjes së dhimbjes e brengosjes, vuajtjeve e mundimeve, shprehjes për ngushëllim të të gjitha familjeve që përjetuan vdekjen e viktimave, fëmijët e lënë jetimë, besimtarët e Kishës së Shën Palit, besimtarët e Kishës së Zojës Pajtore në bashkëpunim me Teqenë Bektashiane dhe Xhamisë dhe mbarë komunitetit shqiptar në Michigan, shqiptarët në New York, Chicago dhe kudo në Shtetet e Bashkuara, kërkojmë që sa më parë të aktivizohen nëpër të gjitha krahinat e truallit shqiptar njerëz përfaqësues, të nderuar dhe respektuar e me një marrëveshje të japin besën e besëlidhjes, dorës së pajtimit, ndalimit të hakmarrjes dhe për krimet e bëra të mbetet fajtor vetëm dorëvrasësi.

Dashtë Zoti që sa më parë një vepër e madhe e tillë (Ndal Hakmarrjes) u vendostë, u realizoftë dhe të ketë rreze e diell të lirisë mbarë kombëtare që të mos shkojnë jetë njerëzish pa nevojë. Dijenia jonë kryesore për paqe e lumturi kombëtare të jenë shkollat e mesme, fakultetet dhe universitetet shkencore dhe për ushqim shpirtëror, shtëpitë e Zotit ku besimtarët dëgjojnë fjalën dhe uratën “Paqja e Zotit qoftë përherë me ju”.

Duke falenderuar aktivitetin e lidhjes së misionarëve për pajtimin e gjaqeve në Shqipëri, edhe ne i bashkëngjitemi kësaj pune të shenjtë dhe në emër të nismëtarëve të Kishës së Shën Palit, Kishës së Zojës Pajtore, Bashkësisë Bektashiane shqiptare dhe Xhamisë si dhe mbarë komunitetit shqiptar në SHBA, kërkojmë që sa më parë të merren masa konkrete për të ndaluar këtë plagë kaq të rëndë në botën shqiptare.

Për grupin nismëtar:

Dom Anton Kqira

Dom Ndue Gjergji

Prof. Lulash Nika Palushaj

Prof. Rush Dragu

Aktivisti i shquar Luigj Gjokaj

Prof. Sherif Gjokaj

Dr. Marjan Dema

Dr. Gjeka K. Gjelaj

Detroit, 27 gusht 2003

 

Kush e menaxhon krimin?

Është kjo një pyetje që gazeta jonë e ka shtruar vazhdimisht, megjithë presionet dhe kërcënatat deri me jetë të gazetarëve tanë. Por pyetje që fajësojnë struktura të shtetit janë vërtetë të rrezikshme derisa Shqipëria është vendi ku krimi është këmbëkryq, ku ligji është i shkruar vetëm në letër, ku kanuni mesjetar është shumë potent dhe ku vetë struktura të këtij shteti e favorizojnë krimin. Investigimet tona thonë se më 22.04.2002 në rrugën e Balldrenit të qytetit të Lezhës, persona të maskuar me armë automatike u kanë zënë pritën shtetasve Vasil e Tonin Shkëmbi, teksa ata po ktheheshin me automjetin e tyre në shtëpinë e tyre. Breshëri plumbash kanë qëlluar në drejtim të tyre mbi makinë. Zoti e fati duket kanë qenë me ta, pasi ngjarja ka përfunduar pa viktima. Automjeti është dëmtuar. Familja Shkëmbi, sipas informacionit në gazetën tonë, ka bërë kallxim në polici, por interesi duket ka qenë i pamjaftueshëm për zbulimin dhe ndalimin e autorëve. Në të shumtën e rasteve, policia nuk prangos kriminelët. Duket se ajo mjaftohet me kapjen e viktimave. Por të mos largohemi nga tema konkrete. Sipas burimeve të besueshme, Vasil dhe Tonin Shkëmbi janë qëlluar për motive hakmarrjeje nga një familje tjetër për gjakmarrje, pasi familja Shkëmbi vite më parë kish kryer një vrasje. Gjithashtu, burime tonat thonë se familja Shkëmbi  kishte edhe hasmëri të hershme, të dhjetra viteve më parë. Edhe këto ditë hedhja në erë e shtëpisë së kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici, duket po kalon si ajo e Vasil e Tonin Shkëmbit. Kriminelët nuk po ndalohen. Gjithsesi, problemi është diçka më i thellë, pasi ne kemi të drejtë të pyesim, kush e menaxhon krimin? Natyrisht, përderisa shteti nuk po gjen mundësinë për të vendosur autoritetin e ligjit, dhe përgjegjësia po mbi shtetin rëndon.

Denisa Kraja

 

Plagët e hakmarrjes

O Zot sa e tmerrshme kur mendon se si sot në shekullin XXI shqiptarët në përgjithësi e Veriu i Shqipërisë në veçanti është ende peng i një prej plagëve më gjaksore, që boll ka derdhur gjak të pastër shqiptar nga vetë shqiptarët. E “ligji” që mbështet këtë plagë është mbi pesë shekullor dhe ka emrin “enigmë” Kanun. Ndërsa popujt e tjerë këtë fjalë nuk e njohin fare, pasi kanë shtetin ligjor që rregullon çdo problem social. Në fakt edhe ne e kemi shtetin i cili ka vetëm emrin dhe në vend që të ndihmojë në shërimin e kësaj plage vetëm e ngatërron më keq… Raste familjesh e fisesh që janë peng i hakmarrjes primitive ka mjaft, por ne si gazetë kësaj radhe vendosëm që të marrim një ndër familjet e pafajshme shqiptare që po i nënshtrohet hakmarrjes kanunore, të gjakut. E kjo familje është ajo e Mark Fran Markut. E kjo ndodh sepse ligjet në Shqipëri janë të pafuqishme përballë “ligjit” të hakmarrjes kanunore të gjakut. Ja konkretisht se dhe një aksident rrugor i padëshiruar mund të shndërrohet në një kalvar gjakmarrjeje. Gjithsesi vrasjet, plagosjet e tentativat për vrasje janë thuajse të përditëshme veçanërisht në zonën Verilindore. Siç e paralajmëruam më sipër një fat të tillë të keq e ka patur edhe Mark Fran Marku me familje nga Ivanajt e Bajzës së Malësisë së Madhe. E kjo familje tashmë është një viktimë e hakmarrjes së verbër si rezultat i një aksidenti të padëshiruar që babai i Markut, Fran Marku në Ivanaj të Bajzës aksidentoi me veturë, me pasojë vdekjen e fëmijës Arben Gjoka Kastrati, e kjo ndodhi që më 28 gusht 2001. Nga kjo ngjarje e dhimbshme dhe e pafajshme e fisit Marku, jeta e kësaj familje që në atë kohë filloi të shkatërrohej, sepse familja e Gjoka Kastrati (familja e fëmijës së vdekur), sipas kanunit të hakmarrjes së gjakut që sundon tek ne, vendosi të hakmerrej. E kjo hakmarrje kërkon të shkaktojë viktima nga fisi Marku, duke kërkuar të vrasin pjestarë të familjes Marku. Gjatë kësaj periudhe familja Gjoka Kastrati disa herë ka rrethuar e qëlluar në drejtim të shtëpisë Marku, ku mendohej se ishin të ngujuar kjo familje. Vlen të theksohen dy raste kur Gjoka Kastrati ka shkrehur shumë karikatorë automatiku mbi muret e kësaj shtëpie. Madje kur u mor vesh se familja Marku e kishte braktisur shtëpinë, “hakmarrësi” e dogji dhe shkatërroi përfundimisht shtëpinë e familjes Marku.

Gjithsesi, ne si gazetë, shpesh kemi kërkuar të kontaktojmë me të dy familjet, por nga familja Gjoka Kastrati nuk pranojnë, pasi thonë se kemi gjak për të marrë për vogëlushin, ndërsa nga familja Marku nuk ekziston askush në Shqipëri, ku sipas bashkëfshatarëve të tyre mësojmë se Mark Fran Marku me familje është larguar nga Shqipëria nga frika e hakmarrjes që më 25 dhjetor 2001. E mjerisht që nga ajo ditë nuk i dihet fati i mjerë kësaj familje, nëse është kund gjallë e strehuar në udhët e botës. Ndërsa e kemi të qartë se shteti e di këtë tmerr gjaku e vetëm hesht, shpesh edhe “qeshë”, duke i lënë rrugë të lirë “ligjit” barbar të gjakmarrjes. O Zot sa keq që Mark Fran Marku pesëdhjetëvjeçar (i datëlindjes 31 janar 1953) në vend që të shijojë jetën në vendin e tij me familje, detyrohet të humbë familjarisht në dhena të huaja, vetëm për të shpëtuar jetën e rrezikuar nga gjaksi i pashpirtë…

Ndue Bacaj

 

Gjendja e rëndë në Kosovë

Siç dihet historikisht se në Kosovë gjendja në mes etnive e posaçërisht në mes shqiptarëve dhe serbëve ka qenë mjaft e rënduar dhe ngatërrestare e deri edhe në hasmëri, ku të dy këta popuj e quajnë njëri-tjetrin deri edhe armiq të betuar kundër njëri-tjetrit. Një gjendje e tillë fatkeqësisht vazhdon edhe tani e shtuar dhe e ripërtërirë, veçanërisht pas luftës më të re të zhvilluar në Kosovë, luftë për të cilën nuk është nevoja që të flasësh, mbasi shumë ngjarje dihen por ajo që të bën më shumë përshtypje dhe që të bën edhe të shkruash, janë pasojat e mëdha që ka lënë kjo luftë edhe në ditët e sotme. Fatkeqësisht ngatërresa dhe hasmëri edhe në mes të shqiptarëve, ku gjendja e sigurisë, me gjithë praninë e forcave ndërkombëtare, ende është e pashpresë. Një ndër këto është edhe Peja, vend ku jetojnë së bashku serbë dhe kosovarë. Një fat të tillë e ka patur edhe Zora Kurtulaj nga Peja, me origjinë serbe por e martuar me një shqiptar pejanë. Gjatë luftës së fundit shqiptarët dhe posaçërisht forcat e UÇK-së dyshonin se Zora ishte bashkëpunëtore e policisë dhe ushtrisë serbe, dhe një rast kur forcave të UÇK-së iu duk i favorshëm për t’u hakmarrë ndaj Zorës, të cilën e kanë rrahur dhe dhunuar si mos më keq, biles duke i plaçkitur edhe shtëpinë e jo vetëm Zorën, por edhe vajzën e saj Edmonda Smajlaj, që në atë moment u gjend në shtëpi tek po rrinte në shtëpinë ku kishte lindur, të cilën e braktisi, dhe e mbajnë peng për disa kohë. Në këto kushte tejet të vështira për të jetuar në Pejë Zora largohet nga Kosova dhe vendoset në Republikën e Malit të Zi. Në fillim të vitit 2003, Zora rikthehet në Kosovë për të jetuar aty ku banonte edhe më parë, por më kot sepse ajo përsëri u gjend e kërcënuar dhe nën dhunë e sërish nga ish-forca të UÇK-së të cilat e detyrojnë të largohet përsëri nga Kosova, për arsye sigurie, për të mbërritur përsëri në Malin e Zi. Kështu pra u katandisën nënë e bijë nga Peja e Kosovës për më tepër edhe familjet e tyre që u detyruan të lënë Kosovën, duke u larguar për në vende të tjera e kjo ndodh vetëm e vetëm për të siguruar mbijetesën, mbasi çdo tentativë tjetër për kthim në Kosovë është i pamundur, sepse ish-forca të UÇK-së janë në kërim jo vetëm të Zorës, por edhe të shumë e shumë të tjerëve për t’u hakmarrë. Edhe pse janë shqiptarë e jo serbë, hakmarrja vazhdon.

Vasel Gilaj

 

Kush i mbron kriminelët?

Mashtrimet janë diktaturë. Edhe diktatura mashtrim është. Pushtetarët shqiptarë kanë premtuar shumë e s’kanë bërë gjë të mirë, veç kanë shtrënguar darën e diktatit, sikundër diktati i veshur me petk politik ka goditur tepër rëndë njerëzit që aspirojnë për demokraci. Hedhja e shtëpisë në erë ditët e fundit të kryetarit të Partisë Mendimi i Djathtë Liberal Shqiptar, zotit Mustafë Lici, i cili është edhe njëri ndër kandidatët për kryetar bashkie, që duket se ka shumë popullaritet në qytetin më të madh verior, Shkodër, ishte padyshim një skenë e studiuar mirë nga mafia politike, ndoshta edhe me regji nga jashtë Shqipërisë. Atij iu rrënua kati i dytë i shtëpisë dhe iu rrezikua jeta e katër fëmijëve, gruas, nipit dhe e tij. Kriminelët nuk duket se do të zbulohen ndonjë ditë. Por jeta e shqiptarëve përditë po bëhet më e rrezikuar. Janë shumë të tillë që segmente të politikës i kanë vënë në shënjestër. Kështu, edhe antikomunisti Jozef Gjon Milan dhe gruaja e tij, Alma Marash Milan, janë viktima të një dhune mesjetare, me qëllim eleminimin fizik. Jozefi, pjesëmarrës në shumë demonstrata e protesta paqësore të opozitës shqiptare, si anëtar e veprimtar i Partisë Republikane, është dhunuar nga segmente të anarshisë, sidomos më 14 shtator 1998 kur mori pjesë në varrimin e deputetit Azem Hajdari, të pushkatuar nga komunistët. Atë ditë, jo vetëm Jozefi, por edhe gra e fëmijë u rrahën barbarisht, u kërcënuan me jetë, u futën në rreth të kuq për t’u vrarë. Shumë kohë, ky republikan ka jetuar i fshehur, por qëllimi i shkrimit tonë është shumë më i gjerë. Pyetja që shtrohet është se ky shtet nuk është në gjendje të vendosë rendin, të prangosë kriminelët, apo është vetë shteti që stimulon veprime të tilla antinjerëzore?!

Sokol Pepushaj

 

Laç i Milotit: Polici i specialeve detyrohet të largohet nga Shqipëria

Quhet Valentin Mura. Ka lindur në një fshat pranë qytetit të Laçit në Sanxhak, më 26. 05. 1969. Ka kryer studimet në shkollën 8-vjeçare “Nikollë Doçi”, pas kësaj ka vazhduar gjimnazin e Laçit prej vitit 1984-1988. Më pas ka kryer një kurs dy vjeçar për degën antikrim nga viti 1988-1990. Më pas u ngarkua me detyrë në komisariatin e Rrethit të Laçit ku ka punuar si polic civil me antikrimin. Ka marrë pjesë në shumë aksione të cilat kanë përfunduar me sukses nga policia. Në fundin e vitit 1996 dhe në fillimin e vitit 1997, kriminaliteti po rritej gjithmonë e më shumë. Ishte pikërisht data 3. 02. 1997, kur informohet nga një informator për një rrjet trafikantësh që po trafikonin bashkë me klandestinë, një sasi të konsiderueshme droge. Ai, bashkë me kolegun e tij Arben Noka, sapo u informuan, vajtën për të ndaluar këtë trafik dhe arritën që ta kryenin këtë operacion me sukses dhe autorët e këtij trafiku ua dërguan organeve kompetente. Tre javë më vonë trafikantët gjenden të lirë për mungesë provash. A kishte provë më të madhe se 12 kg kokainë? Si rrjedhojë e kësaj filluan ngjarjet e mëposhtme. Më 25 mars 1997, në orën dy pas mesnate Valentinit i hidhet shtëpia në erë, për më qartë ekzistojnë regjistrimet në videokasetë që janë dhënë nga disa televizione shqiptare dhe ai ka një kopje të kësaj kasete që është transmetuar në gusht 2003. Për të mos u larguar nga problemi, 10 ditë më vonë se t’i hidhet shtëpia në erë, pra më 4 prill 1997, tre persona të armatosur tentuan ta vrisnin, për vetëmbrojtje ka patur të shtëna nga të dyja palët gjer sa kanë ardhur forcat e rendit dhe nuk pati të plagosur nga asnjëra palë. Si rrjedhojë e kësaj vendosi të ankohej tek eprorët e tij, duke vajtur deri tek ministri, dhe si përgjigje mori paralajmërim për pushim nga puna se gjoja ka vepruar në kundërshtim me ligjin për ndalimin e këtyre personave! A mund ta dinte si të vepronte, të ndalonte trafikantët apo të bashkëpunonte me ata. Dhe ai ishte më se i vendosur të luftonte trafikantët dhe të respektonte ligjin në fuqi. Për t’u siguruar, ai dhe familja u transferuan në fshatin Zerqan të Rrethit të Dibrës.

Në fillim të majit të vitit 2003 ndodhi një skandal në liceun e Mamurrasit, ku tre persona të armatosur kishin hyrë me forcë dhe kishin përdhunuar dy vajza të liceut, ndërsa një vajzë tjetër, për të mos rënë në duart e tyre u hodh nga kati i tretë dhe vdiq. Duke qenë se policia lokale nuk kishte mundur t’i ndalonte apo s’kishte dashur t’i ndalonte për arsye tashmë që dihen, u kërkua ndihma e forcave speciale. Në këtë operacion mori pjesë edhe Valentini, që drejtoi një grup të gatshëm prej 9 personash. Pas shumë përpjekjesh dhe rreziku të madh arritën që t’i kapin keqbërësit dhe t’ua dorëzonin organeve kompetente.

Pasi bëri raportin mbi ndalimin e këtyre personave, bie në konfrontim me eprorët, të cilët nuk pranonin raportin që ai bëri, pra donin që ai të hiqte kryesoret që kishte shkruar në procesverbalin dhe arriti gjer aty sa njëri prej tyre ta kërcënojë hapur duke i thënë se kështu nuk e ke të gjatë dhe i kujtoi ngjarjen që i kishte ndodhur në mars të vitit 1997, hedhjen e shtëpisë së tij në erë nga një grup keqbërësish apo nga…! Me gjithë kërcënimin e hapur, vendosi që të mos e ndryshojë raportin dhe e dorëzoi në prokurori pa firmën e eprorëve. Disa ditë më vonë gjeti në zyrën e tij një zarf që nuk emrin e dërguesit. Paulin Mura e hapi me kujdes dhe gjeti brenda një fletë të bardhë të pashkruar me germa por në mesin e fletës kishin vizatuar dy arkivole dhe kishin shkruar emrat e djemve. Doli nga zyra dhe vendosi që të mos i tregojë askujt se çfarë i ndodhte, doli dhe mori mjetin që qarkullonte (motorin) dhe u nis për në shtëpi. Sapo ka kaluar qytetin, e qëllojnë nga mbrapa. Pas këtij momenti e kanë dërguar në spital ku e kanë kuruar dhe e kanë mbajtur 10 ditë. Atentati ka ndodhur më 18 maj. Pas 10 ditësh kurim vajti në shtëpi. Të nesërmen i shkon hetuesi i çështjes dhe e pyet se kush mund të kenë qenë ata që e qëlluan dhe ai i thotë se personat që e qëlluan kanë qenë ta persona që ne ia japim drejtësisë për t’i dënuar dhe drejtësia i nxjerr të pafajshëm. Hetuesi i ka thënë “mos fol kështu, se do t’ju ndaloj për mosrespekt të autoriteteve dhe mund të përfundosh në burg”. Pas transmetimit nga disa TV të ngjarjeve të ndodhura më dt. 22 e 23 është larguar me familje në drejtim të një shteti për të mbrojtur familjen nga një ekzekutim total. Kthimi i tij në Shqipëri është një vdekje për të gjithë familjen.

Zef Nika

 

Do ta gjejmë Gjovalin Zefajn edhe sikur në vrimë të miut të futet

Kohët e fundit, Ministria e Ruajtjes së Rendit, në emër të garantimit të qetësisë për qytetarët, po shkarkon policë të thjeshtë pasi sipas tyre, këta japin sinjale që të kërkuarit të mos kapen. Kjo ndodh sepse falë mosqeverisjes së ish-komunistëve në pushtet, regjistrimi i vrasjeve për motive banale është më i madh se ai i Çikagos në fillimet e këtij shekulli, ku popullsia është 10 herë më e madhe. Një polic i tillë, i quajtur Pashuk Hila, u largua nga puna, nga toga e policëve të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Po cili është shkaku, ose më mirë me thënë, përse cilësohet fajtor ky punonjës rendi?

Në tetor të vitit 2000, kur votohej për qeverisjen vendore, në komisionin e votimit figuron edhe Gjovalin Zefaj, i datëlindjes 17 korrik 1968, banues në fshatin Naraç. Ky mbron interesat e të djathtëve, pasi ishte persekutuar sistematikisht nga pushtetarët, vetëm se adhuronte lirinë e individit në Shtetet e Bashkuara. Ky nuk pranon që në kutitë e votimit të merren me forcë e të dërgohen në komisariat për t’u numëruar atje në favor të ish komunistëve.

Gjovalin Zefaj e merr me forcë kutinë e votimit nga duart e policëve për ta dërguar në Komisionin Zonal. Por policët morën urdhër dhe e plagosën me armë zjarri Gjovalin Zefajn për këtë veprim. Pas 20 tetorit të vitit 2000, Gjovalin Zefaj nuk dihet se ku ndodhet. Adresën e tij nuk e di as familja, as shokët, as strukturat e partisë ku militonte. E di saktësisht se ai ndodhet në arrati, Komisariati i Policisë, që e kërkon në çdo kohë e me çdo mjet. Faji i vetëm i këtij personi është se nuk lejoi manipulim të votave me forcë nga ana e policisë. Këtë fakt e ka dëshmuar në një material për zgjedhjet edhe Zyra e OSBE-së së Rajonit.

“Do ta gjejmë Gjovalin Zefajn edhe sikur në vrimë të miut të jetë futur”, është shprehur kryepolici i distriktit. Këtë urdhër verbal e ka përcjellë në adresë të familjarëve të Gjovalin Zefajt, polici Pashuk Hila dhe për këtë motiv largohet nga puna.

Edhe një problem tjetër. Personi për të cilin do të grumbulloheshin votat me ndihmën e policisë, është bashkëfshatar i Zefajt. Ky personalisht dhe familjarisht është shpallur në hasmëri me Gjovalinin. Pret të hakmerret se nuk e lanë t’i vidhte votat. Kështu Gjovalin Zefaj gjindet midis dy zjarresh. E kërkon policia, por edhe hasmi, edhe pse nuk ka asnjë faj. Fundi daltë hajër, pati thënë dikur shkodrani i famshëm Gjergj Mullaga.

Dashamir Cacaj

 

Jeta e shqiptarëve e rrezikuar

Frika dhe pasiguria për jetën detyron edhe vetë punonjësit e shtetit të cilit i shërben, që të braktisin punën, familjet e tyre e të largohen nga vendi i tyre. Një ndër ta është edhe z. Gjergj N. Guri nga fshati Qerret, Komuna Temal, Shkodër, ish-efektiv i Policisë me detyrë inspektor policie në Komunën Temal. Në këtë detyrë ka punuar 2 vjet e gjysëm që nga janari 2001 deri sa është detyruar të largohej për arsye sigurie në prill 2003. Ai ka punuar në një zonë mjaft problematike që njihej për vrasje (hakmarrje), trafikun e qenieve njerëzore (prostitucion) dhe kultivimin e tregtimin e lëndëve narkotike. Që nga fillimi i punës së tij në këtë detyrë ai është ndeshur me këto fenomene të rrezikshme dhe i ka luftuar ato nga të gjitha drejtimet në një mënyrë mjaft profesionale dhe të guximshme. Si pasojë e kësaj pune dhe këmbëngulje të tijën, këto fenomene që deri në atë kohë ishin të përmasave të mëdha, filluan dhe morën goditje të mëdha, dhe me kalimin e kohës këto fenomene u minimizuan në një mënyrë të ndjeshme. Mirëpo elementi kriminal duke mos patur asnjë mundësi për të ushtruar aktivitetin e tyre kriminal filluan që t’i bënin Gjergjit presione me metodat e tyre kriminale. Kërcënimet ishin të shpeshta, thuajse çdo ditë nëpërmjet telefonit, nëpërmjet letrave anonime, etj., përmbajtja ishte e njëjtë, t’i eleminonin fizikisht atë dhe familjen e tij. Kërcënimet ishin nga më të ndryshmet, deri në banale. Gjergji, duke u ndjerë mjaft i stresuar dhe i pambrojtur për të shpëtuar jetën e tij e të familjes, detyrohej të largohej nga Shqipëria. Edhe pas largimit të Gjergjit nga Shqipëria, elementi kriminal duke mos u ndjerë i qetë me të njëjtat metoda vazhdon të kërcënojë familjen e Gjergjit, e cila ndodhej në Shqipëri. Duke u ndjerë të frikësuar dhe të tmerruar që elementi kriminal mund të godasë edhe ata, ashtu si Gjergji, detyrohen që të braksitin vendin e të largohen jashtë për një jetë më të sigurtë. Nga frika se krimineli mund të godasë edhe jashtë shtetit shqiptar, pjestarët e tjerë të familjes së Gjergjit, që ndodhen në Shqipëri (vëllai) nuk kanë kurajon të tregojnë as shtetin në të cilin ndodhet Gjergji dhe familja e tij. Këtë fat kobzi kanë shumë njerëz të pafajshëm në Shqipëri, ku ditët e fundit tensionet janë rritur së tepërmi.

Zef Nika

 

A do të ketë fund ndonjëherë gjakmarrja në Shqipëri?

Të jetosh në një vend ku shteti është inekzistent, të jetosh në një vend ku krimi po merr çdo ditë jetë njerëzish, të jetosh në një vend ku dhjetra dhe qindra fëmijë kanë braktisur shkollën, ku me dhjetra e qindra familje janë të ngujuara, ku me dhjetra e qindra grave u janë vrarë burrat, qenka shumë e vështirë.

Kështu deklaroi sot për gazetën, unë që jam nënë dhe quhem Armanda Kadija. Ndonëse në moshë të re, së bashku me vajzën time 6-vjeçare, po vuaj pasojat e mosfunksionimit të shtetit në Shqipëri. Që nga data 25. 12. 2000, bashkëshorti im, Gilman Kadija, vuan pasojat e ngujimit si rrjedhojë e një konflikti pronësie, ku djali i xhaxhait të tij, Fahri Kadija, në grindje e sipër, ka plagosur shtetasin Zamir Ramiz Rama. Familja e dëmtuar Rama është përpjekur që të hakmerret jo vetëm tek burri im, por edhe tek ne gratë.

Me datën 13 mars 2001, dy persona të maskuar dhe të armatosur më kanë ndaluar në rrugë dhe kanë tentuar forcërisht që të më fusin në një makinë. Jam e ndërgjegjshme që ta persona ishin pjestarë të familjes me të cilën ne kemi konfliktin. Deshi Zoti dhe ndihma e një çifti, që unë të shpëtoja nga kthetrat e tyre. Për rastin në fjalë, nuk kam denoncuar në polici, pasi kisha frikë se hakmarrja do të shtohej ndaj nesh. Burri im, Gilman Kadija nuk është autor krimi. Ai ndëshkohet nga familja e dëmtuar Rama, vetëm e vetëm pse ka ndodhur fare pranë ngjarjes dhe se është djali i xhaxhait i personit që ka plagosur Zamir Ramën.

Unë apeloj tek shteti shqiptar, tek organet e tij të rendit dhe të drejtësisë, që të marrë në mbrojtje jetën e familjes sonë, pasi një ndihmë e tillë është kërkuar edhe pranë Misionarëve të Paqes të Shqipërisë që nga gushti 2002. Ju lutem edhe ju si gazetë e pavarur, të më ndihmoni, duke publikuar problemet tona.

Armanda Kadija

 

Pse iku majori i shërbimit sekret?

Quhet Gëzim Ndrecaj, i datëlindjes 26 mars 1960. Ka kryer shkollën e lartë të MPB (dega Sigurim) në vitin 1983. Në atë vit është emëruar operativ zone në rrethin e Dibrës dhe ka ngjitur shkallët e karrierës deri në zv/kryetar i Degës së Shërbimit Informativ për Dibrën me gradën Major. Me datën 9 korrik 1992, lirohet nga detyra, bazuar në nenin famëkeq 24/1. Është rikthyer në punë pas fitores së Partisë Socialiste në dhjetor të vitit 1997, kur është riaktivizuar në shërbimin sekret pranë sektorit klandestin. Fillimisht ka punuar në territorin e Malit të Zi duke u fshehur nën petkun e tregtarit ambulant.

Në dhjetor të vitit 1998 deri në qershor 1999 drejtuesit e SHISH e kanë njohur me shefin e CIA-s në Shqipëri, Vilma dhe zv. e tij Danielin, me të cilët është takuar e ka kryer shumë detyra të rëndësishme në favor të tyre. Gjatë vitit 1999, për rreth tre muaj ka punuar duke përmbushur detyra për shërbimin sekret amerikan. SHISH dhe CIA e kanë vlerësuar punën e Gëzimit dhe e kanë shpërblyer një herë me 1 milion lekë të vjetra. Në vitet 1999-2002 Gëzimi ka marrë shumë informacione të sakta për spiunazhin dhe kundërspinuazhin dhe ka informuar për shumë persona që kishin lidhje dhe ishin të implikuar në shërbimet sekrete greke, serbo-greke, kryesisht politikanë lokalë e qendrorë e deri diplomatë shqiptarë që ishin në shërbim të këtyre shërbimeve. Gjithë këto të dhëna janë në një dosje të arkivit të SHISH të koduar SH-XXO ku dy numrat anonim jan më të vegjël se dhjeta dhe i treti zero. Në vitin 2002 Gëzimit filluan t’i bëhen telefonata anonime kërcënuese për vete e familjen. Këto pas shkarkimit të kreut të SHISH Fatos Klosi, ku dokumentacioni sekret u keqpërdor nga punonjës vendorë të SHISH-it. Në korrik 2002 Gëzimi thirret nga drejtues të SHISH për të deklaruar sikur është shpërblyer dy herë nga ky institucion në shuma tepër të mëdha lekësh. Përveç këtij rasti, Gëzimi kërcënohet edhe nga të implikuarit në shërbimet serbo-greke, të cilët arritën të lexojnë dokumentacionin sekret të SHISH. Një ndër informacionet tepër të rëndësishme të dhëna nga Gëzimi për SHISH është takimi në Greqi i shefit të shërbimit sekret grek, serb e malazez me disa politikanë lokalë e qendrorë për të gjetur rrugët e destabilizimit të vendit e nxitjen e influencave të tyre në Shqipëri në vitin 1997. Prandaj nuk mund të rrinte më në Shqipëri ish-majori i sigurimit (SHISH) Gëzim Ndrecaj dhe si rrugën e shpëtimit zgjodhi emigrimin jashtë shtetit. E pikërisht për këto arsye ai as që mundet të kthehet më në vendlindjen e tij, pasi ka ditur dhe është shprehur përtej asaj që duhej.

Rifat Ymeri

 

Peripecitë e Pjetër Lleshit

Pjetër Frrok Lleshi, 48 vjeç, që nga viti 1997 e këtej ka zgjedhur si rrugë të shpëtimit të jetës ikjen, ashtu sikundër po ngjet me shumë shqiptarë të tjerë. Pjetër Lleshi në fillim të proceseve demokratike ishte në ballë të organizatorëve për hapjen e kishës. Ai, më 13 dhjetor 1990 mori pjesë në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, siç kishte marrë pjesë edhe më 14 janar 1990 në shembjen e shtatores së Stalinit po në Shkodër. Edhe më 2 prill 1991, ditën që populli i Shkodrës protestoi kundër votëvjedhjes dhe ku u vranë katër vetë e u plagosën 163 të tjerë, Pjetër Lleshi ishte në ballë të protestuesve. Ai në mënyrë ilegale ato kohë të vështira deri më 1993 ka shpërndarë gazetën “Rilindja Demokratike” në Shkodër dhe rrethinat e saj. Komunistët e kishin piketuar. Kështu më 1995 detyrohet të arratiset për në shtetin fqinjë, Greqi, për t’u rikthyer sërish edhe një herë në Shqipëri dhe për t’u larguar më 1997 drejt perëndimit, si rrjedhojë e rrezikimit serioz të jetës.

Zog Hysenaj

 

Peshë e rëndë për Klelia Hysaj

Janë shumë vajza e gra shqiptare të grabitura, të ndara përgjithmonë nga njerëzit e tyre, nga jeta normale. Pesha e rënë mbi viktimat është aq e rëndë, aq antinjerëzore, sa ndjen dhimbje kur shkruan gjëra të tilla. Në shënjestër të garbitësve me datën 02. 02. 1999 ish vënë edhe Klelia Hysaj. Ajo së bashku me dy shoqet e saj Blema Deda e Saida Laca po shkonin në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Ngjarja është rrënqethëse, ndaj nuk është mirë të themi më shumë. Por shkaku duket se është qëndrimi antikomunist i prindërve të Klelia Hysaj. Prindërit e saj Valter dhe Valdet Hysaj kishin qenë më veprimtarë dhe nismëtarë të proceseve demokratike përgjatë viteve 1989-1991, opr edhe më vonë. Edhe axha i Klelia Hysajt, i quajtur Lulzim Hysaj, madje edhe si ish i burgosur politik dhe pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1990, aktivist i Partisë Demokratike, së bashku me të shoqen Fitnet Hysaj, kishin aspiruar për një Shqipëri pa diktaturë, me liri e të drejta njerëzore, me ekonomi tregu. Përpjekje këto që nuk i ndaluan asnjëherë. Por përpjekje të tilla kanë peshë të rëndë. Edhe këto ditë, në prag të zgjedhjeve për pushtetin vendor të 12 tetorit 2003, shumë antikomunistë po provojnë maskaritete nga më të pafytyrat, duke nxjerrë kështu, në pamje të lexueshme fytyrën e krimit, ky shtet i padrejtësive, i diferencimeve politike, i diktaturës mesjetare. Grabitësit, dhunuesit, kriminelët janë të lirë.

Zojë Berisha

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu