Nr. 54 i gazetës në print

0
Miss Edith Durham në Kështjellën e letrave shqipe

Po, mikja e Shqipërisë e shqiptarëve, tashmë hyri origjinale në kështjellën e letrave shqipe. “Mbretëresha me zemër e shpirt shqiptar”, është libri më i ri, botuar ditët e fundit, të shkrimtarit të mirënjohur Nikë Bunjaj, publicist dhe Dr. i Shkencave.

Botimi i këtij libri monografi, për të cilin autori ka punuar rreth 15 vjet, duke hulumtuar me kujdes në arkiva si brenda dhe jashtë vendit, ka shpalosur dëshmi dhe dokumenta interesante që nxjerrin në pah figurën madhore të Miss Edith Durhamit. Fotografitë, faksimilet, dorëshkrimet autentike janë një pasqyrë ku profilizohet Durhami si burrëreshë, si diplomate, si shkrimtare e publiciste, si historiane etnografe dhe bamirëse me vlera të mëdha.

Miss Edith Durhami qe një nga figurat më të spikatura politike, në një nga periudhat më të vështira të historisë shqiptare, atë të Luftës për Pavarësi Kombëtare. Kjo grua titane, bëri aq shumë për Shqipërinë, për të drejtat legjitime shqiptare për liri e pavarësi, saqë me të drejtë nderohet e respektohet si europiania më shqiptarëdashëse e të gjitha kohërave. Duke e ndjerë si detyrim me që Nikë Bunjaj është nip i një prej heronjve më të preferuar të Miss Edith Durhamit, prijësit kelmendas dhe komandantit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Malësinë e Madhe, Nikë Lekë Pepaj, autor i e ka shoqëruar monografinë edhe me pjesë të shkëputura nga krijimtaria e tij letrare, që i përshtaten temës dhe figurës që trajton.

“…Miss Edith Durham! Jo, ti s’ke vdekur,

Në zemrat tona ti e gjallë ke mbetur,

Jo, ty toka s’ka për të të tretur,

Simbol i paqes, Edith do të mbetesh…”

Dhe më poshtë, poema vijon:

“Atje larg, në veri të Londrës,

Brezat tanë me sy t’përlotur,

Do t’kujtojnë gjithmonë Mbretëreshën,

Miss Edith Durham, sokoleshën…

 

Miss Edith Durham, çeli ata sy!

Tërë Shqipëria qan për ty,

Po qan pena për shkrimtaren,

Qan Malësia për diplomaten.

 

Miss Edith Durham, për jetë e mot,

Për gjithë shqiptarët je gjallë dhe sot…”

Autori Nikë Bunjaj, ka punuar një kohë të gjatë me përkushtim, ka përdorur në këtë libër një gjuhë të thjeshtë dhe të pastër, të qartë që vërehet kapitull mbas kapitulli, deri në mbyllje të librit.

Dhe, meqë pjesën më të madhe të kohës së qëndrimit në Shqipëri, Miss Edith Durham e ka kaluar në Shkodër dhe në Malësi të Madhe, si sheshet më të përgjakura të betejave për liri e pavarësi, dhe ku ajo u bë edhe Mbretëresha e Malësorëve në këto vite. Ky është libri i parë monografi që një shkrimtar shqiptar, me qëllim për ta botuar pikërisht këtë vit (2003), kur Edith Durham ka 140-vjetorin e lindjes.

Libri përbëhet prej 20 kapitujsh e nënkapitujsh, ku lexuesi do të gjejë rreth 40 fotografi e faksimile që flasin për jetën dhe veprën e Miss Edith Durham, që nga vendi i lindjes, Londër, nëpër vende të Ballkanit dhe shumica në Shqipëri. Libri gjithashtu është shoqëruar edhe me referencat përkatëse.

Ky libër kaq interesant mund të përdoret edhe për nxënësit e studentët e sotëm dhe brezat që vijnë, me qëllim që edhe këtë pjesë të historisë shqiptare që ka akoma për të shpalosur ngjarje, emra dhe heroizma që nuk janë të njohura.

Botimi i këtij libri monografi është një ndihmesë dhe dhuratë e bukur që i bëhet historisë shqiptare dhe asaj angleze dhe dashurisë, kujtesës për Mbretëreshën e pavdekshme të Malësorëve, bijës së pavdekshme të popullit anglez, Miss Edith Durham, me rastin e përvjetorit të lindjes së saj.

Ishte pra, Edith Durhami, ajo që nuk pushoi protestat e saj të fuqishme drejtuar Fuqive të Mëdha dhe më pas, Konferencës së Ambasadorëve në Londër, për padrejtësitë e mëdha e të jashtëzakonshme që po i bëheshin Shqipërisë dhe shqiptarëve. Zëri i saj i protestës u shkri në një me atë të popullit shqiptar, u dëgjua në Paris e në Londër, në Berlin e Rusi, në Stamboll e në të gjithë botën… “Shqipëria – theksonte Miss Edith Durham, – nuk është një “shprehje gjeografike”, siç e kishte shprehur dikur Bismarku, por duhet ta dijnë të gjithë se është kombi më i vjetër i Ballkanit. Shqiptarët janë trima, të zgjuar, të besës dhe shumë bujarë. Ata luftuan në shekuj vetëm e vetëm për të mbrojtur trojet e veta, duke mos cënuar askënd… Prandaj, ka ardhur koha, – thekson ajo – që ky popull të mbrohet me shumë të drejtë e jo të sulmohet e të përçmohet…!”

Prandaj është kjo dhe shumë arsye të tjera, që shqiptarët brez pas brezi do ta kujtojnë me nostalgji, me respekt tepër të veçantë, mirënjohje të thellë, mikeshën e tyre të sinqertë, Mbretëreshën e Malësisë, shkrimtaren dhe etografen, kronikanen e luftës, bamirësen e madhe, e cila zemrën e saj të bardhë e shpalosi midis malësorëve që i deshi dhe i mbrojti aq shumë, pa përjashtuar edhe shqiptarët e tjerë.

Sokol Pepushaj

 

Kristian Demokratët drejt konsolidimit

Partia Kristian Demokrate Shqiptare, ndonëse një parti e re, dimensionet e saj janë gjithnjë në rritje dhe kjo për vetë faktin se kjo parti përfaqëson alternativën më progresiste dhe bashkëkohore për integrimin real të shoqërisë shqiptare në Europë e lirë dhe demokratike, ku mbizotëron Kristian Demokracia.

Më datën 20 dhjetor 2003, në njërin nga ambientet e Hotel “Dajtit” në kryeqytet, zhvilloi punimet Konferenca e Parë e PKD të degës së Tiranës. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm Kryetari i Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë, Avokat Fran Dashi, Doktor Vasil Babi, n/kryetar i kësaj partie, si dhe të ftuar të tjerë. Mbas përshëndetjes së rastit nga kryetari i PKD të Shqipërisë, fjalën e hapjes e mori Dr. Vasil Babi, i cili në ligjëratën e tij shpalosi vlerat e Partisë Kristian Demokrate dhe detyrat e mëdha që i dalin përpara këtij formacioni politik për emancipimin e shoqërisë shqiptare dhe për edukimin e saj me vlerat dhe moralin demokristian, me atë moral i cili është modeli absolut për ngritjen në “zenit” të shpirtit njerëzor. Ai theksoi se Shqipëria, si pjesë e pandarë gjeografike e kontinentit duhet të bëhet dhe pjesë integrale e kulturës europiane.

Në këtë tubim e morën fjalën dhe të ftuar nga rrethet, ku mund të veçojmë diskutimin e z. Selami Jenisheri (i Partisë Demokristiane), i cili në përshëndetjen e tij (ndoshta nga emocionet apo euforia), u shpreh se Partia Kristian Demokrate përfaqëson vlerat më të larta të një partie fetare! Kjo shprehje apo ligjëratë, ndonëse nuk u kundërshtua nga drejtuesit e aktivitetit, u përball me kundërshtimet konstante të diskutantëve të Mirditës, ku shkrimtari Ndue Bushkola sugjeroi në diskutimin e tij se Partia Kristian Demokrate nuk është parti fetare, por parti e zhvillimit dhe progresit, parti alternative e atyre që ndërtuan Europën moderne. Akoma më i ashpër ishte reagimi i Kryetarit të PKD së degës së Shkodrës, z. Lekë Lamaj, i cili ndër të tjera tha: Vetëm njerëzit me qëllim të keq kërkojnë t’i japin partisë sonë “ngjyrim” fetar. Në Partinë Kristian Demokrate militon çdo shqiptar që gjen veten tek kjo parti. Ia sugjeroi se vetë n/kryetari i kësaj partie, korçari intelektual Arben Sula është i besimit mysliman dhe njëkohësisht njëri ndër aktivistët më produktivë të kësaj partie. Kryetari i degës së Mirditës, z. Zef Lleshi, mbajti një ligjëratë ku spikati me të gjithë madhështinë elokuenca e oratorit intelektual.

Më në fund u bënë zgjedhjet, ku kryetar i PKD të Tiranës, me shumicën absolutet të votave u zgjodh inxhinieri dhe intelektuali me plot vlera e reputacion Paulin Mema. Pas mbarimit të aktivitetit u shtrua një kokteil.

Konferenca e Tiranës dhe zgjedhja e kryesisë së PKD të saj janë “preludi” i një fitoreje për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.

Mark Bregu

 

Atenagora – figurë e ndritur profetike

Është vërtetë mburrje dhe krenari kur konstaton se nga gjiri i kësaj toke të bekuar, kanë dalë profetë dhe shenjtorë.

Duke shpalosur librin “Atenagora profet i bashkimit”, shkruar nga Dr. Don Lush Gjergji, mendja, menjëherë të “fluturon” në hapësirën e madhe të “universit” të mendimtarëve të shquar që nxori nga gjiri i saj toka e bekuar arbërore e Gjergj Kastriotit. Studiuesi, historiani dhe letrari i shquar, kleriku Don Lush Gjergji, nëpërmjet këtij libri, na prezanton një figurë tepër të shquar, por ende të panjohur nga publiku shqiptar. E vërteta është se gjatë disa dekadave diktaturë dhe këtyre viteve tranzite, shumë pak u punua për hulumtimin dhe ndriçimin e këtyre figurave të spikatura. Libri i lartpërmendur, të cilin na e servirë Dr. Lush Gjergji, është një thesar tepër i vlefshëm për të ndriçuar rrugën plot peripeci të atyre viganëve që dhanë aq shumë kontribute dhe vlera në shërbim të ardhmërisë së nacionalitetit tonë. Pa asnjë mëdyshje, Atenagora mund të vendoset denjësisht në “Panteonin” e më të shquarve.

Po, kush ishte Atenagora? Sipas hulumtimeve të autorit të lartpërmendur, Aristokle Spiru u lind në Tsaraplana, në Epir, më 25 mars 1886 (që atëherë ishte nën sundimin turk). Tsaraplana tani gjendet në Greqi dhe ka ndërruar dhe emrin, quhet Vassilikanë, që d.m.th. vendi mbretëror. Aty gërshetoheshin popujt, gjuhët, kulturat, fetë dhe traditat e ndryshme. “Fiset sllave të absorbuara prej Greqisë qysh nga periudha bizantine, barijtë vllehë nomadë, shqiptarët e islamizuar (fat i çuditshëm “aziatik” i shqiptarëve). “Nen hinin e vokët të votrave të tyre është në gjumë një bollë mbrojtëse”. – cit: Oliver Clement, Dialoghi con Antegora, Gribanda, Torino, 1972, fq. 27. Cristiano, 1973, nr. 1-2, fq. 178-200.

Në Epir, si dhe në Maqedoni, grekët, sllavët, vllehët e maleve, shqiptarët dhe turqit, të krishterët dhe myslimanët jetonin së bashku me shkëmbime popullore e folklorike, ashtu edhe me nivelin më të lartë shpirtëror. Në Tsaraplanë një dervish ishte mysafir i çmuar i familjes Spiru dhe Partiku i ardhshëm kishte marrëdhënie me vëllezërit mistikë islamikë në Manastir. Atëherë qe formuar (edukuar) në kuptimin “Abrahamik” të Islamit, që kishte pikëpamje mbi krishtërizimin si “Feja e feve”.- cit: Oliver Clement, Atenagora I, (1886-1972) Ossia. L’ortodossia al servizio dell’unità, në Oriente Cristiana, vep. e cit., fq. 80-81; Lexo: Albert Rauch, Atenagora, un profeta del nostro tempo, në “Cita nuova”, nr. 13/1982, fq. 33-36, Clas Koncila nr. 15/1972, fq. 1-3: nr. 2/1984, fq. 7.

Babai i Aristokleut, (kështu quhej më parë me emër të pagëzimit) Patriku Atenagora I, Mateu, ishte “mjeku i parë i fshatit Tsaraplanë”.

Interesimi i autorit të lartpërmendur, – Dr. Lush Gjergji për Patrikun Ekumenik, – Atenagorën, ka shumë arsye, ndër të cilat veçojmë:

a) Atenagora ishte profet i vërtetë i bashkimit të të krishterëve, duke u nisur nga bashkimi në mes të ortodoksëve dhe katolikëve. Kjo profeci (sipas autorit) ka edhe sot nevojë për përkrahje, punë dhe zbatim të plotë, sidomos tani kur nacionalizmi i tepruar në disa raste dhe vende mjegullon dhe kushtëzon dhe çështje fetare.

b) Aristokle Spiru, më vonë Antegora I, ishte me prejardhje shqiptare, ndihej dhe e pranonte këtë gjë gjatë tërë jetës, mirëpo ne, për fat të keq, pak ose aspak nuk e kemi njohur atë, për vetë rrethanat e tashme të njohura tek ne, (komunizmi ateist në Shqipëri, si dhe në tokat shqiptare, mosinteresimi ynë për çështje fetare, sidomos për krishtërizëm, për arsye të vëllezërve të islamizuar…).

c) Provania hyjnore ka dashur dhe do edhe sot të na flasë nëpërmes Atenagorës, në veçanti ne shqiptarëve: të krishterëve ortodoksë e katolikë, për dialogun ekumenik në të vërtetë dhe dashuri, për takim, afrim dhe bashkim të plotë me Jezu Krishtin, për të krishterët dhe vëllezërit shqiptarë të islamizuar, për në dialog të çiltër, vëllazëror, sipas traditës, si për çështje fetare, ndërfetare, sipas nevojave të kohës së sotme.

Autori thekson se, Atenagora ishte shqiptar, me siguri me prejardhje shqiptare por edhe me traditë, kulturë, gjuhë, familje, rreth të fëmijërisë, rinisë, pra në tërësi.

Këtë e ka pohuar dhe dëshmuar gjithnjë edhe në jetën e mëvonëshme. (Dr. Lush Gjergji).

Ja, dëshmia e drejtpërdrejtë që Patriku Atenagora i dha priftit arëbresh, Profesor At Giuseppe Ferrarit: “Me prejardhje nga një fshat i vogël i Epirit Verior, në afërsi të kufirit shqiptar, Patriku pati mundësi të ndihej i afërt me tokën e tij, me vizitën time…

Në orën e caktuar hyra në apartamentin privat të Patrikut. S’pata nevojë për të pritur, sepse saktësisht në kohën e caktuar në përcollën në studion e tij. Duke i hapur duart kah unë, me një buzëqeshje të gjatë, klithi në gjuhën shqipe: “Mirë se erdhe! Edhe unë jam shqiptar si ti.” “Mirë se ju gjej, shenjtëri!”, iu përgjigja duke dëshiruar të bëj përkuljen e thellë, sipas dokës tonë lindore, por ai nuk më dha kohë për këtë. Më ngriti në këmbë duke më përqafuar dhe duke më thënë, gjithnjë në gjuhën shqipe: “Ç’janë këto? Në kishë mirë, po këtu…?”. Duke më mbajtur gjithnjë për dore më udhëhoqi të ulem pranë tavolinës së tij të punës. Pas pak kohe hyri në dhomë kamarieri duke sjellë ëmbëlsirën e bardhë dhe gotën me ujë për dolli. “Gëzuar, për shumë vjet! Mirë u pafshim për shumë vjet!” Ishte vërtetë i gëzuar dhe i buzëqeshur… Pastaj më tha: “Sot rri n’tryezë me mua!” Kërkova falje, m’u duk tepër. “Po, shenjtëri…”, por nuk më lejoi të vazhdoj. Duke ma dhënë dorën e djathtë më tha: “Jemi sympatriot – Jemi bashkatdhetarë”. Pastaj, – vazhdon Prof. Ferrari, – më tha kështu në gjuhën greqishte: “E di se je profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Barit dhe studiues i teologjisë lindore. Mirë. Këto dy gjëra më interesojnë shumë dhe pikërisht për këtë të falënderoj shumë për këtë vizitë dhe dëshiroj, aq më tepër të lutem, që kjo të mos jetë vizita e fundit. Duhet të bashkëpunojmë”. Si pata rastin të them edhe më parë, argumenti që përsëritej shpesh, gati në të gjitha rastet, në bisedat që pati me mua, përposë temës së bashkimit të të krishterëve, ishte Shqipëria. “Dhe padyshim, çështja nacionale asht objektivi kryesor i trajtimit të kësaj figure me përmasa profetike”, (autori – M.B.). Fliste gjatë dhe me dashuri mbi historinë e Shqipërisë, mbi gjendjen aktuale dhe fatet e atdheut. E njihte fare mirë gjendjen e parpambeturisë dhe mu për këtë kishte mirëkuptim për reagimin që ngjante me revolucionin… “Shiko, – më tha, – udhëheqësit e tanishëm e duan atdheun e tyre, e duan të lirë, të pavarur nga ndikimet e huaja, të përparuar, me mjaft bukë, për të gjithë dhe pa lëmoshë nga të huajt. Po ta dish ti çka bënin në Shqipëri pashallarët dhe bjelerët…”. “Vlen të theksojmë se në analitikën e këtij Profeti, shohim të sintetizuar dhe të dhënë drejtpërdrejtë shkaqet kryesore të prapambetjes, ku mbizotëron sistemi feudal i pashallarëve dhe bejlerëve shqiptarë, të “stazhionuar” në mentalitetin orientalo-aziatik” (M.B.). Kjo analizë duhet t’u vlejë shumë pushtetarëve dhe qeveritarëve tanë dhe të kuptojnë se europianizimi i Shqipërisë nuk mund të arrihet me “dekor” oksidental, e me mentalitet xhonturko-bizantin…

Pastaj, duke iu drejtuar At Zef Ferrarit dhe nëpërmes tij të gjithë arbëreshëve, tha: Detyra juaj tani është të bashkëpunoni për ndërtimin e një Shqipërie të re… Kjo është detyra juaj. Të jeni të qetë se komunizmi do të kalojë, por krishtërimi do të mbesë. Zoti shërbehet ndonjëherë edhe me Djallin, për të arritur deri te ndojë pikë që Djalli nuk e njeh, por Zoti e di. Nëse ju punoni për të mirën e kombit, për ngritjen e popullit, do të shihni se mund të bashkëpunoni… Tepër domethënëse janë mesazhet e Partikut (Profet) dhe Fratit arbëresh, me bashkërendimin e mendimeve dhe konvergimin e tyre për të ndriçuar sadopak ato mendje, (sa të ndryshkura aq dhe djallëzore), që me paturpësi të pashembullt, kërkojnë të baltojnë figurën e këtij kleriku dhe atdhetari të madh, me epitetin “katolikocentrist”!… Si njohës i mirë i historisë shqiptare, Patriku Atenagora, ndër të tjera ka thënë: “Populli shqiptar është një ndër popujt që ka vuajtur më së shumti në Europë, ka vuajtur gjatë shumë shekujve, pasi mbrojti në mënyrë të mrekullueshme krishterizimin. Pikërisht për këtë dhe për dinjitetin vërtetë të madh që ka pasur gjithmonë ky popull, dhe në vuajtje dhe në shkelje, Europa duhet ta shikojë me nderim Shqipërinë.

Mbi prejardhjen shqiptare të Atenagorës dëshmon edhe Prof. Pjetër Gabrani (1909-1984), konvertit nga islamizmi në katolicizëm, më parë quhej Shemsi Talipi, – Gabriani, bashkëpunëtor i ngushtë i Atenagorës dhe Papës Gjoni XXIII, sa ishte Nunc në Turqi. (Ref.: Dr. Lush Gjergji, “Një jetë nëpër botë”, – Prof. Pjetër Gabrani, “Drita” 1/2, 1985, fq. 12-14). Shumë vite kam bashkëpunuar me Atenagorën, Patrikun e madh, i cili thoshte: “Unë jam shqiptar (fliste shumë mirë shqipen). Jam në shërbim të Kishës Ortodokse edhe më tepër të Jezu Krishtit…” Atenagora vuante shumë për shkak të copëtimit të tokave shqiptare, për dasitë fetare shqiptare. Më thoshte me dhimbje në shpirt: “Europa na ka dëmtuar, sepse na ka identifikuar me turqit, ne e kemi tradhëtuar Europën për kah besimi me islamizimin tonë…”. Gjithmonë kemi folur shqip. Temat e bisedimeve tona ishin të shumëllojshme, por e paevitueshme ishte tema e bashkimit dhe afrimit ndërnjerëzor dhe ndërfetar. Në Amerikë ishte njohur dhe kishte bashkëpunuar me Imzot Fan Stilian Nolin. Të dy ishin për bashkimin e plotë në mes të krishterëve në popullin shqiptar. Atenagora më tha për Nolin: “Është një mendje e hapur, një shpirt i mirë, një shqiptar dhe i krishterë i madh”. Këta dy viganë kishin kuptuar se bota nuk ka ardhmëri pa bashkim. Ja dhe dëshmia e gazetarit, shkrimtarit dhe publicistit anglez, Nichols-it mbi Atenagorën: “Një gjë me rëndësi bie në sy: dy personalitete me prejardhje shqiptare dhe pse të lindur jashtë Shqipërisë, kanë ndikuar rrënjësisht në krishterizimin bashkëkohor. Një është i ndjeri Patriku ekumenik i Kostantinopojës, njeri me prani të dukshme fizike, me një personalitet të konsiderueshëm, i cili u takua me Papën Pali Vi, sidomos me përqafimin historik në Jeruzalem, që hapi rrugën e mirëkuptimit më të madh në mes të dy grupeve më të mëdha të krishtera. Tjetra është Nënë Tereza”. (Ref: Peters Nichols, “Le divisioni dei Papi” – Armando Mondadori Editore, 1981, fq. 320-321).

Për Patrikun (Profet) dëshmon Prof. Pjetër Gabrani dhe një fakt: “Isha këshilltar juridik dhe bashkëpunëtor i tij në Turqi: “Ishte shpirt ungjillor, njeri i thellë fetar, njeri i Zotit… Edhe pse ishte diplomat në një shtet jo të krishterë, në Turqi, të gjithë e donin. Punonte dhe besonte se do të vijë dita e bashkimit për të gjithë të krishterët, për mbarë Europën… Ardhmëria është në dashuri dhe në bashkim… Ai ka qenë mjeshtri im shpirtëror, babai im, kurse pallati apostolik, shtëpia e dytë… Unë kam kaluar në katolicizëm nga islamizmi, ndër të tjera edhe pse pata fatin të njihem dhe të punoj me këtë njeri të shenjtë”. (Cit: Nga intervista në Londër e autorit Don. Lush Gjergji më 9. XI. 1984, Krh. “Drita”, 1-2, 1985, fq. 12-14).

“Mesazhet që na sjell autori i librit “Atenagora – Profeti i Bashkimit”, duhet kuptuar dhe interpretuar drejt dhe pa “ekuivok”, si mesazhe që vijnë nga një figurë vërtet profetike dhe me qëllimin fisnik të bashkimit shpirtëror, të të gjithë kulturës dhe qytetërimit europian.

Ky libër ka shumë vlerë, (ritheksoj), për t’u ndriçuar mendjet dhe për t’u zbutur shpirtërat atyre pak fanatikëve të “shkolluar”, se Dr. Dom Lush Gjergji nuk u “piskatë” shqiptarëve për të ndërruar fenë, por për të ndryshuar konceptin mbi kuptimin real të atij “nocioni” qytetar europian. Mesazhet e Dom Lush Gjergjit përkojnë me mendimet e Konicës, Pipës, Zavalanit, Repishtit, Rugovës, Kadaresë, Kajmak Dedës dhe Arbër Xhaferrit etj. Dhe është pikërisht kjo elitë intelektualësh superiorë që do t’i paraprijë integrimit të shoqërisë shqiptare në Europën e qytetëruar, në metropolin më modern të globit” (M.B.). Dhe nuk janë vetëm këta korifej, por edhe shtresat më të thjeshta. Rikthimi i 5000 banorëve të Shpatit të Elbasanit nga muslimanë në ortodoksë, në vitin 2000, është një reagim i natyrshëm për të cilin askush nuk duhet të bëhet xheloz.

Mark Bregu

 

“Mbeturinat” otomane, me zanat të vjetër dhe mision të ri

Banorët me ngjyrë të Shqipërisë, që sot kanë “shtetësinë” tonë, siç dihet janë thjeshtë “kolonë” që pushtuesi otoman i ka sjellë së bashku me veten. Jevgjit kanë ardhur si zantiçinj të ndryshëm, që i shërbenin perandorisë, deri edhe si xhelatë (që prisnin kokat e shqiptarëve që nuk donin t’i shërbenin Padishahut). Deri edhe gabelët, apo siç u thuhet ndryshe Ciganët, si popullsi endacake filluan të vërshojnë në trojet tona vetëm mbasi perandoria aziatike i bëri “pjesë të saj”. Zanati i tyre ishte argëtimi me ahengje, por edhe me flirte e intimitet të femrave të bukura, ndaj ushtarëve të hazdisur. Gjithsesi jevgjit (magjypët) dhe ciganët apo gabelët, duke qenë të besimit të vetë Perandorisë, filluan ta ndiejnë veten si në shtëpinë e tyre. Kështu pra, ata nga njëri shekull në tjetrin filluan ta quajnë veten si qytetarët e parë të Perandorisë Turke. Qytetërimi i këtyre banorëve me ngjyrë ishte më i mjeruari ndër të mjeruarit, madje ky mund të shihet edhe sot, duke kënaqur disi edhe nostalgjikët e otomanëve, që na sunduan rreth 450 vjet me të njëjtin zhvillim e qytetërim. Natyrisht nëse këta banorë të mbetur si peshqesh nga pushtuesit aziatikë do të ingranoheshin në jetën e qytetërimin tonë nuk do të kishte asgjë për t’u shqetësuar, por mjerisht nuk ka ndodhur kështu. Madje një pjesë e kësaj popullsie sot i është kthyer plotësisht zanatit të vjetër të prostitucionit të lirë kudo dhe me këdo që u ofron para. Për ta vërtetuar këtë unë po sjell disa rreshta nga libri “Shqipëria, vendi i shqiptarëve” të Hugo Adolf Bernatzik, i cili në faqen 134-135, duke folur për këta banorë rreth një shekull më parë, shkruan: “… Ciganët duan të mbijetojnë, kështu që gratë dhe vajzat shesin dashurinë e tyre. Në të vërtetë këtë e kanë bërë kohë më parë, gjë që vërtetohet nga flokverdhët mes tyre… Ciganët duket sikur nuk e ndjejnë këtë poshtërim dhe e ushtrojnë këtë zanat me zell dhe profesionalizëm… Gruaja dhe vajzat, të cilat sipas mendimit të të gjithëpushtetshmit nuk fitojnë shumë, dënohen pa mëshirë…”. Natyrisht kjo është aktuale edhe sot, pasi zanati i vjetër i tyre vazhdon, por ky vazhdim ka një “mision” të ri, natyrisht jo me dashje të ciganëve dhe evgjitëve, atë të rrezikut të përhapjes së sëmundjes së shekullit, SIDA-s (AIDS), që ka një emërtim të saktë, Epidemia e seksit të pakontrolluar që kultivohet me anë të prostitucionit me liri të shfrenuar. Ku padyshim banorët tanë me ngjyrë janë kampionë të pakonkurueshëm dhe të pakontrollueshëm nga organet shtetërore, të cilët këta banorë e veçanërisht ciganët (gabelët) as nuk i kanë të regjistruar e as kontrolluar.

Mjerisht, përveç viktimave që mund të sjellë sëmundja e seksit që transmeton prostitucioni i pakontrolluar, këto kohë një e përditëshme njofton edhe për viktima në mes të të rinjve që kishin si prostitutë të përbashkët një gabele nga Korça. Duke e mbyllur këtë shkrim, jo pa shqetësim të qytetarëve autokton shqiptarë, ne e dimë se jo të gjithë banorët me ngjyrë ushtrojnë zanatin e vjetër me “mision” tëri, pasi ka një pjesë të tyre që tashmë bëjnë jetën e dinjitetshme të qytetarëve europerëndimorë shqiptarë.

Ndue Bacaj

 

Kuvendi i Kuçit, simbol i bashkëpunimit të shqiptarëve me fqinjët

Në historinë e bashkëjetesës së gjatë e të detyruar të shqiptarëve me fqinjët sllavë, në përgjithësi, ndër shekuj kemi pasur një bashkëjetesë mjaft të vështirë e shpesh tragjike. E kjo na ndodhur se fqinjët tanë të zbritur vonë nga Uralet kërkonin me një grykësi të pashuar të zgjeronin territoret e “tyre” në kurriz të trevave të begatshme që vetë Krijuesi ua kishte falur së pari racës shqiptare. Nuk ka dyshim se dhjetra luftëra në mes sllavëve (serbo-malazez etj.) dhe shqiptarëve që mbronin territoret e tyre, kanë qenë preludi i një bashkëjetese të shprishur e në të shumtën e kohës mjaft armiqësore, duke quajtur njëri-tjetrin (shqiptarët e sllavët) armiq shekullorë e historikë. Gjithsesi kjo histori tragjike i ka rrënjët që para njëmbëdhjetë shekujsh, kur fqinjët tanë zbritën në trojet tona të lëna disi “hali”, në pjesët më të papërshtatshme për një jetesë normale, ku janë edhe trojet e “vërteta” të fqinjëve tanë. Natyrisht, siç paralajmërova në titullin e këtij shkrimi, unë nuk do t’u referohem luftërave që shqiptarët në përgjithësi e veriorët në veçanti i ndjejnë edhe sot mbi shpinë, por disa momenteve që bashkëjetesa i përgjigjej disi fqinjësisë normale. Mjerisht kohë të “mira” të tilla ka pasur mjaft pak, madje ne do të kujtojmë disi një aleancë në mes shqiptarëve dhe fqinjëve jo në kohë paqeje, por në një moment mjaft të vështirë mbijetese të përbashkët që pushtuesi aziatik (Perandoria Otomane), jo vetëm u kishte pushtuar trojet, por mbi të gjitha u kishte shkatërruar jetën, ekonominë, lirinë e në veçanti shpirtin që këta popuj ia kishin “falur” me kohë Kristianizmit.

Ndoshta aleanca e parë e shqiptarëve me fqinjët i përket vitit 1389, në betejën e Fushë-Kosovës kundër invazioneve të para turke, që mjerisht përfundoi tragjikisht pë anëtarët e aleancës ballkanike e më gjerë. Por kjo aleancë që duhej të shërbente për një fqinjësi të mirë në shekujt që pasuan, u shfrytëzua për një fqinjësi armiqësore që pushtuesi aziatik e shfrytëzoi jo pak. Gjithsesi shqiptarët dhe fqinjët, në vitin 1614 arritën të kapërcejnë “armiqësitë” e grumbulluara ndër shekuj, duke u bashkuar në Kuvendin Ndërballkanik, dhe duke lidhur një aleancë ushtarake për të luftuar armikun e përbashkët shekullor, turqit. Por duhet të theksohet se kjo aleancë në praktikë u përket vetëm shqiptarëve të Veriut (Gegëve) me fqinjët, pasi në këto vite shqiptarët e Toskërisë thuajse jetonin në gjumin letargjik që u kishte ndjellë pushtuesi. Por nga Gegnia, treva që ishte në krye të kuvendeve e aleancave ishte treva e Malësisë së Madhe e cila kishte përfaqësuesit e saj që në takimet e para të vitit 1602, në takimin e 13 dhjetorit 1608 në Manastirin e Moraçës, e deri në Kuvendin ndërballkanik të korrikut 1614 që u zhvillua në Kuç të Malësisë së Madhe (natyrisht shqiptarët duhet ta dinë se Malësia e Madhe që johim sot është vetëm një e treta e asaj të vërtetës). Kuvendi ndërballkanik i Kuçit i vitit 1614 ishte i pari i këtij lloji dhe merrni pjesë përfaqësues të kryengritësve shqiptarë, malazezë, serbë, boshnjakë, hercegonivas dhe maqedonas. Në këtë kuvend u vendos lufta e pakompromis kundër pushtuesit osman, si dhe qëllimi final, çlirimi i të gjitha trojeve të pushtuara.

Në këtë kuvend merrnin pjesë 44 përfaqësues të kombësive ballkanike emrat e të cilëve po i paraqesim “origjinal”, si dhe vendin nga vinin:

1.       Gradam (Gardan), Vojvoda i Novogostës

2.       Konti Lala Drekali prej Kuçi

3.       Koti Vojo nga Rizano

4.       Konti Vojo prej Malit të Zi

5.       Gjeci (Gjergj) Bardhi prej Mirdite

6.       Protopopi Ivanoviq

7.       Konti Nikolla prej Piperit

8.       Konti Selak (Shllak?) prej Grije (?)

9.       Vojvoda Raic Palabardhi (Bjelopavliqi)

10.    Rade Vojvoda prej Planit (Plavës?)

11.    Konti Petar prej Plushive

12.    Konti Stepan Raceçi

13.    Konti Drahigo Geleci

14.    Konti Menzita (Mirieta) Serciza (Cernica)

15.    Konti Nikolla Negushi

16.    Gjin Gjergji Dukagjini

17.    Konti Vule Dubigini (Dubinje)

18.    Konti Radosave Bronci (Bonci)

19.    Konti Mark prej Malit të Zi

20.    Konti Gjon nga Zupa e Epër

21.    Vojvoda Vuka (Vuk Keqi, Vuka Gjeçi)

22.    Konti Thoma nga Vershevo

23.    Konti Pravo (Pavlo) nga Prizreni

24.    Vojvoda Sekuli (Gjek Kuli, Gjek Cudi nga Boga)

25.    Konti Milia nga Bjela (Bardha e Kuçit)

26.    Konti Gjon Plesisi (Lleshi i Zi)

27.    Konti Dragoi nga Rudina

28.    Konti Mileta Regano

29.    Konti Gjon Mustaki

30.    Konti Millosh Çekanji (Çekaj)

31.    Konti Mihal prej Prejs

32.    Konti Thoma i Kostas

33.    Konti Vuisko nga Biloshi

34.    Konti Vigio Ravan nga Griniqi (Grigjaniku)

35.    Konti Vukigj (Vuk Keqi) nga Usano

36.    Konti Voin nga Balea (Baleza)

37.    Konti Andria nga Tupa e Poshtme

38.    Konti Mile nga Kupo (Prokupi)

39.    Konti Thoma nga Podgorica

40.    Konti Cepivo nga Leshkopolje (Fusha e Ljeshkes)

41.    Konti Vule nga Zeta (Genta)

42.    Vukosha nga Trepsha

43.    Konti Andrea nga Plesiuvci

44.    Popo Voin nga Zaravina (Rosanina Eosuvina)

(Kjo listë është marrë nga libri “Kreshta historie…”, të H. Buçpapaj, vepër e cituar)

Siç shihet nga lista e pjesëmarrësve në kuvend, pjesa më e madhe e anëtarëve shqiptarë janë nga trevat e Veriut, por më kryesorja është se gjashtë krerët kryesorë të kuvendit ishin dy shqiptarë: i pari Lala Drekali (emër i madh në historinë e prejardhjes të një pjese të popullsisë së Malësisë së Madhe e veçanërisht Kastratit) nga Kuçi dhe Gjergj (Gjeci) Bardhi nga Mirdita. Ja si e përshkruan këtë kuvend albanologu kroat Milan Shuflai tek vepra e tij “Serbët dhe shqiptarët”, fq. 161: “… Patrici katolik Bolizza lajmëron në vitin 1614 se fiset e veriut (Hoti, Gruda, Shkreli etj.) kishin lidhur besën (conclusero con giuramento) për ndihmë ndërmjet tyre e për mbrojtje kundër turqve. Aso kohe Hotet kishin 600 luftëtarë, Kelmendasit 650 luftëtarë, Kuçët 1500, Shkrelët 80 dhe Kastratët 130… Rolin kryesor si placa e atëhershme e shqiptarëve katolikë… e luajtën Kelmendasit…”. Interesant është edhe përshkrimi që i bën këtij kuvendi historiani Edvin Zhak tek libri “Shqiptarët…” fq. 273, i cili ndër të tjera shkruan: “… Më 1614 në Kuç të Shqipërisë Epërme u mbajt një kuvend, ku morën pjesë Patriarku i Serbisë dhe prijësat e të gjitha mbretërive europiane të pushtuara nga Turqia. Ata dërguan tek Papa Kapitenin Xhovani Renes, që të paraqiste planin që do t’u sillte çlirimin nga Turqia. Lenormanti ka lënë një përshkrim të planit: Armë do t’u jepeshin malësorëve të Malit të Zi, Dukagjinit dhe Himarës, gjithej 30.000 ushtarë të zotë. Nga Himara 8300 burra do të zaptonin kalanë dhe qytetin e Vlorës… Ata të Dukagjinit do të merrnin me lehtësi Krujën… Të tjerët do të shkonin në Shkodër dhe Kastelnovo, ku punët ishin ujdisur me rojet e natës…”. Kuvendi i Kuçit (1614) u zhvillua në dy pjesë, pjesa e parë në korrik dhe e dyta vazhdoi në shtator. Kuvendi ngarkoi Kapedan Gjon Rensin, me origjinë nga Kelmendi, jo vetëm të hynte në bisedime me mbretërit katolikë të Europës, por edhe të ishte në krye të ushtrisë që paraprakisht do të ishte me 12.000 luftëtarë që do të sulmonin garnizonet ushtarake turke.

Në fakt kuvendet vazhduan edhe në vitet e më vonëshme, ku vlen të theksohet ai i vitit 1620 (më 11 dhjetor), ku vojvodët e Likës, Policës e gjithë Malit të Zi, si dhe krerët e Dukagjinit e Kelmendit mblidhen në Beograd me motivacionin se do të paguanin tatimin, por në të vërtetë për të marrë vendimet për çlirimin e të gjitha viseve të pushtuara me ndihmën e spanjollëve dhe Papës… (M. Shuflai, “Shqiptarët dhe serbët”, fq. 68). Në fakt ky kuvend apo aleanca të tjera më të dobëta nuk u arrit të konkretizohen me rezultate konkrete të konsiderueshme, që megjithë dëshirën dhe luftën e përbashkët antiturke ne ballkanasit për shekuj mbetëm nën robërinë otomane. Me sa duket kjo robëri e gjatë ka bërë që në vend që popujt tanë (ballkanas) të vazhdonin e forconin aleancat në favor të fqinjësisë së mirë, të lirisë e begatisë, t’i shkatërrojnë ato duke krijuar “grumbuj” tepër të mëdhenj urrejtje, tmerri, mjerimi dh armiqësie që akoma nuk dihet se kur do të fillojnë të sheshohen e shërohen, pasi fqinjësia jonë është e pashmangshme sa vetë jeta. E natyrisht jeta është dhënë të jetohet në paqe e harmoni, madje në rrugën e përbashkët të Europës së Bashkuar e jo të ndarë…

Ndue Bacaj

 

Në Shqipëri drejtojnë humbësit

Që të fituar janë abstenuesit në votimet e 12 tetorit 2003 dhe humbës janë të votuarit, pra pushtetarët, ky është fakt, pasi rreth 65% e shqiptarëve nuk treguan interes për të votuar. Që këta  humbës të mëdhenj drejtojnë, kjo do të thotë se asgjë premtuese nuk do të rezervojë për domosdoshmërinë e përfshirjes në hapat e ndryshimeve, politika shqiptare.

Beteja politike që ka përfshirë ca kokrra kandari dhe isoja e kundërshtisë së ca gjelave politikë, po gremis në një humbje totale të shpresës se shansi që ka Shqipëria do të jetë i mundshëm për t’u shfrytëzuar. Duke ngulmuar në këtë klimë të pastabilitet, të pa dritë e shpresë, Partia Socialiste ka provokuar dendur tensione, gjithesi që të bëjë të mundur që elektrizimi i situatës të paralizojë politikën dhe të jetë i realizueshëm qëllimi i tyre, duke ditur të fshihet e vërteta.

Taktika që përdori Nano në harnimin e radhës së qeverisë, të cilën e realizoi me vullnet të plotë nga pavullneti i tij si prijës, nuk është më shumë se eliminimi i mundësisë së pozitës për të qenë e denjë në fronin e pushtetit. I vetëdijshëm se Nano nuk ka çfarë të humbë më shumë, tanimë po luan rolin e të mbyturit, i cili garanton fatin e tij tragjik të gjendurit afër e krah tij, qoftë edhe të atyre kamaleonëve si Paskal Milo, Skënder Gjinushi, Vangjel Dule, pse jo më vonë edhe të Ilir Metës, kur ata i duhen për mundësi shpëtimi.

Nano, i ngjendur i pabesuar përballë perëndimit e popullit të vet, është i vendosur të jetë eklektik, madje edhe të “shkatërrojë” grupe si ato të Metës. Por ama, kushdo që mendon se këtu bëhet fjalë për një betejë politike të ndershme, është i gabuar. Kjo situatë na duket se gabimisht ka hyrë në rrjedhën e potershme nën logjikën e “hakmarrjes Nano”. Nano është nga ata që di të mposhtë kundërshtarët, është nga ata që kur ia do nevoja, nuk e ka për gjë edhe të pranojë hapat pozitivë të partisë së Berishës, si ligjin 7501, etj. Një kurajo e tillë nuk i mungon as Berishës, si fjala vjen përkrahjen e luftës në Irak, etj.

Mirëfilli një strategji tjetër për të qenë në fron humbësit është polarizimi i egër, janë përplasjet e brezave, e thënë troç, diversiteti i mendimeve që atakojnë në kushtet kur ato paraqiten si alternativa. Afrimi i Nanos me Berishën, largimi, ndarja apo veshja e dorezave të ringut, janë shfrytëzuar si elemente pikavarazhi. Sa cektësi.

E parë me syrin e interesit e shtetasit, pra të abstenuesit në votime, të asaj pjese të “parëndësishme” që përbën rreth 65% të popullsisë, kjo lojë politike është një farsë që fabrikohet në një kohë që për politikën do të kishte të tjera preokupime më imediate, tek të cilat varet edhe fati i ardhmërisë së vendit. Nëse do të merreshin në shqyrtim me syrin e shtetasit, ligji për tokën, kthimi i parave të burgosurve politikë, vjedhja e thesarit të shtetit, që mbase nuk është i vjedhur pasi nuk po përmendet prej kohësh, komisioni anti-Rama dhe heshtja prej varri tani, e thënë më shkoqur, shfajësimi për humbjen e avokatit që shumë shpejt mund të kalojë nga ana e Nanos ndoshta për t’i lënë radhën Metës të afrohet tek e djathta, gjërat bëhen jo edhe aq të pakuptueshme.

Ca kokrra kandari të ndryshkura që në kohën e Enverit, nuk do të kishin asnjë të drejtë, as morale, as politike të luajnë më këtë kartë, nisur nga motive që nuk tejkalojnë interesat personale, apo detyrat e një katovice të largët.

Nuk është jashtë normalitetit që gjëra të tilla të kushtojnë, nëse nuk kanë kushtuar deri tani, pasi zgjedhjet parlamentare janë vitin tjetër dhe këta “abstenuesit” janë pak si shumë.

Nuk ka dyshim që manovra të tilla, që perceptimet tona i konsiderojnë si konflikte të llojit, të jenë fermentim i një klime për të frenuar vullnetet politike për të përfshirë Shqipërinë në programet e zhvillimit. Fatkeqësisht edhe angazhimi politik në kampin opozitar, hë për hë duket i vakët për të kthyer një kurs të ri në politikën e ekonominë shqiptare.

Gjithesi, çfarëdolloj procedimi në vetvete duket se do të mbetet edhe për disa kohë situatë komprometuese, ku të humbur nuk do të jenë protagonistët, por spektatorët. Pra të fituar mund të jenë sërish humbësit.

Megjithatë, vetëm alternativat dhe lëvizjet e guximshme mund të sjellin një konfiguracion tjetër.

Editorial nga Sokol Pepushaj, Albert Vataj

 

Ekonomia shqiptare me “ngërç”

Importet ecin përpara, investimet indietro

Ekonomia jonë vazhdon të mbetet peng i destinacioneve që duhej të ishin në radhë, e jo në krye të prioriteteve. Tregtia, shërbimet, të ardhurat nga emigracioni, kjo është thuajse gjithçka e rëndësishme dhe (deri diku) e sigurtë që kemi hë për hë…

Përpjekjet e biznesmenëve vendas për më shumë investime dhe për rritjen e prodhimit, nuk gjejnë mbështetjen e qeverisë, për të mos folur për administratën vendore, (që në fakt edhe mundësitë i ka më të vogla). Turizmi kaloi një sezon aspak të mbarë.

Ato pak biznese prodhuese që jo vetëm furnizojnë tregun e brendshëm, por kanë gjetur edhe partnerë jashtë kufijve të Shqipërisë, presin të ndihmohen dhe të inkurajohen, por vëmendja ndaj tyre është e pakët… Nga ana tjetër, edhe shumë të ardhura të tjera, të padeklaruara (që mendohet se nuk janë pak) dhe që mund të përmirësonin sadopak ritmin, por edhe natyrën e investimeve, mbahen të bllokuara. Pasiguria, mungesa e masave mbrojtëse, por edhe prirja e hershme e shqiptarëve për t’i mbajtur paratë të thata, kanë bërë që shpeshherë bankat të dalin jashtë loje, dhe rregullatorët e komplikuar financiarë të mos funksionojnë siç duhet.

Kështu, vetëm gjatë vitit 2002, jashtë bankave qarkullonin 130.7 miliardë lekë. Duke menduar që shifra të tilla, gjithesi, janë të përmbajtura, merret me mend se me sa ngadalësi po futet vendi ynë në rrjedhën e ekonomisë së tregut. Nga ana tjetër, mungesa e investimeve (dhe “ftohja” e investitorëve të huaj), por edhe paqartësitë strategjike në zhvillimin ekonomik e të bizneseve vendase, mbajnë një ritëm modest. Puna ka arritur deri aty, sa të mos jetë e qartë asgjë: p.sh., në lidhje me praktikën e Marrëveshjes së Lirë me Maqedoninë, sektorë të Ministrisë së Ekonomisë shprehen për përparim të ekonomisë, kurse Banka e Shqipërisë dhe INSTAT pohojnë të kundërtën.

I gjithë ngërçi i ekonomisë pasqyrohet në fakt në balancat pesimiste import-eksport. Gjatë muajit korrik 2003, sipas INSTAT, (Instituti Shqiptar i Statistikave), importi i produktit prej druri dhe letre është rritur nga 592 në 723 milionë lekë, ose 22.2%; ai i produkteve kimike dhe plastike nga 1.739 milionë lekë në 2.100 milionë lekë ose 20.8%. Me të kapërcyer vera, filloi stër-vërshimi i produkteve agro-ushqimore e blegtorale nga përtej kufijve. Ndërkaq bujqësia (që jep gjysmën e prodhimit vendas) është “e ftohur” si vetë moti: sidomos fermat e vogla vetëm ankohen se nuk kanë ku çojnë prodhimet e tyre. Sa për të sjellë një shembull, vetëm në Streblevë të Librazhdit ka rrezik të kalben këtë vit (ashtu si edhe vitin e shkuar) 15 mijë kv patate (?!). Tregu i fqinjëve, i mbështetur edhe nga politikat e dyshimta doganore dhe prirjet monopolizuese, konkuron papushuar dhe hapur prodhimin vendas, duke diktuar edhe çmimet marramendëse.

Të gjitha këto e rraskapisin ekonominë, e cila siç u tha edhe më lart, (dhe në të vërtetë këtu nuk ka asgjë të re), mbahet dhe mbijeton në sajë të tregtisë, të shërbimeve dhe të ardhurave (në rënie) nga emigracioni.

Vangjush Sara

 

Kristian Demokratët drejt konsolidimit

Partia Kristian Demokrate Shqiptare, ndonëse një parti e re, dimensionet e saj janë gjithnjë në rritje dhe kjo për vetë faktin se kjo parti përfaqëson alternativën më progresiste dhe bashkëkohore për integrimin real të shoqërisë shqiptare në Europë e lirë dhe demokratike, ku mbizotëron Kristian Demokracia.

Më datën 20 dhjetor 2003, në njërin nga ambientet e Hotel “Dajtit” në kryeqytet, zhvilloi punimet Konferenca e Parë e PKD të degës së Tiranës. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm Kryetari i Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë, Avokat Fran Dashi, Doktor Vasil Babi, n/kryetar i kësaj partie, si dhe të ftuar të tjerë. Mbas përshëndetjes së rastit nga kryetari i PKD të Shqipërisë, fjalën e hapjes e mori Dr. Vasil Babi, i cili në ligjëratën e tij shpalosi vlerat e Partisë Kristian Demokrate dhe detyrat e mëdha që i dalin përpara këtij formacioni politik për emancipimin e shoqërisë shqiptare dhe për edukimin e saj me vlerat dhe moralin demokristian, me atë moral i cili është modeli absolut për ngritjen në “zenit” të shpirtit njerëzor. Ai theksoi se Shqipëria, si pjesë e pandarë gjeografike e kontinentit duhet të bëhet dhe pjesë integrale e kulturës europiane.

Në këtë tubim e morën fjalën dhe të ftuar nga rrethet, ku mund të veçojmë diskutimin e z. Selami Jenisheri (i Partisë Demokristiane), i cili në përshëndetjen e tij (ndoshta nga emocionet apo euforia), u shpreh se Partia Kristian Demokrate përfaqëson vlerat më të larta të një partie fetare! Kjo shprehje apo ligjëratë, ndonëse nuk u kundërshtua nga drejtuesit e aktivitetit, u përball me kundërshtimet konstante të diskutantëve të Mirditës, ku shkrimtari Ndue Bushkola sugjeroi në diskutimin e tij se Partia Kristian Demokrate nuk është parti fetare, por parti e zhvillimit dhe progresit, parti alternative e atyre që ndërtuan Europën moderne. Akoma më i ashpër ishte reagimi i Kryetarit të PKD së degës së Shkodrës, z. Lekë Lamaj, i cili ndër të tjera tha: Vetëm njerëzit me qëllim të keq kërkojnë t’i japin partisë sonë “ngjyrim” fetar. Në Partinë Kristian Demokrate militon çdo shqiptar që gjen veten tek kjo parti. Ia sugjeroi se vetë n/kryetari i kësaj partie, korçari intelektual Arben Sula është i besimit mysliman dhe njëkohësisht njëri ndër aktivistët më produktivë të kësaj partie. Kryetari i degës së Mirditës, z. Zef Lleshi, mbajti një ligjëratë ku spikati me të gjithë madhështinë elokuenca e oratorit intelektual.

Më në fund u bënë zgjedhjet, ku kryetar i PKD të Tiranës, me shumicën absolutet të votave u zgjodh inxhinieri dhe intelektuali me plot vlera e reputacion Paulin Mema. Pas mbarimit të aktivitetit u shtrua një kokteil.

Konferenca e Tiranës dhe zgjedhja e kryesisë së PKD të saj janë “preludi” i një fitoreje për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.

Mark Bregu

Emancipimi i plotë i shoqërisë dukagjinase dhe integrimi i saj në shoqërinë demokratike

Të nxitur nga artikulli “Prodhime të edukatës komuniste”, të zotit Pjetër Gjelosh Kusha, të botuar në gazetën “Shqipëria Etnike”, në Nr. 52, datë 25 nëntor 2003, në nderim të lexuesit të kësaj gazete prononcohemi, në mënyrë të veçantë për atë që theksohet: “… tradhëtar të zakoneve shqiptare…”.

Ne, anëtarët e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe në veçanti kryesia e saj, nderojmë dhe respektojmë çdo mendim ndryshe të shprehur nga çdo individ, grup shoqëror, institucion shtetëror ose shoqëror, veçanërisht kur na japin mendime dhe na bëjnë propozime racionale për rritjen e konsolidimin e shoqatës, për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të saj, për shtrirjen në struktura vartëse (degë) në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe jashtë tij, për rritjen në numër të saj dhe për njohjen e evidentimin e specialistëve dhe profesionistëve të ndryshëm për t’i propaganduar në interes të Dukagjinit e të dukagjinasve, kudo që ata punojnë dhe jetojnë, e të tjera. Por ne nuk mund të pranojmë mendime regersive, mendime që bien ndesh shoqërisë demokratike, mendime që bine ndesh me zhvillimin e jetës së shoqërisë shqiptare për t’u integruar në atë europiane.

Shqetësimi ynë nuk është se çfarë është sllavo-komunisit, se çfarë është komunisti, se çfarë është ballisti apo legalisti, socialisti apo demokrati shqiptar, por se çfarë japin kjo kategori njerëzish për Dukagjinin dhe dukagjinasit, për Shqipërinë dhe shqiptarët për t’u integruar sa më denjësisht në shoqërinë demokratike.

Shqetësimi ynë është pse ne akoma kemi mentalitete të bashkëjetesës fisnore, të patriarkalitetit, të bajraktarizmit dhe kanunore; pse të ndodhë krimi, pse të ndodhë hakmarrja, pse të ndodhë gjakmarrja, pse të dhunohet, pse të ndodhë përdhunimi, pse të dhunohet femra dhe aq më pak të vritet, pse të dhunohet fëmija, të izolohet dhe aq më pak të vritet?! Këto “pse” nuk kanë fund, por dihet se çdo veprim i antivlerave, kundra të drejtave të njeriut kanë një mentalitet të gabuar, atë të të fortit mbi më të dobëtit, atë të mentalitetit të dokeve e zakoneve kanunore. Nuk është e drejtë, që për të justifikuar gjakmarrjen në Shqipëri dhe veçanërisht në Veri, disa gjejnë dhjetra shembuj të hakmarrjes që ndodhin në vende të tjera, në mjedise jo shqiptare, shfletojnë dhe shfletojnë me qindra e me mijëra faqe të librave të shenjtë e të tjera, për të cituar vargje e rreshta të shkruar në to, për të justifikuar gjakmarrjen.

Ne nuk jemi tradhëtarë të virtyteve e vlerave të Dukagjinit e të dukagjinasve, por jemi kundra atyre dokeve e zakoneve që pengojnë të integrohesh në shoqërinë demokratike. Në shoqërinë demokratike, nuk mund të konceptohet zgjidhja e konflikteve nga më të lehtat e deri në atë të vrasjes me doke e zakone kanunore, me vetëgjyqësi. Ato zgjidhen vetëm nëpërmjet ligjit që është themeli bazë i një shoqërie demokratike.

Shumë propagandohet për punën që bëhet për faljen e gjakut. Sigurisht është një punë shumë fisnike dhe ne i përgëzojmë për punën dhe fisnikërinë e tyre, të këtyre misionarëve të paqes. Por ne nuk mund të pranojmë, për atë që fal gjakun, shprehjet: Burri fal, Trimi fal, Jeni shpi soji brez pas brezi, Paçi faqen e bardhë, e të tjera kësi soj shprehjesh që të trondisin moralisht. Këto veprime dhe shprehje janë të pranueshme vetëm për një shoqëri patriarkale mesjetare, që pranon zgjidhjen e konflikteve në bazë të normave kanunore dhe me vetëgjyqësi, por nuk janë të pranueshme për shoqërinë demokratike. Është jo normale që disa njerëz, sigurisht me qëllim fisnik, por e papranueshme që t’i kërkosh viktimës të falë kriminelin. Pse këta njerëz nuk i kërkojnë pjestarëve të familjes së viktimës të denoncojnë kriminelin në organet e drejtësisë dhe në qoftë se kjo – Jo, të kërkojnë që ky kriminel të dorëzohet – njerëzve të viktimës dhe këta të lejohen të gjykojnë. Një qëndrim i këtyre njerëzve të deri tanishëm është shumë absurd dhe i papranueshëm në shoqërinë tonë demokratike.

Është një e vërtetë e pamohueshme se shoqëria shqiptare, pjesë e së cilës jemi edhe ne, që pas vitit 1990 kërkonte liri-demokraci, po shoqërohet me shumë dhunë, me shumë konfliktualitet, me shumë pak tolerancë, peshorja po peshon fatkeqësisht më shumë nga antivlerat se sa tek zgjidhja e problemeve sociale, ekonomike, me vizione analizuese dhe të mençura.

Dhuna është e pranishme në familje, në marrëdhëniet shoqërore, është e pranishme në grupet shoqërore të fëmijëve dhe adoleshentëve. Emancipimi i shoqërisë dukagjinase e shqiptare sot është një detyrë e pakushtëzuar. Familja jonë duhet të çlirohet nga norma zakonore mesjetare… Edukimi është i gjithanshëm me normat e shoqërisë demokratike, por ai duhet të fillojë në familje, që është qeliza bazë e shoqërisë, ku të vegjlit marrin normat e para të edukatës dhe formojnë karakterin e tyre. Një familje me bashkëshorët me mentalitet mesjetar-kanunor nuk ka se si të edukojë fëmijë me shprehi dhe vlera të qëndrueshme demokratike.

Motoja e shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”: “Mos pyet se çfarë bëri Dukagjini për ty, por çfarë bëra unë për Dukagjinin”, ka në themel të saj vizionin: si të emancipojmë më mirë shoqërinë dukagjinase, si të bëjmë këtë shoqëri sa më pak të dhunëshme, sa më pak konfliktuale, sa më njerëzore dhe tolerante, me sa më shumë vlera morale e qytetare, së cilës nuk i mungojnë.

Zoti Pjetër dhe kushdo tjetër, ne jemi kundër dokeve e zakoneve kanunore, që nuk lejojnë integrimin e dukagjinasit në shoqërinë demokratike.

Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, ka shumë objektiva në programin e saj, në fushën e historiografisë, në fushën e kulturës, në fushën e ekonomisë, e të tjera dhe në zbatim të tyre, brenda një kohe të shkurtër kemi përgatitur e realizuar tetë veprimtari dhe të tjera projekte që kemi në të ardhmen, me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer Dukagjinit dhe dukagjinasve, në veçanti.

Ju dhe të gjithë të tjerët, dukagjinas ose jo dukagjinas, i ftojmë me dashuri e respekt të marrin pjesë në mbështetje të realizimit të objektivave tona mjaft të qarta dhe fisnikërie për një emancipim shoqëror.

Kryetari i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”

Ndue Sanaj

Kali Toskë më autoritar se Mbretëresha Gegë!

Shkas për këtë shkrim u bë një e-letër krejt e papritur, që kisha marrë para do javësh, pikërisht më datën 28 nëntor. Vinte nga njëfarë “Forumi shqiptar” (si duket listë dikutimi në internet) nuk e di fort mirë se kush janë, sepse nuk jam i anëtarësuar në forumet e këtij “Forumi”. Nejse. E-letra thoshte diçka në frymën “28 Nëntori le të jetë ditë e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, rreth idealit që shprehet përmes simbolit tonë të përbashkët: zhgabës dykrenare” (theksi i imi). Nuk është ky teksti i përçuar pikë për pikë, por kjo s’është gjithaq me rëndësi. Me rëndësi është fjala që nënvizova “zhgabës”. S’do mend, thashë vetë me vete, ai që e ka shkruar këtë urim do të ketë menduar “shkabës”.

T’ia them. Shtypa Reply. Prapë vetëm po parafrazoj, se e-gjegjen nuk e ruajta: “Faleminderit për e-letrën, gëzohem shumë që ma paskeni gjetur e-adresën dhe më dërgoni përgëzime, por kujdes, nuk shkruhet ‘zhgabë’, por ‘shkabë’”. Send.

Nuk iku as edhe një minutë që kishta shtypur Send, kur shoh një e-letër tjetër nga “webmbaster” i forumit në fjalë. Përgjigja. E shkurtër po, por edhe e drejtpërdrejtë: “Në gjuhën zyrtare shqipe shkruhet ‘zhgaba’”. Pikë. Kaq. Shkurt e shqip, dhe… gabim. Prandaj kur e pashë ngenë e këtij “webmasteri” për të qitur petulla në ujë, shkova mora fjalorin drejtshkrimor të shqipes, e gjeta faqen ku figuron fjala “shkabë-a” dhe i çova një e-letër tjetër. Reply!

“Në fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe figuron vetëm ‘shkaba’, nuk ka ‘zhgabë’”. Këtë fenomen të kthimit të tingujve nistorë të shurdhët në të zëshëm e kisha vënë re kaherë në Tiranë: Robert Zhvarc, i thoshin Robert Shvarcit, pastaj kisha parë ‘zgarë’ për ‘skarë’, ‘kruzma’ për ‘krusma’ e kështu me radhë. Ia bëra me dije këto “webasterit”, duke i thënë se do të jetë ndonjë dialektalizëm jugor. Meqë mbështetja “akademike” e fjalorit ishte në anën time, përveç faqes ku figuron fjala e shkruar drejt në fjalor, nuk u kurseva as nga një koment (paaak ironik, ç’është e vërteta) në fund.

Ismail Kadareja, i thashë, ka një roman të quajtur “Shkaba” e jo “Zhgaba”, fjalë kjo, që meqë ra fjala, po më tingëllon sikur “zhaba”. Nënteksti: “Kadareja nuk do të ketë lajthitur kur vendos të shkruajë ‘Shkaba’”, si dhe tjetri “aq po e përul shqiponjën tonë ti, sa po e përafron me zhabën”? Send!

Përgjigja nuk vonoi. E kam ruajtur vetëm në mbamendjen trunore, jo atë kibernetike, por mund ta përcjell me mjaft përpikmëri:

“Ke të drejtë ti, por kam edhe unë” – kjo ish fjalia e parë dhe fryma e gjithë e-letrës, që në çdo tjetër fjali më përsëritej në të tjera forma: “Mbase ka të bëjë me atë se si i shqiptojmë fjalët nëpër zona të ndryshme”. Çka? Mënyra si i shqiptojmë? Unë s’e them fare fjalën “shkabë”, e njoh vetëm prej gjuhës shkrimore. Këtu s’e thotë kush. Hajt të lexoj një fije më poshtë: “Nuk jeni i pari që më bëni këtë vërejtje. Kam marrë edhe e-maila nga të tjerë shqiptarë të Kosovës që më bëjnë të njëjtën vërejtje. Por jam i bindur se është e saktë, meqë kështu e themi dhe e kemi thonë gjithmonë në rajonin tonë. Unë jam nga Vlora”.

Me fjalë të tjera, tipi po ngulmonte se meqë është vlonjat, e unë shqiptar prej përtej kufirit administrativ, kjo nënkuptonte vetvetiu se ai ndodhej në anën e saktë e unë në atë të gabuarën të korrektësisë jo veç drejtshkrimore, por gjuhësore përgjithësisht. E ilustrimi prej Fjalorit Drejtshkrimor që i çova? E atij Fjalori Drejtshkrimor të botuar në Tiranë, hë? E ai tjetri shembull me gjirokastritin Kadare? Hë? Mbase këto e ulnin epërsinë e tij dhe bënin që “të dy të kishim të drejtë”.

Por të tjera gjëra filluan të më sillen në krye. Më të gjera. Shumë më të gjera. Fillimisht, do pyetje: A është gjuha standarde/letrare/e njësuar (quaje si të duash) një dhe e njëjtë për të gjithë? A janë të njëjta rregullat e lojës për të gjithë lojtarët? Kush i cakton rregullat e lojës?

Troç, e pa shumë nocione të korrektësisë politike, se s’kam kohë ta tjerr e çtjerr- qe nxjerrat e mejtimeve të mia: toskët janë ata që e kan shpikur lojën dhe vazhdojnë t’i shpikin dhe ndërrojnë rregullat. Meqë gjuha e gjallë gjithmonë ndryshon, ndryshojnë përherë aspekte të caktuara të saj, fonetike, morfologjike, leksikore e kështu me radhë. Kur këto ndryshime ndodhin në toskërishten popullore, sa të përhapen mjaft në toskërishte, ato menjëherë pasqyrohen në “gjuhën letrare/standarde/të njësuar” (ose quaje qysh të duash vetë). Cili prej tyre brengoset pse thotë, bile-bile edhe shkruan: brënda, mëndja, vëndi, dhëmbja, kam patur, tek mua, tek ty, nga mua, nga ty, sesa ty, sesa mua, do të desha, do të qesh, qeraja, zgara, kruzma, oazi, pauz, madje edhe zhgaba? S’po e zgjas listën, as s’po futem këtu në analiza të strukturave e në shumë e shumëçka tjetër. Jam i sigurt se një lexues toskë madje, ndërsa po i lexon këta shembuj, po e kruan kryet dhe s’po e kupton dot se ç’të keqe kanë trajtat e paraqitura sipër. S’e dinë as gegët, faqja e zezë, sepse drejtshkrimi tashmë ka marrë kuptimin e imitimit të asaj që shkruajnë toskët. Por, prit, se gjuha e shkruar duhet t’i ndjekë zhvillimet e gjuhës së folur, ndryshe krijohet hendek i madh mes tyre, është përgjigja përherë në maje të gjuhës ndaj vërejtjes që ti e bën.

Është interesant se për getët, kriteri që është vënë për përcaktimin e nivelit të zotërimit të këtij “standardi” janë jo vetëm rregullat e lojës, por rregullat përherë të ndryshueshme të lojës. Që ndryshojnë krah për krah me toskërishten. Të lojës që herë quhet “gjuhë e njësuar”, “gjuhë letrare”, “gjuhë standarde”, “gjuhë zyrtare”, që pra ndërron edhe emërtimet sa herë që shpikësit e rregullave të lojës mendojnë t’i ndërrojnë rregullat. Vërtetë këto trajta të mësipërme e të tjera si këto nuk janë “zyrtare”, në kuptimin që ende nuk figurojnë nëpër fjalorë, por meqë po përdoren aq dendur sot, duke marrë kësodore vetvetiu njëfarë leje të përhershme qëndrimi, pasaportën e shtetësisë nuk e kanë veçse një tjetër kongres larg. Një kongres që do t’i përligjë nesër “për të mos u krijuar ai ‘hendeku’”. E kjo për mua është sikur të ftoj ty të luajmë shah, mandej marr dhe e luaj kalin pesë fusha para dhe dy anash, e kur ti më ankohesh dhe më bën me dije se kali luan vetëm tri fusha para dhe një anash, unë të them “Oh, është një rregull i ri që shpika qëparë, nuk ta thashë akoma?” dhe e shoqëroj me një “më fal pashë Zotin!”.

Kur gegët fusin dashur-padashur fjalë të dialektit vetjaj, ose trajta fjalësh prej dialektit vetjak, atëherë u kujtohet se: suksesi, dhe madje e ardhmja e “gjuhës standarde” varet nga ajo se sa arrijmë t’i kapërcejmë e tejkalojmë trajtat e ngushta dialektore dhe fjalët me shtrirje të ngushtë krahinore për të mirën e gjuhës së përbashkët”.

E e ardhmja e gjuhës së përbashkët, me vetë nismën që ka pasur, (duke u mbështetur kryekreje në toskërisht) dhe me shtegun që ka marrë, (duke i rahatuar trajtat e panormuara të toskërishtes çdo ditë e më shumë) do të kthehet në një gjuhë që frymon gjithmonë në hap me zhvillimet e brendshme vetëm të toskërishtes. Kjo nga njëra anë, dhe nga tjetra, fakti se shqipja standarde më lehtë e më shpejt po përqafon fjalë e terma të huaja, sesa i merr nga visari i gegënishtes, janë kërcënimet më të mëdha që po rrezikojnë cungimin e shqipes sot dhe në të ardhmen. Ndryshe, nesër kali i toskërishtes në fushën e shahut do të fillojë të bëjë lëvizje më virtuoze sesa vetë mbretëresha, dhe ti do të marrësh një “oh, s’ta thashë ktë rregullin e ri?” dhe mbasandej një “më fal” doemos.

Zgjidhja – nuk mendoj se është vazhdimi i këtij kodi shkrimor, meqë caku i këtij shtegu tashmë është i qartë. Janë për t’u duartrokitur përpjekjet për të gjetur një kod më gjithpërfshirës të shqipes së përbashkët, por këto nuk do të guxonin të bien pre e tendencave krahinore, partikulariste. Prandaj, le të formësohet gjithnjë e më shumë një kod alternativ shkrimor që ka nisur të qisë krye, duke zënë vendin që toskërishtja e normuar nuk po mund ta mbulojë: atë të një shqipeje standarde gjithëkombëtare. Një kristalizim dhe përhapje e këtij kodi do ta paraqiste standardin në një optikë krejt të re: një variant të mbyllur periferik, çka në të vërtetë është dhe po bëhet përditë e më shumë. Prandaj, po ringjalljes së një shkrojtësie alternative, po qëtimit të fjalëve të visarit gegë, përpjekjeve për ta kthyer pronësinë e përbashkët mbi shqipen standarde dhe të ardhmen e saj. Qe, këto doja t’ia thosha atij vlonjatit, por nuk ia thashë. Ai që ngulmon të shkruajë ‘zhgabë’ edhe mbas vërejtjeve të argumentuara, që propagon bashkimin, por praktikon përçarjen, nuk do të kuptonte shumë prej këtyre. Nejse. Përfitova unë. Vendosa: Ma nuk kam me e ndjekë nji kod shkrimor, shtegu i të cilit mue dhe ata që folin si unë i përjashton prej pronësisë mbi shqipen. E ardhmja e shqipes së përbashkët asht ngjeti. Ta lypim – por ta lypim bashkë!

Atdhe Aliu, Përkthyes në UNMIK – Prishtinë

Quhem Atdhe (Aliu e kam mbiemnin). Kërkoni ma shum të dhana për mue (po ju shkruej në gegnisht, sesi më vjen me iu drejtue ndryshe nji tjetër shqiptari gegë).

Kërkoni ma shumë të dhana për mue – a di sa pyetje e vështirë din me qenë kjo? Mendohesh e mendohesh e mendohesh e nuk din ç’me thanë rreth vetes. Megjithate qe telegrafikisht diçka:

Atdhe Aliu nga Prishtina 28 vjeç, përkthyes në UNMIK këtu në Prishtinë (i rrethuem me fjalorë gjithëfarësoj tanë ditën) me një pasion e dhunti të natyrshme për gjuhët, i martuem prej nji motmoti tash.

Ju përgëzoj pikë së pari për titullin e gazetës – shyqyr që dikush asht kujtue për të tillë titull. Veçse, uroj që kjo gazetë shpejt të nisë me u shitë edhe në Kosovë. Fundja a s’jemi nji komb që ende nuk ka nji gazetë mbarëkombtare? Marre boll.

Shpresoj me gjetë kohë këto ditë me e shkruejtë e me të dërgue edhe nji tjetër artikull.

Gjithë të mirat e përshëndetje prej Prishtine. A.A.

 

A mund t’i imponohet e keqja një populli të tërë?

Dymijë e katra erdhi, uroj me gjithë zemër që ky vit të jetë për shqiptarët viti i prosperitetit, zhvillimit, luftës kundër krimit që ka pushtuar çdo qelizë të jetës sonë. Të jetë ky vit i luftës kundër korrupsionit, territ (i çdo lloji), trafikantëve, por mbi të gjitha viti i idealeve kombëtare.

Në shkrimin tjetër pata një temë të veçantë për të ardhmen, edukimin e fëmijëve me dhuntitë shqiptare, ku edhe u falënderova nga disa miq të mi, apo të panjohur, kryesisht shqiptarë nga trojet tona etnike. Ju falëminderit. Shqipëria sot, për mua, ndodhet në dilemë dhe në prag-humnerë nga drejtuesit e saj qeveritarë antikombëtarë. Ku është shpresa jonë? Zoti i dhashtë kurajo shqiptarëve që të zgjohen nga apatia, gjumi e frika dhe të ngrihen e të ndërtojnë Shqipërinë që dëshirojmë të gjithë.

A është e vështirë? Unë them se po, sepse mosbesimi ka arritur kulmin dhe kthehem tek pyetja e mësipërme. Ku është shpresa jonë? Vetëm për ata që besojnë në Zot e në Atdhe ka shpresë, pasi çdo aspekt i jetës sonë është nën një çetë rrugaçësh të pafe e atdhe, që kërkon të shkelë me këmbë Shqipërinë e shqiptarët. A duhet t’i lejojmë ne këto? Në asnjë mënyrë jo. E keqja kërkon të na imponohet, që antishteti të njihet shtet. I del për detyrë të gjithë shqiptarëve të larguar nga Atdheu, e neve që jetojmë këtu, të organizohemi e të veprojmë siç vepron bota e civilizuar, kundër padrejtësive, sepse edhe çështja kombëtare kërkon një Shqipëri të fortë e të zhvilluar. S’kemi kohë të humbim. Të japim përgjigjen e merituar ligjore ndaj këtyre bandave. Unë jam një nga ata të shumtë shqiptarë që luftuan kundër sistemit komunist, që solli këto monstra, por duhet të jemi koshientë se në sistemin e sotëm Demokratik, në botë janë të palejueshme e anti-ligjore dhe anti-kushtetuese të drejtojnë terroristët e banditët-diktatorë.

Të lihen mënjanë ngatërresat, smira, shpifja, intrigat e problemet e ndryshme, sepse këto ekzistojnë e s’mund t’i fshehim këto fenomene të sotme. Pra, i del për detyrë të gjithëve, që nga opozita, ushtarakët, policia, gjyqtarët, intelektualët, arsimtarët, media, sindikatat, nacionalistët edhe ato socialistë që e duan një Shqipëri normale e të përparuar, por me një kusht, që fituesi të jetë Shqipëria, shqiptarët e ligji. Shembulli më i mirë i një shteti ligjor mund të jetë SHBA dhe BE me demokracinë e tyre ligjore. Të ndërtohet shteti që kanë ëndërruar e dhënë jetën të gjithë përparimtarët e atdhetarët e shumtë shqiptarë. Jo rastësisht nuk kam përmendur Presidentin e Prokurorin e Përgjithshëm, se po të kenë sadopak ndjenjë qytetare, do të vepronin siç veproi Falkone në Itali për shtetin e së drejtës. Do Zoti e veprojnë, e çdo gjë rregullohet, që shqiptarët të ndiejnë siguri e krenari për vendin e tyre dhe mos të merren nëpërkëmbë nga i veti e nga i huaji.

Unë dhashë një mendim apo akuzë.

Ju lutem jepeni edhe ju, se siç thotë një fjalë e vjetër “gur-gur bëhet mur, e mur-mur bëhet kalaja”.

Nikolin Pemaj

Mbizotëron krimi

Po. Shqipëria është vendi ku krimi përditë po merr përmasa. Nuk ka asnjë ditë që nuk regjistrohen dhjetra e dhjetra krime të rënda. Por ama janë tepër të rrallë rastet që kriminelët ndalohen e edhe në ndonjë rast të tillë ata lirohen nga gjykatat. Kështu Shqipëria është rasti unikal në botë ku krimi është shtruar këmbëkryq dhe vetëm në ndonjë përplasje mes klanesh po kriminale në parlament apo qeveri, del ndonjë prokuror, ministër apo partiak i lartë e publikon shëmtitë e vetë shtetit, për t’i fshehur pas pak kohësh që i ofrohet ndonjë vend pune. Kështu ka ngjarë me Fatos Nanon para dy vjetëve kur desh dhe arriti të mposhtë ish-Kryeministrin Ilir Meta, kështu ka ngjarë me ish-Ministrin e Rendit Luan Rama apo me ish-Presidentin Rexhep Mejdani. Të tre kanë deklaruar botërisht se rreth 90% e gjyqësorit është e korruptuar apo se policia shqiptare është ajo që menazhon e drejton krimin. Në shënjestër të krimit e hakmarrjes kanë qenë gjithherë kundërshtarët politikë të këtij regjimi, ndër më të shëmtuarit në botë. Demokrati Agostin Tom Curri, kohët e fundit, e pikërisht më 5. 12. 2003, së bashku me familjen e tij, gruan Kristina e djalin Enio, u gjend përballë një grupi anarshist që tentuan ta vrasin familjarisht. Një makinë tip Benz, ngjyrë e zezë, me targa të huaja, teksa familja në fjalë po shkonte për festë tek disa të afërm në Malësi të Madhe, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, rreth tetë kilometër pa hyrë në Koplik, tentojnë të bëjnë karambol me ta dhe kanë qëlluar me plumba në drejtim të tyre. Si duket fati e Perëndia ka qenë me ta dhe kanë shpëtuar. Investigimet tona për këtë rast të padenoncuar në polici, pasi jo në pak raste të tilla pas një denoncimi, vetë policia lajmëron kriminelët për padi dhe këta të fundit pastaj realizojnë zhdukje fizike, e çojnë hetimin e zbardhjen pak më tej. Familja Curri është e njohur në të gjithë Shqipërinë për një investim të madh në instalimin e demokracisë, është e njohur për bindjet antidiktatoriale. Agostini rrjedh nga një trung familjar antikomunist, dy herë të internuar në regjimin e diktatorit Enver Hoxha, më 1978 dhe më 1983. Por edhe përgjatë viteve të fundit të dhunuar, të kërcënuar, pasi në shumë veprimtari si protesta e mitingje, por edhe në organizime direkte kundër bishës së kuqe komuniste janë dalluar. Në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor, ato të 12 tetorit 2003, zgjedhje të cilat u manipuluan me dhunë nga socialkomunistët në pushtet, pasardhësit e Enver Hoxhës, Agostin Curri ishte anëtar i shtabit elektoral të kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës nën siglën e Partisë Demokratike, profesor Artan Haxhit, ndërsa gruaja e tij vëzhguese e PD-së në qendrën e votimit tek shkolla “Vasil Shanto”. U përballën me presione, me dhunë, me kërcënime dhe nuk pranuan të shesin votat, metodë kjo tashmë e hapur e diktatorëve. Por Shkodra antidiktatoriale nuk është dhe aq e përshtatshme për realizimin e qëllimeve të bandave politike, ndaj edhe ka qenë e është më e goditura, më e persekutuara, më e dhunuara. Deri dje janë denoncuar mbi 40 krime të rënda në këtë qytet që nga data 1 janar dhe tepër më shumë të padenoncuara, pasi demokratët nuk i besojnë këtij shteti. Këtij shteti që të vret sot e bën të paditurin nesër.

Korresp. i “Shqipëria Etnike

Studim i vitit 1968, botohet për herë të parë, me rastin e 500 vjetorit të botimit të librit të Barletit, “Rrethimi i Shkodrës”, më 10 Janar 1504.

Marin Barleti: Qytezën port Epidamn-Dyrrah e kanë themeluar banorët autoktonë para kolonistëve helenë

(Në “Historinë e Shqipërisë” dhe studimet tona kjo nuk thuhet!?)

 

1. Në literaturën tonë është trajtuar tema e një legjende mitologjike, që bën fjalë për themelim ndërtimin e qytezës së Epidamnit-Dyrrahut, i cili më pas u bë qytet porti më i zhvilluar i bregdetit ilirik.*

Studiuesit tonë autoritete të sotëm, si H. Ceka dhe S. Anamali, kanë mbrojtur mendimin se kolonistët e Korkyrës/Korfuzit që u vendosën në Epidamn në v.627 p.e.r. gjetën një vendbanim e një qytezë vendase ilire dhe mbi atë bazë e në lidhje me hinterlandin ilir e forcuan më vonë zhvillimin e Durrësit. Prof. Ceka shkruan: “Thykididi, nga i cili e kemi datën e themelimit të Dyrrhachium më 627 p.e.r. shprehet në një mënyrë, sikur terreni ku u vendosën kolonistët e parë helenë, të mos kishte qenë i banuar fare nga fiset ilire që e rrethonin…Në lidhje me Durrësin pozita gjeografike e të cilit është e tillë, që nuk mund të ketë qenë i pabanuar para ardhjes së kolonistëve helenë, shfaqen pa tjetër dyshime përsa i përket saktësisë së datës së themelimit të dhënë prej Thykididit. Për një banim më të hershëm të tij kemi një shënim nga koha romake. Appiani na kallxon (Bell. Civ. II, 39) se një mbret barbar (pra ilir e jo helen) paska qenë ai që themeloi i pari qytetin, të cilit i ka dhënë edhe emrin e vet Epidamnos. Djali i tij Dyrrahcos, nga ana tjetër, paska pasë ndërtuar limanin, i cili u pagëzua gjithashtu me emrin e themeluesit, Dyrrahchion. Ky shënim i Appianit meriton pa tjetër të merret me seriozitetin e duhur e të mos kalohet duke u konsideruar si një legjendë e thjeshtë, pa baza historike. Appiani nuk mund ta ketë shpikur nga mëndja atë që thotë për themelimin e Durrësit, por sigurisht e ka nxjerrë nga burime historike më të vjetra që nuk kanë si kontrollohen më prej nesh; ose na ka kumtuar një gojdhanë të moçme popullore ilire, e cila duke qenë se ilirët nuk kishin një histori të shkruar të tyre, mbështetet në një ndodhi të vërtetë, trashiguar brez pas brezi.

   Edhe po ti shqyrtojmë të dy emrat, Epidamnos dhe Dyrrhachion nga pikpamja linguistike, duhet ti japim të drejtë kumtimit të Appianit… Arkeologu Schober kujton se emri Dyrrhachion është emri i vjetër vendas, i përdorur para ardhjes së helenëve; kjo do të përputhesh plotësisht edhe me kumtimin e sipërm të Appianit, por studimet më të reja linguistike duan ta nxjerrin këtë emër me prejardhje greke “përplasje valësh”. Nga ana tjetër emri më i moçëm i qytetit, Epidamnos, të cilin deri para pak vjetësh donin ta shpjegonin gjithashtu me anë të greqishtes, është rrjeshtuar sot në listën e emrave ilire”.1

Prof. Anamali shkruan: “Për Epidamnin, vështrimi dhe zbulimi i bazës vendase është më i vështirë. Sot, për të argumentuar praninë e një vendbanimi ilir më të lashtë në qytetin e Epidamnit kemi vetëm disa të dhëna të pakta burimore: një tregim të historishkruesit grek të shek II, Apianit dhe emrat Epidamn e Dyrrhakion, që qyteti ka pasur në kohë të lashta.

   Tregimi i Apianit, megjithse është thurur në trajtë legjende meriton të merret në shqyrtim hollësisht. Aty bëhet fjalë për një mbret barbar Epidamnos, i cili kishte ngritur një qytet dhe e kishte quajtur me emrin e tij. Pranë këtij qyteti, më vonë nipi i tij Dyrraku ndërtoi një skelë detare, të cilën e quajti Dyrrhakion. Në lidhje me Dyrrhakionin, S. Bizantini shkruan: “Dyrrhakioni, një qytet i Ilirisë, i quajtur Epidamn nga Epidamni, vajza e të cilit Melisa kishte me Poseidonin, Dyrrhakun”. Pra të dy këta autorë të lashtë janë të një mendimi në lidhje me origjinën e qytetit, dhe tek ky i fundit mësojmë dhe emrin e së bijës së Epidamnit, s’ëmës së Dyrrakut. Apiani në tregimin e tij shkruan edhe për aleancën e Dyrrhakut me Herakliun. Por shënimet më interesante ky autor i jep më poshtë, kur shkruan se pas disa kohe qytetin e pushtuan brygët dhe pas tyre taulantët ilirë. Qyteti ra edhe në duart e liburnëve…pranë banorëve taulantë të qytetit, në skelë zunë vend korkyrasit, kështu skela u konsiderua helene, përfundon Apiani. …Thurja e tregimit të martesës së vajzës së Epidamnit me Poseidonin, lindja e Dyrrhakut, ardhja e Herakliut nga Greqia dhe lidhja e tij me Dyrrhakun, zot e themelues të skelës, shpjegohet me përpjekjet e helenëve të vjetër për të lidhur origjinën e qyteteve me ngjarje të mëdha, me perëndi, fenomen ky i zakonshëm. …Teksti i Apianit, që tregon se para ardhjes së kolonistëve korkyras (të cilët zunë vend pranë bregdetit, pranë vendbanimit të fortifikuar më të vjetër) është mjaft mbushamendës. Nuk do të prekim këtu në se kanë ekzistuar, në të vërtetë, dy vendbanime të ndara, me dy emra të posaçëm dhe se kur u bë bashkimi i tyre. …H. Krahe, në studimin e tij mbi emrat e lashtë të Ballkanit, ka provuar se emri Epidamn është ilir. …Zbulimi në kohët e fundit i disa tumave në afërsi të qytetit, në fushën e Sukthit, kanë krijuar mundësitë për të fituar materiale të reja për bazën vendase…2

 

2. Këto dy studime deri më sot u janë u rekomanduar studentëve të universitetit, si literaturat bazë për këtë temë. Duke e ditur se dy autoritet e nderuar janë arkeologë, lexuesi me të drejtë trajtimin “me seriozitet dhe marrjen në shqyrtim me hollësi” të kësaj legjendeje, do ta priste kryesisht me ilustrime arkeologjike si zbulime të reja të një shtrese para v. 627 p.e.r. dhe jo vetëm me hipotezat linguistike. Por, për fat të keq një shtresë e tillë dhe shtresa edhe më të vjetra në Durrës ende nuk është evidentuar.

Vërehet se në këto shkrime janë përsëritur kryesisht gjëra të njohura e të shkruara edhe më parë nga autorë të tjerë, ndërkaq ndonjë interpretim i ri zgjon diskutime.

Te Ceka, sigurisht duket se kemi një lapsus, kur Dyrrahu sillet si një “djalë i Epidamnit”. Prezencën e Poseidonit dhe Herakliut në legjendën e Epidamn-Dyrrahut, prof. Anamali e ka parë si një futje-thurje-shartesë helene, me perendi helene dhe si të kohës pas vitit 627 p.e.r.

Ne mendojmë se duhen lënë hapur edhe mundësi të tjera. Një veshje e tillë mitologjike me Poseidon dhe Herakli, mund të ishte bërë edhe nga vetë vendasit shumë më herët. Me këtë rast mund të mendohet se kolonistët, duke gjetur prezenca të Poseidonit dhe Herakliut, filluan të bëjnë interpretime në favor të qëllimeve të tyre. Këto interpretime helene bëheshin me sa duket, për të rrëmbyer një pjesë të origjinës ndërtimore dhe për ti dhënë kolonistëve edhe një të drejtë ligjore të “pronësisë së një pjese të tokës dhe portit”, të cilën ata edhe e shprehnin, siç e kishte nënvizuar edhe vetë Apiani.

Mendojmë se edhe shprehja e Anamalit, “për një martesë të Poseidonit me Melisën, bijën e Epidamnit”, ka vend për sqarime. Këtu nuk ishte fjala për ndonjë martesë si e tipit të martesave poligame të bazileusave antikë, të cilët i bënin këto edhe për të forcuar e zgjeruar sundimin. Te Homeri dhe në autorë të tjerë antikë, në lidhje me dashuritë e pafund dhe shfrimet seksuale të perendive politeiste, hasim terma si bashkim, fjetje, dashuri, përzierje shtrati, vënie syri, mashtrime përdhunime me metamorfizime e me forcë. Këto lidheshin me konceptimet e njerëzve të lashtë, sipas të cilave perenditë politeiste kishin të drejtë absolute e të pakufizuar për të zgjedhur, jo vetëm nga bukuritë e perendeshave qiellore, jo vetëm nga bota e nimfave, nereideave e driadave, por edhe nga gratë dhe vajzat e bukura të bazileusave dhe vdekëtarëve tokësorë, kur ti tekej atyre për të shfryrë epshet tekanjoze. I gjith qielli dhe toka ishin si të thuash një harem i madh për perenditë politeiste. Me këto raste shfrim-bashkimesh, fisi i lashtë barbar fisnikërohej, përmirsohej, hyjnizohej, quhej i lidhur me gjakun dhe farën e hyjnorëve. Këto “barra shtatzani” me perenditë, në antikitetin politeist ishin të moralshme dhe konsideroheshin si një nderim dhe mburrje e madhe për të gjithë fisin dhe për vetë burrat bazileusa. Me kalimin e kohës ky moral, filloi të konsiderohej nga njerëzit si përdhunim, ç’nderim, ç’burrërim dhe me kalimin në monoteizëm, gjithnjë e më tepër njeriu do t’ia ndalonte perendive politeiste këto orgji, të cilat po ai vetë ua kishte mveshur me atë fantazinë e tij të kohëve foshnjore.

Theksimi i Apianit për “themeluesin barbar të largët” të qytezës dhe fisit, nga të dy profesorët autoritete, me të drejtë është trajtuar si i një origjine jo helene. Por në këtë çështje kemi edhe një vërejtje në drejtim të interpretimit mitologjik dhe të vetë kronologjizimit të shtresave më të hershme në këtë legjendë. Kemi konstatuar se, te Homeri në Odiseja, te legjenda e qytetit Feakia të Skerisë/Korkyrës na del edhe bazileusi Euromedont, si “një ish bazileus i fisit të Feakisë në Hiperi dhe i fiseve fqinjë të tyre ciklopëve plaçkitës e vrasës”. Edhe bijën e Euromedontit Peribenë e ka lënë shtatzënë Poseidoni dhe nga ky përmirësim në vijën femërore ka lindur nipi Nausiton, pastaj Alkinou etj.3

Pra kjo legjendë e Feakisë, siç shihet edhe me një vështrim të parë, ka ngjajshmëri në skemën e saj me atë të Epidamnit, shto këtu pastaj edhe faktin e lidhjeve midis Epidamnit e Korfuzit. Ne do të shpreheshin se barbaria e bazileusit të marrë si i pari zanafillues i prejardhjes fisnore të fisit, tregon edhe një lashtësi të thellë dhe jo vetëm një prejardhje jo helene.

Dihet se helenët shumë legjenda mitologjike i morën nga lashtësia autoktone pellazge, të cilët pellazgë ata i konsideronin gjithashtu si barbarë. Vetë Herodoti “babai i Historisë”, qysh në shek V p.e.r. ishte shprehur: “…më duket se e kam treguar qartë se pellazgët ishin një popull barbar…të cilët ruajnë akoma edhe në ditët tona gjuhën e tyre”. (Historiae, Lib. I, 57, 58.)

Për legjendën e Feakisë nuk ka dyshime se kronologjia shkon te fund shek IX p.e.r.-fillim shek VIII p.e.r e sigurisht edhe më tej. Homeri, siç e thotë vetë, e kishte mbledhur këtë legjendë nëpër folklorin popullor dhe në këngët që këndonin historian-lahutarët zyrtarë të pallatit të bazileusave, siç ishin psh Demodoku dhe Ekinea, në Feaki/Korfuz te Alkinou.

Prof. Anamali referon se ka të dhëna që tregojnë për një prezencë dhe  sundim të lundërtarëve iliroveriorë të Korfuzit qysh në shek VIII p.e.r.

Kështu para nesh do të ngriheshin pyetje çështjet: Legjenda e Epidamn-Dyrrahut ishte një imitim-kopjim nga ajo e Feakisë së Korfuzit, apo mos kemi edhe të kundërtën, apo mos në të dy legjendat kemi një nënshtresë parahelene dhe ngjajshmëria na vjen si rezultat i skemave tipe?

Prezenca e Epidamnit dhe Melisës, lidhja me gjakun e farën e Poseidonit, lindja e Dyrrahut, pastaj e trashigimtarit Joni, ndërthurja edhe me prezencën e Herakliut në një legjendë të një emporiumi e porti detar, është me se e justifikuar dhe mbase shkon mjaft lashtë, si te Feakia. Kontakte dhe marrje e dhënie helenë-ilirë, identifikime e zëvëndësime emrash të ish perendive vendase me perendi që po vendosnin hegjemoninë, duhet të ketë pasur edhe përpara shek VIII p.e.r. dhe v.627 p.e.r.

Më me hollësi për një interpretim e krahasim midis legjendave të Epidamn-Dyrrahut dhe të Feakisë së Korfuzit do të shprehemi në një shkrim tjetër.

 

3. Por citimin e Apianit dhe “seriozitetin dhe trajtimin e hollësishëm”, ne duam ta lidhim edhe me autorësinë e parë të këtij mendimi që e kanë rishprehur Ceka dhe Anamali. (shih citimet në fillim)

Ekziston një rregull, që autorësia e parë e një teze, hipoteze e supozimi duhen përmendur e jo të krijohet përshtypja sikur thuhen tani për herë të parë. Në se për rastin konkret është bërë ndoshta për arësye mosnjohje, kjo nuk do të thotë që të mos korigjohet një e metë e tillë.

Më përpara Cekës dhe Anamalit, autori shkodran M. Sirdani shkruante: “Historikisht asht vërtetue origjina korinthiane – korfiote e Durrësit. Qyteti rezulton i themeluem në vjetin 627 p. Kr. por duket se ky qytet u themelue për themelet e nji tjetri emni i të cilit nuk dihet. Mbi këtë, Appiani në “Bellum Civile” II -39″ na paraqet nji legjendë: “Epidamnos, mbreti barbar vendas, kishte themelue pranë bregut të detit qytetin që kishte marrë emnin e tij; mandej nji nip i tij i quejtun Dyrrachos, i lindun prej nji vajzës së tij e nga Poseidoni, themelon Dyrrachion, qytetin detar”.

     Nga ky kallxim rezulton se qyteti kishte qenë i themeluem prej banorve vendas e mandej edhe vetë emni Dyrrachion asht prej origjine ilyriane. Grekët duket se në fillim kanë vu kambë në ketë vend tue formue nji qendër tregtare që në fillim qe e vogël por mandej dalë nga dalë u ba nji qytet. Çeshtja e dy emnavet të qytetit duket e spjegueshme në këtë mënyrë: Epidamnos ishte qyteti i kodrës e Dyrrachion ai i bregut të detit dmth limani vetë. Tregimi i Appianit përforcon këtë hipotezë, që duket e vërtetueme edhe nga Anna Komnena e cila në “Alexiadën” (III-12) tue tregue mbi rrethimin e qytetit nga Robert Guiskardi shkruen: “…Normanët kishin zanë vend me çadrat e tyne nëpër vendet ku akoma shifeshin germadhat e qytetit Epidamnos”.

Duket pra se të dy emnat përgjigjen njeni me tjetrin në mos për dy qytete s’pakut për dy lagje të ndryshme. Ndonse mbi monedhat takohet gjithmonë emni Dyrrachion, megjithë këtë për Grekët emni Epidamnos ishte ma në dallim ei thanun ma për nderë; emni i parë iu vu në kohën romake, nga shkaku se, ashtu si na tregon Plauti (Menecmi. rr. 258) e Pomponius Mela (De Corografia , II – 56), emni Epidamnos tingllonte me ugur të keq në veshin e romakve e kështu e quejshin Dyrrchion, emën që i mbeti përgjithmonë”.4

Në tekstin e “Historisë së Shqipërisë”, botimi i fundit i v. 1967, që ka dalë në qarkullim, emri i Sirdanit përmendet në treguesin e burimeve dhe literaturës kryesore, të pjesës së dytë, në f 503. Përse të mos ishte përmendur edhe në këtë rast te pjesa e parë dhe përse të mos ishte përmendur nga dy profesorët e nderuar?!

Por, vërejtja jonë nuk mbaron me kaq. Në librin e tij të parë “Rrethimi i Shkodrës”, bot. në Janar të v. 1504 në Venedik, shkodrani Marin Barleti shkruante: “…Epidamni, të cilin e themeluan korkyrasit e që sot quhet Durrachium, sepse Epidamnus është një emër ogurzi…”5

Ndërkaq në librin tjetër që sot e quajmë  shkurtimisht si “Historia e Skënderbeut“, botuar disa kohë më vonë, ne konstatojmë se ai ka ndërruar pikpamje dhe shkruan kështu: “Durrësi (Dyrrhachium), i cili më parë quhej Epidamn, është qyteti i Epirit, i ndërtuar, sic kanë dashur disa, që me kohë prej një farë Epidamni, nga i cili mori edhe emrin. I nipi i këtij nga e bija me emrin Dyrrhachus, shtoi limanin, që u quajt Dyrrhachium. Por, siç u pëlqen të tjerëve, Durrësi, qytet detar i Epirit, është kryeqyteti i taulantëve, i pirejve dhe i partinëve, ndërmjet Lissos dhe Apollonisë. Ky, megjithse më parë quhej Epidamn, më pas, për shkak të emrit ugurkeq (sepse fjalën Epidamn e lidhnin me fjalën latine damnum. Plin, Lib. III, Kap. 23. Shën. i bot. të v. 1537), i cili dukej sikur u paralajmëronte të keqen atyre që kishin ndërmend të shkonin atje, u quajt prej romakëvet Dyrrhachium, duke marrë emrin nga gadishulli mbi të cilin ndodhet i ndërtuar, siç u pëlqen disa prej korkyrasve, por që unë do të thoshnja më mirë i rindërtuar prej tyre, sepse po tu besojmë shkrimtarëve shumë të vjetër dhe legjendës, ai numërohet ndërmjet qyteteve të tjerë më të vjetër. Lavdet dhe krenaritë e tij janë të shumta dhe të mëdha…Brënda ka ndërtesa të shënjta, faltore të hyjnishme dhe madhështore. …ngrihet kolosi shumë i madh i perandorit Adrian i derdhur prej metali. Veç këtyre atje ndodhet një arenë ose amfiteatër…”6

Ja pra rreth 450 vjet më përpara se të tre autorët tanë të shek XX, M. Barleti i kishte thënë pak a shumë po të njëjtat mendime. Kështu ndër meritat e tjera të vëna në dukje atij duhet t’i dedikohet edhe lëvrimi për herë të parë i historisë së origjinës së lashtë të qyteteve tona duke përfshirë këtu edhe elementet e mitologjisë.

Në një vend tjetër, ku Barleti shkruante për “zanafillën e qytezës së lashtë të partinëve, Parthinorum urbs/Parthos”, ai nënvizonte dhe e linte edhe si porosi “se kjo qytezë është e përmendur edhe në veprat e shkrimtarëve antikë, gjë që nuk është e panjohur dhe as u shpëton brezave të mëpasëm”.7

Mendojmë se nuk ka qenë serioze mospërmendja e M. Barletit, sepse ai nuk ka qenë i panjohur. I pa njohur, sigurisht ai ka qenë për ne që jemi thjeshtë një lexues i apasionuar dhe qysh me leximin e parë kjo gjë na ka rënë në sy. Urojmë që këto merita ti njihen Barletit tonë të madh dhe që arkeologjia të na sjellë vërtetimin e objekteve të një shtrese të hershme të ekzistencës së një qyteze emporium me port detar para v.627 p.e.r. brënda në Epidamn/Dyrrah, si dhe një aktivizim më të madh të studimeve në planin multidisiplinor.

 

Sqarim për lexuesin: Ky shkrim u fillua aty nga fundi i vitit 1967 dhe u mbarua aty nga Marsi 1968. Aso kohe unë kisha lexuar një literaturë të gjërë si vendase dhe të huaj, një pjesë të së cilës ma siguronte xhaxhai im Kol Luka, që ishte atëhere edhe si një redaktor jo zyrtar i revistës “Studime Historike”. Njihja Homerin në italisht, i njihja autorët antikë dhe burime të tjera. Të gjithë këto libra ishin të mbushur me shënimet e babait tim Gj. Luka. I inkurajuar për mundësinë e një botimi te revista “Studime Historike”, unë e shkruajta dhe ky ka qenë shkrimi im i parë. Arkeologu V. Toçi që e kishte lexuar, kishte shprehur fjalë entuziaste dhe kishte porositur që ta kompletonja studimin. Mendohej se me këtë mund të fitonja edhe “ndonjë pikë”, për të më dalë e drejta e studimit, që nuk më kishte dalë më 1967, për arësye politike biografike. Por, shkrimi im nuk u gjet i botueshëm…

 

Referencat:

1. H. Ceka, “Elementi ilir në qytetet Dyrrhachium dhe Apollonia”,

“Buletin për Shkencat Shoqërore”, nr. 3-4, Tiranë 1951.

2. S. Anamali, “Të dhëna mbi elementin ilir në qytetet antike

Epidamn dhe Apolloni”, “Buletin për Shkencat Shoqërore”, nr.1,

Tiranë 1956.

3. Homeri, Odiseja, Këngët VI, VII, XIII etj.

4. M. Sirdani, “Kulturë e arte në Shqipni”, III, Periudha helene,

në “Hylli i Dritës”, 2 Fruer 1944, f 9-19.

5. M. Barleti, “Rrethimi i Shkodrës”, 1967, f 32, përkth. H.

Laca.

6. M. Barleti, “Historia e Skënderbeut”, 1964, f 482, përkth. S.

Prifti.

7. po aty, f 247.

Agron Luka

Festohet 28 nëntori në Itali

Pershendetje “Shqipërisë etnike”. Po ju tregoj pak si shkoi festa e 28 nentorit. Kete vit vendosëm ta bejmë tek Hotel ALBANEZI, ne Riccione-Rimini afer vendit ku jeton komuniteti shqipetar qe prezentohet me Arben Nerhatin, si president i shoqates, e Leonard Dukaj si zevendës president. Patem te ftuar Ben Hillin shqiptar, Met Bega dhe Eros Ramaxotin shqiptar, Sinan Hoxhen e te shume njohuren Mira Bregu. Moren pjese me shume kenaqi edhe përfaqësuesit e Forca Italia, Aleanca Nacionale e Lega Nord. Hapen festen Leonard Dukaj e Alban Kraja, ku mbajten nje minute heshtje per viktimat Italiane ne IRAK. Në fjalën e rastit u tha qe aleatet tane jane Amerikanet dhe vetem Amerikanet, fjalë që u shoqërua me brohoritje e parulla antikomuniste. Edhe përfaqësuesit e partive politike italiane mbeten të impresionuar e u bashkuan edhe ata me brohoritjet tona.  Mandej, filloi kanga, humori dhe vadhja porsi ne mes te Shkodres tone te dashur. Ishte i pranishem edhe konsulli Shqiptar ne Milano, Prof.Dr.HASAN MUCOSTEPA. Darka filloi ne oren 20:30 e mbaroi ne oren 02:30. ishin te ftuar 350 familje shqipetare. Per informacione të tjera www.iliriapesaro.com.

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu