Nr. 101 i gazetës në print

0
Nga Sokol Pepushaj

Fushata elektorale në Shkodër, ndryshe nga ajo e Tiranës, nuk është dhe aq e nxehtë. Kjo për shumë arsye. Së pari, qyteti verior gjithmonë ka qenë vend ëndrrash, por asnjëherë shkëlqimi për komunistët. As për pasardhësit gjenetikë të tyre, socialistët. Së dyti, mashtrimi nuk gjen terren gjenerimi në këtë vend plot kulturë e dije. Së treti, Shkodra është një qytet që sheh përditë socialistët që janë lëshuar lokaleve, duke u kapardisur, duke bërë plane edhe përçarjesh nga më injorantet, duke premtuar poste e vende pune, në rast “mrekullie” të fitores së Bashkisë. Këta që nuk kanë ide e projekte as në kokë, as në letër, vlerësohen se kanë të gjitha nasijetet e ish-sekretarëve të byrosë së partisë së punës, dikur.

Gjithsesi, për të qënë objektivë, duhet thënë se edhe kandidati i PS-së për kryebashkiak të Shkodrës, është tepër i papërshtatshëm. Ai është emigrant në Tiranë prej 29 vjetësh dhe, logjikisht rikthimi i tij në Shkodër është një dështim i plotë. Në perceptimin e një logjike të mirë njerëzore, raste të tilla mund të thuhet se përsëriten vijimësisht, nëse dikush u hap udhë. Dhe fatkeqësisht, një përfaqësim o dështak, o devijues përpiqet të ridjellë PS-ja e Shkodrës pas 16 viteve të mosprodhimit të asnjë risie.

Është kjo forma pa format që ofron vullnet pikërisht nga pavullneti, gjithsesi të bindur në atë përvojë të kahershme përgjatë viteve.

E nëse nga njëra anë kemi përpjekje për viktimizim politik, nga ana tjetër e “Bashkimit të madh për fitore”, kandidati Lorenc Luka, një personalitet që as kundërshtarët nuk kanë shans t’i gjejnë të meta, duket se është zgjidhja më i mirë deri sot, përmes këtyre zgjedhjeve. 18 shkurti pra, ka shansin jo vetëm të rritë kredibilitetin e Shkodrës, por edhe të vendosë balancat politike aq të nevojshme mes pushtetit politik dhe atij lokal. Kryeminsitri premtoi të dielën në Shkodër. Kryeministri Sali Berisha, i cili të paktën s’ka veshur kostume turpi si ata që kishim për tetë vite në drejtim, prezantoi program të zbatueshëm. E parë në të gjitha prizmat, Shkodra ka nevojë për një qeverisje pa konflikte mes pushtetit vendor e atij qendror.

Ndkimi përmes modeleve të fallcitetit, i atij që edhe ata që nuk e duan, e pranojnë si kryetar, pra Edi Ramës, shton rrugët premtuese që opozita të ofrojë më shumë varfëri, terror, njerëz të paaftë e kapadainj në postet e pavarësisë së ekzekutivit, pushtetin vendor.

Gjithsesi, pushti i pavarur synohet të jetë në varësi direkte të partisë socialiste që fill pas zgjedhjeve të nisin edhe protestat për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kur flasin sot me zë jo të vogël, çdo bëjnë nesër nësa riciklohen në pushtetin vendor? Ata, si një trup i vetëm, si dikur nën thirrjen e Enverit, do dalin me veglat e punës në duar rrugëve të Shqipërisë; me gurë, shishe, flamuj të kuq, portretin e Edi Ramës dhe do lëndojnë jetën e gjithë shqiptarëve.

Ky quhet rang. Sidoqoftë, përderisa mendohet për dy rryma, votuesi është mirë të vlerësojë të mirat e të masë të këqiat. Por, kur nga të mirat zbret të këqiat e rezultati del minus, atëherë duhet vënë gishti mbi kokë. Duhet votuar pala tjetër, ajo që edhe nëse ka mbi shpinë një çantë me gabime, nuk ka të paktën një thes plot e përplot me krime.

Politika e majtë në Shkodër, të paktën deri më sot, gjithmonë ka vepruar sipas parimit racional, ndërveprimit të mashtrimit. Një fakt kokëfortë: Arkitekti Zef Çuni, i cili ishte pretendent për kryebashkiak i PS-së, më i votuari në shoqërinë civile, por jo në PS, u rendit i 42-ti në listën e këshillit bashkiak. Dhe duke qenë ndër më të mirët socialistë, si intelektual, specialist, njeri, familjar. Është dashur ndërhyrja e Sekretarit të PS-së Pandeli Majko për të bërë zhvendosjen. Dhe PS-ja e Shkodrës mashtroi me këtë rast qendrën në Tiranë, duke u justifikukar se e ka vendosur të 42-in sipas rendit (an)alfabetik, kur në listë edhe germa M ishte vendosur para germës D.

Pra, nëse është kohë mashtrimi, është dita edhe për t’i thënë jo mashtrimit e mashtruesve.

 

Harakiri i ultranacionalizmit serb dhe shansi i Kosovës

Nga Albert Vataj

Fitorja e Partisë Radikale ultranacionaliste e Serbisë, konfirmuar nga rezultatet paraprake që flasin për një shifër që mbetet në kuotën e 28%, qartazi dëshmon një vetëvrasje të shanseve të ish-Jugosllavisë së mbetur për integrimin evropian dhe davaritjes së reve të izolimit. Vorbulla e fanatizmit së Serbisë së Madhe, duke turfulluar rishtaz më vullnetin e orës së mbetur të shumicës serbe, largon për më tej brigjet e Evropës. Një popull i dërmuar nga lufta dhe i kataklizmuar nga një ekonomi që mbijeton në kushtet e një embargoje rraskapitëse, dëshmoi se e kishte më të shenjtë nacionalizmin se ngritjen e siparit të një ardhmërie, që duhej të formatohej në këto zgjedhje me një bitisje të asaj të kaluare që i kushtoi shtrenjtë. Sinjalet e Perëndimit kanë qenë të përsëritura dhe të kalkuluar krajtazi për atë çfarë i kanoset kësaj kafshate të mbetur të perandorisë ortodokse në Ballkan. Ditë të pamundura shpalos ky verdikt për Serbinë. Kancelaritë evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe faktori ndërkombëtarë në tërësi, do ta kenë më të lehtë tashmë për të vendosur për statusin përfundimtar të Kosovës. Në kushtet kur ultranacionalizmi serb gëlon ende në mendësinë populiste, të të tashmes dhe të ardhmes së këtij vendi, perspektiva e aderimit në privilegjet e integrimit marrin një goditje të ashpër. Mbetja në lëvozhgën e një nacionalizmi ekstrem për popullin serb mbetet dëshmi e një zelli të pamotivuar dhe dashakeq. Fanatizmi për të kaluarën do ta lërë këtë popull në një staniacion rraskapitës, duke shuar çdo shpresë për një të sotme dhe të ardhme larg falangave të politikës së Millosheviçit. Adhurimi për mendësisë së perënduar, hë për hë fik shanset, jo vetëm për integrimin por dhe çdo pretendimi për atë Serbi kaq të lakmuar brenda kufijve territorial të Kosovës. Faktori ndërkombëtarë do ta ketë më të lehtë për të dhënë verdiktin e tij përfundimtar për të ardhmen e Kosovës. Ajo nuk do yshtet më nga një detyrim apo ngasje ndaj Beogradit, për ta parë këtë të fundit si të privilegjuar. Edhe aleatja e saj strategjike, Rusia, do ta ketë të vështirë të ndikojë energjikisht për ta afruar Serbinë pranë pretendimeve të saja në Kosovë, megjithëse ajo ngulmon “për forcë zakoni” të mbetet aleatë e boshti sllavo-orotodoks. Ajo që është sinjifikative, dhe tek e cila kosovarët duhet të shpresojnë, mbi të drejtat e tyre legjitime për vetëvendosje, është afati i paracaktuar i kopsitjes së paketave që do të propozohen nga grupi negociator. Nuk mund të jetë i rastësishëm fakti se paketa e kryenegociatorit Martti Ahtisaari udhëtoi për në Beograd dhe Prishtinë pas zgjedhjeve në Serbi. Natyrisht pas takimit më 26 janar me Grupin e Kontaktit në Vjenë. Shumë pika mbi “i” kanë qenë përcaktuese nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, anipse ato u pagëzuan nga ndërkombëtarët si zgjedhje brenda standardeve.

Humbja e properëndimorëve duhet të lexohet nga faktori kosovar, si një e drejtë suplementare për të ngulmuar dhe për të përfituar në kuadrin e statusit përfundimtar gjithçka që ajo ka parashtruar. Nga ana tjetër në copëzën e mbetur të ish-Jugosllavisë së Millosheviçit kazani sapo ka filluar të ziej. Riciklimi i izolimit, shtytja drejt një afati shtesë të sanksioneve, stopimi i hapave të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, mbase do të jenë ngacmues në procesin e negociatave për krijimin e qeverisë së re, të pamundur nga rezultati që ultranacionalizmi zgrapsi nga vota e 22 janarit.

Gjithsesi këto zgjedhje përveçse një vetëvrasje e të tashmes, janë një mungesë vullneti për të rrokur të ardhmen e Serbisë. Humbja e çdo pretendimi për Kosovën ka marrë një shkas të dorës së parë dhe që do të plazmohet në atë që do të jetë paketa e statusit. Serbi humbi gjithçka me këtë fitore të ultranacionalizmit dhe riciklimit të zellit popullor për epokën e perënduar të Millosheviçit. Kjo është një harakiri për shanset e saj, për sot e për mot.

 

 

A mund të integrohet Shqipëria në BE kështu?!

Ligjet mesjetare të Kanunit, Shqipëria postkomuniste akoma nuk i ka ndryshuar. Përditë e përnatë gjakmarrje, mëritë e vjetra dhe të reja po marrin jetë njerëzish. Kjo çka është tragjike dhe që Shqipërinë po e largon nga integrimi në strukturat euro-atlantike është fakti se janë mijëra njerëz të pafajshëm që janë pushkatuar në këto 16 vitet e fundit në emër të Kanunit, të atij ligji të shekullit të 15-të, hartuar nga Lekë Dukagjini.

Veriu i Shqipërisë është shumë i lënduar nga ky fenomen. Edhe sot në Shkodër është një lagje e tërë me të ngujuar, të cilët janë të organizuar dhe mbrohen privatisht nga pushka e gjakmarrjes e vendin e quajtur Livade, është lagjia e tyre dhe shteti nuk ka forca të normalizojë gjendjen. Një ndër këto viktima të pafajshme të hakmarrjes është edhe Erion Jakup Rroji, i datëlindjes 23 korrik 1982. E publikuam datëlindjen e tij për të treguar se sa i pafajshëm është ky i ri, pasi ngjarja për të cilën kanuni e dënon me vdekje i përket vitit të largët 1962, pra 20 vjet para se ai të lindë. Gjyshi i tij, Hamit Rroji, në vitin 1962, në pije e sipër, në një konflikt të çastit, ish ngatërruar me Sami Trushin. Samiu kishte nxjerrë thikën për ta therur. Shansi e ka ndihmuar dhe atentatori i vrasjes është rrëzuar dhe thika i është ngulur atij. Ai ka vdekur. Dëshmitarët okularë të aso kohe kanë ndikuar që Hamit Rroji të marrë pafajësinë. Por vitet kalojnë dhe me rrëzimin e diktaturës komuniste në vitin 1990, fisi Trushi, kërkon të hakmerret tek fisi Rroji. Jakup Rroji familjarisht detyrohet të jetojë në ilegalitet. Më i rrezikuari është djaloshi Erion Rroji, i cili detyrohet të largohet nga Shqipëria, pasi sipas kanunit e pret plumbi. Pra, ai është i pafajshëm, pasi jo vetëm ka lindur 20 vjet pas konfliktit, por edhe se gjyshi i tij nuk ka patur asnjë faj, pasi vrasja e atij për të cilin bëhet fjalë është vërtetuar 45 më parë, si vetëvrasje në përpjekje e sipër për krim, pikërisht prej gjyshit të tij. Hakmarrja ka degjeneruar saqë në vitin 1996 edhe motra e tij Olsa Rroji është qëlluar me breshëri automatiku tek hotel “Rozafa”, por që fatmirësisht plumbat nuk kanë qëlluar në shenjë. Ndoshta edhe për shansin se ka patur shumë kalimtarë në lëvizje. Gjithsesi edhe vajza është detyruar të braktisë vendin e saj. Është kjo një pamje tepër e zymtë e realitetit shqiptar, i cili duket se nuk ka shanse për t’u ndrequr, sakohë që gjakmarrja është e ngritur edhe institucionalisht, pasi ende shteti njeh shoqatat e pajtimit të gjaqeve, të cilat për hir të së vërtetës meritojnë fjalë të mira, pasi kanë arritur edhe të pajtojnë konflikte, të cilat publikohen si suksese në mediat e shkruara e vizive. Po a mund të ecë Shqipëria drejt BE-së me fenomene të tilla mesjetare?!

 

Florë Malocaj

 

QATO: “RAMA, 2,6 MILIONE DOLLARE ABUZIMI ME TAKSISTET”

TIRANE “Kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë në mandatin e tij të dytë për hapjen e vendeve të reja të punës.Përkundrazi, nga mosdhënia e licensave për 1200 të vetpunësuar si taksistë gjatë 5 viteve të fundit, buxheti i bashkisë së Tiranës ka humbur mëse 2.6 milionë dollarë.”

Eshtë shprehur kështu dje ndërmjet të tjerash për gazetën “Shqipëria Etnike” Presidenti i BSPSH-së dhe i Sindikatës së Pavarur të Transporteve Gëzim Qato.

I pyetur në lidhje me arsyetimin e këtij konstatimi, Qato ka pohuar se për këto akuza disponon materiale zyrtare nga bashkia e Tiranës dhe Ministria e Transporteve, me firmën dhe vulën e Ramës dhe ish-Ministrit Spartak Poçi. Duke u ndalur më konkretisht, kreu i BSPSH-së shpjegon:

“Që nga viti 1991 deri në vitin 2003 ka qenë në fuqi një urdhëresë e cila lejonte një automjet taksi që për cdo dy mijë banorë.Me ardhjen në krye të Ministrisë së Transporteve të zotit Spartak Poçi, në vitin 2003 është nxjerrë një urdhër zyrtar drejtuar qarqeve dhe bashkive të republikës në të cilin thuhet se për çdo një mijë banor lejohet përdorimi i një automjet taksi.Ky urdhër me firmën e Poçit hynte në fuqi menjëherë.Por nga ana tjetër kreu aktual i bashkisë së Tiranës Edi Rama nuk e ka zbatuar këtë urdhëresë megjithëse nga ana e qytetarëve të kësaj bashkise ka pasur mjaft kërkesa që ata të vetëpunësoheshin si taksistë kundrejt detyrimeve shtetërore me taksat vjetore.”

Gjithnjë sipas Qatos, “Tirana si bashki ka 518 mijë banorë dhe do t’i takonte të kishte 518 taksi plus 35 për qind të këtij numri që e përfiton si kryeqytet, gjithnjë në bazë të urdhrit të Poçit.Por kreu i bashkisë Rama u ka dhënë të drejtën e vetpunësimit si taksitë për Tiranën vetëm 460 taksistëve kur duhej që të liçensonte rreth 700 të tillëve në rast se do të zbatohej urdhri i mësipërm.Me këtë metodë, Edi Rama nuk ka mbajtur premtimin para elektoratit të vet.”

Ndërsa në mbyllje të prononcimit të tij, kreu i BSPSH-së Gëzim Qato sqaron edhe humbjen që buxheti i bashkisë së Tiranës ka pësuar nga mosvjelja e taksave vjetore të taksistëve të paliçensuar:

“Për të marrë liçensën si taksist duhej që të derdhej në bashki shuma prej 2200 dollarëve si detyrim vjetor ndërkohë që vetëm në një vit nuk u është dhënë licensa 240 qytetarëve tiranas.Atëherë në bazë të një matematike të thjeshtë, ky defiçit i shumëfishuar për 5 vjet me radhë nga Rama si pasojë e mosdhënies së liçensës së taksive ndaj tyre ka çuar edhe në mosderdhjen në buxhetin e bashkisë të shumës prej 2 million e 640 mijë dollarësh amerikanë e cila do të përfitohej nga detyrimi vjetor i mësipërm i çdo shoferi taksist.”

Arben Lagreta

 

Albanisë luftë i shpallë Turkia, hapë ditarin historia

Fillimi i mbarë gjysma e punës, thotë një fjalë e vjetër popullore. Kështu pra, Janari i 2007-ës nisi mbarë, jo pse   mbrenda një mbasdite ndryshuan disa nene  kushtetuese, por për  për diçka shumë domethënëse siç ishte  takimi i fundit i historianëve rreth epokës së artë biblike të shqiptarëve e heroit të tyre Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Plus kësaj edhe gjuha e përdoruar nga media shqiptare ku si asnjëherë ishte perfekte, dashamirëse e nostalgjike, për këtë hero nacional që ka qënë, është e do të jetë vula identifikues si ndaj ndërkombëtarëve për edhe për brezat e ardhshëm. Dhe, më falni, këtu nuk mund të rri indiferent, dëshiroj t’i them nja dy fjalë.

Meritën kryesore e kanë historianët shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë së bashku me të gjitha partitë e politikanët e tyre, ku në një moment të artë për çeshtjen shqiptare, thirrën me skenë këtë personalitet hero të papërsëritshëm për historinë tonë.

Së pari, statuja e Gjergjit të Madh u vendos në Prishtinë e pastaj në Shkup, në qytetin që ai ëndërronte të mbretëronte apo përkthyer në gjuhën e sotmë si Kryeqytetin e shteti shqiptar (Alban) me rreth 100.000 km katror por fatkeqsisht kjo ide ra me vdekjen e tij ku siç dihet shqiptarët mbetën të vetëm përballë ushtrisë më të fortë e të tmerrshme osmane. Siç më sugjeron një mik historian, Skënderbeu ishte aq i aftë, sa që ai ishte piketuar të ishte një perandor i ri i Bizantit. Dhe këtë, historiografi i parë i albanologjisë, meshtari shkodran Marin Barleti e shkruante kështu: “Por, e vërteta është se Papa Piu II, dhuratat shumë më të mëdha dhe shumë më të çmuara ia dhuroi së pari Princit të Albanisë. Dhe me të vërtetë, ai e mbushi dhe e ngarkoi atë jo vetëm me ar dhe argjend e me sende e me të mira të tjera të përkohëshme, por e nderoi edhe me privilegje shumë të mëdha dhe me të mira të tjera shpirtërore, duke i dhënë fjalën se, kur të hidhej në Epir e në Maqedoni bashkë me një fushatë dhe ushtri të krishterë kundër turqve, gjë që ish zotuar se do t’a bënte brenda një kohe të shkurtër, jo vetëm që do t’i vinte kurorën e do t’a bënte Mbret të Epirit, të Maqedonisë, të Trakës dhe të të gjithë Romës së Re.  (“H.S. bot. 1968, f 418)

Po theksojmë se më 1271, një tjetër Papë i kishte vënë kurorën e “Rex Albaniae”, Karlit I Anzhu dhe tashti kjo kurorë së bashku edhe me atë të Konstandinopolit dhe pothuajse të një pjese të madhe të gadishullit tonë do t’i akordohej Gjergjit të Madh të Shqipërisë. Me këtë rast ishin pregatitur edhe simbolikat heraldike të këtij evenimenti. Por, Shqipëria ra, por Shqiptaria e shqiptarët mbijetuan e kjo sot është evidente që për perëndimorët kjo quhet një mrekulli.

A e njohim ne shqiptarët sa duhet Gjergjin e Madh Skënderbe? Besoj se jo. Kjo për faktin se duke nisë nga ajo ç’ka u prezantua vjet dhe tani si të Tiranë, Prishtinë e Shkup, historianët jo për fajin e tyre por për mungesë fondesh që shteti apo bisnesi shqiptar nuk i ka ofruar për të gjetur dokumente autentike të kohës së Skënderbeut, ku duhet theksuar ekzistojnë me bollëk si në Itali, Turqi, Austri, Germani, Danimarkë, Greqi, Serbi, Sloveni, Kroaci, Francë, Spanjë, Rusi dhe deri edhe në Amerikën e largët. Se kush ka qënë Gjergji i Madh e princat e tjerë shqiptarë  mund të shihen vetëm dokumentet e armiqve të tij, që ekzistojnë në Turqi, e do mahnitena se si në ato dokumente flitet edhe për trimërinë e tij e ushtrisë shqiptare. Fakt është se ato pak dokumente të publikuara për betejën e Shkodrës, vlersimi ndaj trimerisë së shkodranëve flitet më superlativa, edhe ndaj Skëndërbeut si simbol qëndrese për qytetarët shkodranë e ata shqiptarë më tërësi.

Kurse për dokumentet veprat në Europë dihet se për europianët ai ishte një mit e një njeri jo si të tjerët por një udhëheqës me një ushtri të paisur me frymën e shenjtë. Po të hulumtohet seriozisht, do të dalë se për heroin e tyre nacional të paarritshëm, Gjergj Kastrioti Skënderbe apo siç u thërriste Gjergji i Madh, shqiptarët do të ndodhen edhe përpara shumë surprizave të panjohura më parë, sepse ai ishte sa luftëtar, sa burrë shteti e aq edhe rilindas i shquar europian edhe në fushën e kulturës. Veçanërisht strategjia luftarake e Gjergjit të Madh ka qënë objekt studimi nga shumë gjeneralë të famshëm, udheheqes të ndryshëm dhe nga filozofë të mëdhenj, në lidhje edhe me eksperiencat e luftërave europiane e deri edhe ato të luftës së parë botërore e luftës së dytë botërore. Madje Gjergji ynë ka tërhequr vëmendjen edhe të ekspertëve ushtarakë dhe të diplomacisë moderne.  Duke mos pretenduar se thashë diçka të veçantë nga të tjerët, thjesht desha të nënvizoj një çeshtje që pak e aspak është trajtuar nga media. Në një bisedë të të ndjerit z.Pjetër Arbnori me z. Klinton, presidentin e SHBA, ky i fundit i thotë se atë çka ka bërë Gjergji i Madh. Kastrioti, po të jetë nevoja do t’a bëjnë edhe SHBA në Kosovë e ashtu ndodhi. Pra kjo bisedë tregon se betejat heroike të shqiptarve ishin pjesë studimi në Pentagon, siç janë ato të Aleksandrit të Madh, të  grekëve, romakëve, të Pirros së Madh e të Hanibalit të Madh etj.

Po e mbylli me një kërkesë dashamirëse për ministrinë e mbrojtjes gjeneralët shqiptarë, që mbasi të studiojnë deri në imtësi armët luftarake ushtrinë e strategjinë perfekte të epokës Skënderbegiane, të  botojnë një libër, në rrallë të parë për shkollën Skënderbej, pastaj edhe për ne duke e hedhur ne treg.

 

Nikolin Pemaj, Avokat.

Ish sekretar i Pjeter Arbnorit

1992-2005

 

Filozofia e politikës së paqes, mbi një fushë të minuar

Zhurma nervacingëritëse që provokoi takimi Nano-Berisha tejkaloi premisat pozitive për një këndvështrim të ri të politikës shqiptare, një tjetër kahje që propozohej turravrapit që kishte marrë në këto momente kur i gjithë faktori ndërkombëtar kishte drejtuar projektorët e vëzhgimit tekkëndej. Mendimi i të shumëve për takimin Nano-Berisha i ngjan një fushe të minuar. Filozofia e politikës së paqes së ofruar prej tyre u shtyp nga pesha e rëndë e paragjykimit që gjallon ndër shqiptarë, si pasojë e të drejtës që i është diktuar atyre nga vetë politika e konfliktualitetit, armiqësisë dhe kacafytjes. Kumtimi i takimit Nano-Berisha ishte dhe dëshmoi për një erë të re të politikëbërjes në Shqipëri. Vendosja e volitshme në kohë dhe hapësirë i këtij mentaliteti të ri, u bë mbartës i një mundësisë për të bërë politikë ndryshe nga si derimësot kuptohej ky mekanizëm. Interesat fondamentale të shanseve të vendit, në rendjen e vështirë drejtë integrimit evropian, dhe qorrsokaku i raundeve të pamundura të kompromisit, ku e kishte degdisur klasa politike vendin dhe interesat e palëve, në pragun e atyre zgjedhjeve që u etiketuan nga ndërkombëtarët si test për Shqipërinë, u bënë shtysë e atij takimi. “De jure” ai mbeti një dorështërngim befasues dhe i shumëpërfolur, sikurse dhe i paragjykuar në mazhorancën e atyre që morën pozat e gjykatësit. “De facto”, ishte pika e kthesës së theqafjes që kishte shtegtuar politika e konfiktualitetit imazhin e vendit tonë dhe gjithçka që gjallonte në varësi të politikës.

Tançka ka hyrë në vorbullën e debatit për takimin Nano-Berisha përcillet si një paragjykum me penelata të theksuara gri në të zezë. Më të zellshmit na e veshën këtë me një mantel stërr zi, duke na e servirur si një kob që sipas tyre kërcënonte kolonat e moralit mbi të cilën ngrihej ngrehina e politikës. Në miniaturë nuk munguan edhe zëri i kthjellët i arsyes që kanë mundur ta shohë në dritë këtë panoramë të politikës shqiptare. Ajo që të drobit në këtë kohë stresi, rraskapitjeje, shpresëhumbjeje, çoroditje, që ka ngërthyer jëtën tonë të vështirë, është një dëshirë gati patologjike, jo vetëm për ta parë në terr këtë takim, por edhe për ta lexuar keq produktin e tij.

Berisha u takua me Nanon me ftesën e të parit i yshtun nga obligimi për ta ndalur teposhten që thikej para galopit politik. Kjo nuk ishte një herezi politike. Ata nuk bënë asnjë krim, përkundrazi dëshmuan se ka ende kapacitete rigjeneruese pozitive që premtojnë standarde bashkëkohore dhe realiste të politikëbërjes. Duam s’duam ne që mendojmë se Nano-Berisha përbëjnë tashmë një të kaluar politike prej të cilës duhet shkëputur përgjithnjë, ata janë faktor, mbeten personazhet nga më të spikatura dhe më afatgjata të politikës shqiptare. Karizma dhe potenciali i tyre popullor nuk janë shkase për t’i parë ata me sy mbyllur, për më tepër për t’i pohuar gjithashtu symbyllurazi duke kërkuar si udhërrëfyes në këtë paragjykim tançka e zezë zien brenda nesh vetëm për faktin se ata i kemi parë si armiq, dhe nuk duhet të ketë gjasa të perceptohen ndryshe. Kjo kohëndalje është një absurd që gjeneron botëkuptimin e moçalit në politikën shqiptare dhe sipas kësaj logjike çdonjëri që guxon të dalë jashtë kësaj “Status quo”-je, qofshin këto dhe personazhe sipërore politike, përbëjnë shkas për herezi.

Dritëshkurtësia, cinizmi, mllefi, kanë orientuar me një turravrap ndërkryes shumë vëzhgues të takimit ndërmjet ish-kryeministrit Fatos Nano dhe Kryeministrit Sali Berisha. Ky takim sa befasues aq dhe i shumëdiskutuar u kthye në një sheshpërshesh diskutimesh dhe debatesh pafund. Dikush u ndal tek amoraliteti i këtij morali. Shumë e panë si një Pazar për Presidentin e ardhshëm të Republikës. Në një shoqëri demokratike, në një mundësi të mbretërimit të fjalës së lirë, pakkush nuk kishte takatin të thoshte mendimin e tij sipas oreksit. Pjesa sunduese e përfundimeve të gjithë kësaj morie orientoheshin saktësisht në fotografimin e objektivit që kishin zgjedhor në kushtet e një errësire gjykimi. Në kësi rastesh është tepër e rëndësishme këndi i vendosjes për të realizuar një pamje të saktë. Për fatin e keq, jo pak prej kësaj armate kishin zgjedhur pikën e papërshtatshme për ta kundruar dhe kumtuar këtë takim të një rëndësie të veçante në jetën politike shqiptare. Pozicionimi i tyre në anën e pasme të takimit, mbarsi mendjet e tendosura për të nxjerrë një përfundim që përveçse dritëshkurtër, ishin dhe dashakeq. Ngasur nga dëshira për ta parë këtë takim nga ana e errët e tij, ata sejdisën helm dhe vrer për atë që për një mendje të kthjellët do të ishte si pika e kthesës në theqafjen që kishte marrë realiteti i politikës parazgjedhore. Nuk ka dyshim se ky takim ishte oksigjeni i një frymëmarrje të thellë që do të ngopte mushkëritë e politikës, rezultatet e së cilës do të plazmoheshin një ditë pas, me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet të gjithë krerëve të partive politike parlamentare nën hyqmin e Presidentit të Republikës Alfred Moisiu.

Ajo që të shokon në këta radhë pafund, e mori shkrimesh është se sipas shumë prej tyre ky takim ishte një herezi, një turp politik, gjallim i politikës së vjetër, e përplot paragjykime të tjera të larmishme. Madje u trumbetua si fatalitet i politikës.

E drejta për ta kuptuar kështu këtë takim është një e drejtë personale, por kur ajo ofrohet si predikim atëherë kthehet në një kërcënim i pashkas e i paqenë. E drejta e atyre për të menduar keq nuk duhet të jetë domosdo detyrim për të tjerët për ta kuptuar keq. Vallë a duhet të gjykojmë më ftohtë për të përcaktuar më qartë.

Duhet kujtojmë se janë takuar kryetar shtetesh, mbi supet e të cilëve rëndonin qindra viktima, dhe nuk janë paragjykuar, se kanë ecur mbi gjakun e të vrarëve apo për shitje interesash. Ka patur shtrëngim duarsh ndërmjet burra të shteteve me një armiqësi shekullore, e s’ia kishte kush ngenë për gërr-mërr. Historia është dëshmitare e shumë takimeve që kanë shënuar kthesa të rëndësishme në fatet e popujve. Megjithëse takimi Berisha-Nano nuk ngjante me një panoramik të ngjashëm samëlart citova, gjithsesi, për kohën dhe momentin ishte historik. Dëshira e keqe për ta lexuar keq këtë takim të shpie tek e keqja që duke na u bërë edukatë ka ushqyer në tërësi politikën shqiptare me frymën e konfliktualitetit, përplasjeve dhe kacafytjes. Ndër ne ka pak, të cilët kanë nge ta kuptojnë politikën larg një fushëbetëje, jashtë trysnisë së përleshjes dhëmb për dhëmb, të spostuar nga bashkëjetesa politike, kryesisht kur fatet e kombit janë në zgrip. Dëshira e mirë për ta parë si diçka pozitive takimin Berisha-Nano, e cila edhe u konkretizua, pavarësisht se la në miniaturë protagonistët, natyrshëm që na ysht drejt një filozofimi më pacifist të gjithçkaje, anipse edhe politike. Pavarësisht se është vetë politika ajo që ka ushqyr ndër njerëz veten e saj si një betejë, madje ka kërkuar edhe jetën e tyre si sakrificë për t’u kurorëzuar fitues i luftës (kujtojmë ngjarjet e vitit 1997), pse të mos e kapim këtë takim si shkas që ta kuptojmë atë si një orientim të ri, në një moment shumë delikat, ku parapërgatitja për zgjedhje e kishte futur vendin. Domethënia e këtij takimi mbetet mishërimi i një mundësie ndryshe të politikëbërjes në Shqipëri. Deri më tash konfliktualiteti ka shoqëruar në gjithë kaluarin e vet veprimtarinë e klasës politike, në atë që vijojmë ta quajmë tranzicion i pafundmë. Si Nano ashtu edhe Berisha, hodhën në tregun kartën e politikës së dakordësisë, kompromisit, bashkëpunimit dhe të një opozitëbërjeje konstruktive, të gjitha këto në shërbim të hapave të mbetur për integrimin në familjen evropiane, pjesë e së cilës jemi, por që vetë absurdi politik qartazi kërkon ta mohojë. Ajo që duhet të shpresojmë është se sa e gatshme është politika për ta rrokur këtë filozofi bashkohore të politikëbërjes. Se sa e predispozuar është ajo të hedh pas krahëve të kaluaren dhe të kundrohet përpara. Fatkeqësisht terreni që gjeti kjo frymë e predikuar e Nanos dhe Berishës ishte tejet armiqësor, ç’ka lë pak për të shpresuar se një ditë politikanët të mos i shohim si një apendiks të vetëdijes sonë qytetare evropiane por si një pjesë organike e saj. Shtrimi i kësaj fushe të minuar në këtë kurajo politike për të vepruar konform rregullave të qarta të lojës, dhe për të përdorur mjete të pranuara në luftën politike, mbars me pesimizëm këtë logjikë ndryshe. Ky zell për ta mohuar paqen politike është jo vetëm një taban kërcenues për kthimin në normalitet të gjithëasaj që kemi soditur si kacafytje, duke u ofruar si kohërencë lë në tentativë atë që u përpoqën ta injektojnë si civilizim politik, domosdoshmërinë e adaptimit të politikës së interesave kombëtare mbi ato personale.

Albert VATAJ

 

Lufta kundër terroristëve nuk mund të fitohet vetëm ushtarakisht

Shtypi i sotëm gjerman fokusohet tek demonstratat e shumta që po zhvillohen në SHBA-s kundër luftës në Irak, si edhe vendimi i qeverisë gjermane për të dërguar aeroplanë ushtarakë tornados në Afganistan.

Gazeta «Abendzeitung» nga Mynihu komenton mbi demonstratat në SHBA-s kundër luftës në Irak:

“Në SHBAs ka muaj tashmë që po zhvillohen demonstrata kundër luftës në Irak. Por i ri është dimensoni i këtyre demonstratave. Strategët e Shtëpisë së Bardhë mendojnë se deri në verë të këtij viti, përpara Kapitolit do të mblidhen mbi 500.000 njerëz. I ri është gjithashtu fakti se për herë të parë kundërshtarët e luftës po mbështeten nga një fuqi politike. Për herë të parë Bushi ka të gjithë Kongresin amerikan kundër tij. Demonstruesit në Uashington i bëjnë edhe Kongresit thirrje që të marrë vendime sa më parë. Kongresi duhet të veprojë tani dhe t´i tregojë më në fund Bushit vendin. Deputeti demokratik John Conyers tha atë që mendojnë të gjithë: Bushi mund të pushojë nga puna udhëheqës ushtarakë dhe ministra, kur ata i thonë se lufta në Irak është një gabim. Por ne nuk mund të na pushojë dot nga puna.”

Gazeta «Mannheimer Morgen» shkruan:

“Ata që kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të trupave ushtarake në Irak janë edne një pakicë. Por duket sikur kjo pakicë po rritet nga dita në ditë. Për qeverinë e Bushit dhe Kongresin, të cilët po përpiqen me mjete të ndryshme që të mos i tërheqin shumë shpejt trupat nga Iraku, në mënyrë që gjendaj atje të stabilizohet sa më pak, nuk ka mbetur më shumë kohë. Në rast se në të ardhmen e afërt nuk do të shënohen suksese, atëherë protestat kundër luftës do të marrin një dimesnon krjet tjetër politik.”

Gazeta «General-Anzeiger» nga Boni shkruan:

“Një kandidat i vërtetë që e kundërshton luftën do nga rradhët e demokratëve, do të ketë vërtet shanse të mira në zgjedhjet e vitit 2008. Ata që kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të trupave në Irak janë ende një pakicë. “Ktheni ushtarët tanë në shtëpi”, ishte deri më sot parrulla e dëshpëruar e disa demonstruesve të pakët. Por shumë shpjet këto parrulla mund të kthehen në një kërkesë politike, nga e cila nuk mund të tërhiqet më askush në SHBA-s, as politikanët e as qeveria apo opozita. Viti i pestë i luftës, i cili fillon me dërgimin e trupave të reja në Irak, nuk do të përfundojë pa tërheqjen e trupave të para amerikane që atje.”

Në lidhje me vendimin e qeverisë gjermane për dërgimin e aeroplanëve ushtarakë në Afganistan, gazeta “Mittelbayerische Zeitung» nga Regensburgu shkruan:

“Të mendosh se koalicioni i madh në Berlin do të vendosë pas shumë vështirësi që t´i dërgojë aeroplanët ushtarakë në Afganistan, nuk është e drejtë. Bundesveri gjerman nevojitet për një eskalim të ri ushtarak në këtë vend. Këto aeroplanë ushtarakë do të përdoren për të gjetur në pranverë vendet ku fshihen talibanët. Por lufta kundër terroristëve islamikë, të cilët vazhdojnë të qëllojnë pa skrupuj, nuk mund të fitohet vetëm në mënyrë ushtarake. Këtu kemi nevojë për një sërë lidhjesh politike dhe diplomatike. SHBA-s kanë nevojë për partnerë, që të mos pësojnë të njejtin fat si në Vietnam .”

Dhe së fundi në gazetën «Lübecker Nachrichten» lexojmë:

“Qeveria gjermane duhet të jetë e kujdesshme, që të mos bëhet qesharake në sy të NATO-s, ndërkohë që të gjitha shtetet anatre të kësaj organizate po humbasin durimin. Fundja vendimi për të dërguar aeroplanët ushtarakë në Afganistan është marrë me kohë në mënyrë jozyrtare nga Berlini. Dhe shumica e deputetëve në parlament do të votojnë gjithashtu në favor të qeverisë. vetëm opozita vazhdon të kundërshtojë vetëm për inerci e jo se ka vërtet argumete të bindshme kundër dërgimit të aeroplanëve ushtarakë të tipit tornados në Afganistan.”

Sonila Harasani

 

Premisat per nje shoqeri politike

Shpesh herë dëgjojmë të flitet për mosfunksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri dhe si rrjedhim, shohim edhe se vëmendja përqendrohet menjëherë te funksionimi i rregullt i zgjedhjeve, te lufta kundër korrupsionit, te lufta kundër ekonomisë informale etj., si kushte të domosdoshme që të funksionojë demokracia. Por, duke u kushtuar mjaft vëmendje këtyre faktorëve duket se është lënë në harresë një faktor tjetër mjaft i rëndësishëm për demokratizimin e institucioneve, që është, kultura politike e shoqërisë. Jo se mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nuk ka rëndësi për demokratizimin e institucioneve apo, aq më tepër, lufta kundër korrupsionit e ekonomisë informale, Përkundrazi. Ato janë sinjalizuesit bazë që tregojnë nëse funksionojnë institucionet demokratike, apo jo. Por edhe institucionet demokratike, që të funksionojnë ashtu siç duhet, kanë nevojë për një shoqëri demokratike.

Që institucionet demokratike të kenë baza të forta, thekson studiuesi i madh i demokracisë, Dahl, duhet që të veprojnë në një shoqëri, e cila të ketë të ngulura në kulturën politike të saj idealet dhe vlerat e demokracisë. Madje, një nga arsyet kryesore, pse institucionet demokratike funksionojnë më mirë në disa shtete sesa në disa shtete të tjera është pikërisht fakti se demokracia i ka rrënjët të ngulura më mirë në kulturën politike të shoqërisë së këtyre vendeve. Pikërisht, për sa i përket demokratizimit kultura politike e shoqërisë shqiptare duket se është disi larg. Megjithëse kanë kaluar gati 14 vjet nga përmbysja e regjimit totalitarist, shumë koncepte të demokracisë që janë baza e kulturës politike në shoqërinë evropiane drejt së cilës duam të shkojmë, vazhdojnë të qëndrojnë ende larg mentalitetit të shoqërisë shqiptare.

Mjafton të shohësh frymën e intolerancës që mbizotëron në përgjithësi në shoqërinë tonë dhe e kupton që demokracia akoma nuk i ka ngulur rrënjët ashtu siç duhet. Madje, pothuajse të gjithë jemi dëshmitarë që në disa zona të Shqipërisë vlerat e demokracisë ndeshen ende me koncepte mesjetare që mbahen gjallë, megjithëse jemi në shekullin XXI. Në një kohë që filozofia e demokracisë, por dhe ajo e integrimit kërkon qytetarë që të mendojnë dhe të kërkojnë me forcë që çdo zgjidhje politike duhet të dalë brenda parametrave të demokracisë dhe procedurave demokratike, në Shqipëri shumë të rrallë janë ata që e mendojnë një gjë të tillë. Kjo mungesë e demokracisë brenda kulturës së shoqërisë sonë mendoj se nuk vjen vetëm si rrjedhim i së trashëguarës, por dhe si rrjedhim i një mungese të vëmendjes sot. Në qoftë se politika shqiptare apo organizata të ndryshme janë përpjekur dhe përpiqen me reforma të ndryshme institucionale me qëllim për demokratizimin e mëtejshëm të këtyre institucioneve, për demokratizimin dhe emancipimin e kulturës politike të shoqërisë tonë duket se nuk është bërë dhe aq.

Kultura politike e shoqërisë tonë ka nevojë për një vëmendje më të madhe. Por, kjo vëmendje nuk duhet kërkuar thjesht te shteti shqiptar apo te qeveria shqiptare, por dhe tek shumë organizata e shoqata të ndryshme që veprojnë në vendin tonë e sidomos, tek ato shoqata e organizata të cilat merren më drejtpërdrejt me problemet e demokratizimit. Sot në Shqipëri veprojnë shumë organizata apo shoqata të ndryshme të këtij lloji, por këto shumë pak janë marrë me problemin e kulturës politike të shoqërisë tonë. Megjithëse dihet që kultura politike është diçka e trashëguar dhe që të formohet një kulturë e re duhet të kalojnë disa breza. Mendoj përsëri që shoqëria shqiptare ka shanse të mira për ta zhvilluar dhe forcuar më tej demokracinë. Për këtë do të ishte e nevojshme thjesht një vëmendje më e madhe dhe një angazhim më i drejtpërdrejtë i të gjithë aktorëve që luajnë rol në procesin e demokratizimit.

Pasi, pavarësisht problemeve të ndryshme, një pjesë e mirë e shqiptarëve duket se janë ndërgjegjësuar disi dhe e kanë kuptuar, duke parë edhe të shkuarën e tyre, që asgjë e mirë nuk vjen nga intoleranca. Por, një ndërgjegjësim i tillë duhet të shtrihet edhe më gjerë. Ideja që toleranca dhe mirëkuptimi janë baza e progresit të shoqërisë duhet të shtrihet dhe në pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare, e cila, fatkeqësisht, ndodhet në zonat e thella rurale ku dhe kontakti me pjesën tjetër të shoqërisë është më i vështirë. Shumë prej këtyre shoqatave apo organizatave që përmenda më sipër, vetëm sa kanë bërë një përshkrim të thjeshtë të problemeve që lidhen me demokracinë në këto zona. Do të ishte më frytdhënëse, mendoj, sikur këto të zbrisnin në terren dhe të jepnin ndonjë ide konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Gjithashtu, nuk duhet harruar dhe që një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë shqiptare jeton prej kohësh në ShBA dhe në vende të ndryshme të Evropës Perëndimore. Madje, shumë të rinj studiojnë në universitete prestigjioze të këtyre shteteve, duke u edukuar kështu me një mentalitet të ri, me mentalitetin e Evropës, në gjirin e së cilës ne duam të integrohemi. Një kujdes dhe një vëmendje më e madhe në kulturën politike të shoqërisë, si dhe një “shfrytëzim” më i mirë i kësaj pjese të shoqërisë që jeton në vendet perëndimore do të ishte mjaft domethënës, mendoj, për të forcuar dhe për të vazhduar më me sukses demokratizimin dhe integrimin.

Marion Gajda

Student i shkencave politike Itali

 

KESH kërkon “Thembrën e Akilit”

Krizës së rëndë energjetike, së cilës ka gjasa t’i bëjë derman edhe kësaj here vetëm Zoti, si për qesëndi kanë ardhur t’i bëjnë karshillëk novacionet dhe idetë revolucionare që gëlojnë në mendjet e ndritura të “dikasterit të territ”. Korporata Elektroenergjetike me tërësinë e ideve që hedh në tregun “qirindritës” është kthyer në një laborator eksperimental. E thënë më ashiqare, konsumatorin dhe pasurinë e dhuruar nga djersa e papaguar e qirakëve të Enver Hoxhës, i ka kthyer në një kavie. Udha për të gjetur “Thembrën e Akilit” nuk është as pëshpëritje homerike para dyluftimit epik, por as rrokaqiejt e mendimeve të tarifimeve fasho-orarë që shpik tash së fundi KESH. Ndërtimi i filozofisë së energjisë si mall dhe konsumatorit si blerës, është ndër të vetmet zanafilla nga duhet nisur. Çdo qasje për ta parë këto marrëdhënie me optikën e politikës do ta përkeqësonte deri në kufinjtë e pamundësisë prurësin e të vetmit shpëtim nga krizat energjitike.  Përpjekjet e vazhdueshme tasheandej e tashekëndëj në këtë sektor kaq strategjik për ekonominë dhe shumë jetik për qytetarët, janë kthyer në një lojë. Loja ka nxjerrë lojën dhe sërish ka lojë. Ky laborator në axhendën e eksperimentimeve fillimisht i jep prioritet aplikimit të matësve të rinj, më pas atyre matësve me kartë. Këto të fundit u instaluan në disa qytete të vendit dhe nuk bëhet e ditur se çfarë u bë me to. Së mbrami KESH ka nxjerrë një marifet tjetër, studimin për matjen e konsumit të energjisë elektrike mbi bazën e fasho-orareve, që do të thotë, se për orët e ditës çmimi është më i lartë nga sa mendohet për konsumin e orëve të natës. Megjithëse specialistët e KESH janë të mendimit se nuk ka ndonjë ndryshim të konsiderueshëm të konsumit pjesëndarës ditë-natë, ata mbeten tek ajo se do pasohet me avantazhe. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të KESH: “Përparësitë që do të japë matja e konsumit të energjisë elektrike mbi bazën e fasho-orareve, do të jetë mundësia e përdorimit me një tarifë të diferencuar, sidomos në fundjavë dhe natën do të krijojë mundësinë e balancimit të kostove brenda përbrenda KESH-it, e cila do të spostojë ngarkesën, sidomos të biznesit në periudhën kur energjia kushton më lirë”. Nuk kanë munguar skeptikët e këtij projekti. Borizani i kampit socialist, ndryshe ish-drejtuesi i Korporatës  Elektroenergjetike, Andis Harasani, është i mendimit se ky projekt është i pamundur për t’u zbatuar, sipas tij do të hidhen poshtë gjithë sistemin e matjes së energjisë elektrike, do të dalin jashtë funksionimit 800 mijë matës të rinj dhe njëkohësisht humbja do të jetë e konsiderueshme. Idetë dhe revolucionarizimit në KESH nuk kanë asnjë emër tjetër, vetëm fshehje nga mosfunksionimi i hallkave të tij. Është e vërtetë që novacionet janë perspektivë e përsosmërisë së funksionimit të strukturave që vënë në lëvizje një mekanizëm të tërë. Por a duhet një kohë e ndërmjetme, që quhet kohë testi. Apo nga njëri eksperiment vijmë në tjetrin shkojmë. Në kushtet e një prodhimi që varët nga Zoti, të një sistemi shpërndarës tejet e të amortizuar, të një administrate me përgjegjësi minimale për detyrën, të një politizimi polarizues marrafrymës, të një konsumatori që vjedh, këto eksperimente janë një luks me kosto të lartë. Dhe këtë kosto natyrisht as nuk e pagoi Harasani, as Beli, por ajo minorancë qytetarësh që kanë vendosur në pozita korrekte veten e tyre në marrëdhënie me shtetin dhe të gjithë përbërësve të tij. Ky turravrap i KESH për të gjetur “Thembrën e Akilit”, veçse një pamundësi është një “hedhje hi syve” të atyre që vuajnë krizën e rëndë energjetike. Nuk mbeten zgjidhje asnjë nga mjetet e lartpërmendura, as rritja e çmimit të energjisë, as matësit e rinj, as ato me kartë, sikurse as tarifimi mbi bazën e fasho-orareve. Tjetërkund fle lepuri zotërinj të KESH apo edhe më lart. Energjia është një produkt, kush e blen duhet ta paguaj, ndryshe ai mbetet pa të. Për zbatimin e kësaj nuk duhet të na ndal as preferencat politike fushatore, as klasifikimet e shoqërisë,  as toleromi i shtetit ndaj shtetit për detyrimet. Një tarifim i saktë, një politikë efikase i mbledhjes së të ardhurave për energjinë e konsumuar, ngritjen e një hierarkie monetare për përmbushjen e parametrave teknikë sipas standardeve bashkëkohore për shpërndarjen dhe tarifimin, këto përbëjnë “Thembrën e Akilit”. Hallakatja ndër dyer të tjera është tentativë dashakeqe dhe shtirje në sytë e qytetarëve. Me kamuflim dhe barriera të larta koperturash vetëm sa rritet kostoja, nuk ofrohet zgjidhja.

Blerti Delija,

Sokol Pepushaj

Nje, dy dhe tre-shtetesia ose europianizmi

Nga Astrit Lulushi, SHBA

Pa dyshtetesine, historise boterore, madje edhe letersise, sot do ti mungonin disa prej faqeve me interesante. Lexuesit nuk do te shijonin kryevepra te tilla te Shekspirit, si Qezari dhe Kleopatra, pasi pa konceptin e dyshtetesise (dyarkise), kjo ngjarje nuk do te kishte ndodhur, Mark Antoni ndoshta nuk do te kishte hyre ne histori, hunda e Kleopatres nuk do te ishte bere simbol i bukurise e flirtit, dhe letersise shqipe do t’i mungonin perkthimet shekspiriane te Fan Nolit.

Perfshirja e Egjiptit ne perandorine Romake u krye nepermjet nje akti teper te pazakonte. Grindjet midis Ptolemeut dhe Kleopatres (vella e moter) per kontrollin e perandorise, bene qe kjo e fundit te kerkonte ndihmen e Romes. Ngjarjet qe pasuan bene qe nenshtetasit e Egjiptit te gezonin edhe qytetarine e Romes. Ky eshte shembulli klasik.(Mommsen)

Shembulli tjeter eshte ai i Ilirise se pushtuar nga Roma, por me te drejte qytetarie, ne saje te se ciles shume ilire arriten te beheshin edhe perandore. Ndryshe eshte shembulli i perandorise Osmane, e cila i kthente te pushtuarit ne vasale, dhe vetem nese keta ndërronin fene mund te perparonin ne hierarkine perandorake. Ndarjet arbitrare administrative, bazuar ne ekonomi e jo ne etniciti, bene qe kufijte mes kombeve thuajse te zbeheshin dhe me shperberjen e perandorise Osmane, askush nuk e kishte te qarte se ku duhej te fillonin e mbaronin kufijte e vendit te ardhshem. Shperberja e perandorise, proces qe filloi ne shekullin e 19 e perfundoi ne fillim te shekullit 20, beri qe cdo shtet i ri ne Ballkan, Greqia, Serbia, Mali i zi, Maqedonia e Shqiperia te kishin brenda kufijve te tyre pakica te vendeve fqinje.(Jacques) Keshtu mund te shpjegohet edhe perse cdo vend evropiano-lindor vazhdon te aspiroje, hapur ose jo, pretendime ndaj territoreve te vendit tjeter fqinj.

Por sundimi i gjate i perandorise Osmane la prapa edhe nje ndarje tjeter duke krijuar dy botekuptime te ndryshme rreth dyshtetesise; konceptin perendimor dhe ate lindor. Kur behet fjale per dyshtetesine ne perendim, ekspertet kane parasysh vendin e origjines dhe vendin e dergimit te emigranteve ne vendin tjeter, i cili ndonjehere quhet vendi marres. Mbi keto baza eshte dyshtetesia qe njihet sot ne vende te tilla si Amerike, Britani, Kanada, Gjermani, France e qe ne shume vende te tjera vazhdon te debatohet.(H. Forbes) Te njohur me konceptin perendimor jane vecanerisht shqiptaret. Megjithese statistika te hapura mungojne, qe nga fundi i shekullit te 19 e ne vazhdim, per arsye qe dihen, qindra mijera shqiptare kane lene trojet e veta duke u vendosur ne perendim ku gezojne edhe te drejten e dyshtetesise.

Por shperberja e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavise, beri qe debati rreth dyshtetesise te merrte drejtimin e krijuar pas shperberjes se perandorise Osmane dhe te perandorise Austro-Hungareze, e cila doli e humbur nga Lufta e Pare Boterore. Dhe ne debatet e ringjallura eshte fjala jo per dyshtetesine e emigranteve qe synojne te integrohen ne vendet ku jane vendosur, por per pakica etnike (minoritete) qe ende aspirojne autonomine, ndarjen dhe bashkimin me shtetin ame, sic eshte rasti i moldovasve rumune apo ruseve te Ukraines.(Brusina) Nje fakt qe tregon se ndjenja te tilla nuk jane shuar, ishte edhe referendumi hungarez i vitit 2004 mbi dhenien e shtetesise pakicave hungareze ne Rumani. Hungaria si vend anetar i Bashkimit Evropian, u ofronte pakicave hungareze ne Rumani shansin per tu bere edhe shtetas hungareze e te Bashkimit Evropian. Referendumi u kundershtua nga Rumania, pasi si vend jashte Bashkimit Evropian, ajo shqetesohej se kandidatura e saj do te lihej ne harrese.(Weinstein) Fakti qe Rumania pritet te anetaresohet ne BE nga viti 2007, tregon se protesta e moderuar e terthorte e Bukureshtit i sherbeu Bashkimit Evropian si barometer per te matur deshiren dhe pjekurine e nje vendi kandidat per anetaresim ne BE. Dhe ndoshta jo pa qellim, mosmiratimi i dyshtetesise ne referendum, u cilesua nga Bashkimi Evropian si nje fitore e vogel e europianizmit.

Kohet e fundit qeveria e Athines shpalli se do t’u jape shtetesine dhjetra mijera shtetasve shqiptare me prejardhje greke. Shume vete ne Greqi e shikojne kete si nje hap te gabuar te qeverise greke, pasi minoritaret te shtyre nga nevojat ekonomike, tani do te vershojne ne Greqi duke lene vendbanimet e tyre ne Shqiperine jugore dhe se shpejti atje nuk do te mbetet ndonje grek. Por perkrahesit e vendimit te Athines thone se shume prej minoritareve ka kohe qe ndodhen ne Greqi per pune, prandaj nuk ka kuptim qe te mos u jepet shtetesia. Te tjere thone se dy-shtetesia mund te jete nje manover elektorale e politikaneve ne pushtet ne Athine.(Tsitselikis)

Edhe mes shqiptareve, vendimi per dhenien e  dyshtetesise minoritareve greke eshte pritur me reagime te ndryshme. Disa mendojne se dyshtetesia mund te perdoret nga Athina si pyke per te nderhyre ne politikat e Shqiperise rreth te drejtave te pakicave, si ne ceshtjen e shkollave apo perdorimit te flamurit grek. Te tjere mendojne se ashtu si Rumania , Shqiperia duhet t’a shfrytezoje kete rast per t’i kerkuar Bashkimit Evropian, ne menyre diplomatike, qe te pershpejtoje procesin e anetarsimit te vendit ne BE.

Por perparesite qe duken qarte nga dhenia e dyshtetesise eshte, se ajo pritet te rrise krenarine kombetare te minoritetit grek dhe, se duke marre nje shtetesi te tille greket e Shqiperise jane banoret e pare te ketij vendi qe do behen automatikisht edhe shtetas te Bashkimit Evropian, anetare e te cilit Greqia eshte qe prej 1 janarit te vitit 1981.

 

Dritë mbi të vërtetën

Kol Miria

Me dhimbje në zemër dhe në shpirt vendosa të shkruaj sërish për vuajtjet dhe padrejtësitë që i janë bërë dhe po i bëhen popullit ndër vite.

Unë me këtë shkrim dua të përcjell tek masa e madhe e lexuesve dashamirës dhe vullnetmirë ndaj vendit të tyre se që sot e kësaj dite diktaturës sllavo-komuniste po i dëgjohen gërhamat e fundit të saj.

Ky është mesazhi që Europa jep në Këshillin e saj lidhur me krimet e komunizmit në Shqipëri.

Diktatura komuniste në Shqipëri është tkurrur dukshëm. Sëmundja i ka depërtuar në damarët e gjakut dhe gradualisht po i bren dhe kockat. Këto ngjarje janë momentet e kthesës historike për të ndërtuar një shoqëri të pastër që shqiptarët të kenë një Atdhe, një histori dhe një palë heronj. Siç dihet në asnjë vend të botës të zhvilluar demokratike nuk ka dy palë heronj për një komb.

Natyrshëm lind pyetja:

Kush mban përgjegjësi përpara historisë për përhapjen e ideve komuniste në Shqipëri?

Si fillim po paraqes në mënyrë paralele 2 figura historike që i përkasin periudhës së viteve 1920-1939, atë të Luigj Gurakuqit dhe Ahmet Zogut. Disa lexues mund të pyesin përse nuk vendos Fan Nolin në vend të Luigj Gurakuqit? Përgjigjen e kësaj pyetjeje mund ta jap shkurtazi:

Noli ka një pjesë të vogël në historinë e Shqiptare për arsye se ka jetuar shumë pak në Shqipëri (vetëm 4 vjetë nga vitet 1920-=1924) dhe pjesën tjetër të kohës e ka kaluar si emigrant jashtë Shqipërisë dhe si rezultat në ngjarjet më kulmore të asaj periudhe nuk ka qenë prezent.

Nga ana e formimit kulturor, njohja dhe zotërimi i gjuhëve të huaja, historian, shkrimtar dhe më shumë si përkthyes i ka shokët e rradhë. Ndërsa si politikan mund të quhet një deshtak pro sllavo – komunist.

Le të kthehemi sërish tek 2 personalitetet e lartpërmendur.

Zogu dhe Gurakuqi si bashkëpunëtorë, pjesëmarrës në ngjarjet me rëndësi historike që nga viti 1912 në Vlorë dhe 1920 në Kongresin e Lushnjës. Pas Kongresit të Lushnjës këto 2 figura politike nuk i shohim më si bashkëpunëtorë të një qëllimi politik, por si dy rivalë me pikpamje të ndryshme politike, me vizione të ndryshme politike.

Zogu me prejardhje nga krentë e Parisë së Matit si bajraktar i kësaj krahine, ndërsa Gurakuqi nga ana tjetër anonte nga e majta e Lindjes komuniste.

Fan Noli e quante Gurakuqin “Pionerin e Shoqërisë aksidentale”, pra të shoqërisë së Lindjes që nënkupton Shoqërinë Komuniste.

Rastësisht më ra në dorë një dokument që verteton më së miri të vërtetën e figurës së Gurakuqit dhe qëndrimin e tij politik.

Dokumenti në fjalë ka këtë titull:

“Kleri katolik shqiptar dhe parimet e demokracisë perëndimore”, fq. 23 ku në vijim për Gurakuqin sqaron “Një komunizëm që kishte fillue me livrue simbas urdhnave të Kominternit vegël e të cilit ishte një tjetër figurë e ndritshme e botës shqiptare, e dalë prej kolegjit Saverian, e pra prej mësimeve të Jezuitëve, ka qenë ajo e Luigj Gurakuqit që Fan Noli e ka cilësuar pionieri i qytetarisë aksidentale në Shqipëri. Rrjedhimi i këtij formimi është edhe qëndrimi që ky mbante në rrafshin e marrëdhënieve ndërkrahinore e fetare. Gurakuqi ishte ai që ka punuar më gjatë dhe më shumë për të mbjellë farën e komunizmit  në Shqipëri. Te Luigj Gurakuqi janë vërejtë e qitë në pah prej të gjithë bashkëpunëtorëve, miqve dhe studentëve të jetës dhe të veprës së tij.

Kaq kam mundësi të nxjerr prej këtij dokumenti.

Në vijim me rastin e vdekjes së Leninit opozita kundra Ahmet Zogut e kryesuar nga Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi kanë mbajtur 1 minutë zi në Parlamentin Shqiptar. Kësaj i thonë të mbash zi për një kriminel të mbarë njerëzimit. E bija e Stalinit shkruan nga Amerika se Lenini dhe babai im vranë 48 milion rus në revolucionin e Tetorit të vitit 1917. Pjesa më e madhe e të vrarëve kanë qenë nacionalista të djathtë, pjesa më e vyer e kombit të madh rus. E bija e Stalinit në vijim shton: “Të vrarët në revolucion i kanë transportuar me trena pune në cepe të ndryshme të Rusisë dhe në fund i kanë djegur me vajguri.

Unë do të përpiqem të paraqes pikat kulmore të ngjarjeve historike të padala në dritë deri më sot.

Ja deri në çfarë përmasash kanë arritur këta burra shteti, të shkolluar ndër universitetet e perëndimit; gjatë një debati parlamentar pozitë-opozitë njëri nga deputetët e pozitës e quan një deputet tjetër të opozitës Lenin dhe përnjëherë janë ngritur në këmbë të gjithë opozitarët në mbrojtje të Leninit duke argumentuar se emri i Leninit nuk duhet të merret në gojë kot dhe se Lenini do të mbetet një njeri i MADH. (Marrë nga Prof. Luigj Matijasati)

Në pranverë të vitit 1924 opozita humbet zgjedhjet parlamentare. Në Qershor të po atij viti fillojnë organizimin me armë grupe të caktuara me ndihmën e Kominternit se parimi bazë i komunistave është marrja e Pushtetit me dhunë dhe me gjak dhe mbrojtja e pushtetit po me gjak.

Menjëherë filluan kryengritjen e armatosur kundra shtetit të ri të sapoformuar me mund e sakrifica të shumta. Shteti i parë pas 500 vjetësh që pushtimit osman.

Këta zotëri revolucionarë nuk kishin shpenzuar as pesë lekë për formimin e këtij shteti shumë të pritur prej pjesës më të madhe të shqiptarëve. Siç dihet shtetin e formuan të pasurit si: krentë, bejlerët, bajraktarët etj. Gjykova si të arsyeshme të nxjerr në dritë ashtu siç është e vërteta historike pa hequr pikë as presje. E rëndova pak shkrimin dhe për këtë i kërkoj ndjesë lexuesit, por kam paraqitur vetëm pjesën më kryesore mjaft shkurtazi.

Me datë 10 Qershor të vitit 1924 forcat kryengritëse hynë në Tiranë. Qeveria u tërhoq dhe revolucionarët morën pushtetin. Kryengritësit të quajtur revolucionarë të parevolucion mbasi derdhën shumë gjak morën pushtetin me grykën e pushkës, identike siç ndodhi në vitin 1944 po ashtu në vitin 1997.

Kjo kryengritje kundër shtetit shqiptar dhe shumë e përfolur prej pushtetit komunist dhe e cilësuar si një revolucion përparimtar, u quajt nga Europa perëndimore asgjë më tepër përveçse një kryengritje e armatosur dhe një pushtet i marrë me dhunë dhe aspak legjitim. Është fakt se pushtetarët e dalë nga një grusht shteti nuk gjetën mbështetje dhe as përkrahje nga perëndimi por vetëm nga Rusia komuniste. Rusia ishte mikja dhe aleatja e revolucionarëve të Qershorit të vitit 1924. Për ta vertetuar këtë revolucionarët tanë u ftuan për vizitë në Moskë të cilën e mirëpritën dhe nuk ngurruan të shkojnë dhe me këtë rast lidhën marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe Rusisë.

Ky ishte suksesi më i madh për ta. Këta burra revolucionarë mbollën erë dhe mbarë kombi shqiptar korri furtunën prej vitit 1944 deri në vitin 1990.

Lexuesi duhet ta dijë se heronjtë dhe patriotët e shpallur prej pushtetit komunist janë heronj të paheroizëm dhe patriotë të pa patriotizëm.

Historia e popullit shqiptar që ekziston sot nuk është asgjë më tepër veçse një histori terësisht e deformuar nga politika që i ngjan shumë historisë së Partisë Komuniste.

Këta historianë, servila të realizmit socialist nuk dinë historinë e prejardhjes së tyre familjare jo më të dinë historinë e popullit shqiptar. Kjo tokë që i thonë Shqipëri kudo që shkel këmba e njeriut gjëmon nga padrejtësitë që i janë bërë, armiq janë shpallur figurat e mëdha të kombit, heronj janë shpallë të gjithë ata që kanë patur pikpamje të majta revolucionare. Me plot gojën mund të themi se udhëheqësit e kryengritjes së Qershorit të vitit 1924 ishin promotori i lëvizjes komuniste në Shqipëri.

Pas Nolit dhe Gurakuqit vijnë bashkëpunëtorët e tyre, siç janë Ali Këlmendi (ky u kthy nga Moska pasi ishte përgaditur në vitin 1930 pikërisht kur Fan Noli i mërguar po e linte jetën politike në Shqipëri për t’ja lënë vendin dhe misionin e tij politik të riut Ali Këlmendit), Llazër Funda, Sejfulla Malishova, Asim Vokshi, Avni Rustemi, Pandi Kristo, Petro Marko, Zef Mala, Gjovalin Luka etj. etj. si këta. Madje një pjesë e tyre u bënë anëtarë të Partisë Komuniste bolshevike ruse dhe një ndër ta ishte edhe Sejfulla Malishova, ish sekretar personal i Fan Nolit, pra ishte Fan Noli i Madh i Shqiptarëve!

Atë që se arriti me anë të politikës së dhunshme të tij u përpoq ta realizojë me anë të pendës. Kjo shprehet qartë në një nga poezitë e tij e titulluar “Anës Lumenjëve” ku shkruan:

“Katundar e Punëtor

Që nga Shkodra gjer në Vlorë

Ky ilaç e ky kushtrim

Më bën djalë e më bën trim

Më jep zemër e më jep shpresë

Anës Elbës anës Presë.”

Kjo është një thirrje për luftë revolucionare ose një kushtrim për të rrokë armët kundra shqiptarëve.

Në një tjetër poezi të tij e titulluar “Flamuri në fund të saj thotë flamur për vegjli. Me të vërtetë flamuri është simbol i kombit, por atë e mbrojtën burra trima e nacionalista, patriotë të vërtetë që luftuan brez pas brezi e djalë pas djali me pushtuesit e atdheut. Kombi e flamuri rrjedhin prej idealit nacionalist që do të thotë prej patriotizmit. Siç dihet Noli vetë duke mos qenë pjesë e këtij ideali i drejtohet masës së gjërë revolucionare për luftë kundra shqiptarëve, luftë vëllavrasjeje. Le të kthehemi tek pushteti i tyre jetëshkurtër (6-mujor) sapo u ulën në kolltuqet e përgaditur prej të tjerëve formuan qeverinë e re e dalë prej këtij revolucioni.

Së pari montuan një gjyq fallco dhe dënuan me vdekje në mungesë kryemnistrin Ahmet Zogun, burrin më të madh të shtetit Shqiptar pas Gjergj Kastriotit. Fiset i bashkoi dhe i bëri komb dhe kombin e bëri shtet. Nuk dua të zgjatem shumë në këtë pikë, veçse e them me plot gojën që akoma Shqipëria nuk ka arritur të bëjë një shtet si në vitet 1920-1939. 70 vjet u bënë dhe përmasat e atij shteti nuk u arritën. Vetëm një aspekt po përmendi:

Me një pasaportë ke ka shëtitur dhe ke punuar në të gjithë Europën aty ku ke dashur. Në fakt ne ishim pjesë e Europës dhe botës së qytetëruar por rrugaçët dhe proletarët revolucionarë që i përgaditi Noli i Madh dhe Gurakuqi na çuan këtu ku jemi sot.

Në përmbajtje revolucioni i vitit 1924 është i barabartë me kryengritjen e Haxhi Qamilit. Diametralisht janë të kundërt në aspektin që ai i Qershorit të vitit 1924 ka qenë me pikpamje komuniste, kurse ai i Haxhi Qamilit me pikpamje xhon Turke, i përkrahur nga Anadolli. Ky është ndryshimi i vetëm mes këtyre kryengritësve dhe duhet shtuar se padyshim që të dy janë antikombëtar. Kryengritja e Haxhi Qamilit kishte përmasa më të vogla se revolucioni i Qershorit. Me forcat e tij rebele pasi pushtoi shumë krahina e qytete të Shqipërisë së mesme arriti në Durrës, dhe menjëherë pasi shkeli me të dyja këmbët flamurin kombëtar, vendosi flamurin e pushtuesit shekullor turk.

Esat Toptani me forcat e tija ushtarake e shpartalloi me të shpejtë Haxhi Qamilin së bashku me forcat e tija dhe vendosi flamurin shqiptar në vend të flamurit turk. Ky është një akt shumë patriotik dhe akoma nuk e kuptoj pse mbahet i fshehur sot e kësaj dite dhe kujt i intereson që ta mbulojë hija e harresës këtë vepër patriotike të Esat Toptanit.

Pavarësisht rrjellojës së ngjarjeve të mëvonshme dhe qëndrimit të tij politik prapë se prapë e them se ka bërë një akt burrëror. Esat Toptani e dënoi Haxhi Qamilin së bashku me 2 bashkëpunëtorë të tij me vdekje në litar.

Ja si shprehet udhëheqësi komunist Enver Hoxha për kryengritjen e Haxhi Qamilit në Sekretariatin e Komitetit Qëndror të P.P.SH.-së:

“Lëvizja fshatare e Shqipërisë së mesme ishte një lëvizje sociale, me një pikpamje shumë përparimtare. Kjo lëvizje vuri në krye të saj njeriun më të aftin, më besnikun dhe mbi të gjitha patriotin e flaktë Haxhi Qamilin.”

Unë dua që lexuesi të mos çuditet, sado i çuditshëm të jetë ky fakt. Enver Hoxha gjithçka mund të ketë qenë vetëm shqiptar jo. Dhunuesit e kombit i quajti dhe i shpalli patriotë dhe heronj, ndërsa figurat e mëdha të kombit armiq dhe tradhëtar. Kjo është fatkeqësia më e madhe e historisë sonë!

Historia jonë nuk është asgjë tjetër përveçse një batakçillëk i madh, për ta thënë qartazi historllëk dhe jo historisë. Atë Zef Pëllumbi në librin e tij të titulluar “Rrno për me tregue” nuk e paraqet në shkrimet e tija Esat Toptanin aspak tradhëtar. Me sa duket sipas shkrimeve të të nderuarit Pater Zef Pëllumbit, vrasja e Esat Toptanit në Paris nga Avni Rustemi është e dyshimtë. Fran Shullani nga Dukagjini, një burrë i moshuar dhe mjaft i zgjuar më ka thënë në një kafe në Shkodër në vitin 2005 se kur është vra Avni Rustemi në kafe në Tiranë, vrasësi përpara se ta vriste i ka thënë këlysh i Stalinit dhe pastaj i ka re me revole. Po sipas Shullanit vrasësi ka qenë nga Kurbini. Avni Rustemi është më se e vërtetë se ka qenë Bolshevik i flaktë, bashkëpunëtor i Gurakuqit dhe i Nolit.

Siç dihet fillimi i kryengritjes së Qershorit mori shkas me vrasjen e Avni Rustemit, ku Fishta i madh mbajti një fjalim para trupit të tij të pajetë që në fakt është diçka normale për një klerik duke ditur që ishte një detyrë morale dhe fetare e tij. Por disa kalemgjinj të realizmit socialist si psh: prof. Çefa nga Shkodra dëshiron të njollosë figurën monumentale të Fishtës duke e quajtur Avni Rustemin “Shpresa e bardhë e Atdheut” kur dihet që Fishta nuk kishin asgjë të përbashkët me revolucionarët pro-sllav të Qershorit të 24-ës.

Avni Rustemi është ai që ka organizuar edhe atentatin kundër Ahmet Zogut në vitin 1924. përveç kësaj Avni Rustemi ka qenë ai i cili e ka bindur të riun nga Mati Beqir Valterin për të kryer atentatin kundër Ahmet Zogut.

Gjatë kohës që Ahmet Zogu po ngjiste shkallët e Parlamentit Shqiptar (në atë kohë Zogu ishte kryeministër), Beqir Valteri shpraz revolverin e tij përmbi trupin e Ahmet Zogut duke e qëlluar me 2 plumba në trup dhe u largua. Por për çudi Ahmet Zogu i shpëtoi këtij atentati dhe ashtu i gjakosur hyn në sallën e Parlamentit. Gjatë kësaj kohe opozita largohet nga Salla e Parlamentit e turpëruar. Ajo ç’ka është më e çuditshmja është fakti se Ahmet Zogu ia fal jetën Beqir Valterit duke e dënuar vetëm 3 vjet burg, nga këto kreu 1 vit e gjyëm burgim

Pas qeverisë jetëshkurtër të Nolit, Ahmet Zogu kthehet sërish me forcat e tij të ligjshme të mirëorganizuara dhe me 24 Dhjetor të vitit 1924 arrin të rrëzojë qeverinë e Nolit. Qeveria e Nolit u largua në drejtim të Italisë. Me 7 Janar të vitit 1925 qeveria e Zogut mori votbesimin në Parlament dhe menjëherë kryeministri Zog shpall amnisti për opozitarët e larguar jashtë atdheut në mënyrë që ata të kthehen në vendin e tyre dhe t’i shërbejnë kombit të tyre.

Disa nga opozitarët u kthyen si:

Gjergj Fishta (që dhe u shpall nga shteti poet Kombëtar), Ndre Mjeda, Hilë Mosi (që u bë Ministër), Mirash Ivanaj (edhe ky u bë ministër) dhe asnjëri prej tyre nuk u dënua asnjë ditë.

Opozitarët që nuk u kthyen ishin: Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Mustafa Kruja etj. Madje ky i fundit u bë kryeminstër në kohën kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë.

Kur opozita e majtë e kryesuar nga Fan Noli erdhi në pushtet e dënoi me vdekje Ahmet Zogun ndërsa Ahmet Zogu kur erdhi në pushtet i fali të gjithë madje edhe ata që konsumuan krim mbi të. Forcat e mbretërisë italiane të përgatitura për fillimin e Luftës së II-të Botërore, të bashkuara fashizëm dhe nanizëm, me 7 Prill 1939 fillojnë ofensivën ushtarake kundra Shqipërisë së vogël.

Mbreti Zog dhe qeveria e tij i bënë një qëndresë të vogël  kësaj force madhore dhe me vendim të Parlamentit Mbreti Zog u largua me suitën e tij duke lënë një kontigjent të vogël në Shqipëri.

Ahmet Zogu iku prej 9 milion bajonetave të fashizmit sepse nuk e pa të arsyeshme që rreth 1 milion shqiptarë t’i vinte përballë 9 milion bajonetave të një ushtrije tepër të modernizuar.

Por le të kthehemi edhe një herë aty ku e filluam, paralelizmi mes 2 personaliteteve mes atij të Ahmet Zogut dhe Luigj Gurakuqit në mënyrë që edhe lexuesi të ketë mundësi të gjykojë drejt.

Komunizmi e ka nderuar figurën e Luigj Gurakuqit me titullin “Hero Populli” titulli më i lartë pas atij “Hero kombëtar”, ndërsa figurën e Ahmet Zogut e ka quajtur “Armik i kombit”.

Po të njëjtën gjë bëri edhe Franca ndaj Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore.

Le të bëjmë analizën përfundimtare të këtyre 2 figurave:

Luigj Gurakuqi iku nga Shqipëria pas rënies së revolucionit dhe u shpall “Hero Populli” pra iku prej shqiptarëve heroj.

Ahmet Zogu iku nga Shqipëria për të mos e larë me gjak popullin e tij dhe ai nuk kishte si të vepronte ndryshe sepse ishte babai i kombit. Në këtë mënyrë ai shmangu një rezistencë të padobishme dhe e destinuar për dështim.

Tani lind pyetja kush e meriton të jetë “Hero Populli” Luigj Gurakuqi apo Ahmet Zogu?

Këtë përgjigje më mirë se askush tjetër duhet ta gjejnë ata që pretendojnë se bëjnë historinë e Shqipërisë pa dashur të anashkaloj në këtë mes edhe lexuesin e vëmendshëm dhe të revoltuar për shkeljet që i janë bërë kombit shqiptar.

Siç ka thënë edhe Harel se: “E vërteta është e vështirë të pranohet. Për një popull më parë se të hedhë themelet e sigurta të të qenurit komb, për të ardhmen e tij, duhet të pranojë me kurajo të vërtetën sido që të jetë ajo”.

Mendimet e mësipërme nuk janë mendime personale por janë fakte të dokumentuara historike të periudhës së viteve që nga 1920-a, 1924, 1939, 1941, 1943, 1944.

Nuk është aspak e tepër të them se nga konkluzioni i përgjithshëm del e qartë se shqiptarët nuk kanë patur miq nga aleatët e mëdhenj por armiku më i madh i shqiptarëve kanë qenë sllavët dhe në veçanti Jugosllavia dhe politika e saj shoviniste dhe shërbëtorët e tyre, komunistët shqiptarë të paatdhe.

Pas Luftës së Dytë Botërore u pa qartazi nga opinioni i mirëinformuar botëror se komunizmi përbën një rrezik tepër serioz për mbarë njerëzimin dhe lufta kundra komunizmit nuk do të quhej luftë antikomuniste por luftë pronjerëzore sepse komunizmi për vetë natyrën e tij është antinjerëzor.

Prandaj e them se komunizmi në Shqipëri ishte krejt i veçantë nga vendet e tjera komuniste një përzierje sllavo-bizantine-aziatike. Kjo përzierje e çoj Shqipërinë në kohërat më të errëta e më të dhunshme e padyshim është pushtuesi ma i ndyrë që ka parë fytyra njerëzore përmbi tokë. E them hapur me plot gojën se duhet të mbajnë përgjegjësi përpara historisë ata që përhapen këtë ideologji shkatërrimtare me pasoja katastrofike për mbarë kombin shqiptar dhe ma shumë ata që e vunë në zbatim dhe e mbrojtën. Shqipëria e lirë është ëndërr e nacionalistëve patriotë, por fatkeqësisht u bë pre e komunistave ruso-sllav.

Do ta citoj një shkrim të një diplomati anglez Reginald Hibbert në librin e tij titulluar “Fitorja e Hidhur” në faqen 28 shprehet për Luftën Nacionalçlirimtare të Shqipërisë:

Në vitin 1924 Qeveria Sovjetike nuk vonoi të shprehte mirënjohjen dhe bashkëpunimin për qeverinë jetëshkurtër, liberale dhe të majtë të Fan Nolit në Shqipëri, dhe qeveria e Stalinit me të shpejtë nis misionarët e tij diplomatik por për fat të keq të kësaj qeverie në fund të Dhjetorit të 1924-ës, Ahmet Zogu, 29 vjeç, tashmë një nga krerët e njohur të veriut dhe në tërë Gegërinë dhe që gëzonte mbështetjen e familjeve kryesore të Shqipërisë i dha fund periudhës së parë të turbullirave në shtetin e ri. Ato veprimtari nga të cilat në fund të fundit do të linte lëvizja komuniste e modelit sllav në Shqipëri duhet të bëheshin ilegalisht dhe patjetër jashtë shtetit sepse brenda shtetit ishte krejt e pamundur. Të mërguarit formuan komitetin Nacionalçlirimtar (KONARE) në Gjenevë, Francë, Vienë. U themelua shoqata për të përkrahur çështjen revolucionare. Me 1925 KONARE zgjodhi nja 2 dyzina të rinjsh shqiptarë që të shkonin për t’u përgaditur në Moskë dhe nga viti 1928 ajo ishte një organizatë e kontrolluar nga Kominterni dhe e financuar nga Moska. Dhe kështu u formuan celulat e para marksiste-komuniste Brenda Shqipërisë… Konferenca e 8-të e komunistave të Ballkanit me të cilin shpirti lëvizës ishte Gjergj Dimitrovi dhe grupi i tij. Në pamundësi për të ardhur në Shqipëri që të ngrinin në Parti Komuniste dhe për këtë u formua një grup komunistash në Shqipëri, me sa duket Shqiptari më i rëndësishëm që u rrit në Komintern ka qenë Ali Këlmendi i cili kishte qenë anëtar dhe përkrahës i grupit të Nolit në fillim të viteve 1920.

Në vitet 1930 Kelmendi kthehet nga Moska dhe Fan Noli e dorëzon në duar të sigurta misionin e tij politik, një komunisti të formuar tashmë, të përgaditur më së miri, i cili i hyri punës për të ngritur e nxitur celulat e I-ra në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Kaq kam nxjerrë nga libërshkruesi anglez Hibbert.

Ky shkrim ka për qëllim të mirëinformojë lexuesin shqiptar për përhapjen e ideologjisë komuniste në Shqipëri gjatë periudhës kohore 1920-1940. Siç shkruan historia jonë, këta heronj e patriotë të lartpërmendur me pikpamje të majtasocialkomuniste për veprat dhe punën e madhe që kanë bërë në shërbim të kombit shqiptar mund të përshkruhen me 2 ose 3 faqe letër, ndërsa për dëmet dhe të këqijat që i sollën kombit shqiptar, me përhapjen e kësaj ideologjie vdekjeprurëse, fare lehtë mund të shkruash një roman afro 500 faqesh. Unë kam shkruar vetëm anën sipërfaqësore dhe nuk po hyj në ato fusha mjerimi të pafund që i sollën mbarë trojeve shqiptare, pasardhësit e këtyre revolucionarëve që nga vitit 1944-1990 dhe përsëri në 1997-ën. Kjo tregon qartazi dhe hapur se komunistët që krijuan Partinë e tyre me datë 8 Nëntor 1941, nuk ishin një krijim i momentit, siç krijohen kërpudhat pas shiut, por vinin nga përpjekje të shumta dhe ideologji me mbështetje sllave shumë vite përpara themelimit të Partisë së tyre.

Mbështetur në shkrimin e Dr. Luigji Martinit në librin e tij të kushtuar Prek Colite në vijim komunizmi nuk donte të luftonte okupatorin, por donte të bënte revolucion komunist me gënjeshtrën e Luftës Nacionalçlirimtare dhe në vijim libërshkruesi “Komunizmi në Shqipëri është pjellë e serbomalazezëve”. Për të patur të plotë aspektin e forcave politike gjatë luftës antifashiste nuk duhet lënë jashtë një numër i madh prijësash ushtarak dhe popullor, udhëheqës çetash dhe krensh fisnore me prirje të theksuara nacionaliste. Siç ishte ushtaraku general Preng Pervizi, Mujo Ulqinaku dhe në vazhdim major Abaz Kupi Ekademisti ferik Sata, major Ndrec Preng Marku, Gasper Pali, Spiro Zhej, Muharrem Bajraktari e të tjerë. Historiagrafija zyrtare socialiste Shqiptare e anashkalon këtë fakt duke ia atribue gjithë meritat ushëheqjes komuniste. Shumë historianë qofshin Jugosllavë dhe Shqiptarë në mërgim thonë se Jugosllavët ishin themeluesit kryesorë të Partisë Komuniste Shqiptare. Stovro Skendo thotë se Miladin Popoviqi dhe D. Mugosha ishin dërguar në Shqipëri për organizimin dhe themelimin e Partisë Komuniste dhe përzgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Qendror dhe në fakt ata u bënë udhëheqësit e vërtetë të P.K.SH. Bile ai shkon deri atje sa thotë Partia Komuniste Shqiptare nuk ishte gjë tjetër veçse një degë e Partisë Komuniste Jugosllave. Ndërhyrjet jugosllave shfaqeshin deri në absurditet në Konferencën e Parë të vendit të Partisë Komuniste Shqiptare e cila u mbajt me 17-22 Mars 1943. Ja çfarë dëshmon Pandi Kristo ish anëtar i Byrosë Politike të P.K.SH, spari dua të theksoj një fakt që është i njohur nga të gjithë partia e jonë, në mbledhjen e saj themeluese nuk zgjodhi sekretar të përgjithshëm, madje as sekretar organizativ, por ndau detyrat për të 7-anëtarët e Komitetit Qendror të përkohshëm. Nuk do të ishte e tepërt të përmendim që detyrat që iu ngarkuan Enver Hoxhës nuk ishin as ma shumë as ma pak veçse thjesht mbajtës protokolli të mbledhjes veçse ishte adjutantelleku hap pas hapi mbas kurrizit të Miladin Popoviçit dhe D. Mugoshës. Ajo që ishte ma e habitshmja dhe ma e pranueshmja në punimet e kësaj konference është se kur u proçedua për të kaluar në zgjedhjet e reja Enver Hoxha bëri një propozim që i habiti të gjithë sepse ai propozoi që në postin e sekretarit të përgjithshëm të PKSH-së të ishte Josif Broz Tito. Sado i çuditshëm të duket ky propozim ky është një fakt. L. Martini. Po të gjykojmë me kanarin e arsyes njerëzore dhe krejt i paanshëm del se Enver Hoxhad ka qenë një zvarranik të cilit i mungonte kolona vertebrale, supertradhëtari i krejt trojeve shqiptare.

Këto rreshta janë jashtë libërshkruesit, të mos largohem nga tema dhe po filloj po le të shkoj edhe ma tej dhe le t’i referohemi fakteve të tyre historike ku tregohet qartë se Enver Hoxha nuk ishte asgjë më tepër veçse një vegël qorre në duart e Jugosllavëve.

Dr. Luim: Ja se ç’thotë Bllozho Juvanoviqi i dërguari i Titos në mbledhjen e partizanëve malazezë e mbajtur në Kopilja me datë 23 Maj 1942: Partinë Komuniste të Shqipërisë e kemi në dorë të jugosllavëve, të malazezëve dhe i kemi atje organizatorët tanë. Në Kosovë jemi ndeshur me mjaft pengesa nga nacionalizmi shqiptar ja kemi dalë me i organizue partizanët shqiptar si jugosllav dhe këtë gjë e kemi garantuar me ndihmën e komunistave të Shqipërisë për të larguar vështirësitë tona atje në Serbinë tonë të vjetër.

Por për çdo gjë i kemi hedhur bazat me mënyrë që çdo pikë ujë të shkojë në mullirin e Jugosllavisë së madhe. Përsa i përket Kosovës dhe pakicave Shqiptare nuk bisedojmë aspak me komunistat shqiptar sepse i kemi në dorë ne Jugosllavët. Siç e tregojnë të gjithë ata që kanë qenë pjesmarrës në ato konferenca e mbledhje e kanë dëshmuar hapur se Miladin Popoviqi e gjeti njeriun e përshtatshëm shërbëtorin e zellshëm të politikës Jugosllave Enver Hoxhën dhe bashkëpunëtorët e tij. Ndërhyrjet Jugosllave me agjentin e tyre Enver Hoxhën komunistat shqiptar dhe pasuesit e tyre u bënë për herë e ma të egër ndaj çështjes së nacionalizmit për një Shqipëri etnike të lirë të pavarur prej sllavëve. Këto ndërhyrje tash na e drejtuan tehun e saj kundra shqiptarëve, ku në fakt kësaj çështje më delikate tradicionale për një bashkim kombëtar i është vënë vula ma e zezë e të gjitha kohërave që në mbledhjen themeluese të PKSH-së me 8 Nëntor 1941. Kjo Parti e formuar dhe e përgaditur në ekupaturat e Moskës e të Beogradit nuk e njohu idealin kombëtar përveçse idealin e partisë dhe kjo tregohet qartë ku Enver Hoxha me shokë të tij vendosi Partinë përmbi të gjithë që normalisht nënkupton Partinë edhe mbi Shqipërinë. Një pjesë e komunistëve u pajtuan me bazën ideologjike dhe organizative të Partisë të importuar nga emisionarët Jugosllavë të kryesuar nga Miladin Popoviqi dhe D. Mugosha.

Ndodh rrallë për të mos thënë kurrë që në asnjë vend të botës demokratike që antivlera të quhet vlerë, tradhëtarët dhe kriminelët heronj, pushtimi, dhunimi, robëria çlirim.

Për ta bërë më të qartë po citojmë fjalën e fundit të pikës 4 të bazave organizative të Partisë të përcaktuara ekzakt në revolucionin e themelimit të PKSH që me 8-nëntor 1941, ku shprehet:

Në asnjë rrethanë nuk lejohet të harrohet rreziku që vjen nga ndikimi i nacionalizmit. Pra nacionalizmi shqiptar tashmë i ishte bërë gjyqi. Ata burra që koha i kishte evidentuar si kundërshtarë të papajtueshëm të politikës aneksioniste serbo – malazeze, për komunistët shqiptarë ishin armiq të brendshëm.

Siç e kam theksuar edhe në shkrimet e mësipërme se idetë komuniste në Shqipëri ishin të importuara nga jashtë vendit. Këto ide ishin në kundërshtim të hapur me karakterin nacionalist patriotik.

Komunistëve iu interesonte doktrina marksiste – leniniste dhe jo atdheu. Me atdheun ishin përjetësisht të ndarë dhe armiq të betuar të tij, sepse interesat e pushtetit i vendosën përmbi interesat e atdheut.

Komunistët nuk e njohën Mbledhjen e Mukjes dhe jo vetëm që nuk e njohën, por vunë edhe gjithë arsenalin e tyre ushtarak e politik kundër kësaj mbledhjeje, ku në fakt kjo mbledhje kishte karakter thellësisht nacionalist dhe patriotik dhe thelbi i asaj mbledhjeje ishte të ruheshin dhe të mbroheshin kufijtë etnikë të trojeve shqiptare duke krijuar Komitetin e Shpëtimit Kombëtar që Lufta i kishte bashkuar dhe i kishte bërë të njohur ndërkombtarisht. Pas kësaj mbledhjeje, me karakter dhe përmbajtje kombëtare, një pjesë e këtyre krenëve e paguan shtrenjtë duke derdhur gjakun e tyre për një Shqipëri të lirë dhe etnike.

Këtu filloi përballja më e madhe në historinë gojore dhe asaj të shkruar të popullit shqiptar, lufta vllavrasëse mes patriotëve dhe tradhëtarëve.

Komunistët dolën hapur kundër Shqipërisë etnike duke bërë propogandën e tyre mashtruese: të luftojmë përkrah vëllezërve jugosllav. Këta nuk ishin asgjë tjetër veçse shërbëtorët e zellshëm të sllavëve.

Këta ishin jargu dhe mbetja e kombit dhe s’mund të kishe asnjë pikë referimi apo marrëveshje me ta, se zotërit e tyre ishin jugosllavët dhe jo shqiptarët!

Kjo ishte damka më e zezë dhe më e paimagjinueshme e të gjithë shqiptarëve.

Komunistët Shqiptarë të drejtuar nga dora e huaj filluan vrasjet e fshehta dhe krijuar grupin e zjarrit. Enver Hoxha luante çdo ditë shah me Miladin Popoviçin dhe D. Mugoshën por gurët e shahut ishin njerëz,  pjesa më vitale e kombit shqiptar. Çdo marrëveshje e bashkëpunim me këta grumbullmbledhës ishte vetëm një tradhëti kombëtare. Dihej prej të gjithë opinionit të mirëinformuar se nazismi gjerman ishte drejt ikjes, sepse ata e kishin humbur luftën dhe vendin e tij dalngadalë po e zinte okupatori sllavo-komunist, pushtuesi më i rëndë dhe më çnjerëzor. Shekuj dhe mijëvjeçar do të kalojnë dhe pushtimi 50 vjeçar komunist nuk do të harrohet.

Gjithçka në këtë botë harrohet, tretet, humbet në kujtesën njerëzore, vetëm gjaku i derdhur nga dora tradhëtare nuk humbet kurrë. Vijnë verërat e nxehta dhe nuk e thajnë, vijnë dimrat e stuhishëm dhe nuk e lajnë.

Është detyrë urgjente dhe më shumë njerëzore të bësh gjithçka që është e mundur në shërbim të së vërtetës.

Dhe shkas u bë për të shkruar nga ana ime një thënie e një dijetari grek ku shprehet:

Kush tregon për një krim ose një padrejtësi tregon kulturën e tij:

Në rastin tonë nuk bëhet fjalë për një krim ndaj një individi por për një krim ndaj një populli të tërë dhe si i tillë meriton një ndërshkim shumë më të madh. Këtë barr të rëndë e të turpshme duhet ta marrin përsipër ata që e bënë dhunimin e genocidin dhe ndihmësit e tyre dhe jo ata që luftuan deri në vdekje për të qenë të lirë e të bashkuar me idealin ndërkombëtar.

Nigeriani Sole Seuinko shprehet: Një shoqëri që toleron masakrimet e të pafajshmëve apo instiktet vrastare duke i konsideruar këto të fundit një mënyrë legjitime për të reaguar, është një shoqëri e prishur deri në atë masë sa mundësitë për t’u ndrequr janë gadi zero.

E tillë ka qenë shoqërija jonë për 50 vjet diktaturë dhe më e keqja është se ne akoma sot vazhdojmë t’i tolerojmë dhunimet dhe padrejtësitë që ka bërë komunizmi në Shqipëri. Dhe kjo është një ndër arsyet që unë kam vendosur të nxjerr në dritë të vërteta që për vite me radhë kanë qenë të shtypura dhe të ndrydhura nga makineria e rëndë komuniste.

Si mund t’ia fshehë kombit Ramiz Alia gjakun e derdhur të 8000 shqiptarëve në Grykën e Tivarit i cili jua serviri në “pjatë” jugosllavëve për interesa të pushtetit; apo edhe kjo mund të quhet legjitime!

Këta 8000 burra e gra i dërguan gjoja në luftë kundër pushtuesit nazifashist për t’i tradhëtuar pastaj dhe për t’i vrarë të gjithë. E gjithë kjo vetëm se këta burra ishin nacionalista të flaktë, antikomunista dhe që nuk donin bashkim-vëllazërim me Jugosllavinë. Dhe më shumë se gjysmën e tyre i kanë mbytur me çekiç në mënyrë që të mos hargjonin fishekët me ta.

Shihet qartë se këta burra e gra, djem e vajza në sajë të këtij nacionalizmi tradicional kanë qëndruar me shekuj të paasimiluar dhe kanë ruajtur gjuhën, kulturën, flamurin doket, zakonet dhe thelbi i kësaj qëndrese i ruajtur brez pas brezi e ka burimin tek patriotizmi.

Komunistët të drejtuar prej inspektorëve jugosllavë dhe pafytyrësia e tyre fund e krye, antishqiptar, gënjyen me mashtrimet e tyre popullin dhe rininë plot zjarr në zemër për idealet e shenjta të atdheut.

Në këtë pikë kulmore të së vërtetës historike lexuesi i arsyeshëm dhe i paanshëm duhet t’i vendosë mirë peshat dhe kundërpeshat dhe mundësisht të marrë parasysh edhe mikropeshat në kandarin e arsyes njerëzore, sepse këta 8000 burra e gra ishin shqiptar, trima, nacionalista, të betuar në nder të atdheut e në flamur të Skënderbeut.

Komunistët nuk e njohën aspak idealin e atdheut vetëm idealin e doktrinës. Këta sahanlëpirës e dhanë konçensione vendin e tyre për pushtet derdhën lumej gjaku e lotësh për të përjetësuar pushtetin e tyre. Në këtë ngjarje dhe sa e sa të tjera të trishtueshme, shumica e shqiptarëve u ndodhën në mes kudhrës dhe çekanit ku i priste drapri i vdekjes dhe pushtimi i kombit prej shqipfolsavef komunistë. Një dijetar Rus ka thënë:

Ai që kujton të kaluarën ju verboftë njeni sy, Ai që harron të kaluarën ju verbofshin të dy sytë.

 

Kolë Miria

Politika, Golgota e fateve të shqiptarëve

Nga Albert VATAJ

 

I yshtur prej një dyndjeje mllefi dhe zemërimi nga gjithçka ngjet në të sotmen “rrah e krah” shqipfolëse, ndal të shohë politikën si Golgotë. Ajo ka uzurpuar gjithçka shqiptare, ndryshe nga sa ka mundur të tentojë dhe të arrijë në vendet e tjera, qofshin këta edhe në pozita gjeografike, historike dhe politike me vendin tonë. Kjo është për fatin tonë të keq, një gabim gjenetik që beh papritur, duke të rrëmbyer gjithçka, për ta bërë atë një rrugë drejt Golgotës.

Dozat e theksuara të politizimit, pa droje mund t’i kundrosh si një kërcënim të patëdytë në fatet e Shqipërisë dhe dertet e shqiptarëve. Çoroditje, kohëvrasje, nervabrejtje, shpresëhumbje, turitje kolektive, Kudo dhe në çdo gjë është politika. Kurdo dhe për çdo gjë, askush nuk ka forcë vendimmarrjeje, vetëm ajo. Në jetën familjare e gjithsekund tjetër, për çdo gjë dhe në çdo gjë, ajo që promovon jo vetëm praninë e saj, por edhe sundimin, është politika. Në një shoqëri kaq të mbarsur politikisht, duhet domosdo të kërkosh për të gjetur shkaktarin, zanafillën e Golgotës popullore, të cilën do ta kesh të lehtë ta pikasësh sapo të shkelësh butonin e televizorit, në një të përlarë shtypit të përditshëm, në një sajdisje për kafe e në kryeherën e tançkasë tjetër. Ama politike është tamam si një nënë e mirë që nuk i largohet foshnjës së saj për asnjë çast.

Lum e në lum si ne për këtë amë.

E ndërsa mendon se e gjithë jeta jote është politikë, fare pak ka gjasa të ngjasë të kërkosh një kurs të ri për trajektoren e jetës tënde, jashtë unazës së saj. Dhe kur ajo është një kryqëzuese fatesh! Kjo është fatale. Është e tillë, por nuk vlerësohet si e tillë. Në të kryqëzohen fate shenjtorësh dhe fate batakçinjsh, fate njerëzish të urtë e maskarenjsh, fate hallexhinjsh e mashtruesish, fate të mjerësh e të babëziturish, fate të përdalash e nënash të devotshme. Atje kryqëzohen të gjithë në emër të adhurimit, të vetmes mëvetësi që e bëjmë ajër, ujë, bukë e veshë e mathë.

Në të kryqëzohet e gjithë shoqëria shqiptare. Kryqëzuesit janë politikanë, janë Pons Pilat që nuk kanë dert të lajnë duart kurrqysh në tançka josh absurdin e politikbërjes. Ata thjesht vendosin për fatet tona dhe vetëm kaq. Ata vendosin dhe gjithseqysh t’u bjerë të tjerëve, kjo për ata s’ka dert. Mjafton që tançka që duan të bëjnë, duhet të bëhet. Se kush e paguan, kjo është një llogari që kurrë politika shqiptare nuk e ka bërë. Nuk do të na vinte në ndihmesë asnjë emër për t’i vënë targën këtij gjykimi, pasi tek sekush dhe prej sekujt të kësaj armate vjen lajtmotivi, politikë allashqiptar. Megjithëse teoricienë dhe filozofë nuk kanë qenë familjarë me përcaktimin frazeologjik të politikës në tërësinë e saj, si mjet pushteti, duke e cilësuar në përqindje të konsiderueshme negativisht, kanë lënë hapësira shprese dhe interpretimi. Megjithëse i kanë hequr tërë moralin, asaj i kanë mbartur një lloj morali në morinë mbytëse të amoralitetit ku ajo gëlon.

Ata janë kudo ku përmbyset. Ajo ndërsehet porsi një bishë e tërbuar në këtë jetë në zgrip. Janë interesat personale politike, të cilat duke u mbarsur pa karar me politizim ekstrem, e kthejnë çdo manovër në një vrastar fatesh, në një fushë të minuar në të cilën pretendojmë të hedhim binarët e integrimit evropian. Pakkush mund të besojë se orvatjet e dështuara për një marrëveshje politike shtytin për një afat të papërcaktuar joshjen e faktorit ndërkombëtar për interesat e vendit tonë. Nëse një kryepartiak skërmit dhëmbët në një tavolinë bashkëpunimi, një kafshim i athtë ka zatëtun fatet tona të integrimit rrah e krah nga flitet shqip.

Shembulli më fatal i gjithë këtij zeheri të kumtuar është ajo që quhet marrëveshja për zgjedhjet vendore, e cila po i bën karshillëk edhe ditëve të para të fushatës zgjedhore kampeve. Përvoja e negociatave të mundimshme për ndryshimet në Kushtetutë, Kodin Zgjedhor dëshmojnë katërcipërisht fatalitetin që kaplon vendin nga agravimi i skajshëm i krizës, që u sundua më shumë se nga politizimi ekstrem, nga polarizimi i diktuar i interesave personale. Ajo që dhimbshëm të vë ballas asaj që perceptohet rrallë nga shqisat e një elektorati të tendosur politikisht, të një populli me personalitet të nëpërkëmbur nga politika, është fyerja. Pakkush ndjehej komod në rolin e protagonistit të një atmosferë sarkastike, ku luhej tragjikomedia e kompromisit. Talljet jargavitëse që rrjedhin nga përpjekjet pafundësisht të gjata, për gjoja standarde, siluronin më shumë atë që përpëlitej jashtë atyre sallave hijerënda, sesa vetë gatuesit e kësaj çorbe. Pavarësisht se pas deklaratave stampë për garantim të standardeve, zgjedhje të lira dhe të ndershme, respektim i vullnetit të votëbesuesit, fshihej kriza personale, ajo që pati faturën e saj ishte kriza politike, kriza institucionale, kriza e shtetit të ligjit. Të gjitha në këtë ndeshje demash pësuan një krisje të pariparueshme. Kjo, pavarësisht se pakkush u kujtua të mylmente deklaratat e mbarsura politike, por jo ta orendiste si kryeproblemin, kryefjalën e gjitha atyre qasjeve të dyshuara politike për kompromis. Shteti ra, institucionet u dorëzuan, Kushtetuta u nëpërkëmb, institucioni i Presidentit, edhe pse ishte ai që i vuri kapakun gjithë kësaj maskarade politike. Po a e vuri kush ujin në zjarr të mësonte se nuk ka gjasa t’i ndodh diçka më përçudme një shteti në një shoqëri demokratike.

Politika mbetet një Golgotë e fateve të shqiptarëve. Ajo ka qenë, është dhe do të jetë. Kjo s’është profeci, kjo s’është yshtje për të cenuar shenjtërinë e Golgotës, sikurse nuk mbetet e tejkëqyrur shumë larg nga përcaktimi që qaset të vulosë të sotmen shqiptare.

 

 

“Sekreti i Atlantidës në Shpellën e Nereut në Detin Jon“!

(Sipas mitologjisë së lashtë të gadishullit tonë, “Plaku i Detit” Nereu, që jetonte bashkë me të bijat nereidat e oqeanidat, në një shpellë nënujore të Detit Jon, e dinte “Sekretin e rrugës për te Atlanti dhe Atlantida, në fund të Tokës në Perendim” dhe ishte ai që ia tregoi këtë rrugë eksploratorit Herakli! Rizbulimi me fantazi i Kontinentit Atlantida në shek II.)

 

nga Agron Luka

(vijon)

Disa i vinin një kufi gjithësisë, ndërsa të tjerët e shihnin si të pa kufizuar. Një palë thoshin se ka një numër të madh botësh dhe i shanin ata që thoshin se ka vetëm një botë…Sa për perenditë, as që është nevoja të flas, sepse disa e përfytyronin Zotin në formën e një numri… disa më në fund i dëbonin të gjithë perenditë e tjera dhe ia jepnin qeverisjen e botës një Hyjnie të vetme…disa të tjerë njihnin shumë zota dhe i ndanin këta në kategori, duke e quajtur njerin Zot të Parë dhe duke u caktuar të tjerëve vende të dyta e të treta sipas shkallës së hyjnisë së tyre. Veç kësaj disa mendonin se Perendia nuk ka as trup, as formë, kurse të tjerët përkundrazi, thoshin se ka trup. Jo të gjithë filozofët ishin të mendimit se perënditë përzihen në punët e njerzve; disa i lironin zotat nga çdo lloj kujdesi, ashtu siç jemi mësuar ne t’i lirojmë pleqtë nga detyrat shoqërore…një pakicë shkonin edhe më tej dhe as që besonin të ketë perëndi, por e linin botën në mëshirën e fatit, pa prijës e pa sundimtar…Epikurianët nuk e mohonin ekzistencën e perendive, por mendonin se ato rrinë në hapësirën midis yjeve dhe nuk përzihen në punët e tokës…filozofët arsyetojnë pse hëna nganjëherë merr formën e një gjysëm rrethi dhe pse formën e një drapri. Disa filozofë thonë se hëna është e banuar, disa të tjerë se është një paqyrë e varur mbi det…Këto kohët e fundit thonë se edhe drita e hënës është e vjedhur, sepse vjen nga lart nga dielli…se vetë dielli është një lëmsh i zjarrtë prej metali të shkrirë…”

(shih, Lukiani, “Vepra të Zgjedhura”, përkth. shqip, 1979, f 36-40 etj)

Lukiani përmblidhte këtu shumë poetë e shkrimtarë, dijetarë e filozofë. Ai i kritikonte disa filozofë sepse ata nuk shpjegonin dot as lëvizjen etj. Me fantazi, madje edhe me një dozë ironie, “Volteri dhe Zhul Verni i antikitetit”, Lukiani kishte shkruar edhe për “Rizbulimin e kontinentit Atlantida, në anën e kundërt të kontinentit tuaj sferik“, duke nënkuptuar kryesisht Platonin. Ai kishte shkruar edhe për fluturime në Hënë, në Qiell e nëpër tërë Galaksinë e banuar nga qenie njerëzore dhe nga gjithfarë qeniesh të tjera. Meqënëse paraqet mjaft interes dhe është e domosdoshme për shkrimin tonë, duke kërkuar pak ndjesë për citimin e gjatë, po e citoj me përzgjedhje: “…Shumë autorë po gënjejnë…Injoranca ka fituar qytetarinë e nderit… Unë për vete mendoj se ky shkrim i imi ka për të qenë një lexim ç’lodhës, i bukur e i këndëshëm, këtu lexuesin do ta tërheqin jo vetëm veçantia e përmbajtjes dhe bukuria e idesë fillestare, jo vetëm larmia e trillimeve të paraqitura me një gjuhë bindëse e plot vërtetësi, por edhe fakti se çdo njeri nga tregimet përmban një aluzion të hollë për disa poetë, historianë dhe filozofë të lashtë, që kanë shkruar aq e aq gjëra të jashtzakonshme e të paqena;…unë nuk iu vë shumë faj atyre që tregojnë të tilla përralla, sepse kam pasur rastin fatlum të shoh se me trillime merren edhe njerëz, të cilët siç thonë vetë, ia kushtojnë kohën vetëm filozofisë…unë dua t’a përdor trillimin në një mënyrë më fisnike…E vërtetë këtu është vetëm kjo, që gjithçka që do të tregoj këtu nuk i përgjigjet aspak të vërtetës…pra do të shkruaj për gjëra që jo vetëm s’janë, por as që mund të jenë…

5. Mbasi u nisa me anije, kalova “Shtyllat e Herakliut” (mitologjia e fenikasve lundërtarë më përpara i kishte quajtur si “Shtyllat e Melkartit”. A.L) dhe, me ndihmën e erës së mbarë, dola në Oqeanin Perendimor (këtu, Oqeani Atlantik. A.L.). Shkak për t’i hyrë këtij udhëtimi qenë pjesërisht kureshtja , pjesërisht dashuria e flaktë për çdo gjë të jashtzakonshme si dhe dëshira për të parë se ku mbaronte Oqeani e ç’lloj njerëzish rronin matanë. Prandaj, pasi ngarkova një sasi të madhe ushqimesh dhe uji, mblodha pesëdhjetë veta që afroheshin në mendime me mua, grumbullova gjithfarë armësh, pajtova timonierin më të mirë dhe e paisa anijen time – anije e lehtë dhe e shpejtë – me çdo gjë që nevoitej për një lundrim të gjatë e të rrezikshëm.

(Në të njejtën temë, pak më poshtë, por, në sferat qiellore Lukiani shprehet: “…Pas tij gjendet ujëdhesa e Kalipsosë. Pasi të kalosh tërë këta ishuj, do të arrish në një kontinent të madh, që është në anën e përkundërt të kontinentit ku jetoni ju. Atje ti do të heqësh shumë të zeza; do të shtegëtosh midis gjithfarë popujve dhe, mbasi të jetosh ca kohë në mes të njerëzve të egër, do të sosësh më në fund në kontinentin tjetër…)

6. Tërë ditën dhe natën lundruam me erë të mbarë dhe, për sa kohë që dukej së largu toka, velëzuam qetë-qetë. Mirëpo të nesërmen, pasi lindi dielli, u ngrit një erë e marrë, deti zuri të trazohej, pllakosi errësira dhe ne nuk mundëm kurrsesi t’i ulnim velat. Të mbetur në mëshirë të erërave, kaluam mes rreziqeve plot shtatëdhjetë e nëntë ditë, kurse të tetëdhjetën, me të dalë dielli, pamë jo larg nesh një ishull të lartë, të veshur krejt me pyll…kur u ngritëm zgjodhëm tridhjetë veta për të ruajtur anijen, kurse njëzet  të tjerët i mora me vete për të parë ishullin.

7. Pasi bëmë nja tre stade udhë, nga bregdeti në pyll, pamë një shtyllë bronzi me një mbishkrim, që ishte pothuajse i shuar dhe që thoshte: “Deri këtu arritën Herakliu dhe Dionisi”. Atje afër mbi disa shkëmbinj pamë edhe dy gjurmë këmbësh, njera me madhësi sa një pletër e  Herakliut dhe tjetra më e vogël e Dionisit…

8. Sa kaluam lumin në va…hasëm në disa qenie njerëzore, disa gra amazona gjysëm njerëz gjysëm hardhia…ato na përshëndetën…disa prej tyre flisnin lidisht, të tjera indisht, kurse shumica greqisht…

9. Rreth mesditës, shpërtheu befas një tufan që e ngriti anijen tonë përpjetë nja tri mijë stade, duke e sjellë rrotull pezull në ajër. Era rrihte velat e anijes dhe duke i fryrë ato, na shtyu tej e më tej.

10. Plot shtatë dit e shtatë net lundruam në ajër, të tetën ditë pamë në ajër një tokë të madhe, që dukej si ndonjë ishull vezullues në formë sfere dhe që lëshonte një dritë të fortë. …Poshtë pamë një sferë tjetër, ku kishte qytetet dhe lumenj, dete, pyje dhe male. Atëherë e morëm me mend se përfund nesh ndodhej ajo Toka ku ne banojmë.

11.  Vendosëm të shkonim më tej… kur pamë disa kuaj-skifterë-shqiponja…pasi na kapën na shpunë te Mbreti. Kur, na pa dhe na njohu siç duket nga mënyra e veshjes, na pyeti: “Grekë jeni ju o të huaj”? Ne iu përgjigjëm me “po” dhe ia treguam tërë punën…dhe ai na tregoi historinë e vet… Dhe ky vend, – tha ai – nuk është tjetër veçse Hëna, e cila ju ndrin juve që banoni atje poshtë”…

12. “ Po të më ecë fati në luftën që do t’u hap banorëve të Diellit dhe mbretit të saj Faetonit (Dielli është i banuar siç është edhe Hëna), do të rroni tek unë me tërë të mirat. …Nesër do t’ia nisim fushatës…

14. …erdhën edhe forca aleate për të dyja palët…

16. …Faetonit i erdhën për ndihmë banorët e Siriusit…u vonuan hobetarët e Kashtës së Kumtrit dhe Re Centaurët…

19. Mbretëria e Diellit e fitoi luftën…ata vendosën të ndërtonin një mur në ajër me qëllim që asnjë rreze dielli të mos binte në Hënë, ky mur i dyfishtë përbëhej prej reshë…Kështu Hëna u errësua në një natë të përhershme…

20. “Banorët e Diellit bashkë me aleatët e vet vendosën të bëjnë paqe me banuesit e Hënës dhe aleatët me këto kushte: …ta shembin murin që i pengonte dritën Hënës…

22. Tani dua të flas, për gjithçka të re dhe të jashtzakonshme që pamë në Hënë…Së pari fëmijët atje lindnin jo nga gratë, por nga burrat. Martesat bëheshin midis burrave dhe fjala “grua” nuk njihej fare. Deri në moshën 25 vjeç banori i Hënës ishte si grua dhe e çonin te burri, kurse pas kësaj moshe ai merrte vetë për grua një burrë. Fëmijët ata i rritnin jo në bark, por në pulpë…

23. Kur plaket njeriu, nuk vdes, por tretet si tymi, bëhet ajër…

26. Në pallatin e mbretit pashë edhe një send tjetër të çuditshëm: një pus jo shumë të thellë, mbuluar me një pasqyrë të madhe. Po të zbresësh në këtë pus mund të dëgjosh gjithçka flitet në tokën tonë. Dhe po të vështrosh në atë pasqyrë, do të shohësh gjithë qytetet dhe popujt, sikur t’i kishe përpara syve. (Vini re: një lloj përgjuesi, një çimkë metagalaktike dhe një lloj teleskopi filmues A.L.) Unë pashë me të vërtetë të afërmit e mij dhe tërë atdheun; nëse më kanë parë edhe ata nuk mund të them asgjë me siguri. Kush të mos besojë, le të vejë vetë atje t’a verifikojë …

45. Pas një farë kohe, në ujë u dukën peshq dhe përreth nesh zunë të fluturonin zogj – shenja këto që tregonin se aty afër kishte tokë…

47. …Të nesërmen kur zbardhi dita , pamë Tokë dhe atëhere menduam se ky do të ishte kontinenti, që ndodhej në anën e përkundërt të kontinentit tonë…

Nuk ka asnjë dyshim se Lukiani i kishte njohur shkrimet e dijetarëve gjenialë helenë dhe më konkretisht disa nga shkrimet e Platonit, Talesit dhe Eratostenit. Eratosteni (shek III p.e.r.), mbi bazën e gjatësisë Aleksandri-Asuan që ishte një rrugë lumore e Nilit e matur, mbi bazën e këndit të rrezes diellore në një pus në Aleksandri (në Asuan në ekuator, në mesditë, rrezja binte pingul mbi pus) dhe të formulave të gjeometrisë euklidiane të harkut dhe të kordës, përcaktoi perimetrin e globit tokësor, me një gabim preçizioni shumë të vogël, duke pasur parasysh edhe metodën primitive nga këndvështrimi i sotëm modern, por që ishte supergjeniale për atë kohë!

Ndërkaq, ironia e fatit dhe e koinçidencës luajti me vetë fantazistin Lukian. Rezultoi se fantazia e tij, për një tokë kontinent në hemisferën perendimore, ishte vërtetë një realitet tokësor dhe ju ndërkohë mendoni pak sikur ai të kishte shkruar me idenë e parashikuesit dhe të mashtruesit! Lukiani, me fantazi  rizbuloi jo vetëm i Atlantidën, por u nis nga ai kontinent edhe për në Hënë. Ai  Zhyl Verni antik, ishte i pari që dashje pa dashje e profetizoi nisjen për në Hënë nga ai kontinent me anijen Apollo dhe aritjen në Hënë me modulin “Shqiponja”…

 

INTELEKTUALI  DHE  SHOQËRIA  NJERËZORE

Në jeten tonë të përditshme përdoret shpesh fjala  “ intelektual”, sidomos në ditët e sotme. Duke diskutuar në rrethe shoqërore, apo në biseda me miqë e dashamirë, abuzohet shumë me këtë fjalë, duke cilësuar në  mënyrën më të padrejtë  “intelektual” një shok, një mik, apo thjeshtë një njeri që nuk e meriton këtë cilësim. Sipas meje “intelektual” mund të quhet një studiues që ka përgatitje të veçantë në një, ose shumë fusha të shkencës, të teknikës, të kulturës dhe një formim të gjërë arsimor, i cili merret kryesisht me punë mendore, pra që është i aftë  të merret me krijimtari në fushën e artit dhe letërsisë, apo me studime në fushat e shkencave shoqërore apo natyrore.

Intelektuali duhet të jetë në gjendje të deduktojë në problemet e jetës së përditshme apo në shkenca si dhe të ketë aftësi për të bërë analiza në fusha të ndryshme të artit, letërsisë, shkencës dhe të jetës së përditshme.

Intelektuali duhet të reflektojë thellë në botën e tij të brendshme si edhe në universin që e rrethon. Njeriu vjen në këtë jetë pa dëshirën e tij  dhe largohet nga ekzistenca, përsëri pa dëshirën e tij. Njeriu gjendet i vetëm në këtë univers pa ditur asgjë nga bota që e rrethon. I ndodhur në këtë pozicion ai kërkon të dij çdo gjë në këtë botë, rreth mistereve dhe enigmave  të kësaj gjithësie. Ai përpiqet të reflektojë sa më thellë, pasi është e vetmja qenie më arsye, të cilen Krijuesi i Gjithësisë e veçoi nga të gjitha krijesat tjera, duke e përsosur me sistemin e arsyetimit dhe të reflektimit të thellë në arsyen e krijimit të kësaj bote. Duke menduar e reflektuar në këtë pikë më kujtohet një sentencë e Ajnshtajnit:  “…Secili nga ne është në këtë jetë i përkohshëm; se me çfarë qellimi, nuk e dimë, megjithëse nganjëherë na duket sikur e  ndjejmë…”

Njeriu gjendet përballë Universit, që në brendësinë  e tij përfshihet një mister që ai nuk do të arrijë ta zbulojë kurrë. Gjëja më e bukur në brendësi të shpirtit të njeriut është përjetimi i këtij misteri. Intelektuali jeton me këtë ndjenjë themelore në shpirt, për të gjeneruar ne vazhdimësi të jetës me krijimtarinë, si formë të reflektimit të thellë shpirtëror dhe me zbulime të reja shkencore.

Intelektuali duhet të jetë gjithnjë në kërkim, në çdo çast, diten apo naten, në veprimtarinë e përditshme, apo në meditimet e thella në orët e vona të natës. Truri i intelektualit nuk duhet të pushojë kurrë së punuari, së kërkuari, së hulumtuari. Ai duhet gjithnjë të meditojë për misteret e kësaj bote, për bashkëveprimet njerëzore me mjediset natyrore ku ai jeton dhe reflekton këtë harmoni që ka krijuar Zoti i Gjithësisë.

Intelektuali duhet të jetë një besimtar i mirë, pasi gjithë ky univers është i ndërtuar mbi bazen e një rendi, e një rregulli, mbi ligje e ligjësi të përpikta. Pikërisht kjo përsosmëri përben krijimtarinë e Krijuesit të Gjithësisë. Përsëri në lidhje me këtë fakt po i referohem Ajnshtajnit, shkencëtarit më të madh të të gjitha kohërave  :  “……Njohja e ekzistencës së diçkaje, pa qenë e mundur të futemi në brendësinë e saj, e manifestimit të arsyes më të thellë dhe bukurisë më vezulluese, të cilat arsyeja jonë mund t’i kapë vetëm në format më të thjeshta, është kjo njohuri dhe ky emocion që përbëjnë qëndrimin e vërtetë besimtar; në këtë këndveshtrim dhe vetëm në këtë, unë jam një njeri shumë besimtar…”

Intelektuali duhet të karakterizohet nga një karakter i fortë dhe i vendosur për t’i çuar punët deri në fund. Ai duhet të ndertojë në mendjen e tij projekte që përputhen me synimet që i ka venë vetës për të arritur dhe pasi i ka ndërtuar këto projekte si koncepte, si ide në trurin e tij, atëherë duhet të kalojë menjëherë në zbatimin praktik të këtyre projekteve për t’i finalizuar këto në rezultate konkrete.

Në marrëdhëniet me njerëzit, intelektuali duhet të jetë i thjeshtë, sepse thjeshtësia paraqet bukuri, respekt njerëzor. Ai duhet të jetë i komunikueshëm në shoqëri, i dashur, me moral të lartë, i kulturuar, sepse të gjitha këto paraqesin virtyte njerëzore..Virtyti e afron njeriun me veti hyjnore, pra në personin e tij duket dora e Krijuesit të Gjithësisë.

Intelektuali duhet të ketë atelien e tij, vendin ku ai mediton dhe krijon, ku kryen studime e hulumtime  gjatë gjithë jetës. Unë nuk mund ta mendoj një intelektual, i cili nuk posedon një bibliotekë të tijën, sado e vogël apo e thjeshtë të jetë ajo. Ai duhet të ketë në këtë dhomë-studio edhe një kompjuter, përveç bibliotekës, i cili do t’i vijë në ndihmë qoftë për informacion që mund të marrë nepërmjet internetit, qoftë duke hedhur në monitor meditimet dhe krijimtarinë e tij në momente krijimi apo studimi.

Në çdo moment njeriu ruan në memborjen e tij njohuritë dhe eksperiencën e brezave që iken, përfiton njohuri të reja gjatë jetës së tij në shkollë e auditore universitare, apo në institucione të ndryshme dhe këto njohuri i përcjellë tek brezat e rinj. Në këtë mënyrë intelektuali është bartës i kësaj dija në kohë dhe  hapsirë. Pra intelektuali jeton jo vetëm për vete por edhe për të tjerët, është pjesë dhe nevojë e shoqërisë njerëzore. Ai duhet të ketë më shumë detyra ndaj shoqërisë njerëzore dhe më pak të drejta, duke nënkuptuar se ai duhet t’i japi shoqërisë më shumë se sa të marrë prej saj. Në këtë kuptim intelektuali është më shumë prodhues për shoqërinë njerëzore se sa konsumator i saj. Efektiviteti i punës së tij duhet të jetë i dukshëm dhe i prekshëm nga shoqëria. Ai duhet të shërbejë si shembulli më pozitiv, si pikë referimi për brezat e rinj për të influencuar në rritjen e numrit të intelektualëve të rinj.

Intelektuali duhet të jetë gjithmonë në kërkim të së drejtës, të  së vërtetës. Ai duhet të karakterizohet  nga ndershmëria në jetë e shoqëri, në punën e tij. Shpirti i tij duhet të jetë në luftë të papajtueshme me padrejtësitë, me korrupsionin, në mbiçmimin ose në nënvleftësimin e vlerave  njerëzore. Ai duhet t’i vlerësojë njerëzit që e rrethojnë, t’i respektojnë ata, t’u dëgjojnë fjalen e tyre dhe të marri çdo vlerë të tyre duke i falënderuar për kontributin njerëzor.Intelektuali në një rreth intelektualësh apo njerëzish të thjeshtë duhet të dëgjojë shumë dhe të flasi sa më pak sepse kështu ai rritë vlerat e tij. Biseda e një intelektuali duhet të gjenerojë ose krijimtari në fushën e artit e të letërsisë ose një informacion shkencor që t’i shërbejë sa më mirë shoqërisë, e cila e dëgjon me kënaqësi  atë.

Fjala e intelektualit duhet të dali nga thellësitë e shpirtit të tij dhe të ngjitë mirë në shpirtin e dëgjuesve, duke e bërë pjesë organike të qenies së tyre. Ajo duhet të peshojë rëndë aty ku bie dhe të qëndrojë për një kohë sa më të gjatë në jetën dhe shpirtin e dëgjuesve. Fjala e tij duhet të shërbejë si një shkëndijë, si një dritë që rrezaton shpirtërat njerëzorë. Ajo duhet të futet deri në skutat më të errëta të shpirtit njerëzor për t’i sjellë atij ndriçim dhe frymëzim në punën krijuese.

Me qenë se njeriu ka nevojë që të dijë sa më shumë rreth mjedisit në të cilin jeton, Zoti e ka pajisë atë me organe shqisore marrëse dhe dhënëse si sytë, veshët, hunda, të cilat i shërbejnë për të marrë informacion dhe vetëm goja është organ për dhënjen e informacoinit. Në këtë kuptim njeriu duhet dhe ka nevojë të dëgjojë sa më shumë dhe të flasë sa më pak. Njeriun e shtynë kureshtja për të ditur sa më shumë rreth këtij Universi. Qëndrojmë para një luleje dhe mrekullohemi me konstruktin e ndërtimit të saj. Kurora e saj me ngjyra dhe aromë  për të tërhequr insektet, thekët, si organe seksuale mashkullore në periferi dhe pistili si organ seksual femëror në qendër, që kundrohet aq ëmbëlsisht nga organi seksual mashkullor, na bëjnë të mendojmë për këtë harmoni që ka krijuar Zoti i Gjithësisë. Ai ka harmonizuar e përsosur çdo krijesë të tij.

Intelektuali është gjithmonë cilësi ndërsa shoqëria njerëzore është sasi. Po ta marrim në këtë kuptim ndryshimet sasiore kanë sjellë kurdoherë  në ndryshime cilësore. Kështu shoqëria njerëzore, në procesin e zhvillimit të saj ka prodhuar intelektualë, të cilët kanë shërbyer si promotorë të zhvillimit të saj. Intelektuali, në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale, është ajka e shoqërisë njerëzore dhe si e tillë ajo ka dalë gjithmonë në krye të kësaj shoqërie, duke i ndriçuar rrugen, duke i treguar progresin.

Intelektuali është në gjendje të shohë me sytë e imagjinatës në thellësi të mistereve të botës që na rrethon. Ai futet deri tek grimcat më të vogla materiale që janë atomet, të cilat ai shkencërisht i sheh, i ndanë dhe i analizon. Ai është në gjendje të dallojë energjinë potenciale dhe kinetike të atomeve, e cila ruhet përjetësisht nga Krijuesi.

Njeriu vjen në këtë ekzistencë por nuk e di se si u projektua dhe se si u muar vendimi,… por sa duket ishtë një natë e qetë kur u krye akti seksual mes prindërve të tij. Ne atë çast u bë bashkimi i dy qelizave seksuale, vezës dhe spermatozoidit duke dhënë kështu një qelizë të quejtur zigotë dhe të pajisur me informacion gjenetik. Në këtë informacion, të quejtur AND, u projektua historia dhe të gjitha funksionet jetësore deri në fund të jetës, të këtij njeriu në miniaturë. Njeriu nuk mund dhe nuk duhet të bëhet mohues i këtij fakti, kur u muer  vendimi për ardhjen e tij në jetë.

Intelektuali e njeh këtë informacion të quejtur ADN, i cili projekton ndërtimin e qelizave, indeve, organeve dhe gjithë organizmin e njeriut.Pra brenda kësaj ADN-je gjendet gjithë historia e jetës së njeriut, e cila u realizue me vullnetin e Krijuesit të Gjithësisë. Inteligjenca njerëzore nuk është në gjendje të realizojë një projekt të tillë, por është në gjendje të gjykojë se këtë e realizon vetëm Inteligjenca Absolute, pra Inteligjenca Hyjnore. Në qoftëse intelektuali nuk e kupton këtë fshehtësi të fuqisë Absolute, ai nuk mund të quhet intelektual. Njëhsimi i ndërtimit në parim i një atomi me ndërtimin e një qelize, e një planeti, e një sistemi diellor, e një galaktike dhe e gjithë Universit, të cilat në qendër ruajnë pjesët më të rëndësishme të tyre dhe në periferi kontrollojnë pjesët më pak të rëndësishme; tregojnë se ka një Projektues të Përgjithshëm, i cili drejton dhe kontrollon Universin.

Kur kemi provuar në laborator të sintetizojmë një molekul nga bashkimi i dy pjesëve hidrogjen me një pjesë oksigjen, kemi parë se çfarë energjie çlirohet në momentin e bashkimit të këtyre dy elementëve. Gjykoni se ç’energji është çliruar në sistemin diellor për të krijuar ujin dhe atmosferen e planetit tonë ?! Nuk po futemi për të gjykuar më në thellësi  në krijimin e sistemeve diellore, galaktikave  etj. Mos i gjithë ky proces ishte një rastësi ?! Vetëm një i pa ditur mund ta mendojë si rastësi. Çdo gjë është drejtuar dhe organizuar nga ligje dhe ligjësi të krijuara nga Zoti i Gjithësisë. Po të mendojmë ndryshe  do të gabojmë rëndë. Mendoni, përfytyroni dhe meditoni thellë një Univers të tillë, një organizëm gjigand që duket sikur merr frymë, sikurë e imagjinojmë dhe e shohim frymëmarrjen e tij. Ky organizëm gjigand është gjallë dhe në një harmoni të përsosur dëgjohet melodia e tij, kompozimi, që Zoti i Gjithësisë e përsosi si një ekuilibër të tillë. Ajo molekula e ADN-së në kromozomet e bërthamës së qelizës është mrekullia më e madhe  që realizon mbi gjashtë miliardë njerëz të ndryshëm nga njeri-tjetri. A nuk mendojnë më thellë jobesimtërët ?! Ai çelës që nuk e shohim me sy, pasi është një molekulë mikroskopike, është në gjendje të projektojë një sy, një vesh, një gojë, një dorë, një sistem të qarkullimit të  gjakut, një funksion të sistemit nervor, një… pafundësi. Në këtë kuptim mund të themi se njeriu po arriti të njohë vetveten, ai ka njohur Zotin e tij.

Intelektuali shikon me sytë e imagjinatës,  ndjenë me ndjenjat e shpirtit se brenda kësaj Gjithësie ekziston një Rregullator që ve në lëvizje çdo gjë në ekzistencë, nga njësia më e vogël materiale, që është atomi, deri tek galaktikat. Gjatë meditimit në vetmi, intelektualit i inspirohet diçka e fshehtë që vjen nga Zoti, i cili i tregon të Vërteten. Ai e ndjenë në shpirt këtë, Zemra me të rrahurat e saj e kupton se diku në një zonë të fshehtë, që njeriu nuk e shikon por e kupton, ekziston Ai që i jep shpirt gjithë këtij Universi.

Intelektuali, duke qenë  pjellë e shoqërisë njerëzore dhe udhërrëfyese e saj, ai duhet të jetë në anën e lirisë,  të të pambrojturve, të të diskriminuarve, të të vegjëlve. Ai duhet të jetë në kërkim  të së Vërtetës, të së Drejtës dhe si i tillë ai nuk duhet ta pushojë  kurrë luftën për liri e drejtësi, kjo edhe sikur ta paguaj me çmimin më të lartë. Duke pasur parasysh se sot pushtetarët nuk po mbrojnë interesat e të varfërve, e të vegjëlve, më një fjalë interesat e qytetarëve të tyre, intelektuali është dhe duhet të jetë gjithmonë në opozitë me  ata që e mbajnë pushtetin për interesat të veta. Po të shikojmë  nga historia e zhvillimit të shoqërisë njerëzore do të kuptojmë se intelektuali pushtetin e tij e ushtron në një vepër artistike, në romane, në poema, në poezi, në vepra muzikore, në çdo aktivitet të tij.

Shpirti i intelektualit nuk duron asnjëherë padrejtësi, pabarazi, shtypjë, përçmim, dhunë, grabitje etjerë, që i bëhet shoqërisë nga ata që gjenden në majen e piramidës së shtetit. Shpirti i tij është nën një trysni. Ai është i brengosur, dhe duke e vuajtur këtë brengë fillon gërryerjen nga brenda në formën e një revolte. Pra intelektuali në çdo kohë është avokat mbrojtës i shoqërisë njerëzore. Të gjithë njerëzit para Zotit janë të barabartë, atëherë pse kjo shtresë e privilegjuar që ndodhet në pushtet sot e mohojnë këtë të drejtë Hyjnore ?!

Varfëria më e madhe e njeriut është ajo mendore, është varfëria në dije. Dijen nuk ia privoi Zoti asnjë njeriu. Të gjithë e gëzojnë këtë të drejtë për t’u pajisë me te, por jo të gjithëve ju krijua mundësia për ta kërkuar dijen. Çdo njeri është i pajisur nga Zoti me një dije fillestare që ruhet thellë në subkoshiencen e tij. Gjatë jetës kjo dije shtohet duke studiuar në fe, në shkenca natyrore e shoqërore. Intelektualit ju krijua kjo mundësi, falë edhe vullnetit e këmbënguljes së tij  për t’u thelluar në dije.Intelektuali e ndihmon shoqërinë  njerëzore  duke e udhëzuar me veprat e tij, për ta kërkuar këtë të drejtë të mohuar nga pushtetarët. Gjithë jetën intelektuali është në kërkim të gjetjes së rrugëve për mbrojtjen e padrejtësive, në kërkim të gjetjes së rrugëve për rritjen e mirëqenies së qytetarëve, në kërkim të gjetjes së rrugëve  për përmirësimin e jetës shpirtërore dhe shoqërore të shoqërisë, në kërkim të dijes.

Meqenëse Universi është i mbushur me mistere dhe enigma që njeriu nuk do të arrijë kurrë t’i kuptojë e t’i hulumtojë deri në fund, ai mbetet gjithmonë në kërkim të këtyre mistereve për të marrë sa më shumë njohuri mbi këtë univers që na rrethon. Më kot nuk thonte Lui Kervran, biolog francez, se njeriun është i pa ditur në këtë univers. Ai e shpreh këtë mosnjohje kështu : “Ne ecim mbi fakte dhe nuk i shikojmë sepse jemi qorra. Fakti na thërret : “Ja ku jam!” por ne nuk e dëgjojmë  sepse jemi të shurdhër.Çdo gjë ekziston në natyrë por njohja njerëzore është e pakët. “ Njohja e këtij universi është detyrë parësore e çdo intelektuali, duke mos përjashtuar në këtë të drejtë gjithë shoqërinë njerëzore.

Parimi i organizimit të qenieve të gjalla si edhe i të gjitha ngjarjeve e fenomeneve të natyrës dhe shoqërisë njerëzore është se : “Ajo çka ndodh në sipërfaqe rregullohet nga ajo që fshihet në thellësi.” Pra organet apo ngjarjet e dukshme, sundohen nga funksionet e padukshme. Është diçka në thellësi të fenomeneve dhe të bërthamve, të cilat  “urdhërojnë” dhe  “japin drejtimin”  e veprimtarisë jetësore çdo pjese të dukshme që ne e perceptojmë me organet e shqisave. Një natë me Hënë ne meditojmë mbi Universin, mbi Tokën, Hënën, Diellin, yjet, sistemet diellore, galaktikat dhe mahnitemi me organizimin, drejtimin, rregullin dhe rendin që ka vendosur në ekuilibër çdo gjë në Ekzistencë. Çdo njeri, çdo intelektual menjëherë do të gjykojë se Rregullator i çdo fenomeni dhe ekuilibri që zhvillohet në univers është Ai që fshihet në thellësi, Krijuesi dhe Organizuesi i Universit, Zoti ynë. Është obligim i çdo intelektuali që, ato, të cilat i di, t’i përçojë deri tek njeriu më i thjeshtë i shoqërisë njerëzore.

Në librin “Prej dyshimit deri në besim “ të doktor Mustafa Mahmud, filozof dhe dijetar egjiptian ka një thënie filozofike : “…Njeriu, me dashuri është krijuar, për dashuri është krijuar dhe për dashuri është denuar…..I Hyjnuar dhe i Lartësuar je Ti… Ti je Mëshirues dhe i Urtë. Ti na krijove !”

Po të reflektojmë thellë në këtë sentencë  filozofike mund të gjykojmë se njeriu nuk erdhi mbi këtë tokë pa një qëllim. Ai erdhi me një mision të veçantë mbi këtë planet, si zevendës i Zotit mbi tokë. Zoti i dha atributet e Tij që ta studiojë dhe ta ndryshojë botën në të cilen jeton, ta njohin Zotin e tij, ta falënderojë për dhuratën  më të çmuar që i dha, jeten e tij, të ruaj paqen dhe qetësinë mbi planet duke shtuar dashurinë dhe respektin për Zotin e tij dhe për njeriun, krijesen më e përsosur në të gjitha krijesat e tjera. Dhe dashuria mes njeri-tjetrit rritet duke ruajtur e respektuar vlerat e njeri-tjetrit. Çdo njeri në vetvete duhet të luftojë  për heqjen e veseve, të mos  i nënçmojë të tjerët, të mos i përbuzi, të heqë urrejtjen, ambicjen, egon e sëmurë, intrigen, e sa e sa vese të tjera të cilat  janë të dëmshme për çdo njeri, për çdo intelektual. Po të zhvishemi nga këto të meta patjetër do të fitojmë veti hyjnore, duke e pasuruar shpirtin tonë. Respekti ndaj njeri-tjetrit është jo vetëm virtyt njerëzor, por edhe hynor, sepse një ditë ne të gjitha këto do t’i lëmë  mbi këtë tokë : familjen, pasurinë, jetën tonë  dhe do të marrim me vete vetëm vepren tonë, e mirë apo të keqe qoftë ajo. Atëherë le të marrim me vete sa më shumë vepra të mira, të cilat do të na shërbejnë në Gjykimin e Madh.

Riza Spahija

 

Shpatat e thyera përgjatë shekujve

Nga Mark Bregu

Në librin “Nikaj – Mertur” të autorëve Dedë Progni e Zef Doda, ndeshemi me stoicizmin e pa parë të misionrëve të Klerit Katolik Shqipëtar, dhe kjo, jo vetëm në misionin e tyne fetarë por, ajo që vlenë të theksohet asht, kontributi i tyne i jashtë zakonshëm në mbrojtjen e vlerave etnokultunore të Nacionalitetit t’onë dhe lufta kundër çdo pushtuesi, me të njëjtin intensitet, si kundër turqëve ashtu edhe kundër serbo – malazezëve. Zona Nikaj – Mertur, ku autorët e (naltpërmendun) i kanë fokusue ngjarjet, për mes një studimi të mirëfillët historik, na shfaqë me të gjithë madhështinë, eposin e trimënisë në mbrojtjen e trollit Arbënor, dhe në të njëjtin kontekst, dashtuninë për Fenë e të parëve, të trashigueme në shekuj. Kjo “dhuratë” që na e sjellin në “skenën” e kujtesës këta studiues të zellshëm, na ban të ndihemi krenarë edhe neve pasardhësve, dhe na shtron detyrën që t’i ruajm këto vlera brilante. Trimnia, besa, bujaria dhe besimi në Jezu Krishtin, i ruajten shkëmbijtë e Nikaj – Merturit, dhe malësisë së Veriut në përgjithësi pa u “shkërmoqë” nga “eurozioni” i kohnave. Ky ballafaqim historik (të cilin do ta trajtojmë ma poshtë), duhet t’iu vlejë si një “leksion” të gjtihë atyne shkrimëtarëve dhe studiusëve të cilët, (jo pa qëllim) duan të minimizojnë rrezistencën stoike të malësorëve të Veriut në mbrojtjen e Atdheut dhe të Fesë. Të njëjtën përgjigje duhet të marrin (përmes këtij libri), të gjithë ata të cilët ndërrimin e fesë e quajtën një akt të vullnetshëm! Autorët e Librit, sygjerojnë, me prova dhe fakte të kontestueshme: Historia e Kishës së Nikaj – Mërturit asht e lidhun ngusht me klerikët françeskanë, të cilët me një perkushtim shembullor e me sakrifica të pa numërta, i kthyen kishat në vatra të edukimit fetarë dhe Atdhetarë. Fretnit ishin ata shërbëtorë të devotshëm të fesë e të shqiptarizmit që u gjenden pranë malësorëve në kohët ma të vështira të historisë së tyne. Ata u munduen me mish e me shpirt, për të ringritë kishat e shkatërruara nga “llava” osmane, e për t’i vënë ato në shërbim të popullit besimtarë. Pa dritën e Zotit, (e cila përcillej përmes këtyne apostujve), nuk mundë të zbuteshin zemrat dhe të ndërgjegjësoheshin mendjet njerëzore, në atë atmosferë të errët, nën nji pushtues, (“sa barbar aq dhe injorant”) M. B.

Predikimet fetare me mësimet e Doktrinës së Krishterë që jepnin etënit Françeskanë, fjala e tyne e thjeshtë, e âmbël, e zgjuar dhe bindëse, mbajti në besimin e shejtë katolik, atë krishtërim të trashiguem brez mbas brezi për mes dallgëve të historisë”, e cila u tregu e pa “kursyer” kundër krenarisë së malësorëve.

Në kohën kur turqit lëshonin terbimin e pa permbajtun kunër krishtërimit, shkatërronin kishat dhe diskriminonin besimtarët katolikë, detyronin ndërrimin e fesë, dhe në të kundërt frymëzonin anarkinë e egër, misionarët apostolikë ishin ata shërbëtorë të Zotit, që u ngjitën meleve tek malësorët e Nikaj – Merturit, Shalës e Shoshit etj, për t’u forcue besimin në Zotin e në Krishtin. Ndër të parët misionarë që morën rrugën për në malet e Pultit, ishin guximatarët e predikuesit e pa lodhun, ku vlenë të evidentohet i pa lodhuni – Ipezhg’vi i Lezhës, Benedikt Orsini. Ky, në vitin 1628, u gjend pranë besimtarëve në Bukmir, Xhan, Pog, Kir, e deri në Brisë, Salcë, Palç, Nikaj, Bjakë e Gashë, ku çoi meshë e krezmoi afro 3267 vetë. Ky ishte misionari i parë katolik, që nga hyrja e turkut, që kreu shërbesa fetare; meshë, rrëfime e krezmime në Nikaj – Mërtur. Pas këtij të tjerë misionarë apostolikë, françeskanë të devotshëm, do të gjindeshin pranë malësorëve, duke ngritur kisha e famulli, duke mëshue e predikue. Dom. Shtjefen Jubani, famulltar i Bjokës qysh në vitin 1694, Vikar Apostolik i Gashit e i krejt Pultit, shkriu jeten në sherbim të Nikaj – Merturit. Ky, për afro 40 vjet me radhë, sakrifikoi gjithçka nga mendja dhe zemra e tij, për binomin Fe – Atdhe.

Frang Bardhi, Pjeter Mazrreku, Gjec Bardhi, Shtjefen Gaspëri, Pjeter Bogdani, Lekë Bardhi, Gjon Logoreci, etj. lanë gjurmë të pa shlyeshme në historinë e Kishës, Nikaj – Merturit.

Fretënit studiuen historinë, gjuhen, doket e zakonet, Folklorin e kangët e malësisë. Me mendjen e ndritun prej shkencëtari dhe me shpirt e zemër shqipëtari u lanë brezave hulumtimet e studimet, veprat e tyne madhore, pa të cilat historia do të ishte e mangët. Fretënit ishin të mëdhej në shpirt e në zemer e veprime. Ata s’e ndanë kurrë dashurinë deri në flijim për Fenë e të parëve t’anë të krishterë dhe Atdheun që aq shum e deshten, e me të cilat u ushqye e u mbajt i pa zgjidhun zingjiri i breznive deri në ditët e sotme. Vepren madhore të françeskanëve e përvetësuen dhe e aplikuen me perkushtim “Nikaj Merturi dhe të gjitha zonat e thella malore me doke e gjak Arbënori”. Ato nuk mundi t’i asgjësojë as shpata osmane, as diktatura komuniste, me “emisarët” e saj, anti Fe e anti – Krisht, mjaft e ngjashme me pushtuesit osmanë!

Lufta që u zhvillue kundër Klerit Katolik, kundër Kishës Katolike, (madje dhe dhunimi i kryqave nder varreza), asht veprimi mâ arbitrarë dhe ma vandal që aplikoi pushtuesi – barbar osman, dhe vetëpushtimi komunist shqipëtar! Ngashmëria në mes të këtyre pushtimeve, (asht e mrenda shkrueme), në dhunimin e Vorrit të Pjeter Bokdanit, (nga turqit), dhe të Atë – Gjergj Fishtës, nga bashkëatdhetarët (pa Atdhe)… Por, ja, që mâ në fund erdhi dita kur kumonaret e kishave kanë “pushtue” hapësinat Qiellore tue shpernda anë e kand Shqipnisë tingujt e dashurisë dhe shpresës, dhe duke ringjallë apostujt që ndërruan jetë me emnin e Jezu Krishtit, tue fitue pavdekësinë, me një heroizëm të dyfishtë “Për Fe e Atdhe”. Fretënit shqiptarë përsëri mledhin grigjën e tyne pranë tempujve të shejtë, duke i u mëtue dashurinë për fenë dhe Atdheun.

Etënit Françeskanë, përveç Kryqit e Pendës, perdorën, me shum mjeshtëri dhe efikasitet edhe pushkën. Ata, me nji gatishmëri dhe guxim të pa shembullt, ju pergjigjen zanit të Atdheut, duke zdeshun zhgunin dhe konopin e Fratit, dhe në vend të zhgunit, veshen petkat e malësorit, ndërsa në vend të konopit, rrethin e fishekëve dhe bekimin e Zotit, duke na kujtue kohën e “Artë” të Gjergj Kastriotit. Fatkeqësisht, propoganda pesëdhjetë vjeçare, u mundua t’i mbulojë me “perden e zezë” të urrejtjes që kishte ndaj “superstatit” moral të klerikëve. Por, Dielli nuk mbulohet me shoshë, thotë Populli. Për të ndriçue, sa ma siper cituam, po iu referohemi fakteve, duke kalue në retrospektivë, dhe pikërisht në ngjarjet e vitit (1915): Ngjarjet janë zhvillue në zonat e Nikaj Merturit dhe të Gegëhysenit, krahina këto që ju përkasin dy besimeve të ndryshme, por që kanë të përbashkët, besën, bujarinë, trimëninë e mbi gjithçka – Atdhetarinë. Për të përforcue këtë ligjëratë, po citojmë vargjet e popullit të cilat rrjedhin të pastra si burimi i Valbonës: “zbresin shkinat gur mbas guri/ Mitroloz po qet Merturi./ Po bajnë shkinat haj medet/ Qysh na qiten fare krejt”. Ndërsa trimëneshës nga Gegëhyseni që luftoi për krah burrave të këtij fshati, Populli i këndoi: “Luftë po ban prej majes thepit/ Cucë Avdylja e Gegëhysenit/ Pa u shembë maja e Hones/ S’ja l’shojmë vendin Cernagores.” Uniteti i Nikaj Merturit, me Gashin Krasniqen dhe të gjithë malësinë e Gjakovës, u manifestue fuqishëm në vitin 1909 në Qafen e Morinës dhe në Qafen e Prushit, ku strategu Popullor – Bajram Curri, udhëhiqte 30.000 trupa ë luftë kundër Turkut. Ky solidaritet shembullor na shfaqet (me të gjithë madhështinë), edhe në Qafen e Kalçit, në luftë kundër Serbo-malazezëve. Në këtë betejë shquhet “zhguni” françeskan.

Këtu shfaqet me të gjithë madhështinë, shpirti liridashës i klerikëve françeskanë, kundër pushtuesëve malazezë. Në këtë betejë ku, bashkë me forcat e Shalës dhe të Nikaj Merturit, u shquan si organizatorë dhe luftëtarë me armë në dorë, famullitarët, – Pader – Leonard Shajakaj dhe Pader Berndardin Llupi. Ky i fundit i “harruar” nga historiografia, asht përjetësue në vargje, të cilat, epika e maleve i ka përcjellë bashkë me ujin kristal të bjeshkëve: “Çka kish thanë ai Krajl Nikolla/ N’Curraj t’Eper nuk mund dola/ N’Curraj t’Eper s’muj me hi/ E kin pasë ka i drangue per shpi./ E kin pasë një Frat zotni./ M’a ka hjekë zhgunin e zi./ M’i ka veshë petkat malci./ Merr manzerre merr allti./ Treqind djelmëve m’u ka pri/ Qafen e Kolçit ma ka msy.” Asht provue katercipërisht se, françeskanët Shqipëtarë kanë qenë dhe mbeten, “superstati” kulturor dhe Atdhetarë, pararojë në çdo sakrificë deri në sublime. Dhe pa dyshim, klerikët katolikë në përgjithësi kanë meritë të dyfishtë në edukimin e brezave, ku, bashkë me “osten” e kungimit, ju mëkuan dhe dashurinë për Atdheun. Ata, ishin kundër çdo pushtuesi, pavarësisht se të cilit besim i përkisnin këta pushtues. Ata luftuan, me Kryq, me Pendë dhe me pushkë, si, kundër turkut ashtu edhe kundër Serbo-Malazezëve. Me të njëjtin intensitet luftuan, si, kundër Fashizmit, ashtu edhe kundër komunizmit ateist, ose siç e quanin ata (komunizmi i pa t’en Zonë). Ata, ishin kundër çdo despotizmi dhe çdo diktature. Varja në litarë e Dom. Gazullit, nga rregjimi satrap i Ahmet Zogut, dhe pushkatimi masiv i priftërinjve nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës, asht akuza ma e randë ndaj këtyne despotëve mbeturina të llavës – bizantino – osmane.

“Françeskanët shqipëtarë, dhe Kleri Katolik në përgjithësi, janë dhe do të mbeten kurdoherë “KUNORË E ARTË”, dhe “DIELL” i Lirisë që do të ndriçojnë në shekuj mbi Atdheun e “GJERGJ KASTRIOTIT” dhe të “NANË TEREZËS” – (M.B).

 

 

Universaliteti i letërsisë kadareane dhe fushata e mjerë kundër tij

E gjithë kjo fushatë kundër autorit të përmasave ndërkombëtare, s’ka si të shpjegohet ndryshe, përveç shenjë e varfërisë intelektuale, fenomen që ka përfshirë jetën tonë kombëtare.

 

Ndue Ukaj

 

1.

Fushata kundër shkrimtarit Ismail Kadare, është aq absurde, sa një ngjashmëri, jo analoge në përmasat dhe semantikën, por në modelin, mund t’ia gjejmë tek romani brilant i Franc Kafkës, “Procesi”, në të cilin roman personazhi Jozefi K. papritur i nënshtrohet një mori akuzash, hetimesh, gjykimesh dhe në fund, një ekzekutimi absurd. I gjithë ky rrëfim, është konstruktuar me trajta të fuqishme groteske. Në romanin në fjalë, fabula konstruktohet në relacion me personazhin Jozefit K., i cili paradoksalisht gjendet para një akuzë, të cilën e shpërfillë, ngase në dukje të parë është e pakuptimtë, absurde, por që përfundon me një akt tragjikë: vrasjen, madje pa mundur as të mësoj “fajin” e këtij dënimi absurd. Në aspektin e “gjykimit” për letërsinë, ky roman me trajtat shumëformëshme të diskursit, mbetet modeli interesant për të analizuar “gjyqin” që i bëhet shkrimit artistik. Jozefi K. vdiq si një qen, por shpirti i tij i përjetësuar në art, jo. Ai rron, i fuqishëm e përjetësisht. Kjo është fuqia magjike e letërsisë. Ky është misteri i letërsisë. Kjo formë e përfundimit në roman le shumë mundësi interpretimi, prej atyre që mund ta konceptojnë artin dhe krijuesit e tyre si të persekutuar nga gjyqe absurde, deri tek ato që çështjen e ndërlidhin me një religjion të caktuar, që në substrat ka shumë shtresa empirike! Në të vërtetë, letërsia dhe autorët e mëdhenj, shpeshherë janë gjendur dhe gjenden para gjyqeve të caktuara. Por bota e madhe e letërsisë është triumfuese, edhe nëse autorët në situata të caktuara gjinden të dënuar. Shembuj të kësaj natyre në botën e madhe të artit letrar kemi shumë. Kemi shumë autorë të mëdhenj të ndjekur, gjykuar, akuzuar e dënuar, nga sajesa fare absurde. Me një precedent të këtillë ballafaqohet sot edhe letërsia e shkrimtarit të madh Ismial Kadares.

2.

Dijetari francezë i letërsisë Roland Barthes në esuen e famshëm “Vdekja e autorit”, duke diskutuar relacionin mes tekstit dhe autorit, përveç tjerash shkruan: “Prej momentit kur një fakt tregohet me qëllim jo kalimtar, domethënë jashtë çdo funksioni tjetër përveç vetë ushtrimit të simbolit, kemi këtu shkëputje, zëri humb origjinën, autori i qaset vdekjes së vet, domethënë fillon shkrimi”.

Fuqia e letërsisë është e pazëvendësueshme, ajo tejkalon gjitha format tjera të shkrimit, sepse në vetvete ka fuqinë e shpirtit, përfton përjetësinë ngase në esencë ka tharmin mbinatyrshmërisë, të origjinës homerike të artit letrar. Andaj, letërsisë më së paku i vyen shkrimi apologjet, sepse në vete ka statusin e fuqishëm, krejt origjinal dhe autonom, deri në fund të pacenueshëm. Në këtë këndvështrim, as autorit nuk i vyen apologjeti, edhe përkundër asaj që e thotë studiuesi amerikan Northrep Frajo se artet janë memece, ndërsa kritika mund të flasë. Është mendim i pranuar nga gjitha teoritë letrare, se produkt i shkrimtarit është teksti letrar, shumëllojshmëria e tij semantike e stilistike, trajtat e ndryshme estetike e ndërthurjet ligjërimore, shtresat empirike dhe ato fiksionale, të cilat formësojnë estetikën e letërsisë. Tjetër gjë nuk mbetet nga autori. Andaj edhe kërkimet përtej letërsisë së tij, janë farsa absurde. Tashmë, gjykimet të cilat nisen nga biografizma e metoda të përafërta letrare janë të stërtejkaluara. Prandaj, çdo tendencë për të kërkuar përtej tekstit, është e pakuptimtë, dhe si e tillë pa ndonjë funksion e domethënie të vlefshme estetike-letrare, sepse funksioni i kritikës është të hedh dritë në raport me objektin e saj (veprat letrare), e jo mbi sekuencat tjera të biografisë së autorit, çfarë do qofshin ato. Vetëm teksti është veshja e autorit, është shënjuesi i të shënjuarit (autorit), andaj çdo tendencë për t’u marr me autorin, për ta shkëputur atë nga teksti, s’është gjë tjetër përpos shmangie e qëllimshme nga objekti themelor i profesionit të tij: arti i shkrimit letrar.

3.

Në letërsi dhe kulturë, por edhe në sferat tjera të dijeve, kritika shtreson elementet bazike për ndërtimin dhe seleksionim i vlerave; kritika është ndërmjetësuese dhe si e tillë është konceptuar nga antikiteti; kritika bën artet të flasin, ngase, po e përsërisim atë që e shkruan studiuesi i madh amerikan Fraji, se artet janë memece. Pra, kritika, nëse ndërlidhet me esencialitetin e qenies së letërsisë dhe fenomeneve letrare, është dëshmia më e mirë mendjes së emancipuar, e vetëdijes së kultivuar të një kulturore, si fushë e gjerë, dhe letërsisë, në mënyrë specifike.

4.

Në botën e madhe të letërsisë, kemi përvojat e ndryshme, kur autorët janë ndjekur, gjykuar, dënuar, por nuk mbahet mend, të ketë ndodh një vepër e vlerës së lartë letrare, të jetë shuar, harruar në kohë. Madje, edhe sot kemi raste të tilla; shkrimtari Selman Ruzhdi është modeli më interesant në këtë kontekst. Ndërsa në kulturën letrare shqipe, shembuj të tillë kemi mjaftë, mbase, letërsia shqipe është nyja më tragjike, ku autorët kanë pësuar; shembuj të kësaj natyre, na dalin qysh tek autorët e vjetër, Pjetër Budi i vrarë, Pjetër Bogdani i zhvarrosur, pastaj autorët e mëdhenj te mëvonshëm, si: Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Ernest Koliqi, Martin Camaj etj., Të gjithë këta dhe një regjistër i tërë, në forma të ndryshme, janë dhunuar. E gjithë kjo s’ka prodhuar asgjë tjetër, përpos një kapitull të shëmtuar: sot letërsia e këtyre autorëve qëndron në panteonin më të lartë të vlerave letrare të letërsisë shqiptare, ndërkaq ideologjitë tendencioze që anatemuan ata, mbahen mënd si reminishenca të tmerrshme, të kujtuara vetëm për të keq. Letërsia shqipe, e sapodalur nga periudha e ekskomunikmeve dhe ndëshkimeve letrare, nga absurdet çoroditës, kur, madje për lexim të një vepre letrare, siç ishte Lahutës së Malcis e Gjergj Fishtës, apo edhe përmendja e emrit, sanksionohej me vepër penale, dënohej me burg.

Ndërkaq sot, nga disa nostalgjik trumbetohen teori të ngjashme, të përjashtimit.

Dihet se Fishta ka përjetuar çmendurinë e afetarizmit, por në këtë marrëzi shoqërore, të shoqëruar nga kritika, ai sforcon mitin e fatit tragjik të autorit dhe i jep, në të njëjtën kohë status të pavdekësisë veprës së tij letrare, që gjallon fuqishëm nëpër kohë. Megjithëse, edhe përkundër një aparature të tërë shtetërore, përkrahur nga superfuqia e kohës, ajo e ish Bashkimit Sovjetik, vepra e Fishtës ka gjetur lexuesin e vet, ka luajtur funksionin e vetë dhe është bërë paradigme letrare, ngase është e artikuluar nga shpirti, ka në vete të sajuar shpirtin dhe ndërgjegjen e kombit, andaj hedhja në lumë e eshtrave të tij, vetëm sa ka shtuar peshën e veprës së tij.

Por ç’po ndodh tash me fushatën kundër personalitetit dhe veprës letrare të Kadaresë, në kontekstin një procesi të gjithanshëm politik e kulturor, nëpër të cilin po kalon shoqëria shqiptare?

Së pari, kjo që ngjet ndaj Kadaresë s’ka të bëjë fare me kritikë të mirëfilltë letrare dhe s’ka të bëjë fare me letërsinë e tij.

Ismail Kadare dhe korpusi i tij, nëse do të analizonim kontekstin e përgjithshëm të kulturës shoqërore e letrar, është vënë preh e fenomenit të glorifikimeve dhe përbuzjeve ekstreme, duke përjetuar iracionalitetin e absurdin e një debati të orkestruar, të pavlerë; me metoda e motive tejet të ulëta dhe të bëra nga shije mediokre. E gjithë kjo fushatë kundër autorit të përmasave ndërkombëtare, s’ka si të shpjegohet ndryshe, përveç shenjë e varfërisë intelektuale, fenomen që ka përfshirë jetën tonë kombëtare. Është groteske të shihet si ngazëllehet opinioni ynë, kur hapën tema të nxehta, atëherë kafeve të shumta, kuluareve të caktuara, (vijon f.15)

(vijon nga f.14) përflitet, shpifet e përhapen thashetheme nga më të ndryshmet. Shtoja kësaj edhe mentalitetin grumbullor të shoqërisë sonë, që mbetet, ende larg së qenit e formësuar në individualitet, çështja në fjalë pasqyron shpirtngushtësinë e një klase të caktuar intelektuale, që po formësohet me sharje ose himne, e aspak me parime, vlera estetike dhe qasje objektive.

5.

Në jetën publike shqiptare, filozofia e mbrapsht e brohoritjeve dhe duartrokitjeve, disi nuk mund të ndahet nga pandemi i kontekstit që na ligjëron shkrimtari dhe dijetari Fan Noli, kontekst që ka një ndërlidhje semantike me ligjërimin biblik, ku theksohet fuqishëm fatkeqësia e mohimit të profetit. Ky fenomen mbetet tejet kompleks në realitetin shqiptar, dhe si i këtillë me pasoj, të cilat drejtpërdrejtë prekin demokracinë dhe vlerat sublime të demokracisë, kulturën, letërsinë, për t’u bërë diga, pengesë e prosperimit të kombit. Në të vërtetë, kjo filozofi e mohimit të njerëzve tanë, ka tendenca të merr trajta çoroditëse, te një mendësie primitive, ngritur edhe në hierarkitë më të larta në opinionin shqiptar. Kjo formë e të menduar, fragmenton kombin, tërësinë kulturore dhe hedh gurë në rrugën që po trasohet, për t’u integruar njëherë ndërmjet veti, pastaj në botën perëndimore. Kjo formë e ligjërimit publik, tendencat për të denigruar një autor, me të cilin mund të pasqyrohemi më së miri në botën e kulturës, jo vetëm që pengon emancipimin e kombit, por edhe promovon anën e kundërt të emancipimit: zhytjen në errësirë dhe paragjykime, në përçarje e urrejtje. Në rastin më konkret më së paku dëmton veprën e Kadaresë, korpusin e tij të gjerë letrar e artistik, kjo ofensivë denigruese dëmton kulturën shqiptare.

6.

”Sado e ndryshme të jetë Shqipëria nga Suedia, apo Franca, ajo ka nxjerrë në dritë një gjeni. Kadareja njihet në të gjithë planetin; të kurorëzosh Kadarenë nuk do të thotë ta emanciposh atë: do të thotë emancipoheni vetë ju”-ju shkruante Alain Bosquet në letrën drejtuar jurisë së Çmimit Nobel, në Stokholm të Suedisë. E morëm referencën e sipërshkruar të Bosquet për të kontekstualizuar autorin dhe veprën e tij, në kontekstin e debatit të ”ashpër”, të pakuptimtë dhe aspak letrar, që ka shpërthyer në kulturën e shkrimit shqip tek ne. Studiuesi francez Alain Bosquet në referencën e sipërtheksuar na jep disa dimensione specifike të peshës së artit letrar të Kadaresë; ai është autor universal dhe këtë universalitet e ka si rezultat i të qenit gjeni në letërsi; Kadare është autor që njihet në gjithë planetin dhe ka rrëmbyer zemra të shumta artëdashëse, andaj të kurorëzosh Kadarenë nuk emancipon atë, por emancipohen receptuesit, audienca e gjerë dhe e gjithanshme letrare.

Kadare, i dalur nga geni i ynë, shpërtheu në botën e letërsisë, në saje të artit të tij brilant e të mbrehtë, duke u pranuar nga receptuesit e shumtë ane e kënd botës së madhe të quajtur letërsi, jo pse ai ishte disident, jo pse ai mbronte identitetin europian të shqiptarëve, jo pse ai ka “denoncuar” dikë, jo pse ai është ngritur nga shteti stalinist i kohës, por pse ai shkruan mirë, pse bën art të bukur; mbase shkruan aq mirë, sa të rralla janë krahasimet. Dhe kaq. Pse atëherë aq shumë spekulohet për të? Një gjë duhet kuptohet nga gjihtë: në kulturën letrare perëndimore, nuk mund të përkthehesh nëse nuk shkruan mirë, nëse nuk je shkrimtar i mirë e universal. Duke qenë vete dëshmitar i fuqisë së veprës së Kadaresë në Suedi, ajo që ngjet rreth tij më duket më shumë se neveritëse. E gjithë kjo fushatë, nëse mund të quhet e tillë, nuk është asgjë tjetër përpos barometër i të menduarit primitiv, i zilisë dhe urrejtjes që ka mbërthyer segmente të caktuara të shoqërisë sonë, që në subkoshiencë kundërmojnë qelbësirat e ideologjive totalitare, që s’njohin demokracinë, përpos njëmendësinë politike, turkofile e staliniste.

Letërsia e Ismail Kadaresë është e madhe. E konstruktuar nëpërmes inevncionit dhe pasionit të thellë për artin letrar, ajo pulson nga imagjinata e fuqishme, stili i larmishëm e dramatik i rrëfimit. Me këtë potencë artistike, Kadare është pranuar ane e kënd rruzullit të botës si autor i një korpusi të gjerë veprash e sporavash letrare. Përgjithësisht, letërsinë e tij e karakterizon një botë e dendur, e ndërtuar me larushinë orale dhe sistemin e përpunuar të legjendave, të cilat autori i vesh me përmasat e ligjërimit homerik, me vibrimet e ligjërimit shekspirian, me magjinë e rrëfimit markesian, për të hyrë kështu në panteonin e vlerave letrare të botës së letërsisë. Kjo botë e letërsisë, tek Kadare është shume e pasur, ndërtohet përmes një diskursi estetik të nivelit të lartë; në të hibridizohen trajta e empiri, të cilat përbashkohen në shtratin e narrativiteti të veçantë; atij të përveçëm: kadarean. Pa asnjë mëdyshje, vlerat e letërsisë së Kadaresë, këtij gjeniu narrativ tejkalojnë përmasat kombëtare, rajonale, evropiane dhe hyjnë denjësisht në dimensionet e letërsisë botërore. Ajo çka e bën këtë letërsi të madhe e universale, mbetet pasioni i thellë që ndeshet kudo për letërsinë, i brumosur me traditën homerike të rrëfimit letrar, të cilat autori din t’i përpunoj e distribuoj si një mjeshtër i rryer.

Tendencat për të përbaltësuar autorin e përmasave globale, kjo formë e të bërit kritikë, është neveritëse. Ajo është fushata e egër, mediokre në esencë, por qëllimkeqe. Po e përfundojmë me mendimin e Roland Barthes në eseun e “Vdekja e autorit” se “shkrimi është shkatërrim i gjitha zerva, i çdo origjine”.

 

 

Grindjet e brendshme dhe ato pak te brendshme

Nga Astrit Lulushi, SHBA

Lufta e brendshme eshte ndoshta nje karakteristike e perbashket mes njeriut e shimpanzese, paraardhesi me i afert i njeriut te sotem. Gjithashtu, kur nje grup njerezish eshte i lidhur ngushte, si ne rastin e familjes, fisit, kombit, grindjet behen kronike.

Te gjitha shoqerite njerezore, te kaluara e te tashme jane te prirura te mendojne se kane “nje armik”, nje koncept te ndarjes “ne’ dhe “ata”, dhe ky efekt thuhet se eshte vecanerisht i forte ne shoqeri, ku ka ekzistuar apo ekziston mendesia e ndarjes ne fise e grupe.(Wrangham)

Per shembull, mes klaneve skoceze, nje Makdonald e urrente nje Kempbell pa ndonje arsye shume kohe perpara se te ndodhte masakra e Glencoes, qe ka hyre ne histori si shkaktari i grindjes. Klanet sot jane pajtuar, por kjo nuk i ndalon pasardhesit e tyre ne periferi te Glaskout te shprehin te njejten besnikeri klanore per skuadrat e futbollit Ranger apo Celtik.(Riddley)

Ne Shqiperine e para luftes grindjet ishin mes grupeve; Zogistet urrenin Komunistet dhe Ballistet urrenin Zogistet e Komunistet bashke, perpara se te ballafaqoheshin haptazi me dhune. Shkaqe paraprake, pervec rivaliteteve edhe mund te kene ekzistuar.

Ne Shqiperine komuniste ndarjet ishin brenda grupit (partise); Hoxha kunder  Xoxes, Shehu kunder Hoxhes, Hazbiu kunder Ballukut, qe grindeshin dhe urrenin njeri tjetrin shume kohe perpara se njeri te eleminonte tjetrin.  Ketu duket se cdo person brenda grupit mendonte se personi tjeter ishte rival, kundershtar, “armik”, efekt i konceptit te ndarjes “une’ dhe “ai”

Ne periudhen pas komuniste, grindjet mes grupeve jane mbizoteruese; Demokratet urrejne socialistet e anasjelltas. Keto dy forca kryesore urrejne edhe cdo parti tjeter qe shoqerohet me grupimin e kundert me ta. Cdo grup, cilido qofte, po te jete rival, automatikisht eshte kundershtar. Ketu duket se cdo grup priret te mendoje se grupi tjeter eshte rival, kundershtar, “armik”, efekt i konceptit te ndarjes “ne’ dhe “ata”

Ne fakt  aq i gdhendur eshte koncepti “ne” dhe “ata’, sa qe njeriu eshte i prirur te hidhet kunder grupit tjeter vetem per te fituar emer, grade e pozite. Ne librin e tij “Chimpanzee Politics”, autori de Waal thote se tek shimpanzea mbizoteron koncepti i ndarjes “une” dhe “ai” dhe nje shimpanze perpiqet te siguroje nje status me te larte ne grup duke luftuar jo kunder grupeve te tjera por brenda grupit te vet, kunder nje shimpanzeu tjeter qe ai e shikon si rival, kundershtar, “armik”. Me kete sociologet e sotem provojne se koncepti “une” e “ai” eshte nje instinkt me i hereshem se ai i konceptit “ne” dhe “ata”, duke u pajtuar keshtu pjeserisht me nje teori afro 100 vjecare ne fushen e psiko-analitikes.

Ne vitin 1914, pas vezhgimit te shume rasteve klinike, Sigmud Frojdi doli me propozimin se shume impulse negative jane instinkte qe nga kohet me primitive, por qe njeriu i qyteteruar eshte mesuar t’i mbaje te ndrydhura.. Si te tilla, ato mezi presin per t’u cliruar dhe kete mundesi duket se ia japin grindjet dhe luftërat gjate te cilave eshte provuar se njeriu nxjerr ne pah anet e tij me negative. Sipas Frojdit, konfliktet  kane qene e do te jene pjese e perseritur e historise njerezore dhe sa me i zhvilluar njerezimi, aq me te shpeshta e me shkatërrimtare luftërat. Arsyetimi i Frojdit eshte se dituria, si veti jo e lindur por e pervetesuar, eshte e brishte, e varur, e kushtezuara dhe kjo e ben ate nje loder, vegel me te cilen luajne impulset dhe emocionet.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu