Nr. 134 i gazetës në print

0

Edi Rama a është i besueshëm meritueshëm? Po thyerjen e thesarit të Shkodrës kush do e hetojë?

Rama duhet të deklarohet, a do merret me mafien e ndertimit, sidomos në Shkodër, ku askush besoj nuk mund të sjellë vetëm një rast ku ndertimet janë brënda parametrave, a do hetojë mbi vjedhjen e thesarit të Shkodrës, pasi thesari është plaçkitur ditën për diell, pasi vetëm në shtyp është zbardhur komplet ngjarja, pasi mediat tërhiqen sa thuhen dy fjalë, pasi bosët e ndërtimit, ata që kanë mbetë gjallë,
pasi  disa flitet edhe kafeneve se janë pushkatuar apo jo, thuhet se pushkatojnë edhe prokurorë, edhe hetues, edhe gazetarë, nëse guxojnë e ribotojnë, fjala bjen intervistën e vetë drejtorit të thesarit në gazetën “Universal” ne vitin 1997,  etj., që këto mitingje të mos mbeten në kuadër të interesave të bandave, për të cilat po flet për ditë kryeministri Berisha.
Të ngjan se Shqipëria sot ka dy pushtete, pushtetin e rrugës dhe pushtetin e zyrave. Ky karshillek pushtetesh duket se ka degjeneruar më shumë mes dy personash, Sali Berishës dhe Edi Ramës.Në fakt, të dy kanë impakt mbi njerëzit që dalin në rrugë për të treguar muskujt e forcës për kundërshtarët. Në mitingun e Ramës disa bërtisnin se ishin vetëm 30 000 vëtë, të tjerë çirreshin se ishin mbi 100 000 vetë, sikundër në atë të Berishës me rastin e 8 dhjetorit, 19 vjetorit të ngritjes së rinisë studentore kundër diktaturës komuniste, kush thotë se ishin 100 000 vetë, të tjerë 500 000 vetë. Në të gjitha rastet me mirëdije gabohet, pasi thjesht futedsh në internet dhe sheh se sheshi pasra kryeministrisë është fiks 30 000 metër katror, ndërsa sheshi Skënderbej 45 500 metër katror. Kaq është analiza e thjeshtë e pa emocione. PD-ja kishte vetëm 33 për qind më shumë shesh dhe me këtë 33 për qindësh, sipas disa TV-ve e gazetave, nëse marrim ekstremin, i takon që në 1.5 hektarë të kenë qëndruar 470 000 mitingashë! I pari tashmë ka konsumuar thuajse gjithë energjitë, ndërsa i dyti ende është në prolog të politikave të mëdha. Megjithatë, starti nga ku Edi Rama nisi rrugëtimin politik është i hershëm. Lëvizjet e tij si ekstremist i djathtë, sipas deklaratës së kryeministrit Berisha janë evidentuar që me fillimin e proceseve demokratike kur ai ishte në hap me Berishën, kur ai ngulmonte që ish komunistët të dënohen e shoqëria shqiptare të pastrohej nga spiunët e njerëzit mbi kurrizin e të cilëve rëndonin krime. Si ekstremist i djathtë mori telajon e u nis për rrugë, diku afer që të jetë edhe në kontakte, drejt Parisit, duke i besuar penelit të piktorit.  E, nëse ai zgjidhi krizën personale, ku edhe jetës i dha shijet e lirisë, sidomos me femra, ku me fotot nudo ka vite që ka futur në punë demokratët shqiptarë,  për krizën politike kujtohej jo rrallë, duke botuar shkrime që shumë kush edhe sot pas rreth 15 vitesh i kujton si kushtrime për një domosdoshmëri të kursit shqiptar në rrugën drejt integrimit Euro-Atlantik, si një filozofi që Nano zbuloi se interesat e veçme mund ti alternoi në ideologji, në shkencë-ide.
Me një përdorim të kufizuar veprimesh, të lexueshëm e kuptueshëm nga shtresat jashtë kupolës së shtetit, si me thënë nga ata që nuk ishin të lidhur me krimin, korrupsionin e përfitimet e pameritëta, duke prodhuar përditë edhe bashkim edhe përçarje, qysh më 1998 në postin e ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve, me sportivitet, siç ishte sulur kundër komunistëve mëkatar si Alia, vejusha Hoxha, Berisha, u shëndërrua në Shtomë edhe ndaj vetë Nanos që i bënte spektakël e karshillek gjithkujt që nuk i bindej. Rama tha shumëçka, ndaj edhe mori guxim ti besoi vetes të kërkoi votën e kryeqytetit në 2000-shin, si qytetar i pare. Teksa të tërërë i quajti dështakë, parazitë, ndjellakeq si Siriusin e Greqisë së lashtë bujqit, Tirana në të vërtetë sot është mbushur plot me përkrahës të tij dhe është shëndërruar në një qytet europian, ndoshta vite dritë ecje para, nga koha e Brojkës që e ndajnë vetëm nëntë mote. Aso kohe më duket se shqiptarët porositnin ushqimin dhe në tavolinë nxirrnin kallashin, karikatoret, granatat… , ku personazhet e vëndimeve të ngushta, brënda kornizave të intereseva personale e klanore ndesheshin si sot, me kundërshtinë e nderkombëtarëve. Ata edhe sot po flasin me letra të hapura për mungesë të analizave serioze dhe nisma të dështuara, të pakonkretizuara për shkak të korrupsionit dhe mungesës së hapësirave të lirisë.
Po vetë Rama a jep siguri se nuk do të instaloi një pushtet të frikshëm dhe se reformat e progresin nuk do i bllokoi? Protestat natyrisht nuk mund të jene një matës i saktë i të drejtës apo mos të drejtës për hapjen e kutive e hetimin e shumë çështjeve që vetëm kërkohen.
Kështu pra, shefi i opozitës është përbetuar për shumëçka që shqiptarëve u intereson në të vërtetë. Pra, besimi a duhet vlerësuar për nga njerëzit që po i shkojnë pas, shesheve? Nëse po, edhe Berisha është mbret i sheshit. Por Rama duhet të largohet nga sloganet e demagogjia, duhet  të deklaroi a do i hapë kutitë, kurdo që të vijë në pushtet, qoftë edhe për trensparencë, a do hetohet mbi Gërdecin, mbi rrugën Durrës – Kukës, mbi vajzën e kryeministrit, pasi e ka akuzuar rëndë, mbi Fazlliçin, Taçin, Selmanllarin, a do merret me mafien e ndertimit, sidomos në Shkodër, ku askush besoj nuk mund të sjedhë vetëm një rast ku ndertimet janë brënda parametrave, a do hetojë mbi vjedhjen e thesarit të Shkodrës, pasi thesari është plaçkitur ditën për diell, pasi vetëm në shtyp është zberdhur komplet ngjarja, pasi mediat tërhiqen sa thuhen dy fjalë, pasi bosët e ndërtimit, ata që kanë mbetë gjallë, pasi disa flitet edhe kafeneve se janë pushkatuar apo jo, thuhet se pushkatojnë edhe prokurorë, edhe hetues, edhe gazetarë, nëse guxojnë e ribotojnë, fjala bjen intervistën e vetë drejtorit të thesarit në gazetën “Universal” ne vitin 1997, etj., që këto mitingje të mos mbeten në kuadër të interesave të bandave, për të cilat po flet për ditë kryeministri Berisha.
Pra, Rama, me ndjeni militantë, duhet të thotë ato çka e lënë ende larg sprovës, të pabesuar në mos meritueshëm, mjaftueshëm.

Sokol Pepushaj

Italia 1.650.000 euro per Kelmendin dhe Shkrelin

Komunat e Kelmendit dhe te Shkrelit ne Malesine e Madhe do te jene pjese e nje projekti zhvillimi rural te integruar. Kjo eshte bere e njohur gjate nje konference per shtyp, ku jane dhene detaje ne lidhje me kete iniciative te re te Italise ne rajonin e Shqiperise se Veriut.
Sipas pergjegjesit te projektit Pier Paolo Ambrosi ky projekt financohet nga “Cooperazione Italiana” (Bashkepunimi Italian), implementohet nga shoqata italiane “VIS” ne bashkepunim me Konsullaten e Italise ne Shkoder. “VIS” eshte nje shoqate joqeveritare italiane e cila eshte e pranishme ne Shqiperi nga viti 1995 me projekte bashkepunimi per zhvillim por edhe humanitare, te realizuara ne bashkepunim me Qendren “Don Bosko” te Tiranes dhe Shkodres.
Ne fazen pergatitore “VIS” ka operuar ne nje kontakt te ngushte me autoritetet shqiptare si ne nivelin qendror ashtu edhe lokal, duke arritur ne nenshkrimin e nje “Memorandumi mirekuptimi”, tek i cili kane aderuar Ministria e Bujqesise dhe Ministria e Mjedisit, dy administratat komunale te interesuara, Caritas-i, Teuleda, MADA, Shkolla Pyjore e Shkodres dhe shoqata te ndryshme lokale, si perfaqesuese te shoqerise civile.
Projekti eshte planifikuar mbi bazen e orientimeve programore te parashikuara ne ligjin 9817 “Per bujesine dhe zhvillimin rural” dhe ne “Strategjine e zhvillimit rural” te adoptuar me VKM nr. 774 qe inspirohen tek kriteret e percaktuara nga Bashkimi Evropian me “Agenda 2000”.
Aktivitetet e parashikuara jane kreditimi i aktivitetit prodhues, financimi si dhurate per aktivitetet komunitare, me nje vemendje te vecante ne aktivitetin pyjot dhe ate kunder erozionit, edukimin mjedisor, mbeshtetjen per shoqatat (shoqerine civile) dhe asistencen teknike ne bujqesi dhe mbareshtrim dhe me ne pergjithesi per aktivitetet prodhuese dhe jo, kur kane nevoje per rikualifikim dhe perditesim.
Kontributi i “Cooperazione Italiana” eshte 1.650.000 euro dhe vlen per te nenvizuar se me cfare interesimi Italia ka ndermend te mbeshtese nismat qe kane si synim permiresimin e kushteve te qendrueshmerise ne Shqiperi, sidomos ne Veriun e vendit.

A ka “mafia” ne Shkoder!?

Fillimisht mendojme se eshte e udhes te tregojme se cfare eshte “Mafia” ne vetvete. Termi “Mafia” eshte nje term shume i perhapur ne nivel boteror, me ane te te cilit karakterizzohet nje tipologji e vecante e krimit te organizuar. Termi “mafia” u perdor fillimisht per te treguar nje organizate kriminale me origjine ne Sicili e cilesuar si “Cosa Nostra” (Ceshtja Jone), fjale qe iu publikua botes gjate procesit te te penduarit te pare te mafias italiamerikane Joe Valachi.

Blerti Delija
Hera e pare qe u shfaq zyrtarisht fjala “mafia”, e perhapur gjeresisht tashme ne perdorim si personifikim i “organizatave keqberese te organizuara”, ishte ne nje raport te kryeprokurorit te Palermos ne vitin 1865 Filippo Antonia Gualtiero. Por sot e kesaj dite origjina e termit “Mafia” eshte akoma mjaft misterioze. Termi “mafiusu” (mafioz) tregonte nje person, nje objekt ose nje mjedis “te spikatur” dhe nje bashkesi nuk dihet cfare ka superiore dhe te larte. Nje shtepi popullore e mirestabilizuar, e paster, e rregullt dhe qe pelqehet, eshte nje shtepi “mafiusedda” (mafioze) dhe vetem pas hetimit te prokurorit palermitan eshte e detyruar te paraqese gjera te keqija.
Pas ketij sqarimi deri diku te detyruar meqenese Shqiperia paska qene djep edhe i Mafias, sipas deklarimeve te politikaneve tane, rikthehemi ne realitetin tone. Qeveria Shqiptare eshte shembull i lulezimit te Mafias ne pushtet, eshte deklarimi edhe aktual i opozites se kryesuar nga Edi Rama. Nuk po ndalemi te permedim raste, pasi ato tashme lakohen ore e minut nga vete drejtuesit e politikes opozitare ne mediat qe nuk i mungojne.
Bashkia e Tiranes eshte epiqender e krijimit dhe zhvillimit te pandalshem te Mafias, mafiozeve madje edhe Punisteve. Sipas gjasave, kjo e fundit ka lidhje dicka me Partine e Punes. Kjo eshte ajo cfare deklaron kryeministri Sali Berisha po jo vetem ne lidhje me institucionin e drejtuar prej 9 vitesh nga kryetari Rama. Edhe ketu nuk po humbasim kohe te sjellim shembuj. Pertej lojes se njohur politike, jemi te bindur te pranojme se “aty ku ka ze, nuk eshte pa gje”, pavaresisht aplifikimit reciprok te akuzave me synim fitimin e kapitalit politik.
Tashme, nje pyetje e drejteperdrejte por edhe disi retorike: A ka mafia, jashte Tiranes ku kane seline qeveria dhe Bashkia e Tiranes, me e madhja ne vend? Per shembull, a ka mafia ne Shkoder?!
Shume kush mund te ndjehet i cuditur me kete pyetje, sic edhe mund te cuditet nga deklaratat reciproke te lidershipit politik shqiptar. Mafia nuk eshte vetem ajo qe jemi mesuar te degjojme ne, me vrasje ne mes te rruges, rrembim personi, vendosje gjobash qe kemi degjuar per mafian italiane, kryesisht ne jug te ketij vendi. E per hir te se vertetes, ka patur edhe ne Shkoder raste te tilla. Ka patur dhe ka vrasje ne mes te rruges, jane rrembyer bisnesmene te cilet nese kane shpetuar jane detyruar te largohen, ka patur dhe ka vendosje gjobash tek ata me te pasurit. Te gjitha keto, shume nga qytetaret shkodrane i kane patur tema bisedash ne shtepi dhe lokale. Historia e mafias ka treguar se aajo ka lulezuar me shume atje ku varferia ka qene me e thelle. E Shkodra ka qene dhe mbase vijon te mbetet, nje nga zonat me te varfra te vendit, me nje papunesi rekord dhe me nje numer shume te larte te familjeve qe jetojne me lemoshen e shtetit. Edhe ne Itali, vrasjet e para te tipit mafioz jane fshehur pas hakmarrjes apo edhe gjakmarrjes, nje fenomen i njohur edhe ne jugun e ketij vendi, sigurisht jo aq i perhapur sa ne Shqiperi. Ne jugun e Italise fillimisht por edhe ne rajone te tjera te vendit, jane njohur ata qe konsiderohen si “padrino”, ndersa ne Shkoder jane cilesuar dhe cilesohen sot nen ze si “te forte”. Ashtu si ne Apenine dhe ne vendin tone, nje pjese e tyre gezojne “imunitet”, jane te paprekshem nga ligji, madje edhe ndihmohen nga struktura te shtetit. Nga vrasjes dhe venia e gjobave ndaj bisneseve dhe pasanikeve, mafia ne Itali filloi te fuqizohej ekonomikisht permes qarkullimit te parave te fituara ne rruge kriminale. Edhe ne Shkoder eshte vene ne zbatim e njejta skeme, ku nje numer shume i madh bisnesesh dhe pasanikes zene fill ne situaten e turbullt te vitit 1997, per te qene sot nder me te respektuarit dhe te privilegjuarit e shoqerise. Faza me e larte e organizimit te mafias, eshte bashkepunimi me politiken, madje ne disa raste edhe perfshirja ne institucione e mafiozeve apo edhe politikane te mbeshtetur nga mafia. Edhe ne Shkoder ka ndodhur i njejti fenomen, ku jo rradhe ne rangjet e larta te politikes jane kandiduar dhe zgjedhur elemente me te kaluar kriminale dhe lidhje te qarta me boten e jashteligjshme. Permes kesaj linje, mafia arrin ti imponohet shtetit dhe strukturave te tij, arrin ti krijoje vetes favore te shumta dhe natyrisht te kete peshe edhe ne fatet e nje shteti apo komuniteti. Keshtu ka ngjare edhe ne Shkoder. Kryetare te bashkise, keshillltare, deputete apo edhe nivele te tjera perfaqesimi e drejtimi, kane qene dhe vijojne te kene peshen ne jeten e komunitetit, madje duke dale haptas edhe ne shkelje te ligjeve. Fatkeqesisht, ashtu sic edhe pohon kryeministri Berisha, edhe disa segmente te medias qendrore e vendore jane vene direkt ose indirekt nen trysnine apo sherbimin e mafias. Kjo nuk vlen vetem per opoziten, por edhe mazhorancen. Interesat e mafias dhe bisnesit, jane nderthurur me interesa mediatike per te manipuluar opinionin, per ti mbyllur gojen atij dhe ne nje fare menyre, per te qene mbulese e mafias ne aktivitetin e saj. Fenomeni tashme eshte i pranishem edhe ne Shkoder dhe realiteti i perditshem le pak shteg per gjykime te tjera. Prej vitesh tashme eshte e qarte se Bashkia, Qarku dhe Prefektura mbrojne dhe shprehin interesat e nje kategorie te caktuar, nisur fillimisht nga bindjet politike, por ne vijim edhe tek interesat e klaneve qe ne Shkoder njihen mire dhe perfliten cdo dite, edhe pse me ze te ulet. A nuk eshte edhe kjo nje lloj organizimi, nje lloj mafie qe tenton te fuqizohet ekonomikisht permes pushtetit politik? Sigurisht qe po! Te gjithe ata qe lexojne keto rradhe, cuditen teksa iu duket se percillen mendimet e te gjitheve, pasi te gjithe i bejme keto biseda dhe kudo. Ne konceptin me te ngushte te fjales, Mafia do te thote te jetosh, te punosh, te perfitosh dhe te vendosesh pasuri duke shkelur ligjin dhe rregullat, duke favorizuar nje person apo nje shtrese ne dem te nje tjetre, duke dhene privilegje e leje ndertimi vetem per nje kategori permes penalizimit te te tjereve qe mbase plotesojne me shume kushtet ligjore. Prandaj jam i bindur si edhe shume te tjere, se mafia eshte e perhapur kudo, edhe ne komunen me te humbur te Shqiperise, ku te pakten abuzohet me disa miliona te ndihmes ekonomike, apo merren para per te ndertuar nje rrruge e cila edhe perurohet e ne fakt nuk eshte hedhur asnje lopate zhavorr asnjehere. Ne kujtohemi se ka mafie vetem kur na mohohet nje e drejte qe na takon apo kur degjojme se dikush i vra nga nje “i forte” apo nje tjeter vra nje “te forte” te Shkodres ose kur degjojme dike ne media duke artikuluar akoza te kesaj natyre. Shkodra ka edhe nje vecanti tjeter. E gjithe kjo skeme, ka suportin e te gjitha paleve politike, qofte te shumices vendore, qofte edhe te pakices me ngjyre tjeter. Kjo e fundit vendos ne plan te pare interesat individuale apo te grupit ne nje moment te caktuar, per te patur me pas si fasade shpetimtare konferenca per shtyp apo dalje publike gjoja denoncuese. Ne kete kendveshtrim, ne te gjithe kuptimin e fjales, Shkodra po vuan pengmarrjen e plote nga ajo qe gjithe diten, mund te quhet vetem me nje emer: Mafia!
Cdokush me te drejte mund te thote: Po rastet konkrete, emrat e atyre qe jane apo mund te quhen pjese e kesaj mafia ne Shkoder? Ka shume arsye pse nuk i themi, por me kryesorja eshte ajo qe ndodh me te gjitha vendet e zoteruara nga mafia: siguria e jetes! Nga ana tjeter, te gjithe i dime dhe i njohim dhe fare lehte pas cdo rreshti mund te rendisim jo nje por qindra emra qe plotesojne kushtet e percaktuara me siper. Njekohesisht, eshte shume e lehte te mesohen emrat, mjafton te besh nje shetitje ne rruget e Shkodres dhe konstaton me lehtesi te gjithe te privilegjuarit, te gjithe te pushtetshemit, te gjithe te lidhurit me pushtetin dhe me klanet, pra ata qe me plot goje mund te quhen Mafia ne qytetin me te madh verior. Po cfare mund te beje opinioni qytetar? Asgje! Nje pjese e mediave- tribuna te natyrshme qytetare, jane te marra peng nga mafia. Veteorganizimi qytetaro- civil eshte ne nivele shume te ulta dhe i monopolizuar kur i intereson, nga klanet politike te lidhura edhe ato me mafian direkt ose indirekt. Sipas gjasave, situata duhet te precipitoje deri ne ate shkalle, si ne Palermo, qe njerezit te ndergjegjesohen dhe te dalin shesheve per te pastruar jeten e tyre nga klanet mafioze e qe ne fakt, eshte nje ndermarrje e veshtire, thuajse e pamundur.
Sic thame ne krye te heres, Italia ka me shume se 150 vjet qe ka identifikuar Mafian dhe akoma sot e kesaj dite nuk mund te thuhet se e ka mundur perfundimisht me te gjitha arrestimet e bujshme. Ne Shqiperi, Mafia nuk guxoi te ngrihej gjate diktatures komuniste, por lulezoi pas viteve 1990 dhe u organizua fuqishem pas vitit 1997. Qe prej asaj kohe, te gjithe, direkt ose indirekt punojme per te, nga maja e piramides te shtetit e pushtetit, deri tek qytetari me i thjeshte, nga Tirana, Shkodra dhe deri tek komuna me e humbur e Shqiperise. Pasi kjo eshte Mafia, nuk eshte nje koncept abstrakt!

Nena dhe bijte e saj viktima te dhunes ne familje

Familja shqiptare eshte tashme shenjester e nje fenomeni shume te rrezikshem: dhunes brenda saj. Kryeministri Berisha, duke marre si shembull dhunuesi ne familje kryetarin e opozites Edi Rama, i ka rene kembanave te alarmit, duke pranuar direkt paaftesine e shtetit per ta perballuar kete fenomen qe po shkaterron shume familje shqiptare. Teksa ne metropolin e Shqiperise, nje individ si kryetari i PS-se Edi Rama shenohet si nje nga dhunuesit e vlerave te familjes, imagjinoni se cfare kalvari kalon ne provincen shqiptare Vjollce Mustafa dhe dy djemte e saj.
Konsiderohet nga njerezit normale si nje nga ngjarjet me te shenuara, por per Vjollce Mustafen viti 1993, kur u martua me Gazmend Mustafen, eshte fillimi i vuajtjeve te saj fillimisht, por edhe te femijeve qe erdhen ne jete. E martuar me shkuesi, Vjollca nuk dinte asgje per bashkeshortin e saj ne lidhje me problemet mendore por edhe te varesise nga alkooli, te cilat i provoi ne kurrizin e saj dhe te femijeve. Qe ne muajt e pare te marteses, Vjollca u be pre e nje dhune te pashoqe psikologjike dhe fizike. Bashkeshorti i saj Gazmendi, i cili ishte shtruar ne spital ne Itali dhe ne Shkoder per probleme mendore, e dhunonte ate rregullisht, disa here i “droguar” edhe nga alkooli. Situata rendohej me shume nga problemet e thella ekonomike te familjes dhe nje varferi ekstrema e tejskajshme: mbijetesa ishte bazuar si per shume familje te tjera vetem tek ndihma sociale e shtetit, e cila nuk mjaftonte vecse per te mbajtur frymen gjalle. Me kalimin e viteve, Vjollca solli ne jete dy femije, Fatlum Mustafen tashme 15 vjec dhe Eduard Mustafen 7 vjec. Situata ekonomike u be shume e veshtire per tu perballuar, teksa gjendja e mjerueshme shtynte me shume drejte dhunes bashkeshortin e Vjollces, Gazmendin. Dhuna tashme ushtrohej jo vetem mbi Vjollcen, por edhe Fatlumin e me pas edhe ndaj Eduardit. Problemet psiqike te bashkeshortit Gazmend por edhe varesia e tij nga alkooli e shtyne deri ne tentative per te vrare djalin e vogel Eduardin, madje duke tentuar edhe te vetevritet. Prej vitesh tashme, ai e kishte braktisur familjen e tij ne meshire te fatit dhe Vjollca e dy djemte e saj, kalonin momente jashtezakonisht te veshtira per jeten e tyre, duke jetuar me kercenimin e hapur per jeten e gruas por edhe te njomcakeve te saj. Sa here qe rikthehej ne familje, Gazmend Mustafa vazhdonte ushtrimin sistematik te dhunes, duke mos u mjaftuar vetem me kembet e duart e tij, por duke vene ne perdorim edhe mjete te tjera te forta. Policia, e cila njoftohej here pas here nga Vjollca, mjaftohej thjeshte me dergimin e bashkeshortit dhe babait dhunues Gazmend Mustafa ne spitalin psikiatrik, ku pasi qendronte disa kohe, lihej i lirë per te terrorizuar perseri bashkeshorten dhe femijet e tij. E cfilitur nga dhuna e problemet e shumta, Vjollca dhe dy djemte e saj u detyruan qe ne fshehtesi te madhe, te largohen ne drejtim te Malit te Zi, fatmiresisht nje vend ku shqiptaret mund te hyjne e dalin pa viza. Ne kushte ilegaliteti, ata u strehuan ne Podgorice ne mjediset e Shoqates per Mbrojtjen e Grave te Dhunuara, por edhe aty ndiheshin ne kercenim te madh nga Gazmend Mustafa dhe njerezit e tij, te cilet i ndiqnin kemba- kembes tanime per ti vrare. Per tu shkeputur njehere e mire nga nje bashkeshort dhe prind kriminel qe tentoi ti vrase disa here, Vjollca ne vitin 2006 kerkoi divorcin nga bashkeshorti Gazmend ne Gjykaten e Shkodres. Lajmi i marre nga pala tjeter, shkaktoi nje acarim te jashtezakonshem jo vetem te Gazmend Mustafes, por tashme edhe te familjareve te tij, te cilet e konsideronin veten ne baze te Kanunit si te “koritur” dhe kerkon te merrnin hak, po serish ne baze te Kanunit, duke vrare Vjollcen dhe djemte e saj. Qe prej asaj kohe, askush nuk e di ku ndodhen, askush nuk ka me lajme ne lidhje me fatin e Vjollces dhe djemve te saj, Fatlumit dhe Eduardit, te cilet urojme te mos kene rene ne doren e bashkeshortit- baba kriminel Gazmend Mustafa, i cili eshte nje nga te shumtit, qe bashke me kryetarin e opozites shqiptare, jane dhunuesit e pashembullt te familjes shqiptare perballe pafuqise se shtetit per ta frenuar kete fenomen.
Ndue Bacaj

Politika e luftës dhe e pamundura e Sizifit

Në zënkat publike, politikanët vazhdojnë të sillen sipas logjikës së mikut dhe të armikut. Një formë e ritualizuar e konfrontimit, e cila nuk e fsheh mëritë e thellë latente. Megjithatë askush nuk pranon t’i pohojë konfliktet si themelore e jetës dhe veprimtarisë prodhuese të politikës. Përkundrazi, vazhdojnë të djegin temjan dhe të predikojnë për devotshmëri dhe bashkëjetesë paqësore mes vedit.
Gjuha e acaruar dhe nervat e tendosura, vetëm sa e rëndojnë kurrizin ulok të situatës, duke e degdisur drejt të pamundurës, këtë Sizif politik.
Nga Albert Vataj

Mbasi kanë ballafaquar forcat mbështetëse, “100 mijë vetë” në protestën e 20 nëntorit dhe “gjysmë milioni” në festën e 8 dhjetorit, elefantët e politikës vijojnë të përplasin egërsisht me njëri-tjetrin. Sakaq më ndërmendet një proverb Indian që thotë, “Kur zihen elefantët, ai që e pëson është bari”. Dyshimi për ta pranuar këtë proverb si të tërë, nuk më nxjerr nga shtjella e bindjes, se politika shqiptare po dëmton qartazi dhe ngultas imazhin dhe shanset integruese. Vetëm po besuam në mrekulli, shpresojmë se mund të lind dhe të rritet në këto kushte të acarta politike, paqja dhe kompromisi, dialogu dhe fundi i bojkotit të institucioneve. Sakaq, horizontet drejt evropianizmit do të çelen.
Por opozita ngultazi zvarritet në vazhdën e “politikës së madhe” jashtë parlamentit, larg institucioneve. Rikthimi i saj në sheshe, vetëm sa e vel aftësinë ndikuese dhe motivimin e resursit njerëzor, për ta ushqyer këtë gjenerim energjie. Rama nuk duket me ndonjë ndërmendje për të lëshuar pe, pavarësisht se takimi i tij me Presidentin u duk si një sinjal pozitiv, anipse i pabereqetshëm. Berisha nga ana tjetër, ka vendosur të mbajë në efiçencë artilerinë e rëndë, duke mëshuar fuqimisht respektimin e institucioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve larg telashit të hapjes së kutive. Ndërkombëtarët, rast pas rasti, po i bëjnë me dije politikës, se dialogu është një domosdoshmëri e interesave integruese.
Vullneti për të gjurmuar mundësitë dhe për të gjetur zgjidhjen, ka mbajtur dhe do të mbajë endë të kyçur kutitë dhe horizontin drejt sfidave evropiane. Së paku kësaj trumbete po i bihet. Pasi kjartësisht konstatojmë se politika shqiptare e ka të pamëdyshtë pasionin e saj të konfliktualitetit, si vazhdë e respektimit të traditës.
Në zënkat publike, politikanët vazhdojnë të sillen sipas logjikës së mikut dhe të armikut. Një formë e ritualizuar e konfrontimit, e cila nuk e fsheh mëritë e thellë latente. Megjithatë askush nuk pranon t’i pohojë konfliktet si themelore e jetës dhe veprimtarisë prodhuese të politikës. Përkundrazi, vazhdojnë të djegin temjan dhe të predikojnë për devotshmëri dhe bashkëjetesë paqësore mes vedit. Ashpërsia e konkurrencës për pushtet politik ndërmjet së djathtës dhe së majtës, madje edhe nëse që të dyja e konsiderojnë të kapërcyer këtë dallim, vazhdon të përftojë organizimin e hapësirës politike në përputhje me logjikën e mikut dhe të armikut. Megjithatë, konfliktualiteti nuk ka të bëjë më modele alternative të shoqërisë, po thjeshtë luftë për pushte dhe pretendime territoriale të kamufluara këto me petkun e kauzës së integrimit. Politika vazhdon të jetë e njëjtë, e prirur për nga kontradiktat, konfliktuale, e sertë, shpesh edhe e paqartë dhe e çorientuar, pa ide dhe e shteruar në alternativa. Ajo që ka ndryshuar është rëndësia e asaj për të cilën luftohet. Rëndësia nën veladon. Tashme nuk është fjala dhe aq për shndërrim social, sepse politikanët nuk e marrin përsipër rolin e heroit për të paraprirë, edhe pse qasjet për të ngasur një vullnet të tillë, janë kryefjala e ligjërimeve dhe epiqendra sizmike e transformimit. Konflikti politik, fatkeqësisht sa vjen e katandiset, jo tamam si një përballje alternativash, se sa konflikt midis grupesh të interesit ekonomik për të fituar pozicione të reja ndikimi dhe supremacie. Është pikërisht kjo, që kacafytjet politika i bën gjithnjë e më të ashpra dhe shtysat gjithnjë e më parimore, më idealiste.
A jemi vallë, në një fazë tranzicioni në hapësirën politike, apo thjeshtë politika shqiptare ka mbetur konseguente e shprehive të saja të garrametshme, politikëbërëse të së shkuarës? Kjo ka bërë që pretendimet për besueshmëri dhe mbështetje popullore të jetë dhe të trumbetohet si një trofe, jo si një ndikesë që gjallon nga energjia që çliron pasioni politik dhe militantizmi. Me fjalë të tjera, politika mbetet e vetme në fushëbetejë. Që interesi për politikën të mund të rikthehet, nevojitet një rinovim i gjuhës, një gjuhë që të përputhet më mirë me realitetin dhe aftësi për të rindërtuar idenë dhe alternativën, e jo për të përsëritur veten, atë të fshikulluaren, atë të vetëpërjashtuar nga ndryshimet dhe kërkesat gjithnjë në rritje, për qytetari, mature, tolerancë, dialog, mirëkuptim dhe vullnet për të rendur, e ndërsa ecën për të ndryshuar. Vitet rendin e ngulazi me të rendin dhe transformimet. Rriten kërkesat dhe kriteret. Realiteti shtron përpara një sërë zgjidhjesh të ngutshme dhe me rëndësi kapitale. Në këtë ngarendje, në një terren që mbetet gjithnjë armiqësor, politika e gjen veten shpeshherë të ngërthyer në kacafytje. Jo gjithnjë zhvillimet u shtratuan në rrugëtimin e tyre natyror. Shpesh ato i ngjanin zbritjes uturitëse të një përroi, i cili ishte mbarsur nga shira gjëmimtarë.
Nëse gjithçka determinohet nga forca që gjenden jashtë vullnetit politik, angazhimi nuk ka asnjë lloj kuptimi. Prapëseprapë, me diçka duhet të ushqehen ata që mbeten. Ideologjitë esencialiste rishfaqen me karakteristika të ideologjive epokale, anipse ato janë vetëm fasada e gjithë kësaj ngrehine që po bie gurë pas guri.
Ai pasion politik që u rrit në rrjedhë të premtimit të madh mund të konsiderohet se na ka dhënë lamtumirën në një farë kuptimi. Megjithëse ende kjo kolonë mbetet në këmbë, madje, ne e pikasim atë si të vetmen që mbanë pa rënë ngrehinën. E djathta, fatmirësisht në pushtet, duhet të jetë e kujdesshme dhe të ysht në vetvete atë që e karakterizon, njohjen dhe trajtimin e filozofisë së vlerave. Në këtë kuadër, do ta gjente të përligjur për hir të interesave madhore, të dale nga vetvetja, aq sa të mbrojë kauzën dhe të shpëtojë doktrinën. Pra të ofrojë zgjidhje, dhe të mos e ofrojë këtë si një rebus.
Duhet ndërmendur se: “Ajo që nuk zgjidhet, pezmatohet, derisa shpërthen, duke prodhuar metastaza”, konstaton te “Fundi i pasionit politik”, Josep Ramoneda. Qasjet për ta trajtuar si një mbarsje të rrezikshme, duket se kanë orientuar të tashmen politike, jo dhe aq përnga një rrugë pa krye, se sa drejt një etape të pafund të konfliktalitetit. Tensioni ideor dhe shprehës, kontradiktat thelbësore të zanafillës së shtrëngatës, e shtytin, duke e dëngur me helm mundësinë e perceptimit, të asaj që do të konsiderohej si një zgjidhje. Palët mbrojnë më fanatizëm argumentet e tyre, të shndërruara në armë të duelit. Ndonëse asnjëri, formalisht, nuk e pranon se kjo tashmë është një betejë, madje e ashpër dhe pa kurrfarë rreze shprese për armëpushim, ose e thënë me terma bashkëkohore, për kompromis politik. Në të tashmen e dialogut, si kusht i politikave integruese, mazhoranca duhet të jetë i ngasur për nga vullneti i tolerimit dhe kompromisit.
Artileria e rëndë duhet të tërhiqet nga fushëbeteja. Mbase kjo dikton si domosdoshmëri edhe ndryshimin e strategjisë dhe taktikës politikbërëse së “luftës”. Gjuha e acaruar dhe nervat e tendosura, vetëm sa e rëndojnë kurrizin ulok të situatës, duke e degdisur drejt të pamundurës, këtë Sizif politik.

Familja Malocaj e rrezikuar nga gjakmarrja

Gjakmarrja po merr shumë jetë njerëzish të pafajshëm. Vetëm 20 vitet e fundit janë vrarë rreth 19 000 shqiptarë . Si një traditë e trashëguar nga drejtësia primitive, fenomeni i gjakmarrjes në dy dekadat e fundit ka dëshmuar rast pas rasti e në tërësi edhe defekte te luftës kundër kriminalitetit dhe mosbesimin që ka komuniteti ndaj policisë dhe drejtësisë. Kështu, duke mos funksionuar shteti ligjor, njerëzit në konflikt kanë zgjedhur vetëgjyqësinë sipas normsve të Kanunittë Lekë Dukagjinit. Një ndër dramat e shumta të shoqërisë shqiptare është edhe rasti i shtetasit Gjergj Ndrek Malocaj, lindur më 14. 04. 1964, në fshatin Trush të prefektures së Shkodrës. Gjergj Ndrek Malocaj dhe familja e tij janë të fshehur që nga data 22. 02. 2008 dhe janë detyruar të braktisin shtëpinë në fshatin Trush. Megjithëse janë të pafajshëm, ata janë viktima të normave të Kanunit mesjetar të feudali Lek Dukagjini. Pikërisht më 22. 02. 2008, një grua, banore e këtij fshati, e quajtura Luçe Rrethi, për motive banale ka vrarë bashkëfshatarin Nikoll Malocaj. Pa kaluar dy orë nga vrasja, vëllai i viktimës, i quajturi Gjergj Gjokë Malocaj është hakmarrë, duke vrarë me armë zjarri kriminelen Luçe Rrethi, pra duke kryer vetëgjyqësi. Nga ky moment fisi Malocaj bie në dy gjaqe, njërin me familjen ku ishte e martuar Luçe Rrrethi dhe tjetrin me familjen nga ishte bijë ajo. Pra Gjergj Ndrek Malocaj me familje megjithëse i pafajshëm, jeton i fshehur. Kështu edhe vëllezërit e tij me famije Broz Malocaj, Lodovik Malocaj dhe Nush Malocaj kanë braktisur banesat, pasi i prêt vetëm plumbi i hakmarrjes. Edhe motra e Gjergj Ndrek Malocaj, e quajtura Nora Malocaj bashkë me familje ka afro dy vjet që jeton në ilegalitet.
Këto pra janë pamje të jetës së zymtë të realitetit shqiptar, realitet që e rendit Shqipërinë në vëndin më të çuditshëm të Botës, ku konfliktet nuk i nenshtrohen ligjit, por normave kanunore mesjetare që u përcollën deri në ditët tona, si të shenjta.

Redaksia

Ortjon Shehu (Hajdari) viktimë e pafajshmre e ligjeve mesjetare të Kanunit

Gjakmarrja, në Kanunin e feudalit Lekë Dukagjini njihet edhe sot si një dënim kapital. Është marrja e jetës së atij individi që ka kryer një vepër të rëndë ndaj jetës, familjes, pronës, nderit dhe dinjitetit. Gjakmarrja është vrasje për të marrë hak. Me ekzekutimin e saj ngarkohet pala e dëmtuar, e cila është e detyruar ose të falë ose të marrë hak. Pala fajtore është e detyruar të ngujohet sipas rregullit kanunor. Me ngujimin e palës fajtore, lind e drejta e negociimit për pajtim që mund të bëhet me falje ose me kompesim financiar. Kanuni sugjeron pajtimin me falje, duke e konsideruar faljen, si një nivel të lartë morali dhe trimërie. Por rrahja është më e vështirë të falet, pasi sipas zakonit koritja jeton. I rrahuri gjithmone shihet me sy te keq që nuk mori hak, pra jeton me turpin. Kështu ka ngjarë edhe me shtetasin shqiptar Ortjon Shehu (Hajdari), lindur në Lushnje më 02 .08 1977. Shumë vite më parë, pikërisht në muajin mars të vitit 1996, Ortjon Shehu (Hajdari), i cili jetonte në shtetin fqinj Greqi, vëndosi të vizitojë qytetin verior, Shkodrën. Pasi ka shetitur qytetetin e bukur dhe shumë lokale karakteristike e moderne, në mbrëmje ka shkuar tek një lokal afër monumentit të heroi kombëtar Isa Boletini në lagjen “Perash” të qytetit Shkoder. Aty, në pije e sipër ka replikuar me shtetasin Gjelosh Kapaj nga Dukagjini, pikërisht nga vëndi ku ka lindur Kanuni i Lekë Dukagjinit. Kapaj, një person i njohur në Veri si problematik për ngatërresa, e ka acaruar shumë situatën, si rrjedhojë edhe e pijes. Ai ka krijuar shumë rrëmujë në lokal dhe duke qënë edhe me shokë e kanë rrahur të quajturin Ortjon Shehu (Hajdari). Në rrëmujë e sipër Ortjon Shehu (Hajdari), në vetëmbrojtje, ka gjetur nje rast dhe ka goditur me grusht në fytyrën e Gjelosh Kapaj. Duke qënë shumë njerëz në lokal, kanë arritur ta pengojnë konfliktin që mund të përfundonte me vrasje, duke e ndihmuar të largohet me shpejtësi të quajturin Ortjon Shehu (Hajdari), i cili është nisur drejt shtetit Grek. Por pas disa muajve, Gjelosh Kapaj ia ka gjetur adresën dhe e ka detyruar të jetojë i fshehur shtetasin e pafajshëm Ortjon Shehu (Hajdari). Pas kaq shumë vitesh “Shoqata Misionaret e Paqes dhe Pajtimeve të Shqipërisë” dhe disa miq të tij i kanë thënë të vijë në Shqipëri me qellim pajtimin. Dhe Ortjon Shehu (Hajdari) ashtu veproi. Erdhi kohet e fundit e beri përpjekje për disa muaj, por jo vetëm nuk u arrit sheshimi i konfliktit, por Gjelosh Kapaj organizoi shumë të tjerë për ta vrarë. Në këto kushte, shtetasi shqiptar Ortjon Shehu (Hajdari) detyrohet njëlloj si rreth 10 000 shqiptarë të tjerë të jetojnë në ilegalitet, nga frika se një plumb do e vrasë, thjesht vetëm se u vetëmbrojt nga një person problematic.

Redaksia

Perballja me dhunuesit e votes se lire

Politika shqiptare e ketyre 19-20 viteve demokraci, eshte mbeshtetur fort edhe mbi traditen e trasheguar ne vite apo dekada nga njeri- brez ne tjetrin. Tashme jane te shumta familjet, te cilat genetikisht jane mbeshtetese te idealeve te majta dhe te Partise Socialiste, subjekti me i rendesishem politik ne opoziten shqiptare. Nje trashegimtar i shquar i kesaj linje, eshte edhe i riu Emiljan Memçaj i datelindjes 16 korrik 1984. Ne rradhet e socialisteve shkodrane por edhe ne rajonin e Shkodres, fisi Memçaj njihen si mbeshtetes te fuqishem te Partise Socialiste. Qe nga viti 1991 kur u krijua ky subjek politik, ne Reç te Malesise se Madhe, pikerisht ne fisin e Memçajve, Partia Socialiste ka patur nje mbeshtetje te jashtezakonshme. Idealet e patriotizmit, te mbrujtura me ato te social-demokracise, te mëkuara nga familja e tij, drejtuan edhe Emiljan Memçaj drejt Partise Socialiste. Fillimisht u ingranua fare i ri ne rradhet e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH), madje shume shpejt jo vetem ishte nje nga me aktivet, por edhe u zgjodh ne forumet drejtuese per Malesine e Madhe. Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005, Emiljani pati edhe perballjen e vertete me problemet e thella te tranzicionit shqiptar, mbi te gjitha per ceshtje qe lidhen me voten e lire. Duke qene pinjoll i nje familjeje te njohur si perkrahese e Partise Socialiste, Emiljani u angazhua si komisioner ne qendren e votimit te Reç te M.Madhe. Me caktimin ne kete pozicion, ai do ta mesonte se ne Shqiperi akoma nuk mund te flitej per votim te lire dhe demokraci. I bindur ne idete e tij, Emiljani nuk pranoi ofertat financiare qe i erdhen nga PD-ja dhe forcat e djathta, duke qene i vendosur ne moslejimin  tjetersimit te rezultatit te votimit ne qendren qe i ishte besuar. Megjithe kercenimet e hapura per jeten, madje edhe me arme të “të fortëve” te zones qe mbeshtesnin Partine Demokratike, Emiljani nuk lejoi qe te grabitej vota ne qendren e tij te votimit, ashtu siç ndodhi ne zgjedhjet e vitit 2005 ne shume zona te Shqiperise. Me ardhjen ne pushtet te PD-se pas zgjedhjeve te vitit 2005, Emiljan Memçaj ishte vene ne shenjestren e grupeve kriminale te armatosura me suport ne qeverine qe ishte krijuar. Ne 19 shtator 2005, vetem pak muaj pas zgjedhjeve dhe krijimit te qeverise “Berisha 1”, u sulmua naten nga persona me maska, te cilët ne fakt ishin me uniformen blu te policise dhe leviznin me makina pa targa. Vetem rastesia e shpetoi te riun nga vdekja e sigurte, pasi ne ato momente po kalonin prane vendit te agresionit disa persona qe po ktheheshin nga nje feste familjare. Madja ata e ndihmuan Emiljanin, ashtu i derrmuar siç ishte, te shkonte deri ne shtepi. Pasi i shpetoi ketij akti kriminal, i riu u detyrua te fshihej per shume muaj me rradhe, teksa agresoret e veshur me uniformen e shtetit i kercenonin familjen dhe kerkonin qe te tregonin vendndodhjen e Emiljanit. Si per ironi te fatit, e njejta situate do te perseritej edhe 4 vite me pas, pikerisht ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009. Duke menduar se situata ishte qetesuar, me kerkesen e Partise Socialiste, Emiljani u angazhua serish per zgjedhjet parlamentare, tashme ne pozicionin e vezhguesit. Ne Malesine e Madhe, nje nga zonat ku sipas opozites aaktuale, pati manipulimin me te thelle nga ana e Partise Demokratike ne dem te Partise Socialiste, Emiljan Memçaj arriti edhe njehere te ruaje voten e paprekur. Ne pozicionin  e tij, ai detyroi komisioneret ne qendrat e votimit te ndiqnin rigorozisht rregullat e percaktuara ne Kodin Zgjedhor, ndersa numeruesit te rinumeronin disa here dhe sakte fletet e votimit qe kerkonin te manipuloheshin. Emiljani, pasi kreu me shume sukses detyren qe iu besua nga PS-ja si vezhgues, ishte aktiv edhe ne levizjet e mepastajme te opozites, e cila nuk u fut ne Kuvend nga tjetersimi i rezultatit te votimit, ku edhe raporti i OSBE- ODIHR-it do te pranonte se ne 22 nga 66 qendrat e numerimit, numerimi ishte i keq ose shume i keq. Ndersa kthehej nga mitingu i protestes i organizuar ne Shkoder ne mjediset e Pallatit te Sportit per ne vendlindje, Emiljani u ndoq nga nje makine me targa te huaja, e cila me pas u mesua se drejtohej nga punonjes policie, por te maskuar si civile. Emiljani u detyrua te shtonte shpejtesine e makines, per ti shpetuar ndjekjes, ndersa mjeti i tij u be pre e te shtenave me arme nga agresoret. Prej asaj dite, askush nuk ka me asnje informacion per 25- vjecarin Emiljan Memçaj, i cili mbase eshte tashme edhe viktime e sakrifikuar e urrejtjes politike, per fajin e vetem se beson ne shenjterine  e votes, per te cilen iu kercenua edhe jeta e tij ne dy atentate te tmerrshme, por edhe shume tentativa te tjera per ta eleminuar fizikisht.
Redaksia

Boj Kot

E bëra kot, nuk është vetëm në kohë bojkoti, nuk është e rastësishme dhe e sapokrijuar. Është një traditë që ka si nisje psikologjinë e gjatë komuniste, që e degradoi Shqipërisë në tre breza njerëzore.

Nga: Elsa BALLAURI
Nuk do desha kurrsesi ta lidhja në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë fjalën bojkot me një perifrazim që do t’i shkonte më shumë për shtat humorit të Lakes, mikut tonë të ndjerë të Petro Ninit: në një të folur më tiranase: boj kot = bëj kot. Kjo nuk do të thotë që e nënçmoj veprimin e opozitës për të shprehur vullnetin e saj me bojkot, pas dëshpërimit të zgjedhjeve të qershorit. Bojkoti është një shprehje e lirisë për të thënë atë që mendon. Duke mos dashur të bëj rolin e gjykatësit, në një situatë tepër të tensionuar të politikës që na e ka sjellë në majë të hundës, e quaj të nevojshme të them dy fjalë nga këndvështrimi i qytetarit që mendon se i ka ardhur më në fund sahati (në fakt sahati ka kaluar), të fillojë të jetojë normalisht.
Është interesante të bësh një retrospektivë të thjeshtë e të shohësh se prej dy dekadave kohë, përveç ditëve të paharruara dhe optimiste të korrikut e pastaj dhjetorit ‘90, të shkurtit 1991 e pak më tutje, kemi kujtime të trishtuara ose shumë të trishtuara. Arritjet i dimë, por arritjet sa ç’mund të jenë në mënyrë paradoksale të mrekullueshme, siç është hyrja në NATO, aq edhe nuk mund të vlerësohen si të tilla, kur vjen puna tek jeta e qytetarëve, siguria dhe e ardhmja e tyre.Dua të ndaloj këtu për t’u rikthyer në frazën e parë të këtij shkrimi, ku fjala inflacioniste bojkot, përsëri më përkthehet në mendje me shpejtësi në atë tiparin tipik të të gjithë politikës shqiptare: të bësh kot. Me keqardhje them se të bësh kot, ka qenë një devizë e pashprehur, e pashkruar, e pashpallur, por një devizë e vetëndjerë e veprimtarisë politike, e cila me falcitetin e saj i ka shkaktuar shumë dëme shoqërisë sonë. Sa fjalë të bukura u premtuan dhe s’u realizuan, sa ish të përndjekur u lumturuan kur i shkatërruam prangat e diktaturës, por shumë prej tyre vazhdojnë të vuajnë edhe sot, e të tjerë ikën për të mos u kthyer më, sa shumë besuan se demokracia do t’i bënte të jetonin jetën me dinjitet, si qytetarë të mirë e të respektuar, por fatkeqësisht kjo mundësi është shumë larg.Të bësh kot, është si një instinkt i domosdoshëm për shqiptarët. E bëra kot, nuk është vetëm në kohë bojkoti, nuk është e rastësishme dhe e sapokrijuar. Është një traditë që ka si nisje psikologjinë e gjatë komuniste, që e degradoi Shqipërisë në tre breza njerëzore. Mbaj mend që në atë kohë kishte një shprehje që flitej nën zë: njerëzit bëjnë sikur punojnë dhe shteti bën sikur i paguan. Kjo ishte reale, ndodhte përditë, gënjenim njëri-tjetrin dhe nuk na vinte keq për këtë: me kohë kjo u bë një sjellje, pjesë e psikologjisë së jetës, pjesë e marrëdhënieve me njëri-tjetrin.
Nuk jam e para që e them, që armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë shqiptarët. Bënim kot dhe dëmtonim veten tonë. Gjithsesi, jetonim në një botë diktature dhe vështirësia për ta ndryshuar atë ishte shumë e madhe. Por paradoksalisht vazhdojmë të bëjmë kot dhe jetojmë në një botë që e quajmë demokratike dhe që të mos e ndryshojmë sjelljen e vjetër, kjo nuk na falet.Unë e kuptoj shumë mirë që opozita ka shqetësimin e vet, ka zhgënjimin e vet dhe i duhet të luftojë për të arritur atë që aspironte. Duke qenë personalisht e pranishme në procesin zgjedhor, them me bindje se procesi kishte manipulime të shumta, të vogla dhe jo të vogla. Këto përpjekje erdhën nga të gjitha anët: të gjithë aktorët politikë në zgjedhje, të mëdhenj e të vegjël, u përpoqën të favorizonin veten nëpërmjet manipulimeve. Nuk mund të ndodhte ndryshe në Shqipëri. Nëse do të ishte ndryshe në këto zgjedhje, ne nuk do ta kishim emrin shqiptarë. Kjo nuk është përbuzje, ky është realitet. Duam s’duam, jemi produkt i të shkuarës sonë dhe riparimi do shumë kohë të bëhet. Por, nga ana tjetër, në këto zgjedhje u rikuperuan disa probleme të rëndësishme të zgjedhjeve të kaluara dhe kjo me të drejtë u quajt një arritje. Të jemi realistë, në Shqipëri gjërat do të ecin shumë ngadalë, por e rëndësishme është që nga viti në vit, qoftë edhe me milimetra, ne duhet t’i përmirësojmë ato. Nuk jam në anën e askujt që ka kryer manipulimin, por situata e krijuar më ngjan me atë që njëra palë që ka manipuluar dhe s’ka fituar, akuzon palën tjetër që ka manipuluar dhe ka fituar. Natyrisht nuk është normale dhe në këtë rast pala e parë e ka për detyrë të tregojë shkeljet, por mënyra që ka zgjedhur për t’i treguar këto shkelje, pra ajo e bojkotit, është e kotë.Ka një tjetër vend ku mund të tregohet aftësia elokuente e fjalës dhe jo sharja, ku mund të tregohet përgjegjësia që ke marrë përpara njerëzve që të kanë zgjedhur, dhe jo dallkaukllëku dhe ky vend është parlamenti.Debati parlamentar (të shpresojmë që do të jetë në lartësi të duhura intelektuale), duhet të jetë një shans për opozitën dhe pozitën, që të ketë mundësi të ndryshojë realitete njerëzore. Njerëzit presin për këtë. Thellësisht ata janë të bindur që manifestimet dhe protestat e partive janë një tjetër veprim i lodhshëm i të bërës kot, por të mjerët njerëz, nuk kanë ç’të bëjnë në një situatë kur politika ka në dorë jetët e tyre. Modeli i politikës shqiptare i të bërit kot, padyshim ka influencuar në jetët e njerëzve, pa iu lënë kohë dhe rast të gjejnë veten, të gjejnë mënyra dhe forma qytetare për t’u shprehur, për të reaguar dhe për t’u bërë të vlefshëm.
Le të mos flasim për intelektualët, ata të ashtuquajturit, ata që dinë akoma më mirë të bëjnë kot, që e gjejnë lumturinë ose nën sqetulla politikanësh, ose nën rreshtore militantësh, duke na çuditur gjithmonë e më shumë me fjalorin e zgjedhur.

Idealizmopragmatizmi

Teksa shikoja takimin e ish- Sekretarit te Pare te PPSH-se Ramiz Alia me studentet ne dhjetor 1990, me terhoqi vemendjen nje personazh: Arben Imami! Natyrisht, bashke me Shinasi Ramen, Azem Hajdarin dhe disa te tjere, ishte nder me te qarte ne ate cfare artikulonin apo kerkonin ne ato dite kur eksperianca e munguar kerkonte te vendoste ne skene te paren force politike opozitare ne Shqiperi. Qartas konstatohej se ai ishte nder idealistet e mirefillte, sic besoja atehere e ebesoj edhe sot, ishin thuajse te gjithe pjesmarresit ne takimin e Pallatit te Brigadave. Ne te njejten linje do te vazhdonte arsyetimi per ish- aktorin Imami nese ai sot, do te ishte ne nje pozicion tjeter dhe jo ate te Ministrit te Mbrojtjes se vendit tim. Ne emer te idealizmit te tij, njekohesisht edhe te bindjeve asokohe se Berisha po ndiqte shembullin e totalitarizmit partiak punist, Arben Imami bashke me disa te tjere, do te shkeputej nga Partia Demokratike, per te krijuar nje force politike me demokratike se ajo. Imami eshte ne fakt shembelltyre e asaj se si nuk duhet te jete apo te paraqitet nje politikan ne syte e shqiptareve e fatkeqesisht, paskan kujtese te shkurter. Nga fjalet, Arben Imami iu drejtua edhe armeve ne vitin 1997 per te rrezuar ish- presidentin a asaj kohe, kryeministrin e sotem Sali Berisha. Jo vetem kaq, por pas zgjedhjeve te 29 qershorit 1997, Arben Imami- nismetar dhe themelues i Partise Demokratike, ishte kundershtari me i eger i Berishes, rrjedhimisht edhe i PD-se madje duke qene pjese e qeverive te majta ne pozicione shume te rendesishme. Deri ne kapercyell te vitit 2005, Imami vijonte te ishte ne kete linje, ndersa duket se u josh nga thirrjet e Berishes ne prag te zgjedhjeve parlamentare te kohes dhe u rikthye si djali plangprishes i PD-se. Duke gelltitur reciprokisht ate cfare kishin thene e shfryre per njeri- tjetrin per thuajse nje dekade, Berisha dhe Imami u pajtuan ne kuptimin me te gjere te fjales, duke harruar epitetet “gjeneral i revoltes komuniste” apo edhe “diktatori i fundit komuniste ne Evropen Lindore”. Tashme, pas 4 viteve nga 2005-a Imami nga Drejtor Kabineti i Berishes- kryeminister, katapultohet si deputet, madje edhe si minister i Mbrojtjes e kandidat i perfolur te pakten si Sekretar i Pergjithshem i PD-se. Natyrisht, Berisha ka “leshuar pe” per interesa politike nisur nga viti 2005, te cilat i rezultuan te suksesshme edhe ne zgjedhjet e ketij viti. Po Imami? Pergjigja eshte shume e thjeshte: edhe punen e aktorin nuk arrin ta beje me, as edhe si jurist i diplomuar apo avokat (nese nuk gaboj) nuk gjen pune apo nuk siguron te ardhura. Mbetet alternativa e politikes, tashme duke hedhur poshte idealizmin e fillimviteve ’90 per te perqafuar pragmatizmin.
Lista e “Imameve” do te vazhdonte e gjate, shume e gjate. Neritan Ceka ishte nder te paret qe u largua nga Berisha, sipas ketij te fundit, i nxitur nga ish- presidenti komunist Alia. Kronologjia politike e Cekes, eshte identikisht e njejte me ate te Imamit, por shtyhet disi ne kohe me shume. Arkeologu i rezistoi tundimit te Berishes deri ne vitin 2007, atehere kur u realizua nje pazar interesant per presidentin e Republikes. Pa nje arsye te qarte, Ceka dhe laco-partia e tij, braktisen opoziten e deriatehershme, mori postin e nenkryetarit te Kuvendit dhe per tu kthyer thjeshte ne nje keshilltar te kryeministrit Berisha, pasi nuk arriti te mbushte sa duhej me vota furgonin e tij elektoral.
Pak a shume, edhe Lufter Xhuveli eshte ne te njejten “barke”. Ne vitin 2005 “kaperceu ylberin” dhe nga e majta bashkoi votat me Berishen, per te bashkeqeverisur 4 vite, pas 8 viteve pushtet me socialistet e nga 1997. Teksa u rrezua ne zgjedhjet e ketij viti, Xhuveli nuk u terhoq nga politika, edhe pse publikisht kishte deklaruar se “nuk e ka problem daljen nga politika, pasi kishte profesionin e tij te pedagogut bujqesor”. Sic duket edhe ai nuk arrinte te kujtonte profesionin e tij te vjeter dhe iu bashkua stafit te kryeministrit, edhe ai thjeshte si Keshilltar i Berishes.
Genc Pollo, Tritan Shehu, Ferdinand Xhaferri ishin “tre musketieret” e rradhes e i kthyen shpinen Berishes, duke e akuzuar si diktator, te korruptuar, te inkriminuar. Te pakten keshtu mendonin per te publikisht dhe me ze diku nga kapercyelli i vitit 2000. Ne prag te zgjedhjeve te vitit 2005, ne kembim te disa vendeve te sigurta per deputet me votat e PD-se, PDR-ja e “tre musketiereve” iu afrua Berishes. Nisi bashkeqeverisja deri ne vigjilje te pergatitjeve per zgjedhjet e vitit 2009. Xhaferri shume me heret, Pollo dhe Shehu me vone nxituan te kapin “simiten”: u rikthyen ne PD-ne e drejtuar nga Berisha duke lepire peshtymen e hedhur, ose me sakte duke deklaruar si per qershite se “kete nuk e kam permjerre, as kete, as kete….” per ti ngrene te gjitha. Sipas gjasave edhe “tre musketieret” e kishin te qarte se nuk mund te jetonin dot me profesionet e vjetra te para vitit 1990 dhe u rikthyen tek partia qe e themeluan, e braktisen, e shane, e anatemuan por qe edhe e “paskan patur ne zemer”. Lista do te vazhdonte e gjate, shume e gjate, me Genc Rulin madje edhe me Prec Zogajn, i cili do te meritonte renditjen, nese ne minutat e fundit apo “in extremis” nuk do te prishej me Berishen per nje vend ne liste per tu hedhur tek Ngjela, i cili nga ana e tij mbase do te ishte edhe ai pjese e kesaj liste. Realiteti i paszgjedhjeve te kesaj vere, eshte edhe me paradoksal. Nje tufe kryetaresh partishe politike qe konkurruan ne koalicion me PD-ne, tashme jane thjeshte zyrtare te niveleve shume te ulta, deri ne drejtore drejtorishe, qe sigurojne jetesen si vartes direkt apo indirekt te kryeministrit Berisha. Praktikisht, si rrogetare te tij, keta kryetare partishe nuk do te kene asnje mundesi tjeter, vecse ti binden punedhenesit, pse jo edhe te bejne kerkese zyrtare per shkrirje me PD-ne. Ne kete linje, rasti me perfekt eshte kryetari i PLL-se, Ekrem Spahija, te cilin po e veceoj meqenese eshte ne krye te nje subjekti tradicionalist te djathte shqiptar me nje profil disi me te konsoliduar se prodhimet politike te pas vitit 1990.
Jashte ketij arsyetimi mbeten tani per tani mjaft emra. Me te spikaturit jane pikerisht Mustafaj, Biberaj, Zogaj, Ngjela e ndonje tjeter qe nuk me kujtohet per momentin. Tashme jane nder kritizeret apo kundershtaret me te hapur te kryeministrit Berisha. Megjithate, asgje nuk zgjat pafundesisht, as edhe armiqesia apo kundershtite me dike. Koha dhe shembujt e mesiperm kane treguar se ka patur, pra mund te kete edhe riafrime. Nje gje eshte e sigurte, edhe kjo e provuar katerciperisht: Askush nuk do ta beje per idealin e tij, sic nuk e ka bere deri me tani askush. Ne plan te pare, nisur menjehere pas pak diteve te pluralizmit dhe krijimit te PD-se ne dhjetor 1990, ka dale pragmatizmi ose me sakte, interesi personal apo klanor. Ai te ben qe armikun ta besh mik e mikun pa teklif ta shpallesh armik. Idealet, idealizmi tashme jane relikte per muzeume, ne rastin me te mire pjese e diskutimeve, analizave apo edhe kujtimeve qe ne fund te fundit kane nje mision: te tregojne ku kemi qene, ku jemi dhe ku mund te shkojme! Praktikisht vendnumero, per te mos qene pesimist per hapa prapa, sidomos sa i takon moralit ne politike- i shenjte per pjesen me te madhe te demokracive perendimore qe u perpoqem te imitonim ne vitin 1990.
Pa sukses!
Bl. De.

Paria sunduese dhe elita

Nga : Shenasi RAMA
Ne thelb te marredhenies se shtetit me qytetaret e vet, dhe kjo vlen per te gjitha shtetet, qendron nje marreveshje e pashkruar, rendesia e se ciles behet e dukshme vetem ne momentet kur shteti gjendet ne krize te thelle. Kjo marreveshje mbeshtetet ne besimin reciprok se shteti do t’iu ofroje te gjithe qytetareve te vet sigurine e jetes, te mireqenies ekonomike dhe rregullin e duhur shoqeror. Te tre keto forma te sigurise jane te nderlidhura dhe te pashkeputshme nga njera tjera dhe te nderlidhura ne konceptin baze strategjik, qe mandej behet themeli i politikave te shtetit. Shtetet qe ia ofrojne kete siguri qytetareve te tyre jane shtete te qendrueshme, me qytetare besnike, me mireqenie relative, e me nje rend shoqeror qe pranohet nga te gjithe si legjitim dhe me koncepte strategjike qe jane te dallueshme por qe mendohet se jane ne sherbim te interesave te popujve te tyre. Shtete te tilla jane Franca, Gjermania, Izraeli apo Taivani.
Mirepo, ka shume raste kur shteti kapet e vihet ne sherbim te nje grupi te caktuar dhe instrumentalizohet e shfrytezohet prej ketij grupi. Ky grup qe merr kontrollin e shtetit zakonisht fillon si nje grup me interesa shume te ngushta, te dallueshme nga interesat e shtetit e te qytetareve te tjere. Duke perdoruar mjetet e shtypit e propaganden, fuqine ekonomike, lidhjet me politiken, me zyrtaret, ushtaraket, policine, ky grup ia arrin qe te zaptoje shtetin. Ajo cka eshte edhe me problematike, ky grup ia arrin qe t’i imponoje shtetit e qytetareve konceptin baze strategjik se si do te arrihet siguria e shtetit dhe e qytetareve vete dhe keshtu behet paria sunduese e tyre. Ka nje dallim midis parise sunduese dhe elites. Te pakten ne parim, elita (te zgjedhurit) e udheheq popullin e shtetin duke vepruar me mendesine e sherbimit publik, paria (ato qe kane fuqine) e sundon popullin e shtetin duke vene mbi te gjitha interesat e veta te ngushta.Ky eshte thelbi dhe fillimi i ikjes nga realiteti dhe i ndertimit te nje realiteti absurd qe jetohet nga qytetaret, ne fakt eshte jeta e tyre, por qe gjithsesi eshte ne sherbim te paster te parise. Ndersa duket se shteti po i mbron qytetaret e vet, ne fakt shteti e qytetaret po i sherbejne parise dhe i vetmi grup qe perfiton nga kjo gjendje eshte paria. Duke mos pasqyruar interesat e verteta, reale dhe jetike, te qytetareve dhe te shtetit vete, koncepti strategjik i shtetit, i sendertuar nga paria sunduese, behet baza per aventura politike, qe natyrisht i sherbejne ketij grupi dhe interesave te tij, por qe jane shkaterrimtare per shtetin e qytetaret. Realiteti qe krijohet, e qe eshte i mbeshtetur mbi kete koncept fals sigurie eshte nje realitet absurd. Eshte realitet sepse njerezit e jetojne perdite ate jete, por eshte absurb sepse eshte i ndertuar mbi premisa qe nuk jane reale e te verteta, por te imagjinuara, te rreme dhe ne sherbim te ketij grupi. Zgjidhjet qe behen nga njerezit, edhe kur ky system shembet, jane te mbeshtetura ne kete absurditet te jetes se tyre dhe prandaj ato jane te paparashikueshme, te paimagjinueshme, dhe, ne rastin me te mire, anormale.Ne rastin e shqiptareve ne shtetin shqiptar ka dy raste te shenuara kur paria sunduese ia ka arritur te kape shtetin potesisht, te kontrolloje plotesisht mjetet e informimit dhe te propagandes, strukturat ekonomike, politike e te sigurise dhe te imponoje konceptin strategjik baze te shtetit shqiptar. Eshte interesante dhe me vlere qe te gjykohet se prej nga ka ardhur paria sunduese, por kete e kam bere ne nje perralle tjeter. Por ia vlen qe shkurtimisht te permenden e vleresohen dy konceptet baze strategjike qe kane rezultuar shkaterrimtare per shqiptaret, por qe natyrisht, kane qene e jane krejtesisht ne interes te parise sunduese.Ne paranteze, duhet thene se cdo shtet normal synon qe para te gjithave te siguroje mbijetesen e vet dhe kjo mbijetese eshte ne thelb te konceptit strategjik te shtetit. Mbijetesa sigurohet duke pasur bazen territoriale, ekonomike, ushtarake e demografike dhe mandej aleancat qe te lejon qe te ndjehesh i sigurte nga rreziqet qe mund te kesh. Po te ishte nje shtet e popull normal, interesi i shtetit shqiptar duhej te ishte fuqizimi i bashkepunimit ndershqiptar, perhapja e ketij koncepti strategjik te shtetit qe e lidh kombin me shtetin dhe i ben qytetaret besnike te shtetit. Mandej, ne kontekstin e lojes politike ballkanike, shteti i shqiptareve do te ishte ne gjendje qe te jepte e merrte si i barabarte me shtetet fqinje e ne kete menyre te gjitha problemet e shumta do te mund te zgjidheshin pak a shume drejt e ne interes te shqiptareve.Mirepo, gjate ketij gjysem shekulli dy konceptet baze strategjike te adaptuara nga paria e Tiranes i kane rene ndesh katerciperisht interesit strategjik te shtetit e te vete qytetareve. Duke menduar per ruajtjen e sundimit te vet, paria e Tiranes si gjate kohes se Enver Hoxhes, si tani, synon vetem e vetem per me i ike realitetit te politikes reale. Ajo ka ndjekur e po ndjek interesat e veta qe jane te qarta, por ne kundershtim te plote me interesat e popullit te vet. Paria ka qene e don te mbese ne kontroll te shtetit shqiptar me cdo kusht, te kontrolloje ekonomine e shoqerine dhe ta transformoje shtetin ne nje instrument te vetin per pasurimin e fuqizimin e vet. Interesi strategjik i parise eshte ky interes i ngushte i saj. Ky interes ndahet nga te gjitha palet e parise, qe pervec rrahjeve te dites e kane gjetur e do ta gjejne gjuhen me njeri tjetrin.Ia vlen qe shkurtimisht te analizohen te dy konceptet strategjike te parise se Tiranes qe e kane formesuar politiken e shtetit shqiptar dhe qe natyrisht na kane sjelle ne kete gjendje te mjere ku jemi sot. Kjo duhet bere sepse nje krahasim me te shkuaren do te tregoje se si me pare, ashtu edhe tani, realiteti qe jetohet sot ne Tirane eshte nje realitet absurd, pa lidhje me te verteten e me jetiken, me interesin e shtetit e te qytetareve. Pasojat e ketij absurditeti jane te frikshme dhe gjurmat qe ato do te lene ne mendesine kolektive te shqiptareve duhen menduar mire.
Ne thelb te konceptit baze strategjik te shtetit gjate kohes se Enver Hoxhes ishte ideja e rrethimit. Si fillim duhet thene se Enver Hoxha nuk e ka dashur kurre kombin shqiptar. Kur i lexon veprat e tij e sheh se atij i jane dashte 10 vjet per me e permende njehere Kosoven, dhe kur e permend ne takimin me malesoret e Tropojes flet per shfrytezuesit feudale. Prandaj, duke kerkuar me i ike kombit e idese se shtetit-komb, paria e Tiranes dhe Hoxha vete fliste per rrethimin imperialisto-revizionist, dhe koncepti baze strategjik u be ‘te jetojme si ne rrethim’ sepse do na pushtonte SHBA dhe BRSS. Frika imagjinare nga nje pushtim i tille u intensifikua bash kur atij e parise se Tiranes iu dhane sigurite se shteti shqiptar nuk do te prekej, thjesht sepse ishte ne interesin e fuqive te medha per te mos krijuar probleme te ketij lloji. E megjithate, paradoksalisht, shteti shqiptar u be misherimi i modelit makiavelian te sundimit nga paria e te venies ne plan te pare te mbrojtjes se territorit te shtetit. Mirepo, edhe pse nuk kishte kercenim direkt, parise i duhej me cdo kusht ideja e rrethimit. Po te thuhej se nuk do te na pushtonte njeri, si do ta mbanin ato pushtetin? Si do te mund t’i mbanin ato shqiptaret ne nje shtet terrorist qe kontrollohej me dhune policore? Mbi te gjitha, pse duhej te mbeteshin ato ne pushtet? E keshtu paria e Tiranes e ndertoi realitetin absurd ku jetuan shqiptaret per disa dhjetravjecare. Energjite e burimet materiale, te pakta e shume te cmueshme, u derdhen ne ndertimin e bunkereve, ne harxhimin e kohes se punes per zbore e stervitje, per ndertime e struktura, per tunele e armatime, qe ishin krejtesisht joproduktive dhe ne kundershtim me interesin kombetar te shqiptareve. Gazetaret e shkrimtaret, mesuesit e kengetaret, inxhinjeret, mjeket e partiaket te gjithe u moren me rrethimin imperialisto-revizionist.Ana tragjikomike e kesaj loje qe u lujat me shqiptaret eshte se paria e Tiranes nuk e besoi vete rrenen e vet por se, duke luajtur lojen si duhet e deri ne fund, ajo filloi ti tregonte botes perms propagandes se Radio Tiranes se me te vertete, realiteti absurd qe perjetonte shteti shqiptar e qytetaret ishte realiteti qe duhej te perjetonte edhe bota, sepse ky ishte realiteti i vertete. Por ndersa shqiptaret ne shtetin shqiptar e jetonin kete realitet dhe ne fakt ky ishte jeta e tyre, paria e Tiranes bente c’ishte e mundur per te kontrolluar levizjet nacionaliste shqiptare jashte vendit. Rrena ishte vetem per popullin shqiptar e jo per parine. Paria e Tiranes e dinte se kush ishte armiku i saj i vertete dhe lufta e saj ishte per te mbytur nacionalizmin shqiptar e per te mbajtur kontrollin e shtetit ne duart e jenicereve e te aleateve te tyre. Rrethimi imperialisto-revizionist ishte nje koncept qe i sherbente asaj per te kontrolluar popullin e vet, “per t’iu hedhur trute e gomarit” shqiptareve, per t’i shmangur nga interesi i tyre jetik, qe duhej te ishte fuqizimi i shtetit te tyre kombetar.Mbas vitit 1990, koncepti strategjik i shtetit shqiptar eshte i ndertuar mbi idene e integrimit, euroatlantik apo europian. Paria e Tiranes, e te gjithe llojeve dhe e te gjitha ngjyrave ka qene kunder vendosjes se idese se shtetit-komb ne qender te konceptit strategjik te shtetit shqiptar. Arsyeja eshte e thjeshte, krijimi i shtetit-komb do te conte ne minimin e kontrollit te saj mbi shtetin shqiptar thjesht sepse strukturat qe do te krijoheshin do te ishin te mbeshtetura ne nje ideologji e ne nje system tjeter vlerash. Dhe, duke ndjekur te njejtat metoda si ne kohen e Enver Hoxhes, paria e Tiranes, qe prape ishte e njejta ne thelb e ne mendesi, edhe pse e zgjeruar me nje tufe te re hajnash e arrivistesh, luftoi me te gjitha mjetet e menyrat kunder kesaj ideje, duke synuar ne te njejten kohe qe ta perdoroje ate per interesat e saja te ngushta.Interesat e saj per te promovuar idene e integrimit europian jane krejtesisht te qarta. Edhe pse duket se objektivi i integrimit po i u sherben qytetareve qe, ne fakt, mezi presin te marrin nje vize e te shkojne e te punojne ne te zeze, e thjesht duan te ikin nga syte kembet nga vendi i tyre, paria po mendon per veten.Objektivi i saj eshte te mbaje njerezit nen kontroll. Nuk ka gjasa qe shqiptaret te hyjne ne Europe. Mirepo po ta dine kete ato do te rebelohen sepse nuk jane punet aq mire sa duket ne Bllokun e Tiranes. Atehere, si pushtimi gjate rrethimit, qe nuk ndodhi kurre, edhe europianizimi gjate integrimit nuk do te ndodhe kurre, te pakten jo ne ate forme qe e duan dhe e presin shqiptaret.Mirepo per te mbajtur popullin nen kontroll, integrimi duhet paraqitur si nje proces qe kerkon energji e forca te medha e mbi te gjitha durim nga shqiptaret.Ne fakt paria e Tiranes ka nje semundje interesante te trasheguar nga koha kur dikur e diku, kane qene ‘dikushi’: marrezine e madheshtise. Untia e tyre per status e pushtet eshte perkthyer ne objektivat e saj strategjike: pasurim i shpejte dhe sa me i madh, ndertimi i nje jete luksi dhe moderne, kontroll pa kushte i shtetit, edhe kur ai shtet mund te perfundoje sa nje tavoline tek Sheratoni, ikje nga pergjegjesia historike e morale dhe minim i cdo vlere shoqerore. Ato nuk ngopen po nuk e pane vete si me te fuqishmit ne Europe. Prandaj, per te arritur objektivat e veta, paria lufton ta paraqese integrimin si te pashmangshem.Keshtu, Europa eshte bere miti i Eldorados se politikes shqiptare. Mirepo te gjitha konceptet dhe botekuptimi qe rrjedhin prej ketij miti jane irreale. Per shembull thuhet se kur te hyjme ne Europe do ti zgjidhim te gjitha gjerat, se ne Europe do te hyjme, ne mos tjeter kontrabande, se Europa nuk mund te na lere ne jashte saj, se gjithcka duhet ta bejme me objektivin e integrimit ne mendje e me rradhe. Keshtu kemi parti qe i jane perkushtuar objektivit te integrimit, ministri e qeveri te integrimit, OJQ e OJF, tekste shkollore e klasa te vecanta qe i edukojne shqiptaret per vlerat e integrimit e me rradhe. Kemi edhe shkrimtare qe i nxjerrin shqiptaret si themelues te Europes e ruajtes te vlerave te qyteterimit europian, poete qe shkruajne per Europen, kengetare qe kendojne me mire per europen se sa per katundin e tyre. Flamuret europiane gjenden ne te gjitha zyrat, bile edhe ne mejhanet luksoze ta sjellin kafen me filxhana me flamurin europian.Histeria integruese eshte e te njejtit nivel e intensitet si histeria e dikurshme e rrethimit. Ne vend te zborit, shqiptaret shkojne ne klub e pijne kafe duke pritur hyrjen ne Europe. Paria, megjithate e din se kjo eshte nje rrene e paster. Europa ua ka beret e qarte se nuk mund te hyjne ne Europe edhe per disa dhjetravjecare. Mirepo rrena e integrimit duhet shitur dhe duhet qe t’ua mbushim mendjen shqiptareve se jemi ne rruge te mbare. Keshtu qe bejme kerkesa per anetaresim pa na ftuar kush, flasim per permbushje kushtesh e detyrimesh qe nuk ka i ka vue kush, dhe i themi vetes europiane, kur te gjithe e dime se ne Europe na shohin si dicka krejt tjeter. E nderkohe paria vazhdon me punue kunder interesit kombetar te shqiptareve. Zgjidhja qe ka gjete paria e Tiranes nuk eshte me me i kthye levizjet nacionaliste ne marksiste-leniniste, por me i kthye udheheqesit politike te shqiptareve ne trojet e tjera ne hajna e cuba e jenicere si ato vete.Si perfundim, duhet thane se per shkak te ketyre koncepteve kriminale strategjike te parise shqiptaret i kane humbur disa shanse historike qe nuk do te iu kthehen kurre me. Njerezit qe e kane harxhuar jeten duke luftuar rrethimin apo duke desherue integrimin jane te mbyllur ne ate realitet absurd e imagjinar qe iu ka krijue paria e Tiranes; gjykimet e tyre per boten e per veten jane infantile dhe te shtremberuara, te demshme per ato vete e per te gjithe te tjeret. Askush me mire se Europa nuk e din kete gja.Mirepo, eshte ne interesin jetik te parise se Tiranes qe te zgjase kete gjendje absurde sa me shume qe te jete e mundur. Vetem keshtu mundet qe te fuqizohet e mbese ne kontroll te shtetit e te qytetareve qe i konsideron ne sherbim te saj. Prandaj si pushtimi qe nuk ndodhi asnjehere, gjasat jane se edhe integrimi nuk do te ndodhe asnjehere. Ajo qe mundet me u thane eshte se ne fund, kur te vije momenti i zhgenjimit te frikshem, qe eshte i pashmangshem, as paria e Tiranes nuk do ti kete arritur objektivat e saj as shqiptaret nuk ti kene arrite objektivat e tyre.

Kauza e humbur e kutive

Edhe per shume kohe Shqiperia nuk do te jete shembull i ndertimit te nje demokracie, por njekohesisht as edhe i mosfunksionimit total te ketij sistemi. Tranzicioni i gjate e ka provuar tashme se vendi yne perpiqet te krahasohet me demokracite e konsoliduara, te pakten me ato te rikrijuara pas shembjes se mureve ne Evrope por fatkeqesisht nuk ia ka arritur. Nga ana tjeter, antaresimi ne NATO i ka mundesuar Shqiperise “luksin” e mosrreshtimit si nje vend i botes se trete.
Themeli i nje sistemi demokratik, eshte pikerisht zgjedhja e alternatives me te mire te mundshme permes votes. Ketu kane nisur qe pas zgjedhjeve te vitit 1991 problemet e vendit tone dhe po vazhdojne edhe pas rreth dy dekadave. Beteja eshte per rileximin e votes se hedhur nga shqiptaret me 28 qershor 2009 por indirekt edhe per ndryshimin e konfiguracionit politik pas zgjedhjeve te parakohshme. Tanime rinumerimi i votave nuk vjen si nje shembull i vecuar (flasim per muajt e fundit!) sic ishte ai zgjedhjeve presidenciale te Afganistanit, vend ku si per ironi te fatit, Shqiperia eshte kontribues per vendosjen e rendit dhe demokracise ne suazen e NATO-s. Rumania, nje vend ish- komunist por tashme antar i Bashkimit Evropian, duhet te zgjedhe presidentin permes rinumerimit te votave pas kontestimit te njerit prej kandidateve ne gare. Behet fjale per nje rinumerim gjigant, i vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Sipas gjasave antaret e kesaj gjykate kane logjikuar mbi nje fakt te thjeshte: ai qe do te jete president i Rumanise, duhet te qeverise mbi rezultate te qarta duke i mbyllur shtegun cdo mosnjohjeje te mundshme te institucionit nga kundershtari. Kane gjykuar gjithashtu se nuk cenohen parimet demokratike dhe vota e lire nese rinumerohen edhe njehere, madje duke lene hapur edhe idene e permbysjes se rezultatit te publikuar tashme. E thene me shkoqur, Rumania vendosi ne zbatim “moviolen”, term i huazuar nga futbolli, por ndryshe nga rregullat e FIFA-s, me mundesine e ndryshimit te rezultatit ne tavoline nese konstatohen ndryshe vullnetet e rumuneve.
E solla kete shembull per tu rikthyer ne realitetin shqiptar serish, me nje teme e cila prej mujash eshte kryefjale e zhvillimeve politike ne vend, pikerisht hapja ose jo e kutive te votimit. Nuk e kam te qarte nese sistemi i Rumanise eshte i njejte me ate te vendit tone duke patur ne linjen e certifikimit te zgjedhjeve edhe nje Kolegj Zgjedhor, por me tagrin qe i jep Kushtetuta edhe Gjykata Kushtetuese e Shqiperise besoj se ka tagrin te gjykoje edhe mbi nje vendim te dhene nga Kolegji Zgjedhor shqiptar. Pra, Kushtetuesja mund te marre ne shqyrtim nje kerkese te mundshme te opozites nese kerkesa per hapjen e kutive eshte e ligjeruar ose jo. Te njejtin gjykim mund te jape edhe nese mazhoraanca aktuale dergon per kushtetutshmeri moshapjen e kutive te votimit ne disa rajone te vendit. Kjo nuk ndodh dhe nuk do te ndodhe sipas gjasave sepse politika ka qene, eshte dhe do te jete edhe per shume kohe mbi gjykatat, te cilat indirekt apo edhe direkt jane produkt i te pares (politikes). Per te mos e zbukuruar, jemi perbetuar dhe perbetohemi per pavaresi te pushteteve, por ai politik jo rradhe ka neperkembur vendime te detyrueshme per zbatim sic eshte rasti i Gjykates Kushtetuese, madje edhe mbeshtetur ne koalicione politike kuqeblu.
Ne fushen e betejes politike, jo vetem aktoret kryesore por edhe analistet e ndryshem, madje edhe qytetare te thjeshte, mund te gjejne mjaft argumenta pse duhet te hapet apo pse nuk duhet te hapen kutite. Opozita e drejtuar nga Edi Rama, nuk ka asnje mekanizem ligjor specifik per te mbeshtetur kerkesen e saj per hapjen e kutive te disa qarqe te vendit. E vetmja mundesi, eshte ajo mbi te drejten e informimit te publikut, nje ligj i menduar kryesisht per gazetaret e qytetaret, por jo per ceshtje specifike sic jane zgjedhjet dhe qe mbrohen nga fakti se “vota eshte e fshehte”. Behet fjale per nje ligj qe detyron institucionet e shtetit te japin informacion per kerkuesit brenda nje harku kohor jo me shume se 40 dite. Megjithate, edhe kjo besojme se eshte ceshtje interpretimi e Gjykates Kushtetuese. Togfjaleshi me i perdorur nga opozita eshte “transparence per voten e qytetareve”, por qe realisht nuk ka asnje baze ligjore specifike per tu mbeshtetur.
Ne koncept, mazhoranca ka te drejte teksa artikulon togfjaleshin “nuk dalim mbi vendimet e gjykatave”, shprehje qe permendet shpesh nga kryetari i koalicionit PD- LSI, kryeministri Sali Berisha. Tingellon paksa e cuditshme si shprehje, por askush nuk mund ti mohoje Berishes e mazhorances te drejten e ndryshimit dialektik: nga mosperfilles te vendimeve edhe te Gjykates Kushtetuese (ne fakt ne bashkefajesi me PS-ne ne shume raste!), tashme duan te zbatojne rigorozisht teorine e ndarjes se pushteteve. Jo vetem kaq, por nuk kerkojne as edhe thjeshte te monitorojne, pa vene ne dyshim vendimet e gjykatave, ne kete rast Kolegjit Zgjedhor, i cili ne vetvete duhet percaktuar apo interpretuar nese mund te konsiderohet gjykate apo pjese e mirefillte e ketij sistemi.
Eshte e qarte se “kauza e votes” i sherbeu opozites si motiv per te perligjur qendrimin aktual politik. Me pas, pas bojkotit te opozites, e njejta kauze i sherben edhe mazhorances per te refuzuar sistematikisht kerkesen e lidershipit te majte. Dhe ja ku jemi tashme, ne nje udhekryq qe pret nje zgjidhje politike, e cila nuk ka me asnje lidhje me “kauzen e votes”, e cila per te dy palet mund te konsiderohet e humbur. Edhe po t’ia japin si te drejte, Rama nuk eshte me i kenaqur vetem me hapjen e kutive te votimit te Shkodres, Tiranes e Beratit. Tashme ai kerkon “koken e Berishes” per te arritur ne zgjedhje te parakohshme. Edhe vete kryeministri Berisha e ka bere te qarte se kutite e votimit nuk do te hapen per asnje arsye. Dy palet ne istikam tashme kane filluar te enderrojne: Edi Rama sheh ne enderr zgjedhje te parakohshme qe mund ta ofrojne me pushtetin, Sali Berisha sheh zgjedhjet e vitit 2013 madje serish si fitimtar i tyre. Ka edhe nje skenar tjeter te mundshem qe na e ofron nje vend fqinj si Greqia. Karamanlis u largua nga pushteti me zgjedhje te parakohshme, por te realizuara per te dyten here, pasi ne zgjedhjet e para u rikonfirmua fitues. Me nje opozite te dobet, me LSI-ne ne krah, por edhe me nje kryetar te opozites te etiketuar moralisht “dhunues i familjes dhe vlerave te saj”, Berisha nuk eshte cudi qe ta vendose opoziten para faktit te kryer te zgjedhjeve te parakohshme, atehere nuk askush nuk e pret. Mbase, menjehere pas inkasimit te nje tjeter suksesi pas antaresimit ne NATO sic eshte liberalizimi i pritshem i vizave per shqiptaret jo me larg se korriku 2010. Por a do te futej ne garen e ofruar nga Berisha kryesocialisti Edi Rama? Ne dukje, ai eshte i kenaqur me nje qeveri teknike gjithperfshirese per te realizuar disa reforma, mes te cilave edhe ajo zgjedhore. Por kushtetuta dhe ligjet e vendit nuk do te lejonin nje qeveri teknike, nese Berisha do te provokonte zgjedhje te parakohshme, gjithmone nese e veren se kufiri “84” nuk do te mund te kaalohet ne asnje menyre.  Rama nuk do te kishte asnje alternative tjeter vecse pjesemarrjen ne zgjedhje te mundshme te parakohshme dhe sipas gjasave, do ti humbiste si ato te 28 qershorit perballe nje mazhorance te konsoliduar dhe te shtuar me vota nga e majta.
Optimistet nga rradhet e opozites mendojne se zgjedhjet vendore dhe ato te parakohshme parlamentare mund te bashkohen ne nje date. Optimistet e mazhorances jane te bindur se jo vetem ky mandat do te perfundoje, por do te fitohet edhe nje tjeter 4- vjecar ne vitin 2013. Politika tashme eshte kthyer ne paparashikueshmerine e saj mitike dhe ne keto kushte, ka vetem nje keshille per antaret apo simpatizantet e partive politike: pergatituti, pasi nuk i dihet. Kembana e alarmit mund te bjere edhe me shpejt nga sa e mendojne, e presin, i kane orientuar apo i kane mbumosur!
Blerti DELIJA

Konflikte të zgjidhura me vetëgjyqësi

Nga të dhënat e fundit të Prokurorisë shqiptare, në 18 vitet e fundit janë vrarë me vetëgjygjesi 9800 persona. Kjo është shifra zyrtare e prokurorisë, por ajo e vërteta është shumë më e madhe. Shto këtu pastaj edhe konfliktet e hershme, edhe shekullore. Gjithsesi, fenomeni i gjakmarrjes është plagë shumë e rëndë e cila në vënd të sheshohet me ligje të ashpra apo me ngritjen e strukturave të policisë në prefektura, po thellohet në vazhdimësi. Raportohen 11 000 fëmijë që nuk mund të vazhdojnë shkollën për shkak të gjakmarrjes. Një hata edhe për shifrën zyrtare në një shtet me tre milion banorë brënda kufijve aktual. Një ndër viktimat e pafajshme të hakmarrjes është edhe Besmir Taf Fikaj, babor i komunës Postribë, qarku Shkodër.Sipas kryekomunarit F. Shabaj, shumë vjet më parë, pikërisht më 1997, J. Likaj i kishte vrarë babain, të ndjerin Taf Fikaj dhe tashmë kërkohej të vritej edhe ky. Në kushte të tilla, për të shpëtuar nga plumbi i hakmarrjes, Besmir Fikaj na thonë se ka marrë rrugët pa rrugë të perëndimit, për të mos u kthyer kurr më në vëndin e vet. Në këtë vënd, të quajtur Shqipëri, të vjen rëndë kur thjeshtë, sipas shifrave zyrtare të Prokurorisë Shqiptare, publikon se vetëm në fshatrat e Nënshkodrës janë 2200 familje me lidhje të ngushta fisnore  që kanë konflikte. Janë me qindra edhe vrasjet brënda familjes, sidomos për konflikte pronësie. 120 000 dosje  me konflikte për tituj pronësie, presin sot gjykim nga Gjykata e Shkallës së Parë në këtë vënd të vogël  që nuk ka gjasa për kritere të sigurisë së të drejtës dhe lirisë së njeriut, aq më tepër të garantimit të jetës dhe dënimit sipas ligjit trë fajtorëve. Shumë nga vrasësit shëtisin të lirë, pasi drejtësia është e kënaqur, nëse sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit palët në konflikt pajtohen dhe atëherë drejtësia pushon çështjen. Edhe në raste të tilla, vrasësi, i falur, mund të vrasë sërish, duke kërkuar në vazhdimësi falje. Por ekziston edhe fenomeni që nuk kallxohen vrasjet, pasi kërkohet për ta marrë vetë gjakun, me vetëgjyqësi, për të vënë në vënd “nderin”.  Sipas drejtuesve të Shoqatës së Misionarëve të Paqës dhe Pajtimit të Shqipërisë, janë arritur shumë pajtime mes të konfliktuarve që kërkonin hak, por në rastin e shtetasit Besmir Fikaj janë bërë shumë përpjekje pa rezultat. Pra, janë me dhejetëra mijëra njerëzit që ruhen për të mos i marrë plumbi hakmarrës e po ashtu dhjetëra mijëra pushke të gatshme që rrinë mbushur të gjejnë momentin për shpagim. Rregullat kanunor e vetëgjyqësia janë ligji i vërtetë.
Redaksia

Çdo shkrimtar ndihet i pakuptuar nga populli i vet

Shkrimtari i madh  Ismail Kadare flet pas marrjes së Çmimit “Princi i Asturias”
Intervistoi:  Eni Vasili
Ju fituat çmimin “Princi i Asturias”, ku në konkurrim morën pjesë 31 kandidatë nga 27 vende të botës. Ndodhi që ju dhe Kundera u nisët nga Franca, por ju perfaqësonit Shqipërinë, ndërsa Kundera Francën. Si ndodh në këto raste, njëlloj si me lojtarët e futbollit?
Është pak më ndryshe. Unë kaloj gjysmën e kohës në Francë, Kundera diçka më tepër besoj. Ka një ndryshim, ai quhet shkrimtar francez, tani edhe përfaqëson Francën, sepse ka disa vjet që ka ndërruar gjuhën, meqë shkruan frëngjisht dhe jo në çekisht. Natyrisht, ai është shkrimtar me origjinë çeke, një pjesë e veprës së tij është shkruar në atë gjuhë. I përket Çekosllovakisë, se atje ka lindur, por formalisht është shkrimtar francez, kështu që ka përfaqësuar Francën. Unë nuk jam shkrimtar francez, unë kam nënshtetësi të dyfishtë, por jam shkrimtar shqiptar, kam shkruar gjithmonë në gjuhën shqipe.
Nga burimet tona, tre anëtarë të jurisë e kanë dorëzuar të bardhë fletën e votimit. Përveç gjykimit letrar, që ka qenë absolutisht pro jush, me sa duket kjo fletë e bardhë ka qenë për arsye politike; psh Spanja nuk e ka njohur Kosovën. Çfarë komenti keni për këtë veprim, dhe a ishte vendimi i jurisë një mënyrë për ta mbështetur Kosovën, e njëkohësisht edhe kundërshti e hapur ndaj vendimit të qeverisë spanjolle për të mos e njohur atë?
Unë nuk do t’i lejoj vetes të bëj një përfytyrim të tillë që është disi jashtëletrar. Këto janë juri përgjithësisht të pavarura. Por sado të pavarura të jenë, natyrisht kanë një lidhje me vendin e tyre, një lidhje që unë nuk mund ta përcaktoj sa është dhe sa nuk është. Juria është tepër e nderuar, kryesohet nga kryetari i Akademisë se Spanjës, dhe përderisa çmimin e jep shtëpia mbretërore vetvetiu ka atë karakterin e dinastisë, e natyrisht lidhet me Spanjën si shtet, si komb, si histori. Por megjithatë unë besoj se juria është e pavarur dhe nuk mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejt por mund të ketë ndikim të tërthortë. Ka një qendrim të qeverisë spanjolle që në këtë rast nuk ka pse të përkojë me qendrimin ndaj një shkrimtari. Zakonisht për çmimin që ka fituar një nderim në botë është një juri që është vlerësuar gjithmonë për një vizion artistik letrar të veprave dhe jo të ngatërrohet me motive joletrare.
Cili është çmimi më i rëndësishëm për ju nga këto që keni marrë deri më tani?
Më i rëndësishmi është çmimi britanik. Jo se e them unë, por njihet si më i rëndësishmi. Çmimi “Princi i Asturias” konkurron më të, është nga më kryesorët. “Booker Price International” ka traditë të re, tre herë është dhënë gjithsej. Unë kam qenë i pari që e kam marrë në versionin ndërkombëtar, kurse “Princi i Asturias” ka traditë gati 30-vjeçare, e sigurisht ka një aureolë më të madhe përsa i përket famës dhe ceremonive – por çmimi anglez e ka përpara këtë gjë me sa duket.
A përbën marrja e këtyre çmimeve një lloj kredie që ju afron gjithmonë me çmimin Nobel?
Mendoj se nuk ka të bëjë drejtpërdrejt. Mundet t’i kesh këto çmime dhe të të ndihmojnë, por mund edhe të mos i kesh dhe ta marrësh çmimin “Nobel”. Sigurisht një pjesë e madhe e shkrimtarëve që e kanë marrë këtë çmim e kanë patur çmimin “Princi i Asturias”, sepse sic thashë është një çmim tradicional, me kohë më të gjatë, paçka se nuk është një kushtëzim ky.
Çfarë rekomandohet nga letërsia shqipe?
Në kolegje unë kam një roman dhe nuk ka si të ketë dy, sepse në fund të fundit, është veç një shkrimtar i huaj që hyn zakonisht atje ku janë të vendit. Është romani “Kush e solli Doruntinën”, i pastruar pak sipas kritereve pedagogjike që mos të ketë skena që të acarojnë nxënësit. Kuptohet që letërsia është e lirë, shmangen motivet delikate. Në këtë roman më kanë kërkuar leje që të heqin një faqe e gjysëm, jo më shumë, rreth 50 rreshta. Kjo është.
Një shkrimtar i dimensionit tuaj ka përherë një marrëdhënie të ndërlikuar me vendin e vet, marrëdhënie që shfaqet ndryshe në periudha të ndryshme. Cila është marrëdhënia juaj me Shqipërinë dhe shqiptarët? A ka ndryshuar me kalimin e kohës dhe në ç’sens? A mund të quheni ju një shkrimtar politik, një shkrimtar i angazhuar?
Ajo që thatë ju është shumë e drejtë, që marrëdhëniet e një krijuesi përgjithësisht janë të ndërlikuara, nuk mund të jenë veçse të tilla me vendin e vet, e ka vetë natyra e artit. Arti krijohet për një kohë të gjatë, kështu është edhe ndryshimi i madh i artit nga veprimtaritë e tjera shoqërore e politike, të cilat janë të lidhuar me popullsitë qe jetojne aktualisht në këtë vend. Ne themi populli shqiptar a populli francez, pra me fjalën popull ka njëfarë paqartësie, kuptojmë si të thuash anën më të mirë të një vendi, padashur përfshijmë edhe pjesën që ka jetuar më përpara, por gjithsesi nuk hyn e ardhmja. Pra, ne themi popullin shqiptar – por le ta percaktojme se cili është populli shqiptar, është ky popull që jeton tashti? Kjo është në radhë të parë. Do bëhen zgjedhjet, do kenë punë me këtë popull, po ka një popull tjetër që ka jetuar përpara dhe që do të vijë, që ai s’ka punë me këtë popullsi, ka shumë pak, ka punë indirekte si të thuash. Shkrimtari, arti, artisti, filozofi kanë punë me popullin tjetër, atë të madhin që kanë shkuar një pjesë dhe që do të vijë, kështu që vetvetiu vepra e tyre do të krijojë keqkuptime, o me njërin brez ose me tjetrin, s’ka se si te mos krijojë. nganjëherë do ta duan më shumë, nganjëherë më pak, nganjëherë do të bëjnë sikur s’e duan dhe e duan, nganjëherë do të bezdisen prej tij, na ngatërron punë thonë, ose do vijë ndonjë tjetër e do të thotë, jo, ky është ai që duhet të jetë tamam. Kështu që vetvetiu një vepër e krijuar dhe çdo vepër krijohet për një kohë të gjatë relativisht, flasim për letërsinë e mirëfilltë, atë që ju e quajtët letërsi e madhe, unë po e quaj letërsi normale, ajo që jeton, ai seleksionohet se shumica e letërsisë btoërore shkon dëm si gjethet kur bien në vjeshtë, shumica e librave ecin, zhvillojnë, japin energjinë e tyre aq sa mundin pastaj harrohen, vdesin dhe në emër të kësaj, nga ky seleksionim ngelet madhështia e letërsisë. Letërsia gjithmonë ngelet pjesa më e mirë e saj, maja, ashtu sic duhet të ngelet. Kjo letërsi do të ketë marrëdhënie patjetër shumë të ndërlikuara me popullin e vet, ndoshta me gjithë popujt disa herë.
Ju po e shikoni nga këndvështrimi i popullit, i cili do të ketë probleme me shkrimtarin, por shkrimtari vetë çfarë marrëdhëniesh krijon?
Shkrimtari vetë do të jetë në mënyrë natyrale ka respekt për popullin e vet, por jo se ka rezerva, por ai e di e ndjen më shumë se e di, se me popullin mund dhe te mos merret
vesh dhe nuk duhet të shqetësohet shumë nga kjo gjë në qoftë se në ndërgjegjen e tij, ai e di qe në këtë rast ka të drejtë ai dhe jo lexuesi, të mos përdorim fjalën popull gjithmone. Lexuesi mund të gabojë, i 3 vjetëve, i 15 vjetëve, lexuesi shqiptar i kohës së komunizmit përshembull nën trysninë e regjimit që kishte, sigurisht ka qenë në gjendje të gabuar në një pjesë të letërsisë shqipe – ne s’kemi si ta mohojmë këtë gjë. E pra ajo kohe kaloi, shkrimtarët që ishin të nxjerrë nga jeta letrare rikthehen, janë rikthyer, janë duke u rikthyer edhe më, e do të rikthehen edhe më mirë. Ja pra se si kanë pasur të drejtë ata, nuk mund të themi dhe jo populli, po ajo kohë, ai ndërlikim që ishte, regjimi, diktatura, epoka populli vetë, kanë gabuar të gjithë.
A jeni ndjerë ju ndonjëherë i pakuptuar nga populli juaj?
Çdo shkrimtar, po.
Për shembull një vepër konkrete…?
Po ka vepra që nuk kanë qenë të kuptuara, dhe shkrimtari nuk ka pse të shqetësohet shumë, ose të fillojë të hajë inat, kështu është kjo gjë…
Në veprën tuaj gjen shpesh prani të politikës. Flas këtu edhe për angazhimin tuaj shumë aktiv në çështjen e Kosovës. A mund të quheni shkrimar politik, shkrimtar i angazhuar?
Politika është pjesë e jetës, siç është dashuria, siç është e gjithë veprimtaria njerëzore që janë në kundërshtim me njëra tjetrën shpesh, dhe letërsia i pasqyron kur i duhet, kur nuk i duhet nuk i duhet. Letërsia ka një zgjedhje nga jeta jashtëzakonisht trillane interesante, tjetërlloj fare. Ngjarje të rëndësishme në jëtë në letërsi nuk kanë rëndësidisa herë. Ngjarje të rëndomta në jëtë në lëtërsi mund të japin kryevepra. Çfarë është vepra më e përkryer që quhet përgjithësit nga kritika letrare botërore, në lëtërsi është Makbethi. Çfarë është ajo? Një vrasje pasdarke, d.m.th., një ngjarje fare e zakonshme, e megjithatë kjo ngjarje e madhe. Ka ngjarje të mëdha në historinë ë botës që kanë luajtur një rol kolosal e megjithatë nuk kanë qenë interesante për letërsinë. Pse sepse ligjet e saj janë të tilla. Ajo krijon një botë paralele prandaj rëndësia në jetë dhe në letërsi është krejt e ndryshme, dhe këtu ngatërrohen të gjithë. Përshembull deklarata e të drejtave të njëriut 200 e ca vjet përpara ka kthyer përmbys historinë e botës nga ana konceptuale nga ana e moralit, dhe unë nuk di të them të drejtën a ka 5-6 faqe letërsi për të apo nuk ka. Mund të ketë vetëm disa vjersha tek tuk. Pra nga kjo pikëepamje letërisa është krejt e padrejtë, sepse pavarësia e saj ndaj jetës merr format groteske disa herë është shumë xheloze me jetën. Ne e kemi mësuar në shkolla nuk e di ju se letërsinë e pjell jeta, pasqyron jetën. Letërsia ka lidhje shumë pak me jetën disa herë, aq sa mund të ketë lidhje të madhe aq sa nuk ka lidhje me të kur të dojë të mos ketë. Letërsia ka lidhje me një pjesë të jetës dhe nuk ka lidhje me atë që jetojme ne ditë pas dite, minutë pas minute shekull pas shekulli,. Këtu fillon krejt keqkuptimi. Ajo ruan me xhelozi pavarësinë e saj ndaj dhe është e pakuptueshme disa herë ndaj dhe acaron disa herë ndaj dhe krijon ato keqkuptimet dhe ndërlikimet e saj me popullin. Por ne shkrimtarët që e bëjmë këtë që jemi makinistë të kësaj makine ne këtë e dimë dhe nuk ka pse të mërzitemi, nuk ka pse të kërkojmë një botë utopike ideale ku njerëzit të mahniten pas letërsisë dhe ta kuptojnë drejt, siç duhet nuk ndodh kjo…
Po flisnim për politikën?
Herë pas here kur duhet nuk ka asgjë të keqe të hyjë edhe politika. Unë kam përshkruar në veprat e mia, nuk e di sa faqe ka politika, 200 mund të jenë, më tepër nuk e di. Nuk ka ndonjë vend të madh sic mund të mendohet. Ngaqë unë kam jetuar në epokën komuniste ne shkrimtarët e asaj kohe quhemi sikur jemi përzier me politikën. Po ta shikosh, po të filloj me veprat e mia, si libri im i pare “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” nuk ka ndonjë gjë politike, është më tepër një motiv i kërkimit i një vdekje pas një lufte të madhe, “Kronikë në Gur” ka tek -tuk paragrafe që të kujtojnë ato dramëza të luftës civile, romani “Kështjella”, folëm për këtë. Më vonë vepra të tjera “Pallati i Ëndrrave”.Është një roman që ka politikë sigurisht grindaj shqiptaro- sovjetike “Dimri i Vetmisë së Madhe”. Dhe ai ka një pjesë të vogël por ngaqë është qendrore si ngjarje, është e rëndëishme, identifikohet ky roman.
Më tepër e kisha fjalën edhe si shkrimtar i angazhuar, po marr rastin e Kosovës?
Kjo nuk është as mirë, as keq. Ti je shkrimtar, ti mund ta bësh këtë por edhe mund të mos e bësh. Nuk është një kushtëzim që do të fitosh nga kjo ose do të humbasësh nga kjo. Po përmendët Kosovën. Do të ishte e dëshirueshme për lexuesin tim perëndimor që mua të më shikonin si të thuash “të pastër” pse përzihet ky në punët e Kosovës. Unë nuk jam përzier në punët e Kosovës se do të merrja ndonjë post në Kosovë, se do të fitoja ndonjë post në Shqipëri, përkundrazi unë kam humbur nga kjo gjë në kuptimin naiv të lexuesit tim, që mund të thotë ç’punë ka që merret me këto të na bëjë letërsi. Por unë e kam bërë këtë si qytetar nuk është punë prej shkrimtari. Duke pasur një njohje publike unë e ndihmova popullin tim, do të ishte imorale të mos e bëja këtë gjë, ka shkrimtarë që nuk e kanë bërë, unë e pata mundësinë, pata nxitjen e shtypit botëror, e bëra me kënaqësi. Ditarin për Kosovën “Ra ky mort e u pamë” nuk ma kërkoi asnjëri, as artikujt në shtyp, unë i shkrova ato për të mbrojtur popullin tim, do të thoni ju mund të mbroni një popull tjetër, por mund të qëllonte të mbroja edhe një popull tjetër nuk e përjashtoja, por qëlloi që drama kryesore ishte e popullit shqiptar dhe natyrisht nuk mund të isha menjanë, dhe kam bërë shumë mirë, nuk pendohem kurrë le të më qortojnë sa të duash. Kjo mund të quhet i angazhuar politikisht, po dakord çfarë të keqe ka, mund të quhet nacionalizëm, po t’i japësh atë kuptim, çfarë të keqe ka mbrojtja e këtij kombi. Dikush mund të thotë po mirë pse s’e mbrojte tashti? Kombi grek në rast tjetër, kam shkruar edhe për letërsinë klasike greke dhe më kanë thënë boll ke shkruajtur, ja pra, tërthorazi kam ngritur vlerat e një populli tjetër ballkanik në hartë, dhe e kam bërë më shumë se për traditën letrare shqiptare. Ç’të keqe ka?
Një pjesë e krijimtarisë suaj e përbën poezia, por ju nuk flisni pothuaj kurrë për të. Pse?
Kjo është pyetja më delikate që më keni bërë. Kur më kanë bërë këtë pyetje kam thënë gjysmën e se vërtetës e cila është një e vërtëtë gjithashtu, por nuk kam dashur të futem në një të vërtetë më të thellë.
Do ma thoni të vërtetën?
Po, do t’jua them edhe tjetrën. Gjysma e së vërtetës është se unë e kam quajtur poezinë shqipe dhe poezine e vendeve socialiste në përgjithësi si përgjegjëse për një frymë optimiste agresive, prishje të artit. Nuk është faji i poetëve, por është vetë natyra e poezisë e tillë që shërben nëpër festa, i drejtohet publikut, shkrimtarë nën presionin e padurueshëm nga të gjitha anët për arsye nga më të ndryshmet, kanë bërë vjersha, librat nuk botoheshin po nuk kishin vjersha për partinë etj, etj dhe poezia e mbartte tërë këtë barrë, këtë taksë morale që paguanin shkrimtarët shqiptarë, bullgarë, rusë, cekë, hungarezë, ndaj dhe më ishte krijuar një mungesë respekti për poezinë. Nuk duroja dot kur ne shkrimtarët shqiptarë në takimet me delegacionet në mbledhje mburreshim me poezinë në mënyrë të pahijshme. Vinte ta zëmë shkrimtari francez ose irlandez dhe ne i thonim se kemi tirazh 20 mijë kopje në poezi dhe ata linin mendjen, se në Perëndim nuk ka gjëkund 20 mijë kopje. Ne mburreshim me një gjë kot, nuk ishte mburrje ishte e kundërta ishte turp. Ne mburreshim se poezitë i botonim në gazetat e mëdha të përditshme. Kjo më krijoi një aversion për poezinë të them të drejtën, një kujtim të hidhur. Dhe nuk doja ta çmoja aq sa u bë zakon të çmohej, poezia e guximshme, avangardë, kishte sigurisht letërsia shqipe poezi të mira edhe në ate kohë por ka prodhuar me shumë kursim, me shumë vështirësi.
Kjo është gjysma e së vërtetës. Gjysma tjetër, kur je shkrimtar i njohur do kesh edhe disa disfavore të mëdha, do ta paguash disa herë njohjen, dhe çdo shkrimtar i njohur është i ndërgjegjshëm për këtë. Do të kesh një acarim të verbër prej shumë kolegëve të tu, herë pas herë. Unë nuk e quaj këtë një gjë për të vënë duart në kokë në një farë mënyrë është e natyrshme. Në botën artistike letrare intelektuale filozofike ka një konkurrencë të pashmangshme, dhe dashurpadashur viheshe në një gjendje fajtori, në kuptim që je shumë i njohur, flasin shumë për ty, botojnë shumë për ty, të lavdërojnë shumë. Nuk po them që nuk nuk më pëlqejnë lavdërimet, nuk po e them se e di që nuk do të më besoni, por ata që më njohin më mirë e dinë që unë nuk shkoj kurrë në forumet ku flitet për mua, jo se më duhet të jap ndonjë ide me status të veçantë të njeriut, ju them sinqerisht: nuk më pëlqen të dëgjoj emrin tim pesëqind herë të lakuar, nga një referues nga një tjetër. Dhe ka vite që unë nuk shkoj asgjëkund, dhe nuk shoh as emisionet ku flitet për mua. Si duket kjo trysni kjo ndjenjë faji që ke ndaj kolegëve duket sikur ti je fajtor që ai nuk është bërë shkrimtar i njohur. Sigurisht nuk je ti fajtor, por sigurisht nuk mund ta bësh as atë me faj që mendon se je ti. Kështu unë instinktivisht në fillim nuk e kam kuptuar, jam tërhequr nga poezia, sepse nuk doja të më përmendnin në poezi .Unë shkruaja, botoja, kam botuar. Një pjesë e veprës sime me vlerë është poezia. Lexuesit e pëlqejnë, nga librat që shiten më shumë prapë vazhdojnë të jenë përmbledhjet poetike të viteve të fundit. Por unë sinqerisht jam tërhequr dhe jo vetëm nuk dua të m’i lavdërojnë, por mundësisht nuk flas as vetë, kam dëshirë të rri mënjanë, pikërisht për këtë hiqem më.njanë nga një pjesë e letërsisë, rrini të qetë unë nuk përzihem. Thonë po merr Kadareja, na e mori edhe këtë çmim, i babëzitur më quajnë, se u duket sikur i marr unë sikur unë mezi pres të marr një çmim dhe asnjëri nuk do të më besojë në jetë. Vetëm e dinë kur mund t’i kem thënë njerëzve që kam patur miq që më kanë thënë se mund të të japim një çmim që të mos ma japin mua më mirë këtë çmim, nuk është mirë, nuk kam ndonjë kënaqësi dhe duket sikur po i fyeja, por le të kenë edhe të tjerët cmime. Nuk e beson njeri këtë, por është e vërtetë…
Herën e fundit  ju kam pyetur për dashurinë, pse nuk gjendet shpesh në librat tuaj. Më keni thënë, sa më lart të shkojë letërsia, aq më shumë dashuri ka në të. Ç’do të thotë kjo?
Ndoshta nuk e kam thënë mirë. Unë mendoj se motivin e dashurisë e kam në shumë vepra. Jo se e mendoj unë por ma kanë thënë disa kritikë që kanë bërë vepra për mua që keni shumë dashuri pse thonë që nuk keni. Por kështu më thonë dhe unë i kam besuar i thashë. Unë paskam motive grash, por si duket mënyra ime e të shkruarit është e tillë që si duket bie pak në sy. Dhe unë kam thënë që dashuria në jetën njerëzore zë një vend kaq të madh sa kurrsesi nuk e zë në letërsi. Është një nga ato paradokset, trillet e letërsisë që folëm në fillim. Pse vrasjet zënë vend më shumë se dashuria,- ka gjë më të shëmtuar se një vrasje-, ato zënë vendin e nderit me thënë të drejtën që nga antikiteti deri sot…

Demokraci “made in Albania”

“Ne fillim te viteve ’90, ne sheshet e Shqiperise dhe te Shkodres, te gjithe ne kerkuam kryesisht dy gjera, te fiksuara edhe ne thirrjet e asaj kohe: “E duam Shqiperine si gjithe Europa” dhe “Liri- Demokraci”. Ndersa sot pas 19 viteve, duket se kemi harruar gjithcka, duke u fokusuar kryesisht ne rruge dhe trotuare”. Nje pohim i nje mikut tim, i cili ne fakt eshte nder nismetaret e levizjeve demokratike ne Shqiperi, me me nxiti te bej nje vezhgim te vogel, duke u kthyer disa vite pas. Fatmiresisht (ne nje kendveshtrim edhe fatkeqesisht!) kane kaluar fare pak vite nga ajo periudhe, e cila ne na duket pambarimisht e gjate, sidomos kur pengohemi dhe ngecim ne termin stermundues “tranzicion”.
Studentet e Dhjetorit ’90 realisht u ngriten ne protestat e tyre duke filluar nga gjendja shume e rende e krijuar nga deshtimi total i sistemit socialisto- komunist ne Shqiperi dhe ne lindje. Por nuk duhet te harrojne se nxitja ne fakt ishte politike qe nga renia e Murit te Berlinit, vrasja e Causheskut dhe “era” e ndryshimit ne te gjitha vendet e Lindjes komuniste. Nje situate e tille krijoi premisa per nje veteorganizim te studenteve- elitat e shoqerise ne cdo kohe, per te kaluar ne kerkesa te mirefillta politike sic ishte lejimi i pluralizmit te mendimit dhe ideve e organizimeve politike me pas. Shprehja me e perdorur e atyre diteve, javeve dhe muajve ishte “Liri- Demokraci” e personifikuar nga ngritja e dy gishtave lart, simbol i perbotshem qe tashme ne Shqiperi eshte identifikimi i nje partie politike, Partise Demokratike. Vertete, situata ekonomike e vendit ishte mjaft e rende, por ajo u eklipsua nga etja dhe uria e shqiptareve per demokraci, liri fjale dhe organizimi politik, i ndryshem nga Partia e Punes dhe levat e saj vasale te bindura. Nje tjeter slogan shume i perdorur i atyre diteve ishte edhe “E duam Shqiperise si gjithe Europa”, e shtjelluar sot pas 19 viteve, do te thoshte rikthim i sistemit te tregut te lire apo kapitalizmit ne vendin e cfilitur prej te pakten 45- vitesh nga komunizmi. Ne fakt, edhe ne kete kuptim, ne kemi ndertuar ne shoqeri kapitaliste “alla shqiptarce” qe asnjehere, e perseris asnjehere, nuk i vedosi te gjithe ne nje start te barabarte. Pa harruar ketu qe sipas ngjyres se pushteteve politike, u krijuan dhe po krijohen “kasta” te privilegjuara, te cilat jane madje edhe mbi ligjin.
Ai cfare mund te konsiderohet problemi me i madh i shqiptareve lidhet me parrullen e famshme te fillimviteve ’90 “Liri- Demokraci”. Ndersa kemi arritur te sigurojme lirine e shprehjes dhe te organizimit shoqeror e politik, lirite e tjera lene shume per te deshiruar. Sot e kesaj dite, prona nuk eshte kthyer tek i zoti, ish- te perndjekurit dhe ish- te persekutuarit apo te afermit e tyre qe mund te kene mbetur gjalle akoma nuk kane marre ate cfare shteti me ligj u ka dhene per vitet e vuajtjes. Po permend vetem keto dy kategori, shembull konkret i mungeses se lirise dhe moszbatimit te ligjit ne vend dhe kjo vlen per te gjitha qeverite qe kane (keq)qeverisur nga viti 1992 e deri me sot.
Po a ka Demokraci ne Shqiperi?
Eksperiencat e ndryshme boterore tregojne se themeli i ndertimit te cdo demokracie, eshte nje pushtet gjyqesor i pavarur dhe i paanshem qofte nga ekzekutivi, qofte nga ligjvenesi apo edhe pushteti i katert sic klasifikohet media. Ketu startojne problemet e kahershme te demokracise shqiptare, te cilat filluan tek “Plepat” ne Durres dhe perfunduan me shkeljet e vendimeve te Gjykates Kushtetuese nga Kuvendi dhe jo vetem nje here. Eshte jo vetem nje pushtet i akuzuar nga te gjitha anet si me i korruptuari ne vend, por tashme eshte edhe i zene peng me te gjithe kuptimin e fjales nga pushteti suprem ne Shqiperi, ai politik. Jane me qindra, mos te themi me mijera dosjet dhe ceshtjet qe i jane vene perpara ketij sistemi per ti gjykuar qe lidhen direkt ose indirekt me pushtetet e tjera apo me politiken ne teresi. Deri me sot, ne shumicen e rasteve nuk ka patur guxim per te nisur ceshtje, ose nese ka ekzistuar ndonje “gjykates i marre”, dosja eshte mbyllur per mungesa provash apo edhe ceshtje proceduriale. Shembujt do te ishin te tepert, pasi dite per dite mediat percjellin te tilla raste kur drejtesia jo vetem lakohet apo perkulet, por edhe keputet ne mes para pushteteve te tjera. Tashme fjala “reforme” ne drejtesi eshte nje term aq shume i abuzuar me te, saqe vetem nje permbysje totale konceptuale qe duhet te nise me politiken, mund te sjelle ate cfare te gjithe presim ne emer te Demokracise.
Nga politika, ne nje shtet te brishte si Shqiperia, burojne te gjitha pushtetet. E cfare mund te presim nga kjo politike? Nga viti 1990 nuk eshte bere asgje tjeter vecse riciklim i nomenklatures dhe ish- nomenklatures. Nje koleg i imi me tregoi nje histori interesante te nje ish- zyrtari te larte te kohes se komunizmit ne Shkoder. Nje shkrim ne lidhje me nje ujesjelles, i cili thjeshte kishte gelltitur parate por nuk solli uje per banoret e nje zone ne Shkoder, solli nje stuhi jo te vogel qe perfundoi me kalimin nga antar i PPSH-se ne kandidat te PPSH-se te zyrtarit, i cili realizoi edhe nje levizje paralele. Ngjarja ka ndodhur ne vitin 1987, ndersa pas vitit 1990, pikerisht per kete fakt ai konsiderohet si ish- i perndjekur dhe i persekutuar. Jo vetem kaq, por ne emer te ketij “persekucioni” te aferm te tij tashme bejne karriere te suksesshme ne shtetin shqiptar, te pakten ne nivelin lokal. Me pelqen te permend shpesh termin “Katovice”, emri i nje qyteti ne Poloni, ku komunistet e asaj kohe u mblodhen dhe vendosen qe te dorezojne perkohesist pushtetin politik tek te besuarit e tyre, per tu rikthyer ata vete ose bijte e tyre serish, pasi te fuqizoheshin ekonomikisht. A ka shembull me tipik se Shqiperia ne kete kuptim? Besoj se eshte shembulli me i qarte dhe eshte materializuar vit pas viti ne kupolen e shtetit dhe deri ne qelizat me te vogla te tij. A doni emra? Nga t’ia fillojme nga Partia Socialiste, Partia Demokratike, ajo e Gjinushit, e Mediut, Milos, LSI-ja?!
Mungesa e demokracise ne rradhet e subjekteve politike, te pakten atyre kryesore, reflektohet detyrimisht me marrjen e pushtetit prej tyre. Nese ke prirje diktatoriale brenda familjes tende politike, natyrshem do ti implementosh edhe ne strukturimin e shtetit, ne momentin qe zgjedhesit te japin te dretjen e perkohshme te perdorimit. Gjithmone kur “e drejta e perdorimit” te perkohshem te shtetit, nuk vidhet permes marifeteve me zgjedhjet sic eshte thene dhe po thuhet keto kohe. Edi Rama u rikonfirmua ne krye te PS-se me nje rezultat historik, duke i lene rivalit te tij Lakrori (i emeruar apo jo, s’ka rendesi!) vetem disa therrime votash. Sali Berisha rikonfirmohet nuk di per te saten here kryetar i PD-se, ne te shumten e rasteve pa kandidate dhe me nje rezultat qe te kujton vetem votimet ne kohen e PPSH-se. Rreth Rames e Berishes, ne partite respektive duket se tubohen me se shumti njerez “yesmen” qe sigurojne karrieren mbi bazen e “ligjit te shefit”: Sa me shume qe mendon si shefi, aq me shume ben karriere!
Po shqiptaret? Vazhdojne te jene thjeshte deshmitare te ketyre panoramave (anti)demokratike, pa patur fuqi te ndryshojne asgje, edhe nese kane deshire apo edhe mundesi. Ata preferojne dike, hedhin voten ne kuti dhe u numerohet ne favor te dikujt tjeter. Keto nuk jane akuza qe vijne nga une, por nga ata qe jane ngritur ne piedestale pikerisht permes ketyre rrugeve, te cilat gjithmone duhet te te cojne “de jure” drejt Demokracise, ndersa “de facto” drejt nje pseudoDemokracie qe nuk e enderroi asnje ne vitin 1990, atehere kur edhe u derdh gjak per te cimentuar lidere te rinj, me mentalitet te vjeter, qe tashme kane rreth 20 vite ne politike, gjysmen e kohes qe shqiptaret “deshiruan” edhe ish- diktatorin Enver Hoxha. Sot na mbetet vetem te enderrojme “Liri- Demokraci”, “E duam Shqiperine si gjithe Evropa” (pavaresisht se jemi te fundit drejt Evropes, edhe pas Bosnje- Hercegovines se martirizuar) dhe ne kete kohe krize, te shijojme trotuare, asfalte, te kerkojme ujesjellesa, kanalizime te ujrave te bardha e te zeza, riparime shkollash e rrugesh, ndersa urine ta shuajme duke gelltitur politike por edhe copa asfalti dhe trotuaresh, nese na i bluan stomaku!
B.D.

Ky milet vetem keshtu (nuk) e do!’’

Nga Genti Metaj
Tirana e diteve te fundit ndihet e ndezur nga tallazet e mitingjeve. Nga njera ane eshte opozita qe tashme e ka bere te qarte misionin e ri vene vetvetes dhe aspiratave te saj politike, nga ana tjeter eshte mazhoranca, e cila festoje me madhështi renien e “Murit te Berlinit shqiptar”. Idete e seciles force politike jane “origjinale” dhe domethenese vetem ne nje pike. Jane origjinale ne nevojen e secilit prej liderve te pozites dhe opozites per te rikonfirmuar influencen e tyre perpara sovranit popull dhe per t’i kthyer pergjigje politikisht sho-shoqit dhe deklaratave te ndersjellta. Ne demokraci filozofia politike nuk eshte e komplikuar. Gjerat jane te ndara me njefare “kanuni” te shkruar dhe te pashkruar ne menyre qe ata qe qeverisin te jene te kontrolluar, ndersa ata qe kontrollojne (opozita) te mos abuzojne me kontrollin.
Detyra e qeverise eshte “te qeverise”, ndersa ajo e opozites te marre pushtetin me cdo lloj forme demokratike. Nje tjeter aspekt i ketij kanuni eshte dhe iniciativa e “paqes politike”.
“Paqja politike” eshte e domosdoshme per te arritur objektivat dhe piksynimet ne te mire te vendit dhe bashkeqytetareve qe te kane deleguar qeverisjen per nje mandat te caktuar. Megjithese mund te jete pak absurde, “paqja politike” propozohet rendom nga qeveria, e cila e ka per detyre te ftoje opoziten ne tryeze bisedimesh, te propozoje zgjidhje dhe ofroje koncensione ne lidhje me nje problem te caktuar. Nga ana tjeter opozites i takon te beje te njejtat orvatje, megjithese mundesite e saj per te marre iniciativa dhe per te kushtezuar mazhorancen nuk jane te barabarta.
Aktualisht “paqja Politike” ne Shqiperi duket e pamundur. Pozicionet diametralisht te kunderta mes paleve e bejne te pamundur gjetjen e nje kompromisi. Ajo qe te shqeteson dhe qe nuk i sherben aspak shqiptareve eshte fakti se kjo amulli e cila deri dje nuk mund te quhej politike, ka marre nje kah tjeter. Pas manifestimit te opozites me 20 nentor, pas jehones qe pati kjo proteste e para per nga forma, por dhe per nga pjesemarrja ne Tirane, ka ndryshuar jo pak gjera.
Ne radhe te pare protesta u “mbeshtet” nga trupi diplomatik si e drejte legjitime e cdo qytetari dhe opozites ju kerkua me se normalisht te shmangeshin dhuna dhe incidentet. Nga ana tjeter, ne qoftese se deri dje nderkombetaret pohuan dhe eshte e vertete se zgjedhjet e fundit jane me te mirat te bera ndonjehere ne Shqiperi, duke mos harruar te vene ne pah faktin se nje e treta e votave u numerua keq ose shume keq; Ne rast se deri dhe komuniteti nderkombetar i kerkonte opzites te kthehej ne kuvend, pas protestes se fundit eshte me se e sigurt se raportet ne lidhje me pjesemarrjen, maratonen, kerkesat dhe thirrjet kane qarkulluar ne kancelarite europiane dhe ato amerikane. Pra te pakten ne lidhje me formen ka jo pak gjera qe kane ndryshuar.
Renia e “Murit te Berlinit shqiptar” eshte nje ngjarje e shenuar ne historine e popullit tone. Zemra e levizjes ne ate kohe ishin ata te rinj e te reja te cilet sot jane rreth te dyzet e pestave. Pra kjo renie duhet festuar dhe te nderohet me te gjitha ritet qe i shkojne per shtat. Problem eshte serish politika e cila pasi ka monopolizuar si ka mundur kete levizje rinore te asaj kohe, vazhdon te pervetesoje levizjen duke ja veshur vetvetes.
Problemi eshte se ata njerez qe rrezuan murin nuk jane me vetem anetare te PD apo PS. Tash pas afro 20 vjetesh nje pjese e tyre nuk kane asnje lidhje me politiken, nje pjese kane mbetur ne analet e njeres apo tjetres parti politike, por kurrsesi nuk mund te pretendohet se “Muri” u rrezua nga nje njeri apo nje parti politike.
Ajo qe te bie ne sy eshte fakti se Kryeministri ftoi ne shesh gjithe “demokratet dhe europianet” shqiptare per te festuar 8 dhjetorin. Kur kane mbetur vetem pak dite nga kjo date, pa asnje lloj pergatitjeje apo paralajmerimi na duhet te perballemi me “Festen e Renies se Murit”. Une kam vetem nje problem me kete miting. Jo nuk dua te keqkuptohem,  por ç farë ishte, feste apo antimiting? Ne rast  se dëshifrohet antimiting dhe nje pergjigje kundrejt opozites me te njejten monedhe prape nuk eshte problem, por ne rast se kjo “feste” kishte si qellim kryesor “fashitjen” e protestave te opozites te cilat arriten kulmin ne daten 20 nentor; ne rast se kjo “feste” u bë per t’u treguar nderkombetareve se “populli “ eshte me qeverine, tregon se ketu sapo ka filluar problemi.
Ai nuk eshte gje tjeter vec nevojes se mazhorances per t’u vetlegjitimuar ne syte e opinionit publik shqiptar dhe ne menyre specifike perpara atij nderkombetar. Nga ky moment teza se pas mitingut te opozites gjerat kane ndryshuar konfirmohet, se qeveria nuk mund te luaje ne te njejten menyre te njejtat karta, se opozita moralisht ka nje aresye me shume per te vazhduar presionin ndaj qeverise, se qeveria duhet te nderrmarre hapa konkrete per te zgjidhur situaten, behen aktuale dhe te diskutueshme, qofte per nderkombetaret, qofte per mazhorancen.
Ky fakt tregon se zyrat e qeverise kane filluar te kene njefare ankthi dhe pasigurie ne thelb legjitime, por mbi te gjitha i tremben nje aksioni qytetar, i cili ne rast pershkallezimi do te bente te pamundur qeverisjen e vendit, packa se cili eshte fajtori dhe cila eshte e verteta.
E keqja me e madhe e kesaj situate eshte bllokimi i reformave dhe plotesimit te kushteve te integrimit. Ne kete kendveshtrim te dy lideret e kane mendjen top se politika qe po ndjekin eshte me e mira dhe se ne nje menyre apo tjetren do te arrijne ta (per)mbytin njeri tjetrin.
Shoqeria shqiptare rrezikon te pesoje nje krisje te madhe dhe te rikthehet ne nje bipolarizim te tejskajshem si ai viteve 1990 apo 1997. Pervec integrimit, vizave, Bashkimit Europian, vendi rrezikon te humbase dhe njehere kredibilitetin ne syte e mbare botes dhe jam i sigurt qe nje ringritje e mundshme do te jete shume here me e veshtire se ato te kaluarat.
Ndonjehere ringritja politike, fitimi i besimit dhe besueshmerise mbajne ne fije te perit.
Ndersa lideret nuk do te kene asnjehere nevoje per liberalizim vizash (ata udhetojne te qete ku dhe kur te duan), ndersa lideret nuk do te kene kurre problem fitimin e bukes se gojes, pagesen e dritave, ujit, punesimin, kultivimin e tokes etj, popullit do t’i duhet serish te degjoje nga goja e vet, nga goja e liderve dhe botes qe na rrethon: “Ky milet vetem keshtu (nuk) e do!

Para ligjit

E bëra kot, nuk është vetëm në kohë bojkoti, nuk është e rastësishme dhe e sapokrijuar. Është një traditë që ka si nisje psikologjinë e gjatë komuniste, që e degradoi Shqipërisë në tre breza njerëzore.
Nga Ndue Ukaj

Titulli i këtij shkrimi shëmbëllen dukshëm me titullin e tregimit të mirënjohur të shkrimtarit Franc Kafka, “Në derën e Ligjit”. Brenda një konteksti të zymtë politikë, ku trishtimi i jetës politike shqiptare është në kulmin e absurdit të mundshëm, kudo hapësirave shqiptare, ky tregim me fuqinë stigmatizuese që ka dhe mesazhin e fuqishëm që përcjell, ravijëzohet para nesh si një margaritar i fuqishëm, shenjat e së cilit lënë për të kuptuar shumëçka lidhur me të vërtetën e portës së ligjit dhe njeriut që kërkon të hyjë në të. Tregimi është një metaforë e fuqishme për njeriun që kërkon te sendërtoi aspiratat për drejtësi, për liri, për mirëqenie. Kanë kaluar shekuj, dekada e janë shuar jetë të tëra të njeriut shqiptar, tek pret, i penguar si është më keq, i manipuluar dhe abuzuar, para derës së Ligjit.
Prandaj është koha që ajo të hapet.
Në tregimin e Kafkës, kemi dy personazh me tipare krejtësisht kontradiktore, rojtarin, i cili bënë roje të porta kryesore e Ligjit dhe një fshatar, në dukje të parë naiv, i cili kërkon të hyjë në të. Synimet e fshatarit janë të çiltra, qartësisht të motivueshme, ndërsa pengesat e rojtarit të pakuptueshme dhe intencionalisht sabotuese e absurde. Në një dialog të shkurtër mes fshatarit e rojtarit, kuptohet se fshatari i epur për të hyrë në derën e ligjit, e ka të pamundur të realizoi qëllimin e tij. Ai pret aty, deri një ditë kur edhe pleshtat e gëzofit të rojtarit i njeh dhe të njëjtëve ju lutet që t’ia mundësojnë të hyjë te Ligji. Fshatari është në çastin e vdekjes, shikimi i tij është dobësuar shumë, ndërsa veshët i janë mbyllur dhe e kupton se ai nuk do të hyjë kurrë brenda dhe fundi i tregimit është kështu:
Rojtari e sheh se burri është nga mbarimi i jetës dhe, që ai të mund ta kuptojë, i ulërin në veshin tashmë të mbyllur:
“Këtu nuk mund të hynte askush, se kjo derë ishte caktuar për ty. Tani po largohem dhe po e mbyll”.
Dera mbyllet, ndërsa në mënyrë implicite na thuhet se fshatari vdes pa hyrë te Ligji. Vdekja e tij, kësisoj është një sinjifikativ i fuqishëm për gjithë ata që bëjnë ligjin dhe interpretojnë atë.
Trishtimi i jetës politike shqiptare t’i gërryen sytë, ndërkohë që brendapërbrenda saj lulëzon oligarkia politike, e cila ka pushtuar gjitha sferat e rëndësishme të jetës, ka ndrydhur si është më keq inteligjencën dhe është bërë diga më e fuqishme që pengon transformimet e nevojshme brenda një kombi të stërvuajtur, i cili pret të përjetoi shkëndijat e ligjit dhe ato të rrezatojnë mbi të. Në këso momentesh e krizash të shumëfishta politike, rikthimi i klasikëve të mendimit botëror dhe leximi i tyre, të ngushëllon, jo për ndonjë arsye madhore, por sepse tek ta, njeriu sadopak gjënë prehje shpirtërore. Kam lexuar sa e sa herë këtë tregim të Kafkës dhe çdo herë e më shumë jam bindur se brenda një tregimi të shkurt, çuditërisht del e ravijëzuar tërësisht jeta shqiptare, sfida e njeriut shqiptar me Ligjin, me politikën, trokitjet e tij të pareshtura para ligjit, para një porte që për të vazhdon të jetë e rrethuar me gjemba të pakalueshëm, para një vendi që është mbërthyer nga injorantë, njerëz që kombin e idealet e përbashkëta i kanë shndërruar në interesa krejtësisht gjepi. Te porta qytetari sheh rojtarët paranojak të politikës shqiptare, të cilët, në vend se të ndihmojnë atë për të arritur të Ligji, tek e Drejta, tek Liria, e pengojnë, në mënyrën më barbare të mundshme. Sikur Fshatari para Rojtarit tek porta e Ligjit, nga subjekti i tregimit të Kafkës, ashtu ndodhet qytetari shqiptar para politikës tmerrësisht të vrazhdë shqiptare, duke pritur që nga brendia e saj të shfaqën njëherë shkëndija drite. Mirëpo, sa duken shenja shpresëdhënëse, pëlcet diçka dhe vendnumërimi ynë sforcohet. Ndërsa qytetarit, i duhet të pres. Teksa, pritjet e tij, çdo ditë e më tepër marrin karakter thellësisht absurd, sepse e tillë është politika shqiptare, në Tiranë e Prishtinë, me një fjalë, kudo hapësirave shqiptare. Ndryshe, nuk ka sesi njeriu me një mendje sadopak racionale të arsyetoi budallaqet e pafundme të Tiranës politike dhe Prishtinës politike. Nga dyja qendrat vërshojnë lajme më të pazakonta për Europën dhe botën e qytetëruar. Zbulime enigmash, tamam sikur në tregimet fantastike ndodhin në Prishtinë. Gjuhë vulgare nga më të pazakontën, dëgjojmë nga pozita e opozita në Tiranë. Brenda tyre gulçon një trishtim, një trishtim që nuk ka të ndalur. Ndërsa qytetari sodit i tmerruar skenën më absurde të panumërta të jetës shqiptare, një politike që vazhdon te jetoi për vete, për komoditet e saj, për interesat e saj, për inatet e saj, për qejfet e saj, duke e shtypur dhe ndrydhur si është më zi njeriun, atë që pret para politikës, para ligjit.
Në Kosovë, vendin ku bërlloku të zë frymën, ku ka mungesë uji e rryme, ka shërbimet komunale janë minimale, ndodhin çudirat të gjithfarshme, sikur nëpër tregime odash primitive, rrëzohen e formohen qeveritë. Dhe askush nuk jep përgjegjësi, për këtë cirke politik. Po në këtë Kosovë, ku papunësia është në shifra alarmante, korrupsioni shkëlqen, krimi i organizuar lulëzon dhe askush nuk ndjehet fajtorë, mbase fajtori gjithmonë gjendet diku tjetër. Po të shihet se si flasin politikanët tanë, vërtetë të duken engjëj, mirëpo realiteti është krejtësisht tjetër. Prandaj, qoftë apologjetët e së keqes dhe denoncuesit, te ne janë bërë një simbiozë e rrezikshme, së cilës askush fare nuk i beson.
Ndërkaq në Tiranë, njeriu tmerrohet kur dëgjon me çfarë retorike të vrazhdë, aspak humane, e thellësisht jo politike sulmohen kundërshtarët politikë. Vendi është i katandisur në varfëri, ndërsa në gjitha sondazhet ndërkombëtare radhitët ndër të fundit, madje edhe pas Maqedonisë, një shteti të sapoformuar e të brishtë. Ndërkohë që politika në Tiranë vetëkënaqet paturpësisht dhe bënë lojërat më të ndyta.
Dhe pra, këta janë rojtarët e politikës shqiptare, ata që pengojnë synimet e shëndosha për të hyrë në portën e Ligjit, metaforë kjo për shtetin e të gjithëve, shtetin e mirëqenies e prosperimit, ku idealet e përbashkëta e vlerat e përbashkëta janë për të gjithë, ku nuk ka selektime qytetare nga më të çuditshmit. Është koha që synimet për të hapur derën e Ligjit të kuptohen drejt, të motivohen fuqishëm. Para saj nuk duhet vetëm soditur. Atë duhet hapur. Koha nuk punon gjithmonë për ne.

Qyteti sy kuq

I ri, njëzet e pesë vjeçar, nuk e kishte kuptuar asnjëherë se përse sytë e banorëve në atë qytet ishin tejet të kuq. “Ngjajnë si sy peshqish”,…

Nga: Alban  BALA
Ngjyrat e natës ishin ftohur ngadalë nën peshën e vesës së imët, që rrëshqiti nga qielli më shpesh se zakonisht. Përtej, nëpër qelqet e largëta të qytetit, përkapej vetëm amshtia e pajetë e erës, që shtynte shkarthëm rremat e bardhë të dritëhënës, duke lëngëzuar figurtha ikanake. Ishte prag dimri. Në zgriiip të Nëntorit. “Një mot i kotë, që veç sa shton një rrudhë në fytyrën e pakuptim të provincës.” Këtë e thoshte shpesh kolegu i tij, profesori i letërsisë në institutin demek universitar, ku punonte. “E keni parë? Sidomos pasi bie muzgu.”
Fytyrat në provincë zhbëhen në muzg, humbin tretshëm tiparet, ndërsa heshtja u rëndon mbi mishra si një lëkurë e trashë dhe e vrarë. Derisa i shemb. Si shtëpi ku nuk jeton dot njeriu. Kur qytete të tilla dergjen buzë ujërash, tiparet e njerëzve i rrëmben ujana. I mbledh në shtjella të errëta dhe i sjell mbrapsht vetëm në mëngjes, kur dielli përvesh një dorë rrezesh përtace mbi tjegulla, duke kërcitur thyeshëm nën lëvoret e pemëve.Ky visor ishte jeta e tij. Nuk mbante mend gjëra më lojnacake, të cilave t’u gëzohej. Nuk kishin ndodhur. Të paktën, jo për të. Epoka e tij ishte një natë e gjatë me këmbët e zhytura në llohun e trashë të bregujit, duke pritur peshkun.
Gjithkujt i thoshte se peshkimin e kishte hobby. Një pasion të fshehtë e të lazdruar vetmueshëm në kërkim të vetes. Tani koha e tij ndahej mes shkollës ku punonte dhe bregut të kësaj ujane lumore. Thuajse çdo ditënatë. Në pragmbrëmje nisej me biçikletë drejt vendit të tij, me kallamat e ndehur lart që dridheshin në ajër si antena nervoze, sipas muzikës së gropave të rrugës. Ai ecte shpejt, pa përshëndetur njeri, për në cakun e tij ku e priste vetmia.Në fakt, peshkonte për të mbetur gjallë. Familja me tre fëmijë dhe një grua pa punë, ishte një barrë shumë e rëndë për rrogën e tij të vogël. Peshkonte për bukën e gojës, krejt i pagojë. I lodhur, shpesh me kallama në dorë, e kaplonte gjumi. Zgjohej prej të ftohtit e kthehej në shtëpi, duke lënë pas gjithnjë në bregun e lumit kallama dhe njerëz të tjerë të ndehur mbi rrjedha. “Hallexhinj”, psherëtinte turbull, ndërsa ikte nëpër natë të flinte. Por thellë në zemër i kishte lakmi.Në fillim, e shoqja ishte shpupurisur përse netët e tij jashtë ishin aq të gjata. Ai e kishte qetësuar, duke thënë se tashmë aq shumë njerëz bënin si ai. Më vonë zbuloi se gjysmës së qytetit nuk ia dinte shtëpinë, por i njihte ata nga vendi ku peshkonin.
E acaronte ideja që njerëzit në breg ishin së tepërmi. Këtë muaj tri herë kishte ndërruar qëndrim. Tani shtoji i tij ishte një bregore me baltë, edhe pse këpucët i fusnin ujë dhe reumatizmi i këndonte një iso të dhimbshme në palcë. Sytë i bëheshin ujem, duke pritur që kallami i tij të lëkundej fatlumshëm nën peshën e një peshku të madh. Por kjo ndodhte rrallë.I ri, njëzet e pesë vjeçar, nuk e kishte kuptuar asnjëherë se përse sytë e banorëve në atë qytet ishin tejet të kuq. “Ngjajnë si sy peshqish”, e kishte përmbyllur atëherë me bindjen e shkollarit të ri të biologjisë, pa përthithur dot një arsye të pranueshme sesi kafshëzat e një mjedisi i kushtëzojnë tiparet njëra-tjetrës. Por netët e gjata në bregujin e hidhur ia kishin dhënë shpjegimin. Edhe sytë e tij tani ishin të kuq.Kolegët e tij po ashtu peshkonin. Ua njihte siluetat që ua tundte era, ose gjumi. Atyre u thoshte se atij i pëlqente peshkimi, ajo lojë inteligjence mes njeriut e natyrës, dueli i hekurt mes frikës dhe urisë që mvesh grepin e ndehur nën ujëra, ku lazdron dëshpërueshëm një mizë a një krimb. Ditën në klasë ai kapte miza, që i mblidhte fshehur në një kuti cigaresh, të cilën e mbante kudo me vete. Këtë ia kishte mësuar një profesor i gjimnazit, i cili ishte mbytur tragjikisht tre muaj më parë. Thanë se grepi i kishte ngecur në një baltovinë me shkurre dhe ai hyri ta nxirrte. I gjetën vetëm këpucët dhe kallamin. Edhe një shportë me dy peshq shumë të vegjël. Por trupin nuk ia nxorën kurrë.
Prej asaj dite, në ëndrrat e tij hyri frika. Shpesh e më shpesh zgjohej i tmerruar, duke tërhequr me mundim, në vend të peshkut, trupin e lodhur e të prishur të profesorit plak, nga gjoksi i të cilit dilnin fluturim një grusht miza. Në gojë ndiente shijen e metalit të mprehtë dhe ngrihej i përmbytur nga djersët, ndërsa veshët i oshëtinin: “Bregu i lumit e di të vërtetën… Bregu i lumit e di… Edhe në të gjallë, njeriu është preja e një kallami të ndehur prej dikujt tjetër mbi të, të paktën një breg më lart.” Tani ai e thotë këtë përditë, pa zë, pa vajtim. Vetëm kockat i qajnë në trup prej reumatizmës dhe këpucëve të vjetra, ndërsa rihedh tojat. Dimri do të jetë edhe më i vështirë, gjëmon kujtesa.Kur qielli çahet në shira, gjumi i tij mbushet me makthe. Janë dhimbjet që tkurren shuejtshëm në rënkime. Sheh ëndërr sikur në gojën e tij ka hyrë një grep. Ka ngecur. Një grep i madh që varet jashtë një dore, të cilën ai s’e sheh. Gruaja bri tij zgjohet. Ia ngul sytë e kuq dhe hesht. Gati qan. Atij i duhet ta prehë. Ia përkëdhel kokën. I tregon ëndrrën e tij dhe me të qeshur shton se ka zbuluar – hahahaha, sapo e ka zbuluar – se edhe këpucët e atij që u hedh grepin njerëzve më të vegjël, atyre si ai – fusin ujë. Po, po. Fusin ujë. Si të gjitha këpucët… Hahahah… Gruaja vë buzën në gaz. E tërheq afër vetes dhe ia ngroh këmbët e akullitura. Ia freskon ballin e djersitur. Ndërgjegja e njëkohëshme e viktimës dhe vrasësit shtrihet bri tyre në të njëjtin shtrat dhe kaq mjafton për të mbijetuar. Moralisht. Kallamat e peshkimit janë krahët e tij. Me to mund ta përqafojë botën, të ndihet i vlefshëm. Çdo natë.
Fëmijët e tij nuk e pëlqejnë peshkun. Ata madje, as nuk e dinë se përse e hanë atë aq shpesh. Në këtë qytet njerëzit janë aq krenarë e të heshtur, sa ç’duhet “për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet”, pranon ai heshturazi, ndërsa gjumi e kaplon mbi nënkresë. Jashtë thuajse ka zbardhur. Qelqet e qytetit regëtijnë agullimën, ndërsa era shtyn shkarthëm rremat e brishtë të dritës, duke shprishur frymën e avullt të natës. Është  dimër. Dhjetor.

Nga historia e çensurimit dhe ndalimit të “Veprave” të Migjenit më 1954

Historia, biografia dhe komentimi për Migjenin dhe Veprën e tij, ende sot në Demokraci të falsifikuara dhe të deformuara, në botimet e financuara nga Ministria e Kulturës!
Agron Luka
(vijon nga numri i kaluar)

Mbas kritikave dhe hedhjes poshtë totalisht të Gj. Lukës më 1955, SL u vu në punë për të shkruar varjantin e tij, trockisto-stalinist. (Shih E. Hoxha, Ditar, 1955-1957, Vëll I, f 77)
Kongresi i XX i PK të BRSS dhe “Raporti” i Hrushovit ia dogji kartat në dorë aventurierëve hoxhistë e shehistë të PPSH-së dhe lakenjve të tyre. Shihni e gjykoni vetë! Ku është sot i ruajtur ky dorëshkrim me anëshkrimin “largë”, kaq me rëndësi të madhe kapitale, që e paska patur në dorë “kritikuesi” dhe Kritika Zyrtare e revistës Nëndori më 1954?! Ku ishte vetë “interpreti”, SL, pse nuk mbajti qëndrim ndaj këtij fallsifikimi kaq banal, ndaj një akuzimi kaq ekstrem në kurrizin e Gjovalin Lukës?!  Përse nuk e ndryshoi vetë SL në botimin e 1957, f 105, këtë  varg?! Përse nuk i tha sëpaku dy fjalë, sepse këtu ndryshonte jo një mendim i thjeshtë me përdhunë, nuk ishte punë bragashash, por një histori e tërë, një ideologji e tërë, një dogmë e pandryshueshme e armiqësisë së përjetëshme e luftës së klasave, duke përdhunuar edhe vetë teorinë marksiste! Dhe çfarë ndryshimi marshallah, që nuk kishte të krahasuar me ato “bragashat e Studentit Nush”, që ishin si “mustaqet e Çelo Picarit”! Dhe vaj halli, sikur ta kishte ngrënë Gj. Luka atë koqe ulliri “korrektuese”! (hall ashtu e hall kështu, ma ke nxe e ma ke ftof gomarin) Hë, hë, se çdo t’i kishte punuar Gj. Lukës pastaj usta S. Luarasi hakmarrës i paprinciptë në atë ribotimin e vitit 1961, kur tashmë ishim prishur edhe me “sovjetikët e largët” që më 1954 i kishte dëshiruar me “dritën e pishës”…
Po, hë, ku ishte Perendimi dhe vetë BRSS, kur Italia fashiste iu hodh në grykë Shqipërisë së gjorë, për të sjellë 5 milion kolonë italianë dhe kur Zogu I ia la peshqesh Italisë komunistët e Organizatës Komuniste të Shqipërisë në burgun e Beratit?! Dhe “Shoku i Prangave” i Qemal Stafës dhe bashkëautori i asaj këngës së “Frontit Popullor” me Qemal Stafën, ka qenë Gjovalin Luka! Aso kohe E. Hoxha gjezdiste pa viza dhe dëfrehej në Itali… Lufta e II evropiane e botërore në fakt e kishte filluar Parathënien me pushtimin e Shqipërisë…
Edhe tek vjersha “Pak Poezi”, krahas  miratimit të ankesës së “anonimit”, shihej se, E. Hoxhës edhe aty nuk i kishte pëlqyer interpretimi i GjL! Djaloshi 23 vjeçar Lili dashuronte vajzën e tezes Lilushën. Kjo dashuri, sikur të ishte reale dhe të kalonte në kontakte seksuale, për moralin tradicional shqiptar, do të ishte një mëkat i madh, një inçest, një flligshti në gjak, madje ishte e dënueshme edhe me zhdukje fizike. Por edhe sikur të ishte si një dashuri fillestare infantile, si një tentacion, madje edhe si mendim si erotikë ose si dashuri platoniane, kjo ishte një mëkat për moralin fetar! Por thuhej se një lloj morali tjetër e lejonte, e lejonte edhe morali i degjeneruar edhe arti dekadent borgjez. Ndërsa “realizmi socialist” nuk kishte kohë për të humbur për drama të tilla sentimentale me përshkrime psikologjike… Por, shkrimtari ynë realist kritik, jo vetëm që i hyn t’a përshkruajë si rast i veçantë, sepse e ka për detyrë ta përshkruajë, por do të përpiqet edhe ta justifikojë, ta mbrojë, t’i bëjë avokaturën.  Ç’ti bësh çeshtje zemre, dëshirë e papritur seksi nën shkëlqimin verbues të kofshës së bardhë… nuk pyet momenti, instinkti, dhe nuk pyet as ndenja. Ndenja lind ashtu vetvetiu… justifikohej Migjeni. Ah, buzët e kuqe, sytë e kaltër… Por, e ka kushurirë dhe ai e di fare mirë se nuk lejohet, edhe ajo e di… luftë e brendëshme… ai gati e puthi…
Çfarë emri ka kjo lloj dashurie kaq pasionante, sepse as platonike e mirëfilltë nuk është, as ai instinkti i fshehtë shtazarak nuk hyn…  sytë e kaltërt, shikimi diskret/i përmbajtun i nënkuptuar…  Drama zgjidhet “Deus es machina”, Lili transferohet në një qytet tjetër, por flaka djegëse, tërë qenia e Lilushës mbeti e memorizuar në mendjen e tij, në imazhet në dhomat e errëta të fotove që aparati i trurit i ruan.
Dhe sytë e kaltërt, po ashtu i kishte edhe Z. B…. Dhe kjo nuk ishte një rastësi koinçidencë, te Lilusha po ato sy, qëllimisht i kishte vendosur vetë Migjeni! Te Z.B., Migjeni kishte pasur  parasysh një dashuri reale personale që sapo i ishte ndezur me një vajzë. Dhe, në fakt kjo dashuri filloi të përflitej me gjallje të Migjenit dhe u  amplifikua edhe më  pas vdekjes së Migjenit!  Gjovalini e komentoi sa më shkurt që mundi vetëm me një fjali dhe nuk përgojoi asgjë: “Vjersha i drejtohet një vajzës që dashuronte Migjeni”. Kaq ishte komenti, as emrin nuk ia përmendi, megjithse e dinte se kush ishte. (Shih, Z. B, te bot. 1954, shën 1, f 65)
Simbas interpretimit të GjL, te proza “Pak poezi”, ndonëse jo identikisht, Migjeni përsëri kishte pasur parasysh diçka nga vetia e vet, në dashurinë që ushqente ndaj  Z.B. Gj. Luka sigurisht e dinte se kjo ishte Bojka Nikolla. Edhe dukej sikur Migjeni me këtë rast kishte përshkruar pikërisht atë variantin më ekstrem, për të cilin e përgojuan. Edhe vetë emrat e ngjajshëm të koinçiduar Lili e Lilusha, të kujtonin mbiemrat e ngjajshëm M. Nikolla dhe B. Nikolla. Ndoshta, ndoshta, që të mos i nxiste dhe justifionte edhe me një farë mënyre edhe më tepër ato zërat përgojues, Migjeni nuk e botoi prozën “Pak poezi”.
Dikush,  kishte pëshpëritur se, këtë vajzë Z.B., Migjeni e kishte pasur si kushurirë të vetën të largët… Kaq u desh që ky lajm të përhapej në një qytet fanatik anadollak të mbushur plot me thana-thaça, për dy arësye: nga fama e poetit ateist dhe nga bukuria simpatike e Bojkës. Thuhej se disa klerikë ekstremistë për t’u hakmarrë për shkrimet ateiste, për shkrimet për heqien e ferexhesë e kundra murgeshave etj, ia ngjitën Migjenit këtë shpifie. Dhe jo vetëm kaq, por kjo donte të tregonte se komunistët nuk kishin pikë morali, donin të prishnin familien dhe rregullin tradicional, se mund të martoheshin edhe me kushurirat e me motrat!
Nëqoftë se Lili ndërroi qytet, edhe Migjeni ndërroi qytet. Bojkës i kishte shkruar një letër serbisht se, po shkonte me studime në Torino në Itali…, por atje vdiq duke luftuar me armikun TBC…  Edhe Bojka ndërroi qytet, vajti edhe në Beograd, derisa përfundoi në Tiranë…  Mirëpo, “tjetër kund flinte lepuri” më  1954. E. Hoxha e hoqi novelëzën, “Pak poezi” dhe komentin e saj, sepse ishte herët, për të tilla kërkime arkeologjike të “kritikës letrare”…
Më 1951, në themelim-rithemelimin e PKSH, E. Hoxha ndër ato “Kujtesat” me rregullimet  retrospektive të kultit të tij, ua caktoi edhe vendet petritave: Ë Pilo, Pilo, unë isha ulur këtu…, ai atje…, Koçua nxehej, bëhej nevrik, nuk e duronte dot atë Anastasin… unë i thosha, rri ti shoku Koço, rri se e rregulloj unë këtë punë… Miha dhe Pilua, Vasili dhe Qemali… I poshtri Zef Mala, thoshte “edhe sikur të vijë vetë Stalini në Shqipëri” ne… Ë, Shoku Tuk, ë shoku Tuk, të kujtohet ty ai Raporti i Dimitrovit, po kur punova për të shkruar Rezolucionin, të kujtohet?…
Me rastin e përkujtimit të Vasil Proletarit, E. Hoxha e përkujtoi  edhe Bojkën e bukur me sy të kaltërt, nusen e Spiro Lazrit e cila qysh në verën e vitit 1940 edhe më herët ua kishte lëshuar shtëpinë Enverit,  dhe Vasil Proletarit, “komandantit të njësiteve guerrile atentatore”. Kishte qenë “Vasua i dashur”, që ia kishte prezantuar shokut Enver, shoqen Bojka, si një kushurirë të tijën dhe “si një bazë, ku të fuste kokën në ditë të vështira”. Një të tillë bazë Enveri e kishte edhe te e motra e KT, andej nga Lana, dhe aty u përplas rastësisht dhe bëri edhe një polemikë historike me “frikacakun” KT: “Ç’do ti mo, nuk jam në shtëpinë tënde, kam ardhur se më ka ftuar vetë motra jote”… 
Në Tiranë, pas çlirimit, Komandanti i fryrë priste edhe sekretare rinie jugosllave shtatlarte bionde që ia dërgonte Titua, ndërsa Nexhmija nuk përmbahej nga xhelozia…
Gjovalini këto edhe plot pëshpëritje të tjera për moralin pervers të EH i kishte dëgjuar e mësuar në Tiranë, pasi nga shtatori 1945 ishte transferuar atje…
Shumë më vonë, kur do të shkruante për bashkim-themelimin e PKSH, E. Hoxha do të përkujtonte me nostalgji Bojkën, një grua shumë simpatike dhe e sinqertë që e fliste shumë mirë gjuhën serbe. (“Kur lindi Partia, Kujtime”, bot. 1981, në kapitullin “Në dyqanin Flora”, f 85- 86)
-Për hajër na qoftë! – i thashë Bojkës, në strehën tënde bujare po piqemi… Bojka zëmërçelur u ngrit në këmbë dhe më përqafoi mua dhe Vasilin…
-Mali me malin nuk piqen, por njerëzit përpiqen, themi ne andej nga jugu…
Më pas timarliu i PKSH, EH, midis “200 petritave/sokolave dhe sokoleshave”, ndër rastet tipike femërore, më veçanërisht përshkruante “kontributin historik” që kishte dhënë “Bojka e Bukur”, për bashkimin e puthitjen e grupeve komuniste për themelimin e PKSH, me ato eskursionet andej lart nga Ura e Brarit, “me birrë dhe sallam nga Dyqani Flora”  me ëmbëlsirën e Bojkës së Spiro Lazrit dhe me banjot në lumë… (Kapitulli, “Drejt bashkimit historik”, bot. 1981, f 109-110) Aty ku e la Migjeni “ëndrrën”, e vazhduan Burri Enveri me Burrneshë Bojkën, me Delikaten dhe Milladinin e Dushanin…
Ndërsa i kujtoheshin përbukuri deri edhe ngjyra e kaltërt, e syve të Bojkës, “Themelonjësit Mbigjeni” nuk i kujtohej se “kush  nga njerëzit e zakonshëm kishte hyrë e kishte dalë në shtëpinë ku u themelua Partia Komuniste Shqiptare”, nuk i kujtohej se, kush ia  kishte sjellë Partisë atë turrën e napolionave ar, Direktivat e Kong. VII të Kominternit dhe Raportin e Dimitrovit,  për Frontin Popullor, të përkthyera madje edhe shqip nga Shkodra… Epo,  ja që si kujtoheshin, pse do t’i kujtoheshin, këto vogëlsira?! Mundet që ai të kishte qenë në turnin e gjumit se komunistët e vërtetë ia këpusin gjumit, ata budallenjtë idealistë nuk kishin gjumë. Shuma e qindra e qindra napolionave ar nuk ishte për t’u kujtuar, fundja më në fund ai nuk ia kishte dorëzuar atij, por atij Tukut, ndërsa ky ia dorëzoi Enverit “si kujdestari dhe kollonisësi i financës së Partisë”…  Këto napoliona në fakt i ishin dhënë si hua nga kursimet personale, të cilat as që guxoi kurrë më t’ia kërkonte, por as t’i bënte për zë, se të shkonte koka. Madje është tmerrësisht e vështirë t’i përmendësh edhe sot sepse neoenveristët jo vetëm guxojnë edhe t’i shkyejnë letrat, por të kërcënojnë edhe me vdekje… Sidoqoftë infantili, idealisti, komunisti GjL, diçka kishte fituar: shoku Dushan i dhuroi një palë qillota ushtarake jugosllave!
Shokët e Partisë ia fshinë namin dhe nishanin nga 8 nëntori 1941-shit, jo vetëm Gjovalinit “Shokut të Prangave” të Qemal Stafës, por edhe disa të tjerëve… Ndërkaq, sarrafit gjirokastrit të maceve, i kujtoheshin me qarje shpirti ato 5 napolonat e pajës së Sanos, që ia kish ngrënë Koçua me Pavlinën dhe ia lanë Sanon pa martuar! Ishte Parti Komuniste kjo e një tipi të veçantë, parti komuniste, terroriste e kazermës orjentale, unike në Evropë, jo shaka…
Në fakt për punën e Bojkës, ka qenë SL, miza e kalit, me pëshpërimat e tij qysh më 1953 e 1957… Njohjen me Bojkën, Migjenit ia kishte bërë e motra Ollga që e kishte pasur shoqe klase… Letrat “komprometuese” të dashurisë së fshehtë të Bojkës, që gati sa nuk kaloi në vetvrasje, i ruante Ollga, e mbiquajtura edhe si “Migjenia femër”. Pas vdekjes së Ollgës, kaluan si trashigim te SL, i cili  më 1961, për t’u pajtuar me Enverin, ia dorëzoi Shtëpisë Muze Migjeni në Shkodër, me porosi që t’i botonin pas vdekjes së Bojkës dhe të shoqit.
Kur vetë shoku E. Hoxha e ngriti aq lart në piedestal ish dashnoren e Migjenit, më 1981, S. Luarasi nga shtrati ku lëngonte nuk kish mundësi të qëndiste edhe ai ndonjë tregim “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar për Bojkën më 1941”, sepse ç’ishte e vërteta tërë kohën nga 1936 e Spanjës e deri më 1945, kishte qenë jashtë shteti në Francë “me shërbime internacionaliste”… Edhe luftën botërore edhe luftën nacional-çlirimtare franceze dhe shqiptare e kishte dëgjuar me radio nga Franca, madje në një rast kishte dëgjuar se andej nga Kolonja gjermanët kishin vrarë më shumë se 3000 njerëz…
Kështu ishte dr. Zequa, një migjenolg zyrtar, më 1988, ai që i “zbuloi letrat”, i përktheu nga sërbishtia në frëngjishte dhe e botoi një pjesë nga një “letër dashurie” e vitit 1938, “për marksistë-leninistët francezë dhe ata botërorë”…  Bojka, që ishte gjallë deri më 1991, heshti…
Por, të kthehemi atje ku mbetëm. Gjovalini bëri si bëri dhe në pjesën hyrëse të “Veprave” të Migjenit që, e titulloi me qëllim “Shënim” dhe në disa interpretime të tjera, e la të nënkuptuar se e kishin detyruar t’i hiqte ato 6 pjesët letrare.  Ai e ndërroi ish Parathënien dhe e shkurtoi në më pak se një faqe. Aty me disa dredhime si, “ i kemi lanë pa i botue, i kemi lanë jashtë” i shënoi ato poezi dhe proza për të cilat letra e KQ të PPSH  kishte urdhëruar mosbotimin. Për dy prozat e pabotueme shkroi: “po lamë jashtë dy proza të pa botueme: “Pak poezi” dhe “M’at anë gardhit asgja e re”, që asht lanë prej Migjenit vetëm sa e fillueme”. Kështu nënkuptohej se GjL i njihte, i kishte këto, por si të thuash i la vetë pa botuar. Në të vërtetën, megjith paburrninë e anonimit, GjL e kishte quajtur plotësisht të drejtë të drejtën e autorit të families edhe sikur kjo të ishte bërë pishman. Por, anonimi nuk ishte aq burrë, sepse burrërinë e kishte treguar edhe me disa gjëra të tjera, duke u hequr fillimisht si biçim redaktori etj.
Më vonë, pas botimit, gjatë një diskutimi më 1955, dikush që e kishte kuptuar, fare qartë e pyeti: Shoku Gjovalin, përse i keni hequr ato shkrime të Migjenit, që kanë qenë të botuara edhe më përpara? Po, ja ashtu u gjykua si më e drejtë!… (Ruhet dorëshkrimi origjinal i këtij diskutimi, AL)

(vijon në numrin e ardhshëm)

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu