A do të shëmbet binomi PD-PS?!

0
Shkruan Zef Ndreka
Zgjedhjet e 2025 janë në prag. Na ndajnë vetëm 5 muaj, por deri sot agjë e re nuk duket në tunelin e errët ku gjendet politika shqiptare për ndryshim.
Edhe pse drita, sado e dobët të jetë, do të mund të jetë një shpresë për thyerjen e binomit PD-PS, që mbajnë peng politikën shqiptare, sidomos opozita e cila komandohet ende nga Berisha por që nuk po prodhon aspak politikë. Ai, gjithë betejën e ka për interesat përsonale dhe familjare..
Ai i ka harruar demokratët. I ka braktisur me kohë, ndërkohë që e kundërta ka ndodhur nga ana tjetër. Disa ndjekës të tij, edhe pse SHBA-të kanë folur disa herë dhe shumë qartë, vazhdojnë ti mbetën besnikë non grat-ës, pa asnjë logjikë e shpresë.
Është e çuditshme që këta “besnikë” të berishizmit nuk kuptojnë se Berishës i ka mbetur vetëm lufta ndaj institucionit SPAK dhe nuk merret më me politikë, madje nuk prodhon më politikë.
Interesi i Berishës është reduktua. Madje ai nuk e do fitorën edhe sikur të ndodhë hataja në Shqipëri.
Ai po lufton të marrë disa deputetë që mund të.mos e “tradhëtojnë” shpejt. Që të mundohen ta ruajnë politikisht, kinse është kreu i opozitës.
Kjo mbetet një formulë shumë e vjetër, e tejkaluar tashmë në demokraci. Ai për shqiptarët nuk është më as alibi.
Berisha, edhe pse e dinte shumë mirë çfarë pasojash do i sillte PD-së në përfshirjen e saj pa shpresa në luftë kundër SPAK-ut dhe amerikanëve, përsëri, si rrugë të vetme zgjodhi të bëjë gazermë dhe ta mbyllë në bunkier PD-në për tu mbrojtur ndaj gjyqeve kundër korrupsionit.
Pra, sot kemi një PD që nuk luan politikisht, por është kthyer thjeshtë në në mekanizëm mbrojtës kundër institucioneve.
Nga ana tjetër, PS-ja dhe Edi Rama, kanë luajtur ndryshe, duke ia lënë përgjegjësinë individëve të korruptuar. Ky është një ndryshim i madh, edhe si mjet apo lojë politike.
Pikërisht nga ky dallim i lidërve, PS-ja krijon avantazhe dhe i intereson maksimalisht përballja në fushatë me alternativën Berisha.
Ndërkohë, beteja e SPAK-ut nuk ndalon. Nuk do jetë e largët dita, kur Berisha të rikthehet përsëri në arrest apo të hetohet e të dënohet për vrasjet e 21 janarit, të Gërdecit etj.
Kjo situatë, sigurisht e lë opozitën pa shpresë. Por në politikë gjendën gjithnjë rrugët. Shumë parti në dukje të vogla, që askush nuk e di sa janë në të vërtetë, janë krijuar dhe presin të konkurrojnë në gjendjet e 11 Majit 2025, për të zgjedhur kandidatët e tyre për deputet.
Por sondazhet, pikërisht për shkak të jojës PD-PS, nuk i nxjerrin me të drejtë favorizues.
Atëhere, çfarë pritet, si do jetë zgjidhja?
Vetëm nqs do të tolerojnë paksa nga interesat e tyre liderit e këtyre partive. Që do të thotë, gati gati një bashkim jo vetëm mekanik por edhe politik për të arritur një objektiv, për të patur një grup parlamentarë serioz dhe opozitarë të vërtetë.
Unë, këmbëngul se kjo do ishte zgjidhja e vetme, edhe nqs nuk miratohet votimi me lista të hapura.
Vetëm kjo do jetë zgjidhja për të shkatërruar aleancat e padukshme të binomit PD-PS.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu