A i lidh biznesmeni Lul Morina Olsi Ramën me Shkëlzen Berishën? Kush janë “fijet e zeza” që i bëjnë bashkë?

0

Një lajm i bujshëm po qarkullon së fundmi në rrethet politike dhe të biznesit në Tiranë. Dyshohet se Julian (Lul) Morina është pika lidhëse midis Olsi Ramës dhe Shkëlzen Berishës. Morina është një nga personazhet më të afërt të familjes Berisha dhe një nga partnerët më të afërt të Olsi Ramës, çka e bën atë një nga pikat lidhëse të familjes Berisha me familjen Rama që sot janë shndërruar në familjet më potente dhe të rrezikshme në Shqipëri. Sipas burimeve , biznesmeni ka kërkuar të bëjë një udhëtim me dyshen në fjalë, po që nuk është konfirmuar destinacioni. Por ajo që burime të gazetës “Sot” ngrenë si dyshim të fortë është fakti se Lul Morina luan rolin e një koordinatori të “nëndheshëm” mes vëllait të kryeministrit Edi Rama dhe djalit të Sali Berishës.

Një rreshtim që për shumë mund të duket i pabesueshëm, por jo i pamundur në një Shqipëri ku fijet e biznesit, politikës dhe interesave familjare mund të ndërthuren nën hije. Sipas të njëjtave burime, Morina ka qenë ndër biznesmenët më të interesuar për të mbajtur gjallë marrëdhënien e re të krijuar mes Olsi Ramës dhe Shkëlzen Berishës. I njohur si mik i afërt i familjes Rama dhe njëkohësisht i lidhur ngushtë me familjen Berisha, Lul Morina ka një profil kompleks. Në qarqet politike të Fierit, ai është përmendur shpesh si mbështetës i fuqishëm i Partisë Demokratike, ndërsa në Tiranë përflitet si një nga njerëzit më të favorizuar nga vetë Edi Rama.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu