Afred Lela ose e “pa vërteta” e Foltores Berishiane!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Alfred Lelën, të djathtët dhe shqiptarët e kanë parë në Tv si analist politik modern dhe me “këmbën e lidhur” me fasho , duke bërë teatër me Edi Ramën. Kam një falenderim të vecantë për ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha që nuk përfshiu në listat e PD-së, modelet e “pa vërteta” si Lela, pa përmbajtje dhe formë të djathtë.

Foltorja e Sali Berishës i ka bërë një dëm të madh së djathtës, tradicionale në 30 vite të tmerrshme sic deklaron Zoti Rajerson. Sali Berisha po vazhdon politikën e tij të shkatërrimit të PD-së, me Foltoren me modele plagjiaturë si “Lela”, duke i prezantuar si shpëtimtarë të shqiptarëve dhe kundërshtarë të Edi Ramës?! Alfred Lela dhe modelet si ai, janë vetëm “mbetje të së djathtës” shqiptare dhe janë modeli më i mirë për të shpëtuar Sali Berishën dhe Rithemelimin nga non-grata dhe për të zënë një vend në listat e Foltores, për të siguruar mandatin e 4-të Edi Ramës! Mos guxoni të shkatërroni PD-ne me Foltoren dhe të djathtën! Nuk do iu falë historia politike e shqiptarëve! E vërteta e Alfred Lelës dhe e Berishës është në dëm të ndryshimit dhe largimit të Edi Ramës! E vërteta e “pro-amerikanit Lela” mbron Non-gratën në Sh.B.A. të Sali Berishës!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu