Akoma ndjej për ty

0

Shkruan Leonardo Nika

Akoma ndjej për ty

Akoma ndjej për ty
Shpesh loti më vjen në sy
U përpoqa të të harroj
Por ende të dashuroj

Për ty ende qaj me lot
Me mungesën tënde
Nuk po mësohem dot
Të të harroj e kam të kot

Ikën një vit dhe vjen një tjetër
Ti për mua je një plagë e vjetër
Plagë e vjetër pa shërim
Je futur thellë në shpirtin tim

Më mungon prezenca jote
Ashtu si diell i kësaj bote
Përmes vargjeve unë të kujtoj
Aq shumë të dashuroj

Shpesh në ëndërr ti më del
Shtëpia më duket si hotel
Nuk mundem t’ju harroj dot
Dhe jastëkun e laj me lot

Veç në ëndërr mundem të të përqafoj
Nga që shumë të dashuroj
Dhe të them shpesh të dua
Ndjena për ty kurrë s’u shua.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu