Aksident i rëndë/ Makina përplaset me murin e Ambasadës Amerikane

0

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përplasur disa kalimtarë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur te “Rruga e Elbasanit” ku makina me shofer një 52-vjeçar ka dalë në trotuar dhe ka goditur një 63-vjeçar me biçikletë e më pas një vajzë rreth 18-vjeçe.

Më pas, makina është përplasur me murin e Ambasads amerikane.

“Më datë 23.01.2025, rreth orës 16:20, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi R.T, rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht shtetasin E. E., rreth 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë dhe shtetasen V. S., rreth 18 vjeçe, këmbësore, e më pas u përplas me murin rrethues të një ndërtese (seli diplomatike).

Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, bën me dije Policia.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu