Akt simbolik, pa efekt real politik

0

Shkruan Zef Ndreka

Përse dështoi “Kuvendi i Veriut” me dt 27 shtator në Rreshen?
Çfarë kuptimi kishte ky aktivitet?
A i shërben çështjes kombëtare për bashkim, apo si duhet interpretuar, kur 100 e kusur vite më parë, mirditorët kishin shpallur “shtetin e Mirditës” që nuk mundi të njihej e të jetojë?
Ka ndonjë përseritje apo ngjashmëri me një shekull më parë?
Këto në thelb janë disa pyetje, për të cilat do jap opinionin tim.
Sigurisht pyetjet prekin disa shtresa historike dhe politike, që lidhen me Mirditën, rolin e saj në çështjen kombëtare dhe mënyrën si janë lexuar këto nisma në kohë të ndryshme.
Ti analizojmë.
Kuvendi i Veriut në Rrëshen, pse dështoi?
Sepse ky aktivitet u paraqit si një përpjekje për të ringjallur një lloj roli për veriun shqiptar në arenën kombëtare, por mbeti i mjegullt në përmbajtje dhe në objektiva.
Dështoi sepse nuk kishte platformë të qartë politike. Psh.,çfarë kërkonte realisht? Bashkim? Autonomi? Një opozitë rajonale?
Më tej, organizimi ishte i fragmentuar, pa përfshirje të gjerë të elitave intelektuale, shoqërisë civile dhe faktorëve politikë. Më tepër u perceptua si një ngjarje më shumë lokale sesa kombëtare.
Gjithashtu, koha dhe konteksti nuk ishin aspak të përshtatshme, sepse siç dihet në Shqipëri sot dominon polarizimi politik, ndërsa ngjarje të tilla duken si rivendosje e ndarjeve krahinore.
Çfarë kuptimi kishte ky aktivitet?
E parë në plan simbolik, ishte thjeshtë një përpjekje për të kujtuar se veriu ka qenë bërthamë rezistence kombëtare dhe ka një traditë kuvendesh e vendimmarrjes.
Ndërsa në plan praktik, nuk prodhoi asnjë akt politik të matshëm. Nuk u formulua një platformë për çështjen kombëtare shqiptare për Kosovën, diasporën, të drejtat kombëtare në Maqedoni, Mal të Zi e Luginë.
U duk më tepër si një akt nostalgjik sesa si një projekt politik i gjeneratës së re.
A i shërben çështjes kombëtare për bashkim?
Jo.
Vetëm nëse do të kishte ofruar një alternativë gjithëkombëtare për unitet e bashkëpunim.
Por përderisa u lexua më shumë si ngjarje krahinore në emër të veriut sesa si thirrje për të gjithë shqiptarët, rrezikon të interpretohet si përçarje e jo bashkim.
Çështja kombëtare sot nuk kërkon ndarje të reja krahinore, por bashkim përtej krahinizmit, fesë dhe interesave lokale.
Paralelja me “Shtetin e Mirditës” (1921).
Edhe atëherë, “Shteti i Mirditës” nuk ishte projekt gjithëkombëtar, por një përpjekje krahinore e udhëhequr nga bajraktarët e Mirditës, që kërkonin autonomi nga shteti i sapoformuar shqiptar.
Nuk u njoh nga fuqitë e mëdha dhe u rrëzua shpejt, sepse vinte në kundërshtim me interesin e shtetit shqiptar të bashkuar.
Sot, ndonëse “Kuvendi i Veriut” nuk shpalli ndarje, ngjashmëria është tek fakti që mungonte përputhja me frymën gjithëkombëtare.
A ka përsëritje apo ngjashmëri?
Po.
Ngjashmëria është tek tendenca për të rimarrë simbole të së kaluarës, pa një vizion modern.
Dallimi është se sot askush nuk po kërkon shpallje shteti të ri, por vetëm afirmim të rolit të veriut. Megjithatë, mbetet risku që kjo të shihet si fragmentim i unitetit kombëtar.
Historia na mëson se vetëm projekti gjithëkombëtar mbijeton, ndërsa çdo nismë krahinore, sado e fortë të duket, shuhet.
Kështu, “Kuvendi i Veriut” në Rrëshen dështoi sepse mbeti i paqartë, i kufizuar dhe i interpretuar si nostalgji krahinore, jo si platformë kombëtare. Krahasimi me “Shtetin e Mirditës” tregon se kur përpjekjet nuk lidhen me interesin gjithëshqiptar, ato janë të destinuara të mbeten episode të shkurtëra. Çështja kombëtare nuk kërkon rikthim tek krahinizmat, por bashkim përtej tyre.
Ndue Lazri
Nga “shteti” i dikurshem i Mirdites deri me sot kane rrjedhur shume ujra e kane ndryshuar kohet. Siç kane ndryshuar edhe vete mirditoret. Dikur Mirdita kishte te tjere burra, te tjere prijesa, te tjera ide e ideale qe lidheshin me kohen dhe me kontekstin kombetar. Sot mund te kete plot intelektuale e burra te ditur, po si e sa perfaqesoheshin ata ne ate kuvend qe u mblodh? Cila ishte platforma e kuvendit dhe cila platforme mund t’i mblidhte vertet perfaqesuesit e bajrakeve te Mirdites? Cila ishte qasja e ketij kuvendi ne lidhje me teresine kombetare dhe me politiken aktuale te qeverise shqiptare? Cilat jane idete lidhur me zhvillimin ekonomik te Mirdites dhe te Veriut, pa krijuar perçarje Veri-Jug, por per te bere te mundur qe pasurite e zones t’i sherbejne pasurimit lokal per te ulur disnivelin veri-jug dhe per te terhequr investime qe i sherbejne ketij qelimi. Kush ishin nismeraret dhe a ishin ata personat me adapte e me te pergatitur e me perfaqesues te tere trevave te veriut per te realizuar nje hap te tille?
Projekti eshte delikat e kerkon mençuri, ndryshe tingellon si nje aventure pa ide dhe me rrezik perçarjeje.
16orë
Përgjigju
Marçel Lacaj
Projektet mbarë Kombëtare gëzojnë përjetësi…
të tjerat janë meteor…
13orë
Përgjigju
Eda Nallbani
Mirdita dhe mirditoret nder shekuj kane treguar vlera dhe atdhetarizem. Ka nxjere burra e gra te mencur e trima. Jam e bindur se edhe tani do te dine te bashkohen e te ritin vleren e krahines se tyre
18orë
Përgjigju
Redaktuar
Frrok Kovaci
Paska nje platform me kater pika.
*Te jesh i lidhur me rrenjet do te thotë të njohish dhimbjen dhe te pranos humbjen.
*Kur njeriu humb rrenjet aji humbet edhe vehten – dhe fillon te jetoje ne nje bote pa emer.
( Dhe Mirdita e ka humb)
17orë
Përgjigju
Redaktuar
Gjok Geziqi
kush i thot vetes mirditor nuk shikon organizimin por perkushtimin e madh se pa mirdite ska shqiperi respekt per organizatoret
14orë
Përgjigju
Aleksander Ndoja
…dhe filmat me partizanë, në kohën më të mbrapshtë të kinostudios “Shqipëria e Re” nuk ranë në këtë nivel.
Vlerësim maksimal për ndonjë vërtetë idealist ardhur disi nga larg, mjaft i motivuar me te cilin u takova nje ditë para..
Keqardhje për eklipsimin nga klloune tik-tokas që uzurpojnë skenat jo për hallet e popullit, por më shumë për klikime shitmëndese të okolles së tyre.
18orë
Përgjigju
Redaktuar
Kastriot Kodheli
Pyetjes se a I sherben çeshtjes kombetare .Ne kendveshtrimin tim. Apsolutisht asnji lloj pseudolidhje apo kuvendesh shqiptare nga veriu ne jug , as nuk kan pas ndjesi dhe qellim kombetar veçse krahinor dhe politik ( referuar periudhave perkatese ), po ka pas se u nxitove , fetishizim te laberise apo toskerise dhe injorim te gjetjeve te veriut. Ne kete kontekst e thane thjesh dhe drejtperdrejt ;
– ndjesia krahinore e diferencuar veri – jug , ndjesi e veçuar patetike me rezultat negativ.
– tendencat e viteve apo dekadave te fundit me theks jugore dhe prioritet jugore ndaj asaj veriore.
– “rastesia” e zhvillimit te tipit made in PKSH apo PPSH , te jugut krahasuar me Veriun.
– “rastesia” e ” zhvillimit ” te jugut ne krahasim me te veriut……..
Duke u nisur nga keto raporte dhe shume si keto me orientim JUG – veri , sot çdo tendence e veriut, Mirdites ( edhe pse qendron ) e orientohet dhe gjykohet me lente edhe pse nuk i ka ba as i ban dam jugut.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu