“Aman më lër të iki se më ka dhënë Edmond Gashi një 10 mijë lekësh”, mjekja Alketa Pere: Një vazo me lule, më kanë ardhur në shtëpi…

0

Mjekja e pezulluar nga detyra, pas skandalit të spitalit Onkoligjik, Alketa Imeri Pere, ka treguar versionin e saj në lidhje me këtë ngjarje. E ftuar në “Top Story” në Top Channel ajo deklaroi se i tha oficeres së OPGJ se doktori Edmond Gashi i kishte dhënë 10 mijë lekë me shaka.

Pjesë nga biseda në studio:

Pyetje: Keni marrë para nga Edmond Gashi?

Alketa Pere: Kurrë, kur deklarova në OPGJ, pak në presion e oficeres gjyqësore, i thash aman më lër të iki se më ka dhënë Edmond Gashi një 10 mijë lekësh, nuk e mora seriozisht.

Unë jam doktoresha që ndjek kimioterapinë, kjo paciente kishte burrin në burg, më kërkonte një epikrizë, atë ditë më doli një punë dhe ika pak herët nga muhabeti që kishte me Afrimin, se unë s’mbaj përgjegjësinë çfarë i kishte thënë Afrimit ‘i lash një kafe doktoreshës’, kur më ke dhënë mua kafe, tha i kam thënë një vazo me lule më kanë ardhur në shtëpi që më bënë presion, i kishte bërë OPGJ.

Pyetje: Kush është kafja më e madhe që ke marrë?

Alketa Pere: Është një gjë që ….

Pyetje: Bëhet kimio te “Megis”?

Alketa Pere: Vetëm konsulta.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu