Analisti Neritan Sejamini tha se historia e inceneratorëve është copëzuar për të mos u hetuar, por, megjithatë, po të ketë vullnet dhe po të hetohet nga SPAK-u, mund të thellohet.
Por i këtij mendimi nuk ishte analisti Andi Bushati që tha se SPAK është një makineri e ngritur për varrosjen e të vërtetave, siç ndodhi me dosjen e vjedhjes së votave në Dibër.
Pjesë nga debati:
Neritan Sejamini: Historia e inceneratorëve është copëzuar për të mos u hetuar. Nëse do të vazhdojë kjo taktikë ne asnjëherë nuk do të zbulojmë të vërtetën. Të gjithë thonë nga pak të vërteta, të gjithë shtojnë disa gënjeshtra dhe detyra për të thënë të gjithë të vërtetën i takon SPAK-ut. Thirrja ime për SPAK-un është: ne kemi arritur në Apel, në shkallë të parë dhe nuk është marrë vendim. Nga ana ligjore, po të ketë vullnet dhe po të hetohet, mund të thellohet. Kjo është një histori që nuk është mbyllur, SPAK duhet të fitojë më shumë kurajo dhe presioni publik të jetë aq i madh sa të detyrohet të bëjë transparencë për të vërtetën. Nëse themi se SPAK-u e mbylli, nuk ndryshon asgjë, po t’i thuhet se të mbështesim, ndoshta mund të ndodhë diçka.
Andi Bushati: Nga shitja që i bëri Edi Rama. O ka patur presion për dosjen e Dibrës, që nuk ngeli gazetë evropiane pa dhënë përgjimet e banditëve që vidhnin vota, por e mbylli SPAK-u, e paketoi. Tha kur preket pushteti i Edi Ramës, unë nuk hyj.
Neritan Sejamini: Mua më pëlqen diçka. Më shumë se të jap lajmin e zi, që SPAK mbaroi të lë një vijë një dritare, një presion publik. Ndoshta jam unë naiv, romantik.
Andi Bushati: Unë them se gjërat përpara i çon thënia e të vërtetës. Nëse ti beson se SPAK-u vërtetë ka vullnet për t’i çuar gjërat përpara, por ka disa mure dhe barrikada, atëherë po, ty të takon ta frymëzosh SPAK-un. Unë them se SPAK është një makineri e ngritur për varrosjen e të vërtetave dhe mua se dal për të bërë idiotin e dobishëm, po të jap shpresë se SPAK-u mund të përmirësohet.