Anna-Majlinda Spiro flautistja virtuoze, pedagogia dhe studjuesja e fushës etnologjike gjuhësore.

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Me datë 17. Tetor. 2025, ditën e premte zhvillohet në Muzeun Historik Shkodër performancë: ‘Piktura dhe muzika në Muzeum’. Në këtë aktivitet do të zhvillohet: ‘Ekspozitë personale e piktorit Ahmet Malevija me temë: ‘Dialog me ngjyrat, nëpërmjet ekspresionizmit dhe abstraktes’ me kuratore, Profesoreshë Ermira Jahja dhe Koncert i flautistes Majlinda Spiro me titull: ‘Magjia e tingujve të flautit në muzeum’ dhe muzikantëve shkodran. Në këtë aktivitet Zonja Majlinda Spiro do të lozi për spektatorët shkodran: Bach-‘Sonata A minor, per flaut solo’. Debussy-‘Sirinx’ per Flaut solo dhe skica nga kompozitori, muzikologu dhe akademiku shqiptar Vasil S.Tole ‘Skica per flaut solo’.

Zonja Spiro, krahas aktiviteve pedagogjike dhe koncertore në Shqipëri, Francë dhe në nivele të larta në Greqi, ka marrë pjesë në ekspedita kërkimore etnologjike gjuhësore me ekipe kërkimore ndërkombëtare. Ajo është diplomuar gjithashtu edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit (1989) në degën e Mësuesisë.
Majlinda Spiro ose Anna-Majlinda Spiro (lindur më 1968, në Fier, Shqipëri) është flautiste shqiptare dhe studiuese e muzikës.
Majlinda Spiro studioi flaut në Shkollën e Mesme Artistike “Onufri” të Elbasanit (1978-1986). Debutimin artistik e bëri në fillim të studimeve të saj duke luajtur solo për flaut dhe orkestër në TVSH (1982). Më 1993 u pranua me konkurs në Konservatorin e Athinës, ku studioi me bursë në klasën e flautit me profesorë Urs Rüttiman (Zvicër) dhe Dimitris Fotopoulos (Greqi). Për rezultatet e larta në flaut fitoi ‘Çmimin e Konservatorit të Athinës’. Më 1997 mbrojti diplomën me notën shkëlqyeshëm me votim unanim. Pas përfundimit të studimeve 
ka ndjekur disa kurse speciale për flaut, ndër të cilët kursin special të flautistit të njohur francez Alain Marion.
Anna-Majlinda Spiro është shpallur profesore e flautit nga Ministria e Kulturës e Greqisë dhe ka dhënë mësim si profesoreshë në Konservatorin Kombëtar të Greqisë si dhe në shkolla të tjera muzike të Greqisë. Ajo ka qenë profesoreshë e ftuar në Konservatorin e Iraklios (Kretë) (1999-2000). Në vitet akademike 2010-2014 ka qenë pedagoge e ftuar në Universitetin e Arteve, Tiranë.
Majlinda Spiro-themeluese e Shoqatës së Flautistëve Shqiptarë
Anna-Majlinda Spiro themeloi më 2013 Shoqatën e Flautistëve Shqiptarë me synimin për të koordinuar përpjekjet për përvijimin dhe konsolodimin e shkollës shqiptare të flautit. Në të njëjtin vit ajo organizoi një master class për flaut me studentë e flautistë nga Shqipëria dhe Kosova.
Përveç repertorit klasik, Anna-Majlinda Spiro ka interpretuar edhe muzikë tradicionale popullore. Ajo ka qenë për vite me radhë pjesëtare e Ansamblit Muzikor “Isuf Myzyri” (Elbasan, Shqipëri) dhe e Ansamblit të Muzikës Tradicionale Greke të Aristidhis Moskos (Athinë, Greqi), me të cilat ka realizuar mjaft regjistrime muzikore. Anna-Majlinda Spiro është diplomuar edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit (sot Universiteti “Aleksandër Xhuvani”) (1989) në degën e Mësuesisë. Ajo ka marrë pjesë nëpër ekspedita kërkimore etnologjike gjuhësore me ekipe kërkimore ndërkombëtare, si dhe ka kumtuar në konferenca ndërkombëtare në Shqipëri. Flautistja Majlinda Spiro luan me një teknikë të lartë në instrumentin e flautit, tingull shumë të mirë dhe ka formim të lartë muzikor. Ajo ka interpretuar veprat më të njohura të repertorit të instrumentit të flautit, duke filluar nga baroku, klasikja, impresionizmi, vepra me autorë bashkëkohorë dhe kompozitorë të njohur shqiptar.
I uroj Zonjës Spiro, suksese në koncertin e saj në në Muzeun Historik Shkodër.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu