Në seancën për inceneratorin e Fierit që është hapur në gjykatën e Apelit të Posaçëm, trupa gjyqësorë ka vendosur të përsërisë shqyrtimin gjyqësor në Apel.
Vendimi u dha pas kërkesës së prokurorëve të SPAK dhe në prag të dëgjimit të mbrojtjes të të akuzuarve.
Në seancën në Apelin e GJKKO, e cila zgjati rreth 2 orë e 30 minuta, prokurorët kërkuan prishjen e vendimit të shkallës së parë, në lidhje me pafajësitë që janë dhënë për Arben Dervishajn, Juri Imeraj dhe Arjola Kodra, si edhe për Alqi Ballkon, i cili u shpall i pafajshëm për shpërdorim detyre. Kërkesa e SPAK u kundërshtua nga avokatët, por nuk u mor parasysh nga Apeli i GjKKO.
Apeli i GJKKO-së ka pranuar kërkesën e SPAK për prishjen e shqyrtimit gjyqësor për të pandehurit që akuzohen për inceneratorin e fierit, Në seancën e ardhshme në Apelin e Posaçëm do të pyeten disa dëshmitarë dhe e pandehura Arjola Kodra.
Seanca e radhës për të marrë në pyetje dëshmitarët do të mbahet më 7 nëntor në Apelin e GJKKO.