Arrestohet Flamur Rrahja; vëllai i ish-deputetit të PS masakroi të riun për një kanal

0

Vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rrahja, Flamuri i cili masakroi të riun për një kanal është arrestuar nga policia.

Ai ishte i shapllur në kërkim si protagonisti i sherrit në Nikël të Fushë-Krujës me familjen Caca në Nikël.

Në kërkim është shpallur dhe djali i Flamur Rrajës, Arjel Rraja. I riu është ndalur dhe më herët nga policia për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Shkak i sherrit është bërë një kanal, për të cilin Flamur Rraja dhe i biri Arieli kanë dhunuar djalin e familjes Caca. Më pas në sherr është përfshirë edhe babai i të riut, Kujtim Caca.

Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit, rezulton edhe në kërkim për dhunën barbare që fisi Rraja ushtroi për guroren në Fushë-Krujë ndaj dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja.

Flamur Rraja ishte protagonisti kryesor i dhunës ndaj dy kushërinjve, ku madje në videot e bëra publike atë kohë, ai shfaqej me pistoletë në dorë. Flamur Rraja qëllonte me grushte Bilbil Majën të shtrirë në tokë dhe me dorën tjetër mbante pistoletën mbi kokën e tij.

Disa anëtarë të fisit Rraja u përfshinë në dhunën barbare për guroren, mes tyre Falmur Rarja, vëllai tjetër Xhelal Rraja, si dhe djali i ish-deputetit, Rexhep Rraja. Ky i fundit ishte ende deputet i PS kur ndodhi ngjarja e rëndë më korrik 2023. Dhuna barbare që solli reagime të shumta, pasoi edhe me dorëheqjen e Rrahman Rrajës si deputet i PS.

Shkak i dhunës ishte bërë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i ish-deputetit, për të cilën dy kushërinjtë Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth.

Shkak i sherrit mes familjes Rraja dhe Caca është bërë një pronë, më saktë, vija ndarëse mes dy pronave. Të dyja familjet mësohet se kanë pasur përplasje prej kohësh për një kanal që ndan banesat e tyre.

Por, këto sherre kanë degraduar në dhunimin e Kujtim Cacës dhe babait të tij nga ana e Flamur Rrajës dhe djalit të tij, Ariel Rraja.

Ngjarja ka ndodhur në tetor dhe fillimisht u mbajt e fshehur.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu