Arrestohet ish kreu i Kadastrës në Gjirokastër

0

Prangoset ish kreu i Kadastrës së Gjirokastrës Florian Taçi. Ka qenë një operacion i përbashkët i mirëkoordinuar mes Policisë së Tiranës, asaj të Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Faktit Gjirokastër që kanë finalizuar aksionin për arrestimin e Taçit dhe ish bashkëpunëtorit të tij në Kadastrën e Gjirokastrës Alban Memishaj.

Akuza që rëndon ndaj Taçit është për mashtrim, falsifikim dokumentash në bashkëpumim. Qysh dje në darkë policia ka ushtruar kontroll në zyrën e tij avokatore në Gjirokastër ku ka sekuestruar dokumente të shumta që i shfrytëzonte Taçi që kishin të bënin me të gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës çka është shkelje e paprecedent. Njëkohësisht Taçi kishte akses në këtë databazë online.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu