Arrestohet Xhevdet Plaku, “Akili” shqiptar me 25 identitete

0

Shtatë persona janë arrestuar në Durrës në kuadër të një operacioni policor, mes të cilëve edhe Xhevdet Plaku.

Plaku apo siç njihet me nofken ‘Akili’, u arratis nga burgu i Ankonas në Itali në janar të këtij viti, ku po vuante dënimin për trafik droge.

Në orën 10:00, policia e Durrësit pritet të dalë edhe me një konferencë lidhur me këtë operacion.

Plaku, është një person i njohur për policinë. Për 25 vite me radhë, ai është përfshirë në krime në tri shtete, Itali, Shqipëri dhe Holandë.

Ndër të tjera, Xhevdet Plaku është akuzuar për dy vrasje, një herë për trafik drogë dhe u ka shpëtuar të paktën 5 atentateve të dokumentuara. Është ekstraduar 4 herë nga Interpoli.

Ka arritur t’i shpëtojë dënimit për vrasje në rrethana të dyshimta, herë për pushim hetimesh e herë për gabime proceduriale. Koha më e gjatë që ka qëndruar në qeli në këto 25 vjet, ka qenë pak më shumë se 4 vjet.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu