“Autori nuk fshehu as veten, as makinën”, Artan Hoxha zbardh detaje nga atentati në Fier

0

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se vrasësi i dyshuar, që ndodhet ende në arrati nuk është kujdesur për t’u fshehur dhe e ka vrarë Javorin në mes të ditës dhe në mes të rrugës, pas një konflikti të çastit.

“Fieri nuk ka ngjarje të dukshme se ata i zgjidhin ndryshe. Personi që është vrarë sot në Fier, Elton Javori, është ekzekutuar sapo ka dalë nga shtëpia dhe autori u identifikua sepse ngjarja nuk futet te ato që ne i themi të krimit të organizuar.

Ngjarja ka ndodhur për një konflikt të para një viti. Personi që ka bërë vrasjen, Agim Gashi, edhe ai është me origjinë kosovare dhe të parët që e kanë zbuluar kanë qenë të afërmit e viktimës që kanë hapur kamerat dhe kanë parë që këtë makinë e ka filani. Mënyra se si e bëri vrasje në mes të rrugës, në orën 11.00, duke e qëlluar drejt e kokë, autori nuk është përpjekur për të fshehur as veten as makinën.

Zakonisht, atentatet që nuk zbulohen, përdorin bazat e krimit dhe atentatet në Fier para një viti ndodhnin me Range Rover që digjej pasi bëhej atentati.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu