Avni Rustemi s’ishte HERO, ai ishte vr.ases me pages që kapërdisej në Tiranë si shpëtimtαrë i Atdheut

0

Avni Rustemi s’ishte HERO, ai ishte vr.ases me pages që kapërdisej në Tiranë si shpëtimtarë i Atdheut.

Nga të paktët që hedh poshtë ate.ntatin e Avni Rustemit, madje e ul figurën e vetë Avniut duke e quajtur “karagjoz politik”, është personaliteti i njohur politik shqiptar, Eqrem bej Vlora.

Në vëllimin e dytë të librit të tij ”Kujtime” (1912-1925), ai jep në këtë mënyrë një pasqyrë realiste të gjendjes në Shqipëri gjatë periudhës së parë të vitit 1920:

“Menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Tiranës, të gjitha krahinat e njohën autoritetin e saj (20 shkurt 1920). Sidoqoftë, zona të gjera të vendit mbeteshin ende nën pushtimin e huaj: Shkodra, Korça, Pogradeci nën francezët, viset në veri të Drinit nën sundimin serb, Vlora dhe disa pikëmbështetje të tjera nën varësinë italiane” (faqe 163).

Ndërsa për Avni Rustemin shkruan: ”Një djalosh i quajtur Avni Rustemi, një nga studentët më të pasuksesshëm, që me këtë vr.asje donte të bënte emër, nuk ishte veçse një vegël në duart e kundërshtarëve të Esat pashës. Ata i dhanë mjetet e nevojshme për këtë vra.sje dhe morën njëherësh përsipër mbrojtjen e tij para gjykatës franceze. Se kush ishin, këtë sot vështirë ta thuash”.

Eqrem bej Vlora shpreh habinë e tij të madhe se si “drejtësia franceze, me një manipulim të habitshëm të ligjit, e nxori të pafajshëm avni Rustemin dhe që qeveria shqiptare e shpalli hero dhe e bëri deputet, kur ky vr.asës i pabesë, pra, kapardisej nëpër Tiranë si ndonjë shpëtimtar i atdheut”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu