Avokati i njohur: gati flëtë-arresti për Olsi Ramën

0

Sonte në ‘Të Pashoq’ do te ndiqni avokat Arben Llangozin, i cili kalon në ‘skaner’ dosjet e nxehta të SPAK, që nga Ilir Meta, Sali Berisha, dhe ato që do të ‘plasin’ së shpejti me arrestime të reja të bujshme.

Ai është ndalur dhe te “Xibraka”, duke paralajmëruar telashe për Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit dhe Olsian Çelën, i cili e ka hetuar dikur këtë dosje dhe e ka kyçur në sirtar.

-Duket se frika është në nivele të larta dhe flitet që mund të ketë “peshq të mëdhenj” që do të bien në rrjetën e SPAK, keni informacion për këtë?

Arben Llangozi: Nga informacionet që unë kam do të kemi goditje të tjera në nivele të larta qoftë në drejtësi apo politikë, por edhe njerëz të lidhur afër politikës. Kam informacione që së shpejti do të jetë para drejtësisë edhe vëllai i kryeministrit Olsi Rama i cili është nën hetim për dosjen “Xibraka”. Shumë shpejt do të jetë në masë arresti me burg pasi vepra penale është shumë e rëndë.

Persona të tjerë do jenë funksionarë të lartë të drejtësisë që kanë lidhje me Olsin tjetër që është kryeprokurori Olsi Çela pasi ka dalë te çështja “Toyota Yaris”. Ai ka ndikuar në prokurorinë e Apelit duke ndikuar që Prokurori qe heqë dorë nga një ankim që kishte bërë Prokuroria e Tiranës asokohe. Veprimet që janë kryer nga prokurorët e Apelit përputhen me veprimet që janë konstatuar nga përgjimet të cilat janë konstatuar nga Prokurora e Posaçme dhe Gjykata.

Dy Olsa të cilët duhet të ishin ndëshkuar kohë më parë dhe duhet të ishin vënë para drejtësisë kohë më parë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu