Berisha-Meta alternativë, mos o Zot!

0
Shkruan Zef Ndreka
Sëmundjet mendore tek politikanët e nivelit të lartë në Shqipëri janë një realiteti hidhur për demokracinë, për popullin dhe vëndin tonë.
Bashkë me sëmundjet, kemi parasysh defektin në karakter të tyre.
E thënë më qartë , politikanët tanë, Berisha, Meta e Rama janë sociopatikë, që do të thotë me çrregullime antisociale të personalitetit të tyre.
Gjithkund shkruhet e degjohet : Berisha është i çmëndur!
Rama po asht !
U çmënd edhe Meta!
Kjo treshe që lufton me çdo formë e mënyrë, me çdo çmim për t’ia rrembyer pushtetin njëri – tjetrit, janë edhe paranojakë.
Pra, të mbuluar e të mbytur nga dyshimet për të tjerët si dhe mosbesimi. Këta, tregohen vigjilent ndaj mjedisit ashtu si lepuri që ngre veshët e i rrotullon sa majtas djathtas për t’u siguruar nga vjen rreziku!
Këta, janë vazhdimisht në kerkim të pronave për dyshimet dhe paragjykimet që kanë menduar apo shprehur. Këta janë hakmarrës të pa shoq dhe intolerant ndaj gabimeve.
Vëmendje e tyre është e përqëndruar ndaj një rreziku të mundshëm, permanent.
Por këta, që u plakën në politikë, në qeverisje kanë patologjitë e tyre . Sigurisht që do i kenë patur edhe para angazhimit të tyre në politikë.
Kështu, kemi rastin e dënoncuar të Edi Ramës, me kartele psikiatrike, i dënuar me burg në Francë. Zërat tregojnë se është edhe përdorues i rregullt i drogës se pastër!
Pra, çdo prisnim nga një politikan Kryeministër sot, me këtë të kaluar të errët, por plot përgjegjësi për vëndin dhe qytetarët?!
Po kështu edhe Berisha e së fundmi Meta.
E kuptojmë se për të qeverisur, mundësisht me dorë të fortë si Enveri dikur, duhen disa virtyte, e një ndër to është edhe patologjia e përsonalitetit.
Por Berisha , e kemi parë në intervista, në publik, humbet shpesh kontrollin apo logjiken e bisedës apo rrëfimit.
Ky është treguesi i qartë i çrregullimit të personalitetit të tij.
Si shëmbull tipik sociopat, ai nuk vendos asnjëherë marredhenie normale me botën përreth. Ndaj devijon në forma të ndryshme.
Me i rënduari tani, shihet të jetë Meta, me lëvizjet e pakontrolluara, me ngjitje zëri deri në uluritje. Përsonaliteti i tij për shkak të bëmave, të vjedhjeve , të korrupsionit etj, ka marrë një goditje gati të pariparueshme.
Po te kishim një komision mjeko-ligjor, siç funksionon në USA për presidentin, asnjërën prej këtyre nuk do ishin në politikë.
Shqipëria do ishte ndryshe.
E tani, na shfaqet binomi Berisha-Meta si alternativë, mos o Zot!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu