Beteja e Turs: beteja që shpëtoi Europën nga kalifati Arab

0

Shkruan Kostantin E Luçi

Beteja e Turs në 10 Tetor të vitit 732, është një betejë e një rëndësie të veçantë. Fituesi i kësaj beteje, Çarl Marteli, ishte djali jo-legjitim, Pepinit, ashtu si Gjoni i Austrisë, djali jo-legjitim i Çarlit 5, i cili mundi Osmanët në betejën e Lepantos në vitin 1571, duke i dhënë në këtë mënyrë fund, hegjemonisë osmane në Mesdhe.

Çarl Martelit, i duhej të luftonte kundër një ushtrie më të madhe në numër se ajo e tij (15-20,000 trupa numëronte ushtria Franke dhe 20,000-25,000), numëronte kalifati i Umajadëve). Ushtritë e kalifatit të Umajadëve, pasi kishin pushtuar në vitin 711 gadishullin Iberik (Spanjën dhe Portugalinë), kishin filluar të zhvillonin inkursione në Gali (Franca e sotme) ku edhe pse me një përpjekje nga Odo i Akuitanjës, në vitin 721 për ti ndaluar ata, rezultoi jo efikase. Do ishte Çarl Marteli (Martel ose Martellus, do të thotë çekiç), i cili do arrinte të ndalonte dhe shkatërronte komandantin e forcave të kalifatit të Umajadëve, emirin Abdul-al-Rahman dhe trupat e tij myslimane.
Çarl Marteli, ishte një njeri i ditur dhe general i aftë, ai kishte studiuar, taktikat luftarake të Aleksandrit të Madh, dhe sipas taktikave të tij, ai e vendosi ushtrinë e tij,në formacion falange. Në fillim, u bë një lojë pritjeje, deri sa emiri Abdul-al-Rahman, nuk mund të priste më tepër dhe vendosi të sulmonte, duke menduar se kalorësia e tij, do bënte diferencën.
Mendohet se kalorësia umajade edhe pse u fut disa herë brënda vijave të ushtrisë franke, trupat franke nuk u tërhoqën, ku sipas kronikanëve arabë,trupat franke kishin formuar një mur të akullt dhe të palëvizshëm.
Ndërsa në anën tjetër, Odo i Akuitanjës, sulmoi kampin e emirit, duke shkaktur panik,dhe duke bërë që trupat të fillojnë të tërhiqen. Kjo do bëntë që dhe vetë emiri Abdul-al-Rahman,të vritej. Në këtë betejë, numri trupave të vrarë në ushtrinë e Frankëve,arrinte deri në 1,000, ndërsa në anën e kalifatit të Umajadëve, ky numër arrinte mbi 12,000. Kjo ishte një fitore e madhe, fitore që ndaloi pushtimin e Europës Perëndimore nga kalifati i Umajadëve, duke bërë që ushtritë myslimane të mos futeshin më kurrë në Gali dhe më tej.
Për mendimin tim dhe të shumë të tjerëve, kjo betëjë ka të njëjtën rëndësi si ajo e Vienës në 1683, ku trupat e Krishtera, ndaluan Perandorinë Osmane në portat e Vienës. Historiani gjerman, Hans Delbruk, tek libri I tij,I titulluar, Invazioni Barbar, në faqen 441 shkruan: Nuk ka asnjë betejë më të rëndësishme në histori sesa kjo betejë. Edhe Xhon Bagnell Buri, tek libri I tij, Historia Mesjetare e Kembrixh, në faqën 374, ndër të tjera na thotë se: Kjo betëjë ndaloi futjen e fesë Islame në Europë.
Kjo betejë, shpëtoi Europën dhe jo vetëm, Ajo tregoi se kur dukët, lordët, kontët dhe baronët e Europës, ndalojnë luftërat midis tyre,ata mund tja ndalin të ndalojnë çdo armik që cënon integritetin e Krishtërimit Europian.
Ashtu si historiani anglez, Eduard Gibon (shekulli 18) edhe unë ndaj të njëjtin mendim me të, përsa i përket kësaj beteje,ku historian Eduart Gibon, tek libri i tij: Rënia e perandorisë Romake, thotë se: Nëse kjo betejë do ishte humbur nga të Krishterët, Kurani do mësohej në shkollat e Oksfordit.
Europës, i duhej një prijës dhe një udhëheqës, dhe ajo e gjeti tek figura e Çarl Martelit. Mund të aludohet shumë, për mënyrën e tij të luftës dhe taktikat e ndjekura,dhe përdorimin e tij sot.
Rëndësi ka që ai fitoi dhe triumfoi dhe gjithçka tjetër që flitet kundër tij është e kotë. Ai është një hero i Krishtërimit dhe do mbetet një i tillë. Je suis Charles Martel, jo vetëm dje por edhe sot
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu