“Blindohet” Fieri, policia bën kontrolle në të gjitha akset rrugore

0

Mbrëmja e sotme e ka gjetur të “blinduar” qytetin e Fierit. Grupe kontrolli të përbëra nga Forcat e ndërhyrjes së shpejtë, struktura e Hetimit në drejtorinë e Policisë Fier, oficerë e agjentë të krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe patrulla e përgjithshme, kanë zbritur në terren në shumë postblloqe.

Automjetet luksoze e ato te dyshuara janë ato që ndalohen më tepër, ndërsa vihen re edhe kontrolle automjetesh e kontrolle trupore të drejtuesve të tyre e pasagjerëve.

Burime të sigurta pranë policisë së Fierit kanë bëre me dije se fokusi është tek kapja e personave në kërkim, atyre që mund të kenë armë zjarri apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu