Bombardime intensive në Rripin e Gazës! Kreu i Mossad pritet të takohet me liderin e Katarit për rifillimin e negociatave të pengjeve

0

David Barnea, kreu i Mossad-it të Izraelit, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit Mohammed bin Abdulrahman al-Thani në Evropë këtë fundjavë për të diskutuar rifillimin e negociatave mbi një marrëveshje që do të parashikonte lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza.

Nëse zhvillohet, ky do jetë takimi i parë mes zyrtarëve të lartë izraelitë dhe katar që prej rënies së armëpushimit të përkohshëm muajin e kaluar. Sipas mediave të huaja, ndërmjetësit e Katarit kontaktuan zyrtarët izraelitë fundjavën e kaluar për të parë nëse kishte interes për të ringjallur bisedimet indirekte me Hamasin për një marrëveshje të re.

Ndërkohë, protestat po rriten në Tel Aviv pasi Izraeli raportoi se kishte vrarë gabimisht tre pengje në Gaza. Qindra demonstrues arritën në kryqëzimin e rrugës Kaplan, një nga arteriet kryesore të qytetit, duke bllokuar rrugën dhe duke kërkuar një marrëveshje për kthimin e menjëhershëm në shtëpi të pengjeve.

Mediat palestineze shkruajnë “bombardime intensive” nga Izraeli janë duke u zhvilluar në të gjithë Rripin e Gazës, duke përfshirë qytetin jugor të Khan Younis dhe zonat në veri të enklavës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu