Charles Bukowski për aktin e krimit

0
Nuk jam i sigurt se shpreh ndonjë gjë në shkrimin tim, por ndihem më mirë që e kam shkruar. Për mua, krijimi është vetëm një reagim ndaj ekzistencës. Është pothuajse, në një farë kuptimi, një vështrim i dytë i jetës.
Diçka ndodh, pastaj ka një farë kohe, pastaj shpesh, nëse je shkrimtar, e ripunon atë që ke shkruar. Nuk është se ndryshon dhe shpjegon gjë, por në ekstazën e shkrimit të tij krijuesit i ndodh një ndjenjë mjaft e ngazëllyer, ose një ngrohtësi, ose një proces shërimi, ose të tre këto dhe ndoshta disa gjëra të tjera.
Kryesisht kur shkruaj diçka që ka interes për mua, kam një ndjenjë shumë të lartë fati. Madje edhe në veprën thjesht krijuese, e gjitha fantazi në qoftë, shumëçka është marrë nga realiteti i i përditshëm: diçka që keni parë, ëndërruar, menduar ose duhet të kishit menduar. Krijimi është një ferr i mrekullueshëm, për aq kohë sa zgjat.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu