Cikli i (ç)bllokimit të demokracisë

0
Shkruan Zef Ndreka
Sa më shumë kohë të kalojë kufoma duke e vajtuar në mes të dhomës, aq më stresante dhe shkatërrimtare bëhet ajo për njerëzit e shtëpisë. Ato lodhën, sëmuren, shkatërrohen tërësisht.
Kështu ndodh me familjen e foltoristëve. Me PD-në zyrtare të grabitur. Vajtimi i gjatë për kufomën që e nuk e varrosin dot për 1001 arësye vazhdon.
Për fat të keq, ky mjerim që i ka zënë, vazhdon deri në shkatërrimin përfundimtar të ngrehinës, që nuk duhej assesi të ishte apo të trajtohej si shtëpi e Sali Berishës apo e familjes së tij.
Cikli i plotë i bllokimit të demokracisë tashmë po ndodh. Është thjeshtë një bllokim i tërë spektrit politik, majtas e djathtas që nuk mund të çahet dot nga faktorët politik shqiptarë.
Këtë po e tregojnë më së qartë sondazhet e fundit, ku PD-ja e Berishës dhe foltoristëve ka rënë poshtë 17%.
Ndërkohë, që nuk ka aspak zhvillime nga pjesa tjetër e politikës. Por, me sa duket as nga gringot apo ndërkombëtarët e tjerë, të cilët influencojnë dhe kanë të drejtë të ndihmojnë në zgjidhje të ngërçit bllokues.
Sondazhet tregojnë se rreth 50% e votuesve po mbetët shtresa gri, që nuk votojnë as PD-në dhe as PS-në.
Sido që të ndodhë, sado vota të marrin, partia e parë pra PS rrezikon të marrë mbi 82 deputet, qoftë edhe me 37%. Që në vetvete, përkthehet në një shumicë absolute në parlament, por jo me përfaqësimin e një sistemi apo ligji demokratik, siç ndodhi me rikthimin e marrëveshjes elektorale të dyshës Berisha-Rama.
Nuk ka për momentin asnjë forcë politike, asnjë individ që mund të çajë “rrethimin” apo “mbrojtjen” e krijuesve të këtij cikli bllokues.
Nuk mjaftojnë as protestat, as mosbindjes civile për interesa përsonale e familjare.
Në Shqipëri duhet të ndodhe një lëkundje e fortë tetonike, një tërmet i madh që kafshëve politike ti shkatërrohen veshet dhe truri nga ultratingujt e valëve të ati tërmeti.
Kjo nuk do të thotë se pjesa tjetër e opozitës duhet të presë gjithçka gati, veçanërisht nga anglo-amerikanët.
Përkundrazi!
Është koha dhe momenti të mblidhen euroatlantikët, të gjithë që kanë një mendim, një ide për ti shërbyer vendit, demokracisë.
Dhe të tillë nuk janë pak.
Le të përpiqen të shbllokojnë ciklin.
Sigurisht janë me shumë se foltorja, e cila ka vite që ka “mort” në shtëpi…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu