DEA në Shqipëri, tmerrohet Olsi Rama/ Ja si amerikanët arrestuan Noriegën në Panama për trafik droge dhe pastrim parash

0

Dea amerikane u bëri thirrje shqiptareve pak ditë më parë që të denoncojnë rastet e trafikut të drogave të forta, duke garantuar fshehtësi të burimit.
Olsi Rama, i hetuar nga autoritet e Hanovrit dhe i akuzuar si trafikant ne dosjen e laboratorit të Xibrakës. mund të jetë pjese e nje aksioninese eshre i përfshire ne ato kartele.
Ka disa kohe që Olsi nuk behet i gjallë.

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve ka njoftuar krijimin e një linje të re sinjalizimi për Shqipërinë, sa i takon informacioneve për rastet e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Çfarë ndodhi me Presidentin e Panamasë

Ish gjenerali Manuel Noriega sundoi Panamanë për mbi 16 vjet megjithëse asnjëherë nuk fitoi në zgjedhje. Megjithëse dikur kishte qenë aleat i Shteteve të Bashkuara, Noriega ndezi kritika të ashpra pasi qeveria e tij u akuzua për vrasjen e kundërshtarëve politikë, manipulimin e zgjedhjeve dhe trafikim kokaine nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara.

Pas disa muaj tensionesh, forcat ushtarake amerikane ndërhynë në Panama në fund të vitit 1989 dhe kapën Noriegën. Ish Prokurori i Përgjithshëm Guy Lewis ndihmoi në shpalljen e tij fajtor në vitin 1992 nën akuzat për trafik droge dhe zhvatje parash përmes presionit. Ai thotë se ky ishte një proces historik: “Është herë e parë dhe e fundit që udhëheqësi i një vendi merret me forcë, në këtë rast nga Divizioni 82 i Forcave Ajrore dhe sillet në Shtetet e Bashkuara për gjykim”. Zoti Lewis thotë se gjatë procesit Noriega i cilësoi akuzat ndaj tij si të motivuara politikisht dhe i kërkoi gjykatës ta deklaronte të burgosur lufte.

Lewis thotë se hetuesit zbuluan një rrjet të gjerë të trafikut të drogës të lidhur me Panamanë: “Gjithmonë e konsideronim këtë si një proces lidhur me trafikun e drogës. Pa diskutim kishte edhe ndikim politik, por po përpiqeshim të provonim se Noriega kishte kontrabanduar drogë, kishte mundësuar trafikun e saj përmes vendit të tij, e kishte mbrojtur këtë trafik dhe ishte angazhuar në pastrim parash”.

Noriega ka qënë president dhe diktator i Panamasë nga vitet 1983 deri në 1989.

Fillimisht ai mori mbështetjen e SHBA falë të cilës erdhi në pushtet. Por në vitet 80 ai humbi mbështetjen e Washigtonit pasi kishte spiunuar per agjensinë amerikane CIA derisa SHBA e zbuluan dhe rrëzuan qeverinë e tij.

Noriega do të mbahet mend si një diktator i cili dhunoi të drejtat e njeriut e për më tepër do te kujtohet për rolin e tij në biznesin e narkotrafikut, ku ai bashkëpunoi me trafikantë si Pablo Escobar.

Në 1989 SHBA ndërhynë në Panama me 27 mijë ushtarë dhe rrëzuan Noriegën i cili u transportua në SHBA. Ai u dënua me 40 vite burg për veprën penale të trafikimit të lendeve narkotike, zhvatje dhe pastrim parash.

Në 2007 ai u ekstradua në Francë dhe në 2011 u kthye në Panama ku iu rikthye burgut për të kryer një dënim për vrasje.

Edhe pse nuk ishte zgjedhur kurrë në krye të shtetit, Noriega u bë de fakto lider i Panamasë, duke shërbyer në një mandat 6-vjeçar si guvernator ushtarak i vendit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu