Demokristianët shqiptarë “harrohen” nga OSBE-ODHIR për diskutime rreth reformës zgjedhore

0

Shkruan Zef Bushati

Reagim ndaj qendrimit Injorues. Te nderuar Zoterinj ! Partia Aleanca Demokristiane eshte Perfaqesuese ne Shqiperi e Filozofise Politike te Demokracise Kristiane, te themeluar nga Robert Schumann ( France ) , Konrad Adenauer ( Gjermani ) dhe Alcide de Gasperi ( Itali ).

Partia Aleanca Demokristiane ka marre pjese ne te gjitha Zgjedhjet, qe nga dita e themelimit, pavaresisht nga vrejtjet e bera nga ana e saj per Ligjin Zgjedhor.

Ne Zgjedhjet e fundit per Pushtetin Vendor Partia Aleanca Demokristiane fitoi 6.373 vota dhe 4 Keshiilltare dhe u rendit ne vendin e 19 nga 45 Parti pjesmarrese.

Ne emer te Partise Aleanca Demokristiane ngrejme zerin dhe protestojme per qendrimin INJORUES qe i behet perfaqesuesve te ADK.

Ne asnje rast nuk eshte ftuar nga Drejtuesit e OSBE/ODHIR ne Tirane per te marre pjese ne diskutimet per ndryshimet e Ligjit Zgjedhor.

Nuk eshte ftuar nga Drejtuesit e BE ne Tirane dhe nga asnje Organizate Politike qe vepron ne Shqiperi.

Aleanca Demokristiane kerkon te na jepen shpjegime per kete qendrim fyes, arrogant, injorues, anti demokratik dhe anti Kushtetues.

Edhe ne takimin dy ditor ne datat 13-14 Mars ne Tirane per diskutimet rreth ligjit Zgjedhor nuk eshte ftuar asnje nga Perfaqesuesit e Partise Aleanca Demokristiane te marre pjese. Se kush duhet ta drejtoje Shqiperine e vendosin qytetaret ne nje shtet demokratik dhe jo zyrtaret nga labirinthet e zyrave te tyre dhe nga tavolinat joshese te restoranteve lluksoze.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu