Deputeti i PS-së Plarent Ndreca drejt burgut, paraqitet në SPAK!

0

Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca drejt burgut. Është thirrur në SPAK pak momente më parë.

Deputeti i PS, Plarent Ndreca paraqitet në SPAK!Deputeti i PS është marrë i pandehur nga SPAK më 25 tetor, në lidhje me akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”.

Ndreca akuzohet për abuzim me një tender për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës që mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu